• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for November 2014

“RINGJALLJE” APO…RIPERSERITJE…?

November 22, 2014 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI*/
Dy fjalë që në “politikë”, përdoren shpeshë me “një” kuptim…kur e lypë nevoja!
Kam lexue disa artikuj plot “optimizem” për vizitën e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Beograd… Shpesh ngjet, që ndër disa rrethana të veçanta asht perdorë edhe një shprehje nga Bibla: “Je ba si Shën Toma!”… Për Shqiptarë asht thanja ma e drejta!
Eksperienca e ngjarjeve në këta 100 vjetë, shpeshë, ka shkue tue “ringjallë” ose ma mirë me thanë tue “ripersëritë” të maparshmën… sado e idhtë t’ ishte ajo!
Deri tashti, nuk dij se ka ndryshue gja në politikat e qeverisjes 100 vjeçare, flas për faktet dhe dokumentat historike që vertetojnë vazhdueshmëninë pasuese të tyne.
Janë të njohuna ndonse, me vonesë, dokumentat e nënshkrueme që në vitin 1914 me Serbi, Malin e Zi… Jugosllavi, Rusi, Greqi, Itali, “Konferenca Islamike”… Po, mos të harrojmë, se njohja e tyne asht kenë gati kur janë dukë se u shfuqizuene, tue fillue nga Esad Pasha, Ahmet Zogu, dhe tashti mujtëm me njohtë dokumentat e vitit 1941, kur edhe Enver Hoxha, si paraardhësit e vet, “shiti Trojet Shqiptare”… Kur janë nënshkrue këta dokumenta, u publikuene ata?! Né Bristolin e kemi pa vetem si ndertesë!!
– Asnjë dokument nuk kemi pa! Kush i tregoi? – Vetëm Historia!
Cila qeveri pasuese holli poshtë dokumentat e nënshkrueme perpara? – Asnjena!
Nga të gjitha pazarlleqet e bame prej qeveritarëve tanë, asht vertetue ndonjë nga këta, që asht ba pa dokumenta dhe pa nënshkrime me firma të kryeministrave? – Asnjë!
Po, takimi i fundit i kryeministrit Rama, a ka pasë DEKLARATA bashkpunimi, mirkuptimi, ose të ndonjë ANULUMI të dokumentave të maparshëm, të trashiguem nga Enver Hoxha? As këte, askush nuk di me e tregue.
Po, me logjikë të shndoshtë, a duhet të na shkojë mendja tek ndonje “dokument” që nënshkruhet në Beograd, flas për takimin e fundit, ku mund të “rifreskohet” edhe ndonjë nga dokumentat e para 72 ase 73 vjetëve perpara?! – Ndoshta! Edhe mundet!!
Të vërteten e tregojnë VETEM nënshkrimet e deklaratave të qeveritarëve.
Se çka asht nenshkrue sivjet në Beograd a e di kush?! – Jo, askush!
A ka takim zyrtar pa nënshkrime deklaratash nga të dy palët?! – Jo…Jo…Jo…
Kryeministri Rama ka deklarue se do të “ringjalli”… ose do të “ripërsëris”… ose do të “rilindi”… dhe pa kalue java që u “rikthye” në Tiranë, shihet i knaqun me foton e Enver Hoxhës, në sfondin festiv të 17 nandorit 2014…Pikrisht, 70 vjetorit të fillimit të qeverisjes sllavokomuniste të Tito – Enver – Stalinit… A e do Serbia këte?! – Besoj, se po!
***
Bisedat e qeveritarëve në ekrane TV, janë si kangët e dasmave…
“Sa e bukur na ka dalë nusja!”
Edhe kur.., nuk ka dreq që e sheh me sy…
Melbourne, Nandor 2014.
*Nga cikli:Në 70 vjetorin e përmbytjes së Shqipnisë…

Filed Under: Featured Tagged With: Fritz radovani, Në 70 vjetorin e përmbytjes, së Shqipnisë...

Fitimtarët jemi Ne!

November 22, 2014 by dgreca

Nga Reshat Kripa/*
Klithmat e korbave të zinj po dëgjohen gjithmomë e më tepër, me një mllef të paparë edhe sot, për të ringjallur atë epokë që populli shqiptar e përmbysi njëherë e përgjithmonë në fundin e viteve 90-të. Këto klithma vijnë nga “shakaxhinjtë e përparimit” siç i quante Noli këta pelivanë. Flamurin e këtyre klithmave sot e ka marrë një zotni me gradë shkencore “Doktor” dhe dhe titull “Profesor”, një zotni që ka kryer shumë detyra të larta shtetërore si ministër, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, kryetar apo sekretar komisionesh të kuvendit, një zotni që kryen shumë detyra si përgjegjës katedre, dekan fakulteti, anëtar i shumë këshillave shkencore, një zotni që ligjëron në shumë universitete shqiptare dhe të botës mbarë. E pra ky zotni, kryetar i një partie, që ka gati 20 vjet që është krijuar dhe nuk ka zhvilluar asnjë kuvend por që ka një kryetar dhe asamble të përhershme të zgjedhur nuk e di se nga kush. Medet që nuk na u ndanë këta kryetarët e përjetshëm që nuk i luan as topi nga postet e tyre. E pra, ky i vetquajtur kryetar, në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit fitoi vetëm 11.891 vota nga 1.723.295 që ishin gjithsej, baras me 0,69% të tyre. Megjithatë vazhdon ta quaj veten, madje kështu e quan edhe media shqiptare , “historian”. Më falni, por a keni dëgjuar në ndonjë vend të botës, që një kryetar partie të jetë edhe historian i pavarur. Cilën histori do të studiojë dhe do të shkruaj ai? Atë të botës mbarë, të vendit të tij apo të partisë që drejton? Ky zotni është “historiani” Paskal Milo që është vendosur në krye te komisionit per rishikimin e historisë së Shqipëris. Çfarë historie do te rishkruajë ky zotni? Ka kohë që ai është bashkuar me korin e korbave të zinj që këlthasin për “70 vjetorin e çlirimit” apo për rishikimin e figurës së diktatorit Enver Hoxha, kriminelit më të madh të të gjitha kohërave. Përkrah tij janë një grup korbash që u ka mbetur ora më 8 nëntor 1941.
Në debatet e zhvilluara në shtypin e shkruar apo atë viziv dëgjoj mendime nga më të ndryshme lidhur me qëndrimin e Ballit Kombëtar apo Legalitetit gjatë periudhës së luftës për liri. Disa i paraqesin si bashkëpuntorë të pushtuesit dhe të tjerë të kundërtën. Unë rri dhe arsyetoj: Kush e filloi i pari luftën kundër pushtimit fashist? Kush ishte organizatori i rezistencës kundër këtij pushtimi më 7 prill 1939? A nuk ishte i paharruari Abaz Kupi? A nuk ishte heroi i asaj rezistence, kapteri i ushtrisë mbretërore Mujo Ulqinaku, që dha edhe jetën e tij për këtë atdhe duke u bërë dëshmori i parë i luftës kundër pushtuesit? Po grupet komuniste ku ishin? Emri i ndonjë komunisti a është dëgjuar në këtë ngjarje? Asnjë. Për ta ende nuk kishte ardhur ndonjë urdhër.
Lexojmë shpesh mendimet e mykura të disave që e mbajnë veten për historianë të paanshëm por që, në të vërtetë, i gryen nga brenda krimbi i komunizmit. I dëgjojmë t’i derdhin bateritë e tyre të shkarkuara mbi figurat më të shquara të këtij kombi, Mithat Frashërit, Safet Butkës, Hasan Dostit, Ramazan Jaranit, Hysni Lepenicës dhe plot luftëtarëve të tjerë të lirisë. Për vlerësimin e tyre unë nuk kam nevojë të gërmoj nëpër arkivat që, shpesh herë, janë të manipuluara. Unë kam kujtimet e mia të rinisë kur ata burra të shquar, të cilët u bënë mësuesit e mi në konditat e ferrit komunist, më flisnin për drejtuesit e pakrahasueshëm të nacionalizmit shqiptar, me të cilët kishin luftuar krah për krah. Njeri prej tyre, juristi i njohur Xhevdet Kapshtica më dha një shkrim, futur fshehurazi në burg, që luftëtari Bardhyl Pogoni e kishte shkruar një ditë pas ngjarjes dhe botuar në gazetën “Flamuri”. Titulli ishte “28 nëntor 1939” midis të tjerave shkruhej:
A do të varrosnim këtë ditë të përzierë me flamujt e këngët e armikut? A do të dëgjonim në heshtje profkat e tradhëtarve? Jo! Jo, thanë të gjithë shqiptarët e mirë! Jo, doli fjala nga shtëpia e Lumo Skëndos dhe vesh më vesh në gjithë Shqipërinë! Jo, tha Safet Butka! Jo, tha Hysni Lepenica! Jo, gjëmuan malet dhe zëri i djalërisë tha: Jo!”
Shkrimi vazhdonte me zhvillimin e demostratës. Një turmë e tërë në mbrojtje të lirisë
së vendit. Në këtë turmë nuk mungonin as fëmijtë. Ja se si vazhdon shkrimi:
“Eja mblidhuni këtu!” ia krisi kënga dhe asnjë nuk tha “përse?” Qe klithma e dhimbjes së kombit, qe zëri i ndërgjegjes që kërkonte shpërthim. liri. Armiku na pa, dëgjoi por s’lëvizi. Asgjë s’na ndante, ne ecnim të gjithë.Turma e bashkuar me një ideal të vetëm drejt varrit të Naimit. Atje larg,mbi një breg të vetmuar, u mblodhëm përqark njeri-tjetrit. Flamurin me zhgabë e mbanim lart. Dhe vasha shtatëvjeçare që ndoqi pas t’anë, Ramazan Jaranin, qëndronte zbathur, veshur me të zeza. Vendosëm lule mbi varrin e ftohtë dhe, kryeulur, qamë. Qante në heshtje, Safet Butka! Qante në heshtje, Ramazan Jarani! Qanim të gjithë ne dhe vasha me të zeza qante…”
Ndërsa në fund autori shkruante:
Atë natë ne kënduam me zjarr. Atë natë ne folëm me zjarr. Atë natë ne ndezëm një zjarr, zjarrin e shqiptarve të lirë. Atë natë nuk kishte as komunistë dhe as “çlirimtarë” me yll…”
Vini veshin frazës së fundit: “ Atë natë nuk kishte as komunistë dhe as çlirimtarë me yll…” Përse? Dhe ishte 28 nëntori i vitit 1939. Ku ishin komunistët? Ata nuk kishin marrë ende urdhër për të luftuar dhe ky urdhër nuk ishte dhënë pasi idhulli i tyre, Bashkimi Sovjetik, ishte ende në aleancë me Gjermaninë hitleriane.
Këto fjalë i thoshte një luftëtar pjesëmarrës i asaj demonstrate të paharruar, një luftëtar i lirisë. Kush ishte ky luftëtar? Bardhyl Pogoni, biri i Pertef Pogonit, zёvendёsministёr i Arsimit tё Shqipёrisё nё kohёn e Mirash Ivanajt. Autoritetet fashiste kishin dhёnё urdhёr pёr arrestimin e tij, mirёpo i ati e kishte larguar nga Shqipёria pёr t’i shpёtuar burgimit.
Nje shembull tjetër që provon se kush ishte ngritur kundër pushtimit fashist e tregojnë emrat e të internuarve nga Italia fashiste në kampin e Ventotenes. Kush u internuan atje? Ishin pikërisht krerët e Ballit Kombëtar Safet Butka, Abaz Ermenji, Isuf Luzaj, ishin Abdurrahman Kreshpa, Myzafer Pipa, Stavro Skëndi, Fazlli Frashëri, Selman Riza që nuk duronin dot zgjedhën fashiste, ishin luftëtarët e Kosovës kreshnike Gani, Hasan dhe Seit Kryeziu. Ishin pikërisht këta që e kundërshtuan më shumë se kushdo pushtimin fashist. Po komunistët ku ishin? Nga këta dallohen vetëm emrat e atyre që ishin idealista dhe që me vonë do të pushkatoheshin apo dënoheshin me burgime të rënda nga vetë krerët e tyre si Llazar Fundo, Sinan Gjoni, Zef Mala. Po ata që urdhëruan vrasjen apo burgosjen e tyre ku ishin? Ku ishte kreu i tyre, diktatori Enver Hoxha? Ai rrinte fshehur në shtëpinë e të kunatit të cilit, pak vite më vonë, do t’i dhuronte plumbin ballit dhe do ta etiketonte si “kolaboracionist”, si shpërblim të mikpritjes. pasi e tillë ishte ujdia me padronin e tyre jugosllav.
Kur u themelua Fronti Nacionaçlirimtar, në Konferencën e Pezës, komunistët, mjeshtra të mashtrimit, hodhën parullën demokratike të bashkimit “pa dallim feje, krahine dhe ideje”, parullë që simbolizonte bashkimin e gjithë forcave politike në një front të vetëm dhe zgjidhjen e problemit të pushtetit pas fitores me anën e zgjedhjeve të lira. Kjo parullë bëri që lideri legalist Abaz Kupi, të rreshtohesh në rradhët e këtij fronti. Por, pas Konferencës së Mukjes, papritur, kjo parullë demokratike u zëvendësua me atë revolucionare: “Pushteti buron nga gryka e pushkës”, ndërsa hymni i partzanëve u bë kënga:
Bijt’e Stalinit jemi ne,
Që derdhim gjakun an’e mbanë
Sa të valojë përmbi dhe,
Flamuri drapër e çekan!
Vini veshin! Komunistët dhe partzanët nuk luftonin për flamurin kuq e zi me zhgabën dykrenore në mes por për flamurin me drapër e çekan të vendit ku sundonte diktatura komuniste, të vendit që kishte në krye tiranin Stalin, që synonte të pushtonte të gjithë botën.
Kjo gjë solli si pasojë fillimin e luftës civile, një luftë numri i viktimave të të cilit e kalon
disa herë atë të luftës kundër okupatorit, nga të dyja forcat ndërluftuese. Nuk kishte më luftë çlirimtare. Nuk kishte më luftë kundër okupatorit. Lufta ishte e shqiptarit kundër shqiptarit, një luftë e egër për pushtet. Ja se si i këndon kësaj ngjarje poeti i shquar Ali Asllani në poezinë “Dasma e madhe”:
Dhëmb për dhëmb e sy për sy, si ti mua dhe unë ty,
Nëna ime, nëna jote, zën’e qajnë për të dy,
Djali babën, baba djalin vuan ta zër’e ta përzërë,
Që ta pjek në hell të gjallë, t’i pres mishin me gërshërë,
Bot’e çmëndur, djall i çmëndur, Zot’i çmëndur, gjith’të çmëndur.
Vetëm vdekja bën të sajat, ha e ha dhe s’ka të dëndur!
A nuk janë një përshkrim i përkryer i luftës civile këto vargje?
Një faqe tjetër e historisë së nacionalizmit shqiptar do të shkruhej pas vendosjes së pushtetit të regjimit komunist në vendin tonë. Një histori e paparë në asnjë vend tjetër të Europës Lindore, do të jetë ajo e rezistencës shqiptare kundër këtij regjimi. Krahina të tëra si Postriba, Malsia e Madhe, Zhabokika e të tjera do të ngriheshin në këmbë për liri e demokraci. Grupe të tëra luftëtarësh të lirisë do të pranonim më mirë plumbat në gjokset e tyre apo prangat e rënda të burgjeve në vend të lirisë së mohuar. Të tjerë do të braktisnin lehtësirat që mund t’u jepte bota e lirë dhe do të ktheheshin në atdheun e tyre, në kuadrin e batalionit 4000 të Nato-s për t’u sakrifikuar për të. Dhe ishin pikërisht këta, që propaganda komuniste vazhdonte t’i quante “kolaboracionistë dhe bashkëpuntotë të pushtuesve“, në një kohë kur vetë bota e lirë i kishte strehuar në gjirin e saj. Çuditërisht, idetë e këtyre martirëve rezistuan për 46 vjet, megjithë shtypjen e egër që ushtronte regjimi. Ata i treguan atij regjimi se do të vinte dita e përmbysjes së tij dhe fitores së idealeve demokratike. Dhe, me të vërtetë, në saj të kësaj rezistence dhe goditjes që i dha së fundi lëvizja studentore e viteve 90-të, sistemi komunist u përmbys dhe u vendos sistemi demokratik.
Ka vite që në median shqiptare po zhvillohet nje debat i madh se kush janë në të vërtetë fitimtarët e ndërrimit të sistemit. Mendimet janë të ndryshme. Këto debate zhvillohen nëpër faqet e shtypit të shkruar por më trepër ndiqen nëpër debatet televizive që kanë mbushur faqet e televizioneve të ndryshme. Pseudohistorianët sharlatanë të regjimit të përmbysur deklarojnë se Mithat Frashëri dhe Abaz Kupi dolën të humbur nga beteja. Jo, mor zotërinj! Historia na mëson se Spartanët e mundën Athinën, por fitimtarët e vërtetë ishin Athinasit pasi janë ata që hynë në histori dhe vazhdojnë të kujtohen dhe të nderohen edhe në ditët tona. Mithat Frashëri dhe Abaz Kupi hunbën vetëmn një betejë dhe këtë e humbën sepse nuk ishin vrasës prapa krahëve si ju, nuk ishin të prapaskenave të pështira si ju. Ata ishin për një Shqipëri të lirë demokratike si shumica e vendeve të botës së lirë. Ata nuk donin të derdhnin gjak shqiptari si ju. Nuk donin të ngjallnin ndjenjën e vllavrasjes midis shqiptarve si ju. Donin bashkimin dhe vëllazërimin e të gjithë kombit në një të vetëm dhe jo si ju që braktisët Kosovën martire për hir të interesave tuaja të pështira. A nuk ishit ju që dërguat brigadat partizane në Kosovë për të ndihmuar armatën jugosllave ta ripushtonte atë vend? A nuk ishin Ramiz Alija dhe Rahman Perllaku që përcillnin nacionalistët kosovarë, nëpërmjet tokës shqiptare, drejt Tivarit ku i priste një masakër e pashembullt? Madje “Apostulli i Shqiptarizmës”, Mithat Frashëri, edhe në çastet e largimit nga atdheu, deklaronte:
– Ne po largohemi nga Shqipëria jo për të shpëtuar kokën, por për të vazhduar luften
për çlirimin e saj nga thundra komuniste dhe për të vendosur sistemin demokratik.
Atëherë “Kush janë fitimtarët?” Dy janë idetë që janë ndeshur me njera-tjetrën gjatë shekullit të kaluar. E para ideja nacionaliste që mbështetej në ekonominë kapitaliste të tregut të lirë ku individi të kishte të drejtën e fjalës dhe të veprimit, të drejtën e pronës dhe të banimit, të drejtën e shkollimit dhe specializimit, të drejtën e votës së lirë dhe përfaqësimit. E dyta mbështetej në ekonominë socialiste ku individi pothuajse nuk kishte asnjë të drejtë, ku prona ishte rrëmbyer dhe bërë pronë e shtetit, ku shkollimet dhe specializimet bëheshin vetëm për persona të zgjedhur nga regjimi, ku e drejta e votës së lirë mungonte plotësisht.
Përfaqësuesit e idesë së parë ishin Mithat Frashëri dhe Abaz Kupi me pasuesit e tyre. Ishim ne që u ngritëm kundër diktaturës totalitare, që luftuam dhe dhamë jetët tona për Liri, për Shqipëri, për Flamurin Kuq e Zi. Ndërsa përfaqësuesit e së dytës ishin diktatori Enver Hoxha dhe pasuesit e tij. Ishit ju, ndjekësit besnikë të tij, që ju zunë duart kallo nga duartrokitjet për të duke i thurrur hymne lavdie dhe kur e patë se ai u përmbys, si rezultat i revoltës popullore, ndërruat fletën si kameleoni që ndërron ngjyrën por në zemrat tuaja keni ende figurën e diktatorit.
Këto ditë dëgjojmë zërat e korbave të këlthasin për ditën e “çlirimit”. I shohim të parakalojnë, si dikur, me portretet e dikatorit dhe thirrjet histerike për sistemin totalitar. Kjo skizofreni arriti kulmin katër ditë më parë kur në vallen e vdekjes së sistemit obskurantist u shfaq edhe kryeministri i vendit dhe lakejtë e tjerë të tij nën hijen e atit të tyre shpirtëror gjë që, më në fund, shkaktoi edhe reagimin e komunitetit ndërkombëtar. Kush qenka liria që na dhuruan këta “çlirimtarë“? A keni dëgjuar në ndonjë vend tjetër të botës që ditën e vendosjes së diktaturës ta paraqesin si ditë e “çlirimit“? Mos vallë qenka ditë “çlirimi“ ajo që na ndau nga bota perëndimore për të na degdisur në shkretëtirat ruse apo kineze?
Ndaj, në këto ditë, kur në vendin tonë është instaluar sistemi kapitalist i ndërtimit të shoqërisë, pikërisht ai sistem për të cilin ne luftuam, fitimtarët e vërtetë të tij jemi ne, nacionalistët shqiptarë, është “Apostulli i Shqiptarizmës” Mithat Frashëri. Është heroi i 7 prillit 1939, Abaz Kupi. Janë dishepujt e tyre, sepse pikërisht idetë e tyre fituan, ndërsa humbësit jeni ju, mbeturinat e sistemit të përmbysur.
Sa herë flitet për masakrat e kryera nga regjimi totalitar komunist, më dalin para syve sekuencat e nje filimi gjerman të pas Luftës së Dytë Botërore, që shfaqesh në ekranet e kinemave në fëmininë time, në ditët e para të të ashtuquajturit “çlirim”. Ishte historia e një mjeku nazist që eksperimentonte në laboratoret e tij format më të tmerrshme të torturave që më vonë ushtroheshin mbi hebrejtë, robërit e luftës dhe kundërshtarët e regjimit. Me mbarimin e luftës mjeku arrestohet dhe dënohet. Pothuajse i kam harruar skenat e tjera të filmit, por më ka mbetur e gjallë finalja e tij: Mjeku, i kapur pas hekurave të burgut, duke thërritur: – Jam i pafajshëm! Jam i pafajshëm! Ndërsa në sfond, prapa tij, shfaqeshin krimet e kryera, dhomat e tmerrshme të gazit dhe torturat e tjera. Filmi kishte një titull kuptimplotë: “Vrasësit janë midis nesh”. Unë meditoj dhe pyes:
– A kemi vrasës midis nesh?
Përgjigjen e jap po vetë:
– Po, janë ish-prokurorët dhe ish-gjykatësit, janë punonjësit e ish-Sigurimit të Shtetit
dhe organeve të tjera të dhunës komuniste që sot janë në krye të skakierës shtetërore. Ata, në
një kor të përbashkët me pseudodemokratët, pseudohistorianët dhe korbat e tjerë të zinj, po thërrasin si mjeku gjerman:
– Jemi të pafajshëm! Jemi të pafajshëm!
Atëherë , kush qenka fajtor për tërë atë katrahurë që kaloi vendi ynë? Mos vallë
qenkemi ne që e paguam me jetët tona? Mos vallë tani, pas njëzetekatër vjetësh që komunizmi është përmbysur, duhet të drejtohemi pikërisht prej atyre që ishin ithtarët e atij sistemi? Mos vallë nuk paska Shqipëria djem dhe vajza të reja, që kanë mbaruar studimet në universitetet më në zë të botës dhe nuk janë të infektuar nga ideologjia komuniste, pavarësisht cilit krahu i përkasin, për t’i vendosur në postet e ishve të kompromentuar?
Para disa ditësh Gjermania, Europa dhe e gjithë bota mbarë, kremtuan 25 vjetorin e rënies
së murit të Berlinit, perdes së hekurt që ndante botën e lirë nga bota totalitare komuniste. Po Shqipëria a do ta rrëzojë ndonjëherë murin e komunizmit?
Jam i bindur, megjithëse unë, për moshën që kam, nuk do t’ia arrij asaj dite, se ky mur më në fund do të shembet. Jam i bindur se do të vijë dita që e vërteta do të triumfojë mbi gënjeshtrën dhe hipokrizinë. Do të vijë dita kur emrat e këtyre pseudodemokratëve dhe pseudohistorianëve do të hidhen në koshin e plehrave, ndërsa emrat e martirëve të nacionalizmit shqiptar do të ngrihen në piedestalet më të larta. Do të vijë dita kur nxënësit tanë nuk do të dëgjojnë më pallavrat tyre por do të mësojnë historinë e vërtetë të popullit tonë martir. Atëherë ata i prêt vetëm një gjë, në mos ndëshkimi i drejtësisë njerëzore, ndëshkimi i drejtësisë qiellore.
Kjo ditë do të vij!
Kumtesë mbajtur në Konferencën Shkencore të organizuar nga Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë Demokratë të Shqipërisë, në bashkëpunim me partitë e Ballit Kombëtar dhe Legalitetit, më datën 21 nëntor 2014, me temën:
*Krimet dhe masakrat e regjimit komunist në Shqipëri

Filed Under: Featured Tagged With: Fitimtarët jemi Ne!, reshat kripa

NË 10-VJETORIN E FEDERATËS SË SHOQATAVE SHQIPTARE NË GREQI

November 21, 2014 by dgreca

Kronikë/
Ndërsa Federata shënon dhjetëvjetorin e bashkimit të Shoqatave Shqiptare në Greqi, njëra nga Shoqatat, më e vjetra me emër të përveçëm, Shoqata “Vëllazërimi” vitin e ardhshëm do të shënojë njëzetvjetorin, ndërkohë që mërgata shqiptare në Greqi do të shënojë njëzet e pesë vjetorin…
Kohë rritje, kohë bashkimi, kohë hedhje rrënjësh në një truall tjetër, truall që nuk mund ta mohojmë se; pavarësisht fshesave, dhunës, racizmit-pjellë e ekstremeve të përbotshme, u bë dheu i dytë i jetës së afro një të tretës së popullsisë shqiptare. U bë burim jetese e rritjeje në Atdhe, në familjet që morën dhe marrin jo thjesht bukën dhe gjellën e ditës nga “djemtë në mërgim” por edhe mirëqenien modeste, shtëpitë dhe bizneset, rrjedhën një miliard dollarësh remitancash, postimi parash…
Salla e Bashkisë diku sipër “Evelpidhon”, e hapur gjithnjë për veprimtaritë e tubimeve shqiptare, ishte mbushur sa nuk gjej vend për tu ulur…
Midis mërgimtarëve të inkuadruar në shoqata, e këto të bashkuara në Federatë, ndodhesh edhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Greqisë Dashnor Dervishi, drejtues së bashkisë dhe të prefekturës, të Forumit të Emigrantëve të Greqisë, organizatës ASANTE, të organizatave jo qeveritare, përfaq1ësues të grupimeve të ndryshme nga e gjithë Greqia etj.
Festimi dhe Elona me respekt do të ngjisnin në podium të zotët e shtëpisë dhe mysafirët, fjalën përshëndetëse dhe mendimet e bluara mirë për të ardhmen e bashkimit të shqiptarëve në Greqi.
Etmont Guri, kryetar i Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi, në përshkrimin historik të Federatës dhe të shoqatave do të vlerësonte nismëtarët, veprimtarët, zonjat dhe zotërinjtë që punuan dhe punojnë me përkushtim në vlerë të mërgatës shqiptare në Greqi.
Pyetjes nga salla se çfarë ka bërë Federata për emigrantët do t’i përgjigjej ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Greqi z. Dashnor Dervishi. “Pyetja është për mua, tha ai, dhe jo për Etmondin edhe Federatën. Shoqatat dhe Federata nuk kanë fuqi ekzekutive, nuk i zgjidh ajo problemet e emigrantëve por shteti…”
Ishte një hyrje në fjalën e ambasadorit që nuk e kishim dëgjuar herë tjetër, një marrje përgjegjësie (të paktën me fjalë) për detyrimet kushtetuese të shtetit shqiptar për shtetasit e vet në mërgim, mbase një autokritikë për t’i parë emigrantët ndryshe nga sa është parë deri tani.
Do të ngjiteshin në foltore drejtuesit e parë të Federatës zotërinjtëAbilekaj eMëhilli të cilët përcollën momente të veprimtarive të shoqatave dhe Federatës në skena protestash për të drejtat e mërgimtarëve dhe në festime të ngjarjeve të mëdha që lidhen me vendlindjen.
Midis përshëndetjeve do të vinin melodi me iso dhe me çifteli, isoja e grupit “Lotë kurbeti” dhe “Vëllazërimi” dhe çiftelia dhe kënga e maleve mbi tela çiftelie e grupit “Zëri i vendlindjes”
Emocione solli ngjitja në skenë e “Kombëtares në emigracion” djemve futbollistë që përfaqësojnë mërgatën shqiptare në takimet me skuadrat vendase.
Në fund, për 14 vetë, në vlerësim të punës së tyre gjatë dhjetë vjetëve në radhët e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi u shpërndanë paketa mirënjohjeje.
Pas ceremonisë kënga dhe urimet do të shpërnguleshin në koktejin e organizuar me këtë rast ku të pranishmit shijuan ushqimet e përgatitura nga duart e amvisave shqiptare në Athinë, ushqime nga krahina të ndryshme të Shqipërisë.
Një ditë e bukur, një veprimtari që mbushi me gëzim të pranishmit…
Abdurahim Ashiku
Nëntor 2014

Filed Under: Kronike, Mergata Tagged With: E FEDERATËS SË SHOQATAVE, NË 10-VJETOPRIN, ne Greqi, shqiptare

Hiret e letërsisë moderne shqipe

November 21, 2014 by dgreca

(fragment nga poetika)/
Poetika në këtë avanguardë./
Duhet thënë që në fillim se poetika me zërat e saj u bë më e ndjeshme dhe më prezent se proza. Madje hera-herës kaloi në faza eksperimentale. Sot në përgjithësi kjo aludon këtu. Nuk mund të themi akoma se ka një rrymë të mirëfillti. Ose do të pranojmë fazën eksperimentale të artit në përgjithësi. Thjesht si realizëm me haluçinacione, pavarsisht atij magjikut në prozë. Apo edhe absurdit. Sërisht janë tendenca eksperimentale. Megjithatë, le të konstatojmë hire të tjera të letërsisë moderne në poezi, përmes disa autorëve, menjëherë pas viteve 90 e deri sot. Janë një tërësi emrash, ndofta me ndërthurje moshash, por çështja është tek hapja e sistemit dhe se si e rriti shtatin poetika jonë në përgjithësi. Një lloj moderniteti u vu re që më herët, sidomos tek Xh. Spahiu. Vargëzimi me konstatim i tipit gurin e varrit shes/ të laj borxhet etj… E mbramja e bukur e Camajt, Sonte më lajmëruen se ka vdekë një njeri/ prandej jam i trishtueshëm, Lule. E plotë të tjerë emra. Por, nisur nga objekti për të cekur pjesën më të padukshme po i referohemi emrave më pak të përmendur. Në kuptimin e analizave, studimeve, apo asaj kritike që nuk pranon ekzistencën e vetvetes. Kështu në shumëlarmi, apo prirje.Të komentojmë dy poezi nga (-a), Flutura Açka
Kur nuk je
Në vazon ku dikur
mbaja lule,
mjete të zbukurimit banal,
tani shkund cigaret.
Por boshin
s’e mbushka
hiri prapë.
Tani
ca plasje muri
rrëzojnë suvatë.
Së pari është një subjekt poetik mbi zbrazëtirën shpirtërore. I përçuar me krahasim metonimik duke përfunduar në një konstatim fizik. Në një gjëndje. E gjitha është gjëndje, e vijosur, rrethrrotullim, ngritje, zbritje, anash; nga e majta në të djathtë dhe anasjelltas. Do të thosha se pikërisht gjëndja është më shumë se sa poezia. Gjëndja e përftuar, ajo çfarë ne përfytyrojmë dhe e prekim metonomikisht. Së dyti ai meditimi gri krejt si bosht brenda këtij universi. Të gjithë jemi viktima të boshësisë. Në çaste të tilla edhe gjërat më të bukura na duken bajate. Ose si në vazon ku dikur mbaja lule, mjete të zbukurimit banal. Vetëm për këtë hermetizëm kontravers, pasiv dhe jo entuziast, plasat e murit e rrëzojnë suvanë. Kushedi sa regresive do dukej nga koha e shkuar. Në të vërtetë është vetëm një beft poetik eksperimental.

Mesnatë dimri në Tiranë

Një qiri përzhit ajrin
si penel në të murrët i ngjyen muret,
tapeti që hodhi të vjetrin
mundohet të përgjunjë ftohtësinë
që ndjell dheu i nënkëmbëve,
një pikë-pikë që shkrin ngadalë
kubet e akullit të wiskit të papirë,
tryeza e pangritur me kupat e zbrazura në nxit
fotografia e motrës nuse e përkorë lëshon bardhësi
pegaso lodërth në heshtjen e vet terrin skërmit
karrigia rrotulluese vetlëviz pa fëminë që
po fle në errësi
duke kërkuar në ëndërr kandilushin
që diku në fund të detit bën dritë,
cd-të memece kanë harruar refrenet
dhe këngëtonjësit e tyre zëshuar.

Kjo jetë libër përgjysmë mbetur
pret të lexohet nesër o kurrmë.

Mesnatë dimri në Tiranë, do të përforcojë beftin poetik si prirje. Jo si qëllim regresiv, jo karshillëk për kohën, por si pjese organike e përtëritjes poetike. Një nate e madhe që fashitet, që frustron pagjumësinë. Një natë univers të ciën as përpiqet as e djeg dot një qiri penel, pastal fusha e sendeve një batalion i shpërbërë; tryeza e pangritur, foto e motrës nuse, gota e whiskey, figurinat, karrikat, cd etj. E gjitha është një libërth, këngë që në mos lexuar, duhet kënduar. Në këtë kontekts, dalim sërish në një beft poetik. Një meditim njerëzor me pamjen e ninullës. Thjesht një ndjesi që nuk i bën keq mendjes, nuk dëmton, nuk t’i prish sytë. Veç një pasthirrmë e butë si drita e qiririt. Më saktë një përpjekje e bukur për të mundur natën.
Përmendëm pak më lart Camajn. Një vazhdë të modernitetit të tij, në letërsisë shqipe e gjejmë tek Ledia Dushi. Një zë që na ndihmon edhe më gjerë për shkak dhe të gegërishtes.
(-b) Ledia Dushi me Seancë dimnash.
Ledia shkruan ne dialektin geg pasi ashtu ndihet më pranë poezisë. Në fund të fundit siç e thotë edhe studiuesi e kritiku i mirënjohur Ramadan Musliu, Gjuha e Letërsisë nuk është e njëjtë me gjuhën letrare. Kështu që ndjesia për të bërë poezi bëhet më e natyrshme dhe logjikisht që do pjellë një kumt letrar krejt natyral, më vatror dhe sigurisht, më lirik. Megjithatë Ledia vjen edhe si një lloj përftimi midis gegërishtes dhe toskërishtes, nëse i referohemi Lasgush Poradecit kur thotë se Gegërishtja ka energji fizike, toskërishtja ëmbëlsi shpirtërore. Tek Ledia ka një gjëndje të tillë…, midis. Lirikat janë aq të brishta dhe paraqitja e përftuar me sekuenca metonimike, tablo të sintetizuara apo ëndërrimi hermetik, etj…, përbëjnë parabolën e parashtruar nga Lasgushi mbi një trend gjuhësor në kuptimin e përjetësisë. Megjithëse kjo ndodh edhe për efekt të emancipimit dhe kulturës në aspektin e krijuesit që ka prekur shtresa, kultura të ndryshme, autorë etj. Siç nuk është e vështirë të dallohet struktura e hermitëkëve italianë, Kuasimodo (Salvadore Quazimodo), Xhosue Karduçi (Giosue Carducci), Ungareti (Giuseppe Ungaretti) në poezinë e Ledias, por këto janë pjesë e jetës artistike dhe organikisht zhvillohen me krijuesin. Ka edhe një detaj tjetër që e afron Ledian si produkt i parabolës së Lasgushit, është lidhëza që e toskërishtes në gegërishten e saj të mesme (sipas Lasgushit ky konstatim). Pra Ledia jeton midis…, domethënë që flatrat e shpirtrupit të saj janë gegërishtja dhe gjuha letrare. E para përbën leksikun, e dyta konceptin e saj filozofik në krijimtari i cili përmbushet nga emocione togjesh të tilla si fëmija i mençur, fëmija i habitur etj. Brenda gjenalogjisë së gurit dhe trëndafilit, shamashekut (kulprës) me avllinë, Migjenin me Shën Marinë, Camajn me folkun, Pipën me fonetikën etj. E gjitha kjo brenda njerëzores së një vajze e cila është njësoj reale dhe e vërtete si kur trembet nga ëndrra, edhe nga çelja e sythit në degën e kumbulles që cakon avlline.
n’pyllin
që digjet përdite,
lëkundem mbi djepa
që s’di
ku i kanë anët.
(fq-7)
Vëllimi poetik Seancë dimnash karakterizohet nga idoma hapësirash, të cilat fal gegërishtes fitojnë edhe muziken; togëfjalsha lehtësisht të krahasueshem që, si dy rreshtore veç e togje me vete, përbejnë kadencën. Madje, universi poetik që këtej bëhet më i plotë dhe përpjekja intelektuale, dalldis ëndërrueshëm poezinë e madhe.
Liria
ështe e gjelbrun,
e sytë e mij
binjakë.
Dashunia
ka emnin e prindve.

Fryeji qiellit
kur m’kerkon.
(fq-88)
Vini re togjet dy rreshtore si krahasohen, (liria është e gjelbrun) me (e sytë mijë binjakë). Ose, (dashunia ka emrin e prindve) me (fryeji qiellit kur m’kërkon) etj. Një emancipim të tillë e ka të domosdoshëm poezia jonë, ndofta poezia në përgjithësi, sepse nuk kemi për të vuajtuar nga dyzimet dhe mëdyshjet, por as nga bllofet poetike.
Qetësia
asht erë
që vjen
prej tjetër
Kohe.
Mbramë
vdiqen
lulet e fundit
tue ma lanë
formën
n’krye (fq-64)
Dy situata lehtësisht të shikueshme, me koncept të theksuar filozofik, mbi çështje
të vazhdueshmërisë… Vajza që beftësisht konstaton se qetësia asht erë që vjen prej tjeter Kohe, pra qetesia i perket te shkuares nga qe njeriu i se ardhmes eshte me aktiv. Dhe nga kjo e shkuar, përmes luleve, Mbramë vdiqën lulet e fundit tue ma lanë formën n’krye, evokohet përjetësia.
Duke zgjeruar konceptin e kritikës se Musliut, ndërsa edhe duhet përgezuar vemendja e tij në prurjet poetike te autoreve te rinj, ku midis te tjerave ai thotë se, kjo poezi shtron problemin e hapësirës dhe këtë e ndërton me përmasa imagjinative.Kam përshtypjen se hapësira jonë është pikë së pari ëndërrimi njerëzor, veçanërisht në poezi. Ka vetëm nje fakt të rëndësishëm për poezinë, të mbahet mend dhe të recitohet. E kjo ndodh plotësisht me prurjet e Ledia Dushit. Ka momente kyçe ku, emocionet duken pa vlerë në gjuhën e njësuar.
Diçka nga poetika e (c), Shaip Emërllahut. Referuar vëllimit Vdekja e pakët.
Ka një pyetje të padrejtë, për të drejtën. Më saktë me peshë të padrejtë. Poetikisht, përse vetëm shpezët të kalojnë kufirin? Eshtë një konstatim mbi të drejtën universale. Atë të munguarën.
pse vetëm shpezët të kalojnë kufirin
e dy Dibrat në një kurt
të mos flasin mes tyre

kur Tetovës t’i bien brinjët
nga të qeshurat
Shkupit, Vardari a do t’ia përcjellë
apo do t’i ngrijë buzëqeshja
në cep të buzës

e ndiej
ardhjen e ditës së talljeve
të këtyre viseve ’91
nga qeshja.
Në dallim nga ne të privilegjuarit, që jetojmë në atdheun e mbetur copësh, shtetërorin, meditime të tilla duke antike. Eshtë thjesht një meditim ndërkufitar, jo ndëretnik, ku pandehma poetike e krahasuar me tufën e zogjve shpreh një keqardhje për nocionin kufi. Apo telat me gjemba që ndajnë shqiptarët mes tyre. (Në dheun tim, të atit tim) siç thotë Kuteli. Këtë e dëshmon edhe përplasja artistike e dy Dibrave, si ekzistencë. Tek ky autor kam konstatuar pikëpjekje planesh poetike përmes krahasimit. Në lëmin e letërsisë moderne në përgjithësi.

dielli e gaboi rrugën
jugu kur nuk fryu..
(Sh. Emërllahu) nga letërsia shqipe.

u gabua pëllumbesha,
nis të shkoi për në jug,
shkoi në veri..
(R. Alberti) nga letërsia spanjolle.

Nëse do të ndërkëmbenim diellin me pëllumbin, është tërësisht e njëjta ndjeshmëri, e njëjta situatë dhe pamje.
Një tjetër autor (-ç), Agim Mato. Ka një ndërkëmbim të shkëlqyer planesh të meditimit modern me sens të ri në aspektin epik të fjalës poetike. Ose gjëndjes epike, ku plani bazë, dyshemeja është lirizëm hermetik. Një rrëfim që pritet në radhë teksti, me dy përftesa, dy kostatime në të njëjtën kohë; mbrëmja si fillim dhe mëngjesi si vazhdim. Megjithatë, thelbi është këndëvështrimi për vëllain. Zbritja nga kryqi, Krishti. Le të shijojmë sëbashku vjershën më poshtë.
Loshit, tim vëllai të vdekur
Çdo mbrëmje
zbret nga kryqi i mundimeve
ulet në tryezën e një lokali
me gurin filozofik në dorë
dhe kafka ëngjush rreth e rrotull

Çdo mëngjes
duket gjaku i tij i derdhur pranë gotave
të dëshpërimit
ku kamarjerët mundohen
të zhdukim
gjurmët e natës që shkoi.
1995
(d), Rita Petro! Në vjershën e mëposhtëme ka një tërësi gjëndjesh që konstatohen me frymën e një lloj ninulle për të rriturit, këshillimit me përkëdheli, tërësi botësh që vihen në dukje si të tilla. Mund të thuhet pa hezitim se është një nga gjëndjet më të bukura të përjetimit, nëse prek çdo timbër të ritmit të shtruar, ku sinteza toponimike Popull, Turmë, Shpirt, Poshtë, Lart, i ngjan universit të akustikës. Tërësia është një ekzistencë e ndërsjellë, por veç njerëzore pa qasjet hirearkike. Një lloj kumti magjik i ëndrrës së njëriut që i ka, por edhe nuk ka asgjë, përpunon konceptin mbi vazhdimësinë me shancin, fatin, urtësinë. Si thua Shpirt???? Pa ata, pa ne, lart, poshtë, turmë, betim, puthje etj…., thjesht muzikalitet.

Kënga jonë

Si thua Shpirt, s’mund t’i lëmë këta vetëm
Por edhe ne vetëm nuk mund të rrimë,
Pa ta, ne s’mund të jemi Popull,
Pa ne, ata do t’i quanin Turmë.
Ne gjithnjë o Shpirt kemi qënë.

Dhe do jemi ata, këtu Poshtë
Ndoshta mund të ngjitemi dhe Lart,
Ku i dihet jetës; e bëjmë një betim.
Po ti i paske duart e zëna! Edhe unë!
Puthemi buzë më buzë dhe në
Heshtje betohemi:
”Nëse ngjitemi ndonjiherë Lart
Do përpiqemi t’i dëgjojmë ata
Poshtë!”
Me sa duket rëndësi, u jepet rrafsheve. Ne jetojmë midis…, jemi të hallakatur por të bukur. Premtues, diçka besëdhënës. Por në natyrën e një gjysmë zëri, që është mirë të mbajmë tek veshi për tu rikujtuar. Lart, poshtë, ne, midis, muzikë prapë.
(-dh) Me që përmendëm gjysmën, në kuptimin më të pastër të ndjeshmërisë si gjëndje ledhesh të një ninulle për të rritur. Kemi edhe rastin Petraq Kote me vjershën …ti erdhe përgjysmë. Një lloj pishmanllëku i bukur. Diçka që gjithnjë, ose gjithmonë do të na mungojë. Ka një lidhje perfekte midis planeve apo rrafsheve të mësipërme me ndjesin gjysmë gjëndje të shpirtit njerëzor. Edhe pse kemi një ndërthurje meditimi modern me strofëzim zanoresh dhe tinguj fundorë. Kjo nga forma klasike e vargëzimit, por nisur si vazhdimësi nga dikundi. Ndofta nga rrafshet e mësipërme estetike si pavendodhje të saktë, por gjëndje të plotë. Një lloj qerthulli sërish akustik. Veçse me objekt të qartë frymëzimi, Ti-ja që është një legjendë sa e prekshme aq edhe e paprekshme. Rëndësi ka ta jetojmë.
Më poshtë, vrundet, ose vrundullohet e gjitha. Veç me qetësi meditative, përfytyruese, prapë një melodi.

… ti erdhe përgjysmë

ti erdhe tek unë në gjysmë të jetës
gjysma të patë mbetur diku
siç vjen gjysma e gjelit nga përralla e vjetër
siç del sirena nga deti blu

Ti erdhe tek unë me gjysmë mendje
në gjysmë shtrati u shtrive ti
gjysmën e trupit më fale mua
gjysmën tjetër se kujt se di

Ti erdhe tek unë me dëshirën e plotë
në ardhjen përgjysmë s’ishe veç ti
dhe kështu ndodhi gjysmë ndodhia
o vashë sirenë, gjysmë dashuri.
(1998)
(-h), Fatmir Terziu. Krijuesi elbasanas është nga më prodhimtarët e strukturës sintezë por me një dendësi enumerative të rrjedhshme, gati-gati botore, detaje pejzazhesh, çaste natyrore dhe nikoqir dashamirës për të treguar rëndësinë personale edhe të gjërave më të parëndësishme. Dikur Janis Ricos, poeti grek pati thënë se, (nganjëherë na duket se nuk dimë se për çfarë shkruajmë), por kjo na jep mundësinë e rimëkëmbjes të, pikërisht atyre më të ”parëndësishme”-ve gjëra. Poeti i gjërave të shpërbëra tek poezia më poshtë, mund të lexohet krejt në një fjali me tërësi enumerative të cilësuara dhe të nënkuptuara, deri tek tradita si mjet dallues. Siç është konstatimi poetik, kënga është stil tek ti. Se çfarë vjen pas saj, e thotë poezia në vijim. Lexojeni si një rend të vetëm.

Kënga është stil tek ti. Oksigjen që
të mbush me poret e trupit
dhe të kthen në një,
zog të artë, që vallëzon mbi tehun e ujit,
të lehtë e të mprehtë të Shkumbinit,
valëzim i pafjalë i flladit,
ëngjëll sy dashurie të ndjej
pos i trëmben mëkatit.
I ndjej dihmat e tua si zogj të prillit
kënga një zanë e hutuar,
mbretëron violinës së Myzyrit,
pos isoja e lehtë e Krastës
dirigjim i lodhur i mesnatës,
dremit mbi buzët e tua flakë,
dhe shtrin Egnatias shekullore,
thimthat e rruzares epshore.
Jam unë dëshira e fjetur në shtratin tënd,
në timin shtrat të shtruar në tis,
duhet të të mbaj siç më solle me këngë,
ti je vetë stili i mrekullisë,
për një Zonjë që më jep vrull,
dhe i fundit zë po të bitisë,
unë do të kthehem ninullë.
5. Përmbledhje përciptas
Siç e vutë re, në poetikë ka më shumë mundësi për të bërë prezente prurje moderne. Gjithsesi e theksoj ky është një vështrim i përciptë. Qoftë në prozë a poezi e përbashkëta qëndron në këndëvshtrimin modern. Se si paraqitet, apo prezantohet një gjëndje artistike nga bota e artistit të fjalës. I përciptë, pasi do të duhet më shumë përfshirje…, ka zëra që mund t’i përmendim edhe si emra, thjesht në kuptimin e sugjerimit. Ose të një kapje dore si ftesë për analiza krahasuese, të bashkëprurjes. Si Anton Gojçaj në Malin e Zi, Ndue Ukaj në Kosovë, Arian Leka etj. Ashtu sikur ka edhe autorë që u mbyllën në diktaturë, u kyçën, iu kërkua të vdisnin. Por ata mbijetuan për hir të veprës. Proza e Arbnorit, ka tipare të plota moderne. Ashtu sikur ka edhe autorë që i kanë mbetur besnik vargut klasik të lirikës me tetë, dymbëdhjetë e gjashtmbëdhjetërrokëshe. Por kanë risi në trajtën e konceptit. I tillë është rasti i gramshiotit Pozaet Qose.
E gjitha është thjesht një përpjekje për të shpjeguar ekzistencën e kritikës, e cila për shkak të diktaturës, si term u mbart me emocione negative. U mbingarkua…, ndaj sa herë përmendet kritika, të gjithë parafytyrojnë një institucion emotiv përvëlues. Në fakt është e kundërta, mund ta etikojmë çfarë të duam, përcjellje, reçension, koment, vënie në dukje, të prurjes, të të metave, të bashkëkohësisë dhe jo bashkëkohësisë etj. Gjithsesi, mendimi eseistik që shoqëron një vepër është institucion. E mira e do që ky, gjenalog ekzistencial, qënie, të mos përdorohet dhe të mos evidentohet si domosdoshmëri jetike. Përkrah krijimit artistik, është thjesht mjet komunikimi. Silla e një tavoline nga e përditshmja. Kritika ekziston, nuk ka vdekur. Përciptarinë time po e mbylll sot pas gati një dekade, me një tjetër gjëndje poetike, si kumt timin, modern i afimitetit universal të kritikës.

pak gjëra i mungojnë
kësaj shtëpie,
themelet,
muret dhe
çatia.
(J. Radi)
1994 – 2014- Lushnje – Deerfield Beach, Florida/

Filed Under: ESSE Tagged With: Hiret e letërsisë, Ilir Levonja, moderne shqipe

Rasti Bytyçi: Kongresi Amerikan shton presionin; Prokuroria serbe para provave të reja!

November 21, 2014 by dgreca

Fatos Bytyçi në Beograd në kërkim të vrasësve të tre vëllezërve të tij/
Nga BEQIR SINA- New York/
WASHINGTON D.C. : Prokuroria për krime lufte në Serbi, ka deklaruar se gjatë hetimit të ri, ka dhënë informata për njerëzit që janë direkt të përfshirë në vrasjen e vëllezërve Bytyçi.
Agron, Ylli dhe Mehmet Bytyçi, shtetas amerikan me origjinë nga Kosova, u vranë me një plumb në pjesën e prapme të kokës, dhe kufomat e tyre janë gjetur në vitin 2001, në një varr masiv në Petrovo Selo, në Serbi.
Fatos Bytyçi, i vëllai i Yll, Agron dhe Mehmet Bytyçi, të cilët u vranë në vitin 1999 në Petrovo Sello në Serbi, ditëve të fundit qëndroi në Beograd, ku u takua me përfaqësuesit e autoriteteteve dhe bisedoi për zgjidhjen e këtij krimi, citon Zëri i Amerikës.
Simbas saj ai dje ka biseduar në Beograd me kryeministrin Aleksandar Vuçiq dhe me prokurorin e krimeve të luftës Vladimir Vukçeviq për zgjidhjen e këtij rasti të krimit që ndodhi para më se 15 vjetësh.
Fatosi, i cili është shtetas amerikan disa here ka shkuar në Beograd dhe ka biseduar me përfaqësuesit e autoriteteve të ndryshme në Serbi, herën e fundit, ai u takua me kryeministrin dhe zv/kryeministrin e atëhershëm Ivica Daçiq dhe Aleksandar Vuçiq. Siç tha për “Zërin e Amerikës”, edhe ajo bisedë përfundoi si edhe të gjitha të mëparshmet – me premtime që nuk u përmbushën:
Duke shtuar se :“Ata vazhdimisht flasin. Prokuroria flet një gjë, MUP diçka tjetër, kryeministri diçka të tretë. Ivica Daçiq në atë kohë vetëm i premtonte qeverisë sonë dhe familjes sime. Asgjë në lidhje me kriminelët e luftës nuk bënë”.
Fatos Bytyçi, nga ana e tij si të dyshuar kryesor për vrasjen e tre vëllezërve të tij – shigjeton komandantin e Xhandarmërisë, sot anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të SNS (parti që drejtohet nga A.Vuçiq), Goran Radisavleviq Guri. Siç konsideron Bytyçi, Radisavleviqin e mbron kreu i politikës dhe ia del t’i shmanget drejtësisë tash e 15 vjet.
Fatos Bytyçi, vëllai i viktimës, i cili është aktualisht në Beograd, në një intervistë të kaluar për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se tani 15 vjet kjo çështje po mban “peng” bisedimet me autoritetet në Serbi dhe ato të rendit, të cilat kishin premtuar më parë se çështja do të zgjidhet.
Mirëpo sipas tij “Autoritet serbe deri tani kan treguar skepticizëm mbi angazhimet që janë dhënë deri tani,”
Fatos Bytyçi, vëllai i tre vëllezërve të vrarë, në mënyrë barbare nga policia serbe, ka deklaruar se ai nuk do të heqë dorë në këtë rast, deri sa drejtësia të shkoi në vend.
Ai ka deklaruar se “Në takimet e zhvilluara me përfaqësues të institucioneve të drejtësisë në Beograd, simbas tij; “të gjithë janë të frikësuar nga çështja e implikimit të “Gurit””, duke iu referuar një ish-oficer i lartë i policisë, Goran Radosavljeviç, i cili thirret me nofkën “Guri”, pasi gjenerali serb i policisë dhe udhëheqës i xhandarmërisë serbe …ka ende “autoritet”!
Dhe, shtonë :”Ata janë shumë të frikësuar nga përfshirja e “Gurit”. Unë nuk e kuptoj, se përse ” kjo është e rrezikshme për të ndjekur penalisht ata që kanë vrarë tre vëllezërit e mi Ylli, Mehmet dhe Agron “, ka thënë Bytyçi, duke përmendur faktin – se se ka pasur takime me përfaqësues të rendit në Serbi, edhe këto ditë në Beograd.
Bëhet e ditur sy ky gjeneral serb u “largua” nga policia në vitin 2005 dhe për një kohë të gjatë ishte konsideruar i zhdukur nga vendi. Në vitin 2007 ai rishfaqet në publik. Ai mendohet se është aktualisht një anëtar i Partisë Përparimtare e kryesuar tani nga Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç, dhe drejton një kompani të sigurisë në Beograd.
Bytyçi fajëson pikërisht këtë, rast siç e quan ai të miqësisë, e cila lidh “Gurin” “me interesa të mëdha financiare dhe krimit”, pse ish-gjenerali serb nuk është sjellë ende para drejtësisë.
Megjithatë , ai beson se ” Të gjithë shkelësit do të përballen me drejtësinë dhe ne do të gjejm bosët të tyre gjithashtu”, ka thënë Bytyçi, duke besuar se “Guri” nuk ka vepruar i vetëm.
Besimin e tij ai e lidhë edhe me interesimin që po tregon Uashingtoni për këtë rast. Ai ka cituar rezolutën e paraqitur në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara në këtë rast, të datës 22 tetor 2013, prezantuar nga kongresistët e njujorkut Eliot Engel dhe Michael Grimm – duke thënë se qeveria e Serbisë mund të bëj disa hapa të mëtejshme.

Rezoluta nga kongresisti Eliot Engel dhe Michael Grimm dhe u finalizua në pesë pika:

(1) Ata individë të cilët janë përgjegjës për vrasjen e qytetarëve amerikanë në korrik të vitit 1999, Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi në Serbi, duhet të dalin para drejtësisë;
(2) Është e pafalshme se si asnjë individ nuk është gjetur fajtor për ekzekutimin e vellezerve Bytyci apo ndonjë krim tjetër lidhur me vdekjen e tyre dhe asnjë person është akoma i arrestuar dhe të përballet me akuzat për këto krime të tmerrshme;
(3) Qeveria dhe Ministritë relevante zyrat serbe, përfshirë edhe Zyrën e Prokurorit për Krime Lufte, duhet t’i japën prioritet hetimit dhe ndjekjes penale dhe të fillojn sa më shpejt të jetë e mundur për zyrtarë aktualë dhe të mëparshëm, të cilë besohen të kenë qenë përgjegjës për vrasjet, drejtpërdrejt ose tërthorazi ;
(4) Shtetet e Bashkuar duhet të angazhohen me anë të resurse të mjaftueshme për të ndihmuar dhe monitoruar tërësinë e saj në përpjekjet e qeverisë serbe në mënyrë efektive dhe ministritë dhe zyrat përkatëse për të hetuar dhe ndjekur penalisht sa më shpejt të jetë e mundur për ata persona të cilët besohet se janë përgjegjës për vrasjet e tre vëllezërve( me shtetësi amerikane), të drejtpërdrejtë ose të tërthortë;
(5) Progresi në zgjidhjen e kësaj çështje, ose mungesa e saj, duhet të jetë faktori kryesor në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Republikës së Serbisë.
Për vrasjen e 3 vëllezërve Bytyçi – Agron, Ylli dhe Mehmet, deri tani janë të akuzuar: policët Sreten Popoviç dhe Milosh Stojanoviç, të cilët u liruan pas dy gjyqeve.
Me vendimin e lirimit të tyre duke marrë parasyshë justifikimin tyre në maj 2012, kishte reaguar edhe Departamenti i Shetit nëpërmjet Ambasadës së Shteteve të Bashkuara , fillimisht nëpërmjet ambasadës në Beograd, e cila kishte kërkuar nga autoritetet serbe të sjellin para drejtësisë ata që janë përgjegjës për vrasjen para vëllezërve Bytyçi – Ylli – Agron – dhe Mehmet.
Gjyqi kishte filluar në vitin 2006 dhe kishte dëgjuar një total 105 dëshmitarë.
Gjykata e Apelit në Beograd e kishte anuluar vendimin e shkallës së parë të ish-këshillit për krime lufte në Gjykatën e Qarkut në Beograd, sipas të cilit i akuzuari Popovic dhe Stojanovic ishin liruar.Procesi i ri gjithashtu përfundoi me vendimin për lirimin e të akuzuarit

Filed Under: Komunitet Tagged With: Kongresi Amerikan, provave të reja!, Rasti Bytyçi:, serbe para, shton presionin; Prokuroria

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • …
  • 69
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT