• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for December 2013

Kukesi-Skenderbeu, pranga “rebeleve”. Klasikja Tirana-Vllaznia perfundon X.

December 8, 2013 by Administrator

 

 

Përfundimi i ndeshjes 30 sekonda përpara kohe nga ana e arbitrit Jorgji dhe arbitrimi me tendencë sipas verilindorëve ka qënë shkaku që në fundin e ndeshjes të ‘fillojë lufta’. Në fillim drejtori teknik i Kukësit Sulejman Starova debaton me trajnerin e Skëndërbeut Mirel Josa, më pas Shensoji sëbashku me lojtarët kuksian dhe shumë persona civil i vërsulen treshes arbitrale për ti goditur. Policia është mundur të mos preken arbitrat ndërkohë që situata në stadium ka qënë shumë e tensionuar dhe Jorgji me asistentët e tij kanë qëndrruar për disa minuta në fushën e lojës duke pritur largimin e ‘të fortëve’ që tentonin çdo moment të godisnin gjyqtarët. Një turp dhe skandal i vërtetë duke parë rrjedhën e lojës dhe atë që u prodhua në fushën e lojës. Në minutën e 87-të në Zeqir Ymeri, që është shokuar nga goli i Andi Ribajt që ka prishur barazpeshën dhe dërguar kuqebardhët në avantazh. Reagimi skuadrës së Shensojit ka qënë i menjëhershëm dhe 60 sekonda më pas kanë gjetur golin e barazimit me anë të serbit Popoviç. Policia pas ndeshjes ka marrë masat duke arrestuar dy personat që hynë në fushë në sfidën e sotme mes Kukësit dhe Skënderbeut për të goditur gjygjtarin Enea Jorgji. Dy punonjësit e bashkisë Edmond dhe Ermal Elezi hynë në fushë pasi arbitri i takimit Jorgji i fërshëlleu birbilit përpara kohe duke mbyllur takimin në barazim 1-1. Tashmë dy personat do të përballen me drejtësinë për të marrë dënimin e merituar.

Ndërkohë që nuk ka akoma asnjë informacion për punonjësin e stadiumit i cili sulmoi trajnerin e Skënderbeut Mirel Josa, çast që solli dhe në revoltën e kampit korçar.

Tirana eviton humbjen e radhës, por nuk shkon më larg se barazimi 1-1 ndaj kuqebluve. Klasikja e futbollit shqiptar, e luajtur në ndërkombëtarin “Qemal Stafa”, ka dhuruar nga një gol në secilën pjesë loje, fillimisht me Hajdarin për Vllazninë dhe pastaj me Limanin për bardheblutë. Pikërisht minutat 34’ dhe 59’ kanë qenë përcaktuese të fatit të kësaj sfide interesante, e shoqëruar me përpjekje të të dyja skuadrave për të fituar. Ky ishte ballafaqimi i 165-të mes këtyre dy skuadrave me emër e traditë në futbollin shqiptar, Tirana ka fituar 73 herë, Vllaznia 52 herë, ndërsa në barazim janë ndarë 41 ndeshje. Golaverazhi total flet për bardheblutë, në shifrat 216-128. Tekniku i Tiranes Magani u shpreh:”“Sot më pëlqeu karakteri i skuadrës. Ne nuk na lejohen hapa të gabuar, prandaj dhe nuk jam i kënaqur me rezultatin. Por jam i kënaqur me lojën. Po shoh që diçka po ndryshon dhe skuadra po përshtatet me idetë e mia. Çunat dhanë maksimumin. Duhet të jemi të qetë, pasi vetëm kështu mund tja arrijmë. Fati dhe gabimet janë pjesë e lojës, por duke pasur besim rezultatet do vijnë dhe do ta largojmë krizën”

Filed Under: Featured

FEDERAT “VATRA” DHE KONSULLATA E KOSOVËS PROMOVUAN LIBRIN E ASTRIT ZEMAJ

December 7, 2013 by dgreca

*Libri me titull ”Intervenimi Ushtarak Humanitar i NATO-s në Kosovë” u që ka për autor konsullin e Kosovës në Frankfurt, diplomatin Astrit Zemaj, u promovua në mjediset e Monroe College në New York/

*Intervenimi i SHBA dhe NATO-s në Kosovë, kan qenë plotësisht të arsyeshme dhe ajo ka qenë një luftë e drejtë në aspektin moral, politik dhe njerëzor/

NGA BEQIR SINA/

BRONX NYC : Në mbrëmjen e 24 marsit, 1999, Aleanca Veriatlantike NATO filloi intervenimin e saj për t’i dhënë fund luftës në Kosovë. Për të parën herë në historinë 50 vjeçare të ekzistimit,u krye “Intervenimi Ushtarak Humanitar i NATO-s në Kosovë” pra, në vitin 1999 liderët perëndimor vendosën të përdornin NATO-n për të parandaluar spastrimin etnik nga forcat e Millosheviqit në Kosovë.

24 mars 1999, padyshim që është nata që ndryshoi historinë jo vetëm të Kosovës por edhe të Aleancës Veriatlantike. NATO filloi sulmet ndaj caqeve serbe, në një sulmë ushtarak ajror që do të zgjaste 78 ditë për të ndaluar operacionet e tyre në Kosovë, dhe, për të parandaluar spastrimin etnik. Edhe pse Këshilli i Sigurimit, nuk kishte autorizuar sulmet, NATO përmes Sekretarit të Përgjithshëm, Havier Solana mbronte arsyeshmërinë e tyre, të intervenimit.

Një intervenim ky që Konuslli i Kosovës në Frankuft – Gjermani, diplomati Astrit Zemaj në librin e tij të parë “Intervenimi Ushtarak Humanitar i NATO-s në Kosovë”, e ka argumentuar me detaje duke na treguar se përse ajo ishte një luftë e tillë, dhe para në historin e aleancës më të madhe dhe më të fushqishme në botë NATO-s dhe SHBA.

Në adituriumin e tepullit të dijes Monroe College në Bronx New York , mbrëmë u promovua libri “Intervenimi Ushtarak Humanitar i NATO-s në Kosovë” të autorit Astrit Zemaj.  Në një panel të udhëhequr nga znj Elmira Babamusta, ambasadori Bekim Sejdiu, kryetari i Vatrës Dr. Gjon Buçaj, professor Haxhi Berisha dhe vetë autori Astrit Zemaj.

Ky promovim shembullor, u krye në bashkëpunim me Konsullatën e përgjithshme të Kosovës në Neë York, dhe Federatën Panshqiptare e Amerikës VATRA me seli në Neë York, të Premten me 6 dhetor, në Monroe College, dhe kujdesin e posaçëm të profesorit të këtij kolegji zotit Haxhi Berisha.

Në këtë promovim morën pjesë rreth dhjetëra vetë, të gjithë veprimtarë të njohur të çështjes tonë kombëtare, lider, shumë nga këta intelektualë, gazetar e studentë të të gjitha lëmive. Si dhe vetë autori Astrit Zemaj i cili me këtë rastë u nderua me pllakatën “Nderi i Monroe College” në Neë York së bashku me asambleistin Mark Gjonaj, i cili gjithashtu u nderua me pllakatën “Nderi i Monroe College” në Neë York.

Në promovim mori pjesë edhe Presidenti i “Monroe College”, Mr. Stephen Jerome, asamblesiti shqiptar i Neë Yorkut, Mark Gjonaj, avokati Stiv Kaufman, professor Paulo Palombo, veprimtari Harry Bajraktari, zoti Elmi Berisha, z Musa Daka, z. Musli Mulosmani,z Agim Rexhaj,z. Esad Rizai, Marijan Cubi, dhe Uk Gjonbalaj dhe shumë të tjerë.

Promovimin e librit e hapi me një përshëndetje rasti Kryetari i Vatrës, Dr. Gjon Buçaj. I cili, përshëndeti të pranishmit dhe falënderoj për bashkëpunimin Konusllatën e R. Kosovës në New York, dhe kolegjin Monroe me professor Haxhi Berishën për kujdesin e treguar, por me theks të veçantë, kreu i Vatranëve, falënderoj autorin e këtij libri diplomatin Astrit Zemaj, për promovimin e këtij  libri nën kujdesin e Federatës PaShqiptare VATRA.

“Vatra shoqata më e vjetër në SHBA, tha Dr. Buçaj  nëpërmes promovimit të këtyre librave, me autor miqt e Vatrës, ka krijuar një kulturë e përvojë të madhe me organizime të ndryshme, çka është edhe në tarditën e kësaj shoqate famëmadhe dhe më e vjetra shqiptare në Amerikë, siç janë:manifestimet, përkujtimet, dhe promovimet e këtyre librave, natyrisht edhe si ky i zotit Astrit Zemaj të cilin gjejë rastin t’a përgëzojë përzemërsisht për linbrin e tij “Intervenimi Ushtarak Humanitar i NATO-s në Kosovë” duke i uruar suksese!’

Promovimin e librit “Intervenimi Ushtarak Humanitar i NATO-s në Kosovë” të autorit Astrit Zemaj, e drejtojë Ermira Babamusta, e cila është eksperte e punëve të jashtme, humanitare dhe atuore. Momentalisht, është kandidate e doktoraturës për Shkenca Politike dhe Diplomaci në Ë. Virginia dhe njekohesisht po ndjek programin në Inteligjence & Sigurim Kombëtar në Harvard.

Drejtuesia Dr. Ermira Babamusta, ka prezantuar personalitetet që folën në këtë promovim  nëpërmjet CV së çdo folësi. Më pas ajo u kërkoi të pranishmve që të nderojnë egzekutimin e Hymnit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shqipërisë dhe i Kosovës vetëm muzikë pa tekst. Ndërsa, tha znj. Babamusta me një minut heshtje të nderohen dhe t’i japim respekt të gjithë dëshmorëve që ranë për lirinë e pavarësinë e Kosovës

Me nga një përshëndetje rasti për autorin e librit “Intervenimi Ushtarak Humanitar i NATO-s në Kosovë” të autorit Astrit Zemaj – Konsull i Kosovës në Frankfurt Gjermani erdhën në këtë promovim Presidenti i “Monroe College”, Mr. Stephen Jerome, Asemblisti i Shtetit të Neë York-ut, z. Mark Gjonaj, dhe Professor Haxhi Berisha.

Fjala kryesore (Keynote speaker) për librin e diplomatit Zemaj u mbajt nga kolegu i tij, Ambasadori Bekim Sejdiu, Konsull i Përgjithëshëm i Republikës së Kosovës në New York. I cili, është edhe recenzent i këtij botimi, ku trajtohen aspeket politike, juridike e ushtarake të intervenimit të NATOS-s nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ambasadori Sejdiu tha se kam një kënaqësi të veçantë të flasë si koleg në këtë promovim të librit të Konusllit Zemaj. Të flasë si një mik i tij dhe si person që e kam parë nga afër ngjarjet për të cilat flet në libër Zemaj dhe të perjtojë këtë kënaqësi të mbajë këtë kumtesë lidhur me librin  “Intervenimi Ushtarak Humanitar i NATO-s në Kosovë”. Një libër shumë interesat që mendojë se duhet t’a lexojmë të gjithë për të mësuar më shumë se cili ka qenë roli i NATO-s dhe SHBA në luftën për çlirimin e Kosovës.

        “Më duhet të theksojë, shtoi zoti Sejdiu, në vija të përgjithëshme, se intervenimi humanitar ushtarak i Nato-s në rastin e Kosovës shkon shumë përtej dimenzioneve tona nacionale –  Kosova nuk është vetëm një rast i rëndësishëm për ne shqiptarët, mbasi intervenimi humanitar si koncept në Kosovë, është njëri prej koncepteve ku shkëmbehet përplasja humanitare ushtarake e një lufte më të fuqishme, si në asnjë rast tjetër në botë.”

      Ai sqaroi se në botëkuptime dhe interpretime të ndryshme, kritike dhe politike lidhur me arsyeshmërit për të dalë në një luftë përfundimtare të suksesshme. Dhe, se sa e suksesshme rezultoi një gjë e tillë, autori e përshkruan në të gjitha detajet që jep në libër. Por gjithashtu gërshetohen përplasjet për arsye dhe intersa të ndryshme gjeopolitike që përcjellin ato.

        Rasti i Kosovës, për diplomatin kosovar Bekim Sejdiu është një nga rastet më tipike,  pavarësisht se për shumë kritere atyre në jetën politike, pluhuri i harresë e të tjera, mund të bjerë mbi “Dosjen e Kosovës 1999” . “Rasti i Kosovës, do të shërbej gjithmon sa herë që në politikën ndërkombëtare do të shfaqet nevoja për ë përdorur forcën ushtarake në emër të jetës së njërëzve dhe dinjitetit njerëzor, kudo në botë. Rasti më i fundit, është ai i Sirisë, por të mos harrojmë edhe Irakun e të tjera raste që kan ndodhur pas intervenimit ushtarak humanitar të Natos – në Kosovë” tha Sejdiu.

       “Dhe, për këtë në një farë mënyrë nëpërmjet librit të tij – Konsulli Zemaj në Frankfurt – Gjermani e ka dëshmuar përmes librit dhe ka ofruar argumenta të forta që rikonfirmojnë faktin që Nato dhe Shtetet e Bashkuara me intervenimin e tyre në Kosovë, kan qenë plotësisht të arsyeshme dhe ka qenë një luftë e drjetë në aspektin moral, politik dhe njerëzorë. Andaj ky libër zë një vend të veçantë në të gjitha shkrimet që janë botuar për luftën e Kosovës” ka konkluduar në fjalën e tij Ambasadori Bekim Sejdiu, Konsull i Përgjithëshëm i Republikës së Kosovës në New York..

Me shumë vëmendje të pranishmit ndoqën fjalën e autorit, z. Astrit Zemaj, Konsull i Republikë së Kosovës në Frankfurt, Gjermani i cili përcolli me këtë rast një falemnderim të thellë për këtë promovim

“Kam nderin dhe kanqësinë, tha qysh në fillim të fjalës së tij diplomati Zemaj, që sot të jem në mesin Tuaj, dhe njëkohësisht, është një privilegj i veçantë që së bashku me Ju, të nderuar bashkëatëdhetarë, dhe miq të vendit tonë, që më keni dhënë mundësisnë për të realizuar promovimin e librit tim të ri, Legjitimiteti i Intervenimit Humanitar Ushtarak në Kosovë, pikërisht në vendin e themeleve të demokarcisë dhe të lirisë, SHBA-ve

     Prandaj që në fillim përfitoj nga rasti iu drejtua ai pjesëmarrësve, dëshirojë të ju falenderojë të gjithë ju për pjesmarrjen, dhe veçanërisht për oraginizatorët e këtijë promovimi, Shoqatën kombëtare Vatra dhe Konsullatën e Përgjithëshme të RKS/së në New York, nën drejtimin e Ambasadorit Sejdiu.

    “Sot, pothuajse 15 vite  prapa , tha  autori, z. Astrit Zemaj, Konsull i Republikë së Kosovës në Frankfurt, Gjermani, kur NATO nën drejtimin e SHBA-ve,  mori vendim dhe veproi me forcë ushtarake për të ndaluar dhunën dhe gjenocidin  tmerrues në Evropë,  i cili, nuk kishte ndodhur në përmasa të tilla që nga përfundimi i LDB-re, për popullin e Kosovës dhe Shqiptarët në përgjithësi nënkuptonte shpëtimin Biblik apo lindjen përsëri në themelet e ekgzistimit të tijë si komb.”

Në fund u kalua në një forum të hapur pyetje përgjigje me autorin Astrit Zemaj – Konsull i Kosovës në Frankfurt Gjermani si dhe për pjesëmarrësit falas u bë shpërndarja e librit me autografe. U zhvilluan takime dhe biseda të lira me autorin. Televizioni TV21 dhe Albanian Culture, gazeta Dielli, Illyria dhe Bota Sot, biseduan me autorin e librit “Intervenimi Ushtarak Humanitar i NATO-s në Kosovë” të autorit Astrit Zemaj – Konsull i Kosovës në Frankfurt Gjermani.

 

Filed Under: Komente Tagged With: Astrit Zemaj, Bekim Sejdiu, Ermira Babamusta, Gjon Bucaj, Monroe College, Vatra

Deputeti Tahir Muhedini vizitoi Shtëpinë e VATRËS

December 7, 2013 by dgreca

Pas pjesmarrjes së tij në darkën që shtroi Vatra dhe bashkësia shqiptare me rastin e Ditës së Flamurit, 101 Vjetorit të Pavarësisë, në mbrëmjen e së Hënës me 2 dhjetor Deputeti i Parlamentit Shqiptar, njëkohësisht President Nderi i PDIU, vizitoi Shtëpinë e Federataës Panshqiptare të Amerikës VATRA.              Z. Tahiri u prit nga kryetari i Vatrës  dr. Gjon Bucaj me zonjën, nënkryetari i Vatrës, z. Agim Rexhaj me zonjën, zv/ kryetari Asllan Bushati, sekretarja e Vatrës Nazo Veliu,  anëtari i Advisory Board Zef Përndocaj, editori i Diellit Dalip Greca, Presidenti i Albanian Roots Marko Kepi. Deputeti Tahiri shoqërohej nga Endri Merxhushi, Kryetari i shoqatës Camëria për Amerikën.

Kryetari i Vatrës, dr. Bucaj i uroi miresardhjen deputetit Tahiri, dhe e informoi për veprimtarinë e Vatrës. Ai prezantoi qëndrimet e Vatrës për cështjen Kom bëtare, duke u ndalë më hollësisht në qëndrimet për cështjen came.

Po ashtu dr. Bucaj u ndal në zhvillimet politike në Shqipëri dhe qëndrimet e Vatrës, të cilat janë bërë publike edhe gjatë takimit që përfaqësia e Vatrës bëri me kryeministrin socialist Edi Rama, në shtator, ku ai ishte në Nju jork. Kryetari i Vatrës trajtoi edhe cështjen e bashkimit Kombëtar, ku Vatra ëshët kundër folklorizmave, për mbështet nëj bashkim gradual, duke u dhënë përparësi platformave të përbashkëta arsimore, kulturore, sportive, forcimin e marrdhënieve shpirtërore , marrdhënieve tregtare, me synimin që shqiptarët në Bashkimin Europian të shkojnë të bashkuar.

Nga ana e tij deputeti cam i Parlamentit Shqiptar falenderoi Vatrën  shqiptare në Amerikë, dera e së cilës për shqiptarizëm, mbetet përherë e hapur.Po ashtu ai falenderoi edhe presidentin e Rrënjëve Shqiptare në Amerikë, Marko Kepi, për kontributin në cështjen came.

Ai informoi vatranët për zhvillimet politike në shqipëri pas zgjedhjeve të qershorit, betejën parlamentare dhe pozicionet e Partisë, që ai përfaqëson.Ai informoi edhe per takimet qe kishte bere ne Washington gjate kesaj vizite.

Gjatë takimit e morën fjalën edhe dy nënkryetarët e Vatrës, Agim Rexhaj dhe Asllan Bushati, të cilët folën për qëndrimet e Vatrës ndaj zhvillimeve politike në Shqipëri e Kosovë dhe u ndalën edhe në cështjen came, duke shprehur gatishmërinë e Vatrës, për ta qenë ën krah të camëve në luftën politike dhe juridike për fitimin e të drejtave të mohuara.

Sekretarja e Vatrës Nazo Veliu, duke qenë dhe vetë pjesë e komunitetit cam, kërkoi nga deputeti Tahiri, më shumë përkushtim nga Partia që ai përfaqëson dhe votat e 23 qershorit do të shfrytëzohen në maksimum për cështjen came.(Korresp i Diellit)

Filed Under: Komunitet Tagged With: Gjon Bucaj, Tahir Muhedini, Vatra

UNË JAM ME JU DHE NJËHERËSH KUNDRA JUSH…

December 7, 2013 by dgreca

OPINION NGA ZYBA HYSA/

 Nëse duhet dëgjuar duke mbajtur frymën kur flet, është kjo kategori e shoqërisë sonë shqiptare, që provuan më shumë se çdo njeri tehun e mprehtë të shpatës së diktaturës komuniste, se majën e saj të ngulur në shpirt, e provoi gjithë populli shqiptar që lindi, jetoi dhe u plak në diktaturë…

 Të nderuar të dënuar politikë,

 Unë jam me ju, por njëherësh kundra jush, se në të bërit politikë duke u marrë me foto të ish diktatorit, ju harroni diktatorët që erdhën pas tij, ai mbetet hija e zezë që mbulon terrin e zi të atyre që e pasuan, e që për fat të keq- kanë ndërruar emrat në demokratë, socialistë, republikanë, LSI – stë… pra ju kërkoni të merremi me gjurmët e diktaturës për të lënë të qetë diktatorët e rinj të çfarëdo lloj  krahu qofshin ata, se diktator as vetëquhesh, as nuk mund ta quajë një foto, dhe as nga opinionet rastësore mediatike të gazetarëve dhe shoqatave, që për fat të keq janë kthyer në freskuese dhe mbështetëse të diktatorëve të rinj, diktator të quan mënyra se si flet, se si drejton dhe se si punon.

Të përndjekurit politikë, me gjithë kuptimin e fjalës, edhe sot nuk janë rehabilituar, as për t’u rehabilituar nuk kanë për të qenë, nëse shoqata juaj nuk merret me shqetësimet e kësaj kategorie duke mbështetur njëri – tjetrin për të fituar ato çka u kanë rrëmbyer, por që ju me mënyrat dhe veprimet tuaja, bini në veprime dhe mënyra komuniste, se komunizmi ishte propagandë false, për të shmangur vëmendjen nga thelbësorja.

Unë dua t’u pyes: Çfarë fitoni ju si shtresë e të përndjekurish, nga kjo gjë, kur 23 vjet nuk u bë asgjë në këtë drejtim, ku asnjë nuk doli para jush e të kërkonte ndjesë, por dikë e blenë, dikë e përdorën… shumë prej jush u krijuan mundësi të linin Atdheun dhe të merrnin rrugët e kurbetit, shumë të tjerë në harresën e vdekjes për së gjalli… Ku ishit ju? Po kur shokët tuaj bënë greve në bulevard dhe dogjën veten me benzinë, ku ishit ju? UNË CDO GJË MUND TË BESOJ, PO SE JU PËRFAQËSONI TË DËNUARIT POLITIKË TË DIKTATURËS KOMUNISTE, KURRËN E KURRËS!

Mua nuk do më bënte përshtypje një foto, se sa poshtërimi që keni pasur këto vite të „demokracisë“, një poshtërim që vazhdon edhe sot e kësaj dite, duke u ndarë populli përsëri në klasa dhe duke e vazhduar luftën e klasave dhe më shumë se kush, nga ju që e keni dashur vendin për të gjithë shqiptarët.

Me këtë që thashë dua të përmend fjalët e patriotit, mendimtarit, luftëtarit, poetit, shkrimtarit, dramaturgut, historianit dhe filozofit me përmasa botërore nga Kanina e Vlorës, i përndjekur, i detyruar të marrë rrugën e mërgimit larg Atdheut e familjes për në SHBA, Isuf Luzaj, një nga figurat më të përndjekura, jo vetëm nga sistemi komunist shqiptar, por dhe nga Stalini, kur takon djalin e tij Kujtim Luzaj që ka vuajtur ashtu siç kanë vuajtur nëpër burgje gjithë kjo kategori njerëzish: “E kam takuar për herë të parë babanë ne Çikago, në Amerikë në vitin 1993. Pasi u përqafuam, u ulëm për të biseduar me të dhe në bisedë e sipër, kur po i flisja për të kaluarën tonë, për vuajtjet e familjes, për vuajtjet e mia gjatë kohës së burgut më ndërpreu e më tha:

–          Ti  je komunist!

–          Çfarë thua baba? Unë komunist! Unë që nga komunizmi kam kaluar nëpër ferr 12

vjet dhe ti tani më thua që je komunist!? Kjo është fyerja më e madhe për mua! Të ma thoshte një tjetër njeri, nuk di se si do të ndahesha me të…

–          Po… ti je komunist dhe ta them unë pse je komunist. Je i tillë, se ti atë edukatë ke

marrë atje 45 vjet, atë mentalitet ke dhe nuk ndryshon asgjë nga edukata komuniste, po në qoftë se me këtë inat që më flet ti, për komunizmin, për urrejtjen që ke për të edhe ne do të veprojmë ashtu siç bënë ata atëherë? Ku qëndron ndryshimi, prandaj po të them që ke edukatë komuniste dhe je komunist…” (Pjesë nga intervista e librit biografik)

 I solla këto rreshta të gjalla para jush dhe para çdo shqiptari, që të kuptojmë mirë sjelljet tona, veprimet tona, mendimet tona e aq më shumë ju, të nderuar të shoqatës së të përndjekurve politikë, që mesa di unë jeni përçarë si të ishit parti politike dhe jo kategori fisnike e këtë ua edukoi sistemi komunist dhe ua ushqeu dhe ua ushqejnë diktatorët e rinj, se nëse ajo foto ishte aty, apo dhe eshtrat e tij të nxirren aty, unë as që do e ktheja kokën andej, ai duhet shpërfillur dhe jo lakuar, sa më shumë e lakojmë, aq më shumë e sjellim mes nesh duke mos u marrë me thelbësoren e kohës sonë për të sjellë demokracinë, kush do Enverin, le ta mbajë në gji, le ta mbajë në krah, le të flejë me foton e tij, është e drejta demokratike përderisa ekziston një Parti Komuniste e ligjëruar. Pse të provokohemi prej tyre, të na preokupojë mënyra se si qeveriset, të na shqetësojnë problemet e Atdheut e të ndihmojmë qeverinë për t’i zgjidhur. Ky është misioni juaj, imi, i popullit, i opozitës, nëse do ta quajmë veten shqiptarë, nëse duam të vëmë dinjitetin në vend duke punuar për këtë vend, në rast të kundërt sjellja juaj, më vjen keq që po e shpreh publikisht, është një sjellje komuniste dhe me diktat.

Ka ardhur koha dhe koha thërret, ka ardhur koha dhe koha nuk pret, prandaj duke filluar së pari tek ju, tek unë, tek të gjithë, tek qeveria dhe tek opozita që të mos bëjmë fushatë edhe pasi ajo ka përfunduar, por të bëhemi bashkë për të mirën tonë, për të mirën e Atdheut, për të ardhmen e kombit, për sigurinë e bijve tanë, të nipër e mbesa, të gjithë pasardhësve tanë brez pas brezi…

Shenim i DIELLIT: Opinionet nuk percaktojne qendrimin e gazetes DIELLI, ato mbeten opinione  te autoreve qe i shkruajne. Edhe fotografia e Enver Hoxhes eshte nje sinjal per ata qe qeverisin dhe qe provokojne duke e nxjerre ne publik, duke testuar opinionin…Natyrisht te Perndjekurit politike meritojne me shume se sa

Filed Under: Featured

Të Diplomuarit dhe Komisionet Mediokre…

December 7, 2013 by dgreca

Nga Zaim Kuçi /

Shumë shekuj më parë Wlliam Shakespeare me madhështinë e intelektit që e karakterizonte  do të arrinte në përfundimin se: “Mendja e një kombi është arsimi. Zemra e një kombi është morali”, thënie lapidare që i mbijetoi kohës në shekuj madje u vërtetua prej saj. Në mënyrën tonë, morali i kësaj thënie është preludi i çdo gjëje, duke preferuar më shumë varfërinë përballë kërkesës për t’u arsimuar, ky është virtut i bukur shqiptar.

 Por trazicioni i tejzgjatur shqiptar, kësaj tradite të bukur duket se po i thyen më kryesoren –Moralin. Preferuam një masivizim të pamerituar duke ngritur “piramidat” fiktive të zhvillimit të arsimimit. Në një dialog ironie shokësh dëgjova të “kritikonin” negociatorin në BE për RSH Stefan Fyle i cili në intervistën e para pak ditësh paska thënë se RSH i duhen 8-10 vite për t’iu bashkuar Europës. Po përse kjo vonesë për të mbrritur në stacionin e shumëpritur evropian? Në se shikojmë nivelin e të arsimuarit, statistikisht në “letra” për numër popullate, ne qëndrojmë goxha lart edhe mbi ato vende që kanë krijuar BE-n dhe padyshim ky është një vision i “gabuar” i këtij kancelari evropian. Ai, ndoshta nuk e ka lexuar vizionin shekspirian për të vlerësuar një vend, ose ndoshta nuk është mirëinteresuar për “bumet” shqiptare në këtë fushë përcaktuese për përparimin e kombit dhe shtetit, që ne i kemi kaluar ata dhe vazhdojmë të ecim në korsin e nxituar, madje më shpejt se vendet e zhvilluara evropiane…më e papranuara, ka gjasa që ai di të vërtetën e kësaj piramide falls.

Më ngacmojnë disa të dhëna interesante për vendin tim në lidhje me çfarë kemi ndërtuar për të humbur këto kohët e fundit me vlerën përcaktuese se si përparon një komb. Pa u futur në analizën e kësaj fushe kaq të ndjeshme, duhet të pranojmë faktin vërtet shqetësues: sa shumë universitete, sa shumë mastera shkencorë, më keq se kaq sa shumë “doktorantë” kemi në RSH….a thua se jemi më shumë se Parisi apo Berlini, a thua se jemi vërtet në pararojë të zhvillimeve ekonomike, shkencore, kulturore evropiane…

Po shkëputem nga e përgjithshmja për t’u ndalur tek një fenomen tjetër, tek “të doktoruarit” që, edhe pse në vendet e zhvilluara demokratike kalohet  në vrimë të gjilpërës, pasi konsiderohet si pasuri kombëtare, për fat të keq tek ne të qënit doktor i shkencave është kthyer si “sport i  masave”.  Që të gëzosh titullin e lartë “doktoraturë” duhet të jesh ndryshe nga të tjerët, shumë i ditur, duhet vërtet sakrificë. Kjo fjalë është  risi që shtyn fuqishëm shoqërinë në të gjitha fushat. Orteku i kësaj sëmundje ka mbritur edhe tek ne, në fushën e Sigurisë dhe të Mbrojtjes … kemi edhe ne shumë, a thua që po drejtojmë gjeostrategjinë rajonale dhe atë globale. Në këtë tranzicion na është dashur vërtet mendja e artë e këtyre “doktoratëve” por rrallë i pamë qofshin ata fizikisht apo dhe me punimet e tyre vizionare se si të zhvillohej siguria dhe mbrojtja në RSH.

Gjatë trazicionit janë formuluar strategji, doktrina dhe koncepte në nivel kombëtar, por nuk pamë asnjë referencë nga punimet e këtyre të “diturve” me shumicë të miratuar nga ju.

Do desha të trajtoja këtë problem duke e kaluar paksa tërthorazi me informacionin se kush janë dhe kush kanë të drejtë të promovojnë këto diploma me shumicë dhe këtë aset kombëtar për shoqërinë shqiptare. Ata që vulosin këtë medalje të artë të jetës sonë, sipas meje janë dy kategori komisionerësh, të eturit për fitime dhe të paaftët për vlerësim: për të dy rastet ata janë mediokër. Le të vlerësojmë paaftësinë e atyre “komisionerëve” që kanë mbetur me formimin e viteve 90_të. Personalisht mbetem në respekt të asaj pune kaq të vyer që ata kanë bërë deri në këto vite, ata janë të nderuar. Por çfarë ka ndodhur më vonë?  Post 90 -ta solli ndryshime rrënjësore, çvlerësoi strategji, koncepte e doktrina duke kthyer në domosdoshmëri ndërtimin e strukturave, të tjera mentalitete studimore e kërkimore që evoluuan me kohën. Padyshim, kërkesat e kohës për zhvillim inponuan të tjera sjellje studimore, të tjera kërkesa të domosdoshme për t’u arsimuar, përvehtësuar e zhvilluar. Për të gjithë specialistët e fushës dihet që hapi i parë në këtë aspekt është përzgjedhja e temës studimore e cila duhet që t’i shërbejë minimalisht interesave të komunitetit dhe maksimalisht mbarë shoqërisë. Fakt është se … niveli i temës studimore nuk varet vetëm nga ai që e përgatit, përpunon dhe e prezanton atë për t’i shërbyer shoqërisë drejt një zhvillimi të mirë përcaktuar për të hapur perspektiva të reja, më shumë do të thoja nga niveli dhe kërkesat e atyre që kanë të drejtën të vlerësojnë punimin e bërë. Që të vlerësosh një punim të vlershëm apo jo në një fushë të caktuar duhet të ngrihesh disa herë mbi nivelin e atij që të paraqitet për t’u vlerësuar. Po cila është ajo forcë vlerësuese që mat punën e bërë? Sa, si dhe kur ky punim do ti shërbejë fushës përkatëse? Temat studimore janë të matshme, kanë një përfundim, një rezultat për t’u aplikuar, ndryshe ato nuk janë të tilla por leksione akademike. Këtë e selektoni vetëm ju, por që, … fatkeqësisht nuk e keni atë.

Duket se të gjithë ne shqiptarët vrapojmë, me/pa të drejtë, për të marrë një dëshmi titullimi, tashmë për turp e kthyer si CV për të marrë një funksion i cili në fund të fundit përkthehet vetëm në një vlerë më të lartë monetare. Po kush e ka të drejtën për të bërë seleksionimin e këtyre vrapuesvë të/pa ndershëm? Të diturit, të seleksionuarit nga më të mirët e të arsimuarit në universitet dhe akademitë prestigjioze perëndimore. Ata janë formuar dhe kanë marrë kapacitete shkencore në nivele të larta që të afrojnë këto ambjente studimore, konkuruese me homologët e vendeve të zhvilluara. Ata dinë mirë të krahasojnë vlerën dhe jovlerën studimore në interes të zhvillimit, civilo-ushtarak. Peshorja është një, metoda e krahasimit të dijeve, ajo ka dy anë vlerësimi si për “kungujt” dhe për ata që janë në gërë vrapimi për tek “doktoratura”, më Pak dhe më Shumë, i Vlershëm dhe i Pavlershëm. 

Studimet për të marrë gradën shkencore janë për vlera zhvillimi afatmesëm/gjatë. Si mund të vlerësosh një temë studimore të vitit 2013 me njohuritë e fituara të para viteve 90-të, aq më keq mungesa të theksuara në zotërimn e gjuhëve të huaja për një përvehtësim autoditat njohurisht. Në akademinë prestigjioze franceze, programi mësimor i vitit 1999 kishte evoluar plotësisht në vitin 2006, nga francezët ai program vlerësohej si një eksperiencë e bukur dhe mbaronte këtu.

Në këtë heshtje, edhe pse kudo flitet shumë e më shumë, e pata shumë të vështirë të hidhja këtë opinion, por ata që do të lexojnë opinionin tim do të thonë: edhe unë, edhe unë, ndaj të njëjtin mendim, shoqëria ka evoluar. A është bërë nga ju të nderuar pedagogë një analizë për temat (doktoraturash) që ju keni miratuar të cilat janë, apo po i shërbejnë fushës kaq delikate –Siguria dhe Mbrojtja-, që edhe ju vërtet të shijoni dhe të ndjeheni krenarë për veprën e bërë nga ju?  Ju siguroj se nuk do të gjeni edhe aq shumë, për mos me thënë jo-n kategorike. Edhe një kritikë për ju të nderuar, vërtetë të lauruar, që në pjesën rutinë “mirënjohje’’ të temës tuaj, jo të ndërgjegjshëm, por të imponuar thurni vlerësime dhe respekte kortezie për ata që zor e njohin atë që ju e keni sjell me mundim për t’u vlerësuar. Kurajua ju mungon, ajo është në kundërshtim me atë, që ju me temën e përgatitur kërkoni ti sillni shoqërisë. Napoleon Bonaparte e kërkoi ndryshimin e kësaj bote duke akuzuar heshtjen…”Bota vuan shumë, jo për shkak të shumicës së njerëzve të këqinj, po për shkak të heshtjes së njerëzve të mirë!!

Miq të mi, ju jeni të nderuar deri në këtë vit reference, më mbrapa ….vet apo struktura shtet duhet të rigjejë zgjidhje të pranuara për një vlerësim ndryshe. Shumë shqiptarë kanë mbrojtur tema dhe janë vlerësuar nga më të mirët në universitetet elitare të botës “Harvard”, Dhauphine apo René Descartes”, por, ata do të ndihen keq përpara shumë të titulluarve “falls” të dhënë nga ju, edhe pse kanë rrudhur jetën e tyre për të marrë përsipër ide të reja shkencore për këtë një çik vend. Do të ishte mrekullia e botës në se vërtet kaq shumë shqiptarë të çertifikuar me këta tituj do t’i meritonin kaq shumë diploma të universiteteve, kaq shumë tituj shkencorë që plotësojnë CV modern që tashmë me to është mbushur me shumicë mjedisi i ri shqiptar. Në këtë rrumpallaje CV-ish, zor se gjendet i vërteti, i dituri për ta përzgjedhur për të bërë punën dhe për të na drejtuar. Le të shpresojmë për një zgjidhje ndryshe.

Filed Under: Analiza Tagged With: komisionet mediokre, te diplomuarit, Zaim Kuci

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 51
  • 52
  • 53
  • 54
  • 55
  • …
  • 67
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT