• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for September 2013

NËSE NJË DITË…SUELA KATANJA

September 10, 2013 by dgreca

Shkruan:Shaban Cakolli/

Një dijetarë i yni pati thënë”Mërgimi  nuk është sëmundje,por as me u shëruar nuk shërohet kurrë”!Më vonë u bëra vet pjesë e mërgimit,me shëndet isha mirë,po diku thell në thellësinë e shpirtit ndjej një dhimbje,dhimbje që nuk pushon,që nuk ka diagnozë,nuk ka barë shërues.Shqiptarët kanë mërguar me shekuj,madje është folur shumë për mërgimin,për shkaqet dhe pasojat,po ka të flitej edhe shumë. Ndonjëherë njeriu mendon se brenda  një periudhe ka folur e shkruar  krejt çka do të duhej të thotë për mërgimin! Faktikisht kjo është si ndërrimi i natës me agimin.Brenda natës  ëndërron,madje ëndërron një mall për kinemanë e qytetit,për  një kafe me miqët,për lojërat me  fëmijët e fshatit,dhe këto ëndërra nuk mund të i përshkruash me shumë vargje e rreshta,përmbledhje poetike e romane,por ske mbaruar asgjë,ende pa përshkruar ëndërren e parë,lindë tjetra!!!Fundja deri dhjetëra  vite  më parë ne shqiptarët edhe  në vendin tonë kishim mërgimin në mes.Ne shqiptarët nga  Kosova,nuk guxonim as të flisnim,as të njihnim, shkrimtarin,poetin,artistin  nga Shqipëria,nuk guxonim të zinim në gojë  emrin Shqipëri nga se ndëshkoheshim.Emri i  Kadaresë dhe Agollit kishin marrë dheun si shkrimtarë me nam,po ndoshta aty këtu në Kosovë kishte dëpërtuar ndonjë libër i tyre,të e siguronim ne,duhej udhëtuar dhjetëra kilometra këmbë,natën e errët,të e siguronim librin tinëzisht,ndryshe po u zbulua se lexonim literaturë nga Shqipëria nuk kalonim pa u ndëshkuar.Kësaj i thonin të vjetrit “gjallë për së vdekuri”,edhe kurbeti është gjallë për së vdekuri.por ka një gjë më të mirë se komunizmi! Përse?Sepse në këto kohë ne mund të kemi miq nga  Shqipëria mund të kemi literaturë e muzikë nga shteti ëmë,madje po patëm mundësi mund të miqësohemi,mund të shkëmbejmë përvoja në letërsi e kulturë,mund të pijmë e darkojmë bashkarisht,po na premtoj koha.

Në banesën time kam një bibliotekë të pasur,me krijimtari të gjithë shqiptarëve krijues nga gjitha trojet shqiptare.Duhet falemnderuar të gjithë krijuesit, unë asnjëren nga këto libra nuk i bleva, mi dërguan dhuratë miqët duke paguar edhe shpenzime postale. Kështu unë bëra shumë miq e shumë libra,këte e çmoj si pasurinë time më të shtrenjët.Asgjë më shumë se krijimtaria nuk të lidhë me miqët,ajo është urë miqësie. Kam shumë miq të cilët nuk i kam pa,nuk i njoh,por aq thell na ka miqësuar libri,sa  që ndajmë rrespekt të madh me njëri-tjetrin,komunikojmë me shkrime,ia kemi lexuar botëkuptimet shpirtërore njëri-tjetrit,sa  nesër po të takohemi e njohim njëri-tjetrin,sikur të ishim rritur së bashku.E tillë është edhe mikja ime e çmuar Suela  Eqeremi Katanja,e kam mike të çmuar edhe pse nuk jemi pa ndonjëherë.

Fillimisht kur ka nisur të shkruaj,ka komunikuar me mua,madje shkëmbenim mendime rreth shkrimeve,nëse ndonjë varg duhet të  ndërtohet,korigjohet,apo hiqet.Suela mori hapat e saj në  krijimtari dhe tani është  një poete që premton,e cila me ëndje lexohet,poezitë e saj janë vlera,bartin  mesazhe të forta,janë vargje poetike të brumosura mirë poetikisht,janë poezi të një prushi të madh poetik.

Suela prej kohësh është moderatore në Radio Mitrovica.se,ajo moderon aq bukur,moderon në fushën e kulturës,ka një zë të bukur radiofonik,talent aktrimi,sa e sa herë kam dhënë intervista në atë radio,

nën udhëheqëjen e saj,sa e sa herë ka deklamuar poezitë e mia me zërin e saj artistik,kështu miqësia dhe rrespekti na  u është shtuar përherë e më shumë.

Tani të njohim pak lexuesin me jetën dhe veprën e poetes  Suela Katanja: Poetja Suela Eqerem Katanja

Suela Eqerem Katanja e lindur në qytetin e Shkodrës me 5-5-1976 , lindur dhe rritur në Shkodër deri në moshën 31 vjecare, ku me 10 shtator është larguar nga vendlindja për në Itali, ku jeton me familjen. Fillimet e saj të poezisë kanë filluar nga shtatori i vitit 1999 dhe në vazhdim në ditët e sotme. Në shtator 2010 doli në qarkullim libri i saj i parë me titull “Largë mërgimi na ka tretur” ku në to gjinden poezi të ndryshme të jetës sociale dhe të emigranteve. Ndër to ka të përfshirë poezi edhe vetveten e saj si emigrante larg qytetit të saj të Shkodrës. Suela e konsideron Shkodrën dhe bukurinë shqiptare si kulturën më të bukur në botë. Aty, pranë Brunës dhe Drinit, pranë Kalasë së Rozafës u ndërthur historia e betejave të Shkodrës, nëpërmjet këngëve të perlës së muzikës shkodrane.Suela Eqerem Katanja…

Poetja Shkodrane Suela Eqerem Katanja ,vjen per lexuesin me librin e saj te dyte me titull ‘Nese Nje Dite ‘, pas librit te pare qe percolli tek lexuesi me titull “ larg mergimi na ka tretur “ 2010 nga shtepia botuese “ADA” .

Suela jeton ne Itali dhe vazhdon te shkruaje poezine me plot pasion dhe nostalgji ,Suela ka botuar dhe ne gazeta e revista “Oroskopi “ ne Vlore , ”Drita e dijes ”reviste ne Shkoder ,”Bota shqiptare “ ne itali , “Dukagjini “ ne Shkoder , “ Intervista “ ne Tirane ,perveç botimeve Suela Eqerem Katanja eshte, ANETARE E LIDHJES NDERKOMBETARE TE POETEVE ,SHKRIMTAREVE DHE ARTISTEVE “PEGASI” ALBANIA. Suela eshte eshte dhe nje nga poetet ,pjese e librit me poezi gegnisht ne vellimin e pare < Poezia- arti i fjales shkodrane .Suela eshte dhe tekstshkruese e disa kengeve .

Eh,mërgimi,  askush nga  përvoja e dhimbjes nuk ka bërëkaq letërsi, nuk ka ndezur aq ëndrra dhe nuk ka bërë pluhur e hi aq vegime shkrimtarësh, sa mërgimi.Kur njeriu është jashtë atdheut,atëherë ai më mire e kupton peshën e atdheut,mallin dhe dashurinë për te.Tani  i mërguari jeton me dhimbjen në çdo hap,në rrugët e huaja,në punë,në banesën apo strehimoren e huaj,me mallin e vendlindjes,ku të merr malli për diellin tënd,fushat,brigjet,krojet,miqët, ku përmallohesh edhe për therrën e endlindjes..Vetëm në mërgim më tepër se çdokund shpirti mund ta ngjallë e ta përtrijë kujtesën,madje bota shpirtërore mbushet dhimbje të cilat nuk ke durim pa i shprehur  mes vargut,apo rreshtit.Botën e vet shpirtërore, poetja Suela e ka shprehur mes vargjeve,sidomos tani në librin e saj të dytë”Nëse një ditë”,titull ky që për mërgimtarin është tejet domethënës.Libri është dhënë me një gjuhë të çiltër,me mesazhe të fuqishme,edhe pse në te nuk  mund të i shmangemi asnjëherë himbjes,dashurisë,ëndrrës,kujtimeve,por të gjitha janë përshkruar me vlera të mirëfillta.”Nëse një ditë”,mund të quhet libri Atdhe,ndryshe nuk ke si të i thuash,aty  gjenë mallin dhe dashurinë për Atdheun,bukuritë e tij,mallin e skalitur në vargje,në çdo varg malli bënë sheti në pragjet e atdheut,bisedon me  prindërit,vëllezërit,miqët,kështu është puna e poetëve,Poetët, këta njerëz të ëndrrave të mëdha e të mundësive të vogla për të ndryshuar çfarëdo qoftë në këtë botë tejet kundërthënëse.

Vargjet e saja me fuqi magjike, piknisin me mallin për  Shkodrën,mallkimin mbi kurbetin,ditelindjen n ë mërgim…..Eh,po të jesh poet është fat,dhunti,po nuk është edhe e lehtë nga seShkrimtari ndan fatin e tij me fatin e kombit.

Prandaj të jesh shkrimtar është detyrë e vështirë,aq më e vështirë kur krijon nga mërgimi.Të jesh shkrimtar apo poet fillimisht duhesh të besosh në art,të besosh në ate që shkruan,të mos ndalosh ,të lexosh shume.

Për një shkrimtar është me rëndësi të mos ndalojë. Të krijojë, të mos lejojë ta braktis muza e frymëzimit.  E tillë është poetja Suela,andaj rrugëtimi i saj poetik na bënë optimist.

Krijuesja  Suela Katanja,vargun e saj e ka begatuar me metafora dhe figura të tjera stilistike që  edhe më shumë e begatojnë këtë varg dhe i japin një natyrshmëri të thellë poetike, nëpërmjet të cilave vargut

të kësaj krijueseje edhe më shumë i japin shpirt dritësie dhe jetë. Nëse i bëjmë një analizë kapitujve poetik të poetës  Suela,duke ndriçuar simbolet dhe figurat në vargjet e saj,ajo kalon nëpër të kaluarën tone historike,shoqërohet me mallin e atdheut dhe vendlindjes dhe thelbi  poetik del poetiko-jetësor-historik,që kjo nuk ndodhë vetëm te  Suela,por është temë e trajtuar poetike thuaj te çdo poet i mërgimit.

Sido që të jetë, Suela në botën letrare ka sjellë një varg të bukur poetik duke përçuar vlera të mirëfillta ideoartistike  dhe mesazhe shumë të qëndrueshme që do t’i qëndrojnë kohërave. Kjo na ngrohë  në fushën letrare dhe  Sueles i urojmë rrugëtim të mbarë  në fushën e më tejme të poezisë dhe librave

Filed Under: Kulture Tagged With: nese nej dite, Shaban Cakolli, Suela Katanja

SHQIPTARËT E REGJIONIT TË KOSTURIT

September 9, 2013 by dgreca

Nga Prof.Dr. Selman Sheme/

 Gjeohapësira, vendbanimet dhe spastrimi etnik/

 Në prag të shpalljes së pavarësisë gjeohapësira etnike shqiptare zinte një sipërfaqe prej 75.000 km2 dhe ishte e ndarë në katër vilajete: në vilajetin e Shkodrës të Kosovës, të Manastirit dhe Janinës. Në vitin 1912 në këta vilajete banonte një popullsi prej 2.354.200 banorë. Shumica e popullsisë së katër vilajeteve perëndimore të Truqisë Europiane ishin shqiptarë. Mbi këtë bazë lindi platforma e rilindasve që kërkonin përfshirjen e këtyre vilejteve në shtetin e ardhshëm shqiptar.

Si pasojë e kushteve historike që njohu gadishulli i Ballkanit gjatë sundimeve shekullore romake, bizantine, bullgare, serbe dhe osmane, në periferi të trojeve shqiptare kishin depërtuar si kolonistë edhe pjestarë të kombesive të tjera.

Në brezin anësor periferik përvec shqiptarëve kishte popullsi malazeze në Veri-Perëndim (Podgoricë, Shpuzë, Zhabjak, Moraçë), boshnjak në Veri (Kolashin, Rozhaj, Novipazar), serb në Verilindje (Vranjë, Leskovc, Nish), maqedon në lindje (Shkup, Prilep, Manastir) dhe grek në jug (Arte, Prevezë, Janinë). Për rrjedhojë në vilajetin e Manastirit, ku ndodhej regjioni i Kosturit, përvec shqiptarëve që përbënin shumicën e poullsisë, banonin edhe pakica maqedonase, vllahe, turke dhe serbe.

Deri në vitin 1912 Kazaja e Kosturit ishte nën juridiksionin e Sanxhakut të Korçës (Vilajeti i Manastirit). Ky sanxhak ishte i ndarë në 7 kaza: Kazaja e Korçës, e Starovës, e Bilishtit, e Oparit, e Kolonjës, e Kosturit dhe e Hrupishtit. Këto kaza ishin të populluara me shumicë nga shqiptarët. Në Sanxhakun e Korçës nuk ka patur asnjë vendbanim me popullsi greke.

Me vendimet e padrejta të konferencës së Ambasadorëve në fundin e vitit 1913 Regjioni i Kosturit si dhe krahina e Çamërisë, regjioni i Janinës, i Konicës, i Grebenesë, i Follorinës, etjerë, u shkëputën nga trungu etnik dhe ju aneksuan Greqisë. Me këto ngjarje fillon kolonizimi grek i këtyre trevave jugshqiptare.

 

  • Ku shtrihet gjeohapësira e Kosturit ?

 

Në lindje të fushës së Devollit, pasi kalon kodrat e Kapshticës, Braçanjit, Vidohovës, Çetës etj., përtej kufirit të sotëm shtetëror shqiptaro-grek, shtrihet regjioni i Kosturit. Kjo gjeohapësirë nga madhësia e territorit ka afërsisht përmasat e fushës së Devollit. Në veri dhe lindje të regjionit shtrihen malet e Kosturit (Mali i Gurit, i Brezhnicës, i Polikut, i Bloçishtit, mali i Viçit etj).; ndërsa në jug sistemi malor alpin i Pindeve. Brenda këtyre kufijve natyror shtrihet fusha e Kosturit e cila është formuar nga aluvionet e lumenjve Shag, Llumbanicë, Belicë, Zhelovë e Slivanj. Këto lumenj janë afluent të lumit të Vistricës. Meqenëse pjesa më e madhe e fushës shtrihet midis lumenjve Belicë, Shag dhe Slivanj ajo quhet edhe fusha e Mesopotamit. Rajoni i Kosturit ka klimë mesatare kontinentale dhe fusha me toka pjellore të përshtatshme për zhvillimin e bujqësisë. Malet përreth janë të veshur me pyje dhe kullota të cilat janë shfrytëzuar nga popullsia tradicionalisht për zhvillimin e blegtorisë dhe ekonomisë pyjore.

Tokat, pyjet dhe kullotat deri në vitin 1912 kanë qenë pasuri në pronësi të popullsisë autoktone shqiptare. Kështu fusha e Kërçishtit ka qenë pronë e pashait të Bitinskës, Ismail Pashës, Çifliku i të cilit shtrihej deri në Bellocërkë. Banorët e fshatit Vishovicë e Trestenik (Devoll) kanë pasur në pronësi gjithë pyjet dhe kullotat e malit të Bloçishtit. Banorët e fshatit Kapshticë kanë pasur pronat e tyre në malin e Polikut.

Pas shpërnguljes me dhunë të popullsisë shqiptare qeveria greke shtetëzoi të gjitha tokat, pyjet, kullotat dhe pasuritë e tjera të pronarëve të ligjshëm shqiptar.

 

  • Cilat janë vendbanimet rurale (fshatrat) që kanë patur kryeqendër Kosturin?

Kazaja e Kosturit ka patur 42 fshatra të cilët sipas fesë dhe etnisë janë: Bellkamen-i (fshat i besimit krishter ortodoks shqiptar), Bloçisht-i (fshat mysliman shqiptar), Breshteni (mysliman shqiptar), Çernelisht-i (i krishterë shqiptar), Çerçisht-i (mysliman shqiptar), Çetirok (sot thirret Mesopotamia), Çakonj-i (shqiptaro-maqedon), Denckë-a (fshat me popullsi vllahe), Dobolisht-i (mysliman shqiptar), Draniç-i (shqiptaro-maqedon), Fushëz-a (mysliman shqiptar), Galisht-i (mysliman shqiptar), Gerlen-i (mysliman shqiptar), Gostivisht-i (mysliman shqiptar), Humocke-a (shqiptaro-maqedon), Janoven-i – sot Janohori (shqiptar i krishterë), Kapshticë-a (mysliman shqiptar), Kërçisht-i (mysliman dhe të krishterë shqiptar), Kalevisht-i (i krishterë shqiptar), Kostinec-i (i krishter shqiptar), Lehovë-a, Liçiteri (shqiptaro-vllah), Luadhe-t (ish fshat shqiptar i djegur nga grekët me gjithë banorët më 1913), Llabanic-a (i krishterë shqiptar), Prapackë-a (mysliman shqiptar), Revan-i (mysliman shqiptar), Slimicë-a (shqiptaro-maqedon), Slivanj-i (mysliman shqiptar) Sllatine-a (i krishterë shqiptar), Shag-u (mysliman shqiptar), Shëndjell-i (myslimanë e të krishterë shqiptarë), Tikvan-i (shqiptar e maqedon), Trestik-u (të krishterë e mysliman shqiptarë), Trestenik-u (mysliman shqiptarë), Toprackë-a, Tuholi (të krishterë dhe myslimanë shqiptar), Viçishe-i (mysliman shqiptar), Vidohovë-a (mysliman shqiptar), Zeberden-i, Zagar-i (sot Ajozaharia – mysliman shqiptar), Zelegozhd-i, Zelegradi – sllavisht, qyteti i jeshiltë (mysliman shqiptar), Zhelen-i (shqiptar me disa familje maqedonase).

Pas shkëputjes tragjike të rajonit të Kosturit nga trungu etnik shqiptar dhe aneksimit e kolonizimit grek, brenda kufijve të shtetit shqiptar mbetën vetëm 4 fshatra të kësaj treve: Kapshtica, Tresteniku, Vishica apo Vishovica dhe Vidohova. Jashtë kufijve politik të Shqipërisë mbetën 38 fshatra nga të cilët 30 fshatra me popullsi homogjene shqiptare, 6 fshatra të populluara nga shqiptarë dhe maqedonas, 1 fshat i populluar nga shqiptarë dhe vlleh dhe 1 fshat i populluar nga Vllehët. Deri në vitin 1913 në Kazanë e Kosturit dhe në 6 kazat e tjera të Sanxhakut të Korçës nuk ka patur asnjë vendbanim, me popullsi greke.

  • Spastrimi etnik dhe kolonizimi i regjionit

Me aneksimin e krahinës së Çamërisë dhe të trevave të tjerë në jug të Shqipërisë, rretheve të Janinës, Konicës, Kosturit, Grebenës, Follorinës etj, fillon një politikë sistematike e shtetit grek dhe e forcave të ndryshme ultra nacionalistë për shkombëtarizimin e këtyre trevave dhe helenizimin e tyre.

  • Strategjia e kolonizimit eshte realizuar nëpërmjet zbatimit të tre rrugëve:

1) Spastrimi etnik nëpërmjet një gjenocidi të egër ndaj popullsisë shqiptare të besimit mysliman.

2) Ndryshimi i strukturës demografike të populsisë nëpërmjet kolonizimit me imigrantë grekë dhe vlleh të ardhur nga pjesë të ndryshme të Greqisë dhe nga Azia e Vogël.

3) Asimilimi i popullsisë shqiptare të fesë (besimit) ortodoks nëpërmjet mohimit të identitetit të saj kombëtar, ndalimit të përdorimit të gjuhës shqipe, mësimit të saj në shkollë, ndalimit të përdorimit të simboleve kombëtare etj. Që nga fillimi i shek. XX burimet statistikore greke për qëllime politike, të gjithë popullsinë shqiptare ortodokse e konsideronin të etnisë greke, duke identifikuar në këtë mënyrë besimin ortodoks me kombësinë greke. Me të dhëna statistikore të manipuluara për strukturen etnike te popullsise, qarqet nacionaliste greke, kriterin fetar e kanë shfrytëzuar për të justifikuar politikat e aneksimit të trojeve shqiptare të Epirit te Jugut (krahina e Çamërisë) dhe në ditët tona të Epirit të Veriut apo të Vorio Epirit. (Krahinat e Korçës dhe Gjirokastrës). Këtij qëllimi i shërben edhe trysnia e sotme politike që ndiqet nga segmente nacionaliste-shoviniste greke për të imponuar një regjistrim të popullsisë ku të vetdekalrohet kombësia dhe besimi.

Popullsia shqiptare në jug që mbeti jashtë kufijve të vitit 1913 filloi të shpërngulet me dhunë nga ana e autoriteteve qeveritare greke. Në vitet 1913-1914 çeta hajdutësh dhe kriminelësh (andartet) e në vijim ushtria greke filluan të godisnin, të vrisnin dhe të dhunonin popullsinë shqiptare myslimane.

Ushtria greke duke kaluar edhe kufijtë e porsacaktuar të Shqipërisë, vranë, dogjën dhe shkatërruan mjaft vendbanime rurale dhe urbane në rrethet e Korçës, Kolonjës, përmetit, Skraparit, Tepelenës, Kurveleshit etj. Këtyre masakrave ju nënshtruan në mënyrë të veçante popullsia myslimane.

Në vitin 1913 në rajonin e Kosturit, grekët dogjën tërësisht fshatin shqiptar të Luadhit së bashku me gjithë banorët. Nga i gjithë fshati munden të shpëtojnë nga djegia vetëm 2 vetë. Në këto kushte filloi emigracioni i popullsisë shqiptare për në Shqipëri dhe Turqi.

Lufta e Parë Botërore (1914-1918) dhe më vonë aventura ushtarake dhe disfata e plotë greke në Azinë e Vogël (Turqi) në vitet 1921-1922 sollen një periudhë të re tensioni politik në Greqi që u shoqërua me aksione agresive ushtarake kundër shqiptarëve etnikë. Pas traktatit të Lozanës (1923) dhe me shkëmbimin e popullsisë  në mes të Greqisë dhe Turqisë (Andallaia), ritmi i përzënies jashtë Greqisë të shqiptarëve myslimanë, u rrit dhe mori përmasa tragjike. Masat qeveritare, ndaj shqiptarëve myslimanë që padrejtësimet ju nënshtruan shkëmbimit të popullsisë u zbatua me egërsi të madhe. Çeta andartesh dhe kriminelësh profesionistë grekë masakruan popullsinë, e grabitën dhe e shpronësuan për ta detyruar të largohej në Turqi. Shkëmbimi i paligjshëm i popullsisë myslimane shqiptare të Kosturit dhe trevave të tjera shqiptare në Greqi u bë me gjithë premtimet e dhënë nga zyrtarët e qeverisë greke se ajo qeveri: “… nuk ka as asnjë qëllim të shkëmbejë myslimanët me origjinë shqiptare”. “Shqiptarët”, deklaroi përfaqësuesi grek Kaklamanos në konferencën e Lozanës në mes Turqisë dhe Greqisë, “banojnë në një krahinë të përcaktuar mirë, Epir. Në qoftë se ata janë bashkëbesimtarë me turqit, ata nuk janë aspak bashkëatdhetarët e tyre”. Kjo deklaratë greke formalisht përjashtonte nga shkëmbimi shqiptarët myslimanë që jetonin në Epir (Çamëri), por lihet i pazgjidhur problemi i shqiptarëve jashtë Epirit në Maqedoninë greke (Kosturi, Follorinë, Grebene, Konicë etj), të cilët u dëbuan tërësisht e pa mëshirë.

Më 31 gusht 1925 Mit’hat Frashëri, Ministri i Shqipërisë në Athinë njoftonte se “shqiptarët myslimanë në Greqi në vitin 1922 ishin afër 100.000. Prej tyre 35.000 frymë u përzunë nga dy prefekturat e Kosturit dhe Follorinës dhe gati 20.000 nga Janina, Preveza, Parga etj., përzënie çillarzi ose tërthorazi kundër vullnetit të popullsisë, si dhe shpeshherë me pretendime, me shtrëngime të zyrtarëve grekë (gjindarmë dhe mufti), ose, më keq akoma, me dru dhe shkop të gjindarmit”.(Te plote mund ta lexoni ne Diellin e printuar)

Filed Under: Histori Tagged With: Prof. dr. Selman Sheme, Shqiptaret e Kosturit

Ne pritje te Kryeministrit Edvin Rama

September 9, 2013 by dgreca

  Shkruan:  Sami Repishti */

Ridgefield,CT.SHBA.-/

I nderuemi Z. Kryeminister:/

Mjetet shqiptare te informimit njoftojne marrjen per se shpejti  ne dorezim nga ju,   te detyres se kryeministrit te Republikes se Shqiperise. Urime per nji fillim te mire e pune te mbar gjate ketij mandati kater vjeçar.

Detyra e re ju ashte besue nga vota e “sovranit” dhe verdikti i tij ne  zgjedhjet e 23 qershorit 2013. Ky verdikt u pranue edhe nga pala “humbese”. Pranimi eliminoi konfuzionin e mundshem dhe lehtesoi ardhjen tuej ne postin e kryeministrit , si dhe te Aleances per Shqiperine Europiane, qe ju drejtoni, ne rolin e partise ne pushtet, me te gjitha prerogativat qe njihen me ligje, dhe pergjegjesine qe imponon detyra e re. Per ma teper, fitorja e bindshme elektorale ju jep mundesine per vendime te randesishme, dhe reforma thelbesore qe siguron shumica pothuejse absolute e Kuvendit te posaformuem.  Votueset ushqejne shpresen se mirebesimi i investuem ne ju do te jape frytet e deshirueme , dhe qe “fitorja e shumices” te mos degjeneroje ne “tirani te shumices”.

Votimet e cilesueme si “me te mirat” ne Shqiperi keto 23 vitet e fundit , nuk kane qene perfekte, ashtu siç nuk jemi edhe na perfekt. Ne fakt, ka aspekte shqetesuese ne kete mes qe kane krijue “dyshime” tek qytetaret shqiptare, …. pa harrue se gjysma e popullsise nuk votoi fare!

Fakti se ASHE ashte nji konglomerat prej ma shume se 36 partishe politike nuk frymezon besim ne kohezionin politik dhe koherence ne veprimtarine e saj. Ne mesin e tyne, ka te pakten 5 parti liliputiane qe kerkojne ringjalljen e “parrizit komunist” ne vendin tone. Per ju, si veprimtar antikomunist gjate viteve te transformimeve te medha, kjo don te thote perseritje e “…Genjeshtres se Madhe (qe) vriste, mbyste, izolonte, e dermonte, deri ne cepin me te skajshem te mendjes, çdo te vertete te lire te njeriut”! (Citat nga Kurban), don te thote perseritje e kohes kur njeriu perdorej si kafshe pune!  (Motra ime 14 vjeçare, e ndjera Hadie, terhiqte si kafshe karrocen e bukes per police ne kampin Veliqot te Tepelenes….!)

Ky denim pa kompromis i se ‘keqes komuniste’ nga ju ashte ne vije me kerkesat e jueja fillestare “…ne ujdi me kohen, si antikomunist”, i revoltuem nga pamja e atyre qe “…agu i dites i gjente ne rradhet e qumshtit, e vetem mbremja i siellte ne shtepi…pas punes pa orar…”; i revoltuem kunder nji sistemi totalitar qe nuk deshi te dinte “…se si po kalbet shoqeria, as se si po rriten, dhe edukohen me te vegjelit e Shqiperise ne kalbezimin e saj çorodites”. Sot, keto “elemente” jane aleatet e juej!

ASHE qe ju drejtoni arriti nji fitore te papritun edhe per arsye te koalicionit me PSI qe para dy vitesh ishte nji grumullim “…kriminelesh te rangut me te pare, e rrugaçesh te ores me te fundit; me para, me ofiqe e ndere materialisht te prekshme ne rradhe te pare…”. Te udhehequn nga kush? Nga Z. Ilir Meta, “….i cili ktheu partine e tij …ne patericen jetike te pushtetit me te korruptuar ne historine shqiptare; …mjeshtri i lindur qe grumulloi ne rrugetimin e tij…kriminele e rrugaçe”. Ju e njihni  Z. Meta, per “…paqendrueshmerine e tij, paranojen e tij se çdo njeri qe ka prane kerkon t’ia hjedhe (me)…shpuren e pandare te servileve te tij, injorante deri ne dhembje e dallkauke deri ne bezdi, me te cilet eshte rrethuar tradicionalisht…” Sot, kjo “shpure” jane ministrat e qeverise suej! Dhe Z, Ilir Meta, qe nuk len gjak pa marre, u pergjegj:” Rama eshte i kapur nga krimi i organizuar…nje kryebandit me bllok korrupsioni ne dore!” Ju kryminister e ai do te jete ‘Speaker’ i Kuvendit te ri! Çdo mendje normale, çdo ndergjegje e paster,  revoltohet, ne shikimin e pare….!

Por do te ishte gabim adoleshence sikur te dhanat e masiperme te “denojne” a priori qeverine dhe udheheqjen tuej.  Une nuk ia lejoj vetes!

*

Keto kohet e fundit, kam lexue me interesim narrativen tuej introspektive “Kurban”, “…nji rrefim i lire…fund e krye subjektiv”. Menjifjale, me zemer te hapun, nji qendrim qe ju jep “….lumturine e te qenit domethenes ne histori…” dhe deshiren e sinqerte “…per te lene nje gjurme autentike ne kete moment  dramatik”. Me nji “…hyrje te papritur, por i vendosur, pothuejse fanatik: ‘O keshtu ose krejt ndryshe!’” ju jepni pershtypjen e hymjes ne “aventure”(ne kuptimin pozitiv te fjales!) te perçmimit te rrezikut dhe te vdekjes qe, jo se e kerkoni ate, por e deshironi me jetue kete jete sa ma intensivisht. Nji veçori kjo e shume intelektualeve europiane! Ju perqafuet “aksionin” si mjet i domosdoshem me kenaqe nevojen tuej te mbrendshme me “ndryshue” boten rreth jush, per  diçka “krejt ndryshe”.

Sigurisht, ju jeni i ndergjegjshem se “aksioni” vetem per hir te aksionit, ashte nji qendrim qe ne Europen e mbas L1B perfundoi ne “fashizem”. Atehere, ne nji kohe kur “…kryetari i PS i vuri kazmen…themeleve morale dhe etike te debatit politik e shoqeror ne kete vend”, ju vendoset te ngriheni, kambengules me “…lene nje shenj dalluese te kalimit (tuej) ne qytetin ku ju takoi te lindni dhe te jetoni”.  Keshtu, keni shkrue nji faqe ne historine e qytetit te Tiranes…!

Qe ne fillim, per ju ishte e qarte se “…njerezit jo vetem jetojne, por edhe bashkejetojne me njeri tjetrin” nji sentiment fisnik e modern i botes sone. Qe ne fillim u perballuet me realitetin e hidhun, kur “…dita dites (u krijue) ndjesia e pamundesise se vazhdimit te misionit per transformimin e Tiranes jashte Partise Socialiste…”.Atehere, u transformuet ne partiak, “andrra” u venit dhe “realiteti” fitoi!

Ju i dhuruet aftesite tueja, dhe entuziasmin tuej, nji partie politike “…PS qe kishte rene ne nje batak te shpifur, era e te cilit sot e kesaj dite ska ikur plotesisht”, nji partie qe nuk pranoi asnjihere me u shkepute nga PKSH dhe PPSH, aq sa ruejti edhe thesarin e “Genjeshtres se Madhe”, gazeten Zeri i Popullit, nji parti politike qe refuzon te denoje satrapin aziatik qe vuri popullin”…me kurrizin e shtrire per toke, me shqelma ne fyt, e gryken e pushkes pas koke”, siç e pershkrueni ju mjeshterisht.,

nji partie qe kurren e kurres nuk kerkoi falje per krimet monstruzoe qe bani ne vendin tone.

Andrra e juej u zbeh e mbetet sot nji vegim i se kaluemes…! U harruen kriminelet, si ajo bankierka e koperatives qe therriste:”Dua te me jepni edhe mua nje luge gjak te ngrohte nga ky presori” kur u denue nji profesor. U harruen…”te tere shqiptaret e qytetit e fshatit, ish sklleve ne ara, fabrika, kantiere, apo ish te burgosur e te perndjekur ne llagamet e luftes se klasave…“. U harrue ish deputetja e PS qe piu botenisht gjakun e nji oficeri te SHIK-ut i vrame ne Vloren e vitit te mbrapshte 1997…! U harrue edhe i çmenduni Aranit, perbindeshi qe denoj me vdekje ma shume se 400 shqiptare te pafajshem…!

Denimi i fajtorit ka gjithemone diçka tragjike, dhe kjo nuk perjashton kriminelet  komuniste, ….as edhe Aranitin mjeran! Sepse ne fund te fundit, te gjithe jemi qenie njerezore me aftesi te kufizueme. Por, mosdenimi i tyne, dhe braktisja e viktimes se pafajshme ashte nji tragjedi edhe ma e madhe. Ju shkrueni: “Pafajesia duhet te mund krimin çdohere, çdo dite e perfundimisht, por gjithehere me mjete ligjore”. Nji percaktim monumental!  Siç shkruente pak dite ma pare nji nane kosovare per sjelljen e “politikaneve” ne lidhje me krimet serbe ne Kosove, “…ata siellen sikur nuk ka ndodhur as lufta, as vrasje, as djegje, as plaçkitje, as dhunime, as gje prej gjeje.…!” Ashtu si ne Shqiperi! Kjo sjellje ashte vrasja e dyte e viktimes! Si viktime e diktatures, une ju lutem: mos e lejoni! Respektoni historine!

                                                                    *

     Z. Kryeminister: PS ashte sot anetare e Nderkombetares Socialiste, kryesisht europiane, dhe kjo ashte nji fitore per ju. Ju konsultoheni me laboristin Tony Blair, emen i respektuem nga te gjithe shqiptaret. dhe kjo ju ndihmon me forcue bindjen tuej se komunizmi, qe disa “aleate” tuej e deshirojne perseri, ka qene thjeshte nji kombinacion fatal i nji totalitarizmi patologjik, monopolistik, dhe tejskajshem brutal, qe shfrytezoi kulturen. ligjin, politiken, dhe psikologjine e masave te pa arsimueme me mbeshtete shtypjen ekstreme dhe padrejtesine gjitheperfshirese.

Pengesat qe do te perballoni jane te medha, “shpura” e te perjashtuareve qe akoma  pretendojne do te ju luftoje, atmosfera rreth jush ashte helmuese, dhe puna qe ju pret ashte e rande. E kaluemja e juej ju ven ne pozite te veshtire. Profili i juej tregon se keni lundrue ne mes dy rrymesh antagoniste qe ju quejne “i kuq” dhe “jo mjaft i kuq”.  Ndoshta ashte koha per nji dialog kombetar mbi rolin e udheheqsit dhe partizanshmenine e tij ne jeten publike, ne krijimin e nji atmosphere qe sherben shoqenine shqiptare tejet te traumatizueme, dhe  perfundimisht ne nevojen absolute te bashkepunimit me “opoziten” fanatikisht intransigjente, me evitue nji ndamje akoma ma te thelle se ajo qe sot na konsumon!

Sot, PS perballet me nji Kuvend ku afer nji e treta jane miljonere me vule dhe krenare per miljonat e grumulluem, qe shumica kane trashegue nga ish elita komuniste e para viteve ’90, ose te afermit me mbizotenuesit e poleve te pushtetit (siç shkruente nji ambasador amerikan) dhe sot, si deputete, gezojne imunitet simbas ligjit. Nji seri skandalesh mbrenda elites krijon friken e pasigurise ne psikologjine tone kolektive. PS ashte sot nji organizate politike e “privatizueme”!

Kontrasti ne mes te vorfenve –ma te vorfenit ne Europe!- dhe multi-milionereve numri i te cileve rritet çdo dite pa pengese nga ligji, ka hape edhe ma shume hendekun e dallimeve ekonomike, dhe si rrjedhim ka krijue nji mase te gjane qytetaresh qe, bashke me mungesen e bukes se sotme po humbe edhe shpresat per te nesermen. Shoqenia shqiptare, sot e smure, rrezikon te jete e pasherueshme neser: ne vorfeni te pashprese, “sans-culotte”, ajo ashte material eksploziv per shperthim te pakontrollueshem!

Duhet shkaterrue oligarkia kleptokratike, dhe sa ma shpejt aq ma mire!

Kudo, mbrenda dhe jashte vendit ndigjohen thirrjet per reforma, shtet ligjor, lufte kunder krimit te organizuem e korrupsionit endemik te administrates shtetnore. Kudo deshirohet nji evolucion demokratik i Shtetit dhe shoqenise shqiptare, dhe nji ngritje e shoqenise civile demokratike ne Shqiperi. Si socialist europian, shpetoni vizionin tuej per nji Shqiperi ma te mire, ma njerezore. Kujtoni Naimin: ”Faltore kemi njerine!”. Njeriu ne qender te vemendjes sone, njeriu i lire shqiptar me dinjitet! Pa dallim, pa perjashtim! Shqiptaret qe tremben nga frika e gjendjes fluide ne vend, ata qe vuejne nga papunesia dhe vorfenia e paevitueshme, e kerkojne kete me kambengulje. Mos i shgenjeni ata dhe ato! Ofroni “doren” e shtetit qe ndihmon, jo “grushtin” e shtetareve  qe grumullojne pasuni prrallore e te paligjeshme!

Dekada me rradhe, mosbarazia e te ardhunave per banoret e vendit dhe konteksti i krizes ekonomike europiane, qe randon nga deficiti i frikeshem dhe keq administrimi i tij, kane çthure pelhuren sociale te vendit, dhe kane dobesue besimin e popullsise ne nji te ardhme ma te mire. Tatepjeta vazhdon; por ajo nuk duhet te jete e ardhmja e atdheut tone. Sot, paga minimale e shqiptarit ashte 12 here ma e vogel se ajo europiane, ndersa 581.000 pensioniste te rregjistruem jetojne te uritun nga nji dite ne tjetren…! Na duhet sherbimi me ndergjegje! Arroganca e pushtetit dhe modelet autoritare sigurojne vetem disfata…edhe ne Shqiperine tone. Korrupsioni endemik dhe krimi i organizuem triumfojne aty ku ata perceptohen si “Shteti vete” e “percepsioni” ashte,  shpesh here, ma efektiv se “e verteta”.

*

Z.Kryeminister: dalja ne skene e elementit te ri, te edukuem ne Perendim, megjithese pa eksperience te mjaftueshme pune, perfshirja ne Qeveri e “verioreve” deri tani te paperfillun, theksi ne promovimin e grues shqiptare ne jeten publike, kujdesi per imazhin  e “Qeverise se re” mbrenda dhe jashte vendit,(masakra e 2 prillit 1991,viti i mbrapshte 1997, Gerdeci, vrasjet e e 21 Janarit, veteflijimi i ish te persekutuemeve…) theksi ne formacionin “skuader” dhe veprimtaria qeveritare si “skuader”, pa elemente “te pazevendsueshem” dhe pa “kaposhe” partishe nominale pergjithesisht pa peshe ne opinion publik, shqetesimi veçanerisht per dikasteret e shendetsise, arsimit dhe ushtrimit te drejtesise, theksi ne “profesionalizem” e jo ne “besnikeri” ndaj shefit, si dhe transparenca e premtueme, jane inkurajuese. Ka “profesioniste” Shqiperia. Kerkojini dhe do t’i gjeni. Mbrenda, dhe jashte shtetit!

Zhvillimet ne kete drejtim zakonisht gjenerojne aktivizimin e popullsise qe perkrahe ngjalljen e shpreses. Qytetaret e lire e te ndergjegjshem nuk presin “mrekulli nga qielli”. Ata duhet te bajne ate qe ban çdo qytetar i lire ne Boten e Lire, respekt per ligjin dhe shtetin ligjor, perkrahje çdo nisme qeveritare qe nderton dhe kundershtim atyne qe damtojne, perçajne ose shkaterrojne. Kjo don te thote angazhim ne jeten publike, paraqitje ideshe te reja, ndertim strukturash civile dhe zhvillim programesh qe vete qytetaret perpunojne. Fusha e punes per te gjithe duhet te mbetet e hapun per te gjithe. Shqiperia ashte atdheu i te gjitheve! Qeverite shkojne e vijne; ndertoni administraten e qendrueshme!

Sot, te flasesh per nji “popull te djathte” dhe nji “popull te majte” ashte nji perpjekje koshiente me forcue ndamjet qe ekzistojne, dhe duhen braktise. Ka vetem nji popull : populli shqiptar me ideologji konkurruese!  Une ushqej shpresen –tue imitue Rev.M.L.King, Jr.- se nji dite shqiptaret nuk do te gjykohen nga ngjyra e tyne politike por nga profesionalizmi dhe fortesia e karakterit tyne.

Shqiperia sot nuk ka anmiq qe e kercenojne; NATO na mbron, persa kohe qe respektojme parimet e kesaj organizate mbrojtje! Shqiperia ka “kundershtare” qe mendojne ndryshe, nji e drejte e shenjtenueme ne Kushtetuten e Republikes se Shqiperise, nji e drejte e patjetersueshme. Me akuzue PD-ne konkurruese si “…parti fashiste, zogiste, islamike, serbe, hajdute, bajraktare, nacionaliste, kriminele “ e tjera babezira, me kercenue largimin nga puna te PD-isteve, ashtu si lexohet ne shtypin  shqiptar, jane çfaqje te nji urrejtje primitive,  kancer qe shkaterron te gjithe ata qe e ushqejne; nuk ndihmon mirekuptimin, frymen e bashkepunimit e respektin reciprok, cilesi thelbesore per nji shoqeni civile, dhe nuk len vend per nji dialog kuptimplote, sidomos ne keto dite kur ky dialog ashte i nji randesie jetesore.

Sot, vendi i jone ka nevoje per nji sinkronizim te mesazheve ne mes te dy paleve, mobilizimin e forcave shtetnore e private per punesim te plote ne rradhe te pare! Sot, populli shqiptar ashte ndergjegjsue per “lirine” e fitueme, e refuzon trajtimin si nji kope bagetishe qe kullote ne fusha, ose automat fabrike nen kamxhikun e policit, per nji cope buke, shpesh here e pamjaftueshme me qetesue stomakun e uritun te punetorit e te familjes tij. Koha e rreshtave te gjate per qumsht, dhe grushteve para dritares me hekura te furrave shtetnore ka kalue. Sot, siguria personale, prona private e ligjeshme, punesimi, arsimi, sherbimet shendetsore nuk jane privilegje; ata jane te drejta themelore per nji jete njerezore me dinjitet. Duhet ndertue nji shoqeni shqiptare bashkejetese harmonike dhe vlerash e parimesh  te gjithepranueme!

Nji lum gjaku, nji moçal  shnjerezimi, nji mal  vuejtjesh te pameritueme, e nji fryme e thelle hakmarrje akoma ndane atdheun tone, dhe gozhdon ne vend perparimin e frymen e qytetnueme te shoqenise shqiptare.

Duhet shtri dora e pajtimit, duhet kultivue fryma e pendimit per fajin dhe falja e fajit, duhet perqafue bashkepunimi per te miren e perbashket. E kunderta do te sjelle mallkimin e nji popullsie te pafajshme per ju, ….dhe per te gjithe ata qe sot heshtin!

Z. Kryeminister: mos harroni keshillat e gjyshes suej te mençur, ne Shkodren time te qytetnueme, qe i lutej Zotit çdo mbramje ne mshehtesi te imponueme nga frika qeveritare, si te krishtenet e katakombeve romake te Neronit:

” Ji gjithehere vetvetia, edhe sikur te gabojsh, edhe sikur te tjereve mos t’u pelqejne gjerat dhe fjalet tuaja!”

Ji besnik ndaj vetes! Te vjetrit tone, kete cilesi e quejshin “burreni”: kurajo civile e karakter, forca tradicionale e fisit tone arbenor…!

(Shkrimi u dergua nga autori per Diellin) 

———————————————————–

Ph.D. City University of New York(ret.)

ish i burgosun politik (1946-56)

(Shenim: Citatet jane nga libri Kurban)

==================================================================

 

Filed Under: Komente Tagged With: edi Rames, i shkruan, Sami repishti

LIRIA E MEDIAS NË EUROPËN JUG-LINDORE

September 9, 2013 by dgreca

MEDIA  E LIRË SI TMERI I TIRANËVE DHE DASHAMIRËSE E POPULLIT/

Nga Frank Shkreli/
Javën që vjen, Zyra e Përfaqsuesit Organizatës për Siguri dhe Bashkpunim në Europë (OSBE-së), që merret me lirinë e medias, në bashkpunim me zyrën e kësaj organizate në Shqipëri, organizon konferencën e tretë të saj të radhës në Tiranë.
OSBE-ja njofton se Konferenca mbi gjendjen e medias në Europën Jug-Lindore është e treta e radhës e këtij lloji ç’prej vitit 2011, që mbahet për të diskutuar gjendjen e medias në përgjithësi dhe  të lirisë së medias në veçanti në vendet e Europës Jug-lindore, përfshirë  Shqipërinë dhe Kosovën, Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë.  Në njoftimin e konferencës së radhës që do të mbahet me 18 deri më 20 Shtator në kryeqytetin shqiptar, thuhet se gjatë dy viteve të fundit, gjëndja e lirisë së medias në vendet e Europës Jug-Lindore, “jo vetëm që nuk ka bërë asnjë përparim, por në të vërtetë është keqësuar dukshëm.”
Në paralajmërimin e konferencës  së Tiranës mbi lirinë e shtypit në vendet e Europës Jug-Lindore javën që vjen, thuhet se, “raportet nga këjo zonë flasin për përpjekje për të shuar zërat kritikë” në media, dhe vazhdon duke thënë se në këtë rajon, “flitet për raste ku autoritetet përzihen duke futur hundët në punën e gazetarëve, si dhe  nënvijohen rrethana ku miratohet legjislacioni ose raste ku ligjet ndryshohen mbrenda 24 orësh, për të bërë më të vështirë lirinë e të shprehurit dhe lirinë e medias”, duke penguar kështu përparimin që duhet bërë tanimë në këtë fushë.  Zyra e Përfaqsuesit të OSBE-së për Lirinë e Medias, deklaron botërisht se ka ardhur koha se ”diçka duhet bërë” në lidhje me këtë situatë të lirisë së medias, ose mungesës së saj.

Konferenca për Lirinë e Medias në Europën Jug-Lindore, që mbahet çdo vit në një vend të ndryshëm të këtij rajoni, sipas njoftimit, sjellë ekspertë të njohur në këtë fushë, nga rajoni dhe më gjërë, duke krijuar kështu një platformë për dialog mbi sfidat e tanishme, me të cilat përballet liria e medias, si dhe për të biseduar mbi hapat që duhen marrë për përmirësimin e kësaj gjëndjeje.

Sipas njoftimit të OSBE-së, konferenca e Tiranës do të diskutojë  zhvillimet më të rëndësishme me të cilat përballet sot media  si dhe sfidat  e mëdha në fushën e lirisë së medias në vendet e Europës Jug-Lindore, duke përfshirë ndër të tjera, rregulloret, çështjet didgjitale, lirinë e internetit, vet-censurimin nga gazetarët, zbatimin e legjislacionit  mediatik  dhe transparencën në vet radhët e medias.

Në konferencën e parë të OSBE-së mbi Lirinë e Medias në Europën Jug-Lindore, që u mbajt në Sarajevë në tetor, 2011 u miratua Deklarata e titulluar,  “Në Rrugën Drejt Lirisë së Medias”.  Deklarata, ndër të tjera, theksoi se “liria e të shprehurit është një e drejtë themelore e njeriut dhe njëra ndër shtyllat kryesore të qeverisjes së mire dhe e funksionimit të shtetit ligjor”.   Deklarata, “ripohon rëndësinë themelore të lirisë së të shprehurit dhe lirisë së medias – përfshirë  parimet e pavarësisë, pluralizmit dhe shumëllojshmërisë, si mjete jetike në mbrojtje të të gjitha të drejtave të tjera, që janë gurthemeli i demorkacisë dhe zhvillimit shoqëror”.   Deklarata e Sarajevës, e miratuar nga përfaqsues të vendeve të Europës Jug-Lindore tre vjetë më parë, thekson gjithashtu se “vetëm media që është me të vërtetë e pavarur nga pikëpamja politike, redaksionale dhe ekonomike,  mund të luaj rolin kyç që i takon në një shoqëri demokratike.’’   Në deklaratën e miratuar nga të gjithë, thuhet gjithashtu se roli i medias është  që të funksionojë si të thuash  si një kujdestare dhe mbikqyrëse e punëve të qeveritarëve dhe të biznesit dhe të informojë publikun mbi aspektet e rëndësishme të jetës, në mënyrë të drejtë dhe pa marrë anën e asnjerës palë.  Duke pasqyruar gjithashtu pikëpamje të ndryshme, me qëllim që të mundësojë  individët  dhe shoqëritë që të marrin vendimet e tyre, bazuar në informacione të sakëta dhe të paanëshme, kur zgjedhin dhe vlerësojnë punën e qeverive të tyre.

Zbatimi i plotë i këtyre parimeve për lirinë e gjithanëshme të medias në zonën e Evropës Jug-Lindore, nuk ësht askund më i nevojshëm se sa në Shqipëri, Kosovë dhe në trojet tjera shqiptare në Ballkan, ku media është aq e influencuar nga partitë politike dhe interesa të ndryshme ekonomike e të tjera.  Zbatimi i këtyre parimeve për zhvillimin e një medias vërtetë të lire, nuk do të ndodhë për derisa, jo vetëm interesat e ndryshme politike dhe ekonomike – por edhe vetë gazetarët – nuk kuptojnë ose nuk duan të kuptojnë se pa liri të plotë të fjalës dhe të medias, nuk ka as demokraci të vërtetë as zhvillim normal të shoqërisë.

Le të shpresojmë që konferenca e Tiranës të jetë një hap përpara në “Rrugën Drejtë Lirisë së Medias” në trojet shqiptare, dhe të mos jetë vetëm një konferencë e sponsorizuar nga ndërkombëtarët (kësaj radhe nga Holanda) për të biseduar mbi teoritë e lirisë së medias dhe jo mbi zbatimin serioz të standardeve dhe praktikave ndërkombëtare të lirisë së medias,  larg influencave politike e partiake.  Këjo është një sfidë me të cilën përballen  Shqipëria, Kosova , si dhe vendet e tjera të Europës Jug-Lindore, në përpjekjet e tyre për integrim europian, pasi këto janë sfida dhe rregulla të “klubit’’ të përcaktuara, jo vetëm nga OSBE-ja, por edhe nga Bashkimi Europian, për të garantuar pra, pluralizmin dhe lirinë e plotë dhe të pa penguar të medias, si dhe zhvillimin  normal të demokracisë.

Filed Under: Analiza Tagged With: Frank shkreli, Liria e medias, ne Europen Juglindore

U MBLODH PARLAMENTI I RI SHQIPTAR

September 9, 2013 by dgreca

Mbledhja e Parlamentit te ri startoi te Henen e 9 shtatorit nën tingujt e Himnit Kombëtar të Flamurit, ndërsa më pas Namik Dokle nën praninë e 140 deputetëve, ka hapur dhe mbledhjen, si deputeti më i vjetër në moshë pas refuzimit të Kryeministrit të dorëhequr Sali Berisha. Në fjalën e tij ai e vlerësoi seancën e sotme si një nga të vetmet pa bojkot dhe kjo jo aq për meritë të subjekteve politike, sesa prej faktit se populli e tha me votë fjalën e tij, duke përcaktuar qartësisht mazhorancën.

“Më nderin që më ofron mosha dhe përvoja shumëvjecare, kam kënaqësinë të deklaroj të hapur mbledhjen e parë të legjislaturës së VIII- të kuvendit të Shqipërisë. Kolegë mirëserdhët dhe uroj të jenë në lartësinë e votës që na ngarkoi vota e popullit. Kjo legjislaturë është e para që nis pa bojkot. Populli na bëri thirrjen e madhërishme të Nënë Terezës : ….aty ku është urrejtja të sjellë dashuri, ku është ndarja të sjellë bashkim… Uroj të dalim faqebardhë në detyrën fisnike të duetet duke mos harruar që ajo kërkon bashkëpunim dhe mirëkuptim pozitë-opozitë”, u shpreh Dokle.

Drejtuesi i seancës uroi dhe deputetët të cilët ulen për herë të parë në karriget e Kuvendit.

Ndërkohë, gjatë seancës kamerat fokusuan në sallë dhe ish-kryeministrin e vendit Sali Berisha, i cili refuzoi drejtimin e seancës plenare.

Më pas Dokle ka caktuar dhe tre deputetë, ndër deputetët me moshën më të re, për të kryer përkohësisht  detyrën e Sekretarisë së Kuvendit deri në zgjedhjen e Byrosë së Kuvendit.

Në këtë seancë të parë u ngrit edhe Komisioni i Përkohshëm për Verifikimin e Mandateve, i cili, sipas rregullores përbëhet nga 9 deputetë dhe ka dy ditë kohë për të kontrolluar përputhshmërinë me ligjin të mandateve të 140 deputetëve. Ishin kryetarët e grupeve parlamentare, ata që bënë edhe propozimet e anëtarëve, ku kreu i grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruci propozoi Armando Subashin, Ermonela Felajn, Besnik Baren, Vexhi Mucmatën. Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili propozoi deputetin Vangjel Tavo si anëtarin e 5-të të këtij komisioni.

Ndërsa kreu i grupit të PD-së, Edi Paloka propozoi 4 emrat që do të përfaqësojnë opozitën në këtë komision, përkatësisht Voltana Ademi, Oerd Bylykbashi, Arben Ristani dhe Gerti Bogdani. Komisioni ka dy ditë kohë për të kontrolluar përputhshmërinë me ligjin të mandateve të 140 deputetëve.

Pas hartimit të një raporti nga ana e këtij komisioni, pritet që një ditë më pas, pra më 10 shtator, të kryhet betimi i deputetëve, ku Dokle përcaktoi orën 11:00 të ditës së nesërme për mbledhjen e radhës.

Menjëherë pas kësaj, po në bazë të rregullores, pritet që rreth 15 deputetë t’i drejtohen Kuvendit me kërkesën për të zgjedhur kryetarin e tij, që do të jetë Ilir Meta. Procedura vijon më tej, me votim të fshehtë. Me zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit, Dokle do t’i lirojë atij vendin dhe më pas do të jetë ky kryetar që, pasi të mbajë fjalën e rastit, të njoftojë edhe datën dhe orën e mbledhjes së Kuvendit, kur kryeministri do të bëjë publik programin e qeverisë së re.

Në Kuvendin e ri,  aleanca e majtë ka 83 deputetë, ndërsa aleanca e djathtë 57 deputetë.  Ndër 140 deputetët e kësaj legjislature, 55 ulen për herë të parë.

Deklarata para dhe pas seancës parlamentare-

Panariti: Sfida më e afërt, marrja e statusit kandidat

Ministri për Bujqësinë, Zhvillimin Rural dhe Administrimin e Ujërave i emëruar në kabinetin Rama, Edmond Panariti, tha  për Ora News se qeverisja e majtë është në kohë të shpalosë alternativën e saj, ndërsa vlersoi si sfidën më të afërt, marrjen së statusit kandidat në BE.“Kemi një opozitë të vështirë. Kjo jo vetëm për shkak të numrave, por ata që kemi përballë i parashikoj që s’do jenë aq luajalë qoftë me opozitën qoftë me qytetarët. Ne do jemi opozitë luajale, nuk do ta mbështesim opozitën tonë as në shpifje, as në dhunë kur s’kemi argumnta, do jemi bashkëpunues në ato raste që kjo mazhorancë do të mbrojë interesat e qytetarëve dhe jo të tyre. Vërtet Rama do të mund të jetë duke thurur ëndrrra me pushtetin, por shumë shpejt këto mund ti kalojnë në ankthe. Kemi qëllim dhe synim të madh përpara, tu rikthejmë besimin qytetarëve shqiptarë, të rikthejmë edhe njëherë në pushtet PD” tha ai.

Meta: Opozitarë, por vëllezër

“Opozitarë, por vëllezër është tashmë një shprehje  e njohur nw parlament. U uroj mbarëvajte deputeteve dhe legjislaturës së re” tha Meta ndwrsa u pyet nëse do të dëgjonte zërin e opozitës në Parlament.

Arvizu: Festë për shqiptarët, presim angazhim për axhendën europiane

“Është shumë emocionuese që ndodhem këtu sot. Edhe një herë dua të shpreh përgëzimet e mia në emër të SHBA-së për të 140 deputetët e parlamentetit të ri. Nuk e mbaj mend saktësisht, por rreth 40% e tyre janë të rinj; rreth  40% po rikthehen. Po ashtu, jam shumë i kënaqur me numrin e grave që janë zgjedhur deputete dhe të atyre që do shërbejnë në qeveri.  Kjo është një ditë për t’u festuar për të gjithë popullin shqiptar, po përpara ka shumë punë për të bërë. Sytë do ngulen tek Qeveria, por edhe tek zhvillimet këtu në parlament. Presim me kënaqësi angazhimin e deputeteve për axhendën evropiane të vendit dhe përsa i përket SHBA-së, jemi shumë të kënaqur që kemi marrëdhënie shkëlqyera si me mazhorancësn e re dhe me opozitën”deklaroi ambasadori i SHBA-së, Aleksandër Arvizu pas përfundimit të seancës.

Sequi: Parlamenti startoi me integrimin si prioritet

Ndërsa ambasadori i BE, Ettore Sequi e konsideroi këtë ditë “si shumë të rëndësishme për Shqipërinë,  pasi ky parlament dillon me një fryt të qartë e të pastër, me një prioritet të rëndësishëm siç është integriteti në Evropë.”

“Mendoj se janë të njëjtat shpresa që ka gjithkush në Shqipëri. Një parlament që të punojë në mënyrë efikase, që duhet të punojë duke pasur parasysh se perspektiva evropiane e Shqipërisë është dhe duhet të jetë përparësi, një parlament ku dialogu do të mbizotërojë mbi konfrontimet, një parlament ku respekti do të mbizotërojë mbi diskutimet e nxehta dhe, mendoj, një parlament që do të jetë në gjendje të përshpejtojë procesin e integrimit evropian – një përparësi kombëtare. Për këtë na nevojiten të gjithë aktorët politikë. Por unë do të shkoja edhe më tej, e gjithë Shqipëria, e gjithë shoqëria civile, i gjithë opinioni publik, tëgjitha mediat duhet të punojnë së bashku. Mendoj se kjo është një ditë shumë e rëndësishme. Mendoj se të gjithë mund të themi se sot është një ditë historike. Mendoj se është e tillë pasi ky parlament po nis me një përparësi të qartë, që është integrimi i Shqipërisë në Evropë, që shpresojmë të realizohet së shpejti”.

 

Filed Under: Featured Tagged With: i ri shqiptar, U mblodh Parlamenti

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 37
  • 38
  • 39
  • 40
  • 41
  • …
  • 62
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT