Arrestohen në Greqi 2 autorët e vrasjes së Kryekomisarit Lamaj/
Arben Frroku (personi në foto) dhe Jak Jaku janë dy të dyshuarit e arrestuar për vrasjen e ish-shef të Komisariatit Nr.6 Dritan Lamaj, i cili u qëllua me 12 plumba para shtëpisë së tij një ditë më parë.
Policia bëri të ditur se, arrestimi i tyre është bërë në Saleanik të Greqisë rreth orës 14:30 të ditës së sotme. Njeri prej të arrestuarve, biznesmeni Arben Frroku kishte akuzuar më parë ish-shefin e Komisariatit Nr.6, Dritan Lamaj për ushtrim dhune ndaj tijMësohet se dy personat e ndaluar kishin kaluar në mënyrë ilegale kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë. Ende nuk ka të dhena të plote lidhur me aksionin për arrestimin e dy të dyshuarve për vrasjen. Kryekomisari, Dritan Lamaj u ekzekutua me breshëri kallashnikovi në Tiranë, brenda makinës së tij.Oficeri që aktualisht mbante detyrën shef seksioni në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, u qëllua me 12 plumba, me dy breshëri automatiku kur ndodhej në makinën e tij tip “Lança Y”, me targë TR 2564 N, të cilën sapo e kishte parkuar poshtë banesës së tij.Atentati mafioz dhe i mirorganizuar ndodhi rreth orës 18:30, pranë kryqëzimit të shkollës “Vasil Shanto”, mes një blloku pallatesh, ku banonte edhe familja e 41-vjeçarit Dritan Lamaj, oficer karriere në Polici.(kortezi-Express)