……….(OSE, „PLAKU“ SHKODRAN I MIÇIGENIT!)/
-Me Zef Paloken (e Gjerkajve) të Rapsh-Stares së Hotit, shtetas amerikan në Miçigen të USA-/
Nga Zeqir Lushaj/
Unë, sekretari i Klintonit!/
Isha aq i merzitur sidomos at ditë sa me fjalë nuk tregohet. Nuk kisha as dy muaj në Usa dhe kishe marr një dhome provizore në pritje sa të na vijnë numrat e punes. Sillesha aty në lagjen Kllifsaj Park të NJ, si i thone fjales „si kali në lamë“.
-Ç’ka i bana veti, ç’ka mu desh kjo pune, -flisja me mendet e mia e nuk guxoja fort as gruas ti shfaqem se e shihja edhe atë të merzitur po aq. Silleshim nga një orë e kthenin prap në hijen e atij lisi në oborrin e asaj shtëpie ku më dukej se më shumë se fresku me binin mbi kokë deget e tija me qortimin „Po ti nga na dole. Ç’ka don ketu…?“.
Ne Palisade Avenue, mes shkolles se lagjes e kishes se vjeter shoh nga larg një të moshuar me dy vajza të vogla per dore. Me njeherë e bleva se ishte shqiptar dhe i thirra pak në distancë:
-A je o burrë!
Ai ngriti koken i befasuar dhe foli prerë:
-Eeej, pa edhe ju shqiptarë a?
U ulem në barin para kishes dhe iu rrefyem njeri tjetrit. Zefi, aso koha 64 vjeçarë bashke me bashkshorten Marien kishin ardhur te djali Luli i cili ishte i martuar me Driten, shtetase amerikane. Kishin bere kerkese te merrnin status politik si te goditur te regjimit dhe po prisnin dita dites në akth vendimin. Mbasi shkembyem merzitë tona reciproke, kur Zefi mori vesh se une e Sabrieja jemi me grin karta qe i kemi fituar me Lloto, (pra me qendrim te perhershem në Amerikë) kerceu si i befasuar dhe me bertiti:
-E po çka kie pra? Per çka po merzitesh? Ini te dy me grin karta në xhep?!
-Heee, po ti je sekretari i Klintonit more Zeqir Lushaj, -foli Zefi e i ndriti fytyra.
… Aty, ne oborrin e asaj kishe te bekuar ne Maj te vitit 1998 me biseden e mesiperme lidha nje miqesi me burrin e Rapsh-Stares se Hotit Zef Paloken e familjen e tij, qe edhe sot mbas 20 vjetesh ndonese jetojme ne te dy anet e globit ndjehem sikur jemi ne nje familje e shihemi perditë. Per Zefin mund te shkruaj nje liber por sot mbas kaq vite mall, per lexuesit e nderuar te internetit po sjell vetem pak gjera te shkurtera, te thjeshta e te paharruara per mua ashtu si vet Zefi, Maria, Luli djali i tyre shembullor, Drita (ashtu siç e ka emrin Dritë) dhe te 7 femijte e Lulit e te Drites te cilet jetojne te lumtur ne shtetin e klarget te Miçigenit ne USA.
64 vjeç por me vullnet të jashtezakonshem per punë.
Qe ne bisedat e para e terë kohen ne Amerike gjeja qe me beri me teper pershtypje tek ky njeri ishte vullneti per pune. Ndonese ishte 15 vjet me i madh se unë në moshë, dhe unë po frigesha qe s’do gjeje punë, Zefi ishte plot optimizem dhe thoshte me krenari: -Nuk dua të më mbajë djali as Amerika. Dua te jetoj me punen time.
Dhe vullneti iu permbush. Gjeti pune ne supermarketin Pathmark, nder me te medhenjt e vendit aty breg lumit Hudson… Ishte shembullor ne pune dhe mbas nje viti kur Luli vendosi te zhvendosen familjarisht ne Miçigen, ndermarrja i garantoj Zefit pune menjehere edhe atje ku shkonte. Pak dite shkuan atje ne Miçigen dhe ja moren ne pune edhe te shoqen Marien…
E permendi shpesh Zef Paloken edhe ketu ne Shqiperi ne biseda me shoke. Punoi Zefi plot 10 vjet me taksa, plotsoi piket e SS (sigurimeve shoqrore) dhe mori pensionin qe e po gezon gati tash 8 vjet. E permendi Zefin si shembull sidomos kur shoh te rinj dembel qe nje e dy, thote “s’ka pune”. E le ma ata jo pak emigrantë qe jetojne me dekada me ndihmat e Socialit!
Sot Zefi e Maria, pasaportat amerikane në xhep, ne xhepin tjeter pensionet dhe njerez te lire ku te dojne te jetojne ne Amerike a Shqiperi e ku tua kete qefi. Dhe e kane merituar me djerse e mund jo te vogel.
Zef Paloka, perball Xhorxh Uashingtonit
Kam shume kujtime Zefin. Sidomos vitin e pare qe eshte dhe me i veshtire per emigrantin…
Po shkonim një ditë në Nju Jork. Zbritem autobuzit në terminalin e Ures në NY dhe po dilnin në linjen tjeter të qytetit, ne Broduej BLVD. Brenda atij stacioni madheshtor ishte nje monument (bust) i XH Washingtonit. Zefi u ndal ball tij dhe po shikon… Prit prit, s’po zhgulej Zefi!
Dikur erdhi dhe une si me nerva thash: -Pash zotin pse na vonove kaq shumë Zef? Çka po shikoje aq gjate more burrë.
…!
Heshti pak. U ndal. Mi nguli syte mire e mire . Me shterngoi per krahu dhe filloi:
-E more Zeqir Lushaj, itash po të kallxoj se çka po shikoja? Presidentin e Amerikes per pare nuk e kish lanë kush me vdek. Edhe per njat Zot, as per doktorr sak nuk e kish lanë kush me vdek! Pare boll, doktorrat e tan botes ma t’miret tu kryet, e paska pa dekë plot 67 vjeç!!
E luejti koken si ne rrrotullim. Qeshi pak si fallco dhe mu drejtue prap ngultazi e si sert:
-A e din ti more i dashtun, se edhe baba im Palok Gjerkaj, dritë pastë, ka vdek në moshen 67 vjeçare dhe ka qa‘ tan katundi se na vdiq i ri! Qe‘ pra, i ri a’i vjeter, sa presidenti i Amerikes.
Tash fol ti Zeqir se ju gazetaret e tjerrni disi ma hollë…, e, me fal se të vonova pak…
Njeriu që len emer, ose Guri i Zefit
Eshte një…gur, aty perball NY, mbi lumin Hudson ku qytetaret dalin e sodisin balle per ballë kullat gjigande e bukurite e tjera te shehrit te madh. Aty, te ata gur disi te medhenj, eshte fituar nje toponim i ri tash afer 20 vjet.
-Te Guri i Zefit – i thonë. Sidomos shqiptaret masivisht kete emer perdorin per at’ rruge, per at’ zonë.
…Se aty dalke Zef Palok Gjerkaj, vitin e parë me dy mbesat e vogla, Kucin dhe Dagadushin siç i thrrisnim ne me dashuri, i shetiste dhe kundronte NY. (Kam pas botue nje skice per dy motrat Gjerkaj ne ate vit ne gazeten Bota Sot në Zvicerr). Edhe per supermarketin e madh breg lumit, shume e shume shqiptar thone edhe sot; –po shkoj te supermarket i Zefit…!
Eshte njeriu, njeriu i mire që len emer kahdo që shkon e vjen.
Telefonata e parë e vitit 2013 (Fletë ditari)
Po. Kjo ishte per mua telefonata e pare e Atij viti te Ri 2013. Dhe nuk mund ta harroj jo veç si e para por edhe nga autori i saj. Në receptorin e telefonit më vjen zeri i dashur i mikut tim te paharruar, shkodranit të mirë, edhe amerikanit të mirë e shumë korrekt, “plakut” të Miçigenit, Zef Palokës së Gjerkajve (të Rapsh-Stares se Malsisë së Madhe por të ramë kahmot ne ulsinen shkodrane, andej kah Mali i Jushit). Kishim jo pak kohë pa u ndigjue, e permbi 13 vjet pa u pa! Çdo telefonatë ka simboliken e vet por kjo e Vitit te Ri ka emocion krejt ndryshe te tjerave.
Uruam reciprokisht dhe u shmallem nje cope here si emigrant disi te vonuar te ketij shekulli.
Zëri dhe urimi i tij me permalloi e me preku ndaj nuk mund u ndala pa ju kallxue edhe juve lexues te nderuar jo vetem per Zefin si mik i imi por edhe si personazh në disa shkrime publiçistike e poezi, si pjesë e shpirtit tim, pra edhe si pjesë e librave të mi.
Ku e ka Shkodra lahutarin?
Zef Palok Gjerkaj eshte nje artist i vertete. Mendja e tij eshte qelibar, shpirti i tij eshte Kristal-poetik. Ka marrë pjese ne shume veprimtari lokale e kombetare si recitues, kengetar e lahutar.
Po sot, ku e ka Shkodra lahutarin?
Ndaj sot ne kete shkrim po e permalloi pak mikun tim Zefin me nje foto te Kalasë së Shkodres ku ai aq shume here i ka ra lahutes e ja ka marrë kanges…
…!
Dikur, të paret e Zefit, nga fukaralleku e leshuan Rapshen e Stares e u vendosen ne fushë, diku kah Mali i Jushit afer Bushatit. Keshtu erdhi jeta, e prap nga skamja e hallet (politike) të kohes, edhe vet Zefi kur ishte në moshen që kish nevoje per pak qetesi e pushim i mori rruget e kurbetit deri në Ameriken e largët…
-Zeqir, -thoshte shpesh Zefi. Ti je në moshen e djalit tim të madhit Rrokut. Pra flas me ty si me djalin tim. Gjithçka po i fali atij regjimi gjakatar. More edhe vrasjen e nipit 20 vjeçarë në kufi, qe’, po ja fali. Aamaaa, të terhekmen zhak per se dekuni te kufomes se nipit tim neper rruget e katundit kurr nuk mund t‘ia fali… dhe i rreshqisnin lotet neper faqe atij burri shumë fisnik.
…!
Dhe punoi si burrat e vertetë Zef Paloka ne NJ e ne Miçigen, plotesoi 10 vjet pune, pra plotesoi kreditet e pensionit dhe ka tash disa vjet qe e gezon atë. E bani realitet at‘ qe me ka thane diten e pare qe jemi njohur: -nuk kam ardhur ketu per te me mbajt as djali dhe as Amerika!
Edhe sot, 83 vjecar Zef Palokes i ka fort hije fjala, miqesia, telefonata, kartolina, letrat e shumta me shok e miq në Shkoder, që, nuk eshte mirë ta themi kaq hapur e “shqeto”, por me sa duket me shume prej tyre nuk do shihen më per të gjallë!! Se kerkush nuk e pret pa limit tjetrin. Shpirti nuk ka orar.
Ç’fardo që të shkruaj per mikun time të paharruar Zefin, prap me duket se nuk kam thene ndonje gje më shume se sa në një vjershe timen të thjeshte të para ketu e sa vjeteve e te botuar ne librin tim “Vdekja e varreve” në faqen 79 me titull Shkodrani.
Ndiqeni me poshte edhe si mbylllje te ketij portreti modest te shkodranit-Miçigenas Zef Palok Gjerkaj:
SHKODRANI
– Fletë ditari, Nju Xhersi, 17 Mars 2000 –
Zef Palok Gjerkaj,
prej Malit të Jushit,
Ka datëlindjen e djalit,
përvjetorin 27-të,
Sonte jam i thirrur te Zefi,
Jam mik i thirrur për darkë!
…!
Tek ky burr shkodran,
po shkoj si shpesh,
Se për drekë
se për darkë,
nuk ka rëndësi,
Aty,
e ndjej veten të shpenguar,
Aty,
E gjej një copë Shqipëri!
./.
(Nga libri „Vdekja e varreve“, fq 79)
————–
DJALI I PALOK GJERKËS, (siç e therras une gjithmonë), ËSHTË NJË LIBER…
Po,po. Nje liber është Zef Paloka i Palok Gjerkes. Pse liber, mund te më pyeti lexuesi? Eshte nje liber se çdo kujtim me Zefin eshte nje skicë letrare, eshte një portret, eshte nje reportazh interesant, eshte nje humor aq i kendeshem, është një …. Nje çka te duesh me e shkrue.
Një libër pra, e çka me thene me shumë.
…!
…Me telefonoi kur i kish marr e lexuar 6 librat e mi të parë botuar në 60 vjetorin e lindjes sime në vitin 2009. Nuk mund ta harroj kurrë. Me dhjetra e dhjetra urime e telefonata kam patur per librat e mi modest, por Zefi flet ndryshe te tjereve. E dini si me tha ne telefon;
-Jam ba 75 vjeç o miku im i mire dhe per here te pare ne jeten time i lexova 6 libra rradhazi… dhe vazhdoi komplimentet shpirterore… sa me emocionoi jo pak.
…!
Une e di se, ato që thote Zefi, nuk jane bash krejt vlerat e librave te mi, por eshte me shume dashuria e Zefit per mua dhe miqesine e atyre diteve e viteve të para në Amerikë. Miqesi që nuk mund te harrohet kurrë.
BATALIONI GJERKAJ
E bani Zoti katund Zef Paloken e Gjerkajve. Luli me nusen Driten kane 7 feminj, 4 djem e tri varza si molla në gem. Ata po rriten e shkollohen në Amerikë por shoh me kenaqesi që kanë marrë e po marrin perdite jo pak edhe nga shkolla e Zefit,(e Zefit dhe e Maries), nga shkolla e gjysherva pra, aq e nevojshme per te gjithe e ne menyre te veçantë per ata femij qe po rriten në mergim, në të kater anet e botes. Se eshte edukim bio, patriotik e atdhetarë shqiptar. I pa-tjetersueshem.
PS: Botohet me kerkesen e autorit. Faleminderit-Dielli