• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for November 2014

Partizani “parkohet i Pari” dhe pret Tiranen ne derbin e madh.

November 30, 2014 by Administrator

Nga Albano Kolonjari.

“Jam shumë i kënaqur për golin tim të parë i arritur në këtë përballje që jo vetëm na dha tre pikët mjaft të rëndësishme por na renditi në kryë të klasifikimit. Partizani që në fillim ka treguar që është pretendent kryesor për titullin kampion duke dhënë maksimumin në cdo ndeshje. Dëshiroj të jemi gjithmonë në krye të klasifikimit dhe këtë e kemi treguar mjaft mirë ku në çdo ndeshje kemi rritje.Jam shumë i gëzuar që realizova dhe sigurisht që dua të shënoj sërish me këtë fanell sa herë të më jepet mundësia”. U shpreh Osmanaj pas takimit Teuta-Partizani 0-1. Me kete fitore skuadra e Partizanit u ngjit ne krye te tabeles se klasifikimit me 30 pike. Partizani erdhi ne kete takim me tre mungesa te rendesishme Nexhipit, Mazrekaj dhe sulmuesit Racic. Takimi ne stadiumin “Niko Dovana” te Durresit ishte i bukur me sulme dhe kundersulme nga te dyja skuadrat. Pjesa e pare ka folur per Partizanin qe ka qene me kembengules por i “pafat” per te gjetur rrugen e rrjetes se mbrojtur nga Rizvanolli. Me fillimin e pjeses se dyte Teuta ushtron presion tek porta e ‘kuqe”. Tekniku i ri i Teutes Gentian Begeja urdheron skuadren te luaje ne sulm. Partizani mbrohet mire dhe aplikon sulmin e shpejte. Pikerisht ne 67 minute pas nje kundersulmi te shpejte Partizani kalon ne avantazh me ane te Osmanaj.  Teuta perpiqet te shpetoje veten nga disfata e rradhes, por e ka te pamundur te caje mbrojtjen e Partizanit nje nga me te mirat ne kete sezon. Te kuqte perfitojne nga humbja e Skenderbeut ne Kukes dhe barazimi i Tiranes ne “Qemal Stafa” me Lacin 0-0, dhe ngjitet ne krye te renditjes. Bardheblute ne takimin me kurbinasit , por nuk arriten te gjejne rrugen e rrjetes. Ne Kukes, skuadra vendase arriti nje fitore shume te rendesishme perballe nje ekipi rival per titullin kampion sic eshte Skenderbeu. Bardhekuqte e Korces shpenzuan te gjitha baterite per te dale me nje rezultat pozitive nga ky takim. Ne te 47 minute mbrojtja korcare nuk mbulon sic duhet Erjon Dushkun i cili kalon kuksianet ne avantazh 1-0. Duhet theksuar se ky takim u pershkua nga dyluftime te forta dhe duele te ashpra te cilat ne disa raste e kaluan edhe cakun e lojes sportive. gjithsesi Kuksi tashme e shikon veten ne vendin e trete dy pike  larg Partizanit. Skuadra e Skenderbeut ne kete takim shume te rendesishem ndjeu mungesen e kapitenin Shkembi, i cili njehet ndryshe edhe “truri” i skuadres korcare ne fushen e lojes. Tirana e cila synon titullin kampion pas hapit te gabuar qe beri ne fushen e saj me Lacin i duhet te perballet takimin e ardhshem me rivalen e saj te perjeteshme Partizanin. Ne kete takim Tirana nuk do te kete te pranishem fansat e saj pasi tifozet bardheblu vazhdojne te vuajne denimin e dhene nga FSHF per sjellje jo te denjte ne takimin Elbasani-Tirana.

Tirana-Laci 0-0

Kukesi-Skenderbeu 1-0

Teuta-Partizani 0-1

Apollonia-Vllaznia 0-1

Flamurtari-Elbasani (luhet sot)

Renditja

Partizani 30

Tirana 29

Kukesi 28

Skenderbeu 27

Laci 20

Flamurtari 15

Vllaznia 14

Teuta 13

Apolonia 8

Elbasani 6

Filed Under: Sport

SHQIPTARET NE GJERMANI FESTUAN DITEN E FLAMURIT KUQ E ZI

November 30, 2014 by dgreca

Shoqata Kulturore Shqiptaro Gjermane Jetullah Islami, në mënyrë madhështore kremtoji 102 Vjetorin e Pavarsis si dhe 10 vjetorin e themelimit./
Nga Nue Oroshi/
Qindra pjesmarrës nga Shlesvig Holshtajni, Hamburgu dhe Hanoveri, si pikë orjentimi për të kremtuarë ditën e flamurit, e kishin qytetin e Kielit. Në kët qytet që dhjet vite me radhë, po mbahet gjallë aktivitetit kulturor, kombtar, si dhe po bashkpunohet ngushtë me institucionet shtetërore Gjermane. Kët manifestim e nderuanë edhe shumë atdhetarë dhe veprimtarë, shqiptarë në mesinë e të cilëve edhe veprimtari i vjetër i qështjes kombëtare i burgosuri politik si dhe themeluesi i Frontit për Bashkim Kombëtar Qerkin Peci, që njëkosishtë ësht edhe babai i dëshmorit të Kombit Ramadan Peci-Dani , veprimtari i qështjes kombëtare, dhe njëhërit edhe antarë i Kryesisë së Shoqatës së Intelektualëve mbarkombtarë „Trojet e Arbrit“, Selman Etemi, si dhe një numër i konsiderushëm i intelektualëve gjerman në mesinë e të cilëve dr.Elisabeth Saggau doktorre e Arkeologjis e cila për 10 vite të tëra e ndimoji në shumë aspekte veprimtarin e Shoqatës Kulturore, dhe atdhetare Jetullah Islami, si dhe përfaqësuesja zyrtare e qytetit të Kielit zonja Heike Rudolph, që kishin ardhur ta kremtojn festën e flamurit së bashku me komunitetin shqiptar. Kjo shoqat atdhetare vendosi që pikërisht kët datë të madhe ta kremtoji me 28 nëntor ditën kur tani e 102 vite më radhë atdhetarët shqiptarë Shpallën Shqipërin të lirë, dhe të mosvarme. Pasë intonimit të himnit kombëtarë gjimnazistja e shkëlqyer Edita Bilalli, pasiqë i përshendeti mysafirët në të dy gjuhët në gjuhën shqipe dhe në gjuhën gjermane,e ftoji zyrtarën e qytetitit të Kielit, si dhe drejtorën e qështjeve të qytetitë për Mettenhofin z Heike Rudolph për një fjalë rasti. Zonja Rudolph pasiq falënderoji të pranishmit tha se e ndienë vetën të priviligjuarë që të jem sodë ne mesinë e juaji, ku ju uroji ditën e pavarsisë, ajo tha se Qyteti i Kielit si dhe Shoqata juaji tani për një vitë ka një projekt të përbashkët me moton muzika na bashkon, dhe ësht e vetmja shoqatë e huaji që e ka fituarë kët projekt, të përbashkët me qytetin e Kielit. Njëkosishtë tha se edhe në të ardhmën, do ta keni përkrahjenë, e zyrës që unë drejtoji për projekte të ndryshme të përbashkëta. Më pasë moderatorja Edita Bilalli, i thirri dy themeluesit e Shoqatës Kulturore Shqiptaro Gjermane Jetullah Islami studiuesin dhe veprimtarin kombëtar që njëherit ësht edhe kryetarë i Shoqatës z Avni Bilalli, si dhe antarin e kryesisë së Shoqatës që njëherit ësht edhe Deputet i Asamblesë së qytetit në Kiel z Nue Oroshi, që të përshendesinë mysafirët, dhe njëkosishtë të evukojnë kujtime se si lindi ideja për themelimin e Shoqatës Jetullah Islami, pasiqë kjo shoqatë tani më ka dhjetë vjetë punë dhe veprimtari kombtare. Fillimishtë të pranishmitë i përshendeti Kryetari i Shoqatës kulturore dhe atdhetare Jetullah Islami z Avni Bilalli, i cili pasiqë ju uroji festen e flamurit, u përqendrua për qëllimet kryesore të Shoqatës Jetullah Islami, duke lexuarë pjesë nga Statuti i Shoqatës që njëkosishtë z Bilalli ishte edhe perpiluesi i këti Statutit tani e dhjetë vjetë më par, ku Kryetari Bilalli tha se shum preji këtyre qëllimeve tani me edhe janë realizuarë, sepse ne kemi arriturë që për 10 vite me radhë përveq që kemi mbajturë gjallë aktivitetin kombtarë kemi arritur që denjësishtë ti përfaqësojm, dy shtetët shqiptare Shqipërin dhe Kosovën, sepse kemi qenë institucioni i vetëm shqiptarë që për 10 vjetë radhazi marrim, pjesë dhe ftohemi nga Kryetarët e Qeveris së Republikës së Shlesvig Holsteinit, ku marrinë pjesë trupa konzullore nga e gjith bota.
Më pasë Mr.sc.Nue Oroshi njëri nga dy bashkthemeluesit, u përqendrua pak a shum duke evokuarë kujtime nga ajo ditë ku së bashku me Avni Bilallin, ishin ulur për të biseduarë që edhe njëher ta ringjallin aktivitetin kulturor dhe kombëtarë të shqiptarëve të Kielit.
Aji tha se bashkarishtë kishin propozuarë që Shoqata ta merrë emrin e mikutë tonë të përbashkët dëshmorit të kombitë profesorë Jetullah Islami. I cili sa ishte në qytetin e Kielit gjithashtu, ishte aktiv në jetën kombëtare të komunitetitë shqiptarë në Kiel të Gjermanisë. Oroshi tha se per keto 10 vite Shoqata Kulturore Shqiptaro gjermane Jetullah Islami ne Kiel, Schlesvig Holshtein, Gjermani si dhe ne disa shtetet tjera te Evropës ka arriturë që ti organizoji rreth 70 tubime, akademi perkujtimore, debate, manifestime të përbashkëta me shoqata dhe institucione Gjermane. Më pasë u tha se pasë themelimit të Shoqatës dhe mbajtjës së Kuvendit të parë zgjedhorë njëzëri Kryetarë i Shoqatës u zgjodhë i ndjeri Xhafer Nuha, i cili në kët ditë të 10 vjetorit të themelimit u shpërblye, me një mirnjohje post mortum për aktivitetin, që ka dhan në mbajtjën gjallë të kulturës shqiptare në Kiel të Gjermanis. Më pasë dy themeluesitë e Shoqatës shpërndanë mirnjohje për 40 familje Shqiptare dhe Gjermane ne Kiel e rrethinë, për dhënjen e kontributit dhe përkrahjes së gjatë 10 vjeqare, që kishinë dhën këto familje në mbajtjën gjallë të aktivitetit kulturor kombëtarë dhe veprimeve humanitare. Më pasë grupi Shqiponjatë motratë Edita dhe Nita Billalli vallëzuanë disa valle shqiptare, për tja lëshuarë radhën grupitë Muzikorë Pellazgët të cilët nën përcjelljen e mjeshtrit të madhë Fehmi Bahtiri dhe zërit të shkelyer të kengetarëve Bekim Berisha, Haxhi Dragusha, dhe Bekim Maloku, e bën kët festë madhështore. Për tu kujdesurë për madhështin e kësaji feste nënatë shqiptare ne Kiel të Gjermanis kishin përgaditur ushqim nga specialitetet ushqimore te kuzhinës së pasurë shqiptare. Kjo shoqatë atdhetare po e sjellë në vepër amanetinë e atdhetarëve shqiptarë ashtu siqë na porosiste i madhi heroji i kombit Hasan Prishtina „Veprim e jo fjalë- Bashkim e jo përqamje“, sepse në kët shoqatë marrinë pjesë të gjithë shqiptarët pa dallim krahine, feje apo ideje.

Filed Under: Mergata Tagged With: E FLAMURIT KUQ E ZI, FESTUAN DITEN, Nue Oroshi, SHQIPTARET NE GJERMANI

29 NËNDORI DITË REFLEKTIMI PËR TË DENUAR KRIMIN KOMUNIST

November 30, 2014 by dgreca

Shkruan: Besim NDREGJONI*/
Sot mbushen 70 vite kur kombit tonë të dashur ju instalua me forcën e armëve “guberna komuniste” e diktatorit Enver Hoxha e cila për 45 vite u bë diktatura më e pashembullt për gjysëm shekulli që pasoi. Ne sot i kujtojmë shoqërisë se cfar solli kjo ditë e zezë për shqiptarët, bilancin e krimit komunist, dhe këtë bilanc nuk e kishim ne në arkivat tona, por e kishin ata që muarën pushtetin me 29 nëndor 1944. Se ne nuk kishim arkiva, shtetin e kishin marrë kriminelët të cilët krenoheshin me krimet e tyre ndaj nesh. Bilanci që solli data 29 nëndor është e publikuar kur mbi 6000 veta u pushkatuan dhe këta pushkatime filluan që para datës 29 nëndor, mbi 30 mijë të burgosur politikë vetëm se nuk deshën “gubernën” e krimit, mbi 50.000 familje të internuar që nga mosha 1 vjeç e deri në moshën 90 vjecare. Shkatrimi total i shoqërisë me formimin ideologjik të “njeriut të ri “ duke e xhveshur nga cdo lloj mentali moral e shoqëror. Kurse mazhoranca politike do të evokoi “betejat e lavdishme” të epopesë së luftës kacake nën drejtimin e “komandantit legjendar” sajesa të fantazive të poetëve dhe historianëve të regjimit, që kurorzohet me një shifër imagjinar të 28.000 dëshmorëve , lista e të cilëve nuk pa kurrë dritën në historigrafinë 70 vjecare, si për të dëshmuar faktin se ishte gjetje e bukur e imagjinatës se ndonjërit që vendosi ti jap cdo km katror të truallit shqiptar një martir imagjinar të luftës për komunizëm. Data 29 nëndor i bëri shqiptarë komunist vrasës të vëllezëve të tyre dhe spiun të tyre. Diktatura komuniste në Shqipëri para 70 viteve, u lind nga gënjeshtra, u rrit me dhunë të organizueme, u mbajt me arbitraritet e cizme ushtarake dhe u mbështet nga antishqiptarët armiq shekullor të ekzistencës së kombit tonë .
Sot pushteti politik i udhëhequr nga Rama –Meta e quajnë këtë datë “nata e bardhë” e quajnë nderim dhe sakrificë luftën” imagjinare” të komunistëve, sigurishtë ne familjet antikomuniste , perulemi ndaj viktimave se ata u vranë pa faj. çdo jetë shqiptari që është flijuar me besim në mbrotje të kombit kundra pushtuesve duhet të nderohet, ne çmojmë dhe nderojmë Borovën dhe përulemi me nderim ndaj jetëve të tyre.. por nuk mund të nderojmë veprimet kriminale të njësive guerile që vrisnin ata shqiptarë që s’pranonin të ishin komunistë . Dhe ata të vrarë shqiptarë janë trefishi i pushtuesve që u vranë gjatë luftës së dytë botërore në vendin tonë , ne nderojmë ata të rinj shqiptarë që u vranë për idealet e lirisë pamvarsisht se ishin me bindje komuniste , ashtu sic nderojme luftëtaret antifashistë Abas Kupin, Mujo Ulqinakun dëshmorin e pare antifashit në europë, Hamit Matjanin, Husni Lepenicën Muharrem Bajraktarin e Gani Beg Kryeziun Safet Butkën e Llan Destan Ndregjoni. Homazhe në varreza që pushteti diktatorial i pat vendosur, dhe në atë varrezë nuk ke asnje dëshmorë që është vrarë kundra fashizmit nazizmit vetem se ata nuk njiheshin dëshmorë nga regjimi që ndërtoi atë parcelë. Është ky kaos moral e shoqëror është kjo zbrazëti shpirtëror qe lejoi kaosin politik që kemi jetuar për afër 24 vite tranzicion ,. Dhe është ky kaos politik që lejon sot daljen në skenë të partie politike në mbrotje të terrorit . varfërisë , çnjerzore, që na imponuan satrapi aziatik shqiptar dhe këlysht e tij. Me pompozitetet dhe delirin e tij Kryeministri i vendit përpara atyre që i quan veteran, dhe janë pjesmarrës direk në vrasjet e kundërshtarve të komunizmit në 29 nëndor, etikoi tradhëtar mijëra shqiptar që i vrau kjo datë. Kryeministër, po ju a jeni tradhëtar i sistemit ku jemi që përbuzni shqiptarët që u vranë nga data 29 nëndorë,. Nënat motrat, djemtë kërkojnë eshtrat të ju bëjnë një varr dhe at mundësi nuk e kan se ju heshtni ndaj të drejtës njerzore të tyre. Juve, nuk ju dhimbsen as dëshmorët komunistë po mos të jetë data 29 nëndori i Enver Hoxhës.
Pesha e luftës së djeshme para degradimit moral ku kishin ra komunistët shqiptare dhe sot trashgimtarët e tyre nuk mund të njihet e të jetë pjesë e historisë kombëtare. Cila mendje normale , cila ndërgjegje njerzore , cila gojë që shqipton fjalën dashuni gjen sot guximin e marrzishëm dhe shtazarak me rikujtue tmerret e së kalueme komuniste, dhe me një far krenarie neveritse. Ata që rikujtojnë datat simbol të diktaturës ata janë turpi i kombit. Sot diktatori e ka një varr dhe shtëpinë të ngritur në këmbë. Lëreni të pushoi në gjumin e vdekjes pa ringjallje. Por , çfarë të themi për mijëra qytetarë të ekzekutuar në errsirat e burgjeve të natës pa hënë që sot akoma janë pa varr. Çfarë të themi mijëra familje me shtëpi të prishura dhe sot pa një vatër familjare ku të mblidhen sëbashku. 4500 familje presin eshtrat kryeministri i etikimeve heq ligjin e taskforces për të i gjetur këto eshtra.Pse kjo nostalgji këmgulse për diktaturën dhe mos denimin e një sistemi shkatrimtar të denuar nga e gjithë bota e qytetëruar ? Para një gjendje kaq dëshprurese që pasqyron nostalgjinë për terror, varfëri e izolim nga bota e jashtme, mijëra viktima shqiptare të dates 29 nëndor përsërisim , sëbashku me poetin:
“Na lini, në ëmbëlsi, jetën të rijetojmë.
Mos na tregoni përsëri qen që kafshojnë” (Nellie Saks)
Ne, çdo datë 29 nëndor do të kujtojmë krimet që solli kjo datë. Dhe do ti kujtojmë Ata, e reflektojmë mbi krimet komuniste që mos ti rivrasim përsëri. Ne , përfaqësojmë Paqen, pushteti politikë urretjen që fillon me 29 nëndor.
Paqja jonë do të fitoi mbi urretjen dhe urrejtsit që krenohen me krimet. Paqja mbi urrejten do të jetë triumfatore e lirisë dhe dashurisë njerzore. Përbuzja dhe heshtja u përket kriminelëve , Ne, na përket nderimi si detyrim për mos i rivrarë si data 29 nëndor!
* UNIONI MBARKOMBETAR INTEGRIMIT TE BURGOSURVE DHE TE PERNDJEKURVE POLITIKE TE SHQIPERISE

Filed Under: Analiza Tagged With: 29 NËNDORI DITË REFLEKTIMI PËR TË DENUAR, Besim Ndregjoni, KRIMIN KOMUNIST

IBRAHIM RUGOVA- NJERIU QË BËRI MIQ PËR KOMBIN SHQIPTAR

November 30, 2014 by dgreca

Me rastin e 70-vjetorit të lindjes/
Nga Frank Shkreli/
Dr. Ibrahim Rugova, Presidenti i parë i Kosovës dardane lindi më 2 Dhjetor, 1944.Ky vit shënon 70-vjetorin e lindjes së Dr. Ibrahim Rugovës dhe njëkohësisht përket me 25-vjetorin e vizitës së parë që ai bëri në Shtetet e Bashkuara, në kapacitetin e tij si Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Ai ishte ftuar nga Kisha Katolike Shqiptare në New York, “Zoja e Këshillit të Mirë” sot “Zoja e Shkodrës”, për të marrë pjesë në seminarin kushtuar 300-vjetorit të vdekjes së Imzot Pjetër Bogdanit dhe veprës së tij, në tetor, 1989. Me Dr. Rugovën nga Kosova ishte ftuar edhe Dr. Engjëll Sedaj, Profesor i Universitetit të Prishtinës, për t’iu bashkuar referuesve të tjerë të ftuar në seminar, si Profesor Arshi Pipa, At Danjel Gjeçaj, dhe Profesor Martin Camaj, referatet e të cilëve në fakt janë botuar 5-vjetë vjetë më parë nën kujdesin e Zotit Tonin Mirakaj, ish-kryetari i Këshillit te Kishës Katolike në York. Me këtë botim, Zoti Mirakaj në të vërtetë ka përjetësuar jo vetëm një seminar dhe pjesëmarrjen në atë tubim të mbajtur në universitetin e njohur amerikan Fordham, ku morën pjesë disa prej akademikëve më të njohur shqiptarë të asaj kohe,mbrenda dhe jashtë trojeve shqiptare. Por me atë botim, ai përjetësoi edhevizitën e parë historike në Shtetet e Bashkuara të personit,i cili pak pas kësaj vizite që kishte bërë në New York dhe në Washington, ai do të zgjidhej si udhëheqësi i një lëvizjeje për liri e pavarësi të shqiptarëve të Kosovës. Si rrjedhim,atë dhe vuajtjet e shqiptarëve të Kosovësnën thundrën e terrorit serbdo t’injihte shumë shpejt mbarë bota.
Ishte kjo një periudhë kur Serbia bënte si të donte me shqiptarët, i burgoste, i vriste i detyronte të arratiseshin. Në të vërtetë, vitet 1989 dhe 1990 shënuan valën e madhe të arrestimeve dhe vrasjeve të shqiptarëve në masë, vetëm e vetëm sepse kishin marrë pjesë në demonstrata paqësore kundër ndryshimeve të manipuluara politike të kushtetutës jugosllave nga ana e Beogradit.Ishin këto dryshime të cilat, më në fund, anulluan sado pak të drejta që gëzonin shqiptarët e Kosovës deri atëherë. Situata e shqiptarëve në Kosovë sa vinte e keqësohej deri nënjë pikë që shtypjet e Serbisë ndaj popullit autokton shqiptar të Kosovës arritën proporcione tragjike.
Shqiptarët vuanin vetëm dhe në heshtje.Zëri i shqiptareve të Kosovës nuk dëgjohej dhe bota e jashtëme kishte pak ose aspak dijeni dhe as interesimmbi vuajtjet dhe torturat që diktatura serbe ushtrontembi popullësinë shqiptare të Kosovës.Shkelja e të drejtave bazë të njeriut për shqiptarët e Kosovës, në të gjitha nivelet sa vinte dhe po keqësohej, në kundërshtim të plotë me marrveshjet e Helsinkit dhe me angazhimet që kishte marrë Beogradi si vend anëtar i Organizatës për Siguri dhe Bashkpunim në Europë. Regjimi serb kishte krijuar në Kosovë një atmosferë koloniale, e mbështetur në një forcë brutale ushtarake dhe policore. Çështja ishte se si të njoftoheshin miqët dhe mbështetsit e demokracisë dhe të të drejtave të njeriut kudo, por sidomos në Shtetet e Bashkuara, mbi krimet dhe shkeljet flagrante të të drejtave të shqiptarëve nga regjimi serb, me fjalë të tjera, si të sensibilizohej opinioni ndërkombta mbi krimet që po ndodhnin në Ksoovë dhe sitë ndërkombëtarizohej “çështja e Kosovës. Presidenti Rugova e kishte kuptuar qyshë heret se ishte jetike që të krijohej një kunder-balancë ndaj shpifjeve të Beogradit kundër shqiptarëve të Kosovës, të cilët regjimi serb i paraqiste si irredentistë dhe terroristë– dhesitë njoftohej bota, e sidomos Washingtoni zyrtar, në lidhje me përkeqësimin në rritje e sipër të situatës për shqiptarët e Kosovës. Bota duhej informuar se Serbia kishte vendosur një regjim diktatorial policor e ushtarak të terroritserb në Kosovë,me qëllim realizimin e objektivit shekullor të planeve serbe për cfarosjen ose shpërnguljen me forcë të shqiptarëve nga Dardania antike.
Ndonëse, tetorin e vitit 1989, nuk besoj se Dr. Rugova parashikonte të ardhmen e tij në krye të një partie politike, që mund të ketë qenë, në mos e para, atëherë ndër të parat parti anti-komuniste në Europën Lindore dhese as nuk mund të parashikonte ngjarjet që pasuan. Por në tetor të vitit 1989, ai ka shprehur preokupimin e tijndaj faktit se në përendim ekzistonte një boshllëk informacionesh të vërteta mbi gjëndjen e shqiptarëve nën ish-Jugosllavi dhe se bota nuk e njihte të vërtetën mbi ato që po ndodhnin në Kosovë.Serbia po e fitonet luftën e propagandës.Pa kurrfarë pretendimesh gjatë asaj vizite, më kujtohet se Dr. Rugova pat shprehur bindjen e tij për doemosdoshmërinë për nevojën urgjente për të sensibilizuar botënmbi gjëndjen e vështirë të shqiptarëve në Kosovë dhe përmundësitë për të paraqitur çështjen shqiptare ashtu siç në të vërtetë ishte, në arenën ndërkombëtaree veçanërisht në Washington dhe në Europën Perëndimore, por sidomos ai donte të siguronte jo vetëm vëmendjen por edhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për kauzën e të drejtave të shqiptarëve.Si njohës i historise dhe si atdhetar i vërtetë– ai e kishte të qartë se kushishin miqët dhe kusharmiqët — të ri e të vjetër — të kombit shqiptar. Dr. Ibrahim Rugovaishte i bindur se tek Shtetet e Bashkuara do të gjënte mikun dhe përkrahsen historike të të drejtave të shqiptarëve, ashtu siçedhe ndodhi më në fund.
Erdhën si erdhën punët dhe e ardhmja politike e Dr. Ibrahim Rugovës e vendosi atë papritmas në arenën e diplomacisë ndërkombëtare për të cilën ai nuk ishte i përgatitur. Duke shikuar 25 vjetë pas, mund të thuhet se vizita e parë e Dr. Ibrahim Rugovës vitin 1989 në Shtetet e Bashkuara, ishte fillimi i hapave të parë të diplomacisë moderne të Kosovës. Megjithëse nuk kishte shumë njohuri në këtë fushë, dhe medhithë të metat dhe gabimet e asaj periudhedhe më vonë gjatë këtij procesi, ishte Dr. Ibrahim Rugova ai i cili në mënyrën më pozitive ndërkombëtarizoi “çështjen e Kosovës”.Ishte kjo vizitë, 25-vjetë më parë ajo e cila hapi rrugën për vizita të shumëta që ai bëri në Washington me qëllim për të mbajtur në qëndër të vëmendjes amerikane çështjen e Kosovës, pasi ishte i vetdijshëm se nëqoftse Kosova do të zhdukej nga radari politik dhe diplomatik i Shteteve të Bashkuara vaj medet për popullin shqiptar të Kosovës.Nga këndvështrimi i sotëm, mund të gjykohet se një çerek shekulli më parë, Dr. Ibrahim Rugova u këthye në Kosovë nga vizita e tij e parë në Shtetet e Bashkuara në vitin 1989, me një frymëzim dhe me një ndjenjë dhe pse jo me një angazhim personal për të kontribuar në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës në cilindo nivel që ta hidhte fati.
Fati ishte se pak kohë pas këthimit të tij në Kosovë, ai zgjidhet kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe në këtë detyrë ai tani siguroi një platformë legjitime nga e cila do të shpjegonte situatën ashtu siç ishte në Kosovë, do të fliste dhe do të mbronte të drejtat e shqiptarëve — në mënyrën e tij të qetë por bindëse — me bashkbiseduesit e tij në nivelet më të larta politike dhe diplomatike kombëtare dhe ndërkombëtare. U bë që sidomos nga miqët e kombit shqiptar, Dr. Rugova të shikohej si një zëdhënës i denjë i interesave të shqiptarëve. Zëri i tij dëgjohej dhe respektohej dhe me këdo takohej bënte miq për veten dhe për kauzën e të drejtave të shqiptarëve.Ai nuk kishte një personalitet kërcënues dhe i shpjegonte gjërat me fakte.Ish-presidenti amerikan Bill Klinton, protagonisti kryesor i fushatëspër të siguruarmbështetjen ndërkombëtare për shpëtimin e shqiptarëve të Kosovës nga terrori i Serbisë,ka pohuar se, “Si askush tjetër, Dr. Ibrahim Rugova e shpjegonte çështjen shqiptare nga pikpamja historike dhe njerëzore”.“Nuk kishte avokat më të mirë që të shpjegonte hallet e kombit shqiptar dhe të drejta e tij”, ka thënë Presidenti Klinton. Si askush tjetër deri atëherë, Presidenti Rugova, jo vetëm i shpjegoi botës me urtësi e durim përdhunimin historik të kombit shqiptar nga Serbia, por ai gjatë këtij procesi bëri miq për veten dhe shumë mbështetës ndërkombëtarë, jo vetëm për Kosovën, por edhe për lirinë dhe të drejtat e shqiptarëve kudo në trojet e veta autoktone. Për më tepër, Dr. Ibrahim Rugova si askush më parë ose më vonë, fitoi besimin dhe mbështjetjen e komunitetit shqiptaro-amerikan, pothuaj pa dallim dhe si rrjedhim mobilizoi shqiptaro-amerikanët që të shëndërroheshin në një lëvizje lobuese të fortë për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës. Edhe kjo është pjesë e trashëgimisë së Presidentit Rugova që e ka zanafillën në atë vizitë të vitit 1989, i ftuar nga Kisha Katolike Shqiptare, së bashku me akademikë të shquar shqiptarë, për të marrë pjesë në seminarin për Imzot Pjetër Bogdanin.
Nuk ka asnjë njeri ose udhëheqës pa të meta, por Presidenti Ibrahim Rugova bazuar në aq sa e njihja gjatë pothuaj dy dekadash, posedonte një vizion të qartë për të ardhmen e Kosovës dhe të kombit shqiptar. Ai ishte i bindur se për kombin shqiptar nuk kishte rrugë tjetër përveç radhitjes së tij ndërshmërisht,përkrah kombeve të përparuara të perëndimit dhe si pjesë e pandashme e organizmave euro-atlantike.Për të arritur këtë objektiv ai ishte i bindur se shqiptarët kishin nevojë për të bërë miqë dhe mbështetës të tyre në nivel ndërkombëtar.Ai siguroi përkrahjen e përendimit, e sidomos të Shteteve te Bashkuara të Amerikes për në rrugën e bashkimit dhe të integrimit të kombit shqiptar në organizmat euroatlantike me vendet përendimore. Ai e kishte bërë të qartë ç’prej fillimit se ku do të mbështetej më shumë, duke deklaruar ç’prej fillimit “miqësinë e përhershme midis popullit shqiptar dhe popullit amerikan”. Me përpjekjet e tij ndërkombëtare, Dr. Ibrahim Rugova u bë simboli i pavarësisë së Kosovës dhe si njëri ndër figurat më të shquara dhe më të njohura botërisht të kombit shqiptar. Si i tillë, ai kishte fituar besimin dhe admirimin e botës, përfshirë edhe figurat më të dalluara të politikës amerikane. Një ndër këta udhëheqës amerikanë, Presidenti George W. Bush e pat kujtuar Presidentin Rugova me rastin e vdekjes duke thënë se “Shtetet e Bashkuara humbën një mik me të vërtetë të madh, i cili siguroi gjthashtu edhe respektin e të gjithë botës për qëndrimet e tija kundër dhunës.” Ndërsa ish-kryeminsitri britanik Tony Blair ka thënë për Dr. Rugovën se “ishte i qetë, një njeri shumë modest, I cili më that ë vërtetën për Kosovën, Për vuajtjet e popullit të vet, për nevojëpn që bota të dëgjonte për fatin e shqiptarëve dhe për obligimin e botës për të ndërhyrë….Ai foli me një zë të ultë, por me sinqeritetin më të madh duke më kërkuar ndihmë për popullin e vet. Unë ia dhashë besën se britania e Madhe do ta ndihmojë dhe besën ia mbajta”, ka thënë Ish-udhëheqsi britanik Tony Blair.
Ai ishte i vetdijshëm për dëmet që komunizmi i kishte sjellur gjatë dekadave imazhit të mirë të Shqipërisë dhe shqiptarëve në radhët e miqëve të vjetër të kombit shqiptar.Dhe për të siguruar mbështetjen e miqëve të kombit shqiptar siç janë Shtetet e Bashkuara, ai besonte se me shëmbjen e komunizmit, kombi shqiptar duhej të ndërtonte bazat e forta të ekzistencës së tij në shekullin XXI, mbi vlerat dhe trashëgiminë shpirtërore dhe patriotike të rilindasve të vërtetë.Ishin këto parime dhe kultura e tij njerëzore plotë urtësi e modesti, të gërshetuara nga vlerat më të mira të kombit shqiptar, ato që e ndihmuan atë që të bënte miqë për kombin shqiptar dhe të sensibilizonte botën në mbështetje të të drejtave të shqiptarëve në trojet autoktone ku kanë jetuar me shekuj.
Në 70-vjetorin e lindjes dhe në 25 vjetorin e vizitës së tij të parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Presidenti i parë i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovaduhet të kujtohet për rolin e tij në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës dhe për kontributin e tij për një Kosovë të lirë, demokratike dhe të pavaur, por edhe për rolin e tij në përforcimin e marrëdhënjeve miqësore midis kombit amerikan dhe kombit shqiptar. Në këta dy përvjetorë, ai duhet të kujtohet gjithashtu,jo vetëm për miqët e shumtë që i bëri Kosovës dhe Shqiptarëve anë e mbanë botës, por edhe për shembëllën e tij si njeri dhe si udhëheqës — se mbi të gjitha, dashuria për kombin dhe mbrojtja e interesave kombëtare dëshmohet para botës, përveë të tjerave,edhe duke ruajtur nderin e emërit shqiptar dhe nderin personal.

Filed Under: Featured Tagged With: Frank shkreli, Ibrahim Rugova, NJERIU QË BËRI MIQ, per Kombin shqiptar

VITI I RUGOVËS

November 30, 2014 by dgreca

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ/
Të dashur lexues! Pas pak ditësh Kosovës i takon të kremtojë një datë të madhe të kujtesës së saj, kombit shqiptar i takon të kremtojë një datë të madhe të kujtesës së tij.
Më 2 dhjetor 1944 lindi në fshatin Cërrcë të Istogut (Burim), komunë veriperëndimore e Kosovës, Ibrahim Rugova, shkrimtar, filozof, estet, politikan, burrështetas, themelues dhe kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës prej datës 23 dhjetor 1989 e deri në vitin 2005, President i Republikës së Kosovës prej datës 24 maj 1992 e deri më 26 janar 2006.
02.12.1944 – 02.12.2014. Më 2 dhjetor 2014 Ibrahim Rugova do t’i mbushte plot 70 vjet. Ky është një jubile i madh për Kosovën, një jubile i madh për kombin shqiptar. Asnjë jehonë nuk i bëhet afrimit të kësaj date as nga vetë partia të cilën e themeloi dhe e udhëhoqi Ibrahim Rugova, Lidhja Demokratike e Kosovës. Vetë kjo parti i bën plot 25 vjet nga themelimi i saj. E njohur si partia e Presidentit Ibrahim Rugova, ajo është partia e parë e pluralizimit modern shqiptar, është modeli i parë dhe qendror për shumë vite dhe për shumë kohë për të gjitha partitë politike në të gjithë hapësirën shqiptare dhe në të gjithë botën shqiptare.
Të shpërfillësh këtë datë, për më tepër të harrosh këtë datë, për më shumë të bësh sikur e ke harruar këtë datë përbën për pasardhësit e tij në LDK dhe në Republikën e Kosovës më shumë se xhelozi të shkaktuar nga kompleksi i tyre i pashërueshëm i xhuxhërisë dhe i liliputnisë politike, por edhe sklerotizim të mendjes dhe të shpirtit, të trurit dhe të trupit të partisë së tij dhe të vetë politikës në Kosovë. Është ky treguesi më themelor e më domethënës se këtë sklerozë, këtë dambllà të rëndë e ka shkaktuar mbytja nga paraja dhe verbërimi e shurdhërimi mendor, shpirtëror e intelektual prej majmërimit nga pasuria.
As vetë propaganduesit dhe trombetuesit e të ashtuquajturit “kombi kosovar” nuk u kujtuan pikërisht për atë që e ideoi, që e arkitektoi, që e ndërtoi me mendjen e tij dhe veprimin e tij Republikën e Kosovës, për atë që themeloi dhe kristalizoi të djathtën e Kosovës, që pati rolin kryesor e vendimtar në vetë traditën e pluralizmit politik në Kosovë, në traditën e shtetësisë në Kosovë.
Ibrahim Rugova është e vetmja figurë moderne e politikës shqiptare në përmasat e një figure evropiane, të një lideri evropian. Asnjë tjetër nuk i afrohet atij as tek nyjet e këmbëve. Bizantinizmi i tyre, prej episodikësh pa shpëtim, nuk i kundërvihet dot madhështisë evropiane të Ibrahim Rugovës. Dritëshkurtësia e tyre partiake nuk i kundërvihet dot vizionaritetit prej burrështetasii evropian të Ibrahim Rugovës, klientelizmi i tyre mafioz nuk i kundërvihet dot shpirtit të madh prej demokrati perëndimor të Ibrahim Rugovës.
Presidenti Ibrahim Rugova është për Kosovën siç është De Goli për Francën, siç janë Uinston Curçili dhe Margaret Theçeri për Britaninë, siç është Alçide De Gaspri për Italinë. Askush në Francë nuk mund ta nxjerrë nga kujtesa, ta shpërfillë De Golin. Aq më tepër, kjo nuk mund as të hamendësohet nga e djathta degoliste franceze. Asnjë britanik nuk mund ta bëjë këtë gjë me Curçillin apo Theçerin, aq më tepër konservatorizmi britanik nuk do t’ia falte vetes. Askush në Itali nuk mund ta heqë nga mendja De Gasprin, aq më tepër qendra e djathtë italiane.
Do të kishte qenë në nderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në nderin e qeverisë së Republikës së Kosovës, të kreut të shtetit që viti 2014 të ishte shpallur Viti i Rugovës. Përkimi i ditëlindjes së Presidentit në dhjetor e mundësonte që nga janari deri në fund të dhjetorit i gjithë viti të karakterizohej nga veprimtaritë përkujtimore, nderuese dhe vlerësuese ndaj Presidentit Ibrahim Rugova, në radhë të parë tek të gjithë bashkëqytetarët e tij shqiptarë të Kosovës.
2014 – Viti i Rugovës do të kishte qenë një vit frymëzues për rugovizmin kosovar dhe atë shqiptar në përgjithësi, por do të kishte qenë pikësëpari frymëzues e mobilizues për vetë Lidhjen Demokratike të Kosovës, që ajo të bëhej triumufuese e padiskutueshme në zgjedhjet e 8 qershorit.
Ky vit ka qenë viti më bosh politik në Kosovë, pothuaj i tillë ka qenë në mbarë hapësirën shqiptare, në krejt botën shqiptare.
Dritëshkurtësia e shterranëve, sklerotizmi i shterpanëve, shpirtligësia e bizantinëve, babëzia e mafiozëve këtu të çon.
Këto radhë mund të bëhen cytje në Prishtinë për të improvizuar diçka ashtu përngutshëm në 70 vjetorin e Presidentit Ibrahim Rugova. Kjo dhe asgjë në botë nuk i shpëton rrënuesit e veprës së Rugovës nga dënimi i historisë.

Filed Under: ESSE Tagged With: Skender Bucpapaj, VITI I RUGOVËS

  • 1
  • 2
  • 3
  • …
  • 69
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT