• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for August 2013

Janullatos, si kryqtar i shekullit XII, stisi incidentin e Përmetit

August 25, 2013 by dgreca

Intervistoi: Fejzi Braushi/*

Historiani Pëllumb Xhufi analizon konfliktin në Përmet mes Kishës dhe autoriteteve vendore, por edhe marrëdhëniet 22-vjeçare të qeverive shqiptare me Janullatos. “Ai ia ka arritur, sepse atij dhe misionit të tij politik i janë nënshtruar të gjitha qeveritë e korruptuara shqiptare të pas 1990” . Pëllumb Xhufi mbështet kabinetin në moshë të re të Ramës, por bën apel që atë mos ta kapë dalldia e rinisë me çdo kush. Rama-Meta? “Kur janë bashkuar kanë bërë mrekullira, kur janë zënë, kanë bërë hatara me kosto për të majtën”

I vetëlarguar nga politika për t’iu përkushtuar historisë, Pëllumb Xhufi mbetet një zë i fortë në mbrojtje të interesave të shqiptarëve sa herë që ai gjykon se ato cenohen nga ndërhyrje të vendeve fqinje, siç ishte dhe rasti i para disa ditëve me Kishën e Përmetit. Në një intervistë për MAPO-n, Xhufi denoncon rolin antishqiptar që luan kreu i Kishës Ortodokse Shqiptare, Anastas Janullatos, si dhe nënshtrimin e vazhdueshëm të qeverive shqiptare ndaj tij. Jashtë kësaj interviste nuk mbetet as qeveria e re, për të cilën Xhufi duket entuziast. “Nëse dyshja Rama-Meta do kenë vullnet për të bashkëpunuar, do dinë të bëjnë mrekullira”, – thotë ai.

Z. Xhufi, ditët e fundit në Përmet u krijua një situatë e rëndë, ku kleri ortodoks reagoi në mënyrë të ashpër duke u konfrontuar me forcat e policisë private. Çfarë ndjetë kur patë ato pamje?

Ndjenja e parë ishte ajo e simpatisë për efektivët e policisë private, që edhe pse djem të rreptë e të fuqishëm, duronin me stoicizëm e qetësi fyerjet dhe sulmet fizike të një turme besimtarësh (?) e priftërinjsh (?) fanatikë e të dhunshëm. Të parët ishin aty për të zbatuar një vendim të formës së prerë të gjykatave shqiptare. Të dytët ndodheshin aty, të organizuar e të paguar nga të huajt për të realizuar axhenda të huaja, duke krijuar një “casus belli”, që siç duket, i intereson dikujt në Athinë e dikujt në Tiranë. Më tërhoqën vëmendjen dy personazhe që më zuri syri mes asaj turme të hakërruar. Prifti Vasil Thomollari, ky “Tartarin i Taraskonit” përmetar, me të kaluar prej keqbërësi ordiner, si dhe “gazetari” minoritar me emrin Odise, që organizoi sjelljen me autobus të “përforcimeve” nga qytete të tjera të Shqipërisë. Janë figurat qendrore të skandalit të eshtrave të Kosinës, ku për të mbushur varret bosh të memorialit të ngritur ilegalisht në Këlcyrë, u hapën varret dhe u nxorën eshtrat e banorëve të atyre fshatrave. Kanonet e Kishës i dënojnë njësoj si vrasësit, ata që hapin varre dhe trazojnë eshtrat. Kështu ka përcaktuar një ndër etërit e hershëm të Kishës, Shën Gregor Nikeani (shek. IV). Hirësia e tij, kreu i KOASH-it, Janullatos, përkundrazi i përgëzoi dhe i promovoi autorët e atij kobi. Madje, at Vasil Thomollarin, i cili deri atëherë kishte qenë një dhjak i thjeshtë, e bëri ikonom të kishës së Përmetit. Dhe nëse ky post përputhet me atë të intendentit (ekonomistit), dhe nëse janë të vërteta ato që thuhen për të kaluarën e at Vasilit, mund të themi pa pasur frikë se e teprojmë, që Hirësia e tij i ka varur ujkut mëlçitë.

Kisha pretendon ndërkohë se pavarësisht debatit mbi pronësinë e objektit dhe truallit të kësaj kishe, në këtë ndërhyrje janë dhunuar simbolet e kishës ortodokse. Madje vetë kreu i kësaj kishe, Janullatos ka deklaruar ditët e fundit se, në rast se do t’u ndodhte kjo myslimanëve, gjysma e botës do ishte në flakë….

Hirësia është fare i pasaktë dhe i padrejtë kur bën pohime të tilla. Objektet dhe simbolet fetare, të futura në mënyrë të paligjshme në mjediset e Pallatit të Kulturës të Përmetit, u mblodhën dhe u transportuan me respektin dhe kujdesin e duhur nga punonjësit e Përmbarimit. Më kot ai rreket t’i japë ngjyra apokaliptike zbrazjes së pallatit të kulturës nga pushtues të paligjshëm, qofshin këta njerëz, priftërinj apo objekte fetare. “Gjysma e botës do të ishte në flakë po të ishte prekur një objekt i shenjtë mysliman”, kështu thotë Hirësia e tij, i cili mundohet t’i japë ngjyrat e një konflikti botëror një sherri të stisur qëllimisht nga ai vetë, këtu e 10 vjet më parë. Para dy vjetësh, pak minuta pas vdekjes tragjike të Aristotel Gumës dhe menjëherë pas deklaratës së ashpër të Ministrisë së Jashtme Greke, z. Janullatos paralajmëroi luftë civile mes “popullit ortodoks” dhe “popullit mysliman” të Shqipërisë. Sot, ai po bën përsëri Kasandrën dhe po paralajmëron shpërthimin e një konflikti botëror…për shkak të incidentit të Përmetit, të stisur personalisht nga ai! Pak mungon që të deklarojë, se “Përmeti është Jerusalemi i ortodoksisë”! Kjo është gjuha e një kryqtari të shek. XII. Vetëm në atë shekull mund të gjesh priftërinj e murgj që u prinin ushtrive pushtuese, që digjnin e piqnin popuj e qytetërime të lashta për të themeluar mbretëri e principata të krishtera. Vetëm në shek. XIII mund të gjesh shembuj kishash e priftërinjsh fanatikë, që vrisnin e digjnin në stivat e zjarrit “të ndryshmit”, heretikët, pavlikanët, manikeistët, bogomilët, ikonoklastët… Hirësia e tij po përcjell pikërisht këtë frymë intolerance e konfrontimi fetar mes shqiptarëve. Flet gjithnjë për një “popull ortodoks”, pa konotacion të qartë kombëtar, ose më saktë, me një konotacion të nënkuptuar grek, në një kohë që ndodhet rastësisht e fatalisht në një vend ku ortodoksit, katolikë, myslimanët apo ateistët janë të bashkuar mbi baza e parime moderne e laike dhe formojnë një popull të vetëm. Flet për viktimizim të kishës ortodokse, në një kohë që me fonde e financime të dyshimta janë ngritur me shumicë kisha, manastire e simbole fetare në toka e në vende që nuk i kanë takuar ndonjëherë kishës. Vetëm pak kohë më parë u inaugurua në Tiranë katedralja gjigante ortodokse, e ngritur në një truall publik (dikur edhe aty ngrihej kino-teatri “Brigada”) dhe fare ngjitur me institucione shtetërore të rëndësisë së parë, siç është Ministria e Mbrojtjes. Janë ngritur kisha e manastire të panumërta në rrethet Korçë, Durrës, Elbasan, Vlorë, Fier, Gjirokastër, Sarandë e deri në Lezhë e Kukës. Hirësia e tij, që tinëzisht e krahason këtë kohë me vitin 1967, ka treguar kujdes të posaçëm të ndërtojë e të evidentojë objekte të reja fetare, sipas një modeli të huaj, ndërkohë që nuk tregon asnjë kujdes për mirëmbajtjen e kishave të vjetra aq shumë të identifikueshme e të dallueshme si kisha shqiptare. Por le të mbetemi në rrethin e Përmetit. Mjafton të kesh një palë dylbi e të ngjitesh në një pozicion dominues, si për shembull në sarejet e Këlcyrës, e do të vesh re se në të gjithë gjatësinë Përmet-Tepelenë vendi është i mbushur me kisha e me simbole fetare të krishtera, të ndërtuara këto vitet e fundit. Janë ngritur që të gjitha në truall publik dhe, shpesh herë, në fshatra të banuara nga popullsi jo-ortodokse. Mesazhin politik të këtij “riorganizimi fetar” të territorit, e kupton çdokush, dhe Hirësia e tij më kot kërkon të bëjë shenjtorin. Ai ia ka arritur, sepse atij dhe misionit të tij politik i janë nënshtruar të gjitha qeveritë e korruptuara shqiptare të pas 1990. Sidomos kjo e Sali Berishës. Pak mungoi që ky, pasi e zhveshi grykën e Këlcyrës nga çdo prani ekonomike, kulturore, ushtarake e policore shqiptare, të inauguronte në prani të Hirësisë së tij dhe të Konsullit grek të Gjirokastrës, një pllakë mermeri me shkrimin: “O udhëtar, këtu hyhet në Vorio-Epir”! Kjo pllakë do mund të vihej në hyrje të grykës së Këlcyrës, buzë fshatit Kodër, në vendin ku edhe sot një lapidar i harruar kujton masakrën e vitit 1914, kur andartët grekë, të prirë nga ndonjë prift e ndonjë besimtar ortodoks shqiptar, nga ta që i pamë në aksion edhe këto ditë në Përmet, masakruan plot 240 fshatarë të pafajshëm shqiptarë. Sigurisht, nuk i përkisnin popullit të Perëndisë, ishin “turq”! Pra, siç e shihni, shumë kujtime të hidhura na sjellin nëpër mend ngjarjet e këtyre ditëve në Përmet. Por, le ta lëmë me kaq. Le të shpresojmë që kjo ngjarje e hidhur dhe e turpshme, të harrohet sa më shpejt.

Debati për kishën e Përmetit ka shkaktuar dhe një reagim të ashpër të shtetit grek, ku me anë të disa deklaratave dhe të një note proteste ka denoncuar ngjarjen si të papranueshme dhe që cenon të drejtat e ortodoksëve….

Shikoni, edhe sot, pas 100 vjetësh të ekzistencës së shtetit shqiptar dhe të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, shteti grek e ka të vështirë të pajtohet me realitetin. Vazhdon ta konsiderojë KOASH si një shtojcë të kishës greke, dhe po ashtu, ortodoksët shqiptarë vazhdon t’i konsiderojë grekë. Pa çka se ortodoksët kanë qenë në ballë të Rilindjes Kombëtare dhe të luftërave për liri e pavarësi, ku autoqefalia e kishës përbën një nga faqet më të lavdishme. Sot, për shkak të paaftësisë dhe korrupsionit të politikanëve shqiptarë, ne kemi në kreun e KOASH-it një klerik grek. Z. Janullatos e pushtoi padrejtësisht atë post nën presionin e fortë që qeveria greke e Micotaqisit bëri mbi qeverinë e Sali Berishës, në 1992. Ja pra, edhe një kujtim tjetër i hidhur, që na zhvendos në fillimin e shek. XX, kur krerët e Kishës tonë ortodokse nuk i caktonin besimtarët shqiptarë, por Kryeministri grek, Eleuther Venizellos. Në këtë kuptim, deklarata e zëdhënësit të qeverisë greke mbi incidentin e Përmetit, të inkurajuar nga ajo vetë, takimi i djeshëm i Konsullit grek të Gjirokastrës me Kryetarin e Bashkisë së Përmetit, apo ndërhyrjet e parlamentarëve grekë në Parlamentin grek apo në atë evropian për këtë çështje, janë reminishenca të një kohe të largët, kur autoritetet greke i lejonin vetes të ndërhynin në mënyrë arrogante për çdo gjë që kishte të bënte me kishën dhe me besimtarët ortodoksë shqiptarë.

Për shkak të përplasjes në Përmet patëm një “ngrirje” të kufirit Shqipëri-Greqi, ku u bllokuan shumë emigrantë. Si e vlerësoni reagimin e qeverisë shqiptare rreth këtij konflikti dhe aktin në kufi, ku u ndaluan disa qytetarë grekë?

Për sa i përket sjelljes së qeverisë shqiptare, më duhet të them se është ajo vetë që ka gatuar jo një, por disa çorba si ajo e Përmetit. Nëse heqim mënjanë sjelljen dinjitoze e të përmbajtur të Përmbarimit e të policisë private, në çështjen e pallatit të kulturës, qeveria bashkë me policinë, me prokurorinë e me autoritetet lokale kanë mbajtur një qëndrim të turpshëm edhe në rastin në fjalë. Kujtoj këtu pamjet e dhimbshme, kur policia private u vu nën agresionin e çetës banditore të “priftit” Vasil, ndërkohë që policia e shtetit prehej nën hijen e pemëve të bulevardit. Kujtoj gjithashtu tulatjen dhe nënshtrimin që autoritetet shtetërore treguan në rastin e bujshëm të skandalit të Kosinës: të gjithë, policë, prokurorë, kryebashkiakë e kryekomunarë rrinin kokulur përballë arrogancës dhe provokacioneve të personazheve groteskë, siç ishin në atë histori Konsulli grek, “prifti” Vasil apo i kudondodhuri Odise, “gazetari” me fytyrë të vrerosur.  Në atë rast, ata që e pësuan nuk ishin dhunuesit e varreve, as edhe nëpunësit e korruptuar, por nëpunësit e ndershëm të këtij shteti, si Prof. Sokrat Meksi, që u nxor fill e në pension, porsa certifikoi që eshtrat e zhvarrosura në Kosinë nuk ishin të ushtarëve grekë, por të pleqve, grave e fëmijëve të fshatit. Po ashtu, në rastin e “betejës” për pallatin e kulturës, ai që e pësoi nuk ishte “prifti” Vasil, dhunuesi e pushtuesi i një prone publike, tempull i kulturës, por Kastriot Bezati, drejtori patriot i atij pallati, i cili menjëherë u pushua nga puna.

Në këto kushte, “trimërimi” i vonuar i qeverisë së Sali Berishës, e cila më në fund u kujtua se marrëdhëniet me fqinjët bazohen në parimin e reciprocitetit, duket shumë i  bukur për të qenë i vërtetë. Qoftë vendimi për të zbatuar vendimin e gjykatave për lirimin e pallatit të kulturës nga pushtimi i një grushti mercenarësh të ndërkryer, qoftë edhe vendimi për t’iu përgjigjur me kthim të qytetarëve grekë, kthimit që autoritetet greke të kufirit u bënë në mënyrë të pamotivuar qytetarëve shqiptarë, më ngjajnë me një përpjekje të Berishës për t’i lënë edhe një tjetër patate të nxehtë qeverisë në ardhje të Edi Ramës. Në është kështu, kemi të bëjmë me poshtërsinë e fundit në radhën pafund të poshtërsive që kjo qeveri ka kryer në kurriz të interesave të vendit e të shqiptarëve. Por duke thënë këtë, nuk dua aspak të prek karakterin parimor e të drejtë të dy masave të fundit të qeverisë, të cilat kjo ishte dashur t’i merrte shumë më herët.

Si i konsideroni marrëdhëniet Shqipëri-Greqi dhe në ç’rrjedhë duhet të zhvillohen ato?

Unë thjesht mendoj se marrëdhëniet me Greqinë janë shumë-shumë të rëndësishme, dhe si të tilla duhen ndërtuar me kujdes, mbi bazë parimesh dhe interesash. E kam thënë vite e vite më parë, që politika e paprinciptë e lëshimeve ndaj kërkesave të nacionalizmit grek, nuk i shërben aspak miqësisë dhe bashkëpunimit afatgjatë, por përkundrazi lë gropa të hapura, mbjell risentimente e armiqësi. Populli shqiptar e di fort mirë, se mbajtja e ligjit të luftës, mosnjohja e kufijve të Shqipërisë, ndërhyrjet në punët e shtetit e të kishës shqiptare e, në përgjithësi, kërkesat me sfond nacionalist nga ana e qeverisë greke, janë reminishenca të një politike që vetëm kanë sjellë ballafaqime të përgjakshme midis dy popujve tanë. Ai e di gjithashtu, se politika e dyerve të shqyera ndaj presionit nacionalist grek, përdhosja e dinjitetit të shtetit dhe të qytetarëve shqiptarë, ngritja dhe shkulja e varrezave, hapja e shkollave me konotacion nacionalist, falja e hapësirës detare etj., janë akte antishqiptare të një qeverie të korruptuar, që është nën shantazhin e mëkateve të veta. Humbja spektakolare e 23 Qershorit i detyrohet jo pak edhe kësaj vetëdije të pjekur popullore. Kjo është arsyeja që marrëdhëniet e Shqipërisë me Greqinë duhet të ngrihen mbi një bazë të re, dhe në këtë pikë nuk mund veçse t’i japësh të drejtë zotit Rama. Duket se edhe nga pala greke ekziston bindja se shumëçka duhet të ndryshojë në sjelljet me fqinjin shqiptar. Nuk mund të vazhdohet më tej me arrogancën e më të madhit, me shantazhin e “bukës së gojës” apo me aleancën amorale me mjediset e korruptuara të politikës, mediave apo shoqërisë civile shqiptare. Si vend i BE, Greqia duhet të kërkojë partnerë të tjerë në Shqipëri, dhe të aplikojë sjellje të ndryshme, nga ato që ka aplikuar deri tani.

Zoti Xhufi, pas 8 vitesh në opozitë, e majta fitoi zgjedhjet, ndërkohë që Rama ka shpallur tashmë kabinetin e tij. Si e shikoni ju këtë qeveri, nisur edhe nga fakti që shumë figura të rëndësishme të PS janë lënë jashtë saj?

Jam ndër të shumtët që mbështes me forcë formimin e një kabineti kryesisht me të rinj, të cilët kanë edhe avantazhin se janë të aftë e të pastër. Në fund të fundit, Edi Rama i fitoi zgjedhjet dhe e rrëzoi Berishën pikërisht me ata djem e vajza. Në historinë e PS të këtyre 20 viteve, ka patur shumë beteja, sakrifica e fitore, por për fat të keq ka patur edhe shumë tradhti, papërgjegjshmëri, oportunizëm dhe jo pak korrupsion. Historia politike e Kastriot Islamit dhe i grupit të tij të “mendimit ndryshe” ishte thirrja e fundit që i bëhej së majtës për t’u ndarë një herë e mirë nga të përzgjedhurit e fatit, nga punëpakët e fjalëshumët, nga mjeshtrit e intrigës e të batutës, nga “liderët” e “themeluesit” e gatuar në kuzhinat e PD, nga “heronjtë” e dalluar vetëm për beteja dhe për trimëri brenda llojit. Me trima të tillë, fitorja e së majtës nuk do kishte qenë ajo që qe. Ç’është më e keqja, me ta në qeveri, do vazhdonte të vërtitej mbi kokat tona fantazma e Berishës, sponsorizuesit të palodhur e të pakursyer të “kolonës së pestë” brenda PS. Ndaj, njëmijë herë më mirë pa ta. Sigurisht, shteti është një aparat gjigant, ku ka vend si për rinjtë, ashtu edhe për të vjetrit. Dhe për fat të mirë, në administratë por edhe në radhët e të përjashtuarve politikë nga regjimi i Berishës, ka me bollëk nëpunës, mësues, pedagogë, mjekë, ushtarakë të aftë e të përkushtuar. Këta të fundit janë padyshim mishërim i përvojës, sigurisë dhe memories institucionale. Pa kontributin e 50 apo 60 vjeçarëve, makina shtetërore do të rrezikonte të shkonte në drejtim të paditur. Ndaj jam i bindur, se Edi Rama dhe ministrat e tij nuk do i kapë dalldia e rinisë me çdo kusht e nuk do veprojnë si dikur një kryeministër socialist, i cili duke qenë 28 vjeç, iu duk vetja aq i moçëm dhe i ditur, saqë kërkoi të mbledhë rreth tij këshilltarë që ende s’i kishin mbushur të 25 vjetët.

LSI-së në këtë qeveri iu dha mes të tjerave dhe Ministria e Drejtësisë, çka pati mjaft reagime për shkak se kjo parti është akuzuar gjatë qeverisjes së shkuar. Si e shihni këtë zgjedhje? Çfarë ndryshimi mund të ndodhë kur tre nga ministrat e Ramës kanë qenë 3 muaj më parë ministrat e Berishës?

Në fakt, drejtësia, si çdo sektor tjetër, në qeverisjen e shkuar u drejtua nga e njëjta dorë e hekurt, që ishte ajo e z. Berisha. Megjithatë, qeveria PS-LSI është një sfidë e një shans për këto dy forca politike, dhe posaçërisht ministrat e tyre. Kuptohet, në këtë qeverisje shumë prej ministrave vijnë me vullnetin dhe ambicien për të shkruar ex- novo një faqe të bukur në karrierën e tyre, duke i shërbyer vendit me ndershmëri. Këtu e kam fjalën për ministrat e rinj, pa përvojë të mëparshme në qeverisje. Sigurisht, në listën e ministrave ka edhe të tillë që kanë patur përvoja të mëparshme qeverisëse, madje edhe në qeverinë e fundit e të shumëpërfolur “Berisha”. Por edhe këtyre u ofrohet një shans i papërsëritshëm: duke punuar mirë për vendin, dhe jo për vete, mund të lajnë ndonjë mëkat të së kaluarës së afërt dhe mund të lenë edhe ata një emër të mirë në historikun e qeverive shqiptare.

Ka një lloj dyshimi në lidhje me funksionimin e kësaj qeverisjeje për shkak të dualitetit Rama-Meta, kjo edhe për shkak të konflikteve që ata kanë patur edhe më parë, por edhe për shkak të karakterit të fortë që ka Meta si një lider në të majtë. Ju shihni probleme në këtë drejtim?

Populli thotë: “Uthulla e fortë thyen enën e vet” (në fakt, kjo vlen edhe për rakinë e fortë). Karakteret, apo qëndrimet e forta ndodh të prishin punë në çështjet e politikës. Vetë historia e marrëdhënieve Rama-Meta e dëshmon një gjë të tillë. Kur kanë bashkëpunuar, kanë bërë mrekullira. Kur janë zënë, kanë bërë hatara dhe e kanë dënuar veten me opozitë të detyruar (Rama), apo me qeverisje të pistë (Meta). Të jemi të sinqertë, në një vend normal, si Rama ashtu edhe Meta, do të ishin ndëshkuar nga vetë zgjedhësit e tyre e sot do të ishin harruar për andrallat që i kanë shkaktuar së majtës dhe vetë vendit me sherret e tyre, egoiste e meskine. Por, ja që në një moment edhe ata e dëgjuan zërin e popullit opozitar, shkelën mbi sedrën e “karakterin” e tyre dhe u bashkuan në emër të së mirës publike. Tashmë të dy e dinë ku, kur e si kanë gabuar. E dinë gjithashtu mirë se sa të brishtë janë rezultatet dhe shifrat që realizuan së bashku e veç e veç në këto zgjedhje, në rast se fillojnë e merren me intrigat e deridjeshme kundër njeri-tjetrit. Dhe akoma më shumë, e dinë mirë se mbi ta vigjilon një opinion, i cili nuk është opinioni që shoqëroi me hosanara prej fanatikësh rrugëtimin drejt humnerës së qeverisjes Berisha. Si Rama ashtu edhe Meta e dinë fort mirë se ndaj një qeverie socialiste guxojnë të ngrenë zërin edhe më burracakët e këtij vendi, edhe ata që në këta 8 vjet kanë mbyllur gojën ndaj çdo padrejtësie e krimi. Përse? Sepse socialistët nuk të pushojnë nga puna, nuk të rrahin, nuk të vrasin, siç bëri qeveria e Sali Berishës në 21 janar 2011.

Si e shpjegoni faktin që LSI, pavarësisht akuzave të shumta për korrupsion gjatë qeverisjes së shkuar, arriti të shumëfishojë rezultatin e saj në zgjedhje? Sipas jush, sa humbi dhe sa fitoi PS nga bashkëpunimi me LSI në këto zgjedhje?

LSI e shumoi rezultatin e saj për disa arsye. Së pari, sepse diti të bëjë një fushatë pragmatiste, e cila ngjit gjithnjë në vende të varfra si Shqipëria, ku punësimi në shtet shihet si zgjidhje për të ardhmen e shumë familjeve. Nga ana tjetër, mos harrojmë se LSI nxori përfitim të majmë nga aleanca me PS. Mendoni që, për shkak të sistemit, PS morri vetëm një mandat më shumë në raport me zgjedhjet e 2009, edhe pse e rriti me 90 mijë vota kuotën e saj. Në të kundërtën, LSI, e cila, nëse nuk gaboj, mori rreth 110 mijë vota më shumë se në 2009, fitoi 13 mandate më shumë. Nga ana tjetër, bashkëqeverisja me PD i hapi LSI-së disa mundësi depërtimi në xhepa të pakënaqura të së djathtës, të cilat mund ta kenë votuar atë në 23 qershor, si një alternativë më e pranueshme e më “tolerante” ndaj së djathtës. Por thashë, të gjitha këto janë rrethana të brishta, që si për Ramën ashtu edhe për Metën mund të përmbysen brenda natës. Të dy kanë të bëjnë me një opinion të brendshëm e të jashtëm, i cili ndaj tyre do të jetë vigjilent e kritik si asnjëherë më parë.

Diçka për zhvillimet në opozitën e re. Si e shihni zgjedhjen e Bashës përballë Olldashit, dhe për më shumë, si e parashikoni opozitën e ardhshme?

Z. Berisha ka një meritë të madhe edhe në këtë drejtim. Nuk la mundësi zgjedhjeje kur doli problemi i pasardhësit. E ktheu PD në një parti njëdimensionale. Kështu që u ndërtua një alternativë mes Olldashit e Bashës, e cila nuk thotë e nuk premton asgjë. PD do të kishte një shans për të ndryshuar e për t’u riorganizuar demokratikisht në masën që pasardhësi i z. Berisha  do gjente kurajën për t’u larguar sa më shumë nga fusha e tij manjetike. Këtë z. Basha do mund ta bënte vetëm kur i gjithëfuqishmi ta thërriste pranë vetes ideatorin dhe protektorin e tij. Z. Olldashi jepte shenja se mund t’i rezistonte disi sharmit vrastar të shefit të tij. Por pikërisht për këtë, “i gjithëfuqishmi” i vërtiti gjërat në mënyrë të tillë, që ai të mos fitonte. Dhe askush nuk u çudit, as ai vetë. Kështu ka qenë, e kështu do të jetë.

Për kishën e Përmetit

“Të parët ishin aty për të zbatuar një vendim të formës së prerë të gjykatave shqiptare. Të dytët ndodheshin aty, të organizuar e të paguar nga të huajt për të realizuar axhenda të huaja, duke krijuar një “casus belli”, që siç duket i intereson dikujt në Athinë e dikujt në Tiranë”

Për Janullatosin:

“Sot, për shkak të paaftësisë dhe korrupsionit të politikanëve shqiptarë, ne kemi në kreun e KOASH-it një klerik grek. Z. Janullatos e pushtoi padrejtësisht atë post nën presionin e fortë që qeveria greke e Micotaqisit bëri mbi qeverinë e Sali Berishës, në 1992… Ai ja ka arritur, sepse atij dhe misionit të tij politik i janë nënshtruar të gjitha qeveritë e korruptuara shqiptare të pas 1990. Sidomos kjo e Sali Berishës.”

 Për reagimin e qeverisë:

“Nëse heqim mënjanë sjelljen dinjitoze e të përmbajtur të përmbarimit e të policisë private, në çështjen e pallatit të kulturës, qeveria bashkë me policinë, me prokurorinë e me autoritetet lokale kanë mbajtur një qëndrim të turpshëm edhe në rastin në fjalë”

Për patriotizmin e Berishës:

“Në këto kushte, “trimërimi” i vonuar i qeverisë së Sali Berishës, e cila më në fund u kujtua se marrëdhëniet me fqinjët bazohen në parimin e reciprocitetit, duket shumë i  bukur për të qenë i vërtetë. Qoftë vendimi për të zbatuar vendimin e gjykatave për lirimin e pallatit të kulturës nga pushtimi i një grushti mercenarësh të ndërkryer, qoftë edhe vendimi për t’iu përgjigjur me kthim të qytetarëve grekë, kthimit që autoritetet greke të kufirit u bënë në mënyrë të pamotivuar qytetarëve shqiptarë, më ngjajnë me një përpjekje të Berishës për t’i lënë edhe një tjetër patate të nxehtë qeverisë në ardhje të Edi Ramës”

Për Greqinë:

“Nuk mund të vazhdohet më tej me arrogancën e më të madhit, me shantazhin e “bukës së gojës” apo me aleancën amorale me mjediset e korruptuara të politikës, mediave apo shoqërisë civile shqiptare. Si vend i BE, Greqia duhet të kërkojë partnerë të tjerë në Shqipëri, dhe të aplikojë sjellje të ndryshme, nga ato që ka aplikuar deri tani”

Për të vjetrit:

“Me trima të tillë, fitorja e së majtës nuk do kishte qenë ajo që qe. Ç’është më e keqja, me ta në qeveri, do vazhdonte të vërtitej mbi kokat tona fantazma e Berishës, sponsorizuesit të palodhur e të pakursyer të “kolonës së pestë” brenda PS. Ndaj, njëmijë herë më mirë pa ta”

Për Ramën:

“Ndaj jam i bindur, se Edi Rama dhe ministrat e tij nuk do i kap dalldia e rinisë me çdo kusht e nuk do veprojnë si dikur një kryeministër socialist, i cili duke qenë 28 vjeç, iu duk vetja aq i moçëm dhe i ditur, saqë kërkoi të mbledhë rreth tij këshilltarë që ende s’i kishin mbushur të 25 vjetët”

Për qeverinë e re:

“Megjithatë, qeveria PS-LSI është një sfidë e një shans për këto dy forca politike, dhe posaçërisht ministrat e tyre. Kuptohet, në këtë qeverisje shumë prej ministrave vijnë me vullnetin dhe ambicien për të shkruar ex novo një faqe të bukur në karrierën e tyre, duke i shërbyer vendit me ndershmëri”

Për ministrat e LSI:

“Sigurisht, në listën e ministrave ka edhe të tillë që kanë patur përvoja të mëparshme qeverisëse, madje edhe në qeverinë e fundit e të shumëpërfolur Berisha. Por edhe këtyre u ofrohet një shans i papërsëritshëm: duke punuar mirë për vendin, dhe jo për vete, mund të lajnë ndonjë mëkat të së kaluarës së afërt dhe mund të lenë edhe ata një emër të mirë në historikun e qeverive shqiptare”

Për dyshen Rama-Meta:

“Populli thotë: “Uthulla e fortë thyen enën e vet” (në fakt, kjo vlen edhe për rakinë e fortë). Karakteret, apo qëndrimet e forta ndodh të prishin punë në çështjet e politikës. Vetë historia e marrëdhënieve Rama-Meta e dëshmon një gjë të tillë. Kur kanë bashkëpunuar, kanë bërë mrekullira. Kur janë zënë, kanë bërë hatara dhe e kanë dënuar veten me opozitë të detyruar (Rama), apo me qeverisje të pistë (Meta”

Për rezultatin e LSI:

“LSI e shumoi rezultatin e saj për disa arsye. Së pari, sepse diti të bëjë një fushatë pragmatiste, e cila ngjit gjithnjë në vende të varfra si Shqipëria, ku punësimi në shtet shihet si zgjidhje për të ardhmen e shumë familjeve. Nga ana tjetër, mos harrojmë se LSI nxori përfitim të majmë nga aleanca me PS”-*Kortezi:MAPO

 

Filed Under: Interviste Tagged With: Janullatos, pellumb xhufi, si Kryqtar i shek XII

Bisnesi hebrej shpreh gadishmërinë për të investuar nëKosovë-Shqipëri

August 25, 2013 by dgreca

Nga Skënder Karaçica/Chikago/

Përditë po shpalosën arkivat historike që kanë të bëjnë me praninë dhe shpetimin e popullit hebrejë në vatrat shqiptare në Kosovë dhe Shqipëri gjatë Luftës së Dyë Botërore,që ishte kodi shekullor i besës me mikpritjen për popullin hebrejë në kohën e or ëve vrastare deri në shfarosje nga regjimi hitlerianë.Për aktin human e njerëzor të popullit shqiptar dhe afrimi nën strehën e shpetimit për hebrenjët,ishte temë e takimit të sotëm të përfaqësuesve të SHSHA-së(Mahmut Skenderi dhe Skënder Karaçica)me Dan Shure,kryetar i Odës Ekonomike të Izraelit dhe Michael Trajson,konsultant për biznesin global që u mbajt në lokalet ,,Miller Canfield,,në Çikago.

Në takimin e parë të këtij lloji shqiptaro-hebrejë u fol gjerësisht për historinë e kombit shqiptar dhe tërë rrugëtimi tij nëpër histori për liri dhe pavarësinë e Shqipërisë dhe të Kosovës.Mirëpo,edhe më tej ka mbetur e pazgjidhur çështja e kauzës sonë kombëtare shqiptare në Ballkan,theksuan përfaqësuesit e SHSHA-së,duke thënë para miqëve hebrejë se ende populli shqiptar ka mbetur i ndarë në pesë shtete nën regjimet e boshtit pansllavist në Serbi,Greqi,Mal të Zi dhe Maqedoni.Populli shqiptar ka historinë e njejtë me popullin hebrejë në historinë e tyre si njerkë me përmasat e shfarosjes që me së miri flet historia e orëve vrastare në kampet holokaust.Për pesëdhjetë vjetë është fshehur gjenocidi dhe shpërngulja kolektive e popullit shqiptar nga toka e tyre në Çamëri të orkestruar nga regjimi helenë në Grerfër qi.Prandaj me shpalimin e orëve vrastare deri në shkallë të gjenocidit,si u tha në takimin e sotëm në Çikago,krahina shqiptare e Çamërisë është ,,Holokausti 2,,në Europë!

Kahet e bisedës në takimin shqiptaro-hebrejë në Çikago kaluan edhe në shumë sfera të jetës dhe të informimit për të gjitha resurset njerëzore dhe të pasurisë që disponon atdheu i shqiptarëve në Ballkan.Sipas të dhënave demografike,populli shqiptar është populli më i ri në Europë me mesatarën kombëtare 27 vjeçare që tregon potencialin e të ardhmes së tij të ndritshme të emenacipimit dhe të zhvillimit shoqëror-ekonomik si dhe me një pasuri të madhe nëntokësore dhe mbitokësore me një vlerë të madhe prej kapitalit ekonomik.Duke i degjuar tërë rrjedhën e bisedës,Dan Shure,kryetar i Odës Ekonomike të Izraelit theksoj se jam mirënjohës për popullin shqiptar në Shqipëri dhe Kosovë që në kohën më të rëndë ka pranuar në familje dhe ka shpetuar nga asgjësimi popullin tim hebrejë.Për resurset e pasurisë që disponon atdheu i shqiptarëve,ata nuk e meritojnë të jenë të varfër në fillim të këtij shekullit të ri dhe për këtë bisnesi hebrejë është i gatshëm të udhëtoj me projektet zhvillimore të politikës së investimeve në akonominë në Kosovë dhe Shqipëri.Jemi të gatshëm që ti presim në Çikago përfaqësuesit e qeverive nga Prishtina dhe Tirana për bashkëpunimin e mëtejmë në të gjitha fushat e bisnesit dhe të politikave të investimeve në ekonomitë e vendeve të tyre mike.

Në takimin e sotëm doli nisma që ish kongresisti dhe kryetari i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane Joe DioGuardi të mbajë në ligjëratë me temën bosht marrëdhëniet shqiptaro-hebreje dhe pavarësia e shtetit të Kosovës në Muzeun Holokaust në Skokie të Çikagos.Me këtë rast Mahmut Skenderi,sekretsr i SHSHA-së ua dorëzoj miqëve hebrejë një seri dokumentesh arkivore -historike dhe botime të veçanta të matrialeve të botuara në Shqipëri,Kosovë dhe në Diasporën Shqiptare në Amerikë që kanë të bëjnë me praninë dhe shpetimin e hebrenjve nga populli shqiptar në kohën e luftës shfarësese të fashizmit(1940-1945).

 

Filed Under: Ekonomi Tagged With: hebrejte, investime, Shqiperi e Kosove, Skender Karacica

50 vjetori i fjalimit “Kam një ëndërr”

August 24, 2013 by dgreca

*“I have a dream that all men are created equal.”-“Unë kam një ëndërr, që të gjithë njerëzit të jenë të barabartë.”/
*Historianët e kanë cilësuar Marshimin e Uashingtonit si një protestë paqësore dhe frymëzuese, e cila ndryshoi Amerikën/

Dhjetra-mijëra vetë u mblodhën sot në Uashington për të përkujtuar 50 vjetorin e fjalimit historik të të përndershmit Marti Luther King Jr “”I Have a Dream”, “Unë kam një ëndërr”.
Në vitin 1963 afrikano-amerikanët ishin mobilizuar në përpjekje për të kapërcyer diskrimimin racor që kufizonte votimin e zezakëve në pjesë të Shteteve të Bashkuara, bllokonte qasjen e tyre në vende të mira pune dhe i kishte zhytur në varfëri.
Dr. Kingu e mbajti fjalimin para një turme prej më tepër se 250 mijë njerëzve, që tregoi rritjen e peshës politike të lëvizjes paqësore që gradualisht solli si rezultat ligje të reja për mbrojtjen e të drejtave civile të afrikano-amerikanëve dhe grupeve të tjera.
Sot, gjysmë shekulli më pas, Prokurori i Përgjithshëm Eric Holder tha para njerëzve të mbledhur në Uashington se falë pionierëve të të drejtave civile, ai është i pari afrikano-amerikan që drejton Departamentin e Drejtësisë. Ai tha gjithashtu se mbetet akoma shumë për të bërë në mbrojtje të së drejtës së votës për zezakët dhe për të garantuar të drejta të plota civile për grupe të tjera si hispanikët dhe homoseksualët.
Veterani i të drejtave civile Jesse Jackson tha se 50 vjet pas fjalimi të Martin Luther Kingut “ne jemi të lirë por jo të barabartë” dhe i inkurajoi të pranishmit të mos hiqnin dorë nga ëndrra, të vazhdonin të besonin dhe ta mbanin të gjallë shpresën.
Marshimi i drejtuar nga udhëheqësi i të Drejtave Civile më 28 gusht 1963 ua ndryshoi jetën amerikanëve.
50 vjet më parë, i përndershmi Marti Luther King Jr. udhëhoqi një marshim, që ja ndryshoi jetën amerikanëve. Më 28 gusht të vitit 1963, zoti King mbajti në Uashington fjalimin e tij të famshëm “I Have a Dream”, “Unë kam një ëndërr”, para një turme prej më tepër se 250 mijë njerëzve, që u bë një ngjarje madhore në historinë amerikane. Në vazhdim ju njohim me ndikimin e saj:
Një çerek milionë banorë nga i gjithë vendi marshuan për të drejta të barabarta dhe për punë. Kjo demonstratë u mbajt në një periudhë me trazira të mëdha raciale, ndërsa kërkohej t’i jepej fund ligjeve shumëvjeçare që diskriminonin afrikano-amerikanët. I përndershmi  Jesse Jackson thotë se Martin Luther King pati një vision të qartë për simbolikën e marshimit.
“Ëndërra kishte të bënte me ngritjen peshë të shpirtit tonë dhe kjo u arrit me shumë sukses: përparimi drejt lirisë.”
Ata që morën pjesë në miting thonë se atmosfera ishte shumë festive. Shumë historianë janë të një mendimi, se marshimi në fakt ishte një deklaratë e fuqishme, se diskriminimi racial duhet të marrë fund.
“Për herë të parë në historinë tonë ne mundëm të bashkohemi dhe të flasim me një zë dhe për mua kjo është gjëja më e fuqishme që ka ndodhur ndonjëherë”.
“I have a dream that all men are created equal.”
“Unë kam një ëndërr, që të gjithë njerëzit të jenë të barabartë.”
Doktor King e shfrytëzoi mitingun për të shprehur atë që do të bëhej fjalimi i tij më i famshëm.
“I have a dream that all men are created equal.”
King vuri në qendër të vëmendjes luftën e afrikano-amerikanëve për eliminimin e
“Kemi ardhur në një pikë, që ta kujtojmë Amerikën për urgjencën e kësaj çështjeje”.
Momentet më mbresëlënëse të fjalimit ishin kur zoti King foli për aspiratat e tij personale për vendin.
“Unë kam një ëndërr, që katër fëmijët e mi do të jetojnë një ditë në një vend, ku nuk do të gjykohen nga ngjyra e lëkurës, por nga karakteri i tyre. Sot unë kam një ëndërr.”
Kongresmeni John Lewis, i cili foli gjithashtu në marshim, thotë se fjalët e Kingut ishin të fuqishme.
“Shkallët prej mermeri të monumentit të Linkolnit u transformuan në një katedër kishe moderne dhe më kujtohet kur thonte: unë ëndërroj sot për një endërr që i ka rrënjët thellë në ëndërrën amerikane.”
Dick Miles ishte mes shumë të bardhëve që morën pjesë në marshim.
“Askush nga ne nuk priste një fjalim aq dramatik. Ai fjalim na preku të gjithëve deri në zemër”.
Marshimi në Uashington përfundoi me thirrjen e Martin Luther Kingut që liria duhet të mbizotërojë.
“Më në fund jemi të lirë, zoti ynë i plotfuqishëm, më në fund ne jemi të lirë.”
John Lewis kujton se, ndërsa njerëzit u nisën për në marshim, udhëheqësit e të drejtave civile u takuan në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin John Kennedy.
“Atë pasdite  Presidenti Kennedy na ftoi në Shtëpinë e Bardhë. Ai u soll si një baba krenar. Na përgëzoi të gjithëve.”
“Ky marshim do të mbahet mend si një nga më të mëdhenjtë, në mos demonstrimi më i madh i lirisë dhe i dinjitetit njerëzor në Shtetet e Bashkuara.”
Historianët e kanë cilësuar Marshimin e Uashingtonit si një protestë paqësore dhe frymëzuese, e cila ndryshoi Amerikën(VOA)

Filed Under: Histori Tagged With: 50 vjet, I have a dream

,,Një qytet që duhet të flasë …shqip!”

August 24, 2013 by dgreca

..Por Shitoret e Tiranes dhe shume qyteteve te Shqiperise kane harruar te flasin shqip…

Vëzhgim nga Namik Selmani/

Rendja drejt Evropës së afërt dhe drejt Amerikës së largët jo thjesht si kureshti, po edhe si barazi qytetërimesh, fort na i ka ndryshuar kahjet tona sociale. E duam s’duam edhe do të pranojmë disa prej riteve që qytetërimi perëndimor na i ka “diktuar” me e pa dëshirën tonë. Pak a shumë njëlloj sikur të themi se Ekonomia e tregut përcakton se çfarë do të mbjellësh e çfarë do tregtosh. Na duhet që përdorim reklamat që nuk i kishim më parë, të provojmë pijet e forta ose atë të përzierat që djemtë tanë para se t’i përdorin në lokalet shqiptare të vendit tonë, i kanë përdorur në Evropë. E kemi parë në gjellët tona. Na kanë dhënë një lloj etike ndryshe nga ajo që kemi pasyr në marrëdhëniet  mes njëri- tjetrit në rrugë, në familje, në lokal, në familje, në isntitucione. Pa folur për ndikimin e jashtëzakonshëm që ka  dhënë teknika e Internetit e kompjuterit të celularëve, etj. E nëse në këtë vërshim të Evropës shumë gjëra edhe mund të falen madje, edhe të bëhen ashtu si nuk janë bërë më parë në këtë vend duke shtuar në më të mirën e mundshme zakonet tona me ato të Evropës, nuk mund të falet aspak ajo që shohim sot në rrugët tona, në dyqanet tona pa folur edhe për mjediset zyrtare duke nisur që nga shkollat që po bëhet me gjuhën tonë kombëtare. Nuk duam të lëshojmë këtu sa e sa nene që përdorin kombet e tjera shumë të të kulturuar se në, shumë më afër zbatimit të ligjeve se sa ne. Ligjvëvënësit e këtyre 22 viteve thonë se ne jemi shteti që kemi shumë ligje të mira. Një gjë është e thjeshtë Ajo, gjuha jonë në këto rrugë, në vetrina dyqanesh është goditur si asnjë herë tjetër. Nuk dua që ta shohim problemin si nostalgji për ata rilindas  që punuan u gjakosën e sakrifikuan që në tokën e tyre të mësohej shqip të flitej shqip, të shkruhej shqip. Madje duket pak i dalë mode Petro Nini Luarasi që kishte shkruar që moti: “Mblidhmani gjakun tim se do iu duhet fëmijëve të së ardhmes për të shkruar shqipen” Por po të ishin gjallë nuk e dimë se si do ta gjykonin që ende në pjesën më të kulturuar të Tiranës, që quhet “ BLLOK” në pjesën më të pasur të Tiranës ku shkruhet me të gjithë gjuhët e botës anglisht, frëngjisht, italisht. Vetëm jo Shqip.

Le të marrim njërën prej tyre TABACCO SHOP. Në gjuhë respektive duhe të ketë cigare prodhime duhani brenda tij dhe pije të ndryshme. A nuk ka një emërtim respektiv në gjuhën shqipe për këtë lloj dyqani? Një dyqan dyshekesh ka emrin Vorld Flex. Të gjithë klubet e kanë ”harruar”  shqipen dhe shkruajnë Club. Të gjithë kafenetë e kanë “harruar” emrin shqip dhe e shkruajnë “Cafee” Jo më pak këto “lajthitje” gjuhësore i sheh edhe  te rruga që të dërgon te 21 Dhjetori përballë shkollës “Sabaudin Gabrani” tek Rruga e Durrësit, te “Rruga e Kavajës” etj. Po në një shkalllë më të ulët këtë e sheh edhe te qytete të tjera të Shqipërisë sidomos në qendrat turistike të vendit tonë. Natyrisht atje ka më pak lokale e më pak banorë dhe jo se ka më shumë rregull të tillë që është shkelur me  të dy këmbët kudo. Kudo. Brenda këtij absurdi me plot kuptimin e fjalës në rrugën “Myslim Shyri” ndeshim në një fakt të tillë. Në dy dyqane që shisnin rroba të gatshme ishin shkruar  si tabelë dyqani “Chic ëoman” dhe Vita Boutique”

Po këtu mund të rreshtojmë të tjerë emërtime  “Madison Aveny”, “Favorii Shop”, “Evona nyense” etj, etj. Se si lexohen këto nga një njeri i thjeshtë nuk ka koment.

Edhe dyqanet e pakta të bulmetit, të bukës apo të gazetave me emra shqiptarë rrinë si të drojtur, si jetiëe përballë kësaj lukunie gjuhësore. Një emër si “Kësulkuqe” në barakën e  gazetave të ngroh vetëm në të dhjetat e sekondës se pastaj vazhdojnë sa e sa emërtime me fjalë  të huaja.

Duket se gjuhët e huaja na “kanë pushtuar” edhe mjediset tona. Një sy i thjeshtë qytetari pale i një pushtetari qendror apo i një bashkie të caktuar  që shumë herë për të mos thënë se çdo natë pinë kafe në mjediset e ish Bllokut dhe nuk shohin se çfarë emërtimesh ka në hyrje të këtyre lokaleve.!!!!! Le të marrim një prej tyre Tabacco Shop Pas  këtyre fjalëve shumë të hidhura për një shtet, për identitetin tonë kombëtar, për ligjin tonë që nuk funksionin në të gjithë qelizat e tij e për të folur edhe për moralin shumë të ulët kombëtar, do të pyesnim pak edhe Akademinë e Shkencavë të shtetit shqiptar: “A nuk është edhe ky problem një nga ato që duhet të ngrejë Akademi përpara shtetit, përpara shoqërisë për të realizuar në praktikën e përditshme vënien në jetë të nenit të Kushtetutës sonë që thotë  “Në Republikën e Shqipërisë gjuha zyrtare është gjuha shqipe”?.  Nuk do të ishte e jashtëzakonshme, madje do të ishte shumë normale që edhe vetë Presidenti i Republikës ose stafi i tij të tërhiqte vemendje për këtë fenomen që lidhet drejtpërsëdrejti  me identitetin kombëtar. Jo më pak përgjegjësi morale dhe zyrtare ka edhe Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve që duhet të kujdeset për mjediset e kulturuara të qyteteve tona. Ne jemi konsumatorë të tregjeve që na kanë zënë rrugët, sytë, na kanë boshatisur shpesh edhe xhepat përtej zbrazëtisë së tyre, po nuk duhet të konsumojmë këtë “mall” që është jasht standartit tonë kombtëtar

Çdo individ qoftë tregtar, qoftë shef, qoftë diplomat mund të bëjë ç’të dojë në shtëpinë e tij , po në mjediset publike, duhet të respektojë ligjet publike që shoqëria e një vendi të caktuar i ka nxjerrë me ligjet e aq më tepër që nuk kundërshtohen në parim për zbatimin e tyre. A i ka shkuar ndonjëherë në mendje Policisë Bashkiake të një qyteti të caktuar, një këshilli bashkiak duke nisur që nga kryeqyteti, që të bëjë edhe kontrolle të tilla ashtu si bëjnë edhe për tatimet, për mjediset e paligjshme që zënë lokalet me vendosjen e karrikeve, të luleve në tortuare para dyqaneve të tyre????? Jo më pak i dëmshëm edhe edhe në planin pedagogjik. Me gjithë mangësitë që ka sot mësimdhënia e gjuhës antare në të gjithë nivelet për shumë e shumë arsye, ajo punë e mirë që bëhet shkërmoqet krejt kur nxënësi i shkollës 9-vjeçare apo edhe i shkollës së mesme  sapo lë pragun e shkollës përballet me “vrasjen “  e gjuhës së tyre amtare në çdo qoshe në çdo rrugë, në mjedise të ndryshme, duke nisur që në dalje të portës së shkollës. Si do vepronin në Francë po që se rrugët e Parisit do të “pushtoheshin“ nga fjalët e një gjuhe të huaj spanjolle, angleze, pse jo dhe shqiptare????. Me sa dimë ende nuk është e qartë se si mund të ndëshkoheshin për këtë “ faj” . Po kur mendon se në ato qindra e mijëra libra që dalin gati çdo ditë në tregun shkronjor, në shkresat  që dalin nga zyrat e shtetit të të gjithë sektorëve që ka shteti që nga komuna më e largët  deri te kryeministria, gjuha është e goditur në të gjithë rregullat gramtikore të leksikut, të morfologjisë të sintaksës, atëherë, vetëm atëherë, mund të qetësohesh për pak sekonda për këtë faj kolektiv dhe institucional që ia kemi bërë vetes

Për fat të keq, edhe këtu forca e shoqërisë civile është e topitur, e butë, gati e padukshme fare. Ne shqetësohemi me të drejtë për fatin e  romëve, të bujqve, të shoferëve taksistë, për të pastrehët, për të papunët, po nuk flasim për këtë pasuri që po na humbet në sytë tanë.  Edhe shtypi por edhe televizionet pak e trajtojnë në rubrikat e tyre të përditshme as tek “Zëri i Popullit“ (rubrikë televizive) me inervista të rastësishme në rrugë.  Nuk është e vështirë që të gjesh një ekip gjuhtarësh që të ndryshojnë gjendjen. PO duhet dëshirë, duhet pak shqiptarizëm. Ndoshta duhet një bashkëpunim edhe ndërshtetëror me shtetin e Kosovës ku në të dy shtetet gjuha shqipe është gjuhë zyrtare Mes kësaj tollovie që është edhe një test i kulturës sonë kombëtare që po shkelet me 10 këmbë, ne duhet të thërrasim, të shqetësohemi që “një qytet duhet që në mjediset e tij të flasë shqip”

Gusht, 2013

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: harruan te flasin shqip, namik Selmani, nje qytet qe duhet, shitoret, te flase shqip

Rexhep Qosja, ky nihilist, që i prinë anarkisë morale

August 24, 2013 by dgreca

Qosja me shkrimet e tij krijon kushte për krijimin e anarkisë morale dhe që është mjeti i vetëm që e kanë njerëzit të cilëve u mungon logjika në kohë të caktuar./

 Nga Fahri Xharra/

Nihilizmi rrjedh nga fjala latine “nihil”, që do të thotë asgjë, ajo që nuk ekziston. Nihilizmi është qëndrim mohues ndaj botës e ndaj ekzistencës së njerëzimit, qëllimit, vlerës apo të vërtetës së kuptueshme.Nihilizmi pasqyrohet duke i mohuar vlerat e çdo strukture sociale, shtetit e ligjit, normave të vlerës dhe principeve të moralit. Këto orientime mund të çojnë kah dhuna dhe terrorizmi kundër një sistemi të vendosur edhe të rezulton në rezistencën dhe qëndrimin pasiv ndaj çdo gjëje pa kurrfarë alternative në mendje. Kur Demosteni (371-322 p.e.s.) e citon se “çka ai dëshiron të besojë duhet të jetë ajo që të tjerët të besojnë”, ai e parashtron natyrën e marrëdhënies së dijes.

Nihilizmi mund të kuptohet në rrugë të ndryshme, si: nihilzmi politik, ai etik apo moral, nihilizmi ekzistencial dhe nihilizmi kombëtar.

Çka mohon nihilisti? Qëllimet e jetës në përgjithësi, principet e moralit, rendin moral në përgjithësi, si dhe ndjenjat kombëtare. Shumë afër nihilizmit është edhe absurdizmi, që thotë se përpjekjet e njerëzimit për të gjetur mendimin e pandarë (inherent) do të dështojnë.

Zhan-Zhak Ruso shkruante: “Nëse duhet të flas me logjikë, atëherë më duhen për t`i përdorur edhe arsyetimet logjike”. Por, sa është i mbështetur në logjikën e arsyetimit qëndrimi nihilist i Rexhep Qosjes në kushtet aktuale? Logjika e kundërshtimit dhe e mohimit të së vërtetës pa prova, pa fakte, pa realitet, është alibia e paracaktuar e qëndrimeve nihiliste të skajshme të tij për të çuar mendjen e të gjithëve në anarki.

Kurse, për të realizuar qëllimet e tij të errëta, të pabindshme dhe të paarsyeshme, me shkrimet e tij krijon kushte për krijimin e anarkisë morale dhe që është mjeti i vetëm që e kanë njerëzit të cilëve u mungon logjika në kohë të caktuar.

Sipas koncepteve të njohura gjithmonë, në themel të bashkëveprimeve të shumëfishta në shoqëri qëndrojnë interesat. Interesat mund të jenë politike, të fuqisë në pushtet, ekonomike, morale e shpirtërore e, në rastin konkret tonin, më shumë se kurrë interesat gjithëkombëtare. Në rastin e Qosjes, normat morale përjashtohen nga rregullat e përgjithshme, duke vepruar me metodologjinë nihiliste të të menduarit dhe me metodologjinë absurdiste të të vepruarit. Rexhep Qosja nihilizmin dhe absurdizmin i përdor me qëllime dhe me interesa të caktuara, të cilat nuk mund t`i realizojë me mjete e forma të tjera të ndershme dhe të pranueshme për ne.

Të nihilosh margaritarët e kombit, Kadarenë, Nënën Tereze, Skënderbeun, të nihilosh çdo gjë të mbarë të këtij populli, nuk mund të quhet ndryshe vetëm se një idiotizëm i paramenduar me qëllime afatgjate antikombëtare të Qosjes.

Në shkrimet e fundit, dhe si duket qe një kohë të gjatë, në porosi të Qosjes vërehet se mungon argumenti logjik i bazuar në fakte e të dhëna konkrete. Kur bota na i nderon diamantet e kombit, Qosja i lëshon vavuzelet e tij në të katër anët, me fyerje, me përçarje dhe me shprehje absurde. Po, ç`na pengon, ty dhe neve, nderimi që Evropa i bën Ismail Kadaresë?

Kur shqiptarët mendojnë dhe thonë se Perëndimi është antishqiptar (e që s`është e vërtetë), është detyrë e njerëzve të penës të përmirësojnë mendësinë e popujve vendimmarrës në politikat shtetërore, rajonale, bile edhe kontinentale. Kur Spanja konservatore, me tradita të larta të krishtera, pa asnjë paragjykim i jep çmimin e saj një shqiptari, Kadaresë, atëherë Qosja ngrihet dhe shpalos krekosjen e tij prej kacagjeli të joshkëputjes nga trashëgimia e tij turko-aziatike.

A ka të drejtë Qosja që inatin e tij e shtrin deri te Mbretëria spanjolle për vlerësimin e saj botëror të kulturës shqiptare? I huaji, i civilizuari, ta nderon kulturën me një lartësi të madhe para një elite të kulturës botërore, kurse Qosja krekoset duke mohuar edhe vetveten. Kjo është një sjellje si pasojë e një mungese të kulturës së tij ndaj Perëndimit, i cili po na afron me dëshmi konkrete, e ne reagojmë pakuptimshëm deri në absurditet.

Kush je dhe kë përfaqëson me gjithë këtë egërsi dhe pse? Pse bie ne nivelin e “kurrkushave” duke mohuar “faktin që robëria turke e ka cenuar rëndë zhvillimin natyror të popullit tonë”? Pse për qëllimet tua nihiliste e mohon “që shqiptarët, duke u shkëputur prej Evropës, u vonuan apo humbën krejt në zhvillimin e tyre material, ekonomik, kulturor, qytetërues”? Pse e mohon që ajo kohë “na e humbi identitetin shpirtëror dhe kulturor”? E, tani, mundohesh të na bindësh neve dhe botën për identitete të copëtuara dhe të izoluara shqiptare.

Të gjithë jemi me mendimin e Rilindësve se për ne shqiptarët s`ka formulim tjetër përveç atij që feja s`mund të shërbejë dot si një faktor lidhjeje kombëtare dhe duhet të kemi kujdes që ajo të mos marrë peshë të madhe më tepër se sa duhet në jetën tonë publike, e aq më pak në atë politike e intelektuale. Por, ti e bën të kundërtën!

Dikush, që në Prishtinë e ka shijuar me gojën plot kupën e mjaltit të sistemit, nuk guxon të anatemojë të tjerët dhe të shkatërrojë ndërgjegjen e popullit me kaosin dhe me papërgjegjësinë në shkrimet e tij. Kombi ynë ka nevojë për mendje të larta, për figura të mëdha që merren me probleme madhore kombëtare, e jo me politikën ditore të matrapazëve në të dy anët e kufirit.

Si mund të përmirësohet imazhi ynë në sytë e botës? Si t`iu përgjigjemi Jeremiqëve, të cilët, në takimet shtetërore në botën arabe-myslimane mundohen që neve të na paraqesin si jomyslimanë të denjë dhe miq të SHBA-ve dhe të Perëndimit, ndërsa në anën tjetër gjatë takimeve me perëndimorët mundohen të na paraqesin si fundamentalistë, terroristë islamikë, që janë kundër civilizimit të krishterë dhe atij perëndimor.

Çka duhet të bëjmë që të ndahet shapi prej sheqerit? A jemi fundamentalistë antiperëndimorë, apo jemi miq të SHBA-ve dhe të Evropës? Si guxon të heshtësh me gjithë atë “potencial mendor” që ke, para faktit që Jeremiqët e paraqesin veten si viktima si ato të natës së kristaltë, kur dihet se shqiptarët janë i vetmi popull që nuk i ka vrarë e as dorëzuar hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore?

Kush je ti Rexhep Qosja? “Letërsia shqipe me të vërtetë nuk ka shumë tragjedi të shkruara”, por ka aktorë të tragjedisë kombëtare që nuk dinë të veprojnë ndryshe, pos me shkrimet e tyre.

 

22.04.2011

Filed Under: Opinion Tagged With: Fahri Xharar, ky nihilist, rexhep qosja

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • …
  • 80
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT