NGA KRISTAQ TURTULLI*/
Ciganët kishin bujtur në qytet disa muaj më parë. Ngritur çadrat pranë lumit të mbushur me shelgjishte të gjelbra. Me shelgjishtet ata thurnin shporta, kanistra të mrekullueshme, i shisnin rrugëve të qytetit dhe nëpër fshatrat përreth. Ciganët e donin këngën dhe vallen, e pinin rakinë dhe verën, ishin të varfër dhe të pasur njëherësh. Nga bregu i lumit, era sillte çdo mbrëmje, këngët dhe vallet e ciganëve. Në fillim qytetaret u grindën, sepse këngët e ciganëve ishin ndryshe. Jashtëzakonisht të gëzuara dhe të harbuara dhe herë herë tmerrësisht të trishtuara. Qytetarët nuk mund të kuptonin se, kur niste gazi dhe hareja dhe kur plaste dëshpërimi dhe melankolia. Menduan të bënin pecicion ankimi në bashki për ti zbuar. Ata kishin tjetër edukatë dhe sjellje, por dalëngadalë veshët e tyre u mësuan dhe i lanë ciganët në jetën e tyre endacake. Qytetarët s’ishin në gjendje të dallonin një dasmë cigani nga ditët e zakonshme, pa dasmë.
Mihali asokohe ishte i ri. I pëlqente të këndonte dhe t’i binte kitarës. Një mbrëmje, ciganët ftuan Mihalin dhe mikun e tij Viton, në një dasmë cigani.
Dasma organizohej në sheshin e vogël, në mes të tendave, të lëvizshme dhe shumë praktike. Në qoshet e tendave, kishin vendosur pishtarë të mëdhenj. Kokat e pishtarëve i kishin mbështjellë me lecka dhe të lagura me naftë, lëshonin flakë dhe tym njëherësh. Orkestra ishte vendosur përkarshi tendës së madhe. Mihali i binte kitarës, dy ciganë mustaqezinj u binin, daulleve. Ata e afruan Mihalin për ta bërë dasmën më të veçantë, të ndryshme nga gjithë dasmat e tjera. Më shumë se dy daulle. Diçka qytetare, sepse nusja dhe dhëndri ishin specialë.
Ciganët kishin blerë raki kumbulle dhe peshk të lirë në tregun e qytetit. Gjithashtu dikush kishte prurë një tufë me hudhra dhe një tufë me qepë. Ciganët pinin raki, hanin peshq, kafshonin kokat e qepëve dhe i përtypnin zellshëm pa i larë. Mihali luante symbyllur, e kishte përpirë muzika. Ai nuk luante shumë mirë në kitarë, ndaj s’guxonte të luante në dasmë qytetare. Ishte rast brilant për të. Daullexhinjtë ciganë, gjithë siklet, përpiqeshin të ndiqnin ritmin e tij. Kjo vegël e re ua kishte prishur qejfin dhe u vinte një farë rregulli. Ata ishin mësuar të bënin zhurmë, bambër-bumbër dhe pluhuri të hidhej përpjetë. Zoti i dasmës kishte i thënë: Le ti afrohemi pakëz qytetit.
Mihali u tha daullexhinjve, të akordoheshin. Çfarë dreq akordimi kërkonte ky djalë? Daullja do, bjeri t’i biem, mjaft të ketë gaz dhe hare. Po të akordoheshin, ciganët qëndronin në një vend, nuk bridhnin lart e poshtë.
Vito i foli pranë veshit, pastaj e goditi me bërryl. Mihali ngriti kokën i hutuar dhe vështroi nga tjetri me inat.
“ Je tuhaf Mihal,” foli Vito. “S’ më dëgjon?”
“Më lër rehat,” foli i bezdisur Mihali: “Kjo dasmë cigani është aheng më shumë se dasmë. Më lër t’i bie kitarës si di vetë.”
“More, Miho djali,” i pëshpëriti Vito. “Je i vervër a si, shiko një mrekulli.”
“Ciganët kanë mrekullitë e tyre.”
“Mblidhe mendjen, vështro atje, përtej.”
Mihali ndoqi shikimin e shokut. Disa metra larg tij, në tendën kryesore, ulur në stol të lartë, ishte një vajzë. Një nimfë. Një mrekulli. Të ishte cigane ajo vajzë? Flokët korb të zeza, kaçurrela, i derdheshin mbi shpatulla si ujëvarë. Fytyra, qafa, duart, ishin jashtëzakonisht të lëmuara, si të ishin krijuar prej flete trëndafili. Fytyra e saj nga flakërimet e pishtarëve, kishte marrë shkëlqim vezullues. Vetullat, sytë, hunda, buzët, ishin harmoni të përsosur. Ajo i ngjante më shumë një engjëllusheje që kishte zbritur befas në një dasmë cigane, ku kundërmonte erë e rëndë raki kumbulle zierë me gjithë bërthama, peshk që piqej nxitimthi në zjarrin aty pranë, si dhe duhmën e rëndë të hudhrës dhe të qepës.
“ Ç’do ajo këtu, cigane te jete dhe ajo?” bëri habi Mihali.
“Hë, ç’do?” U ankua Vito.
Në krah të majtë të vajzës qëndronte një plakë, e cila përtypte një copë peshk të papjekur mirë. Në të djathtë, ishte një burrë ezmer, vetulltrashë, mustaqetrashë, që tymoste vazhdimisht duhan të ndyrë mbledhur ndanë lumit. Mihali e humbi, gishtërinjtë e tij ngelën të mbërthyer në telat e ndehur të kitarës. Vito e qëlloi përsëri, këtë herë me forcë, duke i pëshpëritur:
“Kujdes Miho djali, se mos hash ndonjë thikë në brinjë.”
“ Përse, ia bëri Mihali i humbur, unë s’po bëj gjë!”
“Ajo është nusja.”
“-Nusja?!”
“E ore, nusja,”tha Vito. “Ylli paska zbritur në pellgun e harruar të ciganëve.”
Mihali u përpoq të largonte shikimin prej andej, s’mundte. Ajo e tërhiqte si magnet. Nusja e ndjeu vështrimin e ngulur të Mihalit. Iu shmang një copë herë, u bezdis, u nervozua. Shikimi i djalit nuk ishte i keq, ishte i pastër, i habitshëm. Ajo nuk kishte ndjerë në jetën e saj një vështrim të tillë. Një fashë drite e ndrojtur mëngjesi. Prandaj iu përgjigj me shikim, ndërmjet qerpikëve të gjatë, të zinj, si shtiza të mprehta. Mihali vari kokën mbi kitarë.
“ Janë shigjeta, Vito, s’janë qerpikë,” mërmëriti Mihali.
“ Përse mbiu kjo zoçkë,?” pëshpëriti Vito.
“ Hë,përse? Këtë, them dhe unë.”
Shikimi i vajzës ishte i guximshëm, por dhe lutës njëherësh. Si vajzë uji. Përnjëherësh Mihalin e mbërtheu dëshira, të ngrinte kitarën dhe ta përdorte si armë, duke e vërtitur, rrotulluar sa andej këndej, mbi kokat e dasmorëve të dehur, që pinin dhe kërcenin si të tërbuar. Dheu i ngjeshur mes çadrave, ishte spërkatur me raki. Mihali ishte gati, të flakte mbi ta kitarën, të sulej drejt vajzës, ta hidhte në krahë, të humbte nëpër pyll si në baladë. Ciganët do kërkonin. Po të dy do t’i përpinte legjenda. Atëherë ciganet do ngrinin këngë. Ndryshe nga këngët e tyre. Magjia cigane, do ndehej mbi të tjerët. Do bëhej një farë eklipsi cigan.
A ishte e mundur që ciganët të kishin krijuar një hyjni të tillë?
“ Mblidhe mendjen Miho,” dëgjoi si nëpër mjegull, zërin e Vitos: Kujdes se mos na bësh ndonjë hata. Me këta leshatorë ciganë, nuk bëhet shaka. Pi raki, le të mbajë erë. Do bësh mirë, do qetësosh shpirtin.”
“ A mundem?” murmuriti Mihali. “Bukuria e saj është përrallë. “
“Mundesh Miho, mundesh.” tha Vito. “Ajo cigane është krijuesja e shqetësimeve dhe sherreve të gjithë burrave të botës. Ndaj të them, pi Miho,pi pak raki.
Nusja ishte e gozhduar midis plakës pa dhëmbë dhe burrit mustaqetrashë me pipë të gjatë. Ajo nuk lëvizte. Duart e saj të bardha mermer, qëndronin si të lidhura në pëqi. Mihali ishte gati të bërtiste, me sa zë që kishte në kokë:
“Lëreni të fusë diçka në gojë, ju kafshë prehistorike, ju ciganë pa ndjenja. S’e kuptoni? Kjo krijesë çmendurisht quhet nuse. Hapuni, më lini të shkoj tek ajo. O zot mblidhma mendjen.”
Vajza si ta kishte kuptuar, i nguli sytë e mëdhenj, gjithë lutje. Përplasi qerpikët e gjatë disa herë me radhë si krahë dallëndysheje. Ndaluni. Mendohuni.
Mihali po bindej gjithnjë e më tepër se vajza ishte trëndafil i papërsëritshëm, mbirë rastësisht mes gjembakëve të neveritshëm të ciganëve. Befas i hipi krimbi i dyshimit. Kishte dëgjuar nëpër biseda, se ciganet ishin mjeshtra në rrëmbimet e fëmijëve të vegjël, vetëm se askush nuk kishte dhënë prova vërtetësie. Sidoqoftë, kjo vajzë magjike duhej të ishte prova e parë e vërtetë. Vjedhje mjeshtërore, në mes të natës, pa hënë, pa zhurmë, duke lënë nga pas të lehurat e qenve. Ai më parë kishte një farë simpatie për ciganët, i dukeshin interesantë. Me shtëpinë mbi supe, ku rafsha, mos u vrafsha.
“Kujdes, Miho,” dëgjoi ta këshillonte Vito, “ po bie shumë në sy.”
“ Thua?!”
“Them që ç’ke me të. Shiko përreth,” tha Vito.
Burri me pipë të gjatë, e vështronte egër, gati ta shqyente më dysh. Ai po dërmonte drurin e nxirë të pipës me dhëmbë. Fytyra e plakës ishte zgjatur drejt tij. Goja e saj pa dhëmbë, ngjante si një këpucë e flakur në qoshe të rrugës, e kalbur dhe e deformuar. Ajo ishte gati të përtypte Mihalin, si peshkun e papjekur mirë.
“ Bjeri kitarës,” e këshilloi përsëri Vito, “lëre magjinë të ftohet.”
Në prag të mëngjesit, ciganët u derdhën në shesh. Këndonin dhe kërcenin si të ndërkryer. Vetëm shikimi i egër i burrit me pipë të gjatë, ishte mbërthyer si plumb mbi Mihalin. Mjekra e plakës pa dhëmbë po bashkohej me hundën, ajo përtypte gjithë tërbim masën e qulltë të peshkut. Truproja e palëvizshme e nuses po mprehte armët.
“Në djall të vejë cigani me pipë,” pëshpëriti nervoz Mihali: “Unë dua ta prek atë femër. Ta shoh, a është vërtet prej mishi, apo prej flete trendafili”.
Mihali la kitarën bëri të ngrihej. Buzët e vajzës u drodhën, gati sa s’klithën. Qerpikët e gjatë, u përplasën furishëm, si t’i kishte përcëlluar flaka e pishtarëve. Mollëzat e mermerta u prushuan. “Mos u çmende. Të lutem, qëndro aty ku je. Po shkel pragun e së pamundurës.” I thoshte ajo nëpërmjet lëvizjeve të syve.
Atëherë kur Mihali u gati të bërtiste, të ulërinte : “Ndaluni, hej, ju të marrë. Ju ciganë. Ju arixhinj, ju delenxhinj, që hani ballëgjerë, e pini raki. Lëreni të shkoje ajo vajzë. Si guxoni…
Vito ia shkuli kitarën nga duart dhe i pëshpëriti:
“Miho, shtroje gjakun. Këta u dehën me raki. Ndërsa ne ftujakët u dehëm me aromë femre, ciganeje.”
“Hesht Vito,” i foli zë mbytur Mihali,” duhet të bëjmë diçka.”
Vito e vështroi i trembur. Mihali nuk pati kohë të përgjigjej. Daullet, vallja, ulërimat e eksituara të dasmorëve, u ndërpre. Ciganët u shtynë pas. Hapën rrugë. Nëpërmjet monopatit, mes tendave, vinte kaluar, mbi kalë të kuq, një cigan i bëshëm, mustaqevarur. Shoqëruar nga dy ciganë pleq. Ai qëndroi në mes të sheshit. Kërceu shkathtësish nga kali. U përshëndet me dasmorët duke thënë:
“ Një jetë, një shpirt!”
“ Një shpirt, një jetë!” u përgjigjën ata.
Cigani ardhës ngriti brokën me raki. Piu disa gllënjka të mëdha. Pjesën tjetër e derdhi në qafën e shkurtër, të trashë si dem, e në gjoksin e përmbytur nga qimet e zeza.
“Rakia lumë, qejfi përpjetë,” tha ai.
“Hatëri mos të mbetet dhe qejfi të mos të prishet. Rakia dhe gazi përpjetë, u përgjigjën dasmorët.
“ Hatëri është si helmi,” ia bëri cigani ardhës.
“Ciganët nuk njohin hatëre dhe helme për dhëndurët,” u përgjigjën dasmorët.
Mihali vështroi Viton si i çakërdisur.
“Vito, kjo është skandaloze. Shihe. Sytë e saj do treten nga dhimbja,” fliste Mihali me zë të ndryshuar.
“ Hesht, qetësohu, na lër të dëgjojmë,” këmbënguli Vito, “diçka po ndodh.”
Ciganët po ulërinin të inatosur. Dhëndri këputi kopsat e këmishës dhe i ra gjoksit me grusht. Më pas drejtoi gishtin tregues nga nusja. Dikush bërtiti:
“Heshtni.”
Dhëndri tundi sërish gishtin tregues drejt nuses. Më pas e mblodhi gishtin në pëllëmbë dhe qëlloi përsëri gjoksin me grusht. Të gjithë dasmoreve pothuajse u kishte dalë e pira. Ata vështronin të ndërkryer.
“ E kishim bërë me fjalë ndryshe,” foli plaku pa hequr pipën nga goja.
Dhëndri goditi dheun me këmbë si mushkë.
“ Jam cigan i fisëm unë.”
Nusja u ngrit. Fytyra e vajzës tregonte dhembje të madhe, të pashërueshme. Sytë e saj përdridheshin, luhateshin si një shpend i plagosur. Vështronin vjedhurazi nga Mihali, si t’i thoshte. Ik, mbaroi, humbi, ik…
Duart e plakës pa dhëmbë, që vazhdonte të përtypej, dhe burrit të vrazhdë me pipë të gjatë, u ndehen të drithëruara, të trembura drejt vajzës, për ta ndihmuar të zbriste prej stolit të gjatë. Atë me siguri e kishte mpirë qëndrimi i pafund. Ata ishin pa shpirt. Ajo gjithë vendosmëri i ktheu mbrapsht. Këmbëngulja e truprojës ishte alarmante. Ata i luteshin zë ulët, i përgjëroheshin. Ata e qarkuan nusen.
“Ç’ po ndodh, mërmëriri Mihali: Ç’shtë ky panik, më lër të bëj diçka.
“ Mos do lësh lëkurën. Hesht, ia ktheu Vito.
Dhëndri qëndroi në mes të sheshit, këmbë hapur si shtatore. Një fëmijë i vogël u afrua drejt tij, i zgjati tasin me vaj. Dhëndri leu mustaqet, nusja kërceu pupthi në tokën e fortë. Dhëndri kaloi shpinën e dorës mbi mustaqet që shkëlqenin nga vaji. Ai zbardhi dhëmbët e verdhë, pastaj spërkati qafën e trashë dhe gjoksin me raki.
“Nuse të mbarë, falmë zot,” tha ai.
Mihali vështronte hutueshëm. Vajza hidhte shikimin drejt tij gjithë përvuajtje, dhembje, tmerr. Ik, të lutem, mbaroi. Ajo hodhi dy hapa të vogla, si të ishin prej fëmije.
Sytë e dasmorëve ishin mbërthyer mbi nusen. Trupi i saj u drodh si gjeth i ndodhur në mes të furtunës. Këmbët e bardha, jashtëzakonisht të brishta, sikur të mos ishin përkëdhelur prej rrezeve të diellit, u drodhën, u lëkundën sa andej këndej. Trupi iu epua, u përdrodh. Gjendja klithi:
“ Nusja e humbi, mbajeni. Mbiu syri i keq.”
Nusja nuk u rrëzua. Me përpjekje titanike, ajo u çapit. Tre hapa, katër, pesë. Edhe pse përpiqej të çapitej tmerrësisht ngadalë, trupi i lëkundej si lavjerrës.
Burri me pipë bërtiti;
“Le të fillojë muzika. “
Dhëndri qeshi duke nxjerrë dhëmbët e verdhë. Plaka pështyu ndër këmbë peshkun e zbardhur dhe sokëlliti.
“ Uheeeeej, uheeeej, uheeeej!”
Mihali ishte shokuar. Trishtimi në sytë e vajzës ishte oqean i tërë. Qerpikët e saj të gjatë, e kishin humbur ngjyrën, ishin bërë si gjethe pishe. Ato thoshin: “Do ishte mirë për të dy, të kishe ikur. T’u luta. Të kishe ikur përpara se unë të ngrihesha, të ecja. Le të mbetesha në kujtimin tënd ashtu siç dëshiroje. Unë të thosha, mbaroi…”
Mihali ndihej si t’i kishte rënë dielli mbi kokë. Bukuria e saj ishte përmbysur, bërë petë, duke i lëshuar vendin fatkeqësisë fizike, mëshirës. Dhëndri mustaqe varur, s’e la nusen të ecte zbathur në tokën e fortë. Ishte stërmundim për atë krijesë.
Ajo ishte një sakate e mjerë. Dhëndri e mbërtheu për beli si lodër dhe e hodhi në shalë të kalit të bardhë. Ciganët filluan të ulërinin, të kërcenin, të pinin. Dy ciganët muzikantë vazhdonin tu binin daulleve. Mihali qëndronte i mpirë, mbështetur në bishtin e kitarës. Ata nuk u përgjigjeshin kërkesave dhe kërcënimeve të dasmoreve, për tu rënë veglave. Dhëndri mustaqevarur, kërceu mbi kalë. Kapistallin e kalit të nuses e lidhi mbas shalës së kalit të tij. Burri me pipë të gjatë i zgjati brokën me raki. Dhëndri piu gjatë, me zhurmë. Rakia u derdh në mustaqe, në mjekër, në gjoks. Ai klithi i kënaqur. Duke e kapur brokën për fundi, derdhi raki drejt nuses. Ajo dukej si fëmijë e pambrojtur. Dhëndri qeshi me të madhe. Nusja vari kokën në gjoks. Filloi të qante me dënesë.
“ Nusja qau, e zboi shejtanin. “
Dasmoret ulërinin në kupë të qiellit, kërcenin zbathur, si të marrë. Dhëndri fshikulloi ajrin, dhe tërheqi dhunshëm kapistallin e kalit të bardhë të nuses. Ajo lëkundej sipas trokut të kalit, kokëulur, mbërthyer nga dënesa. Mihali donte të vraponte mbas kalit të bardhë. Vito e mbërtheu fort mbas krahu.
“Të shkretet ne, verbohemi nga shkëlqimi i rremë,” foli Vito duke tundur kokën mendueshëm: “Sidoqoftë, e shkreta sakate ishte peri.”
Trupi i vajzës lëkundej vajtueshëm në shalë të kalit. Kali i bardhë mbarte jo një nuse të bardhë, po një vajtim. Ajo ktheu për herë të fundit kokën e bukur, si një flutur e goditur,e rrëmbyer, e flakur. Krahët qerpikë, lëvizën ngadalë, i treti era e lehtë. Asgjë. Gjithçka ishte mbështjellë nga ujërat e shelgjeve vajtues. Lotët e vajzës kullonin nëpër shelgjet e gjelbër, ku më pas ciganët do t’i mblidhnin dhe do thurnin shporta. Ndaj shportat dhe kanistrat janë aq të mrekullueshme.
Ciganët të lodhur, të dehur, u shtrinë përdhe në truall. Mihali me Viton hodhën veglat në sup,bënë të largoheshin. Rrugën ua preu cigani me pipë të gjatë. Ndërmjet pjesëve të lira të buzëve, ai hodhi përpara këmbëve të tyre, një cirkë të gjatë pështyme. Pranë tij u afrua plaka pa dhëmbë. Ajo pështyu gjithashtu.
Fryu erë dhe çadrat e ciganëve u mbështollën nga shelgjet lotues.
Vonë, Mihali u përpoq të mësonte diçka për vajzën, që ishte thjesht yll nate në perëndim. Ciganët mbas një muaji mblodhën çadrat dhe tendat, shelgjet u vyshkën shumë shpejt. Ata u larguan, s’dihej se ku, duke lënë pas togje hiri, shenjat e hunjve të çadrave, ngulur thellë në tokë, por që u mbushën shumë shpejt, nga uji qysh në shirat e para.
Në çdo dy, tre vjet, grupe të ndryshme ciganësh vinin dhe shkathtësisht ngrinin çadrat anës lumit, ku kishte shelgjishte me bollëk, ku ata laheshin të shkujdesur, herë me gjithë rrobe, e herë lakuriq. Thurnin shporta të bukura, këndonin, kërcenin deri në mesnatë.
“ Vërtet qejf bëjnë ciganët, hanë, pinë, dëfrejnë. Jetë pa derte dhe halle, lum ata, ” thoshin qytetarët për ta.
Grupi i ciganëve, me burrin me pipë të gjatë dhe plakën pa dhëmbë nuk u dukën më. As ajo vajzë engjëllore me ciganin mustaqevarur. Ndoshta ciganët, u shmangeshin trazirave të pakëndshme. Pranonin një jetë jashtëzakonisht të thjeshtë, pa orendi. Pa brenga dhe halle…
* (fragment nga romani : ” Vetmia e zerave”)
Archives for May 2014
Festohet Dita e Nënave në SHBA
Në më shumë se 60 vende në botë (përfshirë edhe Shqipërinë e Kosovën), e diela e dytë e majit festohet si Dita e Nënës. Dita e Nënës, ajo është një ditë nga më të bukurat që i kushtohet nënave, dhe grave tona – për t’i falenderuar ato me dashuri, mall dhe respekt për të bërë dhuratën më të bukur, se ato na kanë dhënë – jetën. Kjo është një ditë që të kujtojmë me plot mall edhe nënat tona që nuk janë më midis nesh ….!
Nga Beqir SINA/
NEW YORK CITY : E diela e dytë e majit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është Dita e Nënave – Mother’s Day, dhe buqetat me lulet e freskta, çokollatat, kartolinat, dhe peshqeshet e bukura, përbëjnë edhe dhuratën më të bukur simbolike, të kësaj dite. Një tjetër mënyre për festimin e kësaj dite, në SHBA, është edhe vizita në një park të veçantë të qytetit, drekat në lokale dhe vende luksoze, së bashku me nënat e gartë në mesin e familjeve.
Në fakt kjo ditë ishte shpallur si Dita e Nënave – Mother’s Day nga ana e Anna Jarvis e cila e humbi nënën e saj në vitin 1908. Më pas ajo u pranua edhe nga Kongresi Amerikan si Dita e Nënës dhe filloi të përhapej me shpejtësi edhe në vende të tjera të botës.
Në më shumë se 60 vende në botë (përfshirë edhe Shqipërinë e Kosovën), e diela e dytë e majit festohet si Dita e Nënës. Megjithatë, duhet cekur se kudo që të festohet dhe në çfarë date apo dite të festohet Dita e Nënës, ajo është një ditë nga më të bukurat që i kushtohet nënave, dhe grave tona – për t’i falenderuar ato me dashuri, mall dhe respekt për të bërë dhuratën më të bukur, se ato na kanë dhënë – jetën. Kjo është një ditë që të kujtojmë me plot mall edhe nënat tona që nuk janë më midis nesh ….!
Në Shtetet e Bashkuara sot, ngado që të shohësh patjetër që shikon njerëz duke “nxituar” për blerë një buqet sa më të bukur me lule të freskta, një dhurat kjo e bukur për nënën, gruan, motrën, vajzën apo djemt e ri për të fejuarën. Parqet e qyteteve, gumëzhijnë , janë të mbushura plotë e përplotë me njerëz, ku familjarët dalin së bashku në formen e piknikut të kaljonë një ditë të gëzueshme në natyrë. Koha e bukur sot, qe mbizotron kudo në këtë ditë, u ka bërë edhe një “suprizë” për të “nxjerr” jashtë në natyrë miliona e miliona amerikanë, të dalin sot masisvisht nëpër parqet e bukuar të qyteteve, përreth detit e liqeneve në zonat për rreth tyre.
Nju Jorku, Kenektikët, Pensillvenia dhe Nju Jersi, Detroit, Boston, Çikago, Florida, Dallas, Feniks, vëndet ku jetojnë edhe më së shumti shqiptarët, dhe vendet këto që njihen për mjediset e shumta natyrore, për parqet plot lule e gjelberim, liqenet e vogla artificiale, këndet sportive, jane parqet ku edhe familjet shqiptare, sot, qoftë edhe në një ditë të vetme, si kjo të bukur që është sot, më 10 Maj të “ndajnë mendjen”, për të qëndruar, larg zhurmave të përditëshme, dinamikës së jetës amerikane( punës), dhe të dalin në një park, apo të shkojnë në një lokal apo vend të bukur familjar, së bashku për të festuar 10 Majin Ditën e Nënës(ose të djelën e dytë të muajit Maj).
Ndonëse, kjo festë, është relativisht e re tek ne shqiptarët, natyrisht, që është një festë e “importuar” nga familjet Amerikane, ajo festohet masivisht edhe tek shqiptarët e Amerikës – Në komunitetin shqiptarë, Ditën e Nënës – shumë familje shqiptare në Amerikë, i bashkohen shoqatatave dhe organizatatve, duke e festuar ende në një linjë me traditën e festimit të 8 Marsit. Pra, duke organizuar mbrëmje festive , ku mblidhen gratë dhe familjet e tyre të moshave, dhe vedeve të ndryshme, Shqipëria , Kosova dhe viset shqiptare.
Mirëpo, jo si në SHBA, por edhe në Shqipëri, dhe Kosovë, kjo festë ka filluar të shënohet me festime të ndryshme familjare. Deri para se të rrëzohej sistemi komunistë, kjo festë ishte ideologjizuar ashtu si dhe të gjitha festat e tjera të asaj kohe. Në Shqipëri, kjo ditë “ngatërrohej” me datën 8 Mars, e cila festohej në atë kohë si festa e nënave, ndërkohë që 8 Marsi ishte Dita Ndërkombëtare Gruas.
Demokracia diktatoriale nuk na duhet.Cikli i saj eshte i mbyllur
Demokracia diktatoriale nuk na duhet.Cikli i saj eshte i mbyllur/
Nga Shkruan Artur Roshi*/
TIRANE : Nese mund te kishte patur dicka fisnike ne nderimin e viktimave luftetare te Luftes se Dyte Boterore-,qe ne vendin tone si asgjekundi tjeter u zhvillua ne suazen e luftes civile me laikmotivin “te vras…im kundershtaret ideologjike,per te akumuluar pushtetin”-ky nderim i diktatures e baltosi serish.
Nuk i quajta partizan sic i kane quajtur rendomte,por viktima luftetare te idealeve dhe te nje lufte qe nuk e kuptonin,prehe e te cilave rane edhe vete,disa qe ne kohen e luftes dhe te tjeret ne kohen e clirimit te pushtuar,lirise se roberuar,rrethuar me tela me gjemba,qe i dhuruan atdheut te tyre.
Ne emer te shenjterise se perdhosur te kesaj lufte te munguar dhe me kontributin e saj ne “heqjen qafe”te elites intelektuale dhe zevendesimi i saj me nje elite te pashkolluar,e ndihmoi regjimin komunist qe te instalonte ne Shqiperi nje diktature qe paturpsisht e quanin demokratike.Nje diktature demokratike te proletariatit qe e mbylli ne izolim te plote Shqiperine. i skllaveroi shqiptaret ne gjithe kuptimin e fjales,i mbyti ne mjerim,dhe perfundoi duke cuar ne gijotine edhe kokat e atyre qe kontribuan ne kete rend diktatorial qe po ndertonte e vetme shqiperia e mbasluftes-njelloj si revolucioni jakobin.
Keshtu jetoi duke mos jetuar per gati 50 vjet Shqiperia: e burgosur,e uritur,e denuar me nje vdekje mizore te ngadalte qe e brente deri ne emberion.Keshtu jetoi Shqiperia,rrethuar me bunkiere,me idealet e nje lufte imagjimare qe e kishte “fituar”me aksione guerile ,me vrasjen e sivellezerve, te cilet edhe pse nuk ishin sivellezer ideali ishin padyshim vellezer gjenetike te nje rrace.
Ne vitet 90 ne Europe ra perdia e hekurt dhe komunizmi me te gjitha te keqijat qe I kishte bere ai jetes njerezore,me gjithe degradimin qe I kishte sjell ai personalitetit njerezor,vdiq. Ish vendet e lindjes njohen krimet e komunizmit dhe kryen procesin e dekomunistizimit te shoqerise. Kjo u dha artye mundesine te rifillonin jeten dhe te ndertonin demokracine.
Ne Shqiperi ende pas 24 vjetve nuk ka ndodhur kjo,ende nuk njihen keto krime intucionalisht,historia ende eshte e pavertet dhe dekomunistizimi,hapja e dosjeve nuk kane ndodhur,si rrjedhoje edhe demokracia nuk eshte ndertuar ende.
PPSh u mblodh ne kongresin e saj te fundit mbas 90 dhe jo vetem qe nuk beri reformen e saj,por u mjafua vetem me nderimin e emrit,drejtuesit ishin po ata.
Pati edhe shume ishkomuniste te tjere qe I perkisnin edhe ata ndoshta elites se prodhuar nga sistemi komunist,por që ndoshta e kishin kuptuar mizorine e regjimit diktatorial dhe u bashkuan me partine antiregjim qe u krijua ne 90, Partine Demokratike .
Me gjithe problemet qe vimin nga mungesa reformash te thella drejt lirise se tregut,nga mungesa e njohjes se te vertetes historike dukej se demokracia e brishte e Shqiperise me gjithe problemet e saj deri diku funksiononte.Europa dhe Amerika na perkrahen, u anetaresuam ne Nato dhe jemi ne process per kandidimin ne BE. Ky nderim I deshmoreve me sfond te qarte politik adhurimin e diktatures eshte nje regres ne historine tone dhe me pasoja per proceset integruese.
Nuk e kuptoj drejt kujt adresohet ky adhurim,drejt shqiptareve? Shqiptaret u ndan ne vitin 1990 nga diktatura.Ata nuk e votuan kete qeveri si bijte e eterve,por u dhane pushtet me bindjen se jane larguar nga mendesite e priderve te tyre,votuan me mendimin qe klasa politike e kishte bere reformen e saj,duke patur reference disa ishkomuniste qe ishin reformuar sic kishte ndodhur tek PD,por kjo rilindje e diktatures dhe diktatorit tregoi te kunderten dhe kjo eshte nje shuplake per nje million veta qe votuan dhe besuan ne te kunderten.
Kjo perulje para fotografise se diktatorit dhe qendrimi ne roje nderi me grushtin lart eshte nje shuplake e madhe morale per te perndjekurit,ky ishte kesti I pare I demshperblimit te tyre qe ata morren nga rilindasit ne qeverisje.
Kjo rilindje shkon ndesh edhe ndaj perendimit.Ky riadhurim I diktatures qe filloi me shfaqen si padashje te fotografise se diktatorit ne ceremonialin qeveritar te 29 nentorit,qe u rihodh ne qarkullim diten ne diell ne disa varreza deshmoresh,me preteksin e mitizimit te kesaj pseudo lufte ne 5 maj dhe sipas skenarit te qeverise do te agravohet me tepert ne ditet e festimit te 70 vjetorit te clirimit.Nderkohe qe shqiptaret e dine qe ajo qe erdhi pas lufte mund te pershkruhet me mijera fjale,por si clirim nuk mund ta pershkruash dot.Pra,kjo fryme adhurimi shkon ndesh me interest e vendit,me mbeshtetjen e perendimit,me integrimin ne BE.Ku e gjen valle moralin kjo qeveri qe te eci kunder interesave te vendit,kunder interesave te vetvetes? Pergjigjja eshte sigurisht brenda filozofise marksiste ,qe eshte kunder kapitalit dhe kunder egzistences se vete jetes njerezore,sepse jeta nuk mund te ndahet te mirat materiale te kapitalit.Ne kete filozofi njeriu dhe dinjiteti I tij zhvisheshin nga njerezorja dhe vishnin armaturen e idealeve komuniste.
Kjo qeveri cdo dite te saj ka treguar se ka rilindur gabim.Ka treguar qe ideologjine e eterve nuk e kane vrare qe te rilindin te lire,jo ata cdo dite e me shume tregojne se kane rilindur nga I njejti brume,ai I eterve te tyre.Prandaj shoheim qe cdo dite e pak nga pak,por ndonjehere dhe ashiqare te ngreje krye instalimi I nje demokracie diktatoriale,te nje pseudo demokracie qe fillon me akumulim kopetencash e pushtetesh ,shkelje ligjshmerie dhe kulmon me nderimin dhe mirenjohjen e hapur per idealet e eterve dhe te diktatures.
Demokracia diktatoriale,nuk na duhet.Cikli i saj eshte i mbyllur.
*Artur Roshi – Kryetar i Partise Balli Kombetar Demokrat
Presidenti i kerkon Kryeprokurorit zbardhjen urgjente te Divjakes
Presidenti Nishani kërkon angazhimin maksimal të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për hetimin e ngjarjes së Divjakës/
Tirane- 11 maj 2014/
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani thirri dhe zhvilloi një takim pune në Zyrën e Tij me Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla rreth ngjarjes së rëndë të Divjakës, ku mbeti i bllokuar një avion dhe u kapën disa qindra kilogramë drogë.Presidenti Nishani i kërkoi Kryeprokurorit Llalla angazhimin maksimal të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për të drejtuar hetimin që në çastet e para deri në zbulimin e plotë të ngjarjes së paprecedent.
Duke siguruar për mbështetjen e Tij të palëkundur institucionale, Kreu i Shtetit shqiptar theksoi gjatë takimit me drejtuesin e organit të akuzës, zotin Llalla, se hetimi i kësaj ngjarjeje duhet të jetë i gjithanshëm, me profesionalitet të lartë, transparent si dhe i besueshëm.
LEKSIONI SHQIPTAR I TIVARIT TË SOTËM
Nga Ramiz LUSHAJ/
1. Në disa elektoriada lokale shqiptarët etnik të Tivarit ishin të bashkuar, të pa përndamë nëpër partina politike shqiptare. Krejt ndryshe nga vllaznit e vet shqiptarë në Ulqin, Tuz, Plavë-Guci, Podgoricë e Rozhajë, këta, hqiptarët tivaras, votonin vetëm për një parti politike, për Lidhjen Demokratike (LD) të Mehmet Bardhit, ma e vjetra parti shqiptare në Mal të Zi. Parti një çerek shekullore.
Shqiptarët e atyshëm në zgjedhjet lokale të fundit (2010) fituan vetëm një këshilltar në kuvendin komunal me 36 antarë. LD mori 749 vota, kryesisht nga shqiptarët e krahinës etno-historike të Krajës. Këto vota të LD, për krahasim, mund të përkthehen edhe si një e pesta e një mandati deputeti në Parlamentin e Malit të Zi.
Lidhja Demokratike (LD) doli e vetme në zgjedhjet lokale të vitit 2010 në Tivar dhe mori pothuaj sa dy grupimet politike shqiptare në kit’ komunë në zgjedhjet e fundit parlamentare Tetor – 2012, si “Koalicioni Shqiptar” (Lidhja Demokratike, Partia Demokratike e Alternativa Shqiptare) 511 vota dhe ai “Për Bashkim” (Forca e Re Demokratike–FORCA, Partia Inisiativa Qytetare, Lëvizja “Perspektiva”) 255 vota.
Edhe sivjet, më 25 maj 2014, Lidhja Demokratike, kryetari i këshillit komunal të saj në Krajë, Ismail Doda, ende pa fillue votimi e ka të sigurt një vend ulës në “parlamentin” lokal 37 antarësh të Tivarit.
2.Sivjet, drejt Tivarit iliro-arbnor, në zgjedhjet komunare të 25 majit 2014, kanë hyrë rishtar edhe dy parti politike shqiptare: Partia Demokratike (PD në MZ) dhe Fryma e Re Demokratike (FORCA), të cilat po duan me e zgjerue gjeografinë e fuqinë e tyre elektorale. E dyta parti politike shqiptare në Mal të Zi, Unioni Demokratik Shqiptar (UDSH), nuk ka qasje. Të tjerat parti politike shqiptare po lëvizin kryesisht në “korridorin politik shqiptar” nga Tuzi (Podgoricë) – Ulqin. Ndonjana parti mrizon nën hijen e vet. Ndokush sish (UDSH) marrëzon me Gjukanoviçin deri edhe për zgjedhjet lokale në treva me shumicë shqiptare (!)
Çka i shtyni drejt Tivarit shqiptar dy forcat politike shqiptare PD e FORCA? E para, numri i votave të siguruara në koalicionet elektorale të Tetorit 2012. E dyta, zgjedhjet lokale në komunën e Ulqinit në fundjanar 2014, ku FORCA e Nazif Cungut mbeti humbëse e Partia Demokratike (PD) e Fatmir Gjekës doli fituese. Këto dy parti kishin dalë në skenën politike pas shkëputjes të liderëve të tyre nga Unioni Demokratik i Shqiptarëve (UDSH) tue i marrë edhe një pjesë të antarësisë së saj, etj. E treta, e fshehta, disa parti politike shqiptare të sprovës apo orbitale të tyre po duan me i marrë terren politik, elektoral, Lidhjes Demokratike (LD), që ndër dekada ka figura politike të hershme e të reja që e kanë mbajt veten e qëndrue fortas në kambë politikës sllave.
Për herë të parë shqiptarët e Tivarit u vnuen përballë alternativës me zgiedh njanën prej tri partive politike shqiptare për me ua dhanë votën e tyre më 25 maj 2014 për pushtetin lokal. Kjo shumësi partish politike, shihet në dukje si arritje e demokracisë, po në palcën e kockën e vet është kryqëzatë antishqiptare.
Tri parti në Tivar janë shumë për ma pak se 2.000 shqiptarë votues të 25 majit 2014. Kjo rrezikonte që shqiptarët e Tivarit të mos e fitonin as një mandat këshilltari si më 2010 (!) Mos përfaqësimi i tyre ishte humbje politike për shqiptarët, (vet)përjashtim nga qeverisja lokale, asimilim i tyre.
3.
Ndaj, tri partitë politike shqiptare LD, PD e FORCA, degët e tyre lokale në Krajë të Tivarit, siç duket i parandjenë këto rreziqe politike-etnike-elektorale prandaj lidhën sëbashku në prill 2014 një aleancë paraelektorale me firmat e liderve lokal partiak: për LD nga kryetari Ismail Doda, për FORCA nga kryetari Ilirijan Koliqi dhe për PD nga kryetari Fitim Draga. Ishin të pranishëm edhe tre liderët kryesorë të partive politike shqiptare: Mehmet Bardhi, Fatmir Gjeka e Nazif Cungu.
Ishte koalicioni i parë panshqiptar në komunën e Tivarit nga “partitë e Krajës”.
Njëherash është edhe i vetmi koalicion partiak gjithëshqiptar komunar e rajonal që kryhet në trevat etnike shqiptare me të gjitha partitë politike shqiptare pjesmarrëse në zgjedhjet lokale të 25 majit 2014. Kjo risi politike shqiptare nuk ndodhi sivjet në asnjë nga komunat me popullsi shqiptare si ato të Ulqinit, Tuzit, Gucisë, Podgoricës, Plavës e Rozhajës.
Pas këtij akti politik me vullnet të lirë e të mirë ky Koalicion Shqiptar Trepartish lidhi një aleancë ma të hapët me Partinë Boshnjake (PB) me kryetar lokal Munib Licina, për të cilin kam me shkrue veçmas, pasi kam disa kritika e sugjerime.
Ky koalicion ishte koalicioni i parë ndëretnik në Tivar, në mes të shqiptarëve të bashkuar e myslimanëve boshnjakë të bashkuar.
Tivari me mbi 43 mijë banorë të etnive të ndryshme: malazezë, serbë, “muslimanë”, shqiptarë, boshnjakë, kroatë, etj. sivjet numëron 36.400 votues të regjistruar . Kjo rritje e elektoriatit do të thotë ndryshe edhe një këshilltar komunal ma shumë se në zgjedhjet e kaluara të 2010-tës. Pra, gjithsej, 37 “deputetë lokal”, nga të cilët mendohet se mund të jenë dy apo tre “deputetë” shqiptarë, ndoshta tre përfaqësusit e tri forcave politike shqiptare.
Shqiptarët në Tivar vit pas viti po rriten si forcë aktive në politikbërjet komunare, po faktorizohen përballë kohës e etnive apo komuniteteve etno-kulturore-historike të ardhura në këtë komunë bregdetare portuale, tokë etnike iliro-arbnore.
Shqiptarët e Tivarit, veçmas në krahinën etno-historike të Krajës, kanë gjithato problematika për zgjidhje emergjente nga shteti i Malit të Zi: përdorimi i gjuhës dhqipe në komunën e tyre; ruajtjen e trashëgimisë kulturore, historike e shpirtërore; kthimi në gjëndjen e maparshme të kishave nëpër ujdhesat e liqenit të Shkodrës, mosuzurpimi nga sllavët i kishës së Shën Mërisë, heqja e objektit në formë kishe nga maja e Rumisë; hapja e pikës kufitare me Shqipërinë në Zogaj (Hutaj)-Skje; realizimi i shpejtë i projektit të furnizimit me ujë të pijshëm të Krajës; riparimi i rrugëve regjionale si ajo Katërkoll-Ostros-Virpazar që i lidhën tri bashkësi vendore Cërmicë-Shestan-Ostros; vendosja e linjës periodike të autobuzit Gjuraç-Ostros-Tivar, etj.
Kraja e banuar nga shqiptarët e saj etnik shtrihet në breg të bazenit ma të madh të ujit në Ballkan, ndërsa në truallin e shtëpiat e saj nuk ka ujë të pijshëm. Kjo mungesë e pajustifikueshme lejohet pasi kësisoj synohet shpërngulja e shqiptarëve nga trojet e veta etnike. Ky rast ëshë kulmi i burokracisë gjukanoviçiane, i papërgjegjshmërisë të qeverisë së tij, pasi projekti nga agjensia turke “TIKA” është vetkrye prej kohësh dhe ndodhet në sirtarët e komunës së Tivarit bregdetar dhe tek një agjensi tjetër në Alpe, në Bijellopoljn veriore, e cila e ka ekskluzivietin e përkthimit të projektit nga gjuha turke në atë malazeze e mbasandejna përcillet për liçensim. A thue edhe kësaj vere shqiptarët e Krajës do të mbeten buzëtharë pranë ujit, me shpresë përballë pabesisë shtetërore malazeze e serbe në Tivar, Podgoricë e Çetinë?!
4.
Kjo aleancë e tri partive politike shqiptare në Tivar duhet përshendet, po jo për ta admirue në tepri, pasi shqiptarët nën Malin e Zi nuk duhet të kenë ma shumë se dy apo tri parti në krejt rajonin nga bregdeti në Alpe.
Tashti shqiptarët nën Malin e Zi kanë 11 parti: Lidhjen Demokratike (LD) të Mehmet Bardhit, Unionin Demokratik Shqiptar (UDSH) të Mehmet Zenkës, Forca e Re Demokratike (FORCA) e Nazif Cungut, Partia Demokratike (PD) e Fatmir Gjekës, Partia e Prosperitetit Demokratik (PPD) e Ali Rexhës, Alternativa Shqiptare (ASH) e Gjergj Camajt, Inisiativa Qytetare (IQ) e Vasel Sinishtajt, Lëvizja Perspektiva (LP) e Amir Hollit, Aleanca Rinore Shqiptare (ARSH) e Anton Lulgjurajt, si dhe dy parti të reja në Plavë-Guci, të porsa daluna nga dimni i vitit 2014.
Partia Demokratike (PD në MZ) ka dalë e vetme në Tuz e Podgoricë, në Guci dhe në Plavë. Ende nuk kam të dhana për elektoriadën e shqiptarëve tanë të Rozhajës.
Unioni Demokratik i Shqiptarëve (UDSH) pasi i doli krah antishqiptar partisë (DPS) të Gjukanoviçit në zgjedhjet lokale të parakoshme në Ulqin (26 janar 2014), tashti ka ri/hy thithtas në “Koalicionin për Tuzin Evropian” të Gjukanoviçit e nën sqetullën e partisë së tij (DPS) elektoron edhe në Podgoricë e komunën tjetër urbane të Golubovcit. Tashti UDSH po del e vetme në komunën e Gucisë dhe në aleancë me FORCA në Plavë (!) Kjo parti, UDSH, me dal haptaz edhe në Alpe, si në Ulqin e Podgoricë, me u fut në aleancë me partinë e Gjukanoviçit, që në Plavë ka nxjerrë devizën elektorale “Për Plavën Europiane–Milo Gjukanoviç” dhe në komunën e Gucisë t’i bashkangjitej Koalicionit antishqiptar të Gjukanoviçit “Njëzëri për Gucinë” (sëbashku me partitë DPS-BS-SDP).
Në komunën urbane të Tuzit dhe në komunën e kryeqytetit, të Podgoricës, dy parti shqiptare: Alternativa Shqiptare e Inisiativa Qytetare kanë krijue një koalicion të përbashkët. Asnjera prej tyre nuk konkuron në komuna të tjera me popullsi shqiptare, as në Tivar, as në Plavë, as në Guci, as në Rozhajë.
Dy partitë e reja shqiptare konkurojnë vetëm në komunat e tyre, pasi ndoshta aty apo prej aty duan të bajnë “bio-politikën” e vet. Inisiativa Qytetare konkuron e vetme në Plavë, sikurse edhe Aleanca Shqiptare doli e vetme në komunën e re të Gucisë.
Nisur nga kjo panoramë gjeo-politike elektorale kjo aleancë e tri partive politike shqiptare në Tivar duhet përshendet vllaznisht, po nuk duhet admirue në tepri, pasi shqiptarët nën Malin e Zi nuk duhet të kenë ma shumë se dy apo tri parti në krejt rajonin e vet nga bregdeti Ulqin-Tivar deri në Alpe, në Plavë-Guci e Rozhajë.(Ne Foto:Mehmet Bardhi, Kryetar i LD ne Mal te Zi)
- « Previous Page
- 1
- …
- 48
- 49
- 50
- 51
- 52
- …
- 73
- Next Page »