Asllan Bushati /
Sekretari Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, ditët e fundit, bëri një vizitë në Ballkanin perendimor. Për këtë ka patur komente, analiza e deri hamendësime në shumë organe të masmedias botërore. Në rreshtat e mëposhtëm unë do të përpiqem të sjell disa mendime të pavarura e duke e kërkuar “pse-në” nga optika gjeostrategjike e vecanërisht ato me Rusinë.
Para se Rusia (ose thjeshtë Putini) të fillonte sulmin ushtarak kundër Ukrahinës, bëri një vizitë në Kinë. Komentet e analizat për të kanë qenë të shumta, por unë mendoj se Putini, sulmin ushtarak e ka biseduar me Presidentin e Kinës duke kërkuar edhe ndihmesën e tij. Në atë kohë nuk kuptohej qartë në se Kina ishte dakort apo jo. Kurse sot mendoj se Kina nuk ka qenë dakort dhe këtë e bazoj në faktin se: nuk ka ndonjë dëshmi se ajo i ka dhënë Rusisë as armatim, as municion, as drone e paisje të tjera ushtarake. Në një moment kulmor të luftës Presidenti kinez bëri vizita në Rusi e Ukrahinë ku tentoi të kryente rolin e ndërmjetësit, por që ishte i pa suksesshëm. Aspekt tjetër në këtë drejtim është edhe fakti se ajo nuk ka dashur që politikisht (dhe aq më pak ushtarakisht) të dobësonte vehten për llogari të Putinit. Dhe së fundi konteksti i bisedës në San Francisco me Presidentin Amerikan Biden, provon se Kina nuk ka qenë dakort për sulmin, madje ka premtuar se do të ripërpiqet të ndërhyjë për ndalimin e luftimeve e gjetjen e një zgjidhje.
Tentativa Ruse për ta bërë përvehte Turqinë, (kontribuesja numër dy në NATO, fuqia dukshëm më potente në rajon, kyci i lëvizjeve strategjike detare), ishte një marrëzi e vogël e në kufijt e qesharakes nga Rusia.
Atëhere Putini vendosi ti drejtohet për ndihmë, madje dhe ta përdori për interest e veta Iranin. Dihet tashmë paisja e ushtrisë ruse në luftën e Ukrahinës me drone, raketa, paisje logjistike etj iraniane. Por jo vetëm kaq, se në gjykimin tim intensifikimi i armatosjes së Hamasit, Hezbollahut, Xhihadit e ISIS-i, është jo vetëm për interesat e Iranit e të arabëve, por edhe të Rusisë.
Kam bindjen se edhe sulmi i 7 Tetorit 2023 i Hamazit kundër Izraelit, ishte me dëshirën e Rusisë, ndihmesën e Iranit, përfshi këtu edhe interest shumë vjecare të Rripit të Gazës. Pra e thënë shkurt, Rusia përkohësisht e largoi vemendjen botërore nga lufta në Ukrahinë duke e trasferuar atë tek konflikti 80 vjecar izraelo- palestines.
Rusia (por edhe Kina) e kanë armatosur Serbinë me armatime, municione, e paisje ushtarake të kohëve të fundit. Rusia e konsideron Serbinë si avanpostin e saj në Europë e detashmentin pararojë në Ballkan si pika më e dobët e kontinentit të vjetër. Kurse Kina vec interesave tregtare në fushën e shitjes armëve, Serbinë e konsideron një gurin e saj rezervë për ndonjë të papritur europiane.
Marrë parasyshë sa më sipër, testin e dështuar që Serbia bëri në Kosovë me grupin terrorist në Banjë, si dhe deklaratën e Presidentit Ukrahinës Zelensky se kemi të dhëna për tentativën e hapjes konfliktit në Ballkan, mund të shohim “psetë” e Stoltenbergut në udhëtimn e tij të fundit në Ballkan.
Me vizitën në Bosnje- Hercegovinë, u tha (vendasve e Rusisë) se destabilizimi i këtij vendi nuk do të lejohet dhe ideja e shkëputjes Republikës Srbskaja nuk do të pranohet, duan apo nuk duan serbët.
Shefi i NATO-s bëri jo një, por tri vizita në Kosovë, me të cilat në nëntekst u tha serbëve e rusve: ky vend është cliruar nga NATO-ja dhe zot shtëpie këtu është NATO-ja. Grupi terrorist qe erdhi në Kosovë, nuk erdhi nga hëna por nga Serbia dhe përgjegjësia është e saj. Durimin e NATO-s mos e testoni më se është keq për ju. Mos pasja e posteve kufitare në kufirin Kosovë – Serbi për gati 320 kilometra, nuk është lënë se nuk kemi mundësi ta mbulojmë. Jo. Po deshët povoni të sulmoni nga kjo hapsirë se pas avanturës tuaj do të vijë clirimi i Serbisë nga NATO-ja dhe vendosja e kufirit mes Kosovës e Serbisë do të jetë atje ku ju nuk ju a pret mendja. Ky nëntekst është kuptuar qartë edhe nga Vucici kur tha se: Albin Kurti don ta fus Serbinë në luftë me NATO-n.
Edhe gjatë vizitës në Beograd nënteksi ishte i njejtë duke lënë të kuptohet se edhe nëse ju e zvarrisni mos njohjen e Kosovës, ajo defakto është pjesë e NATO-s, por shpejt do të jetë edhe dejuro. Kurse replika e Vucicit (në përgjigje të largimit të armatimit rëndë nga kufiri me Kosovën) ishte tollumbace për përdorim zgjedhor në Serbi.
Takimi në Shkup, vec shterngimit të radhëve rreth NATO-s, ishte telegram edhe për Rusinë, duke i thënë nënrreshta: se jemi këtu dhe mos luaj me zjarrin as konvencional e as bërthamor, se në të kundërt do të vijmë të çlirojmë Kremlinin.
Kështu i kuptova unë “pse-të” e udhëtimit të Sekretarit të Përgjithskëm të NATO-s në Ballkan. Ndjesë nëse nuk jeni i të njejtit mendim me mua. Por koha është gjykatësi më i mirë. Le të presim.
Asllan Bushati