• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for December 2012

100 VITET E VATRËS DHE 100 VITET E PAVARËSISË

December 5, 2012 by dgreca

NGA DALIP GRECA*/

28 prilli 1912, dita e deklarimit të themelimit të Federatës Panshqiptare të Amerikës”Vatra” mbetet një ditë e shenjtë, jo vetëm pse u bekua nga një prift idealist siç ishte Fan S Noli, që kishte në krah një mendje të artë si e Faik Konicës, por edhe pse ajo dukej si dhuratë Perëndie në ato kohë të vështira, kur  egzistenca e Kombit shqiptar ishte në pikëpyetje dhe ende nuk ishte shpallë shteti i Pavarur shqiptar .

Vatra i priu pavarësisë së Shqipërisë. Më 17 nëntor 1912, njëmbëdhjetë ditë para se Ismail Qemali të ngrinte flamurin në Vlorë, “Vatra” organizoi një miting të madh në Boston kundër planeve të Fuqive të Mëdha për një ndarje të mundshme të Shqipërisë midis fqinjëve të saj. Ajo i kërkoi Presidentit amerikan Taft, që të mbante një qëndrim të favorshëm për krijimin e shtetit të pavarur shqiptar. Ndërsa, në telegramin që kryetari i Vatrës, Faik Konica, i dërgoi Kuvendit të Vlorës, i kërkoi orientim nga Perëndimi. Vatra luftonte për një Shqipëri si Danimarka, Belgjika, ose Holanda.

Shqiptarët dukeshin si të pafat në agun e lirisë pas 500 vjetëve sundimi nën Turqi, pasi nuk arritën që ta gëzonin shtetin e mosvarur shqiptar të 28 Nëntorit 1912, pasi lufta Ballkanike dhe Lufta e I Botërore e bënë vendin e shqiponjave shesh betejash.Princi që dërgoi Europa me kredencialet e Mbretit, dukej si jetim, pa përkrahje të vetë Europës. Pikërish që aty filluan punët e mëdha të Vatrës.Faik Konica, Fan S Noli, që së bashku me patriotët e tjerë lanë Amerikën dhe shkuan të punojnë për Shqipërinë nëpër Europë, ndërsa Vatra këtu kultivonte me Diellin dashurinë dhe përkushtimin ndaj çështjes Kombëtare. Vatra në SHBA, po llogariste fundin e luftës botërore dhe asaj  në Ballkan dhe fatin e Shqipërisë së mjerë, që vazhdonte të ishte e kërcënuar, me Pavarësi në udhëkryq. Duheshin miq në Evropë dhe këtu në SHBA, që të shpëtonte Shqipëria.Në këto kushte Vatra mori në dorë fatet e shtetit të vdekur dhe i doli për zot Kombit.Vatranët ishin në një mendje që Federata të financonte delegatët e saj-diplomatë në Londër, Gjenevë, Romë, Washington, me qëllim, që çështja shqiptare të kishte avokatët e saj. Ky shërbim diplomatik i ngritur nga Vatra e kishte kosto të lartë. Gjithëçka e financonte  vetë Vatra. Ata, vatranët që jetonin në kushte të vështira, 8-10, 12 vetë në një konak, hoqën mënjanë kursimet dhe i caktuan rrogë mujore kryedelegatit të Vatrës në Londër, Mehmet Bej Konica, që mbetet një figurë e shquar diplomatike dhe bëri aq shumë për të siguruar miq të çështjes tonë kombëtare në Londër. Nga 1300 franga në muaj, që iu caktuan më 1916, shifra shkoi në 1600 franga. Edhe diplomatët e tjerë nëpër Europë, dr. Mihal Turtulli, Mithat Frashëri, e të tjerë, ishin delegatë të Vatrës dhe punuan fort për çështjen shqiptare. Një kartë e fortë diplomatike ishte edhe miku i shtrenjtë i shqiptarëve, delegati tjetër i Vatrës, amerikani Erikson, që mbeti besnik i çështjes shqiptare deri ne vdekje. Të gjithë së bashku ata i dhanë zë çështjes shqiptare dhe e shpëtuan atë copëz Shqipërie të mbetur pas copëtimeve.

Mbetet një faqe nderi kontributi i Vatrës për shpëtimin e Shqipërisë në Konferencën e  Paqes.Pikërisht para se të fillonte punimet ajo konferencë shqiptarët e Amerikës të grumbulluar rreth Vatrës, treguan se Shqipëria ishte mbi gjithçka për ta. Të ushqyer nga poezia e Nolit” Jepni për nënën”, vatranët iu përgjigjën zemërhapur thirrjes për shpëtimin e  Shqipërisë. Noli, prijësi i tyre shpirtëror, i kishte prekur atje ku nuk mund të duronin, në poshtërimin e Nënës, e cila diku, kishte qenë zonjë e rëndë, siç pat kënduar Vaso Pashë Shkodrani, por që tani e pafuqishme, e lodhur, e gjakosur nga fqinjët, kërkonte ndihmën e bijëve, që e kishin harruar detyrën ndaj Nënës. Dhe vargjet e Nolit shkonin drejt e në zemër:Qan e lutet Nën’ e mjerë,/Kërkon vatrën edhe nderë,/Do lirinë dhe atdhenë,/ Si ç’e pat me Skënderbenë,/ Bijt’ e besës thërret pranë./ Kur i thirri dhe s’i vanë?/ Mbahu, Nëno, mos kij frikë,/ Se ke djemtë n’Amerikë.

Por që të shpëtohej Nëna duhej që shqiptarët e Amerikës të boshatisnin xhepat dhe të jepnin gjithçka për shpëtim. Noli, di ku t’i prekë bijtë e shqipes: ai e bën fakt të kryer se ata nuk do të kursejnë asgjë për shpëtimin e Nënës:Sa kërkon e sa të duhen?/ Burrat nga detyra s’ndruhen!/ Trim i mirë do të japë,/ S’kursen jetën as paratë;/ Hithni, hithni tok dollarë,/ Të mos mbetemi të share/ Mbahu, Nëno, mos kij frikë./ Se ke djemtë n’Amerikë…

Dhe djemtë nuk e turpëruan Nënën. Nëse u mendua në fillim të paktën të grumbulloheshin rreth 40 mijë dollarë, vatranët dhuruan më shumë se 150 mijë dollarë, shumë që u përdor për mbrojtjen e çështjes shqiptare. Gazeta e Vatrës”Dielli” e mbajti të ndezur garën e madhe të dhurimeve duke nxjerrë në faqe të parë ata që dhuronin më shumë. Çdo dollar i dhuruar konsiderohej “plumb për armiqtë e çështjes shqiptare”.

Krahas punës diplomatike në Evropë, Vatra punoi fort edhe në Washington, me qëllim që të kishte me vete edhe votën amerikane. Ishte fat, që Fan S Noli, takoi me 4 korrik 1918, presidentin Wilson, i cili i dha fjalën bashkëthemeluesit dhe prijësit të Vatrës, se një votë që kishte do ta përdorte në favor të shqiptarëve.

Në Konferencën e Paqës, Vatra pagoi jo vetëm harxhet e delegatëve të vet, por edhe të delegatëve të tjerë, përfshirë dhe atyre të kolonisë të Rumanisë.Me shpenzimet e Vatrës u mbajtën delegatët, u dërguan misione, u paguan agjensi që punuan për çështjen shqiptare, u kablluan mijëra protesta, me një fjalë u organizua mbrojtja e Shqipërisë dhe u organizua aq e mirë sa Kryeministri i Greqisë Z. Venizelos tha në Konferencën e Paqes në Paris, se të vetmin pengim serioz që gjeti në Epir Greqia, ish pengimi i vënë nga Vatra…”.

Misioni i Vatrës nuk mbaroi me “shpëtimin e Shqipërisë” në Konferencën e Paqës, jo, Vatra dërgoi djemtë e saj vullnetarë në Shqipëri, Trupat Vullnetare që mbërritën në Durrës me 3 prill 1920, dërgoi bandën muzikore Kombëtare ”Vatra” në mëmëdhe, dërgoi delegatë të saj në Kongresin Kombëtar të Lushnjës, dhe shkëlqeu sërish me bujarinë e saj, kur Qeveria e dalë nga Kongresi i Lushnjës, i kërkoi ndihmë për të mbushur arkën bosh të shtetit dhe për të shpëtuar nga falimentimi financiar. Qeveria dërgoi në SHBA Mit’hat Frashërin që shëtiti nëpër koloni, dhe ai pa me sytë e tij, dëgjoi me veshët e tij, shqiptarët e Amerikës, që ishin gati të jepnin gjithçka për shpëtimin dhe forcimin e Shqipërisë.”Huaja Kombëtare”, e organizuar me shqiptarët e Amerikës, e shpëtoi shtetin shqiptar. Plot 197 mijë dollarë, 707.89 u mblodhën nga ajo hua Kombëtare.

Ndër punët e Vatrës duhet llogaritur edhe kontributi kulturor e arsimor që dha ajo. Shumë prej vatranëve shkuan në Shqipëri dhe dhanë kontribut në administratën shtetërore,një pjesë edhe pse ishin antimonarkistë nuk e kursyen veten për t’i shërbyer shtetit. Vatra dërgoi në Shqipëri për nevojat e shkollave shqipe më shumë se 200 mijë libra, që i shtypi me harxhet e veta në shtypshkronjën e Diellit.

Fatkeqësisht, vatranët që kishin shpëtuar Shqipërinë, u trajtuan si armiq nga sistemi komunist dhe një pjesë e tyre u shkuan në plumb, si ish editori i Diellit për tetë vjet, Bahri Omari, Aqif Përmeti, që përgatiti, stërviti 200 vullnetarët që shkuan në Shqipëri në vitet ’20 të shekullit të shkuar, burgosi e torturoi pa mëshirë vatranët mëmëdhetarë: Kristo Kirka ,(Themelues i Vatrës) Kolë Rodhja, dhe Koço Kotta, u ndëshkuan prej diktaturës vetëm pse nuk u bënë bashkëpunëtorë të saj. Editori i Bahri Omari u pushkatua pa iu provuar asnjë lloj fajësie, Aqile Tasi, që për tetë vjet kishte qenë zyrtar e kryetar i Vatrës si dhe editor i Diellit, dhe pat lënë Amerikën për të pranuar detyrën e drejtorit të Bibliotekës Kombëtare në Tiranë e për të kontribuar në shtypin shqiptar, u dërgua në burgun e Burrelit duke u shpërblyer në mënyrën më çnjerëzore për atdhetarizmin e tij. Kristo Kirka, kryetar i “Besa – Besën”,krahu i djathtë i Nolit në krijimin e Kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare, delegat i krijimit të Vatrës, kryetar i degës së Vatrës në Boston, nënkryetar i Federatës më 1915, manager i Diellit më 1912, deputet në Parlamentin shqiptar për katër vite, nënprefekt në Himarë dhe Bilisht, kryetar i bashkisë së Korçës, ironikisht shpërblehet duke e dërguar në qelitë e ferrit të Burrelit, ku shpirti atdhetar iu shua pa nxjerrë një shenjë pendimi për ç’kishte bërë për kombin. Tek do ta vajtonte atdhetarin e orëve të para, bashkëvuajtësi i tij, poeti Arshi Pipa, do të klithte dhimbshëm: Vdiq flamurtari i moçëm!
Çfaj kishte bërë Kolë Tromara, kryetar i “Vatrës” më 1917, që i kishte dhënë  Shqipërisë gjithëçka kishte të shtrenjtë? Po Andon Frashëri , editor i Diellit, Aqif Përmeti, menaxher i Diellit, Përse u ndëshkua Ali Kuçi, ai vatrani që u printe dhurusve për çështjen shqiptare duke dhuruar më shumë se të gjithë për shpëtimin e Shqipërisë nën thirrjen e imzot Nolit: “Jepni për Nënën”? Edhe shpirti i tij u shua në qelitë e errëta të dhunës. Vatranët që kishin ndezur ëndërrën për mëvetësinë e Shqipërisë dhe kishin iluminuar shpirtrat e shqiptarëve për të ringjallur kombin e motit të  madh të Skënderbeut, u martirizuan për të mos e tradhëtuar idealin kombëtar. Në memorien e historisë ata do të mbeten martirë të iedaleve kombëtare. Në 100 vitetet e Vatrës është edhe qendresa e vatranëve të gjysmës së dytë të një shekulli jetë të saj; këmbëngulja për ta mbajtur  të pashuar  zjarrin mëmëdhetar në Vatrën shqiptare, kur , si Beogradi edhe Tirana, përpiqeshin ta shuanin me cdo kusht. Në 100 vitete e Vatrës është edhe kontributi për lirinë e Kosovës si dhe për demokratizmin e Shqipërisë.

100 Vitetet e Vatrës, ne 100 vitete e Pavaresise se Shqiperise, e hijeshojne me shume festen dhe dëshmojnë rrugën e komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. (Ky artikull u botua me 28 nentor 2012 ne numrin special per 100 vjetorin e Pavaresise se Shqiperise te gazetes ILLYRIA, gazete ne te cilen autori, punoi 10 vite si editor i sec. Shqip)

Filed Under: Editorial Tagged With: 100 vitet e vatres, dalip greva

CILA ËSHTË DITA E ÇLIRIMIT?

December 5, 2012 by dgreca

NGA RESHAT KRIPA/

Në këto ditë festive të 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare dëgjojmë edhe disa zëra korbash të zinj që, për ta errësuar këtë ditë të shënuar të kombit shqiptar, nxjerrin në plan të parë një datë tjetër, një datë të turpshme për t’u përmendur, atë të 29 nëntorit, njëlloj si në vitet e errëta të sundimit të diktaturës komuniste. E di që ky shkrim do të ngjallë protestën e disa individëve të indoktrinuar nga propaganda jashtë kohe e atyre që i shërbyen me servilizëm diktaturës së kuqe. Për këta individë as që do të denjoja të bëja një shkrim apo t’u ktheja një përgjigje. Qëllimi i shkrimit tim janë ata individë apo, më mirë, personalitete të politikës dhe jetës shoqërore në vendin tonë që ende i bëjnë elozhe kësaj date. Por të mos zgjatemi me llafe dhe le të shtrohemi në rrugën e argumentave.

Çfarë është 29 nëntori? Për idhujt e kësaj date është çlirimi i Shqipërisë. Por a është e vërtetë kjo? Personalisht mendoj se çlirim quhet shkëputje e prangave të një pushtuesi të huaj apo një diktatori të urryer, qoftë ky edhe një individ i kombit tënd. A ndodhi kjo pas këaj date? Absolutisht jo. Shqipëria kaloi nga një pushtim i huaj në një tirani të pësuar nga vetë shqiptarët. Në këto çaste më kujtohet një kënga popullore që e këndonim dikur, kur ishim në burg, së bashku me disa luftëtar të tjerë të lirisë dhe demokracisë:

 

Shqipëri e vogël, plot një milion,

                                                Buzë Adriatikut edhe detit Jon,

                                                Seç hoqi e ç’vuan mjaft nga të huajt,

                                                Por dhe vetja jonë!

 

            Po, ne nuk vuanim nga të huajt se ata, me të vërtetë, ishin shporur nga vendi ynë por në vendin tonë ishte instaluar një regjim që ia kalonte  disa herë atij të pushtuesit. E pra ishin këta shqiptarë të atij shteti që na rrëmbyen mua dhe qindra fëmijë të tjerë,  të moshës 14-16, vjeç për të na përplasur në qelitë e errëta të ish sigurimit famëzi të shtetit apo kampet e tmerrshme të punës së detyruar duke na mohuar të drejtën e studimit dhe të jetuarit. Ju mund të thoni se këto janë mllefe personale. Jo, zotërinj! Ju e keni harruar atë kohë, apo bëni sikur e keni harruar, kur thërrisnit “kriminelët në litar” për ne, vetëm e vetëm pse luftonim “Për Liri, Për Shqipëri, për Flamurin Kuq e Zi!”

            Para se të hyja në burg historinë e Shqipërisë e njihja siç ma kishin mësuar në shkollën komuniste ku çdo komunist apo partizan ishe një “supermen” dhe çdo ballist apo zogist si Sali Protopapa i filmit tuaj “I teti në bronx”, apo ballistët e filmit tjetër “Kur zbardhte një ditë”. Por, fatmirësisht, hyra në burg. Them fatmirësisht sepse atje mësova kush ishte historia e vërtetë e këtij kombi. Këtë histori e mësova nga ata burra të rrallë që zor se do t’i vijnë më këtij vendi. E mësova nga ata burra që kishin studiuar në universitetet më në zë të botës perëndimore. E mësova nga të paharruarit Patër Mëshkalla, Gjon Shllaku, Kol Kurti, Xhevdet Kapshtica, Sami Bitincka, Isuf Hysenbegasi, Fatosh e Kudret Kokoshi, Abdurrahman Kreshpa, Meçan Hoxha, Haki Karapici e plot të tjerë. Këta burra më mësuan, ndërmjet të tjerave, se 29 nëntori 1944 është dita e zisë për kombin shqiptar.

Po, ajo nuk mund të jetë dita e çlirimit. Ajo është një ditë zije. Është e tillë pasi personifikon mbi 6.000 martirët e rënë në luftën për demokraci. Simbolizon mbi 17.000 të dënuarit politik nga regjimi i urryer. Simbolizon mbi 22.000 familjet e internuara nëpër kampet e tmerrshme, ku një pjesë e tyre gjetën  edhe  vdekjen. Nje datë  e  tillë  nuk  mund  të  jetë  data  e çlirimit të  Shqipërisë. Ajo është  data  e  një  robërimi  të  ri  të  saj dhe, për fat të keq, kësaj radhe, nga vetë shqiptarët.

Çfarë solli ky “çlirim”? Gjyqe pa fund kundër ajkës së kombit shqiptar. Ekzekutime burrash të shquar. Internime nëpër kampe të tmerrshme ku vdekja ishte shpëtimi prej tyre. Ndarje të popullatës në përkrahës dhe armiq të regjimit, gjë që bëri që të parët të ishin kundërshtare të tërbuar të palës tjetër që, po të kishin mundësi, t’i hanin të gjallë. Kjo ishte Shqipëria që solli “çlirimi” i 29 nëntorit. Në këto kushte a mund të quhet çlirim? Gjykojeni vetë të nderuar lexues.

Para disa ditësh dëgjuam një lider të një partie që thoshte se duheshin vlerësuar meritat e diktatorit Hoxha. Dua ta pyes zotninë:

–          A ka ndonjë meritë diktatori Hoxha?

Nuk e di se për çfarë merite flet zotnia në fjalë, por unë diktatorit i njoh vetëm vrasjet prapa shpine deri edhe të shokëve të tij më të ngushtë. Përmend këtu Qemal Stafën që flitet se e çoi pikërisht ai në atë pritë. Përmend Mustafa Gjinishin, Hysni Xhindin, Fejzo Gjomemën, Ramize Gjebrenë dhe plot të tjerë të vrarë me urdhër të tij kur luftonin gjoja për liri. Këto vrasje dhe burgosje do të vazhdonin me një ritëm më të lartë pas marrjes së pushtetit. Le të përmendim Koçi Xoxen, Pandi Kriston, Bedri Spahiun, Liri Belishovën, Tuk Jakovën, Fadil Paçramin, Todi Lubonjën, Beqir Ballukun, Hito Çakon, Petrit Dumen dhe deri te Kadri Hazbiun dhe të tjerë me të cilët kishte qenë “shok armësh”.

Kjo është vetëm njera anë e medaljes. Po për izolimin totalitar të vendit tonë nga e gjithë bota, qoftë ajo perëndimore apo ajo lindore? Po për rënien deri në pragun e katastrofës të gjendjes ekonomike të vendit? Mos vallë të gjitha këto janë merita që duhet t’i vishen diktatorit? Një gazetë e këtyre ditëve shkruante se një gjë e tillë ishte thënë për të fituar votat e spektrit të majtë. Unë do ta quaja një gjë të tillë flirtim me djallin. Në rast se një veprim do të gjykohej me “moralin e lartë” të një lideri, atëherë edhe unë do ta pranoja një “lajthitje” timen një veprim të tillë.

Përse ndodhën fenomene të tilla pikërisht në këto ditë historike të kombit tonë? Mendoj se shkaku kryesor ëshër shpërthimi i një ndjenje nacionaliste të popullit shqiptar në këtë përvjetor të madhërishëm, ndjenjë që kishte munguar për vite të tëra. Është pikërisht kjo ndjenjë që i tërboi idhujt i diktaturës komuniste dhe ndaj shpërthyen si një kor i çakërdisur në mbrojtje të idealeve të tyre të përmbysura nga mbarë populli shqiptar. Këtë e vërtetoi qysh njëzetetre vjet më parë përmbysja e përmendores së diktatorit dhe nuk mund ta ngjallë më askush sado të mundohet. Kjo është edhe një kërkesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara që i kërkoi Shqipërisë qysh në vitin 2010 të dënojë krimet e komunizmit. Dhe një gjë e tillë duhet, detyrimisht, të realizohet, në rast se duam, me të vërtetë të rreshtohemi në anën e kombeve demokratike të botës.

Si përfundim dua të them se kombi shqiptar ka vetëm një datë të shënuar të historisë së tij. Kjo datë është 28 nëntori 1912. Ajo është data e pavarësisë, është data e çlirimit kombëtar, është data që do të bashkojë kombin shqiptar në një të vetëm.

 

Filed Under: Histori, Opinion Tagged With: dita e Clirimit, reshat kripa

AKTORJA E NJOHUR FESTOI ME FLAMURIN KUQ E ZI NE TIMES SQUARE

December 5, 2012 by dgreca

Kjo ndoshta ishte dhe pika më kulminate e saj në pjesmarrjen në këtë festë gjatë prezantimit të saj publik në mes të Times Square, ajo ka pozuar duke mbajtur një një flamur shqiptar, duke u fotografuar edhe nga fotoreporteret Amerikan, televizionet, gazetat dhe revistat me prestigjoze në SHBA/

Nga BEQIR SINA, New York/

 TIMES SQUARE NYC: Aktoria e njohur njujorkeze me origjinë shqiptare Drita D’Avanzo, e cila jeton në Staten Island – New York, një ishull ku jetojnë aktualisht edhe një numër i madh i emigrantëve shqiptarë e cila gjithsesi është një emër i njohur në televizionin amerikan, po tregonë veten gjithmonë e më shumë se është shqiptare. Dhe bukuroshja me origjinë shqiptare deklaron se ndjehet krenare për rrënjët e saj, sa që në Times Square – New York, ditën e mërkurë ajo u bashku me mijëra shqiptarë, për tu bërë pjesë e festimeve madhështore më 28 nëntor 2012, nuk dallonte nga mënyra se si festuan shqiptarët 100 vjetorine pavarësisë.Kjo ndoshta ishte dhe pika më kulmore e saj në pjesmarrjen në këtë festë, së bashku me shqiptarët  gjatë prezantimit të saj publik në mes të sheshit Times Square, ajo ka pozuar duke mbajtur një flamur shqiptar, teksa qëndronte duke u fotografuar edhe nga fotoreporteret Amerikan, madje nga televizionet, gazetat dhe revistat me prestigjoze në SHBA.

 Ndërsa ne patëm rastin që ta takojmë drejtpërdrejtë, ajo në mes të sheshit Times Square, kur Drita i u ishte bashkuar mijëra shqiptarëve, në ekstazin e tyre të gëzimit të “papërmbajtëshëm” duke festuar edhe ajo si shqiptare së bashku me djemtë e vajzat e veshuar kuqezi në këtë shesh, duke nadrë gëzimin së bashku dhe duke vallëzuar e kënduar me ta.

 Duke folur posaqërishtë për gazetën kombëtare Bota sot, Drita, tha se :”Sot unë kam kam pasur privilegjin të ndjeki së bashku me mijëra shqiptarë në sheshin Times Square këtë festim madhështorë për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Jamë e lumturuar të shohë së bashku me ju rrënjët shqiptare dhe trashëgiminë e kombit tim edhe në këtë shesh të famshëm – përfitojë nga ky rast tua urojë të gjithë shqiptarëve “Gëzuar 100 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë!”

 Më tej ajo vijojë duke thënë sipas saj se ky është një moment i paharrueshem për të treguar trashëgiminë time me bashkëkombasit mi shqiptarë, këtu në Amerikë dhe në mbarë botën, të cilët më kanë shërbyer si frymëzimin tim gjithë jetën andaj jam e lumtur që jam me gjak shqiptarë.Edhe një herë, na u drejtua ajo më lejo dhe përcille edhe tek të gjithë shqiptarët mesazhin tim “Gëzuar 100 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë!”, i tha gazetës tonë

 Kjo bukuroshe e cila mban një emër puro shqiptarë Drita ka një famë të jashtëzakonshme sidomos për shkak të shout të popullarizuar “Mob Wives” Ajo ka deklaruar se së shpejti do të vizitojë Shqipërinë dhe ndoshta edhe Kosovën, pasi kjo ka qenë edhe një ëndërr e saj e kamotshme.

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Beqir Sina, dielli, Drita' D'Avanzo

ATDHEU – MË I SHTRENJTË SE GJAKU

December 5, 2012 by dgreca

TREGIM NGA NAUM PRIFTI*/

 Sekretari trokiti në dhomën e vogël që Skënderbeu e përdorte si studio dhe e lajmëroi se nipi me gjithë familjen dhe me ata që e shoqëronin, kishin arritur te porta e Kështjellës dhe po prisnin.

-Futini brenda! – Vetëm kaq tha Skënderbeu dhe sërish u përkul mbi tryezë për të vazhduar punën që kishte nisur. Ai nuk doli vetë t’i priste dhe nuk shfaqi asnjë gëzim kur dëgjoi lajmin e ardhjes së nipit.Ftohtësia dukej qartë në zërin dhe në fytyrën e tij, gjë të cilën sekretari e vuri re.

Kur dera u mbyll, Skënderbeu deshi të vazhdonte punën dhe sërish mori pendën, mirëpo frazat s’po i dilnin të qarta dhe mendimet iu turbulluan. Penda gërvishte mbi letër dhe karakteri i shkrimit ndryshoi.Nervozizmi ndihej edhe në lëvizjen e dorës. Kur vuri re se disa fjalë i kishte shkruar nga dy herë dhe shkronjat kishin dalë të shtrembëra, e zhubrosi letrën, e bëri shuk dhe e hodhi në shportë. U ngrit në këmbëdhe shikoi nga dritarja.Jo më kot kishte zgjedhur si studio dhomën nga juglindja. Atë e rrihte dielli më gjatë, ishte më e ngrohtëdhe me më shumë dritë se të tjerat. Nga dritaret e saj shtrihej një panoramë e larmishme, që përmblidhte valëzimet e kodrave, fushën tej poshtë, kënetën dhe hapësirat e Adriatikut.Ndryshe nga ana lindore, që kufizohej nga faqja shkëmbore dhe e ashpër e malit, këtej syri tëçlodhej në madhështinë e mjegulltë të detit.

Deti atë ditë ishte i mbushur me avuj dhe një qiell gri e i ftohtë rëndonte mbi shpatullat e maleve. Vetëtimthi e ndjeu se asnjë peizazh tjetër, i ndezur nga ngjyrat e vjeshtës a i praruar nga rrezet e verës, nuk do t’ia shkartiste mendimet që i zienin në kokë. E dinte prej disa ditësh se Gjergj Balsha do të vinte, pasi kishte marrë një letër të shkurtër prej tij për fatkeqësinë që i kishte ndodhur. Kështjella që zotëronte qe pushtuar nga turqit thuajse befasisht.Ndërsa Balsha dhe kapedanët e tjerë kishin dalë për gjah larg kështjellës, turqit kishin brofur papriturdhe kishin shtënë në dorëkështjellën. Të zotët e shtëpisë kishin ngelur përjashta, të huajt qenë futur brenda.

Pushtimi i kështjellës së Modricës e tronditi Gjergj Kastriotin, sepse, veç të tjerave, krijonte njëtëçarë në unazën e mbrojtjes.Prej andej turqit e kishin shumë më të lehtë të ndërmerrnin sulme drejt brendësisë së tokës arbërore.Skënderbeu kërciste dhëmbët nga inati, kur kujtonte sesi kishte rënë ajo kështjellë në duart e osmanllinjve. Për turp! Pa u shkrehur një top, pa u ndezur një fitil, pa flakëruar një shpatë, pa u hedhur një shigjetë, pa u thyer një shtizë. Të gjithë kapedanët e vjetër, të cilët prej më shumë se dymbëdhjetë  vitesh po luftonin kundër turqve, e kishin quajtur të gabuar emërimin thuajse general të një djaloshi të ri e të pa sprovuar, që deri në atëkohë nuk ishte dalluar për asgjë. Gjergj Katrioti kishte thënë se do të shihte zotësinë e gjithsecilit dhe sipas aftësive do t’u caktonte postet dhe detyrat. Mirëpo në dy raste kishte devijuar nga  ky parim. Rënia e kështjellës së Modricës u dha shkak feudalëve dhe princëve të kujtonin edhe njëherë thyerjen e ushtrisë arbërore para kështjellës së Beratit.Ndonse Skënderbeut nuk I kishin thënë gjë drejtpërsëdrejti, ai e ndiente qortimin nga vështrimet e oborrtarëve, të princëve dhe kapedanëve.Gjithsesi kunati axhami e kishte shlyer paaftësinë për humbjen e kështjellës së Beratit me jetën e vet, ndërsa nipi, djali I motrës kishte ardhur në kështjellën e Krujës me gjithë arsenalin e gjahut, me kuaj e pajisje njëlloj sikur të shkonte për verim.Ndërkohë komentet e oborrtarëve nëpër oda e korridore nuk shternin.

 

-Sikur të ishte dikush tjetër, Gjergji nuk kishte për ta pranuar.

-E ka nip. Nipi duhet më shumë se djali!

-Edhe sikur të dojë, s’ka çfarë t’i bëjë, se rrezikon prishjen e marrëdhënieve me të motrën.

-Gjergji i vogël nuk i afrohet as në thua daiut të vet.

-Në të ngrënë dhe në luks ia kalon.

-Edhe për të prishur para s’ia gjen shokun.

Skënderbeu nuk i dinte të gjitha sa thuheshin por i merrte me mend, aq më tepër se ato ditë një pjesë e mirë e princërve dhe e feudalëve ndodhej në kështjellën e Krujës. Skënderbeu i kishte thirrur për të biseduar për traktatin që propozonte Senati i Venedikut. Të ftuarit e fundit priteshin të vinin atë mëngjes dhe pasdite do të hapej kuvendi.Por derisa të hapej mbledhja, ai duhej të merrte një vendim për Gjergj Balshën.Ku mund ta çonte këtë komandant pa kështjellë?A mund t’i besonte ndonjë detyrë tjetër më pak të rëndësishme? Ta linte fare pa përgjegjësi? Mos kishte këtu ndonjë tradhti?Sa herë i afrohej ky dyshim, e largonte me ngulm.

-Nuk është e mundur! – bërtiti me zë të lartë. – Si mund të ma bëjë këtë gjë?

I kujtohej se kur ia kishte besuar kështjellën e Modricës dhe rrethinat e saj, kishte peshuar sinë kandar cilësitë e mira dhe dobësitë e Gjergjit të vogël, dhe peshorja nuk anonte në asnjë krah, sepse, për çudi, virtytet dhe veset plekseshin si një gërshet. Më së fundi Skënderbeu kishte arsyetuar se, sido që të vinte puna, Gjergji i Balshajve do t’i qëndronte besnik gjakut të vet. Tradhtia e Hamzait, djali të vëllait, kishte qenë e ushqyer si nga etja për pushtet, ashtu edhe nga nxitjet e pareshtura të turkeshës, nënës së tij.Ndërsa Gjergji i ri pikërisht për shkak të nënës nuk kishte për të tradhëtuar kurrë.

I kaloi edhe një herë nëpër mend ngjarjet që lidheshin me rënien e këshjellës së Modricës. Atë ditë komandanti i kështjellës kishte dalë për gjah. Gjer këtu s’kishte asgjë të jashtëzakonshme a të dyshimtë, sepse gjahu ishte një nga pasionet më të forta të feudalëve.Ai kishte marrë me vete gjithë garnizonin e tij.Po pse e kishte marrë tërë garnizonin pas?A nuk mund t’i linte një pjesë të ushtarëve në kështjellë? Dhe po atë ditë turqit vijnë papritur dhe hyjnë si krushq. Një palë ikin nga njëra anë e një palë vijnë nga ana tjetër.Pse kishte qenë e hapur porta kryesore e këshjellës?

Skënderbeu i njihte turqit dhe manevrat e tyre.Agjentë sekretë, të mbuluar me petkun diplomatik, ose tregtarë të huaj kryenin misione të ngarkuara nga turqit dhe merrnin shpërblime. Për turqit ishte krejt e natyrshme që atë gjë që s’mund ta fitonin me gjak ose me trimëri, ta blinin me para. Ata kishin dërguar një raguzian te Vrana Konti me propozimin e një shumë kolosale prej 300.000 dukatash, nëse dorëzonte kështjellën e Krujës. Vrana Konti e kishte hedhur poshtë me neveri atë propozim, por dikujt tjetër mund t’i ishte prishur mendja.

Skënderbeu doli nga dera e studios dhe, pasi përshkoi korridorin, hyri nësallën  e ngrënies. Ia mori mendja se aty do ta gjente nipin dhe nuk u gabua. Ai po u tregonte vajzave dhe grave që ishin aty disa anekdota të kohës dhe atopo shkriheshin së qeshuri. Sapo hyriSkënderbeu, Gjergj Balsha u mundua t’i jepte fytyrës një pamje të pikëlluar.Gratë e vajzat u shpërndanë.

-Ç’qe kjo që bëre? – e pyeti Skënderbeu, pa i dhënë as dorën.

-Një fatkeqësi, asgjë më shumë…

-Si del për gjah, kur turqit ishin aq pranë?

-Nuk kishim asnjë dijeni. Ata erdhën fare papritur.

-A nuk keni dyshim mos i ka lajmëruar njeri për daljen tuaj në gjueti?

Gjergj Balsha ngriti supet.Mundtë kishte ngjarëdhe ashtu por ai s’kishte dijeni.

-Pse e nxorre gjithë garnizonin jashtë kështjellës?

-Shkuam për të gjuajtur drerë dhe ju e dini mirë se kjo gjueti…

-Unëe di se kur është kohë lufte, nuk dilet për gjah, – i tha rreptë Skënderbeu.

-Dajo, po marr guximin t’ju them se, po të vazhdoni të më pyesni në këtë mënyrë, nuk do të pranoj të përgjigjem.

Skënderbeu nuk lëshoi pe.

-Unë mendoj se duhet të përgjigjesh dhe të përgjigjesh mirë. – Gjergj Kastrioti e nënvizoi fjalën “mirë” dhe ajo mori një nëntekst të fortë. – Jo vetëm para meje, po kundrejt gjithë atyre që do të pyesin. Mos të duket diçka e vogël pushtimi i një kështjelle? Përgjegjësia dhe nderi prej fisniku u detyrojnë më shumë nga sa pandehni.

-Unë s’kam asnjë faj! – bërtiti Balsha i ri i fyer, duke përpjekur dorën në tryezë. – Gjithçka ndodhi krejt rastësisht.

-Shumë rastësi kanë ngjarë brenda një dite…- tha me ironi Skënderbeu.- Ju dilni për gjah, turqit vijnë papritur. Ardhjen e tyre nuk e lajmëron kërkush, tymtarët flenë, britësit  nukndodhen në vendin e tyre, në kështjellënuk ka asnjë ushtar dhe turqit futen drejt nga porta e madhe.

Gjergj Balsha e pa se daja ishte shumë i zemëruar dhe biseda kishte nisur ters. Ktheu kokën nga dritarja, sikur donte t’i thoshte: “Mjaft më! Unë e ndiej gabimin vetë.”Fytyra e mbushur e Gjergj Balshësme nofullat katrore dhe sytë e vegjël e të shndritshëm tregonin qartë se ai kujdesej veçanërisht për sofrën.Jaka e bardhë e këmishës vinte në dukje ngjyrën e kuqe të lëkurës.

          -Kush urdhëroi të hapej porta? – e pyeti Skënderbeu.

          -Askush. Ishte e hapur.

          -Kur dolët për gjah, nuk porositët të mbyllej?

          -Habitem si u vete mendja të dyshoni, – tha Gjergj Balsha me duart drejt vetes së tij ndërsa sytëi vërtiste sa nga njëra anë te tjetra.

          -Hapja dhe mbyllja e portës bëhet vetëm me urdhër të komandantit të kështjellës dhe ti e di këtë qëkur ishefoshnjë. Atëherëkush urdhëroi të mos mbyllej porta, kur dolët jashtë? –gjënoi Skënderbeu.

-Unë! – thame inat Gjergj Balsha.

Skënderbeu me duart prapa filloi të bënte ecejake nëpër dhomë.Hyri një kështjellar dhe i kumtoi diçka.Skender i dha shenjë të mos largohej.

-Mos edhe kjo është rastësi? – epyeti Skënderbeu.

-Sigurisht! Pse, mos kisha dëshirë të mbetesha pa kështjellë dhe të vija këtu për të kërkuar strehë e bujtje?

Skënderbeu e mbërtheu në vend me një vështrim të rreptë.

-Gjergj Balsha, o njeri i dobët, ti ke rënë në marrëveshje me turqit, ti ke lënë hapur portën, ti e ke shitur kështjellën.

Kaq e papritur ishte kthesa dhe akuza, sa Gjergj Balsha brofi izverdhur dhe vuri dorën në brez.

-E shoh se qëndrimi im këtu qenka i tepërt dhe i padëshirueshëm, prandaj do largohemqë këtë çast, -tha duke u drejtuar nga dera.

-Nuk do tëlëvizësh pa u përgjigjur për tradhtinë, – gjëmoi Skënderbeu dhe pastaj, duke u kthyer nga ushtari, i dha urdhër.-Futeni në burgun e kështjellës dhe jepjani gjyqit!

Vendimi i Skënderbeut e mpiu Gjergj Balshën dhe ai nuk rezistoi kur e çarmatosën. Vetëm kur po e hiqnin nga salla, ktheu kokën dhe bërtiti:

-Nuk do t’jua harroj këtë poshtërim!

Lajmi i burgosjes së Gjergj Balshës dhe akuza për tradhëti u përhap menjëherë gjer në skutat më të thella të kështjellës.

Në derë u ndje trokitja e butë e gishtrinjve të së shoqes dhe ajo hyri menjëherë në dhomë.Dukej e tronditur dhe përmbahej me zor.

-Më ndjeni, zot, që ju ndërpreva.

Ajo qëndroi një çast duke fërkuar duart si për të gjetur aty fillin e bisedës e si për të kërkuar fjalët më të përshtatshme. Gjergji pyeti veten: “Ka ardhur vetë, apo e ka dërguar ime motër? Ka shumë të ngjarë ta ketë dërguar Jella, s’do të vijë vetë ose ngaqëështë zemëruar”.

-Në kështjellë nuk flitet për gjë tjetër, veçse për atëqë ndodhi … -Zëri i dridhej lehtë dhe në sytë e butë shihej një dëshpërim i sinqertë.

-Në kështjellë edhe më përpara flisnin për atë. – Ai u ngrit në këmbë dhe po përpiqej të mbërthente përpara pasqyrës tokëzën e togës.

– Por ç’do të thonë të tjerët për këtë veprim?

Ai nuk u përgjigj menjëherë dhe kjo vonesë nuk iu duk shenjë e mirë së shoqes.

-Unë bëra atë që duhej të bëntë çdokush në vendin tim.

-Gjergji është gjaku tuaj!

-Andronika! – ai nuk e thirri me emrin përkëdhelës “Donika”, siç e thërriste shpesh, dhe asaj iu ndrysh zemra. – A thua të ketë gjak ai njeri? – Dhe pas pak vazhdoi. – Edhe një pikë gjak arbëri të kishtë në trup, nuk do ta bënte atë që bëri.

Donika vuri re se i shoqi ishte tepër i prerë eipalëkundur.

-Pse je kaq i bindur në fajësië e tij? Gjithçka mund të ketë ndodhur rastësisht ose nga pakujdesia.

Skënderbeu u kthye nga Donika.

-Një dyshim i vogël akoma më vërtitet në kokë. Por qoftë tradhti a pakujdesi, faji mbetet faj.

-Ka të ngjarë të jetë pakujdesi! – i tërhoqi vëmendjen ajo.

-Po atëherë pse nuk bëri atë që do të bënte gjithkush në vendin e tij? Të përpiqej të fitonte me nder atë që humbi me turp? Pse nuk luftoi, kur u kthye?Kapidani i mirë e braktis i fundit anijen ose mbytet bashkë me të.

Biseda u mbyll dhe Donika, para se tëdilte i tha:

-Ende nuk është krejt e sigurt.

Skënderbeu e njihte mirë të nipin, ia njihte dobësitë dhe të metat, po kishte shpresuar se jeta, përpjekjet, detyra dhe përgjegjësia do ta burrëronin. Me sa duket, ai ishte si ato dardhat skallangure, që nuk piqen kurrë.Megjithatë ishte kureshtar tëdinte prapaskenën dhe arsyet qëi kishte hyrë asaj rruge. E dinte që kishte njerëz, të cilët do të thoshin se ishte detyruar ta dënonte nipin për tëmbyllur gojët e botës, por ajo nuk ishte arsyeja e vërtetë .

Që atë pasdite Gjergj Balsha pohoi para hetuesisë fajin. Dëfteu se kishte rënë në marrëveshje të fshehtë me turqit dhe ua kishte dorëzuar kështjellën për 30.000 dukata. Për ta paraqitur si rastësi dhe pakujdesi, ishte organizuar gjahu dhe braktisja e këshjellës!

-Edhe tokës i vjen rëndë nga kjo fytyrë, që guxoi të shiste atdheun. Hiqeni prej këtej dhe niseni të shoqëruar për në Napoli!  Do t’i lutem mikut tim mbretit të Napolit, ta mbajë në burgjet e tij, meqëne këtu s’kemi burgje, – urdhëroi Skënderbeu.

* Botoi Dielli, numer special me rast e 100 vjetorit te Pavaresise, 28 Nentor 2012

Filed Under: Kulture Tagged With: Atdheu, dielli, me i sjtrenjte, Naum Prifti, se gjaku, Tregim

FLAMURIN ORIGJINAL QE NGRITI ISMAIL QEMALI U DOGJ NGA ARMIQTE E KOMBIT

December 5, 2012 by dgreca

Ku është flamuri i Spiridon Ilos, qe u ngreh  nga dritarja e mesme e divahanit të Xhemil Vlorës?/

NGA GEZIM LLOJDIA*/

 Rrugë kërkimet për gjetjen e flamurit origjinal.Flamuri ishte i kuq,me zhgabë të zezë hyjnor u  mbajt nga dora e ëmbël e Ismail Vlora. Ishte shenjtor ,gjeti rrugë me shtigje ,njerëz, miq për të kryer aktin e pavarësisë. Ishte shenjtor me gjak e kockë të vërtetë  shqiptari .Një shekull pavarësi u tret. Kemi ende në mëndje flamurin ,atë  që ngriti dora e tij. Atë flamur që ndriçoi shpirtrat atë pasdite  kur u valëvit nga dritarja e mesme e divahanit të Xhemil Vlorës dhe pas saj Spiridoni, nxitoi ta mbërthej në parmak. Është udhërrëfyesi ynë, në kohëra luftërash ,mote të ligshtë,paqe të brishtë. Për  arë flamur jepej besa ,bëjnë be burrash .Për ty flamur!U tret shekulli, që kur u ngrit flamuri. Nga gjumi zgjohemi , në detin pa rërë e guaska, në natën pa hënë e yj

Pyesim: Ku gjendet flamuri ynë, që u  ngrit në 28 Nëntor? Cila pishë e dorë  i vuri xhixhën?Kush do ta shpëtonte këtë vend,që nxinte nga “kroma otomane” ? Ka  të dhëna se ka pasur  kërkime nga kohërat kur ai u zhduk. Hulumtimet kanë vijuar. Janë hedhur ide gati të panumërta  për flamujt që u ngritën në Vlorë duke pretenduar për secilin prej tyre si flamuri origjinal. Në tablotë e  kohës, rreth kërkimet  u ngushtua madje duke u përqendruar në tre prej varianteve. Por gjithë kohën, mungoi kërkimi i specializuar nga specialistët. Kërkimet për gjetjen e një objekti të humbur kërkojnë të zbulohen arkivat,objektet e tjera, që kanë qarkulluar kur mungesa e lajmit ka ndikuar dukshëm,për periudhën ‘45-90.Kohë kur u mërguan nga jeta  shumë firmëtarë. Kartolina,objekte postare,gazeta,monedha,pulla postare, rodhanë,koleksionet, botimet,kujtimet  duhen hulumtuar.Tre variantet të hedhura nga shtypi i kohës për këtë rast. Por dëshmia është se flamuri, që u ngrit në pasditen e 28 nëntorit në sarajet e familjes Vlora për të shpallur independencën  tonë është i flamuri  i Spiridon T. Ilo .A gjendet ky flamur?A kemi ndonjë shenjë të tij?Flamur nuk ekziston më. Gjurmimi shpirtëror na shpie në këtë hulli. Është djegur nga armiqtë e  këtij kombi .Edhe dy flamujt e tjerë që përmenden  nga referimi  i gazetës „Dielli“ mbi një shkrim të Qerim Panaritit :“Ne e dërguam flamurin nga Bostoni në Korfuz një vit më parë se të ngrihej në Vlorë nga z. Ismail Qemali (në vitin 1911). Të gjitha shpenzimet për qëndisjen, paketimin dhe dërgimin e flamurit u bënë nga shoqëria jonë Besa-Besë“ .Në vijim z.Panariti thotë se: “Detyra e mbajtësit të flamurit ju ngarkua z. Naçi Nuçi, ish mësues i gjuhës sonë shqipe në Korçë.

 Flamuri Eqrem bej Vlora, në kujtimet e tij,flet për  flamurin që u ngrit më 28 Nëntor 1912 në Vlorë nga Ismail Qemali, ishte një flamur personal, pronë private e tij, që e mbante në shtëpi si kujtim, të dhuruar në vitin 1909 në Paris, nga një pinjoll i familjes Kastrioti, don Aladro Kastrioti. Duke gjurmuar të dhënat e shtypit shqiptar: I biri i Spiridon Ilos, Vangjo Ilo para pak vitesh dha në media informacionin se Spiridon T. Ilo e mori flamurin shqiptar ,që zbukuronte sallën në mbledhjen e 5 nëntorit 1912 në Bukuresht dhe e solli në Vlorë në 27 nëntor 1912. Sipas tij, :”Spiridon Ilo qëndroi në shtëpinë e vajzë së tezes Marigo Posio, e cila i qepi flamurit një radhë thekësh dhe disa ndryshime tek shqiponja. Ky flamur u ngrit në Vlorë në 28 nëntor 1912″. Ky a është edhe flamuri origjinal që ngriti Ismail Vlora në pasditen e 28 nëntorit? Këtij  flamur i janë qëndisur thekët nga Marigo Poszio. Ky është edhe shtegu të shpie në gjetjen e flamurit  të ngritur në Vlorë nga dritarja e mesme e divahanit të Xhemil Vlorës. Spiridon Ilo, thotë: “Flamurin që përgatitëm në Bukuresht unë e kam mbajtur në gji, që nga Bukureshti deri në Vlorë dhe pastaj, pasi e valëviti Ismail Qemali, unë e mbërtheva me sqepar në parmak”.

2.Flamuri duhet të ketë dalë nga selia e parë e qeverisë

Nisëm një kërkim dy vite më parë. Objekti ku u përqendruam :selia  e parë e qeverisë së Vlorës. A gjendet brenda këtij muzeu ky flamur?Dëshpërimi ynë pa kufij. Flamuj të tjerë  ka aty,të çetave patriotike si i S.Butkës apo të tjerë të viteve para Motit të madh. Sefa Vlora nga Roma në  6 maj 1968 :”U muar vendimi nga qeveria që të krijohet senati i parë i Shqipërisë dhe selija u caktua të ish shtëpia ku banonte Ekrem Beu. Mbas gati dy muajsh qëndrimi në shtëpinë e Xhemil Beut,Ismail Qemali vendosi që qeveria të shkojë në një ndërtesë të shtetit. U zgjoth për këtë qëllim godina që quhesh e “Karantinës” në Skelë të Vlorës.” Pinjolli i Vlorjave “,Eqrem beu dëshmon këtë transferim të qeverisë drejt Skelës. Kështu qeveria  provizore u shpërngul tek ndërtesa me dy kate në Skelë. Godina është në të njëjtin vend .U  zhurit ndërtesa ( flamuri  ishte zhuritur mote më parë) Skelën e zunë fashistët në ‘39. Një humbje tjetër,që shkruan dhimbjen. U rindërtuar në formën origjinale. Nga largësia e motit të madh, 50 vjetori përkon me vitin 1962, shpallet muze i pavarësisë. Krejt ndërtesa përbëhet nga  6 dhoma,8 pavijone dhe 2 sallone. Këtu u ngritën zyrat  e ministrave të kabinetit të qeverisë provizore. Në cilën prej këtyre zyrave besoj të jetë strehuar flamuri origjinal? Ai flamur ishte simbol i pavarësisë. Ai nuk mund të rrinte më në banesën ku mbajt kuvendi .Flamuri do të qëndronte  në zyrat e qeverisë si simbol i saj. Shqyrtojmë fotografinë e qeverisë e I. Vlorës ,fotografi e realizuar tek selia e saj në Skelë. Fotografia i përket  nëntorit ,moti 1913. Përvjetori i parë i pavarësisë. Është i gjithë grupi i ministrave. Në krahë të djathtë të qeverisë  e cila ka dalë e tëra në ballkon gjendet  flamuri. Forma e flamurit na shqyrton këtë mundësi: ai është më i vogël se flamujt e tjerë .Ka atë madhësi,formë,shkabë që shquhet qartazi  në mes të farfuritjes .Ky është flamuri  që solli prej Bukureshtit patrioti ,Spiridon Ilo. Prej këtej duhen kërkuar gjurmët dhe zhdukja e tij apo djegia siç e ka raportuar Sheradin Berisha. Pra djegia  e tij nga armiqtë e këtij kombi të cilët nën ethet e pushtimit,të ndarjes dhe copëtimit të këtij vendi kanë bërë edhe aktin e fundit. Dihet në vitet ‘30 është kërkuar flamuri origjinal për tu ruajtur në muze,por kërkimi  ka rezultuar gati i pashpresë. Flamuri duhet të jetë marrë prej këtu, për tu djegur definitivisht për të mos mbetur asnjë gjurmë,në kohët e trazuara. Zhuritja  besoje nga armiqtë e kombit tonë,për të shuar kështu një dëshmi të madhe, atë të zhdukjes,zhuritjes e kthimit në hi të  simbolit të pavarësisë.Në 25 vjetorin e pavarësisë,viti 1937 ka gjetur të gjallë shumë firmëtarë e ministra të qeverisë provizore të Vlorës. Ka një korrespodencë të viteve ‘30 për gjetjen e flamurit i cili do të shkonte të ruhej në muze .Përgjigjia e E .B.Vlorës dhe të tjerëve është  e pashpresë. Petro Poga ka bërë një koment. Lef Nosi fotokopjoi aktin origjinal. Por flamuri  origjinal nuk u gjet.

3. 25 vjetori  pavarësisë  a gjendej flamuri origjinal ?

Kur kishte mbritur 25 vjetori i pavarësisë kombëtare  ishte viti1937. Delegatë dhe firmëtarë  një pjesë ishin ende gjallë,por  në këtë përvjetor dhe në të tjerët nuk gjenden më flamujt origjinalë. Bëhet llaf për flamujt e Spiridon Ilos,Eqrem beut. Nga hulumtime dhe disa fakte e botime që janë kryer ,gjurmët të shpien tek ai flamur që ka sjell Spiridon Ilo.Varianti i Eqrem beut rrëzohet,ai ishte në Kurvelesh në frontin përball armikut por ka mbritur me vonesë në qytetin e pavarësisë. Kures nga udhëtimi Bukuresht në Vlorë me synimin shpalljen e pavarësisë  e cila në vetvete përmbante disa rregulla ku ai, Ismail Vlora dhe te tjerë që kishin qenë shtetar prej kaq vitesh  i njihnin rregullat  mes të cilave ngritja e  flamurit,pra e flamurit  shqiptar i kishte bërë të vëmendshëm, që në këtë rrugëtim të kishin edhe flamurin,  që do të ngrihej në ditën e shpalljes së pavarësisë. Ata kishin një synim që ja arritën,kishin të koncentruar gjithshka që u shkrua dhe u realizua në Vlorë në ditën e parë dhe në ditët e mëpastajme me shpalljen e pavarësisë,ndërtimin e qeverisë provizore,të senatit,të institucioneve shtetërore  etj .Ndonëse nga koha e ngritjes së flamurit në Vlorë ishin mërguar më tepër se 25 vjet ,polemikat në shtypin  shqiptarë vazhdojnë ndoshta synojnë zbardhimit të ngjarjes ,sepse koha kur ngjau kishte më pak mjete regjistrimi dhe media. Oret e 25 vjetorit kishin rrëzuar akrepat në janar 1937, por flamuri origjinal nuk gjendej askund. Ndërsa akti i shpalljes së pavarësisë ishte në duart e Lef Nosit ,për flamurin nuk mund të bëhej më asgjë. Mulliri i polemikave ka punuar edhe atëherë dhe mirë ka bërë. Kemi ndeshur në letrën që Kristo Floqi i dërgon drejtorit të gazetës, “Drita” në 17.1.1937 në faqen 3 me titull: “Hartuesja e flamurit që valoj në Vlorë për shpalljen e pavarësisë tonë” ku ai sjell të dhëna të rëndësishme për flamurin.“I ndershim Z. Drejtor,shkruan Kristo Floqi:Ju lutem, kini. Kini mirësinë të bo­toni ne të ndershmen fletoren tuaj sa pasojnë poshtë mbi çështjen e flamurit  që valoj ne Vlorë për shpalljen e pavarësisë kombëtare nga ana e të pavdekurit  Ismail Qemal bej Vlorës.Në Nr 4  të fletores s’uaj, nefaqen e, tretë, pashe një artikull te mikut veteran z. P. Poges, i cili tregon hollësisht peripecitë e ngrehjes së flamurit dhe mënyrën me të cilën u hartua flamurë liriprurës si dhe atë që e hartoj. Z. Poga me të drejte të plote thotë se : flamuri që valoj atë ditë nuk ishte ajy flamur qe u suall nga Amerika, i i qëndisur me sërmë e me xhufka të mëndafshta,që me aq  këmbëngulje ka pretenduar z Kol Rodhja duke dashur të bind popullin shqiptar se ay ish flamur i Independencës e jo tjetër,kur se të gjithë e dijnë si dhe unë vetë ja shpjegova e me në të gazetës z.Kol Rodhes se atë flamur vetë unë ja dorëzova z.Llambi Bimblit në Vlorë kur u nisë me shokët për në Korçë, mbasi e ruante deri atë ditë  e ndjera kunata ime Marigo Pozio , që e kishte sjellë prek Korfuzit me rrezikun  e saj në Vlorë të dorëzuar prej disa atdhetarëve që kishin ardhur nga Amerika të hidheshin në Shqipëri, por nuk u hodh, midis të cilëve ishe edhe z Kol Rodhe dhe këtë e di edhe vetë ajy si kur  se ja vërtetoi edhe z Dr Loni Naci që ju përgjigj nën artikullin Tem po të kësaj fletoreje, ku i përgjigjesha edhe unë Z.K.Rodhe .Pra sado që z. Rodhe  insistojë kaq herë për këtë kjo nuk është  e vërtetë dhe do ta ish kuptuar edhe më mirë populli po të kish botuar z Timo Dilo në “Vatra” e tij  dhe përgjigjen teme të dytë,por z T. Dilo nuk deshi kur se me tha se nuk munt të prishte miqësi me z Rodhe për hatrin temë . Këtë përgjigjen  e dytë ja dërgova edhe Gazetës së Korçës po nuk e botoj. Po ja dërgova edhe Gazetës shqiptare por as ajo se botoj e kështu populli kujtoi se unë e hëngra follën e z Kol .Rodhe,se më vuri gjoja në vend. Si mund të bënja kur s’ma boti asnjë gazetë shqiptare duhej ta botonja në një broshurë të veçantë dhe ja ku solli rasti sot ta botoj kjo gazetë.Me z.Poga jam dakord sa për flamurin,që ishte një pluhur e kuqe tri metro e gjatë dhe dy metro e gjerë dhe që mbi atë u damkos shkaba dykrenore me ngjyrë të zezë, gjithashtu jam dakort se atë ditë u gatitën edhe 4-5 flamurë të tjerë që valuan në disa zyra zyrtare të ndryshme,si edhe vetë kam bërë fjalë si këto por tjetër herë. Pluhura u ble prej tregtarit Diamand dakord, po cili e hartoi flamurin e Indipendecës dhe kush e kishte gatitur shkabën dy krenore, këto nuk na i tregon z Poga .Është e vertëtë se një terezi s’ja mban mentë emrin kishte qepur disa flamurë po atë,po atë ditë s’u qepën këta flamurë por edhe të tjerë si e dinjë gjithë vlonjatet . Prej ay flamur që nguli atë ditë mbi ballkonin e shtëpisë së Xhemil Bej Vlorës, plaku Ismail Qemali nuk ish prej atyre që qepi ai tereziu që thotë zoti Poga, po ish ay që qepi dora e së ndierës Margo Pozio dhe shqiponja dy krenore ish modeli që me mjeshtëri përgatiti patrioti shkodran i ndjeri Dom Mark Vassa. Këtë e dinë të gjithë vlonjatet e sidomos z .Seid Qemali, Qazim Kokoshi, Hamza Isai, Ymer Radhima, Faik Kreshpani, Ibrahim Shyti etj, që ishin në shtëpinë e Marigosë kur përgatitej ajy flamur bashkë me disa të tjerë që e prisnin me padurim. Këtë dijnë edhe vet Xhemil bej Vlora që ish atje në shtëpi të vetë kur u suall ajy flamur e dijnë edhe zoti major Bilal Nivica, adjutant ti ahere i Ismail Qemalit si dhe bijtë e Ismail Qemalit  z. Ethem dhe Qazim bej Vlora dhe sa e sa vlonjatë e delegatë të krahinave të ndryshme,që ishin prezent atë ditë të shënuar. Kam një letër prej tem vëllaj z.Thanas Floqit, që ky bashkë me z.Lef Nosi, Qemal Karaosman, Shefqet Dajin e vërtetojnë këtë që panë më sy dhe që e dinë bukur mirë. Kam sa e sa argumente të tjera që jam gati ti parashtroj porsa të jetë nevoja. N.q.s nuk flas drejtë le të më përgënjeshtrojnë këta zotërinj që janë gjallë sot. Damkën e shkabës dy krenore  e kam unë sot në shtëpinë time kujtim prej së ndjerës Marigo dhe kam me dorëzue muzeumit tonë kombëtar .Këto janë fakte dhe jo fjalë zoti Petro. Fotografia është gjallë për të dëshmuar se që ai vetë bashkë me të ndjerin Dom Mark Vasën e damkosën flamurin e parë mbasi e kishte përgatitur e ndjera Marigo Pozio. Duhen akoma prova të tjera .Flamuri i shoqërisë ‘Besa Besën”,që përmend z Kol Rodhe, ish i math, i mëndafsh dhe me xhufka ari të verdha dhe tepër i kushtueshëm,kurse ky flamur i Indipendecës ish si thotë edhe zoti Poga , krejt sempël ,pra nuk ish ai që thotë zoti Rodhe dhe këtë e pamë dhe e vërtetojnë të gjithë ata që u ndodhën atë ditë. Atë flamur që thotë zoti Rodhe e ndjera Margio mbajti në sëndukun e saj gjer sa ja dorëzoi z Lambi Bimblit si amanet,që e di fort mirë. Si par ishte e mundur të ishte ai flamur që na thotë zoti Rodhe?E mjera Marigo nuk hartoi vetëm atë flamur po edhe 60 të tjerë brenda në 2-3 ditë pas nevojës që u shfaqë dhe këtë e dijnë edhe z.Lef Nosi,Qemal Karaosman, Shefqet Dajin dhe Thanas Floqi dhe e dëshmojnë. Marigoja vdiq e mjera,po e vërteta  duhet të dëshmohet prej të gjallvet .

4.Kartolina e arkitektit P.Stefa me flamurin origjinal të Spiridon Ilos

Arkitekti Piro Stefa nga qyteti i Vlorës  solli këtë vit një ekspozitë  të veçantë nga natyra dhe përmbajtja. Vlora e vjetër. Kishte emblema,fotografi të vjetra të kohës kartolina historike. Një prej tyre përbënë edhe zbulimin.Flamuri i ngritur nga Ismail Qemali më 28 nëntor të vitit 1912 në qytetin e Vlorës .Një  kartolinë e botuar nga Spirirdon Ilo në vitin 1920, kur ai largohej sërish në emigrim në Boston.Këtë kartolinë e gjen në Milano arkitekti Pirro Stefa. Kartolina e Spiridon Ilos, një nga katër grupet e kartolinave me temë patriotike që ai editoi në vitet 1920-1930-të nga Bostoni, vjen  në një dokument origjinal dhe mjaft i rëndësishëm,  shpreh faktin për flamurin e ngritur në 28 Nëntor të vitit 1912. Kjo dëshmohetnë pjesën e pasme të kartolinës, ku përcaktohen të drejtat e autorit, botuesit të saj, Spiridon T. Ilo. Një element është vula e vendosur në këndin e kartolinës, në faqen ku shfaqet flamuri kuq e zi.Ky është flamuri origjinal i 28 nëntorit .Ky flamur që është edituar kartolinë nga vet autori S.T.I.Kjo kartolinë është edituar në vitin 1920 nga  Spirirdon Ilo u gjend në qytetin verior të Milanos.

5. Gazeta “Liri e Shqipërisë” e Sofjes

Një gazetë në gjuhën shqipe  dilte në Sofje të Bullgarisë. Kjo gazetë shihte dritën e diellit një herë në muaj siç e kumton vet në ballinë të saj. Emërtohej :”Liri e Shqipërisë “ka dalë në 6 janar të vitit 1913 pra një muaj nga koha e shpalljes së pavarësisë. Drejtor i saj ishte Kristo Luarasi.Të dhënat për këtë rilindës janë se ishte veprimtari i shquar i Rilindjes, njëri nga themeluesit e shtypshkronjës “Mbrothësia“, u angazhua në luftë kundër pushtuesit turk me çetat e Bajo ,Çerçiz Topullit, ishte pjesëmarrës në kryengritjen e përgjithshme të 1909-1912, si dhe dha një ndihmesë të madhe për përgatitjen dhe zhvillimin e Kuvendit Kombëtar të Vlorës. Vdiq më 8 korrik 1934. Kristo Luarasi, duke pasur bashkëpunëtore dhe një radhe anëtaresh te shoqërisë “Dëshira” filloi te botonte në Sofje gazetën “Liria e Shqipërisë” në programin e se cilës midis te tjerave thuhej : “Do te veprojmë me mish e me shpirt duke përhapur diturinë dhe ndjenjat kombëtare mbi kombin tone te dashur që te shpëtoje nga padija dhe nga errësira”. Kjo gazetë,sipas të dhënave, filloi te botohej rregullisht në mars te vitit 1911 gjer në 1916 dhe jo rregullisht në vitet 1916-1917. Kolonat e saj përmbanin artikuj te përgatitur nga demokratet shqiptare te mërguar në vise te ndryshme te Evropës dhe te Amerikës, nga arbëreshe te Italisë e te tjerë. Midis këtyre që shkruanin në ketë gazete përmendim Asdrenin, Luigj Gurakuqin, Jani Vruhon, Adem Zhgaben, Zisi Zikon, Hil Mosin, Aleksandër Xhuvanin, Agostin Ribekon etj.

Në numrin e 6 janarit 1913 faqen e parë e zë një fotografi ku shkruhet:”Të proklamuaret  e vetëqeverimit  të Shqipërisë më 15/28 Vjest e 3-të 1912 në Vlorë.Kjo pamje   na shpalos flamurin që është ngritur në Vlorë . Shquhet flamuri  me thekë dhe shkabë,pra ai që  pruri Spiridon Ilo nga Bukureshti.

6. Spiridon Ilo

Spiridon T. Ilo, 1876–1950.Spiridon T. Ilo lindi në Korçë I biri i Anastas (Tasi) Ilo dhe Aleksandra Ilo thuhet në wikipedia.Së bashku me të motrën Vanthulla T. Ilo (Shomo) dhe të vëllait Tashko T. Ilo në moshë fare të re emigruan në Bukuresht, Rumani. Në Rumani, ai u lidh me organizatat patriotike shqiptare në mërgim. Në datën 5 nëntor 1912, Spiridon T. Ilo do të marrë pjesë mbledhjen e mbajtur në Hotel Kontinental të Bukureshtit, dhe të drejtuar nga Ismail Qemali. Në këtë mbledhje u vendos shpallja e pavarësisë së Shqipërisë. Sipas informacionit të djalit të tij, Spiridon T. Ilo mori flamurin shqiptar që zbukuronte sallën dhe e solli atë në Vlorë. Me datë 27 nëntor1912, ai qëndroi në shtëpinë e tezes së tij Marigo Posio. Marigo Posio i qepi këtij flamuri një radhë thekësh dhe bëri disa ndryshime tek shqiponja. Ky flamur u ngrit në Vlorë në 28 nëntor 1912. Spiridon T. Ilo mori pjesë në mbledhjen për shpalljen e pavarësisë si përfaqësues i Korçës, që në atë periudhë ishte nën pushtimin grek.Në vitin1913 u largua nga Shqipëria dhe u kthye në Rumani. Në vitin 1916 emigroi në Neë York, SHBA ku hapi një kafene të vogël. Spiridon T. Ilo themeloi shoqërinë e parë diskografike Albanian Phonograph Records në SHBAnë vitin 1923. Nën drejtimin e tij, Albanian Phonograph Records luajti një rol të rëndësishëm në zhvillimin e kulturës shqiptare në vitet 1920–1940. Spiridon T. Ilo krey regjistrimin e parë të himnit kombëtar të Shqipërisë. Në këtë regjistrim, me numër regjistrimi E-3948, të Albanian Phonograph Records, himni u këndua nga Spiridon T. Ilo dhe tenori arbëresh Giuseppe Mauro.Mbas disa vjetësh u rikthye në Rumani dhe në vitin 1926 u vendos përfundimisht në Korçë. Mbas këtij viti, ai punoi si taksambledhës. Vdiq në Korçë në vitin 1950.Autor i tekstit dhe muzikës së këngëve patriotike “Të gjithë ne o djema”, “Eja mblidhuni këtu, këtu” etj.
*Msc.Anëtar i Akademisë Evropiane të Arteve

 

Filed Under: Histori Tagged With: Flamuri, Gezim Llojdiaa, i Spiridon Ilos, ishte, Ismaili Qemali, qe ngriti

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 36
  • 37
  • 38
  • 39
  • 40
  • …
  • 43
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT