Fillimisht u tha se mori 50 jetë njerëzore, tash po filitet për më shumë se 90 dhe se shifra është në lëvizje. Dhe shkaktari është ai, tornado monstër, më i madhi që është parë ndonjëherë, kaloi në periferitë e Oklahomas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke lënë të paktën 91 të vdekur, mes tyre shumë fëmijë. Së paku 91 njerëz kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur dhe zhdukur, nga një stuhi e madhe me erëra të fuqshme, me shpejtësi deri në 320 kilometra në orë, në shtetin Oklahoma në Shtetet e Bashkuara. Spiralja natyrore me gjerësi afro një kilometër, goditi shtetin.
Stuhia shkatërroi çdo gjë, prej shtëpive e deri te veturat nëpër rrugë.
Sipas Zyrës së kontrollit mjekësor në Oklahoma, në mesin e atyre që humbën jetën janë edhe 20 fëmijë.
Presidenti amerikan, Barack Obama, ka shpallur gjendje të shkatërrimit madhor në rajon dhe ka urdhëruar autoritetet federale që të ndihmojnë në përpjekjet për ripëtritje.
Për fat të keq një shkollë fillore ishte direkt e para në rrugën e tornados. Mendohet se janë mbi 20 fëmijë të vdekur ose të varrosur të gjallë nën rrënoja.Autoritetet thonë se janë të paktën 233 të plagosur në spitale.
E mbarë bota ka mbajtur frymën duke parë tmerrin që mund të shkaktojë natyra.Fëmijët u udhëzuan nga mësuesit që të mbaheshin me sa të mundnin pas mureve, ndërsa mësuesit i mbronin me trup.Qindra shtëpi janë shkatërruar totalisht. Tornado që e sulmoi përbindshëm për 45 minuta tokën, ishte edhe më i madh se ai i vitit 1999, që pati lënë 36 njerëz të vdekur në këtë zone. Guvernatorja e Oklahomës, Mary Fallin tha në një konferencë shtypi se “zemrat janë thyer” për prindërit të cilët pyesin në lidhje me fatin e fëmijëve të tyre. Ajo premtoi se nuk do të kursejë asnjë burim për të ndihmuar komunitetin të rimëkëmbet nga katastrofa.