• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for December 2012

RETORIKA NACIONALISTE DESTABILIZON RAJONIN

December 14, 2012 by dgreca

Nga Aleksandër Arvizu*/

Kjo konferencë e duhur vjen vetëm pak javë pasi Shqipëria festoi 100 vjetorin e pavarësisë. Ky rast shumë i rëndësishëm shërbeu si një mundësi për të kthyer vështrimin pas në shekullin e fundit të ndryshimit siç u përjetua nga Shqipëria– dhe për t’u përsiatur mbi drejtimin e saj në të ardhmen.

Në vitin 1912 Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor po vuanin tmerret e Luftërave Ballkanike, dhe qenë në greminën e “Luftës së Madhe”, e cila do të vinte në lëvizje modelin për konflikt global në shekullin e 20-të. Paqëndrueshmëria e këtij rajoni ishte një faktor kontribuues për zjarret e mëvonshme që përpinë shumë shtetkombe dhe morën miliona jetë të pafajshme. Mësimi që oshtiu ishte ky: në kërkim të sigurisë botërore, asnjë rajon nuk mund të injorohet.

Le të ecim me shpejtësi përpara deri në ditët e sotme. Ndonëse mjedisi aktual i sigurisë ndryshon në mënyra të rëndësishme prej 1912-ës, drejtuesit shqiptarë dhe të tjerë drejtues ballkanikë ende kanë nevojë të përkufizojnë marrëdhëniet e vendeve të tyre me fqinjët përkatës dhe më gjerë më bashkësinë europiane. Sikurse në të shkuarën, Shtetet e Bashkuara qëndrojnë të gatshme t’ju ndihmojnë në këtë proces. Por, le të jemi shumë të qartë: udhëheqja dhe vizioni në fund të fundit duhet të vijnë prej Shqipërisë dhe vendeve fqinje të saj, veçanërisht prej drejtuesve të zgjedhur.

Muajin e kaluar, Ndihmës Sekretari i Shtetit Filip Gordon iu drejtua Këshillit të Atlantikut gjatë festimeve të 50-të vjetorit të tij në Uashington, D.C. Në fjalimin e tij ai tha “përparimi [në këtë rajon] varet nga gatishmëria e drejtuesve politikë për të kapërcyer gjërat që i dallojnë, nacionalizmin e ngushtë dhe ekonomitë e ngurta që nuk kanë vend në shekullin e 21-të”.

Tashmë kemi parë mënyrat me të cilat udhëheqja pozitive po bën ndryshimin. Rajoni i Ballkanit po përjeton aktualisht një periudhë relativisht paqësore dhe të gjitha vendet e Ballkanit – dhe sidomos Shqipëria– kanë kontribuar përtej këtij rajoni në operacione paqeruajtëse dhe stabilizimi tjetërkund.

Siguria dhe bashkëpunimi tjetër si qëllimi për ta çuar më tej integrimin

Më lejoni të adresoj një çështje që ka dalë në pah gjatë javëve të fundit, ajo e nacionalizmit. Ka mënyra për t’u marrë me trysnitë e vazhdueshme dhe kërcënimet e nacionalizmit. Njëra mënyrë është bashkëpunim sigurie i përmirësuar mes fqinjëve.

Bashkëpunimi i sigurisë ofron mjete shumë të prekshme dhe konkrete për krijimin e mekanizmave që frymëzojnë besim dhe nxisin bashkëpunimin. Ky bashkëpunim më pas bëhet themeli për një bashkëpunim dhe mirëkuptim më të madh rajonal.

Për shembull, gjatë dekadës së shkuar, disa vende të rajonit — Shqipëria, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina – kanë punuar së bashku drejt anëtarësimit në NATO, flamuri i NATO-s është pikërisht këtu në të majtën time, përmes Nismës SHBA – Karta e Adriatikut. Dy nga këto vende tani janë anëtare të plota Ngjizur si një mjet për të ndarë mësimet e nxëna nga reforma e mbrojtjes, “A-5” siç njihet zakonisht grupimi, dislokoi rishtazi një njësi të përbashkët trajnuese të policisë ushtarake në Afganistan nën drejtimin kroat — një arritje domethënëse dhe e lavdërueshme.

Ndërkaq, Shqipëria po drejton planet për të bashkërenduar më mirë përgjigjen ndaj emergjencave dhe përpjekjet e ndihmës për fatkeqësitë. Fatkeqësitë natyrore – qoftë nëse shkaktohen prej përmbytjeve, zjarreve në pyje ose borës së madhe – ndikojnë të gjitha vendet e rajonit dhe e bëjnë bashkëpunimin rajonal thelbësor.

Një fushë tjetër ku bashkëpunimi të shpie drejt sigurisë së përmirësuar është përmes shkatërrimit të municioneve dhe armëve të tepërta. Armët dhe municionet e vjetëruara, të paqëndrueshme, të ruajtura në mënyrë të papërshtatshme dhe jo siç duhet përbëjnë rrezik për çdo vend të rajonit. Shqipëria ka bërë përparim të madh në përpjekjet e saj për të eliminuar rezervat e mëdha të armatimeve ushtarake të tepërta. Ajo ka tani kapacitet që mund të ndihmojë vende të tjera të rajonit për të bërë të njëjtën gjë, duke rritur kështu sigurinë rajonale.

Së fundi, rritja e bashkëpunimit ekonomik mund të udhëheqë drejt përmirësimit të sigurisë. Propozime të tilla si Gazsjellësi Trans-Adriatik, njohur ndryshe si TAP, sikurse dhe rrugë e rrjete hekurudhore të përmirësuara, të tillë si Korridori 8, lidhin më mirë popujt dhe ekonomitë e rajonit, duke çuar drejt një integrimi më të plotë.

Shqipëria si një partner konstruktiv për rajonin

Megjithatë, trajektorja e përgjithshme pozitive e bashkëpunimit dhe integrimit rajonal, nuk është diçka që mund të merret për e mirëqenë. Disa aktorë shqetësues ose veprime të pavenda të ndërmarra për përfitim afatshkurtër politik, mund të çrregullojnë rajonin dhe të trazojnë tensione etnike ose fetare mes kufijve.

Rishtazi, Shtetet e Bashkuara kanë vënë re një rritje të pavend në retorikën nacionaliste këtu në Shqipëri, veçanërisht në javët që çuan drejt festimeve të 100 vjetorit dhe pasuan më tej.

Kjo retorikë kontraston dukshëm me rolin e përgjithshëm pozitiv që Shqipëria ka luajtur tradicionalisht në rajon, sidomos me popullsinë etnike shqiptare. Qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe partitë politike – përfshirë opozitën – kanë lëshuar në përgjithësi mesazhe të qarta, të përgjegjshme duke i inkurajuar popullsitë etnike-shqiptare që jetojnë jashtë vendit, të punojnë së bashku me qeveritë e tyre për të zgjidhur problemet e tyre.

Kohët e fundit, aktorë politikë të ndryshëm në Shqipëri kanë kërkuar të përdorin mesazhe negative të fokusuara në etnicitetin për qëllime të ngushta politike. Kjo është një lojë e rrezikshme. Tensionet etnike, nëse zgjohen njëherë, janë të vështira, nëse mos të pamundura për t’u parashikuar ose kontrolluar. Është e domosdoshme që personat përgjegjës të përmbahen nga ndezja e ndjenjave etnike, si brenda ashtu edhe jashtë Shqipërisë.

Retorika dhe veprimet nacionaliste, përveçse mund të destabilizojnë potencialisht rajonin, e dëmtojnë reputacionin e Shqipërisë. Për shkak të deklaratave dhe pohimeve të ndryshme të debatueshme, të bëra në prag të festimeve të 100 vjetorit, dy vende fqinje anuluan pjesëmarrjen e tyre në këtë ngjarje historike. Kjo mund të duket si një pasojë e vogël, për disa ndoshta si ato shënimet në fund të faqes, por është diçka që frenon marrëdhëniet, pengon komunikimin dhe bashkëpunimin dhe bën që zgjidhja e çështjeve të pazgjidhura të bëhet shumë më e vështirë. Dhe ne, Shtetet e Bashkuara, i kushtojmë vëmendje kësaj.

Kërcënimet e kohëve të fundit ndaj pakicës maqedonase në Liqenas nga disa individë të drejtuar gabimisht, është tërësisht e papranueshme dhe duhet të refuzohet kategorikisht prej të gjithë shqiptarëve.

Thirrja e fundit nga Aleanca Kuq e Zi për referendumin për bashkimin Shqipëri-Kosovë nuk i shërben as aspiratave të integrimit Euro-Atlantik të vendit, dhe minon përparimin e arritur për stabilitetin dhe paqen rajonale, dhe lëvizjen drejt integrimit europian.

Më lejoni të jem i qartë si kristali, absolutisht i qartë: Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e mbështesin ndryshimin e kufijve kombëtarë në rajonin e Ballkanit. Çdo përpjekje për ta bërë këtë, është kundërproduktive dhe destabilizuese.

Partitë politike dhe drejtuesit duhet të përqendrohen në atë që ata thonë se është e rëndësishme: integrimi Euro-Atlantik. Fjala për një “Shqipëri të Madhe” të rreme është një shpërqendrim nga problemet shumë reale me të cilat përballet Shqipëria sot, dhe votuesit nuk duhet të bien pré e kësaj.

Dialogu politik i Shqipërisë duhet të përmbajë një spektër zërash, por zëra që shprehin ide konstruktive për t’i sjellë së bashku njerëzit.

Ne besojmë se një lëvizje e re politike sikurse Aleanca Kuq e Zi, mund dhe duhet të luajë një rol të rëndësishëm dhe konstruktiv në politikën shqiptare.

Duke parë rolin pozitiv që Qeveria e Shqipërisë ka luajtur tradicionalisht në ruajtjen e marrëdhënieve të mira me fqinjët e saj, nxisim drejtuesit e saj që të jenë të qartë në këtë element. Zgjedhjet nuk duhet të jenë një justifikim për të dërguar mesazhe të përziera.

Gjithashtu, kërkojmë që politikanët dhe drejtuesit politikë të Shqipërisë nga i gjithë spektri, të ripërtërijnë përkushtimin e tyre për të përcjellë mesazhe të përgjegjshme ndaj të gjithë shqiptarëve.

Zonja dhe zotërinj, bashkëpunimi për sigurinë në Ballkanin Perëndimor gjatë dhjetëvjeçarit të shkuar ka qenë një histori pozitive. Të gjitha vendet e rajonit kanë bërë përparim të madh në kapërcimin e konflikteve historikë shpesh shekullore.

Përfitimet që kam përshkruar këtu janë të vërteta, por ato nuk mund të merren për të mirëqena. Përparimi mund të përmbyset. Historia e kohëve të fundit tregon se nacionalizmi është ende një forcë e fuqishme në Ballkan.

Në librin “Paris 1919”, autorja Margaret MacMillan, që ka fituar çmime shkroi këto fjalë: “E shkreta Shqipëri e vogël, me kaq armiq të fuqishëm dhe me kaq pak miq. Ajo nuk kishte thuajse aspak industri, pak tregti, asnjë hekurudhë dhe vetëm rreth 200 milje rrugë të shtruara. Shqipëria u ngrit pak para lufte, e krijuar prej katër vilajeteve të perandorisë Osmane. Pak të huaj e kishin vizituar atë; pak dihej mbi historinë apo popullin e saj”.

Çfarë ndryshimi ka sjellë një shekull. Shqipëria ka fituar respektin dhe admirimin anembanë globit. Shqiptarët jetojnë brenda kufijve të sigurt; ata nuk ndihen më të kërcënuar prej armiqve të jashtëm. Kosova është tani një shtet sovran, i pavarur dhe i lirë. Dhe në rrjedhën e 100 viteve të shkuar asnjë vend në botë nuk e ka treguar veten që të jetë një mik më konsekuent dhe më i qëndrueshëm për popullin shqiptar, sesa Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shqipëria qëndron sot si një shembull ndriçues i tolerancës dhe i përfshirjes. Rruga që shtrihet përpara për shqiptarët dhe për të gjithë popujt e Ballkanit Perëndimor është e qartë: integrim më i madh përmes NATO-s, Bashkimit Europian dhe institucioneve Euro-Atlantike, dhe refuzim i vendosur ndaj praktikave përçarëse që nuk kanë absolutisht vend në shekullin e 21-të. Ju faleminderit për vëmendjen tuaj sot dhe ju uroj ditë të mbarë!

*Fjalim i ambasadorit të SHBA Aleksandër A. Arvizu në konferencën e 15-të Ndërkombëtare mbi Sigurinë në Ballkanin Perëndimor

Filed Under: Opinion Tagged With: Aleksander Arvizu, retorika nacionaliste

TRAGJEDIA NE SHKOLLE: 27 TE VDEKUR

December 14, 2012 by dgreca

27 të vdekur, duke përfshirë 18 fëmijë, në një Shkollë Fillore në Connecticut/
NEWTOWN – CONNECTICUT : Të paktën 27 njerëz gjetën vdekjen, mes tyre 18 fëmijë, kur një person i armatosur, që besohet se është babai i një prej nxënësve, hapi zjarr në një shkollë fillore në Konektikat të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ngjarja e rëndë ndodhi në mëngjes në shkollën Sandy Hook.Policia mori një raportim se një person i armatosur po qëllonte me armë zjarri në një klasë kopshti.Raportet paraprake flasin për një 24 vjeçar nga Nju Xhersi, që mendohet se është personi që ka sulmuar fëmijët.Ende nuk dihet nëse ai është vetëvrarë, apo e ka qëlluar ndonjë oficer policie. Ka pasur raportime të pakonfirmuara për një person të dytë në sulm.Policia ka kapur dy armë, ndërkohë që shkollat në mbarë rrethin janë mbyllur si masë sigurie. Dyshohet se është vrarë edhe personi i armatosur që nisi sulmin.Dyshohet se nga të shtënat është vrarë drejtori i shkollës dhe psikologu i saj. Kurse nëndrejtoresha është plagosur në këmbë. Sipas raporteve të shumta, zyrtare në Connecticut, autoritetet e ruajtjes së rendit në këtë vend i janë përgjigjur të shtënave në shkollën fillore Sandy Hook në Newtown herët këtë mëngjes. Gazeta më e madhe e këtij shteti online Courant Hartford thotë se policia njoftoi se gjeti një revole në zyrën kryesore të shkollës vetëm pas orës 09:40, dhe gjeti  një person në zyrë i cili kishte “plagë të shumta me armë zjarri”, tha policia.

Polica tha se mund të vertetojë se personi që ka qenë i armatosur është vrarë, sipas ABC Deri tani nuk ka raporte kundërthënëse nëse ka qenë një njeri i armatosur apo dy dhe janë vetëvrarë apo i ka vrarë policia.Drejtoresha Shkollave Publike të Qarkut Newtown , zonja Kathy Jun, tha në një deklaratë se të gjitha shkollat e distriktit ishin mbyllur për shkak të të shtënave: “Drejtoria Arsimit të Qarkut Newtown pas kësa ngjarje i ka marrë masat parandaluese duke vendosur të gjitha shkollat sigurinë e lartë derisa  të gjithë studentëve dhe stafit të jenë të siguruar .”

Sipas gazetës “The Bee Newtown” thuhet se ata kan parë, “Një fëmijë që u nxorr nga shkolla nga një oficer policie, me sa duket i plagosur rëndë.” Ndërkohë që televizioni NBC raporton se të paktën tre pacientë janë pranuar në Spitalin Danbury dhe një nënë pohon drejtori i shkollës u soll e vrarë”.

 Informacioni  i vënë në dispozicion nga shtypi amerikan

 

E përditësuar : Ora 11:24: Sipas zyrës së Autoambulancës, një dispeçer në Korpusin e Vullnetarëve në Newtown thotë një mësues është qëlluar në këmbë. Një corespondent i rrjetit televizivë amerikan News NBC në vendngjarje raporton që stafi i shkollës “ishin në takimet e mëngjesit, kur ata dëgjuan të shtëna dhe dikush ka qëlluar në drejtim të tyre … dëgjuam të shtëna të shumta.” tha një zyrtarë i kësaj shkolle dhe jemi marrë me fëmijët janë duke i futur ata në një dhomë kudnra zjarrit aty pranë.
E Përditësuar Ora 11:35: Policia tha se viktima janë të shumta nga të shtënat, por nuk dihet numëri i saktë dhe pohuan se disa prej tyre janë fëmijë. Natyra e të lënduarve pranojë policia  janë të paqarta. NBC deri tani ka raportuar se janë gjetur vetëmdy pistoleta në vendngjarje.

E Përditësuar Ora  11:46: Kryetari i Bashkisë së Newtown Mark Boughton i tha CNN se të paktën tre persona janë plagosur dhe janë në gjendje shumë të rëndë “” në Danbury spitalin. Ai nuk mund të thotë nëse viktimat ishin fëmijë. Megjithëse Courant ka raportuar se kaedhe  fëmijë në mesin e atyre konfirmuar të vdekur.

E Përditësuar Ora 12:11: Sipas Connecticut Post “Policia ka rrethuar një furgon të zi në mes të rrugës 33 Crosby Street në Danbury që mund të jetë e lidhur me të shtënat në Shkollën Fillore në Newtown.” Trupi të dyshuarit së shtë vrarësi  është ende në një klasë, i shtrirë për dhe tha një burim për CNN. Spitali i Danbury  konfirmoi në Facebook se është trajtuar disa nga viktimat:

Deri më tani, tre pacientë janë transportuar në Spitalin Danbury nga skena. Ata janë për kujdesje dhe jo për shkak të ndonjë kërcënimi të drejtpërdrejtë thanë autoritetet nga Danbury Spital. Kjo na lejon thjesht të përqëndrohemi në punën e rëndësishme tonë tha një zyrtar anonim.

 E Përditësuar Ora 12:21: CBS News tani është raportuar se “informacioni paraprak tregon babai i një nxënësi ishte i armatosur dhe kishte hyrë në shkollë.” Përveç kësaj, HLN raporton se drejtori dhe psikologu i shkollës u vranë.

E Përditësuar Ora  12:30: Një nxënës i klasës së tretë i përshkroi të shtënat për CNN, të cilat ia dërgoi me video

E Përditësuar Ora 12:37: Zyrtarët Connecticut thonë se më shumë se një 27 njerëz, duke përfshirë edhe fëmijë, u vranë gjatë ngjarjes së trishtueshme këtë mëngjes. Të paktën 20 persona u qëlluan nga të njëtat armë.

CBS tani është duke raportuar se 27 njerëz janë të vdekur, dhe 14 prej tyre janë fëmijë. Courant raporton se shumica e të shtënave ka ndodhur në një klasë  të fëmijë parashkollor.

 E Përditësuar Ora 12:52: Policia Federale FBI ka konfirmuar se 27 njerëz kanë vdekur, dhe shtoj se 18 prej tyre janë fëmijë.

CBS raporton se personi q?7 ka hapur zjarr pa kuptim ka qenë një i armatosur i lindur e  rritur në New Jersey dhe është një 20-vjeçar .
E Përditësuar Ora 13:05: Libor Jany, një reporter për lajmet nga Times News, ka qenë në terren dhe raportoi nga skena: ” Ai pa një vajzë 9 vjeçe të plagosur  shoqëruar nga  policia së bashku me shokët e klasës e saj të udhëhequr  ata. duke ua  mbuluar sytë e tyre … Një vajzë 17 vjeçare fytyra e saj ishte i zbehtë, trupi i saj nuk dukej a kishte lëndime me armë zjarri.
E Përditësuar Ora 14:35: Presidenti Obama është duke marrë informatat më të fundit nga të shtënat. tha Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jay Carney në një konferencë për shtyp:Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Barack Obama është informuar lidhur me incidentin dhe do të marrë informacione gjatë gjithë ditës.Autoritetet do të japin detaje më vonë gjatë një konference për shtyp.(Informacioni i vënë në dispozicion nga shtypi amerikan(i përditësuar)
– KORTEZI: RAPORT NGA BEQIR SINA)

 

Filed Under: Kronike Tagged With: 27 te vdekur ne CT, Beqir Sina, kronika e tragjedise

HAPET NE NEW YORK EKSPOZITA E TRETE E SERGIO(SEJDI) BITICIT

December 14, 2012 by Administrator

40 piktura – një udhëtim tërheqës me penel në dorë përmes vëndeve dhe stinëve në tre vitet e fundit/

Nga BEQIR SINA, New York /

WEST VILLAGE – MAHATTAN, NEW YORK : Biznesmeni i sukeseshëm Sejdi “Sergio” Bytyci, njëhereshit dhe veprimtar e aktivist i komunitetit, anëtarë i hershëm i shoqatës Vatra, mbasi ka çelur edhe dy ekspozita Solo, ka arritur të tregojë se si një piktorë i apasionuar dhe një talent i mirë i këtij lloj arti edhe në komunitetin e artistëve njujorkezë, nuk ka të “ndalur”Sergio Bitici, piktori i njohur shqiptar, në komunitet që ka emigruar në SHBA shumë dekada më parë dhe që jeton në Nju-Jork, hapi në fillim të kësaj jave ekspozitën e tretë Solo-, e cila është pritur me shumë interesim dhe ka tërhequr vizitorë të shumtë, miq dhe kolegë të tij.Në këtë ekspozitë ishin pasqyruar 40 piktura të ekspozuara, ku çmimi më i ulët është për një syresh 150 dollarë, ndërsa më i larti 1500 dollarë -( piktura e titulluar Islands in Bahamas -Sketchbook with 3 paitings Watercolor). Të gjitha tablotë janë pikturuar në tre vitet e fundit, 2010 – 2011 dhe 2012 dhe sjellin pamjet nga udhëtimet e tij – private të kohëve të fundit në Europë dhe Amerikë, në natyrë dhe të katër stinët e vitit, portrete dhe antikitet.

Sejdi Sergio Bitici ashtu si vitin e shkuar, në metropolin njujorkez Manhattan, erdhi për të ekspozuar pikturat e tij edhe këtë radhë në vigjilje të festave të fund-vitit Krishtëlindjet dhe Vitin e Ri, në një ndër zonat e bukura, në një kënd antik, të qytetit të Nju-Jork, që ndodhet në pjesën e poshtme të Manhattanit dhe që shquhet si për natyrën e bukur, ashtu dhe për arkitekturën e veçantë, të ndërtesave aty rrotull dhe jetën e shtrejtë.

Kjo, është një nga zonat më të preferuara sidomos nga artistët, yjet e botës së artit që e mbipopullojnë atë lagje gjatë katër stinëve. Në çdo bllok të kësaj lagje ka ndonjë ekspozitë, koncerte, premierat e filmave, show-t e shumtë, restorantet dhe dyqanet më prestigjoze në botë të cilat janë edhe karakteristike për zonën e thirur – West Village në Manhattan .

Kjo është ekspozita e tretë Solo – por me disa autorë ai ka hapur më shumë se 15 ekspozita në pesë vitet e fundit .. Ai thotë se kësaj here jamë i motivuar nga skicat dhe punimet në akuarel të cilat janë realizuar me pen-penel – punime të cilat janë bërë gjatë udhëtimeve të tija dhe shton se këtë ekspozitë ai do ta quante “Ekspoziat Solo e Skicave” me 40 punimet më të fundit 2011-12′.

Ekspozitën e piktorit Sergio Bitiçi të martën në mbrëmje e vizituan më se 15 piktorë amerikan dhe shqiptarë, mes tyre professor Frederick Wong i cili është akuarelist i famshëm dhe specialist i kaligrafisë kineze, njëhereshit instruktori i Bitiçit.”Kam shtatë vjet që punojmë së bashku me piktorin kinez Wong”, tha Bitiçi, duke shtuar se “Idhulli” im është një piktorë amerikan me të cilin një javë të çdo viti takohem dhe e kam njëhereshit si “mësuesin” tim – portretin e të cilit e kam vendosur në mesin e këtyre pikturave , ai quhet Charles Read.

Ai shton se në këtë ekspozitë shquhet për teknikën e lart dhe kompozicion çka sipas tij e bëjnë disi të veçantë këtë ekspozitë në përdorimin e ngjyrave dhe materialeve.

Ekspozita e tretë në këtë zonë të Nju Jorkut, pati pjesëmarrës të shumtë, ku binte në sy prania e artistëve shqiptarë dhe amerikanë, artëdashësve të shumtë dhe disa liderve të komunitetit, kryetarit të shoqatës Vatra dr Gjon Buçaj e të tjerë, të cilët e përgëzuan dhe vlerësuan magjinë e artit të Biticit. Ekspozitën e kanë vlerësuar edhe ekspertë të galerive dhe të muzeve të njohura të qytetit të cilët patën rastin ta vizitojnë të martën.

Gjatë vizitës së kësaj ekspozite, ne mësuam se ai pikturon për më se 40 vite në Amerikë. Jo si piktor profesionist, por që ka në galerinë e tij ndoshta rreth 2000 piktura, të formave e gjinive të ndryshme. Dallohet në pikturat e bëra me laps, pen and ink(pendë e bojë), pastel, vaj në pëlhurë, vaj në dru, thëngill në letër, akuarel, skicat etj, të cilat janë edhe më të pëlqyerat, për vet pasionin e tij.

Para disa viteve, ai punoi portretin e piktorit të fashëm Julian Schnabel, piktor ky me famë botërore. Në të njëjtën kohë që edhe vet Julian Schnabel bëri portretin e Sejdi “Sergio” Bytycit, kështu që të dy portret u vendosën në një kartolinë të skicuar, dhe u bënë protagonistët e një kartoline, e cila u shpernda më pasë në urimet e përgezimet e Krishtëlindjeve për njujorkezët.

Për mendimin tim thotë, Sejdi “Sergio” Bytyci, për gazeten Bota Sot, piktura ka tre elemente; e para kompozicioni, e dyta ngjyrat, e treta vijat(skicimi). Në piktura ka aq elemnet, sa askush nuk është mjeshtri të gjithave, mendon ai duke shtuar dhe “as Picasso nuk është mjeshtri të gjithave – pasi, siç e dime sejcili prej piktorëve më të mëdhenje të shekujeve, klasikeve e të tjerëve si ,Picasso, van Gogh, Raphael, Dali, Monet dhe Michelangelo e të tjerë, kanë secili stilin e tyre të pikturave.”

Nazmi Hoxha, piktori nga Kosova i cili jeton prej vitesh në New York, ishte në mesin e viztorëve dhe shikonte me shumë interes pikturat e Bytyçit. Ai duke vizituar këtë ekspozitë, shprehet se ka kohë që e ndjek me vëmëndje Bitiçin: “Piktori Sergio Bitiçi, tha ai është një pasion i veçantë, mbasi mendojë se shumë njërëz të cilët janë të dhënë mbas një pune rutinë dhe gjejnë kohë të kalojnë në një punë tjetër japin efekte shumë të bukura”.

Si për shembull shton ai Sergion kur e sheh këtu nuk mendon se është biznesmen i një reastoranti këtu pranë nesh – por kur futesh në këtë galeri gjen një Sergio tjetër – të delë përpra një piktor i talentuar, thotë Hoxhaj.

Kjo sipas tij është një favor për Sergion, mbasi i ka dhënë atij një avantazh për të qenë shumë i lirshëm” ky është një piktor që punon jo se “do të mbahet” me pikturat ose ka ndonjë detyrim, por vetëm por, se e ka pasionin e tij dhe një vullnet për të gjetur kohë dhe pikturuar. Çka, sipas piktorit Hoxha, është një diçka e mirë për çdo artistë të punojë në kushte të tilla mes “pasionit dhe vullnetit, kur gjërat i bënë për qef e jo për detyrë”

Piktori Nazmi Hoxhaj, thotë se ka parë tek Bytyçi një “shkëputëje”, pra një hyrje të tij në stilin e tij prodhimtarisë dhe krijimtarisë – çka për mua ai ka hyrë më shumë nga krijimtaria.

“Sergio, për mua dallohet për punimet në akuarel dhe minjaturë, shtoi piktori Hoxha, dhe ato i punon me shumë dashuri dhe vetë formati i tij e tërheq kaq sa është dhe e shohim edhe në këtë ekspozitë. Kjo mbasi si dihet akuareli është një stil – shumë i dashur dhe bëhet shpejt, por ka një gjë që para se t’a bësh duhet të mendohesh shumë.”

Sergio, sipas tij duket se mendon atë dhe e vuan si të thuash e menton dhe më pas e ka të lehtë t’a hedhë në pikturë me shumë dashuri dhe shumë”përkëdhelje”

Sergio Bitiçi që duket shumë modest tregon se ky ka qenë një pasion i tij për pikturën e cila më pasë më ka shtyrë atë të studio edhe teknikën e saj – të cilën e ka bërë deri tani me shumë përpikëmëri. Pra, me shumë pasion! mbasi edhe ky lloj arti ka pasionin dhe taktikën e cila ka 95 përqind të pjesës së saj.

“Më pëlqen shumë stili abstrakt i Kodrës, tha Bitiçi si një piktorë i jashtëzakonshëm për mua, një piktor i nivelit Europian i kohës së tij. Megjithëse, me thënë të drejtën unë kam preferuar më shumë piktorin Lin Delija, piktura e të cilit i kam blerë shumë heret. Që të dy kan vedekur dhe jan ndoshta nga të vetmit që kan pikturat e tyre në Vatikan.”

Bitiçi ka mendimin se piktorët më të mirë shqiptarë janë ata që kan jetuar në vitet 30′-40′ deri nga viti 60′ piktorë të cilët studiuan këtë lloj arti në kryeqendrat botërore të pikturës. Kjo kohë gjithmonë sipas tij ka pasur piktorë mjaft të mirë por që ai personalisht nuk e përcjell stilin e tyre. Mbasi ai thotë se i pëlqen më shumë të ketë një qasje më shumë perendimore dhe veçanërisht atë të piktorëve Amerikan.

“Më tërheq arti konteporan, thkesoi Bytyçi, por më shumë jam i dhënë pas artit realist. Mbasi kam studiuar më shumë anatominë e artit për artistët dhe këtë e kam bërë vetë në mënyrë autodidakte. Këtë e kam bërë nëpërmjet asaj të paraqitjes së sistemit të muskujve në trupin e njeriut dhe në përgjethësi trupin e njeriut.”

Unë jam shumë i dhënë sidomos pas pejsazhit – shtëpive të vjetra dhe antike nga të cilat jam frymëzuar të realizojë dy projekte për një sketchbook – libërskicash për librat shkollor dhe një për qytetin e Elbasanit.Mbasi Tiranën e kam bërë sketchbook – libërskicash ashtu si kam bërë disa vende që kam vizituar, u shpreh piktori Sergio Bytyçi .

Ndërkohë që lidhur me planet e tij, Bitiçi thotë se tash për tash nuk ka ndonjë plan për ndonjë ekspozitë tjetër – mbasi edhe koha është e shkurtër, por kam në plan që vitin e ardhshëm të dal me një libër për artin.

Bytyci, megjithëse shquhet në fushën e biznesit të mesmë, thotë se nuk ka ndonjë penges që të merret edhe me piktura. Pasioni, është i çuditëshëm na tha ai “Nuk e di as vet se ku e gjej kohën, por më duket sikur jam vetëm piktor dhe jo biznesmen. I dedikohem, shumë mendoj artit, dhe do t’i dedikohem edhe më tepër në të ardhmen”.

 

Filed Under: Featured

Ç’ TË REJA KEMI NGA KRYEQYTETI?

December 14, 2012 by dgreca

Nga MURAT GECAJ/

Këtë pyetje, mund ta bëjmë  jo vetëm për një kryeqytet, siç është në rastin konkret Tirana, por dhe  për qytete të ndryshme të vendit tonë.  Gjëja e parë, që të bie në sy edhe këtu, janë gjallëria e veçantë, lëvizjet e  shumta të njerëzve, automjeteve, biçikletave etj.

I afrohemi qendrës dhe shohim se ende janë “gjurmët” e festimeve madhështore, që u bënë në 100-vjetorin e Pavarësisë dhe të Shtetit të parë Shqiptar. Kudo valëviten flamuj kuqezi, shohim  postera  me simbolet tona kombëtare. Po, sa mirë, që gjithandej përsëri sundon mjedisi festiv, tanimë, kushtuar festave të bukura të fundvitit:  Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri 2013. Në sheshin “Skënderbej” lartësohet  një bredh mjaft i lartë, i zbukuruar më së miri dhe me drita të shumta e të bukura. Ai, sikur na thotë: “Ja, ku më keni, o njerëz të dashur! Ju ftoj që dhe ju, në shtëpitë dhe vendet e përbashkëta, ta zbukuroni mjedisin, se festa të tjera të bukura po na vijnë!”

Duke ecur nëpër qendrën e Tiranës, ngado e ndjen afrimin e këtyre festave tradicionale. Kjo gjë e gjen shprehjen e vet edhe në veprimtaritë kulturore e artistike, që janë organizuar ose pritet që të zhvillohen, deri në fundin e muajit dhjetor dhe fillimin e janarit 2013. Ja, në një afishe të madhe mësojmë se Radiotelevizioni shqiptar do të organizojë Festivalin e 51-të të Këngës, nga data 20-22 dhjetor 2012. Në të do të marrin pjesë edhe disa kangëtarë të rinj, me tekste e muzikë të zgjdhur, nga autorë të njohur. Ndërsa në Teatrin Kombëtar vazhdon të shfaqet pjesa “Doktor Shuster”, me aktorin e njohur Robert Ndrenika dhe regjisor Spiro Dunin. Sigurisht, shfaqje të bukura janë dhënë ose do të jepen edhe nga Teatri i Metropolit, Cirku i Tiranës, Teatri Kombëtar i Famijëve etj.Në një sallë të Bibliotekës Kombëtare ende vazhdon të qëndrojë dhe të vizitohet me kureshtje dokumenti i parë i gjuhës së shkruar shqipe, “Meshari” i Gjon Buzukut. Por aty janë edhe vepra të rralla të disa autorëve të tjerë të vjetër shqiptarë, si: Matranga, Budi, Frang Bardhi, Pjetër Bogdani, Gjon Nikollë Kazazi, Jul Variboba etj.

Po kështu, me mjaft interes vijojnë vizitat e qytetarëve të kryeqytetit, të moshave të ndryshme, por sidomos të shkollarëve, për t’i parë nga afër armët  e kryetrimit Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, të cilat u sollën përkohësisht nga Vjena e Austrisë, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Ndërsa, po në këtë Muze, qëndron e hapur ekspozita fotografike e disa autorëve italianë, për Shqipërinë e para Luftës së Dytë Botërore. Përmes tyre, njihemi me pamje të asaj periudhe, si nga kryeqyteti Tiranë, por dhe qytetet Shkodër, Durrës, Berat etj. Emrat e fotografëve italianë janë: Bruno Kastilioni, Mario Manjani, Ferdinando Milone, Roberto Almanja, Antonio Buladaci etj. Ekspozita është hapur nga Shoqata e Fotografëve Italianë, nën kujdesin e Nadia Fuskos.Pra, jeta e kryeqytetit Tiranë, këto ditë, zien nga mjedisi i prag-festave të fundvitit. Njerëzit. sikur i harrojnë për disa çaste shqetësimet e problemet jetësore. Ata janë të prirur për të shpresuar e besuar, se Viti i Ri 2013 do t’u sjellë të gjithëve, në jetën familjare e shoqërore, më shumë gëzime, mbarësi, begati e lumturi. Prandaj, këtë gjë, e urojmë dhe ne nga zemra, për të gjithë bashkëqytetarët , bashkëvendësit dhe bashkëkombësit tanë, kudo që ata ndodhen, nëpër botë!

Tiranë, 14 dhjetor 2012

Filed Under: Kronike Tagged With: Murat Gecaj, tirana

PRITJE NE AMBASADEN SHQIPETARE NE WASHINGTON PER 100 VJETORIN

December 14, 2012 by dgreca

Nga Pjeter Jaku/

Me daten 11 Dhjetor 2012, Ambasada Shqiptare në Washington, në një nga mjediset e Hotel Marriott Wardmen Park përkujtoi 100 Vjetorin e Pavarësisë, në një  atmosferë festive me pjesëmarrjen e qindra të ftuarve, në të shumtën përfaqësues të  shumë vendeve mike. Ende pa u shuar  entusiazmi festiv i kësaj ngjarje në Atdheun tonë, përsoneli i Ambasadës Shqiptare në Amerikë ishte kujdesur që ky eveniment, nga më të rëndësishmit e historisë tonë, të shkonte sa më mirë. Kokteli festiv, ne nivelin e një darke, ku nuk mungonin pijet as ushqimet tradicionale, përshëndetjet,muzika dhe vallet, bisedat kokë më kokë e të njohurve,  siç ishte rasti me ish Ambasadorin Amerikan në Shqipëri Wiliam Rajerson, ish Kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë Eduart Selami, Kongresmenit Eliot Engel, Konsullit shqiptar të Michiganit, aktivistit dhe bvizenesmenti te njohur Ekrem Bardha, drejtuesit të Komunitetit Katolik Shën Pali, Don Fran Kola, ansamblit ” Shqiponja” të atashuar pranë Kishës së Shën Palit në Detroit, Shoqërisë Kulturore ” Bashkimi” nga New Yorku, të cilët improvizuan përsonazhet kryesore të Pavarësisë, Ismail Qemalin, Dom Nikoll  Kaçorrin, Luigj Gurakuqin dhe Isa Boletinin, qendistaren Marigo, aktivistëve të  Federatës Panshqiptare ” Vatra”, sidomos Degës së Detroitit me  Kryetarin e kësaj dege, Pishtarin e Demokracisë Alfons Grishaj, e zbukuruan vërtetë këtë festë.
Përfaqësues të niveleve të ndryshme të disa vendeve, sidomos në nivele ambasadorësh të vendeve fqinjë, ishte po ashtu një vlerësim për vendin  dhe historinë tonë.
Të pranishmit i përshendeti Ambasadori Shqiptar në  Amerikë, z. Gilbert Galanxhi, i cili pasi falenderoi të pranishmit edhe në emër të Qeverisë Sghqiptare, duke evokuar këtë ngjarje historike të një rëndësie jo vetëm kombëtare, ia la vendin përfaqësuesit të shtetit Amerikan Filip Reeker, i cili falnderoi në mënyrë të veçantë ndihmën që ka dhënë Shqipëria në luftrat kundër terrorizmit me pjesëmarrjen e saj fizike në këto luftra, biles edhe duke dhënë jetën.
Programi i shkurtër artistik i përbërë nga dy shoqëritë kulturore të  larpërmendura, sidomos Ansamblit ” Shqiponja” me drejtuesen e  grupit të valleve Joli Paparisto dhe këngëtarin  e njohur Fran Gjoka  e ndezen atmosferen, edhe ashtu të ndezur në përkujtim të këtij përvjetori Jubilar.
Të njohurit Elez Biberaj, Ilir Ikonomi, Merita Bajraktari, shoqata “Bijtë e Shqipes” nga Filadelfia, aktivistët Gjevalin Gegaj, Kujtim Qafa, Gjeto Ivezaj, Gjergj Dedvukaj, sidomos aktivisti Gjokë Martini, edhe pse në kushte të vështira shëndetësore, kishte udhëtuar nga Detroiti me një pankartë të dukshme me mbishkrimin ” ÇAMERIA”, Dr. Skender Kodra, etj biseduan me njëri-tjetrin në lidhje me disa nga problemet më të rëndësishme që e preokupojnë politiken shqiptare. Një shqetësim të tillë, biles më të detajuar e paraqiti me ish Ambasadorin Anmeriakn Wiliam Rajerson, me kongresmenin Eliot Engel, me  ish kryetarin e Partise Demokratike te Shqiperise, Kryetari i Degës se Federatës Panshqiptare ” Vatra” ne  Florida, Pishtari i Demokracise,Kolec Ndoja.
Takimi u regjistrua nga televizioni ” Zeri i Amerikes” dhe ACTV e Michiganit, përkatësisht nga Ilir Ikonomi dhe mjeshtri i njohur Paulin Palushi.

Pershendetja e Ambasadorit Shqiptar ne Washington, Gilbert Galanxhi

Mirëmbrëma të gjitheve; Good evening everyone!

Gëzuar 100-vjetorin e Pavarësisë Shqipëri!

Happy Independence Day Albania!

Happy Independence Day to all Albanians wherever they live!

 

Distinguished Deputy Assistant Secretary Philip Reeker,

Distinguished Senators, Congressmen,

Distinguished former US Ambassadors to Albania,

Distinguished men and women in uniform,

Dear friends and compatriots,

We are gathered today to celebrate a very blessed day for Albania and Albanians: the first 100th anniversary of our Independence Day. May God bless all those generations which paved the way to the very wise and brave men and women who contributed for the proclamation of Independence on November 28, 1912!

All Albanians celebrated and continue to celebrate, in Albania and all-over the world; and we are proud tonight to celebrate in this very blessed land called the United States of America, that for centuries has been hosting freedom dreamers and freedom makers; that hosted the founding fathers of “Vatra” exactly 100 years ago; that hosted the great Albanian thinkers and patriots: ambassador Konica and bishop Noli; Belushi brothers as well. We are proud tonight to celebrate especially here, in Washington DC, I believe, in the Capital of the Democratic World.

Special thanks and gratitude must go to the founding father, Ismail Bej Qemali, who had the clarity, the wisdom and the vision to act fast and determinedly, in order not to lose the momentum that historical conditions provided, in order to seal the centuries-long dream of Albanians for having their own independent state, their own beautiful, proud, freedom-loving Flag.

Today, we Albanians are and feel proud of being a valid partner in producing freedom and stability; of having our Flag lined-up together with the other 27 NATO member-states; we feel proud that we stood the challenges of the first 100 years, and we are so confident that we will stand the new challenges of the next 100 years.

Albanians are so confident for their future, because their past is so glorious, full of heroes and freedom-fighters. It was exactly on November 28, 1444, that our National Hero, Gjergj Kastrioti –  Scanderbeg, raised the very same Flag proclaiming the independent and unified state of Arbëria, which included all Albanians under one and the same Flag.

Dear friends,

It would have been quite unfair to portray Albanians only as good and brave freedom-fighters, because Albanians have given the world Mother Theresa, one of the greatest examples of compassion, love and maturity. She remains a great reminder of what our mission in life should be.

Keeping all these in mind, during these two decades in democracy, Albania has played and will continue to play a very constructive and moderate role in our Region, despite the difficulties this approach have had and will continue to have for Albanians, who practically live in half of the states of the Region.

But, we are determined and fully convinced that the only and ultimate station for Albania and the Region is Brussels; it is the European Union. The faster we reach that station, the better it is for the whole region, even wider.

Albania and Albanians will continue to be a factor of stability, of good understanding, of open and sincere friendship, based always on the values and principles of democracy; working for a Europe Whole, Free, and at Peace.

Dear Friends,

On behalf of the whole Albanian Nation, I have to thank the United States of America and their distinguished Statesmen for the direct and principled support that they have provided for us, for the Albanian Nation.

100 years ago, President Wilson’s determination sealed the existence of Albania on the map of Europe;

Almost a century later, President Clinton’s determination freed the other half of our nation, adding dear Kosova to Europe’s map;

And a few years ago, President Bush Jr. and President Obama welcomed Albania to NATO, a meaningful re-birth for all Albanians.

Thank you America! We owe you so much!

But, besides many, America has another very precious jewel on its crown, it has the wonderful patriotic Albanian-American community; part of which fills this hall tonight.

Dear compatriots,

Your patriotic and democratic contribution, that of your fathers and grand-fathers, all-together has been an added value to Albania’s heritage, which You so well preserve and transmit from generation to generation. Thank you my dear compatriots!

My dear non-Albanian-speaker friends, I apologize for closing my remarks in Albanian, but I found it so difficult to translate the following lines into another language:

“Sa të rrojë gjithësia,

Sa të rrojë gjithë dheu

Do të rrojë Shqipëria,

Edhe emri i Mëmëdheut.”

 

Gëzuar!

May God bless you all!

May God bless our Independence Day!

God bless the United States of America!

God bless Albania and Albanians wherever they live!

Thank you.

Filed Under: Kronike Tagged With: Pritje en Washington

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • …
  • 43
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT