• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for July 2013

New York Times-Kosovo’s Thaci Aspires to Statesmanship, but Guerrilla Past Haunts Him

July 13, 2013 by dgreca

Mr. Thaci (pronounced THAH-chee) is being hailed in Washington and Brussels as the Gerry Adams of the Balkans, his country on the road toward Europe, his name even invoked, however improbably, as a possible Nobel Peace Prize candidate./

By DAN BILEFSKY/New York Times/

PRISTINA, Kosovo — WHEN Hashim Thaci directed a bloody guerrilla war from the mountains of this poor and rugged country, he was so adept at evading capture that fellow fighters called him the Snake.

Now, Mr. Thaci, 45, the former commander of the Kosovo Liberation Army and the current prime minister of Kosovo, wants to be remembered as a statesman. In June he agreed to put in place a landmark power-sharing agreement with Serbia that is being hailed in Europe and the United States as a triumph of peace and reconciliation in the region after the Balkan wars of the 1990s, in which about 120,000 people died, more than 10,000 of them in Kosovo.

Mr. Thaci (pronounced THAH-chee) is being hailed in Washington and Brussels as the Gerry Adams of the Balkans, his country on the road toward Europe, his name even invoked, however improbably, as a possible Nobel Peace Prize candidate.

But in Serbia, he remains a deeply reviled figure, a complication that underlines the challenges to overcoming ethnic enmities in a region where memories run deep. Former K.L.A. commanders and Western diplomats say he was a ruthless and much-feared leader during the 1998-99 Kosovo war, who ordered arrests, assassinations and purges within the rebel army’s ranks to fend off potential rivals. Mr. Thaci has strongly denied this.

“Most people in Serbia consider Thaci to be an unindicted war criminal who personifies the double standard of the victor’s justice,” said Ljiljana Smajlovic, a prominent Serbian commentator who is president of the Serbian Journalists’ Association. “He now wants to forget his past and go by the book, and he is no doubt sincere in that pursuit. But every warlord in the former Yugoslavia reinvents himself as a liberal democrat.”

In an interview, Mr. Thaci rebuffed that characterization, arguing forcefully that he had been fighting a brutal war against a violent enemy. “I was fighting on the right side of history, liberating my people from tyranny against a ruthless enemy engaged in a massive attempt at genocide,” he said.

Yet the past keeps coming back to haunt him. In 2010, a Council of Europe report accused Mr. Thaci of having led a “mafialike” group that smuggled weapons, heroin and human organs during the war and its aftermath. Mr. Thaci has rejected those accusations as well, and the Kosovo government at the time called them “despicable.” In August 2011, the European Union set up a special task force to investigate the veracity of organ-trafficking claims, including whether or not Mr. Thaci was involved. It has not yet delivered its findings.

Asked about the accusations, including that Kosovar Albanians kidnapped Serbs during the war and harvested their kidneys at a secret “yellow house” in Albania, Mr. Thaci transformed his grin into a grimace.

“Something like that never happened; we have nothing to hide,” he said. “The earlier the issue is clear, the better it is for Kosovo. It is really a very heavy burden for us, and we believe in truth and justice.”

Such demons hover over regional reconciliation, and the success of the power-sharing accord would mark a rehabilitation of sorts for Mr. Thaci and a turning point for his country, which has struggled to gain full international acceptance.

MR. THACI said his wartime experience had taught him to keep his patience during six months of 12-hour-a-day talks this year when he faced his former foe, Prime Minister Ivica Dacic of Serbia. Mr. Dacic was the wartime spokesman of the former Serbian strongman Slobodan Milosevic, whose forces had tried, without success, to hunt down and kill Mr. Thaci.

“It wasn’t easy to sit opposite one another at the table, two former sworn enemies,” Mr. Thaci said, recalling his first awkward handshake with Mr. Dacic. But he said pragmatism had ultimately prevailed. Being celebrated at home as a former soldier also helped.

An athletic and lanky man with a vise-grip handshake, Mr. Thaci, the seventh of nine children, comes from a family of farmers in the Drenica region of Kosovo, the heartland of Albanian resistance to the Serbs.

He said fighting was in his blood. His paternal grandfather fought the Nazis, and after the war his family became staunch anti-Communists who fought against Serb forces in the Yugoslav Army. Already an activist in his teens, he said, he became politicized while visiting family in Vienna and Paris in the 1980s, and glimpsed the possibility of a “normal” life away from Serbian police batons.(New York Times)

Filed Under: Analiza Tagged With: as the Gerry Adams, Thaci

“MA MIRË VONË SE KURRË !”, THOTË POPULLI !

July 13, 2013 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI/

Shumë herë kam pyetë veten se: “Kur do të vijë kjo ditë per Ju, Sali Berisha!” ? Shumë vonë! E nga e keqja, duhet kënaqemi me thanjen e Popullit: “Ma mirë vonë se kurrë!” Një thanje, aspak e pershtatëshme per kohen, rrethanat historike dhe pasojat që i keni sjellë Ju një Populli, që aq shumë të brohoriti (bashkë me mue), me 3 Janar 1991, tek Sheshi Avni Rrustemi, në Shkoder… kur, “Ora” e Shqipnisë, ndrroi “zemrekun e ndryshkun” të saj… Kështu, kujtueme dhe u besueme thanjeve tua prej “Malësori” të Veriut, pa u “kujtue” se kishe pi ujë në Bllokun e Tiranës!

Edhe até, nuk deshëm me e besue! Kujtuem se ishte ujë Selite, po ishte kenë “ujë” Lane!

Me datën 25 Maji 1991, ora 11.00 u organizue nga BSPSH Mitingu i Madh në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodres, ku morën pjesë mbi 30.000 vetë. Kur dola në tribunë me hapë mitingun, një përson që gjironte me kamera më tha: “Fritz, në apartamente përballë kanë vue snajpër…kujdes kur të flasësh!”…Unë në ecje drejtë mikrofonit iu përgjegja: “Çka kam shkrue do ti lexoj, por nuk besoj se komunistët mendojnë sot me më ba edhe mue Hero!” dhe, vazhdova fjalën historike të timen përballë “Rozafës”, që ishte e veshun me të zeza për  ma shumë se 48 vjet…

Foli aty Muhamet Gradeci, Tanush Mulleti, Vinçenc Çefa…etj. dhe arriti nga Tirana edhe Kryetari i Nderuem i yni Ferdinand Temali, i cili, si gjithmonë me za si pushka, ushtoi me sa forcë kishte me pushtue zemrat e qytetarëve të Shkodres së thame e të zharituna për Liri dhe Demokraci, e cila nuk vonoi me ardhë mbas Asaj dite të bukur të BSPSH së Ré!..

Me 1 Qershor, në Tiranë, ora 11.00 në stadiumin “Dinamo”, ku kam përfaqsue BSPSH e Shkodres me zonjën Adlije Broci, Nana Arbenit, në prani të mija vetëve kryeqytetas, fjala mbyllej:

“Kur një Populli i ikën frika, Atij shpejtë i vjen Liria! Rrnoftë Shqipnia!”…

Qeveria ra…Me 10 Qershor 1992, ora 11.00, në intervistën e dhanun “Zërit Amerikës” nga anëtarët e kryesisë BSPSH së Shkodres, kam theksue: “Qeveria e ardhëshme kurrë nuk do të realizojë aspiratat tona dhe të mbarë Popullit Shqiptar, nëse në përbamjen e saj do të ketë kjoftë edhe vetëm një komunist…!”. Atëherë shumë vetë më quejtën “ekstremist”…por, sot, besoj janë me mendimin tim edhe ata, që atëherë, menduen me bashkpunue në qeveri edhe me ju “komunistët e konvertuem”! Prania e juej në çdo zyrë të mardhanjeve me Popullin sjelli vetem korrupsion!

Ju ishi sabotuesit e të gjitha premtimeve të bame ndaj Popullit e punëtorëve liridashës!

Dita e pergjakshme e 2 Prillit, kishte hapë plagë të reja. Kerkohej dënimi i kriminelëve…

Me të gjitha mjetët u punue për mos me zhvillue gjyqin e viktimave të 2 Prillit. Ishte PD që jo vetem, nuk donte zhvillimin e gjyqit, por edhe bahej pengesë. Fakti asht sot i pranishem që asnjë nga terroristët organizatorë e vrasës në këta 22 vjet qeverisje, nuk bani “asnjë ditë” burg…

Partia Demokratike Shqiptare ishte e para që ndërhyni, me “mbyllë” Grevën tonë pak ditë para kongresit PPSH, që me datën 8 Qershor, kur Ramiz Alia, po bahej gati me u veshë me petkun e “socialistave”, edhe pse terroristi i provuem kishte deklarue: “…Parimet nuk i shkelim!” ndonse, për hirë të kolltukut i shkeli të gjitha, madje, edhe flamurin e marksizmit e deri tek premtimet tek vorri i Enver Hoxhes me vejushen…e tij. E vetmja fjalë që ka mbajtë deri në fund me pasuesit e tij, që po vazhdojnë edhe sot, asht: “Edhe gjak do bëjmë!”…dhe pushtetin nuk ua japim kurrë atyne që janë vertetë demokrat, të cilët, me datën 13 dhetor 1990 pëmbysen përtokë njëherë e përgjithmonë bustin e kriminelit Enver Hoxha, para Prefekturës së Shkodres! Ai ishte akti ma Heroik i Rinisë kur në Tiranë, Stalini dhe Lenini i banin shoqni diktatorit tonë në sheshet qendrore! E, mos harroni, se endè ka nga Ata Djelmë që vazhdojnë me kenë të gjymtuem nga torturat e bame prej sigurimit nga zv. ministri i mbrendshëm terroristi Zylyftar Ramizi, që nga data 14 Janar 1990…per Stalinin.

Kur u zhvillue Greva e Pergjithëshme e BSPSH në Shkoder, tri ditë para hapjes së kongresit PPSh, erdhi nga Tirana antari i Kryesisë së BSPSH së Shkodres Mark Bardeli, dhe tek shkallat e Institutit të Naltë Pedagogjik na njoftoi se “Kryesia e Tiranës, kishte vendosë me mbyllë greven dhe se edhe Partia Demokratike ishte e atij mendimi!”… Unë i pergjegja: “Kjo nuk do të ndodhin kurrë në Shkoder, na nuk zbatojmë urdhnat e Ramiz Alisë dhe as të “atyne” që janë servilat e tij, apo që kerkojnë me i krijue kushte qetsije PPSh para hapjes së këtij kongresi turpi në këto ditë!” …

Turma kje me mue! U nisem të shoqnuem nga Rinia që thërriste për vazhdimin e Grevës deri në fitoren e plotë të kerkesave tona. Besoj iu kujtohet kur u vendos vazhdimi i Grevës edhe dy ditë të tjera “mbas hapjes së kongresit të PPSh”, si edhe brohoritjet e turmes jashtë selisë sonë.

Kujtoj që me datën 12 qershor kanë ardhë në seli dy antarë të Kryesisë PD, z. Menduh Derguti dhe A.Luli, të cilët kerkonin që të jepej urdhën nga ne, “me u nisë vagonat e ngarkuem me sheqer për Tiranë, mbasi Greva kishte krijue mungesë sheqeri në dyqanet e Tiranës…” Unë i shikova …dhe u thashë: “Jo, këte herë komunistët e Tiranës, të festojnë fillimin e kongresit tyne me bakllavë të paperlueme me sherbet, se kështu kanë urdhnue punëtorët e Shkodres!” dhe, kujtoj si tashti të qeshunin me zemer të të Ndjerit Qazim Lika, që u ndodh aty dhe u knaq nga përgjegja ime…

Mbas dy ditësh takova Pjeter Arbnorin tek SMT e vjeter, dhe më tha: “Doktori më ka thanë se asht e paknaqun partia nga qendrimi i fundit i sindikatës së Shkodres!” Unë, e pyeta: “Po për cilën parti e ka fjalën doktori, per atë që ka kenë apo për këte që asht tashti?”. Pjetri më tha: “Për partinë tonë…ç’ punë kemi ne me komunista?”…”Nuk po kuptoj se pse asht i paknaqun ai, mos ndoshta keni dashtë sheqerin ju me ua perlue bakllavat  e kongresit të tyne?” Më shikoi i zemruem dhe gati harroi me më dhanë edhe doren, e pra, ky ishte Pjetri (miku yt) që drejtonte PD e Shkodres!..

Në muejn Korrik 1991 BSPSh e Shkodres kishte lidhje me Kryesinë e Tiranës, Kavajës, Durrësit, Korçës dhe me Kryesinë e BSPSh kombinatit tekstilit të Beratit. Lidhje të ngushta janë mbajtë gjithnjë me Kryetarin Gëzim Kalaja, i cili i ka vazhdue ato lidhje edhe mbas 1997.

Shkodranët e masakruem në rregjimin komunist nuk mbaheshin ma! Rinia e Kështjellës “Rozafat” errej e zgjohej pranë dy godinave, asaj të BSPSh dhe asaj të Muzeut Ateist, ku kishte zanë vend Kryesia e Partisë Demokratike të Shkodrës…Distanca e shkurtë mes këtyne godinave tashma lidhej me vargun e të përsekutuemve politik dhe rinisë heroike shkodrane, ku ndigjoheshin thirrjet e tyne: “Poshtë komunizmi” dhe “Duem Shqipninë si gjithë Europa!”…që nuk pushonin një minut!

Partia Demokratike premtoi, dhe mori drejtimin e Shtetit Shqiptar! Çka realizoi nga të gjitha premtimet e veta? – Po, PD realizoi një anderr të viteve ’70 të Enver Hoxhës, kur pat dishrue me u lidhë me Iranin “Islamik” të Komeinit, po që nuk e pranoi ai… Dishmitari asht gjallë! Libri i tij “Shenime per Lindjen e Mesme” si duket, kje frymzim per ju, dhe pa marrë mirë frenat e Shtetit Shqiptar, arritët paturpësinë ma të madhe antieuropjane, me 2 Dhjetor 1992 me shpallë Shtetin “Islamik” Shqiptar, “anatar” të “Konferences Islamike”… Bahen plot 21 vjet që keni rikthye shumë nga fletët e harrueme të historisë, po bashkë me ta edhe miqësinë “fetare” të Erdoganit, i cili tek ju Sali Berisha lexonte shumë tipare të pashallarëve të vjeter “eshtnat e rrashtat” e të cilëve ruhen atje!

Të mbeti pa rikthye Esad Pashë Toptani, po qeveria e re mund ta sjellin me miqtë e saj.

 

 

Sali Ram Berisha, Antar i PPSh: 8 nandor 1968…

 

Plot 24 vjet që Muri i Berlinit ra! Ndersa, ju Sali Berisha, sivjet festoni 45 vjet në sherbim të PPSh, dhe mbrenda kësaj kohë keni edhe 23 vjet me masken “demokratike”…

Porosia e terroristit Ramiz Alia, në vitin 1989 ishte: “Ne, komunistët reformatorë, do të zbatojmë strategjinë tonë në ekonomi, sipas së cilës kapitalistët dhe pronarët e ardhshëm në një vend socialist të jemi ne apo njerëzit tanë. Me strategjinë tonë të re, brenda dy-tre legjislaturash do të arrijmë që nga klasa komuniste të krijojmë klasën kapitaliste, e cila do të na përjetësojë në pushtetin politik të së ardhmes. Të jeni të sigurtë që e ardhmja do të jetë jona…

Ne jemi të përgatitur për të dyja rrugët; kemi njerëzit e vendosur dhe guximtarë, të cilët i kemi përgatitur me sakrifica e mund për vite me radhë, por kemi edhe organet tona të dhunës. Ndaj, mjerë ata që do të guxojnë të na kundërvihen. Ju a them këtë, që të mbani lart moralin dhe asnjëri prej jush të mos ketë frikë.”

Ju Sali Berisha, me PD tuej, keni realizue të gjitha udhzimet e Ramiz Efendi Alisë, dhe kur komunistët e pamaskuem “socialistë” në Vlonë, kerkuen qeverisjen me armë, ju presidenti Berisha, ua keni dhanë tue nxjerrë edhe kriminelët nga burgu… Një antar i Shtabit të Pergjithshem që kerkoi me shtypë revolten antidemokratike…Besoj e kujtoni mirë edhe kerkesen e Tij, perfundoi hamball shkarkimi…Drejtësinë dhe Ministrinë e Mbrendshme ti nuk ua preke fare, po edhe ua paise me “diploma” Perëndimore… Prap Shqiptarët të besuen Sali Berisha, edhe pse u tregove ma shumë komunist se “demokrat”, mbasi Demokracia nuk pranon “zhdukjen” e kundershtarëve të mendimit, një tipar i theksuem i komunistit pagdhenun… Edhe pse PD prap mori pushtetin me ndihmen e votimeve të Popullit t’ etun antikomunist per Liri, PD me ty në krye, e mbajti 8 vjet qeverisjen deri në 2013, dhe asnjë kriminel nuk u dënue. Nuk ua preku askush “tituj e dekorata” asnjenit prej tyne që per 47 vjet vetem kanë vra, pre, varë  e terrorizue…Shqiptarët Atdhetarë. Kriminelët e Popullit Shqiptar edhe i vorroset me ceremoni ushtarake, se edhe ata ishin deklarue si ti  “vëllezërit e gjakut me turq” … Ti ma shumë u tregove mjek i Bllokut Enver Hoxhës, që me veprat tua punove me ua forcue zemren tradhëtarëve, sesa mjek “demokrat” i Popullit Shqiptar që votoi gati 20 vjet per ty! Dhe me të vertetë “në mënyrë dinjitoze”, me 23 Qershor 2013 riktheve komunistët në pushtet!Ma teper nuk ke pasë se çka me i ba as Partisë, as Shqipnisë!

“Ma mire vonë se kurrë!”…thotë Populli.

Melbourne, 2013.

 

Filed Under: Komente Tagged With: Fritz radovani, Ma mire vone, se kurre

Plakat e Nartës

July 13, 2013 by dgreca

Shkruan: Gëzim Llojdia/

1.

Kur plakat e Nartës, të mbledhura tek sheshi i kishës në qendër të Nartës  denoncuan një ngjarje të padëgjuar ndonjëherë këtyre  anëve  dhe e pa ndodhur më parë  gjithkush pyeti :Deri këtu të arrihet ,sa të ç’nderohen plakat e këtij fshati?A kryhet një mëkat i tillë  me plakat e varfra që shtyjnë ditët  e Perëndisë nëpër sofatet e avllive? Si rrallë shqiptarët  sot po ndeshen dhe po dëgjojnë histori rrëqethëse që nuk kanë ndodhur as në kohërat  më të errtë të historisë së fshatit. Ndonëse i tillë,këto raste ndodhën  ,nga thellësia e kraharorit morën  mallkimin. Nga iridat e syve:solli lotin. Nga buzët dëshpërimi. Nga zemra: rruzuj mallkimi. Mirëpo cilado qoftë e vërteta,shkaqet e saj për ju o mëkatar të kësaj kohe dhe të gjithë kohëve,për ju projektues të zinj. Për ju ndërtues e zbatues sterrë e katran ikni larg. Fshihuni në labirinte të errtë. Në mos, rrugëve mbeçi sy-qorr e rroba-çjerë, o qyqar! U shtrembërofshi këmbë e kurriz,djall e bijë djallësh. Bukë,o Zot i madh ,mos u dhënçin në pleqëri të thellë. Strehë,mos gjeçi në ditë të zezë.

2. Ato vërtetë janë plaka dhe pleqëria është një fenomen që do tu ndodhi të gjithëve.

Pleqëria shkruan Ëikipedia(- natyrore është pjesa e fundit e zhvillimit të qenieve të gjalla. Tek njerëzit vije me lërjen anash e veprimeve përgjegjëse për zhvillimin e prodhuesve të hormoneve përgjegjëse për ndryshime. Eshtnatë bohen të thyeshme, ynyra përfuni lëkurës zhduket, lëkura rrudhet, pjesët e mranshme të trupit nuk mujin me punu si përpara. Forca e trupit edhe e menes zvogëlohet (shenjat e pleqnisë). Edhe ndryshimet shpirtnore mund të paraqiten . Studimi i pleqnisë në shkencë thirret Gjerontologji dhe për kërkimet në fushën e pleqnisë thirret Gjeriatrie (Gjenet e atërorit). Mësimet nga këto shërbejnë për mbajtjen e shnetit dhe paranalimin e domit të pleqnisë dhe smundjeve. Shikuar nga këndvështrimi biologjikë Pleqëria është proces i vazhdueshëm që përcjellë organizmin e gjallë gjatë zhvillimit të tij në jetë.

Me këtë përkufizim tregohet se çfarë mëkati bën në Nartë mëkatarët.

3.

Vjet në një vëllimin tim poetik përmblodha poezinë plakat e mëhallës tonë. I kam paraqitur pak a shumë kështu:Plakat e mëhallës tonë,/gjithë ditën nanurisin ëndrra shoje veshur tek sofaja e vjetër./ -Ftonjtë janë zverdhur në  papadhi ,rrëzuar fletët./Vasha  e tretë e Safos,ka rrëzuar yjet. Ka mërguar hëna./Ikur dhe Kaçja te lumi i Memes,e ndolli e ëma./Rranë shegët në Qarrishtë,natën e erës së madhe./Gjumëmadh bekçiu shtirë mbi prralle./U çanë shegët,/ në vjeshtën e tretë nxorën diamantet./Plakat e mëhallës tonë ,gjithë ditën botën,  sjellin vërdallë./-E dëgjuat si po qante dega e shelgut  te vivari  i prerë,/do të na mbetën pllajat shterp,dhe vashëzat në derë./Grunjërat do të kalben,brumërat nuk do të vijnë/duhet nxehur mirë prushi,për bukën e mirë./Plakat e mëhallës tonë,/dje  u kujtuan për ardhjen e drerëve  nga lisat e mbretit,/rrëzimin e brirëve dhe rënien  e ilqeve nga tërmeti, /në çaire ishte parë  jargë kërmilli,në ditë prilli,do të bëjnë  verore.

4.

Fshati Nartë gjendet rreth 5 km nga qyteti i Vlorës. Narta në ndarjen administrative përfshihet në komunën Qendër Vlorë. Laguna e Nartes eshte vendosur në zonën Vlorë-Myzeqe, në pjesën jugore të deltës se Lumit te Vjoses. Ajo përfshin zonën nga Grykederdhja e Vjosës deri ne Kepin Triport. Laguna e Nartës ka një sipërfaqe ujore rreth 42 km2, prej te cilës 14 km2 përdoren për prodhimin e kripës ne minierën e kripës se Skrofotines. Thellësia e lagunës shkon nga 0.70 m ne 1.50 m. Ky kompleks, qe është me i madh se vete Laguna e Nartës, përfshin tipe te ndryshme mjedisesh natyrore si dunat ranore te zhvilluara ne afërsi te grykëderdhjes se Lumit Vjosa, pylli Mesdhetar i pishave (Pishe Poro Vlore), shtretër te vjetër lumenjsh, ligatina te vogla bregdetare, kripore, toke kripore e pakultivuar dhe toke bujqësore ne lindje te zonës.

Fshati Nartë është një fshat me tradita. Nxjerrja  e verës dhe kultivimi i rrushit,ullinjve dhe peshkimi në lagunë,kanë qene tradita e fshatit. Emigrimi pas viteve ’90 përfshiu mbi 90% të popullsisë të cilët emigruan në Greqi. Shumë banesa mbeten fillikat . Banorët  që popullonin këto banesa për shumë vite ishin të moshuarat. Plakat e Nartës ruajnë sot me rreptësi tradita e kohës. Mirëpo fenomeni i fundit i revoltoi kaq shumë saqë ato kërkuan ndihme publike për  këtë fenomen të padëgjuar ndër kohëra  të afërta dhe të largme të fshatit pra të të dhunuarit seksualisht të moshuarve  ta pleqëronin fshatçe .Dhe mirë bënë .Durimi i tyre kishte kapërcyer çdo kufij. Fshehja e këtij fenomeni nuk mund të mbetej përgjithmonë, vetëm brenda të të dhunuarve. Prandaj u mblodhën tek sheshi i kishës për të ngritur zërin ,zërin e tyre që më parë se ato duhej ta ngrinin shoqatat që besoj se nuk e dinë ku bie ky fshatë rreth 5 km në veri të Vlorës.

5.

Shoqëria shqiptare në vitet e tranzicionit po kalon mjaftë trauma shoqërore. Rastet e përdhunimeve të njohura edhe në kohët e regjimit socialist por  dhe me rënien  e sistemit ato u shtuan duke treguar fytyrën e një shoqërie në bjerrje të vlerave morale shoqërore. Mekanizmat për të luftuar këto sëmundje si policia e shtetit,drejtësia të pafuqishme ua kaluan këtë fenomen  OJF të cilat i përqendruan fushatat e tyre me aksiomën etyre shumë në mod: “luftë me cocteil” me  pjesmarrës nxënësit e shkollave. Fenomenin  e përdhunimit  dhe sidomos pedofilia janë raportuar  madje çdo ditë nëpër kronikat e zeza dhe në mediumet shqiptare. Mirëpo të gjitha këto denoncime kanë kaluar thjeshtë si ngjarje pa u marrë askush me vet thelbin,fenomenit e tij dhe më tej me rastet parandalimit dhe sidomos me masat ekstreme, që  ligji duhet të japi. Mbrojtja nga maniakët seksualë  dhe pedofilëve sidomos tek adoleshentet  është kaluar më tepër vetëm me kujdesin e familjeve shqiptare dhe me masat ekstreme  që konsistojnë sot si:duke rrethuar shkolla me hekur,vendosja  e rojeve ,zgjedhja për studime e  gjimnazeve private ku garantohet siguria studime jashtë vendit. Ndonëse raste e përdhunimeve shfaqen periodikisht  në një farë mase kjo ka zbehur luftën që duhet zhvilluar karshi një fenomeni të tillë. Përdhunimet shfaqen në të gjitha sistemet mirëpo fakti është se  ato ose nuk raportohen ose kur raportohen nuk merren masa për dënimin e dhunës seksuale dhe shifrat, thotë një raport mbahen të fshehta.

6.

Përdhunimi është një formë e seksualizuar e ushtrimit të pushtetit dhe kontrollit dhe jo kënaqja e instiktit seksual shkruan një raport  Dorette Ëesemann.Ai është i rrënjosur në shoqëritë patriarkale. Kështu, skena përdhunimesh gjenden qysh në mitet e krijimit dhe legjendat. Përdhunimi shërben për t’i përulur apo për t’i trembur gratë. Në shumicën e rasteve, autorët nuk vuajnë nga çrregullime psikike abnormale. Qëllimi është depersonalizimi i viktimës, duke e reduktuar atë vetëm në seksin e saj. Për këtë arsye, përdhunimet janë psikikisht shumë më të rënda se sjelljet e tjera agresive. Pasoja fizike: shpesh plagosje të thella, sëmundje seksualisht të transmetueshme, pasoja psikike: traumatizimi me simptoma psikike që zgjasin (gjendje frike, shtypja, çrregullime me të ngrënët dhe gjumin, vështirësi me përqendrimin, apati dhe çrregullime seksuale, vetëvlerësim i ulët, rreziku i vetëvrasjes, abuzimi me drogat dhe alkoolin); pasojat sociale vihen re deri në brezin e tretë ose të katërt.

Shumë e rëndë për viktimën është jeta me përdhunimin. Në shumicën e shoqërive, gratë nuk mund të presin as ndihmën e familjes, miqve apo të njohurve, sepse shpesh te viktima kërkohet bashkëfajësia, ndërsa autori lehtësohet. Këto mendime nuk janë të përhapura jo vetëm në shoqëri, por edhe te personeli i policisë dhe gjyqeve. Nëse përdhunimet denoncohen, iu kushtohet pak vëmendje. Nëse jepet dënimi, autorët marrin dënime të lehta. Madje vetë procesi gjyqësor është shpesh një tjetër traumatizim për viktimën. Nëse gruaja jeton në një shoqëri, në të cilën virgjëria e vajzës së pamartuar është shumë e rëndësishme, viktima mund edhe të keqtrajtohet apo të vritet (shih kapitullin “Vrasjet për nder“).

7.

Ngjarja që ndodhi në Nartë kur plakat denoncuan masivisht një fenomen është i pari i këtij lloji kur shteti duhet të ulet këmbëkryq në Nartë për të gjetur autorin ose autorët që abuzojnë në mënyrë flagrante me të moshuarat e mbetura të vetmuara në fshatë, ndërsa fëmijët e tyre  kanë emigruar në Greqi. Këtë fenomen ,që ngjau në fshatin Nartë rreth 5 km nga qyteti i Vlorës më parë se ta denonconte pleqësia e fshatit e cila u mblodh fshatçe duhet ta kishin bërë ato dhjetëra “ lubi “OJF-je ,që marrin miliona nga fondacione të huaja për të luftuar fenomen e dhunës seksuale. Edhe një herë del në pah një fenomen gati tërësisht shqiptar. OJF janë thjeshtë “ gropa të zeza parash” puna e tyre për sensibilizimin e rasteve të dhunës seksuale  është e barabartë me hiçmosgjë.

Banorët e Nartës u mblodhën fshatçe në një kuvend disi ndryshe .Kuvendi i Nartës fshatçe solli këtë tollovi të pa ndodhur më parë dhe të padëgjuar në Shqipëri. Plakat e Nartës  në të paktën në shtatë raste kështu ishte fjala e kryeplakut nartiot ,janë dhunuar seksualisht nga ndonjë maniak seksual nga ndonjë pedofil apo mostër.  Në rastet kur shteti ndodhet në agon,i kuvendet fshatçe janë më tepër rezultat. A do të pres shteti të deri sa të japi rezultat kuvendi fshatçe apo do të veprojnë mekanizmat e tij madje me dorë të hekurt?

 

 

Filed Under: Featured

DEMOKRACI…!

July 13, 2013 by dgreca

… E dija që nuk do të vije aq shpejt, por është fatkeqësi po nuk erdhe tani…/

Shkruan: Zyba Hysen Hysa/

Çdo gjë lind kur vjen çasti, po kështu dhe demokracia, nëse do përpiqemi ta sjellim para kohe janë dy rreziqe; ose do të jetë shumë e brishtë dhe nuk do të rezistojë e është e destinuar të vdesë, ose me përkushtim të jashtëzakonshmen, do të mbijetojë, por nuk do të ketë fuqinë e duhur për të ecur e sigurt drejt konsolidimit të saj. Këtu e kam fjalën për ardhjen e demokracisë në një shoqëri që ecën normalisht në rrugën e zhvillimit ta saj, ndërsa për kushtet e zhvillimit të popullit tonë, të kombit tonë, ka një specifikë teje të veçantë, sepse si në asnjë vend tjetër të botës, nën vellon e saj janë future diktatura të egra si pjellë e rrezikshme e politikave antikombëtare të armiqve tanë shekullorë.

Historia jonë e këtyre 100 viteve shtet tregon se ka nxjerrë burra të mençur dhe patriot me vizione të qarta dhe strategji vizionare demokratike. Nuk do të thotë që të vije shekulli 21 dhe të vijë demokracia se duhet të vijë, por pikëpamjet demokratike kanë ekzistuar historikisht, se po të mos kenë ekzistuar, ato nuk do ishin bërë realitet në botë, kushtet në të cilën ndodhet një komb, apo një tjetër janë aq të ndryshme, saqë nganjëherë mendon se kurrë nuk do të arrihet demokracia, në një kohë që shtete tjera kanë me vite e vite që e gëzojnë, por kjo përplasje e vazhdueshme midis demokracisë dhe diktaturës vetvetiu ka sjellë kalbëzimin e njërës (diktaturës) dhe latimin e shkëlqimin e tjetrës (demokracisë). Shqipëria është shteti mëmë i kombit tonë dhe si i tillë, duhet të jetë shembull i një demokracie të vërtetë që edhe shqiptarët e jashtë kufirit të krenohen me të dhe të përpiqen që në sjelljet e tyre dhe në përpjekjet e tyre të ecin sipas këtij modeli për të bashkuar shpirtin tonë liridashës dhe kaq demokratik që e kemi dhuratë nga natyra, por që fatkeqësisht është keqpërdorur nga politika jonë e vjetër dhe “e re” shqiptare, që në vend të kryejë misionin e saj historik për t’u bërë shembull dhe dritë për gjithë shqiptarët, u kthye në një qendër internimi qarkuar me klon gjatë monizmit dhe në një vend pa vend për shqiptarët, të cilët ndjeheshin si qiraxhinj në shtëpinë e tyre, gjë që i bëri shumë dëm ëndrrës shekullore për bashkim, se shqiptari nga fati I një qeni të lidhur me zinxhirë në kohën e diktaturës, ku ushqehej me thërrmijat e të zot, pas viteve ’90 u kthye si një qen rrugaç, ku kushdo e qëllonte me shqelm, ku dhe vetë shteti e përndiqte dhe duke u endur nëpër botë po qen pa zot u shqelmua nga kushdo dhe u përbuz nga të gjithë e u frytëzua nga të gjithë pa fije mëshire, duke u detyruar të humbasë atë krenarinë e tij të ligjshme që na kishin dhuruar shekujt. Shkurt: Shtet që nuk di sa shtetas ka, shtet që nuk siguroj jetën e shtetasve të tij, shtet që nuk di sa shtetas ka, shtet që vjel taksa dhe këto i përdor për forcimin e pozitave të tij, jo për popullin, shtet që nuk mbështet intelektualët, krijuesit, shkencëtarët, patriotët… shtet që nuk të ngjall krenari kombëtare, ku nuk është shtet, por një grup banditësh që zoti e di se si do të përfundojë odiseja e këtij populli.

Të bësh të paditurin për të udhëhequr në mënyrë demokratike, është krim, se ne kemi demokratët tanë, Ismail Qemalin, ku dhe kundërshtarët politikë i përfshiu në qeveri për të mirën e kombit duke dhënë secili kontributin e tij, më pas kemi Fan Nolin e më pas kemi ata që vranë demokracinë përmes dhunës dhe mbollën dhunë, një dhunë që e pse vishet me vel demokracie, ajo vetëm çel filiza të rinj, që po nuk u pre vaditja me diktaturë do të krijojnë një pyll xhungle që nuk do mundemi të dalim më prej saj.

Kushtet historike në të cilën po kalon vendi ynë jemi në prag të krijimit të këtij pylli me filiza diktatorialë dhe mos o zot të vazhdojë kjo lloj politike, vendi ynë do të kthehet në një xhungël që zor se do jetë e zonja demokracia ta kapërcejë atë. Unë i besoj fatit dhe faktit, se kur humbasim shpresat, na realizohen dëshirat si me magji, kjo vërtet nuk është magji, por është rritja e forcave demokratike përballë forcave diktatoriale dhe është shansi që lehtësisht t’i vadisim filizat e diktaturës së re me mjaltin e demokracisë dhe të rriten lastarë të shëndetshëm për të përhapur sa më shumë oksigjen për vendin, për popullin, për kombin…

Duhet bërë çdo gjë me dashuri dhe me durim për të kaluar në këtë shndërrim paqësor derisa vetë diktatorët të shndërrohen pak nga pak në demokratë, jo duke i sharë e fyer, por duke udhëhequr me shembull demokratik, se edhe më i pabesi, kur e sheh që je besnik, fiton fisnikëri, se fajtorë nuk janë ata, por koha, koha e diktaturës nuk shkon pa i ngulur thonjtë mbi trupin tonë edhe pasi është rrëzuar. Rënia e diktaturës në vitin 1990 i ngjan një peme të rrëzuar nga stuhia, por që rrënjët i ka akoma në tokë, ajo frymoi gjatë tek ne edhe pas rrëzimit, se jetoi gjatë në pushtet. Ka ardhur koha e koha nuk pret… unë e ndjej se diçka e re, diçka që ka lindur nga toka e jo nga trungu i asaj peme po mbin, na mbetet ne të kujdesemi për të, se përplasja e vazhdueshme me diktaturën e ka forcuar si filiz, pak punë do, por do punë të vazhdueshme, ajo nuk kërkon më vetëmohim, nuk kërkon gjak, por vetëpohim, kërkon paqe. Mallkuar qoftë ai bir shqiptari që bëhet shkak edhe për një pikë gjak të derdhur, se gjaku i shqiptarëve del e tepron për të vaditur lirinë dhe demokracinë, sot duhet mendje dhe djersë, duhet dritë dhe paqe… ndaj dua ta mbyll me thënien e Adem Demacit “Libri për Vet Mohimin”, të cilin e përfundon me fjalët e tij himn për lirinë dhe demokracinë e vërtetë, të cilës i drejtohet “e dashur” : “Mirë bëre që s’erdhe, e dashur, se, po të vije, ka mundësi që ende do të mbeteshim , që ende do të ishim, së bashku, nën barrën e gabimeve të mia. Mirë bëre, e dashur, që nuk erdhe, se kështu, i vetmuar dhe pa lehtësime, m’u desh t’i mblidhja të gjitha forcat e mia;; kështu i vetmuar dhe pa përkrahje, m’u desh ta mblidhja tërë vendosmërinë time; kështu i vetmuar dhe pa ngushëllime m’u desh ta mblidhja krejt vullnetin tim dhe ta bëja mohimin e vetëmohimit tim. Prandaj e dashur, me mosardhjen tënde më ndihmove më shumë, se sa po të vije. Po të vije, ka rrezik që do të gjeje si Vet Mohim dhe kjo do të ishte një humbje kohe për të dy. Tani e dashur, të pres në kohën time – në kohën tonë…”

 

Filed Under: Komente Tagged With: Demokraci, koment, Zyba Hysa

U kremtua 18 përvjetori Gjenocitit të Srebernicës para OKB-së

July 12, 2013 by dgreca

Nga BEQIR SINA, United Nations New York/

OKB NEW YORK  : 11 Korriku – Dita e Gjenocidit në Srebrenicë, u përkujtua dje në Nju Jork përpara ndërtesës së  OKB-së, me  fjalime rasti, dhe thirrje të fuqishme për drejtësi si dhe vendosjen në sheshin Squere Washington nga një filxhan “me kafe” për viktimat. Më pas u mbajt edhe një Panel përkujtimorë në Universitetin Kolumbia.
Në këtë përkujtimore që e drejtojë gazetari Erol Avdoviç, mori pjesë edhe Ambasadori i Misionit të Përherëshëm pranë Kombeve të Bashkuara – Bosnjë dhe Hercegovinës, diplomatia Mirsada Çolakoviç,Ish-ministri i Jashtëm dhe ambasadori  RBH Misioni në OKB, Mohammed Shaqirbegoviq, lider të organizatave të të Drejtave të Njeriut, në New York, lider fetar, familje të viktimave, gazetar e studentë, si dhe veprimtari i dalluar i komunitetit shqiptarë Harry Bajraktari, Imami shqiptar Edin Gjoni, dhe të tjerë.

Ndërkohë, media boshnjake nënvizoi se”Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon nuk mori pjesë në takim, edhe pse ai u thirr për të marrë pjesë në përkujtimin e 11 qershorit 1995 – 18 vjetorit të Masakrës së Serbenicës”.
Kurse, deshmitar okular dhe të mbjetuar treguan ngjarje të tmershme mbi Gjenocidin,, teksa një nënë muslimane boshnjake, duke qarë, tregoi tmerrin se si asaj ia vran militarët serbë vogëlushin e saj para syve.
11 qershori 1995 – Dita e Genocidit në Serbenicë,  është konisderuar si një nga ngjarjet më tragjike të fund-Shekullit të XX-të, mblodhi dhjetra njerëz të enjten në sheshin e njohur për demostrata para pallatit të Kombeve të Bashkuara (OKB) në Nju Jork, në Dag Hammarskjöld Park Plazza. Ndërkaq, për të përkujtuar 18 vjetori i gjenocitit në Srebrenicë, në këtë përkujtiomre morën pjesë edhe grupe për të drejtat e njeriut dhe komunitete të tjera nga Ballkani, Palvë e Gucia.
Përfaqësuesia e Përhershëm i Bosnjës dhe Hercegovinës në OKB-, diplomatia Mirasda Çolakoviç, përkujtoi se :”Gjenocidi në Srebrenicë në Bosnjë 18 vjet më parë ka ndodhur në territorin e së cilës OKB, patë deklaruar “zonë e sigurtë” dhe theksoi se ky është gjenocidi dytë më i madh në Europë, në sy të Europës dhe komunitetit ndërkombëtar.”
Duke theksuar rëndësinë e njohjes së ngjarjeve në Srebrenicë në 11 qershor 1995, Çolakoviç ka thënë se pajtimi nuk mund të ndodhë pa u përballur me të vërtetën.
Ndërkohë, Ambasadori Shaqirbegoviç, bëri thirrje Kombeve të Bashkuara dhe komunitetit ndërkombëtar  se :”Për të bërë paqe, e cila të mbretëroi në mesin e gjeneratave, të gjithë duhet më parë të mësojnë dhe të dinë në lidhje me gabimet e etërve dhe gjyshërve të tyre,” tha ish-  Përfaqësuesi i Përhershëm i Bosnjës dhe Hercegovinës në Kombet e Bashkuara, Muhamed Shaqirbegoviç.
Përfaqësuesi i Përhershëm i parë i Bosnje dhe Herzegovinës për OKB-në, Ambasdadori Muhamed Shaqirbegoviç. tha se Srebrenica kurrë  nuk do të harrohet!
“Ne jemi të gatshëm për të falur ata që kanë kryer këto krime. Por, për shkak se ne kemi nevojë për një pendim të vërtetë dhe të kërkojnë falje – kjo ngjarje kurr nuk do të harrohet,” tha ai. Më pasë në përkujtim janë permendur nga anëtarët e familjeve të viktimave të gjenocidit, emrat e viktimave të 11 qershorit 1995. Alice një punonjëse ndërkombëtare  për gjetjen e eshtrave të të egzekutuarve, tregoi për një nënë, e cila humbi djalin e saj 14-vjeçar në gjenocidin e Srebrenicës, dhe tha se eshtrat e tij u gjenden në vitin 2007 .

Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP) e ka ndihmuar Bosnjën dhe Herzegovinën në kontabilitet për të gjetur të humburit. Nga këta pothuajse 90 përqind e atyre të raportuar të humbur nga Srebrenica 1995 , janë gjetur. 520 janë gjetur dhe janë varrosur në qendrën përkujtimore Potoçari pikërishtë dje me 11 qershor në 18 vjetorin e përkujtimores së genocidit të Serbenicës. ICMP-ja vlerëson se në mes 8,000 nga 8,100 persona që janë zhdukur që nga rënia e vitit 1995 të Srebrenicës, janë gjetur.
Në një deklartë duke folur në 18 – Vjetorin e trishtuar të Genocidit të Srebrenicës –  Sekretari Amerikane i Shtetit John Kerry, erdhi me fjalë të forta – që u përshëndetën nga të gjithë shkruan shtyi boshnajko – amerikan në New York :
Në deklaratën e tij Sekretari amerikan i Shtetit zoti Kerry tha: “Në emër të Presidentit Obama dhe popullit amerikan, unë të bashkohem me popullin e Bosnjës dhe Hercegovinës sot për të nderuar kujtimin e atyre që humbën në aktin e tmerrshëm të gjenocidit në Srebrenica në korrik të vitit 1995, i cili mori jetën e mbi 8,000 njerëzve të pafajshëm:
Siç e dimë nga historia, e vërteta dhe pajtimi janë thelbësore për të lëvizur përtej së kaluarës drejt një të nesërme më të mirë.
Ne përshëndesim ata të cilët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi për viktimat dhe të punojë për të siguruar që të gjithë qytetarët kanë të drejtë të kthehen dhe të jetojnë në paqe në shtëpitë e tyre të paraluftës.
Ne refuzojmë përpjekjet për të rishkruar, ose manipulojnë historinë, mohojnë gjenocidin, apo mohojn Bosnjë Hercegovinën dhe karakterin multi-etnik të saj.
Ne gjithmonë duhet të sfidojnë të pa vërtetën të gënjeshtrën, ne duhet për ta luftuar atë, dhe ne duhet kundërvënë atë me të vërtetën, urtësinë, dhe dhembshuri.
Brishtësia e një shoqërie të drejtë do të thotë se ne kemi një detyrim për të qenë përjetësisht syhapur kundër forcave që rreshtohen kundër tij.
Edhe ne kërkojmë drejtësi për ata që kanë  humbur, ne duhet gjithashtu të paguajmë haraç për kujtimet e tyre duke promovuar një trashëgimi të tolerancës dhe mirëkuptimit reciprok për brezat tonë edhe për të ardhmen.
Ne ftojmë të gjithë qytetarët e Bosnjë dhe Hercegovinës për të ndërtuar ura lidhjesh të mira në mes të komuniteteve dhe për të punuar së bashku drejt integrimit të plotë në komunitetin Euro-Atlantik “.
Më 11 korrik, ne qëndrojmë pranë jush në zi, dhe ne qëndrojmë me ju çdo ditë e fokusuar në ndërtimin e një të ardhme më të fortë “, tha zoti Kerry.

Filed Under: Komunitet, Kronike Tagged With: dita genicidit te Srebenices, i kremtua, nga serbet

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 47
  • 48
  • 49
  • 50
  • 51
  • …
  • 78
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT