• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for February 2014

Pavarësia e Kosovës u festua edhe në Turqi

February 17, 2014 by dgreca

NGA ERVIN SHKULAKU/ STAMBOLL/

Pavarësia e Kosovës u festua edhe nga shqiptarët që jetojnë në Turqi. Me mbështetjen e nënbashkisë të Stanbollit, Küçükçekmece dhe shoqatave Shqiptaro- Turke, me rastin e 6-vjetorit të pavarësisë u organizua një koncert madhështor në Stanboll. Në koncert morën pjese kryekonsulli i Kosovës në Stanboll Rrahim Morina, kryekonsulli I Republikës të Shqipërisë Ermal Muça, Kryetari I nënbashkësië Küçükçekmece adnan Aziz Yeniay dhe shume pjesemarrës me origjinë shqiptare.

Gjatë shfaqjes performoj me valle popullore shqiptare grupi i vallëtarëve të moshës së vogël shqiptar të Stanbollit. Koreografi i grupit të vallëtarëve shqiptarë të Stanbollit në një intervistë për gazetën Dita, Kujtim Senka shpjegoj se: “ Kjo mbrëmje është pavarësia e 6 që organizojmë për nder të shtetit të Kosovës. Unë kam emigruar nga qyteti i Fierit drejt Turqisë para 15 viteve. Para se te vija ne Turqi kam punuar në asamblin e këngëve popullore në Shqipëri. Emigrimi në Turqi nuk me ndaloi që të vazhdoja profesionin tim. Përkundrazi këtu kam gjetur shumë turq me origjinë shqiptare që janë të intersuar të njohin këngët popullore shqiptare. Kam formuar në Stanboll një grup valltarësh dhe ju kam mesuar vallet popullore shqiptare. Grupi i vallëtarëve përbëhet nga të rinj dhe pjesëmarrësit janë të gjithë me origjinë shqiptare. Shfaqjet që kemi realizuar janë pritur mirë edhe nga publiku turk. Në të ardhmen synojmë që të bëjmë bashkëpunime edhe me grupet valltare në shtetet e Shqipërisë dhe të Kosovës. Shpresojmë që të bëhen bashkëpunimë në fushën e shkëmbimit të kulturave midis bashkive të Turqisë dhe bashkive të Shqipërisë dhe të Kosovës. Në këtë mënyrë mund të shkojmë të japim shfaqje ne Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.

Ndër të pranishmit në festim ishte dhe nënkryetari I Shoqtësi Vllazëria Turke- Shqiptare me origjinë nga Maqedonia Xhelal Ballkan, i cili tha per gazeten Dita se shoqata ‘Vellazëria Turko-Shqiptare’ është e themeluar nga shqiptarë që jetojnë në Turqi. Pjestarët e saj janë nga të gjitha trevat shqiptare. Qëllimi i shoqatës është që të ndihmojë shqiptarët që për arsye te ndryshme vijnë në Turqi.

Gjatë festimit pati një pjesëmarrjë të madhe nga publiku. Koncerti u prezantua nga këngëtarja e famshme turke me origjinë shqiptare Imran Salkan. Organizatorët shfaqën për publikun valle popullore Tironse, këngë popullore Kosovare dhe këngë Turke. Gjatë mbremjes u ndanë 5000 flamurë të Republikës të Kosovës, Shqipërisë dhe të Turqisë.

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: edhe ne Turqi, pavaresia e Kosoves

PAVARESIA E KOSOVES (2008-2014)

February 17, 2014 by dgreca

Nga Dr. Agim Leka /

Si një nga delegatët e rinisë së Ballit Kombëtar në Lidhjen e Mukjes (Gusht 1-3, 1943) ku kërkuam zbatimin e Kartës së Atllantikut për parimin e Vetëvendosjes në lidhje me trojet etnike shqiptare, kam fatin që ta gëzoj  dhe ta përjetoj  ne moshën nëntëdhjetëvjecare gjashtëvjetorin e kësaj dite që  u bë e mundur me flijitë e panumërta të popullit shqiptar dhe me ndihmën e paçmueshme të Amerikës dhe të Botës së Qytetëruar. Të na ndihmojë Zoti që paqeja t’i vijë më në fund Ballkanit . Kam besim se ky qellim do të arrihet pse faktori shqiptar -që  e ka përvuajtur në kockë dhëmbjen e shtypjes-  tani afër 7 milion, do të mbizotërojë në prurjen në Ballkan mbarëvajtjen ndërmjet popujve dhe dinamizmin e nevojshëm për të ndryshuar mendësinë e urrejtjes me atë të  dashurisë për njerëzimin dhe dinjitetin e njeriut.

Në ditën e Pavarësisë së Kosovës, me 17 Shkurt, 2008, dhe çdo përvjetor të kësaj date historike, më kujtohen fytyrat e patriotëve shqiptarë që sakrifikuan jetën e tyre për çështjen shqiptare. Atje, ne “Botën e Amshuar” , i shoh se si buzëqeshin pse ëndërra e tyre u bë realitet. Shqiptari nuk është më skllav.  Duket se  në fund të kësaj “Udhe të Mundimeve”, Perendia po i jep privilegjin popullit shqiptar  të bëhet pararoja e Ballkanit për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe frymëzuesi shpirtëror i te mirës mbi te keqen.

 

Filed Under: Featured Tagged With: Dr. agim leka, pavaresia e Kosoves

FUNDI I DIKTATORIT

February 17, 2014 by dgreca

Nga Mitro ÇELA/

E hënë, 18 shkurt 1991
Në zyrën e Berishës kishte nisur një mbledhje e Komisionit Nismëtar të PD-së. Hyri Azem Hajdari: “Studentët e pedagogët mbyllën derën e Pallatit të Kulturës në Qytetin e ‘Studentëve’. Janë futur në grevë urie. Ju vazhdoni mbledhjen. Unë do të shkoj tek studentët!”. Dy orë më vonë u ngjita në Qytetin e “Studentëve”. Gjallëri e madhe. Veç studentëve kishte edhe qytetarë. Një radhë e gjatë. Kishte kërkesa për vetëngujim. Çudia më e madhe e këtij fundshekulli! Ndoshta e paparë. Sakrificë 723 jetë të rinjsh! Dhe përse? Për të hequr emrin e diktatorit nga Universiteti i Tiranës?!
U ktheva në shtëpi. Ndjeja një trysni. Vendosa të shfletoj skedat. (Në atë mot në Tiranë, nuk kishte më shumë se 5-6 kompjutera.) Fillimisht pa ndonjë qëllim. Shënimet i lexova jo duke ndjekur kronologjinë e ngjarjeve, por të kundërtën e tyre. Një frazë e nënvizuar. Disa ditë më parë u përurua nga studentët “Sheshi i Demokracisë”.
Sheshi? Diçka më ngacmoi kujtesën. Një shesh tjetër. Një shesh i largët. U ktheva në kohë. Sheshi “Tienanmen” në Pekin! Pranvera kineze. Mijëra studentë ato ditë qershori manifestuan për demokraci të vërtetë… Kundër tyre u drejtua një forcë brutale. Sa u vranë! Statistikat zyrtare kineze janë memece. Një manifestim i përgjakshëm për të festuar 10-vjetorin e reformave kineze dhe 40-vjetorin e Republikës popullore: “Plumba mbi një turmë të paarmatosur”. U trondit bota. Qindra reportazhe. Kronika.
Deklarata nga aktorët politikë.
Fransua Miteran, President i Francës: “Një regjim që për të mbijetuar qëllon mbi të rinjtë, nuk ka të ardhme”. Theçer, Kryeministre e Anglisë: “Të qëllosh si i verbër kundër popullit! A nuk flet kjo për diferencat midis shoqërisë demokratike perëndimore dhe shoqërisë socialiste”. (Në atë vit kampi i lavdishëm socialist jetonte muajt e tij të fundit). Boris Elstin: “Krim kundër popullit…”.

Ora 20.00
Një kronikë në “TVSH”: Minatorët duke nxjerrë krom?!… Ndërrova stacionin. “RAI” – Një lajm nga India: Ishte përmbysur një autobus. Për Shqipërinë? Asgjë. Po pse, mos vallë “Sheshi i Demokracisë” mbarte më pak tension se sa Sheshi “Tienanmen”!… Mora radion. Asgjë. Heshtje. Diçka përmendi Jugosllavi. Por gjithmonë sipas bojërave të tij. Reportazh të plotë dha vetëm “Zëri i Amerikës”…

Ora 22:00
Bie telefoni… Alo… Kemi mbledhjen e Komisionit… Ju presim… Po pse? Partitë politike kishin kërkuar një takim me Presidentin. Berisha, Azemi, Eduardi dhe Preçi ishin nisur që në ora 21:00. Po kalonte mesnata. Disa humbën durimin dhe u larguan për në shtëpi. Unë me Frrok Çupin, kryeredaktorin e “RD”-së, vendosëm të presim tek dera e Presidiumit. U hap porta. Takuam Eduard Selamin:
– Nuk ka perëndi që e kupton Ramiz Alinë! Vetë e pranoi në fillim idenë e një referendumi për heqjen e emrit të Enver Hoxhës nga universiteti. Por e dini si e përfundoi takimin? Nuk ka bazë ligjore për një veprim të tillë?!
U vendos të shkonim për të biseduar me përfaqësinë e studentëve dhe të pedagogëve. Ndërkohë ora kishte arritur 02:00. Për shumë kohë më mbeti e regjistruar në mendjen time pamja e koordinatorëve, e shkallëve dhe sallave, ku kishin zënë vend studentët. Shumica flinin përtokë, duke shtruar në çimento nga një batanie. Disa rrinin ende mbi karrige. Të tjerë luanin me letra.
U futëm në një dhomë të veçantë. U ulëm. Mes nesh ishte Ylli Vejsiu, Përparim Dervishi, Blendi Goxhe, Ridvan Peshkëpia. Për disa çaste ra qetësia. Një qetësi mbytëse. Përfaqësuesit e studentëve dhe të pedagogëve edhe pse të lodhur e të sfilitur edhe pse të pagjumë, mendjen e kishin të kthjellët. Të gjithë kishin një mendim:
“Nuk është koha për kompromise! Nuk dalim nga ngujimi jonë pa lexuar vendimin e qeverisë: Universitetit të Tiranës t’i hiqet emri i Enver Hoxhës!”. Ky është postulati i studentëve. Çdo alternativë tjetër është e pavlefshme. U larguam. Tek dera takova djalin e motrës, studentin e arteve Artjan Myrtezai!
– E mor dajë! Mos doni të na shisni?!…

E martë, 19 shkurt. Ora 23:00
Bie dera… “Ju presin në selinë e Partisë Demokratike”. Nga ora 21:00 përsëri Presidenti në tavolinën e rrumbullaktë me përfaqësuesit e partive. Orë të tëra bisedimesh. Orë të tëra duke pritur! Shumica ishin skeptikë. Por përsëri kishim një fije shprese: jeta e të rinjve vlente më shumë se sa idiomat politike!

Ora 01:30
Në sallë hynë të dërguarit tanë. Dukeshin të lodhur. Të dërrmuar. E mori fjalën Sali Berisha:
– E çuditshme! Ramiz Alia mendon ta zgjidhë problemin me një formulë që ka për autorësi ministrin e Arsimit, Skënder Gjinushi! Edhe pse kemi të bëjmë me një formulë politike jashtë realitetit, nuk mendoj të bëhemi ne sebep si parti për ta hedhur poshtë. (Ishte ky mendim i të gjithëve). Nuk do të ishte keq të shkojmë tek studentët së bashku me Skënder Gjinushin, i cili po na pret përjashta.

Ora 02:00
Përsëri midis përfaqësuesve të studentëve. Biseda ishte e ashpër. Studentët ishin të acaruar. U lexua formula. Universiteti do të ndahej në katër pjesë. Asnjë universitet i ri nuk do të mbante emrin e Enver Hoxhës. Do të nënshkruhej një kontratë midis përfaqësuesve të studentëve dhe ministrit të Arsimit, Skënder Gjinushit.

“Jo. Jo. Dhe Jo! Pa lëshuar një deklaratë qeveria ku të shkruajë se ka vendosur t’i hiqet emri i Enver Hoxhës Universitetit të Tiranës, ne nuk heqim dorë nga greva e urisë, thanë studentët”. Folën disa anëtarë të Komisionit Ndërtimtar të Partisë Demokratike. Askush nuk u bind. Më në fund u vendos:
– Përfaqësuesit e Partisë Demokratike le të largohen. Do të bisedojmë vetëm me ministrin e Arsimit.
Duke zbritur sallën, ndërsa gjarpëronim midis këmbëve të studentëve që flinin në çimenton e ftohtë, në errësirë u dëgjua një zë: “Këta janë mjeshtra: E shndërruan politikën në ekuacione e formula matematike. Lum kombi që e ka ministrin e Arsimit profesor matematike”.

E mërkurë, 20 shkurt
Që në mëngjes herët në Tiranë u dha kushtrimi. Mijëra punëtorë, nxënës, pensionistë, fëmijë, studentë morën rrugën drejt “Sheshit të Demokracisë”. Përmasat e sheshit nuk mund të mbanin brenda një kryeqytet të tërë. Në shërbim të popullit u vunë tarracat, dritaret e godinave.
Ballkoni i një godine u shndërrua në tribunë. Folën shumë. Një zë i kthjellët u shpërnda në eter. Kush flet? Ç’është ky zë i njohur. Pa dëgjoni: Po flet Rajmonda Bulku! Po çfarë tha se nuk e dëgjova mirë? U bën thirrje grave, nënave tiranase që të shkojnë e të manifestojnë përpara godinave të qeverisë e të Presidiumit të Kuvendit Popullor.
Turma u elektrizua dhe u derdh, tatëpjetë drejt Rrugës së “Elbasanit”…

Ora 11:00
Pesëmbëdhjetë gra e vajza, të prira nga Afërdita Havari ngjitën shkallët e Presidiumit. Kërkuan takim me Presidentin. Do ta njoftojmë, tha sekretari. Kaluan minutat. Gratë prisnin. Fluturuan 50 minuta. Presidenti nuk po dukej. “Mos u mërzisni, qetësonte sekretari. Ai do të vijë nga çasti në çast”… Në kufijtë e pritjes prej një ore u hap dera dhe u duk Lumturi Rexha, kryetare e Gruas me dy-tre të tjerë. Po këta çfarë duan? Ne, në emër të nënave tiranase kërkuam takim me Presidentin e jo me shoqen Lumturi!.. Presidenti është i zënë. Ka punë. Situata…

Ndërkohë turma mbushi Sheshin “Skënderbe”. U ngjita në verandën e Hotel “Tirana”. Përpara shtrihej sheshi, si një ekran gjigant televizioni. Turma që shtyhej. Policë që mbronin. Ushtarë me qen për dore që vraponin. Dy makina që hidhnin ujë mbi turma… Krisma. Automatikë… Një pjesë e turmës ngjiti shkallët drejt bustit… Policët i shtynë… Dy-tri ngjitje e zbritje dhe busti u rrethua nga turma… Një copë litari! Sikur doli nga dheu! Bëri një hark dhe përfundoi në qafë të diktatorit…

Ora 14:05
Disa lëkundje dhe busti i Enver Hoxhës u rrëzua për tokë. Qëndroi ai në Sheshin “Skënderbej” vetëm 858 ditë. Nuk e ruajtën dot bustin as policët, as sampistët, as dekreti special për mbrojtjen e monumenteve…
Trupi i diktatorit në bronz u “pushtua” nga turma. U gjet një makinë. E tërhoqi zvarr. Drejt Rrugës së “Kavajës”… Turma ecte. Busti zvarritej… Qëndroi para selisë së Partisë Demokratike, karshi selisë së Kishës Ortodokse… Pa kuptuar “mbinë” ushtarë të Gardës… Qëllonin në ajër… Agim Buxheli me kamer filmonte, duke qëndruar mbi murin rrethues së godinës… Turma u largua… Busti mbeti në mes të rrugës…
U afrova… Trupit i mungonte koka… Koka në Stamboll, trupi në Janinë… Të vranë Ali Pasha, o Ali të shtrinë… Me motivet e kësaj kënge, mora rrugën tek studentët e ngujuar…
… Në hyrje të godinës, koka prej bronzi e diktatorit… Rreth qafës një litar. Përpjekje për ta ngjitur kokën në katin e dytë… Shumë bronz i derdhur. I rëndë… Në dritare doli Shinasi Rama: Nuk vlen që koka e diktatorit të ngjitet lart! Uleni… Dhe bronzi u përplas në çimento… Lëshoi një tingull të zgjatur… Rënkimi i fundit i Enverit!

Ora 21:00
Studentët janë larguar nga kinoklubi i grevës së urisë. Në salla, në korridore ka rënë qetësi… Në hyrje të godinës një kokë gjigante… Në vetmi… Mes mbetjeve të grevës…

Botur në “RD” më 22 shkurt 1991

Filed Under: Featured Tagged With: busti i enverit, Mitro Cela, renia e diktatorit

NEKROLOGJI-PUSHOI SË RRAHURI ZEMRA E ELHAM SHARRËS

February 17, 2014 by dgreca

Më 16 shkurt, pushoi së rrahuri, në Amerikë,  zemra atdhetare e Doktorit të Shkencave, Elham Sharra, pinjoll i denj i familjes patriotike të Sharrajve të Vlorës.

Nga kjo familje ka dalë Hasan Sharra, bashkëluftëtari i Ismil Qemalit, Muço Sharra, Musa Sharra e Ceno Sharra, që ra dëshmor i atdheut në vitin 1914, duke mbrojtur shtetin shqiptar.

Në këtë udhë eci edhe nipi tyre Elham Sharra. Ai u gjend në vijën e parë të luftës për përmbysjen e diktaturës komuniste dhe për këto merita populli i Vlorës më 20 korrik 1992 e zgjodhi kryetar të Bashkisë, detyrë të cilën në ato kushte të vshtira e ushtroi me përkushtim, aftësi e kompetencë profesionale.

Elham Sharra ka lindur në Vlorë në vitin 1942, ku kreu edhe arsimin para universitar.

Në vitin 1966, u diplomua në Universitetin e Tiranës në Fakultetin e Shkencave të Natyrës.

Po kështu është trajnuar në SHBA dhe Finlandë.

Në vitin 1999, u diplmua në Universitetin e Shkodrës në Fakultetin e Drejtësisë dhe në vitin

2002, ka fituar gradën: Doktor i Shkencave.

Kudo ku punoi në Vlorë ai u dallua për aftësi të larta profesionale, dhe dëshirën e madhe për

t`u thelluar në dijet shkencore.

Në vitin 1997 u emërua prefekt  i  Shkodrës, Malesisë së Madhe dhe Pukës dhe më pas

Këshilltar i  Kryetarit të Këshillit të Rrethit Tiranë.

Në vitin 2006 u emërua Drejtor i  Marredhenieve me Publikun në Kryeministri, nga ku doli

edhe në pension.

Elhami ishte një atdhetar i mirë, një nëpunës i përkushtuar, një njohës i mirë i shkencës, që ashtu

si të parët e tij, nuk u kursye asnjëherë, për t`i shërbyer vendit të tij, edhe në kushte shumë të

vështira siç ishte viti 1992, apo viti 1997. Ai nuk u tërhoq asnjëherë nga vështirësitë e jetës, por

me guxim e me zgjuarsi por edhe me trimëti dijti ti kapërxente ato duke dhënë shembullin e një

qytetari dhe intelektuali me vizion europian.

Elhami la në pikëllim familjen, fëmijët, të afërmit, miqtë dhe shokët e tij të shumtë në të gjithë Shqipërinë, të cilët do ta kujtojnë gjithmonë.

Lamtumirë miku jonë i shtrenjtë! Sali Berisha, Jozefina Topalli, Astrit Patozi, Liljana Elmazi, Arben Ristani, Bujar Leskaj, Fari Balliu, Gëzim Zilja, Enver Memishaj, Vilson Haxhiraj, Neshet Nguci, Agron Sharra, Dorotea Konomi, Hysni Sharra,  Astrit Xhaferi,  Bajram Karabolli, Ilia Vishi,  Koço Paço,  Kreshnik Alimerko, Et`hem Kurti,Kujtim Murati, etj.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Elham Sharra, nderroi jete, Nekrologji

Deklaratë për Pervjetorin e Pavarësisë nga Leka II

February 17, 2014 by dgreca

Falenderojme spektrin politik të Kosoves, qeverinë dhe opozitën, të cilat e bënë të mundur dhe nuk u ndalen para asnjë pengese për ta jetësuar shtetësinë e Kosoves. Falendrojme për pjekurinë e popullit dhe për punën e madhe të lidërve të Kosovës për të bindur miqtë tanë se Kosova është histori dhe projekt i suksesshëm.
I përulemi me nderim të gjithë atyre që kanë qënë në ballë të luftës dhe përpjekjeve për një Kosovë të lirë ,si Rugova, Jasharajt, Haradinajt dhe të gjithë heronjve si Hasan Prishtina, Shaban Polluzha, Mehmet Gradica, Beqir Bajgora, Ahmet Kabashi etj..
Urojmë qe vitet e ardhshme do të gjejnë popullin shqiptar edhe më të suksesshëm dhe të bashkuar.

Leka II

Filed Under: Featured Tagged With: deklarate, Leka II, pavaresi e Kosoves, pervjetori i 6-te

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 35
  • 36
  • 37
  • 38
  • 39
  • …
  • 84
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT