• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Për SHBA-të, sovraniteti i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm

September 29, 2021 by s p

-Presidentja Osmani u takua me të ngarkuarin me punë në Ambasadën e SHBA-ve, Nicholas J. Giacobbe/

PRISHTINË, 28 Shtator 2021-Gazeta DIELLI/ 

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim të ngarkuarin me punë në Ambasadën e SHBA-ve në Kosovë, z. Nicholas J. Giacobbe, me të cilin diskutuan për zhvillimet e fundit në vend pas vendimit për reciprocitet të targave me Serbinë.

Sipas Presidentes Osmani Serbia po tenton ta destabilizojë situatën, gjë që sipas saj është në vazhdën e përpjekjeve  ruso-serbe për zhbërjen e të arriturave të SHBA-ve, BE-së, dhe NATO-së në Kosovë dhe rajon.

Në këtë kontekst, Presidentja Osmani tha se vendimi i institucioneve të Republikës së Kosovës për zbatimin e reciprocitetit me targa është i ligjshëm. Ajo vuri theksin te fakti se zbatimi i kësaj mase nga institucionet tona është në përputhje të plotë me Marrëveshjen e dakorduar në Bruksel, por e cila nuk është zbatuar nga ana e Serbisë.

Presidentja Osmani e bëri të qartë po ashtu që Kosova në asnjë moment nuk ka qëllim të eskalojë situatën. Në veçanti, ajo potencoi se përkushtimi kryesor i institucioneve të vendit është mirëmbajtja e rendit dhe ligjit si dhe mbrojtja e secilit qytetarë në Republikën tonë. Duke folur për procesin e dialogut, Presidentja Omani konfirmoi se Kosova mbetet e përkushtuar për vazhdimin e tij dhe ritheksoi rëndësinë e  trajtimit të barabartë të palëve të përfshira në të.

Ndërsa, z. Giacobbe potencoi se për SHBA-të, sovraniteti i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm, duke shtuar se dialogu është mënyra e duhur për të vazhduar tutje.

Filed Under: Featured Tagged With: Nicholas J. Giacobbe, Vjosa Osmani

Presidentja Osmani priti në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen

September 29, 2021 by s p

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Në takim me presidenten Von der Leyen, Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova e ka të qartë rrugën përpara dhe se e ardhmja e saj është në Bashkimin Evropian. Në raport me procesin e integrimit, Presidentja Osmani ka theksuar se BE-ja duhet ta ketë një strategji të qartë për integrimin e Ballkanit Perëndimor, ku bën pjesë edhe Kosova.

Vonesat në këtë proces, sipas Presidentes Osmani e zbehin kredibilitetin e BE-së.

Presidentja Osmani, në takim me presidenten e KE-së, ka ritheksuar se Kosova tashmë ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim vizash, ndaj ka kërkuar që BE-ja t`i mbajë premtimet ndaj Kosovës dhe që shtetet anëtare të BE-së ta respektojnë rekomandimin e Komisionit Evropian. Presidentja Osmani dhe Presidentja Von der Leyen diskutuan për mbështetjen që Republika e Kosovës do të marrë nga Bashkimi Evropian në kuadër të Planit Ekonomik dhe Investues në kontekst të investimeve në arsim, zhvillim të qëndrueshëm, rritje ekonomike, si dhe fuqizimit të të rinjve e grave.

Në këtë takim është biseduar edhe për situatën aktuale politike në vend, me theks të veçantë në veriun e vendit ku prej disa ditësh ka nisur zbatimi i reciprocitetit me targa me Serbinë, si masë e barabartë e trajtimit të palëve.

Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova vetëm po e përmbush një aspekt ligjor dhe se nuk ka asnjë tendencë nga pala kosovare për ta tensionuar situatën e sigurisë. Përkundrazi, sipas Presidentes Osmani një tendencë e tillë, po shpërfaqet hapur nga pala serbe, e cila e ndikuar edhe nga qarqet ruse po përpiqet të shkaktojë destabilizim në gjithë rajonin e Ballkanit. Për këtë shkak, Presidentja Osmani ka kërkuar që i gjithë faktori ndërkombëtar të dënojë tendencat e Serbisë për destabilizim. Ndërkaq sa i përket procesit të dialogut me Serbinë, Presidentja Osmani ka potencuar se Kosova është palë konstruktive dhe se fundi i tij duhet të jetë me njohje të ndërsjellë, si e vetmja zgjidhje për paqe të qëndrueshme në rajon.

Filed Under: Featured Tagged With: Ursula von der Leyen, Vjosa Osmani

Presidentja Osmani: Serbia dhe regjimi hegjemonist i Vuqiqit janë burimi kryesor i destabilizimit në rajon

September 25, 2021 by s p

Dielli


Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas sulmeve të fundit ndaj institucioneve publike në veri të vendit nga strukturat kriminale dhe ilegale të mbështetura nga Serbia.Presidentja Osmani ka thënë se sulmet e fundit ndaj institucioneve publike në veri të vendit nga strukturat kriminale dhe ilegale të mbështetura nga Serbia janë dëshmia kryesore për atë që po e themi që moti: Serbia dhe regjimi hegjemonist i Vuqiqit janë burimi kryesor i destabilizimit në rajon, i cili po synon zhbërjen e arritjeve të aleatëve tanë amerikanë dhe evropian në Kosovë e rajon. Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani: Sulmet e fundit ndaj institucioneve publike në veri të vendit nga strukturat kriminale dhe ilegale të mbështetura nga Serbia janë dëshmia kryesore për atë që po e themi që moti: Serbia dhe regjimi hegjemonist i Vuqiqit janë burimi kryesor i destabilizimit në rajon, i cili po synon zhbërjen e arritjeve të aleatëve tanë amerikanë dhe evropian në Kosovë e rajon. Bashkësia ndërkombëtare nuk duhet ta injorojë atë që shihet qartë – tendencën ruso-serbe që nëpërmjet destabilizimit të rajonit tonë, ta dëmtojë edhe vetë Bashkimin Evropian dhe NATO-në, si bashkim e sistem vlerash. Në Kosovë, Mal të Zi dhe Bosnje de Hercegovinë po përdoret i njëjti model destabilizues, të cilin Rusia përdorë në shtetet baltike, Ukrainë, Moldavi dhe Gjeorgji. Ndaj, është koha që bashkësia ndërkombëtare, e para se gjithash shtetet anëtare të BE-së dhe NATO-s, ta shohin këtë rrezik e ta ndalojnë regjimin e Vuqiqit në realizimin e synimit të tij për krijimin e “botës serbe”, që i përket logjikës së viteve të 90-ta në Serbi. Ftoj qytetarët e Republikës së Kosovës, në veçanti serbët e Kosovës që të jenë të bashkuar në refuzimin e skenarëve ogurzi të Serbisë. Institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të jenë pranë tyre duke ofruar mbështetje dhe siguri nga strukturat kriminale dhe ilegale të Serbisë.

Filed Under: Featured Tagged With: Konflikti ne Kosove, Vjosa Osmani

VATRA U TAKUA ME PRESIDENTEN E KOSOVËS VJOSA OSMANI DHE MINISTREN DONIKA GËRVALLA

September 24, 2021 by s p

Sokol Paja

Federata Panshqiptare e Amerikës Vatra u takua me Presidenten e Republikës së Kosovës zonjën Vjosa Osmani, Ministren e Jashtme dhe të Diasporës Donika Gërvalla, Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, Ambasadorin Frymëzim Isufaj, Ambasadorin Valdet Sadiku dhe ekipet shoqëruese diplomatike. Në takimin e pritjes në Konsullatën e Republikës së Kosovës në New York që Presidentja e Kosovës Osmani zhvilloi me diasporën shqiptare në USA, delegacioni i Vatrës përbëhej nga kryetari Elmi Berisha, Presidenti i Nderit Agim Rexhaj,  nënkryetarët Dr. Pashko Camaj e Besim Malota, anëtari i Kryesisë Anton Raja, anëtari i Këshillit Agim Alickaj, editori i Diellit Sokol Paja e vatranë të tjerë. Ceremoninë e pritjes dhe fjalën përshëndetëse e hapi Konsulli i Shtetit të Kosovës në New York, Ambasador Frymëzim Isufaj i cili falenderoi të pranishmit dhe u ndal në vlerësime të larta për rolin dhe ndihmën që diaspora e Amerikës ka dhënë për shtetin e Kosovës. Presidentja Vjosa Osmani deklaroi se: “Mërgata shqiptare në USA ka qenë dhe mbetet shpirti e zemra e shtetit e kombit tonë. Ju e keni mbajtur gjallë shtetin tonë në kohët më të vështira. Këtë e dëshmuat edhe në kohë pandemie, ju nuk na latë vetëm. Nga ju patëm çdo mbështetje dhe për këtë meritoni çdo respekt dhe vlerësim. Mërgata jonë e sidomos e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është mergata më e jashtëzakonshme. Potenciali i jashtëzakonshëm që ofron mergata jonë do të jenë në vazhdim një investim për shtetin e Kosovës mbi të gjitha. Institucionet e Kosovës të dala nga vullneti i qytetarëve të Kosovës ka ndyshuar kuadrin ligjor duke hequr shumë procese burokratike me qëllim që mergata të jetë e sigurtë dhe të ketë lëhtësira investimi në Kosovë duke filluar te eleminimi i barrierave, dhënie përparësie dhe siguri në investimet strategjike. Shteti i Kosovës do të angazhohet drejtëpërsëdrejti në mësimin shqip në diasporë. Shkollat shqipe në diasporë do të mirëmbahen nga shteti  i Kosovës. Shteti do të bëjë gjithçka që së bashku me diasporën gjeneratat e reja ta mbajnë të gjallë lidhjen më Mëmëdheun e tyre. Edhe qëndrat kulturore do të jenë më aktive. Jam këtu për t’iu falenderuar nga thellësia e zemrës. Ju kurrë nuk na keni lënë vetëm. Kontributi juaj si diapsorë për shtetin e Kosovës ka qenë i jashtëzakonshëm. Askush nuk mundet ta përshkruajë me fjalë. Mirënjohje për gjithçka që keni bërë” tha Presidentja Vjosa Osmani. Ministrja e Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla pasi falenderoi diasporën e Amerikës për kontributin e dhënë tha se: “Do identifikojmë nevojat dhe potencialin që qëndron në bashkëpunimin e ngushtë mes mergatës dhe institucioneve të Kosovës. Institucionet tona do të jenë të hapura dhe bashkëpunimi i institucioneve të Kosovës me mërgatën do të jetë shumë i fortë, dhe nga ky bashkëpunim do të fitojë Kosova. Diaspora do të jetë e përfshirë në ndërtimin e institucioneve, nismave dhe projekteve konkrete me qëllim që të forcojmë e zhvillojmë Kosovën” përfundoi Ministrja Gervalla. Takimi vëllazëror zgjati deri në mbrëmje vonë ku u zhvilluan biseda miqësore dhe falenderuese për ndihmën që diaspora ka dhënë për shtetin e ri të Kosovës.   

Filed Under: Featured Tagged With: Donika Gervalla, Sokol Paja, Vjosa Osmani

Kosova synon anëtarësim sa më të shpejtë në NATO

September 22, 2021 by s p

-Në Nju Jork Presidentja Osmani dhe Ministrja Gërvalla takuan Sekretarin e Përgjithshëm të NATO -s, Jens Stoltenberg/

NJU JORK, 21 Shtator 2021 – Gazeta DIELLI/

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe Ministrja e Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla, sot në Nju Jork takuan Sekretarin e Përgjithshëm të NATO -s, Jens Stoltenberg.

Presidentja Osmani theksoi se synim themelor i Kosovës mbetet anëtarësimi sa më i shpejtë në NATO. Anëtarësimi është i rëndësishëm për ta siguruar paqen në rajon, por edhe për promovimin dhe mbrojtjen e vlerave tona të përbashkëta.

Gjatë takimit me të, Presidentja Osmani theksoi përkushtimin e Kosovës për të hapur një kapitull të ri të bashkëpunimit me NATO-n, i cili nënkupton përfshirjen e Kosovës në Partneritetin për Paqe.

“Qëllimi ynë është të bëhemi pjesë e infrastrukturës globale të sigurisë, duke kontribuar për paqen”, tha ajo.

Forca e Sigurisë e Kosovës, tha Presidentja Osmani, është forcë profesionale, e përgatitur në përputhje me standardet e NATO-s, e cila do t’i mundësojë Kosovës të bëhet forcë aktive në kuadrin e sigurisë rajonale dhe globale.

“Ne jemi krenarë që ushtarët tanë po marrin pjesë së bashku me ushtarët e Forcave të Armatosura të SHBA-së në një mision të përbashkët ushtarak në Kuvajt. Ky mision, i pari i këtij lloji për Kosovën, është dëshmi e gatishmërisë sonë për të kontribuar në paqen dhe sigurinë globale”, tha Presidentja Osmani.

Presidentja e informoi Sekretarin Stoltenberg edhe për zhvillimet e fundit në dialogun me Serbinë. Ajo theksoj se Republika e Kosovës i ka zbatuar marrëveshjet e Brukselit për lirinë e lëvizjes dhe i dënoi kërcënimet dhe veprimet e Serbisë dhe të strukturave ilegale të saj në Kosovë.

Sekretari i NATO–s, Jens Stoltenberg, e falënderoi Kosovën për strehimin e përkohshëm të refugjatëve afganë bashkëpunëtorë të NATO-s dhe e vlerësoi veprimin e saj si shembull të bashkëpunimit dhe të koordinimit me aleatët.

Presidentja Osmani theksoi se vendimi i Kosovës ishte në përputhje me orientimin gjeostrategjik dhe reflektim i vlerave të përbashkëta të të drejtave të njeriut. 

“Kosova është e gatshme që edhe në të ardhmen të kontribuojë në misione të ngjashme humanitare, por edhe në ato të sigurisë”, tha Presidentja Osmani.

Filed Under: Analiza Tagged With: kosova, Vjosa Osmani

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • …
  • 11
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • PЁRTEJ  MJEGULLЁS  SЁ  HISTORISЁ
  • LE MATIN (1914) / JA ÇFARË MENDON KRYEMINISTRI SHQIPTAR TURHAN PASHA PËR PRINC VIDIN (INTERVISTA)
  • Princess by Gerta, markë që po rritet çdo ditë, së shpejti me qendër në Amerikë dhe Angli
  • Presidentja Osmani priti në takim ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier
  • SHKUPI, SHPREHJE E REVITALIZIMIT SHPIRTËROR E KULTUROR TË HAPËSIRËS SONË KOMBËTARE
  • ÇUDIRA SHQIPTARE…
  • Fjala më e vjetër
  • « Doda », një mësim në fushën e kinematografisë dokumentare
  • “Daja i Evropës”

  • Shqipëria dorëzon zyrtarisht në KiE rezolutën kundër raportit të Dick Marty-t: Të rishikohen pretendimet për trafik të organeve njerëzore në Shqipëri dhe Kosovë
  • Vulgu dhe intelektualët
  • Një ikje e parakohshme kolegu
  • Telenovela Broja Vazhdon
  • “Në shërbim të gjuhës dhe shkollës shqipe”
  • Kolë Bojaxhiu, në ditëvdekjen e tij …

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari Albin Kurti alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fadil Lushi Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT