40 piktura – një udhëtim tërheqës me penel në dorë përmes vëndeve dhe stinëve në tre vitet e fundit/
Nga BEQIR SINA, New York /
WEST VILLAGE – MAHATTAN, NEW YORK : Biznesmeni i sukeseshëm Sejdi “Sergio” Bytyci, njëhereshit dhe veprimtar e aktivist i komunitetit, anëtarë i hershëm i shoqatës Vatra, mbasi ka çelur edhe dy ekspozita Solo, ka arritur të tregojë se si një piktorë i apasionuar dhe një talent i mirë i këtij lloj arti edhe në komunitetin e artistëve njujorkezë, nuk ka të “ndalur”Sergio Bitici, piktori i njohur shqiptar, në komunitet që ka emigruar në SHBA shumë dekada më parë dhe që jeton në Nju-Jork, hapi në fillim të kësaj jave ekspozitën e tretë Solo-, e cila është pritur me shumë interesim dhe ka tërhequr vizitorë të shumtë, miq dhe kolegë të tij.Në këtë ekspozitë ishin pasqyruar 40 piktura të ekspozuara, ku çmimi më i ulët është për një syresh 150 dollarë, ndërsa më i larti 1500 dollarë -( piktura e titulluar Islands in Bahamas -Sketchbook with 3 paitings Watercolor). Të gjitha tablotë janë pikturuar në tre vitet e fundit, 2010 – 2011 dhe 2012 dhe sjellin pamjet nga udhëtimet e tij – private të kohëve të fundit në Europë dhe Amerikë, në natyrë dhe të katër stinët e vitit, portrete dhe antikitet.
Sejdi Sergio Bitici ashtu si vitin e shkuar, në metropolin njujorkez Manhattan, erdhi për të ekspozuar pikturat e tij edhe këtë radhë në vigjilje të festave të fund-vitit Krishtëlindjet dhe Vitin e Ri, në një ndër zonat e bukura, në një kënd antik, të qytetit të Nju-Jork, që ndodhet në pjesën e poshtme të Manhattanit dhe që shquhet si për natyrën e bukur, ashtu dhe për arkitekturën e veçantë, të ndërtesave aty rrotull dhe jetën e shtrejtë.
Kjo, është një nga zonat më të preferuara sidomos nga artistët, yjet e botës së artit që e mbipopullojnë atë lagje gjatë katër stinëve. Në çdo bllok të kësaj lagje ka ndonjë ekspozitë, koncerte, premierat e filmave, show-t e shumtë, restorantet dhe dyqanet më prestigjoze në botë të cilat janë edhe karakteristike për zonën e thirur – West Village në Manhattan .
Kjo është ekspozita e tretë Solo – por me disa autorë ai ka hapur më shumë se 15 ekspozita në pesë vitet e fundit .. Ai thotë se kësaj here jamë i motivuar nga skicat dhe punimet në akuarel të cilat janë realizuar me pen-penel – punime të cilat janë bërë gjatë udhëtimeve të tija dhe shton se këtë ekspozitë ai do ta quante “Ekspoziat Solo e Skicave” me 40 punimet më të fundit 2011-12′.
Ekspozitën e piktorit Sergio Bitiçi të martën në mbrëmje e vizituan më se 15 piktorë amerikan dhe shqiptarë, mes tyre professor Frederick Wong i cili është akuarelist i famshëm dhe specialist i kaligrafisë kineze, njëhereshit instruktori i Bitiçit.”Kam shtatë vjet që punojmë së bashku me piktorin kinez Wong”, tha Bitiçi, duke shtuar se “Idhulli” im është një piktorë amerikan me të cilin një javë të çdo viti takohem dhe e kam njëhereshit si “mësuesin” tim – portretin e të cilit e kam vendosur në mesin e këtyre pikturave , ai quhet Charles Read.
Ai shton se në këtë ekspozitë shquhet për teknikën e lart dhe kompozicion çka sipas tij e bëjnë disi të veçantë këtë ekspozitë në përdorimin e ngjyrave dhe materialeve.
Ekspozita e tretë në këtë zonë të Nju Jorkut, pati pjesëmarrës të shumtë, ku binte në sy prania e artistëve shqiptarë dhe amerikanë, artëdashësve të shumtë dhe disa liderve të komunitetit, kryetarit të shoqatës Vatra dr Gjon Buçaj e të tjerë, të cilët e përgëzuan dhe vlerësuan magjinë e artit të Biticit. Ekspozitën e kanë vlerësuar edhe ekspertë të galerive dhe të muzeve të njohura të qytetit të cilët patën rastin ta vizitojnë të martën.
Gjatë vizitës së kësaj ekspozite, ne mësuam se ai pikturon për më se 40 vite në Amerikë. Jo si piktor profesionist, por që ka në galerinë e tij ndoshta rreth 2000 piktura, të formave e gjinive të ndryshme. Dallohet në pikturat e bëra me laps, pen and ink(pendë e bojë), pastel, vaj në pëlhurë, vaj në dru, thëngill në letër, akuarel, skicat etj, të cilat janë edhe më të pëlqyerat, për vet pasionin e tij.
Para disa viteve, ai punoi portretin e piktorit të fashëm Julian Schnabel, piktor ky me famë botërore. Në të njëjtën kohë që edhe vet Julian Schnabel bëri portretin e Sejdi “Sergio” Bytycit, kështu që të dy portret u vendosën në një kartolinë të skicuar, dhe u bënë protagonistët e një kartoline, e cila u shpernda më pasë në urimet e përgezimet e Krishtëlindjeve për njujorkezët.
Për mendimin tim thotë, Sejdi “Sergio” Bytyci, për gazeten Bota Sot, piktura ka tre elemente; e para kompozicioni, e dyta ngjyrat, e treta vijat(skicimi). Në piktura ka aq elemnet, sa askush nuk është mjeshtri të gjithave, mendon ai duke shtuar dhe “as Picasso nuk është mjeshtri të gjithave – pasi, siç e dime sejcili prej piktorëve më të mëdhenje të shekujeve, klasikeve e të tjerëve si ,Picasso, van Gogh, Raphael, Dali, Monet dhe Michelangelo e të tjerë, kanë secili stilin e tyre të pikturave.”
Nazmi Hoxha, piktori nga Kosova i cili jeton prej vitesh në New York, ishte në mesin e viztorëve dhe shikonte me shumë interes pikturat e Bytyçit. Ai duke vizituar këtë ekspozitë, shprehet se ka kohë që e ndjek me vëmëndje Bitiçin: “Piktori Sergio Bitiçi, tha ai është një pasion i veçantë, mbasi mendojë se shumë njërëz të cilët janë të dhënë mbas një pune rutinë dhe gjejnë kohë të kalojnë në një punë tjetër japin efekte shumë të bukura”.
Si për shembull shton ai Sergion kur e sheh këtu nuk mendon se është biznesmen i një reastoranti këtu pranë nesh – por kur futesh në këtë galeri gjen një Sergio tjetër – të delë përpra një piktor i talentuar, thotë Hoxhaj.
Kjo sipas tij është një favor për Sergion, mbasi i ka dhënë atij një avantazh për të qenë shumë i lirshëm” ky është një piktor që punon jo se “do të mbahet” me pikturat ose ka ndonjë detyrim, por vetëm por, se e ka pasionin e tij dhe një vullnet për të gjetur kohë dhe pikturuar. Çka, sipas piktorit Hoxha, është një diçka e mirë për çdo artistë të punojë në kushte të tilla mes “pasionit dhe vullnetit, kur gjërat i bënë për qef e jo për detyrë”
Piktori Nazmi Hoxhaj, thotë se ka parë tek Bytyçi një “shkëputëje”, pra një hyrje të tij në stilin e tij prodhimtarisë dhe krijimtarisë – çka për mua ai ka hyrë më shumë nga krijimtaria.
“Sergio, për mua dallohet për punimet në akuarel dhe minjaturë, shtoi piktori Hoxha, dhe ato i punon me shumë dashuri dhe vetë formati i tij e tërheq kaq sa është dhe e shohim edhe në këtë ekspozitë. Kjo mbasi si dihet akuareli është një stil – shumë i dashur dhe bëhet shpejt, por ka një gjë që para se t’a bësh duhet të mendohesh shumë.”
Sergio, sipas tij duket se mendon atë dhe e vuan si të thuash e menton dhe më pas e ka të lehtë t’a hedhë në pikturë me shumë dashuri dhe shumë”përkëdhelje”
Sergio Bitiçi që duket shumë modest tregon se ky ka qenë një pasion i tij për pikturën e cila më pasë më ka shtyrë atë të studio edhe teknikën e saj – të cilën e ka bërë deri tani me shumë përpikëmëri. Pra, me shumë pasion! mbasi edhe ky lloj arti ka pasionin dhe taktikën e cila ka 95 përqind të pjesës së saj.
“Më pëlqen shumë stili abstrakt i Kodrës, tha Bitiçi si një piktorë i jashtëzakonshëm për mua, një piktor i nivelit Europian i kohës së tij. Megjithëse, me thënë të drejtën unë kam preferuar më shumë piktorin Lin Delija, piktura e të cilit i kam blerë shumë heret. Që të dy kan vedekur dhe jan ndoshta nga të vetmit që kan pikturat e tyre në Vatikan.”
Bitiçi ka mendimin se piktorët më të mirë shqiptarë janë ata që kan jetuar në vitet 30′-40′ deri nga viti 60′ piktorë të cilët studiuan këtë lloj arti në kryeqendrat botërore të pikturës. Kjo kohë gjithmonë sipas tij ka pasur piktorë mjaft të mirë por që ai personalisht nuk e përcjell stilin e tyre. Mbasi ai thotë se i pëlqen më shumë të ketë një qasje më shumë perendimore dhe veçanërisht atë të piktorëve Amerikan.
“Më tërheq arti konteporan, thkesoi Bytyçi, por më shumë jam i dhënë pas artit realist. Mbasi kam studiuar më shumë anatominë e artit për artistët dhe këtë e kam bërë vetë në mënyrë autodidakte. Këtë e kam bërë nëpërmjet asaj të paraqitjes së sistemit të muskujve në trupin e njeriut dhe në përgjethësi trupin e njeriut.”
Unë jam shumë i dhënë sidomos pas pejsazhit – shtëpive të vjetra dhe antike nga të cilat jam frymëzuar të realizojë dy projekte për një sketchbook – libërskicash për librat shkollor dhe një për qytetin e Elbasanit.Mbasi Tiranën e kam bërë sketchbook – libërskicash ashtu si kam bërë disa vende që kam vizituar, u shpreh piktori Sergio Bytyçi .
Ndërkohë që lidhur me planet e tij, Bitiçi thotë se tash për tash nuk ka ndonjë plan për ndonjë ekspozitë tjetër – mbasi edhe koha është e shkurtër, por kam në plan që vitin e ardhshëm të dal me një libër për artin.
Bytyci, megjithëse shquhet në fushën e biznesit të mesmë, thotë se nuk ka ndonjë penges që të merret edhe me piktura. Pasioni, është i çuditëshëm na tha ai “Nuk e di as vet se ku e gjej kohën, por më duket sikur jam vetëm piktor dhe jo biznesmen. I dedikohem, shumë mendoj artit, dhe do t’i dedikohem edhe më tepër në të ardhmen”.
Maliq Arifaj says
Ndonese amator i vleresimit te artit,por mike i pasionit dhe i krijimtarise te qdo lamije, dua te pergezoj z. S. Biticin per kontributin e tij ne fushen e artit. Pershkrimi i dedikimt te tij ndaj njohurise dhe diciplines se artit eshte inspirues dhe meriton ndriqimin e prezantuar. Ne duhet te marrim zemer me kete shembull per te percjelle pasionet t’ona. Urime e suksese te metejem !
Miqesishte,
Maliq Arifaj