• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for December 2014

DR. ELEZ BIBERAJ: SHQIPËRIA DHE SFIDAT E TRANZICIONIT

December 23, 2014 by dgreca

Nga Frank Shkreli/
Të hënën ndodhej në Tiranë një delegacion i Bashkimit Europian (BE) i kryesuar nga euro-deputeti Eduard Kukan me misionin për të ndërmjetësuar midis palëve për zgjidhjen e ngërçit politik, zgjidhje e cila shpresohet se do të çonte në rikthimin e opozitës në Kuvend pas një mungese prej disa muajsh.Në Tiranë, përfaqsuesi europian zhvilloi takime “ecejake” midis zyrave të kryeministrit Rama, kryetarit të Kuvendit Ilir Meta dhe udhëheqsit të opozitës, Lulzim Basha. Duket se ndërmjetsimi ndërkombëtar nuk ia doli as kësaj here, ashtu siç nuk ka qenë i suksesshëm as në raste të tjera në përpjekjet e miqëve ndërkombëtarë për të bindur klasën politike shqiptare që të bashkpunojnë me njëri tjetrin për të mirën e vendit. Përfaqsuesi i BE-së, Eduard Kukan u shpreh se ishte në Tiranë, “për të vendosur dialogun politik që është shumë i rëndësishëm, për të zhvilluar një politikë evropiane të suksesshme.”
Është me të vërtetë e pabesueshme se pas 25 vjetësh ç’prej shëmbjes së regjimit komunist, në fillim të shekullit 21, një shtet në zemër të Europës siç është Shqipëria, ka nevojë për një diplomaci “ecejake” ndërkombëtare për të ndërhyrë për zgjidhjen e mosmarrveshjeve politike midis pozitës dhe opozitës. Diplomacia “ecejake” është përdorur zakonisht në nivel ndërkombëtar, midis shtetesh historikisht armiqësore me njëra tjetrën, me qëllim për të ndaluar keqësimin e mëtejshëm të marrëdhënjeve midis tyre dhe për të parandaluar ndonjë luftë të mundshme që do të kërcënonte rendin dhe paqën ndërkombëtare. Andaj rasti i ushtrimit të diplomacisë“ecejake” europiane, në kontekstin e një politike të mbrendshme të një vendi, midis dy palëve politike siç është Shqipëria, mund të jetë i vetmi rast ku një palë e tretë nga jashtë, përpiqet të zgjidhë mosmarrëveshjet dhe ngërçin politik të mbrendshëm të një vendi anëtari aleancës së NATO-s e që madje aspiron të bëhet edhe anëtar i komunitetit europian. Pyetja është se kush e do më shumë dhe kush po punon më fort për antarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, Bashkimi Europian apo klasa politike shqiptare. Është kjo një pyetje që ka ndjekur politikanët shqiptarë të 25-viteve tranzicion, përgjigja e së cilës më në fund do të vendosë antarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, ose do ta le atë përgjithmonë në dorë të një autokrati ose një tjetri, të tipit Vladimir Putin ose Rexhep Taip Erdogan.
Tranzicioni nga komunizmi në demokraci nuk ka qenë i lehtë në asnjë prej shteteve të Europës Lindore dhe Qëndrore, por siç dëshmon edhe vizita e Eduard Kukan në Tiranë të hënën, Shqipëria është gjithnjë vendi që po përballet me probleme serioze politiketë një vendi ku tranzicioni i suksesshëm, nga sistemi komunist në një demokraci të vërtetë, po merr më shumë kohë për tu realizuar se pothuaj kudo tjetër në Europë.
Sfidat dhe problemet me të cilat përballen ende vendet ish-komuniste të Europës Qëndrore dhe Lindore, qofshin ato tanimë anëtare të BE-së ose aspirante për tu antarësuar në klubin europian, janë subjekt i një libri të ri që u botua muajin e kaluar këtu në Shtetet e Bashkuara. “Politika e Vendeve të Europës Qëndrore dhe Lindore: Nga Komunizmi në Demokraci”, është titulli i librit që posa është botuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe i cili ofron për lexuesin analizat më të fundit nga akademikë dhe ekspertë më të njohur të politikës së këtij rajoni dhe të transformimit ost-komunist ose joivendeve ish-komuniste europiane. Libri në terësi përshkruan qartë dhe në hollësi realitetin politik e shoqëror, përfshirë sfidat dhe problemet me të cilat përballet gjysma e Europës, ndërsa ekspertët mbi çështjet e vendeve të ndryshme ish-komuniste, gjurmojnë edhe potencialet dhe përfitimet që vendet e Europës Qendrore dhe Lindore, si dhe Shtetet Baltike dhe Ukraina, sjellin në nivelin rajonal dhe atë ndërkombtar, në interesin e tyre dhe në interesin e përbashkët europia.
Ekspertë dhe akademikë të ndryshëm trajtojnë secilin vend të këtij rajoni, përfshirë edhe kapituj me tema të ndryshme, siç është zgjërimi i BE-së dhe NATO-s, artikuj në kontekstin e tranzicionit ekonomik, problemet etnike, shfaqjet nacionaliste në rajon dhe reformat ose mungesën e reformës politike, si dhe pasojat e trashëgimisëtë regjimeve komuniste në këto vende.
Për herë të parë, botimi i tretë i këtij libri përfshinë edhe një kapitull mbi Shqipërinë, të autorit Dr. Elez Biberaj. I njohur si ekspert i politikës shqiptare dhe asaj ballkanike dhe europiane,sin ë qarqet diplomatike ashtu edhe në ato akademike ndërkombëtare, Dr. Biberaj është autor i tre librave dhe të jë numri artikujsh që janë botuar në gazeta e revista të njohura të politikës së jashtme në Shtetet e Bashkuara dhe në Europë. Që nga viti 2005 e deri tani, Elez Biberaj shërben si Drejtor i seksionit të Euro-Azisë në Zërin e Amerikës dhe me kontributin e tij vazhdon të jetë njëri prej ekspertëve politikë më të sukseshëm,jo vetëm në radhët e shqiptarëve, por edhe në krahasim me shkencëtarë dhe historianë politikë këtu në Shtetet e Bashkuara dhe në përgjithësi në botë.
Në kapitullin e tij të vëllimit të tretë të librit me titull, “Politika e Vendeve të Europës Qëndrore dhe Lindore:Nga Komunizmi në Demokraci”,eredaktuar nga Sharon L.Wolchik dhe Jane L.Curry,Dr. Biberaj paraqet sfidat me të cilat përballet Shqipëria në kontekstin historik të gjëndjes aktuale. Në studimin e tij me titull: Shqipëria – Sfidat e Tranzicionit, Elez Biberaj pohon se “Ç’prej shëmbjes së komunizmit në fillim të 1990-ave, Shqipëria ka kaluar nepër një transformim thelbësor, politik, ekonomik dhe shoqëror.” Autori thekson se dikurë si njëri prej vendeve më të izoluara komuniste, “Shqipëria ka shënuar vitet e fundit një nivel të rëndësishëm pjekurie politike, me një sistem politik të fortë dhe me insituticione demokratike relativisht të qëndrueshme.” Si e tillë, thotë Dr. Biberaj, Shqipëria “është bërë një faktor i rëndësishëm në promovimin e stabilitetit rajonal dhe i vlerave demokratike në Europën jug-lindore, duke përmendur antarësimin e Shqipërisë në NATO në prill të vitit 2009 dhe dhënjen e statusit të vendit kandidat për antarësim në Bashkimin Europain, qershorin e këtij viti.
Por, Dr. Biberaj shprehet se megjithë përparimet e mëdha që ka shënuar Shqipëria gjatë çerek shekullit të kaluar, “një pjesë e madhe e vlerave të saj demokratike mbeten të përkohëshme dhe delikate”.Ai shkruan se, “Shqipëria e gjenë veten në një udhëkryq kritik dhe se më shumë se çdo vend tjetër i Europës Jug-Lindore, ajo vuan nga një qeverisje e dobët, nga institucione të paafta dhe nga mos aftësia për të zbatuar plotësisht shtetin ligjor.” “Politika shqiptare,” thekson Dr. Biberaj, “vazhdon të jetë tepër përçarëse dhe konfrontale, gjë që prekë negativisht aspiratat e Shqiptarëve për një jetë të begatshme dhe për një konsolidim demokratik kombëtar.” Z. Biberaj I kujton lexuesit se organizata Freedom House e kategorizon Shqipërinë si “gjysëm të lirë”, ndërkohë që Transparency International e renditë atë si një prej vendeve më të korruptuara në Europë. Përveç këtyre, thotë Dr. Biberaj, Shqipëria përballet me sfida të mëdha shoqërore dhe ekonomike.
Pasi për gjëndjen aktuale me të cilën përballet sot Shqipëria, Z. Biberaj jep një kontekst historik të nevojshëm për të vlerësuar sfidat para të cilave gjëndet Shqipëria sot, ai shpjegon gjithashtu zhvillimin e demokracisë,ose më mirë të themi përpjekjet jo gjithmonë të suksesshme për ndërtimin e një sistemi demokratik, gjatë këtyre 25 viteve të kaluara.Ai përmend edhe rolin ose mungesën e luajtjes së një roli që i takon medias në zhvillimet demokratike në Shqipëri, duke thënë se “Shumica e mediave kontrollohen ose janë nën influencën e qeverisë, të një partie politike ose të ndonjë politikani. Ndërkohë që qeveri të ndryshme shqiptare e kanë etikuar veten si kampione të lirisë së shtypit, ato shpesh kanë përdorur instrumente të ndryshme presioni ndaj lirisë së shtypit, duke u mohuar atyre, ndër të tjera, edhe botimin e reklamave dhe duke u bërëlloj lloj presionesh pronarëve dhe bizniseve të tyre.Bisnismenë të njohur, aleatë të ngushtë të qeverisë ose të partive politike të opozitës kanë blerë gazeta dhe stacione televizioni, të cilat shërbejnë si burime me rëndësi lajmesh për mbarë popullësinë”, shkruan Elez Biberaj në artikullin e tij të zgjëruar, botuar në vëllimin e tretë të librit, “Politika e Vendeve të Europës Qëndrore dhe Lindore: Nga Komunizmi në Demokraci”. Për më tepër, shumë gazetarë shqiptarë, thekson Dr. Biberaj, për arsye politike dhe ekonomike, i nënshtrohen vet-censurës dhe shumë prej tyre u mungon profesionalizmi dhe etika gazetareske. Si gazetar i karierës, me një përvojë 35-vjeçare në Zërin e Amerikës, njërën prej mediave më me zë në botë, Zoti Biberaj në artikullin e tij këshillon se nëqoftse Shqipëria duhet të ketë një media të fortë, të lirë dhe të pavarur, atëherë vet, “gazetarët vendas duhet të marrin qëndrime më të forta në mbrojtje të të drejtave të tyre” ndërkohë që Drejtori i seksionit të Euro-Azisë të VOA-s njëkohsisht thekson nevojën që “gazetarët vendas tu përmbahen me vendosmëri standardeve të gazetarisë profesionale.”
Mbi një fushë tjetër, Dr. Biberaj mendon sepolitika e jashtëme e Shqipërisë do të vazhdojë tëzhvillohet bazuar në prioritetet që Tirana i kushton përforcimit të marrëdhënjeve strategjike dhe të partneritetit me Shtetet e Bashkuara, si dhe antarësimit të vendit në Bashkimin Europian dhe zgjërimit të bashkpunimit rajonal. Z. Biberaj thotë se Washingtoni dhe Brukseli kanë ndjekur një strategji të përbashkët ndaj Shqipërisë dhe kanë investuar burime të mëdha për të avancuar demokratizimin e Shqipërisë.
Por siç duket këto burime të mëdha nuk kanë qenë të mjaftueshme për një demokratizim të vërtetë të Shqipërisë, siç ve në dukje edhe vizita e fundit në Tiranë e përfaqsuesit të BE-së, Eduard Kukan, i cili deklaroi se qëllimi i qëndrimit të tij në Tiranë të hënën, “është rivendosja e dialogut politik në Shqipëri”, dhe arritja e një marrveshjeje midis shumicës dhe opozitës, që do të bënte të mundur këthimin në kuvend të opozitës dhe aleatëve të saj.
E kaluara lidhet me të tashmen me aktualitetin politik të sotëm në Tiranë.Në përfundim, Dr. Elez Biberaj shkruan se në kapitullin “Shqipëria – Sfidat e Tranzicionit” pjesë e librit, “Politika e Vendeve të Europës Qëndrore dhe Lindore: Nga Komunizmi në Demokraci” –botuar muajin e kaluar në Shtetet e Bashkuara — se “Periudha post-komuniste në Shqipëri ka provuar se ai vend ka probleme të mëdha që pengojnë demokratizimin vendit e të cilat shkojnë përtej natyrës totalitare të regjimit të Enver Hoxhës dhe mungesës së një tradite demokratike.” Z. Biberaj pohon se këto probleme përfshijnë një numër faktorësh të tjerë historikë, ekonomikë dhe shoqëroro-politikë, etë cilët sipas tij, “së bashku me dështimet e përgjithshme të elitave politike të Shqipërisë post-komuniste që të shikojnë përtej interesave të tyre të ngushta partiake, të grupeve dhe klaneve”, kanë ngadalësuar ndjeshëm zhvillimet demokratike në vend. Kjo është arsyeja, shkruan Biberaj, që tranzicioni demokratik në Shqipëri është aq i vështirë dhe demokratizimi aq i ngadalshëm, megjithë përparimet e shënuara në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror.Prandaj,mesazhi i këtij studimi nga një ekspert i njohur i çështjeve shqiptare është se “Shqipëria ka nevojë urgjente për të bërë reformat e nevojshme politike, ligjore dhe ekonomike”, të cilat sipas Dr. Elez Biberajt janë “të doemosdoshme për të mbyllur më në fund procesin e tranzicionit post-komunist në një demokraci vërtetë të konsoliduar”, në Shqipëri.
Ai e pëfundon kapitullin duke shkruar se ndërkohë që, “Komuniteti Ndërkombëtar mund të japë ndihmesën dhe mbështetjen e tij drejtë konsolidimit të demokracisë së vërtetë, më në fund është në dorë të forcave kryesore politike të Shqipërisë që ato vet të krijojnë një atmosferë besimi e bashskpunimi midis tyre, t’i japin fund polarizimit politik që ka penguar përparimin e vendit dhe të arrijnë një konsensus shoqëror dhe politik për të ndërmarrë reformat e nevojshme thelbësore politike, ligjore dhe gjyqësore, për të cilat ka aq shumë nevojë vendi. Që Shqipëria t’i realizojë këto objektiva, udhëheqsit e vendit duhet patjetër të heqin dorë nga interesat e tyre të ngushta personale dhe të marrin përgjegjësitë (që u kanë dhënë votuesit) për të zgjidhur një mori problemesh dhe sfidash me të cilat ka të ngjarë që vendi të përballet mbrenda një periudhe afat-shkurtëdhe afat-mesme”, shkruan Elez Biberaj.
Këshilla e Dr. Elez Biberajt, njerit prej studiuesve dhe eskpertëve më të njohur të çështjeve shqiptare dhe europiane dhe njërit që vazhdimisht ka punuar për të mirën e Shqipërisë dhe të kombit shqiptar është tepër aktuale këtë javë, ndërkohë që eurodeputeti Eduard Kukan vizitoi Shqipërinëtë hënën në përpjekje për t’i dhënë fund ngërçit politik duke rivendosur dialogun politik në Shqipëri midis forcave kryesore politike të vendit, objektiv ky që që sipas përfaqsuesit europian, “është shumë i rëndësishëm për vendin nëse dëshirohet të ecet përpara me sukses në procesin e integrimit europian”.

Filed Under: ESSE Tagged With: Dr. Elez Biberaj, E TRANZICIONIT, Frank shkreli, sfidat, SHQIPËRIA DHE

LAMTUMIRA E AGIM MULOSMANAJ DHE MESAZH I FAMILJES MULOSMANAJ NË NEW YORK

December 23, 2014 by dgreca

Të Dielën me 21 Dhjetor 2014 komuniteti shqiptar, me një pjesmarrje të jashtzakonshme nga shumë shtete të Amerikës, përcolli për në varrezat në Kensico në New York, 273 Lakevieë Avenue,Valhalla, të ndjerin Agim Mulosmanaj, i biri i Hysen dhe Sheqere Mulosmanaj, nipi i vatranit të vjetër, veprimtarit të komunitetit shqiptar në New York, zotit Musli Mulosmanaj. Komuniteti shqiptar i
ka shprehur ngushëllimet familjes Mulosmanaj gjatë ditës së Shtunë, 20 Dhjetor nga ora 2 pm deri në 9 pm në Shtëpinë Mortore- • F Ruggiero & Sons Funeral Home, që ndodhet në adresën: 732
Yonkers Avenue, Yonkers, NY 10704.
Varrimi i te ndjerit u bë të Dielen me 21 Dhjetor, pas ceremonive fetare qe u zhvilluan në Shtëpinë Mortore F Ruggiero & Sons Funeral Home,Yonkers. Ka qene nje pjesmarrje e jashtzakonshme e
komunitetit shqiptar ne kete ikje te parakohshme te Agim Mulosmanaj, që vuante nga sëmundja e kancerit. Ne varrim ishin të pranishëm dhe personalitete te njohura te komunitetit shqiptar si: Z.
Elez Biberaj, drejtor nw Zerin e Amerikws, me zonjen,biznesmenet e veprimtaret e njohur Harry Bajraktari dhe Rrustem Gecaj, kryetari i Vatres, dr. Gjon Bucaj, zv, kryetari Agim Rexhaj,Zef Balaj,Zef Përndocaj, Simon Qafa, Sabit Bitici, Sejdi Husenaj, Uka Gjonbalaj, editori i Diellit Dalip Greca, dhe shume vatrane te tjere, anetare te Keshillit te Vatres, drejtues të Partisë Lëvizja e Legalitetit për SHBA, Hakik Mena, Ahmet Hoti, Sokol Kupi, Ndrec Gjergji, nderim Kupi, dhe shumë përfaqësues të Legalitetit. Ceremonine fetare e udhehoqi Elez Osmani. Fjalen e percjelljes e mbajti kryetari i Vatres, Gjon Bucaj, i cili e ka njohë babanë e Agimit, të ndjerin Hysen, poet e gazetar, që në kohën e rinisë, kur së bashku ishin bashkënxënës. Në fjalën e tij kryetari i Vatrës,tha se ikja e Agimit është e parakohshme. Kjo vdekje e parakohshme, që ka lënë në dhimbje familjen dhe të afërmit e miqtë, tha ai, na përcjell edhe një mesazh, për të qenë të kujdesshëm në kontrollet e përhershme tek mjeku, me qëllim që e keqja të mos marrë jetë të parakohshme.
Kryetari Bucaj ka ngushëlluar familjen dhe të gjithë miqtë dhe të afërmit për këtë humbje të parakohshme.
Me pas u shtrua nje dreke për shpirtin e te ndjerit.
Në emër të familjes Mulosmanaj, veprimtari i njohur i komunitetit shqiptar, z. Musli Mulosmanaj, me anë të një shënimi në facebook, falenderon komunitetin shqiptar, miqtë , të gjithë ata që i qëndruan pranë familjes në castet e vështira. Në mesazhin falenderues të z. Musli Mulosmanaj, në faqen e tij të Facbook-ut shkruhet se:” Agim Mulosmanaj la të pikëlluar mbarë familjen tonë Mulsomanaj dhe rrethin tonë të gjanë . Agimi ndërroi jetë me 19 Dhjetor 2014.”
Më pas z. Mulosmanaj përmes mesazhit që u drejton miqëvë , falenderon të gjithë ata që patën mundësi dhe shkuan në Shtëpinë mortore për t’i shprehë ngushëllimet, si dhe të gjithë ata që ishin pjesmarrës në varrimin e Agimit të dashur e të paharruar.
Po ashtu z. Mulosmanaj falenderon të gjithë ata që telefonuan në familje apo dërguan mesazhe ngushëllimi nga trojet etnike shqiptare.
Mesazhi përfundon me urimin e familjes Mulosmanaj: Ua kthefshim ndër gëzime në familjet tuaja, si këtu ashtu dhe në Atdhe!

Filed Under: Komunitet Tagged With: I FAMILJES MULOSMANAJ, mesazh, ne New York

Mjerisht, historia jonë zyrtare ka qenë e shkruar keq

December 23, 2014 by dgreca

Nga Eduard Grishaj*/
Ndjehem i privilegjuar, që ndodhem sonte në mes jush, në këtë kremtim përkujtimor të 102 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë, prandaj, më lejoni ju lutem, të shpreh falenderimet e mia më të sinqerta për Komunitetin e Kishës së Shën Palit,dhe posaçërisht për administratorin e saj, të nderuarin Don Fran Kola, për ftesën që më dha mundësinë të shoh kaq të gjallë identitetin tonë kombëtar këtu në Sh.B.A.
Kisha menduar që ligjëratës sime t’i jepja një qasje vetëm akademike, por gjatë ditëve të qendrimit tim këtu, kuptova se duhej ta modifikoja pak fjalën, në funksion të një qendrimi të drejtë. Ndjeva që,përkundër disa zërave kinse unitaristë, të përligj të drejtën e Komunitetit të Shën Palit, për ta kremtuar përkujtimoren në nderim të shpalljes së pavarësisë.
Së pari, sepse traditën e përkujtimit të shpalljes së Pavarësisë e kanë inicuar etërit françeskanë të Shkodrës, të cilët, nëpërmjet pendës mjeshtërore të At Gjergj Fishtës , i hynë punës për dokumentimin e saj në faqet e Hyllit të Dritës, që në numrin e parë, për të mos ua lënë “ekskluzivin” në dorë fallsifikatorëve, të cilët, kanë predispozitën të shtrembërojnë faktet e të përmbysin vlerat.
Ne e dimë që shtrembërimi i historisë u intereson atyre që kërkojnë pushtet të pamerituar, sepse, asnjë politikan nuk mund të bëhet i pushtetshëm, pa pasur një kontribut që ia njeh dhe ia vlerëson historia. Mjerisht,historia jonë zyrtare ka qenë e shkruar keq, dhe ne si popull, i kemi ende të freskëta pasojat e shtrembërimit të saj, ndaj dhe gjendemi ende në përpjekje për ta rishkruar atë.
Edhe diçka tjetër: Kurrë më parë nuk është çmuar roli i prelatëve katolikë në Pavarësinë e Shqipërisë. Rëndom është pohuar një kontribut i përgjithshëm në veprimtarinë patriotike të klerit, por nuk janë përmendur, edhe pse diheshin aktet e Imzot Jakë Serreqit, Imzot Preng Bardhit dhe Imzot Lazër Mjedës. E pra, me veprimtarinë e Imzot Mjedës lidhet pika e kthesës në politikën austro-hungareze në raport me të ardhmen e popullit shqiptar.Vërtet që ka qenë Ministri i Jashtëm i Austro-Hungarisë, Konti Berthold ai që ka artikuluar i pari të drejtën e Shqipërisë për Pavarësi, por vendimi është marrë në këshillin e shtetit, dhe atje Arqipeshkëvit të Vienës, Kardinal Franz Nagl, mik personal i Imzot Mjedës, i është dashur të debatojë intensivisht me këshilltarët filosllavë.
Sot është e nevojshme që të theksohet, se një nga shkaqet, që persekucioni mbi klerin katolik ka qenë aq çnjerëzor dhe aq djallëzor nga diktatura, ka të bëjë dhe me faktin,se askush nuk e ka njohur historinë më mirë se klerikët tanë, kështuqë bashkë me ta duhej të vritej edhe historia. (Në ilustrim të kësaj teze, duhet të evokojmë edhe një fakt tjetër të pakundërshtueshëm:) Nuk është e rastit, që në të gjitha botimet përkujtimore jubilare, përfshi sigurisht edhe ato akademike me rastin e 50 apo 100 vjetorit të pavarësisë, ende sot e kësaj dite, botimi i vetëm i mirë, i plotë dhe i saktë nga çdo pikëpamje historiografike mbetet ai i vitit 1937, realizuar me rigorozitet të padiskutueshëm shkencor nga etërit jezuitë, në faqet e revistës së tyre prestigjoze, LEKA , me rastin e 25 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.
Së fundi, kur e sheh këtë qendër, e cila, i ka të gjitha dimensionet përbashkuese shqiptare, patriotike, kulturore, arsimore dhe shpirtërore, si mund të thuhet atëherë se nuk është mirë që Komuniteti i Shën Palit këtu në Michigan të organizojë një kremtim përkujtimor në nderim të Ditës së Pavarësisë dhe Flamurit, apo dhe të aludohet se kjo shkakton përçarje?
Zëra të tillë do të doja t’i konsideroja lajthitje dhe jo dashakeqësi.

Pavarësia, kushtet historike, lëvizja patriotike.

Vellezer e motra!
Pavarësia në jetën e një populli nuk vjen vetvetiu. Ajo është shprehja më e lartë e pjekurisë së tij dhe që të realizohet, më parë, duhen kapërcyer një varg i pafund etapash e procesesh historike, të cilat, shërbejnë për të kristalizuar një vetdije kolektive, që ushqen pandërprerë shpirtin veprues me frymën e lirisë. Nga vepra e Barletit , dimë që shpirti veprues arbëror, nën drejtimin e Kastriotit, por edhe një dekadë pas vdekjes së tij, me frymën e lirisë që ushqehej nga një vetdije e lartë identitare,ia doli të zmbrapste, si askush tjetër në Europën Juglindore, hordhitë osmane për më shumë se 36 vjet, përfshi edhe ato të komanduara nga vetë pushtuesi i Konstandinopojës, Sulltan Mehmeti II. Jehona e qëndresës antiosmane në shekullin XV, vazhdonte të frymëzonte në shekujt e mëpasëm shpirtin kryengritës të shqiptarëve. Dy shekuj më vonë, në emër të shpirtit identitar shqiptar, Bogdani do të profetizonte: “se do të vijë dita, kur ndonjëri nga udhëheqësit muslimanë shqiptarë do të ngrihet për lirinë e vendit,ashtu sikur Skënderbeu kundër Sulltan Muratit” .Dhe ne mund ta themi, se kjo profeci u vërtetua nga një sërë udhëheqësish, të paktën që nga Kara Mahmud Pashë Bushatlliu e deri tek Ismail Qemali.
Pragu i pavarësisë shënon për historinë shqiptare kulmin e rrezatimit të identitetit kulturor e historik të nacionit tonë. Elementet përbashkuese kombëtare si gjuha, historia, këngët, mitet, kultet, doket, veshjet, kullat, armët, të gjitha vlerat e kulturës shpirtërore e materiale të shqiptarëve, ia kishin dalë të prapësonin politikën asimiluese osmane përgjatë pesë shekujve pushtim. Akti i Kongresit të Manastirit që çoi në njësimin e alfabetit të shqipes me gërma latine u bë preludi i të gjitha ngjarjeve të mëpasme.Ky akt shoqërohej nga një tjetër arritje e kulturës tonë identitare. Njësimi i alfabetit nxiti përpjekjet e patriotëve për të shtuar valën e përhapjes së arsimit kombëtar në mbarë trevat e vendit. Letërsia Shqipe, deri më atëherë një letërsi qarqesh, u shndërrua tërësisht në një letërsi me motive dhe tematikë kombëtare, dhe falë Luigj Gurakuqit , poeti i parë të letërsisë shqipe të kultivuar, bardi e poezisë arbëreshe, Jeronim de Rada, deri më atëherë, i njohur dhe i adhuruar vetëm nga arbëreshët e Italisë, zu të lexohej në mbarë hapësirën shqiptare, përkrah Naimit, Fishtës, Çajupit etj., etj. Letërsia e Rilindjes u bë gjeneratorja e ideologjisë kombëtare. Ajo i ushqeu patriotët e rinj me atdhedashuri, duke injektuar në gjakun e tyre kryemitet shqiptare, atë të lashtësisë, të autoktonisë, të qendresës heroike dhe të vijimësisë së pandërprerë në trojet etnike.
Në këtë kontekst, arritje madhore e kulturës sonë në ato vite është shtypi patriotik. Janë mbi tetëdhjetë gazeta dhe revista në gjuhën shqipe,të botuara më së shumti në diasporë, dhe pas 1908, edhe brenda territorit. Roli i shtypit në ato vite është i jashtëzakonshëm. Ai i bëri jehonë ngjarjeve që lidheshin me fatet e vendit, pasqyroi në pikëpamje kulturore e historike vlerat e popullit tonë, dhe përpunoi idetë patriotike, të cilat, u bënë burim frymëzimi për luftëtarët e lirisë. Shtypi solli në sytë e popullit edhe flamurin autentik shqiptar, flamurin e Kastriotit, atë flamur që për herë të parë në trojet shqiptare, u ringrit krenar nga gjaku i martirëve me 6 Prill 1911, në majën e Bratilës në Deçiq.

2. Pengesat

Sigurisht, rruga drejt pavarësisë ka qenë e gjatë dhe me pengesa jashtëzakonisht të vështira. Historiografia jonë nuk është marrë kurrë seriozisht me shkaqet pse Pavarësia e Shqipërisë ndodhi me shumë vonesë në raport me popujt e tjerë të Ballkanit.Më së shumti, faji është hedhur në fuqitë ndërkombëtare, ndërsa shkaqet dhe pengesat e brendshme janë injoruar duke bërë që historia në këtë aspekt të mësohej si mos më keq. E vërteta është ndryshe. Faktorët e brendshëm kanë qenë po aq përcaktues.
Edhe pse pavarësia ishte aspirata kryesore e shumicës së shqiptarëve, ajo mbetej në kuadrin e një dëshire dhe jo të një projekti politik. Projekti i vetëm politik i shpallur që nga Lidhja e Prizrenit dhe që tashmë, s’kishte asnjë farë aktualiteti, ishte autonomia e zgjeruar nën suzerenitetin e Portës së Lartë.Nga ana tjetër, kryengritjet e njëpasnjëshme shqiptare përgjatë periudhës nga 1908 deri në verën e 1912, megjithëse heroike dhe të përgjakshme, krijonin herë-herë në arenën diplomatike, perceptimin e rebelimeve të organizuara në mbështetje të krahëve të caktuar politikë të Stambollit. Xhonturqit nga njëra dhe Sulltanistët nga ana tjetër, u përpoqën t’i tërhiqnin pas vetes shqiptarët, të cilëve, edhe pse përvoja historike pesë shekullore u dëshmonte të kundërtën,shpresa se realizimi i projektit të autonomisë, ishte një çështje afatshkurtër, veçmas kur ndonjë lëshim i bërë aty-këtu nga Qeveria e Stambollit, paradoksalisht u ushqente përshtypjen se me turqit mund të merreshin vesh ende.
Pengesë tjetër serioze për projektin e pavarësisë së Shqipërisë mbetej sulltanizmi, për shkak se sulltani, për disa shqiptarë të besimit synit me ndikim të gjerë, sadoqë përfaqësonte një mbretërim të keq, mbetej gjithnjë khalifi, drejtuesi shpirtëror i të gjithë muslimanëve. Historia ka “harruar” të përmendë që myftiu i Tiranës, Musa Qazimi, i cili, kishte rënë dakord për statusin e një autonomie të zgjeruar për Shqipërinë, teksa ushtritë serbe avanconin furishëm në drejtim të Durrësit, hezitonte të nënshkruante deklaratën e Pavarësisë, ndërkohë që vaporri që kishte sjellë nga Triestja Ismail Qemalin, Luigj Gurakuqin etj,priste nga krerët e mbledhur në Durrës,për ta vënë urgjentisht në duart e kontit Berthold, dokumentin që shprehte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, vullnetin e Shqipërisë për të jetuar si shtet më vete, të lirë e të pavarur.
Por pengesa kryesore mbetej mungesa e një projekti politik në përputhje me aktualitetin historik. Dhe me synime të qarta afatshkurtra dhe afatgjata. Projektet politike të një populli janë sigurisht çështje elite. Elita shqiptare, e ndarë në atë intelektuale dhe politike, nuk gjendej e unifikuar në një program thelbësisht nacional, që nuk do të thotë tjetër veçse krijimi i shtetit komb.Problemi ishte i mprehtë dhe kishte karakter ideologjik. Divergjenca konsistonte në qasjet e ndryshme perëndimore, dhe e formuar nën ndikimin e ideve të lirisë, që ishin bërë themeli i shoqërive europiane,elita intelektuale, nuk mund të pajtohej me elitën politike, osmanofone nga formimi kulturor, e për rrjedhojë, e lidhur me ato ide thuajse mesjetaro-lindore, zbatimi i të cilave, e kishte lënë Perandorinë Osmane shumë prapa nga kombet e qytetëruara. E vetdijshme se e ardhmja e Shqipërisë nuk duhej lënë më në duart e Stambollit,elita intelektuale, nxiti patriotët që çështjen shqiptare ta bënin ndërkombëtarisht të njohur me zërin i armëve.

Ndërkombëtarizimi i çështjes nacionale shqiptare.

“Përpara lëvizjevet kombtare qi ngjanë në Kosovë, në Malsin e Madhe të Shkodrës e aty-këtu edhe në ndonji qytet të Shqipnis së Jugut, mund të thomi se popujt e Evropës nuk dijshin qi ekziston nji komb Shqiptar. Shqiptarët nisën të tregojnë gjallsin e vet e të faqin ndiesit e andjen për liri vetëm kur zhonturqit deshtën t’u ndrydhnin virtytet, doket e ligjet e të parvet e t’u zhduknin edhe të vetmin shej të njisis kombtare, gjuhën.” Shkruante revista Leka në vitin 1932, me rastin e 25 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. Veçmas, Kryengritja antiosmane e Malësisë së Madhe u bë pasqyra ndërkombëtare e së drejtës së popullit shqiptar për vetvendosje. Me qendresën heroike dhe me Memorandumin e Greçës, ajo u bë burim frymëzimi për një varg betejash e luftrash anë e kënd vendit, në Kosovë, Dukagjin, Mirditë, Lezhë, Durrës, Kolonjë, Gjirokastër, Korçë, Vlorë etj., por, mjerisht nuk u shndërrua në një kryengritje të përgjithshme, edhe pse Fatosi i Traboinit, Dedë Gjo’ Luli do t’i deklaronte prerazi të dërguarit të Portës së Lartë se Librin e kuq siç njihej ndryshe memorandumi, nuk e duem veç për vete, por për tanë Shqipninë. Vetë Ismail Qemali në intervistat e tij dhënë gazetave të huaja e artikulonte Memorandumin e Gërçes si dokumentin që shprehte vetdijen nacionale dhe aspiratën e të gjithë shqiptarëve për liri dhe pavarësi.

Lufta ballkanike dhe orientimi i shqiptarëve.

Kryengritja e përgjithshme u bë domosdoshmëri historike në mesin e vitit 1912, kur kriza politike osmane nuk kishte ç’t’u ofronte më shqiptarëve.Vendimi për kryengritjen e përgjithshme u mor në Stamboll nga grupi i deputetëve shqiptarë. Ismail Qemali u ngarkua me detyrën e sigurimit të mbështetjes ndërkombëtare, kurse Hasan Prishtina dhe të tjerë me pregatitjen e kryengritjes në terren. Por, organizmi mori shumë kohë ndërsa ngjarjet rrodhën me shpejtësi. Masakrimi i sllavëve ortodoksë nga turqit në Beran, u dha mbretërive ballkanike pretekstin për të shporrur ushtritë osmane nga gadishulli i Ballkanit. Status-Quoja, që nënkuptonte ekzistencën e patjetërsueshme të Perandorisë Osmane në gadishullin tonë, ishte tashmë e pavlefshme. Lufta Ballkanike i kapi shqiptarët në befasi nën rrezikun e dy zjarreve eventuale nga njëra anë, dhe, nën rrezikun eventual të kompromentimit historik të armëve, nga ana tjetër. Ushtritë shoviniste përparuan furishëm në brendësi të territorit shqiptar, duke djegur, plaçkitur, masakruar dhe dëbuar popullsinë civile. Shpallja e Pavarësisë ishte i vetmi akt për shpëtimin e trojeve shqiptare nga pushtimi i ri, apo më saktë, nga coptimi i trojeve.Mbledhja e një kuvendi mbarëkombëtar me përfaqësues nga të gjitha trojet,duhej bërë me një urgjencë jetike. Inisiativën për këtë veprim e morën Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi dhe mjaft patriotë të tjerë. Ata u nisën nga Stambolli për në Bukuresht, ku me 5 nëntor organizuan mbledhjen e diasporës shqiptare të atjeshme, duke nxjerrë në pah rolin historik të luajtur në tërësi nga atdhetarët në mërgim, përfshirë sigurisht edhe kontributin e Federatës Vatra, këtu në Sh.B.A.
Vendimet e Bukureshtit kanë qenë programatike për ngjarjet në vijim. Ismail Qemali, si diplomat me eksperiencë të gjatë, u caktua të paraqiste pranë kancelarive të Europës, të drejtat e popullit shqiptar. Delegacioni i drejtuar prej tij, udhëtoi deri në Vienë, ku u sigurua për mbështetjen e Pavarësisë. Por, ngjarjet në Shqipëri e detyruan delegacionin të kthehej urgjentisht për të shpallur pavarësinë, me qëllim që t’ia paraqisnin sa më parë dokumentin autoriteteve ndërkombëtare. Ata udhëtuan nga Triestja për në Durrës, me një vaporr të posaçëm të shoqërisë Lloyd, por, kuvendi i parashikuar në Durrës,me mungesë të theksuar delegatësh, e zvarriti miratimin e dokumentit, nga data 21 deri më 26 nëntor. Ismail Qemali dhe patriotët e tjerë nuk mund të prisnin e të qendroninnë ato kushte në Durrës, teksa ushtritë serbe po pregatiteshin për sulmin final. Në krye të delegatëve të disa rretheve, u nis për në Vlorë,për të mbërritur atje më datën 25, ku u prit me një entuziasëm festiv. Kuvendi i mbledhur me 28 nëntor në orën 14, me praninë e 37 delegatëve, e kreu misionin e vet historik duke shpallur Shqipërinë më vete, të lirë dhe të mosvarme.
Dita e Pavarësisë dhe e flamurit është një ditë e shenjtë për ne. Vërtet ajo nuk i dha vendit një qeveri jetëgjatë, e cila, as ia doli të shtrinte autoritetin në më shumë se 4000 km katror. Por vendimet e Vlorës mbeten historike. Ato janë vendime që përmblidhen vetëm në një kuptim të vetëm, një shtet komb, një shtet për të gjithë shqiptarët në trojet e tyre etnike, pavarësisht se Konferenca e Londrës, na dha vetëm një hapësirë prej 28 km katror, disa herë më pak se hapësira e trojeve etnike. Në fakt, ngritja e flamurit nuk u realizua në 84 kazatë e parashikuara, madje, nuk u ngrit në asnjërën nga katër qendrat e vilajeteve. Kjo gjë, ka pasur peshën e vet në përcaktimin e fatit të trojeve tona, dhe për këtë faji i mbetet autoriteteve osmane, të cilat, edhe në çastin e mbramë, deshën ta pengonin pavarësinë e Shqipërisë. Sot, pas njëqind e dy vjetësh, ne kemi dy shtete shqiptare, dhe njëri prej tyre, zyrtarisht, mban një flamur konvencional. Ka zëra sot që na këshillojnë të jemi optimistë, se Shqiptarët do të jenë të bashkuar në Unionin e Shteteve Europiane. Sigurisht, nuk mund mund të bëhet analogji me katër vilajetet shqiptare nën Perandorinë Osmane, por një shtet shqiptar sipas vendimeve të Kuvendit të Vlorës, është detyrimi ynë, dhe e vetmja perspektivë e jona. Një nacion i bashkuar me energji të plota në një shtet të vetëm mund ta ndërtojë demokracinë e vërtetë, drejtësinë shoqërore dhe mirëqenien e përgjithshme, sfida të cilat, ne shqiptarët ende nuk i kemi fituar. Veçse ky proces, të dashur bashkatdhetarë, nuk mund të realizohet pa kontributin tuaj, pa miqtë e mëdhenj që ju i siguroni çështjes shqiptare në tërësi.
Në këtë kremtim përkujtimor, ne kemi detyrimin të nderojmë,njëlloj të lavdishme si veprën burrave të mençur, që projektuan idenë e pavarësisë ashtu dhe burrave të armëve. Ismail Qemali, Dedë Gjo Luli, Luigj Gurakuqi, Isa Boletini, Imzot Nikoll Kaçorri, Bajram Curri, Faik Konica, Hasan Prishtina, Imzot Preng Doçi, Aqif Pashë Elbasani, Bajo Topulli, At Gjergj Fishta, Preng Bibdoda, Dom Ndoc Nikaj, Fan Noli, Nikollë Ivanaj, Shahin Kolonja, Mit’hat Frashëri, Spiro Bellkameni, Dervish Hima, Josif Bagëri, Themistokli Gërmenji, Mati Logoreci, Shtjefën Gjeçovi, Petro Nini Luarasi, Hilë Mosi, Sali e Gani Butka, Risto Siliqi, Papa Kristo Negovani, Sotir Peci e shumë e shumë të tjerë.
Lavdi veprës së Rilindasve!
Rroftë Flamuri!
E paçim të shpejtë ditën e Shqipërisë së Bashkuar!
Faleminderit!
– * Fjala ne 102 vjetorin e Pavarësisë, mbajtur në Kishën e Shën Palit Detroit
– Shenim:
– Po e publikojmë pak me vonesë fjalën e muzeologut të njohur Eduard Grishaj në Festën e 102 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë , mbajtur në Kishën e Shën Palit në Detroit për dy arsye:
– E para: për modelin e një përshëndetje argumentuese me të dhëna historike precize dhe me disa orientime që historia shqiptare ka nevojë për to, lidhur me rishikimin e deomosdoshem të saj.
– E dyta: për disa komente të pabazuara në lidhje me “zbulimin e armiqëve” në komunitetin shqiptar të Detroitit, pas mbërritjes së autorit të kësaj fjale këtu. Përkujtimi i çdo përvjetori të Pavërsisë është plotësisht i përligjur nga Qendra e Shën Palit, e cila në këto raste është një qendër e vërtete komunitare, që ka të drejtën e pamhohueshme të përkujtojë ngjarje historike të kësaj përmase, pasi ka qënë e para qendër shqiptare, që sipas një rregullorje të veçantë, hartuar dhe firmosur në Nëntorin e vitit 1984, kremtoi vit për vit Kryengritjen e Malësisë dhe Diten e Pavarësisë, duke përjashtuar flamurin shqiptar me yll të komunizmit!
– P.Jaku
–

Filed Under: Analiza Tagged With: Eduard Grishaj, historia e shkruar keq

LIGJ I VËRTETË APO MASHTRIM I RRADHËS ?

December 23, 2014 by dgreca

“Politika është arti i përdorimit të njerëzve, duke i bërë të kujtojnë se ti je duke u shërbyer atyre e jo ata ty”- L. Dumur (1863 – 1933)/
NGA EUGJRN MERLIKA/
M’u kujtua kjo shprehje e shkrimtarit francez, të lindur në Gjenevë, të hasur në një libër aforizmash, kur, për të satën herë, u rihap biseda e hapjes së dosjevet të Sigurimit të Shtetit. Besoj se është argumenti më i trajtuar në opinionin publik, në këta vite të kalesës pas komuniste. Është bërë objekt bisede i gjithë shoqërisë, kryesisht i pjesës së përndjekur nga regjimi, si shprehje e dëshirës për një zbulim, një njohje të të vërtetave të paditura që kanë përcaktuar fatkeqësi, drama e tragjedi, kryesisht në planin vetiak e familjar të secilit qytetar që, për dhjetëvjeçarë me rradhë, është ndjerë i përndjekur, i kërcënuar, i terrorizuar nga një maqinë e stërmadhe dhune siç ishte Sigurimi i Shtetit, shtylla më e fuqishme dhe më fuqiplote e diktaturës.
Megjithë vullnetin e mirë të secilit për të kuptuar mekanizmin, të mirëkuptimit për cfilitjet shpirtërore e psikologjike të viktimave të shumta të asaj makine infernale e mbidjallëzore, vetëm ata, jo të pakët, që kanë kaluar në ingranazhet e saj, janë në gjendje të vlerësojnë, në të gjitha përmasat e saj, tragjedinë e dukurive. Vetëm ata që janë vënë para një detyrimi tepër të dhimshëm, që trondiste në themele gjithë impiantin moralo – psikologjik të njeriut, kur bëhej fjalë për të vendosur me një firmë një barrë të rëndë në ndërgjegje, duke dhënë ndihmesën e arrestimit e dënimit të shokut, të mikut, të familjarit, për të vazhduar një jetë mjerane pranë familjes, ndoshta me një punë më pak të lodhëshme, apo të tjerë që “për të fjetur rehat”, për të pasur ndërgjegjen e pastër, për të mos hyrë në borxh me dikë, vendosnin braktisjen e familjes në kushte të vështira, përballimin e arrestimit e të punës së detyruar me rrezik jete çdo ditë në minierat, të ridënimit, të shkatërrimit të jetës vetiake e familjare, duke mos pranuar paktin me djallin, janë në gjendje të kuptojnë thelbin e problemit.
Ajo kategori jo e vogël qytetarësh shqiptarë, nga kasta drejtuese pas komuniste nuk gjeti asnjë farë mirëkuptimi n’atë drejtim. I pa shkatërruesit e jetës së tyre të bëheshin afaristë e pushtetarë dhe nga lartësia e pasurisë së grabitur me mjete të paligjëshme, apo nga ajo e pushtetit “demokratik”, të përballej përsëri me nënqeshjen mefistofelike të tyre…. Ndërmjet viktimave të diktaturës e klasës politike mbas diktatoriale u krijua një hendek i madh, për mbushjen e të cilit u bë pak ose aspak në gjithë këta vite. Pati nisma të ndryshme vetiake e institucionale për të hequr vellon e misterit, për të hapur dokumentat e fshehta të diktaturës, por ato mbetën pa zë, pa frymëmarrje, u shkrinë si vesa në rrezet e diellit si pasojë e mos pranimit të politikës. Ky qëndrim i kësaj të fundit përligjej me “kujdesin” për të ruajtur “harmoninë”, për të shmangur “hakmarrjen”, për të parë “përpara”, në emër të një ideje të së shkuarës, “ku të gjithë ishin bashkëvuajtës e bashkëfajtorë”. Kjo ide që vinte shenjën e barazimit ndërmjet sekretarit të parë e një koperativisti, të një antari të byrosë e të një puntori, të një oficeri të Sigurimit e të një të burgosuri atë një internuari, pengonte çdo përpjekje për të nxjerrë të vërtetën. Por kjo ishte vetëm njëra anë e medaljes së vendimeve të politikës shqiptare, kur të gjitha Vendet e tjera ish komuniste e përballonin problemin e trasparencës dhe miratonin ligjet përkatëse.
Ana tjetër, më e rëndësishmja, ishte çështja e pushtetit që, simbas strategjisë katoviciane të Ramiz Alisë, duhej të mbetej në duart e komunistëve që braktisën ngjyrën e gjakut, jo fort të pëlqyer nga Perëndimi, e përvehtësuan atë trëndafilí, të kaltërt, të gjelbër apo të nuancave të tyre. Dosjet mbaheshin të fshehta, por komisionet e vlerësimit të figurave shërbenin për të ndaluar hyrjen e mundëshme të viktimave të dhunës komuniste në politikë. Përfundimi qe një bllokim 23-vjeçar i çdo përpjekjeje për t’a hartuar dhe miratuar ligjin për hapjen e dosjeve dhe të lustracionit, duke shpalosur haptas vazhdimësinë me sistemin e shkuar, jo vetëm përsa i përket heshtjes ndaj strategjisë kriminale të tij, por edhe pjesëmarrjes në hallka të ndryshme të pushtetit e të administratës të njerëzve që, normalisht së paku duhej të kishin dhënë llogari për krimet kryera. Por kjo është një temë që kërkon një trajtim të veçantë e del nga kuadri i këtij shkrimi, edhe se është i lidhur me objektin e tij.
Ditët e fundit, duke filluar nga Kryeministri, po flitet përsëri, madje dy deputetë, znj. Mesila Doda e z. Shpëtim Idrizi, n’emër të shoqërisë civile, i kanë paraqitur Kuvendit një projekt-ligj. Është i habitshëm, për të mos thënë më tepër, kundërveprimi i Opozitës që, nëpërmjet Z. Edi Paloka, e quan nismën në fjalë si “një përpjekje për të larguar vëmëndjen nga dështimet e qeverisë”! Madje Kryetari i PD-së arrin të kërcënojë znj. Doda me përjashtim nga grupi parlamentar ! Për aq sa mund të vlejë, përfitoj nga rasti t’i shpreh kësaj zonje të nderuar respektin, mirënjohjen e solidaritetin tim për angazhimin e saj shumë vjeçar në dobi të viktimave të krimit komunist.
Qëndrimi i sotëm i PD-së bie ndesh edhe me vetveten, sepse para katër vitesh ligji i tyre për lustracionin u hodh poshtë nga Gjykata kushtetuese. Viktimat e luftës së klasave, viktimat e krimit komunist presin prej PD, pjestare e grupit evropian të partive popullore e te djathta, një tjetër qëndrim kundrejt këtij problemi. Dihet qëndresa e së majtës shqiptare, trashëgimtare e drejt për drejtë e partisë komuniste, kundër këtij ligji gjatë gjithë këtyre viteve, por nuk mund të përligjet n’asnjë mënyrë kundërshtimi i PD-së sot.
Projekt-ligji i Dodës dhe Idrizit do të ballafaqohet me mendimin e Qeverisë e të shumicës në pushtet e nuk dihet se ç’do të dalë, nëse do të dalë. Simbas pohimit të këshilltarit Sandër Lleshi, Kryeministri ka vënë si detyrë këtë projekt që në janarin e këtij viti, pra një vit më parë. Ky fakt është shpresëdhënës, mbasi tregon vullnetin e tij që, gjatë një viti, në ballafaqim me faktorë të tjerë pro dhe kundër brënda shumicës qeverisëse, logjikisht duhet të jetë forcuar, përderisa flitet publikisht. Z. Lleshi qe mjaft i qartë në intervistën e tij televizive në shpalosjen e filozofisë politike që është në bazë të projektit. Së pari ai pranon faktin se “Fatkeqësisht ne sot jemi vendi i vetëm në Evropën Lindore, antare në NATO ose kandidate që i kemi ende të mbyllura arkivat sekrete, kjo rëndon mbi ndërgjegjen e shoqërisë shqiptare.”. Kjo tregon një ndërgjegjësim të Qeverisë se problemi kërkon një zgjidhje e nuk mund të shtyhet në “kalendat greke”, një tregues i realizmit politik. Së dyti z. Lleshi paraqet projekt-synimin e Qeverisë që ligji i ardhshëm mos të jetë një krijesë e saj, por një huazim i një përvoje të huaj n’atë drejtim, në rastin konkret, të asaj gjermane. “…. ne nuk kemi ndërmënd të shpikim një ligj shqiptar, por do të marrim një model dhe do t’a zbatojmë me rigorozitet në parimet e tij.”. Kjo strategji mbetet e diskutueshme, mbasi përvojat, mendësitë, formimet e dy popujve, shkallët e qytetërimit, mënyrat e zbatimit të të njëjtit sistem, nuk e di se deri në ç’pikë mund të sigurojnë efekte të njëjta nga zbatimi i të njëjtit ligj. Në këtë drejtim ndoshta e veçanta shqiptare duhet të mbahet më shumë parasysh. Së treti strategjia qeveritare nuk e sheh në një trup të vetëm hapjen e dosjeve, trasparencën e regjimit, me ligjin e lustracionit që është qëndrimi i shtetit kundrejt elementëve të inkriminuar në përbërjen e tij. Ndoshta kjo mënyrë e ballafaqimit me problemin, nëse nuk bëhet fjalë për një prapamendim, që do t’a likuidonte atë në t’ardhmen, do të ishte më e dobishme, mbasi do të jepte mundësi të thellohej më shumë në përballimin e tij.
Në këtë vështrim projekt ligji Doda-Idrizi bie ndesh me mendimin e qeverisë. I pari është më shqiptar si koncept, i dyti është evropian. Ndoshta zgjidhja më e mirë di t’ishte një rrugë e mesme për dy arsye : ligji shqiptar do t’i jepte mundësi edhe teprimeve e, shpesh, dënimeve jo në masën e drejtë, manipulimeve politike e të tjera dukurive të këtij lloji si korrupsioni, me të cilin jemi përballur në gjithë këta vite ; ligji evropian kërkon të njëjtësojë dukuritë, duke u bazuar në parime universale që nuk mbajnë parasysh veçoritë e popujve e të situatave. Qëndrimi i Evropës dhe i SHBA-ës kundrejt viktimave të komunizmit, për mendimin tim, është tejet i diskutueshëm. Gjatë “luftës së ftohtë” i jepej më shumë rëndësi marredhënieve tregtare me shtetet komuniste. Në bisedat rrallë e tek flitej për të drejtat e njeriut, kur n’ata Vende, kryesisht në Shqipëri, nuk bëhej fjalë për të drejta por për “krime kundër njerëzimit”. Mbas rënies së komunizmit nuk pati asnjë kujdes të posaçëm për viktimat as në Evropë dhe as në SHBA. Kjo ka arsyet e saj, sepse në filozofinë e tyre minimizohen krimet e komunizmit, për pasojë ata nuk flasin kurrë për dëmshpërblimet e tyre. Edhe një ligj në këtë kontekst e në këtë filozofi politike nuk do të ishte plotësisht i përshtatëshëm për realitetin tonë.
Duke vazhduar bisedën mbi ligjin e ardhshëm dua të ve në dukje një pikë, që mendoj se është e gabuar e që meriton një ndreqje të menjëherëshme. Projekt ligji Doda – Idrizi , në nenin 14, pika 2 shprehet : “ Nëse personi nuk jeton më, asnjë i afërm nuk mund të kërkojë të dhëna mbi dosjen”. Në intervistën e z. Lleshi nuk flitet për këtë pikë. E gjej këtë kusht jashtë logjikës, jo vetëm sepse bie në kundërshtim me të gjithë konceptin e zgjeruar të trashëgimisë, por edhe të një padrejtësie, deri në dhunë, të të drejtave të bijve në raport me prindërit. Nëse ky propozim është bir i idesë se duhen ndaluar motivet e “hakmarrjes” së mundëshme të bijve, kjo periudhë 23-vjeçare ka hedhur poshtë krejtësisht një ndrojtje të tillë të një pjese të shoqërisë shqiptare e mjaft të huajsh. Për një lloj sensi përgjegjësie qytetare e respekti ndaj ligjeve, apo frike e mungese guximi, apo të dyja bashkë, këta vite kanë dëshmuar se Shqiptarët nuk kanë asnjë prirje për hakmarrje vetiake të atij lloji. Cilado qoftë konsiderata që ka pjellë atë ide, mendoj se duhet lënë mënjanë e u duhet siguruar bijve të njerëzve të dënuar e të përndjekur nga diktatura e drejta për të hyrë në të fshehtën e Shtetit kundrejt prindërve, edhe në rastin kur ata nuk janë më në jetë, për më tepër sepse pasojat e asaj të fshehte kanë rënë mbi ata bij, nga dita që kanë lindur deri sa sistemi ndërroi formë.
Sa i përket lustracionit, efektet e një ligji të tillë sot, mbas 23 vjetësh, do të ishin shumë të kufizuara, sepse në administratën e sotme, për arsye moshe, besoj se do të jenë shumë të pakët ata që do të prekeshin nga një ligj i tillë. Ky mund të jetë edhe një motiv më shumë për t’u miratuar nga Kuvendi, duke nxjerrë në dukje edhe arsyen e vërtetë të kësaj vonese biblike. Ligji për hapjen e dosjeve do t’ishte një hap përpara në ndarjen nga diktatura e njohja e një të drejte të ligjëshme të qytetarëve shqiptarë. Do të kishim një Shqipëri më të hapur, më të tejdukëshme, më njerëzore, një shoqëri që nuk vazhdon të mbulojë krimet, edhe se jemi shumë larg konceptit të dënimit të vërtetë të diktaturës e nxjerrjes para përgjegjësisë të kriminelëve të saj.
Dhjetor 2014 Eugjen Merlika

Filed Under: Analiza Tagged With: APO MASHTRIM, Eugjen Merlika, I RRADHËS ?, LIGJ I VËRTETË

Amerika, Engjelli im mbrojtes!!!

December 23, 2014 by dgreca

Nga Qendresë Halili/
Amerika, engjelli im mbrojtës!/
Bash në Amerikë i mbusha 24!/
Gjithmonë e kisha ëndërruar ë, n tim, që kur kisha qenë fëmijë, që kur e kisha kaluar luftën, deri më tash që e kisha takuar. Tani po bindem se engjujt shpëtojnë vërtetë!
Engjull i bardhë me shumë yje rreth e rrotull, fluturon në qiell, bën dritë, sjell paqe dhe erë liri. Engjull që unë e kisha parë atë natë të zezë, pa hënë, pa dritë. Natë që më kujtohet si sonte. Të gjithë kokëulur, trupat tanë dridheshin si thupra në ujë, frikë në mish e palcë, humbur si në mjegull, por pritja ende s`na ishte shuar. Çuditem si ishim gjallë!
Babai thotë se do të bëhet mirë në Kosovën tonë, të tjerët heshtim një copëherë, pastaj nëna thotë se njeriu qenka më i fortë se guri, vëllau Liridoni qan e qan, ama e ka një të qarë të ëmbël, sikur po qesh (ai është ende engjull, që i ndjen engjujt dhe ndoshta po flet me ta), motra e vogël bërtet se s`po mundet me i gjet lodrat, që ku e di se ku i kanë humbur, gjersa vëllau tjetër i thotë se lodrat tua s`ke për t`i gjetur kurrë se ato t`i ka marr lufta! Unë kokën e kam ngritur kah qielli, dhe po mundohem të gjej ndonjë yll, sa për ta kompletuar engjellin tim imagjinar. Yjet i kisha dashuruar gjithmonë, por kurrë s`kisha mundur me i numrue në qiell. Nuk po qaj, fëmijëria ime tashmë është mplakur. Askush nuk e di që unë s`jam fëmijë më, por engjull ishte tamam si unë e kisha ëndërruar në fëmijëri. Engjull që më kishte thënë, se ai ishte shptimtari im.
Ëndërra më nuk kam. Ato m`i ka marr lufta. Lufta që bëhet me gjak. Lufta e kuqe me fytyra të zeza, që unë nuk e di përse bëhet, s`dua as ta di. Tani unë e kam vetëm një dëshirë. E di që dëshirat nuk duhen treguar për realizimin e tyre, andaj s`po flas. Unë vetëm po pres zbritjen, forcën dhe dritën e tij. Fshati është në errësirë dhe terr. Babai na thotë se është koha për gjumë dhe ne duhet të flemë, unë nuk dua të fle, jo pa e parë engjellin tim. Mezi më largojnë nga dritarja. Tani jemi të gjithë së bashku dhe po presim. Habitem me ta se çka po presin. Unë e di që pres engjellin tim mbrojtës. Unë e ndjej se engjelli im po vie, e ndjej…
Pas disa çasteve diçka na bën dritë fshatin, dhomën, neve, mua. Unë braf në këmbë dhe bërtas; Është engjelli im, engjelli im mbrojtës…
Të gjithë ngritemi në këmbë dhe shikojmë kah qielli. Qielli që tani ka dritë, bën dritë. Veç tani kujtohem se ka kohë që askush nga ne s`ka shikuar qiellin, s`ka parë dritë dhe buzëqeshje në fytyra.
Dëgjoj zëra: Amerika, Amerika, Amerika!
Pastaj Amerika po na liron, Amerika po na liron…
Unë kërcej disa herë nga vendi. Shikoj shtëpinë tonë të ndritshme, fytyrat tona vezullojnë dhe unë po qesh me të madhe. Pastaj të gjithëm duartrokasim dhe brohorisim përsëri; Amerika, Amerika, Amerika!
Engjelli vjen nga qielli, bën dritë dhe sjell paqe.
Unë nuk e di se ç`është kjo Amerika? Cka është Amerika? Kush është Amerika?
Unë nuk di asgjë, s`kam si të di. Unë di vetëm të ndjejë, ndjej si fëmijët edhe pse s`jam më fëmijë. Oh, ju ndoshta nuk e dini se si është të jesh fëmijë dhe i rritur në një trup të vogël, me duar dhe këmbë të shkurtëra.
Fëmijë si unë që kurrë s`ka pasur fëmijëri. Fëmijë si unë pa ardhmëri, pa ëndërra dhe me shumë luftë brenda vetes, ani pse e dua lirinë për të tjerët. Këtë liri që s`mund ta gëzoj brendësia, trupi dhe shpirti im. Liria ime ka me ardhë kur unë ta takoj engjellin tim.
Amerika qenka engjelli im mbrojtës. Amerika na ka shpëtuar. Amerika qenka paqja. Amerika e ndali luftën. Amerika qenka engjull!
Të gjithë familja dalim jashtë në oborr dhe bërtasim: Amerika, Amerika, Amerika!
Që atëherë mbaj mend këtë emër, më është ngulitur aq shumë në shpirtë, mendje dhe zemer. Engjujt nuk harrohen. Engjujt na mbrojnë gjithmonë. Engjujt janë shpëtimtarët e kësaj Bote!
Gjithmonë kam ikur, ikur, ikur…
Askush nuk e shihte ikjen time, ikja te ne nuk shihet pa ikur!
Unë vazhdoja të ikja, doja të tretesha, avullohesha dhe të shëndërrohesha në një hiç gjë, gjersa erdha këtu…
Lufta me vetveten që më nuk e dua, lira me të tjerët bashkë me veten qenka më e bukura liri që vjen. Liria që din ta sjell vetëm një engjull nga qielli me paqe. Se në qiell jetojnë engjujt këtë ende e besoj, s`ka kush që e mohon se në tokë atëherë bie paqja.
Qielli me tokën kurrë nuk kanë qenë në luftë!
Ky është engjelli im me emrin Amerika, që unë e kam takuar para dy muajve. Amerika qenka një vend i mahnitshëm, më i bukur sesa e kisha ëndërruar. Më i ndritshëm se e kisha parë në qiell. Me më shumë paqe dhe liri që ne kishim kërkuar.
AMERIKA QENKA DRITE. AMERIKA QENKA LIRI. AMERIKA QENKA PAQE!
Tani jam te engjelli im, tani jam në mbrojtje, liri, paqe dhe dritë. Nuk kam frikë më nga lufta me luftën, as lufta me veten. Nga paqja njerzit nuk frikësohen. Paqja që e sjellin nga qielli engjujt për njerzit fëmijë!
Lum si unë që takova këtë engjull, engjelli im i fëmijërisë së luftës dhe ardhmërisë së paqes!
Besoni te engjelli im, engjelli juaj, engjelli jonë!
Amerika ime, Amerika juaj, Amerika jonë!

Detroit, MI 2014!

Filed Under: ESSE Tagged With: amerika, Engjelli im mbrojtes!!!, Qendresa Halili

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • …
  • 64
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT