• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for December 2013

Shpirti nuk mund të ngrijë

December 19, 2013 by dgreca

Prozë poetike nga Vjollca Tiku Pasku/

Kur qëllon me kamshikun e ftohtë të padrejtësisë, fjalët vrasëse krijojnë akull masiv nga tufani i zemërimit.Një botë me ngjyrë acari.Stuhia pushton  ngrohtësinë e diellt.Bora e ftohtë e mendimeve bie si  zambak të prerë. Alfabeti i trishtimit rreshton vargjet e lotëve. Kripa e bardhë mbush poret e faqeve e ngrin duke vijëzuar dhimbjen.Figurat e pikëlluara në faqe, thekojnë pejsazhet e ngrira, si  me shkopin magjik të shtrigës.Stalaktitet e mprehta bien në shtamën e shpirtit duke e thyer në copa të vogla. Turnet e pagjumësisë ndërrojnë njëra- tjetrën.Brenga dhe dëshpërimi,dhuruesit e thëllimit asfiksojnë pemën e mushkërisë me mjegull të errët.Frymëmarrja vështirësohet në ritet e ajrimit.Sytë vështrojnë pejsazhin e zbrazët…Mola ngrirëse buzëqesh djallëzisht për fitoren…Zbrazëtira, drita e akullt është vrasëse.
Kambana e ringjalljes ekzorkizon të ftohtin dhe plasarit akullin.Shpirti nuk mund të ngrijë, nuk mund të muroset.Krahët e tij janë petale trëndafilash që nuk fishken kurrë.Fluturashkat e ëndrrave janë si  yjet, nuk shuhen në pafundësinë e qiellit.Lulja e mëngjesit  lajmëron agun e bardhë.Rrezja shplekset prej diellit të ngurosur dhe përthithet me dëshirë nga shpirti..Frymarrja lirohet.Ndjenjat e ngrohta terin shpirtin e lagur nga ftohtësia.Ngjyrat e shpresës shkrijnë copëzat e ngrira dhe dielli reflektohet në rrëkezat e ujta të cilat avullojnë duke ngritur tullumbace të ylberta në lartësi. Shpirti pastron brushinë e ftohtë nga kallëpi i vuajtes,dhe fluturon në vizionet e pranverës së qiellit.Mbulesa e sedeftë krijon  përbërje të flladit të gjelbërt me zëra bilbilash. .Jeta  fillon të kalojë kudhrën e sprovave,për të lartësuar shpirtin në drejtim të qiellit.

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: nuk mund te ngrije, shpirti, Vjollca Pasku

Heronjtë vërtetë të një kombi

December 19, 2013 by dgreca

Nga Arjan Th. Kallço/

Kur flitet për heronj gjithmonë mendja na shkon tek luftëtarët e shquar lirisë që dhanë edhe jetën për për këtë ideal të madh. Padyshim që janë njerëzit që një shoqëri duhet tiI respektoje dhe adhurojë, pasi jo çdo kohë ka shëmbëlltyra të tilla heronjsh. Janë pra heronj që kanë kryer nëj vepër apo akt sublim për atdheun. Lufta jonë nacionalçlirimitare është një prej këtoyre akte ve të lavdishme që nuk pati pak por mijëra të tillë. Por fjala hero merr edhe një kuptim tjetër edhe pse jo në kufijtë e bëmave, por përsëri prapë mbeten të tillë, edhe pse shpesh kalojnë para faqeve ndritura të atdheut të thjeshtë dhe modestë në jetë, por të mëdhenj në vepra. Këta janë heronjtë e kohëve moderne që në vend të pushkës kishin fjalën dhe punën.

Disa ditë më parë u bë promovimi i fjalorit të njërit prej këtyre heronjve të heshtur, me origjinë maqedonase i komunitetit të zonës së Prespës, Nikolla Berovskin, në bibliotekën e qytetit të Korçës. Në fakt me punën për ribotimin e këtij fjalori kishte kohë që isha në djeni, pasi me redaktorin e ribotimit, Foto Nikolla, i kishim shkëmbyer disa mendime për emrin dhe për mundësinë e promovimit në Korçë. Pasi libri doli nga shtypi autori më dha një kopje dhe më ftoi që të merrja pjesë në promovim dhe nëse kisha dëshirë edhe të flisja disa fjalë. Tek shfletoja me kënaqësi një vepër gjuhësore qëndrova në faqet e fundit që t’i hidhja një sy biografisë së Berovskit. Mbeta i shatngur nga jeta e tij, pasi kishte bërë një punë të madhe për gjuhën e vet amtare dhe po i rendis vetëm disa: Abetaren e parë në vitin 1952, tre vjet më vonë të dytën e më pas libra leximi, gramatika, lëndët e tjera që mësohen në shkollë. Më pas fjalorin e parë në dy gjuhë, përkthimet e ndryshme për tekstet shkollore, si dhe veprat e autorëve të njohur shqiptarë si Spase, Agolli, Kadare etj. Sikur të mos mjaftonte ky kontribut i madh në gjuhën e vet, vjen në korçë e më pas në Kamzë e Kavajë. Tirana ishte etapa e tij e fundit ku punoi në shkollat më me emër të kryeqytetit. Një rrugëtim për t’u marrë shëmbull sot, por më e madhërishmja qëndron në faktin se tekstet që përgatiti u përdorën për gati 50 vjet. Me pak fjalë kjo ishte puna e tij e madhe që detyrimisht e ngre lartë figurën e tij. Në promovim ishin angazhaur dy istitucione, Shoqata kulturore maëedonase dhe Bashkia Korçë. Do të kishte qënë vërtet një ofendim për Korçën dhe kulturën e saj, nëse bashkia do ta kishte anashkaluar këtë ngjarje të rëndësishme për pakicën maqedonase, por edhe për ne qytetarët e saj. Ja pra ky është heroi ynë më i ri që edhe nëse deri dje është harruar nga njerëzit, nuk e harron historia. Shumë veta i ndruhen fjalës histori, sepse herët a vonë të jep atë që meriton, vendin e duhur në panteonin e saj. Deri këtu them se një figurë e tillë e meriton edhe një titull që Korça duhet urgjentisht t’ia japë.

Fjalori me 10 mijë fjalë edhe i përpunuar sipas redaktorit, i pasuruar me fjalë të tjera është vepra më e mirë që ai ka lënë, është libri që u shërbeu dhe do u shërbejë brezave. Është testamenti më i mirë që autori na la për kulturën e pakicës kombëtare, por edhe të kulturës sonë kombëtare. Është një hap i madh i intergrimit  të tyre në kulturën tonë dhe së bashku drejt integrimit europian. Mua më vjen mirë që vepra e tij u pasurua nga Foto Nikolla, pasi jam shumë i prirur drejt idesë së vazhdimësisë dhe redaktori me këtë ribotim e jep fuqishëm këtë mesazh të vazhdimësisë. Por në momentin që po përgatitesha të flisja m’u kujtua një ndodhi e disa ditëve më parë në Itali, ku turma ekrtemiste hynë në një librari dhe thërrisnin që t’i grisnin librat. A mund të griset një libër i tillë? A mund të griset dhe të digjen në zjarr veprat e kulturës kombëtare? Ky fakt duhet të na mësojë shumë gjëra që librat përkundrazui duhen lexuar dhe kuptuar, mësuar dhe transmetuar tek brezat. Kaosi ideologjik i sotëm është pasqyra më e qartë e furisë antikulturore që po e përfshin botën. E pse duhet të shkojmë pas dhunës ndaj kulturës? A e kanë fajin librat apo shoqëria? Kujtimi më i mirë që mund t’i bëjmë një heroi të tillë si Berovski, është pikërisht vendosja e këtij fjalori në çdo shtëpi të komunitetit që me të ta mësojnë mirë edhe gjuhën shqipe. Në një shoqëri moderne në kuptimin e mirë të fjalës komunitetet i shkëmbejnë kulturat, traditat, vlerat mes tyre që të njihen dhe të respektohen reciprokisht. Libri e kreu më së miri misionin e vet, do ta kryejë më tej atë edhe tash që u pasurua dhe ribotua nga redaktori Foto Nikolla. Rrugëtim të mbarë dhe të dobishëm për të gjithë ata që do ta kenë gjithmonë ndër duar. Është detyrë e brezave që këtë trashëgimi të vyer ta çojën para dhe ta pasurojnë me heronj të rinj, shpesh edhe jo në dritat e skenës së madhe që padrejtësisht rrëmbehet nga politika dhe disa të vetëquajtur heronj, por që asgjë nuk kanë me heronjtë e mëdhenj të punës dhe mendjes. Sot tek shfletoja mesazhet në internet më bëri përshtypje një thënie tepër e mençur e një njeriu të tillë që diti ta vlerësojë punën e mendjes, kur thotë se është puna më e vështirë, por pak i futen asaj. Minoritet janë ura lidhëse mes vendeve të Ballkanit.

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Arjan Kallco, heronjet e vertete, te nej Kombi

MIDIS BORËS NË KANADA

December 19, 2013 by dgreca

MIDIS BORËS NË KANAD

Nga Luan Çipi/

 Unë borë një metër të lart kam parë/

Në Korçën e bukur, kur isha ushtar./

Në Vlorë, bora zë shumë rrallë/

Në Kanada, flokon si litar./

Ajo bie për ditë e natë pa pushuar

Dhe toka, çatitë e gjithçka zbardhon,

Vizitor te Lina*, sodis i kthjelluar,

I lumtur sa mirë e sa bukur jeton.

-Hajde babi, të dalim në oborr,

Të lozim përjashta se dielli po ndrit,

Të bëjmë një Plak Vitiriu me borë,

Të grishim me topa bore komshinjtë!

Dhe unë qetohem për fëmijët e mi,

Që rrojnë mes të ftohtit pa pasur mardhë

Dhe janë të gëzuar në punë e shtëpi.

Dëshmi qiellore, kjo bora e bardhë.

 

Shpjegim: Lina*,vajza ime ne Kanada

Ottawa, 20. Dhjetor. 2013

Filed Under: Sofra Poetike

DioGuardi Met in New York City with Senator John McCain

December 19, 2013 by dgreca

By Beqir Sina/

New York City:  Joe DioGuardi, a good friend of Senator John McCain since they served together in the US House of Representatives in the 1980s, met with the Senator following his visit this past weekend to Kiev, the capital of the Ukraine, which has been consumed by anti-government protests for more than a month.

Facebook has published a photograph of former Republican Congressman DioGuardi and Senator McCain with a caption that reads:  “DioGuardi meets Senator John McCain in Manhattan at a reception at the St. Regis Hotel (on his way back from the Ukraine to Washington) on December 16, to discuss political corruption in Kosova and Albania and the need for full equality for Albanians in their ancestral lands in Macedonia, Montenegro, and Presheva.”

“Even in 1998, when we had problems with Milosevic,” DioGuardi said, “McCain did everything that we asked of him to the benefit of the Albanian people, including calling for the arming of the KLA.”

Several times John McCain intervened in the US Senate on behalf of the Albanian people.  Because of that, the Albanian American Civic League awarded him its “Balkan Peace Award” in the fall of 2006.  The award was given shortly after McCain and Senator Charles Schumer introduced the first resolution commending Albanians for saving all of the Jews who either lived in Albania or sought refuge there during the Nazi Holocaust.

During Senator McCain’s first campaign for the US presidency, he joined the Civic League at a rally outside the Hyatt Regency in Manhattan in February 2000, calling for the release of all Kosovar Albanians in Serbian prisons.  A year later, he used his influence to ask the administration for an investigation into the murder of the Bytici brothers, who were apprehended by the Serbian police when they tried to assist a Roma friend by bringing him from postwar Kosova to Serbia and were ultimately killed in a police training center in Petrovo Selo.

 

Filed Under: Komente Tagged With: DioGuardi, senator John Mccain

VATRA,thirrje për pjesmarrje masive në protestën e Dibraneve para Kombeve të Bashkuara

December 19, 2013 by dgreca

Kryetari i Vatrës Dr. Gjon Buçaj, permes gazetes Dielli online, u ka bërë thirje të gjithë vatranëve të marrin pjesë në protestën e dibranëve që mbahet nesër para Kombeve të Bashkuara në New York/

NEW YORK : Kryetari i Vatrës Dr. Gjon Buçaj, permes gazetes Dielli online, u ka bërë thirje të gjithë vatranëve të marrin pjesë në protestën e dibranëve që mbahet nesër para Kombeve të Bashkuara në New York. Në mesazhin e Vatrës thuhet se Shoqata Atdhetare Dibra lajmëron komunitetin shqiptar se këtë të premte më 20 dhjetor 2013, në orën 12 të ditës, do të organizohet një tubim proteste në sheshin e njohur Dag Hamarskjold Plaza para ndërtesës së OKB-së, kundra vendimit të Qeverisë Maqedonase për të ndrruar rrjedhjën e lumit historik të Radikës me ndërtimin e nji hidrocentrali. Uji i Radikës do të derdhej në Vardar drejt detit Egje, në vend të rrjedhjes natyrore drejt perëndimit sipas vendimit të Qeverisë së Nikolla Gruevskit..

Në thirrje thuhet se ky veprim do të shkaktonte dëmtime të mëdha ekonomike dhe ekologjike e tjera, për popullatën e Dibrës së Madhe.

Me këtë rast Shoqata Atdhetare Dibra i është drejtuar Federatës Patriotike Vatra, shoqatës më të vjetër në komunitet, Vatrës që luajti rolin e shtetit në vitet e pavarësisë së Shqipërisë, dhe asaj që dha një kontribut të paçmuar në çështjen kombëtare në Amerikë, që të thërrasë anëtarët e vet për t’a mbështetë sa më shumë këtë proteste me pjesemarrjen e tyre, për ta bërë sa më masive.

Në thirrjen e Vatrës, theksohet se protesta është shumë e nevojshme, prandaj jeni të thirrun për pjesëmarrje sa ma të gjanë në këtë tubim me vlerë e domethanje kombëtare thotë Kryetari i Vatres dr. Gjon Bucaj.

Thirrjes për protestë nesër në sheshin e njohur Dag Hamarskjold Plaza para ndërtesës së OKB-së, i janë përgjigjur për pjesmarrje edhe Shoqata Palvë e Gusi, Shoqata Ana e Malit, Partia Lëvizja e Legalitetit, Balli Kombëtar, organizata Rrënjët Shqiptare, Komuniteti i Artistëve Shqiptaro Amerikan, Këshilli Kombëtar Shqiptaro – Amerikan, Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane, Fondi i Përbashkët i Patersonit, Këshilli Shqiptaro Amerikan, shoqata Shoqëria Shqiptaro Amerikane, e të tjera./korrespondenti/

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: ne protesten e dibraneve, thirrje per pjesmarrje, Vatar

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • …
  • 67
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT