Shekulli i kaluar përveç revolucionit ekonomik dhe shkencor, pas vetes ka lënë disa njerëz, që do kujtohen me shekuj nga shoqëria botërore. Nuk janë këta njerëz që kanë fituar “Nobelin” për paqe ose shkencë, por si politikanë e diktatorë, do të mbahen mend për krimet që i kanë bërë njerëzimit.
Gazeta “Tirana Observer”, ka botuar historitë e 32 njerëzve që kanë qenë të veçantë nga gjithë bota. Quhen të tillë pasi shifrat e viktimave që kanë lënë pas i kalojnë mijërat madje edhe milionat.
Ndërsa nëse bëhen të gjithë bashkë, nga fuqia e tyre politike dhe ushtarake, kanë vdekur gati 100 milionë njerëz në shekullin XX.
“Është e qartë që njerëzit e thjeshtë nuk e duan luftën. Përse një fshatar duhet të rrezikojë lëkurën e tij në luftë, kur qëllimi i tij më i madh është të kthehet në shtëpi shëndoshë e mirë. Janë drejtuesit ata që vendosin për politikën ata që e duan luftën…”, citohet të ketë thënë gjenerali gjerman Herman Goring duke folur për Luftën e Dytë Botërore.
Në krye të listës prej 32 diktatorëve të shekullit të kaluar është Adolf Hitleri,të cilit i faturohen 60 milionë viktima të Luftës së Dytë Botërore.
Pas tij, sipas alfabetit është: Ante Paveliç, ustashi kroat i cili gjatë viteve ’41-’45, shkaktoi 300 mijë deri në 1 milionë të vrarë, ku përfshihen 30 mijë hebrenj, mbi 29 mijë romë dhe 300-600 mijë serbë.
Anastasio Somoza Debayle ishte president i Nikaraguas prej dy mandatash, nga viti 1967 deri në vitin 1979. Megjithëse nuk ka të dhëna të sakta për viktimat gjatë regjimit të tij diktatorial, Debayle mbahet përgjegjës për të paktën 50 mijë të vrarë gjatë “revolucionit” nikaraguan dhe për 120 mijë të arratisur nga vendi.
Ahmet Cemal Pasha, Ismail Enver Pasha dhe Mehmed Talat Pasha, janë futur si vrasës në historinë e shekullit të 20-të, me një emër, “Tre pashallarët”. Të tre, drejtues të xhonturqve në kohën e Perandorisë Otomane, mbahen përgjegjës se në periudhën 1914-1918 kanë vrarë rreth 600 mijë armenë, mbi 300 mijë grekë dhe mbi 100 mijë asirianë.
Augusto Pinoçet ishte një gjeneral ushtarak, por që e qeverisi Kilin si diktator, nga 11 shtatori 1973 deri në mars të 1990. Ai është përgjegjës për vrasjen e 3 197 njerëzve dhe burgosjen e shumë të tjerëve, krime që ai i ka bërë gjatë regjimit të tij diktatorial. Në vitin 1988 regjimi i tij mori fund pas një referendumi popullor.
Benito Musolini, diktatori italian i cili e futi Italinë nën një regjim fashist nga viti 1922 deri në 1943. Ai akuzohet se gjatë 11 viteve të regjimit të tij janë vrarë mbi 400 mijë italianë dhe mbi 30 mijë etiopianë, të cilët janë vrarë gjatë pushtimit të Etiopisë nga Italia.
Elie Hobeika ishte komandant i “Forcave Libaneze”, një ushtri që financohej nga Siria libanezi gjatë viteve 70-80. Elie Hobeika është akuzuar se ka urdhëruar për masakrat e kryera në dy kampe refugjatësh në Liban, ku janë vrarë 1700 gra dhe fëmijë palestinezë.
Gjithashtu ai është edhe autor i shumë vrasjeve të popullsisë së pafajshme gjatë luftës civile në Liban, por edhe të kundërshtarëve të tij politikë.
Enver Hoxha, i sh udhëheqësi i Shqipërisë nga viti 1945 deri në vitin 1985. Ai akuzohet se gjatë regjimit të tij janë vrarë, zhdukur dhe internuar mijëra njerëz në Shqipëri. Enver Hoxha është cilësuar edhe si një nga diktatorët më të egër të shekullit të kaluar.
Ferdinand Marcos ish presidenti i Filipineve, për të cilin thuhet se nuk ka shifra të sakta por vrasjet mund të jenë me mijëra, ndërsa arrestimet burgosjet dhe internimet kishin qenë desert për të.
Francisco Franco Bahamonde, diktatori i Spanjës, i vënë në krye të shtetit më 29 shtator 1936, akuzohet se me trupat e tij nacionaliste ka shkaktuar vdekjen e mbi 500 mijë vetëve gjatë Luftës Civile të Spanjës. I ndihmuar nga Hitleri dhe Duçja, Franko fitoi luftën pa kushte pas 3 vitesh, më 1 prill të 1939-ës.
François Duvalier u zgjodh president i Haitit më 22 shtator të vitit 1957. I vetëshpallur president për jetë i Haitit, Duvalier vendosi një regjim të përqendruar në Haiti, dhe së bashku me djalin e tij, të cilin e shpalli pasardhës të kreut të shtetit, Duvalier akuzohet të ketë vrarë 20-60 mijë njerëz.
Haji Mohammad Soeharto shërbeu si ushtarak në luftën për pavarësi të Indonezisë, por kulmi i karrierës së tij ishte emërimi si president në vitin 1967, post të cilin e mbajti gjer në vitin 1998. Regjimi i tij u shoqërua me spastrime politike dhe me vdekjen e mbi dy milionë njerëzve, sidomos komunistë indonezianë dhe kinezo-indonezianë.
Hermann Göring, komandant i ushtrisë gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe ministri i Aviacionit Gjerman, Hermann Göring është shpallur fajtor për vrasjen e miliona njerëzve. I cilësuar si një nga vrasësit më të mëdhenj të shekullit të XX, ai është përgjegjës edhe për zhdukjen e miliona hebrenjve, kjo pasi ai është autori i organizimit të eliminimit të tyre.
Idi Amin, i cilësuar si “Kasapi i Afrikës”, është akuzuar për vrasjen e rreth 300 mijë njerëzve. I lindur në vitin 1923, në veri të Ugandës, dhe i rritur mes tensionesh të grupeve etnike në vendin e tij, Idi Amin u ngjit në krye të Ugandës në janar të vitit 1971 me anë të një grushti shteti.
Ion Antonescu ishte kryetar i Rumanisë në vitet 1940-1944. Ai është përgjegjës për vrasjen e 300 mijë e hebrenjve në Rumani si dhe të 500 mijë ushtarëve rumunë, të cilët vdiqën gjatë betejës së Stalingradit në Rusi. Ion Antonescu ishte një nga gjeneralët më të famshëm në Rumani.
Joseph Stalin është një nga diktatorët më të egër dhe një nga vrasësit më të mëdhenj të shekullit të XX. Stalin është përgjegjës për vrasjen e gati 30 milionë njerëzve, shumica e të cilëve bashkëpatriotë të tij, si dhe burgosjen e miliona të tjerëve. I ardhur në fuqi pas vdekjes së Leninit, në vitin 1928, Stalini zhduku të gjithë kundërshtarët e tij politikë.
Joseph Goebbels, ministri i Propagandës i Gjermanisë naziste, Goebbels është përgjegjës për vrasjen e 46 milionë njerëzve, dhe për këtë është cilësuar si një nga vrasësit më të mëdhenj të shekullit të XX. Goebbels ishte personi që udhëhoqi propagandën e partisë naziste të Hilerit, duke bërë që partia e tyre të fitonte zgjedhjet në vitin 1933.
Josef Mengele, mjeku gjerman i kampit nazist të Aushvicit, është cilësuar si një nga vrasësit më të mëdhenj të shekullit të XX, madje është quajtur edhe “Engjëlli i vdekjes”. Kjo për shkak të eksperimenteve vdekjeprurëse që ai kryente me çifutët e burgosur në Aushvic.
Jorge Videla, ishte një gjeneral argjentinas, diktator dhe president i vendit nga viti 1976 deri në vitin 1981. Videla është cilësuar si një nga vrasësit më të mëdhenj të shekullit të XX dhe është akuzuar për vrasjen e 30 mijë njerëzve. Gjatë regjimit të tij ai u bë i njohur për dhunën dhe eliminimet që ai u bëri ndaj kundërshtarëve politikë.
José Efrain Ríos Montt, ose ndryshe “Gjenerali” akuzohet për vrasjen e rreth 70 mijë fshatarëve majanë dhe politikanëve disidentë në Guatemala. Ai u vu në krye të Guatemalës në vitin 1982, duke sunduar si diktator.
Kim Il Sung, kreu i Koresë së Veriut, i cilësuar si “Udhëheqësi i madh”, akuzohet si përgjegjës për vrasjen e 3 milionë njerëzve gjatë luftës civile të Koresë. Rreth 1 milion koreano-veriorë vdiqën nga uria gjatë regjimit të Kim Il Sung.
Në vitin 1950 ai nis sulmin ndaj Koresë së Jugut pa paralajmërim, luftë e cila përfundoi në vitin 1953. Sipas të dhënave, mbi 2 milionë civilë u vranë, ndërsa shënohen rreth 317 mijë ushtarakë të vrarë, 304 mijë të plagosur dhe 102 mijë të zhdukur në luftë.
Mbreti Leopold II i Belgjikës, i cili u vendos si sovran i Kongos në vitin 1885, akuzohet për vrasjen e 15 milionë kongolezëve. Monarku i Belgjikës, duke shtuar skllavërinë në Kongo, provokoi revolta të shumta të fiseve kongoleze, të cilat u shtypën me ashpërsi.
Mao Tse-Tung, ose “Timonieri i madh” i Kinës, akuzohet se është përgjegjës për vdekjen e 14-20 milionë njerëzve nga uria gjatë “Kapërcimit të madh përpara”. Plus këtyre, shtohen edhe dhjetëra mijëra të vrarë dhe miliona jetë të shkatërruara gjatë “Revolucionit Kulturor” në Kinë.
Ne Win, “Babai i madh” erdhi në pushtet në vitin 1962 me anë të një grushti shteti. Kreu i Burmës e mbajti regjimin e tij diktatorial deri në vitin 1988. Rreth 3-10 mijë të vrarë janë regjistruar në të ashtuquajturën “Demokracia e Pranverës”, protesta të mëdha të drejtuara nga studentë ndaj regjimit militar.
Nicolae Andruta Ceausescu, i quajtur “Gjeniu i Karpateve”, kreu i Rumanisë akuzohet për vrasjen e rreth 5 mijë njerëzve gjatë revolucionit të vitit 1989 që e përmbysi Ceausescu-n. Ndërkohë në listën e vrasjeve shtohen edhe me mijëra vdekje gjatë viteve’80, të shkaktuara nga privimet e regjimit, të cilin ai drejtoi.
Pol Pot, ishte drejtues i Partisë komuniste në Kamboxhia (Khmer Rouge) dhe kryeministër nga viti 1976-1979. Gjatë kohës së regjimit të tij diktatorial janë vrarë mbi 3 milionë kamboxhianë. Sipas të dhënave, në një qendër ku mbaheshin njerëz të arrestuar, janë torturuar dhe ekzekutuar rreth 15 mijë “elementë antiparti”, ku përfshiheshin edhe gra e fëmijë.
Prince japonez, Yasuhiko Asaka, i cilësuar si orkestruesi i masakrës së Nanjing, ku u vranë 200 -350 mijë civilë kinezë dhe ushtarë të dorëzuar. Robërit kinezë u torturuan, u dogjën të gjallë, u vranë me bajoneta në formë masive. Maskara ndodhi në vitin 1937, gjatë luftës së dytë kino-japoneze.
Radovan Karazhiq, politikani serbo-boshnjak është akuzuar për vrasjen e 20 mijë njerëzve gjatë luftës në Bosnje – Hercegovinë në vitet 1992-1995. I shpallur president i republikës serbe të Bosnje-Hercegovinës në vitin 1992, Radovan Karadzic akuzohet se ka urdhëruar gjatë luftës së Bosnje- Hercegovinës spastrimin etnik të myslimanëve boshnjakë.
Rafael Trujillo, president i Republikës Domenikane nga viti 1930 deri në vitin 1961, akuzohet për vrasjen e rreth 20 mijë haitianëve në vitin 1937. Kësaj i shtohet edhe një listë e madhe e disidentëve domenikianë dhe figura të opozitës, të vrarë gjatë regjimit të tij 31-vjeçar.
Ratko Mladiç, gjenerali serbo-boshnjak është ndoshta ndër vrasësit më të fundit të shekullit të XX. Ai është akuzuar për vrasjen e 8100 myslimanëve boshnjakë gjatë luftës në Bosnje-Hercegovinë në vitet 1992-1995, si dhe 10 mijë boshnjakëve të tjerë.
Sadam Hysein, ish-diktatori irakian është cilësuar si një nga vrasësit më të mëdhenj të shekullit të kaluar. Ai është akuzuar se gjatë regjimit diktatorial në Irak ka vrarë me mijëra njerëz, ndër ta shumë kurdë dhe shitë. Gjatë regjimit të tij diktatorial, Sadami eliminoi të gjithë kundërshtarët e tij politikë.
Sllobodan Millosheviç, i quajtur ndryshe si “Kasapi i Ballkanit”, është përgjegjës për vrasjen e 230 mijë njerëzve dhe shpërnguljen e nga trojet e tyre e 3 milionë të tjerëve. Në vitin 1989, Millosheviç merr postin e Presidentit të Republikës së Serbisë, të cilin e mban deri në vitin 1997.
Si bre, Enver Hoxhen ne e kemi disa here “hiro”!
Foton e tija e ruajme mbas shpine…??
Paste jeten e gjate kush e ka botue!
Kam vrejtje per kete shkrim, me shume merr ngjyre politike.
Nje here per te pase mundesi reference, duhet te ishte sqaruar se ky shkrim, eshte ndonje perkthim, apo liber qe zakonisht autore ne vite bejne sondazhe te tilla, me te dhena historike ne pergjithsi.
Shkrimi eshte kontradiktore, se ketu shohim emra personalitesh qe kane bere deme te medha ne njerzim; por po keta, ne nje liber tjeter dhe qe eshte ma percaktues duke i vene titullin 100 figurat me te shquara dhe me ndikim te njerzimit.
Dakort, se ketu nuk mund te paraqitet tabloja e tyre me nje shkrim si ky, dhe autori ka marre “ajken” e tyre ma te rrezikshem. Por, Lenini, Stalini, Mao Ce Duni, Hitleri, jane dhe ne librin e 100 figurave me te shquara te Botes, pra ma me ndikim, sic jane figura te fillozofise, shkences, teknologjise, artit dhe te muzikes!
Vendosja e emrit te udheheqesit shqiptare Enver Hoxha, me siguri qe behet nga nje kalemxhi mllefagji per te kaluaren e tij dhe nuk eshte aspak e argumentuar, ndoshta per shume arsye, kerkon me shume kohe per materiale te grumbulluara evidentike, nuk eshte gjykuar per krimet e tije, as i gjalle dhe as i vdekur dhe mbi te gjitha, ai eshte i paxhveshur nga dekoratat qe ka marre qe te luftes(hero i popullit), te punes( hero i punes socialiste) dhe me siguri dhe urdhera e medalje te tjera! Ne jemi nje popull i vogel, i paperfillshem aq sa jemi, por po te ishim nje popull i madh, Enveri futeshe ne figurat me me ndikim ne bote te populli i tij! Me ka rene rasti te shkoi ne Bukuresht ne vitin 1992, pyetja qe u kam bere shoqeruesve, ishte se a eshte vertete se jane vrare gjate revolucionit 50 mije veta, sepse ne kete e kishim lexuar ne gazetat shqiptare, ne lajme e amplifikime ne formen e tornedos dhe qe ishte pothuajse e para Rumania qe u perfshi ne revolucion. Ata pohuan se ishte nje genjeshter dhe kur pyeta se sa ushatark jane vrare ne mes njeri tjetrit(Ministria e Mbrojtjes me ate te Brendeshmen se kemi degjuar me mija vete? Ata, menjehere me thane se nuk eshte shifer e sakte dhe me njehere me dhane nje broshure qe une se kam ruajtur, por mbaje mend se ishin 863 veta. Po keshtu atje kishte dhe nje specifike se varret e ushtarakve ishin te vecanta nga populli dhe biles na derguan dhe te varri i Causheskut i varrosur ne keto parcela.
Nese eshte liber, 100 kriminelet me te medhenje te shekullit dhe ndoshta per pamundesi per tu vene ndonje ne kete shkrim, autori nuk ka vecuar ndonje nga Amerika, nuk ka pase? E dime nga historia dhe shkrime qe behen per terrorin ma te tmerrshem mbi dy popullsite e dy qyteteve japoneze qe hidhen dy arme te shkatrrimit ne mase ne Hiroshima dhe Nakasaki; dikush ka urdheruar dhe eshte popullsi civile e pambrojtur dhe jo e hedhur ne frontin e ndeshjes se dy ushtrive per t’i thene stop dhe per te perfunduar Luften e Dyte Botrore!
Shenim: Z. Dalip,e shikoni te nevojshme, me vendos shrimin e dyte se me doli nje rrjesht jashte radhitjes dhe nuk ka kuptim! Faleminderit!
Zoti Gjonaj,
Zgjohuni nga narkoza komuniste/bolshavike! Per fat te keq te Shqiperise dhe te kombit tone, diktatori Enver Hoxha ze nje vend te merituar ne listen e diktatoreve dhe gjakpiresve me te urryer te historise njerezore. Lista e krimeve te regjimit te tij cnjerezor eshte teper e gjate dhe e evdentuar mire. Mos u mundoni te mbroni dicka qe eshte e pa mbrojtshme dhe qe e ka denuar historia.
Natryrisht që gjatë një shkrimi; rastësisht ose nga mungesa e informative, shumë gjera lihen anësh. Unë sipas informative të mija dhe shumë të tillë janë në botë, që i kanë në dije. Krimineli më i madh në botë të viteve 20, fillon me cifutin Vlladimir Ilic Lenin. Së pari ai mbyti të gjithë Mbretërinë Ruse; formoi qeverinë cifute, ku ai u zgjodhë në krye të tyre; në emër të lirisë, në emër të regjimit bollshevik, vrau mbi 15 milionë fshatarë të Bashkimit Sovjetik. Në plan ka qenë Gjermania, që në emër të socializmit, revolucionit bollshevik, që të përfshihen në atë system të mjerë. Nuk pati sukses; gjermanët ruajtën sistemin kapitalist; Hitleri ishte si kundër-përgjigje për eleminimin e 15 milionëve, dhe sjellejn e komunizmit në shtetin e tij.
“Rumunet qenkan te zgjuar. Ju Mark Gjonaj sa te paskan pare, te paskan njohur ne fytyre se je pasues i Enverit, prandaj dhe te kane cuar tek varri i Çausheskut.” Aty e keni vendin vendin juve.”