• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Zgjedhjet ne Austri, Shenjë e mirë kundër populizmit në Evropë

December 6, 2016 by dgreca

Evropa reagon me lehtësim për fitoren e van der Bellen/

Shenjë e mirë kundër populizmit në Evropë – lehtësim për fitoren e van der Bellen në zgjedhjet presidenciale në Austri./

Österreich Präsidentschaftswahlen Alexander Van der Bellen und Norbert Hofer (Reuters/L. Foeger)

Në zgjedhjet presidenciale në Austri fitues doli ish-kryetari i Partisë së Gjelbër Alexander van der Bellen. Ai fitoi ndaj kandidatit populist të djathtë Norber Hofer.

Në reagimet e politikanëve evropianë u ndje lehtësimi për fitoren e van der Bellen. Tani ka për detyrë «të bashkojë sërish shoqërinë austriake pas kësaj fushate të gjatë dhe të fortë elektorale» – tha sekretarii i përgjithshëm i CDU-së Peter Tauber në Berlin.

Shenjë e mirë kundër populizmit në Evropë

«Rezulati është një shenjë e mirë kundër populizmit në Evropë.» – tha ministri i Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier (SPD).

Österreich Präsidentschaftswahlen Reaktionen Van der Bellen (picture-alliance/R. Schlager/APA)

Kjo është një ditë e mirë për Austrinë, por përfundimi i zgjedhjeve nuk do të thotë se duhet të ulim shkallën e gatishmërisë, tha për gazetën «Berliner Zeitung»  sekretarja e përgjithshme e Partisë Socialdemokrate Katarina Barley. «Populistët e djathtë apelojnë në të gjithë Evropën ndaj instikteve të ulëta dhe sfrytëzojnë madje edhe shqetësimet e njerzëzve dhe nxisin frikëra.» – tha ajo.

Fitorja e van der Bellen është «një humbje e rëndë për nacionalizimin, prapambetjen dhe populizmin antievropian» – shkroi në twitter presidenti i Parlamentin Evropian Martin Schulz (SPD).

«Në një kohë kur ne gjendemi përpara sfidash të vështira, kontributi i mëtejshëm konstruktiv i Austerisë për gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta evropiane mbetet me rëndësi vendimtare» – tha në Bruksel presidenti i Këshillit të BE-së Donald Tusk.

Filed Under: Komente Tagged With: fiton, Van der Bellen, zgjedhjet ne Austri

Pse Kosova dhe Ballkani gjetën lehtësim në rezultatin e zgjedhjeve të Austrisë

June 2, 2016 by dgreca

Si president i Kosovës, republikës së vogël në Ballkanin Perëndimor, Hashim Thaçi është i pari i cili pranoi të ketë ndjerë lehtësim nga rezultati i zgjedhjeve presidenciale në Austria./

Shkruan: Hashim Thaçi, president i Republikës së Kosovës/*

I kam dërguar urimet e mia presidentit të zgjedhur Alexander Van der Bellen dhe e mirëpres bashkëpunimin me të në çështjet që bashkojnë rajonin tonë me Vjenën – kryeqytetin e vjetër të Perandorisë së Habsburgëve – e cila ka luajtur një rol kyç në historinë, kulturën e madje edhe në arkitekturën tonë.

Zgjedhja e presidentit ishte një çështje krejtësisht austriake dhe do të ishte e pavend për cilindo prej nesh në Ballkan që të flisnim në favor të ndonjërit prej kandidatëve gjatë fushatës.

Megjithatë, zgjedhjet ishin me rëndësi jetike për ne në Kosovë dhe në rajon.

Ashtu si homologët e tij të ekstremit të djathtë në Francë dhe Gjermani, Norbert Hofer sulmoi politikën e jashtme të garniturës austriake që kishte njohur sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës. Ai gjithashtu kishte deklaruar publikisht se “do të ishte gabim që të pranohej Kosova në organizata ndërkombëtare, sepse kjo vetëm se do të shkaktonte probleme”.

Ky është lloji i argumentit që jemi mësuar të dëgjojmë nga Moska e Putinit, por jo nga një vend me një histori të gjatë të mbështetjes së vetëvendosjes së ish-republikave jugosllave që kanë fituar lirinë e tyre nga diktatori Sllobodan Millosheviq.

Austria u bë një fanar i shpresës kur ajo i hapi dyert e universiteteve për studentët tanë, pasi që Serbia ndaloi mësimin në gjuhën shqipe në Kosovën e pushtuar në vitet 1990. Unë, personalisht, kurrë nuk do t’i harroj homazhet për demokracinë dhe të drejtat e njeriut nga ana e politikanëve si Alois Mock dhe Otto von Habsburg, në kohën kur unë isha student.

Kjo është arsyeja pse ne në Kosovë ishim kaq të tronditur që një politikan arriti fare pranë presidencës kombëtare përmes një platforme që hodhi poshtë dekada të politikave të përcaktuara progresive që kanë ndihmuar Ballkanin për të kapërcyer urrejtjen dhe nacionalizmin.

Platforma e Hoferit, ashtu si e lëvizjeve të tjera të ekstremit të djathtë në Europë, mbështetet në konceptin e Hantingtonit të përplasjes së qytetërimeve dhe në promovimin e teorisë sE Islami është i papajtueshëm më Europën. Për ne në Kosovë, Shqipëri apo Bosnje, me shtresa të mëdha të shoqërivE tona që i përkasin besimit islam, një teori E tillë na përjashton nga ndjenja e të qenit pjesë e kontinentit ku kemi jetuar me shekuj dhe mijëvjeçarë.

Përveç kësaj, Kosova nuk është myslimane: shoqëria jonë është laike dhe qytetare.

Kosova u bë vendi i parë në Ballkani që zgjodhi një president grua më 2001 dhe është shteti i parë në Ballkan që ka njohur komunitetet LGBTI në kushtetutën e saj. I kam prirë paradës së komuniteteve LGBTI në Kosovë muajin e kaluar, për të përçuar mbështetjen tonë për këtë komunitet, pikërisht për t’i treguar qytetarëve tanë dhe botës se ekstremizmi dhe paragjykimi nuk kanë vend në mesin tonë.

Gjithashtu, ne nuk jemi as strehë e sigurt për ekstremistët. Shërbimet tona të sigurisë kanë bërë 100 arrestime dhe kanë siguruar 67 aktakuza si dhe 26 dënime kundër mbështetësve të ISIS-it në vendin tonë. Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry vuri në një vizitë të fundit në Kosovë se kosovarët janë prijës rajonalë në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Bam Ki-moon, po ashtu, njohu rolin e Kosovës në promovimin e dialogut ndërfetar në një raport të vitit 2013. Edhe Bashkimi Europian theksoi ritmin e përshpejtuar të reformave tona dhe nënshkroi me Kosovën traktatin e parë para anëtarësimit, Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.

Sentimentet e thella euroskeptike të propaguara nga Hofer dhe ekstremi i djathtë janë jashtëzakonisht dhe qenësisht të rrezikshme për të gjitha vendet e Ballkanit.

Ishte pikërisht tërheqja gravitacionale e Brukselit që solli paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë. Pa perspektivën e anëtarësimin në BE, si një familje e vlerave dhe interesave të përbashkëta, politikat e rajonit tonë rrezikojnë të katandisen në një boshllëk që mund të mbushet nga ekstremistë në vendin tonë.

Sipas sondazheve, më shumë se 95 për qind e kosovarëve dëshirojnë anëtarësimin në BE dhe në NATO.

Si një hap drejt këtij qëllimi, Komisioni Europian tashmë ka rekomanduar zyrtarisht liberalizimin e vizave dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë brenda zonës Shengen, në përputhje me pjesën tjetër të Ballkanit.

Liberalizimi i vizave është fituar me shumë mund, pas reformave të vështira të brendshme, por është e qartë se disa politikanë në Europë po përfitojnë nga disponimi aktual i pakënaqësisë publike ndaj migrimit dhe po përdorin Kosovën dhe Ballkanin si një kokë turku.

Në ndërkohë që po festojmë fitoren e ngushtë të forcave progresive të Austrisë, një gjë është e sigurt. Krerët e Ballkanit duhet të punojnë më shumë në forcimin e sundimin të së drejtës dhe në luftimin e emigracionit të paligjshëm si dhe ekstremizmit të dhunshëm, për të siguruar një ndjenjë në rritje të sigurisë dhe për t’i qetësuar skeptikët në mbarë Europën.

Në duhet të jemi – siç është një thënie – “më katolikë se Papa”, në mënyrë që t’i bindin kundërshtarët se ëndrra europiane, rruga europiane, është shansi ynë i vetëm, kontrata më e mirë që ne mund të nënshkruajmë për të garantuar të ardhmen tonë.

*Presidenti Thaçi për “EurActiv”

Filed Under: Editorial Tagged With: Ballkani, kosova, Presidenti Thaçi, zgjedhjet ne Austri

Artikujt e fundit

  • Frank Shkreli merr titullin ‘Qytetar Nderi’ i Malësisë së Madhe
  • Zgjedhjet piramidë dhe Shkodra
  • KUSH ËSHTË ABDULLAH RAMI?
  • Koncerti Panshqiptar Shpalos Bukurinë e Muzikës së të Gjitha Trevave
  • “Përtej harrimit” dhe përkthimi i “Shekspirit” të Hygoit, një përpjekje në rimëkëmbjen historike të kujtesës sonë të përbashkët
  • Sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm, i patjetërsueshëm dhe i pandashëm
  • “50 VJETORI I REVOLTËS SË SPAÇIT”, HOMAZH DHE NDERIM TE VATRA
  • JU MIRËPRESIM NESËR TE VATRA
  • Shoqatat Shqiptare organizojnë “Piknikun shqiptar” në Staten Island, New York më 28 Maj
  • PAQEJA DHE MBROJTJA, NDESHJA DYFISHE N’EVROPË
  • ME VISARIN…
  • Presidentja Osmani priti në takim ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, njëherësh kryesues aktual i OSBE-së
  • Misioni fisnik i AFC ndërthuret me simbolikën historike të New England Conservatory, Boston në 27 maj
  • Kryeministri Kurti mirëpriti Komisionerin e Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Olivér Várhelyi
  • SI DEGRADOI POZITA E SHQIPTARËVE NË MAL TË ZI GJATË KOHËS SË PUSHTETIT TË MILLO GJUKANOVIQ-it ?

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT