• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for December 2013

Një kujtesë pinjollëve të diktaturës

December 8, 2013 by dgreca

Detajet e takimit të parë të studentëve me Alinë të zhvilluar në Universitetin Politeknik. Azemi-Alisë: Nuk po protestojmë për lugët ene pirujt e menses, as për racionin e pilafit/

Nga Rexhep POLISI/*

Protesta e datës 8 Dhjetor, në darkë, kur studentët dolën afër Liceut dhe u goditën nga forcat e policisë ishte e prirë nga Azemi, i cili nuk dinte të tërhiqej. Pas përdorimit të forcës nga trupat e udhëhequra nga ish-ministri i Brendshëm, atëherë studentët u shpërndanë në godina, vonë pas mesnate me mendje që të nesërmen të bashkoheshin prapë.

Të nesërmen më datën 9 dhjetor studentët filluan prapë demonstratën, por këtë radhë ishin me mijëra studentë dhe kishin ardhur shumë qytetarë nga Tirana. Më pas studentëve i janë bashkuar pedagogët dhe intelektualët, si Sali Berisha, Arben Imami, Edmond Budina, Eduart Selami, Gramoz Pashko etj. Natën e 8 Dhjetorit, Azemi Hajdari sapo kishte mbërritur nga një vaki. Kishte vdekur babai i një shoku të klasës të tij.

Erdhi në godinë dhe doli menjëherë se para godinës kishte studentë që bërtisnin “Duam drita, duam kushte”, i udhëhiqte Arben Broci. Azemi doli nga dhoma vetëm pas 2 minutash që hyri, pasi veshi xhupin që u bë i famshëm në kronikat TV. Azemi rrinte në dhomën 109. Kur iu bashkua studentëve Azemi, kishte afërsisht 50-100 studentë. Në krye të turmës ishte Arben Broci dhe disa djem të tjerë. Këta studionin për “urith”, si iu thoshin në ato ditë studentëve të inxhinierisë së minierave. Azemi me Benin nuk njiheshin më parë.

Me karizmën e vet Azemi tërhoqi studentët te godina 15 dhe aty bërtiste që të dilnin studentët, madje u fut edhe në godinë dhe pas tij dolën shumë studentë. Më pas u bashkuan edhe disa vajza të godinës 16 dhe 17 dhe të gjithë u drejtuan për të godinat e tjera të prirë nga Azemi. Ai ishte uragan që tërhiqte. Bërtiste aq shumë sa zor të mos dëgjohej në gjithë godinat e tjera. Nën drejtimin e tij, thirrjet politike kundër qeverisë u bënë të shpeshta. Turma u bë mbi 300 vetë, mbase a më shumë dhe u nisëm poshtë, për në drejtim të godinave të arteve dhe shkencave natyrore dhe Liceut, por atje kishte policë të armatosur me shkopinj gome.

Komunizmi donte të mbrohej akoma. Azemi diti të mblidhte studentë dhe më pas grupit iu bashkuan edhe banorë tiranas që jetonin afër Qytetit “Studenti”. Protesta kishte filluar nga studentët e inxhinierisë elektrike dhe “urithët”. Të tilla protesta kishte ditë që bëheshin, sepse ato ditë nuk kishte drita dhe shahej qeveria dhe sidomos irritimi më i madh i studentëve vinte nga Nexhmije Hoxha. Ajo që të gjithë studentët pohonin në ato ditë dhe e kujtojnë edhe sot është fakti se pa Azem Hajdarin, ajo protestë nuk do të merrte ato përmasa ato ditë.

9 Dhjetori, marshim drejt sheshit

Kishin kaluar 5-6 orë të asaj të shtune mbrëma të 8 Dhjetorit 1990, që kur studentët e parë u mblodhën para godinës 15 të Qytetit “Studenti” për të filluar atë që do të ngelej në historinë shqiptare si Lëvizja Studentore e Dhjetorit ‘90 dhe sapo kishte hyrë e diela e 9 dhjetorit 1990. Studentët ishin nisur para 2-3 orësh për të dalë në Sheshin “Skënderbej”, por forcat e panumërta të policisë, të repartit special 326 (“sampistët”), të Sigurimit të Shtetit, të Gardës etj. etj., i kishin bllokuar në mes të rrugicës që lidhte hyrjen veriore të Qytetit “Studenti” me pjesën e fundit të Rrugës së Elbasanit (para urës së Lanës), ose siç quhej atëherë, me “Trikotazhin”, pasi në fund të kësaj rrugice ndodhej një dyqan trikotazhi.

Nga të dy krahët e kësaj rrugice ishin avllitë e shtëpive dhe pallate. Ndërsa përpara dhe prapa, grupin prej 1000 studentësh, e kishin futur në një “darë rrethimi” forcat e përmendura më sipër. Ata kishin 2-3 orë që këndonim këngët e njohura patriotike si për shembull: “O djem rrëmbeni pushkët, ja vdekje ja liri… ose thirrjet: “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”. Në këtë kohë, grupit të studentëve i afrohet një person civil, dukej nga veshja që ishte nga ata të “Drejtorisë së dytë” dhe thotë: “Shoku Ramiz Alia pranon të takojë një përfaqësi tuajën, po të dëshironi edhe tani në këtë orë”.

Ky propozim erdhi i papritur. Studentët i kishin thënë ministrit të Arsimit të asaj kohe, Skënder Gjinushit, i cili kishte shkuar të fliste me studentët se nuk do të flasin me asnjë pushtetar tjetër, përveçse me Ramiz Alinë, por që Ramizi të pranonte të takohej me studentët në orën 2 të natës, këtë ata nuk e kishin llogaritur.

Prezantimi i Azemit para studentëve

U caktuan shpejt e shpejt 12 studentë, të cilët deri në atë moment kishin qenë më aktivë në ato 5-6 orë të tubimit, për të përfaqësuar studentët. Azemi qëndronte në ballë të studentëve që do të shkonin në takim me Alinë. Azemi kishte bërë edhe prezantimin e tij përpara studentëve gjatë një tubimi. Në të vërtetë ai nuk ishte thjesht një prezantim, por një betim i Azemit. “Jam Azem Hajdari prej Tropoje. Studioj Juridik, babë i dy kalamajve. Me ba vaki edhe me më vra mu sonte ata qenat, unë për vete shkoj pa merak, sepse e kam një djalë që mbas 10 vjetësh bahet burrë”.

Takimi u vendos që të bëhej tek Korpusi i Universitetit të Tiranës. Përpara se të niseshin, studentët u thanë shokëve të tyre që, në qoftë se ne nuk kthehemi për 45 minuta, atëherë ne nuk na kanë dërguar në takim me Ramiz Alinë, por ose na kanë vrarë, ose na kanë burgosur. Ishte në dorën e tyre se çfarë do të bënin më pas, për të mos lejuar që ata të ishim flijuar kot. Për tek Universiteti shkuan me vrap, për të mos shpenzuar shumë kohë nga 45 minutëshi. Rrugët e Tiranës ishin të shkreta. Çdo 200-300 metra kishte gardhe gardistësh, të armatosur me “Kallashnikovë”.

Kur studentët mbërritën tek Universiteti, ata panë që ai ishte rrethuar me civilë, të armatosur me automatikë të vegjël të tipit “Tompson”. Studentët i drejtuan në katin e dytë, në një klasë që ndodhej nga krahu lindor i Universitetit (krahu nga stadiumi kombëtar). U ulën në banka dhe po prisnin. Pa e kuptuar, ishin ulur ngjitur me njëri-tjetrin në tre rreshtat e parë dhe në mes të rreshtit të parë studentët kishin vënë Azemin. Pas pak, në atë klasë hyri Xhelil Gjoni. I përshëndeti dhe deshi të dinte se si ishte puna. Azemi iu përgjigj vrazhdë: “Nuk kemi ardh me fol me ty ktu, por me shokun Ramiz”. Xhelili u nxi në fytyrë, por nuk foli. Nxori nga xhepi një shami të pastër, të hekurosur, të mëndafshtë dhe filloi të fshinte me të tavolinën dhe karrigen e profesorit, vendi ku do të ulej Ramizi.

Mbërritja e Alisë

Kaluan edhe disa minuta, që për studentët u duken si vite, kur në klasë hyri Ramizi me dy truprojat e tij. Pasi u përshëndet, duke shtrënguar duart me ne, filloi pyetjet e kortezisë për shkollën, familjen, moshën tonë, fakultetet ku studionin etj., në mënyrë që ta ulte pak tensionin që ndihej pezull në atë klasë. Pastaj, si me marifet, kaloi në temë: “Më thanë shokët që ka dalë një grup i madh studentësh, që janë nisur për t’u takuar me mua. Më thanë që studentët janë të revoltuar, pasi ka disa ditë që në Qytetin ‘Studenti’ nuk ka energji elektrike dhe kaldaja nuk punon.

Unë sot në drekë dërgova edhe shokun Adil që të takohej me ju. Shoku Adil më tha se po punohet për të marrë masat për rikthimin e energjisë dhe të ngrohjes. Sigurisht që ju keni të drejtë që të vini dhe të takoheni edhe me mua, pavarësisht se është pak vonë në këtë orë, por ajo që më shqetëson, është fakti se disa ambasada të huaja janë parë të filmojnë nga tarracat e ambasadave dhe me siguri që nesër do ta japin këtë lajm, ashtu si u intereson atyre, armiqve tanë. Ju me siguri që nuk e dëshironi këtë. Prandaj unë do të propozoja, që ju të ktheheni në dhomat tuaja sonte dhe në ditët në vazhdim të mendojmë së bashku se si ta rregullojmë këtë situatë të krijuar. Qoftë për dritat, qoftë për ngrohjen, qoftë edhe për kushtet e tjera, si fjala vjen, tek mensa”.

* Kortezi RD

Filed Under: Opinion Tagged With: kujtese pinjolleve, Rexhep Polisi

XHEMAL LAÇI, BESNIK I FAMILJES MBRETËRORE

December 8, 2013 by dgreca

Shkruan:Eugen SHEHU/

Plejada e shquar e mbretërorëve shqiptarë, do të ishte e mangët nëse do të mungonte një burrë,ashtu siç mund të quhen të mangëta supet e malit kur mungojnë drurët.Vitet e jetës së tij,sot quhen të ndritura sepse mbi to,bie drita e mirënjohjes së madhe jo vetëm e familjes mbretërore por e krejt shqiptarëve të viseve etnike,ajo mund të mbyllet vetëm fizikisht,ndërsa jetëgjatëtësia morale i kapërcen kufijtë e shekujve.

Xhemla Laçi,lindi më 17 gusht 1912,në kullën e madhe të Laçajve,në Pukë.Lindi në ate djep të lashtë trimërie dhe u përkund prej ninullave trimërore pukjane,të cilat,nga viti në vit,pasuroheshin me ngjarje të reja,me beteja e ngadhnjime të reja,në luftën kundër ushtrive osmane.Mësimet e para i mori në vendlindje.Në vitet 1919-1925,në Pukë u kryen transformime të mëdha,sidomos në rrafsh të zhvillimit të arësimit kombëtar.Burrat trima të malësisë së Pukës, e parandjenë se konsolidimi i shtetit shqiptar,tanimë donte pak trimëri e shumë dije.Ata nuk kursyen as për çeljen e shkollave dhe as për dërgimin e fëmijëve të tyre,nëpër shkolla të tjera.Xhemal Laçi,u shqua që në vitet e para të shkollës në Pukë,për një dashuri të pakufishme për dijet.Në vitin 1927,mbasi ka mbaruar me rezulltate të larta programet  shkollore të asaj moshe,me ndihmën e pakursyer të prindërve merr rrugën e Tiranës,për të vazhduar më tej,në gjimnazin e shtetit,ç’prej  vitit 1928 e deri më 1932,ai djal me shtat të imët,por me një vështrim gati melankolik të syve,do të brymosej sa me atdhetarinë e falur të mësuesve të vet,aq edhe me respektin e nderimin për monarkinë shqiptare.Tepër i pjekur në mendimet e veta,gjimnazisti Laçi,do të binte sidomos në sy të trupit pedagogjik.Veçmas,atdhetari i shquar Mihal Zallari,do t’i jepte udhën e duhur kureshtjeve dhe ideve të djalit pukjan për monarkinë shqiptare.Vite më vonë,në biseda miqësh,vetë Xhemal Laçi do të kujtonte se profesori i shquar Mihal Zallari,pat influencë tej mase në formimin atdhetar të krejt atij brezi nxënësish në gjimnazin e Tiranës.Me mbarimin e gjimnazit shtetërorë,ngase rezulltatet në mësime të Xhemalit janë shumë të larta,atij i akordohet prej shtetit shqiptar një bursë e plotë,për të vazhduar studimet e larta në Itali.Parapëlqen Akademinë Ushtarake të Romës ku edhe studion plotë dëshirë,me shpresën e madhe që një ditë,do të jetë oficer i aftë në Ushtrinë Kombëtare Shqiptare.Vitet e gjatë të studimeve në Itali,nuk do të largonin aspak mallin e Xhemalit për pukën,përkundrazi,do të ndiznin më shumë zjarrin e tij.Në shoqërinë e akademistëve të tjerë,si Preng Previzi,Xhemal Aranitasi,Dilaver Dine etj,biri i Pukës do të përmendete kurdoherë me mall për vendlindjen,ku më tepër se këngë dasmash  a  mortit,ishin kënduar ato të besës së burrit,Xhemal Laçi,donte të ishte burrë,si i këngëve me çifteli të Pukës.Në marsin e vitit 1939,ndërsa ndiqte studimet pasuniversitare në akademinë e lartë ushtarake,Xhemal Laçi,parandjeu diçka të ligë për vendlindjen  e tij,Pukën e krejt Shqipërinë.

“Në një mbrëmje me stduentët shqiptarë,Xhemali i vëmendshëm arriti të mësojë se pas dy-tri javësh,do të realizohej bashkimi vëllezërore i gjoja dy vendeve Italisë dhe Shqipërisë.Që ate natë,largohet nga garnizoni ku bënte jetën ushtarake dhe me dokumente që fshihnin identitetin e tij,mundi të hynte në konsullatën shqiptare të Barit dhe t’i bënte të ditur konsullit,këtë plan armiqsorë… “.( Gazeta “ Atdheu “ – Tiranë , 28 maj 1994 ).

Menjëherë pas këtij akti,i bindur se nuk do të kishte vend në bangat e akademisë ushtarake,Xhemal Laçi kthhet në Shqipëri.Fundmarsi i vitit 1939,ishte tejet i trishtueshëm për shqiptarët.Ndonëse shumë prej tyre i besonin mbretit të tyre,të tjerët,të molepsur prej propagandave antikombëtare,përhapnin mes vete shpifjen e ndyrë se Mbreti po e shet Shqipërinë.Për ta ishin krejt të panjohura veprimet dhe demarshet politiko-ekonomike për 10 vjet me radhë të italianëve,të cilët gjetën barrikadë të fuqishme tek mençuria dhe pjekuria e Mbretit të Shqiptarëve.Ata nuk mund të dinin sigurisht se vite më parë,që në ditët e para të marrjes së funksionit të ministrit të jashtëm të Italisë,Konti Ciano,shkruante në memoriet e veta ; “Në këtë vend ne duhet të krijojmë pika të qëndrueshme të ndikimit italian.Kushedi se çfarë na pregadit e ardhmja ? Duhet të jemi të gatshëm të kapim fort,rastet që na paraqiten… Kësaj radhe ne nuk do të tërhiqemi siç bëmë në vitin 1920.Në jugun tonë,kemi asimiluar disa qindra mijëra shqiptarë.Përse të mos ndodhë një gjë e tillë edhe në anën tjetër të Adriatikut ?”( Ciano,” Ciano’s Hidden Diary “ faqe 4 ).

Në Durrës dhe Tiranë,Xhemal Laçi takohet me nacionalistë të tjerë shqiptarë ku bënin me dije ate mbi sulmin e mundshëm italian.Më tej,ai shkon në Pukë,ky dy-tri ditët e para u shmall me të afërmit e më pas nisi të organizojë çetat vullnetare të vendlindjes,për të pritur me luftë okupatorin.Në ditët e para të prillit 1939,falë njohurive të marra në akademinë e lartë ushtarake,Xhemali mundi të organizojë disa forca edhe në qytetin e Shëngjinit,prej nga do të zbarkonin italianët.Gjithsesi,7 prilli u quajt ditë zie për shqiptarët,ngase ata u sulmuan prej 40 mijë ushtarëve fashistë italian të armatosur rëndë të shoqëruar dhe me aeroplanë bombardues.

Me okupimin e shtetit amë prej Italisë fashiste,Xhemal laçi shkon në Tiranë.Miqtë e tij e këshillojnë që ai të shkojë sërisht në itali,dhe pasi të mbarojë plotësiht studimet,të kthehet në atdhe ku mund të jetë më i dobishëm në radhët e ushtrisë italiane.Natyrisht,për Xhemalin ishte e qartë se rezistenca e mëtejshme me armë në dorë,kundër fashistëve italian,s’ishte gjë tjetër,veçse djegie dhe shkatërim i plotë i vendit të vet.Duke folur me autoritete e larta ushtarake në Durrës,se kish vajtur në shtëpi,kinse për të parë prindërit e sëmurë,i hipi vaporit dhe u kthye sërish në Romë.Tashmë rrugët e gjëra e plot drita,bulevardet madhështore të Romës,nuk do t’i hynin në sy studentit nga Puka.Ai diplomohet shkëlqyeshëm dhe e para gjë që u thotë ushtarakëve të lartë të akademisë,ishte që ta linin të shërbente në radhët e ushtrisë shqiptare.Në fund të vitit 1940,Xhemal Laçi shkon në Shqipëri dhe bashkohet me fatin e dhjetra bashkëkombasve të vet,të cilët ndonëse patën ëndërruar të shërbenin në ushtrinë kombëtare shqiptare,komandoheshin tanimë nga oficerë italianë.Që në fillim të karierës ushtarake Xhemal Laçi shprehu pakënaqësinë e tij ndaj oficerëve komandues italian,të cilët “bajnë edhe zollume të kota sepse nuk i njofin karakterin e shqiptarëve”. Ai vendoset në detyrë në garnizonin italian të Shkodrës dhe që në muajt e parë,shquhet për frymën antiitaliane,thirret edhe në komandën e garnizonit por nuk pranon të spjegohet lidhur me ngjarjet e ngritjes së flamurit kuqezi më 28 nëndor të vitit 1942,pothuaj në të gjitha shkollat e qytetit.Në shoqërinë e oficerit tjetër të këtij garnizoni Fuad Dibra,Xhemal Laçi do të rrëfente se përpara idealit të shenjtë të Shqipërisë Etnike,nuk kishin vlerë shkollat e hierarkisë ushtarake.Sipas një plani të fshehtë me Fuad Dibrën, Xhemali dezerton nga radhët e ushtrisë italiane kur ishin me detyrë në Ulqin.Një pjesmarrës i Luftës së Reçit,tregon ; “Në fund të gushtit 1943,ne një grup ballistësh të rinj,ndodheshim në Bjeshkët e Domnit.Aty kishin ardhur thuajse të gjithë oficerët dhe ushtarët shqiptarë  të garnizonit të Ulqinit, nën komandën e kolonel Fuad Dibrës.Ky komandant së bashku me Faik Qukun,kohë më parë kishin organizuar edhe oficerët :Sabahudin Resulin,Ram Vojvoda,Bilbil Hajni,Xhemal Laçi dhe Dilaver Dine,dezertimin nga ushtria dhe komanda italiane”.(M.Quku,”Një vështrim i ri mbi luftën e Reçit” – Shkodër 2001, faqe 50-51 ).

Menjeherë pas epopesë së Reçit,Xhemal Laçi shkon në vendlindje,i bindur se duhej të jetonte në legalitet të plotë.Kariera ushtarke e tij,tanimë kishte marrë udhë tjetër.Ndërsa italianët e patën dënuar me vdekje në mungesë,ishin çetat mbretërore dhe nacionaliste të Pukës,të cilat prisnin jo vetëm kulturën ushtarake të birit të tyre,por sidomos urtësinë në gjykimin e situatave.E para portë që u çel në Pukë,për Xhelalin ishte ajo e Abdullah Salihut, e këtij nacionalisti të shquar,kullat e të cilit ishin djegur katër herë nga serbët,malazezët e italianët,madje duke parë atdhetarin e kulluar dhe besën e dhënë të birit të Pukës,ishin me dhjetra e dhjetra,kullat e Pukës,të cilat hapën dyert dhe zemrat për birin e tyre.Prishja dhe shpërfillja e Mbledhjes së Mukjes më 1 gusht 1943, nga komunistët e Tiranës të dirigjuara nga Beogradi,u shoqëruan me një lëvizje të fuqishme nacionaliste dhe antikomuniste.Kuvendi i Lurës më 4 shtator 1943,më pas ai i Lumës 10 shtator 1943,demaskuan qëndrimin antikombëtar të klikës komuniste të Tiranës.Në këto kushte,Xhemal Laçi punoi intenzivisht edhe për një kuvend në Pukë,ku do të lidhje besa për të luftuar deri në fund okupatorin.Plot tri javë ,ditën dhe natën,fjetur e pafjetur,biri i Pukës,shkeli me këmbë edhe kullat më të largëta të vendlindjes së tij,duke agjituar për bashkimin e krejt pukjanëve si kundër italianëve ashtu edhe kundër sllavokomunistëve.Kësisoj në vendin e quajtur Kabash,në thellësi të Pukës,me nismën direkte të Xhemal Laçit dhe Abdullah Salihut,me tre tetor 1943 u zhvillua një tubim madhor,me pjesmarrjen e rreth 500 luftëtarëve të atyre anëve.E veçanta e këtij tubimi,kuptohet që nuk është pjesmarrja kaq e madhe,por fakti që aty muarën pjesë atdhetarë pa dallim feje dhe ideje.Në këtë kuvend burrash,shkuan edhe myslimanë edhe katolikë edhe bajraktarë edhe ballistë dhe mbretërorë por edhe komunistë.Kabashi,në thelb,donte të ripërtëriste Mukjen,duke dashur të lidhte besën midis “të vegjëlve” të popullit.Aty u shpreh qartë dhe hapur se Shqipëria martire,ndodhej e rrezikuar sa nga fashizmi aq edhe nga komunizmi.Pa dashur të hyjë në idetë e kuvendit historik të Kabashit,unë dua të sjell në këto radhë vetëm dy pasazhe të fundit të fjalës së Xhemal Laçit.Pos të tjerave,në këtë fjalë,burri i mençur i Pukës do të thoshte ; “Na duem me vendos sot ligjet e kanunit shqiptar pse po i shofim italianët që duan me na shlye të tanëve.Por na,nuk shohim as ndonjë shpresë tek idetë komuniste,të cilët,duan me na ba vllazën me armiqtë tanë të përjetshëm.Nëse serbët na japin Kosovën dhe Maqedoninë shqiptare,une vet kam me i nderue,por kur ata na therrin vllaznit tanë atje,na s’mundena me i ba miq askurrë,se do ishte turp i madh”.

Pas kuvendit madhorë të Kabashit,vednimet e të cilit “jetuan” deri në janarin e vitit 1945,kapiten Xhemal Laçi,në shoqërinë e shenjtë me legjendarin Abaz Kupi,merr përgjegjsi të reja mbi supe.Ai është ndër nismëtarët për mbajtjen e Kongresit të Parë të Partisë Lëvizja e Legalitetit dhe me pjekurinë që e karakterizonte,ndikon fuqishëm në propagandimin e ideve dhe detyrave të shtruara nga ky kongres.Tashmë fjala e kapiten Xhemal Laçit,dëgjohet me vëmendje dhe rreth tij burrat e Pukës kanë ç’të mësojnë mbi parimet morale të lëvizjes mbretërore.Tashmë,në rolin e ushtarit shembullorë të Kombit e Mbretit,Xhemal Laçi,viret sa në shënjestër të italianëve,aq edhe të gjermanëve dhe komunistëve.I matur,tejet i guximshëm,në pranverën e vitit 1944,së bashku me Abdullah Salihun,Rehit Meçen dhe Pashk Currin,kapiten Xhemal Laçi,ja nis punës në krejt malësinë e Pukës,për të ngritur aty degën e Partisë Lëvizja e Legalitetit.Ndënëse baza e tij e përhershme ishte lagjja Meçaj e Kabashit,kur kjo lagje u bombardua nga forcat gjermane,kapiten Xhemal Laçi,shkoi në disa shtëpi të veçuara,një orë larg fshatit Kabash.Në këto kulla u zhvendos shtabi luftarak i udhëhequr nga trimi i Pukës,prej nga merrnin urdhërat dhe porositë krejt formacionet legaliste të Pukës e deri ato të Fushë-Arëzit.Është për t’u nënvizuar fakti se çetat mbretërore të këtyre trevave,ndonëse të rregullta dhe të armatosura mjaft mirë nuk u përballën asnjëherë me dy tri çeta nacionalçlirimtarësh,falë porosisë së prerë të Xhemal Laçit ; “Jo luftë me vllaznit tanë !”.Pas dy muajsh veprimtari intensive,duke punuar pothuajse në sy të komandës gjermane të vendosur në Pukë,më 4 prill 1944,në restoranin e Abdullah Salihut,u krijua dega e Partisë Lëvizja e Legalitetit për këtë zonë.Rreth 80 burra përfaqsues të fshatrave përreth,u njohën aty me statutin,idetë dhe detyrat e Organizatës Kombëtare Lëvizja e Legalitetit.Kapiten Xhemal Laçi,duke folur mbi situatat e brendshme u ndal sidomos në lëvizjen komuniste e cila,duke zhvilluar një propagandë tejet të gënjeshtërt,”po don me rrënue shpirtrat e shenjt të shqiptarëve”.Megjithatë, edhe në këtë kuvend,Xhemal Laçi u kumtoi burrave të lirisë,se gryka e pushkës e ushtarit mbretëror,asnjëherë nuk kthehet nga vëllau,edhe kur ky është i mbushur me mëkate detyra e ushtarit mbretëror,është të mborjë kufijtë etnike të Shqipërisë.Por ky qëndrim i matur i mbretërorëve shqiptarë,do të pasohej nga një luftë e ashpër vëllavrasëse e ideuar në Beograd dhe e zbatuar në malet e Shqipërisë.Kështu në 1 qershor të vitit 1944,gjenerali i vetshpallur Enver Hoxha,në një telegram dërguar shtabit të  Divizionit të Parë Sulmues,pos të tjerave porosit : “I caktojmë Divizionit të Parë Sulmues,detyrën që të marrshojë drejt Shqipërisë së Mesme dhe asaj të veriut,me objektivat:

1-Të godasë forcat e armikut

2-Të shkatërroje rrugët e komunikacionit

3-Të godase dhe likuidojë Bazin e Canit,Legalitetin dhe forcat e ndryshme të reaksionit”.

( Arkivi Qendror i shtetit – Tiranë. Fondi 41, dosja 53 , fleta 4 ).

Në qershor korrik të vitit 1944,kapiten Xhemal Laçi,bashkëpunon ngushtë me forcat mbretërore të udhëhequra prej Abaz Kupit.Më pas me porosi të Abaz Kupit, e shpërndanë shtabin luftarak në Kabash,duke mos dashur që në thellësitë e Pukës,të fillojë vëllavrasja.Pas tërë kësaj veprimtarie,qëndrimi i Xhemal Laçit në vendlindje do të ishte shumë i vështirë.Në dokumentat gjarmane të Luftës së dytë Botërore,enkas në ato për Shqipërinë,ndodhet ende një urdhër aresti i komandës gjermane në Pukë për kapitenin Laçi,me motivacionin se “ka lidhur besën e luftëtarëve të Pukës,për të luftuar okupatorin”.Po ashtu,në traktatet që Partia komuniste shqiptare,shpërndante në Pukë,në korrikun e vitit 1944,përmendej edhe emri i “tradhëtarit”Xhemal laçi,kësisoj me ndihmën e disa miqve të tij,shkon në Shkodër dhe prej aty merr rrugën e dhimbshme të mërgimit.

Në Itali,vendoset së pari në kamptet e refugjatëve shqiptarë e më pas duke qenë një akademist i njohur në rrethet ushtarake italiane,merr një punë për të mbajtur frymën gjallë.Dalëngadalë,në 3-4 vjet,punon rreth një libri mbi fatet e shqiptarëve dhe sidomos mbi tragjedinë e mbrame të tyre,sundimin sllavokomunist.E boton këtë libër në Itali,më 1948,duke shfaqur hapur antikomunizmin e tij.Ndërkaq Tirana zyrtare e kish shpallur kriminel lufte dhe pat arshivuar një listë të tërë “kriminelësh” pranë qeverisë italiane,ku pos të tjerave kërkonte ndihmë për rikthimin  e tyre në Shqipërinë komuniste diktatoriale,kinse të jepnin “llogari  përpara popullit”.Në të vërtetë,qeveria italiane e atyre viteve, e uzurpuar prej komunistëve,bëri disa demarshe për kthimin e nacionalistëve shqiptarë në atdheun e tyre.Por ishin mekanizmat evropiano-perëndimore që e ndaluan një gjë të tillë,duke marrë në mbrojtje refugjatët politikë të Shqipërisë.E vërteta është se pas daljes në dritë të librit,jeta e Xhemal Laçit këcënohej së tepërmi,ndaj ai largohet për një vit në Siri.Ndërsa në verën e vitit 1949,me porosi të Abaz Kupit shkon në Romë dhe merr pjesë në krijimin e Komitetit “Shqipëria e Lirë”.Në radhët e këtij Komiteti,ndonëse kurdoherë pati mosmarrveshje midis shqiptarëve,kapiten Xhemal Laçi,përfaqsoi denjësisht aspiratat dhe alternativat e Organizatës Kombëtare Lëvizja e Legalitetit.Më pas shkon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe krahas punës për jetesë,mban lidhje të forta me atdheun e vet,nëpërmjet nacionalistëve shqiptarë që jo rallë dërgoheshin në Shqipëri me misione të ndryshme atnikomuniste.

Vdekja e Mbretit Zog,në prillin e vitit 1961,do ta trishtonte kapitenin trim të Pukës.Ai merr pjesë në ceremonin mortore dhe që nga ai moment,qëndron me përkushtimin pranë Mbretit të shqiptarëve,Leka i Parë,trashëgimtari legjitim i Fronit Mbretërorë.Për 15 vite me radhë,kudo ku jetoi familja  mbretërore,Xhemal Laçi ( tashmë kolonel i obarrit mbretërore) kreu funksione të rëndësishme.Guximtar por edhe i pjekur në çdo moment,biri i Pukës,do të bënte që familja mbretërore dhe sidomos Mbreti Leka i Parë,të ndiheshin të sigurtë përballë rreziqeve të panumërta që dilnin.Në fund të viteve 60-ta,Mbreti Leka i Parë, e dekoron kolonel Xhemal Laçin,me urdhërin më të lartë ; “Oficer i Madh i Urdhërit Skenderbeu “.Në nëtorin e vitit 1975,kolonel Xhemal Laçi,emërohet në funksionin e përfaqsuesit të Naltmadhërisë së Tij,Leka i parë,në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Aty pos të tjerave,mbretërori i shquar do të merrte në duar organizimin,financimin dhe botimin e gazetës “Atdheu” si zëdhënëse e aspiratave dhe ideve demokratike të Organizatës Kombëtare Lëvizja e Legalitetit.Por krejt dëgjuesit e viteve 70,do të mbetet i paharruar zëri i Xhemal Laçit,në valët e radios “Zëri i Amerikës”.Nëpërmjet këtyre valëve të radios demokratike,biri i Pukës,demaskoi fuqishëm dhunën komuniste në Shqipëri,klikën komuniste të Tiranës dhe përpjekjet e tyre për ta fshehur mjerimin e paskajshëm të shqiptarëve.Nga ana tjetër,ai u shndrrua në interpret të mbajtjes,të të drejtave të shqiptarëve në Çamëri,Kosovë e Maqedoninë Shqiptare.Në saje të veprimtarisë së shquar antikomuniste,emri i kolonel Xhemal Laçit,bëhet popullor në krejt rrethet nacionaliste shqiptare në Amerikë.Veçmas,anëtarët dhe simpatizantët e Organizatës Kombëtare Lëvizja e Legalitetit,repsektojnë fjalën e tij,guximin e tij,përkushtimin e madh në kryerjen e detyrave dhe urdhërave mbretërore.Por edhe shteti amerikan nuk qëndroi indiferent.Më 14 qershor 1979,ai dekorohet me dekoratën e lartë “Merita e Lirisë” dhënë prej Legjionit Amerikan.Në fjalën përshëndetëse,ndonëse 67 vjeçar,Xhemal Laçi u kumtoi të pranishmëve në sallë,shqiptarë dhe amerikanë,se “do të jetoj deri në fund me shpresën për një Shqipëri të liruar nga diktatura”.Dhe Zoti e plotsoi dëshirën e madhe të këtij antikomunisti të pashoq.Në gusht të vitit 1992,kolonel Xhemal Laçi,u kthye në atdhe,në shtetin amë,me një shkëlqim të rallë në sy.Ishte 80 vjeç dhe shumë gjëra i ishin zbehur, vetëm dashuria për vendlindjen,jo.Birin e Pukës e presin me mallëngjim prej Shkodre,në Pukë,Laç e Krujë.E rrethojnë me dashuri siç mund të rrethohet vëllai i larguar për decenie me radhë.Por sëmundja dalëngadalë bënte të veten.Kur dikush e këshilloi kolonelin që të shkonte në Amerikë,pse atje kujdesi i mjekëve do të ishte më i madh,me buzëqeshje i lumtur duke u thënë se kish pritur me vite,të vinte në atdhe  ku vdekja se frigonte aspak dhe nëse do ta merrte.

Më 27 korrik 1994,pushoi së rrahuri përgjithmonë zemra e kolonel Xhemal Laçit.Me qindra bashkëkombas e përcuallën kolonelin mbretëror,ndërsa Leka i Parë,Mbret i Shqiptarëve,në telegramin e dërguar,pos të tjerave i kumtonte ; “Xhemal laçi,si figurë udhëheqëse e ndritur e Organizatës Kombëtare Lëvizja e Legalitetit, e luftës kundër okupatorit dhe mëshiruesi i ndjenjave më të pastra kombëtare do të mbetet në memndjen e zemrën time si pjestar i denjë i OKLL,si mik i familjes mbretërore shqiptare”.

Xhemal Laçi mbyllte jetën,por i ngelte vepra,tek e fundit,dheu i tadheut të vet u bë shtrati më i ngrohet se një vendi të tjetër.

Bern-Zvicër

Filed Under: Featured Tagged With: Eugen Shehu, familja Mbreterore, Xhemal Laci

ILUZIONET E HUMBURA TË DHJETORIT ’90

December 8, 2013 by dgreca

Sot me 8 Dhjetor 2013 e shohim te realizuar plotesisht largpamesine e Ramiz Katovices kur tha se Partia e Punes mund te beje pluralizem me levat e veta politike!…Dhe ja ku jemi sot…Partia e Punes eshte PS e Rames,Fronti Demokratik eshte PD e Berishes,Organizata e Gruas eshte LSI e Metes,Organizata e Rinise eshte G99 e Erion Veliajt,Organizata e Veteraneve eshte PSD e Gjinushit,etj…

NGA ILIR SECI/ New York/

Me 8 Dhjetor ’90 studentet shqiptare munden friken duke u revoltuar …Ishte nje dritëz qiriri Naimian,nje regetime guximi,nje farez shprese thuajse e panjohur per dheun e shkelur aq perdhunshem gjate 47 viteve diktature…
Studentet me nje enderr te vagullt ne gji, qe me latat e zhubrosura neper xhepa braktisen rradhat e mencave dhe dolen ne shesh! Endeshin pareshtur ato dite neper Qytetin Studenti duke shkelur shojet e te vetmeve pale kepuce qe kishin…gdhinin netet neper godina duke ushqyer nje enderr qe u be edhe moto e asaj Levizjeje: “E duam Shqiperine si krejt Evropa!”…
Nje perfaqesi studentesh u prit nga Ramiz Alia i zgjedhuri i diktatorit Hoxha…Studentet kerkuan pluralizem politik,Ramizi u tha:”Pluralizem mendimi dhe idesh!Partia e Punes mund te beje pluralizem “politik” duke shpallur si kundershtare politikeFrontin Demokratik,Organizaten e Gruas,Organizaten e Rinise,Organizaten e Veteraneve,etj!”…
Studentet ngulmuan “Pluralizem politik”…Trashgimtari i diktatorit beri sikur u thye dhe plot solemnitet deklaroi: “E po mire pluralizem politik!”…
Eh Rini,Rini sa kollaj genjehesh!Mbas atij takimi Qytetin Studenti e mesyne emisaret e Ramizit me mision uzurpimin e asaj Levizjeje!Mision i plotesuar me se miri!
Sot pas 23 vitesh me 8 Dhjetor 2013 Shqiperia prape s’ka pluralizem!Kemi nje diktature te kamufluar kartonash ku 84 kartone kryejne pune me mire se çdo praktike totalitariste!Sot me 8 Dhjetor 2013 e shohim te realizuar plotesisht largpamesine e Ramiz Katovices kur tha se Partia e Punes mund te beje pluralizem me levat e veta politike!…Dhe ja ku jemi sot…Partia e Punes eshte PS e Rames,Fronti Demokratik eshte PD e Berishes,Organizata e Gruas eshte LSI e Metes,Organizata e Rinise eshte G99 e Erion Veliajt,Organizata e Veteraneve eshte PSD e Gjinushit,etj…
Ata qe erdhen si emisare ne Partinë e dale nga Levizja e Dhjetorit kane meriten historike te lenies se vendit pa opozite tepke sipas mesimeve te Katovices! Sot Kryeministri i vendit del e thote: “Sërish në Dhjetor duke pritur BE-në”…s’di pse me duket sarkastike permendja e “BE-se” nga nje klase politike qe thoshte se:”Bar do hame e parimet nuk i shkelim!”…BE premtohet nga nje kryeminister qe thote se do kishte marre pjese ne Levizjen e Dhjetorit po te mos kishte qene ne Korfuz duke ekspozuar pikturat e veta!?…Rama ne Korfuz me ekspozite vetjake pikerisht ne vitin 1990,pikerisht ne kohen kur ata qe tentonin te shkonin ne ate ishull vriteshin nga rojet e Kufirit ose mbyteshin ne ujerat e Jonit tek arratiseshin!?…

“Fitimtaret fitimtare,te humburit te humbur!-ashtu tha Ramizi ashtu u be!Ne Dhjetor 1990 Studentet u ngriten kunder Byrose dhe kerkuan Evropen…Sot i biri i Byroistit Sul Bushati emeron ambasador ne Zvicer te birin e Byroistit Xhelil Gjoni! E bukur Demokraci! Me kujtohet se ne ate kohe shume nga ne studentet e atij brezi identifikoheshim me kengen e madhe te John Lennon “Imagine”… “Ju mund te thoni se jam nje enderrimtar/ Por une nuk jam i vetmi!” “You may say I’m a dreamer/ But I’m not the only one!”

Une prape enderroj per dite me te mira per Shqiperine,prape preferoj kengen “Imagine” edhe pse me ngjan jo fort koincidencial fakti qe John Lennon eshte vrare pikerisht ne nje date te tille, me 8 Dhjetor 1980

Filed Under: Opinion Tagged With: Ilir Seci, Iluzionet e humbura, te Dhjetorit'90

DY INTERVISTA, NGA DY KONTINENTE, PËR TË NJËJTAT PYETJE…

December 8, 2013 by dgreca

-Nga Zyba Hysen Hysa (Vlorë-Shqipëri) dhe Carrie Hooper (Nju Jork-ShBA)/

  CARRIE HOOPER:  “Në zemër ndihem më shumë evropiane se amerikane, në zemër jam shqiptare… Shqipëria do të zhvillohet dhe trojet shqiptare do te bashkohen. Kombi shqiptar ka një shpirt ngadhënjyes dhe gjithmonë ka mbijetuar gjatë historisë së vet…”

 ZYBA HYSEN HYSA: “Po të isha në Amerikë, do kisha depërtuar deri në Shtëpinë e Bardhë që demokracinë e saj ta shpërndaja kudo nëpër botë, t’u falja liri popujve dhe kombeve të robëruar, siç është dhe kombi im i ndarë në 6 pjesë…”

 ZYBA HYSA: – Cila ka qenë vatra juaj familjare (prestarët e familjes, ku punonin, shtëpia, gjendja ekonomike?)

 CARRIE HOOPER: – Mamaja ime dhe babai im u lindën në shtetin e Massachussetts –i t. Mamaja ime u rrit në qytetin e Neëburyport që ndodhet në bregun lindor të shtetit, dhe  babai im u rrit në Pittsfield që ndodhet në pjesën perëndimore të shtetit. Prindërit e mi u transferuan në Elmira të Nju Jorkut për shkak të punës së babait tim.

Prindërit e mi dhe unë kemi jetuar në të njëjtën shtëpi që nga pothuaj tridhjetë e pesë vjet. Është një shtëpi dykatëshe. Në katin e parë ndodhen dhoma e ndenjjes, dhoma me pianon, dhoma ku hamë, kuzhina, që e rinovuam para disa vjetësh, një banjë që shërben gjithashtu si dhoma ku lahen rrobat, dhe veranda. Në katin e dytë ka tre dhoma fjetjeje, dhomën me kompjuterin, dhe një banjë. Shtëpia është shumë e rehatshme. Pranë shtëpisë kemi lule dhe pemë të tjera.

Nuk jemi të pasur sa për para por gjithmonë kemi pasur ushqim dhe nuk vuanim nga uria. Prindërit e mi punonin fort për të mbijetuar. Babai im kishte studiuar për mësues por kur mbaroi universitetin, nuk kishte vende pune, prandaj u detyrua të merrej me punë të tjera. Në Massachussetts punonte në një dyqan që shiste pije alkolike. Pastaj punonte për një kompani që prodhon patatina dhe produkte të tjera të këtij lloji. Atëherë punonte për një kompani ajrore në aeroporte të ndryshme duke ndihmuar pasagjerët që vinin për të fluturuar dhe duke vënë bagazhet në aeroplan. U pensionua në vitin 2005 dhe tani punon me vëllanë tim, Michael, i cili punon si avokat dhe ka biznesin e vet në shtetin e Texasit.

Mamaja ime punonte si sekretare në vende të ndryshme dhe për 20 vitet e fundit të karrierës së saj, punonte si sekretare në kishën tonë në Elmira. Kam edhe një motër, Sherri, që punon si infermiere. Vëllai im dhe motra ime janë më të mëdhenj se unë.

Vëllai im, Michael, është e martuar për të tretën herë dhe ka dy fëmijë: Catheryn (nga martesa e parë), që studion aktrimin, dhe Madison (nga martesa e tretë), që shkon në shkollë. Motra ime është e martuar për të dytën herë dhe ka dy fëmijë: Shayne (me burrin e parë) dhe Justin (që e adoptoi.) Burri i saj i dytë ka një vajzë, Sarah, nga martesa e tij e parë. Shayne vallëzon, këndon, i bie violinës dhe pianos, merr pjesë në shfaqje teatrale, dhe punon në një dyqan që shet verë. Justin përpiqet ta rregullojë jetën e tij. Nuk jam e sigurt se çfarë pune bën Sarah por ajo është shumë e zgjuar dhe është pjekur shumë gjatë viteve të fundit. Unë nuk jam e martuar por kam një shok të mirë, Timin, që jeton në Huntsville të Alabamës, dhe e vizitoj disa herë në vit.

CARRIE HOOPER: –  Cila ka qenë vatra juaj familjare? (prestarët e familjes, ku punonin, shtëpia, gjendja ekonomike)

ZYBA HYSA: Prindërit e mi kanë qenë nga Librazhdi, një qytet i vogël afër Elbasanit, por më saktë, nëna ka lindur në fshatin Dardhë dhe babai në fshatin Kokrevë. Familja e nënës sime ka qenë e shpërngulur nga Gramshi, për arsye (hasmërie), por edhe sot nuk e di të vërtetën, se ka mundësi që origjina të jetë nga Korça dhe kanë ndryshuar vend nga përndjekjet serbe që bënin familjeve patriote.

Babai im rrjedh nga një familje pothuaj e pasur, se na tregonte pronat (kemi pasur gjysmën e fshatit me toka, ku mbanin dhe të punësuar nga Maqedonia). Ata merreshin me bujqësi, blegtori dhe tregti. Babai im nuk ka vazhduar ndonjë shkollë, por dinte të shkruante dhe lexonte dhe organizonte kurse kundër analfabetizmit. Kur janë martuar, nëna ka qenë 14 vjeçe dhe në moshën 16 vjeç ka lindur vëllanë e madh që e quajnë Bajram, i cili është i martuar dhe ka 6 vajza dhe një djalë. Ai ka qenë mësues, por më vonë është marrë me kulturën. I binte fizarmonikës dhe organos, tani është në pension dhe jeton në Tiranë. Pas çdo tre vjetësh nëna na ka lindur të gjithëve, pra pas tre vjet të vëllait të parë, lindi vëllai i dytë, Idrizi, që ka qenë me zgjuarsi të jashtëzakonshme dhe sistemi komunist e kërkoi për në sigurimin e shtetit, por nuk pranoi babai, kështu u diplomua agronom dhe ka punuar në drejtorinë e Bujqësisë, dhe Komunë, por ai ka ndërruar jetë pas një aksidenti tragjik para dy vitesh, në moshën 59 vjeçare dhe ka lënë 7 fëmijë, 5 vajza dhe dy djem. E treta fëmijë jam unë, dhe kam lindur në 26 qershor 1955, pasi u diplomova për mësuesi, vazhdova dhe një kurs filozofik e kam 39 vjet që jap mësim gjuhë shqipe në shkollat nëntë – vjeçare. Kam qenë e martuar për 25 vjet që na viti 2002 jam e divorcuar dhe kam 4 fëmijë, 3 vajza dhe një djalë, ku dy vajza mbaruan fakultetin ekonomik, janë të martuara të dyja, e madhja Enkejleda ka 3 fëmijë: një djalë e dy vajza, tjetra, Eglantina, ka një vajzë e martuar në Tiranë, vajza e vogël Borana, mbaroi për Diplomaci në Bukuresht të Rumanisë dhe atje u martua dhe djali Isufi vazhdon në Tiranë Universitetin për Mjedisin. Pas meje kam një motër, Hatixhe, që ka mbaruar Konservatorin për Kanto, punon në Teatrin e Operës dhe Baletit në Tiranë, e martuar, me dy fëmijë, kam dhe një vëlla, Hamitin me shkollë të mesme, se nuk u dha e drejta për më lart, por atij i pëlqen shumë muzika klasike dhe kur ai këndon arie nga opera të ndryshme mrekullohem, është i martuar me dy djem dhe motrën e vogël, Lytfijen  e cila pasi mbaroi gjimnazin, kreu dhe një kurs koreografie dhe ka punuar ne vatër kulture, një valltare e shkëlqyer, ku ka qenë pjesëtare e ansamblit “Librazhdi” duke u përfaqësuar edhe në festivale të ndryshme në Shqipëri dhe Turqi, e martuar me dy fëmijë; djalë dhe vajzë.

E pse familja jonë ka qenë nga më të pasurat në fshatin tim, pas viteve ’60 u shpronësuan dhe u krijuan kooperativat bujqësore. Harrova të them, se babai im ka qenë shumë arsimdashës dhe kur vëllai i madh u rrit për në shkollë të mesme, i thotë xhaxhait për ta dërguar në Tiranë në shkollë për mësues, por nuk pranoi, atëherë ne u ndamë nga trungu familjar, ku kishim së bashku 4 shtëpi, një dykatëshe dhe tri nga një kat duke na dhënë për të jetuar në një shtëpi veçan, por me kushte jo të mira. Babai e rregulloi diçka dhe aty kalova fëmijërinë. U ndamë si të përbuzur, se në atë kohë nuk e përfillnin shkollën në fshat e pse me një varfëri të tejskajshme babai na shkolloi të gjithëve, por në atë kohë ishte ligji që nuk lejoheshin më shumë se 1 – 2 veta nga familja për në shkollë të lartë, kështu vetëm dy mbaruan të lartën dhe unë gjysmë të lartë filozofi, por të gjashtë fëmijët mbaruan të mesmen agronomi, vëllai vogël, motra gjimnaz dhe kurs koreografi.

ZYBA HYSA: – Çfarë kujtimesh të bukura dhe të hidhura nuk të largohen nga mendja prej asaj periudhe të jetës suaj?

CARRIE HOOPER: Kam shumë kujtime të bukura nga fëmijëria ime. Prindërit e mi nuk më pengonin të provoja gjithçka që doja. Më pëlqente të shkoja në shkollë dhe lexoja shumë. Më pëlqente të luaja jashtë dhe imagjinoja se një pjesë e kopshtit tonë ishte një xhungël. Njëherë provova të krijoja një lumë në kopshtin tonë duke gërmuar një gropë dhe duke derdhur ujë në të. Kisha edhe një karrocë të vogël që e mbusha me bar dhe u ul në të dhe e ngisja. Më tej më pëlqente të ndërtoja fortesa me gurë. Nganjëherë babai im dhe unë shkonim te një parku afër shtëpisë sime. Për më tepër mbaj mend udhëtime për në shtetin e Ohios ose për në Massachussetts për të vizituar familjarë.

Kam edhe kujtime të bukura nga koncerte në të cilat merrja pjesë në korin e shkollës dhe në orkestrën e shkollës. Merrja pjesë gjithashtu në korin e kishës sime dhe bashkë me kore të tjera të kishave të ndryshme, përgatisnim njëherë në vit një shfaqje teatrale që prezantonim për publikun. Për më tepër për një shfaqje për Krishtlindjen në kishën time këndova një solo. Kur ndiqja mësime për piano dhe për kanto, merrja pjesë në koncerte që mësuesit organizonin.

Kur isha në shkollën e mesme, në kishën tonë kishim një studente nga Suedia dhe gjatë një darke në kishë grupi i të rinjve rikrijoi një paradë për festën e Shën Lucia, që kremtohet në Suedi, dhe e luajta këngën për Shën Lucian në piano. Më tej të gjithë të pranishmit kënduan një strofë e një kënge tjetër suedisht dhe i shoqërova me piano.

Radioja ishte dhe vazhdon të jetë një shoqe e mirë. Si fëmijë Dëgjoja programe në stacionin publik dhe dëgjoja një kanal që luante muzikë të lehtë të vjetër. Kur isha 15 vjeçe, mora një radio me valë të shkurtra si dhuratë për Krishtlindjen dhe e përdorja për ta dëgjuar BBC-në nga Anglia dhe më pëlqente të kërkoja stacione të tjera nga e gjithë bota. Më ndihmoi shumë kur mësova gjermanisht, italisht, dhe suedisht sepse dëgjoja programe në këto gjuhë.

Në moshën 12-vjeçare ndoqa mësime për balet dhe më pëlqente të krijoja valle që i ekzekutoja për mamanë time. Për këto e vishja kostumin tim të baletit.

Natyrisht që kam edhe kujtime të hidhura nga fëmijëria ime. Kur këndoja në korin e fëmijëve në kishën time, drejtori i korit na bërtiste shpesh. Isha fëmijë e ndjeshme dhe kjo më frikësonte aq shumë se u largova nga kori për pothuaj tre vite. Nuk mund t’ia shpjegoja mamasë sime se pse nuk doja të këndoja më në kor, vetëm kuptoja se nuk u kënaqja me të. Por pas tre vitesh u ktheva në kor dhe kisha një përvojë më të mirë. Drejtori i korit nuk bërtiste aq shumë dhe kishte më shumë durim. Tani e kuptoj se ndoshta ai nuk dinte si ta përpunonte stresin e tij dhe prandaj na bërtiste. Më tej mendoj se ndoshta nuk i pëlqente ta drejtonte korin e fëmijëve. Por siç thashë, ai fitoi më shumë durim me vitet dhe në fakt është mësues i mirë dhe një organist i shkëlqyer dhe ne bashkëpunuam shumë herë pa asnjë problem fare. Më shoqëronte në piano dhe në organo kur këndoja solo në kishë. Ne kuptohemi shumë mirë.

Në shkollë kisha një mësuese muzike shumë të aftë dhe shumë e dashur por kur këndoja në korin që ajo drejtonte, na bërtiste shpesh, dukuri kjo, që bënte që nuk më pëlqente të shkoja në provat dhe në ditën e provës gjithnjë kisha dhimbje barku. Mirëpo nuk u largova nga ky kor dhe tani më dhimbset për mësuesen sepse kuptoj se edhe ajo duhet të kishte qenë shumë e shqetësuar. Ishte e re dhe ndoshta mendonte se e vetmja mënyrë për ta mbajtur rregullin në klasë ishte të bërtiste. E kam falur në zemrër dhe nuk ruaj ndonjë hidhërim ndaj saj.

Të gjitha ngjarjet e fëmijërisë sime më kanë forcuar dhe kanë pasuruar jetën time.

CARRIE HOOPER: – Çfarë kujtimesh të bukura dhe të hidhura nuk të largohen nga mendja prej asaj periudhe të jetës suaj?

 ZYBA HYSA: – E para që më vjen në mend, ka qenë dashuria prindërore. Nuk kam fjalë ta përshkruaj, por sot që unë jam edhe gjyshe, kurrë nuk kam arritur të përcjell atë lloj dashurie si të prindërve të mi dhe e them me bindje: nuk është pasuria ajo që e bën një fëmijë të lumtur, pasuria i krijon mundësi për një të ardhme të sigurt, por si prindërit e mi, nuk besoj të ketë njeri në botë të transmetojë dashuri me aq bujari, që edhe sot kur ata nuk i kam dhe kur unë jam në rolin e tyre e ndjej akoma atë ngrohtësi të fjalëve dhe përqafimeve të tyre, edhe sot sytë e mi kanë dritë prej syve tyre që vetëm ata dinin të shkëlqenin si margaritar kur ne mblidheshim mbrëmjeve rreth vatrës, ku herë këndonim, (babai i binte çiftelisë, vëllai fizarmonikës), herë kërcenim, herë tregonim barsoleta, gjëza, anektodë, recitonim poezi… (për këto ishte mjeshtre nëna ime, që i krijonte në çast dhe i recitonte si ndonjë aktore e madhe dhe ne mrekulloheshim… Sot e mendoj që ajo ka qenë një poete e madhe, një artiste e madhe, një nënë e rrallë.)

Unë jam marrë shumë me vallë, me këngë, me gjimnastikë e mbi të gjitha, që fëmijë librin kurrë nuk e kam lëshuar nga dora, lexime pafundësisht, pak kam lexuar poezi, shumë prozë e filozofi në vitet e mëvonshme e deri më sot. Kjo ka bërë që unë të kem krijuar mbi 5 vëllime poetike, tre romane, një vëllim me tregime, katër libra studimorë, një publicistikë…

Fëmijëria më vjen pranë më pas e veshur keq, saqë edhe sot ndjej dridhmat e ftohtit në trup, kur shkoja dhe kullosja bagëtinë e librin nuk e lëshoja nga dora e pse duart më nxiheshin nga të ftohtit. Punonim të gjithë dhe mbijetuam, mësonim shumë dhe u shkolluam, por kurrë nuk harroj babanë që na thoshte: “Bij, kur të martoheni, para se të lindni fëmijë, mendoni, nëse jeni në gjendje t’i shkolloni”.

Siç e thashë edhe më lart, që ne u ndamë nga trungu familjar për arësyen që e përmenda, mbetëm  pa përkrahje, ndaj babai më ndaloi nga shkolla, pasi mbarova klasën e katërt fillore. Unë e mendoja që ai e kishte të pamundur të më dërgonte, ndaj nuk i thosha gjë, por tre muaj unë vetëm qaja, derisa një kushëriri im i thotë babait dhe atëherë shkoj në shkollë me tre muaj vonesë, se tufën e kulloste kushëriri.

Ajo që nuk më del kurrë nga kujtesa është se kur u ndamë nga pjesa tjetër e trungut familjar, unë kisha një kec dhe një qengj manar, i kisha mësuar që të më rrinin përherë pranë, por xhaxhai nuk na i dha dhe kam qarë për ta dy ditë derisa u sëmura dhe është interesant, për dy ditë ngordhën të dy, qengjin e pickoi gjarpri dhe kecin e qëlloi bariu me gurë…

Harrova të them se kur do shkoja në shkollë për mësuese, babai nuk më ndaloi, por ishim kaq shumë të varfër, saqë nuk kishim para të blinim rroba, ndaj pushimet e verës, unë shkova në Librazhd e punova në fermë. Isha një vajza shumë e brishtë dhe ecja në këmbë 30’ gjer dilja në xhade, aty hipja mbi karrocerinë e kamionëve që sillnin hekur – nikel dhe kur frynte erë, unë vishesha me pluhur të kuq, më pas zbrisja në qytet e përsëri ecja në këmbë 30’ dhe shkoja në fermë e punoja punë bujqësie. Duart e mia kullonin gjak, por ishte e vetmja mundësi që unë të fitoja diçka për të blerë rroba e libra për shkollë.

ZYBA HYSA: – Si e mendonit fëmijërinë tuaj po të kishit lindur në Shqipëri?

 CARRIE HOOPER: Po të isha rritur në kohën e diktaturës, do të kisha qenë antikomuniste e palëkundur. Nuk mbështes asnjë sistem që i mohon popullit lirinë. Do të kisha mësuar ndonjë vegël muzikore, për shembull, piano, dhe do të kisha kënduar. Do të më kishte pëlqyer gurgullimin e lumenjve dhe madhështinë e maleve dhe do të isha kënaqur duke shëtitur në pyll. Në shkollë do të më kishin pëlqyer mësimet për historinë. Do të më kishte tërhequr legjenda e Rozafës dhe të bëmat heroike e Gjergj Kastrioti-Skënderbeut. Do të isha ndier krenare të isha shqiptare dhe që flisja një gjuhë të rrallë dhe të lashtë. Ndoshta nuk do të kishim qenë familje e pasur por do të kisha kërkuar të gjitha mundësitë për t’u shkolluar dhe do të kisha pasur shumë shokë dhe shoqe.

CARRIE HOOPER: – Si e mendoni veten sikur të kishe lindur në Amerikë.

ZYBA HYSA: – Së pari do i gëzohesha lirisë së fjalës, mendimit dhe veprimit. Do kisha mbaruar mbi dy universitete dhe do kisha mësuar shumë gjuhë të huaja. Nuk do kisha vuajtur sa këtu dhe nuk do kisha qenë më e lumtur se këtu, se në Shqipëri jetohet me pak dhe gëzon shumë, Shqipëria më ka falur kënaqësi që kurrë nuk do i gjeja në Amerikë, se mendoj që njerëzit atje janë të ftohtë, rendin pas parasë, unë krijoj marrëdhënie me njerëzit jashtë interesave materiale, kështu mendoj që do ndjehesha shumë e vetmuar, ndërsa këtu kam qenë e rrethuar me njerëz që i kam dashur dhe më kanë dashur, por që edhe më kanë zhgënjyer.

Po të isha në Amerikë, do kisha depërtuar deri në Shtëpinë e Bardhë që demokracinë e saj ta shpërndaja kudo nëpër botë, t’u falja liri popujve dhe kombeve të robëruar, siç është dhe kombi im i ndarë në 6 pjesë, i vetmi vend që kufizohemi me tokë shqiptare, por që trojet i përkasin Greqisë, Serbisë, Maqedonisë, Malit të Zi. Këtë ëndërr e kam edhe sot që jam në Shqipëri, të kem mundësi të takoj Obamën dhe të bisedoj për hallet e popullit tim fisnik e krenar që e kanë poshtëruar e copëtuar pa mëshirë.

Të kisha lindur në Amerikë, do kisha një fëmijëri pa kokëçarje, por kurrë më të lumtur se këtu. Atje më tremb oqeani, këtu më ngazëllen deti, liqenet, lumenjtë, malet, fushat grykat, oh sa e bukur është Shqipëria ime, ajo është e bukur nga natyra, ndërsa Amerika ka bukuri kukulle, e ndërtuar nga njeriu. Unë sapo dal në shkalët e pallatit, ndeshem me detin, gadishullin dhe ishullin, me palmat, me kodrat me ullinj, me njerëz që flasin gjuhën time, atë gjuhë që nuk do e ndërroja me asgjë në botë. Mbase flas gabim, por nuk e di e them me bindje: Jam e lumtur që linda këtu, në Shqipëri, këtë nuk e them se jam shqiptare, por kurrë nuk më ka shkuar në mend të iki të jetoj jashtë vendit tim!

 ZYBA HYSA: – Si e ke përjetuar adoleshencën … rininë dhe kur ke ndjerë për herë të parë për një djalë dhe si i krijoni ju lidhjet të adoleshencës? Po të rinisë?

 CARRIE HOOPER: – Nuk kisha ndjenjat kryengritëse që karakterizojnë adoleshencën për shumë të rinjtë. Nuk kundërshtoja prindërit e mi. Faktikisht nuk shoqërohesha shumë me moshatarët e mi në shkollë sepse ndjehesha më e pjekur për moshën time, ndoshta sepse duhej të isha më shumë e organizuar dhe më përgjegjëse për shkak të gjendjes sime si e verbër. Më pëlqente shkolla shumë dhe përqendrohesha te mësimet ngase më duhej më shumë kohë për t’i kryer detyrat e shtëpisë. Më tej nuk ndaja të njëjtët interesat si moshatarët e mi. Desha të bisedoja me intelektualë për tema më të thellë sa, për shembull, atë që bëra gjatë fundjavës. Librat dhe radioja ishin shokët e mi më të shtrenjtë dhe mund të bisedoja më lehtë me mësuesit e mi ose me të rriturit se sa me moshatarët e mi.

Sa për djem, kur ndiqja shkollën e mesme, kisha një shok, edhe ai i verbër, me të cilin takohesha shpesh dhe kishim një marrëdhënie më intime por nuk mund të them se u dashurova me të. Më në fund e kuptova se ai nuk ishte burri i drejtë për një marrëdhënie më serioze, por mbanim kontakt derisa ai ndërroi jetë para disa vjetësh.

Kur jetova në Suedi si bursiste Fulbright, kisha një të dashur suedez dhe ne kaluam çaste të bukura bashkë. Mora pjesë në një paradë për festën e Shën Lucias dhe ai më lexoi tekstet për këngët që grupi do të këndonte dhe i transkriptova tekstet në brail. Për më tepër festuam ditëlindjen e këtij shoku te shtëpia e tij ku u kënaqëm shumë. Më tej shëtisnim shumë dhe bisedonim shumë. Ai i binte trombës shumë bukur. Mirëpo ai kishte vuajtur dëmtime në kokë për shkak të një aksidenti rrugor në fëmijëri dhe si rrjedhojë kishte probleme me leximin dhe pak me të folurit. Ishte kritike ndaj meje nganjëherë por tani kam kuptuar se ai është në thelb një njeri i mirë që luftonte kundër shumë vështirësive në jetë. Jam mirënjohëse për kohën që kalonim bashkë.

Tani kam një shok të mirë, Tim Hendel, që është i verbër, dhe ai jeton në qytetin e Huntville-it në shtetin e Alabamës që ndodhet në jug të ShBA-së. Meqenëse ai është pothuajse 30 vjet më i madh se unë, kuptohemi mirë dhe e vizitoj disa herë në vit. Do të thosha se jemi shokë të ngushtë dhe kemi një marrëdhënie të veçantë. Ai është shumë i zgjuar dhe më ka mësuar shumë. Gjithashtu më ka ndihmuar në rrugën e mësimit të shqipes duke më regjistruar transmetime nga programe radiofonike në shqip nga interneti si Redio Vatikani dhe Radio Tirana, dhe ai më dërgon këto programe në kasetë.

CARRIE HOOPER: – Si e ke përjetuar adoleshencën … rininë dhe kur ke ndjerë për herë të parë për një djalë dhe si i krijoni ju lidhjet të adoleshencës… po të rinisë?

 ZYBA HYSA: – Ne e kemi kaluar adoleshencën pa e ditur që quheshim adoleshentë, ishim thjesht “Pionierë të Enverit”, ku çdo mëngjes bënim betimin: “Pionierë, në luftë për çështjen e partisë dhe të popullit, të jeni gati!” dhe ne të rreshtuar para shkollës thërrisnim njëherazi: “Gjithmonë gati!”, me gjithë këtë unë adoleshencën, ose më mirë të them periudhën e ndryshimeve të mia fiziologjike e pasuan edhe ndryshime në ndjesi dhe preferenca tjera, ku kisha shumë dëshirë të bisedoja me djem (mbase kjo ka qenë tërheqja e parë, por nuk dinim ta shpjegonim), por nuk bëhej fjalë që të thoshe “Ai djalë më pëlqen!” se do merrje epitetin “Vajzë e përdalë”, apo të rrije gjatë duke biseduar me një djalë, nuk bëhej fjalë, bile më kujtohet një herë na vendosën në banka me djem dhe të gjitha vajzat filluan të qajnë derisa na i hoqën djemtë. Unë, nuk di si ta shpjegoj, por më pëlqente shumë të bisedoja me djem, se më dukeshin më të prirur, apo më të privilegjuar për të realizuar vetveten.

Në atë periudhë të moshës sime kam lexuar pafund libra e kjo më ka shoqëruar gjithë jetën, edhe tani nuk mund ta kuptoj veten jashtë leximit të përditshëm. Më ka mbetur në mendja një libër me titullin “Sikur të isha djalë” të një autori të mrekullueshëm shqiptar Haki Stërmilli, i cili u ndalua më pas nga diktatura komuniste dhe përherë me vete kam thënë “Ah, sikur të isha djalë!” Mbase kjo më shtynte të bëja gjëra që bënin djemtë, se nuk ndjehesha e realizuar në kornizën e të qenit vajzë. Në orën e fizkulturës luaja përherë futboll dhe ftoja shoqet të luanin, por asnjëra nuk guxoi. Kur isha nxënëse në shkollën pedagogjike “Luigj Gurakuqi” në Elbasan, fitova olimpiadën sportive si gjimnastja më e mirë e rrethit. Më vjen ndër mend se një ditë para olimpiadës, nuk mund të bëja një ushtrim në unaza dhe pasi mbarova studimin, në errësirë, që të mos më shihte njeri, shkova në palestër dhe fillova të stërvitem, por rashë, si duket kisha qenë pa ndjenja e kur u ngrita, përsëri vazhdova me unazat e deri sa e bëra urën, palosjen e ushtrime tjera që sot nuk i mbaj mend më.

Shkoja nëpër grupe artistike dhe kërceja bukur vallet popullore, por unë jam një kërcimtare e zonja edhe për valsin, tango… të gjitha kërcimet, vetëm balet nuk mundem, se nuk kam pasur mundësi për t’u stërvitur. Përherë kam ëndërruar të jem pjesë e një balloje ku të jem veshur me një fustan klasik të kuq, me këpucë me takë e të kërcej nën tingujt e një valsi, apo tangoje. Pjesërisht më është realizuar, se në atë kohë nuk na lejonin të visheshim ashtu, por të paktën kam pasur fatin të kërcej në Pallatin e Brigadave në Tiranë me një burrë (nuk e njihja) që kërcente shumë bukur dhe asnjë nuk u ngrit tjetër veç ne të dy dhe kur u ulëm pati duartrokitje. Oh, si ndjehet njeriu kur kërcen! Janë momente fluturuese! Eh, shumë, shumë gjëra të bukura kujtoj, por duke u rritur, nga ajo zhdërvjelltësi në shkollë, në shtëpi,  fillova të pëlqej vetminë, të shkëputesha nga tufa e fëmijëve, kjo mbase ngaqë isha vajza e madhe dhe nëna më angazhonte me punët e shtëpisë, por kur shkonim gjatë verës me keca dhe qengja, prapë unë ulesha mbi gurë dhe përhumbja në peizazhet marramendëse të natyrës së Vërtopit, Bokave të Bardha, Grykës së Lisavës… e ato kanë mbetur edhe sot të fiksuara në mendjen time si piktura e përherë dëshiroj t’i shikoj. Përherë nëna më thërriste e kur më gjente poshtë shtëpisë, tek toka e mbjellë duke lexuar, apo medituar, shqetësohej dhe më qortonte që të mos rrija më vetëm. Edhe babai e kishte vënë re këtë gjë dhe përherë më thërriste duke më dhenë mollën më të mirë, fikun më të pjekur, rrushin më të madh dhe pikërisht për këtë arë kam shkruar poezinë e parë, por që nuk e mbaj mend, por kurrë nuk do të harroj ngazëllimin tim nga madhështia e rrezeve të diellit mëngjesor, kur binin mbi bulëzat e vesës që kishin qëndruar mbi bimën e misrit të sapo dalë mbi tokë, ku ara kthehej mijëra rreze drite ylberore, që kur thyheshin dukeshin sikur mbinin nga toka. O Zot! Po kur nxirrte kokën dielli mbi Shebenik si një zgalem i zjarrtë flakëronte majën e malit përballë, mbi fshatin Dardhë e më pas sikur hidhte hapa zbriste ngadalë si një nuse e moçme, puthte Gurin e Skënderbeut, siç bëjnë nuset kur i puthin dorën zonjave të shtëpisë plot nderim,  derisa pinte ujë në Shkumbin e më pas ngjitej me ngadalë Faqes së Bregut të Haxhiut, dhe kur dilte mbi Breg, atëherë ne ia shihnim portretin e plotë mbi Shebenik e Kokreva ime e dashur, pushtohej tej e tej me dritë dielli deri në mbrëmje vonë, kur ai perëndonte atje ku përplaste rrezet e para të mëngjesit. Nuk kishte se si të mos shkruaja më pas për Vendlindjen time vargjet: “Eh, Kokrevë, vendlindja ime/ ngado qeshë e kudo shkoj/ nuk kam gjetur një thërrime/ që sa ti të më shijojë…”

Profesionin e mësuesisë e kam ëndërruar që fëmijë, ndaj kur bëmë dokumentet për shkollë, për të tri degët shënova mësuesinë, por kur të gjithë shkuan në shkollë, mua nuk më erdhi lajmërim, ndaj bashkë me gjyshen time, shkova tek Seksioni i Arsimit dhe pyetëm. Të gjithë e njihnin gjyshen time, se daja atë kohë punonte pranë Komitetit të Partisë së Rrethit. Kur hapën listat, mua më kishte dalë e drejta për tek Pedagogjikja e Elbasanit, por ishte vendosur vizë dhe më kishin caktuar për infermiere në Korçë. Fillova të qaja me të madhe dhe gjyshja ime e mirë me telefonin e zyrës merr Komitetin e Partisë e me zë kërcënues, se do bënte njërën për padrejtësinë që i është bërë mbesës, por në telefon ishte daja, ndaj i tha që të shkonte te shtëpia sa më parë dhe shpresat u fikën, ndaj iu nënshtrova fatit, mora shatin dhe punova 10 ditë në kooperativë derisa korrieri më sjell një telegram, ku njoftohesha se më kishte dalë bursa për mësuesi. Më vonë e mësova që vetë gjyshja kishte shkuar në Elbasan, tek drejtori i atëhershëm, Vasil Kamami, dhe i kishte dhënë nga bursat rezervë, kështu ika e direk klasa ishte punë prodhuese. Më duhej të bëja 2 gropa ullinjsh e nuk mundja, isha vajzë shumë e brishtë, ndaj hodha kazmën e u ktheva mësuesit, e i thashë se kam ardhur për shkollë, nuk punoj dot, por ai më kërcënoi se do t’i thoshte drejtorit e do më ndiqnin nga shkolla, ndaj lashë veglat e punës nga frika dhe turpi që t’i dilja para sysh drejtorit, ika në shtëpi e përsëri 10 ditë në brigadën e kooperativës.

Pasi vjen telegram nga shkolla, mora raport mjekësor dhe shkova përsëri. Ato janë vitet më të bukura të jetës sime, se kisha mundësi të lexoja pafundësisht, ishte një bibliotekë mjaft e pasur e unë kujdesesha për të dhe merrja libra aq sa herë të doja, nuk kam qenë tip studiuese për librat e shkollës, por kur mësuesit fillonin shpjegimin e mësimit, unë nuk pipëtija, çdo fjale e thënë prej tyre, e shënoja tek blloku im që e kisha ndarë me aq sa lëndë kisha, kështu, librat e mi kurrë nuk hapeshin, përveç që më thoshte mësimin një shoqja ime që mësonte përmendësh e vetëm me kaq, kam qenë nxënëse mbi mesataren, se gjatë studimit 4 orësh, në çdo kohë të lirë, vetëm lexoja libra artistikë, pra unë udhëtoja me fantazinë time nëpër rrugët e Romës, Parisit, Moskës… përmes përshkrimeve të autorëve të ndryshëm.

Duke lexuar pafundësisht letërsi të huaj, pak shqiptare, se lejohej vetëm e censuruar, më pëlqente Petro Marko dhe e kam vlerësuar si një përfaqësues i letërsisë moderne shqiptare, që kurrë nuk iu nënshtrua diktaturës e pse shpesh e ndalonin, persekutonin… ndaj unë kisha tjetër koncept ndaj dashurisë, një koncept që buronte nga shpirti dhe si e re që isha më pëlqente të “dashurohesha” me personazhe të librave, se ishin pranë ndjenjave të mia, se sa të kisha një lidhje dashurie, por njeriu nuk mund të shpëtojë ngacmimeve shpirtërore, ndaj kam pasur një djalë që lexonte shumë, binte dhe veglave muzikore, ishte nga qyteti, por duke biseduar ramë në sy dhe dy rrugë ishin, ose të fejoheshim, ose të braktisje shkollën me turp. Duke fantazuar sipas librave, unë e dërgova në shtëpi, por kurrë nuk u bëmë as të dashur, as të fejuar, ishim shumë shokë, bisedonim gjatë dhe kur e pamë që asnjëri nuk ndjente, secili shkoi në rrugën e tij. (E kujtoj me dhembje, se ndërroi jetë nga një aksident automobilistik disa vite më vonë.) Kjo gjë më lëndoi për kohën, se në opinion quhesha e ndarë, por unë nuk jetoja me kohën, jetoja me botën e qytetëruar, ndaj dhe jam ndëshkuar në jetë.

Shumë kanë shkruar për diktaturën komuniste, por dëmi që i bëri njerëzve gjatë shpronësimeve, nuk është asgjë para shkatërrimit të vlerave shpirtërore njerëzore, dëm, që edhe sot i vuajmë pasojat.

ZYBA HYSA: – Besoni në dashuri? Ke rënë ndonjëherë në dashuri? Ç’mendime keni për dashurinë si ndjenjë universale?

CARRIE HOOPER: – Patjetër besoj në dashuri në shumë nivele. Së pari, e dua Zotin dhe kam besim të fortë te Ai. Lutem shumë dhe e mbaj Zotin për të dashurin tim të vërtetë. Është ai që sundon në jetën time, ai është kënga që bubullon në qenien time, është Ai që më ngushëllon në kohëra më të vështira. Është Ai që më ka dhuruar dhuntitë e mia. Ai më jep fuqinë të bëj gjithçka dhe më ka bekuar me një jetë të plotë, shëndet të mirë, një familje dhe shokë të mirë, dhe një punë frytdhënëse.

Së dyti besoj në dashurinë midis njerëzve. Dashuria vëllazërore do të thotë t’i pranosh njerëzit siç janë pa i gjykuar edhe pse ndoshta nuk pajtohesh me atë që thonë ose bëjnë. Kur dashuria e vërtetë ndriçon shpirtin, lind dëshira për t’u shërbyer atyre në nevojë siç e bënte Nënë Tereza. Po të kuptonim se jemi të gjithë njerëz të krijuar në shembullin e Zotit, që është dashuria vetë, dhe po ta shihnim njeri-tjetrin jo vetëm me sytë, por edhe me zemrën, pa paragjykime dhe duke respektuar dallimet midis nesh që japin kopshtin njerëzor një larmi lulesh, do të kishim një botë më të paqtë pa luftë dhe varfëri.

Së treti mund të flasim për dashurinë midis dy njerëzve. Për mendimin tim dashuria e vërtetë rritet ngadalë sa më shumë dy njerëz njihen me njeri-tjetrin. Dashuria është aftësia ta pranosh pa përsosmërinë e partnerit, të mund të qëndrosh pranë njeri-tjetrit në kohëra të errëta, ta thuash dhe ta pranosh fjalët, Më fal. Nuk është e lehtë as ta kërkosh, as ta pranosh faljen, por është një nga çelësat e një marrëdhënieje të shëndetshme. Komunikimi i çiltër dhe i hapur ka gjithashtu shumë rëndësi. Më mirë është ta duash njeri-tjetrin se sa të jesh në dashuri me një person tjetër. Ndjenja e dashuri zgjat një kohë të shkurtër, por dashuria e vërtetë kapërcen të gjitha vështirësitë dhe zgjat për gjithmonë.

CARRIE HOOPER:- Besoni në dashuri? Ke rënë ndonjëherë në dashuri? Ç’mendime keni për dashurinë si ndjenjë universale?

 ZYBA HYSA: – Fjala dashuri për mua fillon në besimin tek Zoti, asnjë nuk më bind se dashuron, nëse nuk beson Zotin, se dashuria të vjen pranë edhe nga mijëra kilometra, ajo është një lloj energjie që shkëputet nga kuantet e shpirtit të një mashkulli dhe futet brenda trupit të një femre duke u bashkuar me kuantet e shpirti dhe po kaq energji del nga kuantet e femrës drejt shpirtit të partnerit.

Duke ditur që shpirti përbëhet nga këto grimca që hyjnë e dalin tek ne pa pushin, aq sa futen ne trupin tonë, po aq dalin e shpërndahen në univers më shpejtësi drite apo mendje, (askush nuk e ka përcaktuar dot), por në dashuri ato shkojnë e vijnë dhe ne ndjehemi të dashuruar si të ishim fare pranë. Kështu ndodh edhe me Zotin, se zoti mendoj që mund të jetë energji në univers si një rregullator i gjithësisë dhe kur e beson, ai është i pranishëm tek ne e na jep energji të pallogaritshme për të kryer punë dhe vepra të jashtëzakonshme.

Unë mendoj se të besuarit në Zot është çelësi i suksesit tonë, në punë, në shoqëri, në dashuri në krijimtari… në gjithçka. Unë e kam ndjerë praninë e tij gjithë jetën, ndaj e pse janë përpjekur të më poshtërojnë, të më persekutojnë, të më fyejnë, të më vrasin, nuk ia kanë arritur, se kisha një energji të brendshme që më ngrinte lart edhe kur më rrëzonin përdhe.

Dashuria fillon tek besimi në Zot, tek dashuria për natyrën, dashuria për njeriun… Dashuria e vërtetë vjen, kur ne nuk e mendojmë dhe ikën kur e harrojmë… asgjë nuk kemi në dorë, ajo është si muzë poezie, është energji e pa komanduar dhe unë mbi dashurinë asgjë nuk vë, as paranë, as karrierën, as privilegjet, mbi dashurinë kam ndërtuar jetën time dhe pse jam lënduar, kam qenë vetvetja. Unë mendoj se njeriu një herë dashuron, por ketë dashuri mund ta strehojë në më shumë se një partner, se si çdo gjë në jetë që transformohet, ajo kërkon ushqim që të zhvillohet e kur këtë ushqim nuk e gjen më tek partneri, pa e kuptuar ajo ka gjetur shtrat tjetër për të hedhur shtat… si pjesë e kuanteve të shpirtit.

Edhe kur nuk kam të dashurin pranë, jam e dashuruar me kujtimet, me natyrën, me njerëzit, me ajrin, me dritën… me gjithçka që Zoti ka vënë në dispozicion të njeriut dhe çdo ditë kur hap sytë thërres me zë njeriun që dua dhe falënderoj Zotin për mundësinë që më jep për të shijuar jetën, për fëmijët që më ka falur, për shëndetin, për vuajtjet që më ka dhënë, se ato më bënë të fortë dhe të kuptoj sa vlerë ka dashuria.

Si çdo njeri, edhe unë jam zhgënjyer nga dashuria, por jo nga dashuria ime,  ajo që nuk duroj dot në dashuri, është hipokrizia, mashtrimi (gjë që për fat të keq në Shqipëri ndeshet shpesh, se dashuria do kualitet njerëzor) dhe nëse unë e dalloj një gjë të tillë, dashuria aty mbaron edhe sikur të më kushtojë shtrenjtë e më ka kushtuar shtrenjtë, por unë nuk mund të jem tjetër, ndaj sot unë jetoj vetëm, por kurrë e vetmuar, pranë kam imazhin e dashurisë, të fëmijëve, të cilët i kam të larguar e mbi të gjitha kam Zotin pranë që më beson për këto që po u rrëfej ju mike e dashur pa të njohur fizikisht, por kuantet e shpirtrave tanë tashme kanë filluar ecejaket e tyre dhe bashkëpunojmë paqësisht në miqësinë tonë të sinqertë.

ZYBA HYSA: – Cilat kanë qenë motivet që të nxitën për të mësuar gjuhën shqipe?

Carrie Hooper: Fillova të mësoja shqip në tetor 2008 pasi kisha një student nga Shqipëria në kursin tim të italishtes.  Së pari përdora një libër në brail që e gjeta te Biblioteka për të verbrit në Angli dhe studenti im më ndihmoi.  Gjithashtu një grua transkriptoi një fjalor shqip – anglisht në brail që e kisha blerë.  Më tej gjeta një libër audio me përralla shqiptare te Biblioteka për të verbrit në Suedi.  Në verë 2009 dhe në verë 2010 ndoqa kurse të gjuhës shqipe tek Arizona State University në Tempe të Arizonës.  Tani për tani lexoj artikuj nga gazeta shqiptare duke përdorur kompjuterin tim të aksesshëm.  Për më tepër shoku im, Tim Hendel, që jeton në Huntsville të Alabamës, më regjistron programe radiofonike në internet në gjuhën shqipe.  Përveç kësaj flas në telefon me shqiptarë për të ushtruar gjuhën.

Në shtator 2010 këndova një koncert me këngë shqiptare në kishën ortodokse Shën Elia në Jamestoën të Nju Jorkut.  Në tetor 2010 këndova në Kishën e Shën Gjergjit në Boston të Massachussettit.  Në qershor 2011 këndova në një koncert në Tornto të Kanadasë me rast të mbylljes së vitit shkollor te shkollat shqipe atje.  Në prill 2012 mora pjesë në festimin e njëqindvjetorit të themelimit të Vatrës duke kënduar himnin amerikan dhe një këngë, “O popull i dashur”, për të cilën shkruajta tekstin shqip dhe kompozova muzikën.  Në qershor 2012 dhashë një intervistë në Neë York për një film shqiptar me producent Piro Milkanin dhe regjisor Petrit Rukën, që trajtoi historinë e Himnit Kombëtar shqiptar.  Gjatë intervistës këndova Himnin kombëtar shqiptar.  Filmi fitoi një çmim të veçantë për njëqindvjetorin e Pavarësisë.  Në fund të qershorit 2012 dhashë dy prezantime te Arizona State University në Phoenix të Arizonës ku kisha ndjekur kurse të gjuhës shqipe gjatë verave së viteve 2009 dhe 2010.  Në prezantimin e parë diskutova se si mësova shqip si të verbër dhe përshtatjet që më duheshin.  Në prezantimin e dytë fola për eksperiencën time duke mësuar shqip dhe këndova këngë shqiptare.

Në tetor 2012 vizitova shkollën shqipe në Bronx dhe dhashë një prezantim për prindërit dhe nxënësit në të cilin fola për eksperiencën time duke mësuar shqip dhe duke kënduar këngë shqiptare.  Në qershor 2013 mora pjesë në programin për mbylljen e vitit shkollor te shkolla shqipe në Bronx duke kënduar katër këngë shqiptare.  Përveç kësaj ndoqa Meshën në Kishën Katolike Zoja e Shkodrës në Hartsdale të Nju Jorkut.  Më tej jam bërë anëtare e ansamblit Bashkimit Kombëtar drejtuar nga Gjergj Dedvukaj dhe i bie çiftëlisë.  Mora pjesë në një koncert të tyre në korrik në Detroit të Michiganit.

Gjatë viteve kam dhënë intervista për Gazetën Dielli, për gazetaren Rajmonda Moisiu, për gazetarin Beqir Sinën për gazetën Bota Sot, për gazetaren Kozeta Zylon, për Radio Kosovën, dhe Radio e diela, një program që transmetohet në AM 1540 në Toronto të Kanadasë.  Gjithashtu mora pjesë në emisionin e gazetarit njujorkez, Qazim Dodës, Shqiptarët e Amerikës.

Kam shkruar mbi 60 poezi shqip dhe disa janë botuar në gazetën Dielli dhe në Revistën Kuvendi.  Para disa vjetësh dhashë disa prezantime për Shqipërinë për klube vendore në të cilat tregova fakte për vendin dhe këndova këngë shqiptare.

ZYBA HYSA: – A njeh shqiptarë atje dhe ruan lidhje miqësie me ta?

 Carrie Hooper: – Nuk kemi një komunitet shqiptar në Elmira por njëherë takova një shqiptare në rrethin tim. Mirëpo ajo është shumë e zënë me fëmijët dhe me punë dhe ka shumë kohë që nuk kemi folur bashkë. Mirëpo njoh shumë shqiptarë në qytetin e Nju Jorkut, në Massachussetts, në Pensilvani, në Michigan, në Chicago, në Toronto të Kanadasë, dhe në shtetin e Arizonës. Disa i kam takuar dhe disa jo. Flas në telefon me disa shqiptarë dhe disave u shkruaj emaile. Këmbej mesazhe elektronike edhe me shqiptarë në Shqipëri dhe në Kosovë. At Artur Liolini, prift te Kisha katolike e Shën Gjergjit, më lidhi me disa shqiptarë.

ZYBA HYSA: – Unë u habita, kur djali i Isuf Luzajt, Dalani, më solli një poezi të krijuar nga ju për ta përfshirë në librin “Isuf Luzaj në Biografinë e Kombit”, si u frymëzuat, keni lexuar ndonjë libër të tij, apo keni dëgjuar për këtë personalitet të nderuar të kombit shqiptar, por dhe me një kontribut të madh në Amerikë?

Carrie Hooper: – Lexova një artikull në Gazetën “Dielli” për Dalan Luzan që festoi ditëlindjen e tij në fshatin në të cilin u internua me familjen e vet kur ishte fëmijë. Shkrimi përmendi Isuf Luzajn, të atit të Dalanit, dhe përcolli të dhëna për jetën e tij. U frymëzova ta shkruaja poezinë për Isuf Luzajn pasi lexova këtë artikull. Nuk kam lexuar ndonjë libër të Isuf Luzajt por e di se ishte njeri shumë i zgjuar dhe atdhedashës dhe jepte mësim në universitet në Amerikë.

Për Isuf Luzajn

 (Carrie Hooper)

Tempull i dijes,
Korife e atdhetarizmit,
për çlirimin e shqiponjave
Të robëruara
Në kafazin e diktaturës,
Pareshtur punove.
Ishte shpërblimi yt
I pamerituar
Kurbeti trishtimprurës
Dhe Internimi shtazor
I gruas dhe të fëmijëve.

Mirëpo,
Nga rrushi i fatkeqësive,
Një verë të ëmbël prodhove
Duke ndriçuar universitetet amerikane
Me zgjuarsinë tënde.
Në livadhin e mendjes sate,
Bulëzuan vargjet e tua.

Në panteonin e dijetarëve,
Në plejadën e filozofëve Gjëmon
Emri yt i pavdekshëm.

ZYBA HYSA: – A mendon se Kombi im do të bashkohet një ditë dhe do të përparojë si gjithë kombet e tjerë?

 Carrie Hooper: – Shqipëria ka shumë potencial të bëhet një vend i qytetëruar dhe i zhvilluar si vende të tjera. Ka bërë përparime në këto njëzet vite, për shembull në infrastrukturë, dhe më vjen mirë se ka njerëz që punojnë për ndalimin e dukurisë së gjakmarrjes. Megjithatë ka shumë punë për të bërë. Politikanët duhet të mendojnë për të mirën e Kombit, jo vetëm për t’u pasuruar vetë. Duhet të pushojnë së fajësuarit të njeri – tjetrit dhe të bashkëpunojnë për të mirën e vendit. Duhet të gjenden më shumë mundësi për t’i punësuar të rinjtë kështu se nuk ikin nga vendi. Shqipëria po humb trurin e vet për shkak të emigrimit dhe kjo nuk do të ndihmojë në përparimin e vendit. Me gjithë vështirësitë, e di se një ditë Shqipëria do të zhvillohet dhe trojet shqiptare do të bashkohen. Kombi shqiptar ka një shpirt ngadhënjyes dhe gjithmonë ka mbijetuar gjatë historisë së vet.

JETËSHKRIMI (CARRIE HOOPER)

U linda në Elmira të Nju Jorkut, në janar të vitit 1975.  Elmira ndodhet në pjesën jugore të shtetit të Nju Jorkut afër kufirit me shtetin e Pensilvanisë.  U linda dy muaj e gjysmë para kohës dhe si pasojë mushkëritë e mia nuk ishin të zhvilluara plotësisht.  Prandaj në moshën tetëditore iu nënshtrova një operacioni për të hequr një pjesë të njërës mushkri.  Pastaj qëndrova në inkubator për tre muaj dhe meqenëse mora tepër oksigjen retinat e mia u dëmtuan dhe u verbërova.  Mirëpo verbëria nuk më pengon, sepse kam mundësi të përjetoj botën me shqisat e tjera.  Të gjithë që shikojnë do të mund ta përjetojnë botën me të gjitha shqisat,  por ata varen shumë nga sytë.  Thënë shkurtimisht, kam një jetë të plotë dhe të pasur.

Kreva shkollën fillore dhe të mesme me fëmijë që shikonin dhe mora librat e mia në brail ose në audio.  Kishte edhe njerëz që lexonin për mua dhe mësova të shkoja me bastun.  Fillova mësime për piano në moshën katërvjeçare dhe mësime për kanto në moshën pesëmbëdhjetë vjeçare.  Në shkollë i rashë ksilofonit, marimbës, glockenspielit, dhe baterive në orkestër dhe këndova në kor.  Fillova të kompozoja muzikë në moshën tetëvjeçare.

Pas diplomimit tim nga shkolla e mesme në vitin 1993, mora një bachelor për kanto te Mansfield University në qytetin e Mansfield të Pensilvanisë në vitin 1997.

Gjatë kohës në Mansfield fillova ta mësoja gjermanisht sepse për studimet e mia u kërkua që të ndiqja një gjuhë të huaj dhe zgjodha gjermanisht sepse mendoja se do të më ndihmonte të kuptoja më mirë atë çfarë këndoja në atë gjuhë.  Që nga dita e parë e kursit e dija se desha të bëhesha pedagoge e gjermanishtes.  Në shkollën e mesme kisha mësuar frëngjisht por ajo gjuhë nuk më kishte tërhequr shumë dhe nuk punoja fort për ta mësuar.  Mirëpo ushtroja gjermanisht si dhe gjuhë të tjera që i mësova më vonë duke i dëgjuar, duke lexuar dhe duke folur në telefon me folësit e gjuhës në fjalë.

Gjatë studimeve të mia në Mansfield, fillova gjithashtu ta mësoja italisht sepse kori me të cilin këndoja duhej të shkonte në Itali si pjesë e turneve evropiane.  Më tej fillova ta mësoja rusisht dhe latinisht por këto dy gjuhë nuk i kam zotëruar mirë.

Pasi kreva studimet te Mansfield University, mora një master për gjermanisht (1999) dhe një master për kanto (2001) te University at Buffalo në Buffalo të Nju Jorkut.  Gjatë asaj kohe fillova ta mësoja spanjisht dhe mësova pak finlandisht.  Për më tepër fillova ta mësoja suedisht sepse dirigjenti i orkestrës së universitetit vinte nga Suedia dhe desha të flisja suedisht me të.  Në atë kohë kishte një program në transmetimin anglisht të stacionit radiofonik në valët e shkurtra, Radio Sëeden, që quhej In Touch Ëith Stockholm që u mundësonte dëgjuesve që të lidheshin me suedezë për t’u drejtuar pyetje të ndryshme që trajtonin kulturën dhe jetën suedeze.  Unë i shkruajta programit një email, sepse desha të mësoja më shumë për situatën e të verbërve në Suedi.  Drejtuesit e programit më lidhin me Ulrika Norelius, një studente e verbër te Kolegji i muzikës i universitetit mbretëror në Stockholm të Suedisë dhe biseduam në telefon në anglisht. Biseda jonë u transmetua në radio dhe Ulrika dhe ne vazhdonim të mbanim kontakt.  Ajo më tregoi për mundësinë për të huajt që studionin te Konservatori i muzikës në Stockholm për një vit akademik.  Aplikova për këtë program dhe aplikova për një bursë Fulbright për t’i paguar shpenzimet.  Kolegji i muzikës në Stockholm më pranoi dhe mora bursën Fulbright.  Nga shtator 2001 deri më qershor 2002 studiova kanto te Shkolla për muzikën të universitetit mbretëror në Stockholm.

Tani punoj si pedagoge të gjermanishtes dhe të italishtes tek Elmira College në qytetin tim të Lindjes, Elmira të Nju Jorkut.  Gjithashtu jap mësime për piano dhe për kanto në shtëpinë time.  Më tej jap koncerte vokale në vende të ndryshme.  Këndoj në korin e kishës sime dhe në një kor tjetër me emrin Common Time.  Në kohën e lirë Më pëlqen të lexoj, të bisedoj me njerëz, të shkruaj poezi, dhe siç e përmenda më lart, më pëlqen të mësoj gjuhë të huaja.  Përveç gjermanishtes, italishtes, dhe spanjishtes, flas edhe shqip lirisht

 JETËSHKRIMI

Zyba Hysen Hysa lindi në fshatin Kokrevë të rrethit Librazhd më, 26 qershor 1955. Mësimet e para i mori në vendlindje, më pas në Elbasan, ku në vitin 1974 merr diplomën e mësuesisë. Në 1979 mbaron kursin filozofik dhe më pas ushtron profesionin e mësuesisë në lëndën gjuhë shqipe, në fillim në Vulçan, Polis Gostimë të Librazhdit dhe që nga viti 1999 në Vlorë.

Krahas punës së mësuesisë, që nuk u nda për asnjë çast, ajo ka qenë aktiviste e rinisë duke u zgjedhur deri në forumet më të larta. Së fundmi aderoi në Shoqatën për Identitet dhe Bashkim Kombëtar (SHIBK), nga e cila dha dorëheqjen me daljen në skenë të Kreshnik Spahiut që bashkoi gjithë shoqatat patriotike në partinë politike “Aleanca Kuq e Zi”,  të cilën e denoncoi si antikombëtare që në embrion.

Që nga viti 2010 anëtare e Institutit të Integrimit të Kulturës Mbarëkombëtare Shqiprare, ku ka dhënë një kontribut të çmuar me veprimtarinë e saj në të gjitha trojet etnike shqiptare.

Në ditën e shpalljes së pavarësisë ajo ka dorëzuar flamurin për Bashkimin e Kombit te kulla e Jasharëve dhe bashkë me anëtarët e kësaj shoqate janë betuar se do të falin gjithçka për bashkimin e kombit shqiptar. Një komb, një shtet, një flamurë!

Ka qenë bashkëpunëtore në revistën për fëmijë “Vala e kaltër”, Drejtuese e emisionit për fëmijë “Drita e diturisë”. Krijimet e para poetike i ka botuar qysh në vitin 1972 në gazetën “Shkumbini” të Elbasanit.

Në vitin 1978, pasi dërgon për botim poemën “Me ju nuk jemi krushq” në Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri” = i kthehet përgjigjja: “Kujdes, ke frymë moderniste në poezi!” dhe që nga ajo ditë nuk botoi më.

Pas vitit 1990:

Pjesëmarrëse në Inter Fest “Viti i Eseut” Strugë”,2007, në Festivalin e Dytë Ballkanik të Poezisë, Lushnjë 2009, Nderuar me çmimin e tretë “Fatos Arapi” nga Bashkia Vlorë, dhjetor 2011, me medaljen “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” nga Komuna e Çairit, Shkup 2011 dhe me rastin e 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë, Poeteka “Ndue Bytyci” e nderon me çmimin e parë “Për poezinë më të mirë në festivalin e parë të poezisë “Bytyci”, gusht 2012.

Gjatë viteve ka dhënë shumë intervista për Radio Tiranën, RTK, TVSH, Apollon, Amantia, Vlora Chanel… si dhe është intervistuar nga gazetarët: Murat Gecaj, Albert Zholi, Spasse Thanasi, të botuara në shtypin e shkruar shqiptar si: Gazeta “Republika”, “Nacional”, “Telegraf”, “Standard”, si dhe në faqet elektronike “Dielli”., “Zemra Shqiptare”, “”Fjala e lirë” etj.

Ka publikuar shkrime kritikë letrare, poezi, tregime…  në gazetat dhe revistat letrare të kohës si: “Nacional”, “Muzgu”, “Obelisk”…

Libra: “Shkreptima Dhembjeje” (poezi) 2002, “Festa e Abetares” (poezi për fëmijë) 2002, “Erë Shqipërie” (poema) 2004, “Dritë në Llakatund” (poezi për fëmijë) 2005, “Kur Shpirti Vallëzon” (monografi artistike) 2006, “Obelisku i Bektashizmit” 2007, “Sikur…” (poezi) 2009, “Nënë Engjëllore” (poemë) 2010, “Lumi kërkon detin” (poezi) 2011, “Mbretëresha ime” (tregime) 1012, “Sharrajt në Jetën e Kombit” 2012 (Libër shkencor – historik – letrar – publicistik)

Libra, në dorëshkrim: Tre romane, dy libra studimore, një publicistike, tre vëllime poetike, 10 libra për fëmijë…

Vlorë-Nju Jork, dhjetor 2013

 

Filed Under: Interviste Tagged With: carrie hooper, dy intervista, New York, Vlore, Zyba Hysa

Kiev: Protetuesit rrënojnë Statuaja e Leninit ne mes të qytetit

December 8, 2013 by dgreca

Protesta masive në Kiev, kërkohet dorëheqje e kryeministrit dhe presidentit të shtetit /

KIEV – UKRAINE : Disa qindramijëra protestues janë tubuar në Sheshin e Pavarësisë në kryeqytetin Kiev në Ukrainë, për ta kundërshtuar vendimin e presidentit të këtij vendi, Viktor Janukoviç, për të mos e nënshkruar marrëveshjen për afrim me Bashkimin Evropian dhe duke kërkuar dorëheqjen e tij.

Sipas organizatorëve, në protesta ka rreth një milion njerëz, ndërsa policia pohon se janë rreth njëqind mijë.

Ish-kryeministrja e Ukrainës, Julia Timoshenko, e cila gjendet në burg, në një letër, që para protestuesve u lexua nga vajza e saj, Evgenia, ka kërkuar largimin e presidentit Janukovich nga ky post.

Arsenij Jacenjuk, nga partia Batkivshçina e Timoshenkos, ka premtuar zgjerimin e protestave dhe ka kërkuar nga demonstruesit bllokimin e hyrjes në gjithë kompleksin e qeverisë në Kiev.

Ndërkohë që sot CNN raporton se të Dielen në mbrëmje, protestuasit në Kiev, Ukrainë, kanë rrënuar edhe përmendoren e Leninit, e cila ishte dhe simboli i fundit që i kishte rezistuar  trazirave të Revolucionit të Portakalli.

Statuja u thye e tëra në momentin kur goditi tokën. Turmat filluan të bertasin “Ju Lumt” dhe të kërcenin mbi statujën që e tërhiqnin zvarrë me një kamion.

Protestuasit sot kishin bllokuar gjithashtu edhe  sheshin qëndrorë në qytetin e Kievit. Ata u mblodhën përballë ndërtesës së qeverisë, ku edhe u përleshën me policinë.

Sheshi i Pavarësisë në kryeqytetin e Ukrainës është qendër e protestave të përditshme gati trijavëshe.

Demonstratat filluan pasi Janukoviç, muajin e kaluar, e pezulloi punën në arritjen e Marrëveshjes për asocim dhe tregti të lirë me Bashkimin Evropian, duke thënë se marrëveshja do t’i dëmtonte lidhjet e afërta tregtare me Rusinë.

Gjatë protestës masive fundjavën e kaluar, përleshjet ndërmjet protestuesve dhe policisë, nxitën goditje të dhunshme të policisë, me ç’rast një duzinë njerëzish ishin plagosur

Ndiqni disa nga pamjet e protestave të popullit të Ukraines ditëve të fundit ! /Beqir Sina/

 

Filed Under: Featured

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 49
  • 50
  • 51
  • 52
  • 53
  • …
  • 67
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT