• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for August 2014

Torturuesit e kampit të interrnimeve në Rumani, i dorëzohen drejtësisë për krime dhe gjenocid

August 20, 2014 by dgreca

*Shqipëria, që kaloi diktaturën më të egër kur do e bëjë një diçka të tillë?/
*Metodat e torturës ishin përdorur tek të burgosurit politik në Rumani : Ion Ficioru ish komandant i kolonive të punës në periudhën 1960-1963 në Periprava doli para gjyqit./
Nga BEQIR SINA, New Yrok/
BUKURESHT ROMANI: Ndërkohë, që në vendet ish kampit në Europën jug-lindore vazhdon gjykimi i presekutorve të regjimeve komuniste, në Shqipëri, për fat të keq, ende nuk është bërë, qoftë edhe një gjyqë për krimet gjatë sundimit gjysmë shekullorë të komunizmit.
Madje, për ironi të kohës, jo vetëm që nuk ka ndonjë gjykim për rastet të tilla, por edhe Ministri i Drejtësisë, sot në qeverinë e “Rilindjes”, është një nga ish Prokurorët, që ka dënuar më shumë se 100 të burgosur politik. Kurse, Ministri i Jashtëm – është i biri i njërit prej eksponentëve më famëkeq të ish Ministrisë së Brendeshme, së bashku me Ministrin e Brendeshem – tani nipi i njërit prej eksponentëve të Sigurimit të Shtetit dhe ish Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Pra, të dilte në gjyq ashtu si po dalin sot në Rumani, e cila ësht e vetme të ish kampit që egzekutoi kryetarin e saj së bashku me gruan – në rrëzimin e pushtetit në vitin 1999. Ndërkohë, që në Shqipëri, Ramiz Alia dhe Nexhmije Hoxha me kastën e tyre u dënuan me gjykime “qesharake” për “kafe dhe shpenzime qejfi” në atë kohë.
Dje , ka qenë një gjykatë në Bukuresht , e cila ka nisur qysh të hënën gjyqin ndaj Ion Ficioru, ish- komandant i një kampi pune gjatë periudhës së komunizmit, që akuzohet për krime kundër njerëzimit.
Ky ish oficer i Sicuritatit, me gradën kolonel me detyrën komandat kampi në vitet 61-63′ thuhet se ka qenë një tjetër torturues, dhe përgjegjës për vdekjen e 103 të burgosurve politikë, gjatë regjimit komunist,
Ai i është dorëzuar drejtësisë, në bazë të fakteve të nxjerra nga Instituti për Hetimin e Krimeve të Komunizmit dhe Memori në Diasporën rumune, njoftoi të hënën Prokurori i Përgjithshëm i Rumanisë, i cili ka autorizuar organet kompentente të arrestoin ish, Kolonelin në pension Ion Ficioru, me akuzën se ka përdorur metodat e torturës, tek të burgosurit politik, në Rumani .
Në aktë-akuzë, thuhet se më shumë se 103 të burgosur politikë, kanë vdekur, gjatë asaj kohe vetëm në kampin në Periprava, i cili, ka qenë një prej kampeve më famë keqe të Rumanisë
Ai së bashku me ish komandatin e Burgut në Sarat për komandimin që i ka bërë burgut, ku ishte e burgosur elita e Rumanisë, 87 vjeçarin Alexander Visinescu, është i akuzuar tashmë për gjenocid.
Koloneli në pension Ion Ficioru – i cili tani është 85 vjeç, dhe jeton në një qytet ku ka blerë dhe ka bërë pronë të tij disa pallate, është në mesin e 35 ish kuadrove të Ministrisë së Punëve të Brendeshme dhe Sikuritatit që shërbyen në atë kohë në burgjet politike Sighet, Jilava Ramnicu Sarat, Pitesti dhe Aiud Periprava, e cila thuhet se ishte një nga “thertore njerëzore”, e cila pati asgjësuar njërën prej elitave politike, ushtarake dhe kulturore midis dy luftërave në Rumani.
Simbas, shtypit rumun të 35 ish kuadrot e lart të policisë, janë shpallur si torturuesit e të Burgosurve politik, nga Instituti i Hetimeve të Krimeve të Komunizmit dhe Memori në Diasporën rumune (IICCMER) që hapi procedurat e hetimeve, të krimeve dhe abuzimeve në burgjet komuniste.
Ashtu si në rastin e Visinescu, studiuesit e këtyre krimeve, thonë se faktet IICCMER, vijnë në dritën e së vërtetës, në kuadër të hetimeve që janë bër gjatë këtyre dy dekadave, të fundit, ndaj krimit dhe gjenocidit, të përdorur në kohën e sundimit komunist, në burgjet poliitike dhe kampet e interrnimit në Rumani.
Megjithëse, kanë kaluar më shumë se 50 vite që nga vdekja e të burgosurve, por sipas ligjit rumun, nuk ka afat kohor për të hetuar krimet e rënda, ish – komandanti i kampit të punës për të interrnuarit politik në Periprava – Rumani, John Joseph Ficioru, akuzohet se ka duke abuzuar me detyrën dhunë ndaj të burgosurëve politikë, që ata t’i nënshtroheshin kushteve të ekzistencës ose trajtimit të egër deri në shkatërrimin e tyre fizik dhe mendor.
Akuza ndaj tij është se kolonel Ficioru, në atë kohë, ka tejkaluar veprimet juridike – duke iu hequr të burgosurve dhe mohuar kujdesin mjekësor, mungesën e ilaçeve për të ofruar ndihmën e duhur, deri në degradimin shëndetësore të të burgosurve nga mungesa e ushqimit, mungesa e ngrohjes, dënimeve diskrecionale dhe abuzimit, kushteve çnjerëzore të burgjeve, keqtrajtimin, rrahjeve dhe të veprimeve të dhunshme të tjera.
Këtë fakt e pranoi edhe Prokurori i Gjykatës së Lartë të Kasacionit dhe Drejtësisë, shkruan shtypi rumun, i cili theksonë se” simbas regjistrimit të denoncuar nga hetimet e Institutit për Hetimin e Krimeve të Komunizmit dhe Memori në Diasporën rumune, nisë gjykimi kundër Ion Ficioru, ish-komandant i kampeve të punës në Periprava i akuzuar për tortura dhe gjenocid ndaj të burgosurve politikë”.
Koloneli në pension Ion Ficioru, është konsideruar si një nga oficerëve të burgje politike të regjimit komunist, nga më të këqijtë, shrkuajn gazetat e Bukureshtit, duke shtuar se Ficioru, ai ishte i “tmerrshmi” që solli frikën në mesin e të burgosurve.
Koloneli Ion Ficioru (me gradën Major, kur ai ishte komandant në Periprava) ka mbetur në kujtesën e të burgosurve si një kafshë e egër me fytyrë – njeriu thonë, ish të burgosurit, sot. Në kohën e tij të burgosurit nuk kishin “të drejtë as me pa diellin dhe ajrim nuk kishin.”
Ai rrezikon 15 vite burg, nëse gjendet fajtor.

Biografia e Ioan Ficioru

I lindur më 4 prill 1928, në fshatin Cucerdea Qarkut. Mures, Ion Ficioru erdhi nga një familje, e mesme e ndjekëse e besimit Baptist fetare. Ai u bashkua me Partinë Komuniste në pranverën e vitit 1946, duke punuar në Zyrën e Qarkut në Tarnava .
Në tetor 1946, John Ficioru ishte martuar me pëlqimin e organit të partisë, me Mary Calutiu babai i të cilës ishte një prift Baptist (Dumitru Calutiu).
Ai ishte sekretar i termocentraleve celular në PCR / PRM në Târnaveni (mars 1947-Shtator 1948) dhe instruktor në Departamentin e problemeve organizative organizative të partisë qarkut Tarnava Little (dhjetor 1948-Qershor 1949).
Në tetor të vitit 1949, ajo u përfshi në ushtri ( Aviacionit Regjimenti 2 Craiova).
Në janar 1950, Ficioru u rekrutuar në Ministrinë e Brendshme, me referenca të mira politike nga eprorët e tij, dhe të Qarkut

Filed Under: Analiza Tagged With: Beqir Sina, drejtësisë, e dhe gjenocid, i dorëzohen, për krim, Torturuesit e kampit të interrnimeve në Rumani

Faleminderit Tiranë !

August 20, 2014 by dgreca

(90-vjetori i Kongresit Arsimor të Tiranës, gusht 1924)/
Nga Engjell Zerdelia/
Ne Foto: Delegatët e Kongresit Arsimor të Tiranës ( gusht 1924 ), në mes Bajram Curri/
Pas fitores së Revolucionit Demokratiko-Borgjez të Qershorit të udhëhequr nga kryeministri Theofan Stilian Noli në vitin 1924 u pa e arsyeshme që të thirrej një kongres tjetër për arsimin, por ndryshe nga praktika e ndjekur deri tash ajo u pri nga vetë mësimdhënësit. Nisma fillon me arsimtarët e Normales së Elbasanit; A.Xhuvani, A.Gashi, S. Harri, A. Duhanxhiu, I. Xhaja, Sh. Arra, K. Ljarja, K. Ylli, S. Sejdini, S. Paparisto, H. Zeka e të tjerë dhe gjen mbështetje të plotë edhe tek arsimtarët e Tiranës; Shadije Bogdo, Jonuz Blakaçori, Jani Minga, Ruhi Zeko, Mehmet Vokshi, Jorgji Pano, Jozef Fekeçi, Ramazan Jarani e të tjerë. Arsimtarët çohen në këmbë me emëruesin e përbashkët: Shqypnia, nëpër shkollë, pret dritë. Lajmërohen organet kopetente me shumë korrektësi.
Kongresi Arsimor i Tiranës
Ministrisë së Arsimit dhe Punëve të Brendëshme/Tiranë
Këtu bashkangjitur kemi nderin t’ju paraqesim kopjen e deklaratës për mbledhjen e një kongresi arsimor në Tiranë, më 12 gusht; duke qenë se qëllimi i kongresit është zhvillimi i arsimit kombëtar dhe me anë të këtij, lehtësimi i barrës së rëndë që ka qeveria e sotme për zbatimin e parimeve të saj demokratike, lutemi të na jepni leje për çeljen e kongresit në fjalë dhe ndihmën morale të Qeverisë.
Sekretari M. Vokshi Kryetari i Komisionit Nismëtar J. K. Minga
Nënprefektura e Tiranës
Nr.2063 Tirane, me 26.VII.1924
Në mbështetje të urdhërit 1731/I, të datës 26.VII.1924 të Ministrisë së Punëve të Brendeshme ju jepet leje për mbajtjen e kongresit … dhe të na njoftoni vendin dhe kohën e mbledhjes për të dërguar përfaqësuesin e prefekturës në çdo mbledhje.
Ministria e Arsimit
Nr.960/I Tiranë, më 26.VII.1924
Kryetarit të Komisionit Nismëtar
Tiranë
Ju njoftojmë se Ministria e Arsimit duke çmuar dobinë dhe qëllimin e bukur që ka kjo mbledhje e këtij Kongresi, jep lejen e vet, duke shtuar se do të jetë gati kurdoherë për përkrahjen e tij moralisht e materialisht.
Për zav. Ministrin e Arsimit
Pertef Pogoni
Deklarta e Arsimtarëve të Shqipërisë, me nismën e bukur të mësuesve të Normales së Elbasanit të prirë nga prof. A.Xhuvani dhe stafet pedagogjike të Tiranës gjeti mbështetje të fortë anekënd atdheut tonë të dashur. Komisioni Nismëtar parashtroi këto pika:
1) Arsimi mbi parime demokratike drejt evolucionit të shpejtë të popullit
2) Njësia shkollore mbi thmele kombëtare
3) Përmirësimi i programit mbi baza të jetës reale 4) Mos me hapë shkolla të reja, pa rregulluar nga çdo pikëpamje plotësisht shkollat e sotme.
5) Krijimi i një komisioni permanent për botimet e teksteve shkollore e të tjera.
6) Formimi i një lidhjeje të përgjithshme të arsimtarëve me këto qëllime: a. Paralelizmi në rrogë me nëpunësit e tjerë; b. Sigurimi i pensionit; c. Gradimi me mënyra legale; ç. Përhapja e jetës sportive; d. Konfrenca, shëtitje, muzeu e shkollës e të tjera; dh. Lartësimi moral dhe intelektual i mësuesvet me libra, revista dhe botime të tjera në ndihmë të tij; e. lehtësim ekonomik i mësuesve me të dhanme tokë të shtetit; f. Mbrojtja e të drejtave legale të mësuesit ( emërime, transferime, ndëshkime e të tjera ) 7….12) Sigurimi i detyrimit të arsimit edhe për femra
Komiioni Nismetar
Shadije Bogdo, Nuz Blakaçori, Jani Minga, Ruhi Zeko, Mehmet Vokshi, Jorgji Pano, Jozef Fekeçi, Zan Jarani
Kongresi i Arsimtarëve të Tiranës çeli punimet, më 12.08.1924 në orën 17:00, pra mbasdite në shkollën femërore dhe merrnin pjesë 33 delegatë nga të gjitha trevat e Shqipërisë. Në bazë të traditës mbledhjen e hap më i moshuari i delegatëve dhe e kryeson zoti Jani Minga, i cili mbajti një fjalim patetik duke falenderuar me ngrohtësi delegatët që iu pergjigjën thirrjes së Komisionit Nisitor. Ndër të tjera vlerëson rëndësinë e kongresit dhe është plotësisht i bindur dhe thotë se do t’i vëmë arsimit themele të shëndosha për të bërë të mundur rrugën e qytetërimit dhe përparimit. Ne kemi titullin më të lartë dhe meritimi i të cilit është një lavdi për ne. Vlerëson arsimtarin që është i zoti të ndreqë, jo vetëm fatin e vet, por edhe atë të gjithë kombit… me shpresë që vepra e këtij kuvendi do të japë pemët e duhura, po thërres: Rroftë kombi shqiptar! Rrofshin arsimtarët!
Bisedimet e ditës së parë: 1. Zgjedhja e kryesisë së kongresit me kryetar zoti Ahmet Gashi, nënkryetar zoti Jani Minga, sekretarë zotërinjtë Kiço Konomi, L. Kromiqi, Jonuz Blakaçori. 2. U vendos dërgimi i një komisioni tek Kryeministri dhe tek Ministria e Arsimit për urim i përbërë nga zotërinjtë: Ahmet Gashi, Mihal Sherko dhe Xhevat Korça. U vazhdua me pikat e tjera; leximi i programit, veprimi i Kongresit në orën 8.00-12.00 dhe mbasdite 15.30-19.00 dhe së fundi mbas një diskutimi të gjatë u vendos: arsimi të jetë mbi baza demokratike kombëtare dhe që shkolla shqipe të jetë e përbashkët në çdo vend e në çdo pikëpamje. Ky debat ishte shumë i nxehtë, saqë prej anës së mësuesve katolikë të prefekturës së Shkodrës me nxitje dhe mbështetje të fuksionarëve fetarë dhe të disa qeveritarëve, zotërinjtë Ndue Paluca, Kol Margjini dhe prej myslimanëve dr. Xhevat Korça, Ismail Anamali u larguan nga kuvendi. Kongresi u vu në rrezik edhe për shkak të indiferencës së Ministrisë së Arsimit dhe të Qeverisë së kohës, për këtë arsye u thirrën në polici: Ahmet Gashi, Aleksandër Xhuvani, Salih çeka, Jani Minga dhe dy të tjerë. Për këtë ngjarje një grup delegatësh me në krye Ibrahim Fehmiun, vunë në dijeni ushtarakun, senatorin dhe atdhetarin e madh Bajram Curri që nderyri energjikisht për mbylljen e këtij incidenti, ai erdhi vetë në Kongres,- thotë prfesor A.Gashi,- na përgëzoi për punën tonë dhe na dha zemër për të vazhduar më tej dhe bëri një fotografi bashkë me kongresistët.

Vendimet e Kuvendit Arsimor të Tiranës
1. Arsimi në baza demokratike kombëtare.
2. Shkollat e Shqipërisë do të jenë një e të përbashkëta në çdo vend e në çdo pikëpamje.
3. Përmirësimi i gjëndjes kulturore të mësuesve që nuk kanë pasur fatin të bëjnë mësimet e nevojshme për mjeshtërinë e tyre duke i parashtruar Ministrisë së Arsimit si mjete të përmirësimit të këtyre organizimin e një shkolle normale për secilin sekt dhe dispensat. 4. T’i parashtrohet Ministrisë së Arsimit që të mos hapen shkolla të tjera, pa plotësuar ato që gjinden… të emërohen mësues të aftë me të tëra cilësitë e mësuesisë, ndërtesa të mira dhe mjete të nevojshme. 5. Për formimin e Lidhjes së Përgjithshme të Arsimtarëve u zgjodh një komision prej shtatë vetash… 6. U pranua që shumica e bursave të shtetit t’u jepej nxënësve që do të ndjekin degën pedagogjike duke parapëlqyer fëmijët e arsimtarëve dhe atyre që janë më në nevojë materiale. 7. Detyrimi i arsimit fillor të sigurohet si për femra dhe për meshkuj duke filluar prej moshës 7 vjeç… 8. T’i parashtrohet Ministrisë së Arsimit, krijimi i shkollës Normale Femërore dhe ndihma arsimore për kulturimin e gruas. 9. Stabilizimi i mënyrës së Internateve mashkullore dhe femërore. 10. Krijimin e një fjalori të vogël me kredite arsimi…

Kongresi arsimor i Tiranës i vitit 1924 është i një rëndësie të veçantë në historinë e arsimit shqip, mendimit pedagogjik dhe shkollës shqipe, sepse nga njera anë tregonte shqetësimet, dobësitë dhe perpjekjet e armatës demokratike përparimtare, nga ana tjetër ndjehej ndikimi i vendimeve në lulëzimin e shkollës shqipe.

Filed Under: Histori Tagged With: 90 vjet, Engjell zerdelia, Kongresi Arsimor, Tirane

VATRA, NJË JETË PËR HARMONINË FETARE- EKSTREMIZMI I PAPRANUESHEM PER SHQIPTARET

August 20, 2014 by dgreca

Rreth shqiptarëve të përziem në terrorizëm/
Nga Dr. Gjon Buçaj/Kryetar i Fderatës VATRA/*
Lajmet se në luftimet në Siri dhe në Irak marrin pjesë edhe shqiptarë, përkrah organizatave terroriste siç janë ISIS dhe Al-Nusra, kanë shkaktue shqetsime të thella në botën shqiptare në përgjithësi, si mbrenda trojevet ashtu edhe në diasporë. Prandej aktivizimi konkret i organevet ligjore e të sigurisë, sidomos këto ditë në Kosovë, asht përshëndetë me vlerësim si nga organet institucionale ashtu edhe nga publiku i gjanë.
Mediat njoftojnë se Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga e ka cilsue arrestimin e 40 personave të dyshimtë, si akt me qellim “që të sigurohet një Kosovë e lirë, e sigurtë, e qetë dhe tolerante, e zhveshur nga terrorizmi dhe kriminaliteti, dukuri këto që po nënçmojnë traditën tonë të gjatë të tolerancës fetare dhe janë në kundërshtim të plotë të vlerave dhe idealeve mbi të cilat ndërtuam shtetin tonë”.
Edhe kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka theksue se “Kosova nuk do të jetë tokë e plleshme për armiqtë e vlerave Euro-Atlantike të Kosovës, të drejtat e njeriut, liritë e plota fetare dhe sistemin kushtetues sekular”.
Ka premtime se ndjekja ligjore do të vazhdojë, me qellim për të shpëtue Kosovën nga rreziku i pallogaritshëm që mund t’i sjelli kjo doktrinë e hueja, e cila nuk ka të bajë me islamizmin e vërtetë, por përkrahet dhe financohet nga ambjente anmike të Kosovës dhe të kombit shqiptar.
Përvoja tregon se doktrinat ekstreme munden me u mjellë ma letë në mjedise ku vorfnia dhe papunësia janë të nalta; mjerisht të dyja janë të dukshme jo vetëm në Kosovë por edhe në Shqipni, kurse në botën arabe shto edhe primitivizmin; atje vrasin njeni tjetrin në menyrnat ma barbare, në emën të të njajtin Zot. Nuk asht punë për shqiptarët me u ndimue atyne në këtë lloj krimi të pakuptim.
Nji fjalë e urtë thotë: “Në se nuk të ndigjohet zani për mirë, asht ma mirë mos me t’u ndigjue aspak”. Mirëpo, asht edhe nji proverb tjeter negativ që,mjerisht, gjenë jehonë te nji pakicë: “Burri e ka me borxh me iu ndigjue zani, për mirë ja për keq”. Te kjo pakicë asht rrezik se mund të krijohen idhuj të gabuem, prandej rroli edukues i medias së shkrueme dhe i asaj elektronike asht me shumë randësi, krahas me vendosmëninë në veprim pa ekuivoke të institucioneve ligjore dhe fetare.
Përsa u përket besimevet tona, VATRA i ka dhanë randësi harmonisë ndërfetare, prandej ka ba thirrje që ajo të ruhet, tue përkrahë dhe tue mbrojtë institucionet dhe klerikët që e ushqejnë këtë ndjesi fisnike kombëtare. Kemi porositë mbrojtjen e tyne pse janë vrejtë raste violence nga radikalët agresivë kundër klerikëvet që mbajnë rrugën tradicionale të fesë e të kombit. Në fund të këtij shkrimi po sjellim për lexuesat disa citate që pasqyrojnë këtë qëndrim të Vatrës.
Kosova ka përballue probleme shumë ma të mëdha gjatë historisë së vet, prandej nuk ka dyshim se edhe këtë problem shqiptarëtdo t’a kalojë me dinjitet.
New York, 20 gusht 2014
“…..për interes të nji Shqipnie të lirë e të pavarun, të radhitun pranë kombeve tjera t’Europës, me një demokraci të modelit perëndimor ku respektohen liritë themelore të njeriut, ku ruhen e kultivohen traditat e mira civilizuese dhe harmonia mes shqiptarëvet vëllazën të një gjaku….”. (Kryeministrit Berisha me 23 shtator 2007).
******
“….Kombi ynë karakterizohet nga tri fe tradicionale dhe secila ka vendin e vet, pa i hyrë në pjesë tjetrës. Kombi nuk mund të identifikohet as me njërën, as me tjetrën më vete, por me të tria bashkë. Kjo përbën thelbin e shkueshmërisë fetare dhe ne duhet të krenohemi me harmoninë tonë fetare. Kjo është pasuria me të cilën trokasim për të hyrë në dyert e Europës. Është fakt se kombi ynë është në Evropë dhe po shkon drejt saj me dy shtete shqiptare. Nuk ka qenë kurrë në gjendje më të mirë se në këtë shekull, por harmoninë duhet ta ruajmë fort, si pasuri Kombëtare. Ata që veprojnë kundër nuk punojnë përKombin….”.
(Editorial igazetës “Dielli” – 3 gusht 2013)
******
“….Kremtimet kryesore në New York do t’i fillojnë klerikët udhëheqës të besimevet tona me me nji lutje ndërfetare, për të dishmue harmoninë e bashkëjetesës së shqiptarëve të nji gjaku me besime të ndryshme…”. (Nga Libri Përkujtimor (Zhurnal) i 100 vjetorit, 2012)
******
“….në Vatër i apim shumë randësi bashkëjetesës në harmoni të shqiptarëvet me besime të ndryshme. Harmonia ndërfetare te na asht trashigue nga rilindësat, si nji shtyllë me randësi në themelin e kombit tonë të përbashkët….. Besojmë se në trojet shqiptare duhet kushtue ma shumë kujdes këtij subjekti dhe duhen përkrahë klerikët që shërbimin shpirtnor e ushtrojnë me përkushtim edhe në frymën kombëtare….Përkitas me temën e besimevet, po lejohem të theksoj se Vatrën e shqetson zbehja graduale e Autolqefalisë së Kishës Ortodokse Shqiptare, e cila u realizue me nismën e Fan Nolit dhe me përpjekjet e shumë të tjerëve, si arritje me vlerë të randësishme kombëtare.”.
(Intervistë me revistën “Shenja”, Viti III, Nr. 27. Korrik 2013).
******
“….Këtë herë po përqendrohemi tek randësia që harmonia ndërfetare e shqiptarëvet ka për stabilitetin dhe për mirëqenjen e kombin tonë. E shohim nevojën që, organet shtetnore e kulturore, të tregojnë ma shumë vlerësim, përkrahje dhe mbrojtje, për institucionet fetare dhe për klerikët të cilët, shërbimin shpritnor, e ushtrojnë me përkushtim për besimin përkatës dhe, në të njejtën kohë, ia njofin vleren dhe i dalin zot vëllaznimit të gjakut shqiptar….”
Presidentit Nishani, 24 shtator 2013).
******
“Kërkojmë vëmëndje dhe vëlerësim më të madh për rëndësinë që ka harmonia ndërfetare te shqiptarët, e cila është halë në sy të armiqvet, por gur në themelin e trollit të përbashkët kombëtar. Nuk është e domosdoshme të jeshë besimtar për të njohur këtë vlerë që kemi trasshëguar nga Rilindësat. Klerikët dhe institucionet që shërbimin fetar përkatës e ushtrojnë në frymën kombëtare, kanë nevojë për vëlerësim e përkrahje ma shumë, ndonjëherë edhe për mbrojtje, nga organet shtetërorë, qeveritare e kulturore”. (Kryeministrit Rama – 26 shtator 2013).
* NË FOTO: KLERIKËT SHQIPTARË NËN DREJTIMIN E PRIFTIT ARBËRESH Antonio Bellusci duke bekuar darkën e 100 vjetorit të themelimit të Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, me 29 Prill 2012 në prani të 1180 pjesmarrësve.

Filed Under: Editorial Tagged With: - EKSTREMIZMI, dr. Gjon Bucaj, I PAPRANUESHEM PER SHQIPTARET, NJË JETË PËR HARMONINË FETARE, Vatra

“MIKU QË S’MË MERR PËR NUMËR!?”

August 19, 2014 by dgreca

Nga Fadil LUSHI/
Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe jep këtë shpjegim për numrin: Nocion themelor i matematikës, që shërben për të shprehur në mënyrë të përgjithësuar sasinë dhe për të bërë njehsimet. Numër i plotë. Numër thyesor. Numër pozitiv numër më i madh se zeroja. Numër negativ numër më i vogël se zeroja. Numër konkret numër i shoqëruar me një emër. Numër abstrakt numër që nuk shoqërohet me një emër. Numër dhjetor. Numër çift (tek). Numër natyror (real, imagjinar). Vargu i numrave. Veprimet me numra.. vet. nj. Sasi njerëzish a sendesh; sasi e pacaktuar. Një numër i madh (i vogël, i paktë). Numri mesatar. Numri i pjesëmarrësve (i votave). Numri i këshillave (i organizatave, i reparteve). Numri i krahëve të punës. Numri i rrathëve (i bimëve, i golave). Shtohet (pakësohet) numri.
Një ditë takova një mik të vjetër, i cili prej kohësh merret me statistikën dhe demografinë shqiptare, po njëherit është dhe njohës i shkëlqyeshëm i kësaj veprimtarie. Ai “merret me numra, ai bën numra në sasi, por edhe në cilësi sa herë që merr porosi nga njerëzit” të cilët janë të interesuar a kureshtarë për këtë çështje. Meqë isha i sigurt se nuk do ma “refuzojë pyetjen”, i parashtrova një të tillë sa i përket nocionit në fjalë: Ti, N.N. hajt na bëj pak numra dhe na thuaj se ç’thonë numrat për shqiptarët!? Para se ta nxirrte përgjigjen që e kishte “ndër dhëmbë”, hoqi syzet (me të cilat shikonte “bardhë e zi” çdo gjë që është shqiptare) dhe më tha: E ke fjalën për shqiptarët“toptan”!? Jo, – i thashë, e kam fjalën vetëm për mërgatën. Po për cilën gjeneratë të mërgatës, e ke fjalën…Shpreha habinë duke ia kthyer se mos vallë shqiptarët e mërgatës kanë shumë gjenerata. Po, si jo. Ka gjeneratë që bën shqiptari me a pa arsye, me “orar të shkurtuar”, ka të tillë që flasin shqip, ka të tillë që komunikojnë shqip, por ama me ndihmën e sintaksave të gjuhëve joamtare. Gjenerata e tretë e mërgatës shqiptare karakterizohet me faktin që fare nuk dinë shqip, sidomos ata që kanë lindur në maternitetet e shteteve perëndimore, këta përfundimisht janë të asimiluar, si në aspekt kulturor, ashtu edhe në aspekt gjuhësor, në aspekt traditash… Madje kur këta vizitojnë trojet e tyre hiqen si shqiptarë “Evrope” dhe, kur degdisin në “qytezat e katundet” e veta, preferojnë të flasin në gjuhë joamtare. Ky miku im që përgjigjet i shkonin paksa “zvarrë”, më dukej se si për inat i “pakësonte” numrat e tërë shqiptarëve. Në fund, ma ktheu duke më thënë se ç’të duhen numrat, kur ti “nuk je numër”!?… dhe mbase asnjëherë nuk je marrë me numra. Hë, thashë me vete, ç’ngatërresa më nxori ky miku im.., ç’më duhej t’i parashtroj kësisoj pyetjesh…, m’u duk se s’më merr për numër a nuk më përfill fare. Nuk më dha hapësirë kohe që t’i them se edhe unë jam numër. Mospërgjigjja e tij ndoshta ishte edhe një “sebep” që ta përfundoj me “nënpyetjet e mia, sa të bezdisshme, po aq edhe folklorike për këta numra jonumrash”!? Nuk më “mbeti borxh” dhe në fund ma tha një fjalë “veresi”, por ama kuptimplotë: “Në këto trevat tona ka më shumë halucinacione sesa shqiptarë, burra, gra e fëmijë shqiptarë “toptan” në numër…, mos harro se edhe ti je një i përhënshëm me syhapur!?” Me këtë përgjigje ma mbylli “gojën”, por nga ana tjetër sikur më dha idenë për një vështrim (veror) gazete të radhës. Mbaj mend se pagoi pesë birra, një më tepër, këtë të fundit, kamerieri ia kishte “bërë hesap” apo futur “gabimisht”, si përherë dhe si në Tetovë.
Të burgosurit thonë se ngandonjëherë edhe heshtja lodhet dhe bëhet bajat dhe kur pëlcet i stërpik të gjithë që i ka rreth e rrotull. Dhe “stërpikja” e radhës erdhi nga një mërgimtar, i cili shumë kohë më parë ishte “shkëputur” nga vendlindja e tij. Në vendin ku kishte “degdisur” me shumë “zor” ishte integruar. Ky, sot, me shumë të padrejtë e trajton vendlindjen. Që të mos e zgjasim shumë këtë “mesele”, do të themi se këtë “bashkëvendës namqorr” e takuam në një ndejë fshati. “Kryepari i mexhlisit” e kishte ftuar që “të bëjë histori kombëtare, mandej të bëjë (folk) patriotizëm, pak ekonomi, gjeografi dhe njëkohësisht bashkëfshatarëve t’u parashtrojë pyetje rreth privatësisë së tyre”. E nisi me historinë e prapambeturisë së shqiptarëve. Pyetja e parë e tij ishte: “… ç’bëni ju këtu në vendlindjen time (njëri që e njihte për së afërmi më tha se punon si “pastrues halesh” në një stacion hekurudhor diku në një shtet perëndimor), ç’bëni ju në vendim tim të vogël e të qelbur…, parashtroi edhe një pyetje për njerëz me profesione të ndryshme. Pa më thoni se në vendin tim ç’bën akademiku, ç’punë bën mësuesi, mjeku, bariu, po ç’punë bën daullexhiu, kur nuk keni dasma, iftare e syfyre, po ç’aktivitet bën politikani, ç’bën imami tok me xhematin e tij, po ç’bën “kapiteni i varkës” (se edhe varka paskësh kapiten nuk e kisha ditur), pse shqiptarët nuk rebelohen si në kohën e 2001-shit, pse filan solisti nuk bën një këngë të re për martirin, po pse të gjithë këta njerëz më duken si të përgjumur” e të tjera broçkulla.
Meqenëse nuk e kishte ndërmend të miqësohet me vetveten, po edhe me të tjerët “e mexhlisit” (të cilët nuk e di si i duronin “pordhat” e këtij “kurbetçiu”), e “detyroi” plakun që kishte zënë vend në “kryminderin e ndejës” t’i drejtohet me këto fjalë: “O ti çun Stambolli, ja unë po të kallëzoj se ç’bëjnë këta njerëz…, thjesht tjerrin lesh për gjermane, për daneze, për zvicerane a edhe italiane…, po për mua pse nuk tjerrin lesh…, ti je vet lesh i palarë!?” Më pastaj pas kësaj përgjigje të plakut sikur u prish ndeja a “mexhlisi” (nuk ishte kushedi se çfarë ndeje). Dhe ky, që bën jetë birbosh, sa herë që viziton fshatin e tij të “qelbur” aq herë i fryn zjarrit dhe aq herë ua prish rehatinë bashkëfshatarëve të tij. Njëri që e njihte osmanishten dhe që nuk e duroi dot “vetëkënaqësinë dhe vetëlavdërimin e këtij kurbetçiu”, tha se ai ishte “fishek që s’shkrep”…,e vazhdoi me atë sharjen e rëndë anadollake: “Gytymin qenari”, që sikur të bësh përpjekje ta hedhësh a ta përkthesh në gjuhën shqipe të del shumë denigruese…, “rrethi i prapanicës apo i bythës!” (më ndjeni, lexues të nderuar). Besojmë se “mërgimtari ynë i moderuar” nuk do të na e marrë për të madhe nëse rastësisht e përgojuam.

Filed Under: Opinion Tagged With: “MIKU QË S’MË MERR PËR NUMËR!?”, Fadil Lushi

Epiri dhe përkatësia etnike e epirotëve

August 19, 2014 by dgreca

’’S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirshëm nga shtetet fqinjë!’’./
“Correspondence de Lord Byron”,Paris,1825 /
Shkruan: Isuf B. Bajrami /
Epiri është toka klasike dhe vatra e një populli tepër të lashtë. Që në muzgun e kohërave,në gadishullin ballkanik endeshin pellazgët të mbuluar me një vel misteri. Mitologjia thotë se ata ishin “njerëzit e parë”. Bile helenët, të cilët në mënyrë të padiskutueshme i konsideronin pellazgët më të vjetër se veten,për ta përdornin një epitet të pashlyeshëm “proselinoi”(parahanësor),pra më të vjetër se vet Hëna. Kjo figurë e skajshme është tepër elokuente për lashtësinë tonë. Fijet e misterit pellazg ndërthuren në kohëra,gjersa në histori përmenden ilirët. Si një popull kryesor,si një “Hauptvolk”- siç e pat quajtur një nga themeluesit e ilirologjisë L.G.Thunman,ilirët morën pjesë në proceset themelore shoqërore e kulturore, në ngjarjet kryesore politike që përshkruan botën antike të Mesdheut.
Qytetërimi ilir do të mbushte shtratin e historisë së ardhme. Kontrasti me Romën do t’i evidentonte ilirët si popull tribunal të lirisë. Për të nënshtruar trojet ilire Romës iu desh të harxhonte gati gjysmën e kohës me anë të së cilës krijoi tërë perandorinë e saj të përbotshme.
Sulmet shkatërrimtare të keltëve, gotëve, visigotëve krijuan pështjellime të mëdha, por ilirët mbetën sërish në trojet e veta. Vërshimi shekullor i sllavëve qe i tmerrshëm,porsa i përket forcës asimiluese. Procesi i romanizimit u kryqëzua me atë të sllavizmit, por gjuha dhe vet populli autokton i trevave historike rezistoi dhe e ruajti individualitetin etnik.
Perandoria bizantine, Mbretëria bullgare e serbe qenë mbulesa politike të sipërme, nën të cilat shqiptarët jetonin, vepronin e i shqyenin. Këto mbulesa s’mund të konsideroheshin si qefin definitiv që mbështillnin një popull ” kufomë”.
Shqiptarët në raport me ngjarjet dhe historinë nuk u diverguan e as humbën. Ata konservuan vetveten si popull, por nuk u ngurtësuan si një relikte muzeore, po me anë të dinamizmit të tyre, bënë Metaforën e Pavdekshme të Rezistencës dhe mbijetesës.
Me emrin Epir, në kohët e lashta quheshin krahinat në Jug të Ilirisë. Që shtriheshin prej lumit Vjosa e deri te krahinat veriore të Heladës së vjetër (1.Straboni.VII,5; Plin,N.H.IV,1:App.Illyr). Kufijtë e sipërm nuk duhet ti marrim si të prerë, pasi që në kohët e ndryshme ata kanë lëvizur; kështu për shembull, në kohën e sundimit të Pirros ata janë zgjuar shumë më përtej territoreve të përmendura. Disa nga gjeografët e shkrimtarët e kohës së lashtë i quanin Epir edhe krahinat që ndodheshin në bregun e djathtë të Vjosës dhe i shtynin kufijtë e këtij shteti deri në Skraparin e Mallakastrën e sotme, duke përfshirë edhe qytetin e Apolonisë (2.Etol.III,13,44; Strab.VII,325,327 dhe H.Ceka,Perputhje onomastike iliro-epirote, në “Studime Historike” nr.2,1965,fq.85 ).
Nga ana tjetër disa fise kufitare ndërmjet Maqedonisë dhe Epirit quheshin nga shkrimtarët e vjetër herë epirotë dhe herë maqedonë (3.H.Ceka,art.i cituar,fq.84 ).
Të gjitha mendimet e shfaqura për përkatësinë etnike të fiseve epirote nga dijetarët e ndryshëm janë mbështetur kryesisht në të dhënat e shkrimtarëve të vjetër, veçanërisht te Tukiditi dhe shumë pak në të dhënat arkeologjike.
Mendimet kanë qenë sa të ndryshme aq edhe kontradiktore. Prandaj nuk duhet të na çuditë fakti se të njëjtat të dhëna, të përdorura nga disa për të mohuar origjinën helene të fiseve epirote, janë interpretuar nga të tjerët në një kuptim krejt të kundërt.
Tukiditi(4.Tukid.I,5,1.) me emrin “Epir” kuptonte tokat e Lokërve dhe të Akarnanisë , duke përfshirë kështu pothuajse gjysmën e bregut që shtrihej në veri të gjirit të Korintit.Helaniku(5.Shih teSteph.Byz.De Vrbibus et populis),”Apeiros ” e quante edhe Azinë e Vogël,ndërsa Tukiditi(6.Tukid.I,16.) dhe Isokrati (7.Isokrati Harpokration dhe Suida ) quanin kështu edhe një pjesë të mirë të Azisë. Straboni (8.Strab.1,10) thotë se:”Homeri me fjalën “Epir”nënkuptonte vendet përballë ishujve, duke përfshirë Leukaden”.
Më vonë banorët e Korkyrës dhe të ishujve përreth me emrin “Epeiros” quanin tokat përkundrejt ishujve, që shtriheshin gjatë bregut të detit Jon, të banuar nga fiset kaone e thesprote.
Fjala Epir rrjedh nga fjala e greqishtes së vjetër Apeiros, që në dialektin dorik do të thotë “stere”,ose “kontinent”(tokë)(9.H.P.Sh.fq.46,F.E.Sh.fq.241, F.Gj.S.Sh.fq.431 ).Ajo ka pasur kuptime të ndryshme gjatë historisë së kësaj krahine.
Kështu pra emri Epir në fillim ka pasur kuptim gjeografik e jo etnik. Me emrin “Epir”, autorët e lashtë në fillim e kanë quajtur një territor të gjerë, i cili më vonë u ngushtua rreth krahinave përballë Korkyrës dhe ishujve përqark. Më pas, në shek.V-të p.e.sonë , ky emër përfshiu edhe të gjitha fiset e brendshme, duke u bërë një emër i përbashkët për krahinat, që formonin në këto brigje një tërësi gjeografike, etnike e politike.
Emri Epir, u përvetësua jo vetëm nga gjeografët, historianët e shkrimtarët antikë, por edhe nga vetë banorët, të cilët e përdorën këtë shpesh herë edhe në dokumentet e tyre të shkruara, në mbishkrime e monedha.
Në gjuhën shqipe fjala Epir është sinonim i fjalës sipër, për të treguar banorët që jetonin në anën tjetër të bregut ku grekët shkonin për tregti ose që punonin me banorët e kësaj krahine. Emri Epir është përdorur në kohët e vjetra për të quajtur Toskërinë dhe Gegërinë ose më saktë Shqipërinë. Dihet se me emrin Epir në kohën e Perandorisë së Lindjes u përgjithësua Shqipëria. Toskëria u quajt Epiri i Vjetër(10.F.E.Sh.fq.242 ) dhe Gegëria u quajt Epiri i Ri(11.Po aty,fq.241-242 ).
Disa dijetar, duke u nisur nga elemente të shkëputura kulture që janë përhapur më vonë në Epir dhe nga gjuha greke e monumenteve epigrafike të Epirit kanë shprehur mendimin se banorët e kësaj krahine ishin grek. Ky mendim është në kundërshtim me dëshmitë e historianëve dhe gjeografëve antikë dhe me rezultatet e studimeve të sotme gjuhësore dhe arkeologjike(12.H.P.Sh.fq.46 ).
Herodoti thotë se: “në kohën e tij në Epir ishte akoma i gjallë kujtimi i banorëve të dikurshëm pellazgë, të cilët kishin ardhur këtu nga Thesalia kufitare”. Kurse Straboni, duke u mbështetur te Efori, Hesiodi dhe Euripidi thotë se: “vendbanimi i hershëm i pellazgëve ishte Arkadia dhe që këtej këta shtegtuan në Epir, ashtu si në Thesali, Kretë, Lesbos dhe Triadë”(13.Po aty,fq.43 ).
Në Epir janë gjetur me shumicë emra personash, fisesh dhe emra gjeografik me prejardhje ilire. Kështu që, për shembull,etj.
– emra personash : Dastidi, Anyla, Tarypi,etj.
– emra fisesh: Kaonët, Thesprotët, Pasaibët,etj.
– emra gjeografik: mali Tamar, mali Asnau, lumi Thyam,etj.( 14.Po aty,fq.43 )
Edhe gjetjet arkeologjike, megjithëse të pakta, pajtohen me traditën e shkruar të lashtë dhe me të dhëna gjuhësore.
Me përhapjen e kulturës dhe gjuhës greke,fytyra e Epirit të lashtë ndryshoi deri diku nga pikëpamja kulturore, por kjo nuk solli ndryshime të rëndësishme në përbërjen etnike të popullsisë.
Teopompi,- thotë Straboni(15.Strab.VII,5 ) – , përmend 14 fise epirote, por nga mbishkrimet ne njohim një numër më të madh. Dijetari anglez Hamond na thotë se: “në Epir ka pasur rreth 60 fise(16.N.G.L.Hammond:fq.290 dhe E.Leppore;vep e cit.Tukidit.), por vetëm disa nga këto mund të arrijnë një zhvillim të tillë, sa të zënë një vend në histori”. Fiset kryesore të Epirit, që përmenden më shumë për rëndësinë e tyre ishin: Thesprotët, Kaonët, Mollosët, Atamanët, Anfilokët dhe Kasopët(17.Te Nilsson,po aty.).
Mendimin që fiset epirote nuk ishin helenë,e mbështeti në radhë të parë, në faktin se shumë nga shkrimtarët antikë këto fise i quajnë me emrin e përgjithshëm “barbarë”. Pikërisht sipas kuptimit që i dhanë fjalës “barbarë”, dijetarët u ndanë në dysh.
Tukiditi bënë një dallim të qartë ndërmjet helenëve dhe fiseve kryesore epirote. Për t’u theksuar këtu është sidomos libri i II-të, ku flitet për pjesëmarrësit e veprimeve luftarake të vitit 429 p.e.sonë. Në këtë pjesë ai shkruan:”Me Knemin, prej helenëve ishin Ambrakasit, Anaktorasit, Lukadasit dhe njëmijë hoplitë të peloponezas që ai i kishte marrë me vete kur po vinte. Nga barbarët ishin njëmijë Kaonë. Bashkë me Kaonët merrnin pjesë në ekspeditë edhe Thesprotët, Mollosët, Atintanët, Pervejt dhe Orestët”(18.Tukid.I,14,3;18,2;I,24IV,126,II,96,97 ). Në këtë pjesë duket qartë se Ambrakionët, Parauejt dhe Orestët i konsideron barbarë, do me thënë popuj johelenë.
Në një vend tjetër Tukiditi, quan barbarë persianët, taulantët, ilirët, rakët dhe maqedonët(19.Po aty.). Po kështu barbarë i quajnë epirotët edhe Straboni (20.Strab.VII,321), Skymni (21.Scymn.Europa 450), Polibi (22.Polyb,XVIII,58), Livi (23.Liv.XXII,34), Plini (24.Plin.III,45),etj.
Tukiditi me fjalën “barbar” nuk ka pasur për qëllim të tregoj popuj me nivel të ulët kulturor, në kuptim përçmues, por e ka përdorur këtë fjalë për të vënë në dukje ndryshimin gjuhësor ndërmjet epirotëve dhe helenëve. Këtë na e pohon vetë autori në një vend tjetër, kur flet për qytetin në Anfiloki:”Banorët e këtij qyteti,greqishten që flasin sot,e mësuan nga ambrakasit e ardhur, anfilokët e të tjerë janë “barbarë”(25.Tukid.po aty.). Në qoftë se anfilokët do të ishin grekë, nuk kishte përse autori helen të theksonte se ata e mësuan greqishten nga ambrakasit, pasi që nuk do të kishin nevojë të mësonin gjuhën që ishte e tyre. Kjo e detyroi autorin helen t’i quajë ata barbarë, ashtu si i quante të gjithë popujt e tjerë që nuk ishin grek. Kundër argumenti se me fjalën “barbar”që ka përdorur, Tukiditi ka pasur me të vërtetë qëllim që të tregojë shkallën e nivelit kulturor të popujve , nuk është bindës. Helenët në përgjithësi, nga mesi i shekullit V-të p.e.sonë, nuk e mbanin veten më superiorë nga popujt e tjerë, si bie fjala persianët dhe egjiptianët, të cilët ata i quanin “barbarë”.
Mund të përmendi edhe një të dhënë më të vonë, që pa dyshim, është nxjerrë nga burime më të hershme. Ky është shënimi i Stefan Bizantinit(26.Steph.Byz.;De urbibus et populis,shiko emrin Athamania.), i cili i quan atamanët ilirë.
Për këtë tezë që i njeh epirotët për ilir flet edhe vet shtjellimi i ngjarjeve politike në Epir. Epiri mbetet për një kohë të gjatë i përjashtuar nga komuniteti grek dhe në luftërat kundër persianëve, me përjashtim të ndonjë kolonie korintase, nuk mori pjesë asnjë fis nga Epiri. Kur Perikliu ftoi delegatët e Greqisë në konferencën pan helenike të Athinës, vetëm Ambrakia si koloni e Korintit u pranua nga qytetshtetet e Epirit (27.N.Nilson,vep.e cituar fq.137,D.Mustilli,art.i cituar fq.137).
Straboni, plaku i vjetër i gjeografëve dhe i historianëve të Greqisë së Lashtë thotë se: “populli i këtyre viseve ka patur një afërsi nga gjuha, morali dhe zakonet me popullsinë e Maqedonisë dhe të Ilirisë” (28.Strab.VII,321).
Ja edhe një shembull tjetër që grekët përdorën për ta bërë Epirin grek. Duhet të vemi re se turqit kur bënë regjistrimin e popullsisë, e lanë qytetin Delvinë dhe Grebenë me të njëjtin emër, kurse grekët Delvinë e quajtën Dhelvinon dhe Grebenën Grevenë. Turqit edhe Vjenës i thanë Vjenë në trajtën autentike.
Një kontribut të veçantë për sqarimin e problemit të përkatësisë etnike ilire të fiseve epirote sjellin edhe gërmimet arkeologjike, që janë bërë në Shqipërinë e Jugut pikërisht në kodërvarret e Vodhinës, të Bodrishtës e Kakavijë, në Dropullin e Sipërm, në Mashkullorë të rrethit të Gjirokastrës, në kalanë e Rripësit të rrethit të Sarandës dhe sidomos gërmimet në qytetin e lashtë të Jermës në rrethin e Gjirokastrës.
Vend me rëndësi zënë gjetjet në kodërvarret e Dropullit të Sipërm (29.F.Prendi.Mbi rezultatet e kërkimeve në fshatin Vodhinë të rrethit të Gjirokastrës,në Bul.i shkencave shoqërore nr.I viti 1956,fq.181). Duke studiuar mënyrën e ndërtimit të tumave dhe inventarin e materialeve të tyre, arrijmë në përfundim se ato nuk ndryshojnë as në format e jashtme e as në përmasat nga materialet e ngjashme të krahinave të tjera të Shqipërisë. Enët prej balte (me dy vegje) të zbuluara në këto tuma, nga format e tyre janë të ngjashme me ato të Vajzës(30.F.Prendi.Tumat në fushën e fshatit Vajzë-Vlorë,në Bul.Shk.Shoq.nr.2viti 1957,fq.106) dhe të Matit (31.S.Islami,H.Ceka,F.Prendi, S.Anamali,Zbulime të kulturës ilire në luginën e Matit,në; Bul.Shke.Shoq.nr.1viti 1955,fq.134,S.Islami dhe H.Ceka,Të reja mbi lashtësinë ilire në territorin e Shqipërisë,në Konf.I.,të stud.Alb.Tiranë,1962,fq.452).Te këto enë duket se ndërtuesit e tumave të Dropullit kishin të njëjtën kulturë materiale me banorët e Vajzës, Matit dhe të krahinave të tjera ilire. Qysh në fillimin e mijëvjeçarit të parë p.e.sonë në bazë të dhënave më lart të cekura do të thotë se ka pasur një popullsi me origjinë ilire.
Një rëndësi të dorës së parë kanë edhe materialet arkeologjike të zbuluara në vendbanimet e fortifikuara ilire të Kaonisë. Mesapët e Italisë së Jugut, origjina e tyre ilire tashmë është pranuar, që u hodhën në brigjet e Italisë në periudhën midis fundit të mijëvjeçarit të dytë e fillimit të mijëvjeçarit të parë p.e.sonë, sikurse tregon edhe emri i parë , nuk janë gjë tjetër veçse kaonë (32.H.Ceka,Diskutim mbi Kumtesën e Dhimosten Budinës në Konf.II,të stud.Alb.).
Me interes janë edhe rezultatet e gërmimeve të bëra në Butrint, në Finoç, në Çukën e Ajtojt, në Kalivo të rrethit të Sarandës dhe gërmimet në Jermë (33.Nga burimet e shkruara,përmendet qyteti i lashtë i Antigonesë.Deri tani ky emër i ishte veshur herë kalasë së Tepelenës,herë kalasë së Leklit afër grykës së Këlcyrës.Kjo është bërë në bazë të komentimit të burimeve të shkruara,që tërthorazi bëjnë fjalë për këtë qytet.Mirëpo gërmimet arkeologjike të vitit 1965,të ndërmarra në qytetin e lashtë të Jermës në rrethin e Gjirokastrës,nxorrën në dritë një material mbishkrimor:13 copë libreza votimi prej bronxi,në njëren faqe të cilave lexohet emri (Antogonea).Kjo përmbysi identifikimin e Lekël-Antigone.Vetë zbulimi i këtij emri në këtë qytet dhe numri i shumtë i librezave na shtyn të pranojmë si më të mundshme që ky emër të lidhet me rrënojat e Jermës. ). Këto gjetje dëshmojnë për një veprimtari prodhuese mjaft të gjerë. Vendin e par e zënë qeramika,veglat metalike të punës e materialet e ndërtimit. Më të rralla janë stolitë, armët e objektet artistike. Të rëndomta janë kudo tjegullat e shtëpive. Në gërmime gjithashtu janë gjetur detaje arkitektonike, shtylla,etj.
Meriton të studiohet qeramika e zbuluar në territorin e banuar nga kaonët. Studimi i kësaj qeramike ndihmon të nxirren përfundime me vlerë rreth formimit dhe zhvillimit të kulturës ilire dhe gërshetimit të saj me kulturat fqinje. Një vështrim të veçantë tani po i bëj qeramikës së zbuluar në qytetin e Jermës, në rrethin e Gjirokastrës. Meqenëse këtu ajo është gjetur në një sasi më të madhe, në krahasim me qendrat e tjera dhe nga ana tjetër, shtresat kulturore këtu janë më të qarta se kudo tjetër(34.Dh.Budina.Rezultatet e gërmimeve në qytetin Ilir të Jermës,në Materiale të Sesionit Arkeologjik,viti1966,fq.146). Megjithëse në gërmimet e kryera në Jermë, koha kur kjo krahinë ka përqafuar një seri elementesh kulturore nga krahinat fqinje helene, prapëseprapë edhe në qeramikë, në mënyrën e punimit të saj, në trajtën e trungut të enëve, në vegje dhe në motivet e zbukurimit ruhen të gjitha traditat më të lashta ilire. Po përmendi këtu formën aq shumë të përsëritur të tasave ,të cilët mund të krahasohen fare mirë me ato që janë zbuluar në vendbanimet ilire të Gajtanit(35.B.Jubani,Keramika ilire e qytezës së Gajtanit,në Stud.hist.nr.2,viti 1966,fq.63) dhe të Rosunjës(36.N.Jubani,H.Ceka,Gërmime në qytezën ilire të Rosunjës rrethi i Tropojës.).
Ilirët e kësaj qendre përdornin vegje brinake në disa variante,ashtu si dhe në qendrat e tjera ilire(37.S.Islami,Premjet monetare të Shkodrës,Lisit dhe Genthit,në Studhist.nr.3viti 1966,fq.27) . Këto vegje i gjejmë të ngritura në mënyrë të theksuar në lartësi, ose shpesh herë edhe me një ngritje të vogël në formë t’hemthi. Në këto enë gjejmë motive me gërricje, me ngulitje, si zigzage, rombojke, vija paralele, gropëza, rrathë të vegjël me shirita në relief,etj.
Tiparet e kulturës ilire i shohim edhe në disa fibula dhe gjilpëra dyshe. Në Finiq e Butrint janë zbuluar disa fibula të cilat arkeologët i kanë quajtur heshtorë. Fibula të ngjashme me këto janë gjetur edhe në trevat e tjera ilire. Kështu që formojnë një variant karakteristike origjinale ilire, të cilin e ndeshim vetëm në pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik(38.F.Prendi,artik.i cituar fq.125:M.Korkuti,artik.i cituar fq.166).
Dua të shqyrtoj një stoli tjetër, gjilpërat dyshe. Të tilla gjilpëra janë gjetur në gërmimet e Jermës dhe në ato të Rripësit. Njëra prej tyre, ajo që është gjetur në qytetin e Jermës, është e larë në ari.Gjilpëra të ngjashme me këto janë zbuluar në kodërvarret e Matit, në qytezën e Gajtanit, në nekropolet e Durrësit e të Apolonisë. Të gjitha variantet janë karakteristike për periudhën e parë të hekurit (39.S.Islami,H.Ceka, F.Prendi,S.Anamali, artik.i cituar fq.131).
Ato vazhdonin të prodhoheshin në Iliri edhe në periudhën e dytë të epokës së hekurit dhe janë konsideruar nga studiuesit si prodhim zejtar vendës(40.F.Prendi,artik.i cituar fq.26). Fakti që gjilpërën dyshe e gjejmë të vulosur në një peshore të qytetit të Jermës, tregon se kjo stoli ka qenë shumë e përdorur tek ilirët.
Një fushë tjetër, që na ndihmon për një gjykim të drejtë për problemin e përkatësisë etnike të epirotëve është edhe onomastika. Këtë çështje, e ka trajtuar arkeologu shqiptar H.Ceka(41.Etol.III,13,44;Strab.VII,327 dhe H.Ceka,Përputhje onomastike iliro-epirote,në Stud.His.nr.2 viti 1965,fq.85). Përmes faktesh të shumta, ai arrin në përfundim se epirotët ishin të një etnosi me ilirët(42.H.Ceka,artik.i cituar fq.85).
Në mbishkrimet e zbuluara në Dodonë(43.M.Nilsson,vep.e cituar), Nilsoni thotë se dalin rreth 50 emra me origjinë ilire(44.Po aty). Kurse në mbishkrimet e zbuluara në teatrin e Butrintit janë rreth 40 emra ilirë(45.K.Bozhori,Dh.Budina,Disa mbishkrime të pabotuara të theatrit të Butrintit,në Stud.hist.nr.2 viti 1966,fq.176-189 ,në zbërthimin e emrave ka patur mirësinë të ndihmon edhe V.Toçi.). Si Admet (4 herë) , Amynta (2 herë), Annia , Apoita, Artemo, Artemoni (2 herë), Falakrion (4 herë), Nona, Genth dhe Falakr (6 herë)( 46.Po aty). Këtu po analizoj disa nga këta emra, që i ndeshim si në Epir ashtu edhe në Iliri. Emri Admet, që e kemi ndeshur 4 herë në mbishkrimet e Butrintit, më kujton emrin ilir Adamat, që e lexoj mbi monedhat e Shkodrës(47.Po aty.). Monedha të prera aty kah mesi i shek.II-të p.e.sonë(48.S.Islami,Premjet monetare të Shkodrës,Lisit dhe Genthit,në Stu.hist.nr.3 viti 1966 fq.27), si dhe në një gurë varri të zbuluar në Durrës(49.V.Toçi, Mbishkrime e relieve nga nekropoli i Dyrrahit,në Bul.shk.shoq.nr.2 viti 1962, fq.128). Të njëjtin emër njeriu e ndeshim edhe në krahinat lindore të Epirit, në Thesali e në Maqedoni dhe është lexuar në drahmat e Dyrrahut e mbi monumente sepulkrale të Apolonisë(50.H.Ceka,artik.i cituar fq.87). Emri Annia në trojet shqiptare gjendet në disa variante, si Annai, Annaius (si emër burri në Dyrrah), Anna në mbishkrimet e Dodonës dhe Anna në Dalmati. Si H.Krahe, ashtu edhe zbuluesit e tjerë të këtyre mbishkrimeve këtë emër e quajnë Ilir (51.H.Krahe”Lexikon altillyrischer Personnennamen” Heidelberg,1929,Vangjel Toçi, artik.i cituar fq.128 dhe literatura e citueme prej tij,H.Ceka,artik.i cituar fq.87). Një emër tjetër shumë i përhapur në Iliri është edhe emri Genth i zbuluar në mbishkrimet e teatrit të Butrintit. Ky më kujton emrin e mbretit Ilir të Ardianëve, Genth, të cilin e gjejmë në monedhën që e ka prerë ai vet(52.S,Islami,artik.i cituar fq.20). Këtë emër e gjejmë edhe në gurët e varreve dhe në monedhat e Dyrrahut (53.H.Ceka,Elementi ilir në qytetet Dyrrahium dhe Apollonia,në bul.e shken.shoq.nr.3/4,1959 fq.136,V.Toçi, artik.i cituar fq.128). Dy emra të tjerë si Falakr dhe Falakrion, që kemi ndeshur 10 herë në mbishkrimet e Butrintit, H.Krahe, i përfshinte gjithashtu pa rezervë në emra Ilirë (54.H.Krahe,vep.e cituar,V.Toçi,artik.i cituar,fq.129).
Një grumbull emrash Ilirë kemi edhe tek burimet antike. Nga emrat që na kumton Tukiditi, lidhur me prijësin e kaonëve, të thesprotëve, atintanëve e parauejve, katër janë Ilirë (55.Tukiditi,II,50,5,6.). Po të jetë se fiset epirote kishin origjinë greke, atëherë pse krerët e mbretërit e tyre të mbanin emra Ilirë.?!!!
Nuk kanë të bëjnë aspak me gjuhën e vjetër greke as emrat e krahinave epirote Adania (sipas Hesyhit kështu quhej dikur Mollosia), Atamania, Anfilokia, Prosaibia, Thesprotia, banorët e së cilës (sipas dëshmisë së Stefan Bizantinit), qenë thirrur edhe Aigestë(56.Steph.Byz.,De urbibus et populis,(shiko fjalën Algestaio).).Të njëjtin karakter kanë edhe emrat e lumenjve Aou, Aheron, Ahelou dhe Thyamis, prej të cilit e ka marr sot emrin Çamëria(57.E.Çabej,Problemi i autoktonisë së shqiptarëve në dritën e emrave të vendeve,në Bul. e shke.shoq.nr.2,1958,fq.61) dhe emrat e maleve Tomar, Asnau, Aeropus,etj.
Dihet se, ashtu si të gjithë popujt e tjerë jo grekë të Ballkanit edhe Ilirët kanë përdorur në mbishkrimet e monedhat e tyre shkronja në gjuhën greke. Në qoftë se sot mbi gjithë truallin e ilirëve ndeshim vetëm mbishkrime greke e latine, kjo nuk donë të thotë se Ilirët u helenizuan dhe më vonë u romanizuan . Në qoftë se epirotët do të ishin grekë, si do të kishte arsye që shkrimtari helen, Straboni(58.Strab.VII,328), të trajtojë një pjesë të epirotëve si bilingë, si popuj që flisnin dy gjuhë. Pa dyshim, Straboni ka pasur para sysh që një nga këto gjuhë, që përdornin epirotët, ka qenë ilirishtja dhe gjuha tjetër ka qenë greqishtja, të cilën e përdornin në mbishkrime.
Këta banorë,pra epirotët,nuk kanë pasur asnjë lidhje me grekët dhe prandaj prej tyre janë quajtur barbarë e bilingë, pra jo grek.
Të gjitha këto tregojnë se popullsia që më parë është quajtur epirote,ka qenë ilire.
Gjeografi danez Malte Brun, autor i njërës nga veprat gjeografike më me autoritet të shek.XIX-të, që përfundoi së botuari pas vdekjes së tij, në analizën e vet mbi gjeografinë e Strabonit thotë:”Etolia dhe Akarnania konsideroheshin nga grekët gjysmë barbarë”. Për sa i përket Epirit të gjithë autorët grekë të lashtësisë e përjashtojnë nga Greqia. Ai është përshkruar nga Straboni me Ilirinë dhe Maqedoninë. Fiset kryesore të tij ishin Kaonia, Thesprotia, Molosia. Straboni dhe Plutarku pohojnë se epirotët flasin një gjuhë të veçantë dhe kjo gjuhë është e njëjtë me atë maqedonase. Me sa duket, gjuha shqipe rrjedh prej saj(59.Malte Brun,Precis de la geographie universale,1810-1829,Paris). Edhe Pukëvili kur flet për Akarnaninë dhe Etolinë thekson se këto vende, në kohën e tij quheshin Shqipëri dhe banorët e saj quheshin shqiptar(60.Pouqueville,Udhëtime në More,në Konstandinopojë,në Shqipëri dhe në vende tjera të Perandorisë Osmane gjatë viteve 1798,1799-1800 dhe 1801,Paris 1805).
Ch.Brouchneri, ky gjeograf i mbretit të Anglisë shkruan:”Shqipëria është një provincë e Turqisë Evropiane, që kufizohet në veri me Bosnjën dhe Dalmacinë, në jug me Livadhianë, në lindje me Thesalinë dhe Maqedoninë(61.Ch.Brouchneri,Fjalor gjeografik,Venedik,1770).
Historiani Teodor Momsen në veprën e tij monumentale “Historia e Romës së Lashtë”,i quan;”… trimat epirotë shqiptarë të lashtësisë”(62.Teodor Momsen,Historia e Romës së Lashtë).
Filozofi më i madh i kohës së tij, i mbiquajturi Aristoteli i kohëve moderne, falë interesave të gjithanshme dhe kontributeve të mëdha që dha në fushat më të ndryshme të dijes. Por ne shqiptarët te Lajbnici shohim, ashtu si albanologu Erik Hemp, një dijetar të hershëm të vërtetë të gjuhësisë shqipe(63.E.P.Hamp,OnLeibniz’s Third Albanian Letter,Zeitschrift fur Balkanologie,Je XVI/1, 1981,fq.34-36), udhërrëfyesin e studimeve në fushën e gjuhës sonë, që ndonëse punoi një shekull para lindjes së gjuhësisë krahasimtare, me një intuitë të jashtëzakonshme, arriti i pari në një teori ilire të prejardhjes së gjuhës shqipe.
Kontributi i Lajbnicit në këtë fushë përfshihet në tri letra që ai i ka dërguar bibliotekistit mbretëror të Berlinit, tanimë të njohur në botën shkencore si letrat shqiptare të Lajbnicit (64.M.Reiter,Leibnizen’s Albanelbriefe,Zeitschrift fur BalkanologieJg.XVI,1980,fq.82-93).
Në letrën e parë të datës 24 janar të vitit 1705 , ai shprehte mendimin se;”…gjuha e ilirëve të lashtë mund të ekzistonte diku në Epir” (65.C.V.Lajbnic,Albanerbrife,Hanovër,24 janar 1705).
Për epirotët dhe gjuhën e tyre me origjinë ilire, si Lajbnici shprehen edhe J.G.F.Herder(66.J.G.Herdez,I deen zur Geschichte derMenschheit, Leipzig, 1868,vol.III,fq.99 ), J.E.Tunman(67.J.E.Tunman, Kërkime rreth historisë së popujve të Evropës Lindore,Leipzig,1774), i cili thotë:”Edhe në Epir banonin vetëm popuj jo grekë, të cilët flisnin, siç është e njëjtë , gjuhën ilire”. Por mendim të tillë kishin edhe F.Bop(68.Franc Bop,Uber das Albanesisch in seinen verwandtschaftlichen Beziehungen,1855 ), J.R.F. Ksilander (69.J.Riter Fon Ksilander, Gjuha e albanezëve ose e shqiptarëve, Frankfurt am Main,1835)
, J.G.F. Han (70.J.G.Fon Han,Albanesische Studien,Wien,1854 ), J.F. Falmerajer (71.J.F.Falmerajer, Elementi shqiptar në Greqi,Munchen,1857 ), T.Mommsen (72.T.Mommsen,Historia e Romes,Leipzig,1932.”Historia e Romës së lashtë,Roma-Torino 1904,vëll.II,Libri i IV,kreu V,fq.142 ), P. Kreçmer (73.Paul Kreqmer,Einleitung in die Geschichte der griechischen Sprache, (Hyrje në historinë e gjuhës greke),Gottingen,1896 ) ; ku thotë: Për tërë grupin veriorë të këtyre fiseve që nga kufijtë e krahinës së Epirit, qysh herët, të paktën që nga koha e Herodotit (74.P.Kretschmer,po aty.), është përdorur emri i përbashkët Ilirët, ose siç quheshin në kohët më të lashta, Hilirët(75.P.Kretschmer,Fiset Ilire,po aty.). Ky emër vjen mbase nga jugu, nga Illyrii proprie dicti (Plin.III-144.Male II-3) dhe u përhap më vonë nga grekët në të gjitha fiset e ngjashme me ta, që njohën gjatë përparimit të tyre drejt veriut (76.P.Kretschmer, Sprachliche Vorgeschichte des Balkans, (Parahistoria gjuhësore e Ballkanit),Revue Internationale des e’tudes balkaniquee,vol.II viti 1935 fq.41-48).Ndërsa Hansjërg Frëmmer(77.Hansjërg Frëmmer,Die Illyrer,Karlsruhe,1988) në librin e tij “Ilirët”, që ai e botoi në vitin 1988, thotë: “Ndarja më tresh e Ilirisë, ashtu si u bë pas fitores së romakëve mbi mbretin Gent, u pasqyrua dhe në ndarjen e provincave, të Dioklecian Konstantinit, Hinterlandi i Durrësit dhe Apolonisë që i përkiste për një kohë më të gjatë Romës, si Epirus nova (Epiri i Ri) ishte pjesë e dioqezës së Maqedonisë. Kurse territori tjetër i sundimit të mbretit Gent, rreth Shkodrës, si provinca Prevalitana, bënte pjesë në dioqezën e Dakisë. Të dyja këto pjesë të territorit të lashtë ilir në kohën e Augustit bënin pjesë në provincat e senatit dhe pasi u nda perandoria u përfshinë në pjesën greke”(78.H.Frëmmer,po aty(Vitet e errëta)565-850).
Shovinistët grekë në historinë e tyre marrin për bazë tregimin mitologjik të kohës së Deukalionit(79.Deukalioni,Fjalor i Mitologjisë,fq.57) dhe të Pirros(80.Po aty.). Kjo legjendë fillimin e saj e ka së pari në Babiloninë e vjetër, si dhe në gjithë vendet e Lindjes së afërm. Në Përmbytjen e Botës. Deukalioni dhe Pirroja shpëtuan me anë të një barke; më vonë ata, kur dalin në tokë hedhin gurë. Ata që i hidhte Deukalioni bëheshin burra, ndërsa gurët që hidhte Pirroja shndërroheshin në gra. Sipas historianëve grekë prej këtyre gurëve rrjedhin grekët e sotëm .Kjo ngjarje ka ndodhur në Epir, prandaj, sipas tyre Epiri u përket grekëve. Jo vetëm kaq por edhe vendet e Epirit; Korça, Gjirokastra e deri në lumin Shkumbin.
Pseudohistorianët grekë, thjeshtë për të përligjur pushtimet e Shqipërisë së Jugut prej kohësh e kanë ngritur këtë problem në forma të ndryshme. Ja njëra nga ato; Themeluesi i parë i qytetit të Argjirokastrës është i biri i Filkosit nga mbretërit e Greqisë. Trashëgimtarja e fundit e kësaj dinastie është princesha Argjiro Monoviza (Argjirua me një Gji), e cila gjatë vitit 1419 për të mos iu dorëzua pushtuesve osmanë u hodh nga kështjella. Qysh atëherë kjo qytezë – kështjellë mori emrin e kësaj princeshe dhe u quajt Argjirokastra. Në fakt kjo “histori” është vetëm një përrallë, (legjendë), sepse nuk ka asnjë dokument që të ketë ekzistuar njëfarë princeshe me këtë emër. Por prej vet faktit që princesha Argjiro u hodh nga kalaja tregon se kalaja ka ekzistuar. Atëherë çfarë emër kishte kjo kështjellë?
Në studimet historike, në relacione e kronika ngjarjesh, historianë dhe personalitete të ndryshme politikë e shoqëror të huaj kanë dhënë gjatë shekujve, mendime, kanë cituar fakte e të dhëna që kanë të bëjnë me emërtimin e hershëm të qytezë – kështjellës së Gjirokastrës si dhe të jetës në këtë vend. Një mbështetje të tillë e gjejmë tek Emile Isambert (81.Emile Isambert,Inteneraire deskriptiv historique et archeologique, 1861,fq.867-869), ku vihet në dukje se; Gaultier de Cleubry (ish anëtar i shkollës së Athinës), duke u mbështetur tek historiani i dëgjuar romak Tit Livi, në vitin 169 p.e.sonë, thekson: “Gjirokastrën e gjejmë me emrin Parrhicastra, që donë të thotë: “Kështjella e Pirros”. Grekët e quanin : “Pirru – haraks”. Që në shqip donë të thotë : vija mbrojtëse e Pirros.
Ndërsa Antigonea, qytet antik që ndodhet përballë Gjirokastrës është themeluar nga Pirrua, të cilit u vuri emrin e gruas së tij Antigonea. Ajo ishte njëra prej vajzave të Berenikës. Këtë e kishte me Filipin, para se të martohej me Ptolemeun (82.Burime të zgjedhura për historinë e Shqipërisë,vëll.I,,Ilirët dhe iliria te autorët antikë, fq.218-219;Plutarchi I-Vittae Parallelae 4,7.).
Pirrua ka qenë një mbret shumë i pasur. Sipas historianëve antikë Ambrakia (Arta e sotme), ka qenë kryeqyteti i Pirros. Ajo ishte e stolisur me 1015 shtatore(monumente), Plini sh.I-rë, tregon se statujat e famshme të nëntë muzeve i grabitën romakët në Ambraki në kryeqytetin e Pirro Mollosit (83.Av.M.Kokolari,Nuk mbulohet dielli me shoshë,”Bashkimi i shqiptarëve”nr.6,fq.4, dt.15 shtator 1993,Tiranë).
Ajo veç statujave të shumta të saj, qe e pajisur edhe me dy teatro, ishte nga qytetet më të bukur të asaj kohe, por të gjitha këto u grabitën nga gjeneralët romakë gjatë vitit 186 para erës sonë.
Pirrua i Epirit ishte i fisit Mollos (84.Po aty.) (ilirian), pra paraardhës i shqiptarëve.
Plutarku në veprën e tij Vita (Jeta) e mbretit mollos Pirro, i cili gjithashtu dy herë për disa vjet mbajti edhe titullin e mbretit të Maqedonisë,njofton se ai në një betejë kundër Demetrios Poliorketës në vitin 287 p.e.sonë mbante një helmetë me një tufë pendlash (Federbusch) e me dy brirë cjapi dhe maqedonasit menjëherë kaluan në anën e tij. Meqë e njohën si mbretin e tyre të drejtpërdrejt e të vërtetë. Në monedhat e Tarentit që u prenë nga ky qytet për Pirron gjatë fushatës së tij kundër Romës në vitet 280-275 p.e.sonë, dalin si shenja të mbretit Ajakid një majë shtize, vetëtima e Zeusit të Dodonës dhe helmeta me brirë. Një helmetë e tillë është simbol monedhash edhe i uzurpatorit Trifon, që, në vitin 142-139 p.e.sonë, në Siri, duke kujtuar prejardhjen e tij mbretërore maqedone u ngrit kundër selekuidëve. Mund të sillen edhe shembuj të tjerë për karakterin mbretëror maqedon të kësaj helmete me brirë, por këtu nuk është nevoja. Shekuj më vonë atë e mbajti Skënderbeu, sepse nga njëra anë ,ai si “Aleksandër Bej” donte të lidhej me traditën e maqedonasit të madh, që ende sot në Orient quhet “Dhul-Quarnein”(Dybrirësh)(85.J.G.Fon Han,”Reise von Belgrad nach Salonik”,1858,-Peter Robert Franke,”Alt-Epirus und das Kënigtum der Molosser”,Erlangen,1954,(Epiri i lashtë dhe mbretëria e molosëve),Mynchen-Bon,1949-‘54 ), e nga ana tjetër se ai e ndiente veten si epirot dhe pasardhës i Pirros.
“Në qoftë se kronikat nuk gënjejnë, ne quhemi epirotë, …paraardhësit tanë kanë bërë beteja të mëdha me romakët dhe gjejmë se ata, ut plurium, më shumë lavdi se sa turp kanë sjellë prej tyre…”. Shkruante në vitin 1460 në një letër që i dërgonte princit Ursini në Itali. Po për këtë biografi i tij Marin Barleti, me prejardhje nga Shkodra, në titullin e veprës së tij që doli në vitin 1508-1510 e quajti “Epirotarum princeps”(Princ i Epirotëve) dhe e bënë emrin e Skënderbeut të prejardhur nga Aleksandri i Madh, ndërkohë që botimi i përkthyer gjermanisht nga Johannes Pinicianus është titulluar “Princ i Epirotëve dhe i Shqipërisë” (Herzog zu Epiro und Albanien), duke e lidhur në këtë mënyrë të kaluarën e lashtë me të sotmen. Kështu shprehet në punimet e tij studiuesi i mirënjohur gjerman P.R.Franke(86.P.R.Franke,”Albanien im Altertum”,Antike Welt,Sondernumner,1983).
Për periudhën e antikitetit të kësaj qyteze-kështjellë hedhin dritë të mjaftueshme edhe gërmimet arkeologjike. Gërmime që u kryen në kalanë e Gjirokastrës, në verën e vitit 1983.
Gërmimet në territorin e brendshëm të kalasë ishin të frytshme, sepse u përfitua një lëndë arkeologjike që i takon shekujve IV ose III p.e.sonë. Kjo riafirmon plotësisht emërtimin e hershëm të kësaj qyteze-kështjellë me emrin Pirrokastra, sepse pikërisht gjatë kësaj kohe ka jetuar mbreti Pirro. Si pasojë, kjo kohë e vonë e antikitetit shpjegon edhe faktin, që në këtë kështjellë nuk gjen ndërtime muresh prej gurësh ciklopike ose pellazgjike. Ky qytet nuk ka patur nevojë për gurë të tillë, përderisa në periferinë e tij gjenden me sasi të mëdha shtresash gurë radhorë të rezistueshëm, të sheshtë me dimensione të ndryshme trashësie, që rrallë gjenden në viset e tjera të Shqipërisë.
Emile Isambert, duke u mbështetur tek historiani i vjetër romak Tit Livi në veprën e tij i kundërvihet dy herë anglezit Leek. I cili del me hamendje se Gjirokastra është Argia e dikurshme(87.U.M.Leek,”Travels in Northern Greece”,1835). Sepse në fakt Argia ndodhet afër Ballshit. Aty rrjedh edhe një Lum i vogël, i cili quhet Lumi i Argias e që derdhet në Vjosë. Të njëjtin qëndrim si Emil Isambert mban edhe Dr.Milan Shufflaj(88.Dr.Milan Shuflai,”Serbët dhe shqiptarët”fq.180) në veprën e tij “Serbët dhe Shqiptarët”. Ai flet për gjurmët e familjes së dëgjuar të Arvanitasve. Përmes mjaft dokumenteve del se kjo familje ka qëndruar në afërsi të fshatit të sotëm Aranitas, ku kalon edhe një lum i vogël i quajtur Argias(89.Emile Isambert,vëll.i cituar fq.859-867). Kjo gjendet edhe në greqisht e shkruar. Te vepra e Emile Isambert, afirmohet edhe një herë se Gjirokastra është Pirrokastra e dikurshme, siç e shkruanin më vonë grekët.
Në mesjetë Pyrrho-Castra e humb rëndësinë e saj. Historia e saj përzihet me pjesën tjetër të Epirit. Emërtimi i ri Gjirokastër u ndie nga fundi i shek.XIV. Dihet historikisht që pas vitit 1375 në këtë qendër banimi shtrihej principata e Gjin Bue Shpatës. Pas vitit 1385 sundimtari i saj ishte Gjin Zenebishi. Duke u nisur nga tradita e njohur e pagëzimit të qytezave-kështjellë me emrat e sundimtarëve të dëgjuar, për nder të udhëheqësve të lartpërmendur, kjo qytezë-kështjellë u quajt me emrin Gjinokastër. U quajt kështu sepse të dy prijësit e saj mbanin emrin e pastër shqiptar Gjin. Me fjalë të tjera u quajt; Qyteza-kështjellë e Gjinit (90.Av.M.Kokolari,vep e cituar,Dr.Ali Hadri, HPSH.Prishtinë,1966,fq.42-43).
Me kalimin e kohës Gjinokastra u kthye në Gjiro-Kastra, si rrjedhim i veprimit të dukurisë gjuhësore të rotacizmit, që tingulli ( n ) shndërrohet në (r ).
Vë në dukje emërtimin e hershëm grek Argjiro-Kastra, të huajt që duan t’u japin nga një kuptim emrave të qyteteve Gjirokastrën e quajtën ; Chateau d’Argent ( Kështjellë e Agjentë) duke u nisur nga pamja që japin gurët e bardhë radhorë me të cilët është ndërtuar ky qytet. Aty jo vetëm muret, por edhe kulmet janë mbuluar me rrasa guri të holla dhe të bardha që ndrijnë natën si agjent nga hëna dhe ditën nga dielli . Me emrin Argjirokastra këtë qytet e quajnë vetëm të huajt (91.Dr.Ali Hadri,po aty.).
Sikurse që u pa më lartë për të ashtuquajturën Princesha Argjiro-Monoviza, nuk ekziston asnjë dokument . Është vetëm një legjendë. Ndërsa për Gjin Bue Shpatën dhe Gjin Zenebishin ka dokumente të mjaftueshme. Dinastia e Argjirës është vetëm manovër greke për të mbuluar pikësynimet e tyre grabitqare kundër kësaj krahine të stërlashtë shqiptare.
Edison L.Clark(92.Edison L.Clark,”Racat e Turqisë Evropiane,historia e tyre,gjendja dhe prospektet”, New York,Brodway,1878,fq.751) në veprën e tij, flet qartë për origjinën, gjuhën, shtrirjen e shqiptarëve. Ai thotë; “Shqiptarët, arnautët, siç i quajnë ata turqit, ose shqiptarët (banorët e shkëmbinjve), siç e quajnë ata veten banojnë në territorin që përfshinë Epirin e Vjetër dhe vendin e ilirëve në Maqedoninë Perëndimore, duke u shtrirë nga Mali i Zi deri në gjirin e Artës (Ambrakisë)së Jugut”(93.Edison L.Clark,po aty).
Ai vazhdon: “Epirotët e vjetër dallohen nga helenët ashtu si shqiptarët nga grekët e sotëm. Epirotët dhe Ilirët ishin fise fqinje, por të një gjaku, që flisnin dialekte të ndryshme të së njëjtës gjuhë”(94.Po aty ).
Edison , e qartëson dhe e bënë të ditur se Shqipëria shtrihej nga Tivari i sotëm e deri në Prevezë(95.Sh.Delvina,”Rreth origjinës së suljotëve”,Bujku,nr.1424,fq.10 ,maj 1996 Prishtinë).
Si shpjegohet që përfaqësuesit grekë në Kongresin e Berlinit nuk kërkuan të gjithë Epirin por këmbëngulën vetëm për Janinën dhe zonat përreth ?!!. Në një kohë që Greqia i kishte 40 vite që kishte themeluar shtetin e saj edhe me djemtë më të mirë të Shqipërisë. Si ka mundësi që diplomacia greke, ti linte jashtë shtetit Grek tokat që kishte lindur mitologjinë. Nga ku shpjegoheshin perënditë. Si mbetën të kënaqur e të ngopur njëkohësisht me aq pak tokë, kur dihej pretendimi dhe oreksi i shovinizmit grek?!!! Këto e kanë shpjegimin e vet!.Mendja e errët e shovinizmit grek kishte kohë që po projektonte skëterrën për fatin e epirotëve. Nuk kishte se si ti kërkonin qarqet shoviniste greke Abdyl Frashërit vetëm truallin e Epirit, por për të kapërcyer këtë pengesë të pakapërcyeshme, ata bëjnë një propozim anormal; Atë të bashkimit të gjithë Shqipërisë me mbretërinë greke. Ky propozim ishte i paramenduar me qëllim të caktuar. Përpara qarqeve politike shqiptare viheshin dy alternativa; ose të pranohet propozimi i palës greke, ose në të kundërtën, të mos krijohej aleanca, që ishte aq e nevojshme për shqiptarët në atë vorbull kontradiktash.
Jo rastësisht Harillas Trikupi,ministër i jashtëm i Greqisë dhe përfaqësues i tërbuar i qarqeve shoviniste greke nën maskën e aleatit të popullit shqiptar për luftë kundër Turqisë, në muajin korrik të vitit 1877 e dërgoi fshehurazi në Janinë misionarin e tij Mavromatin për të hyrë në marrëveshje me përfaqësuesin shqiptarë Abdyl Frashrin. Për bashkimin e Shqipërisë me mbretërinë greke dhe për heqjen dorë të shqiptarëve nga Epiri.
Sipas dy raporteve sekrete, njëri i datës 15 dhe tjetri i datës 19 korrik 1877, të shpallur në Athinë në revistën vjetore “Neos Kuvaras” të vitit 1962. Mavromat i raporton Harillas Trikupit: “Marrëveshjet tona me përfaqësuesin e shqiptarëve janë ndërprerë, meqenëse Abdyl Frashri ngul këmbë për sovranitetin shqiptar dhe nuk pranon që Epiri t’i jepet mbretërisë greke, pasi është tokë autoktone shqiptare”(96.Neos Kuvaras,Athens 1962). Më poshtë misionari Mavromatis në vazhdim të raportit të dytë shton: “Është e nevojshme të zgjerohen edhe veprimet e llojit tjetër; Të zbarkojmë një repart ushtarak në Himarë në qoftë se negociatat tona do të dështojnë. Dalja e ushtrisë sonë në Himarë do të shkaktojë në Epir konfuzion dhe tronditje. Duke bërë që batalionet e rregullta të ushtrisë turke të përbëra krejt prej shqiptarëve që ndodhen në Epir, do të dezertojnë për të kaluar drejt veriut(në drejtim të Himarës)për të mbrojtur vatrat e tyre dhe duke i shpërndarë shqiptarët në drejtim të veriut Epiri do të mbetet i lirë, pa shqiptarë të armatosur dhe si pasojë ne atëherë do ti kemi duart e lira për të vepruar aty dhe do tua heqim frikën që kanë njerëzit tanë në Epir”(97.Po aty).
Në këtë raport misionari Mavromatis i shfaq keqardhje Harillas Trikupit që të krishterët e Epirit nuk pranuan kërkesën greke për të luftuar kundër atdheut të tyre dhe të bëhen vegël e shovinizmit grek.
Që të siguronin përkrahjen e diplomacisë së Fuqive të Mëdha ndaj kërkesave të tyre, ata filluan një fushatë të shfrenuar në shtypin Evropian. Dhunuesit e Epirit në mjaft gazeta evropiane kishin botuar artikujt e tyre si; L’Epire et la questiongrecque, Memoire sur l’Epire en general et particuelierement sur l’eparchie de Janina par unë Epirote,…!!
Në këto rrethana përfaqësuesi i popullit shqiptar Abdyl Frashri, i drejton redaksisë së gazetës “Moniteur Universale” të Parisit një artikull, i cili u botua në këtë gazetë në maj të vitit 1879.
“Zoti redaktor.
Artikullit të botuar në gazetën “Republika Franceze” nuk i dhamë asnjë përgjigjeje, sepse një sjellje të tillë fare pak e pritnim prej një gazete që simpatizon luftën e kombësive.
Franca qan gjithmonë humbjen e krahinave të saj. Banorët e Alsasës dhe të Lorenës rënkojnë kur kujtojnë privimin e kombësisë së tyre. Përse një gazetë franceze i quan qesharak shqiptarët,të cilët përpiqen të evitojnë rrezikun e një fatkeqësie të tillë.
Nuk jemi savantë dhe as pretendojmë për të, për historinë e atdheut tonë e kemi studiuar dhe e dimë më mirë se kushdo tjetër.
Banorët e Epirit i quajnë Pellazgë. Herodoti, Tukiditi dhe Straboni dalin me konkluzione se ky vend nuk ka pjesë të Greqisë. Sipas Strabonit, Greqia nga Veriu kufizohet prej Akarnanisë dhe gjirit të Ambrakisë . Pasi gjeografia e lashtë greke nuk u vjen në ndihmë grekëve të sotëm,po pyesim ata që kanë mendime të kundërta, se cila pjesë e Epirit është greke? Ai që pranon argumentet e sillogëve grekë do të besojë se Greqisë nuk i përket vetëm Shqipëria, por edhe Maqedonia, Thrakia, Rumania, Azia e Vogël,etj. Sipas vendeve të Greqisë së Madhe edhe Marseja e juaj i takon asaj!!! Epiri ka 650 mijë banorë. Sa janë vallë grekë që ndodhen në të dhe ku banojnë? Në Korçë? Në Berat? Në Gjirokastër? Apo në Çamëri? Ai që kalon nëpër këto vende takon vetëm epirotë shqiptarë, jo epirotë grekë. Do të sakrifikoheshin pra 650 mijë shqiptarë për të ngi lakmitë e sillogëve grekë dhe lëvizjet artificiale të tyre? …Sjellja e tanishme e Greqisë dëshmon se ajo ka ndërmend të imitojë Rusinë. Por kjo (Rusia) i përkrah pretendimet e saj me anë të forcës, e cila për fat të mirë i mungon Greqisë. Sikur të ishin grekët aq të fortë sa tregohen, në fakt janë vetëm miq të zhurmës, Evropa nuk do të kishte kurrë qetësi. Parimi i ngjashmërisë në gjuhë do ta shpinte Greqinë shumë larg por në radhë të parë do të na jepej neve e drejta të kërkojmë nga grekët 200 mijë shqiptarë që banojnë në një lagje të veçuar të Athinës të quajtur PLAKË dhe krejt ishujt Hidra dhe Speca. Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar, ashtu si e krijoi natyra dhe historia.
Mëkat që qeveria greke shpenzon për sillogët shuma të majme, të cilat mund të përdoren në mënyrë më të arsyeshme. Ajo përpiqet të zgjasë një ngatërresë, e cila s’ka për të mashtruar asnjë evropian. Po të ngulë këmbë Greqia në aspiratat e lakmitë e saj të pangopura, të cilat i kundërvihen drejtësisë dhe të drejtës së kombeve, shqiptarët kanë vullnet të pa tundur që të mbrojnë atdheun e tyre deri në fund dhe janë betuar të mos lëshojnë asnjë pëllëmbë toke dhe të vdesin për të po të jetë nevoja. Këtu manifestojmë mendimin e të gjithë bashkatdhetarëve tanë.
Evropa nuk do të marrë përgjegjësinë e luftërave shkatërrimtare që do të inaugurohen për aneksimin e shëmtuar të tokave tona nga Greqia”.(98.”Moniteur Universale”, Paris maj 1879).
Mbas krizës lindore e deri në Luftën Ballkanike, qarqet shoviniste greke e përqendruan gjithë vëmendjen e tyre në popullimin e shpejtë të trevave jugore të Epirit dhe kryesisht në drejtim të qytetit. Të ndryshëm nga gjakatarët serbo-malazez, që si edukatë speciale për të copëtuar trojet shqiptare kishin zhdukjen fizike dhe dëbimin e dhunshëm të popullsisë autoktone. Ekspertët e problemit Epirot u treguan më të “sjellshëm”, në këtë fazë të parë. Për ata gjithçka duhej të realizohej brenda gjendjes” normale”, të jetës dhe komunikimit të vazhdueshëm “reciprok”. Pra gjithçka duhej të zgjidhej ” pa dhunë”, me programe, spastrime masive, asgjësim fizik, dëbim kolektiv nga toka, por me një popullim të vazhdueshëm dhe të pandërprerë, me një mënjanim të qetë ku befasia të lozte rolin primar, në reagimin e menjëhershëm të popullsisë shqiptare. Zëvendësimi i popullsisë autoktone shqiptare duhej të shihej jo vetëm nga Evropa, por, në radhë të parë, nga popullsia e “pakulturuar” e Epirit si një “fat i madh” për të hyrë në rrjedhën e qytetërimit. Në kuadrin e “miqësisë” së lashtë, shqiptarët nuk kishin pse t’i shikonin “vëllezërit e tyre të sinqertë” me frik e dyshim. Nga ana tjetër finokët grekë nuk do t’u linin raste shqiptarëve të dyshonin në “dashurinë”dhe “sinqeritetin”e tyre, se zbatonin pikë për pikë strategjinë e tyre të hollë, duke populluar fillimisht qytetet e pastaj zonat përreth. Në fillim ua kërkonte detyra të qëndronin si punues të tokës dhe më vonë të pretendonin si zotërues të patjetërsueshëm të saj. E rëndësishme ishte për ta që të kapnin pikat kyçe në administratën shtetërore të nesërmen kuptohej edhe nga qarqet politike greke që sundimi osman nuk do të zgjaste shumë edhe në Shqipëri.
Shtrirja dhe zgjerimi i mëtejshëm i institucioneve fetare fanariote do t’i shërbente atyre për të bërë presion të gjithanshëm mbi popullsinë ortodokse të Epirit, për ta inkuadruar brenda strukturës shpirtërore të ortodoksizmit grek më lehtë.
Ata do të shfrytëzonin me një mjeshtëri të rrallë lidhjet tregtare midis dy trevave për ta bërë sa më të pranishme popullsinë greke në jetën e përditshme shqiptare.
Të favorizuar nga formimi i shtetit të tyre dhe i vlerësuar nga Evropa e asaj kohe, ata do të përdornin të gjitha mjetet e propagandës për t’u fryrë burive pa reshtur në dyert e qarqeve evropiane mbi fatkeqësinë e Epirit që kishte ngelur brenda strukturës së kalbur otomane.
Të palodhur për të zbatuar deri në një programin e tyre shovinist, qarqet vorio-epirote, tashmë, të lidhur edhe me ideatorët e “naçertanës”e të përkrahur nga mëma e tyre e përgjumur Rusi, prisnin edhe njëherë rastin e volitshëm për ta fshirë nga faqja e dheut Shqipërinë. Skemat ishin përgatitur me kohë. Rusia kërkonte shembjen e perandorisë së sëmurë osmane. Nga kjo shpërbërje Greqia dhe Serbia kishin pretendime të takoheshin në Shkumbin. Prandaj edhe në ato kohë kaq të turbullta për Shqipërinë, ku ditëlindja dhe ditëvdekja e saj ishte kaq pranë. Asnjëra palë nga fuqitë ballkanike nuk e pranonin Shqipërinë si aleate të barabartë për të fituar gjënë më të shtrenjtë që kërkon një popull, lirinë dhe pavarësinë e tij. Greqia si Greqi edhe në këtë radhë jo vetëm që nuk do të pranonte aleancë me shqiptarët, por edhe do të bëhej më vonë një ndër bllokuesit kontinental për Qeverinë e sapoformuar të Vlorës.
Shqipëria etnike para ardhjes së turqve në Ballkan, zinte një sipërfaqe prej rreth 110.000 km2(99.Abdyl Frashëri,”Popullsia greke në Epirin e Ri dhe të Vjetër”,fq.100). Në periudhën e pavarësisë së shteteve fqinje, Greqisë, Serbisë dhe Malit të Zi, Turqia u ‘’fali’’këtyre shteteve rreth 5.000 km2, të tokës shqiptare(100.Dr.Muhamet Pirraku,”Kultura kombëtare shqiptare deri në Lidhjen e Prizrenit”,Prishtinë 1979,fq.11-20,”Dielli”,nr.21/27,1979).Në Luftën e vitit 1876 – 1877 me Rusinë, Turqia e përfundoj duke i dhënë asaj në interes të popujve ortodoksë të Ballkanit rreth 25.500 km2 të tokave shqiptare.( 101. Mr.Kolë Krasniçi,”Roli i fesë në ruajtjen e identitetit dhe të harmonisë kombëtare te shqiptarët”,Vjenë 1996,fq.56-58)
Në fund të shek.19-të territori i Shqipërisë etnike do të konsiderohej rreth 80.00 km2 me 2.5 milion banorë(102. Ahmet Hamiti,”Çështja shqiptare”,Koha,nr.14/1991,fq.26), ndërsa Konferenca e Paqes që u mbajt në Versajë më 1919 – 1920 do të konstatojë se territoret shqiptare në vitet 1912-1913 zinin një sipërfaqe prej 90.270 km2 me rreth 3 milion banorë(103. Liman Rushiti,”Stradanja albanskog Naroda na Kosovu “1912-1918,Zagreb 1991,fq.24).
Përkundër këtyre konstatimeve kjo Konferencë sanksionoi vendimet e Traktatit Paqësor të Londrës (1913), duke shkëputur nga trungu etnik shqiptar rreth 80.000 km2 që iu shpërndau shteteve fqinje, kështu që Shqipërisë i mbetën vetëm rreth 28.700 km2.( 104. Dr.Muhamet Pirraku,”Kultura kombëtare shqiptare deri në Lidhjen e Prizrenit”,Prishtinë 1979,fq.6.).
Me luftërat Ballkanike, Konferenca e Londrës më 1913 i plotësoi ëndrrat e shteteve fqinje, Greqisë, Serbisë dhe Malit të Zi dhe u vendos kufiri i sotëm në më pakë se gjysmën e Shqipërisë(106). Sipas Vjetarit Statistikor të Shqipërisë,sipërfaqja në km2 e shtetit shqiptar, sot është 28.748 km2.( 105. Vjetari Statistikor i Shqipërisë,1991,fq.12). Në këtë kohë, kur Shqipëria kishte fituar përfundimisht mëvetësinë e saj, shovinizmi grek, si gjithmonë i “urtë” dhe “dashamirës”ndaj popullit shqiptar. Në bazë të po atij skenari, pa shumë pretendime, bëri hapin e saj dhe tradhtinë ndaj kombit shqiptar . Në këtë radhë pasojat e politikës “fine” greke ishin katastrofale. Gati gjysma e Epirit, treva e Çamërisë iu shkëput në mënyrë më absurde Shqipërisë. 106. Konferenca e Ambasadorëve (1912-1913),shih.FESh.fq.503.
Askush nuk e vë në dyshim rolin famëkeq të Konferencës së Londrës më 1913-të ndaj pasojave tragjike që i solli Shqipërisë. 107. Dr.Muhamet Pirraku,”Ripushtimi jugosllav i kosovës”,fq.7. Por a do të copëtohej në tri pjesë Shqipëria në qoftë se Greqia, qarqet politike të saj nuk do të ngrinin pretendimin e tyre territorial ndaj trevës së Çamërisë.
Fatkeqësi dhe fyerje për shqiptarët dhe Shqipërinë, për sakrificat që bëri për fqinjët .
Më vonë ndodhi ajo që thoshte Noli i madh:’’Ata që u çliruan me gjakun e mundimet tona ,…janë më të këqijtë armiqtë tanë’’.(108. Agim Shehu,”Kombi”,Tiranë,nr.8,fq.4 )
~~~~~~~~~~~
Tema “Epiri dhe përkatësia etnike e epirotëve”është mbrojtur nga Isuf B.Bajrami, në Qendrën Rajonale për Studime Politike dhe Diplomatike pranë Akademisë Diplomatike të Shqipërisë, më 2006.

Filed Under: Histori Tagged With: Epiri dhe përkatësia, etnike e epirotëve, Isuf Bajrami

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • …
  • 59
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT