Parim Kurti, ka frikë dëbimin, sepse socialistët, të cilët janë ende një forcë politike, e ardhur në pushtet do të mund të i kthehen “mërive” të vjetra, ka deklaruar ai për shtypin vendas./
Nga BEQIR SINA, New York/
CITY NATIONAL – SAN DIEGO Calif : Televizioni lokal Scripps TV Station transmetoi një kronikë ku tha se:” Ai ishte përshëndeturderi dje si një hero – pasi duke rrezikuar jetën e tij veproi për të ruajtur një punëtor të shërbimeve, elektrike, nga jeta – por tani jetavetë në San Diego mund të përfundojë në dëbimin e tij nga Amerika në çdo moment”.
Dhe, ai është një emigrantë shqiptar i quajtur Parim Kurti
Më tej në kronikë thuhet se kaosi dhe lufta civile që shpërtheu në Shqipëri në vitin 1997 kur socialistët përmbysën pushtetin me revolta dhe rrëzuan qeverinë Demokratike, detyruan Kurtin dhe vëllain e tij të marrë pjesë në ato demonstrata, kundër socialistëve që erdhën në pushtet.
Kurti, thotë se vëllai i tij ishte arrestuar, torturuar me qentë kafshues gati ia morën jetën. Ai thotë se pas kësaj edhe ai u arrestua,gjithashtu, dhe është rrahur për muaj të tërë.
“Ata vetëm të merrni në pyetje dhe vetëm që të ju rrahin dhe gjakosnin dhe çdo gjë që ata të mbanin në kontroll të rreptë” ka thënKurti, për shtypin lokal në San Diego.
Duke kërkuar azil, ai mori rrugën e tij të mërgimit ilegal vazhdon kronika duke treguar se si ai ka kaluar në SHBA – dhe erdhi në San Diego. Natyrishtë, duke kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme në vitin 2001, para se të kishte parashtruar një kërkesë për strehim politik, ai ka thën gjatë seancës së tij të parë, kur kërkoi nga gjykatësit që të shtyjë seancën se ai nuk kishte dokumentet.
Krinika thotë se duke qenë se shqiptari shkoi në mënyrë të paligjshme në San Diego, gjykata i caktoi atij një seancë gjatë së cilës shqiptari nuk u paraqit, simbas tyre, pra shtatë vjet më vonë ai u arrestua për mos paraqitje në gjykatë.
Gjatë seancës së tij të parë, Kurti deklaroi se nuk ishte vënë në dijeni për seancën e gjykatës, pasi kjo e fundit e kishte lajmëruar në email-in e tij të vjetër. Atij i ishte mohuar e drejta e qëndrimit në San Diego, dhe për këtë ai u vu në dijeni pas 7 vjetësh.
Dhe kjo simabs tij erdhi nga që “Ata letrën e gjykatës ata e dërguan në adresën time të vjetër, dhe unë kurrë nuk e mora atë,” ka deklaruar Kurti.
Më pas ai thotë se çdo gjë ishte sqaruar, kur Kurti, mori për të bërë kërkesën e tij për azil përsëri por ajo i ishte mohuar për shkak se kushtet politike në vendin e tij – i thanë se ishin përmirësuar.
Ankesat e tij, gjithashtu, do të mohoheshin përkundrejt prentendimeve të gjykatësve të emigracionit theksohet në kronikë.
Ndërsa, avokatët e tij – thonë se kjo është e padrejtë për shkak se kërkesa e tij është dashur për t’u rishikuar në shtatë vjet më parë, ashtu si ishte gjendja atëhere, kur ai aplikojë për azil në SHBA, ka thënë avokatët e tij në San Diego.
“Ai nuk duhet të dënohet tani për gabimet burokratike – të vonuara nga gjjykata e emigracionit që ka aplikimet e tij dhe të konsiderohen si sot dhe në atë kohë,” tha avokati i Kurtit, Eleanor Kaplin Adams.
Që kur Kurti patë mbërritur në Shtetet e Bashkuara, ai mori një leje pune dhe ka punuar për një kompani ndërtuese shtëpish.
Në vitin 2012, pranë një shtëpie në qytetin Encinitas, në San Diego , një punëtor nënkroktaktor i saj nga kompania Gas & Electric,duke u përpjekur për të lidhur një linjë energjie për një transformator i ra të fikët nga kontakti me elektrikun.
“Unë shoh atë vetëm të përplaset dhe rrëzohet poshtë në transformator, dhe vetëm shtrëngonte dhembët, në kohën në momentin, e duhur ju nuk … ju nuk mendoni, diçka tjetër vetëm ndërhyni që ai të reagojë,” tha Kurti.
Ai u përpoq për ta kthyer në jetë personin dhe e bëri këtë….thotë televizioni lokalë Scripps TV Station .
Për këto veprimet e tij, Kurti ka marrë disa çmime, duke përfshirë një çertifikatë lavdërimi nga kompania kompania Gas & Electricpër shpëtuar jetën punonjësit të tyre. Atij i ishte dhënë edhe me një çertifikat mirënjohje nga Departamenti i Mbrojtjes Kundra Zjarrit në Carlsbad dhe nderuar me një çmim Good Samaritan.
Kurti, bëri thirrje për një vendim për të shtyrë, një qëndrim ose deportim të tij. Veprimet e tij heroike në shpëtimin e një jete në Amerikë, ishin pjesë e apelit të tij thotë kronika
Kërkesa e tij ishte refuzuar në prill, dhe kështu simbas shtypi lokal ai mund të dëbohet në çdo moment.
“Kjo është shtëpia ime,” tha Kurti. “Unë dua të jetoi këtu. Unë jam i frikësuar nga ajo që unë do të gjej në vendim tim me kthimin prapa.”
Kurti, ka frikë dëbimin sepse socialistët, të cilët janë ende një forcë politike, e ardhur në pushtet do të mund të i kthehen “mërive” të vjetra, ka deklaruar ai për shtypin vendas.
Ai shpreson zyrtarët e emigracionit do të ndryshojnë mendjen e tyre rreth qëndrimit ndaj tij duke mos e dëbuar. Një përfaqësues i zyrës së Emigracionit dhe Doganave në San Diego për televizionin lokalë Scripps TV Station nuk pranuar të bëjë komente.
Archives for July 2014
Senatorë, kongresistë dhe Governatori i Connecticut, mysafirë në shtëpinë e Bankierit Richard Lukaj
Nga Keze Kozeta Zylo/Greenwich, Connecticut/Ditën e dielë bankieri, biznesmeni i suksesshëm Richard Lukaj priti në mjediset lluksoze të shtëpisë së tij personalitete të nivelit të lartë të politikës amerikane si dhe shqiptarë të suksesshëm në Amerikë. Nuk është hera e parë që z.Richard Lukaj fton në shtëpinë e tij personalitete të shquara të të gjitha fushave, dhe zhvillon aktivitete bamirësie apo të llojeve të ndryshme në të cilat ja vlen të përmendim midis të tjerave ardhjen e princit Harry nga Anglia ku z.Lukaj ndihmoi për Fondacionin “Sentebale”, një fondacion për njerëzit në nevojë.
Ai gjithmonë ka qenë i përkushtuar në çështjen kombëtare si dhe gjatë krizës në Ballkan, ka ndihmuar për mbledhje fondesh për të çuar ndihma humanitare në Kosovë dhe për femijët jetimë nga lufta. Aktivititeti ishte shumë i rëndësishëm pasi ardhja e senatorëve amerikanë, guvernatorit të Connectikat si dhe kongresistëve të cilët kanë ngritur zërin pranë Shtëpise së Bardhë për çështjen e Shqipërisë dhe të Kosovës si dhe probleme të tjera që përballet Kombi ynë e bënin dhe më të ndjeshëm praninë e tyre pranë shqiptarëve të cilët kishin ardhur për t’i mbështetur ata.
Fjalën e hapjes e ka mbajtur sipas zakonit i zoti i shtëpisë z.Richard Lukaj i cili tha se: si një fëmijë i konfliktit të komunizmit dhe diskriminimit të ashpër në ish Jugosllavinë prindërit e mi u larguan për në Itali ku si gjithë emigrantët shpresuan për një jetë më të mirë. Atje ndenjëm në kamp refugjatësh pa televizion, Internet apo facebook. Unë ju rekomandoj për të treguar kushdo që ka histori të ndryshme dhe njëkohësisht të jemi mirënjohës për të mirat që kemi arritur në jetë. Është e vërtetë që askush nuk ka dëshirë për të mbledhur fonde për politikanët, kandidatët, por unë mendoj se në thelb ne jemi këtu sepse secili prej nesh e kupton se sa rëndësi ka kush qeveris. Ju falënderoj të gjithëve për ardhjen tuaj këtu për përpjekjet tona për ta bërë këtë aktivitet sa më të suksesshëm. Ne do të dëgjojmë sot këtu Kongresistin Jim Himes, senatorin Chris Murphy, senatorin Blumenthal si dhe governatorin Malloy.
Z.Lukaj ka prezantuar para publikut Kongresistin Jim Himes i cili është duke shërbyer në mandatin e tij të tretë dhe është anëtar i Komitetit të Kongresit për shërbimet financiare dhe në Komisionin e përhershëm të Kongresit për inteligjencë. Kongresisti Himes është dëshmi e njerëzve të suksesshëm që vinë nga Wall Striti dhe ka pasur një përkujdesje të vazhdueshme për të ndihmuar kudo.
Kongresisti Himes pasi ka falënderuar z.Richard Lukaj dhe gjithë pjesëmarrësit tha se ishte shumë i lumtur që merrte pjesë në këtë aktivitet me shqiptarët. Kam pasur vazhdimisht kontakte me komunitetin shqiptar dhe i respektoj gjithmonë për punën e tyre. Shtëpia e Bardhë ka pasur një zë për të ndihmuar Kosovën, Shqipërinë.
Pas Kongresistit Himes z. Lukaj ka prezantuar senatorin Chris Murphy i cili është zgjedhur ne vitin 2012 dhe është Shef i Komitetit Europian në Senat për marrëdheniet me jashtë. Z.Lukaj midis të tjerash tha se Senatori Murphy së bashku me shtabin e tij ka qenë një ndihmë e madhe për të mbështetur Universitetin Amerikan në Kosovë ku z.Lukaj është shefi i Bordit të Trustisë në Universitetin Amerikan në Kosovë.
Senatori Murphy me një thjeshtësi dhe dashamirësi në të folur ka përshëndetur të gjithë pjesëmarrësit dhe tha se ndihej krenar që ndodhej midis shqiptarëve dhe i mbështeste ata në probleme të ndryshme.
Pas fjalës së senatorit Murphy ka folur Senatori Richard Blumenthal te cilin e ka prezantuar z.Lukaj ku midis të tjerash tha se z.Blumenthal ka shërbyer pesë mandate si Prokuror i Përgjithshëm i Connekticut dhe ka luftuar gjithmonë për interesat e popullit. Ai është më aktivi në Gjyqësorin, shërbimet e armatosura, tregti, shkencë, trasport dhe në Komitetin e Veteranëve në Senat. Ai është një kampion i madh i çështjeve të emigracionit dhe të reformes në Senat. Në fjalën e tij Senatori Blumenthal foli dhe për emigracionin si një çështje serioze me të cilën po përballet Amerika.
Pas fjales së senatorit Blumenthal me duartrokitje është pritur ardhja e Guvernatorit Malloy për të cilin z.Lukaj tha me humor se nuk ka nevojë për prezantim pasi ai vazhdimisht ka qenë në mesin e shqiptarëve, në aktivitete të ndryshme.
Unë guxoj t’ju them vazhdoi z.Lukaj se ai ka qenë një mysafir i mirëpritur në shtëpinë time në shumë raste. Guvernatori Dannel P. Malloy tha se ndihej shumë krenar që kishte shumë miq shqiptarë në Connecticut dhe kishin ecur në shumë fusha të ndryshme. Ata janë njerëz të ndershëm, korrekt, e duan Amerikën, por nga ana tjeter i vlerësoj shumë se ata kurrë nuk i harrojnë rrënjët e tyre shqiptare.
Z.Lukaj në fjalën e tij ka falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët e tij që ndihmuan për këtë aktivitet madhështor, aktivistët e shquar, donatorët e ndryshëm, afaristët, doktorët, avokatët, biznesmenët që merrnin pjesë si dhe mediat: z.Halil Mula per TV 21 dhe TV Alba Life me producent z.Qemal Zylo. Pas ceremonisë për të gjithë pjesëmarrësit ishte shtruar një kokteil i pasur të cilët janë argëtuar me zërin e bukur të baritonit Ergin Brahimi të shoqëruar nën tingujt e ansamblit “Brevis” me flautisten simpatike Lule Ballata, violinistin Alex Shen dhe pianistin Daniel Laor.
29 qershor, 2014
Greenwich, Connecticut
NJË KONFERENCE NDËRKOMBËTARE PËR “STATUSIN SPECIAL” TË SHQIPTARËVE NËN MALIN E ZI, ME MBIKQYRJE NDËRKOMBËTARE
Letër e pambyllur drejtuar Presidentit të Komisionit Europian,Jose Manuel Barroso, për çështjet e pazgjidhura të shqiptarëve etnikë nën Malin e Zi/
I mirëseardhur e i nderuari President i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso, shqiptarisht ju faleminderit që Bashkimi Europian i dha Shqipërisë Londineze Statusin e Vend Kandidat, një status i bekuar e i vonuar prej kohësh. Sot, në kit’ vizitë Tuajën në Tiranë, po iu adresoj nji letër të pambyllur për “Statusin Special” për Shqiptarët etnik nën Malin e Zi.
Sivjet, më 12 shtator 2014, përploten 22 vjet nga dita e nënshkrimit nga Shqiptarët nën Malin e Zi të Memorandumit për “Statusin Special” drejtuar Konferencës së Paqes për Ish-Jugosllavinë, e mbajtur në Bruksel, Londër e Gjenevë. Kjo kërkesë shqiptare u bazua në Të Drejtën Ndërkombëtare, në Dokumentin e Hagës, kreu II, pika a. b, c (në kuadër të Malit të Zi) dhe me një Mbikëqyrje Ndërkombëtare.
Çështje të këtij Memorandumi u cekën pa vendimmarrje në tre vendmbajtjet e Konferencës, ku për herë të parë në histori morën pjesë edhe përfaqësues politik nga shqiptarët nën Malin e Zi. “Të Mëdhenjtë” e Konferencës u mjaftuan me pak…(!) Ngjarjet, për fat të keq, nga ajo vjeshtë e vitit 1992, nuk ecën në favor të Shqiptarëve nën Malin e Zi. Nuk iu plotësuan kërkesat e tyre legjitime, pasi edhe vet republika/shteti i Malit të Zi si edhe Komuniteti Ndërkombëtar ishin me mjaft angazhime e sipërmarrje nacionale, rajonale e ndërplanetare të mëdha, të shumta, të gjata.
Sigurisht, në “dështimin” e Memorandumit Shqiptar dhe të vet Konferencës së Paqes për Ish-Jugosllavinë, ndikuan disa faktorë ndër vite: a) Zhvillimet nacionale e rajonale nga shpërbërja e RSFJ, Ish Jugosllavia Avnojiste gjatë rregjimit të Millosheviçit; b) Luftërat në shtete e republika kufitare me Malin e Zi si në Kosovë, Bosnje-Hercegovinë e Kroaci, rebelimi i vitit 1997 në Shqipëri, etj.; c) Krijimi i Unionit Serbi-Mali i Zi (Jugosllavia e Tretë) e, mbasandejna, dalja e Malit të Zi shtet më vete, i pavarur e sovran (më 2006) edhe me votat e shqiptarëve etnik të atyshëm; d) Hartimi e miratimi i Kushtetutës së re të Mality të Zi, ngritja e Këshillit Nacional të Shqiptarëve (sikurse edhe për pakicat e tjera etnike), krijimi i Ministrisë për të Drejtat e Pakicave në Mal të Zi, organizma të cilët nuk e ndryshuan gjendjen e randë të shqiptarëve, veçse shërbyen ma së shumti si dekor e demagogji politike e Gjukanoviçit, etj. e) Mos interesimi kombëtar, i drejtpërdrejt, i kushtëzuar e i vazhdueshëm nga Shqipëria dhe Kosova për disa çështje shqiptare në Malin e Zi; f) Mos kërkesa e plotë dhe lëshimet e shumta të Bashkimit Europian e të NATO-s dhe disa vendeve antare të tyre ndaj shtetit të ri e të vogël të Malit të Zi lidhur me Të Drejtat e Njeriut e Pakicave Etnike (për Shqiptarët etnik) në kuadrin e integrimeve euro-atlantike.
Sot, në dekadën e tretë (1992-2014) të Memorandumit të Shqiptarëve nën Malin e Zi drejtuar Konferencës së Paqes për Ish-Jugosllavinë shohim se realitetet etnike, politike, ekonomike, kulturore, etj. për shqiptarët etnik nuk kanë ndryshuar për mirë, por janë përkeqësuar me perspektivë ma të errët. Milo Gjukanoviç, me një mandat të plotë si president e në të shtatin mandat si kryeministër (1991-2014), lideri politik ma jetëgjatë në Ballkan e Europën e Bashkuar, po ushtron në vazhdimësi një politikë shtetërore shovene kundërshqiptare, të papranueshme për shek. XXI, me elementë neo-kolonial e racist të sundimit të egër, të spastrimit e asimilimit etnik, të shtetëzimit pronësor dhe genocid etnik, politik, kulturor, ekonomik. Kaq e egër është kjo politikë e shtetit të Malit të Zi ndaj shqiptarëve etnik saqë i ka detyruar të dalin në protesta e demonstrata aktive, masive e të shpeshta. Sivjet, rasti ma i fundit ishin protestat e shqiptarëve në Tuz – Malësi (6 prill 2014) e në Plavë-Guci (8 prill 2014). Më 8 prill 2014 u organizua një demonstratë e fuqishme para Shtëpisë së Bardhë e ambasadës Malazeze në Uashington, ku shqiptaro-amerikanët me origjinë nga shtetet e trevat shqiptare në Malin e Zi e në Ballkan protestuan gjatë vizitës të Gjukanoviçit në Amerikë, kundër këtij diktatori shovinist e racist në Europën e Bashkuar e “gospodar” i egër antishqiptar në Malin e Zi, njësoj sikur Krajl Nikolla I në kohën e tij. Me dhjetra herë në dy vitet e fundit e kanë ngritë zërin e tyre edhe shoqatat e fondacionet shqiptare me prejardhje nga trojet e veta etnike nën Mal të Zi e që veprojnë në SHBA e në Europë si: Shoqata Atdhetare ‘’Malesia e Madhe, Fondacioni ‘’Plave Guci’’, Shoqata Atdhetare’’ Ana e Malit’’, Fondacioni Humanitar ‘’Malësia’’, Fondacioni ‘’Ded Gjon Luli’’, Shoqata e Plavë-Gucisë për Europë, Fondacioni ‘’Dom Simon Filipaj’’, Shoqata Atdhetare ‘’Kraja’’, Shoqata Atdhetare ‘’Ulqini‘’, etj.
I nderuari President i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso, ju baj me dije me shqetësim të lartë se shqiptarët etnik nën Malin e Zi, si rrallëkush në Ballkan e Europën e Bashkuar, kanë çështje të pazgjidhura të ekzistencës të identitetit shqiptar, të mbijetesës fizike, ekonomike e politike, etj. Kjo, nga disa problematika që nga koha e Konferencës së Paqes për Ish-Jugosllavinë, të cilat presin zgjidhje sa ma të shpejtë:
a) Shpopullimi i pandalur i viseve shqiptare nën Malin e Zi nga politikat antishqiptare të shtetit gjukanoviçian. Në mbi dy dekadat e fundit popullsia etnike shqiptare në trevat e veta etnike është ulur në rreth dy herë. Sipas Memorandumit shqiptar të 12 shtatorit 1992 kërkohej që në komunat etnike shqiptare, me shumicë shqiptare, t’iu njihej e drejta shqiptarëve etnik për të qeverisur vetë në mënyrë autonome, si në fushën e rendit publik, në polici, në prokuroritë komunale, në gjykatat lokale, në arsim, në shëndetësi, në shërbimin e të ardhurave dhe në shërbimin pronësor juridik, në kadastër, në urbanizëm, në inspeksione, në shfrytëzimin e të mirave natyrore, etj. Një shembull: në komunën e Plavë-Gucisë në vitin 2012, sipas ligjshmërisë e përqindjes shqiptare, ishin mbi 200 vende punë për shqiptarët në këta sektorë, po iu kishin dhanë vetëm mbi 60 prej tyre (!)
b) Mos lejimi i perdorimit të simboleve kombëtare. Rasti i fundit i përket 23 qershorit 2014: Në selinë e komunës së re të Gucisë me 40 për qind popullsi etnike shqiptare, në sallën e mbledhjes të kontituimit të parlamentit lokal të saj, nga partitë malazeze-serbe-boshnjake në pushtetin qëndror në Podgoricë e atë lokal në Guci, nuk u lejua qëllimisht vendosja e Flamuri Kombëtar Shqiptar, po vetëm i Flamurit Shtetëror të Malit të Zi e ai i komunitetit Boshnjak, pavarësisht se u kërkua zyrtarisht e publikisht edhe nga partia shqiptare, Lidhja Demokratike në MZ. Ka plot fshatra me popullsi të madhe shqiptare si në bregdetin e Tivarit e Ulqinit, Ultinën e Podgoricës, në Plavë, Guci e Rrozhajë, ku nuk gjen në territorin e tyre as tabela e mbishkrime në gjuhën shqipe dhe në shumë fshatra të tyre nuk ka shkollë shqip, etj.
c) Përpjekjet për ndryshimin e strukturës demografike duke sjell ardhacakë serbë, boshnjakë e malazezë në komunat etnike shqiptare, me shumicë shqiptare. Rasti ma i fundit, i sivjetëm:(ish)kryebashkiaku i Podgoricës, Miomir Mugosha i partisë së Gjukanoviçit, në komunën urbane shqiptare të Tuzit, pikërisht në trevën e fisin shqiptar historik të Grudës, tek vendbanimi Dheu i Zi, ka ngritë një lagje të madhe me boshnjakë të ardhur nga brigje të degëve lumore të Limit, etj.
d) Ndryshimi i ligjit për përfaqësimin e popullit Shqiptar në Kuvendin e Malit të Zi.
e) Arrestimet e burgosjet gjatë aksionit famëkeq e terrorizues “Fluturimi i Shqiponjës” në Tuzi; arrestimet e 23 shqiptarëve në fshatin Martinaj të Gucisë, etj.
f) Injorimi dhe mos dhënja e të drejtës të komunës urbane të Tuzit për të dalë komunë më vete në ndarjen administrative-territoriale të Malit të Zi. Ndarja e krahinës etno-historike e komunare të Plavë-Gucisë në dy komuna, në atë Plavës e të Gucisë, me qëllim defaktorizimin e shqiptarëve, shpërnguljen apo asimilimin e tyre.
g) Eksproprimi skandaloz i pronës private në emër të krijimit të parqeve nacionale në pronat private të shqiptarëve të Plavë-Gucisë, Rrozhajës, etj. Marrja e kompetencave në mënyrë arbitrare për pasuritë detare të komunës së Ulqinit, konfiskimi i pronave private të shqiptarëve në Gjirin e Valdanosit; etj.
h) Çështja e pambyllur e (demarkacionit) përcaktimit të kufijve tokësor, detar e liqenor e lumor të Malit të Zi me Shqipërinë e Kosovën.
I nderuar President i Komisionit Europian, kjo gjendje e rëndë e shqiptarëve etnik në trevat e veta etnike nën Malin e Zi, diskrimini i institucionalizuar etnik, ekonomik, politik, kulturor, etj. ndaj shqiptarëve, mos zgjidhja e problemeve shqiptare në rritje qyshse nga Memorandumi Shqiptar i 12 shtatorit 1992 dhe Konferenca e Paqes për Ish-Jugosllavinë (Bruksel, Londër, Gjenevë), etj. duhet të mos i kthejnë shqiptarët e viset e tyre në një “Çamëri të dytë” për shtetet e trevat shqiptare në Ballkan dhe as në një “Mitrovicë të dytë” për Europën, Amerikën e Botën. Ndërgjegja e Europës dhe e botës euro-atlkantike nuk duhet të heshtin me vetëdije dhe as të presin ma gjatë, pasi Mali i Zi, vend kandidat për në BE e NATO ka edhe detyrime ndërkombëtare.
Sivjet, më 2014, ma shumë se astenjëherë në historinë e re moderne, ka ardhë koha emergjente për mbajtjen e një Konference Ndërkombëtare për “Statusin Special” të Shqiptarëve nën Malin e Zi me Mbikqyrje Ndërkombëtare.
Me konsideratë të lartë
Ramiz Lushaj
Drejtor ekzekutiv i Qëndres Shqiptare të Studimeve Amerikane e Britanike
Tiranë, 30 qershor 2014
Kongresmenit Tom Reed iu dorëzua Petecioni për çështjen shqiptare në Maqedoni
Shkruan Skënder Karaçica/Çikago /
Organizata e Veteranëve të UÇK-së në Maqedoni përmes Peticionit me 104 mijë nënshkrime të shqiptarëve nga trojet e veta etnike dhe diaspora kanë kërkuar nga institucionet e shtetit amerikan Kongresi dhe Senati në Uashington,që trajtimi i problemeve dhe çështja e popullit shqiptar sipas ,,kornizës ligjore,,të Marrëveshjes së Ohrit jo vetëm që nuk po implementohet përmes ndryshimeve të Kushtetutës,por për për arsye të ndryshme,kundërshtohet,mohohet,relativizohet ose minimizohet.Kështu u tha në takimin e sotëm në Nju Jork të organizuar nga LQSHA(Joe DioGuardi)ku merrnin pjesë përfaqësuesit shqiptaro-amerikan (LDSHA-SHSHA)nga Çikago,zyrtarë të administratës amerikane dhe asociacionet hebreike,ku iu dorëzua peticioni në 7 vëllime kongresmenit Tom Reed.
Shtruaja e çështjes shqiptare në Maqedoni si temë e këtij peticioni,ka të bëjë me shumë aspekte e segmente,por në radhë të parë ka qëllime të rrafshit kombëtar e jo politizim të marrëdhënieve të shtyrë nga politike ditore e pushtetit mbi shqiptarët.Për aktualitetin shqiptar në këto hapësira etnike dhe koha e trajtimit përmes mënyrës demokratike të peticionit ,thuhet më tej,duhet shikuar në kontekstin e tri pyetjeve që kushtëzojnë kufirin hapësinor e kohor të shtrijes së shqiptarëve dhe e drejta e tyre kombëtre në Maqedoni:Çka ishin dje shqiptarët,çjanë sot,çdëshirojnë të bëhen nesër?Nga njohja e gjendjes në Maqedoni,u shprehën unanimisht Joe DioGuardi,Xhevat Sherifi,Mahmut Skenderi dhe kongresmeni Tom Reed,nga vlerat dhe idetë që trajtohen përmes peticionit,ndihmojnë për ndriçimin objektiv dhe përcaktimin ose ripërcaktimin e çështjeve të hapura të angazhimit tonë si subjekt moral,politkik,historik.Më tej në diskutimet e sotme në Nju Jork u tha se në sintezën e peticionit që sot është pranuar nga kongresmeni Tom Reed,do të hedh dritë për çështjen shqiptare të (pa)zgjidhur në Maqedoni si dhe do të ndihmojë si të shmangën më lehtë e më lehtë problemet ,të cilat si barriera e pamundësojnë barazinë e plotë dhe statusin (shtetformues)si vlerë universale demokrtike të BE-së.E gjithë kjo mangësi dhe anashkalimi i Marrëveshjes së Ohrit që tash e 13 vjet ka mbetur pa implementimin brenda Kushtetutës,rrezikon bashkëqenësimin e të gjithëve me shenjën e barazisë kombëtare(shqiptare)ne këtë vend me popullsi të përzier,u tha në Nju Jork.
Peticioni i shqiparëve në Maqedoni do të dërgohet në Kongresin Amerikan në Uashington dhe me aktivitetin politik,diplomatik dhe të mekanizmave tjerë të shtetit amerikan,kur kihet parasysh për të drejtat dhe liritë me përmasën e barazisë kombëtare do të trajtohet dhe do të bëhet në një kohë të duhur Rezolutë për çështjen shqiptare në Maqedoni.Peticionin e kanë nënshkruar edhe 50 maqedonas,ndërkaq një segment i veçantë zenë vend çështja e 300 mijë shqiptarëve ortodoks si popull i ndaluar dhe i,,asimiluar,,në programet antishqiptar të regjimeve të kohës.Për të parë më afër gjendjen e shqiptarëve në këtë vend me një demokraci të brishtë,së shpejti një delegacion i lartë i Kongresit Amerikan do të vizitojë Maqedoninë.
Unë biri yt Kosovë, po të tradhtoj!
Nga Fahri Xharra/ Gjakovë/
Unë biri yt, Kosovë, t’i njoh dëshirat e heshtura,
t’i njoh ëndrrat, erërat e fjetura me shekuj,
t’i njoh vuajtjet, gëzimet, vdekjet,
t’i njoh lindjet e bardha, caqet e tua të kallura;……jo , nuk t`i paskna ditur as dëshirat e heshtura,as ëndrrat e fjetura me shekuj sepse.. “Arrestimi i tre të dyshuarve për terrorizëm në rrethin e Kaçanikut dje, ka rikthyer në mediat botërore lajmet e këqija që vijnë nga Kosova dhe për shqiptarët e Kosovës në këtë fillim të verës dhe në valën e vapës tropikale të ndeshjeve të Kampionatit Botëror të Futbollit në Brazil. .(Lajmet e dites , 27.06.14)”Rrjeti televiziv amerikan ABC citonte agjencinë amerikane të lajmeve Associated Press nga burime të policisë së Kosovës dhe thoshte se tre të ndaluarit shqiptarë etnik dyshohen për rekrutim dhe formim të një grupi terrorist. Sipas lajmit, gjatë bastisjes tek ata ishin gjetur uniforma ushtarake dhe materiale propagandistike ndërsa dyshoheshin për komplot për të kryer sulme sipas frymëzimeve nga mësimet radikale islamike.Lidhjet e të dyshuarve, që citojnë burime kosovare të zbulimit, çonin tek radikalët në Siri, ku të paktën njëri prej tyre thuhet se kishte luftuar përkrah kryengritësve sunit atje”
Unë biri yt, Kosovë,
t’i njoh vuajtjet, gëzimet, vdekjet,
t’i njoh lindjet e bardha, caqet e tua të kallura;
ta di gjakun që të vlon në gji,…..unë ta mohova Idriz Seferin , unë ta mohova grykën e Kaçanikut , unë të mohova të tëren. Mendoja që ta di gjakun që të vlon në gji ; por jo më duket që ishte një gurrë uji. ….“Operacioni i policisë së Kosovës kundër tre të dyshuarve ishte koduar me emrin “Hit”, ndërsa duke cituar burime të medias në Kosovë, theksonte se të dyshuarit ishin pjesë e një grupi prej 150 shqiptarësh nga Kosova të luftës civile siriane kundër forcave të presidentit Bashar al-Assad.” Mos bre!
Unë biri yt, Kosovë,
ta di gjakun që të vlon në gji,
dallgën kur të rrahë netëve të pagjumta,
e të shpërthejë do si vullkan, … dhe ai vullkan ishim ne, disa të birtë të shekullit të ri
që ….” Duke dhënë një pasqyrë kulturore të Kosovës, ABC thoshte më tej se më shumë se 90 për qind e popullsisë etnike shqiptare janë të përkatësisë myslimane që praktikojnë një Islam të moderuar dhe kanë lidhje të forta politike e kulturore me botën perëndimore”
Unë biri yt , Kosovë
më mirë se kushdo tjetër të njoh, Kosovë,
Unë, biri yt…….por jo , paskemi qenë gabim sepse….” ata qe kan vendosur te behen vegel qorre ne sherbim te terrorzimit,ja kan falur shpirtin dhe kombin djallit!Gjer sa te arrijnë ne theqafje,ketyre trushperlarve nuk ka kush i kthen ne rrug te mbar!Te kujdesemi për rininë që ende ka mundësi te mos u lehen ne dua te kriminelëve terrorrist pavarësisht cilit religjion i takojnë!Mbi te gjitha eshte kombi Shqiptar ¨(M.H)
“Kam thënë,dhe prapë them, se e di mirë se çfarë kërkonte Serbia,por nuk e kam ditur se pas asaj që pësuam nga serbët,do të vendosim vet për fatin tonë,natyrisht jo kështu me terrorizëm të disa shqiptarëve, në Amerikë,në Frankfurt të Gjermanisë,në Irak,Siri,dhe tash,terroristët kapën edhe në Kosovë,duke u përgatitur për akte terroriste brenda saj,apo edhe gjetke,pikërisht ashtu si i marrin direktivat nga kolegët e tyre pjesëmarrës në luftimet në Siri. (D.M)
Unë biri yt , Kosovë , nuk e kam ditur që….” Familja e kamikazit kosovar, Blerim Heta, i cili javës që shkoi, vrau në një sulm vetëvrasës në Bagdad mbi 50 persona, thotë se atë e mashtruan. Ata thonë se atij ia shpëlanë trurin me ligjërata. Blerimi, konfirmojnë ata, ishte dëgjues i rregullt i ligjëratave të Shefqet Krasniqit, por edhe i ligjëratave të Bekir Halimit e Omer Bajramit nga Maqedonia. . “
“Më 24 mars,2014 familja Heta nga Varoshi i Ferizajt mori një telefonatë nga djali i tyre, Blerim Heta, për të cilin e dinin se po mësonte për fe në Siri. “Nesër do të takohem me All-llahun”, ishte lajmi që ai ua kumtoi atyre.Të nesërmen, më 25 mars, kosovari Blerim Heta kreu një sulm vetëvrasës në Bagdad të Irakut, ku la mbi 50 të vrarë. Forumet e xhihadit në internet e shpallën menjëherë shehid (dëshmor).Familja e Blerim Hetës thonë se djalin e humbën për asgjë. “
Dëgjon zanin q’i thotë feja. Plagos qiellën, e shpon tokën,
i shkyn horizontet e bardhë, zhvesh natyrën, ia heq kotllën.
Kult’ i tij kult i zhveshun! Nuk ia bren ma trutë enigmi
e varros, mbi varr ia vë një shej përbuzje o nderimi….” merret vesh se të arrestuarit në operacionin e sotëm policor kundër terrorizmit janë Ë. Berisha, Sadat Topojani e Jetmir Kyçyku. Berisha e Kyçyku janë nga Kaçaniku dhe i takojnë organizatës joqeveritare të paregjistruar në shtet- “Rinia Islame-Kaçanik”, derisa Sedat Topojani është ish-xhihadist i krahut të Shtetit Islam të Irakut dhe Shamit (ISIS) nga Hani i Elezit.
Gazetat patë raportuar kohë më parë për xhihadistët shqiptarë nga Kaçaniku dhe për strukturën e OJQ’së “Rinia Islame-Kaçanik”. Mos bre ! Unë jam biri yt , Kosovë!
Mbi kështjellat mijvjeçare qëndrojnë sorrat e smueme,
krahët i kanë varë pa shpresë simbojt e shpresave të humbune
me klithma të dëshprueme bajnë fjalë mbi jetë të pëmdueme,
kur kështjellat mijvjeçare si xhixha shkëlqejshin të lumtuna. …..“Ngjarja e 2 marsit (2011) në Frankfurt, ku 21-vjeçari nga Kosova qëlloi për vdekje ushtarë amerikanë, dëshmoi se as një shoqëri s’është imune nga ndikimet e dyshuara islamistë radikale.Lind pyetja si mund të parandalohen raste të tilla?
Arid Uka veproi në mënyrë individuale dhe sipas hetimeve të deritanishme urrejtjen ndaj amerikanëve ai e mori në internet brenda një kohe shumë të shkurtër. Ai nuk ishte i riu i parë mysliman i radikalizuar, por ishte i pari, që realizoi atentatin terrorist në territorin gjerman. Dhe ajo, çka i shokoi shqiptarët, ishte jo vetëm fakti që ai ishte shqiptar, por edhe që urrejtja e tij ishte drejtuar ndaj amerikanëve. “Ky konstelacion është befasues”, thotë Konrad Clewing, ballkanolog nga Instituti i Evropës Juglindore në Regensburg.
Por ai thekson se fakti që atentatori ishte rritur në Gjermani dëshmon se kjo ngjarje është në radhë të parë një shenjë alarmuese për Gjermaninë, se sa për Kosovën, apo shoqërinë shqiptare në përgjithësi”.
Unë biri yt, Kosovë, t’i njoh dëshirat e heshtura,
t’i njoh ëndrrat, erërat e fjetura me shekuj,
t’i njoh vuajtjet, gëzimet, vdekjet,
t’i njoh lindjet e bardha, caqet e tua të kallura;……” Por opinioni kombëtar shqiptar është shumë i ndjeshëm, kur bëhet fjala për ndikimin e fesë islame dhe parapëlqen heshtjen, konstaton Robert Pichler. “Feja, e sidomos ajo islame, është një nga temat më të tabuizuara tek elitat shqiptare”, thotë studiuesi austriak. Sipas tij kjo ka të bëjë me doktrinën kombëtare të trashëguar nga koha e rilindjes.
Për Pichlerin “Feja e shqiptarit është shqiptaria” është një nga mitet më të mëdha të shqiptarëve. “Problemi është se sa e hap këtë temë tek elitat shqiptare, menjëherë ato mundohen ta banalizojnë”, thotë ai. Të rinj në udhëkryq .Robert Pichler është marrë dhjetë vjet me radhë me ndikimin e fesë tek shqiptarët, sidomos ata të Maqedonisë. Docenti i Universitetit të Gracit është duke punuar aktualisht në një libër, që trajton pikërisht problemet e përkufizimit të identitetit të rinjve shqiptarë, që jetojnë në Austri.
Shkëlqen shejtnia mbi zhguna dhe ndër mjekra të të të pa feve
0, sa engjuj të bukur përpara derës së ferrit! ……”Çuditeshim,madje reagonim ashpër, kur serbet shqiptarët /NEVE/ i/na quanin irredentistë,separatistë dhe terroristë.Thoshin,pra serbët,para se të bëhej luftë dhe Kosova të shpallte pavarësinë, se Kosova paraqet rrezik për paqen dhe sigurinë në Ballkan.Kjo që disa vite po ndodh me Kosovën,nën ndikimin e papenguar të shteteve islamike,është një pasqyrë,vërtet trishtuese,por njëkohësisht edhe shpirtkënaqje për serbët, të cilët edhe ata,në forma,me gjithfarë mjetesh dhe financa të mëdha, kanë stimuluar dhe nxitur interesimin dhe shtuar ndikim më të madh të islamit tek shqiptarët,me qëllim,që sa më parë të shkaktohet një destabilizim,jo vetëm në Kosovë,por edhe vende të tjera kudo ku jetojnë shqiptarët. Po shihet se uji “terrorist” po shkon në mullirin e Serbisë,dhe keqësimi i situatës në Kosovë,sidomos,asaj i shkon për shtat,dhe ëndërrohet se është një shans për rikthim të saj në Kosovë.( Dedë Mirdita)
Pse oj Kosovë! E di ti Kosovë që në vitet 1998-1999 bota vajtonte per ty.?
E di ti Kosovë qe na ka humbur krenaria ? E di ti Kosovë që për pak para po të shesin? E di ti Kosovë ?…… I I di ti, te gjitha por nuk flet .sepse ta kanë shterrur zërin!
Unë , Mon Hoti, Dedë Mirdita ,poezitë e Ali Podrimjes e Migjenit dhe biri i kosovës tradhtar dhe lajmet ditore e bëmë këtë shkrim .