• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for February 2013

KONSULLATA E KOSOVES NE NEW YORK DHA PRITJE PER 5 VJETORIN E PAVARESISE

February 21, 2013 by dgreca

– Ambasadori Sejdiu: Suksesi i Kosovës është një sukses i përbashkët i popullit dhe institucioneve të Kosovës, të diasporës sonë, si dhe nga miqtë dhe aleatët tanë/

–  Kryetari i Bashkise se New Yorkut, z. Michael Bloomberg  solli një mesazh të vecantë përshëndetjeje për Kosovën e pavarur, përmes zëdhënsit të tij/

Nga Beqir SINA/

NEW YORK : Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Nju Jork, në sallën e madhe të pritjeve në hotelin “Intercontinetal”, ka organizuar pritje me rastin e shënimit të pesëvjetorit të pavarësisë së Kosovës. Në pritje morën pjesë Ambasadori Bekim Sejdiu me bashkëshorten e tij zonjën Alberije Sejdiu, dhe komplet stafi i Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në Nju Jork, konsulli Fatmir Zajmi me zonjën Semra, dhe diplomatja Valëza Uruçi.
Me këtë rastë Ambasadori Bekim Sejdiu – Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës, i ka falënderuar në emër të Konsullatës, të pranishmit për pjesëmarrjen, si dhe të gjitha ato vende të cilat e kanë mbështetur në pavarësimin e saj Republikën e Kosovës dhe ndihmën që po ia japin asaj në forcimin e demokracisë dhe njohjes së saj si një shtet me kredibilitet në rajon dhe në Evropë. Një mirënjohje të thellë Ambasdori Sejdiu shprehu në mënyrë të veçantë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe vlersojë lart kontributin e diasporës shqiptare.
Të pranishëm në këtë eveniment kanë qenë dhjetëra diplomatë të ndryshëm, shumcia e tyre nga ato vende që e kanë njohur deri tani Kosovën, në mesin e të cilëve edhe ambasadoria e SHBA-ve, në OKB, Rozmari DiCarlo, ambasadorët e disa vendeve Europiane, Azisë, Afrikës, Amerikës së Jugut, dhe ai i Republikës së Shqipërisë Ferit Hoxha, dhe Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë në New York Dritan Mishto, etj.
Pas ekzekutimit të himneve kombëtare të të dy vendeve, drejtuesi i këtij evenimenti gazetari i RTK zoti Sulejman Gashi, pasi foli shkurtimishtë për rëndësinë e pavarësisë së Kosovës, i dha fjalën Ambasadorit Bekim Sejdiu – Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës, në New York.
Ambasadori Sejdiu shprehu kënaqësin e madhe që në këtë pritje për përvjetorin e pestë të pavarësisë së Republikës së Kosovës, po e festonte së bashku me bashkëatdhetarët dhe diplomatët e huaj, duke thënë se unë do të doja që në fillim t’ju falënderoj të gjithëve për nderimin që na betë me praninë tuaj dhe duke e bërë më të këndshme këtë mbrëmjen tonë, të pavarësisë së Kosovës.

“Të nderuar të ftuar; u shpreh ai ne jemi duke festuar sonte përvjetorin e pestë të pavarësisë së Republikës së Kosovës, mbasi ne kemi shumë arsye për të festuar, ku siç dihet gjatë pesë viteve të fundit, ajo shpalli pavarësinë e saj, dhe Kosoa ka bërë përparime të mëdha.
Arritjet e mëdha janë arritur në drejtim të krijimit të infrastrukturës ligjore dhe politike për një qeverisje të mirë, integrimi i pakicave etnike në jetën publike, përqasjen me standardet e Bashkimit Europian në sektorë të ndryshëm, forcimin e sundimit të ligjit, si dhe krijimin e kontureve të një ekonomie të tregut të lirë të lulëzuar”.
Kurse, më pasë ai ka folur përëndësinë e kësaj pavarsie në aspektin ndërkombëtar duke thënë se në dimensionin ndërkombëtar, pozicioni i Kosovës në mesin e familjes së kombeve sovrane ka qenë shumë i avancuar. Kosova sot është e njohur si një vend i pavarur dhe sovran dhe ka vendosur marrëdhënie diplomatike me shumë vende rreth botës. Frymëzuar nga fryma e marrëdhënieve të mira fqinjësore, të cilat politika jonë e mbështur mbi ato rajonale, ne e kemi vendosur veten si një shtyllë kryesore të stabilitetit dhe të aspiratës së tonë Euro-Atlantike .
Përfundimin e mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë, që u zhvillua vitin e kaluar, Ambasadori Sejdiu e quajti një moment vendimtar, mbasi kjo erdhi sipas tij si rezultat i konsolidimit dhe progresin e Republikës së Kosovës gjatë pesë viteve të pavarësisë së mbikëqyrur.

          Suksesin e Kosovës ai e cilësoi një sukses i përbashkët i popullit dhe institucioneve të Kosovës, të diasporës
sonë, si dhe nga miqtë dhe aleatët tanë.

“Ne kemi qenë të bekuar të gëzojmë mbështetjen e pamasë dhe miqësinë dedikuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u shpreh Ambasadori Sejdiu duke shtuar se kam kënaqësin që me këtë rast të rëndësishëm për të ripërsëritur mirënjohjen tonë të thellë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e tyre të paçmuar që i kan dhënë Republikës së Kosovës. Por, tha ai ne jemi gjithashtu shumë mirënjohës në vendet e tjera Europiane, që janë duke e mbështetur vazhdimisht Kosovën në rrugën për përparimin e përgjithshëm të vendit tonë.”
Nuk ka ëndërr më të fuqishme dhe aspiratë më legjitime se ajo e lirisë dhe dinjitetit theksojë ndër të tjera Ambasadori Bekim Sejdiu – Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës, teksa nënvizojë se në Kosovë, ëndrra e lirisë u bë e vërtetë dhe aspirata e demokracisë, dhe është rruga e vendit tim, e cila e çon përpara në rrugën e pakthyeshme të integrimit Euro-Atlantik.
“Republika e Kosovës,pohoi ai është e përkushtuar për vlerat e të drejtave të njeriut, demokracisë multi-etnike dhe mirëqenien e qytetarëve të saj, është e angazhuar për të jetuar në harmoni dhe prosperitet me fqinjët e saj, dhe është e përkushtuar për ambicien e integrimit në strukturat euro-atlantike, si edhe të integrimit të plotë në sistemin ndërkombëtar të kombeve sovrane.” përfundojë fjalën përshëndetëse Ambasadori Bekim Sejdiu – Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në New York.

Me rastin e shënimit të pesëvjetorit të pavarësisë së Kosovës, kryetari i Bashkisë së New Yorkut, me anë të zëdhënsit të tij solli një mesazh përshëndetje, për të uruar pavarësinë e Kosovës.
Koktejli i pesë vjetorit të pavarësisë së Kosovës, u shoqërua me muzikë nga një band muzikore shqiptaro-amerikane nën kryesimin e z Faton Macula, i cili do ta bënte së bashku me servirien falas të verës së njohur nga Kosova, ose is thërrasin ndryshe “ambasadoren” e Kosovës nëpër botë, “Stone Castle”, të pronarit shqiptarë Rustem Geci, këtë mbrëmje festive edhe më të bukur edhe më të këndëshme.

Edhe Ambasadori Bekim Sejdiu – Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës, në New York, e ngriti një dolli për Kosovën, për SHBA-të, si dhe për shëndetin e shqiptarëve për lumturi, me verën e njohur “Stone Castle” duke ua uruar të gjithë të pranishëmëve :” Gëzuar pesë vjetorin e pavarësisë së Kosovës!.

Ndryshe, Kosova e ka shpallur pavarësinë e saj më 17 shkurt të vitit 2008, kurse pavarësinë e saj e kan njohur deri tani 99 vende, shteti i i fundit që e njohu pavarësisnë e Kosovës është Republika më e madhe islamike e Egjyptit.

Filed Under: Kronike Tagged With: Konsullata e Koosves, ne NY, per 5 vjetorin, Pritje

Dy fjale me rastin e ditelindjes dhe nje studim rreth “Rrugëtimi filozofik” te Prof.Dr.Isuf Luzaj(2)

February 21, 2013 by dgreca

Dy fjalë përkujtimore në 100 vjetorin e lindjes së Prof.Dr. Isuf Luzaj/

21 shkurt 1913- 2 dhjetor 2000/

Nga Vilhelme Vranari Haxhiarj/

Në datën 21 shkurt 2013 mbushen 100 vjet nga lindja e Prof.Dr. Isuf Luzaj. Ishte fatkeqësi që koha e egër ua mohoi këtë të drejtë legjitime shqiptarëve, njohjen e njërit prej 7 filozofëve më të mëdhenj të botës në shek e XX.   I vlerësuar me sa e sa çmime ndërkombëtare, ky shef Katedre që për 45 vite ka dhënë dilploma sa e sa studentëve që kanë drejtuar apo drejtojnë politikën botërore, zhvillimin e demokracive perëndimore, i nderuar me titullin “Profesor i Amerikës”me Medalje Ari, dhënë me dorë nga Presidenti i Sh.B.A-ve, antikomunisti Ronald Regan, kurse ne si bashkëkombas nuk e njihnim dhe vazhdojmë të mos e njohim   I përjetshëm qoftë emri dhe vepra e tij! Uroj që të kujtohet me nderim në shekuj nga brezat që do të vijnë, jeta dhe vepra e Prof.Dr. Isuf Luzit, pasi emri i tij nderon Kombin!   I mbijetuari Prof. Dr. Isuf Luzaj i dënuari nga Mbreti Zog, Fashizmi, Stalini, dhe Enveri, ky filozof me përmasa botërore, autor i 120 veprave letrare, historiografike dhe filozofike, i vlerësuar dhe i respektuar nga bota, e meriton pa hezitim të vlerësohet nga vendi i tij me Urdhrin “Nder i Kombit”

Të Rejat Shkencore , Armike të Teologjisë në “Ekzistenca dhe Boshësia”                    –

/Studim- pjesa e dytë/

“E vërteta e Zotit gjendet brenda në natyrën e njeriut.

Nuk është Zoti një qenie e huaj e jashtme për të, porse  është mbanë tij një shok,një shoqërues i ëndrrave të tij. Me qënë se njeriu është i shenjtë,                                               Dituria e Lartë është trashëgimia e tij!”

I.Luzaj Vazhdon nga data 8-2-2013 …Nëse në pjesën e parë Prof.Dr.Isuf Luzaj na paraqet një analizë të thellë shkencore ,me qëndrim kritik ndaj filozofisë evropiane në vazhdimësinë e librit “Ektzistenca dhe Boshësia” jep spjegime më të drejtpërdrejta rreth Mendimit Racionalist si dheTeozofisë*1. ( bashkëveprim i Filozofisë shkencore me Teologjinë) Pasi vë në dukje të rejat shkencore në nivele përherë dhe më të avancuara dhe reagimin e Fesë, Luzi e nis me një mënyrë të këndshme, të cilën e quan Intermezzo në një koncert .  ………. *1- Teozofi do të thotë :”Urtësia e Zotit” Teozofia i përket filozofisë Neo-Platonike, por si doktrinë doli në shek. XVII, sipas së cilës të gjitha fetë kanë një burim të përbashkët. Kjo doktrinë presupozon se do ta çojë njeriun në gjetjen e së vërtetës përmes një të fshehte hyjnore. Sipas dietaëve Teozofia siguron një zhvillim të botës nëpër faza të ndryshme të ndërmjetme në mes materies dhe shpirtit:

*Wikipedia ,Enciklopedia e lirë ………………..

Në këtë kapitull të tretë të librit të tij Profesori paraqet studime bazuar në Ontologji*2, lidhur me arritjet e shkencës. Në 30 vitet e fundit të shek.XX, nga zbulimet e reja në fushat e ndryshme shkencore si, Krijimi i Embrionit në laborator kimik, zbulimet e Universit nga Nasa, kanë bërë të rinisë një debat i ashpër në Universitetet e Sh.B.A, ku shkenca atomike quhet armike e Teologjisë. Këtu ka vend për të ndalur, nëse sipas Besës të të gjitha besimeve, njeriu është biri i Zotit, i cili zhvillon dhe drejton, jetën e tij, edhe për më fanatikun fetar (besimtar),lind mosbesmi ndaj të Plotëfuqishmit, fuqisë Hyjnore me faktet e reja të pakundërshtueshme në thelb. Faktet konkrete të arritura në përfundime reale, nuk e shfajësojnë zemërimin e studentëve amerikanë për të rejat shkencore, që Luzaj e krahason me shpërthimin e një vullkani të vjetër në Evropë. Kjo pasi kishte mëse dy shekuj që konflikti mes shkencës dhe besës së çdo besimi, ishte i papajtueshëm në kontinentin plak. Porse arritjet në Matematikë, Fizikë, Kimi dhe Biologji, bënë që të pranohej suksesi i shkencave si një akord simfonik nga mendjet e ndritura, që pasi u bindën, e zëvendësuan besën me diturinë shkencore. Ishte Ontologjia, shkenca që hapi udhën e mendimit në shkolla bashkë me botime studimesh, për riedukimin e popujve drejt përparimit dhe diturisë, si rrugë e vetme zhvillimi. ………..

*2-Ontologjia, sot është një nga degët themelore të filozofisë, studion të qenit përtej institucioneve fetare apo shkencore. “Ontologji “do të thotë “diskursin mbi” si.mbi “subjekte”, e spjeguar në mënyra dhe në pozita të ndryshme filozofike. Ontologjia lidhet me Teologjinë, Kozmologjinë,me jetën e përditshme, marrëdhëniet dhe objektet.Ka si funksion: 1-Dallimet në terminologjinë midis Qenies dhe Ekzisttencës me Asgjënë (Boshësinë) Si histori mendimi, Ontologjia është një degë e metafizikës, kurse si afërsi filozofike, është vazhdim i asaj Aristoteliane. Atributin e saj në mënyrë universale nuk e kanë pranuar disa mendimtarë si Martin Heidegger, ose të tjerë e shohin metafizikën si një kërkim për shkaqet përfundimtare të realitetit. Me Ontologjinë lidhet”fenomenologjia” e zbulmit të asaj që”është”, si dhe mënyrën se si ka arritur këtë gjendje. Nëse ontologjia është studimi i themeleve të asaj që ekziston, me “ekziston” kuptojmë të mundshmen, të qëndrueshmen, universalen,të verifikueshmen. 2-Me lidhje të jashtme të Ekzisikueshme ,nënkuptohet kërkimi për kuptim më të thellë që të gjitha të jenë të vërteta. Kjo është edhe antropologjia filozofike e rëndësishme dhe për këtë arsye është çështja e kuptimit të menduarit të njeriut, të ekzistencës dhe mendimit. Çdo pyetje lidhur me “temë” ,”objekt”, dhe për “marrëdhëniet “e tyre, atëherë në mes është një pyetje ontologjike. ” Unë “dhe” bota”. Disa çështjet kyçe të ontologjisë: Ontologji mbulon fushat e studimit të natyrës , ndryshimet mes ekzistencës, të qenëies dhe realitetit në përgjithësi, si dhe kategoritë themelore të mirëqenies dhe marrëdhëniet e tyre. Prolemet që shtron kjo shkencë janë: ” Ç’ është ekzistenca. A është Ekzistenca një objekt i vërtetë. Ç’lidhje ka mes objektit e pronave të tij.Si bëhet dallimi mes pronave esenciale dhe pronave aksidentale të objektit? Mësojmë se është problemi i esencës apo substancës.Ç’ është një objekt fizik? Ç’kuptojmë se një objekt fizik ekziston apo identiteti i tij. Një objekt pushon së ekzistuari, apo thjesht ndryshon.,ose problemi i universalizmave.   Ndryshimi terminologjik midis qenies dhe ekzistencës që shpesh ndodh në metafizikën tradicionale ( edhe pse neglizhuar nga disa autorë): Ndërsa po është në Vetvete, dhe nuk ka nevojë për asgjë tjetër, ose nuk ka qenë në Vetvete, por e merr atë nga diçka tjetër. Nga kjo pikëpamje, duke qenë se është diçka absolute, ekzistenca është vend subjekt i një qenieje të lartë, nga e cila ajo varet. Ekzistenca rrjedh etimologjikisht nga gjuha Latine që do të thotë “të qenit jashtë nga”, ose “të qenit nga” diçka tjetër.” Platoni ishte i pari që në mënyrë të qartë, dalloi dy konceptet “të qenit” nga “ekzistues”, në mënyrë të veçantë, ai atribuohet ekzistenca e gjendjes njerëzore, gati në mes të  qenit dhe jo-të qenit, në varësi të paparashikuara dhe të bëhet si qenie, është dimensioni ontologjik i vërtetë në të cilën nuk është bota e ideve:e pakorruptueshme, e pandryshueshme dhe e përjetshme.Kjo ka lidhje me besimin dhe bindjet.                                      *Wikipedia ,Enciklopedia e lirë        Bindjet bazohen në përvojën dhe mendimin e lirë. “Që të arrihet kjo,-thotë Luzaj,- duhet pranuar teza e Racionalizmit ,f.40. “Veçse për të provuar të vërtetën e sjelljes dhe gjykimin tonë në gjetjen e së vërtetës ,s’ mjafton vetëm shkenca, se nuk dimë se si janë lidhur dhe kushtëzuar faktet me njëri-tjetrin. Për paaftësi njeriu ende nuk ka mundur t’i çkyç dyert e errësirës që të zbulojë Misterin, edhe pse ka vënë në punë Diturinë objektive. Që të gjejmë konceptin e vërtetë racional të ekzistencës sonë nevojitet Dituria e së Vërtetës, që është e bukur, por e vogël për të arritur të panjohurën e madhe: besë- mendim. Përsëri nuk themi se mendimi inteligjent nuk luan rol në zbërthimin e të vërtetave të mendimit. Në këtë rast duhet ndërthurja e inteligjencës me mjetin (shkencën) për një përfundim bindës. Për t’i qartësuar përfundimet dhe vlerësimet e sakta, përshtatur jetës sonë emocionale, duhet një armë e fortë,Besimi, që zhvillon e rrënjosë në jetën e njeriut ato vlera të pandashme dhe përcaktuese: shpirt- mendim. Luzaj ka autoritetin e vetë për daljen në këto përfundime, edhe pse ky autoritet nuk përligjet me anë të arsyes, ai u përgjigjet shkenctarëve, se ai ose ata autoritete ekzistojnë në çdo shoqëri të shëndoshë, veprojnë si tradita mbi sjelljen, dëshirat dhe gjykimet e individëve. Ato janë atje, si diçka Jetësore,pa kërkuar prova për ekzistencën e tyre,f.42. dhe vinë në Qenie pa i konkretizuar, por vetëm përmes zbulimit dhe një personaliteti të fuqishëm. Është qëllim fisnik i njeriut, që me mjete të dobëta, arrinë pak në thelbësoren shkencore, nga e cila kemi themele, baza  dhe formula për arritjen e dëshirave tona. Lidhur me këtë,ndër disa besime, Luzi zgjedh besën çifute -kristiane.Nëse kjo tezë përjashton fenë, e ta shohim si pikëpamje njerëzore,tregon se kemi zhvillim të lirë e të ndërgjegjshëm të individit, që fuqitë e tij i vë në shërbim të mendimit njerëzor për përparim. Por s’mund të hyjnizojmë një komb, një racë, një klasë, as indivdin se”jemi” pjellë e një Ati. Hyjnizimi i njerëzimit si një tërësi abstrake, nuk do hynte në shpirtin e këtij ideali, se ai i përket një individi, ku fati, qëllimi e detyra e tij është t’i shërbejë shoqërisë dhe jo ta imponojë apo zotërojë atë me lloj-lloj mënyrash. Te kjo e vërtetë ,po të shohim përmbajten dhe paraqitjen, na shërben për të shprehur idealin tonë për atdheun, i cili shpesh herë te politikanët është po aq i vogël, sa fetari adhuron idhullin e tij. Por për edukimin e rinisë me këtë shpirt, që parimet të jenë si ajri që thithë, as edukimi dhe as shkolla nuk e kryejnë dot këtë qëllim. Shkenca më vete, është përjekje mendimi 150 vjeçar që kërkon të lidh fenomenet e përceptueshme të botës, për përparim sa më të mundshëm, ose përpjekje për të zbuluar rindërtimin e ekzistencës, me anë të Konceptualizimit,*3. ………. *3-Konceptualizmi është doktrinë filozofike mesjetare e filozofit Peter Abelard , bënë fjalë për një mosmarrëveshje mbi Universalen që gjendet mes Nominalizmit dhe Realizmit: ku mbështeten teologë francezë, se Universalja ekziston vetëm brenda mendjes dhe nuk ka realitet të jashtëm. Universale, sipas Konceptualizmit gjendezt në formimin e një mendjeje që ekziston dhe pëson ndryshime përmes përvojës.  Konceptualizmi, krahasuar me realizmin, thjesht nuk pasqyron thelbin ose përcaktimin e formës, por është një ndërtim i mendjes njerëzore. Në kontrast me nominalistët, që pretendojnë se universal është vetëm emri, Konceptualistët mbështesin ekzistencën e koncepteve universale apo ide të përgjithshme në omendjet tona: universal është një përmbajtje mendore që ekziston dhe më pas. Kontrasti midis Konceptualizmit dhe Nominalizmit nuk u ndal me filozofinë e mesjetës, por ka një prani të fortë në Empirizëm*4 të gjuhës angleze të shekullit XVII dhe XVIII me George Berkeley dhe David Hume në mënyrë të shprehur qartë nominaliszmin. Shumë e diskutueshme është konceptimi i abstraksionit nga Lockean. Dijetarët e shquar John Locke, si John Yolton dhe Michael Ayers, e konsiderojnë atë një nominalist. Megjithatë, edhe së fundmi në Konferencën Locke John për njëqindvjeçarin e tretë, në Universitetin e Oksfordit (2004), ka forcuar tezën e Konceptualizmit, bazuar në librin e tretë me Ese, lidhur me të kuptuarit njerëzor (1690). Çështja e universalizmave është kthyer në fakt, në kontestin rreth bazës së matematikës, në fillim të shekullit XX, kur filozofi dhe matematikani anglez Bertrand Russell, argumentoi në “Principia Mathematica” (Parmet e Matematikës)vepër e tij (1910-1913), shkruar në bashkëpunim me Alfred Veri Whitehead, interpretim realist me konceptet e logjikës dhe matematikës së pastër.   ……………                                      Wikipedia, Enciklopedia e Lirë. *4-Empirizmi- Filozofi, që pranon si burim të dijes, përceptimin e shqisave, pëvojën mes praktikës dhe mohon vlerën e të menduarit abstrakt dhe përgjithësimet teorike…………..

Luzaj duke u nisur nga konceptualizmi,në vend të gjetjes se cili besim është më i përshtashëm për zhvillimin, vlerëson se nga ç’dëshira udhëhiqet njeriu besimtar i sinqertë. “Për mua ai njeri është ai frymor i ndritur fetarisht, i cili ka çlirur veten e tij nga ferrat dhe drizat e dëshirave të tij dhe që është i kujdesur me mendime, me ndjenja, me aspirata,që ai i beson se janë me vlera mbinatyrore, mbipersonale: vlera shpirt -mendim,f.43.” Mbipersonaliteti kujdeset që mbifuqia dhe mjetet të bëjnë të pamundurën për ta bashkuar atë Njeri me Qenien Qiellore. Njeriu fetar, duke qenë i sigurtë, nuk ka dyshime për kuptimin dhe lartësinë e objekteve mbinjerëzore, ndaj as kërkon e as i gjenë bazat racionale të tyre. Nëse nuk do të ishte mbipersonaliteti, atëherë askush nuk do të besonte se ishin besimtarë fetarë: Buda dhe Spinoza, Muhameti dhe Kartezi, Sokrati dhe Savonarola. Kurse historia e besimit, është aq e vjetër sa njeriu i pranon vlerat e mbinatyrshme dhe efektet e tyre, edhe në ndërgjegje. Në këto raste konflikti shkencë-besim është i pashmangshëm. Shkenca siguron dhe sigurohet për çka është, por nuk di se ç’do të ishte jashtë mendimit të vlerave të mbinjerëzores, të cilat i takojnë besimit, që ky matet me vlerësimin e vlerave mendore dhe veprimeve njerëzore, por nuk njeh faktet dhe marrëdhëniet mes tyre, që i siguron shkenca  “Në akord me këtë interpretim, konflikti i njohur mes Fesë dhe Shkencës së kohëve të shkuara, duhet konsideruar si një interpretim i gabuar i situatës që ka qenë përshkruar f.44″ -Ky qe pozicioni i Luzajt në Kongresin Filotzofik të San Franciskos, Kaliforni, 1989 Univ. Northwesternit   Konfliktet mes Fesë e Shkencës ekzistojnë që kur besimtarët fetarë, hynë në sferat e shkencës me këmbëngulje për vërtetësinë e tekstit të Biblës.Kjo të kujton luftën e kishës kundër doktrinave të Galileut dhe Darvinit. Përfaqësues të shkencës, që duke kundërshtuar besimet fetare, arritën në përfundimin e vlerave mendore dhe njerëzore me metoda shkencore. Me gjithë kufijtë që ndajnë Shkencën nga Feja, konfliktet çuan në gabime fatale. Botkuptimi dhe e vërteta e Ekzistencës, ku shërben Racionalja (të kuptuarit përmes Arsyes) janë jashtë sferave të Fesë, prapë lind nevoja e Fesë. Shkencëtarit i duhet Besimi për të realizuar teorinë e tij. Gjithashtu për vlerësimin e mendimit, Feja ka nevojë për Shkencën në arritjen e vlerësimit të mendimit dhe veprimeve njerëzore. Pra Shkenca dhe Feja janë në marrëdhënie e vartësi të njëra-tjetrës, gjë që shërben si një rregullator i Botës së Ekzistencës. Luzaj thotë:”Shkenca pa Fe (besim)është sakate. Feja (besimi) pa Shkencë është qorre.f45.” Si konkluzion: Sa pamë më sipër njeriu krijoi Zotin apo Zotat sipas besimeve dhe gjithçka ia dedikoi atij si qenie fuqiplote. Në shekuj njeriu ia drejtoi lutjet Qenies Divine (Hyjnore), duke i dhënë fuqi të mbinatyrshme. Pra vetëkrijoi një Zot Personal mirëbërës, që konceptohej dhe besohej nga mendjet e pazhvilluara. Duke e mbivlerësuar këtë si Qenie Fuqiplote, besonin se gjithçka që bën e i ndodh njeriut, janë veprime të Zotit, si kontrollues i Universit, si: Puna, vendimi, dëshira, sëmundja, lindja,vdekja… Sot konflikti mes Fesë dhe Shkencës, qëndron te konceti i Zotit Personal. Është detyrë e Shkencës të vendosë marrëdhëniet reciproke të objekteve apo ngjarjeve në Kohë dhe Hapësirë. Njohja e ligjeve shkencore ka bërë që të parashikohen fenomene natyrore dhe të parandalohen. Saktësia e këtyre fakteve është vërtetësi. Marrim një shembull: Ndodh që parashikimi i motit nga shkenca, edhe gabon, pasi jo të gjitha lidhjet, rregullat dhe marrëdhëniet apo vartësitë e fenomeneve të natyrës, shkenca i njeh, pasi ka shumë për të zbuluar. Duke besuar në jetën Eterne (të përjetësisë), njerëzit që ende s’ kanë zbërthyer problemin Ontologjik (dallimin mes Boshësisë (Asgjësë) Qenies dhe Ekzistencës dhe Kozmogoninë( njohja e marrdhënieve dhe e vartësisë së objekteve në Kozmos),pranojnë Vetvrasjen dhe shmangin vdekjen natyrale ku njeriu fizikisht shkon drejt Asgjësisë ose Boshësisë. Fetarët duhet të përpunojnë te njeriu ato fuqi shpirtërore në Zot, që rrënjosin të vërtetën, të bukurën që gjendet te vet njerëzimi, gjë që arrihet me ndihmën e shkencës. Çdo fushë e dijes sot bazohet në thellësinë e Arsyes që ka si bazë Ekzitencën. Kjo sjell evolucion shpirtëror dhe të mendimit njerëzor.   Nëse kemi parasysh Filozofinë Luziane dhe sot t’ia përshtasim shoqërisë sonë, duhet të ndalemi në analiza. Për sa udhëzon Profesori më sipër, unë parashtroj se ajo që ka ndodhur në vendin tonë gjatë diktaturës komuniste dhe me kohë-tranzicionin e gjatë, që nuk po e ndryshon dot emrin, është në kundërshtim me ecjen përpara, kjo e provuar shkencërisht nga filozofët e të gjitha kohërave. Në Shqipëri u hyjnizua sistemi komunist, udhëheqësi “Idhul” u radhit me diktatorët famëkeq që sollën gjëmat më të mëdha të genocidit. Kur deklarohej” Shqipëria fanar ndriçues”, botës i dhimbsej ky vend nën dhunën e luftës klasore, i vetizoluar nga zhvillimi perëndimor, që tjetërsoi dhe pluhurizoi mendimin dhe besimin e njeriut,hyjnizoi: marksizmin, stalinizmin, enverizmin, sa u bënë të barasvlertë me Zotat, ndërkohë që Besa dhe besimet u ndaluan me ligj. Ideologjia false marksiste varfëroi shpirtin, mendjen dhe mendimin njerëzor që janë individual jo shoqëror. Gjithashtu frenoi dhe mohoi vlerat e vërteta të mendimit njerëzor, duke e bërë kurban për ideologjinë marksiste trurin e njeriut. Sepse në Shqipëri u orientua dhe u imponua kahja e doktrinës false dhe u përcaktuan kufijtë e mendimit individual dhe shoqëror që janë në kundërshim me zhvillimin e mendimit të lirë dhe ndërtimin e një shoqërie të lirë. Pas përmbysjes së diktaturës, nga të gjithë shqiptarët që u ngritën për t’ia shqyer maskën errësirës, u krijua ideja për ndërtimin e një shoqërie pluraliste demokratike. Por politikani, bizesmeni, intelektuali që thonë aq fjalë të mëdha e të bukura për Besën dhe besimet në kremtime festash fetare, a janë në shkallë superiore Besa, mendimi dhe bindja e tyre? A qëndron aq lart mendimi demokratik, sa personalizimi i mendimit dhe egos së politikanit, juristit, apo administratorit të çdo niveli?! A beson politikani apo biznesmeni pas pohimeve aq publike për vlerat e fesë, kur gjithë ditën gënjen, mashtron, korrupton dhe pasurohet, kur shumica merr bukën me listë? A ekziston një idealizëm demokratik objektiv kur patjetër që është pa Fe e Besë, ai që ka dhunuar dhe rrëmbyer pronën e tjetrit, kur një nga kushtet e ndërtimit të demokracisë është: “prona i takon pronarit legjitim”? Gjithashtu liritë dhe të drejtat e individit janë të shenjta, pa të cilat nuk presupozohet ndërtimi i demokracive të zhvilluara. A u kompesuan materialisht apo rifituan të drejtat morale për vuajtjet çnjerëzore, të burgosurit dhe të përndjekurit politikë? Që mendimi njerëzor në demokraci të ketë zhvillim objektiv mbi baza filozofike, s’duhet të ketë zhvillim të diferencuar social. Ndaj duhet lexuar, përvetësuar dhe aplikuar Filozofia Luziane që të gjejë udhën e Dijes dhe të Zotit i pangupori, sepse ka harruar që të gjithë ne, një ditë do të shndërrohemi në Asgjësi- Boshësi, në një grusht grimcash pluhuri të papërfillshme të Universit   Ndaj duhet të njohim teorinë e Luzit  mbështetur në Teozofi , me të cilën kuptohet bashkëveprimi i Teologjisë me Filozofinë moderne, gjithmonë duke u mbështetur në analizat filozofike të të gjitha kohërave dhe në përfundimet studimore të Prof.Dr. Luzajt që sqaron mirë Doktrinat Teiste dhe Ateiste.  *Kristianizmi s’është mesazh, por mision që ka si bazë besimin-Besën, që e quan veten Universializëm. Besa është problem teorik i vetëkomunikimit, e pajisur me fuqi magjike, Eskatologjike (me funksion ringjalljen, begatinë, plotësimin e dëshirave, shkrirjen e Hyjnores me Eternen( përjetësinë). E tronditur në fundshekullin e XX, ndërgjegja kristiane thotë se kërkesat e veçanta të Shkencës janë saktësi rastësore, ndaj duhet filozofia e përjetsisë, e cila i kënaq mendjet njerëzore më shumë se Pasiguria dhe Vetërevizionimi i Shkencave moderne. Kjo tregon se feja është një Iluzion. *Termi Iluzion, sipas Frojdit ka dy kuptime: iluzioni si gabim; dhe iluzioni si fantazi, gënjeshtër, gjë që e çoi njerëzimin në pesimizëm(trashëgimi e helenizmit) gjë që ndodhi kur njerëzimi u përballë me të vërtetat shkencore. *Teologët mendojnë se morali kristian është burim kënaqësie, por si mund ta besojë mendimi i lirë këtë, kur:”Një Zot që bën njerëz të ligj, dënon veten e tij.F.51″  Sot e kanë hedhur poshtë teorinë e Thoma Akuinit, se lumturia është përfeksionimi i njeriut, i cili veçon lumturinë fizike nga ajo qiellore. *Arrijmë në konkluzion Agnostik. Ky term e lë mënjanë çështjen Hyjnore, lidhur me pamundësinë për të ditur të vërtetën e ekzistencës së një Zoti, apo forcave të mbinatyrshme. Sipas këtij termi njohja e botës bëhet mes një studimi sipërfaqësor, jo në brendësi dhe pa kërkuar shkaqet e ndryshimeve. *Mendimi Protestan i qëndron besnik Shkrimit të Shenjtë por duke qenë kundër Logjikës dhe Filozofisë, pasi urren racionalizmin skolastik. *Integrimi i Teizmit me të rejat e Shkencës sot kërkon Demitologjizmin(heqjen e mitologjisë) e më fortë Dehelenizmin(heqjen e helenizmit), nga Dogma e doktrinës kristiane mbi Zotin. *Ateistët bashkëkohor, Luzaj i ndanë në: ateizëm shkencor dhe ateizm kristian. Përfundimisht ai thotë ,se Ateizmi është Antikristianizëm dhe Ateizëm Agnostik ( mbledh gjithë besimet e botës).Nëse kemi parasysh Sartrin, e nisi me Ateizëm dhe e përfundoi në Antiteizëm. Hejdegger është për Ateizëm Absolut (Mosekzistencë e Zotit) dhe thotë: Mendimi është Uni- Vetja dhe Bota, që janë të vetmet realitete, ku ndërgjegja provon fenomenin e Ekzistencës. *Realiteti i besës kristiane është i koklavitur, nëse Akti i Besës merret si një veprim i arsyeshëm mendimi, ka të bëjë me të Qenurit dhe Ekzistencën. Njerëzimi nuk mund të besojë në Zotin përfundimisht, ashtu si jeta nuk është e përjeshtme. Të Qenurit ka të bëjë me Besën e cila në gjuhë të ndryshme si (Faith-Fede-Foi) pra anglisht, italisht dhe frëngjisht është e njëjta fjalë, Besë apo besim, gjë që tregon universialitetin e këtij akti që të çon në marrëdhëniet Esencë dhe Ekzistencë. Deri tani askush nuk e ka vërtetuar identitetin dhe Ekzistencën e Zotit dhe si rrjedhojë nuk di gjë as për Esencën e tij, pasi ai nuk është një objekt dhe as qenie e ndieshme. Pikërisht këtu qëndron dyshimi i Hejdeggerit dhe Sartrit, pasi ata nuk kanë parë një Fuqi inteligjente Kozmogonike.   Luzaj thekson,se për të gjetur përgjigjen lidhur me Esencën dhe Ekzistencën e Zotit, duhet hequr dorë nga helenizmi. Zoti nuk i fut duart në histori, por ai është në histori, pasi Zoti nuk ekziston në kohë si ekziston njeriu, por ai është kohor siç është njeriu.f.58-59. Profesori sqaron : “Meqënëse Zoti është gjithmonë prezent në kohën e natyrës e në kohën e njeriut,pra koherenca e tij qëndron në të qenurit e tij prezent në histori. Marrëdhënia Njeri-Zot në realitetin e historisë, qëndron te prania e përbashkët e Zotit dhe e njeriut në krijimin e botës.f.59” Kjo prani e Zotit në natyrë e bën natyrën të aftë për çdo krijim. Për prani absolute të qenies është Hapësira si bazë e natyrës dhe e historisë, ku Zoti modelohet në Qenie Absolute, se i qenësishëm në dy kuptime: esencë-ekzistencë,sepse natyra dhe historia s’janë akte të një fuqie, por evolucion prej të cilit dalin e Paparapashmja dhe Ripërtëritja. Del se çdo histori është e mundshme, nga ku del lidhja fetare e Njeriut me Zotin. Filozofia e shek.XX, ku besa kristiane merr emrin Besa,s’ do të thotë ndikim i Zotit mbi njeriun dhe as nënshtrim i njeriut ndaj Zotit. Në të ardhmen nuk do të jetë nevoja e konceptimit të Zotit nga njerëzimi. Përsa i përket problemit mbi Djallin, duhet lënë roli i vjetër i teizmit Stoik i Zotit si Dënimtar por ato veçori që endihmojnë nejriun. “Falenderimi i Zotit kuptohet si vetvendosje e njeriut mbi realitetin, nga ku vjen:Burimi i besës, i frymëzimit,i ekzistencës, i fuqisë krijuese, të cilat nuk janë burime nga Zoti, nga një fuqi jolëndore, porse janë fillimi dhe mbarimi i ekzistencës së jetës.” Luzaj.f.61″  profsberisha@albaninaonline.net

Teozofia, Zotit dhe Evolucioni shkencor

Nëse katër kpitujt e parë të librit filozofik”Ekzistenca dhe Boshësia”, Prof.Dr. Luzaj nuk i ndan për shkak të shtrirjes te njëri-tjetri, megjithatë secili ka tematikën e vet. Që të kuptojmë Ekzistencën dhe Mosekzistencën nevojiten: Psikologjia, Logjika e Metodologjia, Metafizika e Teologjia. Veçojmë Metafizikën, që nuk analizohet si çdo shkencë tjetër, por dimë se ajo lidh Logjikën me Teologjinë, 2 lëndë abstrakte, ku njëra ka ligjet e mendimit, të cilat as Kanti e as Kartezi nuk i pëkufizonin dot pës shkak të abstrakcionit. Tjetra i përket imagjinatës, intuitës, që Teologët e quajnë Revelacion( Dituri e zbritur nga Zoti në mendje të zgjedhura, apo privilegjuara). E dyta me bazë “Evolucionizmi që kërkon të provojë Mosekzistencën e Zotit, që përdor si mjete pune: Astronominë, Fizikën, Kiminë e Biologjinë, këto shkenca ekzakte që janë shumë larg nga Teozofia:(Dituria ose bisedimi me Theon (helen), të cilët e quajnë Zot). Ndërsa për Luzaj Teozofia*4 është: Kjo filozofi s’do të thotë se Zoti nuk ekziston, por deri tani nuk kemi mundur ta shohim atë. Sipas Luzit, Ekzistencë e Zotit është Boshësi, për derisa nuk është gjetur Misteri, gjë që pohon në Jo-Zot, që s’thotë se është Ekzistent apo Mosekzistent. Ndaj Luzi bën pyetjet: “A  ekziston Zoti apo ka vetëm Boshësi? A do të arrijë shkenca të zgjidhë Misterin e shekujve?” Dhe vetpërgjigjet: “Është fakt që ne jemi para një Boshësie, me të cilën nuk kuptojmë Asgjësi” ………………..   *4- Teozofi do të thotë :”Urtësia e Zotit”, e thënë ndryshe Dituri Hyjnore. Teozofia i përket filozofisë Neo-Platonike, po si doktrinë u bë në shek. XVII, sipas së cilës të gjitha fetë kanë një burim të përbashkët. Kjo doktrinë presupozon se do ta çojë njeriun në gjetjen e së vërtetës përmes një të fshehte hyjnore. Sipas dietarëve Teozofia siguron një zhvillim të botës nëpër faza të ndryshme të ndërmjetme në mes materies dhe shpirtit: Njeriu, i përbërë prej trupit, mendjes dhe shpirtit, gjithashtu rritet nëpër faza të ndryshme të përcaktuara: materiale, trupi fizik, trupi etheric, trupi astral, arsyeja, shpirti dhe pastaj fryma. Shpirti i njeriut nuk ka as fillim as fund.. Është i destinuar për një cikël të rimishërimi derisa shndërrohet në substancë absolute të kozmosit. Sipas Teozofisë, të gjitha fetë rrjedhin nga një e vërtetë e vetme hyjnore, e cila është në vartësi të rrjedhës së historisë, ku në përputhje me periudhën historike njeriu do të kishte gjetur vetveten. *Themeluesi i lëvizjes teozoike, Helena Petrovna Blavatsky,e cila pas një udhëtimi në Tibet, zbuloi të   vërtetat sekrete, seTeozofia, është një shkencë e fshehtë.*Ka vlera për të formuar një bërthamë vëllazërimi universal të njerëzimit, pa dallim race, seksi, besimi, shtrese apo ngjyre*Inkurajon studimin e feve krahasuese, filozofive dhe shkencave.*Heton e sqaron ligjet e pashpjegueshme të natyrës dhe kapacitetet e fshehura brenda njeriut.                                          *Enciklopedia e lirë ……………… Asgjësi në kuptimin filozofik është termë i Ekzistencialistëve Hejdegger dhe Sartri (“L’Etre Et Le Neant”*(Të Qenurit Mosqenie),ose më saktë( prania e Asgjësë). Sartri qëndronte i patundur në idenë e tij, edhe pas diskutimeve mes tij dhe Luzit,në 18 Konferencat e mbajtura në Universitet Amerikane, të cilat i përkthente nga frëngjisht në Anglisht Prof. Luzaj f.63. Mirëpo Luzaj sqaron se s’ mund të dalim në përfundime pa u bazuar në shkenca. Ai niset nga përvoja e mësuesit, Psikologjia, Logjika dhe Metodologjia, i vënë ligje Mendimit. Kurse Astronomia, Fizika i vënë ligje Universit, si: masë, peshë, moshë, largësi, fenomene dhe lidhjet apo vartësinë e objekteve në Hapësirë. Biologjia dhe Kimia i venë ligje jetës së gjallë. Lindja e Embrionit (D.N.A) apo përshtatja e organeve të trupit përmes transplantit. Paleontologjia zbulon moshën e jetës, të eshtrave para mijëra vitesh. Arritjet shkencore e çfuqizojnë Zotin si krijues e drejtues i jetës dhe njerëzimit, por shkenca nuk pohon Jo-Ekzistencën e tij brenda Boshësisë.Që të zbërthejmë sistemin e mendimit, duhet të kemi parasysh se ai ndryshon nga një pozicion në një tjetër filozofi. Në këtë rast Luzaj analizon Fetë krahasuese të Rilindjes. Më afër kohës sonë pëmend Jakob Boehme si atin e Teozofisë moderne, i cili u mundua të pajtojë ekzistencën e një Zoti të gjithëfuqishëm e plotëmirësishëm, me prezencën e djallit në botë. Pohim i Teozofisë si burim trashendence i çdo qenieje dhe mirësie, se djalli ekziston për shkak të dëshirave pambarim të njeriut. Veçse në Indi doktrina teozofike është madhështore, monumentale, pasi aty predikohet Hinduizmi, Brahmanizmi dhe Budizmi. Sipas Budizmit, lumturia e jetës arrihet me disa ushtrime fiziko- shpirtërore. Veprimi njerëzor nis nga lindja, kalon 7 nivele që i arrin përfeksionimi i Universit, te Vetvetja. Fuqia shpirtërore e fshehtë e njeriut që kalon nga një ekzistencë te tjetra quhet Transmigracion dhe fitore e diturisë dhe e fuqisë që është Shpirti. Meqë Ekzistenca është vuajtje dhe dhembja, njeriu kërkon t’u shpëtojë me zhdukjen e qenies së vet që quhet Nirvana, që në Sanskritisht do të thotë Asgjësim. Që të arrijë shkallë të lartë lumturie, njeriu duhet të jetojë 4 të vërtetat e mëdha të Budës:*Ekistenca është vuajtje.*Origjina e vuajtjes është dëshirë.*Vuajtja mbaron kur mbaron dëshira.*Udha për të arritur burimin e dëshirës është udha fisnike tetëhershe e besës, që janë 1-Besimi i drejtë.2-Dorëheqja nga ëndjet.3-Mosdëmtim i asnjë krijese të gjallë.4-Arritja e Nirvanës.5-Fjala e drejtë.6- Sjellja e drejtë.7-Okupim i drejtë për jetën.8-mundimi i drejtë për të ndenjur larg diallit. 9-Kontemplacion (soditje)i drejtë, qëllim i drejtë, ekstazë e drejtë,meditacion e vetkontemplacion,f66 që janë virtytet që çojnë të shohësh Zotin në qiell. Teozofia e besimit Hindu mëson udhën e Zotit me anë të moralit dhe lufton vesin. Por as Budizmi, as Hinduizmi, as Transmigracioni nuk dolën me një Zot, Qenie Qiellore e përejetshme. Përkufizimi modern i Universitetit të Kalkutës 1986, thotë:”Teozofia është Dituria që del nga studimi i evolucionit të jetës me format, nga të privilegjuarit, që ishin emëruar Profetë të Diturisë.” Mendimtari që që arrin të jetë udhëheqës i diturisë nën dritën e ndërgjegjes dhe imagjinatës e quajmë Logos. Pra Teozofia është Revelacion(studim),por revelacion i diturisë dhënë atyre që janë pajisur me atë fuqi për atë që nuk janë. Kur kjo bëhet dituri ,nuk është më hipotezë, sepse fitohet me eksperimente dhe shndërrohet në Eksperiencë(përvojë). Si çdo shkencë,edhe Teozofia vlerëson faktin dhe përfundimin, që arrihet mes njohjes së thellë të shkencave moderne. Me të drejtë Luzaj thekson se askush nuk thotë se ka një ditë që përcakton lindjen e Universit, apo në “X” ditë do pushojë së ekzistuari. Në historinë e mendimit njerëzor pranojmë se ekziston një Evolucion: në Mikrokomos, Makrokozmos, në njeriun, në jetë,në Sistemin Diellor e Univers, kudo ku shihet transformim i gjallë për atë që di të shohë. Këtë evolucion, edhe pse sipas tij është një Hipotezë, Luzaj i shpreh qartë transformimet në poezinë e tij “Përjetësi”: “Esenca dhe Ekzistenca mistere të Atit… të Qenurit dhe për të Qenë, është një tabelë yçi, një dorë e padukur luan gurët e Fatit, sipas kapriçove e humorit dhe të Djallit, ndreq, prish, prapë ndreq, sa të gjejë kyçin, t’i zbërthejë dyert misterit me ndryshimet e çastit, në fund… i lodhur i vërvit gurët në erë… me jetën, me aktorët me gjithë tabelë… për të rifilluar prapë njëmijë herë … lodrën e të Qenurit dhe për të Qenë më me vlerë transfiguracion i gjithë atij zinxhiri… Evolucion Universi jashtë mendjes së Fakirit*          I..Luzaj,”Ektzistenca e Boshësia”f.71-72 *Fakiri – Prof.Dr. Luzaj quan veten e tij, një njeri në dhe të huaj, një “lypsar” jo i rëndomtë për bukë, por i etur për dije, të vërtetë shkencore dhe drejtësi humane. Atëherë Luzaj pyet: A ekziston një koncept i mundshëm i procesit evolutiv, që të japë një pamje më të qartë? Po ,sigurisht. Teozofia na ofron Doktrinën e Evolucionit të jetës me evolucionin e formave Ekzistuese në Univers, tipa lënde më të vogla të pakapshme nga instrumentet Elektro-Magnetik. Ne ende nuk njohim lloje energjish të universit që bashkëveprojnë me tipa lënde Ultra-Fizike, që quhet jetë, e cila zhvillohet shumë ngadalë krahas lëvizjes së Universit. Duhet të pranojmë se ka mijëra aktivitete jete në Univers që ndjenjat tona nuk i kuptojnë, shqisat tona nuk i kapin. Ose kur shohim struktura të ndryshme shohim vetëm një anë të evolucionit, pas së cilës gjendet jeta. Një bimë vdes, por jeta që e bëri atë të jetojë, nuk vdes. Një pemë që vdes, zhduket përkohësisht për të rilindur një pemë të re. Nuk ekziston vdekje në natyrë, në kuptimin e qartë ekzistencialist. Jeta tërhiqet pak nga ambienti i saj Ultra-Fizik, duke ruajtur përvojën si një trajtë mënyre për të ardhmen. Kjo rrugë quhet Drama e Evolucionit, f.71 në të cilën ndodhin transformime. Jeta gjatë transformimeve ka stadet e veta që nis dhe ndërton 1-trajtat e lëndëve Ultra -Fizike (elementi i jetës); 2-ngjall Elementët Kimike nga përvoja e parë, që quhen mbretërim i mineraleve.3-krijon Protoplazmën, ngjall  i jep shpirt trajtave vegjetale nga vjen stadi i Njeriut. Tani jeta po ndërton individin (njeriun) të aftë për të ndjerë, për të dashur,për të menduar, për të riprodhuar, ndaj njeriu nuk është krijesa e fundit në Evolucionin e jetës.Ky proces nis me atomin dhe mbaron te njeriu,duke kaluar fazat nga e thjeshta tek e ndërlikuara. Në jetë keemi: I- Evolucion i lëndës që quhet Ri-Rregullim dhe e II-Evolucioni i jetës që është Hapje dhe Zhvillim. Me këto stade u morën Gjenitë e mendimit njerëzor, që nga Sokrati e Ajnshtajni,nga Homeri te Lamartini, nga Vagneri te Dantja… Çdo embrion ka një Ekzistencë,ku brenda çdo celule apo fillim embrioni, do të dalë një Gjeni, si :Aritoteli, Gëte,Kanti Ajnshtajni …-ky quhet Evolucion. Historia e Filozofisë dhe Epistemilogjisë së Qyteiërimeve gjejnë mendje-shpirt që i janë afruar Misterit , që me pjekurinë e Burimit( si drita e parë origjinale e ndërgjegjes) dhe pasurimit të ndërgjegjes, zbret në jetë njerëzore, si:Buda, Krishti, Muhameti, Sokrati,Dekarti, Shekspiri, Vagneri , ku dashuria për shpirtin dhe dëshira për një jetë superiore ,na jep shpirtra si: Tolstoi,Sooren, Dostojevski, Kierkegardi, etje… Për procesin e Krijimit, natyrës i janë dashur miliona vite, për të rregulluar substancën, gjë që jeta i mbajti misteriozisht Sekret e saj. Pas çdo jete ekziston një ndërgjegje e padukshme, që duhet për të krijuar njeriun në shkallë të lartë shpirtërore.Në një jetë ka ndërgjegje,vetëdije, që e plotësuar me dashuri dhe bukuri, jeta merr karakterisikat e saj.Brenda ndërgjegjes dallojmë dy lloj jete:Vetvete (egoizmi) dhe Jo Vetvete(altruizmi) dy degë të ndryshme të kundërta, njëra ka rol negtive, tjetra rol pozitiv, por të dyja janë pronare të një jete filozofike. Sipas Luzajt ndërgjegja krahasohet me rolet e një drame. Është ndërgjegja ajo që udhëzon njeriun se ç’rrugë duhet të marrë në jetë. Këta janë tipat që njihen në Filozofinë e Historisë, që ndikojnë në ecurinë e zhvillimit historik apo e shkatërrojnë atë duke sjellë regres historik. Kurse përfaqësuesit e Filozofive shkencore, që quhen Qenie Superiore, janë përherë në kërkim të jetës së përfeksionuar dhe fillimisht deri në çerekun e shek XX, janë shpallur nga të gjitha fetë dhe besimet armiq të Teologjisë. Ndërkohë që sot edhe Doktrina e Teologjisë Kristiane ka evoluar pasi nuk mund të arrijë në përfeksionimin e shpirtit për ta lidhur me Hyjnoren u bazuar në zbulimet shkencore. Gjithashtu në librin “Ekzistenca dhe Boshësia” të Prof.Dr. I. Luzit. Ajo që është më me interes në këtë libër, Luzaj pasi analizon të gjitha sociologjitë dhe arrin në përfundime se përballë Ekszistencës që është jeta reale, gjendet Boshësi, e cila nuk na thotë se brenda saj gjendet Ezistenca e Zotit ose as Mosekzistenca e tij. Por ai kurrë nuk pranon se jeta është një  Iluzion apo një Asgjësi siç pohojnë  Ekzistencialistët Hejdegger dhe Sartri i cili është flamurtar i Mohimit të Zotit dhe Zotave.    Vazhdon…

 

Filed Under: Kulture

RAGIM NDAJ HEQJES SE SHTETESISE SHQIPTAREVE PREJ MINISTRISE SE BRENDSHME MAQEDONASE

February 21, 2013 by dgreca

Javën që shkoj Programi Unik Shqiptar – PUSH, me qendër në SHBA, duke vërejtur se janë me mijëra shqiptar që kanë krijuar familje me shtetas/e të Maqedonisë dhe pa asnjë shkak apo motive serioze Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë ju refuzon të drejtën e shtetësisë me motivacionin se: Prania e këtyre personave rrezikojnë integritetin e Republikës së Maqedonisë, sigurinë dhe mbrojtjen Kombëtare. PUSH, duke vërejtur se prej kaq vitesh partitë politike shqiptare në pozitë dhe opozitë nuk e kanë në programin e tyre çështjen e shtetësive për ta ngritur si çështje delikate në Kuvendin e Maqedonisë, duke vërtetuar se shpeshherë Avokati i Popullit pajtohet me vendimet absurde të MPB, vendosëm që këtë çështje ta ngrejë në Institucionet Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut. Prandaj i bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që kanë probleme me shtetësinë të paraqiten në zyrën e Programit Unik Shqiptar që ndodhen në qytetin e Tetovës, në adresën Bllok 77, email levizja.push@gmail.com., dhe që drejtohet nga Teuta Kamberi – Llalla. Brenda pak ditësh në këtë zyrë janë paraqitur katër raste midis tyre edhe rasti i qytetarit pa asnjë dokument verifikimi Avdullah Ibrahimii cili paraqiti rastin në zyrat e PUSH. Avdullah Ibrahimi ka lindur në Kumanovë – Maqedoni në vitin 1965 dhe deri ne vitin 1996 ka patur shtetësi, por më tej MPB ja ka hequr pa asnjë arsye. Gruaja e tij që është nga Presheva e ka fituar shtetësinë në bazë të martesës me të në vitin 2001, po ashtu edhe 3 fëmijët e tij e kanë, ndërsa vetë ai jo. Edhe përse ai ka mbi vetë shtëpinë , dyqanin, të gjithë faturat vijnë në emrin e tij, por ai nuk ka asnjë dokument verifikimi, certifikatë, leje qëndrimi, është një njeri që po ti ndodh diçka e keqe nuk mban përgjegjësi morale dhe ligjore.

/R E A G I M /

Programi Unik Shqiptar – PUSH, reagon ndaj rastit të heqjes dhe refuzimit të shtetësisë së Maqedoni qytetarit z.Avdullah Ibrahimi i lindur në vitin 1965 në Kumanovë dhe ka patur shtetësi, por më tej MPB ja ka hequr pa asnjë arsye. Gruaja e tij nga Presheva e ka fituar shtetësinë në bazë të martesës me të në vitin 2001, po ashtu edhe 3 fëmijët e tij e kanë shtetësinë, ndërsa ai vetë jo. Edhe përse z.Avdullah Ibrahimi ka mbi vete shtëpinë, dyqanin, të gjithë faturat vijnë në emrin e tij, ai nuk ka asnjë dokument verifikimi, certifikatë, leje qëndrimi. Është një njeri që po ti ndodh diçka e keqe nuk mban përgjegjësi morale dhe ligjore askush. Në fillim të vitit 2013 përherë të tretë MPB i refuzon shtetësinë këtij shqiptari të lindur dhe shkolluar në Maqedoni.

Programi Unik Shqiptar – PUSH shpreh shqetësimet se në rajonin e Kumanovës nga viti 2002 ka filluar në heshtje një proces për çregjistrimin e shqiptarëve me qëllim që të pakësohet popullsia jonë atje. PUSH reagon ndaj standarteve të dyfishta të MPB për dërgimin e letrave për refuzimit të shtetësisë. Ne kemi vërejtur se letra që ka pranuar z.Avdullah Ibrahimi për refuzimin e shtetësisë ndryshon nga origjinali që zakonisht dërgon MPB. Në letrën që ka pranuar z.Ibrahim mungon logoja e MPB, mungojnë numri i dosjes dhe shumë elementëve të kësaj ministrie, ne shprehim shqetësimin se kemi të bëjmë me gjëra shqetësuese për shqiptarët që ç’regjistrohen dhe ju refuzohet shtetësia pa asnjë shkak.

Siç dihet problemi i mohimit të shtetësisë nga IJRM mijëra shqiptarëve të cilët kanë krijuar familje me shqiptar shtetas/e të Maqedonisë është një fenomen me prapavija politike duke përdorur standarde të ndryshme në bazë të kombësisë dhe përkatësisë fetare. Mos dhënia e shtetësisë njerëzve që kanë dhjetëra vite që kanë krijuar familje, jetojnë në Maqedoni, në këtë mënyrë u ndalohet integrimi në jetën shoqërore dhe kulturore të shtetit ku paguajnë taksat e ndryshme.

Edhe njëherë PUSH tërheq vëmendje në lidhje me përfitimin e shtetësisë së Maqedonisë, të gjithë atyre njerëzve që u është mohuar e drejta e shtetësisë pa të drejtë, të sjellin fotokopjet e vendimeve për refuzimin nga ana MPB në zyrën e Programit Unik Shqiptar që ndodhen në qytetin e Tetovës, në adresën Bllok 77, email levizja.push@gmail.com, dhe numër tel 070928833. Në zyrën tonë do jenë përfaqësuesit tanë të cilët do tju presin dhe do tju japin këshilla për të vazhduar më tej betejën për të fituar të drejtën e shtetësisë.

Kryetari

Teuta Kamberi – Llalla

Programi Unik Shqiptar

Maqedoni, 21.02.2013

 

 

Filed Under: Opinion Tagged With: ndaj heqjes, reagim, se shtetesise, Teuta Llalla

NJE FALENDERIM I VECANTE NGA DETROITI

February 20, 2013 by dgreca

Nga Pal Rakaj/

Martesa e djalit tim, Mondi Rakaj  me Matilda Vucaj nga Lezha, ishte per ne një gëzim shumë i madh. Veç kësaj, gëzimi bahet i disafishtë, kur për kushtet tona të emigrimit, djali të martohet me një vajzë shqiptare, me anë të së cilës ruan traditat dhe identitetin tonë kombetar, duke trashëguar genin shqiptar brez pas brezi.
Veç gëzimit familjar, unë përjetova një gëzim tjetër, atë të shokëve dhe miqve të tij. Jo vetëm unë, por krejt familja ime e perjetuam emocionalisht atë darkë. 14 Shkurti i këtij viti u fiksua në familjen tonë si “Dasma e Mondit”, megjithëse dasma e vërtetë dotë jetë me 6 Prill të këtij viti. Me 14 Shkurt u bë në shtëpinë tonë një dasëm e improvizuar ( veçëse pa orkester ), me ardhjen e shokëve të tij, që i kanë kaluar kufinjtë e njohjes komunitare. Secili prej tyre, me aktivitetn në shërbim të kombit dhe shoqërisë e kishte bërë një emër të lakmuar prej cmirëzinjëve medioker.
Pasi u urova mirëseardhjen, zakon i yni, dhe trokëllitem gotat me urimin për Mondin dhe Matilden, fjalën e mori Alfons Grishaj, ” Pishtar i Demokracisë” në Shqipëri dhe Kryetar i Degës së Vatrës në Michigan, duke prezantuar fillimisht mysafiret, në prani të nuses së Mondit: Konsullin e Nderit dhe aktivistin e njohur, Ekrem Bardha, të nderuarin Don Fran Kola famullitar i Kishës Katolike të Shën Palit, drejtorin Ekzekutiv të Financave në qytetin e njohur Novi, Nevruz Nazarko, botuesin e Revistes “Kuvendi”, poetin dhe prozatorin Pjetër Jaku, kontribuesin e njohur për çeshtjen shqiptare. vatranin e njohur, drejtuesin per disa vjet te radioprogramit ne gjuhen shqipe, Kujtim Qafa, Kryetarin e LDK-së për Michigan Nikoll Pepa, vatranin dhe kontribuesin Petrit Doda dhe Kryetarin e Këshillit të Kishës së Shën Palit, Kolë Gjokaj.

Pas kësaj, Alfonsi iu drejtua Matildes me këto fjalë: ” Zoti dashtë që të kaloni jetë të lumtur dhe të gjatë bashkëshortore. Ti Matildë ke marrë djalin më të mirë që kam njohur këto vite. Nuk e thëm këtë pse është Sekretar i Degës së Vatrës, me të cilin m’u dha rasti të punoj, por sepse në të vërtetë është i tillë.” Pasi e uruan edhe të pranishmit e tjerë, edhe pse mbrëmja kishte karakter familjar, si përherë në raste të tilla, biseda u shtri më gjërë, duke i dhënë disa herë edhe ngjyra politike, sidomos lidhur me festimin e  100 Vjetorit të Pavarësisë që u kremtua pak muaj më parë.

Gjithësesi biseda u soll edhe rreth një  paneli të organizuar në televizionin e Gani Viles, me temen “ Hapsirë pa kufi”, ndoshta e sajuar vetëm për  të goditur Institucionet fetare, klerikët e tyre, shoqatat dhe kryesisht Konsullin e Nderit, zotin Ekrem Bardha. Të pesë  panelistat duhet ta dinë mirë se klerikët, para se të jenë klerikë, e kanë një  prejardhje, një atdhe për të cilin do të punojnë me përkushtim. Për shqiptarët kjo asht provua. Klerikët shqiptarë edhe para pushkatimit, në fjalën e fundit kanë thënë: “ Rroftë Shqipëria dhe Krishti Mbret!”

Si mund të deklarohet nga kjo pesëshe se Kisha e Shën Palit nuk asht qendër kombëtare, kur në hyrje  të saj ( mjediset e jashtme) ka Monumentin e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skenderbeu, Shtatoren e Nënë Terezes, shqiptares më të njohur në botë, pa përmendur mjediset e brendshme dhe aktivitetin e saj patriotik dhe kombëtar!? A mos vallë Gjergj Kastrioti asht Shejt apo Hero?!

Një goditje e veçantë u përpoq t’i bahej Ekrem Bardhes. U përpoq, pasi as njëmijë pesëshe si ata nuk mund ta mohojnë, as ta arrinë aktivitetin patritok dhe atdhetar të Ekrem Bardhës, të cilin e njeh jo vetëm Diaspora, por edhe gjitha trojet shqiptare. Sipas tyre, nuk e njihnin Ekrem Bardhen për konsull, por kush i pyeti dhe kush do t’i pyes ndonjëherë ata?

Ku ishin pesëshja tash afro 20 vjet që kanë në Amerikë, kur  Ekremi me  shqiptarët e tjerë përpiqeshin për lirinë e Kosovës? Sa ndihmuan ata  dhe sa u gjenden aty ku duhej tash disa vjet?

Deklarimet e tyre nuk janë asgja tjetër veç mjerimit dhe përpjekjeve për të ra në sy, duke hedhur baltë mbi punën e të tjerëve. Një përzgjedhje kjo e pamenduar nga televizioni qe i  ftoi një pesëshe, që nuk përfaqëson askënd në komunitet. Sa për dijeni, unë dhe familja ime s’ia kemi pasë nevojen Ekrem Bardhës, as për t’i marrë borxh, as për të na falur gja, por realitetin e kam pasion!

Filed Under: Kulture Tagged With: Alfons Grisha, Ekrem bardha, Mond Rakaj, Pal Rakaj

FRIKA NGA E VERTETA?

February 20, 2013 by dgreca

Kur ne, Shqiptarët me krenari të madhe po festonim 100 vjetorin e ngritjes se Flamurit Tonë Kombëtar nga Ismail Bej Qemali në Vlorën Historike; ndoshta pa dashur ose i entuziazmuar nga Ndjenja e lartë e Shqiptarizmës të shprehur anë e kënd , jo vetëm ne trojet etnike shqiptare, por në botën mbarë, që nga Amerika deri në Australi, kryeministri

firmosi një pergamen(helbete,le të mbetemi edhe ne si faraonët e Egjiptit të lashtë?!)  Në atë pergamen, veç të tjerave shkruajti edhe emrin e Prevezës , një nga qytetet më jugore të Trungut Shqiptar, të banuar prej mijëra vjetësh nga Shqiptare Autoktone. Nuk shtoi asnjë gjë më tepër se sa I Nderuari At Gjergj Fishta, si edhe shumë intelektualë atdhetarë kanë kënduar para 100 vjetësh:

 

Po, por nesër, me ndihmë t’Zotit,

                            Do ta bajmë prap Shqipni t’lirë

                            Prej Prevezet m’Leqe t’Hotit,

                            Prej Tivari në Manastir,

                            Edhe Flamuri Shqipnisë

                            Si flakë mnijet e Perendisë

                            Do t’valvitet në Kaçanik!

 Pra nuk përmendi asgjë më shumë sesa disa nga emrat e vendbanimeve mijëra vjeçare të Shqiptarëve. Por jo për çudi, sa  u ndëgjua  emri  I Prevezës së Abedin Pashë Dinos -Çamit që më1879 me këmbënguljen Atdhetare dhe njohuritë Intelektuale I imponoi Kongresit të Berlinit të anullonnte vendimin e mëparshëm dhe Krahinën Shqiptare të Çamërisë me kryeqendër Janinën e Ali Pashë Tepelenës të mos e ndante nga Trojet e tjera Shqiptare ; atje në Athinë, ministrit të jashtëm grek, I cili kishte miratuar vajtjen në Tiranë për këtë 100 vjetor, I hyri frika në palcë( si palikar I vërtetë grek) dhe anulloi vizitën zyrtare??! Kjo frikë e kishte ndjekur edhe presidentin grek më 2005, I cili megjithëse kishte hyrë pa u ndjerë në Shqipëri I mirepritur edhe nga Janullatosi, u tremb te takohej me Presidentin Shqiptar që ekishte ftuar, dhe ja mbathi vrapit për në Athinë. Atëhere nuk ishte përmendur asnjë emër, por meqenëse kishin dalur për  mirëseardhje  edhe Shqiptare të Çamerisë-pra edhe si qytetarë grekë të lindur atje; ai ju tremb edhe bashkëqytetarëve të vetë, (megjithëse shprehen se kemi marëdhanie të shkëlqyera strategjike), dhe duke shkelur edhe rregullat më elementare të protokolleve diplomatike, nuk pranoi të ulej në sofrën mikëpritëse të shtruar nga Presidenti Shqiptar??!

Çamëria Shqiptare nuk është Fantazëm për të trembur  palikarët greke, aqë më pakë udhëheqesat e tyre. Ajo është një Krahinë e Banuar nga Shqiptarë që nga para historia, e

shkruar dhe e njohur si e tillë edhe nga historianët e lashtë grekë. Emri Çam-Çamëri është emri antik Thiamis-lumit të sotëm Kallama, trimat e sajë Boçarenjtë, Pronjatët, Çaparenjtë e shumë të tjerë janë emrat e prijësave dhe heronjve të kryengritjes greke te 1821, me gjuhën e tyre “gluhën e Perëndisë”,për çudi të madhe edhe të mbretit që I sollën gjermanët Greqisë, ishte gjuhë e Parlamentit te parë në Greqi. Në atë kohë gjithë Athina dhe fshatrat përqark dhe më shumë se gjysma e sipërfaqes së Greqisë së sotme banohej nga shqiptarëArvanitas dhe Çamë që flisnin gjuhën shqipe dhe jo greke.

Po të ndjekësh historianët e sotëm grekë si ata të edukuar në Amerikë prof. Stavrianos

ose ata të universitetit të Athinës ose të stacionit televiz SKAY po të Athinës, do të mësojsh se grekët që banojnë në Greqinë e sotme nuk janëaspak pasardhës të grekëve të lashtësisë , por janë krijesa të shartimeve të shqiptarëve-Arvanitasve, turqëve, sllavo maqedonasve, vllahëve dhe romëve

Kur fuqitë europiane vendosën të krijonin një shtet grek më 1831,pavarësisht se përfshinë një pjesë shumëtë madhe të Shqiptarëve-Arvanitas që banonin në fshatin Athinë të asaj kohe , në ishujt dhe Peloponez, krahinën e pastër shqiptare të Çamërisë nuk e ndanë nga trojet e tjera shqiptare. Bile edhe kongresi I Berlinit, në sajë tëkundërshtimeve por edhe të luftës se shqiptarëve, anulloi vendimin e mëparëshëm të tijë, duke e lënë Krahinën e Çamërisë. Por dihet që “megalidea ose ma mirë megalomania greke vazhdoi përpjekjetdhe me mbështetjen prapë të atyre fuqive europiane, më 1913 e pushtoi këtë krahinë të  Shqipërisë  Jugore.

Dhe për ta mbështetur edhe më tepër  këtë pushtim vazhduan të zgjerojnë “megalidenë” duke krijuar të ashtuquajtur “vorioepir”.Pra që jo vetëm Çamëria nuk është shqiptare,por edhe pjesa tjetër e jugut shqiptar është greke??!

Ketu duhen shikuar mirë perceptimet greke për kufijtë e sajë verior:

1)                Greqia nuk e ka nënshkruar protokollin e Firences që përcakton kufirin verior te saje me Shqipërinë

2)                Greqia mban ende ne fuqi ligjin e luftës me Shqipërinë të 1940??

3)  Jo vetëm organizata ekstreme por edhe funksionarë grekë në Shqipëri deklarojnë

me paturpesi se pjesë osekrahina të tëra si Korça, Himara e tj. qenka greke.

4)Deputetë kërkojnë nga parlamenti grek “pavarësinë” e të ashtuquajtur “VE

5)Me mbështetjen e qeverive të Tiranës, grekët kanë hapur shkolla edhe atje ku nuk ka banuar asnjë grek

6)Me uzurpimin e Kishës Autoqefale Shqiptare nga një peshkop ose më qartë nga një kryeambasador të greqëzimit të Shqipërisë, duke zhdukur me qëllim të gjitha gjurmët e shqiptarësisë(këtu e vlen për tu nënvizuar, se atdhetarëte krishterë ortodoks shqiptare e ngriten KAOSH-in me tëvetmin qëllim që të vlerësohen SHQIPTARE dhe jo grekë).

7) Me varrezat e ushtarëve pushtues në gjithë jugun e Shqipërisë

Dhe pa harruar tokat e bejlerve shqiptarë të dhëna ish argatëve ardhacakë grekë,

atëhere del më se I qartë pretendimi I shprehur nga deputetëneofashistë grekë, pse jo edhe nga pjesetarë të qeverisë së Tiranës që asaj pakice greke të identifikuar me pensione mujore me të hollat e taksapaguesave europianë ti lind “e drejta” e autonomisë.?? Dhe të gjitha këto , në përputhje me kërkesat për integrimin e Shqipërisë në BE?!

Sepse sipas grekëve, megjithëse ata kanë mbetur “pa brekë” si lypësa të vërtetë, u lindka e drejta që ta rekomandojnë ose jo Shqipërinë për në BE??!.

Ketu nuk mund të harrohet se ashtu siç ishte Shqip0ria në kohën e komunizmit(pa brek0, por në të vërtetë jo lypëse!) “fener ndriçues për botën”sot na del Greqia e pocaqisur, që ka brenda sajë jo vetëm neofashista por edhe komunista të rregjur, si rekomanduese??

Tamam siç thotëme të drejtëpopulli yne:”Dhi e zgjebosur me bishtin përpjetë ”

Ndërkombetarët, jo se nuk e kuptojnë, por duhet ti flasin qartë Greqisë ”europiane” që të meret me punët e veta  dhe në perputhje me të gjitha të drejtat e njohura nga legjislacionet ndërkombëtare, të pranojnë genocidin  eushtruar ndaj popullësisë shqiptare të Çamërisë duke I njohur të drejtat e pronësisë shekullore dhe atëtë identifikimit me shkolla dhe administratë ne gjuhën amtare shqip. Këto kërkesa më se të drejta të përfshira në Rezolutën Çame paraqitur parlamentit Shqiptar për miratim, nuk kanë asgjë të përbashkët me nacionalizemin e përmendur, ato janë të drejta legjitime që I kanë njohur vetë fuqitë europiane. Dhe kur këto të drejta të pamohueshme neglizhohen, tu kërkohen autoriteteve greke ti zbatojnë. Në rast se jo Greqia e krijuar dhe e mbështetur gabimisht  prej këtyre fuqive europiane të largohet nga BE si edhe nga NATO.

Pra nuk është Greqia ajo që nevojitete të na rekomandoi Shqipërinë për në BE, ose Maqedoninë për në NATO, por duhet që ajo të dëbohet prej tyre si grindavece, dembele dhe lypse e Europës.

Këtë duhet ta kenë shumë të qartë edhe deputetët e Parlamentit Shqiptar. Ata në rast se endjejnë vehten si përfaqësuesa të popullit shqiptar, duhet ta ndjejnë edhe krenarinëe të qenit Shqiptar.

Dinjiteti Shqiptar vendoset kur kërkohen të Drejtat e shqiptarëve kudo ku I ka vendosur Zoti si në Kosovë,Mal të Zi, Çamëri, Dibër, Preshevë e Diasporë

Dhe ta kenë shumë te qartë se Shqiptarët janë të zgjuar, puntorë të palodhur, nuk kanë qenë asnjëherë lypsa si fqinjët shovinista, jemi trima dhe krenarë si Shqiptarë. Këto cilësi , megjithëse me vonesë(jo per faj te popullit), po I tregojmë sot kudo ku na shpërndau padrejtësisht komunizmi enverian, me punen, veprat dhe dinjitetin tonë

(Sali Bollati,  Shkurt 2013-Foto. Masakra nuk shlyhet nga Kujtesa e Historise)

Filed Under: Histori Tagged With: frike nga e vertetea, Sali bollati

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • …
  • 48
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT