• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for December 2012

ARNAUTËT E SIRISË, NJË SHQIPËRI E VOGËL LARG ATDHEUT TË TYRE

December 4, 2012 by dgreca

Flet shkrimtari dhe publicisti me origjinë shqiptare, Abdulatif Arnauti/

 Nga Dr.Ramiz Zekaj/

Instituti (AIITC), në synimin e tij për të kontribuar pozitivisht në kulturën shqiptare me këndvështrime të reja dhe me prurje të larmishme nga qytetërimi botëror, filloi organizimin e ciklit të leksioneve me temë: “Popuj dhe kultura”, i cili ka në fokus trajtesa të ndryshme nga personalitete të shquar të shkencës, kulturës e artit nga brenda dhe jashtë Shqipërisë.

I pari personalitet që hapi siparin e këtij cikli leksionesh është figura e mirënjohur e kulturës arabe, e njëherazi dhe e kulturës shqiptare në botën arabe, shkrimtari sirian Abdulatif Arnauti. I njohur në Siri për krijimtarinë letrare dhe, veçanërisht për përkthimin e kryeveprave të letërsisë shqipe në gjuhën arabe, dashuria për vendin e tij të origjinës e solli këtë kohë në Shqipëri z. Abdulatifin për të marrë pjesë në kremtimet e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Pasi viti jubilar i 100-vjetorit të Pavarësisë nuk mund të linte pa përfshirë në këto festime edhe shqiptarët e diasporës në vendet arabe.

Duke gjetur të përshtatshme kohen dhe momentin historik, AIITC organizoi akademin e parë “Popuj e kultura” me takimin: “Arnautët e Sirisë – Një Shqipëri e vogël larg atdheut të tyre”,ku z.Arnauti foli rreth pranisë shekullore të shqiptarëve në Siri, për jetën dhe traditat e tyre, mbi ndikimin social e kulturor të tyre në vendet arabe dhe mbi kontributin e tyre për çështjen kombëtare.

Takimi i cili u zhvilluar në amfiteatrin e AIITC, ditën e enjte më dt. 29.11.2012, zgjoi interesin e shumë personaliteteve të botës akademike, kulturore e diplomatike shqiptare –bashkëpunëtorë të AIITC, si Rektori i Akademisë Pedagogjike të Tiranës Prof. Dr. Musa Kraja, Drejtori i Sektorit të Enciklopedisë në Akademinë e Shkencave Prof. Dr. Muharrem Dezhgiu, gjuhëtarja Dr. Genciana Abazi – Egro, ish ambasadorët zotërinjtë Sulejman Tomçini, Shaban Murati, Qazim Tepshi e Faruk Borova dhe një sërë personalitetesh të tjera miq e dashamirës të AIITC.

Takimin e hapi Drejtori i AIITC, Dr. Ramiz Zekaj, i cili u shtjelloi përmbledhtazi të pranishmëve idenë e Akademisë së AIITC, si dhe bëri një prezantim të mikut të nderuar. Më tej fjalën e mori z. Arnauti, i cili u foli të pranishmëve në gjuhën amë, me shqipen e tij me theks kosovar, pasi prindërit i kishte nga Vushtria. Në fillim ai bëri një historik të emigrimeve shqiptare në Siri, të cilat nisin që para 200 vjetësh, kur ushtarët shqiptarë të Ibrahim Pashës, djalit të sunduesit shqiptar të Egjiptit Mehmet Ali Pashës, nuk u kthyen me ushtrinë në Egjipt, por u vendosën në Siri. Pjesa më e madhe e tyre ruajten gjuhën dhe traditen, por pati nga ata që u përzien me vendasit dhe nuk arritën të ruajnë gjuhën dhe mbiemrat e tyre. Por, sipas z. Arnautit, edhe sot e kësaj dite ata janë të vetëdijshëm për origjinën e tyre shqiptare dhe nuk e harrojnë atë. Emigrimet e tjera të shqiptarëve në Siri ishin ato të viteve 1912-1913, për t’i shpëtuar represionit serb të kohës dhe të viteve 1945-1948, për t’i shpëtuar përndjekjes së pushtetit komunist në Shqipëriu e Jugosllavi. Por këta të fundit, sipas z.Arnauti, emigruan më tej në Amerikë dhe shumë pak prej tyre u vendosën në Siri.

Pastaj z.Arnauti foli për historinë e familjes së tij dhe të lidhjes që ai kishtë me letrat shqipe. Prindërit e tij të emigruar më 1913-ën dhe ai vetë lindi në Siri në vitin 1931. Pavarësisht se i lindur në Siri, mjedisi shqiptar ku u rrit bëri që në fillim të mos e dinte mirë arabishten. Megjithatë në shkollë ai e përmirësoi gjuhën arabe, madje aq sa në vitet ’40 të shekullit të kaluar të botonte krijimtari letrare në poezi e në prozë në gazetat dhe revistat e kohës. Në vitet ’50 të shek. XX ai filloi të përkthente letërsi shqipe në gjuhën arabe, punë të cilën e nisi me përkthimin e teksteve të disa këngëve shqiptare. Me kalimin e kohës gama e përkthimeve të tij nga letërsia shqipe u zgjerua së tepërmi dhe dëshira e publikut arab për t’i lexuar ato bëri që botimet të mbaronin sapo dilnin, saqë nga Egjipti i kërkuan që përkthimet e tij të botoheshin edhe atje. Më pas këto vepra u shpërndanë në të gjithë botën arabe.

Në këtë mënyrë z. Arnauti u bë përkthyesi i parë i letërsisë shqipe në vendet arabe dhe vendosi marrëdhënie shumë të mira me Lidhjen e Shkrimtarëve në Shqipëri, përveç marrëdhënieve të forta që kishte me shkrimtarët shqiptarë të Kosovës. Kjo bëri që z. Arnauti ta vizitonte Shqipërinë në vitet ’70, të takohej me Kadarenë, Agollin e shkrimtarë të tjerë dhe ta rriste numrin e veprave shqipe të përkthyera në arabisht. Ai deri tani numëron rreth 21 përkthime, të cilat përbëjnë pothuajse gjysmën e librave të tij që arrijnë numrin e 61 veprave me krijimtari letrare, përkthime e studime në fushën e kritikës letrare.

Midis përkthimeve të tij më të rëndësishme nga letërsia shqipe janë: romanet e Kadaresë “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Kështjella” dhe “Dosja H”, romani i Dritëro Agollit “Njeriu me top”, romani i Vath Koreshit “Dasma e Sakos”, drama e Kolë Jakovës “Toka jonë” dhe një seri vëllimesh poetike të poetëve shqiptarë nga Shqipëria e Kosova, si Azem Shkreli, Ali Podrimja, Xhevahir Spahiu etj. Përveç përkthimeve, ai ka shkruar në shqip edhe disa vëllime me poezi të vetat. Dy prej këtyre poezive auditori pati kënaqësinë t’i dëgjonte të recituara nga gazetarja e Radio Kontaktit Marinela Naska.

Më pas, duke iu përgjigjur pyetjeve të pranishmëve, ai foli për mënyrën se si e kishin ruajtur shqiptarët identitetin e tyre në Siri dhe përmendi një sërë figura shqiptarësh me kontribut madhor në kulturën dhe artin arab, si romancieri Maaruf Arnaut, piktori Abdulkadir Arnaut, dijetarët Muhamed Nasiruddin Albani, Abdulkader Arnauti, Vehbi Gavoçi etj. Foli për klubet e arnautëve në Siri dhe mikpritjen e popullit sirian për emigrantët shqiptarë, si dhe dëshirën e vendasve për të lidhur miqësi e krushqi me shqiptarët, për shkak të cilësive fisnike që i karakterizonin ata. Midis të tjerash përmendi edhe fatkeqësinë personale në trazirat e fundit, ku nga bombardimet iu dogj biblioteka personale me të gjitha librat dhe dorëshkrimet e tij që po i bënte gati për botim.

Takimi i zgjatur për më se dy orë u mbyll me një dhuratë simbolike që Kryetari i Bordit Drejtues të AIITC, Dr. Faruk Borova, i dorëzoi mikut të nderuar – një flamur kombëtar me shqiponjë të qëndisur, i cili do t’ia zëvendësonte edhe flamurin e vetëm shqiptar që shkrimtari e mbante në bibliotekën e tij personale, tashmë të djegur.

Me këtë rast takimin e përshëndeti edhe mbesa e shkrimtarit, znj. Marie Arnauti, drejtoreshë e Operës së Damaskut. Pasi shprehu falënderimin e saj për mikpritjen e gjetur në Shqipëri, ajo tregoi se i kishte pëlqyer shumë vendi i saj i origjinës dhe shtoi se do të ishte e lumtur që të niste bashkëpunime të suksesshme në fushën e artit dhe të kulturës midis dy vendeve, me qetësimin e situatës në Siri. Më pas bisedat dhe takimi me shkrimtarin vijoi në sallën e ekspozitave të AIITC, ku për të pranishmit ishte shtruar një koktej. Duke shfrytëzuar praninë e tij në AIITC, shkrimtari shqiptar u bëri një vizitë mjediseve dhe zyrave të Institutit dhe dhuroi disa nga librat e tij për librotekën e AIITC.

 

Filed Under: Featured Tagged With: Abdullatif Arnaut, Dr. Ramiz Zekaj, shqiptaret e Sirise

NE PIKTURE, REXHEP FERRI ESHTE PERFAQESUESI KRYESOR I ARTIT PAMOR MBARESHQIPTAR

December 4, 2012 by dgreca

 Nga ARBEN MEKSI-Arkitekt, karikaturist/

 Profesor Rexhep Ferrin e kam dashur pa e njohur. Kam njohur vetem vepren e tij dhe po deshe vepren, natyrisht do te duash dhe autorin e saj.  Kjo figure poliedrike e artit shqiptar  shpreh me se miri thenien e Leonardo da Vincit ” Te gjitha llojet e artit lidhen me njera tjetren me fije te padukshme”, prandaj nuk cuditemi kur e shikojme kete artist te madh si poet, romancier, eseist, piktor, pedagog.

 Veprat e artit te tij, ne pikture, nuk kane nevoje per diciture, ato hyjne vete nerezonance me mendjen dhe syrin qe i sheh, duke peshuar njekohesishtndjeshmerine dhe intelektin e shikuesit. Forcat e artit te tij I ka bere veprat e veta universal. Si arkitekt, si  karikaturist dhe si pedagog i Universitetit , ne keto dite te bekuara per te gjithe shqiptaret, ndjej kenaqesine te pershendes kete artist temadh qe merr kete titull ne prag te festes se madhe. Ne pikture, Rexhep Ferri eshte perfaqesuesi kryesor i artit pamor mbareshqiptar,ne rrymen e abstraksionit surrealist poetik me kolorit te shesht, dekorativ, tebrishte, me forma dhe situata psikologjike te vecanta. Piktura  eshte rregull, ekuiliber, harmoni e te kerkosh keto ne jete perfaqeson pasionin me te bukur njerezor. Ndonjehere krijuesi nuk e interpreton dot vepren e tij. Sa filion ta shpjegoj, ajo largohet e behet e huaj per te. Kam pershtypjen se pikturat e  profesorit ne mendje zgjidhen shpejt, por realizohen ngadale e gjate procesit te krijimit perfeksionohen. Edhe pse piktori ka arritur majat e artit, jam i bindur se ende nuk i ka kthyer pergjigje pyetjes ” Nga vime e ku shkojme?” Kuptohet qarte se, kete thoshte dhe i madhi Ali Podrimja, miku i tij i femijerise ” jetojme ne nje kohe jonormale” prandaj profesori ka thenien e tij lapidare ” Boten qe me terheq nuk dua ta paraqes ndryshe”. Tek pikturate tij une shikoj deshperim ne forme, por optimizem ne ngjyra dhe kjo shpjegohet me vete  situaten e Kosoves, ku ai u rrit. Plejada e piktoreve shqiptar pertej kufirit si Muslim Mulliqi, Engjell Berisha, Tahir Emres, Agim Cavdarbasha etj ne  Kosove, Gjelosh Gjokaj ne Mai te Zi e mbi te gjitha  Rexhep Ferri paten fatin te pikturonin ate qe mendonin, ndryshe nga  vellezerit e tyre ne Shqiperi, ne vitet para demokracise.

Romanet e tij ” Njeriu po kush tjeter’ Humbes i lumtur”,” Frike nga Guernika”, permbledhja me ese ” Historia e hijeve” jane librat me me kualitet ne letersine shqipe.

 Duke komentuar pikturat e tij te fundit, ne ekspoziten pak kohe me pare, te botuar ne katalogun cilesor, kuruar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve ne Kosove, si dhe ne monografine e doktor Gezim Qendros pikturat ” Ne hije pa hije”, ” Shitesit pa koke”, une sa here i shoh mesoj dicka te re dhe besoj se profesori i ka pararendur ngjarjeve : Bashkimi  yne kombetar ka filluar perms artit. Si dashamires i artit shqiptar pertej kufirit, si mik i karikaturisteve kosovar

Agim Krasniqit,  Nekres, Zapllushes, si dhe artisteve te fushave te tjera, do ti uroja profesor Rexhep Ferrit kete cmim te madh. Gjithashtu, duke  u ndiertashme qytetar i Vlores, do ti kerkoja ne emer te te gjithe te pranishmeve ne’ kete salle, ti shikonim veprat e tij ne pikture te ekspozuara ne qytetin tone ne nje kohe sa mete afert.

Po e mbyll perseri me nje thenie te Leonardos se madh qe citon : Veprat e bukurambeten perjetesisht te reja. Keshtu do te mbeten gjithmone veprat e professor Rexhep Ferrit!

Filed Under: Kulture Tagged With: Arben Meksi, Rexhep Ferri

SHQIPERIA ETNIKE “NJIHET” NGA KESHILLI BASHKIAK I NEW YORK-ut

December 4, 2012 by dgreca

Shqipëria Etnike në Këshillin e Bashkisë së New Yorkut: ceremoni në 100 vjetorin e pavarësisë: nderohen me Proklamatën e Bashkisë së New Yorkut, disa përfaqësues të komunitetit shqiptarë, të cilët në mënyrë simbolike përfaqësonin Shqipërinë, Kosovën dhe të gjitha trevat shqiptare. Nderohet, edhe i biri i  konsullit të parë shqiptarë në Nju Jork/

 NGA BEQIR SINA, New York/

CITY HALL NEW YORK CITY : Dhjetëra mijëra shqiptarë “pushtuan” rrugët e sheshet në disa qytetet kryesore të SHBA, të mërkurën (28 nëntor) për të kremtuar 100 vjetorin e pavarësisë,-  “Dita e Flamurit” e cila shënon ndarjen e Shqipërisë nga perandoria otomane në 1912 pas pesë shekujsh sundimi.

     Manifestimet më të mëdha u mbajtën në “kryeqendrën” e tanishme të shqiptarëve të Amerikës, në New York, qyteti ku shqiptarët mblidhen shpesh her në atë që thirret Tri- Shtetet, duke ngritur simbolikisht edhe flamurin kuq e zi në zemër të qytetit. Ndërkohë që në Times Square disa mijëra shqiptarë e “mbuluan” kuqezi sheshin për disa orë duke festuar 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. 

    100 Vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë – Dita e Flamurit ose Ditëlindja e Shqipërisë mblodhi  në sallën e Kuvendit të  Bashkisë së Nju Jorkut, e njërit ndër qytetet më të mëdha të Amerikës dhe një ndër më të medhejtë në botë, një grup shqiptarësh nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Çamëria, Presheva, Bujanovci, Medvegja dhe disapora, për të nderuar këtë ditë të shejtë të kombit shqiptarë. Disa nga krerët e këtij Këshilli Bashkiak, përfshirë kryetaren e Këshillit të Bashkisë, së qytetit të New Yorkut,  Christine C. Quinn, anëtarët e Këshillit të Bashkisë, James Vacca, Joel Rivera dhe Eric Gioa, së bashku me anëtarë të tjerë të Këshillit të Bashkisë, personalitete të njohur të qytetit, autoritet lokale  në shenjë nderi të Ditës së Flamurit 28 Nëntorit 1912 e ndërprenë seancën e zakonëshme, për të mbajtur zyrtarisht një ceremoni kushtuar 100 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë …

James Vacca është një anëtar i Këshillit të Bashkisë së qytetit të New Yorkut dhe Kryetari i Komitetit tëTransportit. Ai përfaqëson zonën elektorale 13-të në Këshillin e Qarkut Bronx, e cila përfshin lagjet ku jeton edhe një pjesë e madhe e komunitetit shqiptarë: Throgs Neck, Pelham Bay, Country Club, City Island, Westchester Square, Zerega, Morris Park, Pelham Parkway, and Allerton.

     Në këtë ceremoni  festive u nderuan me Proklamatën e Bashkisë së New Yorkut, disa përfaqësues të komunitetit shqiptarë, të cilët në mënyrë simbolike përfaqësonin  Shqipërinë, Kosovën dhe të gjitha trevat shqiptare .Kjo ceremoni i bashkoi të gjitha trojet Shqiptare nën një flamurë kuqezi – . Mbasi Këshilli i Bashkisë së New Yorkut, zgjodhi për të nderuar çdo njerin prej tyre me Proklamatën e Këshillit të Bashkisë së New Yorkut me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë,. Presonalitete që morën këtë proklamat ishin :  Dom Pjetër Popaj, nga shqiptarët e Malit të Zi, Xhim Xhema nga Lugina e Preshevës, Agim Karagjozi dhe Niko Kirka, nga Shqipëria, Agim Rexhaj, nga Kosova, Sali Bollati nga Çamëria dhe Ibrahim Kolari nga Dibra e Madhe.

        Në këtë ceremoni u nderua dhe Niko Kirika, njeriu i cili kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij në burgjet famëkeqe të regjimit të Enver Hoxhës,. Ai është i biri një tjetër figure me përmasa kombëtare, e cila vetëm në demokraci ka filluar të nxirret nga humbellat e historisë së deformuar shqiptare. Bëhet fjalë për Kristo Kirkën (1883-1955), patriotin shqiptar, një nga themeluesit e shoqërisë “Vatra” në SHBA, bashkëpunëtor i Nolit e Konicës, deputet i Parlamentit shqiptar (1921-1924), konsullin e parë shqiptarë në Nju Jork, zv.prefekt i Bilishtit, kryetar i Bashkisë së Korçës, më pas nënprefekt i Korçës, gjatë pushtimit fashist e nazist, nacionalist, i cili nuk pranoi të bashkëpunonte me komunistët dhe të vihej në krye të Frontit Demokratik.Kjo ishte arsyeja pse në vitin 1946 ai u arrestua dhe u dënua me 20 vjet burgim. Vdiq pasi kishte kryer 10 syresh në Burgun e Burrelit në moshën 72-vjeçare. Nuk dihet akoma se ku i prehen eshtrat.

         Duhet cekur me këtë rast  se Kristo Kirka është “një figurë me përmasa kombëtare, por fatkeqësisht e harruar, e lënë mënjanë. Me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë, pas një pune të gjatë në arkivat e Shqipërisë, të SHBA-së dhe sidomos të ‘Vatrës’, studiuesit shqiptarë kanë bërë përpjekje që të nxjerrë në dritë këtë figurë madhore të kombit tonë. Në Këtë ceremoni morën pjesë dhe përfaqësuesit diplomatik të shtetit Shqipërisë, Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë në New York, zoti Dritan Mishto edhe disa  bashkatdhetarë nga emigracioni shqiptar i këtushëm, i vjetër e i ri, si dhe media shqiptare TV21, Albanian Culture dhe gazeta Dielli..

       Ceremonia zyrtare u zhvillua në sallën qendrore (sallën e kuvendit të qytetit) të Bashkisë së qytetit 12 milion banorësh, i njohur ndryshe edhe metropoli i botës. Kjo ceremoni ishte e veçantë, për të nderuar Ditën e Flamurit kuqezi , në këtë 100 vjetor dhe për të shprehur me këtë rast mirënjohjen dhe respektin e thellë për mikun tonë të madh SHBA-ës.     Kjo ngjarje e cila u zhvillua në kuadrin e aktiviteteve që u mbajtën në New York, me rastin e 100 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë  e përshëndeti edhe kryetarja e Këshillit të Bashkisë, zonja Christine C. Quinn, dhe miku i shqiptarëve anëtari i Këshillit të Bashkisë, James Vacca.   Ndërkohë që në emër personaliteteve të nderuara ka përshëndetur kryefamullitari i Kishës Katolike shqiptare Zoja e Shkodrës në New York, i Përndershmi dom Pjetër Popaj. Më pas ceremoninë e përshëndeti edhe veprimtari i dalluar çështjes Çame në Amerikë, zoti Sali Bollati, i cili duke falenderuar për vlerësimin e Bashkisë, ka përmendur edhe faktin se krahina e Çamërisë, është shprehje e padrejtësive historike të Evropës ndaj Kombit shqiptar. Ndërkohë, që nën kryetari i Vatrës zoti Agim Rexhaj ka faleminderuar veçanërishtë me këtë rastë SHBA rolin dhe kontributin e saj prej pavarësisë së Shqipërisë, rënjen e komunizmit dhe lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Rexhaj sipas shtypit shqiptarë thuhet se ka thënë : “Shqiptarët, kudo në botë, të gjithë i janë mirnjohës SHBA-ës, për ndihmes e çmuar që dhanë në çështjen shqiptare në përgjethësi dhe së fundi me pavarësinë e Kosovës, duke realizuar edhe atë ëndërrën shekullore të shqiptarëve”

Ndërsa James Vacca (prouncimi Xhimi Vaca) Anëtar i Këshillit, të Qarkut 13 Bronx – New York, nderoi me një proklamtë të veçantë 100 Vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, në të cilën thuhet : 

Këshilli Bashkiak i qytetit të New York-ut është i kënaqur të nderojë sot ditën e pavarësisë të Shqipërisë, e cila sot feston ditën e flamurit – Albanian Flag Day; dhe Këshilli i Bashkisë së Qyetiti të New Yorkut është  krenar për të nderuar njujorkezët me origjinë shqiptareditën kombëtare të Shqipërisë, në njohjen e 100 vjetorit të saj të Pavarësisë.
Shqipëtarët kan qenë të njohur gjerësisht si raca më e lashtë në Evropën Juglindore në kuadër tëPerandorisë Bizantine, ku populli shqiptar ka zhvilluar një luftë të madhe për identitet kombëtar në një gjuhënë një flamur dhe të trashëgimisë së saj kulturore të cilat njerëzit e saj i mishërojnë, edhe në këtë ditë

Shqiptarët  kan një histori të pasur kulturore, që datojnë që prej ilirëve dhe para-Helenike dhe popullsisëTyrrhenopelasgian –


Perandoria Osmane filloi sundimin e saj në 1506 dhe vazhdoi atë për më shumë se katër shekuj…

Në 1909 Shqipërët filluan një rezistencë të armatosur tre vjeçare e cila kulmoi në 28 nëntor 1912 meshpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë

Për çdo vit që nga viti 1912, shqiptarët e festojnë “Ditën e Flamurit” më 28 nëntor 2012, së bashku me shqiptarët në SHBA dhe në Shqipëri ata janë duke festuar 100 vjetorin e kombit shqiptar dhe vlerat elirisë me optimizmin dhe prosperitetin e tyre.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: agim Rexhaj, Beqir Sina, dom Pjeter Popaj, Keshilli Bashkiak NY, Niko Kirka, Shqiperia Etnike

KRONIKE LAJMESH: DEKRETOHET DITA E ZGJEDHJEVE- LLALLA, KRYEPROKUROR I PERGJITHSHEM

December 3, 2012 by dgreca

23 Qershor , Zgjedhjet Parlamentare ne Shqiperi

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, dekretoi datën 23 qershor 2013 për mbajtjen e zgjedhjeve Parlamentare. 

Sipas njoftimit nga Presidenca, “bazuar në nenin 92 shkronja “gj” dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të nenit 9, paragrafi 1, të ligjit nr. 10019 , datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, zgjedhjet për Kuvendin të zhvillohen ditën e dielë, më datë 23 qershor 2013”. 

Data e zgjedhjeve duket se ka qënë e vetmja pikë me të cilët janë bashkuar palët, pasi është shprehur edhe në takimet e forcave politike me kreun e shtetit. 

 

Kryeprokurori i RI, ADRIATIK LLALLA

 

Adriatik Llalla, kreu i Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, dekretohet nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, për postin e Prokurorit të Përgjithshëm. 

Lajmi bëhet i ditur nga zyra e Presidencës, e cila publikon dhe dekretin për emërimin e pasardhesit të Ina Ramës, i cili hyn në fuqi menjëherë. 

“Në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 149.1 të Kushtetutës, si dhe të nenit 7, pika 1, të ligjit nr. 8737 , datë 12.02.2001 “Per organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, D e k r e t oj : Zoti Adriatik Llalla, emërohet Prokuror i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë. Ky dekret hyn në fuqi menjëherë. Nr. Dekretit 7840”, thuhet në dekretin e Presidentit. 

Ashtu  siç ishte parashikuar mandatit të kryeprokurores Ina Rama po i vjen fundi, pas dekretimit të Adriatik Llallës, i cili pritet të zërë vendin e saj në krye të organit të akuzës. Ishte vetë Presidenti i Republikes, Bujar Nishani, i cili pas konsultave me partitë politike paralajmëroi se mandati i Ina Ramës përfundon më 22 nëntor, duke formalizuar edhe qëndrimin e mazhorancës për këtë çështje, ndërkohë që opozita kundërshtoi vendimin duke theksuar se mandati i kryeporkurores përfundon më 23 maj 2013-të, datë kur është dhe afati i përcaktuar në ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, ku përcaktohet mandati pesëvjeçar i kryeprokurorit. 

LLALLA: POZICIONIN E SHOH SI SFIDË DHE PËRGJEGJËSI 
Kandidati për Kryeprokuror të Përgjithshëm, Adriatik Llalla e vlerëson pozicimin e ri si sfidë dhe përgjegjësi njëherësh. 

Në një prononcim për mediat Llalla shprehet se do të vijojë në krye të ILDKP-së deri në momentin që dekreti i sotëm i presidentit Bujar Nishani të votohet. Llalla bën me dije se ka marrë telefonata urimi edhe nga opozita.

“Padiskutim që kam pasur telefonata urimi, familja, dashamirës edhe nga opozita, nga të gjithë. Nuk është ende momenti për të diskutuar, janë disa procese të tjera që duhen kaluar.”- deklaroi Llalla.

NISHANI: JA PSE ZGJODHA LLALLËN

Më 14 tetor 2008 Adriatik Llalla mori zyrtarisht detyrën e Inspektorit të Përgjithshëm të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, post të cilin e gëzon edhe aktualisht. Në relacionin shoqërues të dekretit, Presidenti shpjegon se ka përzgjedhur për funksionin e Prokurorit të Përgjithshëm Z. Adriatik Llalla, duke vlerësuar eksperiencën e gjatë në strukturat e Prukurorisë. 

“Me Dekretin Nr. 7840, datë 3.12.2012 kam vendosur të emëroj si Prokuror të Përgjithshëm Z. Adriatik Llalla. Ndërmjet disa kandidaturave, përzgjodha për funksionin e Prokurorit të Përgjithshëm Z. Adriatik Llalla, pasi vlerësova eksperiencën e gjatë në strukturat e Prukurorisë, institucion në të cilin ka kryer funksione të ndryshme. Vlerësova gjithashtu zgjedhjen e tij konsensuale nga Kuvendi i Shqipërisë në pozicionin e Inspektorit të Përgjithshëm të ILDKP, institucion i cili nga partnerët tanë ndërkombëtarë është vlerësuar si i konsoliduar dhe i pavarur. Kam bindjen se kjo kandidaturë gjen gjithashtu vlerësimin dhe pranimin jo vetëm të faktorit politik, por edhe të opinionit publik”, thuhet në relacionin e kreut të shtetit. 

KARRIERA 
Zoti Adriatik Llalla është zgjedhur Inspektor i Përgjithshëm i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive më 09.10.2008 nga Kuvendi i Shqipërisë, me propozim të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, dekret datë 14.07.2008. Zoti Llalla ka kryer studimet e Larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Drejtësisë, Titulli Jurist. Në muajin Janar të vitit 1998 ka filluar karrierën profesionale si Oficer i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnje. Më pas u emërua Prokuror në këtë Prokurori detyrë në të cilën punoi nga viti 1999]2002. Nga viti 2002]2003 ka punuar si Prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë. Në vitin 2003 është emëruar Drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier detyrë në të cilën ka punuar deri në vitin 2005. Nga viti 2005]2008 ka punuar si Zv.Drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Në vitin 2006 zgjidhet anëtar i Këshillit të Prokurorisë dhe nga viti 2007]2008 ka qënë Kryetar i Këshillit të Prokurorisë. Më datë 4 Maj të vitit 2010 zgjidhet Kryetar i Rrjetit të Ekspertëve të Integritetit, pjesë e të cilit janë institucionet përgjegjëse për parandalimin e konfliktit të interesave dhe deklarimit të pasurive për shtetet e Europës Jug]Lindore dhe disa vende të tjera të Europës. Në vitin 2011 ka përfunduar Masterin për “Të Drejtë Penale”, në Fakultetin Juridik të Universitetit të Tiranës. Zoti Llalla ka njohuri shumë të mira në gjuhën angleze. (Kortezi Balkanweb)

Filed Under: Kronike Tagged With: 23 qershor, Kryeprokurori Llalla, ne Shqiperi, presidenti Nishani, zgjedhjet Parlamentare

Promovohet ne Australi libri ”Terrori” i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët 1844-1999,,

December 3, 2012 by dgreca

Prof.dr.Nusret Pllana (Universiteti i Prishtinës)autor i librit dhe ish gazetar,,Ju flet Radio-Kosova e Lirë,,në rrugëtimin e tij dhjetëvjecar nëpër botë ka prezentuar orët e dhimbjes historike të popullit shqiptar dhe të Kosovës nën regjimin vrastar deri në shkallë të gjenocidit të Serbisë./

 Nga Skënder Karaçica/

Këto ditë nëpër qendrat kulturore,universitare dhe të bibliotekave në Australi po promovohen dy librat e Prof.dr.Nusret Pllana,,Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët 1844-1999,,dhe Intervenimi i NATO-s në Kosovë.Aktiviteti kulturo-shkencor ka filluar në RMIT Kaledie Theatre në Melbourne të Australisë para një numri të madh të bashkatdhetarëve tanë nga të gjitha trojet etnike si dhe mysafirë të ftuar nga institucionet politike,shkencore dhe kulturore të këtij vendi të largët.Për të pranishmit me një vështrim historik mbi librin e tij ka folur profesor Nusret Pllana,i cili ka vënë në spikamë argumentin e pakontestueshëm arkivor dhe të dëshmive burimore nga arkivat europiane dhe ato shqiptare për të vërtetën se regjimi i Serbisë pjada ka ushtruar dhunë me skenarët e kurdisur nga qarqet politike,ushtarake dhe të kishës artodokse serbe në Beograd.
        Me të vërtetën e orëve të historisë së dhimbjes shqiptare dhe të Kosovës,autori për dhjetë vjetë ka bërë udhën e madhe për të prezentuar para botës të vërtetën se populli shqiptar dhe Kosova asnjëherë nuk ka qenë pjesë zyrtare e shtetit të Serbisë.Sipas analeve historike Kosovën e pushtuan dhe e ripushtuan ndër vite regjimi serb duke shfrytëzuar thyerjet dhe largimin e Perandorisë Otomane,të lodhur nga sundimi pesëshekullor në trojet shqiptare dhe në Ballkan me tërë katrahurat e saj ndaj popullit shqiptar,duke shfrytëzuar mjegullën politike dhe ushtarake të kohës për të grabitur(pushtuar)Kosovën.
    Aktivitetit të profesor Pllanës dhe të promovimit të librave në Australi iu janë bashkuar Prof.Pitter Morgian,publicist me famë botërore(autralian)dhe me përardhje gjermane dhe Prof.dr.Erik Loga,studiues shqiptar që bashkarisht do të përcjellin mesazhin e orëve historike të popullit shqiptar dhe të Kosovës para opinionit të gjërë në këtë pjesë të botës së largët.Në manifestimet kulturore për librat historik nga Kosova do të shfaqet edhe filmi dokumentar,,Rrugëtimi i një libri,,i përkthyer në gjuhën angleze që paraqet aktivitetet e promovimit të librave nëpër qyetet e njohura në Amerikë si në Nju Jork dhe Detroit për të vënë kulmin e kësaj ngjarjeje me rastin e dorëzimit të ekzemplarëve në Bibliotekën e Kongresit Amerikan në Uashington.Vlen të theksojmë se pas promovimit të librit në Australi,Prof.Nusret Pllana thotë se përfundon rrugëtimin e vet libri historik për shqiptarët dhe Kosovën nën regjimet e kohës së terrorit të Serbisë.

Filed Under: Kulture Tagged With: australia, Nusret pllana

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 38
  • 39
  • 40
  • 41
  • 42
  • 43
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT