• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for July 2014

Gjoke Deckaj: Ju tregoj tmerret e familjes sime ne kampet e Enver Hoxhes

July 6, 2014 by dgreca

Deshmia ekskluzive per Gazeten “Koha Jone” e shqiptaro-amerikanit, Gjok Pjeter Deckaj, me origjine nga fshati Kushe i Hotit, i cili pasi provoi kampet e Tepelenes dhe Savres, ne vitin 1954 u arratis nga Shqiperia dhe perfundoi ne SHBA/
Intervistoi Dashnor Kaloci/*
“Nje nate, nje grua e re nga Tropoja e cila priste te lirohej, shkoi naten per te hapur varrin e femijes se saj i cili i kishte vdekur para 8 muajve ne moshen 5 vjecare. Duke hapur varrin me lugen qe hanim supen, ajo fshinte eshtrat me fustanin e saj dhe i thoshte: “Nuk te le nena ketu ty jo”. E shkreta grua, u detyrua t’i thyente eshtrat e te birit me qellim qe t’i fshihte ne rrobat e trupit pa u diktuar nga rojet e kampit, pasi nuk lejohej qe t’i merrte. Ate nate, bashke me te ka qene dhe nena ime duke e ndihmuar dhe me pas ajo mundi t’i merrte eshtrat e te birit dhe t’i varroste ne Theth”. Deshmia e mesiperme e cila duket sikur eshte pjese e ndonje skenari te filmave horror, nuk eshte as me shume dhe as me pak, por nje ngjarje krejt e vertete e ndodhur gjysem shekulli me pare ne kampet e tmerrshme te regjimit komunist te Enver Hoxhes. Njeriu qe e rrefen kete histori tragjike, eshte 62 vjecari, Gjoke Pjeter Deckaj, i cili ka pasur vete fatin tragjik te provonte keto kampe qe porsa kishte ardhur ne jete. Per keto dhe te tjera ngjarje nga jeta e tij, ai rrefen ne kete interviste.
Cila eshte origjina e familjes suaj?
Origjina e familjes sone eshte nga fshati Kushe i Hotit ne Malesine e Madhe. Ne nuk kemi qene familje shume e madhe, por babai im, Mark Pjeter Deckaj, ka qene shume i njohur si burre i urte dhe me emer te madh ne te gjithe ate krahine. Si gjate kohes se Zogut dhe ne periudhen e Luftes, baba nuk eshte perziere fare me politike, por ka qene i njohur si nacionalist dhe patriot.
Po me ardhjen e komunisteve ne pushtet ne vitin 1944, cfare ndodhi me familjen tuaj?
Kur erdhen komunistet ne pushtet, ne nuk na pane me sy te mire, dhe baba, Marku, shihej si njeri i dyshimte. Kjo per faktin se ne vitin 1945, ai ishte mobilizuar forcerisht nga nje repart special i forcave partizane, dhe gjate asaj kohe, duke pare krimet e shumta qe bente ai repart, me arrestime, vrasje, tortura, djegie shtepish etj, kishte fituar nje urrejtje te madhe per ta. Pak kohe pasi u lirua nga ai repart, diku nga viti 1948, babai dhe gjyshi im, Pjeter Deckaj, u arratisen nga Shqiperia.
Si ndodhi arratisja e tyre?
Ate vit, pra ne 1948-en, u arratisen plot 30 vete nga Hoti ne nje dite te gjithe se bashku dhe dolen ne Jugosllavi. Kjo ndodhi pasi nje oficer i postes se kufirit, u shkoi dere me dere dhe i njoftoi te gjithe keta persona se ishin ne liste per t’u arrestuar. Dhe kjo kishte qene e vertete, pasi nje ore pasi ata u arratisen, forcat komuniste u shkuan shtepi me shtepi duke kerkuar per t’i pushkatuar. Nga keta 30 burra, me te njohurit ishin; Prek Gjeto Marku, Nikoll Luc Doka, Mark Doshi Frangaj, Pjeter Gjon Luka etj. Bashke me keta 30 persona, u arratis edhe komandanti i postes se kufirit.
Cfare ndodhi me familjen tuaj pas arratisjes se babes dhe gjyshit?
Une linda me 17 shtator ne 5 te mengjesit (dy jave pas arratisjes se babes dhe gjyshit) dhe ne ora 9, kur nena ime (File Pashk Ademi) ishte akoma me zorre neper kembe, erdhen dhe na moren forcerisht duke na cuar ne burgun e Koplikut. Gjyshja ime shkoi te Kol Maci i cili nderhyri tek komunistet dhe ne na kthyen prape ne fshat. Por nuk na lane me shume se 3 muaj dhe me 23 prill 1949, na internuan ne Tepelene. Ate dite qe ne moren per te na cuar ne Tepelene, baba kishte ardhur afer fshatit me dy shoke te tij, trima, me qellim per te na marre me vete, e me dal ne Jugosllavi. Ai eshte afruar jo me larg se 500 metra nga ne, duke me degjuar edhe mua qe qaja pa pushim, por nuk mundi te na ndihmonte dot. Ata dy shoket i thane: Medet Mark c’ka te bejme? Dhe baba iu pergjigj: Me ngushte nuk e kam pa veten kurre. Kam frike se ma vrasin djalin, prandaj nuk mundemi te nderhyjme. Pas nje udhetimi te gjate ne rruge pa rruge, ne na cuan ne kampin e Tepelenes. Djepi ku isha une ishte duke u rrezuar nga shpina e kalit dhe e ka mbajt Bora e Prek Gjeto Markut, se ndryshe do kisha rene ne gremine. Ne Tepelene gjetem edhe familje te tjera nga Hoti e Kastrati dhe midis tyre edhe 13 prifterinj katolike te internuar. Une kam qene i vogel ne ate kohe, por nena me pas me ka treguar per vuajtjet dhe tmerret e paimagjinueshme qe kemi kaluar aty. Me kan treguar kur u rrita se Kryetari i Kooperatives se fhsatrave per rreth kampit dhe sekretari i partise kishin porositur fshataret e ketyre fshatrave te Tepelenes, qe femijet e tyre ti shanin dhe tu gjuanin me gure te interrnuarve. Dhe ka pas disa raste qe kur ktheheshin nga mali u dilnin perpara fshataret dhe shanin e gjuanin te interrnuarit.

Konkretisht cfare mbani mend nga ai kamp?

Aty vdisnin njerez cdo dite nga uria dhe semundjet, ku me se shumti femije te vegjel. Puna ishte mjaft e rende dhe sfilitese. Te internuarit punonin ne transportim lendesh drusore nepermjet Lumit Vjose dhe kur lumi ishte shume i rrembyeshem, qellonte qe lenda drusore t’i godiste dhe i linte te vdekur ne vend. Nga Gjirokastra aty sillnin qen te ngordhur dhe qelbej i gjithe kampi. Vec ketyre nje tmerr i vertete i kampit te Tepelenes ishte nje kapter me emrin Tomi, i cili i ndiqte vajzat dhe nuset e reja duke i futur forcerisht ne nje magazine per t’i perdhunuar. Mua me kujtohet se kur kam qene 5 vjec, kapter Tomi me mbajti disa minuta ne uje te ftohte, me qellim per t’i bere presion nenes sime. Aq shume zullume beri kapter Tomi me grate e vajzat e internuara, saqe vete komanda u detyrua dhe e hoqi. Nena me lidhte me brezin e djepit tek krevati qe te mos bija, pasi ne flinim ne krevate me tre kate. Here pas here nenen e nxirrnin para te gjithe kampit dhe i shanin baben, Markun, duke thene se ai ishte kriminel e lloj-lloj sharjesh te tjera. Por nena ua kthente duke iu thene: Une e njoh per burre shume te mire. Po kete gje ia benin edhe Bores se Prek Gjeto Markut (Lulaj), por ashtu si nena edhe ajo nuk fliste asnje fjale te keqe per burrin e saj, perkundrazi e lavderonte. Po te mos kishim pasur ndihmen e dajave te mi dhe gjyshes Katrine Prela, te cilet na vinin dhe na sillnin ushqime te thata ne Tepelene, ne do te kishim vdekur urie si shume nga bashkevuajtesit tane.

Cfare kujton ndonje ngjarje tjeter nga ai kamp?

Nje nate, nje grua e re nga Tropoja, (gjyshja e nenes se Gezim Nikes, kengetarit te njohur) e cila priste te lirohej, shkoi naten per te hapur varrin e femijes se saj i cili i kishte vdekur para 8 muajve ne moshen 5 vjecare. Duke hapur varrin me lugen qe hanim supen, ajo fshinte eshtrat me fustanin e saj dhe i thoshte: “Nuk te len nena ketu ty jo”. E shkreta grua, u detyrua t’i thyente eshtrat e te birit me qellim qe t’i fshihte ne rrobat e trupit pa u diktuar nga rojet e kampit, pasi nuk lejohej qe t’i merrte. Ate nate bashke me te ka qene dhe nena ime duke e ndihmuar dhe me pas ajo mundi t’i merrte eshtrat e te birit dhe t’i varroste ne Theth.

Kur u liruat nga ai kamp?

Ne vitin 1954, ai kamp u mbyll dhe ne na derguan ne kampin e Savres ne Lushnje. Bashke me te tjeret dhe nena ime, punonte deri ne brez ne uje ne tharjen e Kenetes se Terbufit. Ne nje rast nenen e sulmuan shume ushunjezat dhe asaj i ra te fiket sapo shoqet e saj e nxoren ne breg duke e ditur te vdekur. Tone Nuthi me kunatat e saj nga Pjetroshani i Bajzes se Kastratit, u perleshen me policet, te cilet donin ta fusnin nenen ashtu gjysem te vdekur me punu ne uje duke i thene: “Coju dhe puno moj kriminele”. Ne ate pune nena punoi plot 3 vjet. Aty nga viti 1956, nje dite kur erdhi aty nje oficer madhor per inspektim, Rrok Kont Marashi, me mesoi mua t’i dilja perpara dhe t’i thoja se isha i pafajshem. Konti m’i kishte shkruar ne nje leter se cfare do t’i thoja oficerit dhe une ashtu bera. I thashe se baba me kishte lene ne bark te nenes kur ishte arratisur dhe c’faj kisha une. Ai u prek nga fjalet e mia dhe tha se do e studionin punen time. Mbas disa kohesh erdhi letra dhe une u lirova kur isha 8 vjec, ndersa nena mbeti aty. Erdhen kusherinjte dhe me moren aty ne kamp e me cuan ne fshat. Por edhe aty nuk me lane te jetoja, pasi fshati ishte zone kufitare dhe me cuan ne Kastrat, ku beja cdo dite nga 2 ore rruge per te shkuar ne shkolle dhe 2 ore per t’u kthyer ne shtepi. Shkollen 8-vjecare e mbarova shkelqyeshem duke qene nxenesi me i mire dhe bera nje kerkese qe te shkoja ne Konviktin “Tom Kola” ne Shkoder, por me thane: “Rri urte e mbyll gojen se ti je djali i kriminelit Mark Deckaj. Shtrengo fort kazmen dhe mos u ndiej”. Keshtu, deri ne moshen 16 vjecare mua me rriten dajat. Ne ate kohe une isha i rritur dhe duke e kuptuar se nuk kisha asnje shprese per jeten, fillova te mendoj qe te arratisesha nga Shqiperia dhe te shkoja tek baba.

Ku ndodhej babai juaj ne ate kohe?

Deri ne ate kohe, baba ishte ne Itali, ndersa gjyshi ne Tuz te Malit te Zi dhe ne komunikonim me letra me ta.

A kishit provokime dhe a u ndiqnin njerezit e Sigurimit?

Nje person i quajtur Ndue Nikoll Markhelli, i cili ishte i dekoruar nga Kadri Hazbiu, me provokonte vazhdimisht duke vene radion te Zeri i Amerikes gjoja se do fliste baba im. Po keshtu here pas here ai me thoshte te arratiseshim se bashku. Une e kuptoja ate gje dhe nuk i lashe kurre te kuptonte se doja te arratisesha. Nje dite i thashe nenes (ne 1959 ajo u lirua nga internimi) qe te arratiseshim se bashku, por kur ajo pyeti nenen e saj, gjyshja tha: “Mos e len se do na vrasin djalin dhe do na marri ne qafe te gjitheve”. Keshtu nena me tha se ajo nuk vinte dhe une nuk duhet te ikja. Por une e kisha vendosur se bashku me dy shoket e mi, Kol dhe Gjelosh Narkaj dhe keshtu u arratisem.

Si mundet te arratiseshit nga Shqiperia?

Me 13 qershor 1966, diten e festes se Shen Ndout, i thashe nenes se do shkoja ne kishe. Ne fakt, se bashku me shokun tim, Kol Narkaj, (Gjeloshi nuk erdhi se martonte vellane) qe ishte nje vit me i madh se une, morem rrugen dhe ne fshehtesi dolem tek Leqet e Hotit, poshte ne Grabam dhe kaluam kufirin duke dale ne Jugosllavi. Aty u dorezuam te nje shtepi ku i treguam te verteten dhe ata na priten shume mire. Ajo shtepi kishte lidhje miqesie me familjen tone dhe gjeten mundesine te lajmeronin se ne ishim dorezuar tek ata. Me pas, sipas rregullave ata na dorezuan tek ushtaret, te cilet na moren dhe na derguan ne burgun e Leshkopoljes, ku na mbajten 2 muaj ne hetuesi duke na pyetur. Gjate asaj kohe, me nderhyrjen e Rroko Keqit (nga Tuzi), tek autoritetet jugosllave, ne nuk na kthyen ne Shqiperi, por na liruan dhe une shkova tek gjyshi im, Pjeter Deckaj i cili ishte ne Tuz. Me gjyshin qendrova 9 muaj ne Tuz dhe ne ate kohe, baba qe ndodhej ne SHBA, kishte bere letrat dhe me 27 shkurt 1967, me doli azili politik per ne Amerike. Keshtu nga Beogradi u nisa per ne New Jork, ku me priste baba me nje foto timen ne dore, te cilen ia kisha derguar me poste. Ka qene nje takim prekes ai me baben ne aeroportin Xhon Kenedi te New Jorkut. Baba me shikonte dhe une e shikoja. Kur m’u afrua une i thashe: “A ti je baba im?” Po tha, vetem njehere ta kam degjuar zerin. Te kam lene ne bark te nenes dhe thosha se do jete djale. Lotet na kishin mbuluar te dyve. Une i thosha: “O Mark Deckaj. Behu i forte pse qan”? Baba me pyeste se pse kisha ardhur dhe une i thosha se kisha pritur 17 vjet dhe doja t’i shikoja syte e ballit babes tim. Ndersa ai me puthte, une i thoja: Tash nuk jam ma i varfen, nuk jam i pababe.

Po pas arratisjes suaj, cfare ndodhi me nenen?

Pasi ika une, diku nje vit me vone, ndersa nena ishte ne bjeshke, spiuni Ndue Nikoll Markhelli, lajmeroi policine se nena donte me u arratis, dhe ata erdhen e moren dhe e internuan ne Hajmel, ku qendroi per 19 vjet me radhe.

Gjate kohes qe babai juaj Marku jetonte ne Amerike, a eshte marre me politike?

Me politike babai eshte marre qe kur ishte ne Itali, ku u zgjodh kryetar i Bllokut Indipendent Kombetar duke bashkepunuar ngushte me Ernest Koliqin, Gjon Markagjonin, Ismail Verlacin, Kol Bibe Mirakajn etj. Gjate asaj kohe, njerezit e Sigurimit te Shtetit Shqiptar i bene babes nje atentat me pistolete, por ai mundi te shpetonte i plagosur ne krah. Por edhe ne spital ate deshen ta helmonin me disa biskota te cilat i solli aty nje grua e veshur si murgeshe e cila pas hetimeve te Ernest Koliqit, rezultoi se kishte dale nga Ambasada Shqiptare ne Rome. Pas kesaj, baba u detyrua dhe shkoje ne Amerike.

Po me nenen tuaj kur u bashkuat?

Me 16 gusht 1990, kur isha 42 vjec, une erdha ne Shqiperi dhe takova nenen e cila ne ate kohe banonte e vetme ne Shtoj. Baba dhe gruaja ime me thoshin te mos vija se akoma nuk kishte rene komunizmi, por une e kisha vendosur dhe me mua erdhi dhe gruaja. Ne Rinas me nxoren shume probleme dhe nuk donin te me vulosnin pasaporten dhe pas nje debati prej 15 minutash, ma vulosen. Nenes i kerkova falje dhe ajo me tha se ma kishte bere hallall. Pas 5-javesh munda t’i bej letrat nenes dhe e mora me vete ne Itali, ku me pas erdhi dhe baba. Keshtu pas 42 vjet e 3 muajsh, ata u takuan ne Rome. Ka qene nje takim prekes ku vetem lot kishte. Baba dhe nena jetuan 3 muaj ne Itali dhe me pas erdhen ne SHBA ku u beme te gjithe bashke. Une i shihja kur ata qanin per njeri-tjetrin. Kur nena e pa se sa mire jetonim, tha: Tani jam gati me vdek. Dhe ashtu ndodhi vertete: Me 2 korrik 1991, dite e marte, ata te dy humben jeten ne nje aksident automobilistik.
Po ju kur e krijuat familjen?
Une jam martuar me 22 tetor 1971 me Lajde Mark Gjonajn, babai i se ciles, Pashuk Markgjonaj rrjedh nga nje familje nacionaliste mjaft e persekutuar nga regjimi komunist, njesoj si ne. Une kam 3 djem: Robertin, Palin dhe Tomin, i cili eshte asistent-regjisor dhe producent filmash ne Hollivud ku ka bashkepunuar ne 34 filma.
*E dergoi per DIELLIN, Beqir SINA

Filed Under: Interviste Tagged With: Enver Hoxhes, Gjoke Deckaj: Ju tregoj, ne kampet e, tmerret e familjes sime

Maqedonia në kurthin e një konflikti të ri

July 6, 2014 by dgreca

Shkruan: Dr. Enver Bytyçi/
Drejtor Ekzekutiv i Institutit të Europës Juglindore/
Zakonisht konfliktet e përgatitura ndodhin në fillim të pranverës. Madje që në dalje të dimrit aktorët në konflikt fillojnë e paralajmërojnë se pranvera në vijim nuk do të jetë e qetë e as e paqtë. Kështu ndodhi me shqiptarët e Maqedonisë në funddimirin dhe pranverën e vitit 2001. “Me daljen e gjethit” u ngiz konflikti I atëhershëm midis shqiptarëv dhe shtetit maqedonas për të ardhur te Marrëveshja e Ohrit e gushtit të atij viti. Duhej të vinte muaji mars i vitit 1999 që NATO të sulmonte caqet ushtarake e policore të Serbisë për çlirimin e Kosovës. Në përgjithësi konfliktet kanë përfunduar para stinës së dimrit, me qëllim evitimin e viktimave për shkaqe natyrore.
Ndëkaq këto ditë shohim se Maqedonia po i afrohet një konflikti të ri, por të paralajmëruar disa muaj me vonesë. Ajo që ndodhi më 4 korrik e që po ndodh këto ditë në Shkup ishte parashikuar të ndodhte më parë, por mesa duket nuk ishte përgatitur për fillimvitin, pasiqë në fillimviti regjizori dhe skenaristi i këtij konflikti ishtei i zënë me një konflikt tjetër, atë të Ukrainës. Por që konflikti në Ukrainë të zbehjt dhe planet e Kremlinit në atë vend të ecnin ngadalë e në mënyrë të sigurt, Moska kërkoi ndihmën e Nikolla Gruevskit. Duhej që kryeministri i Maqedonisë të radikalozonte dhunën ndaj shqiptarëve me qëllim që të lindë një konflikt i ri i përmasave europiane në Ballkanin Perendimor. Në këtë rast Vladimir Putin do të ishte i lirë të lante hesapet me Ukrainën Lindore e ndoshta edhe me Moldavinë kryeneçe, gjithnjë në emër të filozofisë raciste “Aty ku ka rusë, është tokë ruse”.
Rolin e ndihmësit të presidentit rus, Vladimir Putin, deri tani e kishin marrë serbët. Megjithatë politika serbe, e stërvitur me adaptimin sipas konjukturave e gjithnjë në dobi të interesave të saj kombëtare, u detyrua të devijojë nga detyra e mëparshme për të luajtur kartën e destabilizimit të rajonit. Megjithatë nuk mund të besohet se Beogradi është shkëputur përfundimisht nga roli i tij destruktiv në rajon. Mund të mendohet se është një tërhqje taktike e Beogradit, pasiqë asgjë nuk ka ndryshar në përpjekjet serbe për të destabilizuar Bosnjë-Hercegovinën dhe veriun e Kosovës.
Historikisht prezenca e Rusisë në Ballkan është ruajtur nëpërmjet konflikteve. Prandaj ajo e kërkon me ngulm Këtë shërbim, madje e paguan sa frëngu pulën, sidomos në këto kohë të marshit të saj në Krime dhe në territoret e tjera të Ukrainës Lindore. Nikolla Gruevski është shfaqur si aleati dhe shërbëtori kryesor i Vladimir Putin dhe politikës së tij pansllaviste në Europën Lindore. Gruevski, që me ardhjen e tij në pushtet projektoi thellimin e konfliktit me shqiptarët. Ai hoqi dorë nga zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit të sponsorizuar nga NATO, Bashkimi Europian dhe SHBA-të, ushqeu ndër maqedonasit ndjenjën e urrejtjes së pandërprerë kundër shqiptarëve, ngriti mitet historike, të cilat nuk kanë të bëjnë aspak me identitetin e kryeministrit maqedonas dhe ndërkohë realizoi e thelloi përçarjen e shqiptarëve, duke kënaq egon për pushtet të atyre “që bënë luftën e vitit 1991”. Duke i përçarë, Nikolla Gruevski, i vu në rrjesht e në garë thuajse të gjithë politikanët shqiptarë, si Ali Ahmetin, edhe Menduh Thaçin. Si argument për këtë do të mjaftonte gara e të dy këtyre udhëheqësve shqiptarë për të bërë koalicion qeverisës me Gruevskin dhe lëshimet që ata i bënë shefit të qeverisë së Shkupit, duke defaktorizuar rolin e shqiptarëve në shtetin e Maqedonisë.
Pasi realizoi përçarjen brendashqiptare Gruevski vu në rend të ditës ushtrimin e hapur të dhunës mbi shqiptarët. Më së pari u shfrytëzua për këtë mekanizmi I të ashtuquajturës “drejtësi”. Ndodhi një krim i shëmtuar, në të cilin humbën jetën pesë të rinj maqedonas. Rroftë sebepi dhe filloi gjuetia shtëpi më shtëpi kundër shqiptarëve. Ende pa u varrosur viktimat media dhe opinion maqedonas filloi të ulurasë për “inkriminimin” e të gjithë shqiptarëve. Më pas Gruevski duhej të “ zbulonte kriminelët”, dhe piketoi gjashtë të rinj shqiptarë, të cilët u akuzuan për krim të rëndë për arësye etnike. Skenari u ndërtua me mjeshtri, me qëllim që në këtë rast të arriheshin dy objektiva: Së pari që kryeqytetet europiane të bombardoheshin me propagandën maqedonase kinse “shqiptarët janë terroristë”, dhe, së dyti, që shqiptarëve autoktonë në këtë vend t’u jepej një mësim i mirë përmes dhunës së gjyqësisë, të policisë dhe të strukturave të tjera të shtetit të Maqedonisë.
Të gjashte të rinjtë shqiptarë u dënuan që të gjithë me burgim të përjetshëm, pasiqë ata “kishin kryer krimin e vrasjes së maqedonasve”. Edhe pse ata nuk njiheshin me njëri-tjetrin, edhe pse provat munguan për “të vërtetuar” fajësinë e tyre, gjykata me gjyqtarë maqedonas u shqiptoi atyre i heqjen për jetë të lirisë. Por nuk mjaftoi për Guevskin që heqjen e lirisë së përjtshme ta kufizonteme gjashtë shqiptarët e akuzuar për vrasje. Ai dëshmoi më katër korrik se ngulmon për të privuar lirinë e të gjithë shqiptarëve, nëse ata ngrejnë zërin e protestës kundër qeverisë së Gruevskit e të Ali Ahmetit. Dhunë, shkopa gome, gazlotsjellës, makina me ujë, të gjitha pajisjet e dhunës u përdorën të premten e kaluar, kur mijëra shqiptarë marshuan rrugëve të Shkupit për të protestuar për padrejtësinë e drejtësisë së imponuar dhe ndikuar politikisht e etnikisht të Maqedonisë.
Gruevski gjeti rastin t’i provokojë sërishmi shqiptarët. Por provokimi i tij nuk mund të fshihej. Bota e civilizuar ka mbajtur shënim faktin se operacioni mori emrin “Monstra”., një emërtim ky sa fyes e denigrues për shqiptarët,a q dhe spekullativ në propagandën bajate te Gruevskit. Më pas u dënuan të gjithë njësoj, sikur të gjithë këta të ishin njëjtë fajtorë në ideimin dhe ekzekutimin e krimit. Që do të thotë se dënimi është vendosur politikisht në zyrën e Gruevskit, gjë që e zhvesh atë nga të qenit një kryeministër “demokrat” në një vend “demokratik”. Në historinë e gjyqeve që janë zhvilluar në vendet e demokracisë liberale e funksionale nuk ka ndodhur ndonjëherë që gjashtë persona të gjenden njësoj fajtorë për një krim të caktuar, edhe kur provat kanë dëshmuar se ata ishin të involvuar në krimin përkatës. Ndodh në të ashtuquajturin “shtet të Maqedonisë” dhe e gjitha kjo për shkak të misionit shkatërruese destabilizues të kryeministrit të këtij vendi.
Moska dhe qarqe të tjera antiperendimore asnjëherë nuk e kanë pranuar ekzistencës e shtetit maqedonas dhe synojnë që përmes konfliktit në këtë vend të destabilizojnë Europën. Vetëm Shqipëria, Kosova e shqiptarët kanë bërë kujdes të vazhdueshëm për rritjen e forcimin e këtij shteti, me qëllim evitimin e konflikteve etnike në rajon dhe realizimin e qëllimeve inregruese në strukturat euro-atlantike. Madje, edhe Athina, e cila për gati dhjetë vite bllokon hapjen e negociatave të Maqedonisë për t’u pranuar në BE si dhe anëtarësimin e saj në NATO, vepron në akord me Moskën e Vladimir Putinit dhe luan të njëjtën melodi, që i pëlqen Gruevskit. Panorama konfliktuale midis Shkupit dhe Athinës duket si një ujdi midis palëve për qëllime të mbrapshta, mësë pari antishqiptare. Një Maqedoni e izoluar dhe e paaftë për integrimet euro-atlantike mund të destabilizohet më lehtë sesa një Maqedoni ndryshe. Prandaj dhe kemi një situatë, çfarë është sot në këtë vend.
Më katër korrik filluan protestat e shqiptarëve kundër vendimit absurd të gjykatave fashiste të “gestapos” së regjimit nazist të Gruevskit për dënimin e përjetshëm të gjashtë të rinjve shqiptarë, të cilët mesa duket nuk kanë asnjë lidhje me krimin, për të cilin ata akuzohen. Protesta vazhdon, si reagim vetëmbrojtjes,madje disi e paorganiizuar, e paorientuar qartë dheme disa nuance në dukje fetare, por aspak në thelb e tillë. Nuk dihet se kush është në krye të protestuesve, por fakt është se mijëra e mijëra qytetarë të kombësisë shqiptare u derdhën të premten e kaluar në rrugët e Shkupit, ashtu si më 1910 e 1912, kur shqiptarët e çliruan kryeqytetin e tyre nga sundimi osman. Atëherë mbi 30 mijë luftëtarë shqiptarë hyjnë në Shkup nën komandën e Hasan Prishtinës, por nuk e mbajtën kryeqytetin e tyre. Dikush tjetër në Ballkan, politikanët e Beogradit e të Athinës, kishin vendosur aso kohe të mos i lejonin shqiptarët të krijonin shtetin e tyre. Dhe për këtë arësye shfrytëzuan konfliktin e brendshëm midis tyre, i përçanë dhe me këtë taktikë lufte evituan gushtin e vitit 1912 ngritjen e flamurit të pavarësisë në Shkup. Dhe për fat të keq tani pas 102 vitesh na përsëritet në të njëjtën mënyre historia. Flamujt e Shqipërisë, të Bashkimit Europian dhe NATO-s janë simboli I lirisë, për të cilën luftojnë shqiptarët e Maqedonisë. Ndërkaq disa grupe ekstremiste fetare nuk mund ta devijojnë përmbajtjen dhe qëllimet e protestës së shqiptarëve.
Megjithatë, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi nuk shpenzojnë kohë të merren me të drejtat kombëtare të shqiptarëve, sepse kohën e kanë të zënë me luftën e papajtueshme midis tyre. Dhe për çfarë? Për pushtet e pasuri…. Për ata nuk ka rëndësi nëse shqiptarët dënohen, rrihen, vriten, apo linçohen nga shteti e qeveria ku ata janë instaluar. Ata e kanë mësuar mrekullisht artin e luftës kundër njëri-tjetrit, por nuk kanë bërë asnjë përpjekje për të mësuar artin e luftës për lirinë e shqiptarëve.
Motivi themelor i protestave të shqiptarëve në Shkup është liria. Pra, liria e nëpërkëmbur që prej një shekulli nga të njëjtat klishe antishqiptare të qeverive serbe, jugosllave, e prej pas Luftës së Dytë Botërore, edhe maqedonase. Nëse Ballkani ka hyrë në rrjedhat e integrimit dhe të zhvillimit paqësor të tij, Maqedonia është ende vatër e grindjeve, ballafaqimeve, konflikteve dhe dezintegrimeve. Dhe kjo për shkak të mohimit të lirisë së shqiptarëve. Për shkak të implikimit politik të qeverisë së Gruevskit në luftën ndëretnike në Maqedoni. Shqiptarët duan të jenë të lirë për të kontribuar në forcimin e shtetit të Maqedonisë, t’ i kontribuojnë zhvillimit dhe integrimit normal të saj, dhe kështu të forcojnë paqen, sigurinë, stabilitetin e prosperitetin e të gjithë qytetarëve të këtij vendi Ndërkohë faktet dëshmojnë se Gruevskit nuk i duhet një Maqedoni e tillë. Ai i përmbahet filozofisë, Milosheviçit , sipas së cilës “Ose gjithçka, ose asgjë”, filozofi e adaptuar së fundmi në Krime e në Ukrainë.
Kjo filozofi e ka shtyrë Milosheviçin e Shkupit, kryeministrin aktual, Gruevski, të përdor dhunën e egër të këtyre ditëve kundër shqiptarëve, një dhunë, të cilën e kemi parë të ushtrohet në vitet e konfliktit shqiptaro-serb në Kosovë. Kurse filozofia e sundimit përmes përçarjes së politikës shqiptare I ka dhënë deri tani Gruevskit sukses të dukshëm në projektin e tij të shkatërrimit të shtetit të Maqedonisë. Me këtë filozofi ai ka futur në kurthin e luftës kundër shqiptarëve edhe Menduh Thaçin e sidomos Ali Ahmetin. Asnjëri e as tjetri nuk po mundin ende dhe sot të artikulojnë politikisht atë çfarë duan shqiptarët për t’u ndjerë të lirë e të sigurt në shtëpinë e tyre, me emrin Maqedoni. Asnjëri dhe as tjetri nuk guxojnë as ta kritikojnë Nikolla Gruevskin për dhunën masive në stilin e Gestapos kundër shqiptarëve në Shkup e në të gjithë territorin e Maqedonisë.
Ata po legjitimojnë akuzat e Gruevskit për kinse “frymëzimin fetar fundamentalist islamik” të protestave të shqiptarëve. Ata po pajtohen me të tilla akuza të frymëzuara prej filozofisë së Milosheviçit, me qëllim që të qëndrojnë larg ngjarjeve, larg problemeve, larg konfliktit me qeverinë e Gruevskit. Gruevski dhunon me policinë e ushtrinë e tij antishqiptare e shoviniste natën vonë banesat e shqiptarëve. Ali Ahmeti vijon të bashkëqeverisë me këto banda kriminelësh të veshur me uniformën e.
Dhuna kundër protestuesve motivohet më lehtë, nëse Gruevski me ndihmën e politikanëve shqiptarë ua mbush mendjen vendeve të lira në Perendim, se në Shkup e në Maqedoni “është përhapur rreziku islamik fundamentalist”. Për këtë arësye kryeministri i Maqedonisë lansoi në mediumet nacionale, rajonale e ndërkombëtare foto të disa protestave të para dy viteve, në të cilat protestuesit paraqiten me parulla për islamin. Instrumentalizimi i protestave për të motivuar dhunën kundër shqiptarëve është loja më e rrezikshme që luhet sot në Ballkanin Perendimor në dobi të politikave millosheviçiane. Bashkëpunimi i Gurvskit me Vladimir Putinin në realizimin e skenarëve të dhunës e të konfliktit është dëmi më i madh që i vjen vetë Maqedonisë, pastaj rajonit tonë e më tej Bashkimit Europian dhe NATO-s.
Zgjidhja e konfliktit është obligim i të gjithë faktorëve dhe aktorëve vendorë, rajonalë e ndërkombëtarë. Thjesht brengosja e qeverisë shqiptare apo qeverisë së Prishtinës si dhe përfaqësuesve ndërkombëtarë për atë që ndodh këto ditë në Shkupe në gjithë Maqedoninë nuk është zgjidhje. Maqedonia duhet vënë sa më parë nën mbikëqyerje të fortë ndërkombëtare, madje me kritere më të rrepta se ç’ është sot Kosova. Pavarësia dhe rrugëtimi i Maqedonisë drejt integrimeve euro-atlantike duhet të monitorohet nga një Grup Kontakti jo i tipit të Bosnjes dhe Kosovës, ku Rusia luante rolin e zjarrvënësit e mbronte zjarrvënësit. Bashkimi Europian mund ta marrë këtë rol, por jo duke qëndruar e barazlarguar nga Ëashingtoni dhe Moska. Përkundrazi, duke kërkuar prezencën dhe ndihmën aktive të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndryshe situata mund të dalë jashtë kontrollit dhe forca të caktuara destabilizuese të interesuara për dhunë e konflikt mund ta kthejnë Maqedoninë në një lloj Sirie apo Iraku në Europë.
Nëse zgjerohet konflikti, fajtor është dhe mbetet vetëm Gruevski. Shqiptarët për më shumë se një dekadë kanë qëndruar në pritje të “zemërgjerësisë” së qeveritarëve maqedonas për t’I fituar liritë themelorë të tyre. Megjithatë Gruevski vazhdon të kontrollojë gjithçka, edhe shtëpitë e shqiptarëve në mesnatë,si dhe të përshkallëzojë dhunën e terrorin shtetëror kundër qytetarëve shqiptarë të Maqedonisë. Eshtë provuar tashmë se shqiptarët kanë forca dhe energji të përballen me dhunën e qeverisë. Por ata duhet të organizohen mirë për t’u vetëmbrojtur, duhet të imponojnë drejtësi, duhet të imponojnë krijimin dhe forcimin e shtetit ligjor të së drejtës, trajtimin e barabartë të të gjithë shtetasve në këtë vend.
Ndërkaq Gruevski, që kur ngriti permendoren e Aleksandrit të Madh, duhej të kuptonte se Ai, Aleksandri i Madh, u bë i famshëm, më i famshmi në historinë e botës, sepse u mbështet në forcën e përbashkët të maqedonasve dhe ilirëvo-epirotëve, pra shqiptarëve, nip i të cilëve ai ishte. Mësimi më i vyeri i veprës së Aleksandrit të Madh ishte bashkëjetesa e bashkëveprimi me shqiptarët e me grekët. Ndërkohë Gruevski po e përdor emrin e përmendoren e të lavdishmit Aleksandër për t’ i përçarë këta popuj. Në një kuptim Gruevski ka të drejtë: Kryeministrin e Maqeonisë së sotme nuk e lidh asgjë me Aleksandrin e famshëm. Ndaj ai nuk mund të frymëzohet nga filozofia e heroit të shekullit të III para Krishtit. Ai është vëlla binjak me Millosheviçin, dhe si i tillë, frymëzohet e zbaton vetëm filozofinë e dhunës, terrorit, përçarjes, shpifjes dhe trillimit kundër shqiptarëve. Shqiptarët duhet të kuptojnë dhe të binden se mund ta fitojnë betejën e lirisë kundër tiranisë së Gruevskit. Vetëm duke qenë të bindur, të vendosur, të përkushtuar, të organizuar, të bashkuar e të motivuar në vlerat e lirisë e të demokracisë ata mund ta fitojnë këtë betejë që kanë nisur me aq kurajo e guxim të pashoq.

Filed Under: Analiza Tagged With: e një konflikti, Enver Bytyci, Maqedonia në kurthin, te ri

Lojërat me “monstra” të FYROM-it

July 5, 2014 by dgreca

Arrestimet e para dy-viteve në emër të ngjarjes së konstruktuar të ashtuquajtur “monstra” nuk ishte rasti par as i vetëm me të cilin strukturat banditeske të kuazi “rendit” dhe “drejtësisë” sllavomaqedonase, ditën t`ua ndalin frymëmarrjen shqiptarëve
Ata, përmes akteve të tilla të pa precedent, të pa dëshmuara dhe aspak profesionale, me burgimet e përjetshme të bashkëkombësve tanë të pafajshëm, vunë në zgrip të penalizimit gjithë popullin shqiptar nën FYROM.
Siç dihet, sllavomaqedonasit janë të njohur qysh moti për veprimet e tyre antishqiptare, madje jo vetëm në ish vitet e komunizmit por edhe pas lufte dhe nënshkrimit të së ashtuquajturës “Marrëveshje e Ohrit” të cilën vet nuk e respektuan asnjëherë. Ata luajnë pafundësisht gjatë dhe tejet rrezikshëm, me ndjenjat e “shumë- bajtëshme” të Shqiptareve të Iliridës!
Edhe historia monstruoze e “monstrës” filloi në mënyrë jo-pak euforike, e cila linte të nënkuptohej se organet e gjyqësisë prej kohësh ishin në pritje të një ngjarje si ajo në smilkovci, për shpalljen e dorasëve si vrasës “profesionist- shqiptar” dhe përfunduar me çudinë e urdhrit të prokurorisë për burgosje grash,bujqish e barinjsh të thjeshtë të cilët mund të mos kenë pasur kurrë armë në dorë.
Por, përkundër të gjitha parregullsive të “rastësishme” që “pa qëllim” u shpëtuan pushtetarëve sllavomaqedonas, shpejt erdhi një kundërpërgjigje fletërrufe, nga bashkëqeveritarët e “devotshëm” shqiptar të cilët sikur bën namin duke reaguar, qoftë avokati mbrojtës Naser Raufi,apo edhe Ministri “sh”Drejtësisë, Adnan Jashari,të cilët kësaj radhe u treguan “aq të guximshëm”-sa që për çudi,mundën ta quanin vendimin e “pagabueshëm” të gjyqësisë “alla-makedonski” edhe jo valid.
Qytetarëve shqiptar, me siguri duhet tu kujtohet ish polici 39 vjeçar sllavomaqedonas Jakim Trifunovski, që më tepër njihej si vagabond e prishës i rendit dhe qetësisë publike, i cili nga pjesëtar i të ashtuquajturave forcave speciale “tigrat” do të transferohej në stacionin policor Mazraça për sigurimin e kufirit, se në çfarë mënyre- para dy vitesh, ditën për diell vrau mu pranë banesave të tyre, e ndoshta edhe para syve të familjeve, u mori jetën dy të rinjve shqiptar në Gostivar.
I njëjti polic me precedencë ligjore, mesditën e 28 shkurtit të vitit 2012,pas një konflikti të shkurtër verbal për parkimin e makinave para pallateve të banimit në rroba civile dhe me armën zyrtare të MPB, pa arsyetim bindës dhe as rrezikim serioz të jetës, vrau me arrogancë të jashtëzakonshme dhe gjakftohtësi të tepruar si të një killeri me përvojë të gjatë krimi, Besnik Shehapin 26 dhe Imran Mehdiun 30 vjeçar.
Edhe pse, si familja Shehapi ashtu edhe familja Mehdiu, humbën djemtë e tyre të hasretit, ngase kishin vetëm nga një djalë të vetëm, rasti i kësaj vrasje nacionaliste u tentua në të gjitha mënyrat e mundshme,të konstruktohej nga sllavomaqedonasit si vetëmbrojte e policit, i cili nuk ishte i sulmuar por atakues dhe nuk tentoj të mbrohej, por u vërsul të vriste me armën e shtetit në dorë, në kohën kur as nuk bënte detyrën, as nuk detyrohej për armëmbajtje, ai u armatos me qëllim paraprak, për shuarjen e dy shqiptarëve, vetëm për shkak të urrejtjes nacionaliste të tij, e cila tanimë është bërë modë tek ta, dhe për asnjë arsye tjetër.
Megjithatë gjykimi i tij u shty aq gjatë dhe vendimi për dënim u mor vetëm atëherë kur u detyrua edhe bashkësia ndërkombëtare të ndërhyjë dhe kërkoj hapur, proces të drejtë gjyqësor si dhe dënim të merituar për këtë killer zyrtar.
Ndaj edhe nuk është aspak çudi, sesi gjendja në trojet shqiptare nën FYROM, përditë e më tepër përkeqësohet, ku viktima kujdestare, si çdo herë janë, kush tjetër përpos bashkëkombësve tanë të pambrojtur.
Në anën tjetër, shqiptarët e akuzuar ad-hock nga Ilirida edhe pse pa asnjë provë as argument bindës, për rastin e ashtuquajtur “monstra” në smilkovc – më 30 qershor 2014, nën akuzën e pavërtetuar dhe cinike të emërtuar nga fantazitë neveritëse sllavomaqedonase- si “terrorizëm“, gjashtë nga 7 t, prej tyre të akuzuar paverifikueshëm, u dënuan në Shkup hiq më pak se me burgim të përjetshëm
Por, sikur të mos mjaftonin vendimet e shqiptuara drakonike për ata që arriti të burgoste policia sllavomaqedonase, ministri i ashtuquajtur i “drejtësisë” alla sllavo-makedonqe, Adnan Jashari, paska kërkuar ekstradimin edhe të dy të akuzuarve tjerë, po ashtu pa argumente bindëse,Afrim Ismailoviq dhe Alil Demiri, të cilët ndoshta vetëm pse në Kosovë janë dënuar për armëmbajtje pa leje, të hënën me 30 qershor 2014 të njëjtit në Shkup u dënuan me burgim të përjetshëm.
Problemi kryesor qëndron te fakti se për gjithë të këqijat sa u ndodhin shqiptarëve nën FYROM, fajtor nuk janë vetëm sllavomaqedonasit, por edhe vet shqipfolësit që kapardisen si gjelat mbi plehërat e katundit, të katapultuar jo pa qëllim në funksione qeveritare dhe organet tjera institucionale, ata veprojnë hapur dhe pa asnjë rezervë, kundër shqiptarëve .

Pra thënë troç, shqiptarët janë ata që zhgënjejnë çdo ditë e më tepër shqiptarët. Shqiptarët akuzojnë shqiptarët, padisin shqiptarët, arrestojnë shqiptarët, burgosin shqiptarët, dhunojnë shqiptarët dhe mashtrojnë e shesin lirë e pa fije turpi vet shqiptarët, çdo ditë….
Shqiptarët janë ata që gjithnjë e më tepër përulen dhe dobësohen! Shqiptarët mbeten njerëz të cilëve edhe Zoti e ka vështirë tu bie në fije. A përfaqësohet kështu një popull të cilit pretendon se i takon dhe e udhëheqë?!

Në të njëjtën kohë, bashkëkombësit dëbohen nga shtëpitë, dyqanet dhe pasuritë e tyre me forcë në shumë vende anë mbanë FYROM-it, rrihen e përgjaken gati çdo ditë, në të gjitha lagjet e Shkupit, në shkollë ,në rrugë ,në autobusë e kudo tjetër që guxojnë të deklarohen shqip, duke mos u kursyer as fëmijët e mitur, njërit prej të cilëve, para jo shumë kohësh, do ti prehej dhe fytyra me thikë, për ta detyruar që ta puthte kryqin sllavomaqedonas, kurse funksionarët shqipfolës si udhëheqës të padenjë që janë, rëndom vazhdojnë të heshtin…

Kështu edhe kanë dorë të lirë për rrahje dhe përndjekja shqiptarësh, huliganët sllavomaqedonas, mbi kokat e tyre ndërtohen kryqe gjigande bizantine, vendosën përmendore të Car Dushanit në lagjet dhe afërsitë ku ata jetojnë, ngrihet kisha sllavoortodokse mbi themelet e Kalasë shqiptare të Shkupit,e çka jo tjetër.
Për aq më keq, derisa sllavët në përgjithësi, edhe pa-dashje ishin të detyruar ta pranojnë kombin tonë, qoftë edhe duke përdorur ndaj tij parimin gebelsian të propagandës për demonizimin e shqiptarëve, me të cilat partitë shqipfolëse bashkëpunojnë ngusht,për shtypjen sa më të ashpër të bashkëkombësve të tyre, fatkeqësisht bima e egër e mbjellë dhunshëm së fundi në trojet tona,vahabisto- shqipfolëse, shkon edhe më larg duke mos e pranuar fare kombin shqiptar.

Por ti kthehemi edhe një herë gjykimit monstruoz të atyre që e ndjejnë veten shqiptar, për të cilët siç edhe ishte paralajmëruar, të premten më 4 korrik të këtij viti, mijëra shqiptarë të frustruar nga padrejtësitë, dhuna dhe terrori sllavomaqedonas që me bekimin e partive shqiptare për sa e sa vite ushtrohen ndaj tyre, Rinia Shkupjane mbajti një nga protestat më masive dhe mjaft të fuqishme për liritë dhe të drejtat kombëtare e njerëzore të shqiptarëve, si dhe kundër vendimit të njëanshëm gjyqësor për rastin e ashtuquajtur “Monstra”.
Për bashkëkombësit e tij protestues, solidaritetin e shprehu edhe boksieri më i mirë aktual i kombit “Kuq e Zi” “Tyesoni Shqiptar” z. Nuri Seferi i cili i trishtuar nga brutaliteti egër i soldateskës-policore sllavomaqedonase, deklatroi: se ne si popull kemi derdhur gjithmonë shumë gjake për atdhe ndaj as tani nuk mund të qëndrojnë duarkryq, para padrejtësive që ushtrohen mbi shqiptarët në tokat e tyre.
Ndërsa, sipas informatave nga Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) politikanët shqipfolës të FYROM-it, edhe një herë, në vend të përkrahjes ndaj bashkëkombësve që dhunoheshin brutalisht nga e ashtuquajtura polici e “shtetit”, për fat të keq pothuajse që të gjithë edhe në këtë situatë kishin zgjedhur të heshtnin si qyqet dhe vështronin anash veprimet jashtë mase- të ashpra të sllavomaqedonasve si bashkëdiler të para-kontraktuar me ta, për veprime kundër shqiptarëve.
Por nuk ishte vetëm BDI, ajo që nuk u doli në krah demonstruesve, deri edhe organizata “joqeveritare” e ashtuquajtur “Civil” në vend të solidaritetit u bëri thirrje atyre për qetësi.
Madje, sipas informatave të mediave, që nga mëngjesi i hershëm, banorëve shqiptar kishin filluar tu vinin edhe mesazhe në formë SMS-i, me porosi për të mos dalë në protestën e paralajmëruar kundër padrejtësive, diskriminimit dhe dënimeve pa dëshmi të bashkëkombësve të tyre.
Ndaj, shkrimtari me renome dhe autori i shumë veprave letrare z.Kim Mehmeti, me të drejtë kërkoi nga gazetarët që të shkruajnë për këtë rini- për Rininë më progresive shqiptare jo vetëm në Shkup, por në gjithë FYROM-in, të cilës padrejtësisht, nga vet partitë shqipfolëse, aq shumë i janë ngushtuar hapësirat e veprimit, sa që përveç bllokimit të hapësirave institucionale të atyre partive, uzurpimit të Universitetit të Tetovës, Sheshit “Skënderbe” etj, kësaj pjese më të ndritshme të shqiptarizmës, i kanë mbetur vetëm edhe lagjet e ngushta të pjesës së vjetër të Shkupit, ku jetojnë shqiptarët, për sado pak veprim kombëtar.
Pra shkruani se siç lotojnë sot pjesëtarët e kësaj rinie sublime-tha ai, do të vijë dita kur do të lotojë mamaja e secilit prej atyre që sot rrinë anash dhe shikojnë të pa brengosur derisa shpërthejnë bombat dhe djegë gazi lotsjellës që hidhen pa kursim nga policia sllavomaqedonase mbi rininë e pafajshme shkupjane.
Me siguri dhe jo vetëm me këtë rast, secili bashkëkombës kudo qoftë, duhet të ndjej keqardhje për gjendjen e shqiptarëve nën FYROM, dhe mënyrën e paprecedent të shtypjes dhe akuzimit të tyre nga sllavomaqedonasit.
Të gjithë ne pa dallim duhet të reagojmë si komb, sepse e kemi borxh të pashlyer ndaj bashkëkombësve, gjuhës dhe gjakut tonë të përbashkët. Ndaj duhet të luftojmë me të gjitha mjetet për të drejtat e tyre dhe të solidarizohemi me protestën e arsyeshme të kësaj rinie.
Duhet të kujtojmë me dhembje të vrarët dhe të burgosurit shqiptar pa shkas as arsye dhe të mos harrojmë kurdisjet e hershmet e të vonshme të llojeve monstruoze të cilat ngjashëm me këtë të tanishmen, burgosën dhe shuan disa jetëra shqiptarësh të pafajshëm.
Monstrat sllavomaqedonase, nga koha në kohë mbuluan shumë nëna në zi, lanë kushedi sa gra të veja dhe fëmijë jetimë, numri i të cilëve nën këso konstruimesh ndjellakëqija mund të shtohet çdo dit!
Mjerisht, ka shumë vite, që për shqiptarët nuk duket asnjë zgjidhje në horizont, atje nuk ndodhë asgjë e mirë për ta, edhe shmangia nga e keqja, fatkeqësisht nuk varet prej tyre. Pak vend u ka mbetur në “bashkëjetesën” e dhunshme me sunduesit sllavomaqedonas, ani pse bashkëkombësit tanë nuk janë aq të pakët në numër dhe përbejnë gati gjysmën e popullsisë së FYROM-it.
Kështu që përfundimisht, ata duhet të gjejnë forcë dhe të ndërmarrin sa më parë një vendim të guximshëm për të ardhmen tyre, për fëmijët dhe familjet e mbetura pa shpresë dhe perspektivë.
Kjo që përjetojnë bashkëkombësit tanë të pambrojtur në trojet e veta, nën FYROM, nuk është bashkëjetesë as jetë! Është thjeshtë gjenocid i vërtetë që ushtrohet pa asnjë pengesë për dekada me radhë mbi ta.
Gjendje të tillë shqiptarët nuk kanë kaluar edhe nën pushtimet më të egra, madje vuajtjet e tyre, nuk ishin më të rënda as nën pushtimin bullgar, në kohën e luftës së dytë botërore.
Ndaj, lind pyetja ç`po ndodhë me këtë pjesë të vuajtur e sublime të popullit tonë dhe deri kur kështu?!
Nëse vërtet ju ende shpresoni në ndonjërin nga politikanët shqipfolës, e them me keqardhje se jeni plotësisht gabim. Shumica e politikbërsëve shqipfolës, janë njerëz të papërgjegjshëm e bixhozgji të pacipë që tradhtojnë lehtë atdheun dhe bashkëkombësit, shesin çdo kënd dhe secilin shqiptar që u epet mundësia.
Shembuj të tillë kemi me shumicë kudo ka shqiptar!
E vetmja gjë që ata duan me çdo kusht janë interesat e tyre personale, të cilat nuk hezitojnë ti mbrojnë e ruajnë duke flijuar edhe jetën e gjakun e shqiptarëve.
Ndaj mjaftë më rob në shtëpitë tuaja!
Ne të gjithë e dimë dhe jemi thellë të bindur se si në të kaluarën edhe tani, Ilirida ka pasur shumë shqiptar trima dhe patriot të mëdhenj e të zot të cilët gjithmonë kanë dhënë gjithçka nga vetja dhe janë bërë shembujt më të mirë se si luftohet për komb dhe atdhe.
Liria për ta në të gjitha kohët ka qenë e shtrenjtë dhe hyjnore, ajo na ka mbajtur ndër shekuj gjallë si komb, kurse vlerësimi që tani u bëhet juve nga sunduesit e papërcaktuar kombëtarisht siç janë sllavomaqedonasit, për sa vite e dekada mbetet shumë i ulët, i pa ndryshuar dhe tejet nënçmues. Mjerisht, ju trajtoheni si robër klasik në tokat dhe shtëpitë e juve.
Shtypja dhe diskriminimi sistematik shtetëror që u bëhet, kalon të gjitha caqet e normales dhe kufijtë e mundshëm të durimit njerëzor.
Madje historitë e nënshtrimit, mjerisht nuk përfundojnë as këtu, fatkeqësitë palosen njëra mbi tjetrën, vrasjet, burgosjet, akuzimi dhe krminalizimi kolektiv i shqiptarëve si popull, ua shkatërron jetën juve, fëmijëve dhe familjeve tuaja të pambrojtura.
Mos mendoni se Ali Ahmeti do tu çliroi, nga tortura, vrasjet dhe sakatimi sllavo-bullgar. Jo-assesi! Ndaj, u lutem mos i besoni më atij. Ju rinia progresive shkupjane, siç u quan me krenari Kim Mehmeti, dhe pjesa më e shëndosh e kombit tonë, ngrihuni e dilni zot vendit dhe vetvetes! Mos heshtni as pranoni nënshtrimin e nëpërkëmbjen edhe më tej.
Është koha e fundit që shqiptarët kudo të mësohen të luftojnë për të drejta dhe lirinë e tyre. Ngase shembujt e kqinj të veprimeve vahabiste të kohëve të fundit në dhe nga trojet tona, kanë frustruar SHBA-t, NATO-n, dhe Evropën, të cilat ndoshta më asnjëherë nuk do të provojnë të ndihmojnë as çlirojnë shqiptarët dhe trojet e tyre.
Me ndihmën e atyre që sa kohë janë në pushtet, ne po japim shembuj të këqij. Disa jaranë dhe bashkëpunëtor të tyre, po e kthejnë vendin tonë në strofuj ekstremistësh të cilët prodhojnë terrorist për luftëra të dyshimta në vende të huaja.
Por megjithatë, kjo nuk donë të thotë se ne duhet të “mësohemi” me përdhunimin dhe përuljet kombëtare të shqiptarëve, lotët e thyerjes së tyre shpirtërore nëpër gjykatoret sllave- padyshim shkaktojnë dhembje tek secili bashkëkombës, të cilët nuk dëshirojnë gjykime të tilla para gjykatësve cinik antishqiptar dhe kuazi drejtësisë vrastare të FYROM-it.
Ndaj është e pakuptueshme se si ka mundësi që vetëm ne të mbetemi popull pa ëndrra, pa shpresë, pa ideale? Kujtoni gjakun e atyre që u mbytën nëpër burgje dhe vranë në shtëpitë e veta para bashkëfamiljarëve, mendoni për ata që kurdoherë-ditën ta donin më shumë se çdo gjë tjetër, gjuhën, origjinën, truallin e të parëve, atdheun dhe familjen, të cilët u shuan nga kjo jetë pa asnjë faj dhe të pa mbrojtur nga askush,dhe binduni përgjithmonë se sllavët nuk duan barazi as bashkëjetesë me të tjerët, ndaj bashkohuni kundër të këqijave që po u ndodhin, ngrihuni ta ndryshoni të tashmen e vështirë dhe të ardhmen tuaj të zymtë nën robëri!
Vetëm kështu do ta bëni të gjithë kombin për vete, pjesëtarët e ndershëm të të cilit, sapo të shohin vendosmërinë dhe orientimin tuaj të drejtë, para çfarëdo “monstre” nuk do tu lënë më vetëm, as kursejnë ndihmën e tyre ndaj vetëmohimit burrëror e kombëtar që do të tregoni, deri në arritjen e lirisë dhe bashkimin e shqiptarëve në një shtet të përbashkët etnik, në të cilin do të ketë jetë të sigurt, të lirë dhe të barabartë për të gjithë ne. Pra Rini e ndritur e së ardhmes së këtij populli, paçi fat dhe u prift e mbara! Edhe ne jemi me ju për arritjen e qëllimeve tuaja të larta dhe sublime kombëtare!

Gani Qarri Cyrih,5 korrik 2014

Filed Under: Opinion Tagged With: FYROM, Gani Qarri, lojrat, monstrat

MAQEDONIA NE LUFTE ME SHTETASIT E VET

July 5, 2014 by dgreca

Maqedonia moniste është shtet në shkallën më të lartë, sepse është shtet në luftë me nënshtetasit e vet!
Nga Isuf Bajrami/ Gjilan/
Për aparatin shtetëror monist në Maqedoni nuk janë të rëndësishëm njerëzit, sepse për të është i rëndësishëm sistemi i sundimit! Për të s’është e rëndësishme jeta, sepse për të është e rëndësishme ideologjia. Maqedonia “shtet” që nuk mund të jetë e stabilizuar, sepse nuk është e siguruar me lirinë e nënshtetasve të vet. Ajo është “shtet” i ndjekjeve ideologjike, politike dhe policore, i burgjeve, i masakrave dhe dëbimeve masovike.”Shtet” që filozofi politike ka dhunën, metodë – manipulimin e rezultat – frikën e përgjithshme të qytetarëve të saj.
“Shtet”,që në emër të “demokracisë” mbrohet prej mendimeve të lira të qytetarëve të saj! Që me kundërshtarët e vet politikë, flet nëpër grykën e pushkës! Që prej mendimit të lirë dhe prej kritikës, mbrohet si prej armikut!
”Shtet” që nuk donë të kuptojë se ligjet dhe normat shtetërore dhe shoqërore, teoritë politike, letrare dhe artistike, njësoj janë sot që të mund të tejkalohen nesër prej ligjesh, normash, teorish më të reja dhe më të drejta! Thotë se gjatë historisë çdo gjë ka ndryshuar, por vetë mendon se është e pandryshueshme dhe e përjetshme.
”Shtet” që kudo dhe kurdo e krijon dhe e kërkon të njëjtën, njëjtësinë, që, për këto arsye, le shkretëtirë në shpirtin e njerëzve. Pasojë e kësaj filozofie politike është kriza e rëndë shpirtërore dhe morale që përjetojnë sot dhe që do të përjetojnë të gjithë nesër. Është domosdoshmëri psikologjike dhe historike dalja prej këtij pellgu – diktaturë dhe prej këtij “shteti” – kamp. Të gjithë këto janë një e djeshme, por një e djeshme që i sjellë përvojë të hidhur të sotmes dhe të nesërmes.
Shqiptarët që jetojnë në trojet e veta, nuk kërkojnë gjë më tepër, ata duan të trajtohen si qytetarë të barabartë me maqedonasit. Në qoftë se kjo politikë diskriminuese do të vazhdojë edhe në të ardhmen, atëherë shqiptarët do të kërkojnë t’i jepnin fund kësaj gjendjeje jo normale dhe do të kërkonin të ndaheshin nga Maqedonia. Pa asnjë hezitim e diskutim, kjo do të sillte shpërbërjen dhe zhdukjen nga harta evropiane të kombit maqedon. Sikurse politika e pushtetmbajtësve maqedonë t’i përmbahej porosive dhe mësimeve të Goce Delçevit; “Kombet të bëjnë gara kulturore dhe jo gara të dhunës dhe të intrigave”!. Sikurse pushtetarët maqedonas t’i ktheheshin politikës reale dhe miqësore ndaj popullit shqiptar,që është populli më i vjetër dhe autokton në Maqedoni. Në mënyrë demokratike të pranonte t’u njohë shtetasve shqiptar barazinë sociale, politike, nacionale, qytetare dhe shtetërore, kjo do të ishte ajo politikë që do të nxirrte nga pellgu i pafund këtë vend ballkanik. Kjo do të shërbente si një faktor i rëndësishëm për ekzistencën e “shtetit” të Maqedonisë. Me barazi të plotë në çdo fushë, pa dhunë dhe diskriminim midis të gjitha nacionaliteteve që bashkëjetojnë sot në Maqedoni.
Në shërbim të veprimeve destruktive të politikës antishqiptare u vu ushtria dhe policia maqedonase, e cila, nëpërmjet dhunës e terrorit, bastisjeve, rrahjeve, burgosjeve, vrasjeve! Pushteti maqedonas, kërkon të shuan aspiratën e shqiptarëve për të drejtat e tyre legjitime kombëtare. Këto veprime banditeske të autoriteteve dhe policisë-politike maqedonase janë një shprehje e urrejtjes së thellë që ata ushqejnë ndaj popullsisë shqiptare, me veprimet e të tyre antihumane, antikulturë, gjë që është e pashembullt për çdo vend evropian. Këto veprime kryhen në një kohë kur udhëheqës të ndryshëm politikë, personalitete të larta maqedonase flasin me të madhe për “barazinë”e popujve, për”respektimin”e të drejtave dhe të lirive të njeriut. E kjo është hipokrizia më e madhe e mashtrimi më i ulët që shfaqet aktualisht në Ballkan, sidomos në trojet ku banojnë kryesisht shqiptarët.
Nuk është parë dhe dëgjuar që në një vend evropian të ushtrohet dhuna e terrori, të përdoren armët dhe të derdhet gjaku ndaj një populli që lufton për të drejta kombëtare, arsimin në gjuhën amtare. Kjo ndodh vetëm në vendet me orientim sllavo-ortodoks; Serbi,Mal i Zi, Maqedoni, Greqi, në këto vende ballkanike që njihen për egërsinë dhe barbarinë e tyre.
Gjakderdhja, terrori i egër ushtruar ndaj qytetarëve shqiptarë, na kujton pa dashur kohën e mesjetës kur shkencëtarët digjeshin të gjallë, ngaqë shkenca e tyre u hapte sytë njerëzve të pashkolluar, na kujtojnë Xhordano Brunon që u dogj i gjallë në sheshin e Romës për arsye të zbulimeve të tij të mëdha shkencore për planetin e Tokës. Ky atentat i qeverisë maqedonase ndaj shqiptarëve është në të njëjtën kohë edhe një atentat ndaj Shqipërisë dhe Kosovës, të cilat ndër të parat e njohën Republikën e Maqedonisë pas “shkëputjes” së saj nga ish Jugosllavia titiste. Do të ishte mirë që qeveritarët maqedonas të nxirrnin përfundime pozitive nga qëndrimi realist i qeverisë shqiptare që ishte i vetmi shtet dhe komb fqinj i maqedonasve që e njohu ekzistencën e kombit dhe të shtetit maqedon. Në barazinë e plotë midis popujve qëndron edhe formula e stabilitetit të brendshëm të Maqedonisë. Në qoftë se nuk kuptohet realisht kjo gjë, atëherë pasojat do të jenë më të mëdha me përmasa katastrofike.
Është koha që shqiptarët t’i kuptojnë miqtë dhe armiqtë e tyre, çiltërsinë dhe hipokrizinë, fjalët nga veprat. Po jetojmë në një kohë historike kur vendoset për fatin e Kryeqytetit të Dardanisë – Shkupit,këtij trualli historikisht Ilir, të çlirohet apo të mos çlirohet?! Gjendemi në udhëkryq historik: ta kemi fatin e rëndë të gjertanishëm, apo të kemi fat më të mirë. Kjo politikë që ndiqet nga qarqet sunduese maqedonase është një politikë dritëshkurtër, pa asnjë të ardhme, një politikë që është në dëm edhe të vetë interesave të popujve maqedonas. Por duhet ditur se ekzistenca e vetë Maqedonisë si shtet rrezikohet tej mase, duke nëpërkëmbur një popull autokton,që ka gjuhën dhe zakonet e veta, kulturën dhe traditat e tij. Është e pamundur të nënshtrohet dhe të shtypet populli më i vjetër në Maqedoni, siç është populli shqiptar. Historia shumëshekullore e popullit shqiptar dëshmon për luftërat që ka bërë ai për të ruajtur identitetin e tij, për të mbrojtur trojet e tij nga pushtuesit e ndryshëm qysh në kohët më të hershme e gjer më sot.
Brezat e sotëm janë të tendosur mendërisht, fizikisht dhe moralisht: po përpiqen që ta ndërrojnë gjendjen e trashëguar aq të hidhur. Brezat e sotëm po bëjnë shumë, por kush e sheh realisht gjendjen në të cilën jemi. Po jetojmë në kohën kur në hapësirat e perandorive të fundit në kontinentin evropian po krijohen shtete të reja kombëtare. Ngjarjet ecin me një ritëm të shpejtuar, por nuk munden të mos vërehen se ne ecim me vonesa, me turr dhe improvizime, kurse para institucioneve dhe forumeve ndërkombëtare dalim si grup etnik e jo si Komb. Çështjen shqiptare nuk e kemi shtruar si çështje të pozitës së Kombit shqiptar në tërësi, në Ballkan, prej zgjidhjes të së cilës varet se a do të ketë, a jo rend drejtësie, humanizmi dhe paqe në Ballkan.
Është një kohë, ku si pasojë e shpërbërjes së Jugosllavisë titiste, bëhet ri konsolidimi politik dhe shtetëror i “shteteve” të Ballkanit, e neve krijimi i shteteve të reja kombëtare në hapësirën e ish Jugosllavisë titiste, na zë pa e vendosur se çka duhet të kërkojmë. Ne, megjithatë, ballafaqohemi me disa vështirësi të brendshme në jetën politike dhe morale me të cilat janë ballafaquar edhe paraardhësit tanë.
Po krijohet një rend i ri botëror, i cili i ka disa parime të cilave u përmbahet, e ne nuk e dimë qartë se cili mund të jetë vendi ynë në atë rend. Çështja shqiptare është “ndërkombëtarizuar”, por nuk guxojmë të harrojmë se ndërkombëtarizimi nuk është bërë drejt. Ne jemi i vetmi Komb në kontinentin evropian, që mbi gjysma e popullit dhe territorit është nën sovranitet të huaj. Vendoset për ardhmërinë e gjysmës së Kombit shqiptar, e kjo më në fund, domethënë për ardhmërinë e krejt Kombit shqiptar. Në qoftë se deri dje synohej për mbrojtjen e tërësisë së tokave shqiptare, sot duhet të synohet bashkimi i popullit të ndarë.
Kjo është një rrugë e drejtë, drejt idealit shtetëror, domethënë drejt bashkimit, për popullin shqiptar më në fund është rrugë drejt mundësisë, që të jetë i barabartë me popujt e tjerë ballkanikë dhe europianë, është rrugë drejt përparimit, mirëqenies dhe lumturisë. E them kështu sepse duke synuar barazinë e popullit shqiptar me popujt e tjerë ballkanikë, synohet rend e drejtësi, humanizëm e paqe në Ballkan.
Gjilan,05.07.2014

Filed Under: Editorial Tagged With: E VET, Isuf Bajrami, MAQEDONIA NE LUFTE, ME SHTETASIT

CARRIE HOOPER U DËRGON MESAZH SHQIPTARËVE PËRMES GAZETËS DIELLI

July 5, 2014 by dgreca

CARRIE HOOPER U DËRGON MESAZH SHQIPTARËVE PËRMES GAZETËS DIELLI/
Të dashur lexues,
Përshëndetje! Unë quhem Carrie Hooper dhe jam amerikane nga Elmira të shtetit të Nju Jorkut. Jam këngëtare dhe u bie pianos dhe çiftelisë. Ka pothuaj gjashtë vite që kam mësuar shqip dhe kam mësuar shumë këngë shqiptare, ndër të tjera Himni i flamurit, Luleborë, Valsi i lumturisë, Për ty, atdhe, Në zaman t’njasaj furie etj. Desha të ju njoftoja se do të isha e disponueshme për të kënduar në cilindo koncert ose cilëndo veprimtari që mund të organizoni në ndonjë komunitet shqiptar në ShBA ose në Kanada. Jam krejtsisht e verbër, prandaj udhëtoj me bus ose me aeroplan. Do të më duhej që dikush të më merrte në aeroport ose stacion të busëve si dhe një vend qëndrimi. Në të kaluarën kam kënduar te shkolla shqipe në Bronx të Nju Jorkut, te Kisha e Shën Gjergjit në Boston të Massachussetts-it, për shoqatën shqiptarokanadeze në Toronto, dhe me ansamblin Bashkimi Kombëtar në Detroit të Michiganit.
Kur këndoj shoqërj veten me piano dhe mund të përdor piano akustike ose elektrike. Nëse një vend nuk ka piano, do të mund të përdor çifteli ose do të mund të sillja një vegël me tela që quhet autoharp, një instrument amerikan folklorik që edhe u përshtatet mirë këngëve shqiptare.
Nga shtatori deri më fillimin e prillit, punoj çdo të hënë, të mërkurë, dhe të premte duke dhënë mësim në gjermanisht dhe italisht tek Elmira College në qytetin tim të lindjes. Prandaj gjatë këtyre muajve vetëm dita e së shtunës do të ishte dita më e përshtatshme për të marrë pjesë në aktivitete. Nga fundi i prillit deri më fundin e majit ose fillimit të qershorit ka një semestër që zgjat gjashtë javë dhe atëherë kam më shumë mundësi për të udhëtuar. Më tej këndoj me një kor në qytetin tim që prezanton tre koncerte në vit që zhvillohen çdo nëntor të shtunën pas festës amerikane të falënderime, të shtunën e fundit të marsit, dhe të shtunën e parë të qershorit. Prandaj në këto data nuk do të mund të vija në ndonjë aktivitet. Gjithashtu udhëtoj për në Alabama disa herë në vit për të vizituar shokë, zakonisht në prill ose maj, një javë gjatë verës, disa ditë në tetor, një javë në dhjetor ose në fillim të janarit, dhe një javë në mes të shkurtit. Në verë do të mund të udhëtoja më shumë.
Ja të dhënat për të më kontaktuar:
Carrie Hooper
Numri telefoni: 607-732-6788
Adresa emaili: hoot751@stny.rr.com
Nëse më dërgoni email, ju lutem të mos më dërgoni as fotografi as bashkëngjitje. Ju falënderoj për konsideratën tuaj në këtë çeshtje.

Filed Under: Featured

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • …
  • 34
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT