Shqiperia humb ndeshjen 3 me 0 dhe gjobitet me 100 mije Euro/
Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë UEFA-s ka njoftuar se Shqipëria e ka humbur me rezultat zyrtarë 3-0 ndeshjen në Beograd, ndërsa Serbisë i zbriten tri pikë. Komisioni në fjalë u takua dje dhe njoftoi vendimin e mëposhtëm pas incidenteve të ndryshme që kanë ndodhur gjatë ndeshjes kualifikuese të Grupit I mes Serbisë dhe Shqipërisë, e cila u luajt në Beograd, më 14 tetor. “CEDB” ka vendosur të shpallë ndeshjen e lartpërmendur si të humbur. Si rrjedhojë, Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) po konsiderohet se ka humbur ndeshjen 3-0. Përveç kësaj, FSHF është gjobitur 100.000 €. “CEDB” ka vendosur gjithashtu t’i zbresë Federatës Serbe të Futbollit (FSS) tri pikë në konkurrencën aktuale, fushatën kualifikuese për Kampionatin Evropian. Përveç kësaj, FSS është urdhëruar të luajë dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese si ekip pritës me dyer të mbyllura. Së fundi, FSS është gjobitur me 100.000 €. Këto vendime janë të hapura për t’u apeluar.”
Me kete Vendim UEFA ka mbyllë sytë, gojën dhe veshët duke zgjedhur balancat politike, me Shqipërinë që tashmë do ta apelojë këtë vendim fillimisht në Komisionin e Apelit dhe pas ezaurimit të këtij hapi, për të synuar që drejtësia të vihet në vend në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë.
UEFA e ka marrë vendimin e saj për ndeshjen Serbi – Shqipëri, e, cila u ndërpre para kohe pasi huliganët serbë u futen në fushë UEFA ka vendosur t’i japë fitoren 3:0 Serbisë. Kurse, Shqipëria dënohet me 100 mijë euro gjobë. Kurse, Serbisë i janë hequr tre pikë dhe dy ndeshjet e radhës si vendas do ti luaj pa pranin e publikut.
Përveç humbjes në tavolinë me rezultatin 3-0 Shqipëria është dënuar edhe me një gjobë financiare prej 100 mijë eurosh, ndërkohë që Federata Serbe e Futbollit dënohet me 100 mijë euro gjobë, si dhe zhvillimin me dy ndeshje pa tifozë nga ana e përfaqësueses serbe të futbollit.
Pavarësisht dhunës që u pa në sytë e gjithë botës nga ana e tifozëve serbë, pavarësisht turpit që ndodhi në Beograd dhe precedentëve botërorë të huliganizmit nga ana e serbëve Uefa ka vendosur të mbyllë sytë, gojën dhe veshët duke zgjedhur balancat politike, me Shqipërinë që tashmë do ta apelojë këtë vendim fillimisht në Komisionin e Apelit dhe pas ezaurimit të këtij hapi, për të synuar që drejtësia të vihet në vend në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë.
Presidenti i Federatës shqiptare të futbollit (FSHF), Armand Duka ka lajmëruar ankesë ndaj vendimit në komisionin apelit të UEFA-së, ndërsa ka pretenduar se çështjen do ta dërgojë edhe në Gjyqin ndërkombëtar arbitrar të sportit (CAS).
Reagimi i shtypit evropian
“UEFA legjitimoi dhunën dhe racizmin”, është titulli më kuptim plotë që vjen nga media italiane “Toscana News”.
“Serbia shpërblehet me fitore”, raporton televizioni britanik, ITV.
“Serbisë iu dha fitorja, por i humbi pikët”, shkruan “Sport24”.
“UEFA e butë për serbët”, shkruajnë mediet në Kroaci.
“Vendimi i UEFA-së, të gjithë humbës”, “La Gazzetta Dello Sport”.
“Serbia shpërblehet me fitore për dhunën në ndeshjen për 2016”, raporton BBC
KUSH ISHTE FAJI I FEDERATES SHQIPTARE?
Kombëtarja shqiptare e futbollit kishte refuzuar ta vazhdonte ndeshjen në Beograd, edhe pse gjyqtari dhe delegati i ndeshjes ua kanë kërkuar një gjë të tillë ekipit kuqezi.
Përtej gjakrave të ndezur dhe zemërimit që ka kapluar tifozët shqiptarë, nga gjykimi i komisionit disiplinor të UEFA-s, Serbia doli më e rënduar se ne. Nëse ne i humbëm tre pikët as dhe serbët nuk i morën ato.
Përpos kësaj, fusha e tyre u dënua dy ndeshje pa tifozë dhe gjoba qe e njëjtë. Po të mendosh që kjo ishte një ndeshje që luhej në Beograd dhe se serbët mendonin të merrnin 3 pikë në klasifikimin e përgjithshëm, pa diskutim që ata dalin më të dëmtuar nga gjithë kjo histori.
Por, prapë shumë tifozë shqiptarë ndihen sot të frustruar, se në thelb, edhe pse Serbia dënohet më shumë, vendimi është tejet asimetrik. Ai dënon njësoj agresorin me viktimën, shkruan portali lapsi.al.
Por, përtej këtij frustrimi, tani është momenti për të menduar me kthjelltësi: a mund të bënim ne më shumë dhe a mund të vepronim më mirë? Përgjegjësitë për këto pyetje bien mbi FSHF-në. Si u morr vendimi për bojkotimin e ndeshjes? Kush vendosi? A u pyet ndonjë jurist, njohës i rregullave të UEFA-s?
A ka ndonjë të tillë federata jonë dhe a kishim një të tillë në Beograd? Po pas propozimit serb për të larguar tifozët dhe vazhduar ndeshjen, si do të duhej të reagonim? A duhet të kishim qëndruar po aq kokëfortë në këmbënguljen tonë?
Po kur arbitri na tha se loja mund të vazhdonte, si duhet ta kishim interpretuar këtë sinjal? A pyeti kush se si qe vepruar në botë në raste të ngjashme, përpara se të merrnim vendimin ? Për të gjitha këto publiku shqiptar nuk ka ende përgjigje, sepse edhe vetë drejtuesit e FSHF-së nuk kanë përgjigje.
Me sa duket ata kanë vepruar në mënyrë emocionale dhe jo profesionalisht. Dhe pavarësisht padrejtësisë të UEFA-s, me paaftësinë e tyre, ata e kanë ndihmuar qeverinë e futbollit europian të marrë një vendim, sipas shqiptarëve, të padrejtë.
Kështu që së bashku me shprehjen e dufit kundër padrejtësisë, këto ditë duhet të shërbejnë edhe me kërkesat për një reformim të shpejtë të FSHF-së, ku duhet të ketë më pak njerëz kokëtrashë që dinë vetëm të votojnë me dorën ngritur dhe më shumë profesionistë, me gjuhë të huaja dhe njohës të ligjeve dhe rregullave ndërkombëtare.
Veliaj says
Ku eshte Amerika aleati jone http://www.youtube.com/watch?v=CxK6e4U88OM
shefqet says
Nuk e drejton UEFA-n Amerika o shqiptare te mire.
Se kush e drejton UEFA-n e tregoi vendimi i ketij rasti, le ta degjoje e shohe cdo shqiptar?!
Amerika atje ku ka pasur ne dore ka dhene 1000 fish per popullin e ceshtjen shqiptare. Ndaj mos e ngaterojme kekun me byrekun?!
Sadik Elshani says
Ate Gjergj Fishta me siguri do te kendonte keshtu:
Uh! Europe, ti kurva e motit,
Qi i rae mohit beses e Zotit,
Po a ky a sheji i gjytetnis:
Me denue Komtaren e Shqypnis
Me ja dhane pikat Sebise
Ktyne klyshve te Rusis.
Po a ke mend more Platin
Denon Shqypnin, shperblen Serbine
Perkrah urrejtjen e rrugacnin
Edhe gjyshnit tuej kshtu kane veprue
Trojet tona tue i coptue.
Shkrepi dielli buzes s’Cukalit
Eja e t’kndojm, oj Zana e malit,
Eja e t’kndojm me Lahute t’Malcise
Se ata bijt e Shqyptaris
N’fushe t’futbollit, midis Serbis
Ja zbardhen ftyren sot Shqypnis.
S’mundet me luejte shkjau harushe nder ne
Deri sa t’ka Shqyptare mbi dhe.
Viktori says
Kot me ba komente se nuk botohen