Nga Agron Prebibaj/
Bisedë me Dr. Sokol Frroku.
Për mëse një shekull truri i kombit shqiptar, madje vetë kolosët tanë kanë emigruar drejt perendimit, kjo jo për luks, por më shumë mos përballja me trurin e klaneve politike të kohës, të cilat intelektualin e konsideronin si disident e armiqësor i politikës, të cilëve më parë ju thuhej edhe frigacak, por sot kombi me ata krenohet, ata të para viteve ’90-të i ka pishtarët për lirinë e kombit tonë, ata nga Amerika e Brukseli etj, me shikim e gjithçka për kombin.
Por akoma sot pas 33 vite demokraci, vëndi me pasuritë e jashtëzakonshme e cila nisën me 450 km vijë detare, me fusha, me kodra, male, me thesarin nëntoksor që nga minikodrat e myzeqesë, thesar nëntoksor i kudo ndodhur në veri, por vazhdon në kodra e male, deri në alpet shqiptare, duke specifikuar edhe turizmin detarë e promovuar fort atë malor.
Por sot Shqipria ndodhet nën hemoragji totale të elitës kombëtare, po na ikën truri i kombit, po na ikën rinia, duke parakaluar çdo vënd ballkanik.
Sot në Shqiperi, si në asnjë vend të Europës, kultura qytetare dhe profesionaliazmi, janë të urryerit e të sulmuarat nga klasa jonë politike, ndaj dhe largimi për të rinjēt u bë detyrim ose burg në Shqiperi për një shkelje të çfarë’doshme, ndërsa rrjedhja e trurit nga intelektuali që braktis vëndin vjen përballë mospëfilljes që bën zyrtari shqiptar ndaj qytetarit.
Po doktori i ekonomisë z.Sokol Frroku, çfarë kishte që iku familjarisht në Amerikë; mirë se erdhi me 8 vite vonesë në universitet, pasi ishte familje bajraktari-antikomuniste, por ai qysh student “Pishtar i demokracicë”, por pasuron me bollek diplomimin universitar; atë të Agronomisë, Juridikut, për ta pasuar me fakultetin e Ekonomikut i cili merr edhe titullin dr.i shkencave dhe pedagog që nga viti 2008.
Dr.Sokol Frroku në ekonomi, por edhe me zyrë ligjore si avokat, eksperti ekonomik e ligjor i Ministrsë se Shëndetësisë & Ekonomisë, pedagogu nga 2008- 2018-të, braktis gjithçka familjarisht, përtej Oqeanit, emigrim i cili më ka befasuar, pasi Dr.Frroku kishte të ardhura të mira, e një shtëpi vilë në Tiranë.
Ndërsa biseda e pyetja ime e vetme për dr.Sokol Frroku vjen, përse ti e more këtë vëndim, a ju vjen keq që po na ikën truri i kombit:
Ndërsa zoti Frroku vazhdon përgjigjen me xhentilesën e tij: –
“Ka qënë një vëndimmarrje mjaft e vështirë, kur investon vitet me te bukura dhe me vitale te jetës në atë vënd që Zoti e ka bërë të mrekullueshem, dhe një ditë detyrohesh ta braktisesh për faktin se politikat denigruese të bëjnë të ndihesh i huaj në vëndin tënd.
Realisht më vjen shumë keq jo vetem për vete, por dhe për mijra intelektualë të tjerë që në një menyre ose në një tjeter, te diktuar nga keq menaxhimi i qeverisjes se vendit, niveli i ulet i sigurise publike, korrupsioni dhe krimi i organizuar e lëne Shqiperinë duke gjetur nje strehë tjeter për të ndertuar të ardhmen e tyre.
Eshte tronditëse kur shikon shifrat e emigrimit te trurit nga Shqiperia te publikuara nga
“FDI Intellegjence”.
Shqipëria renditet e 8-ta në rang global. Ajo është i vetmi vënd jashtë Afrikes për nivelin më të lartë të emigrimit të trurit, duke u krahasuar me Xhamajken, Palestinen, Somaline e Haitin.
Ikja e trurit ndikohet gjerësisht nga presionet politike dhe ekonomike.
Unë mendoj se askush nuk ikën me deshirë nga vendi i tij duke lënë të afermit, miqtë, shoket, profesionin për të cilin investohet aq shumë, por eshte sistemi politik i ndërtuar dhe korrupsioni që ka mberthyer çdo qelizë të ekonomisë së vëndit, papunësia dhe mungesa e besimit që e bëjnë rinine dhe intelektualet të ikin në vënde të ndryshme, atje ku mëndojnë se ndihen të vlerësuar e mbase dhe të plotësuar.
Po tu referohemi shifrave të INSTAT-it, 43 mijë te rinj dhe intelektual u larguan nga Shqipëria vetëm në vitin 2022.
Ky fenomen tashmë është kthyer në plagë sociale për vëndin.
Largimi i intelektualve dhe sidomos rinisë ka pasoja të rënda dhe të pa riparueshme.
Shqiperisë, po i ikën pjesa më e mirë e kapitalit njerezor, lokomotiva e zhvillimit social dhe ekonomik të vendit.
Edhe ikja e njerzëve të arsimuar do të ketë një kosto të jashtezakonshme në progresin ekonomik dhe social të vendit. Por kur të mungojnë kushtet për të zhvilluar karrierën dhe për të ndjekur vokacionin tënd nuk të mbetet gjë tjeter vetëm të largohesh.
Çdo person që ka emigruar, po ta pyesësh të thotë se ka deshirë për t’u kthyer sa më shpejt në vëndin e tij por me shpresë që të ketë stabilitet politik dhe ekonomik, më shumë siguri, më pak korrupsion e më shumë barazi”. Kështu ka përfunduar prof. Frroku me opinion e tij të argumentar edhe me shifra.