• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for November 2014

20 KRYETARË TË BASHKISË VLORË PËR GJATË NJË SHEKULLI NE BOTIMIN E LEPENICËS

November 2, 2014 by dgreca

Nga GËZIM LLOJDIA*
1.“Mendoj se ky monument i ngritur prej meje do ti shërbejë Vlorës më shumë se monumentet e broncit dhe do të rrojë shumë gjatë, shkruan autori i botimit “Kryetarët e bashkisë Vlorë” ,Enver Memishaj Lepenica, në parathënie të tij. Me hulumtimet në fushën e historisë, thotë jam, munduar të hedhë dritë mbi tema dhe ngjarje historike pak të njohura,të mbuluara në harresë apo të falsifikuara, veçanërisht për historinë e Vlorës . Emri dhe jeta e kryetarëve të Bashkisë, veçanërisht atyre të periudhës 1912-1944, që trajtohen në këtë libër është e lidhur me historinë e Vlorës dhe të Shqipërisë gjatë viteve të vështira, kur po ngrihej dhe konsolidohej shteti shqiptar.Autori përmend një fakt të njohur nga media .Deputeti i Vlorës Bujar Leskaj ,i propozoi bashkisë Vlorë në vitin 2008 vendosjen në lulishten historike të 8 kryetarëve të bashkisë Vlorë nga vitet e stuhishme ‘12-’32. C’praj vitit 2008,kohë kur u bë propozimi në Këshillin e Bashkisë Vlorë janë fshirë rreth 6 vite .Asnjë bust nuk është vendosur sot, në qytet për kontributin e kryetarëve të bashkisë. Vendi i tyre për kontributin e dhënë duhej të ishte në një ndër lulishtet e qytetit. “Ku gjenden ata që i dhanë emër dhe krenari qytetit ndër kohët e vështira?Në varreza si gjithë të tjerët,por me një kontribut të madh në dallim nga të tjerët. Mungesa e fondeve është shkaku madhor. Shteti duhet të kishte krijuar një fond të veçantë për të vlerësuar kujtimin e tyre, ndër përvjetorët, që kryhen. Shteti duhet të krijojë një fond,për të përjetësuar emrat e ndritur, të të gjithë patriotëve shqiptarë, në Vlorë, Korcë ,Shkodër,Tiranë e gjetkë. Këta shenjtorë të fjalës,të pushkës,penës u larguan nga kjo botë ngase të gjithë janë të vdekshëm. Mirëpo, harresa jonë për për veprën e tyre të pavdekshme, mbetet e pafalshme. Një fond i veçantë, duhej krijuar. A mos duhej administruar nga MK për të realizuar bustet dhe monumentet e një sërë figurash atdhetare anembanë vendit? Dhjetëra figura patriotësh ende nuk kanë një vorrë,nuk kanë një pllakë përkujtimore. Godina apo banesa historike janë aktualisht të harruara, të shkatërruara gjithsesi ,që nuk tregojnë vlera qytetërimi për një vend që është në NATO.
2.
Kur gërmëzojmë emrin e qytetit tonë. Silueta e qytetit. Ndër kohët e lashta. Historia, përmend trazimet ndër shekuj, që kanë qenë shtysa për të treguar qëndresën e tij. Shpallja e pavarësisë në këtë qytet si fakti që ,dielli në lindje agon. Dhe ishte 28 nëntor ,viti 12,vjeshtë e tretë,kur u ngrehë flamuri nga kati i dytë i sarajeve të Vlorajve. Lufta e Vlorës dhe lufta e dytë e përbotshme. Paslufta nxori regjimin, që u vendos në gjysmën e Evropës. Gjurmët e tij ende të pa fshira janë dëshmi, që do të ruhen ndër breznitë tonë. Si një plagë, që kullon nga e pëgëra lindje. Autori i kësaj enciklopedia ka sjell të dhëna të shumta të bashkëshoqëruara me fotografi e faksimile. Ky botim është një visar për historinë e qytetit tonë. Ky botim shkencor duhet të jetë edhe një guitë për turistët . Gjithashtu ky botim përmbush të gjitha standardet për tu përkthyer në gjuhë të huaj për studiues,historinë duke u ruajtur në kohë të vendoset jo vetëm në muzetë e këtij qyteti historik, por duhet të mundësohet me shkurtime dhe në botimin zyrtar të MS teksti vendlindja.404 faqe me dokumente dhe të dhëna të hollësishme,fotografi dhe arkiva, dëshmi, ditarë,histori. Shkolla e pare shqipe u hap prej patrioteve vlonjate ë vitin 1908, në lagjen Muradije,thotë autori Lepenica, në godinën që sot vlonjatët e quajnë:” Shkolla nr. 1”. Ajo shkolle sot, quhet me të drejtë: “28 nëntori”.Para kësaj në disa fshatra ka pasur shkolle apo kurse fetare, si në Kanine, Drashovice etj. Në Velcë, që në vitin 1890, ka pasur një shkolle turke për hoxhe, ndërsa shkolla e parë shqipe atje është hapur ne shtator 1913. Shkolla e mesme për herë të parë në Vlorë,vazhdon autori, u hap më 8 nëntor 1924, kur në fuqi ishte qeveria e Fan Nolit. Kryetar bashkie ne Vlore ahere ishte Qazim Kokoshi dhe prefekt Niman Ferizi. Shkolla u mbyll në janar 1925, pasi në të u sistemuan mercenaret e Taf Kaziut, që kishin ardhur ne Vlore për te shtruar popullin pas revolucionit të vitit 1924 dhe u rihap me 1 dhjetor 1925. Në Shqipëri, shkollat e para të gjindarmerise janë hapur për here te pare prej italianeve ne Vlore dhe ne Gjirokastër ne vitin 1919. Në vitin 1922 deri ne fund te vitit 1924, kjo shkolle ka funksionuar në Vlorë. Në qendër të qytetit, ne vendin ku kanë qene sarajet e Xhemil bej Vlorës, ku u be edhe Kuvendi Kombëtar me 28 nëntor 1912, që shpalli Pavarësinë Kombëtare, është ngritur lulishtja, që më pas mori emrin Lulishtja e Sheshit te Flamurit. Punimet për krijimin e saj u fillua në vitin 1922, nga Qazim Kokoshi, ish kryetar i Bashkisë dhe u përurua me 28 nëntor 1925, me rastin e 13 vjetorit te Shpalljes se Pavarësisë, kur kryetar Bashkie ishte Nuredin bej Vlora. Përfundimi i Lulishtes se Flamurit i dha një pamje krejt te veçante dhe bashkëkohore sheshit që mbante të njëjtin emër. Ky mjedis i bukur, i gjelbëruar, do te plotësohej ne vazhdimësi dhe me elemente të tjerë, që lidheshin me 28 Nëntorin e vitit 1912. Ne vitin 1932 aty u ngrit Varri Monumental i Ismail Qemalit dhe mbi këtë varr ngrihet madhështor ushtari i panjohur, vepër e punuar nga Skulptori i Popullit, Odise Paskali, që përjetëson ne bronc jetën dhe emrin e Plakut te Vlorës, ne sheshin ku ai konkretizoi ëndrrën e te gjithë shqiptareve për liri e pavarësi. Ne vitin 1937, gjate periudhës që A. Asllani, ishte Kryetar i Bashkisë se Vlorës, u ngrit edhe: “Shtylla e Flamurit Kombëtar”. Aty ku është ngritur flamuri ne vitin 1912, në shtëpinë e Xhemil bej Vlorës. Po këtë vit u ngrit edhe Kulla e Sahatit te Vlorës, e financuar nga tregtaret e qytetit. Të dyja skice-idetë e këtyre objekteve u përgatitën prej Ali Asllanit. Ne vitin 1955, ne Vlore u ngrit Estrada Profesioniste. Në vitin 1 962 u themelua trupa profesioniste e Teatrit Dramatik. Në vitin 1972 u hap galeria e arteve figurative. Shkolla e pikturës vlonjate u bë e njohur në të gjithë vendin, me piktore të shquar. Po këtë vit u organizua ansambli “Labëria”, dhe në vitin 1981, mori pjesë ne festivalin e 21-te folklorik ndërkombëtar te Bursës ne Turqi. Monumenti i Pavarësisë, nga monumentet më madhështorë te vendit u inaugurua ne vitin 1972,me rastin e 60 vjetorit te Shpalljes së Pavarësisë. Monumenti ngrihet madhështor ne” qendër te qytetit ne Sheshin e Flamurit, aty ku edhe është mbajtur kuvendi me 28 nëntor 1912 për Shpalljen e Pavarësisë. Në vitin 1979, u ngrit Pallati i Sportit, me mbi 2000 vende .Në vitin 1980 u ngrit pallati i kulturës “Labëria”.Shtatorja e Avni Rustemit u përurua me 3 shtator 1983, në përvjetorin e fitores, së Luftës së Vlorës, të vitit 1920.Në vitin 1985 numëroheshin 83 monumente skulpturore. Para vitit 1990, funksiononte Shkolla e Lartë e Oficereve për Flotën Detare dhe Shkolla e Larte e Aviacionit, për aviator.
Në vitin 1990, në rrethin e Vlorës kishte 80 shtëpi dhe vatra kulture 225 biblioteka, 18 kinema dhe 20 librari. Në vitin 1994 me vendim të Këshillit te Ministrave nr. 105 date 28.2.1994, u krijua Universiteti i teknologjik i Vlorës ”Ismail Qemali”.
“Iso-polifonia popullore shqiptare” u shpall në listën e “Kryeveprave te trashëgimisë gojore te njerëzimit” e mbrojtura nga UNESCO. Ajo është një nder 50 atraksionet me te tërheqëse jo-materiale, ne trashëgiminë shpirtërore të popujve të botes. Melodiciteti i jashtëzakonshëm, gjuha e thjeshte por njëkohësisht e ndërlikuar dhe figurat e shumta letrare, e pasurojnë iso-polifoninë ne” një masë të atillë, sa e kthejnë atë ne një vlere te pakrahasueshme për të gjithë kulturën dhe trashëgiminë e vendit tone dhe atë botërore.
Duhet te perëndim me vlerësim dhe respekt ata që punuan me përkushtim për këtë arritje te madhe kombëtare: Ministrinë e Kulturës te asaj kohe, që drejtohej me aftësi e kompetence profesionale, por mbi të gjitha me dashuri për Shqipërinë, nga Dr. Bujar Leskaj, Drejtorin e Trashëgimisë qe drejtohej me pasion e dashuri nga Prof. Dr. Vaso Tole.
3.
Kryetarët e bashkive të Vlorës
Me kokën në pragun e historisë, breg më breg ,shkulmë nxjerr në zemëratën dimërore. Kërkimi im ka një pikënisje. Qyteti ynë ka pasur administratën dhe drejtuesit e tij ndër kohëra ç’praj shekullit të shuar janë një numër figurash të pazakonta,me kontribute. Historia ruhet me dëshmi .Rojtarë janë dëshmitarët. Në listën e madhe të mos harresë janë emrat e kryetarëve të bashkisë, që kanë drejtuar qytetin. Ata kanë qeverisur qytetin tonë ndër vite të brishta të trazuara ishin vitet dhe ja dolën, që qyteti ynë të mirë administrohet ndër të gjithë kohët e shekullit të shkuar ndër më të vështirët shekuj në historinë tonë.
KRYETARET E BASHKISE SE VLORES, 1912 – 2012

I Katundaria e Vlores ne vitet 1912 -1914
1
Abas Mezini
Vlore (1864- 1926)

1912; 1920; 1921;1922.
2
Ibrahim Abdullahu
Vlore (1880-1955)

11.3.1913-31.12.1914
II Kryekatundaret e Vlores Gjate pushtimit Italian 1.1.1915 -14.8.1920
3
Osmen Haxhiu
Vlore (1885- 1937)

1915
III Kryetaret e Bashkise se Vlores gjate ringritjes dhe Konsolidiniit te’ shtetit
4
Ali Asllani
Vlore (1882-1966)

20.12.1918-5.11.1920 1. 4.1934-31.7. 1939
5
Qazim Kokoshi
Vlore (1882-1947)

4.5.1922 – 25.12.1924
6
Nuredin Vlora
Vlore (1889- 1964)

1.1.1925- 19.2.1927
7
Zyhdi Karagjozi
Gjirokaster(1881-1970)

20.2.1927-5.7.1928
8
Arshi Halil Xhindi
Vlore (1885 – 1973)

6.7.1928- 30.8.1932
9
Abedin Nepravishta
Ku<; (1889-1975) 1.9.1932- 15.3.1933 10 TefNara?i Nara? (1894- 1970) 16.3.1933-31.3.1934 IV Kryetaret e bashkise gjate pushtimit nazi fashist 1939-1944 11 Kristaq Pandeli Strati Vlore 1904- 1969) 1.8.1939-1942 • 12 Nexhip Koka Delvine (1899- 1976) 1942 - 17 4.1943-v'-, 13 Enver Taraku Peje, Kosov (1917-1989) 18.4.1943-5.10.1943 14 Muhedin Haxhiu Vlore (1909- 1979) 27.10.1943 - 15.11.1944 V Gjate periudhes se diktatures komuniste 1945-1990 VI Gjate ndertimit te sistemit demokratik 15 Elham Sharra Vlore (1942-2014) 20.7.1992- 14.11.1996 16 Gëzim Zilja Vlore (1951) 15.11.1996-30.4.1997 17 Agron Shehu, Vlore (1948) Tare Hamo, Vlore (1945) 1.5.1997-21.6.1998 David Tushe. Vlore (1957) 18 Neki Dredha Vlore (1939) 22.6.1998- 1.10.2000 19 Niko Veizaj Vlore 1954) 1.10.2000- 12.10.2003 20 Shpëtim Gjika Vlore (1962) 13.10.2003 - - 8.5.2015 4. Cilët ishin emrat ,që do të kishin një bust ndër lulishtet e Vlorës?Në mos sot nesër sigurisht do ta kenë. “Ku gjenden ata që i dhanë emër dhe krenari qytetit ndër kohët e vështira?Në varreza e trishtuara të harruar në kohë prehjen e madhe dhe të përhershme..Disa të dhëna për disa kryetarë bashkie të këtij qyteti. Janë figura si Nuredin bej Vlora,I biri Ferit Pashë Vlorës, ish kryeministër i Turqisë ne vitet 1902-1908. Nuredin beu një nga personalitetet e shquar te familjes Vlora. Me kulture te gjere, njohës i shume gjuhëve te huaja. Ne vitin 1925 u zgjodh Kryetar i Bashkisë se Vlorës. Abedin Nepravishta.U lind 1889 ne Kuç te Kurveleshit. Me 1931 prefekt i Vlorës dhe 1 muaj zevendesisht kryetar i bashkisë. Më 1 tetor 1930 emërohet prefekt ne Korçe. Me 1931 - 1933 prefekt ne Vlore. Me 11 shtator 1933 - 9 dhjetor 1935. Arshi Halili. Ne legjislaturën 1925-­1928, pas vdekjes se deputetit Elmas Xhaferi u zgjodh deputet. Dhe pastaj Kryetar i Bashkisë së Vlorës. Emrat e tjerë Ali,Asllani , Abaz Mezini,Qazim Kokoshi,Ibrahim Abdullai etj. KRYETARET E BASHKIVE TË QYTETIT BREGDETAR DERI PAS CLIRIMIT Sistemi i bashkive ne Shqipëri ka patur here pas here ndërprerje ne kohe. Qysh para 1912 kane funksionuar"Kryekatundaret"ose Kryetaret e Bashkive. Ky sistem vazhdoi deri ne fund te 1944 kur u vendosen Komitetet Ekzekutive dhe rifilloi ne vitin 1992. Ne fillim te shekullit XX Vlora kishte një popullsi prej 8.000 banoresh dhe administrohej nga Kryekatundari, qe sot quhet "Kryetar i Bashkisë": Ndër të parët qe njohim si Kryekatundare apo Kryetar Bashkie janë: Shahin Kolonja, Ali Spahiu, Abas Mezini dhe Ibrahim Avdullahu të pasuar nga Osman Haxhiu i cili njihet edhe si prefekt i Vlorës. Ne 1918 me emrin "Kryetar Bashkie" është Ali Asllani i cili ne 1920 ia la vendin Qazim Kokoshit. Ne vitin 1925 Kryetar i Bashkise u zgjodh Nuredin bej Vlora e pas tij Arshi Halili {Xhindi}.Ne vitin 1934 përsëri Ali Asllani deri ne prill te 1939. Pas një ndërprerje, ne 1943 Kryetar Bashkie për Vlorën u caktua Myhedin Haxhiu. Pas lufte, nuk ka Bashki, këtë rol e luante Kryetari i Komitetit. Rexhep Sulejmani dhe Avdul Agalliu ishin të parët Kryetare ëe Komitetit Ekzekutiv te Qytetit. Shahin Kolonja, 1900.Ishte kryetar i pare i Bashkisë së Vlorës, ose kryekatundar, siç quhej në atë kohe .Ali Spahiu (Skrapari) 1903-1908. Kishte kryer shkollën e larte ne Stamboll, anëtar i klubit"Bashkimi"Stamboll. 1-Abas Mezini, 1908 - Mars 1909 Familja Mezini është një nga familjet me te vjetra te Vlorës dhe me një aktivitet te shquar patriotik. Ne Komisionin përgatitor për shpalljen e Pavarësisë Abas Mezini ishte shume aktiv, në shtëpinë e tij bëheshin mbledhjet me te rëndësishme. Kryekatundari mbështeti fuqimisht Ismail Qemalin dhe qeverinë e tij. Në të gjitha aktivitetet e kohës merrte pjese Abas Mezini. 2-Ibrahim Avdullahu 1912-1914 Ka kryer shkollën e larte për Drejtësi ne Stamboll. Një nga themeluesit e Klubit Labëria"dhe drejtues i tij, për ketë arsye Ibrahim Avdullahu, Elmas Xhaferi,Mu~o Sharra, Durro Shaska dhe Ali Beqiri u kapen nga turqit, ne vitin 1908, u shpunë ne Stamboll dhe rrezikonin dënimin me vdekje. Kur u kthye ne atdhe vazhdoi aktivitetin dhe ishte një nga njerëzit me te afërt te Ismail Qe­malit Pas shpalljes se pavarësisë është Kryekatundari i Vlores. Ne mars te 1914 shkon ne France si përfaqësues i Vlorës për tu këshilluar me Ismail Qemalin Ne 1914 kryeson negociatat me rebelet për te shpëtuar Vlorën nga shkatërrimi. Kryengritësit kërkuan largimin e tij si kryetar i katundarisë. Një nga personalitetet më me influence ne Vlore. Ne vitin 1923 vuri Kandidaturën për deputet. 3-Osman Haxhiu (Nënprefekt i Fierit) Pas largimit te Ibrahim Avdullahut si Kryekatundar u vendos qe administrimin e Vlorës ta merrte Osman Haxhiu ne emrin e prefektit. I biri i Miftiut te Vlorës Haxhi Muhametit dhe një nga familjet me te pasura te Vlorës. Shume aktiv qe ne fillim te shekullit, një nga mbështetësit kryesor te Ismail Qemalit. Me vone do te këtë një karriere te shkëlqyer, Kryetar i Komitetit "Mbrojtja Kombëtare" te Luftës se Vlorës, delegat ne Kongresin e Lushnjës, deputet ne parlamentin shqiptar. 4-Ali Asllani – 1918. Personalitet shtetëror, diplomat, poet i shquar i Vlores. Mbaroi shkollën e lart Politiko-Juridike-Administrative ne Turqi ne vitin 1906. Shërbeu ne administratën turke ne Janine e Bulu, deri ne shpalljen e pavarësisë. Punoi si sekretar i Ismail Qemalit,nënprefekt i Fierit, sekretar i administratës se Vlorës, sekre­tar shteti. Dy here Kryetar Bashkie ne Vlore, përfaqësoi shtetin shqiptare ne Trieste, ne Sofje dhe Athine. Shkroi shume poema dhe poezi. U zgjodh anëtar i Institutit te Shkencave ne vitin 1913. Zotëronte gjuhet: turqisht, persisht, gre­qisht, italisht dhe frëngjisht. 5-Qazim Kokoshi – 1920. Me aktivitet te shquar patriotik e politik. Firmosi aktin e pavarësisë, ne shtabin e Luftës se Vlorës, senator, deputet, ne 1920 u zgjodh Kryetar i Bashkisë Vlore. 6- Nuredin bej Vlora .I biri Ferit Pash Vlorës, ish kryeministër i Turqisë. Nuredin beu, një nga person­alitetet e shquar te familjes Vlora dhe te Vlorës. Me kulture te gjere, njohës i shume gjuhëve te huaja. Ne vitin 1925 u zgjodh Kryetar i Bashkisë se Vlorës. Gjate mandatit te tij pruri makinën për te lar rrugët e Vlorës, vendosi sirenën për orarin e punës dhe te shkollës. Ishte i ndjeshëm ndaj te gjithë atyre qe vuanin.. Iku jashtë shtetit dhe vdiq ne Hajdenberg te Gjermanisë ne vitin 1964. Me 8 janar 1926, Nuredin bej Vlores shkruan E.M.Lepenica,iu dorezua dekreti i emërimit si kryetar Bashkie me gjithë kritikat qe ka pasur për punën e tij. Këshilli Bashkiak sipas votave te fituara kishte këtë perberje:Dhimiter Kolea ,Dalip Peshkepia,Samuel Matathia, Aristidh Ruci,Hamza Isai, Esheref Dano .Me pas Nuredin bej Vlorës do ti i bëhen shume kritika për punën e tij si mungesa e ujit, sidomos ne lagjen Skele, mungesa e pastërtisë se qytetit, mosfunksionimi i centralit elektrik etj. Pavarësisht nga kritikat në ato kushte të" vështira, Nuredin Beu u mundua t"i shërbente Vlorës. Gjate ushtrimit te detyrës, ashtu si edhe Qazim Kokoshi, vazhdoi te nxirrte kartëmonedhën e bashkisë, por tashme me firmen e tij "Nuredin Vlora" Si një atdhetar e personalitet me kulture e vizion perëndimor, Nuredin Vlora, problemin e pare qe shqyrtoi, ishte arsimi dhe kultura. Vizioni tij për zhvillimin e arsimit dhe dashuria e tij për Vlorën del qarte ne një relacion qe ai i ka drejtuar Ministrisë se Arsimit dhe Prefekturës se Vlorës, ne korrik te vitit 1925, ku ndërmjet te tjerave shkruan: "... Si ne krahina dhe ne qytet shkollat ne vitin 1925 kishin arritur ne një grade shume te poshtme..."Ne këtë relacion, Nuredin Beu kërkon rihapjen e shkollës se mesme ne Vlore e cila qe nga janari 1925, me mbritjen në Vlore të forcave, të kriminelit Taf Kaziu e përdoren konviktin e kësaj shkolle si fjetinë , shkolla u shkatërrua dhe ishte mbyllur. Nuredin bej Vlora ne relacion shprehte habinë për ngurrimin qe tregohej për hapjen e kësaj shkolle "kaq te nevojshme, e gatshme, qe mund te funksionoje me pak shpenzime dhe sidomos për këtë pjese te Shqipërisë qe sa nevoje te madhe ka për arsim, aq pas ka mbetur"Relacioni përfundonte me fjalët: "qe ne fillim te vjeshtës se pare shkolla te ishte gati për te funksionuar".Mbi baze e këtij relacioni te Bashkisë, Prefekti i kërkon Ministrisë se Arsimit: "formimin e liceut këtu ne Vlore i cili do te jete tepër i nevojshëm për avenirin e brezit te ri shqiptar"Ne saje te interesimit dhe përpjekjeve te Nuredin bej Vlorës, shume patrioteve, mësuesve vlonjat dhe ve9anerisht te Vakëfit te Vlorës, me 21 dhjetor 1925, ra zilja e pare ne Shkollën Tregtare. Kjo ishte një arritje e madhe pasi kjo shkolle do te luante një rol te rëndësishëm në kulturën e vendit. Këtë vit shkolla pranoi 50 nxënës: 25 nga Vlora dhe krahina, 10 nga Himara, 10 nga Kurveleshi, 5 nga Malësia e Tepelenës. Vihet re se me sa mençuri ishte bere plani i pranimit te nxënësve ne shkolle, pra nga te gjitha krahinat. Drejtori i pare i kësaj shkolle ishte patrioti Leonidha Naci.

Filed Under: Histori Tagged With: 20 KRYETARË, E ENVER M.LEPENICA, Gezim Llojdia, NE BOTIMIN, NË NJË SHEKULL, TË BASHKISË VLORË

Serbia si zgjatim i Rusisë në zemër të Europës

November 2, 2014 by dgreca

Nga Sulejman GJANA*/
Vizita e tretë dhe sërish madhështore e Putinit në Serbi, në kuadër të 70 vjetorit të çlirimit të Beogradit nga Ushtria e Kuqe dhe tanket ruse, ishte sfida e hapur dhe fyese e Serbisë për Brukselin, ishte përgjigjia brutale për përqafimet dhe përkëdheljet e baroneshës Ashton për rioshët Daçiç e Vuçiç. Por mbi të gjitha ishte përgjigjia poshtëruese për aksionin diplomatik integrues të Serbisë në Europë, ndërmarrë prej shteteve anëtare të BE, në shumicë edhe anëtare të NATO-s. Shtete këto të angazhuara pothuajse totalisht (ndonëse shpesh pa dëshirë dhe me ngurrime prej interesash) në kushtëzimin e Rusisë me sanksione pas aneksimit prej saj të Krimesë, pas aksionit separatist në Ukrainën lindore dhe pas kërcënimeve ushtarake të saj për zgjerimin e konfliktit ukrainas.
Dhe përgjigjen më të mirë “shpërblyese” për dashurinë pa kundërshpërblim të europianëve ndaj serbëve, e dha presidenti Nikoliç kur i deklaroi Putinit në Pallatin e Bardhë: “Shumë gjëra ne serbët i kemi bërë në të kaluarën bashkë me ju, dhe do t’i bëjmë edhe në të ardhmen. Ne ju falënderojmë për mbështetjen tuaj kur ka qenë fjala për Kosovën, ndaj dhe Serbia e serbët do t’i mësojnë fëmijët e tyre ta duan fort Rusinë”.
Pasi theksoi se serbët presin ndihmën e Rusisë në bujqësi dhe energjetikë, por sidomos në industrinë petrokimike dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare në kushtet e sanksioneve, Nikoliç i deklaroi Putinit me emocion: “Rusia është një mbështetje e fuqishme për ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit, sidomos në lidhje me Kosovën dhe Metohinë”.
Ndërsa Putin u deklaroi miqve serbë se “Qëndrimi proserb i Rusisë është një pozicion parimor që nuk do të ndryshojë kurrë”, dhe se “Rusia është e angazhuar për problemin e Kosovës, përmes rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së”.
Si qokë për vizitën dhe pritjen madhështore, Putini kishte sjellë në Beograd një paketë financiare ndihmash prej 1.2 miliardë dollarësh dhe garancinë se “ndihmat humanitare ruse për vëllezërit e vuajtur e të kërcënuar serbë në Kosovë do të vazhdonin edhe në të ardhmen”.
Gjatë kësaj vizite, Serbia dhe Rusia nënshkruan disa marrëveshje dypalëshe tejet të rëndësishme, sikundër: Marrëveshja me Hekurudhat e Rusisë për rindërtimin e pjesëve veriore të hekurudhës në Serbi; Memorandumi për efikasitetin energjetik dhe furnizimin rus të Serbisë me energji elektrike; Marrëveshja për mbrojtjen e ndërsjelltë të informacionit të klasifikuar; dhe më në fund “qershia mbi tortë”, Marrëveshja për bashkëpunim ushtarak-teknik.
Dhe për të dëshmuar dashurinë personale e të serbëve për Rusinë, presidenti Nikoliç u rikujtoi me mburrje të pranishmëve të përzgjedhur për ceremoninë e pritjes, se në përgjigje të vizitës përkujtimore të 70 vjetorit të çlirimit rus të Beogradit, më 9 maj 2015, me ftesë të Putinit, ai do të merrte pjesë me gëzim të veçantë në ceremonitë moskovite për kremtimin e 70-vjetorit të fitores mbi fashizmin.
Vizita e fundit e Putinit në Beograd bëri bilancin e marrëdhënieve dypalëshe të shkëlqyera, por njëkohësisht ishte edhe kurorëzimi në fillimshekullin XXI i aksionit të pandalshëm e shekullor rus për ruajtjen e ndikimit mbi Serbinë dhe në zhvillimet ballkanike, sidomos në kushtet e ekspansionit rus drejt Lindjes dhe Juglindjes së Europës, si kundërpërgjigje ndaj ekspansionit të NATO dhe BE drejt Ballkanit Jugperëndimor dhe Lindjes së Europës.
Ishte pikërisht Putin ai që ripromovoi dhe intensifikoi aksionin total rus drejt Ballkanit dhe Serbisë, pas zbythjes prej një dekade që shoqëroi pushtetin e Jelcinit, të cilin “delfini” Putin e rrëzoi për paaftësi dhe rrezikim të objektivave politiko-ushtarakë ndërkombëtarë të Rusisë në kushtet e triumfit të Perëndimit mbi komunizmin dhe zhvillimeve gjepolitike pas Luftës së Ftohtë.
Parë në këtë mënyrë, Putini shkoi në Beograd për të korrur të mbjellat e dekadës së fundit, të cilat i futi në hambarin rus me ndihmën e çirakëve serbë, me presidentin Nikoliç në krye, të cilin e solli në fuqi në vitin 2012 pasi e mbajti dhe përgatiti gjatë në Moskë dhe e zbarkoi në Serbi me stafe dhe premtime të shumta ndihme ekonomike, si dhe me fushata të financuara e të përgatitura nga të dërguarit e Kremlinit në Beograd.
***
Pas ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në Kosovë, ambasada ruse në Beograd u shndërrua në Mekë dhe Medinë të pelegrinëve ultranacionalistë serbë, të cilët përzgjidheshin dhe merrnin bekimin e Moskës për karrierë partiake e politike.
Natyrisht që ambasadorët e njëpasnjëshëm rusë nuk e humbnin asnjëherë rastin për t’u kujtuar serbëve se kishin mbështetjen e Rusisë, e cila, sipas tyre, do të përdorte veton dhe të gjitha mekanizmat bllokues në OKB dhe organizmat e tjerë ndërkombëtarë për të sabotuar pavarësimin, njohjen, anëtarësimin dhe integrimin e Kosovës. Betim të cilin Rusia e mbajti, teksa me mburrje theksonte pafundësisht se ishte ajo që, “në mbështetje të popullit dhe kombit vëlla serb, sabotoi sistematikisht të gjitha objektivat perëndimore për Kosovën, sidomos gjatë periudhës 2005-2008”.
Pohimi i ish ministrit të Jashtëm të Federatës Serbi-Mali i Zi, Vuk Drashkoviç, në vitin 2004, se “Elita jonë intelektuale dhe politike e ka të qartë se proceset integruese të Federatës në bashkësinë perëndimore (nënkupto NATO dhe BE), kanë rëndësi jetike për ardhmërinë tonë, ndaj ne duhet të angazhohemi dhe të punojmë me të gjitha forcat në këtë drejtim…”, alarmoi Rusinë dhe shënoi fillimin e fundosjes dhe përfundimit të karrierës së Drashkoviçit, krahas pakësimit gradual të peshës politike dhe rezultateve të mëtejme zgjedhore të partisë që Drashkoviç kryesonte.
Ky fund fatkeq ishte edhe pasojë e kundër-reagimit adekuat të politikës dhe elektoratit serb për çdo aktor dhe faktor politik properëndimor në Serbi, objektiv ky i arritur padyshim edhe me ndihmën dhe kontributin e Rusisë, që ka dorë në të gjitha zhvillimet politike në Serbi.
***
Kundërshtimi i zgjerimit të NATO-s në Lindje të Europës është vektori konstant politik dhe gjeostrategjik i Rusisë, që e konsideron këtë zgjerim si kërcënim ushtarak në kufijtë e saj.
Kur në prill të vitit 2008, në samitin e NATO-s të mbajtur në Bukuresht, SHBA-të propozuan ftesën e Aleancës për anëtarësim të Shqipërisë dhe Kroacisë, Rusia u nervozua dhe menjëherë planifikoi strategjinë për sabotimin me çdo kusht të zgjerimit të NATO-s me vendet tjera të Ballkanit ende të paanëtarësuara.
Natyrisht që në krye të listës së vendeve ballkanike që nuk duheshin anëtarësuar, Rusia vendosi aleaten strategjike, Serbinë, të cilën e përzgjodhi edhe si shtetin ballkanik që do të balanconte ushtarakisht armiqtë historikë, Shqipërinë dhe Kroacinë properëndimore.
Por nervozizmi rus kaloi parashikimet dhe u shndërrua në kërcënim, pas propozimit amerikan në këtë samit, që NATO të fillonte menjëherë procedurat për anëtarësimin në Aleancë të Ukrainës dhe Gjeorgjisë. Me këtë rast presidenti Putin deklaroi: “Zgjerimin e NATO-s në kufijtë e Rusisë do ta konsiderojmë kërcënim për sigurinë e saj dhe do të ndërmarrim kundërmasat adekuate. Dhe e mbajti fjalën, teksa Gjeorgjinë e ndëshkoi duke e sulmuar ushtarakisht dhe duke e neutralizuar totalisht po atë vit, pra në vitin 2008, ndërsa Ukrainën e tmerroi dhe e ndëshkoi pas 6 vitesh, me pasojat e njohura të një konflikti që ende nuk dihet se kur do të përfundojë… Teksa më parë aneksoi Krimenë me peshë stërmadhe gjeostrategjike, ndërsa aktualisht ka marrë peng rajonet lindore të Ukrainës (gjithashtu me peshë të madhe gjeostrategjike dhe ekonomike) me ndihmën e separatistëve rusë të armatosur dhe drejtuar me telekomandë nga Rusia.
Strategjia e vendeve kryesore të NATO-s për të anëtarësuar njëkohësisht edhe në BE të gjitha vendet ish komuniste, sikundër Polonia, Rumania, Bullgaria, Kroacia, Sllovenia, Hungarija, Çekia e Sllovakia, është dëshmi e qartë e faktit të pohuar, në vitin 2008, nga ish sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Japp de Hop Shefer, sipas të cilit “NATO dhe BE ecin sëbashku, dorë për dore”. Por pikërisht kjo strategji ka alaramuar Rusinë, që i konsideron të rrezikshme përpjekjet e NATO-s dhe BE për të integruar në këtë proces edhe Serbinë.
***
Në vitin 2010, kryetari i Komitetit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare të Dumës ruse, Kostantin Koshaçev, deklaroi: “Anëtarësimi i Serbisë në NATO nuk do të ishte tjetër veçse legjitimim i agresionit kriminal të vitit 1999 të NATO-s mbi Serbinë, por njëkohësisht do të ishte edhe riposhtërim i kombit dhe popullit serb, të cilit me këtë rast iu shkëput me dhunë Kosova, që është djepi ku lindi dhe u mëkua kombi serb. Këtë agresion, asokohe Rusia-aleate strategjike e Serbisë e kundërshtoi me forcë dhe e konsideroi si poshtërim i patolerueshëm”.
Para dy vitesh, pyetjes së mediave serbe se çfarë do të humbiste Serbia nëse do të anëtarësohej në NATO, ambasadori rus në NATO, Dmitri Rogozin, iu përgjigj, qartë dhe në mënyrë lakonike: “Duke patur parasysh se Kosova është pjesa thelbësore e sovranitetit kombëtar serb dhe djep i kombit serb, si dhe duke qenë se Serbia është një vend vëlla i Rusisë, jam i detyruar t’ju ndërmend se me anëtarësimin në NATO Serbia do ta humbte përfundimisht Kosovën, duke e vetëpranuar këtë akt dhe realitet”.
Ndërsa ambasadori rus në Serbi, Aleksandër Konuzin, e thelloi konceptin e kolegut të tij të atashuar në Bruksel, teksa deklaroi: “Ne rusët, të dashur vëllezër serbë, do ta respektojmë vendimin tuaj për të hyrë në NATO, por duhet ta dini se, duke u bërë pjesë e NATO-s, ju do të bëheni gjithashtu pjesë e një kërcënimi për sigurinë e Rusisë, çka do ju shndërronte automatikisht, nga një vend mik, në një vend armik”.
Kushtëzimin e njëanshëm politik të marrëdhënieve ruso-serbe, me moton “ose me Moskën, ose me Perëndimin”, Rusia po përpiqet ta shtrijë edhe në marrëdhëniet dypalëshe ekonomike, teksa nëpërmjet ambasadorit rus në Beograd, Konuzin, deklaroi para dy vitesh se “në qeverinë serbe ka ministra që janë pozicionuar hapur kundër firmave dhe kompanive ruse, dhe se firmat dhe kapitalet ruse trajtohen keq në Serbi, çka ne e konsiderojmë fyerje dhe kundërvënie…”.
Fakti që nga 28 vende anëtare të NATO-s, 24 vendet kryesore të saj e kanë njohur Kosovën, është përdorur dhe po përdoret vazhdimisht nga Rusia për të trembur dhe armiqësuar serbët me NATO-n.
Duke u kujtuar serbëve me ironi pikën 6 të kapitullit të titulluar “Qëllimet dhe parimet e zgjerimit”, të Traktatit të Aleancës Veri-Atlantike, në të cilën përcaktohet qartë dhe prerë se në NATO pranohen vetëm shtetet që i kanë zgjidhur përfundimisht, apo që ndodhen në vijim të proceseve të suksesshme të zgjidhjes paqësore të problemeve territoriale me fqinjët dhe të njohjes reciproke, ambasadori rus pranë NATO-s, Dmitri Rogozin, i kujtoi publikisht Beogradit në vitin 2011, se përpiqet më kot të anëtarësohet në NATO, nëse nuk njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe nëse nuk heq dorë nga humbja e sovranitetit mbi të.
Pavarësisht klishesë “miqësore” të Putinit se “Çfarë është e mirë dhe e leverdisshme për Serbinë, është e mirë dhe e pranueshme edhe për Rusinë”, deri më tash Moska ka dëshmuar se Rusia e kundërshton haptazi dhe me force hyrjen e Serbisë në NATO, pasi kjo hyrje do të thoshte humbje e një placdarme ushtarake me rëndësi jetike e në mes të Europës. Por Rusia tmerrohet gjithashtu edhe nga ndikimi veriatlantik dhe europian në vendimet e elitës politike serbe lidhur me integrimin e saj në NATO dhe BE.
Moska ndjek me vëmendje dhe kënaqësi përdorimin e “kartës ruse” nga partitë serbe në pushtet, sa kohë që ndjeshmëria dhe dashuria për Rusinë është e lartë në mbarë elektoratin serb.
Moska gjithashtu nuk e fsheh dot kënaqësinë kur, gjatë fushatave zgjedhore, gjatë debatit politik në parlament dhe në vendimmarrjet e detyrueshme lidhur me proceset integruese të Serbisë, vërehet qartë prirja e Beogradit për të qëndruar në dy karrige, duke u përpjekur ta mbajë mirë edhe me Lindjen, edhe me Perëndimin.
Madje gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale në Serbi në vitin 2012, kandidati radikal Nikoliç ofroi si premtimin më të fortë zgjedhor mundësinë e ndërtimit të bazave ushtarake ruse në Serbi dhe instalimin atje të testatave ruse me mbushje bërthamore, që do ta shndërronin Serbinë në fuqi kuazibërthamore në mes të Europës.
***
Aktualisht, në Perëndim dhe kudo ekziston një paqartësi e dukshme në lidhje me të ashtuquajturën “asnjëanësi ushtarake” të vetëshpallur të Serbisë, e shprehur si gjoja detyrim shtetëror, bazuar thjesht në një fjali të shkruar në tekstin e një rezolute parlamentare, para disa vitesh. Dhe kjo paqartësi rritet akoma më shumë kur vërehet mungesë vullneti politik tek mbarë klasa politike dhe shoqëria serbe, për të hapur një debat publik të njimendtë, debat ky që do të qartësonte se çfarë nënkuptohet me“asnjanësi” dhe cilat janë garancitë përkatëse!?
Askush më shumë se Rusia nuk ka interes për këtë paqartësi lidhur me “asnjëanësinë” serbe, sa kohë që shfrytëzohet maksimalisht urrejtja serbe për NATO-n dhe fushatën e saj të bombardimeve, që paraprinë ndërhyrjen ushtarake në Kosovë dhe shkëputjen e saj nga Serbia në vitin 1999.
Për ultranacionalistët dhe shumicën e serbëve, “anëtarësimi i Serbisë në NATO do të thotë jo vetëm dorëzim vullnetar i një pjese të identitetit dhe sovranitetit kombëtar, por edhe riposhtërim pas poshtërimit që NATO u bëri serbëve në vitin 1999 dhe vënie e ushtrisë nën komandën e një strukture ushtarake armiqësore”.
Mendimi që mbizotëron në qarqet intelektuale, në klasën politike, në shoqërinë civile dhe qendrat studimore strategjike serbe, është ai sipas të cilit Perëndimi duhet t’i japë dhe garantojë Serbisë një status special, si parakusht për anëtarësimin e saj në NATO dhe BE. Thënë ndryshe ata kërkojnë gjetjen e një lloj formule të “Anëtarësimit të kushtëzuar të Serbisë”, gjithmonë me kushtin e qartë që Serbia kurrë të mos detyrohet të marrë pjesë në veprime ushtarake të NATO-s kundër Rusisë, që kurrë të mos angazhohet në sanksione ekonomike kundër saj, kundër interesave të saj, apo të përfshihet në veprime të ngjashme në zonat e saj të influencës. Kushtëzim absurd ky që, kurrsesi, nuk mund të pranohet nga Perëndimi, e që mund të shërbejë në çdo kohë si pretekst… dhe për lojë me dy porta të Beogradit, midis Moskës dhe Brukselit.
Por deri kur të merret vendimi përfundimtar, si objektiv afatshkurtër dhe afatmesëm, Beogradi do të vazhdojë të bëjë rolin koketës që flirton me Perëndimin dhe fle me Lindjen. Dhe si kurtizane e vjetër 2 shekullore, do të zhvasë sa të mundet nga mëtonjësit, sidomos nga vendet e pasura perëndimore. Shembulli i kohës së Titos është tejet i freskët, teksa diktatori komunist u vetëshpall aleat i Perëndimit në Lindje, por që kurrë nuk e pranoi pluralizmin politik dhe demokracinë. Asokohe Beogradi kishte garant Çurçillin, sot ka garant Baroneshën Ashton.
Në fundore, kuptohet se Serbia ka dijtë gjithnjë të përdorë politikën dhe diplomacinë në shërbim të interesave të shtetit dhe kombit serb. Ndërsa për fat të keq, Shqipëria zyrtare vazhdon që prej 70 vitesh të përdorë këta instrumenta të rendësishëm, në shërbim të interesave të pushtetit dhe individëve çka cënon rëndë interesin e popullit dhe kombit shqiptar…
*Kryetar i PLL

Filed Under: Analiza Tagged With: Kryetar i PLL, ne zemer te Evropes, Serbia, si zgjatim i Rusise, Sulejman Gjana

NJË DESHMI TJETËR,QE TREGON SE MJESHTRI I MADH I FOTOGRAFISE, GJON MILI ISHTE VATRAN

November 1, 2014 by dgreca

Që mjeshtri i madh me origjinë shqiptare, Gjon Mili ishte vatran, këtë nuk mund ta mohojë askush. Kishte ardhë në SHBA më 1923. Ishte i biri i Vasil Mili dhe Viktori Cekani nga Korca. Gjon Mili nderroi jete nga pneumonia ne Stamford, Connecticut ne 14 shkurt 1984. Nder shqiptaret qe moren pjese ne varrim ishte kryetarja e Vatres per New York New Jersey, gazetarja dhe shkrimtarja Nexhmije Zajmi.
Para se të bëhej i famshëm, ai merrej me shkrime e përkthime në Gazetën Dielli, duke u ushtruar në përsosjen e gjuhës shqipe, pasi vinte nga komuniteti shqiptar i Rumanisë. Janë dy përralla me të cilat ai nisi bashkëpunimin në Gazetën Dielli, të botuara në faqet e Diellit.
Më pas mësojmë se Gjon Mili është arkëtar i Vatrës. Në një nga numrat e vet gazeta Dielli njoftonte se arkëtari i Vatrës, Gjon Mili, kishte dalë nga spitali, dhe ishte mirë me shëndet.
Gjejmë në faqet e Diellit edhe një falenderim publik, ku Aqile Tasi u rizgjodh Kryetar i Federatës Vatra për një mandat të dytë. Po ahshtu emri i Gjon Milit gjendet në komisionet e punes të Vatrës, që ndihmojnë Shqipërinë përmes Kryqit të Kuq, në vitet ’30 të shekullit të Shkuar.
Por në arkivin e Vatrës gjendet edhe një Letër e ish Kryetarit të Federatës VATRA në vitin 1961, Kristo Thanas, i cili i kujton mjeshtrit se dikur, të dy së bashku ishin pjesë të bordit të VATRËS. Shiheni Letrën origjinale.Kliko siper letres per ta lexuar…

Filed Under: Vatra Tagged With: GJON MILI, i fotografise, ISHTE VATRAN, NJË DESHMI TJETËR, QE TREGON SE MJESHTRI I MADH

Poeti i dashurisë njerëzore dhe vetëdijes së humbjes

November 1, 2014 by dgreca

NE sofren Poetike te DIELLIT- Robert SIMONIŠEK (Slloveni)/
Perktheu nga Anglishtja dhe e dergoi per Gazeten DIELLI- Jeton Kelmendi./
Robert Simonišek (1977), poet slloveni, shkrimtar, përkthyes dhe historian arti. Gjatë studimeve të tij, Simonišek punoj si gazetar për gazeta të shquara Sllovene dhe ka qenë në një tur udhëtimesh përrreth Evropës. Pasi mori Master dhe Doktoraten në historinë e artit, ai dha mësim në University of Lubljanës dhe ka kryer puntori në literaturën Sllovene. Deri më tani, ai ka botuar tri koleksione poezike (Katalogu i mbuluar nga uji, 2003; Një Vetë-portret pa një hartë, 2008; Migrimet, 2013), një koleksion tregimetë shkurtër (Shikimi melankolik, 2011), monografia (shkëputja Sllovene, 2012) dhe një roman (Dhoma Poshtë Kalasë, 2013) i cili është nominuar për ‘Kresnik’, »Librin Slloven«. Vëllimi i tij i fundit Migrimet pranon kompleksitetin e dashurisë njerëzore dhe vetëdijes së humbjes. Në vargjet medituese ku vetmia frymëzon, përkohshmërinë, dobësinë, shpresat dhe ndarjet kanë përfaqësuar ndalesat, zëri i autorit është në gjendje të ndjell bukurinë. Shkrimet e tij janë përkthyer në anglisht, Kroatisht, Çekisht, Spanjisht etj dhe janë shfaqur në një numër antologjish. Ai jeton në Celje.
HOUSE
Do të doja të ndalem këtu,
ndoshta vetëm për disa muaj,
ndoshta për disa dimra.

Jeta është më pak e parashikueshme
se kolonat e gazetave, pozicioni
i tyre i pandryshuar që nga dita e djeshme
karikaturat qetësonin me pushtet.
Jeta është më e ndritshme se xhami më i hollë,
e cila fluturon në tokë dhe qiell
Para se të vonojnë vendimet tona.

Nuk çaj kokën nëse qeramikat janë të shurdhra
nëse zëri i vijave të derësvrimave të tyre
dhe dritaret rrjedhjen e ajrit të mprehtë,
brejnë dhomën e gjumit gjatë natës.

Dua të mbledh mendimet nën këto tavane,
dëgjonjehonat e variacioneve,
kthehet përmes një korridori të gjatë
dhe ngulit veten në një peizazh vjeshte.

Të gjitha venitjet e jetës ishin
në mëdyshje për të bërë marrëveshje
ndonjëherë në vende të rrezikshme,
ndonjëherë në procesin e magjistarëve të mira.

Leri muret e bardhë të rritet lartë
dhe gjestet e pjesëve tjeta të tyre
lodhjet e trotuareve,
më lejoni të ulem nga flaka,
duke tërhequr shpirtrat pas shpinës time.

Do të doja të ndalem këtu,
dorëzojë pasaportën time të shqyer të kohës.
Pastaj do të mbyll derën e përparme,
të vazhdoj me të njëjtën arsye,
parase natata kapërcej gardhin.

Grua e re

Përmes qytetit provincial
një muzikë latine shprish flokët e saj
shpërndarë kudo
me korin e pyjeve lartë.
Buzëqeshja e dhëmbëve të bardhë,
një mendje e pa fund me lëvizje të vonuara.
Mbrëmja shtrihet përtej pritjeve.

Qershitë prekin thelbin e majit
dhe nëpërmjet të gjith ajrit të tendosur,
i cili mbeti i shurdhër
në mënyra të ditës së
ajarit midis treguesittë orës
dhe rrugës boshe.

Bakër i errët derdhur nga çatitë,
mbi faqet aromatike dhe sy mbyllur
pas pragut të shtëpisë së Zotit
injoroj profecitë e lashta.

Sonte era endet përmbipemët
varros gjurmë te të njëjtëve emra
që kanë nevojë për zërat tanë.
A guxojmë të pranojmë se vetëm lëkura
na liron nga toka
dhe koha agnotike?

Shtëpia në të cilen hyra ka pesë dhoma.
Të gjitha të bardhët lundrojnë në drejtim të masës portokallike
që nuk ndërhyn me zakonin tim.

Për një kohë unë do të ulem në verandë
dhe të dëgjoj për veten time. Pastaj do të zbres
nëpër kopsht në një tjetër mbrëmje të zakonshme,
me kujdes, që të mos ndërpresë afër
midis meje dhe hënëssë plotë.

AIROPORTET ETJ

Të gjitha këto shifra po bie shi nëpërmjet nesh,
një dritë ngjitet lartë përtej qelqit
dhe thyhet në copa të aluminit me shkëlqim
në hapat e pasazhet ngushëlluese,
të gjitha saktësitë e numrave ndezjet
dhe pastërtia duke u përpjekur të na bindë
se ne janë të rëndësishme dhe qëllimi
për në vendin e duhur.

Edhe pse ngjyra qifte vetëm kohët e fundit
fluturoi larg nga duart tona në pasdites,
duke lëvizur në të gjitha drejtimet e qiellit,
deri sa u bashkua me bar të butë
pëlqen buzët tona.

Ne të gjithë e dimë mirë se ku ishte fillimi
dhe ku fund i ditës,
se si të kthehem nga shtigjet me baltë në dhoma
plot zëra kadifeje.

Tani shikimetmë tëerrëta sigurojë drejtimin
ndërsa ne ulemi në sallat,
pavetëdijshëm për njëri-tjetrin,
imituar gurin egjiptian
me këmbët tona të kaluara, duke pritur
të bëhen të lehta përsëri.

Askush nuk e di se kush do të ulet pranë nesh,
sa lartë duhet të rritet,
kur buzëqeshja detyruesee shoqëruesit e fluturimit
imitonë ndjenjën e sigurisë –
si në një kurs të emocioneve njerëzore.

Ne kemi mësuar të jetojmë pa ankesa,
gjestet tona nuk zbulojnë thelbin.
Retë flok bore komplot pritjeje
si në qoftë se ne ende nuk e dimë
se cili shtet është i shkruar në hartën tonë,
sikur nëse ne kemi harruar
se si e ngurta një pemë është
kur ajo rritet nga toka.

Jashtë mjegullës

Kur sëcili u besonë rrugëve
mes parkut dhe sheshit lojërave
mëngjes rritet në
Mënyrën më faliare.
Diçka është komplotuar nga mjegulla
një jetë që nuk ka filluar ende.
Gjatë mëngjes, i përbërë nga
kuptimi, e shkruar si një reflektim mbi copa letre,
i njëjti lumë është i rrjedhshëm, brenda dhe jashtë
dhe ne të gjithë zhdukemi në hapësira apo mendimet
në lidhje me zgjidhjen e poshtme.
Ne janë lënë për të gjuajtur në mjegull,
diçka po paraqitet prej saj
diçka mbi aftësinë e vizionit,
diçka që nuk ka udhëzime të qarta
se si ta trajtojë atë.
Diçka është komplotuar nga mjegulla
diçka që ne do të dëshironim të lexonim dhe ndjenim,
para se era e mbrëmjes na grumbullon
dhe dridhë fletët e thatra nga ne
në shpatullën më të afërt.
Ne do ta marrim atë në shtëpi
dhe e vendosin në një vend të dukshëm,
ku format do të zgjasin
pavarsuisht nga vullneti ynë.
Ujëvarë

Kullon lagur mëndafshi nga goja e ajrit,
gdhendje tingujsh të qëndrueshëm,
të cilat pajtohen dhe lëvizin larg
gjëra të ndritshme para tyre
ne mund të mbajmë.
Ndoshta në lumenjët e shqetësuar
dikur reflektuar nga romantiket
ose në djemtë lokale duke u hedhur nga shkëmbi
pa kujdes në pishinën e gjelbër,
duke qëndruar njëkohë të gjatë nën sipërfaqen e holluar me ujë,
demonët sllave janë infektues tek frymëmarrja e tyre.
Nuk erdha për t’i thirrur hijet –
por të marrin në konsideratë atë që është përcaktuar tashmë
të jetë shumë e një barre.
Kur distancat thyejnë syrin,
Një jetë e re bën presione supeve.
Nëse shkeli më afër, unë dëgjoj shumë fundimetëČrtomir-it,
netëtbaltaretëfarkëtarëve
dheshkatërrimtarin evrullshëmtëqelqinënyje,
akoma duke kërkuarpërmagjitëqë do tëruajnëgjestin esaj,
humburnëmesin e shtratittëlumenjve.
Ndërpiklatdherritjet e miangaguri
dhedritambiKobaridpobëhetmë e hollë
Unë jam duke ikur me gjunjëduke m’udridhur
shqyerngahirimështyjnëmua
nëverë, me një hark,
derdhje pas meje.

Portret 1981-së

Jashtë – ndoshtanjëpranverë e hershme
osenëvjeshtë e vonë, ështëvështirëpërtëdalluar
detajetdhespërkamanëbuzë
Të një përbërje zi-bardhë
mund të jetë një pemë apo një njeri në lëvizje.
Pa dyshim, unë qëndrojë vetëm në mes,
me një shprehje kënaqësie,
në pantallona fort i përshtatshëm me formatimin e teksteve,
por nëse fotoja nuk e kishte gjetur veten në një album familjar,
Vështirë se do ta kisha njohur veten.
Edhe pse shumë është parashikuar:
lehtësisht ngritje hunde,
Sytë e mbyllur, flokë të gjatë dhe të trashë,
Më të ndritshme se sot,
sikur drita ishte e ndryshme
që pasdite e largët –
kështu që u dakorduam në tryezën e sotme.
Askush tjetër nuk është në foto –
Babai im është ndoshta në fabrikë
ose duke prerë pemët në pyll të thellë,
nëna ime është në një milje larg zyrës,
tek përgatit drekën në mendjen e saj,
dhe motra ime do të vijë më vonë,
kur shtëpia është e përfunduar.
Unë – oseçkamëvonë u bëUnë –
me njëshkopnëdorën time tëdjathtë,
gatipërtëluajtur, përt’ungjitennëprehrin e dikujt –
duke u paraqiturparamotërvogla,
qëpopriturpërdiçka.
Bravo – jehojnësfond,
një veturë ngadalë cirk loj oborrit,
një dorë e tepërt mbulojë ballin tim.

Ushtrimet në shpëtimin e Arteve
Për Milček Komelj

Çfarë duhet tu them,
kur vjeshta mbështetë në pemë?
Mesditëve përgjatë fotografive pëshpëritëse
– Shenjtorët ngulin sytë prej tyre
në hapësirë me duart e tyre dhe zërat
projektuar në motive simbolizuese –
janë zhdukur.
Në derën e liceut studjuan vetëm këta
që besuan vërejtjet nuk përfaqësojnë
thelbi i botëve ne shpjeguam,
ata që e panë në stilin më shumë se kopje
e origjinaleve nuk ekzistojnë, duke respektuar
lojën e qenit dhe pronarit tij.
Kundër karikaturave të errëta,
të cilat krahasohen pikturë të intrigave,
të cilët nuk do të zbulojnë muzikë në pagëzime.
që largohen nga Winckelmann-i
dhe fusin trurin e tyre në leksikun.
Për dispozitat, ecën në buzë
dhe sfidave të largëta,
veson në faqet midis pikturave,
tejmbushur lumenj brendije.
Çfarë duhet tu them,
kur vjeshta mbështillet në pemë,
e cili nga ne do të hedhë gjethet e padobishme
që mbijetuan ndryshimet kozmike?
Faleminderit për erën,
kush më ka penguar për t’u bëhem
përbindësh i pikturave boshe!
Tani ne jemi të dy lëshuar nga
ajo që është e kalbur në departament,
ne jemi në rritje dhe të rradhës
secili nën horizontin e tij,
djegur nga i njëjtë eter.

Nostalgjia për flakë

Ndër burimet në formë shtizë-alpine,
fusha e grurit, që udhëtojnë
në krahët e detit, që shtrihen me vela
në vende të paarritshme për syrin,
në shkrimin e lis-gdhendjes marangozit,
në djersë tulla-thërrmuar mason
dhe qëndrimi i hollë i një poeti mbajtur
herë pas here shpëton jehonën kombit.
Ajo luhat këmbanat e kishës
në lagjet disi të largëta
si qentë endacak gërhas mbeturinat e tyre
si hijet resonate midis bajpaseve,
rrafshim normash, interesat, gënjeshtrat,
dhe për të shkuar në
ritëm të pakontrolluar
derisa duart ndihen në ajër.
Por fjalët dhe ekranet:
nesër ne ende do të besojmë në carrocet,
rreziqet e motit dhe kozmetiket,
fshirje nga të enjturit e kujtesës.
Shqetësuar dhe i fshehur në paraardhësit tanë,
kapur në pergamenë e verës, në kërkim hartash,
si spiunë rri në papafingo,
duke hapur e-maila,
duke shkruar kombinime numrash
dhe kamerat gjithmonë
kthehen në të njëjtin drejtim.
Larg nga ne, nga ne larg,
si ne ndalemi në lëvizje
vetëm gjysmë-përgatitur për të hequr
mbeturinat e krizës, të zhys atë në benzinë
dhe besimin zjarrit tek pritur në mure.
Jo të përgatitur sa duhet.

Zhiçe•
Kur ngrohja e verës është në rritje,
Lugina afrohet si një drenushe, plot re
që syri i saj do të mund të arrijë çdo vend
pamjaftueshëm për pretendimet poetikën
Natyra dhe humorii çuditshëm.
Si shumë, më pelqejnë këto gjurmë
që të ngjisin në drejtim të paqes.
Pa ndonjë hezitim mund të kaloj natën
nën dritaren gotike të thyer
në mesin e vizitorëve të kësaj mbrëmje.
Ashtu si shumë lumturi dhe të qetësi,
për arsye të tyre të pluhurosura
rrethuar me mure të ulëta kartuziane,
Unë mund të pushoni.
Dhe ne mund të flasim për moshat e arta dhe të rënda
për të majtë dhe të djathtë, duke pretenduar se
nuk ka dallim në mes të zjarrit dhe gjarpërinjëve.
Për shkak se vende e shenjta kanë qenë gjithmonë
një mundësi të shijojnë verërat lokale,
për perlat e urtësisë rreth bimëve të ndryshme medicinale
dhe esencat fluturuara mbi vargjet e mendjes
duke akorduar emrat e vjetër.
Mundem, por unë preferoj për të vazhduar
drejt blirit errët kapur për të gjithë
i cili kishte mbijetuar të paktën dy dashuri.
Ka marramendje në praninë e saj, nga rritja e
verës, duke përsëritur
të njëjtat fate.
Kur unë kthehem
të jenë i kujdesshëm për të mos rënë në hithëra
Do dua ta kemë manastirin tim
në mes të turmës.
Kalaja

Kjo nuk është e rëndësishme nëse jam më jugor
ose në anën veriore të Alpeve.

Nuk është gjithmonë një rrugë duke kërkuar myshk
ku retë shpërndajnë majat
dhe askush nuk ndalet më në shpat,
askush nuk më paralajmëron në lidhje me tregimet
se rrugëgjetjet kanë ngrohur lartë.

Kur shkeli në mes dhe muri mbytet
thith erën mbi kulla,
Unë jam i heshtur – e njëjta dhe një tjetër.
Guri kap gurinr që zbehet ngadalë
në themelet, në bodrumet,
ngjeshur me shkopinjë.

Rrezet shpalosin dredhkën ndër hije gri
që lufton hijet e luftëtarit
dhe nëpër shkallët që shekujt
nuk do të jenë në gjendje për të kaluar, e gulçuar
për siluetat e dashuruara.

Nuk është e rëndësishme nëse unë jam lindor
ose në anën perëndimore të Alpeve.

Kur zbehem sërish
shëndoshë përafërt i vetmisë së tij
që mund të bënë dashuri vetëm me ajër
nuk më arrijnë mua.

Para meje, jam duke jehuar luginave të reja
miljet e dritave dhe premton për të përmbushur –
para se unë mund të bie në gjumë.

Lëndina

Hapat Shytë kafshëve ndonjëherë
shkundin shkurre brishta dhe më shtyjnë
në mes të pyllit.
Unë e di se atje nuk është askush
ku jam duke shkuar.

Gjunjët po ikin shpatit, fiershuplakave
dhe supet do të donin të rriten krahëve,
nëse shpina nuk do të shqetësohet nga mendimet
shetitin midis pemëve.

Para se të fokusohen vijës myshkut,
lëndina më mban në litarin e tij të padukshëm
dhe mi riaranzhon ndjenjat e mia.

Kur qielli merr dorezat e tij
I nxjerr me orë të zgjatura,
Unë – gjithmonë e ndryshme ngae pritshmja,
ri-prirur mbi buzë e saj.

U bëra një kalë i trajnuar,
ndjekur herë pas here nga udhëzimet e saj.
I kam përdorur për të toleruar
veten jashtë mureve
dhe zbutur durimin tim jashtë.

Zërat dhe dridhjet janë të pa rëndësishme këtu,
bari pëshpërit është i mësuar për të pritur
në erë duke e kthyer në drejtim të qytetit.

Unë do të ndjeka të dhe për të marrë një shkurtore –
ku të gjithë të tjerët janë tashmë duke pritur.

Kthimet

Ndonjëherë duhet të pres e Atlantikut,
ose ndoshta Paqësorit, në kohë vetëm një lumë.
Ne kthimi nga të gjitha anët,
zgjuar të kaluarën dhe gjatë pushimeve
që të pushoni sytë, të kërkojë për ata që janë të humbur,
ata që pëshpëritje nga përtej afreske.

Flaka është në rritje, era shpërndarë majepemësh
dhe zogjtë dorëzohen në mbrëmje.
Kur një i huaj troket tri herë
gjithë politika, feja, filozofia na lanë të paprekur
edhe pse dikush prapa derës
dyshon një mbledhje pagane.

Apostujt, zërat e tyre iintonojnë të ndryshëm,
një fytyrë, një krah, duke marrë nga tabela e gjatë,
kujdesi i tij në rritje me vite,
në mes të nevrikosjessë porcelanitmavijosur,
zbrazëtia e kapitujve të pakompletuara
dhe atë që po vjen.

Kur hedh në kuptimet
me stuhi e robëri tërhiqen
ata dikur shpërndajnë retë tona,
mori poshtë dielat nga varet e tyre ndryshkur
dhe përshëndetja e padëgjueshme e pantallonave të gjera të një gruaje
valëvitur përmes pranverë,
nxiton drejt përfundimit si një kometë
pa kthim.

Ne jemi të prirur drejt thelbit ndritshëm,
përafrimin e pasarelave, udhëheqës na ndanë
përmes dimrit, mbi ujërat e trazuara.

Tre kuaj

Nuk kam asnjë shpjegim
Kur orbitojë përmes hapësirave
as tëmijave, as tuave

Prania e hijes mbi gotën me njolla,
vibrim i fijes mëndafshët në ajër
dhe rënia e një mane çokollatë
errëson pikëpamjen, hapat
gjithmonë duke zgjedhur të ndryshme, shtigjevemë të vështira …

Nuk kam asnjë fjalë tjera për të përshkruar
kur kam dëgjuar të marrë frymën time
dhe tënden poshtë rrugës.
Kudo që unë shkoj, çdo derë të hapur,
çdo korridori e zhduki përmes,
Dëgjoj tre.

Nëse keni qasje më në dritë të hënës,
ju do të dëgjoni një hingëllimë,
kohuar nga gjuetarët e egra.
Prek qepallat e mia dhe do të ndjeni
etje shkretëtirës, një zjarr Shtypur
se zhvillimii një shëtitje të butë
dhe shpresat pa pretendime, duke pritur për një shenjë.

Nëse ju pikë në retë plumbi
thyer mbi rrokaqiejt
Unë do të vazhdojë t’u pohoj
– Tre po vijnë:
Dy të parët na zvarrisin
në palëte veçanta
dhe i treti, varrosur këtu.

Nata në qytetin

Shumë i ri për tu kujdesur
çdo gjë e vjetër,
shumë të vjetër për të arritur në mëngjes,
ajo ngadalë derdh në si rëra e shkretëtirës.
Heshtje seksione plotë rrugëve dhe linjave,
vë ballin e saj për maje pemëve.

Kur të eci trafikut ngadalësohet,
dyert e pemishteve dhe kopshteve të hapura,
dhe gjuha bëhet audible,
pa gjeste të kontrolluara,
pa betejat e organeve dhe mendjet me kohë.

Dhe mund pothuajse të shoh
se si kratere hënë ulet
si pasqyra humbni pasqyrën mbi ngjarjet
kur gjërat të ngrijnë dhe të bëhet i dëgjueshëm
si objekte muze,
sepse nata erdhi vetëm për të shfaqur
ajo nuk ka asnjë qëllim për të shitur ose të marrë larg.

Ai që mëndaloi e panë se si ajo thyen
përmes dritareve kazermën
dhe të fshehur një dorë në cep të depos.

Gjithnjë vazhdoj si ata që shpresojnë
se natë jeton deri në pritjet
dhe kthen mundësinë e mbërritjes
në vend të jo-ekzistences.

Në qoftë se unë ndaloj, skajet e saj ndezur
gishtat e saj të shkruaj mbi fasadat,
mbushur me errësirë nga të gjitha palët
u bëra më i dendur dhe më e dendur
dhe i prekshëm si tekstile,
kur paketë e ujqërve të hedh mbi ballkone dhe ulërimë,
kështu që ajo bëhet e përulur dhe e pagojë si një grua zbathur
i cili var një mantel të bardhë në karrige.

Nuk bëjë shumë,
E di se njohuria e natës është mbi minierën
dhe hëna është shumë e re për tu kryer shekujt,
ende shumë të vjetër për të arritur në mëngjes,
Vetëm të vazhdojë si dëshmitar i kësaj bukurie.

Translated by the author, Katarina Rakušček and Mary Kathryn Dunn.

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: Jeton Kelmendi, Poeti i dashurisë njerëzore dhe, Robert SIMONIŠEK (Slloveni), së humbjes, sjell, vetëdijes

25 VJET MË PARË- DY HERONJËT E KODRËS SË DIELLIT

November 1, 2014 by dgreca

AFRIM ZHITIA E FAHRI FAZLIU,DY HERONJ TË KOSOVËS, TË LUFTËS TË 2 NËNTORIT 1989 NË KODËR TË DIELLIT NË PRISHTINË/
Shkruan: Tahir GJONBALAJ/
Njizët e pesë vjet më parë, më 2 nëntor 1989, uturima e mjeteve të blinduara dhe
e makinerisë së luftës bashkë me aradhen e bashkuar të milicisë speciale të shoqëruara edhe me helikopterë, kishin mësy’ e rrethuar në Kodren e Diellit në Prishtinë për t’i kapur ilegalët Fahri Fazliu dhe Afrim Zhitia. Pas një lufte të madhe ranë ashtu si bien trimat në fushën e nderit. Qëndresa e tyre jepte porosinë që kumbonte fuqishëm dhe tregonte qartë, se akti i trimërisë është vepra që ngre peshë zemrat e liridashësve deri në heroizëm të pashoq. E si mund të dorëzoheshin trimat, kur i priste beteja për ta mundur vdekjen, për të fituar lirinë e pavarësinë e Kosovës?
2 nëntori është treguesi më i mirë dhe amaneti që lanë Fahriu dhe Afrimi për të gjallët, për forcat ilegale të cilat vepronin kunder pushtuesit. Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, mbyllën sytë duke e kryer obligimin kombëtar ashtu siç dinë vetëm pasardhësit e denjë të Oso Kukës , Mic Sokolit , Zhuj Selmanit , Jakup Ferit e Çel Shabanit, Vojo Kushit e Perlat Rexhepit, Isuf e Bardhosh Gërvallës, Kadri Zekës , Rexhep Malës e Nuhi Berishës.
Heroizmi i rënies së Afrimit e Fahriut proklamonte fillimin e një epoke të re, zgjimin e krenarisë , identitetit , shpirtit kryengritës për Çlirim e Bashkim Kombëtar si domosdoshmëri e fuqizimit të përpjekjeve për organizimin cilësor të luftës sonë të pashmangshme çlirimtare, i cila rrënjët dhe forcën do e gjente në mobilizimin dhe organizimin e popullit të shumëvuajtur në luftë të armatosur.
Fahri Fazliu – Fatmiri u lind në vitin 1963 në Llaushë të Besianës (Podujevë). Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Prishtinë. Ai gjendej aty ku fillonte liria dhe luftohej robëria, aty ku shpërfaqej bindshëm ideja dhe hidhej hapi për ta realizuar atë, aty ku gërshetohej teoria me praktikën për të fituar shpirt veprimi për çlirimin e trojeve të robëruara. Fahriu ishte palca e përpjekjeve për të krijuar dhe rivendosur lidhjet, për të hapur fronte pune për luftën, në aksion, në formën legale dhe ilegale.
Nuk janë të rastësishëm heronjtë tanë. Të tillë i patëm për së gjalli, të pavdekshëm u bënë me rënien e tyre. Të nevojshëm dhe të shquar i patëm për së gjalli, të bujshme dhe të ndritshme e lanë pas për ne veprën E TYRE madhështore. Të shtrenjtë ishin para rënies edhe më të shtrenjtë u bënë me rënien e tyre. Jeta e tyre është patriotizëm i kulluar, prandaj rënia e tyre është humbje e madhe.
Demonstratat e përgjithshme popullore të vitit 1981 Fahriun e gjetën në shkollën e mesme. Ai ishte pjesëmarrës aktiv i tyre ku u shqua për vendosmëri dhe guxim. Këto ngjarje do ta kalisin atë si patriot, atdhetar. Pas kryerjes së shkollës së mesme shkon në shërbim ushtarak ’81-’82. Gjatë kësaj periudhe ai iu nënshtrua presioneve e provokimeve nga më të ndryshmet, por nuk u thye për asnjë moment. Të gjitha këto provokime iu bënë vetëm pse Fahriu s’mund të gjunjëzohej përballë shtypjes dhe padrejtësive që iu bëheshin atij dhe bashkatdhetarëve të vet.
Pas kthimit nga shërbimi ushtarak, Fahriu u lidh më tepër me hallet e popullit duke u bërë shembull i veprimit patriotik, atdhetar. Krahas punës ilegale, pasi u punësua si dispeçer i trenave në Organizatën Hekurudhore “Prishtina”, ai do të jetë i pari që urdhëresat do t’i shkruajë në gjuhën amtare, me çka u thoshte pushtuesve dhe veglave të tyre se gjuhë e këtij vendi është gjuha shqipe. Për qëndrim të këtillë i krijoj vetëvetes shumë problem, të cilat po i rrisnin përditë krenarinë kombëtare.
Fahriu, në vendin ku punonte, pati rast të takoj dhe t’i ndihmojë shumë nga ata që shkonin t’i vizitonin të afërmit e tyre nëpër kazamatet jugosllave. Nga fundi i vitit 1982, me qëllim të informimit të drejtë, të krijimit të lidhjeve dhe të frymëzimit të masave të gjëra popullore, vizitoj çdo krahinë që nga Ulqini e Tivari, Hoti e Gruda, Plavë e Guci, Dukagjin e Rrafsh të Kosovës, Gollak e Karadak, Preshevë e deri në Manastir, për të shkuar edhe ma larg krijojë lidhjet e veta dhe me diasporën e vjetër në Rumuni. Ai ishte student i vitit të dytë në Fakultetin e Ndërtimtarisë, ndërsa kishte dhe tre provime për të diplomuar Shkollën e Lartë të Komunikacionit në Zagreb.
Afrim Zhitia u lind më 14 shkurt 1965 në fshatin Llugë të Besianës. Ai pati një veprimtari kombëtare aktive. Në vitin 1984 u arrestua nga forcat pushtuese dhe u dënua me 4 vite burgim. Dënimi i Afrimit dhe i shumë veprimtarëve të tjerë edhe pse e goditi rëndë veprimtarinë ilegale të kohës, po nuk arriti ta shuaj atë. Përkundrazi, ajo u riorganizua përseri për ta vazhduar dhe me luftën kundër pushtuesit. Vitet në burg nuk e thyen Afrimin. Përkundrazi. ai u kalit dhe u përgadit më shumë që të vazhdoi bashkë me shokët e tijë luftën për clirim dhe bashkim kombëtar. Dalja e tij prej burgu ishte fitore e madhe për lëvizjen ilegale të kohës. Ishte një shtytje e madhe për shokët të cilët punonin pandërprerë në rrugën e lirisë.
Në valën e protestave, grevave, demonstratave ’88-’89, ata, të dy, ishin pjesëmarrës aktiv, ndër organizatorët e tyre. Në këtë kohë kur minatorët gjendeshin në zgafelle ata ishin në sallë, në mesin e studentëve e të profesorëve, të cilëve u jepnin zemër të qëndrojnë të paluhatur e të pathyer në kërkesat jetike, mëse të domosdoshme për popullin shqiptar. Thjeshtësia e tyre, largpamësia e vizionarëve dhe qëndrimi prej atdhetarësh sypatrembur, të gatshëm kurdoherë dhe në çdo kohë e situatë të jenë në ballë të furtunës dhe sakrificës – ishin komponentë që aq bukur gërshetoheshin në personalitetin e Afrimit dhe të Fahriut, duke dhënë efektet e tyre.
Në ngjarjet mars-maj 1989 ata i gjeje kudo: Ishin në Prishtinë, në Ferizaj, në Besianë, etj.
Vrasjet e shumta, plagosjet, arrestimet e keqtrajtimet do t’i pikëllojnë pa masë Afrimin e Fahriun, por nuk do t’i thyejnë asnjëherë ata, sepse ishin të bindur se populli shqiptar mund dhe do t’i detyrojë pushtuesit të tërhiqen përgjithmonë nga këto troje.
Pra, vetëm përpjekjet e lufta e pandërprerë me të gjitha mjetet, pasurimi i kësaj lufte me forma të reja e më të larta organizimi e drejtimi, janë garanci se mund të fitohet liria. Flaka e luftës për çlirim do t’i lidhë ngushtë edhe me Fadil Vatën, lidhje këto që do të këputen vetëm pas vdekjes. Afrimi e Fahriu dhe vdekjen e bënë së bashku, kurse Fadili do të vdesë pas disa muajsh.
Në tetor 1989 Fahriu me Afrimin do të konstatojnë: “Situata është eksplozive, mjafton një xixë që ajo të shpërthejë në tërë Kosovën”.
Veprimtaria e dendur e tyre organizative do të hetohet nga UDB, por edhe ata shumë shpejt e hetojnë përcjelljen që po u bëhej dhe si atdhetarë do të thoshin: “Të gjallë nuk biem në dorë të armikut”.
Më dy nëntor 1989, Afrimin sëbashku me Fahriun, i rrethojnë në banesën e babait të tij, banesa e Fazliajve në Prishtinë jo vetëm priste e përcillte veprimtarë nga të gjitha trojet shqiptare, por edhe ishte shndërruar në një nga bazat kryesore të luftës për liri. Të betuar njëherë se nuk bien të gjallë në dorë të armikut, kërcyen nga dritarja dhe tentuan ta çajnë rrethimin. Afrimi plagoset rëndë, kështu që të dy detyrohen të barrikadohen në Hyrjen e VI-të.
Nga ajo se si ishte përgatitur armiku dukej se bëhej luftë e përmasave të mëdha. Inspektore, milicë, ushtarë me armë më moderne dhe autoblindë luftonin kundër dy të rinjve me vetëm dy armë, por me dy zemra të guximshme trimash, të brumosura me patriotizmin revolucionar të popullit tonë dhe idealin e madh për lirinë e Kosovës. Nga ora 12 e 45 minuta deri në ora 19.00 të mbrëmjes nuk ndalen të shtënat. Shovinistët serbomëdhenj duke parë heroizmin e këtyre dy trimave, nuk mundën t’i pranonin vetes se ata ishin vetëm dy shqiptarë të rrethuar, prandaj me mjetet e informimit në TV e Radio gjatë tërë ditës manipulohej me numrin e të barrikaduarve: Thuhej se janë barrikaduar 6 pastaj 4, etj. Kjo luftë e pabarabartë përfundoi atëherë vetëm kur UDB-ja kriminale vuri në dispozicion të gjitha mjetet, madje përdori edhe helme kimike. Fahri Fazliu me një plumb në ballë edhe një në këmbë dhe Afrim Zhitia me shtatë plumba në trup dhe një në ballë ranë heroikisht në luftën e nderit, ranë që të fitojnë përjetësinë.
Afrimi dhe Fahriu janë simbol i qëndresës së pathyer.Ata e pranuan dialogun me pushtuesit vetëm me pushkë, sepse kjo është gjuha e vetme që e kuptojnë pushtuesit.
Sot, pas 25 vjetësh të rënies së heronjve kombëtarë të Kosovës, Afrim Zhitia e Fahri Fazliu, i kujtojmë e nderojmë për veprën e kontributet e tyre, pasi ata janë në themele e lartësi të shtetit sovran e të pavarur të Kosovës, që po synon antarësime e integrime në OKB, Bashkimin Europian e NATO, lufton të jetë një shtet euro-atlantik i zhvilluar në Ballkan, në Europë, në botën e kohën e sotme.

Filed Under: Histori Tagged With: Afrim Zhitia, dy heronjet e 2 nentorit, Fahri Fazllia, qe rane ne Kodren e Diellit, Tahir Gjonbalaj

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 65
  • 66
  • 67
  • 68
  • 69
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT