• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for March 2014

Tragjedi: 2 të rinj rrëzohen në Kanionin e Erzenit, humbet jetën 18-vjeçari

March 30, 2014 by dgreca

Fund tragjik për njërin prej tyre, ka pasur ekskursioni i zhvilluar nga një grup të rinjsh, në Kanionin e lumit Erzen.Ngjarja tragjike ka ndodhur mesitën e sotme, ku dy të rinj që merrnin pjesë në një ekskursion kanë rënë në Kanionin e Lumit Erzen, pas malit të Dajtit. Mësohet se një prej tyre është shpëtuar nga shokët, ndërsa 18-vjeçari Erjon Alizoti është ende në kërkim në kanionet e Erzenit.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë dhe të RENEA-s,pas njoftimit nga shokët e dy të aksidentuarëve  të cilat po punojnë për gjetjen dhe nxjerrjen nga ujrat e Erzenit të 18-vjeçarit tjetër.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: 18 vjecari, Erzen, humb jeten, Tragjedi ne Kanionin

SOFRA POETIKE E BORÅS NE SUEDI-SHPALLEN FITUESIT

March 30, 2014 by dgreca

”SOFRA POETIKE E BORÅS” DO JETË TRADIOCIONALE NË TË ARDHMEN NËN PATRONATIN E SHSHASH PAPAK LEMNTI XI ALBANI NË SUEDI DHE QKSH MIGJENI NGA BORÅS/

Shkruan: Sokol Demaku/

 Është e vertetë se poezia ngjallë ndjenjat e nejrëzve dhe sheron shumë plagë jete të atyre që kanë përjetua ato, por edhe është poezia ajo që ngjallë edhe ndjenjën e atdhedashurisë dhe respektit për vendlindjen në mërgatë. Këtë e vërejtëm, e vërtetuam më rastin e mbajtjes së ”Sofrës poetike në Borås” manifestimin poetiko-kulturor i emërtuar kështu nga organizatorët e këtij evenementi kulturor mbajtur në qytetin Borås të suedisë më 29 mars 2014 organizauar në bashkëpunim nga Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptar në Suedi Papa Klementi i XI Albanini dhe Qendra Kulturore Shqiptare Migjeni nga qytetit Borås i Suedisë.

Hapjen solemne të këtij manifestimi mmbar kombëtar e bëri Kryetari i Shqoatës së Shkrimtarëve Shqiptar në Suedi, Hysen Ibrahimi, i cili në fjalën e tij përshendetëse uroj të gjithë bashkëkombasit tanë në mëragtë për kontributine  tyre dhënë në ruajtjen dhe kultivimine Gjuhës, Kulturës dhe traditës në mërgatë. Ai tha se kjo dhe manifestime të tilla ne na bashkojnë, na bëjnë edhe më të fortë në rrugën tonë për te mabjetjne gjallë të gjuhës sonë në mërgatë dhe trasua atë për brezat që do vin.

Është madhështore dhe impozante kjo që unë shof në ketë sallë, ky numër bashkëkombasish nga shumë qytete suedeze që sot është i pranishëm në këtë evenement kulture, në këtë ngjarje me vlerë për gjuhën tonë. Ju përgëzoj dhe ju jam mirënjohës për kontributin tuaj, por dua te falenderoj edhe poetet, shkrimtarët, publicistët, piktorët, aktorët dhe të gjitha ata të cilët japin kontributin e tyre në këtë drejtim.

Moderatorja e evenementit e reja strugane nga Lundi, Saranda Iseni me sharmin e saj ishte në nivel të duhur gjatë gjithë kohës në prezentimin dhe udhëheqjen e ”Sofrës poetike në Borås”.

Qendra Kulturore Shqiptare Migjeni, moderatoren dhe njëherit anëtare e Krysise së ShShASh në Suedi si dhe Kryetarin e kësaj shoqate shpërbleu me ”Librin e Kristalt” dhe Mirënjohje, këta të dy me motivacion, për ruajtjen, kultivmin e traditës, kulturës dhe Gjuhës shqipe në mërgatë.

Në fillim të manifestimit përshendeten mysafirët e ardhur nga Greqia dhe Kosova, Bardha Mance, gazetare në Radio Ahtina, programi në Gjuhën shqipe si dhe gazetari i RTV 21 nga Prishitna Valon Bajrami të cilët nga ana e QKSH Migjeni u shpërblyen me Mirënjohje.

Pas kësaj përshendeti, poeti, shkrimtari dhe publicisti i njohur nga Gisllaved i Suedisë hamit Gurguri i cili për të pranishmit me mjaft emocione lexoj poezin e tij me titul ”Gjashtë Lisa” poezi e cila u përcollë me duartrokitje frenetike nga mbi 70 të pranishëm në sallë. Përshendeten edhe Fetah Bahtiri e Xhavit Citaku të du anëtar të krysisë së ShShASh e edhe këta Krysia e QKSH i shpërbleu me Mirënjohje për punë dhe kontributin e tyre të cmuar në drejtim  të afirmimit të vlerave kultutoret ë mërgatës sonë dhe ruajtjes së gjuhës në mërgatë.

Ky takim i sotshëm, padyshim, shënon një etapë të re për këto dy shoqtatë tona dhe në përgjithësi për punë dhe aktivitete kulturore në të ardhmen në mergatë. Është e një rëndësie të veçantë për bashkëpunimin letrar e kulturor. Ky shënim i përbashkët është një hap i rëndësishëm dhe historik, nga i cili takim po konkretizohet një të arritur të përbashkët, me pretendime që në të ardhmen të vazhdohet edhe me hapat të tjerë në fushat e ndryshme të bashkëpunimit. Nga të shoqatat u propozua dhe me kënaqesi nga tëprnaishmit u pranu propozimi që ky manifestim ”Sofra poetiken ë Borås” të jetë tradiocioanl dhe cdo vit të mbahet në fund marsi këtu.

Me këtë rast në këtë manifestim  poetik u bë edhe promovimi i 7 titujve të librave të autorëve anëtar të ShShASh në Suedi si:

*”I mbusha 70 vjet” autor Fetah Bahtiri, referues Bajram Muharremi

*”Djali dhe Tirgri” përkthim nga suedishtja nga Sokol Demaku,referues Ismet Hasani

*”Edh ene jemi bota” Bahtir Latifi, referues Sokol Demaku

*”Vragë Peshteri”, Hamit Guruguri, referues Rexhep Jashari

*”Unë jam Kosovë” Remzi Basha, referuese Saranda Iseni,

*”Loti mbeti në gjirin e zemres” Avdyl Uka, referues Hysen Ibrahimi si dhe

*”Malli për atdhe” Nuhi Zullufi, referues Fetah Bahtiri.

Qendra Kulturore Shqiptare Migjeni në Borås të gjithë autorët e librave të promovuara u ndau  Mirënjohje dhe ”Librin e Kristalt” për kontributin e dhenë në këtë drejtim.

Programi pas ditës ishte paraparë eksluzivisht për ”Sofren poetiken ë Borås” në të cilën kishin konkura mbi 17 poet nga vende të ndsrtyshme me mbi 70 poezi, sepse Sofra poetike është një konkurs poetik i cili do të jetë tradicional në të ardhmen këtu.

Juria e zgjehdur nga ana e ShShA dhe AKQ që me kohë, kiishte marrë të gjitha punimet e arituran ë këtë mkonurs letrar dhe me kujdes i kishte analizua dhe këtu shpalli poezite dhe peotët me të mire të ”Sofres poetiken ë Borås” për vitin 2014.

 

SOFRA POETIKE 2014, BORÅS, SUEDI

          Sofrën poetike në Borås e ka organizuar Qendra Kulturore Shqiptare ”Migjeni”, Borås, në bashkëpunim me Shoqatën e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi.

Është vendosur që në këtë Sofër poetike të ndahen çmime si vijon:

  1.  Qendra Kulturore Shqiptare ”Migjeni” i ndan 3 çmime për poezitë më të mira të krijuara    gjatë vitit 2013.
  2.  Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi, i ndan 3 çmime për poezitë më të mira të krijuara gjatë vitit 2013.

Për këtë qëllim është formuar një juri e cila do t´i ndajë çmimet. Juria ka këtë përbërje:

–          Fetah Bahtiri, kryetar

–          Sadulla Zendeli – Daja, anëtar

–          Hamit Gurguri, anëtar

–          Saranda Hyseni, anëtare dhe

–          Xhavit Çkjitaku, anëtar.

Jurisë i janë dërguar 76 faqe poezishë nga të cilat duhet shpërblyer 3 + 3 poezi.

Juria e ka marrë obligimin shumë seriozisht, ka punuar në mënyrë vetëmohuese dhe ka hasur në 2 vështirësi:

–          Njëri anëtar i Jurisë nuk ka pasur mundësi të refelektojë e të bashkëpunojë.

–          Ka hasur në shumë poezi të bukura, shumë të suksesshme, ashtu që ka pasur vështirësi t´i

zgjedhë 3 + 3 për çmime. Prandaj ka rekomanduar dhe rekomandon që të ndahen edhe disa çmime/ shpërblime të tjera.

Juria ndau këto çmime/ shpërblime:

–          Poezia më e mirë e publikut – Shaban Osmani

–          Poezia më e mirë e dashurisë – Hysen Ibrahimi

–          Poezia më e mirë e kurbetit – Bajram Muharremi

–          Poezia më e mirë patriotike – Nuha Zullifi

–          Recitimi më i mirë – Remzi asha

   Kësaj radhe nga poezitë e marra për vlerësim, Juria e Sofrës poetike 2014, Borås, Suedi, ka vendosur që t´i ndajë çmimet si më poshtë:

Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi, ndan këto çmime:

  1. Çmimi i parë i ndahet poetit Brahim (Ibish) Avdyli: ”Zogu i nemur prej Qiellit”
  2. Çmimi i dytë i ndahet poetes Lebibe Zogiani: ”Këtë nuk ma the asnjëherë”
  3. Çmimi i tretë i ndahet poetit Milazim Kajtazi: ”Dhimbje e mall”

Qendra Kulturore Shqiptare ”Migjeni”, Borås, Suedi, ndan këto çmime: 

  1. Çmimi i parë i ndahet poetit Rizah Sheqiri: ”Poet është vetëm zemra”
  2. Çmimi i dytë i ndahet poetit/poetes me Kodin WH44VL96: ”Rrënjët”
  3. Çmimi i tretë i ndahet poetes Yllka Sheqiri: “Vetmi”

Borås, 29.03.2014

Për Jurinë e Sofrës poetike/

– Kryetari –

Fetah Bahtiri

 

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: SOFRA POETIKE E BORÅS NE SUEDI, Sokol Demaku

HOMAZH PËR ZONJËN RAHILE (LUZAJ) ÇAUSHI

March 30, 2014 by dgreca

Nga Uran Butka*/

I nderuar Ceno/

Familja Çaushi dhe Luzaj/

Miq e të afërt, qytetarë të Kaninës, personalitete të Vlorës e të Shqipërisë,/

Sot po përcjellim me dhimbje e hidhërim për në banesën e fundit, të ndjerën RAHILE ÇAUSHI, por  vetëm fizikisht, sepse shpirtërisht atë e kemi brenda nesh, ajo jeton e do të jetojë gjithnjë brenda shpirtit të bashkëshortit, Cenos, djemve: Bernardit dhe Edit, nipërve: Zgjimit e Klodit, mbesave Rahile e vogël dhe Klara, miqve, farefisit e dashamirësve të familjeve Çaushi e Luzaj, të cilët kanë buisur e ardhur nga të gjitha anët në këtë ceremoni madhore përfaljeje e lamtumire.

E ndjera Rahile vinte nga një familje atdhetare dhe intelektuale e njohur e Kaninës, nga familja Luzaj, të cilën e bëri edhe më të njohur brenda dhe jashtë vendit, vëllai i saj, profesor Isuf  Luzaj, i shkolluar në Francë e mandej në Amerikë, intelektual me përmasa kombëtare e ndërkombëtare, antifashist i orëve të para, që bashkë me Hysni Lepenicën dhe Skënder Muçon, themeluan Ballin Kombëtar të trevës së Vlorës në vitin 1939 dhe luftuan kundër pushtimit Italian të Shqipërisë. I internuar në ishullin Ventotene, bashkë më 14 vlonjatë antifashistë, rezistoi atje kombtarisht dhe nuk pranoi të nderonte alla-fashiste, së bashku me Safet Butkën, Abaz Ermenjin, Selman Rizën, Llazar Fundon, Bego Gjonzenelin, Abduraman Kreshpanin e të tjerë. Madje, në Ventotene ai shkroi një poemë epike kushtuar Safet Butkës, ndaj edhe unë, në emër të familjes Butka i kthej familjes tuaj mirënjohjen e thellë dhe i shpreh asaj ngushëllimet për humbjen e të ndjerës Rahile, e cila atëhere ishte pjesë e rëndësishme e qëndresës shqiptare, edhe kur vëllai i i saj luftonte kundër nazifashistëve, edhe kur ai mori pjesë si përfaqësues i Vlorës në Kuvendin kombëtar të Mukjes për një Shqipëri të lirë, demokratike dhe etnike, të bashkuar me Kosovën, edhe kur nisi lufta civile e provokuar nga komunistët, edhe kur familja e Rahilesë u vu në shënjestën e persekutimit çnjerëzor, edhe kur Isuf Luzaj iku përfundimisht nga Shqipëria në emigracion politik, për ta vazhduar atje përpjekjen, duke lënë  në Kaninë nënën e gjorë dhe gruan me pesë fëmijë të mitur, më e vogla vajza një vjeç që vdiq  në Qishë-Bardhë, ku i kishin dëbuar familjarisht.

Vajzë 26 vjeçare, edhe Rahileja u arrestua dhe u dënua me 10 vjet heqje lirie në burgun e Tiranës për agjitacion e propagandë dhe strehimin e një të arratisuri politik antikomunist. Në burg ajo qëndroi si një burrëreshë Vlonjate, nuk u ligështua dhe nuk u thye kurrë, duke u bërë shëmbull rezistence edhe për gratë e tjera shqiptare të burgosura nga regjimi.

Pasi doli nga burgu, u martua në internim  në Lushnjë me mallakastriotin patriot Ceno Çaushi dhe prej andej u dëbuan familjarisht në Hekal të Mallakastrës. Atje nisën hallet e tjera të saj, sepse Çenon e arrestuan dhe e burgosën për agjitacion e propagandë kundër pushtetit. Ithtar i Ballit Kombëtar dhe antikomunist i vendosur, Cenoja u dënua tri herë me 18 vjet burg, por ai e denoncoi hapur regjimin diktatorial dhe personalisht E.Hoxhën, si askush tjetër. Ai u bë simbol i qëndresës nëpër burgjet komuniste, edhe jashtë tyre, kur u lirua, por edhe sot.

Fisnikja dhe hallemadhja Rahile mbajti në shpinë dhe në shpirt hallet e familjes dhe mbajti gjallë të shoqin në burgun famëkeq të Burrelit, por edhe i rriti me sakrifica dhe i edukoi shqiptarisht dy djemtë: Bernardin, që sot është një personalitet dhe një atdhetar e demokrat i përkushtuar, edhe Edin, i cili, ndonëse ndodhet larg në Amerikë, e ndjen me shumë largimin dhe humbjen e nënës së shtrenjtë. Po ashtu edhe nipërit e mbesat, që ajo i ka rritur me dashuri, e përcjellin  me dhëmsuri të jashtëzakonshme engjëllin e tyre mbrojtës. Edhe nusja,Evgjenia, e cila i shërbeu të ndjerës Rahile si një bijë, si një ilaç shpirti, nga që edhe ajo rridhte prej një familjeje luftëtarësh nacionalistë, nga e cila u vranë dhe u masakruan nga Sigurimi i Shtetit dy gjyshërit e saj, Veledin Hadëri nga Lepenica dhe Jaçe Leskaj nga Smokthina, martirë të kombit.

Edhe nipërit e saj të vuajtur e të pandarë Luzaj, Muhameti, Kujtimi, ish-i burgosur politik, Dalani dhe Elisabeta e  përcjellin me mall e dashuri hallën e tyre të jashtëzakonshme, trimëreshë, fisnike, të papërkulur,  të vuajtur, që s’u ankua kurrë, përfaqësuese e denjë e grave dhe nënave të papërsëritshme të Vlorës e të Shqipërisë.

I përjetshëm kujtimi i Saj!

Të qoftë i lehtë dheu i Kaninës dhe u prehsh në paqe!

Me përultësi,

*Uran Butka. Fjala ne percjelljen e fundit. Dergesa per Diellin shoqerohet me kete mesazh: I nderuar Dalip, pershendetje!

Sot varrosem motren e Isuf Luzajt ne Kanine. Me kete rast mbajta nje fjale qe po jua dergoj. Nese e çmoni te botohet si homazh, mire do te jete sepse ka qene e burgosutr politike e denuar me 10 vjet burg, sepse eshte e motra e nje personaliteti si Isuf Luzaj, por sepse edhe vellezerit e niperit i ka ne SHBA.Te fala te gjithe vatraneve!- Urani!

Filed Under: ESSE Tagged With: Caushaj, Rahile Luzaj, Uran Butka

Kosta Çekrezi – Nga brezi i të zhgënjyerve

March 30, 2014 by dgreca

Nga Astrit Lulushi/

Më 31 mars 1892 – Në Ziçisht, Korçë, lindi Kostandin Anastas “Kosta” Çekrezi, diplomat, historian, publicist, politikan, atdhetar. Dokumentet e shkollës tregojnë se ai ishte nxënës i shkëlqyer dhe për këtë arsye fitoi një bursë nga qeveria osmane për të studiuar në fakultetin juridik në Selanik. Pasi Shqipëria u shpall e pavarur, më 1912 deri në vitin 1914, Çekrezi punoi në Vlorë si sekretar Gjykate, pastaj si përkthyes i Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit pranë qeverisë së Ismail Qemalit dhe në administratën e Princ Vidit.

Kur shpërtheu lufta e Parë Botërore, Çekrezi emigroi në SHBA. Vetëm 23 vjeç, Kosta u bë redaktor i gazetës Dielli në Boston dhe kryeredaktor i saj nga 1915 – 1919; gjatë kësaj kohe studioi për histori, ekonomi, administratës publike dhe gjuhën angleze në Universitetin e Harvardit, Boston; dha leksione për histori në Universitetin Kolumbia, Nju Jork, ku shkroi edhe monografinë Albania Past and Present, cilësuar si libri i parë për shqiptarët nga shqiptarët, në anglisht. Sipas Robert Elsie-t, Çekrezi u kthye për pak kohë në Shqipëri në vitin 1920 për të marrë pjesë në Kongresin e Lushnjes. Në vitet 1920 – 1922, u caktua përfaqësues i Shqipërisë në Uashington.

Përsëri u kthye në Shqipëri, punoi si këshilltar në qeveri, morri pjesë aktive dhe organizator në kryengritjen anti-zogiste të Fierit, 1935, e cila u shtyp – dhe Kosta u dënua me vdekje në mungesë; Çekrezi ishte hedhur në Francë, “ku u mbajt për ca kohë në kampin e përqendrimit “Vernet de l’Aiege”. Këtu, u njoh me vullnetarët shqiptarë të Luftës së Spanjës, Skënder Luarasin, Mehmet Shehun, Hulusi Spahiun, me të cilët nuk pat marrëdhënie të mira, për shkak të ideologjizmit ekstrem marksist të tyre. Këta, sipas Çekrezit, “e shkonin kohën me studime të thella të filozofisë marksiste-englesiane, për të qenë gati t’i aplikonin në sovjetizimin e Shqipërisë” (Luan Malltezi, Balkanweb, 2013).

Më 27 tetor të vitit 1941, Çekrezi i nis për në Amerikë; dhe më 28 dhjetor 1941, së bashku me Tajar Zavalanin, formon në Boston organizatën Shqipëria e Lirë, dhe gazetën Liria si organ të saj. Çekrezi kishte një urrejtje të madhe për Zogun dhe qëllimi i krijimit të organizatës duket se ishte për t’iu kundërvënë njohjes së mundshme të qeverisë së Zogut në mergim, nga ana e vendeve aleate. Kjo kuptohet edhe nga një letër e Nolit dërguar Zavalanit në Londër më 1942, ku i kërkonte të mos pengonte përpjekjet e mbretit Zogut për njohjen e një qeverie në mërgim, sepse çështja lidhje me përcaktimin e fatit të Shqipërisë së pas-luftës dhe jo me formën qeverisëse. Në gjysmën e dytë të viteve 1940, Çekrezi u përpoq për afrimin e qeverisë së Tiranës me Uashingtonin dhe me vende të tjera perëndimore, por pa sukses.Ndërsa me gazetën e tij Liria në Boston, ai u ofronte shqiptarëve të Amerikës një pamje të çelët, optimiste rreth zhvillimeve në Shqipëri në vitet e para nën komunizëm: “Me fjalët e tua, ti më akuzon, se ato që shkruhen në gazetën LIRIA, nuk i përgjigjen realitetit të Shqipërisë. Mirpo, o Qaskë, realiteti ësht ashtu siç e shikon njeriu nga pikëpamje e tij”, i shkruante Çekrezi, më 1945, një miku të tij që e kritikonte rreth qëndrimit të gazetës.

Megjithatë, si shumë atdhetarë të tjerë shqiptarë jashtë, të djathë a të majtë, dënuar me mërgim të përjetshëm, edhe Çekrezi u la në hije ose nuk u përfill nga qeveria e Shqipërisë së pas-luftës – Konstantin Anastas “Kosta” Çekrezi vdiq pranë Arlington më 10 janar 1959, në moshën 67-vjeçare. Gazeta Liria në Boston vazhdoi të botohej – deri në fund të viteve 1980 – nga Dhimitër Trebicka – në të njëjtën frymë.

 

 

Filed Under: Histori Tagged With: Kosta Çekrezi – Nga brezi i të zhgënjyerve. Astrit Lulushi

8 TE VDEKUR DHE 13 TE PLAGOSUR NE ZGJEDHJET LOKALE TURKE

March 30, 2014 by dgreca

Tetë të vdekur pas mosmarrëveshjeve mes mbështetësve të kandidatëve në zgjedhjet lokale ne provinca Hilvan, Silvan dhe Hatajit /

Mosmarrëveshjet ndërmjet kandidatëve për postin e kryetarit të komunës, shkaktuan të paktën tetë të vdekur dhe 13 të plagosur në zgjedhjet e sotme lokale në dy lokalitete të Turqisë, njoftoi agjencia e lajmeve Dogan.
Në Silvan, në provincën e Hilvanit (juglindje), konflikti i parë u identifikua pas mosmarrëveshjeve të disa kandidatëve në një fshat, duke shkaktuar të paktën pesë të vdekur dhe pesë të plagosur, disa në gjendje kritike për jetën.
Një konflikt i ngjashëm u zhvillua në provincën e Hatajit (jug), duke shkaktuar tre të vdekur dhe nëntë të plagosur me armë të ftohta.
Mosmarrëveshjet janë të zakonshme gjatë zgjedhjeve në këto komunitete të vogla banimi.

Filed Under: Rajon Tagged With: 8 te vdekur, Zgjedhjet turke

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • …
  • 97
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT