Gazetarja Salie Gajtani-Osmankaq, autore e librit “Unë Jam Anemone” në bashkautorësi me “Medica Gjakova”, në një rrëfim ekskluziv për gazetën Dielli të Federatës Vatra në New York, dhënë Editorit Sokol Paja, ekspozon me detaje për publikun, punën e jashtëzakonshme në mbledhjen e 25 rrëfimeve të personave, të mbijetuar të dhunimeve seksuale që kanë ndodhur gjatë luftës në Kosovë. Të gjithë këta persona janë dëshmitarë të gjallë. Rrëfimet e tyre janë të bazuara në ngjarje të vërteta. Mesazhi i këtij libri është kërkimi i drejtësisë, dënimi i kriminelëve dhe eliminimi i dhunës seksuale në konflikt kudo në botë.
“UNË JAM ANEMONE” NJË LIBËR NË KËRKIM TË DREJTËSISË DHE DËNIMIT TË KRIMEVE E KRIMINELËVE SERBË
Ky libër vjen si zë kundër heshtjes së gjatë, ndrojtjes, frikës e stigmatizimit që u është të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës, për gati 20 vjet pas saj. Libri erdhi në kohën kur u përmbushën disa rrethana që rrëfimet e këtyre të mbijetuarve, gra e burra të moshave të ndryshme. Rrethana këto, jo lehtë të kalueshme. Pra, libri erdhi atëherë kur të mbijetuarit të dhunimeve ishin pajtuar të ndanin rrëfimet e tyre me neve. Kjo gatishmëri erdhi pas trajtimeve që ndër vite ua ofruanprofesionistë të fushës së traumave të dhunimeve nga Organizata gjermane medicamondiale, e cila pastaj barti kompetencat tek partneri i saj vendor “Medica Gjakova”. Këto dy organizata partnere pastaj kishin marrë iniciativën që kjo anë e historisë sonë të rrëfehet, e të sillet në formë libri. Mua mu bë ftesë që ta shkruaja këtë libër. Ftesa më erdhi, pasi që profesionistë të organizatës ishin të bindur se unë jam personi i duhur që mund ta bëja këtë punë, pra të shkruaja rrëfimet e dhunimeve që ishin bërë gjatë luftës. Kështu nisëm bashkë një rrugëtim, unë dhe “Medica Gjakova”, me mbështetjen e vazhdueshme tëorganizatës gjermanemedicamodiale. Rrugëtim, ky që mbase do të mbetet i përjetshëm. Sepse, ne jemi të vetëdijshme për peshën historike të këtij libri, të cilën do ta bartim me vete ndër vite, deri në fund të jetës sonë. Mesazhi i këtij libri është kërkimi i drejtësisë, dënimi i kriminelëve dhe eliminimi i dhunës seksuale në konflikt kudo në botë.
MBLEDHJA E DËSHMIVE TË KRIMEVE E DHUNËS SEKSUALE NË LUFTËN E KOSOVËS
Janë vetë organizatat ato që kanë kërkuar e gjurmuar në identifikimin e të mbijetuarve të dhunimeve, në mënyrë që ata tëndihmohen. Dhe nuk kanë qenë personat e dhunuar ata që kanë shkuar tek organizatat për të kërkuar ndihmë. Kjo, për arsye se këta persona kanë pasur ndjesinë e trupit për atë që u ka ndodhur. Janë ndier të paragjykuar, tëvetëmohuar, të izoluar nga bota dhe të stigmatizuar. Të gjitha këto janë bërë pengesë që ata të besojnë se ekziston dikush, ku ata mund të hapin zemrën dhe të flasin për atë që iu kishte ndodhur, pa i paragjykuar apo fajësuar. Prandaj, edhe ka qenë e vështirë që të këta persona të takohen, e të binden se mund të integrohen në shoqëri, e t’i kthehen jetës normale, pa bërë askush me gisht kah ta. Por, falë këmbënguljes, gatishmërisë dhe profesionalizimit të organizatës medicamondiale dhe “Medica Gjakovës” kjo gjë edhe është arritur. Dhe tani, përpos ndihmës në aspektin psikologjik, “Medica Gjakova” iu ofron këtyre tëmbijetuarve edhe ndihmë në fuqizimin ekonomik, të punësimit dhe socializmit mes vete. Në Kosovë janë katër organizata joqeveritare që u ofrojnë ndihmë profesionale të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
INSTITUCIONET NË KOSOVË DHE NEVOJA URGJENTE PËR ZBUTJEN E TRAUMAVE TE PERSONAT E PREKUR
Në fakt institucionet janë vonuar së tepërmi për t’iu ofruar ndihmën e nevojshme personave që kanë përjetuar dhunime gjatë luftës. Deri në vitin 2015, institucionet kanë heshtur karshi kësaj anë të historisë së luftës, deri kur u miratua Ligji për njohjen e statusit për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës. Është formuar një Komisioni qeveritar që punon në këtë drejtim, i cili ka nisur punën në vitin 2018, por se deri më tani të drejtën e reparacionit (pensionit mujor prej 230 euro në muaj) e kanë fituar afro 1.000 të mbijetuar të dhunës seksuale, 300 raste të tjera janë në procedurë të shqyrtimit, kurse afro 300 të tjera janë refuzuar. Gjithsej deri tani për të marrë këtë status kanë aplikuar vetëm afro 1.600 persona, nga rreth 20.000 persona, që thuhet se kanë qenë viktima të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Arsyeja se përse ka aplikuar ky numër kaq i vogël, është se të mbijetuarit e dhunimeve vazhdojnë të refuzojnë të aplikojnë për të marre pensionin, për shkak të frikës se mund tëidentifikohen e pastaj edhe të gjykohen nga familja dhe shoqëria, apo edhe për arsye se marrja e këtij pensioni do t’ua rikujtojë përherë ngjarjen traumatike që iu ka ndodhur. Nuk ka të dhëna nëse këta persona janëpunësuar apo integruar nëpër institucione. Por, ajo që ne dimë, është se këta persona janë bërë pjesë e fuqizimit ekonomik, si komponentë e punës që po bën “Medica Gjakova”.
KRIMET E SERBËVE KISHIN SYNIM DEPERSONALIZIMIN E INDIVIDIT DHE SHKATËRRIMIN E FAMILJES NË KOSOVË
Se dhuna seksuale është përdorur si armë lufte në Kosovë, kjo nuk do asnjë dilemë. Krimet e dhunimeve, padyshim që janë bërë me paramendim, sepse serbët e njohim mirë mentalitetin tonë, dashurinë dhe ndjeshmërinë që ne e kemi për familjen. Dhe duke atakuar këto vlera, ata kanë synuar shkatërrimin e familjes dhe moralit shqiptarë. Me këtë,do të shkatërronin edhe popullin shqiptarë deri në qelizë, që është familja.
SERBIA DUHET PADITUR PËR GJENOCID NË KOSOVË
Mendoj se Kosova ka bazë dhe arsye për ta paditur Serbinë për gjenocid gjatë luftës së vitit 1998-1999. Ne madje edhe jemi vonuar që ta bëjmë këtë. Por, jam optimiste se kjo gjë do të ndodhë në një të ardhme të afërt.
“UNË JAM ANEMONE” LIBRI ME 25 RRËFIME TË TRISHTA NGA LUFTA
Libri ka gjithsej 25 rrëfime të personave, të mbijetuar të dhunimeve seksuale që kanë ndodhur gjatë luftës së fundit në Kosovë. 24 nga këto rrëfime janë histori që u kanë ndodhur grave dhe vajzave, dhe njëri rrëfim është i një burri. Të gjithë këta persona janë dëshmitarë të gjallë. Rrëfimet e tyre janë të bazuara në ngjarje të vërteta. Ndërsa, partnerët që kanë ndihmuar dhe mbështetur realizimin e këtij libri, janë organizatat “Medica Gjakova” dhe “MedicaMondiale”, pa të cilat ky libër nuk do të jetësohej. Falenderuese për jetë atyre!