• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for September 2013

Kryeministri Berisha priti Mbretëreshën e Botës në Xhudo

September 4, 2013 by dgreca

Kryeministri në detyrë Sali Berisha priti sot sportisten më përfaqësuese të botës sportive, jo vetëm shqiptare, simbolin sportiv të kombit Shqiptar, fitusen e Medaljes së Artë në Botërorin e Brazilit, Majlinda Kelemendi. Një vlerësim dinjitoz për këtë ambasadore të Kombit Shqiptar, që duke sfiduar politkën botërore, me aktin e saj, e ngriti Flamurin e Kosovës në Brazilin, shtet që ende nuk e njeh shtetin e Kosovës, por që u detyruar që ta respektojë sportisten e famshme të Xhudos dhe Flamurin që ajo lartësoi.

Në faqen e tij të Facebook-ut, kryeministri Berisha shkruan: Te dashur miq, sot prita Majlinda Kelmendin, mbretereshen e botes ne xhudo dhe trajnierin e saj te shquar Driton Kuka. Fill pas Kosoves, Majlinda erdhi ne Shqiperi per te ndare edhe ketu me bashkombasit e saj krenarine dhe lavdine e kurores se kampiones se botes ne xhudo qe mori ne Brazil.
E falenderova dhe e urova Mbretereshen shqiptare te xhudos ne bote per suksesin e jashtezakonshem me te cilin ka bere krenar çdo shqiptar dhe i dhurova medalionin ne te cilin eshte e gdhendur Deklarata e Pavaresise se Shqiperise me firmat e themelueseve te saj! sb

Filed Under: Kronike Tagged With: Berisha, Majlinda Kelmendin, pret

20 Th. anniversar​y for AAWO, deadline for ads is September 15

September 4, 2013 by dgreca

For payments for a journal,or just a donation,you can visit our website,AAWOMQ.org,and find address and a safe donate link via PayPal. All donations are TAX  deductible

Dear Friend and supporters.

This year we are celebrating our 20 Th anniversary,and like to invite you to celebrate with us. For tickets,please see the link below.

If you  would  like to be a Sponsor,please find fees for the sponsorship and ads for our Journal

Platinum sponsorship $ 2000, which includes a table of ten

Gold sponsorship        $1500, which includes five tickets

Silver sponsorship       $1000, which includes two tickets

Full page ad is $100 ,front and back cover pages $500 each.

Please feel free to send this to your friends.

We appreciate your support,and hope to hear from you via e mail

Hope that the information below,will answer all your questions

Warm  regards and hope for a sponsorship.We made it and are serving the community for 20 years. We count on your support.

Dr Anna Kohen president, AAWO

The link to purchase tickets:http://aawomq.org/content/aawo-motrat-qiriazi-20th-anniversary-gala-get-your-tickets-here

Filed Under: Featured Tagged With: 20 Th anniversary for AAWO, Anna Kohen, deadline for ads, is September 15

Një letër për Kryeministrin e ardhshëm

September 4, 2013 by dgreca

I nderuar zoti kryeministër i ardhshm i Shqipërisë/

NGA RESHAT KRIPA/

Unë që po ju shkruaj jam një ish i përndjekur nga regjini komunist. Nuk e di nëse e keni dëgjuar emrin tim por po ju them se jam një ish i burgosur politikë nga ky regjim, sot Kryetar i Shoqtaës Antikomuniste të të Përndjekrve Politikë Demokratë të Tiranës, një shoqatë që në gjirin e saj përmbledh 37 degë nga të gjitha rrethet e vendit dhe që është, e vetmja shoqatë e të përndjekurve politikë të Shqipërisë, anëtare e Shoqatës Ndërkombëtare të të Burgosurve Politikë dhe Viktimave të Komunizmit, me qendeër në Berlin, qysh në vitin 1995.

Për arsyet e renditura më sipër ju drejtohem juve, si kryeministër i  ardhshëm e vendit, për problemet që shqetësojnë ish-të përndjekurit politikë. Kemi ndjekur me vëmendje deklaratat tuaja gjatë fushatës eklektorale për zgjedhjet e fundit, ku ju dolët fitimtar në mënyrë të padiskutueshme. Jemi njohur edhe me grupin, e organizuar prej jush, për zgjidhjen e problemeve që lidhen me këtë shtresë. Një gjë e tillë nuk ka se si të mos na gëzojë se, më në fund, çështjet që i përkasin kësaj shtrese, do të gjejnë zgjidhjen e duhur.. Që një forcë politike, siç është kjo e juaja, që garanton zgjidhjen e problemeve të të përndjekurve politkë, nuk ka se si të mos na entusiazmojë. Ndaj  ju drejtohem me këtë letër për të paraqitur mendimet tona, që deri tani nuk janë zgjidhur, dhe për të pritur që ato të zgjidhjen në vitet e qeverisjes tuaj.

Në plan të parë të këtyre çështjeve do të vija kërkimin e ndjesës ndaj kësaj shtrese për krimet e kryera nga regjimi komunist. Deri më sot askush nuk e ka bërë një gjë të tillë. Unë mendoj se më shumë se kujtdo një gjë e tillë ju takon juve si kryetar i asaj partie që, brenda njëzetekatër orëve, u shndërrua nga Partia e Punës në Parti Socialiste. Një gjë të tillë e kanë bërë edhe shumë personalitete të larta të botës mbarë. E ka bërë Papa i Romës për të kërkuar falje për krimet e kryera nga kisha në vitet e mesjetës. E ka bërë edhe kancelarja Merkel për të kërkuar falje për krimet e kryera nga regjimi nazist. A nuk do të ishte morale, madje do të ishte në nderin tuaj, sikur të kërkonit falje publike për krimet e kryera nga regjimi komunist?

Përveç klësaj ju duhet t’u kërkonit faslje të përndjekurve politikë edhe për faktin se ishit pikërisht ju, ose vartësit tuaj, që i urdhëruat deputetët  të dilnin nga salla e Kuvendit të Shqipërisë kur diskutoheshin ligje të tillë, ndoshta edhe jo të plota, për të përndjekurit politikë. Këtu do të rreshtoja Rezolutën e Kuvendit të Shqipërisë për dënimin e krimeve të komunizmit, Ligjin për dëmshpërblimin financiar të tyre dhe amendamentin e këtij ligji për të pushkatuarit politikë pa gjyq. Madje, lidhur me kjëtë, një nga deputetët tuaj, Pandeli Majko, i quajti ata “Plehra”. Do të doja t’u pyesja: Cilët ishin plehra, i nderuar zoti kryeministër i ardhshëm? Mos vallë të dërguarit e batalionit 4000 të NATOS që përgatireshin për të rrëzuar regjimin komunist në Shqipëri?

Por ju keni edhe një ndjesë tjetër, familjare, për të drejtuar. Ati juaj ka nënshkruar dënimin me varje në litar të poetit Havzi Nela në vitin 1998, në kohën kur regjimi komunist kishte marrë tatëpjetën.. Unë jam i bindur se një gjë të tillë ai e ka bërë se nuk kishte rrugë tjetër, në të kundërt, do të ishte një katastrofë për atë dhe familjen e tij. Në këtë veprim monstruoz,, ati juaj nuk ishte i vetëm. Me të ishin edhe të tjerë që e nënshkruan atë vendim të turpshëm. Me këtë rast unë nuk dua t’ iu drejtohem vetëm juve, por të gjithë trashëgimtarëve të atyre që nënshkruan atë akt, kërkoni falje familjarëve të poetit për veprimin e prindërve tuaj! Kërkoni falje se do ta ndjeni veten më të çliruar nga brenga e një krimi të kryer nga prindërit tuaj. Kjo është thirrja ime.

Kjo është thirrja ime për kërkimin e ndjesës. Por le të kthehemi në lërkesat e të përndjekurve politkë dhe premtimet e bëra nga ju për këto çështje.Dua të cilësoj se mua nuk më intereson se cili grupim politik,i fitoi zgjedhjet. Si përfaqësues i një shoqate të përndjekurish politikë mua më intereson se cila forcë politke do t’i realizojë më shpejt të drejtat që i takojnë kësaj shtrese..Në rast se do të jeni ju, i nderuar kryeministër i ardhshëm, kjo do të ishte një përmbysje e mentalitetit që ka ekzistuar deri  më sot se vetëm e djathta mund të jetë e aftë të zgjidhë çështjet e të përndjekurve politkë. Ne jemi në pritje. Do të presim dhe do të shohim.

Tani le të kthehemi në çështjet konkrete. Ju keni premtuar se porsa të vini në pushtet do të miratoni një projekt-ligj sipas të cilit të përndjekurit potik meshkuj mbi 75 vjeç dhe femra mbi 70 vjeç do të dëmshpërblehen në mënyrë të menjëherëshme. Keni premtuar se masa e dëmshpërblimit financiar do të rritet deri në 25 euro për një ditë burgu. Keni premtuar se dëmshpërblimi financiar do të përfundojë brenda një afati prej dy vjetësh. Nuk e di, dhe pres një përgjigje prej jush, a do të jeni në gjendje ta mbani një premtim të tillë? Këtë dyshim e shpreh pasi shoh se, në këto ditë pas zgjedhjeve, asnjë zë nuk ndihet për këto probleme, Madje as zëri i atyre të përndjekurve që ju i mblodhët pas vetes tuaj dhe që morën përsipër hartimin e një programi të partisë tuaj për këtë shtresë. Cili është shkaku? Nuk dua të paragjykoj, por nuk ka se si të mos mendoj se ata janë bërë vegla qore të një mashtrimi. Sidoqoftë koha do të tregojë se kam të drejtë apo jo, e thashë, unë nuk dua të paragjykoj. Të njëqind ditët kalojnë shpejt, madje edhe të treqind ditët e para. Do të presim dhe do të shohim.

Por tani le të ndalemi edhe në disa çështje të tjera që i interesojnë kësaj shtrese. Ne jemi për përmbysjen njëherë e përgjithmonë të mentalitetit komunist nga jeta e shoqërisë shqiptare. Por si mund të arrihet kjo? Në asnjë mënyrë me ricklimin e figurave të regjimit komunist në sistemin kapitalist të sotëm. Unë konstatoj, me keqardhje, se ju nuk keni mundur të shkëputeni nga këto figura të perënduara, këto figura që stonojnë me Shqipërinë që pretendon të ndërtojë një shtet demokratik, Më lejoni t’ju sjell një shembull në këtë drejtim.

Në shtypin e përditshëm lexoj se keni emnëruar si këshilltar tuajin zotin Shkëlzem Maliqi. Cili është ai? Unë nuk e njoh por lexoj. Sot rrugët e internetit janë të pakufishme. Lexoj një letër që ju ka drejtuar zoti Fazli Maloku, një personalitet i shquar i Kosovës: mbi figurën e atit të Shkëlzen Maliqit:

 

Mehmet Maliqi-Cikuli, ishte njëri ndër kuadrat ma të besueshme të regjimit titist, duke vepruar në organet më të besueshme represive shtetërore jugosllave siç ishin OZN-a dhe SUP-i bile në vitet e tetëdhjeta ishte Sekretar Krehinor i Punëve të Brendshme, i njohur për krimet që ka kryer kundër shqiptarëve, sikur është rasti i pushkatimit të intelektualit të njohur shqiptar, Ibrahim Lutfiut, pastaj vënja e pritave dhe likuidimi i Atdhetarëve të shquar: Hasan Remniku, Emrush Miftari, Rifat Berisha e shumë të tjerë, militantë për çlirim dhe bashkim kombëtar!

 

          Ndërsa më poshtë zoti Maloku vazhdon:

 

Askush sot nuk e akuzon Shkelzen Maliqin për  bëmat e babait të tij kriminel, por si nuk i shkoi mendja njëherë që publikisht t’iu kërkoi falje apo edhe të distancohet nga veprimet antishqiptare, për ato krime të ndyra ndaj qindra familjeve shqiptare, pjesëtarët e të cilave i ka likuiduar me gjyq e pa gjyq, dënuar, rrahur e maltrajtuar-gjymtuar për tërë jetën mijëra djem e vajza shqiptare, pjesën më vitale të kombit ku me urdhërin e këtij krimineli, udbashët serbë e shqiptarë vërsuleshin si hijena mbi trupin e njomë të rinisë shqiptare.

 

          Nuk e di nëse ju jeni në dijeni të këtyre të dhënave. Por unë, për fat të keq, vë re se në kabinetin tuaj të ardhshëm janë edhe disa individë të tjerë, pinjollë të ish regjhimit të kaluar. Përmend këtu kandidatin për Ministër të Jashtëm. Vallë nuk mundët të gjeni në rradhët e socialistëve shqiptarë element të tjerë që nuk ishin përzierë me regjimin e përmbysur? Unë mendoj se ka plot të tillë dhe pikërisht këta duhet të kishit zgjedhur ju.

Një kërkesë tjetër e jona, që ndoshta duhej ta kisha vënë në krye të çështjeve, është gjetja dhe rivarrosja e eshtrave të të rënëve në luftën kundër sundimit komunist. Ata nuk janë pak. Janë mbi 4500 persona të humbur, pa një varr ku të afërmit të derdhin dy pika lot apo të vendosin një tufë lule. Është detyra juaj ta zgjidhni këtë çështje. Regjimi totalitar i Enver Hoxhës i mblodhi eshtrat e të rënëve dhe u dha një varr ashtu siç e meritonin. Po shteti demokratik a mos vallë nuk duhet të mendojë për martirët e lirisë dhe t’u krijojë strehën e përjetëshme? Kjo pyetje kërkon përgjigje.

Kemi edhe shumë çështje të tjera. A do të rishikohet historia e Shqipërisë apo do të vazhdohet me frymën e vjetër komuniste? A do të rishikohen tekstet e shkollave apo ende do të vazhdojnë të helmohen nxënësit tanë me propagandën koimuniste? A do të dënohet diktatatori Enver Hoxha si ideatori, frymëzuesi, drejtuesi dhe ekzekutuesi i sistemit më të egër diktatorial komunist në Europën Lindore? A do të ngrihet memoriali në kujtim të viktimave të komunizmit për të cilin ka vite që është marrë një vendim i Kuvendit të Shqipërisë? A do të ngrihen muzetë e persekutimit nëpër burgjet dhe kampet më të tmerrshme të shtypjes? Të gjitha këto pyetje kërkojnë përgjigje.

Këto janë kërkesat tona, i nderua kryeministër i ardhshëm. Do të realizohen apo jo? Për shumicën e tyre ju keni premtuar. Ne jemi në pritje të realizimit të tyre. Koha do ta vërtetojë një gjë të tillë. Njëqind apo treqind ditët kalojnë shpejt. Ne jemi në pritje.

 

Filed Under: Komente Tagged With: Leter Kryeministrit, reshat kripa, te radhshem te Shqiperise

“DAMKOSJA E ENGJËJVE”, MODEL I ARKITEKTURËS LETRARE

September 4, 2013 by dgreca

Shkruan: Vjollca Tiku Pasku/

Romani ”DAMKOSJA E ENGJËJVE”, një model i arkitekturës letrare, gdhendur mjeshtërisht nga gjëmimet, dhimbjet , vuajtjet, me shkreptimat e penës së shkrimtarit Vullnet Mato. Kur Heminguejin e pyetën: Cila është përgatitja më e mirë për një shkrimtar? Ai u përgjigj: “Një fëmijëri fatkeqe.” E tillë ishte fëmijëria edhe për autorin, përfaqësuar këtu me personazhin Besniku. Që në moshë të njomë, sistemi diktatorial i burgos babanë mësues, për një ëndërr të pafajshme që u kishte treguar kolegëve të tij. Më pas sistemi i mohon familjes bukën e gojës nëpërmjet heqjes së triskave. Damka e zezë u ishte ngjitur në shpinë si “pjellë e reaksionarit”, kur njomëzakët ishin vetëm engjëj pa krahë dhe përndjekja diabolike, do bëhej stampë mbi vështrimet e tyre… Fëmijëria, mosha më e pastër dhe më e pafajshme u kalit në farkën e vuajtjes. Shpirti i njomë i heroit lirik të romanit, kishte një central përbrenda, që duke u rritur, do të gjeneronte dritë poezish dhe romanesh. Por çdo përpjekje për tu ngjitur në jetë, nëpërmjet shkollimit, ishte si ti afroheshe llavës së zjarrtë që shpërthente nga gjuha e marjonetave moniste. Damka e zezë ishte një hendek, ku dëshirat dhe pasionet e tij veniteshin herë pas here. Por sa më shumë vuajtje dhe pengesa t’i vinin këtij njomëzaku, aq më shumë nxitnin dritëzat e intelektit që i ngazëllenin shpirtin, për t’i kapërcyer ato. Me shpresë të siguronte një punë aq të nevojshme për jetesën, bashkohet me avanguardën e“Aksioneve vullnetare” të tipit monist që kishin në qendër shfrytëzimin e krahut të punës pa pagesë. Por ai sistem i kuq, fermentonte për të, vetëm varfëri deri në qelizat më të imta të trupit. Periudha e dashurisë i dha një kuptim të ri jetës së tij. Ishte 17 vjeç kur ndjeu regëtimën e parë të magjepsjes së ndjenjës. Çaste dhe orë që pulsojnë ndjenja pa reshtur, të cilat ndrydhen në mbështjellësen e zemrës. Sytë, buzëqeshja shpirti, reflektonin vetëtimat më të bukura të jetës. Pengesat bëheshin male, që i sheshonte vetëm hajmalia e dashurisë. Dashuria e dy të rinjve bashkohej në tingujt e një kambane të vetme. Ajo ishte si një eliksir që përmbante esencën e pranverës në vuajtjet e vazhdueshme, qe i krijonin gjuhët e errëta të rendit në fuqi. Teksa rendja e dy jetëve drejtohet përfundimisht nga çelësi i qiellit që flakëronte zemrat tyre, duke i kurorëzuar me lindjen e fëmijës së parë, Mondës së vogël.Ajo hyri në jetën e tensionuar nga zakonet dhe lufta klasore, si paqja errjedhshme e kroit , ku i mblodhi të gjitha zemrat e alfabetit të urrejtjes, nëalfabetin e dashurisë. Ajo ndriçoi si një margaritar i bardhë në pyllin e gjelbëruar. Më pas do të priste edhe vëllezërit e saj. Nëna është një nga njerëzit më të dashur për zemrën e Besnikut dhe ngrihet në piedestal prej tij ,sepse pikërisht aty e ka vendin. Rezidenca e zemrës së saj është e mbushur me dashuri dhe mirësi. Shpirti i saj, kur thyhej prej varfërisë, shtronte në sofër bukë me ëmbëlsi nëne. Një shpirt i bekuar me zambakun e mirësisë dhe durimit.Gjithmonë ndrydhte brenda saj varfërinë, me lot të fshehura prej dritës së hënës dhe diellit. Duart e nënës provuan punët më rënda, për ti rritur me nder të shtatë zogjtë e saj, ashtu si u rritën në të vërtetë, ku në dejet e secilit prej bijve, spikasnin talente të lindura. Jeta e saj prej vuajtjeve e mundimeve nuk e pa të qeshurën e pranverës, ashtu si një jetë që duhet të kalojë nëpër ciklet e stinëve, por vetëm për epërsinë e dimrit. Nuk pranoi kurrë të ndahej nga bashkëshorti i saj i dashur për shkak të politikës, dhe i qëndroi besnike deri në fund të jetës. Poezitë që personazhi i ka kushtuar nënës, janë si yjet që qëndrojnë pranë hënës. Ikja e saj e para kohe nga kjo botë, është borxhi qëi ka sistemi i kaluar kësaj nëne të mrekullueshme. Autori e rënkoi këtë ikje metë gjitha gjethet e kësaj toke. Heroi vazhdon përpjekjet për të rrezatuar gjithë dritën e krijimtarisë letrare. Me shpirtin prej divi, ai kapërcen pengesa humnerash, ku ka ditur të ngrihet duke dhënë libra me poezi dhe romanetë fuqishme. Ky shkëlqim i veprave letrare, bën që itenerari i rrugës së tij të punojë në detyrën, si redaktor i revistës “Ylli” në Tiranë. Por me pas ndodh rrokullisja për shkak të “biografisë”duke përfunduar si disenjator, përsëri andej nga kishte ardhur. Megjithatë, përpjekjet e tij për të thithur etjen e plotë të arsimimit, u kurorëzuan shkëlqyeshëm në fakultetin e gjuhë-letërsisë, ku dha shembullin e një njeriu, i cili, veç talentit mbizotëronte edhe pasioni drejtë lartësimit të dritës së diturisë. Ndonëse venat e tij kullonin talent, binomi ngritje- ulje e ndjek pas kurdoherë. Me shumë vështirësi botohet romani “Ujësinor”me një tirazh 15 mijë kopje. Një cikël poezish recitohen në televizion, më pas si një rrufe në qiell të kaltër, shkrep cerknaja e shkrimit në gazetën partiake: “ Përse duhet të recitohen poezitë e këtij autori, kur dihet cili është ai nga përbërja politike”. Kjo errësoi përsëri rrethin e qiellit me njollën e zezë të damkës. Më pas teksti i autorit,në këngën e kompozuar nga Agim Krajka ”Të kërkoj” nuk përmendej më me emrin etij. E gjithë rruga e jetës së tij përshkohet nga dritë-hijet e sistemit monist, ku montoheshin pengesat e ngritura nga marjonetat injorante. Jeta është përshkuar si me kamera, ku projektimi i dritës së talentit dhe inteligjencës që ishte në genet e tij, bëri të mundur jo vetëm mbijetesën , por edhe shkëlqimine pandërprerë si diamanti në llumrat e egra të farsave komuniste. Duelet ishin të përhershme me njerëzit e Partisë , me figura pa ngritje kulturore, pa intelektin e zhvilluar, pa arsimimin e duhur , me një aftësi të kufizuar, vetëm për t’i shërbyer kastës moniste. Bota e dhimbjes dhe terrorit psikologjik mbaroi me ndërrimin e sistemeve. Miti gjigant u përmbys. Damka e zezë u shkri si stërkalat e baltës nga shiu i kulluar i qiellit dhe dielli i frymëmarrjes së lirë, filloi të mbushte alveolat e mushkërive të panginjurara për vite me radhë. Dua ta mbyll këtë shkrim me fjalët e autorit: “Gjithësekush i modeluarnga Krijuesi i madh për të njëjtin qëllim, duhet t’i jepet një shans për të jetuar si njeri mes njerëzve. Nuk ka tokë të cilën duhet ta zotërojnë disa, dhe nuk ka qiell të cilin duhet ta fitojnë vetëm disa. ” Damkosja e Engjëjve ështënjë model i arkitekturës letrare, gdhendur mjeshtërisht nga gjëmimet, dhimbjet, vuajtjet, me shkrepëtimat e penës së shkrimtarit Vullnet Mato.

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Damkosja e Engjejve, i arkitektures letrare, modeli, Vjollca Tiku Pasku

Dervish Cara i harruar nga vetë shqiptarët

September 4, 2013 by dgreca

Shkruan: Fahri Xharra/

Segregacioni kombëtar dhe gjuhësor në Maqedoninë është shumë ndjellakeq; është për t`ardhur keq që një pushtet i një shteti që mbahet në këmbët prej qelqi nuk e don që të vërtetn e së vërtetës  ta sheh me sy të kthjellët. Ka raste kur syri vuan nga shkurtpamësia ,atëherë vehen syzat pasi që na është caktuar dioptria. Shkurtëpamësia politike rrjedhë dhe si e tillë është ose  nga mosdija ose qëllimet që prekin shumë largë por pa një përllogaritje të saktë për atë “largëpamësi”. Është për t`ardhur keq që në një shtet ku shqiptarët janë   ata që janë  ,qofshin musliman apo ortodoks që janë , e bëjnë një numër aq të madh sa që më të gjitha mjetet e mundshme mundohet të mëshifet; bëhët një segregacion kombëtar dhe gjuhësor ndaj tyre.

-“ Nuk ka nevojë  që Ueb faqja e MPBM të jetë edhe në gjuhën shqipe”,pat deklaruar ministrja e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Gordana Jankullovska në pyetjen që iu është bër, “sepse ajo faqe është vetëm në gjuhën maqedonase. Informatat që janë në këtë faqe interneti, sipas saj, janë të mjaftueshme dhe “janë të kuptueshme për të gjithë qytetarët e vendit”. Bukur shumë!

“Familja e Musli Ahmedovit u largua javën  e kaluar  nga Velesi duke u vendosur në Shkup, pas shumë presioneve që ajo të braktisë shtëpinë e tyre , dhe të largohet nga ky qytet, ku shqiptarët siç thuhet janë të padëshirueshëm” – E keni dëgjuar kët lajm? Sigurisht që po. E pamundur që të mos t`a kishe dëgjuar. Dhe…?

Historikisht është e vërtetuar që shtetet nuk shkatërrohen mbrenda natës. Farët e shkatërrimit të tyre janë të mbjellura thellë në institucionet shtetërore. Pellazgët paskan pas thonë që një e mirë e arrijtur pa mund , ndodhë që të shkakton të vjellura  që s`kan të ndalur. Mirëpo ,për këtë më vonë.

Keni dëgjuar për Dervish Carën? Nëse jo , do t` iu tregoj.

Dervish Cara kishte lindur në Palçishte, Tetovë ( Kalkandelen, në kohën e turkut). Ishte një djalë shumë i qetë ,prej familjës së madhe të Carajve  të Maleve të Sharrit. Ai ishte organizatori i Kryengritjes Shqiptare të viteve 1843 dhe 1844.

Si zakonisht,Instituti Maqedonas i Historisë në Shkup i mohon faktet dhe të vërtetën historike , e duke  e  klasifikuar e këtë hero si” një shërbëtor të turqëve dhe që e paska pas qenë thjeshtë një organizator i një kryengritjeje kundër rekrutimit të muslimanëve në ushtrinë osmane” . Asgjë më tepër! Asgjë më tepër!

Por përmendja e historisë së Dervish Carës ,sipas atij Instituti në Shkup s`qenka gjë tjetër vetëm se një” keqpërdorim nacional-romantik i historisë për qëllime poltike”.(? ) . Sa largë që jeni prej së vërtetës historike! Mosni ashtu, se bile  edhe : Aleksandar Markovski në vitin 1985  e ka shkruar  një libër me titull ‘Kryengritja e Dervish Carës’, ku e shpjegon qartë se kryengritësit shqiptarë e kanë çliruar Shkupin dhe  me te ka dalë kërkesa e parë gjatë rilindjes shqiptare për Autonominë e Shqipërisë.

Dervish Cara ka qenë një ndër kryengritësit më kryesorë të kryengritjes antiosmane. Mijëra luftëtare te udhëhequr nga Dervish Cara çliruan Prishtinën, Shkupin, Tetovën, etj., ku i  ngritën  edhe organet vetqeveritare të pushtetit.

Në vitet e përmendura ,neve nuk na linin të shkruanim , e as që të merrnim shënime për vetën tonë,; se ,juve sllavëve maqedonas … ju as që ishit! Interesant në at kohë Serbisë i lejohej një autonomi ; dhe ata i kishin edhe gazetat e tyre. “Serbske novine” (Gazeta serbe) e 17 majit të vitit 1844, në tekstin me titullin “Arnautlija” (Shqipëtari) shkruan se në Shkup kanë qëndruar mbi 20 mijë kryengritës dhe kanë luftuar kundër forcave osmane, të cilët kanë qenë të udhëhequr nga Dervish Cara.” E shifni !gjërat ,që ne nuk kemi guxuar t`i përmendim ,janë shkruar në kohë reale mu prej atyre që më vonë as që na lejonin t`i përshkruajmë dhe t`i qesim në “duvakin “ e përpjekjeve tona për pavarësi.

Por, e vërteta është një lloj ujë i nxehtë që del nga toka, i cili shkrin dëborërat dhe akujt që ka përqark, i bën për vete dhe shtohet duke shkuar dhe sado që mund të ngrijë duke u ftohur ajri, pa kaluar shumë kohë prapë bëhet siç ka qenë (ujë i rrjedhshëm) – ka thënë Sami Frashëri.

E njihni Tanzimatin,sepse është i njohur; dhe reformat e Tanzimatit shkaktuan  burgosjen dhe likuidimin e Pashave  shqipfolës  : Abdurrahman Pashëne e Kalkandelenit (Tetovës) dhe dy vëllezërit e tij  ,Hivzi -Pashën e Yskybit (Shkupit) dhe Hysen Pashën e Kjustendilit ( sot qytet në Bulgari) . Po ,po shqipfolës në shërbim të Sulltanit dhe të xhepave të tyre… Por edhe ashtu si ç`ishin ,ishin të pa dëshiruar për kreun shtetëror të osmanëve.

“ Dervish Cara e filloi kryengritjen e tij dhe kryengritësit e tij e morrën Gostivarin dhe menjë herë në muajin Nëntor iu drejtuan Tetovës (Kalkandelenit), një luftë që zgjati tri javë. Tetova u bë qendër e kryengritësve. Jemi ne Janarin e vitit 1844.  I përforcuar në Gostivar dhe Tetovë ,pergatitej për Dibren, Prizrenin ,Prishtinën dhe Vranjen, por qëllimi i tij ishte Shkupi ,sepse e dinte që edhe aty i kishte përkrahësit. Në Shkurtin e të njejtit vit 1844 u muarr Shkupi , dhe u formua Këshilli i Lartë ,të cilin e udhëhoqi Dervish Cara, që ishte Trupi Suprem Organizativ i territoreve të çliruara.

Pra, Dervish Cara e çliroi Shkupin.

Rruga e tij prej çlirimtari s`kishte të ndalur: Pas Kumanovës u çlirua Presheva , Bujanovci , Vranja dhe Leskofça ( Leskovac). Kryengritja i përfishinte një nga një tokat shqiptare; Peja , Gjakova, Prizreni dhe Shkodra. Kryengritja dhe çlirimi në pranverëne vitit të përmendur 1844  e përfishinte Ohrin me Manastir në Jug,Shkodrën në Perëndim, Kosovën Veriore në Veri dhe Kumanovën në Lindje.

Nuk ishte thjesht ,vetëm Shkupi. Ata i kërkuan edhe Pashas së Janinës që Sanxhaku i tij t`i bashkangjitej vëllezërve të tyre në luftën kundër Otomanëve… dhe qëllimi i kjartë si loti :Automomia e Shqipërisë .Në vitin 1830 ,Serbisë iu dha autonomia .

Por, me shqiptarët veprohej ndryshe.

Ushtria e Guvernatorit të Libanit , me 30 000 burra,u nisë drejt Manastirit, me artilerinë më të rëndë të kohës.  Shatatori i 1844-es ishte fundi i Autonomisë së Shqipërisë dhe i Dervish Carës … Dervish Cara u denua vet i njëzeteteti  më dënimin më të rëndë ,me vdekje. Pra nuk ishte në pyetje vetëm Shkupi.

 

Pse për  shqiptarët veprohej ndryshe?

 

Gjyshi i Karagjorgje Petroviqit, udhëheqësit të Kryengritjes së parë serbe, ka qenë Shqiptar dhe se ai është quajtur Gjin Marash Këlmendi, thuhet në librin “Karagjorgjeviqët- historia e mëshefur” Autorët e librit janë Milorad Boshnjak dhe Slobodan Obrenoviqi e edhe Letrari dhe kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Duklës, Jevrem Bërkoviqi e vërteton të njëjtën për përkatësinë shqiptare të Karagjorgjeviqëve . Por ,përkundër saj që ishin shqiptarë ata ngritën krye për Serbinë. Dhe normalisht disa gjëra edhe në Perandorinë e madhe Otomane shikoheshin jo në mënyrë të njejtë; dy njësi të ndryshme vlerësimi për ne  (e edhe për  ju Sllavët e Maqedonisë) dhe për Serbët. Por sidoqoft  edhe pse shqiptarët i udhohoqën Kryengritjet e para të quajtura Serbe ,ato  e fituan Autonominë e Serbisë. Pra shqiptarët luftuan për Serbi.  Kurse në rastin e Dervish Carës u vërsul e tërë Perandoria kundër tij  sepse kërkesat e tij nuk ishin të njeta me ato të nipit të Marash Kelmendit.

Juve sllavëve të Maqedonisë Titoja iu mësoi keq të kaluarën e juaj; por edhe me ne veproi në të njejtën mënyrë.  Pse po e them këte? Ju kujtohet Republika e Krushevës , Kryengritja e Ilindenit ? Pito Guli me shokë? Pra viti 1903.  Edhe keta ishin shqiptarë;por edhe këta turku nuk i deshti,dhe i shkatërroi. E mjera Perandori ! mendonte se do të jetë përjetësisht në këto toka.

Vorbulla e historisë sonë gjithëshqipatre, ishte marramendëse. Askush nuk mendonte se nga ato përplasje centripetale drejt vrimës së zezë, do të shpëtonim. Furtunat nga ato më të fuqishmet u munduan të na zhbënin, dhe të na hidhnin në vrimën e moskthimit, duke na mohuar të kaluarën tonë, duke na çrrënjosur nga trungu ynë mijëravjeçar. Tjetërsimin tonë e kishin në përparësi; kush duke na shlyer dhe humbur historinë e kush duke na tjetërsuar në kombe të tjera me qëllim të caktuar që të harrojmë vehtën tonë  dhe një ditë të na vjen turp me atë se çka ishim.

“Mbretëria serbe, nga viti 1913 deri në vitin 1941 ushtroi politikë tepër barbare ndaj popullsisë shqiptare, të besimit fetar mysliman, ortodoks dhe katolik, por edhe ndaj popullsisë maqedonase. Bile, maqedonasit as që i njihte për popull, kurse shqiptarët myslimanë mundohej t’i tjetërsonte në turq. Por ama, përqendrimin fillestar asimilues pushtuesi serb e koncentroi ndaj popullatës shqiptare me besim ortodoks, duke e shpërdoruar për këtë politikë asimiluese edhe kishën nacionaliste serbe dhe besimin e tyre, prandaj shqiptarët ortodoks i pat “konvertuar” zyrtarisht në serbë.”

E kisha dikur një shok të mirë nga Maqedonia; Mitevski i thonin të ndjerit. Ai më spjegonte se mbiemri i tij ndërronte sipas kohës , herë Mitiq , herë Mitov e në kohën kur ne njiheshim: Mitevski.

Filed Under: Histori Tagged With: clirusi i Shkupit, Dervish Cara, Fahri Xharra

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 50
  • 51
  • 52
  • 53
  • 54
  • …
  • 62
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT