CARRIE HOOPER U DËRGON MESAZH SHQIPTARËVE PËRMES GAZETËS DIELLI/
Të dashur lexues,
Përshëndetje! Unë quhem Carrie Hooper dhe jam amerikane nga Elmira të shtetit të Nju Jorkut. Jam këngëtare dhe u bie pianos dhe çiftelisë. Ka pothuaj gjashtë vite që kam mësuar shqip dhe kam mësuar shumë këngë shqiptare, ndër të tjera Himni i flamurit, Luleborë, Valsi i lumturisë, Për ty, atdhe, Në zaman t’njasaj furie etj. Desha të ju njoftoja se do të isha e disponueshme për të kënduar në cilindo koncert ose cilëndo veprimtari që mund të organizoni në ndonjë komunitet shqiptar në ShBA ose në Kanada. Jam krejtsisht e verbër, prandaj udhëtoj me bus ose me aeroplan. Do të më duhej që dikush të më merrte në aeroport ose stacion të busëve si dhe një vend qëndrimi. Në të kaluarën kam kënduar te shkolla shqipe në Bronx të Nju Jorkut, te Kisha e Shën Gjergjit në Boston të Massachussetts-it, për shoqatën shqiptarokanadeze në Toronto, dhe me ansamblin Bashkimi Kombëtar në Detroit të Michiganit.
Kur këndoj shoqërj veten me piano dhe mund të përdor piano akustike ose elektrike. Nëse një vend nuk ka piano, do të mund të përdor çifteli ose do të mund të sillja një vegël me tela që quhet autoharp, një instrument amerikan folklorik që edhe u përshtatet mirë këngëve shqiptare.
Nga shtatori deri më fillimin e prillit, punoj çdo të hënë, të mërkurë, dhe të premte duke dhënë mësim në gjermanisht dhe italisht tek Elmira College në qytetin tim të lindjes. Prandaj gjatë këtyre muajve vetëm dita e së shtunës do të ishte dita më e përshtatshme për të marrë pjesë në aktivitete. Nga fundi i prillit deri më fundin e majit ose fillimit të qershorit ka një semestër që zgjat gjashtë javë dhe atëherë kam më shumë mundësi për të udhëtuar. Më tej këndoj me një kor në qytetin tim që prezanton tre koncerte në vit që zhvillohen çdo nëntor të shtunën pas festës amerikane të falënderime, të shtunën e fundit të marsit, dhe të shtunën e parë të qershorit. Prandaj në këto data nuk do të mund të vija në ndonjë aktivitet. Gjithashtu udhëtoj për në Alabama disa herë në vit për të vizituar shokë, zakonisht në prill ose maj, një javë gjatë verës, disa ditë në tetor, një javë në dhjetor ose në fillim të janarit, dhe një javë në mes të shkurtit. Në verë do të mund të udhëtoja më shumë.
Ja të dhënat për të më kontaktuar:
Carrie Hooper
Numri telefoni: 607-732-6788
Adresa emaili: hoot751@stny.rr.com
Nëse më dërgoni email, ju lutem të mos më dërgoni as fotografi as bashkëngjitje. Ju falënderoj për konsideratën tuaj në këtë çeshtje.
get rid of ance scars says
Very nice post. I just stumbled upon your weblog and wanted to say that I have really enjoyed
browsing your blog posts. In any case I’ll be subscribing
to your feed and I hope you write again very soon!