Nga Klajdi Musabelliu/
Një seri fotografish dhe pikturash realizuar nga artiste gra, por të panjohura dhe të pa ekspozuara më parë, pjesë e fondit të Galerisë së Arteve, u ekspozuan sot, në ditën ndërkombëtare të gruas në një aktivitet organizuar nën kujdesin e Ministres se kulturës, Mirela Kumbaro dhe drejtorit të Galerisë , Artan Shabani.Ne ekspozitën e titulluar “Përmes Artit”, veç përfaqësuesve të medias, ishin ftuara dhe mjaft personazhe të shquara nga fusha të ndryshme të Artit si, Tinka Kurti, Roza Anagnosti , Elvira Diamanti, Rajmonda Bulku.
Ekspozita e përbërë nga piktura dhe fotografi, të realizuara nga artiste të pa njohura nenvizonte nje nga qëllimet e ekspozitës qe ishte, vëmëndje ndaj gruas.
Ministrja Kumbaro tha se nuk donte të mbante një fjalim zyrtar, por u shpreh se koncepti i saj për 8 marsin nuk ishte ai i të konsideruarit një dite festive, por një ditë që duhet të kujtojë që ka edhe 364 ditë të tjera të vitit, ku çdo grua ka nevojë për vëmëndje. “Roli dhe forca e gruas nuk është vetëm ne 1 ditë te vitit “, tha ajo.