• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for November 2012

MIT’HAT FRASHЁRI “RIKTHEHET” NЁ NJU JORK PЁR 100 VJETORIN E PAVARЁSISЁ

November 11, 2012 by dgreca

Nga Ilir Hysa, Ph.D./

Nё kuadrin e Javёs sё Filmit Shqiptar qё po mbahet nё Nju Jork dhe  jubileut tё 100 vjetorit tё Pavarёsisё sё Shqipёrisё, tё Shtunёn mё 10 Nёntor 2012 nё Producers Club Theatres (358 W 44th St, New York, New York 10036), nё “shtёpinё” bujare tё vёllezёrve patriotё nga Lura piktoreske Alfred dhe Ernest Tollja, u shfaq dokumentari “Mit’hat Frashёri”. Ja si i ftonte bashkёatdhetarёt e tij pёr pjesёmarrje nё kёtё aktivitet, nёpёrmjet faqes sё tij nё Facebook, biznesmeni i suksesshёm dhe atdhetari Alfred Tollja:

“Historia e kombit shqiptar ka njohur shumё figura qё kanё luftuar e sakrifikuar pёr kombin, por tё rrallё janё ata qё kanё sakrifikuar pasurinё, familjen e deri edhe jetёn, jo pёr pushtet e para por pёr Shqipёri, e i tillё ishte Mithat Frashёri. Njё figurё qё shqiptarinё e kishte nё ҫdo hap tё jetёs sё tij, qё nga lufta ballkanike e kuvendi i pavarёsisё deri kur dha frymёn nga helmi komunist pak metra larg nga kёtu. Ёshtё njё detyrim i joni si shqiptarё nderimi e respekti pёr kёtё figurё tё ndritur tё shqiptarisё. Falenderime edhe zotit Lamaj pёr punёn e lavdёrueshme nё realizimin e kёtij dokumentari.”

Pra, dokumentari ёshtё realizuar nga ish-studenti i “Universitetit” tё Spaҫit, nacionalisti dhe veprimtari vlonjat, zoti Pёllumb Lamaj. Zoti Lamaj ka pasqyruar me ndjenjё tё thellё nё kёtё dokumentar jo vetёm figurёn prej kollosi tё Mit’hat Frashёrit, por edhe rrjedhёn kronologjike tё ngjarjeve tё mёdha historike nё tё cilat, pa pёrjashtim, konstatohet pjesёmarrja dhe ёshtё lёnё vula e patriotit, djalit tё Frashёrit tё Pёrmetit, birit tё Abdylit dhe nipit tё Naimit e Samiut, Mit’hat Frashёrit. Testamenti i Mit’hat Frashёrit pёr ti lënё shtetit shqiptar pasurinë e tij, të tundshme dhe të patundshme me qëllim krijimin e një instituti albanologjik në Tiranё, i cili do të merrej me studime në fushën e historisë së Shqipërisë, ёshtё dёshmia mё e qartё e njё zemre e cila rrihte pareshtur pёr atdhe. Ajo ёshtё dёshmi e njё zemre qё jo vetёm mori pjesё me zell dhe pёrkushtim nё ҫdo ngjarje madhore tё atёhershme tё Shqipёrisё, por edhe dёshmi e njё zemre qё shqetёsohej pёr fatin e mёmёdheut pas ndarjes sё tij nga jeta.

 

 

Botimi i gazetës “Liria” në Selanik, pjesëmarrja dhe zgjedhja Kryetar në Kongresin e Manastirit, zgjedhja Ministër i Botores në Qeverinë e Ismail Qemalit,  detyra e Ministrit Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Athinë, botimi i revistës “Diturija” dhe themelimi i librarisë “Lumo Skëndo”, themelimi i Partisë së Ballit Kombëtar, botimi i “Kalendari Kombiar”, dhe biografia kushtuar Naim Frashërit janë vetëm disa nga kontributet politike, atdhetare dhe letrare të njërit nga firmëtarët e pavarësisë, birit të Abdyl Frashërit, nipit të Samiut e Naimit, birit të Janinës shqiptare.

Pёrveҫ fakteve historike tё paraqitura nё rrjedhё kronologjike, dokumentari pёrmban edhe zёrin origjinal tё Mit’hat Frashёrit duke folur nga radioja e shёrbimit British Broadcasting Corporation (BBC) nё 26 Gusht 1949 rreth jehonёs qё shoqёroi krijimin e Komitetit Shqipnija e Lirё. Ai flet aty se si rruga pa krye ku e kish futur Shqipёrinё komunizmi, po rriste dita-ditёs ndёrgjegjёsimin dhe revoltёn popullore.

Aktiviteti u ndoq me shumё interes nga tё pranishmit. Ata duartrokitёn gjatё mbylljen e filmit sikur donin tё pёrҫonin mesazhin se balta qё hodhi diktatura komuniste mbi Mithat Frashёrin dhe lёnia nё harresё e tij gjatё tranzicionit 22 vjeҫar nuk justifikohen nё asnjё mёnyrё. Nё biseda me njёri-tjetrin, pas shfaqjes sё dokumentarit, disa prej pjesmarrёsve vunё nё dukje nevojёn imediate pёr t’iu transmetuar brezave tё rinj historinё e vёrtetё, tё pahelmatisur nga propaganda e kuqe sllavo-komuniste. Ata falenderuan zotin Lamaj pёr kёtё realizim me kaq vlera dhe vazhduan bisedat rreth nevojёs pёr njё rivlerёsim tё historisё qё iu mёsohet brezit tё ri. Zoti Lamaj falenderoi tё pranishmit pёr pjesёmarrjen dhe theksoi se ka ardhur koha qё shqiptarёve t’iu tregohet historia e vёrtetё. Ka ardhur koha qё ata tё cilёt diktatura i etiketoi padrejtёsisht si armiq dhe tradhёtarё tё marrin pёruljen dhe nderimin tonё mё tё thellё pёr shёrbimin qё i kanё bёrё kombit. Ka ardhur koha, tha ai, qё heronjtё tё quhen heronj dhe tradhёtarёt tё quhen tradhёtarё. Zoti Lamaj ёshtё autor edhe i dokumentarёve tё tjerё si “Spaç-Simboli i Qёndresёs Antikomuniste” dhe “Gёrhot”. Pёr tё interesuarit, dokumentarёt e zotit Lamaj mund tё gjenden nё internet (Youtube). Dokumentari “Mit’hat Frashёri” ёshtё i ndarё nё 4 pjesё dhe mund tё gjendet nё adresёn http://www.youtube.com/watch?v=SY9ENozyQeo.

Nё pёrmbyllje, duhet thёnё se duke nderuar Mit’hat Frashёrin ne nderojmё veten. Nё tё kundёrt, heshtja tregon se jemi njё shoqёri e zhveshur nga vlerat universale tё cilat bazohen nё bindjen se ata qё shkrijnё jetёn pёr atdheun meritojnё nderim dhe mbeten heronj nё memorjen kolektive tё shoqёrisё. E thёnё ndryshe, ne rrezikojmё tё quhemi njё shoqёri mosmirёnjohёse, madje ende mё keq, tёrёsisht e zvetёnuar dhe hipokrite. E kush tjetёr qё qёndroi nё krah tё Ismail Qemalit nё shpalljen e pavarёsisё, mё shumё se Mit’hat Frashёri, meriton respekt nё kёtё 100 vjetor tё Pavarёsisё?

Manhattan, New York – 10 Nёntor 2012

Filed Under: Kulture Tagged With: Ilir Hysa, kthehet ne NY, Mit'hat Frasheri

FESTOJMË 100 VJETORIN ME 25 NËNTOR

November 10, 2012 by Administrator

Njoftohet komuniteti shqiptar se me 25 nëntor, ora 6 e 30, në MAESTRO’S, Federata Panshqiptare e Amerikës së bashku me Bashkësinë shqiptare dhe Shërbimet Diplomatike Shqiptare NE USA festojnë 100 vjetorin e Pavarësisë.

Argëtojnë:Grupi i Merrita Halilit e Raif Hysenit si dhe këngëtarë të tjerë të komunitetit

Bileta Hyrëse: $80 Fëmijët $ 40

KOMISIONI

 Kontaktoni 718.365.9900 per bileta/rezervime ose me shume informacion.

Filed Under: Featured

MUNDESI SHQIPTAR FITON MEDALJEN E BRONXTE NE NJU JORK

November 10, 2012 by dgreca

NYC Athletic Club” në New York, u zhvillua Turneu Ndërkombëtar i Mundjes së Lirë dhe Greko Romake, në të cilin është përfaqësuar edhe Shqipëria me dy mundës/

 – Mundësit Shqiptarë valëvitën flamurin kuq e zi – Ergys Mirukaj i peshës 84 kg u rendit i treti duke marrë medaljen e bronxit/

 Nga BEQIR SINA, New York City/

NEW YORK CITY : Dje, në New York, ka përfunduar Turneu Ndërkombëtar i Mundjes së Lirë dhe Greko Romake, në të cilin është përfaqësuar edhe Shqipëria me dy mundës. Në tapet duke mbrojtur ngjyrat kuqezi ka demostruar një nivel mjaft të mirë, dy mundësit kuqezi Meraldo Mirukaj i peshës 74 kg. dhe Ergys Ndoka i peshës 84 kg. I pari megjithëse ka pasur një short të vështirë, teksa ka qenë përballë dy mundësve nga më të mirët e këtij turneu – prapëseprapë bëri një paraqitje të fortë, megjithëse njërën prej tyre e humbi, dy i fitoi dhe humbi duelin e fundit.

 

        Diferencat e mundësve kuqezi ndaj kundërshtarve të tyre, nuk kan qenë të mëdha në raunde – ku që të dy mundësit shqiptarë arritën sipas sistemit të kulafikimit deri në çerekfinale, duke kaluar me vështërsi edhe mundës shumë cilësor në arenën ndërkombëtare. Kurse Mirukaj në peshën deri në 84 kg. ka qenë në një përballje mjaft të suksesshme, teksa zuri vendin e tretë dhe u nderua me medaljen e bronxit.

       Avni Hasa, anëtar i komitetit drejtues të FSHM-së, në cilësinë e shefit të delegacionit shqiptarë janë pjesmarrësit e Turneut Ndërkombëtar të Mundjes Greko Romake – zhvilluar në palestrën e ” NYC Athletic Club” në New York, të premten në 9 nëntor 2012, së bashku me dy sportistat e dalluar të ekipit kombëtar shqiptarë, përkatësisht  Meraldo Ndoka dhe Ergys Mirukaj – duke arritur dhe obekjtivin e tyre e bërë paraqitjen më të mirë deri tani, në këtë turne nga mundësit shqiptarë në New York.

    Turneu Ndërkombëtar i Mundjes Greko Romake – zhvilluar në palestrën ” NYC Athletic Club” në New York, e premte 9 nëntor 2012 : në vend të parë Japonia, në vend të dytë SHBA dhe në vend të tretë Shqipëria – Ergys Mirukaj, për peshën 84 kg u rendit i treti duke marrë medaljen e bronxit

 .

   Ky aktivitet tregoj edhe një herë një nivel të lart, për nga ana e cilësisë përgatitjes së madhe dhe konkurimit ndërmjet shteteve, dhe u dallua nga pjesmarrja e madhe dhe mundësve cilësorë – Shtetet pjesmarrëse erdhën në New York, në Turneun Ndërkombëtar të Mundjes së Lirë dhe Greko Romake – organizuar nga Federata e SHBA të Mundjes (United States of America Wrestling Federation), që të prezantoin mundësit e tyre më të mirë –  kampion ndërkombëtar, Aziatik, Europian dhe Botëror,, dhe fitues të medaljeve në Lojrat Olimpike Verore –

 

   Turneu i mundjes në New York, për ekipin e Shqipërisë, është shumë i rëndësishëm, këtë fakt e ka pohuar edhe zoti Avni Hasa, anëtar i komitetit drejtues të FSHM-së, i cili tha se pjesmarrja e dy mundësve shqiptarë, në turneun e New Yorkut, natyrisht që sjell një zhvillim dhe u jep mundësi këtyre dy sportistëve, për të arritur rezultate më të larta, edhe në aktivitetet e ardhëshme që na presin në arenën ndërkombëtare, siç është kampionati Europian në mars 2013.

 

         Zoti Hasa, i tha gazetës Bota Sot, se : “Duke parë përbërjen e këtij turneu prestigjoz që zhvillohet për çdo vjet në qytetin e New Yorkut – Shqipëria, merr pjesë pothuajse rregullisht për çdo turne këtu në New York,(por për ne, është, hera e parë me këta dy mundës : Meraldo Ndoka, i peshës 74 kg dhe Ergys Mirukaj, i peshës 84 kg), duke u vënë përball me ekipe kombëtare të mundjes të SHBA, Kanadas, Bullgarisë, Kazakistanit, Iranit, Japonisë, Kinës, Meksikos, Rusisë, Porto Rikos, Francës, e të tjerë., ekipe kombëtare këto, që janë mjaft të njohura në botën e mundjes. Sportistët, tanë përballë “vështërsisve”, u munduan dhe luftuan në tapet të tregojmë vlerat më të bukura të këtij sporti burrërorë shqiptarë, edhe në arenën ndërkombëtare, për të rritur konkurecën dhe nivelin e mundjes shqiptare në botë”.

          Paraqitjen e dy mundësve shqiptarë në këtë turne zoti Hasa, e vlerësojë si të suksesshëm, megjithëse ata morën vetëm një medalje –  Kualifkimi i tyre deri në çerek finale, tha zoti Hasa ishte patjetër një arritje e shkëlqyer dhe një ndër obejktivat tona  përballë kësaj konkurrence shumë të vështirë dhe mjaft të fortë – ku “mund të them tha ai se edhe referet ishin “kundër” nesh . Hasa, dallon tek dy sportitët shqiptarë shpirtin e lart të garës dhe krenarinë për të përfaqësuar sa me më dinjitet ngjyrat kuq e zi, edhe në këtë aktivitet ndërkombëtar, ku morën pjesë më shumë se 20 ekipe nga shtete të ndryshme të botës, i cili përkoi edhe me 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

 Dhe i bëri sportistët tanë edhe me krenar në këtë aktivitet teksa ata valvitën dhe ngritën lart flamurin e Shqipërisë – flamurin kuq e zi!

      Avni Hasa, anëtar i komitetit drejtues të FSHM-së, theksojë se Ergys Mirukaj i peshës 84 kg. për vitin 2012  ashtu si edhe Ndoka kan treguar në çdo turne një përgatitje mjaft të mirë, duke arritur rezultate të mira garë pas gare. Ata të dy njëhereshti janë edhe mundësit më të mirë shqiptarë në peshat e tyre aktualisht, e kan nisur mbarë këtë vitë – qysh në garat në Bullgari, ku Mirukaj mundi kampionin olimpik, më pas kampionin e Europës, dhe për një përqindje shumë të vogël pikësh nuk arriti të kualifikohen për në Lojarat Olimpike Verore të Londrës 2012.

      Ndërkohë me këtë turne, me Mirukajn – shtoi ai jam shumë i kënaqur mbasi ai arriti të kalojë me sukses turin e parë , të dytë dhe të tretë – ndërsa humbi në çerkfinale – për të konukruar në fund – për një medalje për vendin e tretë, medalje të cilën ai e fitojë duke zënë vendin e tretë – 

      Ndërkohë, tha ai kam fjalët më të mira edhe për mundësin tjetër Meraldo Ndoka i peshës 74 kg.- i cili është një mundës i talentuar dhe mjaft i suksesshëm si në Shqipëri dhe në arenën ndërkombëtare, megjithëse, sot ishte i “pafat” mbasi nuk e kaloi turin e parë në grup – por, ai u kualifikua në sistemin tjetër të kulifikimit atë për në çerekfinale. Megjithëse nuk mori medalje ai duhet inkurajuar dhe përgëzuar për rezultatin e arritur dhe shpirtin e lart të garës deri në fund duke mos u “dorzuar”.

 

       Si konkluzion tha Hasa dua të vë në pah se që të dy sportistët duke parë moshën e tyre të re nga 24 vjeç dhe paraqitjen e tyre të treguar në këtë turne, mendojë se ata premtojnë shumë për të ardhmen e sportitit të mundjes, – Teksa, ne arritëm një nga pikësynimet dhe njërin prej obejktivave  tona edhe këtu në New York, që të arrinim të merrnim të paktën një medalje, dhe të bënim një paraqitje mjaft të bukur .

    Pjesmarrjen tonë dhe valvitjen e flamurit kuq e zi – delegacioni i Shqipërisë e sheh si një dhurat të bukur të sportit që ne përfaqësojmë në New York, në Turneun Ndërkombëtar të Mundjes së Lirë dhe Greko Romake, për ata mbështetësit tanë që na inkurajuan në turne – por edhe për të gjithë bashkëatdhetarët tanë, në Shtetet e Bashkuara për 100 Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, deklaroi në mbyllje të këtij aktiviteti Avni Hasa, anëtar i komitetit drejtues të FSHM-së, shefi i delegacionit shqiptarë janë pjesmarrësit e Turneut Ndërkombëtar të Mundjes Greko Romake – zhvilluar në palestrën e ” NYC Athletic Club” në New York, të premten në 9 nëntor 2012

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Athletic Club, Beqir Sina, mundesit shqiptar

KUSH E SHKATRROI SHKODREN, KOMUNIZMI A FANATIZMI ?

November 9, 2012 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI/

NE FOTO: ISH SHTEPIA MUZE E LUIGJ GURAKUQIT/

Isha tue ecë në bulevardin e Tiranës krejt vetem e tue mendue…mbeta i vogel pa e njoh as Baben nga lufta…mbetem pa shtëpi e shkollë…nën tehun e mprehtë të “Luftës së kllasave!” Kur nga larg më thirri një mik, B.S., me të cilin ishim njohë në 1965…Ai asht me origjinë nga Gjinokastra dhe mik i mirë i imi Musliman, jeton në Tiranë.

I tregova se ku po fluturonte e shkreta mendje! Më shikoi me keqardhje dhe gati tri orë kemi bisedue se kush e shkatrroi Shkodren, komunizmi, apo fanatizmi anadollak?!

Kur u themelue PKSh u eleminue grupi komunist i Shkodres dhe me ta edhe shumë komunistë Ortodoksë, se nuk pajtoheshin me qellimet shoveniste sllave. Ata që u pajtuen me politiken e Enver Hoxhës, si katolikë e muslimanë, pa kalue as tre – kater vjet, u zhdukën nga faqja e dheut e ngordhën ndër burgje e interrnime. Edhe ndonjë që mujti me shpetue shihej tue ecë e tue sjellë koken mbrapa se i dukej se po e ndiqte hija e vet.

Të vetmit që mbijetuen ishin ata që ishin të lidhun me sigurimin e shtetit. Ndersa pjesa tjeter vazhdonte ndër vende pune të rendomta e krejt pa vlerë. Mbizotnonte klasa puntore dhe ushtrija e arsimtarëve, që u shkoi jeta ndër biçikleta e fshatra…Vorfnia ishte e pranishme dhe e tejskajshme kudo në qytete e fshatra…Radhat e bukës nuk zhdukeshin, vazhdonin!..

Shkodra nuk u mjaftue vetem me 26 burgje e hetuesi…por edhe një farë dyndje oficerash sigurimi, policije, ushtrije nga Jugu dhe krahinat e Kukësit e të Peshkopisë, që u ishin krijue të gjitha kushtet e jetesës ndër shtëpijat e “anmiqëve të popullit”, tregtarëve, që ishin tue hanger dajak me dorzue arin, shtëpijat e kishës, po edhe nder banesa që atyne u pelqenin dhe ishin komode për atë kohë. Pronari lajmohej që mbrenda dite duhej lirue shtëpija ose dhomat ku do të banonin oficerët dhe të nesermen aty ishte “pronari i ri”. Ka edhe sot shtëpija në Shkoder, që njihen me emnat e atyne që erdhën me punë në sigurim, apo kuadro partije, si bie fjala “shtëpia e Hilmi Seitit”…etj. Pronari i vertetë u harrue pergjithmonë!

Mbas vitit 1946 – 48 elementi katolik pothuej u fshi nga të gjitha institucionet e sigurimit dhe të pushtetit lokal. As nuk bahej fjalë për sekretarët e parë të PPSh apo nder komitete ekzekutive me pasë në pozitat e randesishme shkodranë katolikë. Ndersa sigurimi i shtetit mbas viteve 1950 nuk kishte asnjë oficer katolik, ndersa në polici mund të kishte ndonjë fshatar që ishte sjellë nga ndonjë zonë e thellë malore ku kishte dhanë prova “besnikërije” tue spijunue ndonjë rrezikzi, që në tentativë arratisje prej tij, kishte perfundue në kampet e shfarosjes…

Nga elementi anadollak kishte edhe oficera hetues apo shefa seksionesh e ndonjë kishte mbërrijtë edhe nder podrumet e ministrisë së mbrendshme për kontributin e tij që kishte dhanë kur asht kenë hetues, torturues apo shef seksioni në sigurimin e Shkodres. Këta hora e vagabonda nuk i perkitshin familjeve shkodrane. Shumica ishin t’ardhun apo që me lidhje martesore i kishin futë në sherbim të sigurimit edhe miqtë e tyne.

Komiteti ekzekutiv, i rinisë, bashkimet profesionale etj. ishin pothuej të gjithë në duertë e turkoshakëve, që shtriheshin deri tek drejtorët e ndermarrjeve, sekretarët e partisë punës, shefat e kuadrit, pergjegjsat e reparteve dhe operativat e sigurimit të ndermarrjeve, që kur kishin rasen të bajshin gjamen e të fshinin nga faqja e dheut me 10 apo 20 vjet burg…

Në degen e mbrendshme të Shkodres kishte edhe një “Seksion Katolik”, që e pata mësue se ka kenë nga z. Gjon Ljarja aty nga viti 1993. Të gjithë shefat e atij Seksioni nga 1946 janë kenë oficera anadollakë, antishkodranë të betuem. Asnjë qytet tjeter, tue perfshi edhe kryeqytetin Tirana, nuk kanë pasë një Seksion të tillë, e per çudi nuk dihet se ka ekzistue një Seksion i tillë as per muslimanë e as per ortodoksë as nder qytete të tjera.

“Seksioni Katolik” i sigurimit të shtetit në Shkoder asht kenë i vetmi në Shqipni, ashtu si “Muzeu Ateist” i Shkodres, që ishte i vetmi në Botë…As “Seksion Katolik” nuk e besoj se ka kenë në ndonjë shtet tjeter komunist të Europës…Nuk shpjegohet prej ndokujt se kush e “krijoi”, por dihet se aty mendohej, trillohej, shpifej, krijohej, flitej, diskutohej, projektohej, aprovohej, planifikohej, vendosej dhe zbatohej çdo ide që mund t’i shkonte nder mend Enver Hoxhës dhe pasuesve të tij kundër Klerit Katolik Shqiptar, inteligjencës Katolike, qytetarëve të thjeshtë apo fshatarëve të varfen, të cilet porsa hynin në projektin e zhdukjes nga “Lufta e kllasave”, ishin në programin e GJENOCIDIT që do t’i ndiqte për 47 vjet pa asnjë nderpremje nga dita që kishte fillue hapjen e “dosjeve” të para me të Ndjerin Dedë Coku… me 29 nandor 1944.

Me zhdukjen e inteligjencës Katolike ajo menjëherë u zevendsue nga një grup i njohun servilash anadollakë, që u ba aq i neveritshem, sa edhe sot në familjet tradicionale shkodrane të besimit Musliman, Ortodoks dhe Katolik të Shkodres, ata konsiderohen agjenta të sigurimit, të cilëve për kontributin e dhanun në këte institucion “partia” u dha tituj “dr.prof… e deri shefa të katedrave e docenta” të universiteteve apo mejtepeve të Enver Hoxhës. Këta u pajtuen edhe me vendimet e Kongresit të drejtshkrimit në 1972, ku bashkë me “vllaznit” kosovarë, eleminuen perfundimisht Gjuhën Gegënishte, vetem e vetem me zhdukë 70% të letersisë Gege. Shkollat e kuadrot e pergatituna në Perëndim u zhduken tue marrë me vete jo vetem Katolikët, por edhe Muslimanët e kryesisht ata studentë që shkollat e mesme i kishin krye në gjimnazet e Shkodres, kjoftë edhe até shtetnor. Ka pasë familje muslimane shkodrane që miqsinë apo lidhjet  tradicionale të qytetit i kanë pague aq shtrejtë, sa familjet katolike. Ka qytetarë Muslimanë që janë pushkatue vetem se kanë perfundue shkollat në shtetet Europjane Perëndimore. I Ndjeri Osman Kazazi, bani 42 vjet burg e interrnim pse kje dy vjet nxanës tek Gjimnazi i Fretenëve.

Perballë Gjenocidit komunist kunder Klerit Katolik Shqiptar, ku gjeten vdekjen mizore mbi 61 Klerikë dhe 70 tjerë u arrestuen e vuejten deri në 20, 25, 38 dhe 39 vjet burg, asht  shumë domethanës fakti që perballë këtij rrebeshi antikatolik, nuk u pushkatue asnjë nga Kleri Musliman i Shkodres dhe as nuk dihet se ka vdekë ndonjeni nder kampe shfarosje.

Si shpjegohet ky fakt sot nga historianët apo studjuesit e Gjenocidit antikatolik?

Nëse komunistët luftonin të gjitha Besimet njëlloj, si nuk u pushkatue të pakten një Hoxhë nga Besimi Musliman, në qytetin e Shkodres?

Nëse Kleri Katolik ishte “agjent” i Vatikanit a i ndonjë shteti Perëndimorë, Italisë, Francës etj., si shpjegohet që në 47 vjet diktaturë komuniste, asnjë hoxhallar nuk u akuzue agjent i Turqisë, Egjiptit, Iranit apo Afganistanit? Kush ishte që e mbështeti dhe nuk e preku me dorë Klerin Musliman në Shkoder, PPSh apo sigurimi i shtetit, që i sherbenin edhe shteteve fqinjë?..

Kjoftë PPSh apo sigurimi i shtetit, të dy institucionet që kanë ushtrue Gjenocidin kunder Katoliçizmit në Shkoder, ishin organe të diktaturës komuniste vetem në duert e elementave fanatikë anadollakë, që nuk kishin në trupin e tyne asnjë pikë gjak shqiptari.

Unë do të tregoj një ngjarje në burgun e Kishës së Fretenëve në Gjuhadol në vitin 1947. Mbasi hetuesi Pjerin Kçira torturon për vdekje Hafiz Dergutin, del nga biruca e tij dhe takohet në korridor me Dulaç Lekiqin, të cilit i thotë: “Merre Hafizin e hidhi një kovë ujë se asht pa ndjenja!…” Dulaçi i pergjegjet: Këte që ke ba sot mos e persërit ma, Pjerin, po deshte me torturue, shko e rrah ata Priftit tuej. Hoxhallarët mos i prek me dorë, se me ta merremi né e nuk asht nevoja me i torturue ti…A more vesht?” Këte dëshmi e dij nga një bashkvuejtës i asaj kohë, që asht torturue si pak kush, i Ndjeri Ragip Meta. Emnat e këtyne katilave mund t’i gjeni në rregjistrat e “të dekoruemëve hero i popullit ose nderi i kombit…” për veprat e tyne në sherbim të Gjenocidit antikatolik, që edhe sot prap vazhdohet vepra e tyne nga trashigimtarët… Ishte një llom i tanë që kishte invadue Shkodren. Disa nga fanatikët anadollakë shkodranë u ndihmuen dhe shprazen vnerin e tyne kunder elementit katolik të perkrahun dhe të siguruem nga një mori horash e terroristësh toskë, të sjellun në Shkoder nga Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Koçi Xoxe, Ramiz Alia, Haxhi Lleshi, Kadri Hazbiu, grupi vëlleh i gjykatësëve etj. Vandalizmi në qendrat kulturore, muzeumet dhe bibliotekat e institucioneve fetare e private, shpronsimet dhe vjedhjet e rezervave të arit, pasunisë private, shtetizimet, zhdukjet misterioze të tyne apo djegëjet e tyne bashkë me Pazarin e Vjeter, që ishte ndër tre ma të vjetrit në Ballkan, janë flaka zhdukëse e traditës kulturore e qytetare. Shkatrrimet e institucioneve fetare katolike nder ma të vjetrat dhe të pasunat në Europë e deri tek shembja e shtëpisë së Atdhetarit Demokrat Luigj Gurakuqi, të pashoq në Historinë e Popullit Shqiptar…në këta vitet e fundit të “Demokracisë” (u mbajshin mend)…Janë deshmija e pakundershtueshme se: Fanatiku Enver Hoxha me pasuesit e vet, të vjeter e të rijë…jo vetem ka krye Gjenocid kundër Katolikëve dhe inteligjencës Atdhetare, por edhe ndaj të Gjithë Shqiptarëve që kanë mendue dhe punue per një Shqipni Europjane.

Dhe në mbyllje me 14 korrik 1990 Ramiz Alia porositë “pasuesit e vet”: “Nuk ka qytet tjetër ku vepron më tepër agjentura e armikut se sa Shkodra. Në Shkodër agjentura vepron shumë e organizuar, e ndërthurur. Atje ka agjenturë serbe, italiane, gjermano-perëndimore dhe franceze. Vatikani ka hedhur agjenturën e vet, prandaj, duhet ndenjur gjithmonë në tension dhe të rritet vigjilenca.” Kjo porosi perforcon até dëshmi rrenqethëse që ka thanë komunisti Sh.S., një burrë i sinqertë nga Shkodra, një mikut të vet: “Ai më tha, duke me pyetur se sipas meje: në cilen zonë, në cilin qytet, komunizmi ka qenë ma i ashpër? Unë, i thashë, mendoj se Vlona. Jo, më tha, aspak, Vlona ka furnizue me komunista Shqipninë, por komunizmi asht zhvillue ma egersisht në Shkoder, tamam tamam në lagjet tuaja, më tha e më shikoi drejtë e në sy dhe mandej m’ u kthye: Nuk e kena marrë teseren e partisë se e deshtem komunizmin, që nuk e kuptueme kurrë, por e morem se na erdhi rasti me nxjerrë shpaten e me ju shkatërrue ju. Kjo ishte andrra e gjyshave e baballarëve tanë. Partia e punës na e dha këte mundësi.”

Melbourne, Nandor 2012.

Filed Under: Opinion Tagged With: fanatizmi, Fritz radovani, Komunizmi, Luigj Gurakuqi

KUSH E SHKATRROI SHKODREN, KRAJL NIKOLLA ME TOPA, APO ENVER HOXHA ME HORA ?

November 9, 2012 by dgreca

Në 100 vjetorin e Pavarsisë…

 Nga Fritz RADOVANI/

NE FOTO:KISHA E VAUT DEJES 1967 /

Gjuhej me top Shkodra, gjuhej me top Rozafa, gjuhej me top Katedralja…e gjylet binin ku u mbushej mendja, veç kur hapej gropa e copat e mishit të njeriut fluturonin me buca dheu…

Kam lexue tre libra per “Rrethimin e Shkodres” të viteve 1912 – 13 të shkruem nga Gjino Berri, Don Ndoc Nikaj dhe At Justin Rrota, ku tregohet me saktësi ajo që ngjau nga shteti fqinj i Malit të Zi kunder një grushti Shqiptarësh, të pushtuem 500 vjet nga turqit, po që ishin zgjue nga gjumi në Prillin e vitit 1911, atëherë kur Dedë Gjo’ Luli me Trimat e Tij, e jo me pak gjak, ngriti në maje të Deçiqit Flamurin e Gjergj Kastriotit me Shqipen dykrenare.

Me daten 11 Nandor 1912 filloi lufta nga malazezët. Shkodra fillon shek. XX me “racion buke”, ndoshta pa u kujtue se ashtu do t’a mbyllte atë të zi shekull. Gjithshka rrokolliset poshtë në mjerim, skamje, uri dhe frikë. Buka, drutë dhe qymyri kontrollohen nga shteti turk, i cili i jep ata tue perfitue ryshfete të panjohuna deri atëherë. Ftyrat e qeshuna të shkodranëve hyjnë nën hijen e zezë dhe të pashpresë të tymit të zi, që shperthen bashkë me flaken zharitëse të predhave.

Me 12 Mars 1913 gjuhet me 20 predha Kisha e Madhe ku ishin të strehuem mbi 1000 vetë e ku humbin jeten 9 shkodranë. Mbrendë bie edhe zjarri. Me daten 14 bienë poshtë edhe dy kumbonë nga kompanjeli i gjuejtun me top dhe i kapun flakë. Lypsit e bukës janë në çdo qoshe.

Me daten 23 Prill 1913 Shkodra, e shterngueme nga uria, dorezohet… Një shkodran po lypte bukë. Një roje malazeze e sheh dhe e pyetë: “Sa lypë, pse nuk vret veten?”…Qytetari e sheh dhe i pergjegjet: “Nuk kam armë!” Gjendari i tha: “Na armen time!”…Shkodrani merr armen dhe vret veten. Gjendari merr iken kur e sheh të shtrimë perdhe…Shkodrani thrret: “Jepni armen atij gjendarit dhe falnderonje prej meje!” Gjino Berri shenon: “Mbrojtja ma e madhe e nacionalizmit ishin gjokset e shkodranëve…Të ngjeshuna dhe të papushueme ndiheshin qitjet e mauzerreve ruse me të cilat ishin paisë ushtarët malazezë.” Njerzit marrin iken… Qyteti vazhdon i robnuem.

Krajl Nikolla nuk bani luftë pa një qellim të vetin! Deshira e tij ishte që Shkodra të ishte kryeqyteti i Malit të Zi dhe jo larg mbasi të kanalizohej Buna, me kenë edhe porti detar ma i madh dhe ma i randsishem në detin Adriatik. Ai vdiq pa e realizue andrren e vet. Pengesa e tij e pakapercyeshme kje Austro – Hungaria, e cila jo vetem ndihmoi në formimin e një inteligjencës së mirfilltë në qytetin e Shkodres, por edhe krijoi kushtet e Pavarsisë në vitin 1913.

Mbas tradhëtisë së Esad Pashë Toptanit dhe vazhdimësisë së rrugës së Tij nga Ahmet Zogu, Shkodra ra në doren e zaptuesëve ilegalë, por të njohun dhe të perkrahun nga sllavët.

Në kjoftë se Krajl Nikolla mendoi me varë bashkpuntorin e Dedë Gjo’Lulit, klerikun At Mati Prennushi dhe i fali jeten me nderhymjen e At Gjergj Fishtës, Ahmet Zogu vari Don Gjon Gazullin dhe ishte i pangopun me vuemjen në litar të vetem “një” kleriku katolik Shqiptar.

Në vitin 1941 kur Enver Hoxha krijon PKSh, me porosi e nen drejtimin e Titos, premtimi i parë ishte shkatrrimi dhe mjerimi i pashembullt i Qytetit Shkodres, tue u konsiderue si qender e nacionalizmit dhe e katoliçizmit, po i cilsuem nga të dy palët “pengesa kryesore per triumfin e komunizmit në Shqipni…” sepse Atdhetarët dhe Kleri Katolik nuk pajtoheshin as me pretendimet e shovenistëve sllavë, as me pushtimin e Shkodres nga dora e tyne anadollake me masken komuniste të Titos dhe të Stalinit, i deklaruem “baba i pushtuesëve bolshevikë” të Popullit Shqiptar. Në vitin 1913, një nder lagjet ma të damtueme ishte ajo e Badrave, pra rruga ku kam lé, ku numroheshin afro 100 te vdekun nga malazezët. Në janarin e vitit 1945 vetem në Luften e Kelmendit kunder Atdhetarit Prekë Cali,
mbrenda muejt, komunistët Mehmet Shehu, Shefqet Peçi etj., kanë masakrue dhe vra 118 Malësorë që ua kanë tretë dhe trupat e Tyne nder prroska “me urdhen të shokut komandant”, siç ka deklarue tradhëtari vrasës komunist Koçi Xoxe.

Në 1913 gratë shkodrane që do të lindnin fëmijë u larguen nga Shkodra, per mos me pasë raste vdekjesh nga zhurmat e topave të malazezëve…dhe një nder Ata që ka lé në Vaun e Dejës në atë vit asht kenë Imzot Ernesto Çoba. Ndersa mbas vitit 1944, shefi i sigurimit të rrethit Shkodres, Zoji Themeli i thotë në hetuesi Prof. Sami Repishtit që “kur të permendet emri komunist do të bëjmë që të dridhet foshnja në barkun e nënës!”…Prandej edhe në Shkodren e dy vjetëve të pushtimit komunist, në vitin 1946, kishim 26 burgje të diktaturës komuniste, ku vritej e torturohej inteligjenca, tregtarët, studentët, djelmë e vajza të familjeve Atdhetare Shkodrane pa dallim feje, veç mjaftonte deklarata e “urrejtjes” antiatdhetare dhe plumbi të çonte në gropat e zeza të Zallit të Kirit… Nuk do të hy me shpjegue se çfarë bahej me qindra familjarë të Atyne Burrave që moren malet apo u arratisen me shpetue nga plumbi. Ata që u privilegjuen aso kohe ishin agjentët e sigurimit të shtetit, të kudondodhun dhe ndonjë komunist që kishte mbetë mbrendë në kurthën e tyne gjatë viteve të luftës e që pothuej të gjithë u zhduken deri 1954.

Në vitin 1967 nen masken e luftës kunder Fesë, Shkodra peson rrenimin ma të madh që ka pasë nder shekuj, tue u rikthye në një qytet ku mbizotnonte vorfnia, frika, padija dhe terrori. Drejtuesi fanatik anadollak Ramiz Alia drejton këte “Revolucion kultural” tue shkatrrue të gjitha objektet fetare dhe kulturore, ndersa ndaj Klerit Katolik, me porosi nga Enver Hoxha, ai ka krye  Gjenocid ndaj një grupi fetar e shoqnor të caktuem tue pushkatue dhe mbytë nder burgje vetem mbas vitit 1967 edhe 12 Klerikë Katolikë dhe tue denue e ridenue me shumë vite burg dhe interrnim edhe 23 Klerikë të tjerë, prej të cilëve ka nga Ata si Don Nikollë Mazrreku apo Don Mikel Koliqi, që kanë ba ma shumë se 37 apo 38 vjetë burg e internim…

Mbas vitit 1967 në Shqipninë e Gjergj Kastriotit nuk kishte ma Asnjë Kishë Katolike…

Ndoshta, as turqit, as shovenistët sllavë, dhe as kinezët nuk e kanë mendue këte…

Atëherë..!?

 

Filed Under: Histori, Opinion Tagged With: Fritz radovani, Kush e shkaterroi Shkodren

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  • 32
  • …
  • 44
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT