• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for May 2013

Pozicion i lumtur i kombit shqiptar ende nuk ka ardhur

May 21, 2013 by dgreca

Nga Gjon KEKA/

Ne nuk mund të heshtim duke ditur se si komb jemi ndër më të lashtët në gadishullin Ilirik, dhe mbajm po atë koncept të vlefshëm të paraardhësve mbi jetën dhe rrënjët tona si dhe vizionin e të ardhmes së tij.Hulumtimet e mia studimore që unë bëjë në këtë pikpamje më kanë dhënë mua një besim të madh se vetëm duke qenë ne vetë të interesuar për rrënjët tona të mund të gjejm burimin dhe detajet e plota të historisë sonë të lashtë dhe të rrënjosur thellë.Hedhja dritë për shumë çështje është si në interesin tonë si komb sepse i kontribon në mënyrë permanente të vërtetës së tij dhe realitetit e komunikimit me të tanishme si më vetveten në histori ashtu edhe politike dhe të ecjes në rrugën e të ardhmes me llmabën në këmbë.Vetë duke qenë tepër i interesuar dhe duke studiuar thellë por edhe duke qenë tepër i etur për të vërtetën e historisë dhe rrënjëve të kombit tim ,gjatë punës sime studioze i referohem gjithnjë autorëve besnik të shkencës që nuk kanë pjellë në trurin e tyre ideologji absurde apo edhe që nuk kanë qenë të porositur nga gjirzet e ndryshme ideologjike si ato sulltaniste dhe sllave.Por jo vetëm kaq jam ithtarë i gjetjes së vetë burimit ,nuk ia krijoj vetës komoditetin që për çdo ditë të pres nga një pikë ujë ,por të shfrytëzoj rrugët e gjetjes së burimit edhe nëse ai është i lodhshëm sfidues ,për mua e rëndësioshme është të ujitem nga burimi i freskët i cili më sjell pranë si jetën e plotë të kombit tim ashtu edhe të vërtetë dhe zbulimin e rrënjëve të tij. është lehët që secili të pres të gatshme të gjitha pa parë kurrë burimin dhe rrjedhën e tij , referenca e autorëve të ndryshëm janë të mira ,por ne si studiues duhet vetë të gjejm burimin dhe të pijmë ujin e tij të pastër ,pa interpretime tjera ,pa dyshime dhe pa komplekse ,fakti i vetëm i një studiuesi është kur ai gjendet i ulur pran burimit dhe freskon trurin e tij me rrjedhën e gjallë të atij burimi të lashtë.

Ndërkaq sigurisht lexuesit kanë parë se në çdo shkrim trajtoj shkaqet e fatkeqësisë që i kanë rënë kombit tonë nga pushtues të ndryshëm barbarë ,kjo bëhet për dy arsye: e para se pa heqjen qafe të gjithë atij qelbi ideologjik dhe pa pastrimin e plagës që ata kanë lënë ne nuk mund të shërohemI , dhe e dyta pa një rikthim imazhit të plotë të vlerës së brendshëm të shpirtit kombëtar ne nuk mund të shohim as unitetin, as bashkimin e plotë të trupit kombëatr dhe as rrugën e rikthimit në familjen e braktisur europiane.

Siç mësojm nga historia kombi ynë duke qenë i lashtë dhe i vlefshëm si shpirtërisht e fizikisht në gjeografin e tij europiane ,ka qenë gjithnjë pre e gojës së ujqërvëe , e etjës së shfrenuar të pushtuesve barbarë të ndryshëm të cilët i kanë lënë atij pasojat apo plagët ,plagë këto që vetë kombi ynë duhet t’i shëroj,e jo të risjell trupit të tij plagë të tjera nëpërmjet politkës dinake të pushtuesve të vjetër siç janë tani tendencat e politikës turke dhe ambicieve të saj demoniake.Meqë disa nga popujt iu kanë shmangur pasqyrës së historisë ,kostoja e papërgjegjësisë dhe problemeve historike të njerëzimit është tepër e madhe.

Siç dihet Kombi ynë ishte gjithnjë në rrezik duke qenë i pushtuar nga turqit dhe sllavët barbar dhe siç dihet e vetmja gjë që ai kishte si interes në atë kohë ishte ai i mbrojtjes së qenjes kombëtare dhe identitetit kundër barbarëve të ndryshëm ardhacak.

Perandoria babrare otomane erdh si pushtues në njërën dorën Kuranin e në tjetrën shpatën rrënuan të gjitha ,mbretërin e kombit shqiptar që lulëzonte sidomos në kohë e qeverisjes së shtetit të Arbërit nga Gjergj Kastrioti,pra pas vdekjes së Gjergj Kastriotit zgjedha turke u bë edhe më e rëndë ,dhe orët e trishtimit kishin filluar ,si therja e banorëve të paarmatosur, qytetet u pushtuan ,pastaj u plaçkitën , vendet e shenjta u përdhosën,virgjëreshat shqiptare u përdhunuan dhe pothuajse shumcia e popullit ra në pranga të perandorisë barbare otomane,Për të gjitha këto çdo studius apo edhe lexuar mund t’i referohet apo të lexoj për këto fakte në kronikat historike turqishte, greqishte dhe latinishte dhe në ato të gjuhëve tjera europiane.

Siç dihet perandoria barbare otomane dhe synimet e të cilëve i dimë të gjithë mirë se ata pikërisht donin që nëpërmjet Shqipërisë së pushtuar dhe skllavëruar nga ta të dilnin me lehtësi në Adriatik dhe pastaj në tërë kontinentin europian,prandaj kjo tanim nuk është ndonjë miestër por një e vërtët se etja e kësaj perandorie ishte e madhe dhe diabolike.

Ndërsa edhe sllavët erdhën si pushtues barbar ,ardhacak të llojit të ciganëve ,ata erdhën në njërën dorë me drapërin ideologjikë dhe në tjetrën bishtin e gënjështërave dhe iluzioneve,kështu ata rrënuan tërë vendin duke mbjell ideologjinë e saj dhe gënjeshtërat në trojet tona të lashta ,me anë të këtyre iluzioneve ata dëshironin njësoj si ciganët gjoja vendin e tyre të përjetshëm, por si sllavët ashtu edhe turqit janë barbar dhe një ditë ideologjia dhe gënjeshtërat që kanë mbjell në trojet tona do ta shkulen me rrënjë sepse trupi ynë i kombit shqiptar europian dhe organizmi ynë nuk duron gjembat dhe marrëzit e turpshme të pushtueseve barbar.Të gjitha, si xhamitë sulltaniste të ndërtuara në kohën e perandorisë barbare otomane ashtu edhe kishat sllave të ndërtuara në kohën e pushtimit barbar të tyre, janë të ndërtuara mbi themele të kishave të vejtëra shqiptare dhe parasëgjithash në tokën e lashtë shqiptare ,pra janë gënjeshtërat dhe ideologjitë e tyre të mbjella mbi themelet tona të lashta për ta mbuluar të vërtetën dhe historinë ,kulturën dhe identitetin e kombit shqiptar europian.

Paramendone si mund ta duroj toka e përgjakur shqiptare një xhami në Krujën heroike të Gjergj Kastriotit, apo një kishë sllave në Prekazinë e sakrificës së madhe të Adem Jasharit dhe familjes së tij, a nuk do të ishte një mëkat ,një marrëzi ,duke ditur përpjekjet heroike të tyre për liri dhe mvetësi e unitet kombëtar.

Ndërkaq siç dihet vetëm historia është e shenjtë dhe e lirë nga çdo dyshim,kurth,apo gënjeshtër a iluzionë .Sepse janë ligjet e saj të cilat mbajnë atë si të tillë ,ndërsa historianët vetëm sa i zbardhin apo shfaqin duke i ekzaminuar në detaje ato ligje të cilat vetëm historia i mbanë në thelbin e saj shkencor.Poashtu e vërteta historike e një kombi nuk mund të shtremberohet ,ajo mund të fshehet për një kohë siç kanë bërë disa„historian me laps ideologjiko-politik“,por një ditë papritmas shpërrthejn rrezet e saj duke dal ngadal por sigurtë si dielli që lind dhe ndriçon botën.

Me pak fjalë duhet nënvizuar edhe këtë se si turqit ashtu edhe sllavet kanë qenë gjithmonë perde e madhe që i kanë fshehur gjithnjë planet e pushtimit në mënyra të ndryshme ,prandaj edhe tendencat e tanishme janë po e të njëjtës perde ideologjike demoniake sulltaniste dhe sllave,për ta futur shqiponjën e lashtë pellazgo-ilire në kafazin e tyre, por gjerë më sot asnjë pushtues nuk ka arrit ta realizoj këtë ëndër që ta fus Shqipëonjën e lashtë në kafazin e tyre ideologjik, Shqiponja nuk skllavërohet asnjëher,ajo rrinë mbi ne ,ashtu siç thoshte një udhëtar europian që kishte vizituar Shqipërin aty në shekullin XIX se si“një shqiponjë fluturonte(rrinte) mbi ne, thoshte ai ,dhe na ruante hapat tonë”,si një rojtare besnike.

Megjithkëtë tani në këtë shekull koha jonë si komb është e rezervuar për përdorim përvojës së madhe dhe të dobishme ,tani është koha që të kuptohet se shoqëria është terreni i përgjithshëm i ideve, ndjenjave fisnike, traditave të lashta, zakoneve, interesave të përbashkëta kombëtare,personaliteteve mbikohore që kanë lënë gjurmë ,kulturës shpirtërore e materiale ,artit, shkencës, shkencës humane,sepse duke kuptuar si terren i frytshëm të gjitha këto përbëjn lavdinë e kombit shqiptar europian.Pra kështu mund të shihet se si kombi ynë është toka është raca më e lashtë njerëzore, janë vëllezërit dhe motrat e një mishi dhe gjaku, që Qielli i ka dhënë një pronësi të përbashkët të shtrirë në djepin e përbashkët kombëtar në mënyrë paqësore pranë njëri-tjetrit duke dhënë fryte të përbashkët të nxjerra nga shpirti dhe besimi i përbashkët dhe në unitet të plotë.

Në kuadër të kësaj duhet nenvizuar se ishin francëzët ata që morën shembull frymën e lirisë dhe iluminizmit tek iliro-shqiptarët,idea themeltare e iluminizmit dhe frymës së lirisë dhe të ruajtjes së integritetit territorial e kombëtar nga pushtuesit e huaj dhe heroizmit të pashoq. Kështu që francëzët për herë të parë kishin dëgjuar dhe mësuar nga iliro-shqiptarët për frymën revolucionare dhe iluministe dhe i aplikuan ato në rastin më të mirë në periudhat kur ata donin të nxjerrin dritën nga brenda shpirtit dhe mendjes së tyre dhe këtë e relaizuan.

Sidoqoftë tani është e rëndëishme që të gjitha reliktet iliro-shqiptare kur të jenë më në fund të përfshira brenda kufijve të tyre të natyrshëm, të cilat ata i kanë mbajtur qysh atëherë natyrshëm,vetëm atëherë ky do të ishte pozicioni më i lumtur i kombit shqiptar europian si një nga kombet e lashta europiane.Por tani ky pozicion i lumtur i kombit shqiptar ende nuk ka ardhur ,nje ditë do të vij kur të kuptojm konceptin e lirisë së brendshme dhe të gjejm burimin e freskët brenda nesh. Poashtu ende shqiptarët janë të ndarë si nga trupi kombëtar ashtu edhe në parti të ndryshme, në vizione të ndryshme etj etj, që tregon se akoma nuk është qëllimi kryesor për të krijuar një shtet dhe për të pasur një vizion si të Gjergj Kastriotit -Skënderbeut.

Prandaj sshtë koha që shqiptarët të ecin të fuqishëm dhe në unitet drejt të ardhmes ,sepse po nuk ecën kështu historia ka koston e saj dhe se brezat do të turpërohen po nuk i ndriçuarm rrugën të ardhmes së tyre.Kombi shqiptar ky kurtizane që duhet domosdoshmërisht të ndjek suksesin e Gjergj Kastriotit dhe paraardhësve.

 

Filed Under: Komente Tagged With: ende s'ka ardhur, Gjon Keka, i Kombit shqiptar, pozicioni i lumtur

Ohri, qyteti i dritës

May 21, 2013 by dgreca

Nga Fahri Xharra/

“ Disa emërtime gjeografike si Nishi , Shtipi ,Ohri iu erdhën Sllavëve  nga goja e arbanasve, e cila ndoshta kishte mundur të paraqes mundësinë që shqiptarët të kenë jetuar në lokalitetet e përmendura që para ardhjes së Sllavëve.” (Bogumil Hrabak “Širenje arbanaških stočara po ravnicama i slovenski ratari srednjovekovne Albanije”Burimi): “Stanovništvo slovenskog porijekla u Albaniji” – Zbornik radova sa međunarodnog naučnog skupa održanog na Cetinju 21, 22. i 23. juna 1990. godine) Nga ky paragraf i cekur shihet se sa sllavët , janë plagjiatorë të historisë dhe okupatorë të një toke të huaj , ,por në shkrimet e tyre nuk  e kanë të mundëshme që t`ikin krejtësisht e të mos e tregojnë të vërtetën.“ Jemi te Ohri dhe historia e tij shqiptare  , por e stërvjedhur  nga ardhacakët.Në antikuitet (shënime sllave) qyteti njihej me emrin e vjetër “Lychnidus” që ndoshta do të thoshte “ qyteti i dritës” ose “ guri i çmuar që lëshon dritë”.Por pas vitit 879 psK nuk quhej më Lychnidos , por sipas sllavëve Ohrid,që ndoshta rrjedhë nga fjala sllave “ “vo hrid “ me kuptimin “ në breg” sepse qyteti i vjetë ishte në maje të bregorës buzë liqenit”. E shifni , një rrenë tjetër e zakonshme sllave  me qëllim të humbjes së çdo gjurmëje shqiptare . Por është e pamundur!

Banorët  e herëshëm të  regjionit të gjerë të Liqenit të Ohrit  (Bogumil Hrabak… Disa emërtime gjeografike si Nishi , Shtipi ,Ohri iu erdhën Sllavëve  nga goja e arbanasve…) ishin Dasaratët dhe Enkelejt ( fise Ilire). Zbulimet në vazhdimësi tregojnë që qyteti banohej edhe nga Filip i II-të i Maqedonisë  (Origjina ilire e Aleksandrit të Madh

Më lartë kemi sjellë origjinat familjare të Filipit II dhe Olimpisë që vijnë nga fiset ilire. Filipi ishte djali i Euridikës, e cila vinte nga fisi ilir i Lynkestëve. Filipi ishte lindur nga një nënë ilire dhe Olimpia nënën dhe babain e kishte ilir. Pra, shkencërisht, Aleksandri i Madh është Ilir (Shqiptar), duke patur parasysh se logjika na shpie se nëna është ajo që përcakton babain e fëmijës. Aleksandri ishte djali i ilirit Filip, nipit të Lynkestëve dhe ilires Olimpia, bijë e fisit ilir të Epirotëve. Emri i pagëzimit të Aleksandrit ishte Meriamun, një emër që zbërthehet me anë të dialektit gegë të gjuhës shqipe: Mer+iam+un=MER-JAM-UN. Sot shumica e popullit shqiptar në Maqedoni ende thonë: MEJR JAM UN, që në gjuhës standarde është: MIRË JAM UNË. Aleksandri ishte mbajtës i Përkrenares Dybrirëshe të Cjapit, që e kishte traditë dhe trashëgim nga Kryeperëndia e Olimpit të Pellazgëve – Zeusi. Më vonë këtë Përkrenare do ta mbante Pirro i Epirit dhe Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. Gjuha që u fliste Aleksandri miqve të tij ishte ilirishtja e dialektit gegë të Maqedonisë. Aleksandri greqishten e mësoi në rini nga Aristoteli. )(.Përgjat pushtimeve Romake kah fundi shek III -të dhe fillimi i atij të II-të ( prK)  përmendeshin Dasaratët dhe regjioni Dasaratia.  Zbulimet tregojnë që  “Fortifikata e Samuilit” ishte mbindërtuar mbi një kështjellë të mëherëshme që datonte nga shek IV  ( prK). Edhe studjuesi aspak i drejtë për qështjen shqiptare J.J. Wilkes  në librin e tij “The Illyrians, 1992,” shkruan” ,”the Illyrian Enchelei, the ‘eel-men’, whose name points to a location near Lake Ohrid” ( Enkelejt Ilirian , “njerëzit- njalë”, përputhet  me lokacionin afër Liqenit të Ohrit). Bullgarët , rreth vitit 867 e pushtuan Ohrin, dhe Ohri ishte qendër e fortë dhe krteqytet i Imperatorisë Bullgare . Prej vitit 990 e deri në vitin 1018 ,Ohri ishte qendër edhe e Patriarkati Bullgar.  Historia e shënoi këtë epokë si epokë bullgare ,por ata aty e gjetën Ohrin dhe aty është ende.

Shkrimi është kryesisht për Kështjellën e “Samuilit” dhe sipas bullgarëve kjo kështjellë u zgjodh nga Cari Samuil i Bullgarisë si kryeqytet i tij, por aojo ishte aty eshe më herët para ardhjes së sllavëve,Kështjella është edhe vetë historia e Ohrit prej shek .IV prK e deri në ditët e sotit. Edhe Kalaja e Prizrenit ishte Ilire ,pastaj sllave , pastaj turke  dhe sot është e Kosovës . Historia e jonë është e papërfunduar, ajo “rrëshqet” si njala. Pra  “ Kështjella e Samuilit” përmendet edhe nga Livy në vitin 209 pr K  e kjo gjatë mbretërimit të Filipit të II-të Maqedonisë “Pamja e sotme e kështjellës dhe madhësia e saj sipas të gjitha gjasave u formuan në shekullin IV  psK” shkruan në shënimet për këtë margaritar historik. Pra Samuili e gjeti të gatshme ,500 vjet pas. ” Teknika e ndërtimit është “opus mixtum” – tulla të shtrira në tre dhe katër rende dhe lidhura me llaç gëlqeror. Kjo kështjellë e kishte rolin e madh në mbrojtje dhe sipas shënimeve historike Theodorik Amali ,Mbreti i ostrogotëve në vitin 479 në fushatën e tij okupuese të Maqedonisë dhe Epirit ishte i pasuksesshëm në robërimin e Lychnidus-it  , sepse ishte i ndërtuar fortë dhe kishte burime të mbrendshme të ujit ,mbrenda mureve.

Kështjella , mvarësisht prej rrethanave historike ishte gjithnjë në fokus ,dhe shkatërrohej dhe rindërtohej në vazhdimësi. Përndryshe hapësira sipërfaqësore ka mbetur e njejtë që nga koha e antikuitetit.

pas vdekjes së Samulit më 1014 ,Kështjella u muarr nga Mbreti Bizantin Basili i II-të. Në shek. e 14-të  gjysma e dytë e këtij shekulli pra, shënohet me një përforcim dhe rindërtim i Kështjellës në kohën e bujshme të familjes shqiptare të Andrea Gropës e cila ishte  mbretëruese e  regjionit të Ohrit. Pra historia nuk e ndalet e as nuk mëshifet e aq më pak të vidhet.
Edhe turqit e patën pushtuar Ohrin dhe njëstet ushtarake ishin vendosur mbrenda kështjellës , e cila  në atë kohë e muarr një emër tjetër. Xheladin -Beu (1880) ndërroi ,meremetoi edhe ai diçka dhe e bëri Sarajin mbrenda saj.Në vitin 1934 ,mbreti Aleksandër i ish Jugosllavisë ,edhe  ai çapuriti diçka këndej pari për ti lënë gjurmët  e tija. Por origjina nuk i humbi kurrë.

 Në kuadrin e hulumtimeve të vazhdueshme (2001-2002) mbrenda kështjellës janë gjetur varreza të vjetra  , maskat e arta të varrosjes si dhe dorëzat e arta , që janë unike vetëm për këto anë e që datojnë që nga shek 6-5 -të para Krishtit. Pra një histori e vjedhur nga ardhacakët , të cilët nuk kanë mundësi t`a mëshehin krejtësisht hajninë e tyre.

Për të dëshmuar se kjo anë ishte ortodokse shqiptare ja edhe dis shënime;Autorët 2.              Shukarova, Aneta; Mitko B. Panov, Dragi Georgiev, Krste Bitovski, Academician Ivan Katardziev, Vanche Stojchev, Novica Veljanovski, Todor Chepreganov (2008) dhe Todor Cepreganov në librin e tyre ”History of the Macedonian People” (20011) ndër tjerash shkruajnë :” Kryepeshkopi i Ohrit , Dorotej në vitin 1466 me të gjithë priftërinjt e tjerë u dërgua në  Stamboll , sepse gjatë luftës së Skënderbeut  kishin treguar antiosmanizëm” .Të njejtën e thot edhe ” Srpsko arheološko društvo (1951), Starinar, Beograd: Arheološki institut”:  ”Sulltani pas vdekjes sëSkënderbeut , i shpërnguli një numër të madh të banorëve të Ohrit si dhe kryepeshkopin Dorotej”

 

Vallë, Kisha e Shën Naumit a nuk ishte ortodokse shqiptare ?

Kemi ende të flasim për Ohrin , qytetin e dritës. Shpesh e kam thënë  se historia e jonë edhe nëse është zhdukur mbi dhe , ajo me krenarinë e saj qëndron nën te. Kemi mrekullira të ruajtura të cilat vetëm se e dokumentojnë autoktoninë tonë në këto toka. Historia e ynë është e artë , është e praruar  dhe i ka bërë ballë mijëravjeqarëve ; edhe pse është zhbërë, por ishte edhe e mençur dhe me dinakri qëndronte ndër dhe  duke pritur momentin që të çfaqët dhe ta tregon vetvetën. Dy mijë e pasqind vjet pas, u gjetën maskat e arta të pavdekshme të engjujve për të cilët ishin bërë. Mrekullia së cilës vështirë e kemi të ia vemë çmimin  u gjetë në fshatin Trebenishtë .në rrugën Kërçovë- Ohër: Varrezat Antike nga mileniumi i parë i para Krishtit ,të mbushura me ari , argjend dhe dhurata tjera të ndryshme të varrosjes.

Ishte 39 Shtatori  2002 kur u gjet maska e artë e pestë me rend  në një kohë më pak se një shekull.( Maska e parë ishte zbuluar para 94 vjetësh) . Shenjë e gjallë e një toke me pasuri të madhe arkeologjike në Europë.

 ” Mos i lejoni shqiptarët të gjurmojnë nëntokën , se me ate çka do të gjejnë do të iu rritet krenaria , e mandej e kemi vështirë të qeverisim me `ta”- thoshin turqit në vazhdimësi.

Pika arkeologjike Gorenci-Trebenishtë  që daton nga shekulli 6 -të prK u zbulua për herë të parë më 1918. U gjet nekropoli, gjëja më interesante arkeologjike e Epokës së Hekurit në këto anë. U gjetën 12 varret mbretërore, e tërë dinastia e varrosur në atë vend.

Historia e maskave të arta në nekropolën e Trbenishtës ( 10 km nga Ohri) e kanë traditën e tyre të gjatë.

Maskat e  para të arta  u gjetën në kohën e sundimir bullgar të Maqedonisë(1918) . Nnjë vjet pas erdhi Mbretëria SKS, ku një pjësë e rrethinës së Ohrit me 22 fashtra iu dha (?)  Shqipërisë . Në vitët 1930 – 1934 , arkeologu serbe H. Vuliç , e vazhdoi zbulimin e tij me ç`rast i gjeti edhe 6 varre rjera në të njejtin vend, dhe  e tëra që u gjat aty  shkoi në Muzeumin Kombëtar të Serbisë.

Të shtojmë edhe një herë që banorët e parë regjionit të Ohrit ishin fiset Ilire të Enkelejve dhe Desaratëve.   

“Mos i lejoni shqiptarët të shkollohen, mos i lejoni shqiptarët të gjurmojnë nëntokën e tyre se pastaj na bëhën të rrezikshëm.”

 

 

 

 

Filed Under: Komente Tagged With: Fahri Xharri, Ohri qyteti i drites

PROMOVOHET NE TIRANE “NUSE NË DERËN E HASMIT” I PANDELI SIMSISË

May 21, 2013 by dgreca

Nga Prof. Murat Gecaj/ Të  martën paradite, në sallën “Tefta Tashko”, të Ministrisë së  Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, u organizua përurimi i romanit “Nuse në derën e hasmit”, me autor Pierre-Pandeli Simsia, banues familjarisht në Nju Jork. Kishin ardhur familjarë, kolegë e miq të autorit, shkrimtarë, poetë e publicistë, nga media e shkruar dhe ajo elektronike etj.

Tubimin e rastit e hapi Irena Toçi, drejtoreshë e SHB “Toena”, e cila foli shkurt për këtë botim të ri të autorit P.Simsia, në vazhdim të botimeve të mëparshme. Më konkretisht për këtë roman, foli redaktori i tij, shkrimtari Bardhyl Xhama-“Mësues i merituar”. Ai e përshkroi shkurtimisht subjektin, i cili rrëfen për një plagë të rëndë shoqërisë shqiptare, siç është gjakmarrja. Në vazhdimësi, rreth vlerave letrare të kësaj vepre, sidomos për gjuhën e pasur letrare,  u ndal shkrimtari tjetër, Gaqo Bushaka. Po kështu, e përshëndetën autorin për librin e tij, shkrimtari Fatos Kongoli dhe publicisti gjerman, Fritz Shulc.

Nga një shënim, në Internet, për përmbajtjen e këtij romani, lexojmë edhe këto radhë: “Në këtë libër do të gjeni grimca të jetës suaj: realitet, dashuri, sakrificë, dhimbje, por mbi të gjitha shpresë dhe njerëz, që dinë të falin. Ngjarjet janë të vendosura në dy realitete: Shqipëri dhe Amerikë, ku personazhet kryesore janë dy të rinj shqiptarë, që jetojnë në Amerikë dhe rastësisht takohen në vagonët e një treni dhe, falë bisedave të tyre, lindi një shkëndijë dashurie. Por romani nuk mbaron këtu. Personazhe dhe rrethana të tjera, shtjellimi i dukurisë së gjakmarrjes, i trajtuar me mjaft mjeshtëri nga autori, do ta mbajë pezull vëmendjen e lexuesit”.

Në mbyllje të kësaj veprimtarie të bukur dhe mbresëlënëse, si folësit e pjesëmarrësit, i falënderoi autori i romanit Panadeli Simsia, për të cilin një diskutant  tha se ky “erdhi dhëndërr në shtëpinë e tij”. Pastaj, të pranishmit bënë fotografi së bashku me atë dhe morën pjesë në një koktej të rastit.

2

Isha “njohur” me këtë autor të talentuar librash përmes Internetit. Ndërsa ai, me tipin e tij të njeriut dashamir, të respektueshëm dhe të afrueshëm me të tjerët, në verën e vitit të kaluar, më telefonoi nga Durrësi e më tregoi se kishte ardhur atje me familjen, nga Nju Jorku. Pa e zgjatur, ai u nis menjëherë me bashkëshorten dhe arritën në kryeqytet. Ishte një takim befasues e i mirëpritur për të dyja palët. Tashmë, ne u njohëm nga afër, ku në shoqëri me ne ishte edhe publicisti i njohur e autor i disa librave, Albert Zholi. Sigurisht, me atë rast, bëmë disa fotografi të përbashkëta, që i kemi kujtim, nga ai takim. Shënoj këtu se, kështu, u njoha më mirë dhe me jetën e krijimtarinë letrare të shqiptar-amerikanit Pierre-Pandeli Simsia. Sigurisht, përurimi i romanit, për të cilin folëm më lart, ku isha i pranishëm sot, e forcoi edhe më shumë lidhjen tonë, formuar ndërmjet krijuesish.Pandeliu ka lindur në qytetin e Beratit, më 21 qershor 1960, nga një familje farmacistësh. Gjatë shkollimit të tij në vendlindje, i lindi dashuria për muzikën dhe më fort pasioni për letërsinë. Edhe pas diplomimit për ekonomi-financë, nuk u shkëput asnjëherë nga krijimtaria letrare e publicistike.  Pas vitit 1990, emigroi familjarisht në Greqi dhe që nga viti 1997 jetojnë në Nju Jork, fitues të llotarisë amerikane. Atje nisi bashkëpunimin me gazetën shqip-anglisht  “Illyria”, por dhe me shtypin në Shqipëri, si: “Koha Jonë”, “Shekulli”, “Sot”, “Tema,”Dita” e “Tirana Observer”. Gjithashtu, bashkëpunon rregullisht me faqe të ndryshme Interneti.Një pasion i veçantë i  P.Simsisë është krijmtaria letrare. Pas botimit të tij të parë, pra vëllimit me tregime “Le të jem unë, Zamira…” (Tiranë, 2005),  një vit më vonë doli para lexuesve me romanin interesant, “Një dashuri e vrarë”(Tiranë, 2006). Janë shkruar artikuj e janë dhënë mendime vlerësuese për të edhe nga lexues të ndryshëm, ndër të cilët janë shprehur, me shkrim: Afërdita Lika, studentët Arian Delia e Neritan Miftari, Gueset-Dragoti, Tatjana Strumi etj. Përmbajtja kryesore e tij është krimi tepër i shëmtuar i trafikimit të femrave shqiptare, një plagë e re dhe e hapur kjo, për shoqërinë tonë. Më tej, botoi librin me tregime “Kafeja”(Tiranë, 2010) dhe “Faleminderit!”(publicistikë). Me mjaft inters është monografia “Dr.Selahedin Velaj, legjenda vlonjate në Amerikë” (Tiranë, 2012), libër i cili u përurua dhe u vlerësua shumë, gjatë përurimit të tij, në korrikun e vitit të kaluar, në qytetin e Vlorës. Për krijimtarinë e tij është nderuar me disa çmime, në SHBA, si: “Pena e artë”, “Petro Marko” etj. Për këto merita, ai është zgjedhur sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptarë-Amerikanë.

…Përurimi i romanit të ri, të kolegut e mikut e, tashmë, shkrimtarit të afirmuar, Pierre-Pandeli Simsia dhe venja e tij në duart e lexuesve shqiptarë, është një arritje e re për të, por dhe prurje tjetër me vlerë, në fushën e letërsisë sonë. Me këtë rast, e përshëndesim dhe e urojmë nga zemra atë: për shëndet të mirë, krijimtari sa më të frytshme, begati dhe lumturi familjare!

Tiranë, 21 maj 2013

 

Filed Under: Kulture Tagged With: i Pandeli Simsise, Murat Gecaj, ne Tirane, Promovohet libri

ISHTE 35 VJEÇ… KUR E PUSHKATUEN…

May 21, 2013 by dgreca

Foto: Don Marin SHKURTI (1933 – 1969)/ Nga Fritz RADOVANI/

Don Marin Shkurti, ka lé në vitin 1933 në fshatin Samrish, fshat kufitar në breg të lumit Buna, jo larg qytetit të Shkodres. Shkollën 7 vjeçare e ka krye në Dajç ku, famullitar ishte Don Kolec Prennushi. Mbas vitit 1950, kur vdes Don Koleci, në Dajç vjen famullitar Don Dedë Malaj, tek i cili Marini paraqet dëshirën me u ba meshtar. Ai thonte: “…Kur isha fëmijë, tue pa figurën e priftit tonë Don Kolecit, kur vdiq Ai mue më thirri një za: Marin, katundet janë pa prift! Menjëherë ato ditë shkova tek Don Deda dhe i tregova dëshirën time dhe vëndimin që kisha marrë. Ai më tha: Edhe pse ndoshta mund të burgosin dhe të torturojnë si Don Kolecin dhe Meshtarët tjerë, mos u tremb! Forca e Krishtit asht ma e madhe se e djallit, të lumtë!…” Kështu, Ky djalë fshatar mori rrugën e vështirë e plot rreziqe tue mësue me një vullnet të hekurt nga mësuesi i Tij Don Deda, mësimet e nevojshme teologjike dhe filozofike. Duhet vue në dukje se Marini nga mësuesi i vet mori edhe cilësitë morale e burrnore që Don Dedës, nuk i mungonin. Në vitin 1958 Marini detyrohet me ndërpre studimet sëpse aso kohe mësuesi i Tij arrestohet dhe mbas pak muejsh, me 10 maji të vitit 1959 Don Dedë Malaj pushkatohet. Sigurisht, qendrimi burrnor e fisnik i Don Dedës në gjyqin e zhvilluem në kinema “Republika” të Shkodres, ngjallë ata virtyte që për meshtarin e rij janë të domosdoshme. Guximi, vendosmënia, qendresa dhe mbi të gjitha pathyeshmënia kundrejt torturave dhe masakrave të sigurimit shtetit komunist ndaj Don Dedës, formojnë tek Marini, atë karakter meshtarak që pa pikë frike Ky pranon salvimin për Fenë dhe Atdheun e djegun e të bamë zhari… Në vitin 1961, në muejn dhjetor, Marini shugurohet meshtar nga duert e Imzot Ernesto Çobës dhe, me 8 dhjetor të po atij viti Don Marin Shkurti, thotë Meshën e Parë në Katedrale të Shkodres. Shkon me sherbye si meshtar në famullinë e Mësuesit të vet, në Dajç të Bregut të Bunës dhe mbas pak vitesh shkon në fshatin Stajka. Ishte një meshtar model në ata fshatra ku ushtroi veprimin fetar e laik, jetonte në mes të njerëzve të varfën kooperativistë, si ma i varfni… Asht i papritueshëm e korrekt në shërbimet ndaj fshatarëve, të cilët punonin gjithë ditët e vitit për 30 lekë të vjetra në ditë, nder kooperativa për me mujtë me mbajtë frymen gjallë. Për asnjë shërbim fetar Don Marini nuk kërkonte shpërblim, por kujtohet edhe sot nga fshatarët e atyne krahinave, vetëm për ndihmat që Ai u jepte të tjerëve.

Plot mbas 6 vjetësh si meshtar, në shkurt të vitit 1967, Ai me të gjithë Popullin Shqiptar asht në epiqendren tronditëse të “Revolucionit Ideologjik e Kultural”, të shpallun pa pikë turpi nga anadollaku Enver Hoxha. Asht pikërisht ai “Revolucion” që vetë shpiksit dhe zbatuesit e tij, sot mundohen mos me e kujtue se si u zhvillue në Shqipninë e vogël evropjane, po edhe kanë harrue jo vetem Ata që janë pushkatue, po edhe Trimin që guxoi me e kundershtue Gjenocidin e bamë kunder Klerit Katolik Shqiptar, simbolin tjetër të pathyeshëm dhe të përjetshëm, që me dy faqe fletorje me kuadrate të shkrueme me dorën e Tij të shugurueme, At Pjetër Meshkalla,  pat guximin me u thanë diktatorve: “Ju jeni inkuizitor të shek. XX-të!”

Don Marini nuk ndërpret vëprimet fetare edhe pse ata ndalohën me ligjë nga shteti komunist. Pagëzon, rrëfen, kunorzon, vojon të sëmurë dhe vazhdon shërbimet fetare në fshatrat ku Ai kishte sherbye. Sigurimi i kudondodhun fillon me e gjurmue dhe survejue. Sinjalizohët se mund ta arrestojnë për vëprimet fetare që Don Marini nuk i kishte ndërpre. Me datën 14 nandor 1968 Ai arratiset në Jugosllavi, bashkë me të gjithë vllaznit e familjet e tyne të përbame me 17 vetë, tue pre lumin Buna përballë shtëpisë ku kishte lindë në Samrish.

Sigurimi i shtetit bie në marrveshje si gjithmonë me UDB jugosllave dhe, mbas tri ditësh me 17 nandor 1968, Don Marinin bashkë me 17 pjestarët e familjes e këthejnë në Shqipni, dhe ia dorzojnë sigurimit shtetit. Torturohen mizorisht të gjithë paperjashtim. Don Marini në dosjen e Tij ngulë kambë me shfajsue një nuse të vllaut, e cila ishte shtatzanë, se gjoja, ajo nuk ka ditë asgja për vëprimet e burrave të familjes, sigurisht për mos me rezikue jetën e saj dhe të bebes. Një mjek i maternitetit të Shkodres kërkon që me këte grue të ndërpriten hetimet, po hetuesi vazhdon punën e tij. Ajo dënohët me 10 vjet heqje lirije dhe lindë fëmijë në burg.

Me datën 5 mars 1969, trupi gjykues i përbamë nga kryetar Jorgo Dhroso dhe anëtarë Xhemal Gramshi dhe Gita Baci, me prokuror Kostaq Shandro, hapin gjyqin në fshat kundër “armikut të Popullit dhe trathtarit të atdheut” Don Marin Shkurti, si dhe 17 anëtarëve të familjes së Tij. Dosja mbyllet me vendimin e pushkatimit të Don Marinit dhe me dënimet e randa mbi 20 vjetë për katër vëllaznit e Tij. Pjesa ma e madhe e familjes dënohet mbi 10 vjet burg e punë të detyrueme në kampet e punës dhe të shfarosjes komuniste. Vendimi i dënimit me vdekje i Don Marinit nuk u ndryshue as nga gjykata e naltë, as nga Kuvendi Popullor.

Don Marini në dosje tregon se arësyeja e arratisjes së Tij, ishte frika e arrestimit dhe pasojat që do ti sillte familjes së vet, kryesisht vllazenëve… Ai nuk ka as veprimtari spijunazhi dhe as sherbime në favor të shteteve të huaja. Në tri ditët e mbajtuna në Jugosllavi, Ai nuk asht pyet nga askush dhe as nuk ka dhanë as informata me karakter fetar, ushtarak apo spijunazhi…

Qendrimi i Tij në zhvillimin e hetuesisë dhe gjyqit asht shumë burrnorë.

Ma poshtë shënohet: “Unë vëndosa me u ba prift dhe jam i lumtun që po vdes për Fenë e Krishtit! Mësimet që kam marrë nga Don Deda, për mue janë kenë aq të mëdhaja, sa e tham pa frikë, Ai më ka mësue me vdekë ashtu si ka vdekë Ai vetë…

Ju mendoni se me këte “Revolucion” do të fitoni mbi Fenë tonë katolike, por mos harroni, se gjaku i jonë që derdhet tash dymijë vjet rrëkajë ndër thëmelët e Kishave, Ai prap do ti rindertojë këto Kisha që ju po i prishni!…” Me daten 1 Prill 1969, me urdhen nr. 620, të Ministrisë së Punëve të Mbrendshme në Tiranë, ekzekutohet me pushkatim, kur ende nuk ishte as 36 vjeç…Në fjalën e fundit Ai tha: “Ju jeni tue më pushkatue vetëm se unë jam prift, mbasi unë jam i pafajshëm! Rrnoftë Feja e Krishtit! Rrnoftë Shqipnia!”.

Fjala e fundit asht një dëshmi e pakundërshtueshme e Tij, e cila, tregon burrninë me ua përplasë për surrat padrejtësinë diktatorëve anadollakë dhe pasuesëve të tij. Ai demaskon rendin e tyne të flligtë e terrorist si dhe pasuesit besnikë të tyne në shërbimet antiatdhetare.

Ai vdes për Atdhé, sëpse asht rruga e zgjedhun prej vetë Don Marinit, asht rruga e sigurtë që e naltëson në Elterin e Martirëve të pavdekshëm të Shqipnisë së Martirizueme…

 Don Marin Shkurti, asht nxanës i Don Dedë Malaj, mbas pushkatimit të Tij, vazhdon studimet me Don Pjeter Gruden, shugurohet nga Imzot Ernesto Çoba…të gjithë të masakruem nga diktatura anadollake e E. Hoxhës dhe Ramiz Alisë, gjatë Gjenocidit komunist.

Ja pra, me fakte se katili fanatik Enver Hoxha, me pasuesit e vet tradhëtarë nuk i vriste klerikët katolik vetëm për kulturën që Ata kishin, por për té, duhej masakrue, torturue dhe zhdukë çdo Njeri i veshun me veladon dhe zhgun që i sherbente Fesë Katolike.Don Marin Shkurti mbetët ndër Ata Martirë të Kishës Katolike dhe Heroike Shqiptare të masakrueme, sëpse kur, anë e kand qytetit të Shkodres, tue fillue në Zallin e Kirit, Stom Golem, Bardhej, kodra të Rrencit e deri në fushën e liqenit të Shkodres, ku Don Marini kishte vorrin e Mësuesit të vet, nuk kishte një pëllambë tokë pa një gropë ku kalbej një klerik… E megjithate, Ai vendosë në shembullin e Tyne, në moshen 35 vjeçare me vdekë Hero i Atdheut dhe i Fesë.

Melbourne, 2013.

Filed Under: Histori Tagged With: Don Marin Shkurti, Fritz radovani, ishte 35 vjec, kur e pushkatuan

TORNADO MONSTER MORI DHJETERA JETE DHE PLAGOSI QINDRA NE OKLAHOMA

May 21, 2013 by dgreca

Fillimisht u tha se mori 50 jetë njerëzore, tash po filitet për më shumë se 90 dhe se shifra është në lëvizje. Dhe shkaktari është ai, tornado monstër, më i madhi që është parë ndonjëherë, kaloi në periferitë e Oklahomas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke lënë të paktën 91 të vdekur, mes tyre shumë fëmijë. Së paku 91 njerëz kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur dhe zhdukur, nga një stuhi e madhe me erëra të fuqshme, me shpejtësi deri në 320 kilometra në orë, në shtetin Oklahoma në Shtetet e Bashkuara. Spiralja natyrore me gjerësi afro një kilometër, goditi shtetin.
Stuhia shkatërroi çdo gjë, prej shtëpive e deri te veturat nëpër rrugë.
Sipas Zyrës së kontrollit mjekësor në Oklahoma, në mesin e atyre që humbën jetën janë edhe 20 fëmijë.
Presidenti amerikan, Barack Obama, ka shpallur gjendje të shkatërrimit madhor në rajon dhe ka urdhëruar autoritetet federale që të ndihmojnë në përpjekjet për ripëtritje.

Për fat të keq një shkollë fillore ishte direkt e para në rrugën e tornados. Mendohet se janë mbi 20 fëmijë të vdekur ose të varrosur të gjallë nën rrënoja.Autoritetet thonë se janë të paktën 233 të plagosur në spitale.

E mbarë bota ka mbajtur frymën duke parë tmerrin që mund të shkaktojë natyra.Fëmijët u udhëzuan nga mësuesit që të mbaheshin me sa të mundnin pas mureve, ndërsa mësuesit i mbronin me trup.Qindra shtëpi janë shkatërruar totalisht. Tornado që e sulmoi përbindshëm për 45 minuta tokën, ishte edhe më i madh se ai i vitit 1999, që pati lënë 36 njerëz të vdekur në këtë zone. Guvernatorja e Oklahomës, Mary Fallin tha në një konferencë shtypi se “zemrat janë thyer” për prindërit të cilët pyesin në lidhje me fatin e fëmijëve të tyre. Ajo premtoi se nuk do të kursejë asnjë burim për të ndihmuar komunitetin të rimëkëmbet nga katastrofa.

 

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Tornado ne Oklahoma

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • …
  • 50
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT