• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for August 2014

KJO SHQIPËRI, ATDHE I POLITIKANËVE…

August 15, 2014 by dgreca

Nga Faruk Myrtaj/
Shefi i shtresës së sotme politike u rrek deri në fund të jetës së tij të krijonte bindje se “Shqipëria nuk është as Lindje as Perëndim” dhe ngjan se vazhduesit e kanë kthyer në realitet. Ky realitet është në përmasë të plotë në librin “Luftë pa fund”, e kundruar nga një njeri që me ngulm e dëshiron Shqipërinë të prirur palëkundshmërisht për nga Perëndimi.
Në ekranet televizivë shqiptarë, të pavarur (nga populli!), ka ndodhur të dëgjojmë shkoqur ligjërime që duken si krijimtari e autorit të këtij libri:
“Unë…tashmë jam politikan profesionist. Kam dymbëdhjetë vjet në politikë… Jam zgjedhur tri herë deputet! Me votë të lirë! Jam deputet me votë popullore, unë! Madje kam qenë disa herë edhe ministër! Përveç këtyre unë jam edhe intelektual vetëm në shërbim të atdheut…”
Ky lloj atdheu, ky vend, duke qenë edhe vendlindje por edhe vend origjine, për jo pak shqiptarë që kanë marrë rrugët e botës, mund të mos jetë e nevojshme të quhet Shqipëri. Tingëllon më e natyrshme të quhet Atdhe i Politikanëve.
Merret me mend, Pëllumb Kulla nuk bën thjesht humor kur e ftojnë në Fier, në Korçë, Tiranë apo Nju Jork e gjetiu. E dinë kolegët, bashkëpunëtorët, artdashësit, që kur i bje hera të shkruajë dhe analizojë politikën, a shtetin shqiptar, Kulla është po aq serioz sa kur bën regjisorin, dramaturgun, komedianin, sa edhe kur nuk ngurron të nënshkruajë kontratë në bërjen e shtetit apo demokracisë. Thuajse e tërë aradha e politikanëve të Tiranës do të nxitonte të thoshte se këto punë (që u kanë rënë atyre si barrë!) do mund të bëheshin veç seriozisht…!
Kulla e ka psikologjisur prej kohësh mentalitetin e kësaj shtrese politike dhe ne s’kemi të drejtë ta konsiderojmë thjesht “gjest” apo “trill krijuesi”, nëse autori do të zgjidhte dramaticitetin e Poetit: “Kjo Shqipëri që Është, nuk është Atdheu im…”
Pa asnjë të drejtë dhe asnjë mundësi ta veçojmë Pëllumb Kullën prej krijuesve të tjerë, apo ta etiketojmë krijimtarinë e të shkruarat e tij, në gjini e nënlloje letrare, e shoh të lehtë dhe të udhës që të rrëfejmë tek autori pikërisht qytetarin. Edhe më parë, por sidomos në këtë proces më shumë se njëzetëvjeçar, ku shqiptarët ende branisen, duke bërë megjithatë përpara, herë këmba doras, herë turra-vrap, le të themi kush e di për ku, por jo aq rrallë, mjerisht, ulur në bisht duke dyshuar tek Maska e Tyre: a vërtetë, ky lloj politikani që fiton në emrin tim jam unë? Ky është zgjedhja dhe përzgjedhja ime?! Ku po më çon ky, që unë nuk u ndakam dot prej tij? Ç’ka provuar, që vazhdoj t’i besoj, madje edhe kur premtimet promovohen aq pa cipë gjatë fushatave? Autori i këtij libri të josh t’i shtrosh këto pyetje, përderisa duket ashiqare se pikërisht pas falsitetit të tyre, vazhdojmë të ecim. Ky popull i ftuar që të sillet pikërisht kështu prej këtyre politikanëve që shtirjen e mashtrimin e kanë kthyer profesion, duke e mveshur me emra të tjerë: analist, politikan, deputet, ministër, kryeministër, president…të kësaj republike që herë bëhet demokratike e herë socialiste, pa qenë dot republikë e shqiptarëve siç janë.
Duke lexuar shkrimet e Kullës, s’mund ta refuzosh. Po, mund të mendosh kundër, diku mund të ndahesh, mund ta akuzosh se shpesh e tërheq sharrën në mish të gjallë, por më tej ti e tërheq këtë akuzë, teksa vëren se mishi ku dhemb sharra e fjalës së tij është i gjymtyrëve e trupit të tij… Kjo, besoj është pse-ja dhe sepse-ja që, së paku heshturazi, nuk mund të mos pranojmë se rrëfimi dhe po aq interpretimi i fakteve, ngjarjeve dhe fenomeneve të marrë në shqyrtim, është i drejtë dhe lehtësisht i verifikueshëm si i tillë. Nëse duhet të pyesësh veten: si ka mundësi që serioziteti, dramaticiteti deri në tragjizëm në këto analiza të rrepta, janë nënshkruar prej dorës së të njëjtit autor që ka ftuar audiencat të qeshnin me lotë…
Dimë jo pak autorë që i kanë rishkruar deri në përmbysje, librat e tyre të para ’90-ës. I kanë shndërruar pothuaj në libra të tjerë, me qëllimin e mëtutjeshëm: që po këtë fat ta kenë edhe autorët e tyre! Autorë të tillë, dëshirojnë të kundrohen, analizohen e respektohen si të tjetërt me ata që ka qenë realisht dikur. Në këtë suazë, gjejmë disidentë mu në mes të Bllokut, nobelistë prej elitës së shkrimtarëve të realizmit socialist. Sikur në Shqipëri të paskej pasur thjesht realizëm, dhe jo realizëm socialist! Këtë të fundit duket se e paskëshin aplikuar vetëm shkrimtarët dhe artistët e provincës! A thua udhëheqja e asokohshme është munduar tërë jetën ta bindë popullin se komunizmi nuk ia vlente, e këtij qëllimi nuk ia arriti dot as edhe pas rënies së hijes së Murit. Jo pak antarë të KQ të Partisë janë assete të vyer të shtabeve kryesorë të politikës së sotme. Të qenit ish-komunist sot është avantazh, teksa ish-të burgosurit dhe ish pronarët mbeten edhe me tej të pafat! Politika dhe shtypi respektiv, ka krijuar idenë se diktaturën e kanë ngritur dhe mbajtur më këmbë ata që u bënë me dosje, dhe jo ata që detyruan dhe hapën me përdhunë këto dosje.
Nuk di të kemi shumë autorë që e kanë ribotuar të plotë veprën e tyre letrare të para-lirisë, përkundrazi: kemi autorë, madje shumë të njohur, që kanë lënë jetim një pjesë të mirë të arsenalit të tyre, thjesht pse vepra e tyre ishte arsenal i politikës së mëparshme. Kulla, si rrallë kush, e ka kryer këtë gjest. Dramat, komeditë dhe skeçet e tij luhen, shfaqen dhe janë ribotuar si dikur.
Me këtë libër, Pëllumb Kulla kryen të njëjtin gjest me kontributin e tij në fushën e shtypit. Partitë kryesore të inskenimit pluralist i ndërruan vendet nga dy herë, por shkrimet e tij për ta mbeten po aq aktualë!
Kulla e fjalës dhe e mendimit publik të këtij autori ka qenë e imponuar të hapë frëngji nga të gjithë anët, nëse nuk ka qenë vetërrotulluese: here në luftë me të majtën, më pas e sot e kësaj dite shembëllen sikur i shkreh bataretë kundër së djathtës. “Shokë” dhe “armiq”, kolegë dhe shefa, të njohur të tij – kanë qenë dhe janë ende miq ose kundërshtarë me të, janë gjendur në krahë apo përballë shqyrtimeve të Kullës, si përpara ligjit dhe kushtetutës: të barabartë si miq dhe armiq! Zhvendosja e tij është thjesht iluzion: ky libër, provon se autori është po ai, një dhe i vetëm: vetvetja! E krijuar prej jetës dhe udhës që ai ka përshkuar dhe përshkruar.
Shqiptarët e Pëllumb Kullës e pranojnë mjerimin ekonomik dhe mungesën e lirive individuale e qytetare në të shkuarën, nën diktaturë pra, por të vërtetat e artikuluara prej shkrimtarit i ftojnë ata ta besojnë si të vërtetë këtë diagnozim edhe sot e kësaj dite. Edhe pse njera palë pretendonte se “…na marrin të keqen krizat e Perëndimit” (Lindja dihet, s’ka kriza fare! E, kur ka pasur ndonjëherë?!), teksa pala tjetër e rinovon me punë vullnetare kryeministrinë, dhe e quan të mbyllur ciklin e tranzicionin me … ardhjen e saj në pushtet!!!
Po të ishte vërtetë kështu, merita do të ishte e ish-pushtetarëve, por si i bëhet që ata përfunduan në fund të këtij tranzicioni në një opozitë aq të leqe-dridhur?!
Nëse Shqipëria s’është atdheu i njerëzve të zakonshëm, nëse shoqëria shqiptare nuk ka ende shenja të një shtrese të mesme të konsoliduar, nëse prona ende nuk ka shkuar tek i zoti (…u tha qartë nga kryeministri i ri: “Toka t’i jepet fshatarit me tapi, sipas Ligjit 7501”, pra kush tha se Berisha paska dalë nga skena?!), nëse në thelb kjo shtresë politike ka shumë të drejtë të mos e dëshirojë hyrjen në Europë, pasi me atë rast rrëzohen tërë maskat e saj, mbetet që Shqipëria të jetë vetëm “Atdheu i Politikanëve”. Pa asnjë mëdyshje, në radhë të parë, atdhe i politikanëve në pushtet. Kjo shtresë politike, o miq të mij, është e tëra në pushtet! Në Opozitë janë ca pako zëra rebelë, dhe …populli, që herë konsiderohet turmë dhe herë sovran!
Gjatë redaktimit dhe leximit të këtij libri, por edhe të shkrimeve të mbramë të Pëllumb Kullës, botuar kudo ku nuk ndalohet emri i tij, duket se gjithnjë pas intervaleve sado të shkurtër heshtjeje, rifillon procesi i rilindjes së opozitarit. Merret vesh, nuk jam unë, i autorizuari, që t’ju paralajmëroj, apo t’ju rrëfej shenjat se ku dhe kur ka filluar skicimi dhe gdhendja e radhës për frëngji të reja të kësaj Kulle…
Motua është e njëjtë: ky mund të jetë Atdheu juaj, po imi jo! Nuk kërkoj Atdhe tjetër, por këtë që kemi, le ta bëjmë së bashku të banueshëm për të gjithë!..

*Faruk Myrtaj
(Pasthenie e librit te Pellumb Kulles” Lufte pa fund, redaktor i librit)

Filed Under: ESSE Tagged With: ATDHE I POLITIKANËVE... Faruk Myrtaj, Kjo shqiperi, pellumb Kulla

LETËRSIA ARTISTIKE NË FAQET E GAZETËS “DIELLI”

August 15, 2014 by dgreca

Nga Naum Prifti*/
Kur flasim për letërsinë artistike në faqet e Diellit, kemi parasysh si letërsinë origjinale nga autorë shqiptarë, ashtu edhe letërsinë e përkthyer nga gjuhët e tjera, prozë e poezi, meqë ato përbëjnë një binom të pandarë.
Duke shfletuar Diellin befasohemi nga larmia e shkrimeve artistikë të botura qysh kur filloi botimi i tij më 1909. Në faqet e tij shihen autorë me famë ndërkombëtare, e midis të tjerash vlen të shënohet se janë botuar jo vetëm tregime të shkurtra, dhe poezi që praktikisht zenë pak vend dhe preferohen nga gazetat, por edhe novela që vazhdonin disa numra me radhë. Përzgjedhja e veprave të botuara dëshmon kulturën e gjerë të editorëve të Diellit, njohuritë e tyre për letërsinë botërore dhe po ashtu kontaktet me kritikën bashkë kohëse. Fan Noli, Konica dhe kryesia e Vatrës synonin t’i njihnin emigrantët shqiptaro-amerikanë, me disa nga kryeveprat e letërsisë botërore, edhe pse shumica e lexuesve të Diellit ishin analfabetë, ose vetëm me disa klasa të fillores. Ata e shihnin letërsinë si mjet efikas për edukimin artistik të emigrantëve dhe njëkohësisht patriotik. Nga ana tjetër botimi i letërsisë artistike, sidomos përkthimet ndihmonin të hidheshin poshtë denigrimet e pasosura për gjuhën shqipe nga shovinistët grekë, si gjuhë barinjsh, e pa aftë të shprehte ndjenja të holla, mendime artistike e filozofike.
Në kohën kur në ShBA doli në dritë “Dielli” në trojet etnike shqiptare, dua të them në katër vilajetet e saj, nuk kishte asnjë gazetë, asnjë revistë shqip, mbasi qeveria turke i quante subversive. Patriotëve Rilindës s’u mbeti rrugë tjetër veç t’i botonin gazetat, revistat e librat shqip jashtë kufijve të perandorisë Otomane. Shtegun e çeli De Rada me botimin e revistës “Fiamuri i Arbërit” në Itali më 1883, e përmuajshme politike, shoqërore, kulturore. Pastaj botimi i gazetave e revistave mori hov nëpër kolonitë shqiptare Bukuresht, Sofie, Athinë, Kairo.
Në Amerikë patrioti Sotir Peci nisi botimin e gazetës “Kombi” më 1906. Aty punoi disa kohë edhe Fanoli dhe përvoja e fituar e ndihmoi të drejtonte me sukses gazetën “Dielli.” Noli ka qenë editori i saj i parë, ai që e vuri mbi themele të shëndosha, çka e dëshmon jetëgjatësia e saj një shekullore. Gazeta si organ i Federatës Panamerikane “Vatra” kishte karakter politik, shoqëror e kulturor, pra t’i shërbente komunitetit dhe atdheut. Letërsia artistike zakonisht në gazetat jo specifike qe e rastësishme, anësore, jo e përhershme. Nuk ka asnjë gazetë tjetër që ta ketë kundruar letërsinë si pjesë integrale të punës së saj. Nga kjo anë gazeta “Dielli” shënon një rekord në shtypin shqiptar të para luftës dhe të pas luftës II botërore, si brenda e jashtë atdheut.
Merita i takon konceptit që kishte Noli, editori i Diellit, për rolin dhe vlerën e letërsisë artistike. Pikpamjet e tij gjetën përkrahje si nga Konica, ashtu edhe nga Kristo Floqi, Kostë Çekrezi, njerëz me kulturë e vizion për të ardhmen.
Te koleksioni i Diellit, vërehen emra autorësh të antikitetit, sikurse Eskili, Herakliti, te ata të Mesjetës, Shakespeare, Moliere, Cervantes, Khajam, te klasikët Gëte, Heinrich Heine, Ibsen, Victor Hugo, Maksim Gorki, Tolstoi, Mopassan, Stendhal, Alphons Daudet, Ibanez, Longfellow, Irving Washington e deri te kontemporanët Fridrih Niçe, Rudyard Kipling, Edgar Allan Poe, Bjornson, etj. etj.
Shumë nga përkthimet mbajnë firmën e Nolit, ose psudonimet që përdorte. Te libri “Noli i panjohur” Efthim Dodona, me hulumtimet për jetën e Nolit në Harvard, ribotoi edhe përkthimet e tij botuar te “Kombi” dhe te “Dielli.” Ai vëren se komedinë me një akt “Martesa me pahir” të Molierit, Fanoli e quan adaptim mbasi ndryshoi, më sakt shqiptarizoi emrat e personazheve, spostoi vendin e veprimit në Korçë dhe latinizmat i ktheu në greqizma duke vënë në lojë elementët progrekë. Atje ku profesori grek e pyet me ç’gjuhë do t’i flasë, latinisht, gjermanisht, frëngjisht, turqisht, protagonist ngulmon “Jo! Shqip, shqip, shqip!” Noli e përfundon komedinë me thirrjen “Rroftë Hyrieti. Rroftë Korça greke! Poshtë Masonët!” duke e aktualizuar që të shijohej nga shikuesit emigrantë.
Novelën e Stendalit “Vanina Vanini” Noli e zgjodhi për të theksuar dramën e heroinës, e cila për të fituar të dashurin denoncon kryengritësit karbonarë, por pëson disfatë se Misirili e neverit sapo merr vesh ngjarjen. Dashuria e tij për atdheun është më e madhe se për Vaninën, çka na kujton vargjet e Petëfit “Për dashurinë jap jetën/Për liri jap dashurinë”.
Te “Dielli” gjejmë përkthime nga Faik Konica, Kost Çekrezi, Dennis Kambury, autor i fjalorit të parë anglisht-shqip (1917), Shevqet Bënça, Dhionis Karbunara, të cilët janë të periudhës më të hershme.
Veç përkthimeve të spikatura nga Anglishtja, gjermanishtja, frëngjishtja, rusishtja, jidishtja, disa prej të cilave zunë vend në antologjitë e shkollave, sikurse “Korbi” dhe “Anabel Lee” të Edgar Allan Poes, Noli botoi mjaft poezi origjinale, midis të cilave edhe “Jepni për Nënën,” (25 maj 1917) një manifest që ngriti peshë zemrat e shqiptarëve tej e mbane Amerikës. Dy vargjet e saj “Mbahu Nëno, mos ki frikë/ Se ke djemtë nëAmerikë” u kthyen në shprehje popullore. Epopeja u përsërit gjatë luftës për çlirimin e Kosovës, (1999) me ndihmat kolosale materiale nga emigrantët dhe me vullnetarët e “Batalionit Atlantiku” që rrëfyen se në rembat e shqiptarëve vazhdonte të rridhte gjaku i Isë Boletinit dhe Adem Jasharit.
Gjatë një shekulli “Diellin” e kanë drejtuar një sërë editorësh, të cilëve u shprehim mirënjohjen për aftësitë dhe zellin e treguar. Pa përjashtim të gjithë kanë mbajtur lart dashurinë për atdheun, të pandarë nga dashuria për liri. Përkulemi me nderim pëpara kujtimit të Kostë Çekrezit, Qerim Panaritit, Xhevat Kallajxhiut, Refat Gurazezit, Eduard Liços, Arshi Pipës dhe shprehim respekt për editorin e fundit poetin dhe studiuesin Anton Çefa. Kërkojmë falje që nuk po i përmendim të gjithë.
“Dielli” u bë tribunë e mendimit shqiptar, jashtë vargojve te censurës komuniste. Në shkrimet letrare të kësaj periudhe shprehet malli për vendlindjen, vuajtja nga mbyllja hermetike e kufijve, dëshira për ta parë atdheun të lirë. Do të sjell si shembull poezinë e Xhevat Kallajxhiut “Si e dua Shqipërinë,” jo aq për bukurinë e vargjeve, se sa për mendimin që ngërthen.
“Un’ e dua Shqipërinë
Të fortë, të lulëzuar,
Me dy bijat të bashkuar
Me Kosov’ e Çamërinë,
Nga Mitrovica n’Janinë.
Un’ e dua Shqipërinë,
Që të hy e dal lirisht,
Të flas haptas, sinqerisht,
Pa frikë dhe kërcënime,
Pa burgje dhe internime.”
Poeti i poemit “Vallja e Vdekjes” bëhet kësisoj zëdhënës për ndjenjat dhe mendimet e të mërguarve politikë.
Do të sjell edhe një shembull tjetër, poezinë e Agim Karagjozit kushtuar dhimbjes për vdekjen e Nënës, hidhërimit që nuk iu ndodh në çastet e fundit, një poezi e ndjerë, mbrujtur me mallëngjim.
Në bazë të copave të botura te “Dielli,” Qerim Panariti redaktoi librin e Konicës “Shqipëria Kopshti shkembor i Europës Juglindore,” dhe po ashtu mblodhi krijimet e Fanolit te “Album “ (II) me krijimet e pambledhura në Albumin e parë, duke evidencuar trashëgimin e Nolit. Refat Gurazezi botoi një historik të Vatrës, Arshi Pipa botoi një sërë studimesh per De Radën e letërsinë shqipe, Eduard Liço hartoi përmbledhjen e bukur “Flamurtar i Kombit” për figurën e Nolit nga autorë që e kanë njohur së afërmi.
“Dielli”e pasuroi letërsinë shqipe, me përkthime cilësore të autorëve të huaj, prozë e poezi. Shumë nga ato vepra, si “Vanina Vanini,” “Madam Fifi,” “Martesë me pahir,” “Dy miqtë” u ripërkthyen dhe u botuan në vitet ’60-70, dhe ne i lexuam me kënaqësi, pa e ditur se ato ishin përkthyer e botuar te “Dielli” gjysmë shekulli më parë. Ky fakt tregon se përzgjedhja e autorëve ka qenë cilësore. Në 100 vjetët e rrugëtimit të tij historik “Dielli” ka qenë tribunë e mendimit demokratik të pa censuruar, e njëkohësisht tribune për krijimet artistike të emigrantëve politikë dhe të emigrantëve të rinj pas vitit ‘90.
Botimet e letërsisë artistike te “Dielli” ruajnë vlera të larta estetike dhe njëkohësisht gjuhësore.
*Kumtese e mbajtur ne 100 vjetorin e Gazetes DIELLOI, qershor 2009

Filed Under: Vatra Tagged With: e Gazetes Dielli, Letersia artistike, Naum Prifti, ne faqet

At Nikoll Marku u prit nga kryetari i Struges

August 15, 2014 by dgreca

Kryetari i komunës së Strugës, Ziadin Sela, priti te enjten në ambientet e komunës, At Nikollë Markun nga Shqipëria, i cili njihet si mbrojtës kishës kombëtare shqipëtare dhe kundërshtar i rreptë i kryepeshkopit të Shqipërisë Anastas Janullatos i cili konsiderohet si një pro grek, që punon për interesat e Greqisë.
At Nikollë Marku në këtë takim ishte i shoqëruar nga intelektualë dhe veprimtarë të çështjes shqipëtare si Mahmut Skenderi i cili jeton dhe vepron në SHBA, SHpëtim Pollozhani, Irfan Vlashi, Sejdin Lloga etj.
“Kam ardhur në Maqedoni për herë të parë në vitin 1992, e kujtoj që atëherë ishte situatë krejtë ndryshe nga kjo e sotmja. Jam shumë i lumtur që sot ju shoh ju si një djal i ri dhe me vizion që po udhëhiqni këtë qytet shqipëtar, sinqerisht ju uroj një punë të mbarë në rrugën që keni nisur për mbrojtjen e interesit shqipëtar. Shqipëria fatkeqsisht po kalon periudhë të vështirë. Qeveria jonë ka rënë preh e shovenizmit grek i cili përdor gjitha metodat për të aneksuar jugun e Shqipërisë. Rinia jonë e veshur me petkun e lakuriqësisë po devijon plotësisht nga rruga e drejtë kombëtare. Akadimitë tona të shkencave janë krejtësisht jashtë funksionit. Megjithatë ne si popull gjithmonë e kemi pasur vështirë në hitorinë tonë, prandaj duhet të bashkohemi për të shpresuar për ditë më të bukura ashtu si ju shqiptarët e Maqedonisë edhe ne në Shqipëri dhe kudo tjetër“, tha At Nikoll Marku në takimin me kryetarin Sela.
Ziadin Sela shprehu respektin e tij ndaj At Nikollë Marku për guximin dhe punën që po bën ky i fundit për të mbrojtur interesin shqipëtar.
“Ka ardhur koha ti themi gjërat ashtu siç janë. Ju jeni një rast që duhet marrë shembull nga të gjithë shqipëtarët kudo që janë. Unë e vlersoj punën tuaj për mbrojtjen e identitetit të pastër shqipëtar të kishës ortodokse që e kemi trashëgimi nga i madhi Fan Noli. Mbështetja jonë është e plotë, ju e keni derën e hapur gjithmonë në Strugë, ndërsa së shpejti do të vijmë tju vizitojmë edhe në Shqipëri“, tha Sela.
Ziadin Sela mysafirëve ju dhuroi nga një dhuratë simbolike nga komuna e Strugës ndërsa më pas të gjithë morën pjesë në mbrëmjen artistike kushtuar z.Lebit Murtishi që u zhvillua në pallatin e Kulturës në Strugë.

Filed Under: Kronike Tagged With: At Nikoll Marku u prit, i Struges, nga Kryetari

Ekstremizmi fetar s’ka vend në Kosovë

August 15, 2014 by dgreca

Nga Enver Hoxhaj*/
Zhvillimet e ditëve të fundit përkitazi me përfshirjen e shtetasve tanë në luftimet në Siri dhe Irak përkrah organizatave terroriste që rezultuan me një aksion të madh policor në Kosovë janë njëra hallkë e reagimit shtetëror ndaj këtij fenomeni.
Arrestimi i dhjetëra prej tyre është kundërpërgjigjja ndaj kërcënimi fizik dhe të sigurisë sonë përderisa dilemat më të mëdha që kemi para vetes si shoqëri është si ti qasemi ekstremizmit fetar në një plan më afatgjatë. A kemi vullnetin dhe dijen për tu përballur me këtë fenomen në rritje në të gjithë hapësirën e rajonit tonë dhe më gjerë? A mund dhe duhet ta marrë këtë barrë vetëm shteti përmes institucioneve të sigurisë apo është obligim i të gjithëve? A përbën ndër rreziqet kryesore për Kosovën në dekadën para nesh së bashku me sfida tjera në planin e jashtëm sikurse ndërhyrja e vazhdueshme e Serbisë në punët e brendshme?
Historikisht, islami në Kosovë nuk ka traditë të përdorimit të tij për qëllime politike ekstremiste dhe radikale. Feja islame nuk ka përbërë orientim apo mënyrë të sjelljes në jetën publike të saj tek shqiptarët. Gjatë dy shekujve të kaluar elitat shqiptare duke vepruar në Perandorinë Osmane kanë formësuar një botëkuptim të qartë politik dhe paqësor për të ardhmen e shqiptarëve. Ata promovuan idenë se për shqiptarët ‘dielli lind në Perëndim’, që flet për dëshirën dhe orientimin pro-perëndimor të popullit shqiptar. Aspirata, këmbëngulësia dhe domosdoshmëria për tu shkëputur nga Perandoria Osmane bëri që ndikimi i islamit në shoqëri të dobësohej. Në shekullin XX, gjatë sundimit komunist, për shqiptarët, feja nuk e kishte rolin dhe hapësirën e duhur në jetën publike.
Tendencat e para të mësimeve radikale islame nisën me rënien e komunizmit dhe pas ndryshimeve të mëdha ndërkombëtare përfshirë edhe Kosovën e pjesë tjera të botës. Ky zhvillim i ri u manifestua nëpërmjet shfaqjes së tendencave për ekstremizëm fetar e deri tek pjesëmarrja e qytetarëve nga Ballkani në luftërat në Lindje të Mesme. Në vitet e fundit shfaqet dukshëm krijimi i disa premisave të vogla dhe shpesh të kamufluara të cilat mund të shndërrohen në një realitet të përbashkët kërcënues për sigurinë e Kosovës. Pashmangshëm kjo varet edhe nga fakti se si do të sillet shteti i ri i Kosovës dhe shoqëria e saj ndaj ekstremizmit fetar.
Premisa e parë është shoqërore dhe ka të bëjë me përhapjen e herëpashershme të ideve dhe mësimeve radikale. Përkundër faktit që Kosova është shtet laik dhe shoqëria e saj është sekulare, kohëve të fundit dëgjohen zëra radikal nga disa prijës fetar islamik të cilët janë arsimuar në vendet arabe dhe islame. Ata predikojnë një islam tjetër larg islamit tradicional shqiptar dhe një mënyrë jetese i ndryshëm me realitetin kosovar. Pa ndikim nuk janë as asociacionet e ndryshme të financuara që nga paslufta prej botës arabe të cilat mundohen ti tjetërsojnë botëkuptimet e të rinjve dhe njerëzve me ndikim në Kosovë. Herë pas here ka edhe intelektual e njerëz të kulturës të cilët në mënyrë të vetëdijshme dhe këmbëngulëse e interpretojnë gabimisht por me qëllim për rolin që kinse ka pasur feja në Kosovë dhe fuqinë që ajo përfaqëson sot.
Premisa e dytë është politike dhe ka të bëjë me lindjen e partive të vogla politike të cilat nuk gëzojnë mbështetje elektorale. Disa prej tyre në mënyrë të pavetëdijshme përpiqen ta kthejnë islamin në një ideologji reaguese dhe rezistuese në Kosovë. Këto parti me orientim fetar radikal synojnë që të gjejnë hapësirë të re, të krijojnë elektoratin e vetë, të shtyjnë dhe nxisin tema kundërthënëse të karakterit fetar. Është një përpjekje aktive për të islamizuar jetën publike dhe politike në Kosovë. Njëherësh, këto përpjekje për islamizim të jetës publike kanë për qëllim që të promovojnë një identitet konkurrues anti-evropian që është kundër interesave vitale të Kosovës.
Premisat e sipërpërmendura në përmasa të vogla por në dukje shumë aktive e kanë kokën e tyre ideologjike dhe mbështetjen financiare jashtë Kosovës tek grupe dhe ideologji në Lindje të cilat e shohin Kosovën si një zgjatje të tyre. Në disa vende islame ka grupime politike të cilat i shohin shtetet e tyre si një qendër të islamit dhe trajtojnë myslimanet në Evropë si instrumente dhe kontingjente të politikës së tyre. Natyrisht që këto rryma në Kosovë u shërbejnë interesave të jashtme. Ato janë kundër islamit tradicional të Kosovës të kultivuar me shekuj i cili ka qenë çdo herë larg çështjeve politike e publike, dhe i cili asnjëherë nuk ka synuar të dominoj apo kontrolloj sferën publike. Rryma të tilla radikale padyshim që synojnë kontrollimin e jetës publike duke promovuar një rend të ri dhe të huaj kulturor dhe moral, që nuk përkon me orientimin perëndimor të shumicës absolute të qytetarëve të Kosovës. Përtej kësaj, ekstremizmi fetar ka për qëllim që t’a armiqësojë Kosovën me Perëndimin, që SHBA-të dhe BE-ja të humbin besimin tek shteti dhe shoqëria kosovare. Diçka e tillë do t’i shërbente natyrisht propagandës serbe dhe asaj ruse kundër shtetit të Kosovës.
Në adresimin e tendencave të tilla radikale, Kosova duhet të ketë vullnet politik të pathyeshëm dhe konsensus shoqëror të plotë për ti marr ato si një kërcënim për sigurinë e vendit. Ky zhvillim i ri nuk kanë të bëjnë vetëm me sigurinë në kuptimin fizik, por edhe me përpjekjen për të parandaluar formësimin e një shoqërie të mirëfilltë evropiane në të cilën rrugëtim gjendet Kosova tani dhe shekuj më parë. Përtej reformave të rëndësishme për Kosovën sic janë zhvillimi ekonomik dhe krijimi i vendeve të reja të punës, Kosova nuk duhet të lejoj ngadalësim apo degradim të agjendës euro-atlantike. Po ashtu, partnerët strategjik të Kosovës karshi vendit tonë dhe rajonit duhet të asistojnë që ekstremizmi fetar të mos dëmtoj orientimin euro-atlantik dhe demokratik të rajonit.
Në këtë drejtim, Kosova duhet të përforcoj tutje strukturat e sigurisë dhe inteligjencës të cilat do të punojnë në parandalimin e çdo tendence radikale për ta privuar jetën dhe liritë e qytetarëve të Kosovës. Po ashtu, strukturat e Bashkësisë Islame në Kosovë që ruajnë traditën shqiptare të islamit duhet të angazhohen fuqishëm për të larguar elemente ekstremiste përmes inkurajimit të një islami të moderuar dhe paqësor. Për më shumë, elitat kosovare duhet të mos bien preh e një naiviteti që shoqëria kosovare është diçka mes Lindjes dhe Perëndimit por ta mbështet fuqishëm orientimin tonë euro-atlantik edhe për shkak të lidhjeve gjeografike e kulturore më Evropën. Shoqëria kosovare është pjesë e qytetërimit evropian në kuptimin e plotë të fjalës dhe nuk ka kapacitet që ta luaj rolin e një faktori ndërlidhës mes Lindjes dhe Perëndimit. Madje askush nuk kërkon nga shoqëria kosovare ta luaj një rol të tillë. Përfundimisht reagimi i shtetit ndaj këtij fenomeni ka ndodhur dhe na takon të gjithë neve si shoqëri si do të sillemi më tutje.
Autori është Ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës.
*Minister i Jashtem i Kosoves

Filed Under: Analiza

Fullan: Ik!

August 15, 2014 by dgreca

Në rrjetet sociale mbi 95 përqind e shkruesve shkruajnë se politika dhe diplomacia e huaj është e blerë në rastin Fullani. Asnjë nuk flet, me përjashtime te vogla për skandalin e bankës së Shqipërisë ku janë vjedhur 7.1 milion dollarë
Një turp i madh se si zyrtari i Shtetit nuk ikën, por rri më zot në karrike !- shprehen në rrjetet sociale.
***
Dje ndodhi ajo çka pritej të ndodhte në Këshillin Mbikqyrës: Guvernatori Fullani nuk u shkarkua. Por ajo që nuk besohej se mund të ndodhte ishte vajtja e ambasadorit amerikan Arvizu, para mbledhjes, tek zyra e Guvernatorit. Kjo nuk pritej! Dhe sapo mediat e dhanë si lajm, gjoja se nuk ishte lajmëruar media, filluan dyshimet e shumë analistëve të medias së pavarur se vajtja e ambasadorit ka më shumë mundësi që të lëshojë sinjalin për Këshillin Mbikqyrës se nuk duhet shkarkuar, ndonëse dihej se përveç Ermelinda Meksit, asnjë tjetër nuk kishte takat të dilte mbi lekët që merr çdo muaj si anëtar i Këshillit dhe që nuk janë pak, por fiks 4 milionë lekë, pa harruar përfitime të tjera. Pra, ambasadori Arvizu e bëri efektin e vizitës. Në të vërtetë, mesazhi i tij ka një mijë kuptime, ndonëse thelbi kishte të bënte si në atë shprehjen popullore se “miku në ditë të vështira duket” dhe faktikisht, “ilaçi amerikan” turbulloi çdokënd. Politika u struk edhe më shumë, paçka se Guvernatori është mik me të gjithë, djathtas e majtas. Një pjesë e medias u tërhoq edhe më në skuta, pasi përshpërisnin se “derisa shkoi ambasadori amerikan, ç’punë kemi ta kruajmë ne!”, ndërkohë shoqëria civile vazhdoi me mbledhjen e firmave kundër Fullanit. Edhe këta do të vazhdojnë derisa të lodhen nga vapa e gushtit apo të blihet ndonjë drejtues i kësaj nisme qytetare.
Vjedhja e 7 milion dollarëve është e zgjatur në kohë, shumë veta janë arrestuar, prokuroria vazhdon hetimet dhe nëse pritej që ditën e parë të ndodhte diçka ishte dorëheqja e Guvernatorit Fullani. Pasi kaluan dy ditët e para të skandalit shumëpakkush që merr vesh se si luhet “kumari politik”, besonte në një dorëheqje. PD-ja as që bëri zë, PS-ja ka ca zëra që flasin, por që nuk vendosin; Qeveria foli, porse edhe nuk tha gjë saktësisht; Presidenti heshti, LSI-ja edhe tha, edhe nuk tha. Berisha foli hapur pro Fullanit. Dhe si në përralla pozitë dhe opozitë janë bërë një për rastin Fullani. Mazhoranca ka një detyrim ligjor, por edhe publik, pasi ka marrë 1 milion vota e pikërisht Edi Rama dhe Ilir Meta, që të sqarojnë me gojën e tyre se çfarë pozicioni kanë në raport me Guvernatorin për rastin në fjalë. Nuk është pushim gushti apo gjoja se parlamenti nuk punon, sepse kur duan e gjejnë mënyrën për të folur Presidenti i Republikës, Kryeministri, Kryetari i Parlamentit, lideri i opozitës, bile kur duan, përdorin edhe Facebook apo rrjet tjetër social. Pse heshtën deri tani, apo pritën të dilte Ambasadori Amerikan që të lakonte, edhe pa e thënë troç, se Fullani nuk duhet larguar. Nëse nuk janë për ta larguar si profesionist apo edhe politikisht, le ta thonë dhe nuk ka asgjë të keqe, ndonëse publiku është ai që vendos nëse kanë apo jo të drejtë. Por duhet folur!
Ardian Fullanin e njoh personalisht, ndonëse nuk e kam shumë mik si shumë kolegë. Ai është një specialist shumë i zoti, me miqësi të gjithëanëshme dhe i gjithëpranuar. Por këto që thashë nuk më kanë ndaluar apo t’ia ritheksoj edhe publikisht se ai duhet të japë dorëheqjen. Duhet ta bëjë në emër të vetvetes e jo gjoja për të ruajtur stabilitetin financiar të vendit apo shumëçkara që sajohen këto ditë, pasi po iku Fullani bëhet nami. Ai ka nevojë të ikë për të krijuar një standard të një funksionari publik që kur ndodh një skandal, pasi është në të vërtetë skandal, ikën. Nuk futem tek ata që mendojnë se Guvernatori po qëndron që “të pastrojë letrat”, apo se “nuk e lënë të tjerët për t’u larguar”. Ai ka bërë shtatë vite si Guvernator dhe ka fituar mandatin e dytë, por tashmë i ka mbetur “dopio gjashta” në dorë. Natyrisht që janë në burg ata që kanë faj penalisht apo mund të shkojnë edhe të tjerë, porse një faj moralisht duhet ta ndjejë edhe Guvernatori. Nuk po nxitohem të them se mund t’i shkojë penaliteti edhe Guvernatorit, siç po duan disa të tjerë të vrapojnë për ta thënë, por Fullani duke qenë një zyrtar i sprovuar në detyra të larta nuk ka pse rri me zor në atë karrike. Ç’e do atë karrike e cila sa herë sillet rrotull i dalin tetë zyrtarët e tij të emëruar me firmën e tij, e që janë me pranga në duar!
Ardian Fullani ka nevojë jo për t’i thënë ndryshe në telefon e ndryshe në biseda të lira në kafene, siç po bëjnë shumë prej atyre që kanë njëmijë fije të lidhura me firmën e Guvernatorit. Nëse ai ka nevojë që të bindë veten se duhet të rrijë me zor prapë Guvernator, pas kësaj që i ndodhi, atëherë po bërtas edhe unë: Mos ik, Fullan!
Por ai prapë duhet të ikë!
Nikoll Lesi

Patozi: Fullani duhet ta kishte dhënë dorëheqjen ditën e parë

Se pari, refuzoj kategorikisht t’i pergjigjem pyetjes ne mode te ketyre diteve, nese jam me Fullanin, apo kunder tij. Sepse me duket teper fyese, nderkohe qe nuk kam asnje arsye ne bote qe te jem patjeter ne njeren ane te kesaj barrikade artificiale. Por sigurisht qe mund te flas rreth asaj qe po ndodh me Banken e Shqiperise, pas zbulimit te vjedhjes se bujshme.
Mendoj se skandali eshte nje pasqyre e perkryer per te pare fytyren e deformuar te institucioneve tona, ose me mire te themi, te vete sistemit, qe kemi ndertuar. Eshte pikerisht ajo qe ne nje fare menyre kemi mbjelle e qe tani po e korrim dhe ketu nuk kam parasysh vetem Banken e Shqiperise. Sepse, po te zhvendosesh ne shumicen e atyre, qe konsiderohen institucione te pavaruara, eshte e njejta panorame, ku pothuaj gjithcka vertitet rreth titullarit, i cili eshte edhe dielli edhe shiu, por mbi te gjitha percaktuesi i vetem i raporteve, jo vetem te brendshme te “cifligut” te vet, por edhe ato qe rregullojne marredheniet me te tretet.
Dhe kete askush nuk e thote, ndonese pakkush nuk e di. Ne kemi nevoje per nje sjellje te re insistucionale, e cila para se gjithash percohet nga politika, e cila eshte edhe pergjegjesja kryesore, ne mos e vetmja per kete gjendje. Jo thjesht me emerimet e saj pergjithesisht klienteliste, se sa me marredheniet e kompromentuara, qe vendos me te zgjedhurit e vet, pas votimit te tyre.
Por cfare po ndodh realisht? Qeveria kerkon te laje duart, duke treguar gjoja pafuqine e vet per te reguar. Eshte fshehur ai burri, qe edhe per gjene me te vogel, te tund para syve pergjegjesine para 1 milion “shuplakave”, qe e kane votuar me 23 qershor. Ne fakt, kryeministri ka marre pozicionin me te keq, ate te skuthit, i cili nuk eshte i shqetesuar fare prej skandalit, por thjesht perpiqet te perfitoje sa mundet prej tij. Mendoj se Edi Rames i intereson qe vorbulla me kerkesen per doreheqje te Fullanit te vazhdoje, duke shpresuar se nje fare fature me te i shkon edhe opozites, si dhe partnerit te koalicionit, Ilir Meta, i cili eshte shprehur hapur pro tij.
Por ai eshte brenda gjithashtu edhe per skenarin tjeter, qe Fullanin ta lene nervat, apo te ndodhe dicka tjeter dhe ai te largohet. Me siguri qe e ka bere gati zevendesuesin dhe eshte dramatike te mendosh qe ne mendje ka nje njeri qe duhet t’i behet nje nder, i cili jo vetem te mos e permiresoje situaten ne Banken e Shqiperise, por mund ta coje edhe me keq. Te vetmen detyre do te kete qe here pas here t’i bej fresk qeverise, ne kembim te nje zinxhiri marramendes perfitimesh dhe me te gjithe Banken ne dispozicion, te cilen vetem se nuk e hipotekon dot ne emer te vet. Sepse ndryshe, do e kishim sot nje kryeminister qe do te fliste per ligj te ri te funksionimit te Bankes dhe per nje qasje te re te qeverisjes se saj, te raporteve te reja te saj me ekzekutivin dhe parlamentin, po aq sa edhe duke u rene kembanave se ne te njejten derexhe ndodhen edhe institucionet e tjera, pavaresisht se ne to nuk kane shperthyer skandale te ngjashme.
Ndersa Ilir Meta, si politikan pragmatist qe shquhet, eshte me i drejtperdrejte. Vete ben sikur e mbron publikisht, ndersa nga ana tjeter i leshon te tijet qe nuk kerkojne vetem koken e Fullanit, por edhe ato te Keshillit te Bankes. Natyrisht, duke menduar si gjithmone se ne cdo torte qeverisese nje cope e mire i takon LSI-se. Ky kombinacion sigurisht qe e tejkalon edhe pritshmerine me optimiste te antifullanisteve, pasi as qe mendohet qe nje keshill i rinovuar do te mbaje te njejin guvernator. Me nje gur, vret dy zogj, merr keshillin dhe pastaj largon edhe Fullanin. Pra, shikohet qarte se qeveria, apo mazhoranca ne pergjithesi, duan thjesht dhe vetem ta kapin per vete Banken e Shqiperise, jo te ndreqin ndonje gje ne te, dhe ne keto rrethana e gjitha ngjan me nje loje te piste politike.
Ndersa opozita duket si me e sinqerta ne qendrimin e saj, pavaresisht se, si cdo gje ne kunderrrjedhe, ai nuk eshte per t’u lakmuar ne keto caste. Ajo eshte e perligjur gjithesesi ne piken qe shikon nje sulm te paster te mazhorances per te futur nen sqetull nje tjeter institucion te pavarur dhe per ta perdorur kunder saj. Por deri ketu. Per fat te keq, themelet e Bankes jane tronditur nga nje bombe qe plasi nga brenda, dhe jo si ato te ambasades sovjetike, per te cilat mund te akuzohej qeveria.
Ne rast se ne do te ishim shtet serioz, sic nuk jemi, Ardian Fullani do ta kishte dhene doreheqjen qe diten e pare. Njesoj si ne perendim nje minister transportesh largohet pa u menduar dy here nga detyra per shkak te perplasjes se nje treni. Me kete rast, do te kishte evituar furine e histerikeve kunder tij, qe duket se nuk kane ndermend ta leshojne. Ndonese te grupuar nga arsye nga me te ndryshmet me njeri-tjetrin, ata duken kembengules. Por mbi te gjitha, se do te kishte qene edhe vete i bindur se ne nje shtet te lire dhe normal askush nuk mund te lincohet pafundesisht edhe sikur te kete pergjegjesi direkte per ndonje afere, jo me te ndodhe e kunderta.
Nga ana tjeter, dhe kjo eshte me e rendesishme, qeveria nuk do te ferkonte duart se u hap nje vend per “qoke” te madhe, por do te kishte nisur negociatat me opoziten per te zgjedhur nje guvernator sa me konsensual. Mendoj se Shqiperia ka me shume nevoje per nje guvernator te gjithepranuar politikisht, sesa per nje president te tille. Por kjo qeveri duket shume vite drite larg ketij koncepti.
Per shkak se ne nuk jemi nje shtet serioz nuk ka ndodhur deri tani asnje nga te dyja, ndaj edhe eshte e padrejte qe per gjithcka po zhvillohet te fajesohet vetem Fullani.
Identifikohet kërcënuesi i Ajtanga Lubonjës që mbledh firma kundër Fullanit
Forcat blu të komisariatit Nr. 1 në Tiranë, kanë arritur të identifikojnë në një kohë rekord, personin që ka kërcënuar nëpërmjet një mesazhi mbrëmjen e djeshme Ajtanga Lubonjën, njërën prej nismëtareve të peticionit që është ndërmarrë për shkarkimin e guvernatorit Ardian Fullani.Sipas burimeve nga policia mësohet se ka qenë 28-vjeçari Aleksandër Rrema, banues në Tiranë, personi i cili i ka dërguar mesazhe kërcënuese Lubonjës, për të ndërprerë angazhimin e saj në peticionin për shkarkimin e Guvernatorit të Shqipërisë.
Për 28-vjeçarin ka nisur procedimi për veprën penale “Përdorim me keqdashje të thirrjeve telefonike”.
Mesazhi kërcënues kundrejt Lubonjës:
”Dimë gjithçka për ty, dimë se kush je dhe çfarë bën. Tani kohët e fundit po merresh me një peticion që i shërben një politike të caktuar dhe të komanduar nga lart. Mos të të duket vetja e madhe kur nuk di asgjë se çfarë bëhet me ty. Hap sytë dhe shiko mirë përreth. Jam një që të dua të mirën, prandaj po të flas. Mos na detyro që të marrim masa të rrepta kundrejt teje. Hiq dorë sa je në kohë.”(koha Jone)

Flet Fullani: Qëndrimi si Guvernator tregues përgjegjshmërie
Tre javë pas zbulimit të skandalit të vjedhjes së 713 milionë lekëve nga Banka e Shqipërisë Guverantori Ardian Fullani vendos të flasë.
Zoti Fullani, tre javë pas publikimit të lajmit për vjedhjen e 7 milionë dollarëve në thesarin e Bankës së Shqipërisë, ju nuk keni dalë personalisht të sqaroni rrethanat, përgjegjësitë tuaja dhe pasojat e ngjarjes. Pse kjo heshtje, kur opinioni publik e ka temën e ditës vjedhjen e Bankës Qendrore?
Duke ju falenderuar për mundësinë që më keni krijuar, dëshiroj të saktësoj se: Ngjarja është njoftuar dhe denoncuar nga Banka e Shqipërisë, dhe unë personalisht kam dalë në konferencë shtypi për të informuar publikun për të dhe masat emergjente që u morën që ditën e parë. Anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës po ashtu janë shprehur në media. Pa numëruar këtu deklaratat për shtyp. Duhet të keni parasysh që Posti i Guvernatorit është i tillë që ai flet me deklarata dhe komunikata shtypi. Së dyti, dëshiroj të theksoj se çështja është në hetim dhe është një çështje mjaft delikate. Çdo deklaratë që mund të shuajë kuriozitetin publik, mund të dëmtojë rëndë hetimin dhe zbardhjen ligjore të ngjarjes. Kam preferuar që hetimi të mos dëmtohet, edhe duke u dëmtuar unë personalisht, me mjaft akuza të pavërteta që qarkullojnë. Pas kontakteve me Prokurorinë, jemi angazhuar për të krijuar të gjithë kushtet për një hetim të shpejtë, profesional, të besueshëm, gjithëpërfshirës dhe transparent. Kjo mënyrë, i shërben publikut më shumë se sa show mediatik i një Guvernatori. Nëse ju mendoni ndryshe, mund t’ju kuptoj, por për mua si Guvernator, hetimi, sekreti i tij dhe dalja e përgjegjësisë, është më e rëndësishme se sa përgjigja ndaj akuzave që më kanë hedhur mbi shpinë.
Një pjesë e opinionit publik, por edhe politikanë kërkojnë dorëheqjen tuaj si akt i marrjes së përgjegjësisë për dëmin financiar të ndodhur. Cili është reagimi juaj, a keni menduar gjatë këtyre ditëve dorëheqjen dhe çfarë ju ka penguar?Hetimi i Prokurorisë ka zbuluar deri më tani se Ardian Bitraj është ndihmuar në këtë vjedhje nga një sërë faktorësh; kanë munguar kontrollet periodike në arkën stok dhe atë në veprim nga përgjegjësit, nuk janë zbatuar protokollet e sigurisë për mbajtjen e çelësave të kasafortës dhe personi që duhej të mbikëqyrte kamerat, nuk ka dhënë asnjë sinjal për atë që ka ndodhur. Në analizën tuaj, pse nuk kanë funksionuar gjithë këto hallka?
Ju thashë edhe më sipër, çështja është në hetim. Përveç informacionit që kemi bërë publik, nuk mund t’ju jap detaje të tjera, por ju siguroj se lajmet që qarkullojnë çdo ditë kanë pasaktësi dhe të pavërteta. Ajo që rezulton nga analizat e kryra, është se nuk janë zbatuar rregullat proceduriale të përcaktuara si në aktet e Këshillit Mbikëqyrës, ashtu edhe në ato të miratuara nga Administratorët. Ndërkohë, ne po kryejmë me përgjegjësi të plotë rishikimin e gjithë procedurave tona që kanë lidhje me administrimin dhe kontrollin e vlerave monetare. Dua të theksoj se Banka e Shqipërisë, me asistencën edhe të partnerëve tanë ndërkombëtarë, ka marrë, dhe po merr të gjitha masat që garantojnë mospërsëritjen e ngjarjeve të tilla në të ardhmen. Ngjarje që kanë ndodhur edhe në banka të tjera qendrore të mëdha si në Angli, Irlandë apo Australi.
A ka çeduar auditi i brendshëm dhe i jashtëm i Bankës? A kanë ata përgjegjësi ligjore në këtë rast?
Të gjitha kontrollet e auditit janë kryer, çdo vit, konform planeve të miratuara. Jam i bindur që hetimi i nisur do të ndajë përgjegjësitë për të gjithë hallkat e përfshira në këtë proces. Auditi është vetëm një pjesë e zinxhirit të mekanizmit operacional dhe atij kontrollues të Bankës së Shqipërisë. Duhet të sqaroj se auditi i brendshëm (Inspektori i Përgjithshëm – Drejtuesi i Departamentit të Kontrollit) i Bankës së Shqipërisë caktohet nga Parlamenti me një mandat pesëvjeçar. Auditi i jashtëm përzgjidhet me një procedurë prokurimi ku ftohen të marrin pjesë, shoqëritë audituese më të njohura në botë. Dëshiroj të theksoj se auditi i jashtëm i Bankës së Shqipërisë, prej së paku 15 vitesh realizohet nga shoqëri ndërkombëtare të mirënjohura auditimi.
A keni pasur ju sinjale për profilin e autorit të vjedhjes; një person aspak i besueshëm, i varur nga kumari dhe lojërat e fatit, që punon në një nga degët më të rëndësishme të Bankës së Shqipërisë? Nëse jo, kush duhet të mbajë përgjegjësi për këtë neglizhencë?
Personi në fjalë është në punë në sistemin bankar që prej viti 1993. Në Bankën e Shqipërisë punon prej vitit 2005. Nga dokumentacioni në përmbajtje të dosjes së tij personale në lidhje me punësimin e mëparshëm, nuk ka rezultuar asnjë sinjalizim apo indicie rreth sjelljes apo ndonjë shkelje të mundshme të parimeve të kodit të etikës për punonjësin në Bankën e Shqipërisë. Për shkak të pozicionit specifik të punës, është çertifikuar nga organet e specializuara për nivelin më të lartë të sigurisë që në vitin 2011. Por ne po rishikojmë të gjithë procedurat e “verifikimit të pastërtisë” të gjithë personelit dhe veçanërisht atyre në pozicione të caktuara.
Posti juaj si Guvernator ka shumë kompetenca ekzekutive. Emërimet janë njëra prej tyre. Në kushtet kur 9 punonjës të Bankës ndodhen tashmë të arrestuar, a ndjeheni ju përgjegjës për përzgjedhjen apo emërimin e tyre?
Përveç Bitraj, të gjithë punonjësit nën hetim kanë punuar në Bankën e Shqipërisë, për një kohë të gjatë prej 10 -15 viteve. 8 persona janë punësuar në Bankë para se të nisja punën si guvernator më 2004.
Politika është ndarë këto ditë në reagime, ku disa kërkojnë dorëheqjen e Këshillit Mbikëqyrës dhe disa të tjerë, të drejtuesve ekzekutivë si ju dhe Zv.guvernatori. Në të vërtetë, cilat janë përgjegjësitë tuaja dhe cilat i takojnë Këshillit Mbikëqyrës për situatën e krijuar. Pra, nga kush duhej të ishte diktuar në kohë kjo vjedhje?
Unë nuk e kam parë politikën të ndarë, por siç ju thashë edhe më lart, ajo ka qenë mjaft e qartë në deklaratat e saj zyrtare. Ka përçuar maturi. Deklaratat individuale, janë e drejtë e cilitdo. Nga ana tjetër, Banka Qendrore është një institucion i pavarur, i përgjegjshëm dhe llogaridhënës, që njeh dhe respekton vetëm qëndrimet zyrtare. Unë si Guvernator, Këshilli Mbikëqyrës dhe gjithë stafi i Bankës, jemi maksimalisht të angazhuar për të garantuar funksionimin normal të institucionit, në përputhje të plotë me ligjet e vendit.
Ka pasur aludime në media për një mbledhje të Këshillit Mbikëqyrës, ku Ermelinda Meksi ka kërkuar dorëheqjen tuaj. Si qëndron e vërteta dhe a keni ju ende besimin e Bordit të Këshillit Mbikëqyrës?
Ju thashë edhe më lart, ka patur shumë të pavërteta në media këto kohë. Kjo është njëra prej tyre. S’ka asgjë të vërtetë në këtë lajm.
Zoti Fullani, ju njiheni si mik i politikanëve dhe kjo ka shkaktuar një dozë më të madhe reaksioni. Por si janë raportet tuaja sot me Ramën, Berishën dhe Metën?
Në pyetjet tuaja, ju pyesni për marrëdhëniet me kryeministrin, ish-kryeministrin, dhe kryetarin e Parlamentit. Mandati i Guvernatorit është specifik që tejkalon atë të qeverive. Objektivat e Bankës Qendrore – garantimi i stabilitetit makro-ekonomik dhe tij financiar shkon përtej programeve politike afatshkurtra të qeverive. Një Bankë Qendrore që nuk është e pavarur nuk e përmbush dot misionin e saj. Kjo nuk do të thotë detyrimisht që Banka Qendrore duhet të “përplaset” me qeverinë e radhës dhe kur kjo ndodh, jo detyrimisht kjo ndodh publikisht dhe shpesh nuk vihet re nga publiku. Çelësi i suksesit i bankës qendrore qëndron në respektin dhe mirëkuptimin reciprok dhe çka është më e rëndësishme, në harmonizimin e politikave. Kam patur dhe kam kënaqësinë të punoj me 3 presidentë, 3 kryeministra, 3 kryetarë parlamenti. Detyrat e mia institucionale kërkojnë që të ndërtoj marrëdhënie pune dhe besimi reciprok, por pa cënuar në asnjë rast pavarësinë institucionale që qëndron në themel të përmbushjes me sukses të objektivave të Bankës.
Jehona mediatike e vjedhjes në Bankë mori përmasa të tjera, kur media publikoi fotot e ditëlindjes së djalit tuaj, por edhe koleksionin e tij të shtrenjtë të orëve apo makinave. Cili është komenti juaj për këtë? Si do t’i përgjigjeshit gjykimit të opinionit publik, që hedh dyshime mbi burimin e pasurisë së familjes tuaj?
Insistoj edhe një herë. Në këto ditë dhe javë kanë qarkulluar shumë të pavërteta. Të pavërteta që më kanë prekur mua, familjen time, fëmijët e mi. Kam preferuar të mos përgjigjem dhe të mos hyj në këtë debat, sepse kam gjykuar që emergjenca në bankë pas ngjarjes së rëndë ka qenë më e rëndësishme se sa beteja ime personale. Me shpifjet, ju siguroj se do të përballem për të ruajtur dinjitetin tim dhe atë të familjes sime. Të ardhurat dhe pasuria e familjes sime është prej më se një dekade subjekt i vetëdeklarimit dhe kontrollit nga institucionet përkatëse. Çdo pasuri dhe pronë e familjes është lehtësisht e verifikueshme dhe vërtetueshme. Por në ndonjë rast, spekulimet, janë më interesante se sa e vërteta. Unë punoj prej 40 vitesh dhe në këto 4 dekada kam pasur mjaft pozicione të rëndësishme, në sektorin publik dhe atë privat, të cilat jo rrallë më kanë vendosur në qendër të vëmendjes mediatike. Karriera ime nuk fillon dhe as nuk mbaron në Bankën e Shqipërisë. Ju siguroj, që s’do të lejoj asnjë spekulant të njollosë emrin tim.
Ngjarja e ndodhur, edhe pse e rëndë, nuk ka prekur asnjë nga treguesit e sistemit bankar. Veprimet monetare në arka dhe sportele janë në parametra normalë. Sistemi bankar funksionon në parametra optimalë, duke i ofruar ekonomisë shqiptare të gjitha shërbimet. Publiku ka ditur të bëj dallimin mes një ngjarje të izoluar dhe sistemit.
(marre nga MAPO)

Filed Under: Kronike Tagged With: Fullan: Ik!

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 31
  • 32
  • 33
  • 34
  • 35
  • …
  • 59
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT