• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for March 2014

PD, Gratë demokrate, zgjodhën protestën më 8 Mars

March 8, 2014 by dgreca

Nga Ilir Vata/-Lidhja Demokratike e Gruas, së bashku me shoqatën e grave të pushuarve nga puna, ndërmarrën sot një protestë para Kryeministrisë,  me moton “kundër spastrimeve politike nga administrata”.Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, pasi përshëndeti gratë protestuese, u shpreh se,  “jemi mbledhur në një ditë të shënuar për të protestuar  për padrejtësitë, që qeveria Rama, vazhdon të bëjë ndaj grave”.Më tej, Vokshi, shtoi se “në shtëpitë tona mbretëron frika nga padrejtësitë, që qeveria po u bën shqiptarëve dhe më shumë grave dhe vajzave”.“Janë 2500, gra të hedhura në rrugë, dhe kjo është një histori e trishtë për gratë shqiptare”, tha deputetja demokrate e cila paralajmeroi se lëvizja për të drejtat e grave do të protestojë edhe në ditët në vijim.

 

Filed Under: Featured Tagged With: 8 Mars, Grate ne proteste, OD

8 marsi, gratë deputete nga trevat shqiptare mblidhen në Kuvendin e Shqipërisë

March 8, 2014 by dgreca

Nga Anila Struga/- Salla e Kuvendit të Shqipërisë çeli dyert këtë të shtunë, më 8 mars për deputetet nga të gjitha trevat shqiptare.Për herë të parë në kryeqytetin e Shqipërisë, 8 marsi ka bërë bashkë në parlament ligjvënëset e të gjitha trojeve shqiptare. Punimet e seancës u çelën nga mikëpritësja dhe organizatorja e këtij takimi, kryetarja e Aleancës së Grave Deputete, Mesila Doda. Gjatë fjalës së saj, ajo theksoi se sfidat e grave janë të shumta, por asgjë nuk mund të përballohet nëse nuk ka një bashkëpunim konstant mes deputeteve shqiptare.Deputetja Doda theksoi se deputetet shqiptare duhet të nisin një Lëvizje të Përbashkët të Gruas Shqiptare dhe të krijojnë një forum të përhershëm mes grave të trevave shqiptare. “Pabarazinë ne e lindim dhe shpesh e rrisim vetë. Unë kam një vajzë dhe nuk mundem të pranoj që e kam sjellë në një botë të pabarabartë, ku ajo ka më pak shanse se vëllai i vet. Sot ne kemi në dorë të bëjmë diçka, kemi në dorë të nisim një lëvizje të gruas shqiptare dhe të krijojmë një forum të përhershëm mes nesh, në funksion të krijimit të një pozicioni të ri të gruas”, u shpreh Doda.

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ndërsa vlerësoi iniciativën e Aleancës së Grave të Parlamentit të Shqipërisë për këtë bashkim, tha se ideali i grave shqiptare është ai i fuqizimit të kombit. Gjatë seancës me gratë deputete nga trevat shqiptare, Tahiri tha se fuqizimi i kombit dhe i grave janë dy procese që duhet të shkojnë paralelisht. “Të dashura deputete nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, gra nga Lugina e Preshevës e Malit të Zi, në emër të qeverisë së Kosovës, ju uroj gëzuar 8 marsin”, tha Tahiri.
“Sot po e shënojmë 8 Marsin me arritje të rëndësishme por kaq nuk është e mjaftueshme, ka shumë punë për të bërë, që gratë shqiptare të zënë vendin e merituar. Sot jemi në shekullin e 21, ndërsa mentaliteti mashkullor mbetet i shekullit të kaluar. Përpjekjet tona dhanë rezultate, por kemi një rrugë të gjatë për të bërë atë demokraci që duhet të vlejë njësoj për të dyja gjinitë dhe në radhë të parë në vendimarrje. Ideali jonë mbetet ai i fuqizimit të kombit tonë. Në këtë kthesë historike gratë luajtën një rol të rëndësishëm për kombin. Të bëhemi shembull se si bashkohen jo vetëm kombi, por shoqëritë nën sistemin e vlerave, në arsim, politikë, shkencë e fushat e tjera”, tha ajo.

Deputetet e Kuvendit të Shqipërisë, Kosovës , Maqedonisë aktivitet për 8 Marsin në Kuvend. Foto:Albert Myftaraj

Nënkryetarja e Kuvendit të Maqedonisë, Suzana Salihu, në fjalën e saj e vlerësoi takimin e grave parlamentare të trevave shqiptare si historik, sepse për herë të parë, tha ajo, në Tiranë, në Kuvendin e Shqipërisë, sot me 8 mars jemi mbledhur deputetet shqiptare.
“Gruaja shqiptare edhe në kohët më të vështira jo vetëm ka qenë pjesë e proceseve, por edhe prijëse e tyre”, deklaroi Salihi.. Sipas saj, gruaja shqiptare kudo të jetë ka çfarë t’i dhurojë shoqërisë, por edhe Europës.
Sfida më e madhe e femrës shqiptare, theksoi Salihi, është që edhe më tutje të ruajë vlera familjare, të ruajë e kultivojë vlerat kulturore.

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, në fjalën e saj tha se “shumëkush e percepton këtë ditë si ditën e kërkesës dikush si të festës, dikush si të revoltës me të drejtë dhe disa si të mos harresës, por të gjitha bashkë pavarësisht nga këndvështrimi e quajmë këtë ditë Ditën e Gruas”.

“Kur flas për dhunën shpesh herë ajo e padukshmja dhe ajo e sofistikuara është më e keqja dhe më e vështira për të luftuar, sepse shpeshherë ajo fshihet pas buzëkuqit ose mbas justifikimesh në emër të barazisë . Për fat të keq kjo ndodh rëndom edhe në nivelet e politikës, por unë mund t’ju them me plot besim se ka akoma në këtë vend burra dhe gra që për fat të mirë e mendojnë                   ndryshe e mendojnë ndryshe”, nënvizoi Kodheli.

Ministrja Kodheli u shpreh se “në qeverisjen e sotme numri i zonjave është më i larti në historinë 100 vjecare të Republikës së Shqipërisë. Diskutimi im është një thirrje për të ndryshuar gjërat, por ato mund të ndryshohen nëse ne do të jemi të gjitha së bashku, ndryshe e kemi luftën të humbur pa e filluar akoma”.

“Unë jam besimplotë se ne do ta fitojmë këtë betejë shekulli që ka ardhur, që është shekulli i grave në të gjitha trevat shqiptare”, përfundoi Kodheli

 

Filed Under: Featured Tagged With: * Marsi, mblodhi grate, ne Kuvend

KOMITETI MYSLIMAN I SHQIPERISE ME KRYETAR TE RI

March 8, 2014 by dgreca

Skënder Bruçaj kryetari i ri i KMSH, Muça: Jam i sëmurë, peng që nuk u ndërtua Xhamia/

IRANË- Skënder Bruçaj zgjidhet kryetari i ri i Komunitetit Mysliman. Bruçaj do të zërë vendin e Haxhi Selim Muçës, pasi ai nuk rikandidoi për këtë post. Ditën e sotme u votua për kryetarin e ri, ku Bruçaj u zgjodh me 88 vota pro si kryetar i KMSH-së.
Pas përfundimit të mandatit të Kryetarit H. Selim Muça, kandidaturat që fituan të drejtën për të garuar për këtë post ishin: z. Bujar Spahiu, nënkryetar i KMSH-së; Skender Bruçaj, nënkryetar i KMSH-së; Dorian Demetja, drejtor i Burimeve Njerëzore pranë KMSH-së.
Kryetari në detyrë H. Selim Muça në fjalën e tij falënderoi bashkëpunëtorët e ngushtë dhe anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm për mbështetjen e vazhdueshme në përmbushjen e kësaj detyre. “Ju falënderoj për mbështetjen dhe besimin që më keni dhënë në çdo moment. Të njëjtën gjë shpresoj ta bëni edhe me pasuesin tim në këtë detyrë të shenjtë e fisnike”, u shpreh Muça.
Këshilli i Përgjithshëm e shpalli H. Selim Muçën kryetar nderi dhe anëtar i përhershëm i Këshillit të Përgjithshëm të KMSH-së, me motivacionin: “Për kontributin e vyer në konsolidimin e vlerave fetare dhe atdhetare në shoqërinë shqiptare”.
Procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri u zhvillua në mënyrë të fshehtë. Nga 101 anëtarë që ka Këshilli i Përgjithshëm, në votim morën pjesë 99 vetë. Fitues me shumicë votash u shpall Skender Bruçaj.
H. Selim Muça i dorëzoi në shenjë simbolike Kryetarit të ri çallmën dhe xhyben e tij, duke i uruar suksese dhe mbarësi në këtë mandat pesëvjeçar. Më pas,  Bruçaj me dorë mbi Kur’an bëri betimin konform statutit përpara anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm, si vijon:
“Betohem në emër të Allahut, se do të vazhdoj me besnikëri e përkushtim urdhrat e Islamit, do të punoj me ndërgjegje të plotë islame për lartësimin e fesë së Allahut, do të zbatoj me përpikëri Statutin dhe Rregulloren e Komunitetit Mysliman, dhe do të punoj me ngulm për forcimin e ndjenjës kombëtare e atdhedashurisë ndër myslimanët e Republikës së Shqipërisë. Allahu më ndihmoftë!”
Selim Muça u zgjodh të drejtonte institucionin më të lartë të myslimanëve shqiptarë në datën 17 mars 2004. KMSH-ja është drejtuar për një kohë të gjatë nga Haxhi Selim Muça prej 10 vitesh. Muça ka qenë kështu lideri i dytë i myslimanëve shqiptarë në periudhën e demokracisë, duke zëvendësuar në këtë post Haxhi Hafiz Sabri Koçin.
Ai erdhi në një kohë kur në dosjen e tij kërkojnë zgjidhje një sërë çështjesh të rëndësishme, siç janë vizioni i ri dhe një prej çështjeve më të mprehta, ajo e rikthimit të pronave, çështje kjo shpesh e diskutuar dhe ndonjëherë e keqinterpretuar jo vetëm nga mediat, por edhe nga individë të caktuar.

HAXHI SELIM MUÇA: NUK KANDIDOVA SEPSE JAM I SËMURË PREJ 1 MUAJI
Në një intervistë për “News24”, kreu i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça bëri të ditur se nuk rikandidoi për të qenë sërish kryetar i KMSH-së për arsye shëndetësore dhe për t’i dhënë mundësi brezit të ri.
Haxhi Selim Muça tha se prej një muaji është i sëmurë dhe për këtë arsye nuk kishte pranuar të rikandidonte për kryetar i Komunietit Mysliman.
Kreu i KMSH-së deklaroi se i mbetet peng që nuk u ndërtua Xhamia e Madhe e Tiranës. “Shpresoj të nisin punimet për projektin sa të jem gjallë. Zbatimi i projektit zgjat 2 deri në 3 vite”- u shpreh Muça.

KUSH ËSHTË SKENDER BRUÇAJ?
Skender Bruçaj ka lindur në rrethin e Malësisë së Madhe më 22 qershor 1976.
Pasi mbaroi arsimin 8-vjeçar në vendlindje, ai u bë pjesë e kontingjentit të parë të studentëve që u nisën nga KMSH drejt Turqisë në vitin 1992.
Kështu më 1996 ai kreu Medresenë Bejkoz në Stamboll, Turqi. Më pas ai ndoqi studimet në Institutin e Gjuhëve të Huaja pranë Universitetit të Bosforit, ku pasi mbrojti gjuhën angleze, vazhdoi studimet në Fakultetin e Shkencave Sociale, dega Psikologji.
Gjatë viteve 2000-2011 kreu studimet pasuniversitare, ndërsa aktualisht është duke ndjekur studimet për doktoraturë me temë: “Menaxhimi i Cilësisë në Arsim”.
Për disa vite ka punuar si konsulent për disa komani të huaja.
Në vitin 2008 është emëruar Drejtor i Qendrës së Planifikimit të Karrierës në Universitetin Epoka.
Në shtator 2008 është emëruar nga Komuniteti Mysliman si Kryetar i Komisionit të Hartimit të Dosjes për hapjen e Universitetit “Hëna e Plotë-Bedër”. Me hapjen e universitetit ai fillon të japë leksione si pedagog në Fakultetin e Shkencave Humane në Departamentin e Shkencave Islame dhe atë të Drejtësisë në tre gjuhë: shqip, anglisht dhe turqisht.
Në periudhat shtator 2011-dhjetor 2013, krahas lektorit në lëndët Psikologji Sociale dhe Psikologji Islame në universitet, ai ka qenë gjithashtu përgjegjës i Departamentit të Drejtësisë dhe zv/dekan i fakultetit të Shkencave Humane në Universitetin Bedër.
Skender Bruçaj ka qenë gjithashtu Drejtor i Qendrës për Edukim të Vazhduar dhe Formim Profesional në Universitetin Bedër.
Duke parë përgatitjen e tij të gjerë akademike, Kryesia e KMSH-së, në dhjetor 2013 e emëron atë nënkryetar të KMSH-së.
Z. Bruçaj ka disa marrë pjesë në shumë konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, si referues në emër të Universitetit Bedër dhe Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.
Ai njeh disa gjuhë të huaja si anglisht, turqisht dhe italisht.
Z. Bruçaj është i martuar dhe ka dy fëmijë (djem).(Kortezi: Balkanweb)

Filed Under: Komunitet Tagged With: Komiteti Mysliman i Shqiperi, ndryshon kryetarin

SHUHET ISH ZV/MINISTRI I BRENDSHEM FERDINAND PONI

March 8, 2014 by dgreca

Ndërron jetë nga një infarkt në zemër, ish-zëvëndësministri i Brendshëm, Ferdinand Poni. Zemra e tij ndali sot në moshën 49-vjecare teksa kreu i grupit të këshilltarëve të djathtë në Bashki ishte duke pirë një kafe në Prizren, Kosovë. Lajmi konfirmohet nga burime brenda selise se Partise Demokratike.

Poni ka lindur në Berat më 16 mars të vitit 1965.

Ferdinand Poni është diplomuar në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, dhe më pas në Fakultetin e Drejtësisë. Ai ka marrë një master dhe në Universitetin e Tiranës. Ka ndjekur një sërë kursesh specializimi në disa vende, si në Universitetin e Nju Jorkut.
Prej vitit 1999 e në vazhdim, ai ka qenë funksionar pranë selisë qendrore të PD-së dhe ka mbajtur një sërë funksionesh.
Në periudhën 1993-95 ka qenë ndihmës i Kryeministrit për pushtetin lokal. 1995-1997, Drejtor i Përgjithshëm i Pushtetit Lokal në Ministrinë e Brendshme.
Njihet si hartues i shumë punimeve në fushën e autonomisë lokale, institucioneve demokratike dhe zgjedhjeve, si bashkëhartues në një sërë ligjesh të rëndësishme.

Në 2005 u emërua zv.ministër i Brendshëm, pozicion të cilin e mbajti deri në vitin 2013. Deri para vdekjes ai ka mbajtur postin e kreut të Këshilltarëve të PD-së në Bashkinë e Tiranës

Filed Under: Kronike Tagged With: Ferdinand Poni, nderroi jete ne Prizren, nga atku iz emres

Gratë bashkë përmes Artit

March 8, 2014 by dgreca

Nga Klajdi Musabelliu/

Një seri fotografish dhe pikturash realizuar nga artiste gra, por të panjohura dhe të pa ekspozuara më parë, pjesë e fondit të Galerisë së Arteve, u ekspozuan  sot, në ditën ndërkombëtare të gruas në një aktivitet organizuar nën kujdesin e Ministres se kulturës, Mirela Kumbaro dhe drejtorit të Galerisë , Artan Shabani.Ne ekspozitën e titulluar “Përmes Artit”, veç përfaqësuesve të medias, ishin ftuara dhe mjaft personazhe të shquara nga fusha të ndryshme të Artit si, Tinka Kurti, Roza Anagnosti , Elvira Diamanti, Rajmonda Bulku.

Ekspozita e përbërë nga piktura dhe fotografi, të realizuara nga artiste të pa njohura nenvizonte nje nga qëllimet e ekspozitës qe ishte,  vëmëndje ndaj gruas.

Ministrja Kumbaro tha se nuk donte të mbante një fjalim zyrtar, por u shpreh se koncepti i saj për 8 marsin nuk ishte ai i të konsideruarit një dite festive, por një ditë që duhet të kujtojë që ka edhe 364 ditë të tjera të vitit, ku çdo grua ka nevojë për vëmëndje. “Roli dhe forca e gruas nuk është vetëm ne 1 ditë te vitit “, tha ajo.

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Gratë bashkë, përmes Artit

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 70
  • 71
  • 72
  • 73
  • 74
  • …
  • 97
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT