Në moshën 85 vjeçare në spitalin Maimonides Medical Center në Brooklyn – New York, i rrethuar nga bashkëshortja dhe fëmijët, nipat e mbesat, të afërmit e tij – u nda nga jeta heret sot në mëngjes, Pajazit Kaloshi, i cili ishte dhe fëmija e fundit e Murat Kaloshit, njërës prej figurave më të njohura në çështjen kombëtare në gjithë krahinën e Dibrës, patriot dhe atdhetar i madh.
Funerali i të ndjerit hapet sot mbas dite prej orës 5 pm deri në orën 9 pm në Xhaminë Shqiptare në qytetin e Brooklynit, në adresën 1325 Albemarle Rd Brooklyn, NY 11226-4501. Dhe, do të vazhdojë edhe ditën e neserme në të njëjtën orë.
Familja njofton se varrimi bëhet ditën e Mërkurë më datën 4 Shkurt duke u nisur prej orës 10 të paradites nga Xhamia në 1325 Albemarle Rd Brooklyn, në varrezat shqiptare në Laurel Grove Cemetery in Totowa, New Jersey(295 Totowa Rd Totowa, NJ 07512 – Phone: (973) 956-0711