


Z. SIMON MIRAKAJ, VIZITË NË VATËR, NESËR NË PARADË/
Sot, e Premte -7 qershor, ishte për vizitë në Vatër, z. Simon Mirakaj, anëtar i Autoritetit Për Informimin e Dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit 1944-1991.
Z. Mirakaj së bashku me një delegacion nga ky Institucion u ftuan nga Fondacioni për Kujtimin e Viktimave të Komunizmit në Uashington dhe ishin pjesmarrës në një ceremoni përkujtimore me rastin e 30 vjetorit të masakrës në sheshin Tiananmen të Pekinit.
Pas vizitës në Vatër, z. Mirakaj kaloi një drekë pune me kryetarine Vatrës Dritan Mishto, shoqëruar edhe anëtari i kryesisë së Vatrës Zef Balaj, anëtari i këshillit të Vatrës Lek Mirakaj, vatrani Pashk Maksuti dhe editori i Diellit Dalip Greca.
Gjatë qëndrimit në Nju Jork, delegacion i Autoritetit Për Informimin e Dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit, do t’u dorëzojë dosjet ish të dënuarëve politik në burgjet e Shqipërisë komuniste, të cilët kanë paraqitur kërkesat pranë institucionit. Nesër, e Shtunë 8 qershor, ata do të jenë pjesë e Paradës së organizuar nga Rrënjët Shqiptare dhe që i kushtohet Kujtesës së viktimave të Camërisë.
Me këtë rast ftojmë vatranët të bëhen pjesë e Paradës. Merrni me vete dhe fëmijët dhe i vishni ata me veshje kombëtare. Mos harroni sa më shumë flamuj kombëtar, amerikan, por dhe të Kosovës.
Ora 10 e mëngjesit është momenti i duhur. Vendi: 6 Ave & 43 street.





“…Sot me 21 Gusht 2018, në mbrëmje, isha mysafir në Shtëpinë e Vatrës historike, në Vatrën Kombëtare të Amerikës. U ndjeva i emocionuar në këtë Institucion të përfaqësimit të ndërgjegjes Kombtare. Është Vatra e bijëve dhe Etërve të identifikimit Kombëtar në Diasporën Shqiptare në përgjithësi, dhe në USA në veçanti. Takimi me drejtues të Vatrës, me Kryetarin Dritan Mishto, dhe bashkëbisedimi më bashkëpunëtorët e tij, përbën një ngjarje në jetën time dhe një mbresë e thellë shpirtërore gjatë vizitës time në Shtet e Bashkuara të Amerikës”- Këto fjali i shkëputëm nga mbresat që shkroi z. Aleksandër Çipa, Kryetar i Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë, në librin e vizitorëve të Vatrës.

