“14 veç dhëndër në Nju Jork”,i autorëve Skifter Këlliçi dhe Zylyftar Plaku, roman humoristik, mbshtetur në komedinë e famshme të çajupit “14 vjeç dhëndër në Nju jork ‘dhe ‘Pas vdekjes’…/
-Vërtet nuk ke ndërmend te punosh? – e pyeti Marga.- Mos dashke të firosësh edhe ato para që të kanë ke ruajtur nga shitja e vreshtave.
Vangjeli e priste këtë pyetje, dhe ,megjithatë kruajti kokën dhe ngriti sytë në tavan, thua se atje do të gjendte përgjigje.
-Nuk ta kam thënë këtë që bluaj prej kohësh në mendje, por ja ku erdhi dekika, -i tha pas një ngurrimi jo të vogël .- Do të martojmë djalin, Gjinin.
Tana sa nuk shqeu sytë nga habia.
-Gjinin the?
Vangjeli tund kokën.
-Gjinin që është 14 vjeç?!
Vangjeli tundi sërishmi kokën.
– Ku është parë e degjuar që një djale kaq i mitur të bëhet me grua?! Dhe me ke menduar ta martosh? Me nje vajze 10-12 vjeçe që luan me kukulla, si vetë Gjini shpatash?
-Jo, me një vajzë të…të madhe.
-Me te madhe se ai vete?
Për të tretën herë Vangjeli pohoi me kokë
-Dhe kush na qenka kjo?
-Lena e Grigorit.
Tana ia plasi gazit.
– Cila, more Vangjel, Lena, qe e kemi rritur si ta kishim çupën tonë, që e kam mbajtur për dore kur nisi të ecte? Ajo të jetë e gruaja e Gjinit tonë miturak?
– Përse me flet broçkulla, Tanë. Gjini duket si 18 vjeç djalë. Lena është, 20.. .Po ja do të rritet djali ynë,shpejt do t burrërohet. I bëshem dhe i fortë nga lart dhe… nga poshtë.
Tana nuk ia ndante sy të gjithnjë e habitur.
– Ç’më veshtron ashtu? Të thashë, djali është i bëshëm gjithandej.
-Leri këto marrëzira, Vangjel,- i tha Tana vrazhdë. – Gjini është akoma vocërrak dhe me shtat duket si vëllai I vogëlth i Lenës. – Por ti po flet si i pirë. – Nuk jam fare i pirë, dhe po i them këto fjalë me mend në kokë.
-Po se çfarë përgjigjeje do të na japë Grigori dhe gruaja e tij, Marga, për këto ukubete që nxjerr nga goja, a ke menduar?
Si ndenji një copë herë si guak, Vangjeli ia ktheu: -Edhe këtë e kam menduar…. Po të bëj një pyetje: “Me ç’ çpara erdhi Grigori këtu në Amerikë? Kush ia dha?”.
– Me para nga të tuat., -iu përgjigj ajo -Dhe ti pandeh se ia kam falur?
– Jo, i ke thënë të na i kthejë, kur te mundet dhe me kamatë.
-Dhe kanë kaluar tre vjet që jemi këtu në Amerike dhe ai nuk na ka kthyer as edhe një kacidhe?!
-Po nuk i ke vënë litarin në fyt, se fqinjë të mirë kemi qenë dhe jemi. Pale, vajzen e tyre e kemi si tonën.Vangjeli heshti.
-Nuk ta kam thënë, -zuri t’I ithoshte së shoqes,- por një ditë si nëpër dhëmbë Grigori më permendi borxhin. Më tha se ja, sapo çupa të fillonte punë, ai do të niste të ma shlyente dalëngadalë. Dhe nuk ka si të bëjë ndryshe, se une, siç po them edhe tani,nuk kam më takat të rropatem dhe të jap frymën e fundit nëpër fabrikat e Nju Jorkut. Ndaj Gjini martohet me Lenën, që vjen në familjen tonë; punon kështu për shtëpinë, por edhe për mua. Apo nuk do të ketë goxha rrogë… …financiere, që për disa javë po mbaron edhe shkollën!.
-Dhe ti i shtyn kështu borxhin?…
-Po edhe ia shtyj, -iu përgjigj Vangjeli.- Por për të falur nuk ia fal, se borxhin nuk e tret as dheu. -Dhe ti pandeh se Lena,vajzë me goxha shkollë, siç the edhe ti vetë, e bukur si drita e diellit, do të pranoka të kete për burrë nje çunak si Gjini ?
– Po ta përsëris, çunak, por punën e bën te madhe me atë…të perendise. Pa do t’i ngjisim dhe nje palë mustaqe, sa t’i rritet edhe atij qimja dhe do të na duket burrë e kaluar burrit.
Tana tundi kryet me trishtim dhe faqet e tulëta iu kuqëluan.
– Si nuk e kupton, mor Vangjel se kështu do të bëhemi gazi i botës – ofshani pastaj. – I cilës botë, të amerikanëve?! …ç’më bëre të shqyhem gazit.!..
S’ke faj ti se për ty Amerika është shtëpia, treni, restoranti ku punon dhe pastaj prapë treni, shtëpia, pazari, ku bën harxhet dhe së fundi, shtëpia. Shkurt, je prapa dynjasë….Po ta them unë se këtu në Amerikë një burrë, qoftë dhe vejan 80-e kusur vjeç me një tufë fëmijësh nga pas, merr për grua një çupë që sapo ka mbushur të 16 vjetët dhe askush nuk shkulet së qeshuri. Atëherë, përse do t’u habitka mileti se djali ynë u martuaka me një çupë që na qenkesh vetëm 6 vjet me i vogël se gruaja e tij? Por kur ai të bëhet 20 vjeç dhe e shoqja 26, do të habitet kush? Askush për perendi! Se ata, burrë e grua do të duken moshatarë, ndaj hidhi gunën këtij muhabeti.
– Po mërgimtarët shqiptarë që kemi këtu rreth e rrotull, ç’do të thonë? Se të tillë edhe ne dasmë do t’i thërrasësh.
– Gojët e liga do të thuash?
Të çirren sa te duan, se nje ditë do te shkalafiten dhe nuk do e pipetijnë më.
– Po Grigori me të shoqen e vet, Margën?…
-Me paratë qe u kam dhene borxh , i kam vënë nën zgjedhë,- u haharis Vangjeli duke mbledhur dorën grusht.
-Pu, pu, ç’na gjeti…- rënkoi Tana duke vënë duart në faqe.
– Hataja e zeze se martoke djalin?!…
-Po djali çilimi ç’do të thotë?
-Kush po e pyet djalin!. Nuk martohet ai, por e martojmë ne, dhe me kë të duam. Vetë e the pak më parë, se edhe ti u martove me mua, se kështu e donte e zakoni. Pastaj, kur te jetë ne dyshek vetëm me nusen, ky që thua ti, çilimiu, kur ta prekë atë në fytyrë, në, qafë, në gushë, dora do t’i vejë pastaj andej nga viset e poshtme të kurmit të saj , pa do t’i lëvizë edhe ai bishtuku poshtë të mbathurave, dhe pastaj do të ndodhë ajo që ndodhi kur u martuam dhe u shtrimë dhe ne në dyshek. E mban mend si përpëliteshe, moj?…
Pas këtyre fjalëve, Vangjeli ia nguli sytë, tundi kokën dhe qeshi me shpoti. Tana u nemit e turpëruar dhe vrenjt në fytyrë.
-Bëj si bëj, po më mirë shko vete te Grigori dhe Marga dhe kuvendo me ta, – i tha ajo prerë.- Mua mos me përziej fare në këtë mesele.
-Edhe ti bëj si të duash, moj grua, se kur kam bërë pa ty për halle kaq të mëdha që ka pasur shtëpia jonë, kështu do të bëj edhe tani. Se në fund të fundit jam burrë, i pari i konakut, ndonjë mendim të hedh edhe ty, por, për të vendosur, ama, vendos vetë!..