Nga Artur Llana
Pak hyrje për atë që ndodhi
Më 1968, Bilal Xhaferri u shpreh në Lidhjen e Shkrimtarëve kundër romanit, duke e akuzuar Kadarenë për revizionizëm ndaj doktrinës komuniste, një akuzë kjo shumë e rëndë gjatë regjimit komunist që mund ta kishte dëmtuar shumë Kadarenë. Mirëpo meqenëse këtë akuzë e bënte një njeri me “njolla” në biografi, autoritet komuniste nuk e pritën mirë.Fadil Paçrami e qortoi rëndë Xhaferrin duke i kujtuar se ishte biri i një armiku të rendit. Arshi Pipa nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e cilësonte «nuk është roman i mirë, madje as nuk është roman, por thjesht një vepër përmes të cilit autori kishte nxjerrë vnerin e vet; ishte e kundërta e plotë e asaj që mburrte Historia e letërsisë shqiptare të realizmit socialist»; madje duke e quajtur «manifesti shqiptar i anti-realizmit socialist». Ndërsa kritika shqiptare dhe ajo e huaj e ka parë si veprën më real-socialiste të autorit. Sipas Elsie, romani Dasma, krijim i Revolucionit Kulturor shqiptar të viteve 1966-1969, është vepër me vlera artistike të kufizuara, ndonëse është me interes si dokument i kohës. Për herë të parë Kadareja përçmon një nga librat e vet dhe i jep vetes të drejtën dhe lirinë të thotë të keqen për një roman, që pati pëlqimin e “rojave besnike” të regjimit.
Éric Faye, Shkrimtar, kritik, studiues francez ka shkruar se për herë të parë Kadareja përçmon një nga librat e vet dhe i jep vetes të drejtën dhe lirinë të thotë të keqen për një roman, që pati pëlqimin e “rojave besnike” të regjimit. “Daljen e romanit kritika letrare zyrtare e priti me një entuziazëm të madh, gjë që s’e kishte bërë kurrë më parë dhe as do ta bënte më, në atë masë, për libra të tjerë të Kadaresë. Ajo shihte në të një sukses të fushatës së bërë për riedukimin e shkrimtarëve. I turbulluar nga ky kor elozhesh, shkrimtari e mori zët “Dasmën” dhe e quajti atë librin e tij më të keq”.
Por duket se gjerat do të merrnin një tjetër rrotullimë edhe brenda vetë artistëve dhe shkrimtarëve, nisur sidomos nga qëndrimi i Bilal Xhaferrit për këtë vepër të Kadaresë. Dhe siç ndodhte rëndom në të tilla raste qëndrim mbajti edhe rrethi letrar i shkrimtarëve të Durrësit që drejtohej në atë kohë nga Et’Hem Hysi.
Vetëm pak ditë nga diskutimi që Bilal Xhaferri kishte bërë në Tiranë dhe duke qenë se kritika e kishte pritur mirë romanin, sigurimi i shtetit me përfaqësuesin e tij në rrethin letrar Durrës, zhvilluan një mbledhje të jashtëzakonshe për të dënuar qëndrimin e Bilalit ndaj veprës së kadaresë. Përfaqësues në rrethin letrar që mori pjesë edhe si i dërguar i sigurimit po edhe si letrar që ishte në këtë rreth, ishte Ramazan Domi, i cili pasi dëgjoi të gjithë të pranishmit ku ashtu siç e thotë edhe në procesverbalin dërguan Kopi Nikos, të gjithë dënuan me forcë aktin e Bilal Xhaferrit si një akt armiqësor, madje disa prej tyre shkuan edhe më tej duke kërkuar ndjesë që kishin mbajtur në gji një armik që nuk i kishte shërbyer popullit po armikut.
Ajo që të bën përshtypje se në të pestë këto diskutime që janë përbledhur si “esenca” e elitës së shkrimtarëve dhe krijuesve durrsakë, vihet re jo vetëm qëndrimi i përbashkët në veprimtarinë armiqësore të Bilal Xhaferrit, po edhe të veprimtarisë së tij që kishte mundur të depërtonte tek këto intelektualë.
Procesverbali është mbajtur me një kopje me datën 20 maj 1968 ( shënim ky i cituar nga vetë z. Domi)
Intelektualët, diskutimet e të cilëve u përmendën në këtë procesverbal drejtuar Kopi Nikos, drejtor i degës Punëve të Brendshme të Durrësit. Ishin emra të dëgjuar të kohës por që mbeten edhe më pas. Bëhet fjalë për Moikom Zeqon, Gjergj Vlashit, Met Gjergjin, Pertef Kruja dhe Petrit Cerloi.
Vetë hartuesi i këtij procesverbali thotë se ata u shprehen me gjithë zemër dhe dridheshin nga emocionet duke ju mbajtur edhe goja dhe jo si herë të tjera që diskutonin si bilbila. Pra fakt ky që tregonte sa rëndë kishin gabuar me Bilal Xhaferrin
Sot me datën 18.v.1968, në mbledhjen e rrethit letrar këtu, për të diskutuar veprimtarinë armiqësore të Bilal Xhaferrit që sic dihet , në diskutimin e tij në Tiranë rreth romanit “Dasma të Ismail Kadaresë, ka dalë të thuash hapur kundër së resë sonë socialiste.
Në mbledhjen e datës 18, Bilali nuk ishte, pasi nuk ishte ftuar. Më poshtë po rendis disa aspekte kryesore që dolën në këtë mbledhje dhe që kanë të bëjnë kryesist me Bilal Xhaferrin.
Në fillim shoku Ethem Hysi si përgjegjës i rrethit letrar tregoi shkurtimisht rreth diskutimit që ka bërë Bilali në Lidhjen e shkrimtarëve dhe bëri autokritikë se si aid he shokët që kishin shkuar atje nuk e kishin kapur që në fillim diskutimin që do të bënte ai në Tiranë, që se demaskuan kur e dëgjuan dhe që nuk e bënë problem menjëherë në rrethin letrar të Durrësit, por që ju desh partisë të ver dorë në këtë problem të rëndësishëm.
Gjatë diskutimit dolën këto gjëra.
Bilal Xhaferri kishte marrë dijeni për diskutimin që do ti bëhej dramës nga shoku Ethem Hysi por datën ekzakte nuk ja kish thënë se nuk e dinte. Një gjë të tillë ethem ia kishte thënë edhe antërve të tjerë të rrethit letratë si Petrit Cerloi, Met gjergji etj. Në këtë mbledhje diskutuan antarët e rrethit gati në përgjithësi dhe kritikuan veprimtarinë armiqësore të Bilal Xhaferrit dhe ja disa nga diskutimet më interesante.
Moikom Zeqo tha se e kam njohur Bilalin para dy a tre vjetësh, më kanë pëlqyer shkrimet e tij dhe me thënë të drejtën kam pasur shoqëri të ngushtë me të pasi edhe unë I pëlqeja atij si shkrimtar. Diskutimin që do të bënte Bilali në Tiranë e kishte përgatitur me shkrim, bile unë nga ky diskutim kam lexuar 7-8 faqe. Unë siç dëgjova më parë edhe sot këtu, unë jam treguar miop, por me thënë të drejtën stili I të shkruajtur i atij më pëlqente. Edhe organet qëndrore ( e kishte fjalën për Lidhjene Shkrimtarëve Tiranë) kanë pas respekt për të dhe asnjëherë nuk i kanë kritikuar shkrimet e tij. Si shok të ngushtë Bilali ka pasur edhe Namik Manen, adriatik kallullin Bedri Myftarin.
Përtef Kruja, Drejtor i Bibliotekës tha: Qëndrimi që ka mbajtur në Tiranë Bilal Xhaferri ndaj veprës së Ismail kadaresë :Dasma” e konsideroj armiqësor dhe unë mbaj përgjegjësi që këtë njeri të maskuar nuk e kemi zbuluar me kohë. Unë kur kam qenë professor i letërsisë gjithmonë kam pasur kujdes njerëz të talentuar, dhe si të tillë ashtu si edhe disa të tjerë këtu, kam pëlqyer talentin që kishte Bilal Xhaferri, për këtë kur ai po shkruante për Skëndërbeun , gati për një vit i kam lëshuar një dhomë në dispozicion, me një fjalë që e kam përkrahur jashtë mase që më takonte. Unë për atë jam interesuar për ta future në punë, sigurisht me atë kompetencë që kisha unë, por kur rrinte pa punë më vinte keq, por kur shikoj tash veprat konkrete të tija indinjohem dhe nga ana tjetër kjo lent ë kuptohet se jam treguar I papjekur në mardhëniet e mija me të. Prandaj kjo do të jetë një mësim I mirë për mua dhe mendoj se në të ardhmen jo vetëm do të jem më i kujdesshëm, por cdo hap duhet ta shoh në prizmin ideologjik dhe politik.
Petrit Cerloi tha : Unë isha në Tiranë kur bëri diskutimin e poshtër Bilal Xhaferri dhe me thënë të drejtën ne të Durrësit që ishim në Tiranë ( Ethemi, Met Gjergji etj) u indinjuam për qëndrimin armiqësor të Bilalit dhe kjo tregon atë se unë këtë problem se kapa në kohë dhe ta bënim ceshtje në rrethin tonë letrar por u zvarrit deri tash. Ju deshtë partisë të na sinjalizojë. Prat ash unë nxjerr konkluzionet se kemi pas të bëjmë me një element armik. Desha ti mbledhjes së sotme se unë me Bilalin kam pasur një debat para një muaji e gjysëm, i cili më tha se ti je papagall i gazetës, e kishte fjalën se ai merrej me ceshtje të mëdha, kurse veprat e mija kritike spara u vinte rëndësi. Pra ai ishte mendjemadh, si pëlqente të rrinte me ne por me ata të “mëdhenjtë” , “të afirmuarit” dhe kryesisht me ata të Tiranës. Tash me sa na ndodhi me Bilialin ne duhet të jemi më vigjilentë, duhet të studiojmë më mirë studimin e veprave që shkruajnë njerëzit, ti analizojmë e diskutojmë ato ashtu siç na porosit partia.
Met Gjergji tha: Ehe unë mbaj përgjegjësinë time që s’ kam reaguar në kohë në drejtim të veprimtarisë së Bilal Xhaferrit, për faktin ë ai ka pas disa raste që ka qëndrue e bisedue me mua rreth problemëve tona. Tirana ja nxjerri bojën dhe të them të drejtën ne që ishim atje u indinjuem por fatkeqësisht nuk e kapëm shpejtë këtë çeshtje. Me këtë rast desha me i thanë të pranishmëve në këtë mbledhje se Bilali 3-4 ditë para se të shkonim në mbledhje në Tiranë për diskutimin e romanit “Dasma” më dorëzoi për botim poezinë e tij “Për ty poemë”, tek e cila konstatova që në fillim se vinte era veprimtari armiqësore, por shumë e hollë. Unë do ta bënja problem këtë dhe nuk do ta botoja, por meqë shkuan në Tiranë, u la deri më tash edhe për vetë kondidat që na u krijuan rreth këtij personi. Kjo mua nuk më nderoj prandaj në të ardhmen duhet të jem më i kujdeshëm dhe çeshtjet do ti shoh më shumë në prizmin politiko –ideologjik dhe cdo vepër e jona ti shërbejë popullit.
Xhorxh Vlashi tha: Kjo që na ndodhi me Bilalin është një mësim I madh për ne, sidomos për mua që jam edhe sekretari i Degës Lidhjes shkrimtarëve të Durrësit. Me thanë të drejtën unë dhe Jordani kemi pas simpati për këtë si element me talent si shkrimtar, por ky talent sic doli, I paska shërbyer armikut dhe jo ceshtjes së partisë dhe popullit. Për aftësitë e tija ashtu sic e vlersonim ne më parë , unë dhe Jordani e propozuam si kandidat për lidhjen e shkrimtarëve të Shqipërisë. Kjo që na ndodhi është një mësim i mirë së pari për mua dhe për të gjithë ne. Duhet të mos nxitohemi në veprimet tona. Ti shohim shkrimet, dramat dhe poezitë me kujdes, duke ju nënshtruar një diskutimi të gjithëanshëm dhe cdo vepër që do të dalë nga duart tona ti shërbejë shoqërisë dhe jo armikut.
Diskutimet e tjera që bënë të pranishmit kritikuan aktin e Bilal Xhaferrit dhe premtuan se në të ardhmen do të ishin vigjilentë, por duhet thënë se Moikom Zeqo, met Gjergji, Gjergj Vlashi, Pertef Kruja nga impresionimi mezi I nxirrnin fjalët dhe I mendonin para se ti nxirrnin ato, e kam fjalën jo si herë të tjera që I nxirrnin si bilbil. Pra këto ishin më të komprementuarit në drejtim të Bilal Xhaferrit.
Përsa më sipër sygjeroj si më poshtë:
Duke marrë parasysh se një pjesë e mirë e elementit që bëjnë pjesë në rrethin letrar dhe teatër, nuk është me përbërje të mirë politike ti relatohet komitetit të partisë për ti patur parasysh, pasi në format e tyre të stërholluara, ushtrojnë influencat e tyre borgjeze, sin ë shkrimet e tyre apo edhe në prishjen e njerëzve të mirë, sic është rasti përshembull i Moikom Zeqos për të cilin do të flas më poshtë.
Mosmarrja pjesë e “Letrarit Ri” në mbledhjene datës 18.5.1968 nuk ran ë sy, pasi kishte dhe mungesa të tjera. I pranishëm ishte dhe bashkëpuntori “Gjinikasi”, I cili mund të dëshmojë në këtë rast rreth problemit që ndiqet.
Meqenë se Bilali është me të kaluar të keqe dhe ndiqet nga ana jonë aktivisht për agjitacion dhe propogandë, të bëhet arrestimi i tij duke ju marrë process kallzimi personave të mëposhtëm”
1-Moikom Zeqo. Mesa mësova ky vjen nga një shtresë e varfër dhe me përbërje të mirë politike. Gruaja e shokut Muharrem Vasiarit ( ish efektivi ynë dhe tash drejtor i fermës Gosë, A.P) e ka për djalë vëllai Moikomin. I ati nuk jeton po mesa di ka qenë nip I Avni Rustemit.Moikomin para se ta thërrasim është mirë të jetë edhe Muharremi. Moikomi është me talent, po mendjemadh.
2-Met Gjergji. Ky ka babën të pushkatuar gjatë luftës N.CL, si element armik. Meti vetë në këtë kohë ka qenë në moshë të vogël dhe si I tillë e kanë marrë në kujdestari dajallarët e tij (vëllezërit e nanës) të cilët kanë mbajtur dhe vazhdojnë të mbajnë qëndrim të mirë politik, bile njëri që është në fllotën tregtare është A.P. Në rreth paraqitet aktiv në profiling e poezisë.
3-Petrit Cerloji. Me sa di vjen nga shtresa e mesme, nëpunës në ndërtim.Ka qenë officer në ushtriunë tonë dhe i liruar si element I padisiplinuar. Në rrethin letrar tregohet aktiv dhe kritik. Në rast se do na mjaftojnë dy kallzime, Met Gjergjin mendoj ta rekruetojmë pasi është kandidat i përshtatshëm, për të vepruar në ambjentin armik të intelegjencës
Gjithashtu e shikoj të nevojshme të vej në dijeni se në një bisedë që pata me datën 19.5.1968, me shokun Et’hem Hysi, të cilin e takova rastësisht, në mes të tjerave më tha se në orët e para të ditës të datës 19.5 1968, kish parë duke shëtitur Bilal Xhaferrin me Nami Manen, të cilët tha Et’hemi ecnin krenar. Namik Mania me sa mësova më parë dhe çfarë doli në mbledhje, del lidhja kryesore e Bilal Xhaferrit. Nuk do të jetë keq që Bilali për disa ditë, përveç kontrollit agjenturial , të merret edhe në survejim.
Durrës me 20.5.1968/ Konc.akt Ramazan Domi me një kopje.
/ bulevard news