• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for March 2014

SHBA kërkon ndihmë nga shqiptarët për gjetjen e një avioni të vitit 1944

March 18, 2014 by dgreca

Ambasada amerikane në Tiranë nëpërmjet një njoftimi në rrjetin social “Facebook” ka kërkuar ndihmën e të gjithë qytetarëve shqiptarë, në lidhje me zhdukjen e një avioni në vitin 1944. Bëhet fjalë për një avion amerikan me bazë në Itali, i cili u nis për një mision në Sofje të Bullgarisë. Por, ai pësoi dëmtime ndërsa fluturonte në Shkup, për shkak të hapjes së zjarrit. Avioni u kthye mbrapsht për në Itali, por pasi kaloi qytetin e Elbasanit, dy nga katër motorët e avionit u prishën dhe u fikën. Piloti e mbajti avionin nën kontroll, duke i dhënë kohë anëtarëve të ekuipazhit që të hidheshin me parashutë. Asnjë nga anëtarët e ekuipazhit nuk e pa se çfarë ndodhi me avionin dhe as nuk dëgjuan zhurmën e rënies së tij; kjo ishte edhe hera e fundit që ata panë pilotin e tyre. Edhe sot e kësaj dite, ai avion dhe piloti, ende nuk janë gjetur.

Ambasada amerikane në Tiranë kërkon ndihmën tuaj!

Jemi duke kërkuar për këtë avion dhe mendojmë se dikush prej jush mund të na ndihmojë. Në janarin e vitit 1944, gjatë një misioni të Aleatëve, një avion amerikan B-24 Liberator me bazë në Itali, u nis për një mision në Sofje, Bullgari, por pësoi shumë dëmtime ndërsa fluturonte në Shkup, për shkak të hapjes së zjarrit. Avioni u kthye mbrapsht, duke u përpjekur që të kthehej në bazë, duke fluturuar mbi Elbasan, rrugës për në Itali. Pak pasi kaloi qytetin e Elbasanit, dy nga katër motorët e avionit u prishën dhe u fikën. Duke treguar vetëmohim heroik, piloti i avionit qëndroi në kontroll, duke i dhënë kohë anëtarëve të ekuipazhit që të hidheshin me parashutë. Ekuipazhi që mbijetoi u kap nga Gjermanët dhe u mbajtën si robër lufte. Asnjë nga anëtarët e ekuipazhit nuk e pa se çfarë ndodhi me avionin dhe as nuk dëgjuan zhurmën e rënies së tij; kjo ishte edhe hera e fundit që ata panë pilotin e tyre. Edhe sot e kësaj dite, ai avion dhe piloti, ende nuk janë gjetur.

Çdo pjesë e këtij avioni ka një numër identifikimi unik. Nëse ne mund të gjejmë pjesë të avionit, mund të kemi mundësi të gjejmë edhe eshtrat e pilotit, në mënyrë që familja e tij të mund të kryejë një ceremoni varrimi. Nëse ju ose ndonjë i njohuri juaj ka informacion mbi këtë avion ose çdo përplasje të mundshme në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore, ju lutem na bëni me dije dhe na dërgoni detaje apo foto me një mesazh në “Facebook”.

Vini re:Mos prekni gjë nëse gjeni vendin e përplasjes. Në këtë rast, është më mirë të bëni foto. As mos nisni kërkime me qëllimin specifik për të gjetur avionin. Ky lajmërim është vetëm një kërkesë e thjeshtë për të gjetur informacion që mund të ekzistojë dhe jo një kërkesë për veprim. Faleminderit për ndihmën tuaj dhe ju lutemi ta ndani këtë postim me të tjerët duke bërë share në faqen tuaj – pasi sa më shumë njerëz ta shohin këtë lajmërim, aq më shumë mundësi kemi për të gjetur heroin tonë të humbur./B.S/INA/

 

Filed Under: Kronike Tagged With: ambasa amerikane, e humbur 1944, ndihme nga shqiptaret, per aeroplanin, SHBA, Tirane

IMZOT VINÇENC PRENNUSHI: In memoriam

March 18, 2014 by dgreca

FALI, ZOT, NUK  DIJNË  ÇKA  BAJNË…- Prof. Arshi PIPA/

 E kam njohë Imzot Prennushin në burgun e Durrësit gjatë periudhës 1948 – 49. Ai u suell aty nga Seksioni i Sigurimit të Durrësit, mbasi qé torturue ma parë. Kur e prunë, mezi mbahej në kambë. E kishin dërmue tue e rrahë me shkopinj e mandej e kishin varë, lidhë kambësh e duersh, “si nji dash në çengel kasaphanëje”, thonte ai vetë tue ba buzën në gaz.

            Imzot Prennushin e vendosën në dhomën nr. 8, që kishte shërbye dikur si xhebehane dhe ku banojshin ma të rrezikshmit: 18 vetë. Unë qillova ngjat tij dhe pata kështu rastin të miqasohesha me té.

            Kur gjyqi ushtarak zhvillue në nji dhomë të burgut e dënoi me 20 vjet burgim të randë, fjala e tij e mbrojtjes qé: “Nuk i kam dashtë kujt të keqen. Jam mundue me ba mirë”. Në nji qelë të posaçme ngjitun me xhebehanen ishte ndry Don Anton Zogaj, famullitar i Durrësit. Ai kishte qenë dënue me vdekje, gja që e trishtonte shumë Imzotin. Nuk kam harrue ngazullimin e tij kur nji shok i dorëzoi kapsat e petkut fetar të Don Antonit, lanë dëshmi e martyrizimit të vet.

            Mbaj mend nji skenë të devotëshme në infermjerinë e burgut, ku unë u shtrova mbas kthimit në Durrës nga kampi i Vloçishtit. Në infermjerinë e burgut gjeta Imzotin qi vuente prej asmës. Kjo ishte e tillë sa me e lanë pa frymë prej gulshimit. Nji ditë prunë në infermjeri Don Jul Bonattin, famullitar i Vlonës. Kur i thashë kush ishte i smundi qi përpëlitej, ai u ngrejt prej shtratit dhe ngau me i puthë dorën Imzotit. Imzoti tërhoqi dorën, bekoi me té Don Bonattin dhe u përmbys në shtratin e vet.

            Përveç se prej asmës, Imzot Prennushi vuente nga nji hernia e randë. Nji ditë rojet e ngarkuen me bajtë trungje prej rrugës poshtë te kodrina ku gjindej burgu. Si Krishti n’ udhën e Kalvarit, ai u përpoq tri herë me rradhë. Por u rrëzue të trija herët, pa shprehë ankim.

Imzot Prennushi vdiq në Mars 1949. Kur i mbylla sytë e etshëm per dritë – ai më pat çekë njiherë frazen e Goethe-s “Mehr Licht !” – kuptova se çfarë drite ai kishte nder mend. Ka njerzë qi besojnë në Pavdekshmëninë e Shpirtit dhe ka të tjerë që nuk besojnë në té. Por asht vështirë me pranue se gjithçka merr fund me vdekjen e trupit kur mendon se ka njerzë qi vdesin per Ideale!

                                                                                    Arshi PIPA

Tiranë, 28 Shkurt 1995.

Kopjue nga origjinali që Autori Prof. A. Pipa, i ka dhurue Fritz Radovanit.

Melbourne, Mars 2014.

Filed Under: ESSE Tagged With: Arshi Pipa, Imzot Vincenc Prenushi

ME 5 PRILL MBLIDHET KESHILLI I VATRES

March 18, 2014 by dgreca

Kryetari i Vatrës, dr. Gjon Bucaj, njofton anëtarët e Këshillit të Vatrës se me datën 5 prill 2014, ditën e Shtunë, në orën 11 paradite, do të mblidhet në takimin e radhës Këshilli Drejtues i Vatrës. Duke qenë se Selia e Vatrës është duke u rinovuar nga anëtari i Këshillit të Vatrës, biznesmeni atdhetar Rrustem Gecaj, nëse nuk ka ërfunduar deri atëkohë puna, do të bëhet një njoftim tjetër për vendin e takimit.

Ndërkohë brenda kësaj jave do të mblidhet Kryesia e Vatrës për të përcaktuar Rendine  Ditës dhe probleme të tjera që do të diskutohen në Këshillin e Vatrës.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Gjon Bucaj, Mbledhja e Keshillit, te bVatres

Nje Komb, nje Kombetare, asnje perpjekje!

March 18, 2014 by Administrator

Nga Albano Kolonjari
Dëshira e tifozëve kuqezi, për të pasur një Kombëtare të përbashkët futbolli duket se do të ngelet në letër. Kjo sepse në radhë të parë mungon dëshira e mirë midis dy federatave të futbollit për të realizuar një “ëndërr” të tillë. Nga ana tjetër,  po ecet në rrugë të gabuar dhe të dyja Federatat po i tregojnë njëra-tjetrës “muskujt” për të treguar se kush ka pontencialin për të grumbulluar pranë vetes futbollistë cilësorë. Situata aktuale i ngjan shume mirë simbolit të Kombit tonë, shqiponjës me dy kokë, pasi aktualisht kemi një komb me dy përfaqësuese. Natyrisht që, në gjuhën e mirësjelljes Kosova u përshëndet për ndeshjen e parë miqësore me Haitin. Por, ajo çfarë ndodhi në stadiumin “Adem Jashari” ishte vërtet e turpshme. Kosova dhe kosovaret, të cilët pak javë më parë festuan ditën e tyre të Pavarësisë duke ngritur lart flamurin shqiptar çuditërisht në këtë ndeshje e kishte zhdukur simbolin tone kombëtar. Nuk ekziston asnjë mundësi logjike që, ata tetë apo dhjetë mijë tifozë të kenë qenë në një mendje dhe askush të mos sillte në stadium flamurin tonë kombëtar, ata u porositën të bënin një gjë të tillë për t’i hedhur hi syve FIFA-s dhe UEFA-s si për të thënë: “Shikoni, ne kemi lojtarët tanë dhe simbolet tona”. Unë nuk e besoj që, zyrtarët e FIFA-s dhe UEFA-s të jenë kaq naiv sa të pranojnë një gjë të tillë. Qofsha i gabuar, por Federata e Futbollit e Kosovës duhet të kuptojë se për të është shumë e vështirë për të luajtur zyrtarisht në Europë dhe Botë. Kosova mund të vazhdojë të luajë ndeshje miqësore edhe për shumë kohe, ndërsa për të garuar zyrtarisht duhet të jetë pjesë përbërëse e UEFA-s dhe FIFA-s, dhe të ketë një kampionat vendas që njihet nga UEFA. Për të provuar këtë, le të marrim tre shtete europiane Spanjën, Rumaninë dhe Rusinë të cilët nuk e kane njohur zyrtarisht shtetin e Kosovës. Pyetja shtrohet: “A do të pranonin përfaqësueset e këtyre shteteve të luanin përballë përfaqësueses së Kosovës, shtet, i cili nuk njihet zyrtarisht nga shtetet të cilat ata përfaqësojnë”. Përgjigja është “JO”. Por, a ka mundësinë që Kosova dhe Shqipëria të kenë një Kombëtare të përbashkët, pavarësisht se janë dy shtete të ndryshme? E vështirë, por jo e pamundur. Mbi të gjitha duhet të ekzistojë vullneti i mirë jo vetëm i të  dy federatave por edhe shteteve. Në radhë të parë duhet një marrëveshje e përbashkët e te dy shteteve qe lejon te kemi një Kombëtare të përbashkët jo vetëm në futboll, por edhe në sportet e tjera. Kombëtarja duhet të ketë të paktën dy stadiume ndërkombëtare një në Tirane dhe një në Prishtinë. Duhet të kemi një kampionat të përbashkët futbolli dhe të dyja federatat duhen të shkrihen në një të përbashkët. Përpjekja e pak viteve më parë, për të pasur një kampionat të përbashkët dështoi se u kërkua në rrugë të gabuar dhe se në krye të institucioneve ishin zyrtarë të paaftë të cilëve më shumë u interesonin votat politike sesa sporti. Nga ana tjetër, presidentet e klubeve shqiptare xhepat e të cilëve janë të “limituara” e shikonin një ndeshje me një klub kosovar më shumë shpenzime duke pasur parasysh largësinë. Tashme që, drejtuesit e institucioneve kane ndryshuar, iniciativa për të pasur një kampionat të përbashkët mendoj se është e realizueshme. Në radhë të pare duhet që FSHF-ja dhe Ministria e Arsimit dhe Sporteve të ulen dhe t’i hapin rruge privatizimit të klubeve në Shqipëri në mënyrë që presidentët në Shqipëri të mos hedhin lekët në erë dhe që ata të kenë mundësinë të riciklojnë shpenzimet e tyre. Po kështu duhet të veprohet edhe në Kosovë. Nga ana tjetër, FSHF-ja duhet të kërkojë në rrugë ligjore pranë FIFA-s dhe UEFA-s që kampionati i përbashkët të njihet ligjërisht. Kjo nuk realizohet me takime zyrtare, pasi në këto takime hidhet vetëm ideja, por ne rruge ligjore nëpërmjet përfaqësuesve të ligjit, të cilët do të paraqitin pranë FIFA-s dhe UEFA-s jo “dëshirën”, por dokumente zyrtare të nënshkruara nga të dyja shtetet që të cilët janë dakord që të kenë një kampionat të përbashkët, një Kombëtare të përbashkët, sepse jemi një Komb. Në të kundërt

Filed Under: Sport

ZV/KRYETARI I VATRËS, Z. ASLLAN BUSHATI, FESTOI 65 VJETORIN E LINDJES

March 17, 2014 by dgreca

Të dielën me 16 Mars, zv/Kryetari i Vatrës, z. Asllan Bushati festoi përvjetorin e 65 të Lindjes. Ai shtroi një drekë me këtë rast në restorantin MAESTROS, ku përveç familjes dhe miqëve, kishte dhe shumë vatranë. Në festë ishte e pranishme kryesia e Vatrës me në krye  kryetarin Gjon Buçaj, anëtari i Ansamblesë së Nju Jorkut, z. Mark Gjonaj i shoqëruar nga Kolë Zagreda, dhe miq të shumtë. Në ditëlindjen e z. Bushati ishin mbledhur shqiptarë nga të gjitha trojet etnike. Festimi u përshkua nga një frymë vëllazërore. Kënga dhe vallja shqipe nga të gjitha krahinat e mbajti të ndezur festën.

Në përshëndetjen që u drejtoi pjesmarrësve, z. Bushati falenderoi të pranishmit, për nderin që i kishin bërë duke u bërë pjesë e festës dhe gëzimit të tij dhe familjes. Z. Bushati bëri një prezantim të vetin dhe familjes. Ai tha se rridhte nga familja e vjetër e Bushatllinjëve, dhe se kishte lindur në një fshat të Matit. Me këtë rast, ai bëri edhe një prezantim të jetës  dhe karrierës së tij, ku më shumë se 30 vjet i përkasin karrierës ushtarake. Ai tregoi se gjatë të gjithë jetës ishte përpjekur që të shërbente me dinjitet në përshtatje me ligjet e kohës, por asnëjehrë nuk u përul e nuk u servilos. Unë, tha ai, që në mes vitet ’70 isha heshturazi, një kundërshtar i regjimit. Vitet ’70 dhe ’80, ku u vunë në plumb drejtues të lartë të Ushtrisë ishin tepër të ëvshtira edhe për të si për çdo ushtarak tjetër.Gjithësesi ai kishte shpresuar se një ditë ai regjim do të përmbysej.

Ishte kjo arsyeja, shtoi ai, që demokracia e gjeti në radhët e forcave demokratike progresive. Ai tregoi se si gjatë presidencës të dr. Berishës, iu përkushtua reformave në radhët e ushtrisë, duke  mbajtur detyra të larta. Fatkeqsisht, tha ai, ato mbetën në mes të rrugës për shkak të rrëzimit të dhunshëm të shtetit demokratik nga forcat komuniste të Shqiëpërisë, që përfituan nga zemrimi popullor që rridhte prej humbjes së parave në firmat piramidale. Pikërisht në atë kohë, jeta e tij u vu në rrezik, për shkak të detyrës dhe nga që u ndodh në zonën e konfliktit. Ai tregoi detaje nga çastet e vështira që kaloi.

Ai tha se forcat komuniste nuk iu ndanë. Ato e patën arrestuar dhe e akuzonin për përdorimin e Lëndëve Helmuse Luftarake.Pas një viti e gjysëm hetimesh , ai doli i pfajshëm sepse asnëjherë nuk kishte shkelë ligjet dhe rregullat ushtarake.

Përsa i përket kontakteve me Vatrën, z. Bushati tha se kishte qenë me fat, që ishte takuar me vatranët që në vitin 1992 në Tiranë, ndërkohë që më 1995 atij i ishte besuar drejtimi i ceremonisë së varrimit të eshtrave të Faik Konicës, ku vatranët dhe komuniteti shqiptar i Amerikës, ishin përcjellsit. Aty, tha ai, kishte pasë fatin të takonte drejtuesit e Vatrës dhe të rrinte gjatë me ata.

Sapo erdha në SHBA, tha Bushati, kontaktet e para i vendosa me vatranët. Ai I falenderoi të gjithë ata që e ndihmuan në integrimin e jetës amerikane. Në fjalimin e vet z. Bushati tregoi edhe për kontributin që dha për stërvitjen e Batalionit Atlantiku, që shkoi për të luftuar në Kosovë.

Z. Bushati i falenderoi të gjithë miqtë, bashkëpunëtorët, familjarët për pjesmarrjen në festimin e ditëlindjes.

Kryetari i Vatrës, dr. Gjon Buçaj,e ka uruar z. Bushatin për ditën e lindjes dhe evidentoi kontributin e tij në Vatër. Z. Bushati e kanë uruar edhe anëtari i Ansamblesë të Shtetit të Nju Jorkut, z. Mark Gjonaj, zv/ Kryetari I Vatrës z. Agim Rexhaj, anëtari i Këshillit të Vatrës z. Zef Balaj, presidenti I TV Kultura Shqiptare Adem Belliu, mësuesi veteran Sadik Aliçkaj, editori i Diellit Dalip Greca dhe të tjerë. Familjarë, miq, vatarnë kanë festuar e uruar zv/ Kryetarin e Vatrës. Festa u mbyll me ndezjen e qirinëjve mbi tortë. Urimë për Ditën e Lindjes z. Bushati!(Korresp i DIELLIT)

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: 65 vjetorin, Asllan Bushati festoi, e lindjes

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 40
  • 41
  • 42
  • 43
  • 44
  • …
  • 97
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT