• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for January 2014

Udhëtim pa hartë

January 12, 2014 by dgreca

Nga Dionis XHAFA/

Ka udhëtime të qarta që vijnë në jetët tona normale dhe të tilla…që janë pa harta! “Puthja” e jetës në të tashmen është e përditshme që bëhet monotone. Ajo që të bën të “udhëtosh” është kujtesa në vrima enigmash të imagjinatës, është e ardhmja e panjohur. Një udhëtim që  bën mendja, që frikën e ka rrugë të vizatuar me laps të hollë plumbi. Edhe pse nuk i ke provuar momentet, është e pashmangshme të mos mendosh se kjo rrugë pa hartë do ketë erëra, që lëvizin nëpër ajër pa fund e krye dhe “përçart”. Është harta e një territori që se di mendja, por ecën në “kuturinë” e gjetjes së asgjësë. Të një adrese që me siguri e do zemra. Në luginat e thepisura mendimesh viztohet një udhëtim, që s’të lodh nga këmbët, por të shtrydh në mendje! Rruga që të çon drejt askundit të dikundit. Udhëtar i pahartë që rrugëve ndjek dëshira e fate. Kodrat janë të lodhshme dhe të krijojnë “hullitë e trurit”. Liqenet janë si shikimet e qarta në pasqyrë tek çdo mëngjes hedh një hap të ri dhe lind një shpresë e diell i ri. Lumenjtë janë vërshimi i ideve që si për ethesh na kap për të mos na lëshuar. Malet janë mendimet e “paaritshme dhe ëndërrat që ngrihen në majat që kërkojnë mund ti arrish me thepisjen që kanë. E, ashtu kryelartë, qëndrojnë malet. Ata janë misioni. Harta është zhdukur dhe asksuh s’di ta gjejë. Të gjithë përpara malit dhe majave të tij të thepisura. Të gjithë tokësor, prometenj të lidhur pas fatit tonë. E, shumëpak nga ne arrijnë të “marrin” zjarrin, të dënuar për tu raskapitur nga kamxhik zuesian.

 

Filed Under: Featured Tagged With: Dionis Xhafa, udhetim pa harte

Si u dërguar në Prizren Adem Vexhhi një vit përpara ngjarjes madhore

January 12, 2014 by dgreca

Nga Gëzim Llojdia*/

1.

Fakti :Lidhja  u mblodh në 10 qershor 1878 në Xhaminë e Bajraklisë dhe në medresenë e Mehmet Pashës në Prizren. Treguesi i parë për mbështetjen fetare të saj. Teqeja e Frashrit dhe kuvendi në këtë teqe është pikënisja për ngjarjen e Prizrenit.

Është përmendur, por nuk është vlerësuar sa duhet  teqeja në Frashër dhe arsyeja gjendet te misioni fetar i saj?Kur flitet dhe përmendet kjo e fundit,anashkalohet kontributi i këtyre strehëve shpirtërore në çështjet tona kombëtare.Ndërsa një palë luftonte në pararojë,pjesa tjetër vepronte në prapaskenë. Janë të njohur krerët e Lidhjes shqiptare të  Prizrenit. Janë ende të panjohur figurat shpirtërore, që nxiten dhe krijuan situatën në favor të çështjes kombëtare. Pyetja se :cili ishte patrioti që udhëhoqi shpirtërisht Lidhjen e Prizrenit,merr një përgjigje dhe pyetja e dytë kush u dërguar në Prizren dhe cili ishte kontributi i Adem Vexhhi ,(shqiptarë nga Kosova) një vit përpara ngjarjes madhore?

Kush ishte Adem Vexhhi Babai?

Adem Vexhhi Babai është një nga vjershëtorët dhe baballarët e mëdhenj bektashinj të shekullit të XlX-të ka shkruar në kleriku Rexheb Beqiri. Është shiptar nga Kosova. Ka lindur n qytetin e Jakovës me 1841. Në moshe të re hyri nëshkollën fillore të vendit dhe, si e mbaroi atë, hyri në kolegjin fetar atje. Në moshe të njome i vdiq i ati dhe mbeti bonjak, duke u kujdesur për ‘të vetëm e ëma e tij. Qysh i ri vizitonte shpesh Teqenë Bektashiane në Jakovë, e cila kryesohej në atë kohe nga Adem Baba Prizreni.

Duke e vizituar shpesh Teqenë, i hyri dëshira për Bektashizmi dhe mori dore nga Adem Babai, me 1860, në moshën19 vjeçare. Dashuria shpirtërore sa vente i shtohej me tepër, kështu qe, me pas, e la botën fare dhe vendosi të behej dervish. Për këtë qëllim shkoi tek Baba Ademi në Melçan, ku shërbeu dy vjet atje.

Baba Adem Melçani nuk ishte në gjendje shëndetësore të mirë dhe, pas dy vjetëve, e dërgoi vetë me rekomandim tek Baba Alushi në Frashër, ku beri premtimin solemn dhe, pas një kohe, u vesh dervish prej tij. Me qene se ishte dervish imësuar dhe i shkathët, Baba Alushi e mbante pranë tij dhe i kishte lënë në dorën e tij edhe sekretarinë eadministratës se Teqesë.

Pasi u internua Haxhi Hasan Dedei, ne vitin 1872, Baba Alushi, i ftuar andej, shkoi në Teqenë e Madhe te Haxhi Bektashit, duke marre me vete edhe Baba Ademin bashke me dy dervishë te tjerë. Në atë kohe Adem Babai pa edhe ceremoninë e virgjirimit.

Kur u kthyen përsëri ne Teqenë e Frashrit, Baba Ademi mori leje nga Baba Alushi dhe beri vizitat e shenjta ne Meke, Medine, Qerbela, Nexhef, Palestine, Persi dhe Indi. Kur ishte ne Meke kreu edhe detyrën e Pelegrinazhit Islam, ku mori titullin Haxhi.

Kur filloi çështja shqiptare, Baba Alushi e dekretoi Baba Adem Babanë dhe e dërgoi si Baba ne Prizren, me 1877, kuhapi një teqe të re në atë qytet dhe, përveç detyrës fetare, ushtronte edhe detyrën e frymëzimit te ndjenjavekombëtarë në popull. Përgatiti kështu terrenin për mbledhjen e madhe kombëtare me emrin “Lidhja e Prizrenit”, e cila u-mbajt atje më 1878.

Dhe më pas Adem Vexhhi Babai kishte marrë pjesë në çdo veprimtari dhe lëvizje fetaro-kombëtare. Bile dhe në vitin 1921 morri pjesë sianëtar, përfaqësues Bektashi, ne Organizatën Islame që u themelua në atë kohë me titullin Komuniteti Islam(Xhemaati Islamije). Më 1922, kur mbeti vakant posti i Teqesë së Jakovës, shkoi si Baba atje dhe qëndroi gjer nëvitin 1927, kur nderoi jete.Haxhi Adem Babai ka qenë një personalitet mjaft i cilësuar. Njihte mirë tri gjuhë klasike: turqishten, arabishten,persishten. Fama e tij ishte përhapur pothuaj ne çdo ane. Dhe në kohën e Fejzi Dedeit ne Haxhi Bektash, para luftës së parë botërore, e kërkuan për kryegjysh atje, por nuk ndejti.

Ka patur talent poetik të shquar dhe ka shkruar shume vjersha me frymë mistike.

3.

Teqeja në Frashër ishte kryeqendra e degës jugore për lidhjen shqiptare të Prizrenit. Strehë atdhetare. Vendi i Baba Alushit. Ndërsa Baba Alushi ishte  zëri i shqiptarizmës së vërtetë.Baba Alushi ishte kolona ruajtëse e bektashizmës shqiptare. Filozofia e teqesë së Frashërit .Teqeja malore e baba Alushit,mbështetej tek filozofia “Ku gjendet mirësia,është perëndia” . Teqeja e Frashrit historinë e saj shpirtërore e kalon në disa momente,por në dy periudha mbetet stoike,në ndihmesë me kontributin atdhetar.

Teqeja në Frashër mbajti peshën qendrore në vitë-rilindje shqiptare .Shumë dervishë të bektashizmës shkuan,përhapën çështjen kombëtare nëpër katunde të Shqipërisë. Por vetëm ,një vit përpara se në Prizren të mbahej kuvendi lidhës,Baba Alush Frashëri dërgoi në këtë qytet dervishin e tij,Adem Vehxhin duke e graduar baba. Dërgimi në Prizren, aty nga viti 1877,një vit përpara aktit final të lidhjes është fakt i pakundërshtueshëm,që tregon se baba Alushi e kishte paracaktuar vendin,pra qytetin dhe kohën kur do të mbahej kuvendi i lidhjes shqiptare.

Kështu Baba Alush Frashri  ishte me prezencën e tij,në kryeqendrën shqiptare nëpërmjet mesazheve,që i dërgonte,një mënyrë e veçantë komunikimi është e shenjtorëve,që të përgatiteshin kushtet dhe mjedisi  për kuvendin shqiptar të lidhjes.Adem Vehxhi,ndoqi të gjitha udhëzimet e Baba Alushit,kur u realizua lidhja në Prizren,nga shqiptarët e mirë.

Alush Frashri ka një ndikim të madh në lidhjen e Prizrenit. Burrat u mblodhën vërtet në Prizren,por esenca e asaj fryme ishte në Frashër. Baba Rexhebi,një filozof mistik,baba teqeje në Detroit,ka thënë :” Po të mos ishte Baba Alushi,mund të mos realizohej dot,ideali i Abdylit  “…

Ky ka shqyrtuar rastin e Abdylit të vëllait të Naimit,mirëpo faktet flasin edhe për ndikimin e tij  të thellë tek Naimi.Alush Frashëri ishte i biri i patriotit Dalib Frashëri. Ky baba teqeje pagoi shkollimin e tre frashëllinjave në Janinë. Nxori të hollat nga arka e teqesë,për pasurimin me dije të tre djemve të Halidit që përpara vdekjes kishte shkuar në teqe dhe i kishte lënë amanet,tre djemtë e tij ti arsimonte .Por ky baba teqeje më frymë imami jo vetëm i shkolloi,por investimin që bëri për tre frashëllinjtë u ngjizi shqiptarin duke e kthyer njëqindfish. C’ka do të shqyrtojmë,se ata frashëllinjtë u bënë,por me frymën e këtij baba teqeje,që ishte  po nga ai katund me emrin Frashër. Ishte tregues domethënës,për të lëvizur një çështje të madhe si mëvetësia. Një shqyrtim tjetër është se fryma ka ecur nëpër kohëra mundet,që pas Skënderbeut për të rivënë në vijë një çështje të madhe shqiptare. Këta dervishë ngrohën venat e ngrira. Përmes kësaj force  u thellua dhe shpirti i i Naimit,që gjëmoi me poetikën e tij. Thelluesi i shpirtit naimjan,quhet Baba Alush Frashëri. Thuhet se rilindësit bekuan vendin. Po të ndiqen udhëzimet,duhet ndrequr pakëz fjala: rilindësit u bekuan për të bërë Shqipërinë. Rilindësit nuk ishin njerëz me frymë,ishin intelektual të ditur e të shkolluar,por morën bekimin e njerëzve me frymë për të ndërmarr misionin më të pamundur,po ti referohemi kohës,që të vinin gjithë “arsenalin” e tyre në mbështetje të çështjes tonë kombëtare. Po të ndiqet harta e këtyre lëvizjeve do të deshifrojmë se ç’punë titanike të pashëmbshme ,atdhetare ka bërë Baba Alush Frashri ,me dërgimin e dervishit të tij si dhe me koordinimin e teqeve të tjera në rilindje,futjen në këtë valë të shumë baballarëve të tjerë,ku rastësia nuk mund të regjistronte një numër kaq të madh baballarësh, ose faktin se që nga rilindja deri në vitet ’12,u shtuan 50 teqe të reja. Nënkuptimi është i ndriçuar me sloganin e bektashinjëve :Pa atdhe,s’ka fe”

4.

Shifra. Tridhjetë vite të para shek. XIX.Ali Pasha në jug dhe në veri Bushtalinjtë. Kryengritja e Dibrës vitet 1833,1834-136,1838-1839. Kryengritja e Prishtinës dhe Vuciternës.Vitet-1834-1835. Kryengritja e Vlorës-1836. Kryengritja e Myzeqesë 1837. Kryengritja e Tepelenës 1837. Kryengritja e Beratit 1839 .Kryengritja e Prizrenit –1839.

5.

Në arkivin e shtetit,thuhet: “Baba Alushi biri i Dalip Frashrit,nismëtar i mbledhjes së Frashrit. Pati si shoke që e ndihmuan në atë vepër,Sami,Abdyl,Naim Frasheri, Orhan bej Pojanin, Pandeli Calen,Nasuf Novoselen, Ismail bej Zharkovijn,Hysni bej Leskovikun ,Muhamet Ali Pashë Beratin (Vrionin),Ismail Pashë Dibrën, Kostandin Kristoforidhin,Jani Vreton, Hoxhë  Tahsimin, si  dhe shume parti të viseve të ndryshme.”..

Shqyrtim .Çfarë shprehin dokumentet. Në korrik të vitit 1878 në Prizren,një komision nën drejtimin e Iliaz Cokut me përfaqësi të gjysmës së vendit.Në të njëjtën kohë,pohon E.b.Vlora u mblodhën fillimisht në teqenë bektashiane të Gjirokastrës,dhe në atë të Frashërit. Përfaqësitë i takonin Beratit, Gjirokastrës, Përmetit, Vlorë, Tepelenë,Korcë, Kolonjë, Janinë, Margëlliç, Ajdunafit,Pargës,Artës,Prevezë.

Dëshmia e këtij personaliteti hedh dritë mbi një fakt. Përfaqësuesit ishin ose nga shtresa e lartë,ose klerikë. Dëshmia e fakteve të  sjell  një moment tepër delikat,por shumë të hollë.

Arkivi Qendror  i  RSH

Arkivi Qendror i Republikës së Shqipërisë. Fondi 270. Dosja 49.faqe 118-119

“Baba Alushi ,bir i Dalib Bej Frashërit,nismëtar i mbledhjes së Frashërit.Pati si shokë që e ndihmuan në arë vepër,Sami ,Abdyl,Naim Frashëri,Orhan Bej Pojanin,Pandeli Calen,Nasuf Novoselën,Ismail Bej Zharkonji,Hysni Bej Leskkovikun,Mehmet Ali Pashë Beratin(Vrionin),Ismail Pashë Dibrën,Konstandin Kristoforidhin,Jani Vreton,Hoxhë Tahsimin, si dhe shumë pari të viseve të ndryshme të Shqipërisë……”

“Lidhja e Prizrenit dhe veprimet e saj”.Xhafer Belegu në mesin e viteve 1934,verë qershoru ka përcjell , shqiptarëve dokumente me të dhëna nga historia e lidhjes së Prizrenit. Dritën,botimit ja ka dhënë botuesja “Kristo Luarasi”:”Lidhja e Prizrenit dhe veprimet e saj 1978-1881”.Nga veprimet e marsit 1878 faqe 148 shkruhet: Lidhja në jug…

Lidhja shqiptare duke i parë këto veprime të Greqisë e duke marrë njoftime për kërkesën e saj në kongres vendosi me zhvillue një aktivitet të madh në jug. Organizoi këshillat krahinor dhe përgatiti një fuqi mbrojtëse kundër Greqisë. Mbledhja e parë si mbas dëshirës së Abdyl Bej Frashërti i cili ishte faktori më kryesor në jug,u ba në teqenë e Frashrit,nën kryesin e Baba Alushit i cili vuri në dispozicion të Lidhjes një shumë të madhe të hollash. Në këtë mbledhje të parë të jugut u bisedua organizimi i këshillave krahinor e masat,që do të merreshin kundër Greqisë. Burrat me rëndësi të Lidhjes në Jug.Abdyl Bej Frashëri,Mehemet Ali bej Vrioni.Sulejman Ali Kuci, Myslim Vasjari,Mustafa Pashë Vlora,Muslim Gjoleka. Sheh Mahmuti nga Kolonja e Kurveleshit,Xhafer bej Vlora,Thanas Ekonomidhi prej Sopiku disa bejlerë prej Libohove,Vasil Hido,Petro Meksi prej Tepelene,Mihal Haritua nga Përmeti,Vasil Linavori e Eustrat Tasho Duka nga Berati Dhimitër Kolea………….

Lidhja në Jug u mbajtë në 11 kallnuer 1878 vendosi :

1-Që të dërgojë një telegram pushteteve që muarrën pjesë në kongresin e Berlinit,për me shfaq keqardhjen e vet për lëshimin e Epirit,Greqisë e për me u lut që të hiqnin dorë nga kjo gjë. Dhe për të deklaruar që nuk merrej parasysh kjo kërkesë,atëherë do ta mbronte vetë me çdo mënyrë.

2-Dorëzimet të një pjese të Thesalisë,mos me i kundërshtue.

3-N.q.s se mjetet e veta nuk do të mjaftonin,atëherë të ngrihet e gjithë Shqipqria.

4-Të merren me forcë armët e municionet e depovet të ushtrisë turkëvet,sidomos sa më parë ato të Artës dhe Prevezë.

5-Preveza e Arta të bëhen qendra ushtarake të Lidhjes.

Xh.Belegu në këtë vëllim me karakter humulues,përmend edhe vargje nga folklori. Në hapësirën e pafundme të këngëve të rilindjes ,ai ka përzgjedhur. Përmend,këngën më të kënduar në Labëri,që autori thotë se këndohet në Kurvelesh.:Kurvelesh e Gegëri/C’u mblodhën në Ergjërli/Tek Abdyl Be Frashëri/Cu përpoq i varfëri/C’u përpoqe e bej për na/dy hejbe me hasina/Në frëngji se ç’i trete…..

Në 100 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit,aty rreth viteve 1978,një botim i një enti shtetëror “8Nëntori”.8000 kopje tirazhi.

Telegram

Telegram i Ibrahim Dervish Pashës nga Selaniku,dërguar portës së lartë mbi veprimtarinë e shehlerëve bektashinj në favor të Lidhjes shqiptare. Lidhja e Prizrenit në dokumentet osmane. Njoftohet aktiviteti anti-osman i Baba Alushit dhe Baba Ademit në teqetë e Frashrit dhe Korçës dhe kërkohet zëvendësimi i tyre me klerikë nga Anadolli.12/5/1881.

*Msc.Anëtar i Akademisë Evropiane të Arteve

 

Filed Under: Featured Tagged With: Adem Vehxhi, Gezim Llojdia, Prizren

PROTOKOLLI I KORFUZIT, 1914

January 12, 2014 by dgreca

Dy presidentët grekë, në dy segmentet e shekulli, 1914- 2014, të dy i bienin fyellit në të njëjtën vrimë…/

Shkruan:  Rasim Bebo, Çikago/

Çfarë NUK u tha në këtë 100 vjetor politik?  (që gjithsesi është pjesa më e rëndësishme e historisë së Shtetit të Shqiptarëve dhe fundi i një filozofie të dështuar për shkak të njerëzve jo vetëm të pashkolluar historikisht, por edhe të indoktrinuar sistematikisht në mënyrë antishqiptare nga diktatura enveriste dhe sot përbёjne pjesën më negative të Popullit Shqiptar. (Arçivio tag: Gazmend Shpuza, (“SI UFORMUA HISTORIA…” Maggio 12-2013): A e dinë shqiptarët e sotëm se Europa ka qënë në dilemë për vazhdimësinë e tyre politike, sidomos më 17 dhjetor 1914 (me Protokollin e Korfuzit) dhe po të mos ishte Perandoria e Danubit, Austro-Hungaria, Shqipëria nuk do të ishte sot?…

Sipas Mustafa Krujës, dom N. Kaçorri dhe Sali Gjuka: (“…jo vetëm me e shkëputun  vendin e vet prej zotnimit të sulltanit kalifit, por edhe me e shtimë nën hijen e “fort katholik” t’Austro-Hungarisë. E kush ashte i pari qi e kundërshton? Prifti katholik Nikoll Kaçorri, i cili do të ishte gati me pranuem për nji Shqipni “autonome,” ma parë projën e perandorisë otomane… Shqipnija do ta kishte të sigurtë pamvarësin e plotë. Edith Durham dëshmon se pikpamjet e Nikoll Kaçorrit në ato momente përputheshin me ato të Preng Doçit: “Më mirë të mbahemi të lidhur me Turqinë deri sa Shqipëria të Forcohet dhe të organizohet më mirë e të qëndrojë në këmbë me këmbët e saj, se sa të ndodhemi përballë një armiku më të egër, siç është Sërbi që do t’i binte vendit përsipër”.

U fol për kanditaturën në fronin e Shqipёrisë, pati debate, disa ishin për princin protestan V. Vid, kurse klerikët katolik në Shqipëri parapëlqenin kanditaturën e princit mysliman, të Fuadit të Egjyptit. Nga diaspora u kërkua për fronin e Shqipërisë, Esad Pashë Toptani.  Pati propozime për Dervish bej Biçaku, Kadri bej Peqini, Preng Bib Dodën, pa përjashtuar edhe mitrpolit. ortodokës.

Me t’u vendosur në fronin e Shqipërisë, princ Vidi u përpoq të zgjidhte problemin më urgjent dhe më të ndërlikuar të vendit, atë të largimit të trupave greke nga shqipëria e jugut dhe të vendoste  administratën shqiptare në këto vise. Për të zgjidhur këtë çështje, ai hyri në bisedime me qeverinë “vorioepirote” të shpallur në Gjirokastër. Dhe për këtë qëllim Vidi caktoi si komisar të jashtëzakonshëm për Shqipërin e Jugut oficerin hollandes Tomson. Ky shkoi në Korfuz më 10 mars dhe zhvilloi bisedimet me përfaqesuesin e “vorio-epirotëve”, Karapanon. Tomsoni duke ditur se Fuqitë e Mëdha, NKN dhe pric Vidi nuk donin të kishin shumë kokëçarje, u premtoi grekëve disa të “drejta të veçanta” për popullsinë e Epirit të Veriut”. Kompromisi i Tomsonit ngjalli protesta të ashpra në rrethet patriotike shqiptare. Dhe qeveria e Durrësit e Turhan Pashës, po ashtu nuk e pranoi këtë kompronis, prandaj e shkarkoi Tomsonin nga detyra e komisarit dhe u shpreh kundër çdo lloj autonomie për krahinat e jugut. Në këto rrethana, trupat greke, për t’i realizuar planet e veta (pasi ishin tërhequr nga Korça më 1 mars) natën, duke u gdhirë 2 prilli 1914, bënë një puç-kompllot të armatosur me qëllim pushtimin e Korçës. Mirëpo xhandarmëria shqiptare, nën komandën e majorit hollandez G. Sneller dhe korpusi i vullnetarëve me disa qindra fshatarë nën udhëheqjen e Themistokli Gërmenjit, intervenuan shpejt dhe brenda një kohe të  shkurtër e shtypën puçin e kompllotistëve grek.                                                                Repartet e xhandarmerise shqiptare vazhduan marshimin  e tyre për të marrë në dorëzim Kolonjën, Leskovikun, Ersekën etj. Dështimi i puçit të Korçës, vendosmëria e forcave shqiptare për të kundërshtuar çdo veprim shovenist antishqiptar si dhe qëndrimi i ftohtë i Fuqive të Mëdha ndaj planeve aneksioniste greke që shkelnin edhe vendimet e Londrës, e bindën më në fund qeverin greke dhe Jorgji Zografin, se nuk ishte e lehtë të sigurohej “autonomia” e plotë e krahinave jugore. Prandaj grekët, u paraqitën Fuqive të Mëdha kërkesa të zbutura, duke pranuar tani  autonimin e Korçës dhe të Girokatrës pa i shkëputur ato nga Shqipëria, por me kusht që të administrohen nga një guvernator me origjin të huaj, si dhe të formohej xhandarmiria nga popullsia vendase nën komandën e oficerëve grekë me origjine epirote.                                           Qeveria shqiptare e Durrësit i hodhi poshtë këto kërkesa dhe për më tepër, mori vendim që të organizoheshin sa më parë reparte të reja të armatosura, për të dëbuar nga krahina e jugut pushtuesit grekë dhe për të vendosur atje administratën shqiptare. Greqia ishte e përkedhelura e Antantës dhe e Bllokut Qëndror, pasi ato lakmonin pozitën e saj strategjike. Më 24 prill 1914, Fuqitë e mëdha, e njoftuan Venizellosin se ishin të gatëshme t’u bënin lëshime “vorio-epirotëve dhe se mund të pranonin rishkimin e kufirit greko-shqiptar në favor të Greqisë.” Më 5 maj, qeveria shqiptare, nga presioni i gjithanshëm ia besoi NKN zgjidhjen e konfliktit shqiptaro-grek. Bisedimet ndërmjet NKN dhe përfaqësuesve “vorio-epirote filluan më 10 maj dhe përfunduan më 17 maj me nënshkrimin e një protokolli, që u quajt, “Protokolli i Korfuzit”.                                                 PROTOKOLLI  I  KORFUZIT (17.05.1914).                                                   A. Puto shkruan; “KNK. (Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit) nënshkroi me qeverin greke, në emër të qeverisë së V.Vidit. Ishte një lëshim që i bëhej, në marrëveshje midis Fuqive, politikës shoveniste greke, e cila nëpërmjet të ashtuquajturës “Lëvizja autonomiste verioepirote” sinonte të pengonte zbrazjen nga ushtrite greke të Shqipërisë së jugut të parashikuar në protokollin e Firences të dhjetorit 1913 dhe aneksimin më vonë të këtyre krahinave. (në realitet Protokolli i Firences nuk e ka përmëndur këtë fakt, të paktën sipas matrialit të mësipërm, atëhere kemi ne të drejtë të ngremë versionin se ky material është i sajuar kokë e këmbë? GH) sipas P.T. e K. Vendosja e një pozite të veçantë e krahinave të jugut duke u njohur atyre njëlloj autonomie, që përfshinte si pika kryesore: një administratë më vete si dhe një xhandarmëri lokale, që do të vepronte vetëm në krahinat jugore. Të njihej greqishtja, si gjuhë e vetme fetare e komuniteteve ortodokse, ndërsa në shkolla, në organet shtetërore e gjyqësore greqishtja do të ishte e barabartë me gjuhën shqipe. P. i K. Që ajo ishte një manifestim i fuqishëm i qëndresës së popullsisë shqiptare përballë makinacioneve greke. Bisedimet që u zhvilluan dy herë, në mars dhe në maj, në ishullin grek të Korfuzit (Vendi i zgjedhur përcaktonte qëllimin dhe vendimin), vunë në dukje se pretendimet e qarqeve shoveniste greke, ishin po aq të pabaza, sa ishte e tepruar “fryma e pajtimit” dhe e “kompromisit” që treguan në atë rast, ata që u dërguan si “përfaqësues” të Shqipërisë. Protokolli i Korfuzit vendosi një shkëputje të mbuluar keq të Shqipërisë jugut… Protokolli i Korfuzit ngjalli një valë të madhe zëmërimi në të gjithë vendin, por sidomos në krahinat e prekura drejtpërsëdrejti”. (Prof. Puto, “Pavarsia Shqipërisë…”, f. 136-137, 1912-1914. )

Kush ishte koloneli Tomson?                                                            Gazmend Shpuza në shkrimin “Tomsoni dhe Vorio-Epiri” zbulon me vërtetësi të dhëna të sakta, për të cilat nuk mund të hezitohet në trajtimin e figurave të huaja vetëm me vlera të dukshme… (Ndërsa Kristo Floqi thotë:  Ti hedhim një çarçaf përsipër të kaluarës. Shën im) .             Në qoftë se kjo figurë historike, ka ndihmuar në ngritjen e ushtrisë shqiptare, atëherë i është dhënë kjo merite, por kur në momente kryesore është ngatërruar me interesat antikombëtare, atëherë kjo figurë del në hije.  Kur e vërteta provohet, është mbarësi për historinë kombëtare. Një fushatë e ethshme është zhvilluar prej vitesh për të ngritur lartë oficerin Tomson, që erdhi në Shqipëri sipas vendimit të Konferencës së Londrës për organizimin e Xhandarmërisë. Madje për këtë qëllim ishte miratuar një shoqate me emrin “Miqtë e Tomsonit”(?!). Janë zhvilluar mjaft veprimtari për përkujtimin e tij, janë bërë dhe propozime për dekorimin e tij. Disa persona kanë shkuar deri në Holandë dhe kanë vendosur tufa me lule pranë bustit të tij. Kjo fushatë arriti kulmin me ringritjen e një përmendoreje në Durrës, me vendim të bashkisë së këtij qyteti dhe të shoqërisë “Durrësi”. Aty u vunë kurora në emër të personaliteteve qeveritare dhe jo qeveritare (!) Por, cila është veprimtaria konkrete e Tomsonit në Shqipëri, sa i shërbeu ajo forcimit dhe sigurimit të shtetit të ri shqiptar, ruajtjes dhe forcimit të sovranitetit dhe të lirisë territoriale të tij, për çka po pretendohet  aq shumë  dhe për çka ai edhe po nderohet?                    Tomsoni u tregua shumë aktiv kundër të ashtuquajturi komploti xhonturk, të drejtuar nga Beqir Grebeneja. Ai e arrestoi vetë Beqirin, këtë hero të vërtetë të qëndresës heroike të shqiptarëve kundër pushtimit shovinist grek dhe genocidit të ushtruar nga pushtuesi e rinj në trevat etnike shqiptarë të jugut. Arrestoi gjithashtu, si turkoman edhe Çerçiz Topullin, e plot të tjerë. Në kuadër të këtij aksioni të drejtuar nga Tomsoni, u akuzua dhe u dërgua para një gjyqi special, të krijuar nga Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit (NKN) edhe Ismail Qemali. Protogonisti kryesori i aksionit atdhetar dhe diplomatik të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë rezultonte, sipas tij me shokë, si pjesëmarrës kryesor në këtë komplot turkoman kundër kësaj pavarësie. Pra, në vijim  të kësaj logjike absurde, përfshirja e plakut të Vlorës në këtë “komplot” xhonturk, ishte drejtuar, as më shumë e as më pak, por pikërisht kundër veprës së vet. Absurditeti i kësaj logjike nuk njeh kufi. Meqë behët fjalë për Durrësin, le të na lejohet të kujtojmë se si agjentët e “Megali idesë”, si dhespoti grek i këtij qyteti, Jakovi dhe shokët e tij, më 1912 penguan Ismail Qemalin për ngritjen e flamurit kombëtar në Durrës. Duhet rikujtuar dhe pasur mirë parasysh, gjithashtu, oficerët holandezë të drejtuar nga De Vidi dhe Tomsoni, përballë agresionit shovinistë grek ndaj territorit shqiptar, ruajtën me rreptësi pozicionet e tyre të pretenduar fillimisht prej tyre, të organizatorëve të xhandarmërisë shqiptare. Ndërsa përballë shqiptarëve “rebele”  antidividistë, ata nuk nguruan të angazhoheshin aktivisht në luftime, Tomsoni, megjithëse kishte ardhur thjeshtë si ushtarak në Shqipëri, mori përsipër edhe detyra politike e diplomatike. Ai u caktua nga Vidi komisar i jashtëzakonshëm për viset e Jugut, për të ashtuquajturin Verio-Epir”, të pretenduar nga qarqet sunduese të Athinës. Vidi urdhëroi Tomsonin të hynte në bisedime, me të ashtuquajturin  përfaqësues  të “Vorioepirotëve”.  Në këto bisedime, koloneli pranoi famëkeqin “Protokoll të Korfuzit”. Me këtë dokument do të krijohej “një shtet brenda një shteti”. Pasojat merren me mënd. Ky akt i Tomsonit, u pasua nga pranimi i kërkesës së Spiromilos për njohjen e “Venomeve” të Himarës, siç dëshmon autori holandez Gorrit T.A. Goslinga, shtypi grek përlavdëroi shërbimin e madh që ai u kishte bërë qarqeve shoviniste greke. Ishte pikërisht Tomsoni, ai që kishte hedhur bazat e këtij akti aq fatal për fatet e shtetit të ri Shqiptar. Është kjo arsyeja që po ky shtyp, sipas të dhënave të tjera, e vajtoi vrasjen e Tomsonit, pas 16 qershorit 1914. Këto janë fakte të cilat nuk mund të mënjanohen kurrsesi, sa herë që do të përpiqemi të vlerësojmë apo të rivlerësojmë Tomsonin.                                                Tomsoni u vra pas shpine, nga një agjent italian, kur po drejtonte forcat mercenare të D. Vidit kundër “rebelëve”, ndërsa nuk kishte pranuar, t’i komandonte forcat vullnetare shqiptare në  luftën, për mbrojtjen e trojeve amtare nga sulmi i forcave shoviniste greke. Në të vërtetë, ai  ra viktimë e rivalitetit austro-italian në Shqipëri. Në këto rrethana, është shumë vështirë të pranohet mendimi, se ai ra duke luftuar për mbrojtjen e Shqipërisë (!)  Besohet se portreti real i kolonel Tomsonit është, tashmë, i plotë dhe i njohur për të gjithë ata, që nuk duan të mbyllin sytë përballë fakteve. Sidomos vlerësimi që atij i ka bërë shtypi grek, për sa i takon kontributit të tij të madh në realizimin e përgatitjes së shkëputjes së trevave Jugore nga shteti shqiptar, flet shprehimisht qartë. Nuk ka nevojë për koment. Nga ana tjetër, ky portret nuk ngjason fare, as me trajtimin romantik nga mjaft poetë shqiptarë të kohës, vendi kryesor, midis të cilëve, do apo nuk do ndonjëri, e zë Fan S. Noli, apo edhe ndonjë autor i mëvonshëm  (Asdreni, shën. im). Iluzionet e tyre të dikurshme dhe shkalla e pamjaftueshme e informimit nuk qëndrojnë përpara fakteve dhe nuk mund të shërbejnë si kriter për vlerësimin e Tomsonit. Ato mund të shfrytëzohen sot  vetëm nga njerëz të interesuar për keqpërdorimin e tyre. Si mund të shpjegohet, që megjithëse Tomsoni ndërhyri keqas në luftën e brendshme politike të shtetit të ri shqiptar, në dëm të forcave atdhetare të kryesuara nga Ismail Qemali e Luigj Gurakuqi, dhe në të mirë të forcave reaksionare, separatiste dhe destruktive, të kryesuara nga Esat Pashë Toptani, të këmbëngulet që të nderohet dhe të përkujtohet ai në këtë mënyrë sot në Shqipëri?  Madje të ngrihet edhe ndonjë monument. Si mund të ecin paralel nderimi që po i behet Tomsonit sot në Shqipëri, nga rrethe të caktuara, me vlerësimin që i ka bërë shtypi grek  në prill – maj  1914 rolit të tij në bisedimet e Korfuzit në përgatitjen dhe miratimin e “Protokollit” famëkeq me të njëjtin emër?… Si mund të ecin paralel vajtimi i vrasjes së Tomsonit, nga Noli, Asdreni e poetë të tjerë atdhetarë me vajtimin që i bëri shtypi grek në qershor të vitit 1914 ?… Për atë kohë, një dukuri paradoksale e këtij lloji edhe mund të gjejë shpjegimin e vet me gjendjen e Shqipërisë, me shkallën e informimit të njerëzve, me përpjekje për të gjetur rrugëdalje nga gjendja me të cilën ndodhej Shqipëria. (A. Kotini, “Tre gurët e zezë në Prevezë”, bot. 2000, f. 641). Si ka mundësi të gjithë këto figura historianësh me tituj të lartë si: Kristo Floqi (1876-1951),  Vasil Dilo (1867-1958), Arben Puto, Kristo Frashëri e të tjerë, të shkruajnë me mijëra faqe  (Av. Dr. Vasil Dilo, që  numëron rreth 4000 faqe) dhe të mos shkruajnë asnjë fjalë për Kolonelin Tomson, i cili i vuri kazmën tërësisë territoriale të shtetit shqiptar  dhe sovranitetit të tij?… Kështu vërtetohet fjala e Kristo Floqit që tha:  “të kaluarës do t’i hedhim Çarçafin”

Për gjendjen kaotike në Shqipëri, qëndrojnë qarqet e huaja: serbe, franceze, ruse, greke, turke, italiane. Bartësit kryesorë të së keqes në Shqipëri në atë kohë qenë: reaksioni feudal proserb, pro italian,… i udhëhequr nga Esat Pashë Toptani, reaksioni grekoman  i udhëhequr nga peshkopët grek (Jakovi e Germanos), J. Zografos, Spiromilos,etj., reaksioni turkoman i kryesuar nga Myftiu i Tiranës Musa Qazimi etj.                                                                               Diplomati Ferdinanto Salleo shkruan: “Komisioni ndërkombëtar i ngarkuar nga Fuqitë dhe i mbështetur nga marrëveshja italo-austriake të Abazia-s, vijoi negociatat me autoritetet greke, ku ishin të pranishëm edhe “epirotët” e Zografosit. Negociatat u mbyllën më 17 maj me “dispozitat e Korfuzit,  të cilat do t’u parashtroheshin  kryeqyteteve evropiane, që lipsej të garantonin vënien e tyre në jetë. Në të vërtetë, miratimi erdhi më 2 korrik. “Dispozitat”  konfirmuan domosdoshmërinë e tërheqjes së plotë nga ana e grekëve .  (“Shqipëria gjashtë muaj mbretëri”, bot. 2000,  f. 78). Më 17 maj 1914 u nënshkrua Protokolli i Korfuzit, ose protokolli i turpit, i cili, sipas shprehjes së anëtarit britanik të atij komisioni, Sir Harri Lamb, “nuk bazohej n’asnjë të vërtetë e prandaj, logjikisht, duhej hedhur në shportën e plehrave”.                    Harri Lamb e kuptoi se Komisioni i Kontrollit, në Korfuz, bëri marëveshjen me përfaqësonjës të qeverisë greke dhe jo të Shqipërisë së jugut. Në këtë Protokoll parashikohej që dy prefekturat në jug të Shqipërisë, ajo e Korçës  dhe e Gjirokastrës, ndonëse formalisht do të bënin pjesë në shtetin Shqiptar, do të kishin një administratë më vete, pothuajse autonome, organizimi i së cilës i lihej në dorë NKN, e cila pranoi edhe kërkesën e Spiromilos për t’i njohur krahinës së Himarës, në një zonë që shtrihej tani në 14 fshatra të bregdetit të Jonit. (“Forumi Shqiptar”, 22-6-2006).

Dy presidentët grek në dy skajet e shekulli 1914 – 2014, të dy të njejtit  fyell i bien.

Fjala e presidentit grek më 1914: “Po i japim fund punimeve të konferenëës sonë lidhur me përpjekjet dhe luftën tonë, duke shprehur konsideratën më të thellë për të tërë të angazhuarit në mënyrë aq të larmishme në këtë luftë, duke bashkëpunuar me ne, në mënyrë të veçantë për metropolitin e Korçës, drejtoj  konsiderata të thella për zotin I. Permenidi, altruizmi i të ëilit u tregua qartë në këtë luftë si dhe gjatë periudhës së pushtimit, zotit  Karapano, bashkëpuntorin tim të ngushtë, jam i detyruar të shpreh mirënjohje të thellë për zotin Bushion i cili shfytëzoi luftën në kohën dhe vendin më të vështirë, duke ngritur moralin e ushtarëve dhe të ofiëerëve. Me zërin e luftës për Epirin, kujtojmë lulen e ushtrisë, të pa harruarin AI. Romas, kujtojmë Karasevdanë, Karaiskon, Zhras, Furidhin, Kandilisin e të tjerë të paharruar, kujtojmë shërbimet e bëra prej Gavaras, Conosit, e shumë oficerave dhe ushtarëve të tjerë, që në luftë kërkonin lirinë e Epirit, por më shpejt takuan vdekjen. Në emër të këtyre, shprehim mirënjohjen, respektin dhe konsideratë më të thellë për shërbimet e kryera, për nderin që i sollën kombit”.             

Presidenti grek Papulias: Helenizimi i Vorio-Epirit, krenarë më 2014                           Presidenti i Greqisë Karolos Papulias në letrën përshëndetëse drejtuar OMONIA-s me rastin e 22 vjetorit të themelimit të organizatës së minoritetit grek në Shqipëri, ka shprehur hapur krenarin e tij për helenizimin e trojeve që i cilëson vorio-epirotë. “Prania shekullore e helenizimit vorio-epirot në shtëpitë e stërgjyshërve, është gjithmonë një burim frymëzimi dhe krenarie për të gjithë grekët, sidomos në një kohë kur atdheu, por edhe rajoni më gjërë, përballet me një numur të madh sfidash”, shkruan në mesazhin tij presidenti grek. Ai u bën thirrje të gjithë bashkatdhetarëve që të mblidhen rreth OMONIA-s dhe të punojnë për kauzën e përbashkët. “Unë shpresoj që në të njëjtën kohë dhe OMONIA të marrë të gjitha ato nisma të ëilat do të tregojnë se nga lufta e përbashkët për të mbrojtur të drejtat e grekëve në Shqipëri nuk përjashtohet askush, pa ambicie personale dhe rivalitet”. –shkruan Papulas. (Forumi, 6-4-2012).                            Papulias, në vizitën që bëri në Shqipëri, të parin takoi peshkop (guvernatorin) Janullatos, për të cilin Papulasi është krenar që përhap helenizimin në Shqipëri. Jaullatosi e ka kthyer Shqipërinë si tokë e pushtuar prej tij, duke i shtuar anë e kënd kisha, shkolla, varreza, kryqe greke. Kohën e fundit, greku Janullatos shoqëroi të ftuarin Vasili Gjokakas prefekt i Thesprotisë për të parë kishat e reja kushtuar murgut Shën Kozma, i vrare në Berat për shkak të përhapjes së helenizimit dhe gjuhës greke që para 235 vjetëve. Të dy personalitetet bënë lutje për shpirtin e Shën Kozmait në kishat të ndërtuara për nder të tij në Mursi, Aliko, Livadhja, Vrisera , Himarë, Çarçovë. Këto janë gurë themeli për të shkruar historinë greke. (Dielli 22-12-2013).                    Në gazetën “Bota Sot”, është botuar një shkrim, ku denoncohet mbajtja në Tiranë e meshës në gjuhën greke dhe jo në gjuhën shqipe, ku ndër të tjera thuhet: “Por sot në zëmër të Tiranës në ditën e krishtlindjeve Kryepeshkopi grek Janullatos mbajti meshёn në gjuhën greke, ku të pranishëm ishin edhe zyrtarë të lartë, mes tyre dhe kryeministri Rama”.

(A. Llalla, “BOTA SOT”, 26-12-2013)

Tungjatjeta!  Z. Papulias Presidenti i Greqisë!                                                    Edhe unë jam çam, ( tre vjet më i mdh nga ju) me nënë dhe babë nga Shalësi i Konispolit, si dhe Ju nga Voshtina e Fllorinës Çamëri shqiptare, ndërsa ju, Z. Papulias jeni konvertuar në grek. Historiania E. Kocaqi thotë: “Nuk ka komb grek të mirëfilltë, por një komb artificial, (shqiptarë, vllehë, sllavë, turq)  me një gjuhë që nuk është gjuha e popullit. Për t’i bërë të gjithë këta një komb u përdor greqishtja si gjuhë, feja ortodokse, dhe ideologjia heleniste si nacionalizëm. Një nacionalizëm i tejskajshëm nga një komb, që nuk është komb, është i pashembullt në histori”. (Roli…”, bot. Emal, f. 199).  Unë jam kryelartë me kombësinë mijëravjeçare shqiptare, ndërsa per ju, vlen për të dëshëruar. Ju si grek, më keq se grekët (semito-egjyptianë),  keni përdorur dhunën kundra vëllait tuaj çam, Qeveria Shqiptare nuk iu përgjegj dhunës me dhunë për minoritetin grek në Shqiperi. (J. Margaris,  f. 137). Pas pushtimit të Çamërisë në mars të vitit 1913, Juve u është hapur oreksi për vorioepirin. Pas një viti, më 1914, ngjallët Protokollin e Korfuzit (të vdekur), i cili këtë vit mbush 100 vjetorin. Ju shprehet hapur krenarinë për helenizimin e trojeve, që i cilësoni si vorio-epirotë, gatim i priftit Janullatos. Ju theksuat:  “…për të mbrojtur të drejtat e grekëve në Shqipëri, nuk përjashtohet askush, pa ambicje personale dhe rivalitet”.- shkruani  Ju…

          Prit Z. Papulas, se je mohues i gjakut tënd në trupin tënd. Ç’kërkon më shumë për një grusht minoritarë grek në Shqipëri me 087% të popullsisë, rreth 30.000. Ndërsa çamët janë me  me popullsi 6%, rreth 500.000. kur qeveria shqiptare i ka grekët në krye të vendit me peshkopin grek Janullatos, i përfolur (guvernator), Vangjel Dule zëvëdës kryetar parlamenti, ministra si Ksera , Tavo, dhe hadhjarin e Sali Brishës Theofan Kalivioti, renegati bollano etj. Pregatitët dy puçe kundra Shqipërisë brënda nje dekadë e gjysmë dhe nuk fituat. Tani do përkujtoni 100 vjetorin e “Protokollit  të Kofuzit” dhe “Shën Kozmanë” në kishat që ndertoi Janullatosi, në emër të tij dhe per nder te tij, kishat greke në tokat shqiptare. Vallë a ka ku të shkoj më? Kur ju i kerkoni minoritetit ambicje personale dhe rivalitet…  Zoti President i Greqise, kur ju keni qeverinë shqiptare më greke se vetë ju grekët, kur kjo qeveri ha koka kuadrosh si të Sokol Olldashit. Zoti e bëftë mirë. Respekt z. Papulias nga bashkëkombësi i prindërve tuaj, Rasim Bebo.

                             Rasim Bebo,  Addison, Çikago USA         

 

Filed Under: Analiza Tagged With: dy presidentitet grek, fyellit, ne nje vrime, Protokolli i Korfuzit, rasim bebo

PERMBYTJA… NË ZJARR…

January 12, 2014 by dgreca

Në 70 vjetorin e permbytjes së Shqipnisë…/

Nga Fritz RADOVANI/

Ne Foto: 1944 Buna shkapercen kufinjt’ e vet…/

 Ishte viti 1944… Vjeshtë. Ishim në Dajç të Bregut Bunës tek daja im, Don Kolec Prennushi, që sherbente prift n’ atë fshat prej të cilit, ruej edhe sot kujtime të bukra. …Binte shi pa pushue n’ atë vjeshtë, që edhe pse ishe i vogel atëherë, vetem 4 vjeç, kam kujtime të pashlyeshme. Buna kishte shkapercye çdo kufi…Ajo kishte perbytë të gjitha fshatrat tue fillue nga Ura e Bunës, e deri në daljen në det. Damet nuk llogariteshin.

            Kam pasë rasen me lexue perpjekjen e Mark Kakarriqit, per me i shpetue të gjitha ato zona nga permbytja, tue kanalizue lumin Buna, me një shoqni angleze menjëherë mbas shpalljes së Pavarsisë, po shumë tregtarë dhe antarë të Bashkisë së Shkodres, nuk u pajtuen me mendimin e Markut, se “po na sjellë kaurrin, me ‘ata’ që do të drejtonin ata punime per kanalizim…”. Sa vështirë asht me besue çka shkatrron fanatizmi…

            Uji kishte ardhë deri afer çelës së vjeter, dhe vetem oborri i Kishës dukej si stom, mbasi të gjitha rrugët perrreth asnjena nuk shiheshin nga permbytja. Shtëpijave afer të Lac Gjushit dhe Harapëve, uji u kishte shkue nder shkallat e hymjes. Ishte edhe ftohët. Shenjat e motit që njihen nga fshatarët tregonin se shiu do të vazhdojë. Zot bane mirë!

            Të nesermen me 29 nandor, ishte permbytë edhe gardhi rrethues në kufi me një rrugë që na lidhte me shtëpinë e Lacës, me të cilin daja, kishte miqësi të madhe…

            Laca i kishte tregue dajës, se pritej ardhja e disa vetëve tek Kisha, që partizanët i kanë kapë në një barkë tue lundrue në drejtim të detit per me ikë në Itali. Dhe vertetë, aty nga ora 11 para dreke, zbriten me lundra rreth 200 vetë në oborrin e Kishës, ishin të çarmatosun dhe të lidhun me litarë, të lagun per palcë, dhe me nga një strajcë në dorë…

            Ishin fëtyra të panjohuna…thohej se ishin ballista e “tradhëtarë” që donin me ikë. Disa partizanë i trokitën derës së çelës, hyne në dhomen ku ishte daja, biseduen me té, dhe dolën me vazhdue me ruejtë grumbullin e të kapunëve në ikje. Mbas pak erdhën prap partizanët me tre a kater vetë prej tyne, dhe daja u dha dy sheke djathë dhe bukë, ndersa, gjyshja filloi me gatue bukë tjera per ta. Né fëmijëve na kishte kapë një frikë që nuk dinim ku me hy… Kishim harrue edhe me luejtë me lojnat tona!

            Këta ishin ata “partixhanët”, me emnin e të cilëve na friksonte gjyshja, kur donte me vue qetsinë e rregullin nder mbramje kur né fëmijët shkonim me fjetë…

            Nga dritaria e kuzhinës, që ishte mbas çelës, po shikonim né fëmija dy vetë prej “tradhëtarëve”, që rane në ujë dhe vazhduen me notue mbas mollarëve të sanës, kur dy nga partizanët vazhdonin me i ruejtë derisa ata dy, të kryenin nevojët personale… Filloi pushka, dhe alarmi i “zjarrit” mbuloi fshatin me virrma e krizma mitralozësh…

            Ikën…ikën dy “tradhëtarë”… Zjarr! Kontrolloni ku janë futur! Ndigjohej gjithkah.

            Pushkë e mitraloza me virrmat e egersinave “na sollën çlirimin atë ditë nandori”!

            Një grup partizanësh bash si egersinat, shperthyen deren e qelës me armë në dorë dhe filluen me kontrollue qelen deri nder hatlla… Një grup tjeter moren dajen dhe ikën me kontrollue Kishen, mos u kanë hy aty… Gjyshja, u trondit aq fort sa gati na dukej se po humbte edhe frymëmarrjen nga frika, se, “mos ia moren djalin me e pushkatue”!..

            Nuk ishte asgja e papritun nga bishat e maleve me “yllin e kuq” në ballë!

            ***

            Asht kenë një shprehje që perdorej nga Populli Shqiptar: “Na ruej Zot prej ujit, zjarrit e zabitit…” Data 29 Nandori 1944, na i solli mbrenda një dite “permbytjet, zjarret dhe zabitët partizanë” që me tradhëti të pashoqe të organeve të sigurimit të shtetit, nuk na u hoqen per 47 vjetë! Ishin pikërisht ata tradhëtarë, që nen drejtimin e Enver Hoxhës, i sherbyen me armë në dorë pushtuesëve jugosllavë, grekë, rus, kinezë dhe të gjithë atyne që dishronin humbjen e Hartës së Shqipnisë në Ballkan, permbytjen e Popullit Shqiptar nen zgjedhen sllave, zharitjen e Atdhetarëve tanë, dhe me zabitet ma të poshter që ka njoh Historia ynë, zhdukën, vranë dhe varrosen pavarre mbi 50.000 Shqiptarë në hetuesi, burgje, kampe shfarosje e perqendrimi, në male, fusha dhe brigje lumejsh…

            Viti 1944 asht viti i pushtimit sllav, viti i shpronsimeve, plaçkitjeve, vrasjeve, interrnimeve, …Dhe me plot gojë robninë e Titos dhe të Stalinit, Enver Hoxha me të gjithë pasuesit e tij tradhëtarë e vrasës e quejtën “çlirim”…

            Mekenëse, sot në këte 70 vjetor të mnershem të Popullit Shqiptar, jemi edhe po vazhdojmë me kenë edhe “antar” të “Konferencës Islamike”…një dëshirë e vjeter e bash atyne terroristëve Enver Hoxha e Ramiz Alia me pasuesit e tyne “vllezër gjaku me turq”, po ua uroj këte vit të 70 vjetorit me vargjet e At Gjergj Fishtës, kushtue “Gjaksorëve”:

                                      “Atje nen vapë t’ Saharës,

  Nder luaj e pardha jeten

  Mizuer, kush don me e shkimun

                              Në gjak t’ vllazenve etjen,

  Atjé, pa kenë vajtue,

Mbaroftë i namët per lak…*”

 

Shpjegim: *Mbaroftë i namët per lak – mallkim: Gjaksit i ardhët vdekja e tmershme në shkretinë i vetem dhe pa njeri pranë…

 

Melbourne, Janar 2014.

 

Filed Under: Komente Tagged With: Buna, Fritz radovani, ne zjarr, Permbytja, Permbytja ne Shkoder, shkodra

Sali Shabani ka jetuar me jetën e kaçakut deri në vdekje!

January 11, 2014 by dgreca

Foto: Kaçaku i Lëvizjës Kombëtare Shqiptare Sali Shabani-Kabashi- 1901-1935/

Shkruan: Avdi IBRAHIMI/

Më 13 Mars 1913 fshati malor Kabash përjetoi natën më të tmerrshme në historin ekzistuese të tij.Pse ndodhi ky krim i rëndë njerëzor,një ngjarje e llahtarshme e përjetuar nga populli shqiptar në historin e tij,pse serbët e bënë këtë kasaphane në Kabash?Çka i shtyri kasapët serb që në Kishë të fshatit Kabash ta bëjnë masakrën?!

Ushtria serbe e divizionit të Shumadisë i kishte krijuar kushtet për këtë akt antinjerzor e antishqiptar,kurse masakrën e kryen shkijet lokal si:Vuksan Jovanoviçi,vëllezërit Angjellko e Mksim Ristiqi,Spirr Kola,Jova i Lubizhdës,Matush Gapiqi,Mark Gavazi i Novakës,vojvoda i Vërbiqanit ,por kryeekzekutor ishin Kapetan Spirrë dhe File Delloci.Masakrimin e Kabashëve e ndihmuan Gapiqët e Puhiqët e Prizrenit,kryemurgu Serafim e daskall Petri. Kjo ngjarje makabre,kish ndodhur diku pas gjysmës së muajit mars 1913 në luftën ballkanike.Pse kjo masakër ka ndodhur pikërisht në Kishë nga gjakpirësit serbosllav?!Vend ky ku njerëzit i drejtojnë lutje Zotit të madhërishëm.Kjo të çon në logjikën se Kisha ortodokse serbe,është frymëzuesja e të gjitha gjakpirësive,që i janë bërë iliro-shqiptarëve nëpër shekuj.

Kjo masakër krijoi indinjatë të thellë në mbarë hapsirat shqiptare,por nga Kabashi ishin disa familje të shpërngulura që jetonin në fshatin Mushtisht të Suharekës, këto familje kabashase ishin gjak i afërt me Sali Shabanin-Kabashin e të gjithë të masakruarit në Kabash ishin të një fisi e të një vëlazërie me familjen Abazi,Ibrahimi dhe Mustafa të Mushtishtit.Kështu filloi organizimi nga fisi kabash në Kabash e Mushtisht dhe bashkëfashatrëve të këtij fshati,për hakmarrje ndaj Spirros dhe Filës së Dellocit,ku fshati Delloc është mbi fshatin Mushtisht si fqinj të afërt.Në vjeshtë të vitit 1919 kaçaku i maleve Sali Shabani krijon lidhjen organizative në fshatin Mushtisht për ekzekutimin e Spirr Dobrosavleviçit dhe Filës së Sahisë,anipse familja e Bacës Sali nuk patë pësuar asfarë dëmi në vitet 1913 dhe 1919.Kaçaku i maleve Sali Shabani në Mushtisht lidhjet i ka vu me Jemin Nuredin Abazin-Kabashi,Gjel Esat Malën,Jetë Sali Ibrahimin-Kabashi,Islam Sherifin Mustafën-Kabashi,Nezir Behlulin dhe Bilall Osmanin me të villain Rrustemin ku ky i fundit vritët më vonë nga gjandarët serb,i tërë organizimi i vrasjës së kriminelëve serb Spirr e File Dellocin bëhet në odën e Bacës Jemin me që ky ishte një nga më të pasurit në fshatin Mushtish.Mbas shumë diskutimesh vendosët që një ditë dhjetori të vitit 1919 Sali Shabani merrë përsipër që ta bëjë ekzekutimin e këtyre dy gjakpirësve serb,ajo ditë u caktua të jetë një nga ditet e Merkure sepse këtë ditë bëhej pazari në Prizren.Por për ditën e vrasjës dhe mënyrën prej fshatit Kabash më kishte treguar Bacë Bakiu i biri i Bacës Jemin,se nuk kishte ditur askush,për këtë kemi dëshmi edhe në librin e prof.dr.Liman Rushitit:” KUJTIME PËR LËVIZJEN KAÇAKE”.

Me të marrë veshë Gjelë Esati e vë në dijeni Sali Shabanin se e ke të lehtë me e njohur Spirrën se para tri ditësh ma ka marrë kalin gjog dhe qyrkun tem fare të ri që vetëm dy ditë e kam veshur e me atë qyrk kam qenë edhe kur jam takuar me ju në shtëpin e Jeminit.Kështu dy djem të ri Salihut i tregojnë se cili është Spira.Saliu këput maleve të fshatit Mushtisht dhe të përroi në Grykë të Baqevcit aty afër fshatit Grejkoc i zë pritë Spirrës ku ai ishte duke u kthyer nga pazari i Prizrenit,sëbashku me pandurin(kuririn) e komunës së Dellocit ku fshatarët thonë se kishte qenë trim dhe për këtë kryetari i komunës së Dellocit Spirr Dobrosavleviqi apo Spirr Kapetani si njihej në popull e mbante me vete.Më tu afruar afër pritës së Saliut Spirroja fillon ti lavdërohet Filës se si para 6 viteve te dy se bashku i kemi pre me sakic nëntëdhjetë burra të Kabashit,për këtë krajli serb Pashiq mi ka dërguar gradat e kapetanit nga Beogradi.

Pas çdo krimi të organizuar mbi shfarosjen e popullit shqiptar,ekzekutorët e këtyre masakrave gradoheshin nga udhëheqësit e tyre në Beograd.Bacë Saliu kish dëgjuar sa here nga bashkëfshatarët e tij për këtë masakër ku Spirr kapetani kish përvjelur mangët e këmishës  dhe kish veshur kanac të grave,kur i kishte prerë me sakic burrat e Kabashit.

Ja si e ka kënduar rapsodi popullor masakren në kabash:

Po vjen Spirra në kali të bardhë,

Bashkë me Filën,si bajraktarë!

Po vjen Spirra tuj u livdue,

Për shqiptar sa i ka shkurtue,

Krali s,ka kapetan si mue,

Gradat flake,mi ka çue!

Flake mu gradat qi m,kanë ardhë,

Se i kam pre nëntëdhjetë shqiptarë!

Po kallxojke me goj të vetë,

I kam pre Kabashin nëntëdhjetë,

Kah jan kanë shqiptar të vërtetë!

Në këto momente Saliu i thërret të ndalen,nga i cili rast mënjëherë e vret Spirrën,ndërsa Fila kërcen nga kali dhe zenë pusi me një hendek,i cili fillon me pushkë të shtinë kundër Bacës Sali,e siç më kishte treguar bacë Bakiu sikur mos të përdorte Saliu një mjeshtri thuaja se ai kishte qenë gati tuj e vra,se kishte qenë ai gjakpirësi shejtar i mire,por Saliu e merr një shkop dhe mbi të e vë plisin e bardhë dhe e largon paksa nga vetja dhe kështu arrin me mashtrue Filën,duke menduar ky i fundit se aty ku është plisi i bardhë aty është edhe Saliu,pasi e godit me plumb plisin ai Filua e ngrit kokën nga hendeku për të pare se a e vrau Saliun,ky i fundit e shfrytëzon mire këtë rast dhe e vretë gjakpirësin serb.Nga ky rast menjëherë ngjitet maleve të Greikocit dhe me tu largue mbi fshat shtien tri here me pushkë dhe më zë të lartë thërret burrat e fshatit duke u thënë,mos merrni askë në qafë i thoni hyqymetit të krajlit se Sali Shabani e ka vra Spirrën dhe Filën dhe kështu jam hakmarrë për kusherinjtë e Kabashit.Nga ky moment kaçaku Sali Shabani ka jetuar sa në Shqipëri e Kosovë dhe me grupin e vtë ka operuar deri të fshati Kabash i Vitisë ku ka patur disa kaçak me gjak të afërt fisnor të cilët kanë bashkëvepruar në rrugën e lirisë kombëtare.

Serbët e fshatit Mushtisht,Delloc dhe Dvoran po atë natë janë hakmarrë ndaj shqiptarëve në Mushtisht për vrasjen e Spirrës,me këtë rast është vrarë Rrustem Osmani,pas dy-tre ditësh në Prizren ja marrin familjen e Salihut dhe e internojnë në Serbi,babai dhe mixha i tij vdesin në burgun e Nishit,poashtu në vitin 1951 vdes në burgun famëkeq të Nishit edhe vëllai i Saliut Hyseni,ndërsa më vonë gruan e vet dhe vëllaun Aliun arrin ta merrë me vete në Shqipëri.Në vitin 1920 Saliu me grupin e vet del nga Shqiperia në Kosovë pas disa luftimeve me gjandar arrin ne Gjilan ku hyn ne marrëvshje me grupet kaçake te Karadakut,njëkohësisht takohet edhe me disa kaçak nga Kabashi i Vitisë.

Në pranverë të vitit 1921 Saliu përsëri del në Kosovë duke operuar me Lëvizjen Kaçake në Podgur,në rrethin e Istogut,,në rrethin e Suharekës,deri në Drenicë ku vë kontakt me komandantin e Lëvizjës Kaçake Azem Bejtën.Në vitin 1922-123 Sali me bashkëluftëtar të tij zhvillon  një luftë në fshatin Grançar të Prizrenit me të cilin rastë kanë qenë në shtëpin e mikut të Saliut,Ymer Devetakun me kusheririn e tij Bali Ibrahimi (Kuçi)-Kabashi nga Suhareka,Hasan Sali Kabashi nga Kaçaniku,Sabit Kabashi dhe vëllau i Saliut, Aliu.Aty janë rrethuar nga disa çeta xhandarmësh të cilët pa paralajmërim ju hedhin bomba brenda në shtëpi ku janë vrarë vëllai i Saliut Aliu dhe Sabiti,kurse Saliu dhe Bali Kabashi nga Suhareka plagosën,pasi u shkon përdore edhe pse të plagosur ata çajnë rrethimin duke lënë disa xhandar të vrarë e të plagosur.Saliu arrim me shokët e mbetur për tu shëruar në fshatin Bukosh të Suharekës.Pra grupi kaçak i Sali Shabanit ka operuar në tërë Kosovën sepse grupi i kaçakëve nga Kabshi i Vitisë kanë patur lidhjen me Bajram Currin,në vitin 1924 kur Bajram Curri bënte luftra kundër serbit dhe mbretit Zog ku këtë vit arrijnë të largojn Ahmet Zogun nga Shqipëria i cili pat ikur në Serbi,ne Beograd të Pashiqi,në këtë rrugë revolucionare të Bajram Curri që qoi në përmbytje të Ahmet Zogut,Sali Shabani me 20 burra nga Kabashi ka marrë pjesë aktive në këto lufta revolucionare.

Sali Shabani ka jetuar me jetën e kaçakut deri në vdekje!Ai në vitin 1935 është ndarë nga jeta e tij e lavdishme prej luftetari trim që gjithçka për të mire ja kishte kushtuar atdheut shqiptar,kështu ai ka ndërruar jetë në fshatin Kolsh të Lumës në Shqipëri.

 

Filed Under: Featured Tagged With: Avdi Ibrahimi, jeta e kacakut, Sali Shabani

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 47
  • 48
  • 49
  • 50
  • 51
  • …
  • 74
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT