• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for December 2014

VJEDHJA E PRONËS PRIVATE NË ULQIN KONSIDEROHET SI NGJARJE E VITIT

December 19, 2014 by dgreca

E Drejta e pronës është e drejtë e njeriut/
Nga Frank Shkreli/
Sipas një njoftimi në portalin e Komunës së Ulqinit, të martën u nënshkrua në hapësirat e komunës së atij qyteti marrveshja, midis Kryetarit të komunës, Fatmir Gjekaj dhe përfaqsuesit të kompanisë turke “Aqua Park & Entertainment”, Sahret Hajdarpasic, për ndërtimin e një akva parku që konsiderohet se do të jetë më i madhi në Ballka i këtj lloji. Thuhet gjithashtu se në bazë të kësaj kontrate, kompania turke e cila sipas lajmeve për këtë projekt do të investojë 7 milionë e gjysëm dollarë, paska “marrë me qira” për 30-vjetë tokën ku do të ndërtohet parku. Në sipërfaqe, ky duket një lajm i mirë për atë zonë e cila ka shumë nevojë për investime dhe për një zhvillim ekonomik. Deri këtu gjithçka në rregull.
Por ajo që lexuesi nuk mëson nga njoftimi zyrtar i komunës së Ulqinit dhe madje as nga mediat të cilat dhanë njoftimin në lidhje me këtë marrveshje, është se toka e cila thuhet se kompania turke “ka marrë me qira”, është pronë legjitime me dokumentacion tapie e familjes Rudaj nga Shtoji i Ulqinit dhe se pronarët e tokës nuk kanë dhënë miratimin e tyre për këtë projekt. Familja Rudaj ka bërë një deklaratë për publikun me të cilën kundërshton vendosmërisht këtë marrveshje midis komunës së Ulqinit dhe kompanisë turke “Polin”, për të ndërtuar akva parkun në tokën e tyre që ua kanë lënë të parët, andaj marrveshja nuk ka miratimin e tyre dhe si e tillë marrveshja nuk ka vlerë. Familja Rudaj thotë se si rrjedhim i shkeljes së të drejtave të saj të pronësisë, ajo do të kërkojë të drejtat e veta në nivel vendor, shtetëror dhe ndërkombtar. Ja edhe Deklarata e familjes Rudaj në lidhje me këtë situatë të krijuar në komunën e Ulqinit:
“Ju njoftojmë se parcela kadastrale nr. 2088 në sipërfaqe prej 25.541 metër katrorë është pronë kontestuese e familjes Rudaj në Shtoj të Ulqinit. Këtë e dëshmon vendimi i Komisonit për këthim dhe kopmensim Nr. 030-ul-6-97-05, e datës 17.09.2014, i lëshuar në Tivar si dhe nga vëndimi i Ministrisë së Financave të Malit të Zi, e datës 20.05.2011.
Nga Drejtoria shtetërore për patundshmëri, posedojmë gjithashtu vendimin Nr. 954-1470/11, të datës 5.12.2011, me të cilin lejohet regjistrimi për ndryshimin e asaj pjesë të parcelës. Këtë tokë na e ka marrë shteti komunist në vitin 1949.
Ne familjarët posedojmë madje edhe dokumentin e shitblerjes së kësaj toke, nga viti 1857, të nënshkruar nga kadia Shaqir Isuf, autoriteti vendor turk i asaj kohe.
Kuvendi Komunal i Komunës së Ulqinit ka marrë vendimin që në këtë pronë të ndërtojë akva parkun. Ne si familje nuk e kemi pranuar këtë vendim, për të cilën gjë, zyrtarisht i kemi njoftuar drejtuesit e Komunës së Ulqinit dhe investitorin. Por, ata janë këmbëngulës në aprovimin e vendimit të tyre dhe nuk kanë marrë parasysh kërkesën tonë. U bëjmë thirrje institucioneve ndërkombëtare që të ndërhyjnë në zgjidhjen e këtij problemi.”
Ulqin, 15 dhjetor 2014 Familja Rudaj
Kjo ishte deklarata informuese për publikun nga familja Rudaj e lëshuar të hënën, në prak të nënshkrimit të marrveshjes për ndërtimin e akva parkut në Shtoj të Ulqinit, duke nënvijuar njohjen zyrtare, jo një herë, por dy herë se toka ku është në plan të ndërtohet akva parku, është në të vërtetë dhe legjitimisht toka e familjes Rudaj.
Ky rast në rrethin e Ulqinit duket si një shembull i qartë i asaj që mund të quhet vjedhje e pasurisë private nga shteti. Është kjo një traditë e regjimeve naziste dhe komuniste të cilat gjatë shekullit të kaluar grabitën pasurinë private pa asnjë konsideratë për pronarët legjitim, për të pasuruar veten. Fatkeqsisht, kjo trashëgimi e këtyre regjimeve është ende gjallë në disa raste, pasi në pjesën më të madhe, ndonëse në këto 25-vitet e fundit ç’prej shembjes së komunizmit, prona private e cila ishte konfiskuar nga regjimi komunist, tashmë i është këthyer të zotit. Përveç vendosjes së lirisë dhe demokracisë, këthimi i pronës private tek i zoti, ishte në të vërtetë një prej përfitimeve nga shëmbja e komunizmit dhe si i tillë më vonë u konsiderua, sidomos nga ana e Shteteve të Bashkuara por edhe nga BE-ja, si një kriter me rëndësi për të vlerësuar përparimin e ish-vendeve komuniste për antarësim në organizatën e NATO-s dhe në Bashkimin Europian. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian kanë deklaruar shpesh se këthimi i pronës private të vjedhur dhe të konfiskuar nga shteti, është edhe një provë e zhvillimit të një shteti ligjor e demokratik, dhe janë shprehur njëkohsisht se ligjet jo-diskriminuese mbi pronësinë, janë tepër të rëndësishme edhe për zhvillimin e një ekonomie të tregut të lirë.
Besoj se një ndër ato shtete që Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian thonë se, “duket se e kanë të vështirë të administrojnë rivendosjen e të drejtave të pronësisë pronarëve të cilëve u takon toka”, është edhe Mali i Zi dhe rasti konkret i familjes Rudaj në Shtoj të Ulqinit. Ajo tokë nuk është as e komunës së Ulqinit as e qeverisë malazeze, por me tapi e dokumentacion i takon familjes Rudaj. Sipas deklaratës së mësipërme, familja Rudaj me të drejtë ka vendosur që të luftojë për të drejtat e saj ligjore dhe kushtetuese për të marrë pronën që i takon asaj gjysh pas gjyshi dhe të vendosë vet mbi përdorimin e asaj parcele prej 25,5 mijë metra katrorë, ashtu si dëshiron dhe sipas interesave të veta.

Këthimi i pronave të konfiskuara nga cilido shtet qoftë, është i ndërlikuar ndërsa përbën gjithmonë një proces të rënduar dhe si rrjedhim duket se përpjekjet e familjes Rudaj për këthimin e tokës së tyre nuk do të jenë aspak të lehta duke amrrë parasyshë se do t’i duhet të luftojë jo vetëm Podgoricën yzrtare, por edhe autoritetet vendore, përgjegjësia e të cilave në rend të parë është të mbrojnë interesat e qytetarve të vet. Gjatë nënshkrimit të marrveshjes midis Komunës së Ulqinit dhe kompanisë turke, Polin për ndërtimin e akva parkut në mallin e familjes Rudaj, Kryetari i Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka e paraqiti marrveshjen si një mesazh të mirë për investuesit tjerë, duke shtuar se, ”Ulqini nuk ka kohë të presë. Na nevojiten investimet, vendet e reja të punës, klimë e mirë investuese”, tha kryekomunari ulqinak. Kjo që thotë kryekomunari i Ulqinit mund të jetë e vërtetë, por kjo nuk mund dhe nuk duhet të arrihet në kurriz të pronarve të ligjshëm të tokave dhe kundër vullnetit të tyre. Është për tu çuditur se sipas shtypit vendas, gjatë nënshkrimit të marrveshjes, dëshmitarë të këtij uzurpimi të të drejtave të pronësisë së familjes Rudaj në Shtoj të Ulqinit, ishte pothuaj e gjithë përfaqësia politike shqiptare në Ulqin, përfshirë kryetarët e PDS-së dhe PSD-së në Ulqin, Loro Nrekiq dhe Selim Resulbegoviq, Lidhjes Demokratike dhe Iniciativës Qytetare “Perspektiva”, Mehmet Bardhi dhe Amir Hollaj, si dhe drejtori ekzekutiv i UBA, Ibrahim Milla.
Komuna e Ulqinit me shumicë dërmuese shqiptare është lënë tepër gjatë pas dore ekonomikisht, gjë që gjithnjë po detyron shpërnguljen e shqiptarëve nga trojet e tyre autoktone të asaj zone. Gjithkush i dëshiron investimet që do të ndihmonin në përmirsimin e jetës, sidomos të shqiptarëve në atë rajon. Por, të nderuar përfqsues politikë të shqiptarëve në Mal të Zi, duhet të jeni të sigurtë se nuk mund të ringjallet ekonomia dhe as nuk mund të tërhiqni investitorë të huaj duke u premtuar atyre rrëmbimin në mënyrë arbitrare të pronës private dhe përdorimin e pasurisë private që i përket tjetër kujt. “Asnjë fuqi në botë nuk ka të drejtë të rrëmbejë pasurinë tonë, pa miratimin tonë”, ka thënë John Adams, njëri prej themeluesve të Shteteve të Bashkuara dhe një tjetër burrshteti amerikan, John Jay ka deklaruar se, “Prona është me siguri një e drejtë aq e rëndësishme për njerëzimin sa edhe vet liria”. Është thënë edhe se e drejta e pronës private është e drejtë e njeriut. Kur të humbni të drejtën e pronës, kini humbur të gjitha të drejtat e njeriut dhe çdo gjë tjetër. Dhe kjo është pikërisht arsyeja se pse përfaqsuesit politikë të shqiptarëve në Mal të Zi duhet të mbrojnë të drejtën e pronësisë private të qytetarëve të vet, e jo ta shkelin dhe ta abuzojnë atë.

Filed Under: Analiza Tagged With: KONSIDEROHET SI, NGJARJE E VITIT, VJEDHJA E PRONËS PRIVATE NË ULQIN rank Shkreli

Humbi jetën 16-vjeçarja shqiptare në Pennsylvania

December 19, 2014 by dgreca

BENSALEM, PANNSYLVANIA : Duke iu referuar një video të trasmetuar, dje, prej kanalit 6 televizivë – WPVI-TV abc, thuhet se policia – po punon duke ndërtuar skemën e vdekjes së një vajze 16 vjeçare e goditur me makinë e tipit Ford Bronco- cila drejtohej nga një 18 vjeçarë, në qytetin Bensalem në Pennsylvania, te enjten pasdite. pasdite.
Shefi i policisë së qytetit ka pranuar se policia po punonë për të ndërtuar skemën një çështje penale, të ngritur kundër një shoferi 18-vjeçar, i cili solli dhe vdekjen një vajze 16-vjeçare – e cila në momentin që u goditë nga makina – ishte duke marrë autobusin e shkollës së saj – pikërishtë, dje të mërkurën në mëngjes.
Fatkeqësishtë, mësohet se viktima e këtij aksidenti tragjikë, është një vajzë shqiptare e quajtur Minete Zeka, një i studente në Shkollën e Mesme Bensalem, e cila gjeti vdekjen pas përplasjes së automjeteve në kryqëzimin Bensalem Boulevard dhe Bridgewater Road. .
Megjithëse, deri tani thotë televizioni abc, nuk ka pasur asnjë akuzë të ngritur kundër shoferit 18 vjeçar – studenti i Shkollës së Mesme Buck County Technical, por policia thotë se automjetiti të tij mbas inspektimit i janë gjetur probleme të shumta, që lidhen edhe me goditjen e vajzës 16 vjeçare.

Një zyrtar i policisë e përshkroi automjetin SUV tipi Ford Bronco, si një “makinë me shumë probleme të rënda.”
Burimet e televizionit thonë atij i mungonte edhe “uji shkrirës” që lanë xhamat e makinës – mbasi në atë moment të aksidentit xhamat e automjetit mund të kenë qenë të mbuluar me akull.
Televizioni i kanalit të 6 televizivë – WPVI-TV abc, ka mësuar automjeti nuk mund të ketë qenë edhe i regjistruar ligjërisht.
Policia, thotë simbas hetimeve se shoferi as nuk e ka parë viktimën – përderisa ai ka ” injoruar dritat e ndezuara të cilat janë shenja për të ndaluar dhe hapur krahun për autobusin e shkollës kur është i ndalur duke marrë ose zbritur nxënsit e shkollës.
Hetuesit, thonë se kanë konfiskuar edhe telefonin celular të shoferit për të përcaktuar nëse ai kishte qenë në përdorim në kohën e aksidentit.
Stacioni i Policisë në qytetin Bensalem ka hedhur një numër telefoni dhe kushdo që mund të ketë qenë dëshmitarë i këtij aksidentit – mund të kontaktojë hetuesit në këtë numër : 215-633-3719.
Në natën e mërkurë, pra dje miqtë dhe familja u mblodhën për të kujtuar Minete Zekën, në vendin ku ajo mbeti e vdekur si pasojë e këtij aksidenti tragjikë, duke ndezur qirinjë, dhe u lutur për shpirtin e saj duke vendosur edhe lule tek fotografitë e saj në anë të rrugës.
Në një postim në rrjetin social facebook Shoqata “Bijte e Shqipes”, në Philadelphia, shkruan se ndjehet shumë e tronditur nga njofimi për vdekjen aksidentale të vajzës 16 vjeçare Minete Zeka, e bija e Selim Zekës nga Kosova – me banim në Bensalem,
Kurse shton se “Duke shprehur ngushëllimet për familjen dhe gjithë të afërmit e saj, Shoqata “Bijtë e Shqipes” bëhet pjesë e kësaj dhimbje dhe njëkohësisht lutet që – familja Zeka të gjejë forcë për t’a përballuar këtë humbje të madhe të vajzës së tyre të dashur./B.Sina/

Filed Under: Komunitet Tagged With: 16-vjeçarja shqiptare, Beqir Sina, humbi jeten, në Pennsylvania

NGORDHI ME SHKOP NË DORË…

December 19, 2014 by dgreca

Në 70 vjetorin e përmbytjes së Shqipnisë…/
“Shkopi është i hollë… Ky popull do hu…!!/
Nga Fritz RADOVANI/
Me që diktatorët nuk besojnë në një jetë tjetër, kur iu vjen dita… “ata” ngordhin!
Edhe mirë bajnë që ngordhin, por ç’ e don, tepër vonë…
Gjithë jeta i shkoi “dyke mejtuar për popullin”…Aty i rrinte mendja kur e kishte në kokë!
Rrallë herë ka ngja që nuk ishte në vete, po edhe atëherë…nuk vononte e kthjellohej…
Ishte fare i rij, kur vendosi me u sakrifikue për popullin: “Unë do bëhëm terrorist!”…
Ndoshta, janë shumë të rralla rasët që dëshira shoqnohët edhe me karakterin e njeriut!Mendimi i të Ndjerit Muntaz Kokolari, i lanun me shkrim në nandorin e vitit 1944, më ka shty me lexue shumë nga shkrimet e Enver Hoxhës për vitët e luftës, mardhanjet e tij me Vasil Shanton, Qemal Stafen, Zaj Fundon dhe Zef Malen… Letrat e Zef Malës, drejtue Enverit nga interrnimi, më kanë dhanë me kuptue se: I vetmi njeri me ato pikpamje të theksueme komuniste që ka vdekë i penduem plotsisht, asht kenë Zef Mala! Në letrën e fundit Ai i shkruen Enver Hoxhës: “Edhe pse jam qorrue dhe nuk shoh fare, shikoj nga dera dhe veshtroj nëse po dëgjoj turmat e Popullit Shqiptar, që po më shpërthejnë derën e shtëpisë, dhe po më marrin zharg dhe bashkë me ty, po na djegin përsëgjalli, për atë tmerr që i kemi sjellë né këtij populli me komunizmin e instaluem në Shqipni…”
Sigurisht, një leter si kjo, ia përforconte mendimin se, “ky popull do hu…”!!
A thue kësaj dëshirë i kishte ra në té i Ndjeri Muntaz Kokolari, kur perkufizonte Enverin:
“Po përjetojmë ditë të vështira. Kam vendosur me brengë në zemër të largohem nga Shqipëria ime e bukur, nga familja e dashur…Këtë vendim e mora mbasi më njoftuan disa nga miqtë e mi të besuar, se jeta ime dhe e të afërmëve të mi është në rrezik nga bashtua (vagabondi M. K.), Enver Hoxha. Ai ka urdhëruar djajtë e kuq kundër nesh.
Kjo kuptohet: Thjesht për motive personale… Kjo është fatkeqësi e kombit tonë dhe e Shqipërisë së gjorë, që ka rënë në duart e një njeriu të përbindshëm, tinëzak, hakmarrës, inatçi, dinak, megaloman, egoist që i do njerëzit nën vete, kumarxhi, gënjeshtar edhe kur qe jashtë për studime nuk dha asnjë provim, mbeti pas kabareve, kazinove etj. Fëlliqi botën me borxhe. Né intelektualët gjirokastrit ja dimë të gjitha dhe sa i vlen lëkura, prandaj kërkon të na asgjësojë…” (Shkrue nga M.K., me 9 Nandor 1944).
Shpjegonte Prof. Petro Fundo, Muntaz Kokolari, Zef Mala… E edhe pse dijmë sot sakt se mbi 500.000 Shqiptarë u masakruen nga ky perbindsh, me paturpsi deputetët e Kuvendit Popullor, presin me shqyrtue “Me i hapë, apo mos me i hapë ‘Dosjet” e krimeve të tij..!
Kjo “mëdyshje” tregon edhe një tjetër mangësi të madhe morale të “shqiptarëve” po u themi: “Nga një popull që në 1912, ishte ma pak se 1 miljon banorë, i kemi dhanë Botës së qytetnueme Europjane në Shek. XX, një tiran të përmasave të pakrahasueshme me krimet e kryeme prej tij, ndaj popullit të vet.”
Dosja e parë që duhet hapë asht ajo e Enver Hoxhës, dhe mbas saj, e Nexhmije kobres, për të kalue mandej tek tradhëtarët e bashkpuntorët e tij, kundër Popullit Shqiptar.
A ka sot “dosje” Enver Hoxha?, mund të pyesin Shqiptarët…
– Jo një, po disa kopje dosjesh ka “Enveri ynë”…
Ai ishte ideatori i tiranisë dhe i terrorit… Ai vetëm mendonte ke me vra…?
Ai dinte edhe torturat që duheshin me ua ba?
Ai urdhnonte sa vetë me vra çdo ditë?
Ai shpjegonte pse duhen vra?
Ai aprovonte çdo vrasje…me nënshkrimin e tij.
Ai dishronte me dijtë edhe “vullnetin e fundit” të viktimës, tek stomi i gropës pa emën…
Ai donte me dijtë ku perfundoi far’ e fisi e trashigimtarët e të masakruemëve..?
Ai kerkonte “shifren” e skllavëve të përfshimë në “luftën e kllasave”?
Ai vetem numronte sa dollarë i shtonin këta skllavë në rezervat e tij ndër banka?
Kjo ishte knaqësia e tij, që po pasunohej dhe po trashigonte tek të vetët dhe “pasuninë e fitueme me gjakderdhjen e Popullit Shqiptar”…
Ai çdo ditë tek pasqyra krahasonte vetvetën me terroristët ma të mëdhej të shekullit…
Ai krenohej si tiran, po egoizmi e shtynte me ua kalue atyne dhe, ua kaloj…
Po, mos harroni se Europa, dinë edhe pak ma shumë se kujtojmë né!
Vazhdon…
Melbourne, Dhjetor 2014.

Filed Under: Opinion Tagged With: Fritz radovani, me shkop, NË DORË!, ngordhi

Muzika është jeta ime!

December 19, 2014 by dgreca

“Ende i kam të freskëta kujtimet e fëmijërisë e të rinisë për Prizrenin tim të dashur, të cilit ia kam kushtuar këngën time më të bukur: “Zambaku i Prizrenit” /
(Intervistë e Rajmonda Moisiut me kompozitorin e njohur prof. dr. sc. Akil Mark Koci)
Bisedoi:Raimonda MOISIU/
Prof. Dr. Sc. Akil Mark Koci, kompozitor dhe muzikolog, njëri ndër kompozitorët e parë që në veprat e veta përdori muzikën avangarde – atonale, i cili ndikoi shumë me shkrime, dhe me veprat e veta në rritjen e vetëdijes artistike të krijuesve shqiptarë, veçanërisht në tri dekadat e fundit, duke na sjellë vepra me tendenca të reja kompozimi dhe duke e plotësuar literaturën muzikore shqiptare dhe çka është më e rëndësishmja, ka ndikuar edhe në kultivimin e shijes së publikut. Ky krijues, deri më sot, edhe pse i ka 79 vjet jete, është në proces të realizimit të veprave të reja muzikore.
Kompozitori dhe muzikologu, z. Koci, që nga viti 1993 jeton dhe vepron në Londër, në Mbretërinë e Bashkuar, edhe pse në moshën e tretë, është mjaft aktiv në krijimtari. Me këtë krijues të njohur biseduam rreth jetës dhe krijimtarisë së tij, përherë aktive dhe të frytshme .
-Profesor Koci ju jeni një nga kompozitorët dhe muzikologët më të shquar të botës shqiptare. Sivjet kremtoni 79-vjetorin e lindjes dhe 56-vjetorin e krijimtarisë e të kompozimit të parë “Maca e vogël”, për korin e fëmijëve, kur edhe u ekzekutua dhe u botua. Kur e keni kuptuar se muzika është jeta juaj?
-Para se të përgjigjem në pyetjet tuaja, e nderuara Raimonda, le të më lejohet të them se po kënaqem me aktivitetin tuaj dhe gëzohem për punën që e bëni në të mirë të kombit, i cili, në këto kohëra të vështira, ka nevojë për të tilla siç jeni ju. Aktiviteti juaj i madh në lëmin e kulturës dhe të artit ndriçon kontributin që po i jepet zhvillimit dhe ruajtjes së pasurisë së mëdha që ka kombi ynë, shtimit të vlerave të tij shpirtërore dhe artistike. Ju falënderoj për ftesën që më bëtë për intervistën dhe do të mundohem të jap përgjigje në lidhje me pyetjet tuaja. Të falënderoj për respektin dhe fjalët e thëna për krijimtarinë time. Jam njëri prej shumë krijuesve që ka kombi ynë në dy shtetet tona dhe e artistëve të shumtë që jetojnë dhe veprojnë në diasporë. Ndaj, ne si krijues që veprojmë nën qiellin e huaj, jemi të detyruar t’i dëshmojmë vlerat me punë, jo vetëm veten si krijues, por edhe kombin të cilit i përkasim.
Rrjedh nga një familje Prizrenase dhe jam edukuar nga një babë (Marku) me tipare të forta autoritare me hierarki familjare-traditë shqiptare, i cili ka qenë i zellshëm në punë me sjellje të admirueshme në shoqëri dhe njohës i mirë i disa gjuhëve.
Këto aftësi e ndihmuan atë të punonte me shumë përkushtim nga vitet e dhjeta të shekullit të kaluar (1910), si përkthyes në Konsullatën e Austrisë në Prizren. Përkushtimi i tij ndaj traditës dhe edukatës së shëndoshë familjare ishte i madh dhe ai bashkë me nënën time, Paulinën (Tinën), e cila ishte një amvise e mirë, nënë e përkushtuar, me virtyte të larta kombëtare dhe krishtere e devotshme, na edukuan ne 12 fëmijëve, sa kishin lindur nga këta dy prindër. Pra, kam marrë edukatë nga prindërit e ndershëm, të cilët jo vetëm na flisnin bukur dhe qartë, por edhe kërkonin nga ne të thoshim vetëm të vërtetën, pa hipokrizi, të qëndronim larg intrigave, të kishim shpirt të pastër e të lirë dhe të mos harronim për asnjë çast identitetin tonë kombëtar në ato kohë të vështira për popullin tonë (Prej vitit 1938-41 kemi jetuar në Shkup). Pra, ndikimi i tyre ishte një frymëzim për aspiratat e larta arsimore dhe edukative për të ardhmen tonë… Kontaktet e para me muzikën artistike i pata që në fëmijëri. Aty nga mosha 10-vjeçare kam kënduar në korin e Konkatedrales së Prizrenit, të cilin e udhëhiqnin motra Angjelina dhe motra Ana; aty kam ndier kënaqësinë e muzikës dhe gjithnjë kam menduar se një ditë muzika do të jetë profesioni im jetësor, sepse për të parën herë kam ra në kontakt me veprat e kompozitorëve si janë Hajni, Moxarti, Bethoveni dhe të tjerët. Pra, falë kësaj edukate, muzika vlonte në ëndrrat e mia dhe kështu u orientova që profesioni im jetësor të jetë – muzika.
-Keni studiuar në Prizren, Prishtinë dhe keni vijuar më tej studimet për muzikë në Sarajevë. Si do t’i krahasonit këto tri eksperienca të jetës suaj?
-Me ju thanë të drejtën, edhe pse jam në moshën e tretë, dëshiroj ta theksoj këtë, sepse thonë: rinia bukuria, kurse pleqëri është kryevepër, dhe ende i kam të freskëta kujtimet e fëmijërisë dhe të rinisë në Prizrenin tim të bukur, të cilit ia kam kushtuar këngën time më të bukur “Zambaku i Prizrenit”, këngë që është bërë sinonim jo vetëm i krijimtarisë sime, por edhe koncept i bukurisë, e bukuria është ndër më të vështirat e të gjitha estetikave të lashta, moderne dhe bashkëkohore, sepse ajo është cilësi estetike për Platonin; dhe e bukura ka qenë formulë e shkëlqimit të së vërtetës. Në Prizren kam kryer shkollën fillore, gjimnazin deri në vitin e katërt, kurse gjysmë matura ka qenë me tri vjet, por unë e vazhdova, kreva vitin e katërt dhe u regjistrova në vitin e pestë dhe, aty kah gjysma e vitit, vendosa të çregjistrohem dhe të shkoj në shkollën e mesme muzikore, sepse shihja se nuk kisha zgjedhur orientimin tim, dhe se për mua muzika ishte jeta ime. U lajmërova dhe më pranoi drejtori kompozitori ynë i parë në Kosovë, Lorenc Antoni, pas një provimi pranues. Atëherë kuptova se e kisha gjetur drejtimin tim të jetës. Dhe mu atëherë kompozova këngën e parë “Maca e vogël”, e cila edhe m’u ekzekutua nga kori i shkollës muzikore, ku këndoja edhe unë bashkë me kolegët e mi. Kjo ishte kënaqësi e pa përshkruar, kurse kjo këngë e kompozuar edhe u botua. Dhe, po e them edhe një herë, se ishte kënaqësi e pa përshkruar kur kolegët, në fakt kori i shkollës, e ekzekutoi kompozimin tim të parë!
-Si i çmoni disa nga konceptet e kulturës suaj muzikore si: kompozimi, muzikë dhome, muzikë baleti dhe operistike, violinë dhe orkestër dhe organizator i koncerteve recitale, apo muzikologji? Cila është tema juaj e preferuar dhe pse?
Kam bërë shumë kompozime që nga këngët për fëmijë e deri te veprat skenike siç është baleti. Nga sa kam krijuar deri tash del se më së shumti kam 5 balete, pra, krijime skenike dhe muzikë kamertale. Dua të theksoj se e kam shkruar baletin e parë në Kosovë me titull “Sokoli e Mirusha”, luajtur nga Ansambli i baletit të Prishtinës dhe nga Ansambli i baletit të Sarajevës, dhe kjo është vepra e parë skenike duke përfshirë edhe teatrin që është luajtur dhe vendosur në skenë jashtë Kosovës nga autorë kosovarë në kohën e ish- Jugosllavisë. Pra, ishte një nder dhe krijim, se isha krijuesi i parë shqiptar nga Kosova që m’u luajt vepra nga një ansambël i huaj jashtë Kosovës. Dua të theksoj se kjo vepër u luajt edhe në Bienalen e muzikës moderne nga Ansambli i baletit të Prishtinës në Bienalen e Lubjanës.
Në krijimtarinë time nuk bëj ndonjë veçim, por kur kompozoj, vendos se për çfarë lloj ansambli kompozoj; pra nuk e veçoj asnjë formë muzikore. Edhe në tema të caktuara nuk përqendrohem, por bazohem në tekstin, në karakterin dhe në përmbajtjen e saj. Duhet të theksoj se burimet e zhvillimit të muzikës serioze shqiptare në Kosovë i gjejmë, fillimisht, në qytetin tim të lindjes – në Prizren, mu në kishën katolike të Prizrenit “Zoja Ndihmëtare”, pastaj në vitin 1948 hapja e shkollës së parë muzikore, shoqëria kulturore-artistike “Agimi” dhe radiostacioni i parë Radio-Prizreni si inklinacion edhe shkolla e parë e ulët muzikore e më vonë edhe shkolla e mesme muzikore… Kam kompozuar gati në të gjitha format muzikore duke filluar që nga këngët korale për fëmijë e deri te baleti si forma më e madhe muzikore.
-Muzikantët e mëdhenj të së kaluarës kanë theksuar se që të “piqen” artistikisht krijuesit e rinj, është e nevojshme të lexojnë diçka rreth tyre dhe rreth aktivitetit të tyre? Ju e përfillni këtë mendim në krijimtarinë tuaj?
Çdo krijues duhet të përcjellë rrjedhat e artit me të cilin merret, e, pra, është e domosdoshme të ecësh me kohën, edhe pse duhet pasur kujdes, sepse krijimtaria nuk varet nga ecuritë e larushisë së artit, por duhet ndjekur thelbin e tij. Kështu, bie fjala, edhe me vizitën e shumë manifestimeve, me specializimet e shumta në botën e jashtme, kam kuptuar se nuk bën të jesh jashtë ngjarjeve, jashtë kohës dhe vendosa të ecësh rrjedhave të muzikës aktuale botërore dhe jam i pari, ose ndër të parët, që i kam sjellë në Kosovë në veprat e mia, trendët e muzikës bashkëkohore, kurse krijimet e mia në muzikën atonale janë veprat e para në krijimtarinë e gjithëmbarshme shqiptare.
-Ju kanë quajtur promotor i jetës muzikore dhe bashkërendues i shumë manifestimeve muzikore në Kosovë e Shqipëri dhe një ndër themeluesit e Shoqatës së Kompozitorëve, Pedagogëve dhe Artistëve të Muzikës, Akordet e Kosovës, Skenën muzikore, Ditët e muzikës Kosovare, Shoqatën e Muzikologëve të Kosovës, Institutin e Etnomuzikologjisë Shqiptare e tjera? A mund të na përshkruani momente nga evenimentet mbresëlënëse artistike që ju keni organizuar? Dhe, si jeni ndjerë që keni realizuar suksese të tilla?

Kemi pasur fatin që gjenerata jonë e parë të merret edhe me organizimin e jetës muzikore. Kështu unë me kolegët kemi formuar shumë manifestime, festivale, koncerte dhe evenimente të ndryshme muzikore. Po përmend vetëm disa: Akordet e Kosovë, Festivalin e solistëve dhe të koreve, Ditët e Muzikës Kosovare, Skena muzikore, Festivalin e koreve të pionierëve e të rriturve, lokale dhe krahinore. Në fakt, ajo ka qenë edhe fatkeqësia jonë, sepse me to duhet të merren ekipe të tëra, kurse për një krijues ajo është humbje kohe. E, tash kur ka 23 vjet që jetoj në Mbretërinë e Bashkuar, shoh se asnjë krijues nuk merret me punë organizuese. Mund të jetë ndonjë kompozitor kryetar nderi, por organizator jo, sepse ekzistojnë ekipe të veçanta kurse për krijuesin e mirëfilltë është humbje kohë dhe është punë që nuk i shkon përdore krijuesit. Megjithatë, ne kemi bërë një punë të madhe në afirmimin, në krijimin dhe në prezantimin e muzikës sonë të kultivuar jo vetëm në Kosovë dhe Shqipëri, por edhe në botën e jashtme. Kështu veprat e mia janë ekzekutuar në mbi 70 shtete, po ashtu edhe veprat e kolegëve janë ekzekutuar në shumë manifestime botërore. Duhet të përmend se Filigranët II janë ekzekutuar në Bienalen e muzikës avangarde në Paris, kurse, siç e cekët më lart, baleti “Sokoli e Mirusha”, që është baleti i parë në Kosovë, është vënë në skenën e Teatrit Kombëtar të Sarajevës si vepër e parë e një krijuesi shqiptar duke përfshirë edhe dramën dhe format e tjera. Pra, është vepra e parë, në përgjithësi, që është luajtur nga një ansambël i huaj jashtë Kosovës.
-Po, si dirigjent me Orkestrën Simfonike keni punuar, në rast se po, kur e si ndodhi kjo?
Mjerisht asnjëherë dirigjuar, pos që gjatë studimeve kam punuar në Sarajevë si mësimdhënës i lëndës së muzikës, ku kam pasur obligim për të përgatitur korin e fëmijëve pranë shkollës ku punoja. Kjo më ka ndodhur edhe pasi u diplomova dhe fillova punën si kryeredaktor i programit muzikor dhe formove korin e parë të fëmijëve pranë Radio-Prishtinës në vitin 1962
-Ju gjithashtu keni dhënë koncerte në Evropë?
Jo, asnjëherë nuk kam dhënë koncerte, do të thotë nuk kam dirigjuar me ansamble; janë ekzekutuar veprat e mia në 70 shtete qofshin përmes radios, televizionit, koncerteve live nëpër festivale, bienale, por me dirigjue – asnjëherë nuk kam dirigjue!
-Kush janë disa nga kompozitorët e mëdhenj nga Epoka e Artit të muzikës botërore, në regjistrimet e të cilëve ju gjeni veten?
Janë të shumtë, kryesisht kompozitorët e shekullit të kaluar.
-Mekanizmi juaj kompozues është mbresëlënës. Në çfarë moshe keni filluar të mendoni në lidhje me teknikën, si ta përmirësoni atë dhe cili nga këta mekanizma në kulturën tuaj muzikore është më i vështirë për ju?
-Si ta përcaktoj këtë moment, por kthesa ime ka qenë pasi vizitova disa nga festivalet në botën e jashtme: Bienalen e Zagrebit, të Parisit, të Varshaves, të Opatisë Donaushingen e shumë e shumë të tjera nepër botë, pra edhe si pjesëmarrës dhe vendosa që të kompozoja në frymën e muzikës bashkëkohore, ndaj edhe veprat e mia u ekzekutuan në shumë manifestime të tilla.

-Dhe gjatë kësaj karriere mbresëlënëse, a jeni ndjerë ndonjëherë nervoz apo i lodhur… Një nga aspektet më interesante të punës suaj duhet të ketë qenë, me siguri, sfida e koordinuar me instrumentistët. Cili është sekreti i komunikimit të ideve tuaja me ta në një vepër muzikore?

T’ju them të drejtën nervoz jo, sepse punoj me dëshirë, por më lodhin dhe më bëjnë nervoz çështje të tjera, si, bie fjala, kur dimë se muzika si art ka luajtur një rol të madh në çdo shoqëri, pastaj në edukimin e brezave, por tani e ka humbur primatin, nuk e ka atë rol që kishte dikur; mësohet në shkolla sa për të thënë se e kemi lëndën e muzikës. Nuk ka veprimtari siç kanë qenë dikur koret, grupet e këngëtarëve, solistët, orkestrat që organizonin gara dhe manifestime të llojeve të ndryshme. Tash muzika në vend që të luajë rolin edukues, është shndërruar në biznes. Pra, konstatoj se muzika si e tillë, ia humb shijen receptuesit, e lëre më të edukojë, siç ka qenë dikur. Aspak më e mirë nuk është gjendja në Shqipëri. Po të ishin gjallë mendjet e ndritura, të cilat nuk i kanë munguar kombit tonë gjatë shekujve, padyshim do të habiteshin me të tilla marifete. Kompozitori dhe pianisti Xhorxh Enesku ka thënë: ”Muzika nuk buron nga asgjë… ose në qoftë se të kënaq shpjegimi, buron nga ndjenjat… Harmonitë, thellësitë e gjërave, janë jashtë analizës… Muzika është shprehje e pastër e një gjendjeje shpirtërore”. Ja, pra, kur t’i analizojmë këto thënie, do të shohim se sot s’kemi si të pajtohemi me gjendjen e mjerë që e kemi në këtë fushë.
Sa për sekretin e komunikimit – nuk komunikoj shumë, por punoj shumë, sepse gjithnjë kam besuar, besoj e do të besoj dhe do të punoj për të mirën e muzikës kombëtare, që është dhe ka qenë motoja e krijimtarisë së kompozitorëve tanë. Sido që të jetë ne nuk kemi ndonjë traditë të madhe, siç kanë popujt e tjerë në lëmin e muzikës së kultivuar. Për 60 vjetët e fundit është krijuar një fond i mirë i muzikës kombëtare, por, mjerisht, ende vazhdon ai avazi vjetër komunist në Shqipëri se nuk kemi koncerte të përbashkëta dhe krijimtaria e gjithëmbarshme e të dy shteteve nuk konsiderohet si muzikë dhe krijimtari shqiptare, por si muzikë e Kosovës dhe e Shqipërisë!
-Shpesh ju ka rastisur të bashkëpunoni e të bëni prova, kur janë ekzekutuar veprat tuaja, me artistë që nuk i keni njohur apo nuk keni dëgjuar më parë për ta. Si arrini ju të frymëzoheni me ndjenjën e “esprit de corps”?

Po, para 30 vjetëve kur më janë ekzekutuar veprat e mia në Këln, Shtutgard, Nju York,Opati, Zagreb, Beograd, Sarajevë…, nuk zinin besë se jam shqiptar nga Kosova, sepse kam një shprehje muzikore që dallonte nga kolegët e mi kosovarë dhe kam bërë një kthesë me të cilën janë befasuar edhe ata, por që nuk jam larguar nga prirjet avangarde, edhe pse ky nocion nuk ekziston, sepse është tejkaluar ai, por tani ekziston post modernia që bashkë dyzon të gjitha shprehjet, pra, ka një pluralizëm shprehjesh dhe mendimesh në krijimtari. Para ca kohe m’u ekzekutua një vepër në Londër dhe duke dëgjuar në prova veprën time, njëri prej kompozitorëve të njohur anglezë i thotë djalit tim, Arbrit, po babai yt para 30 vjetësh paska kompozuar më mirë se ne tani!
-Dua t’ju pyes se në ç’raport ka qëndruar folklori me rrjedhat e reja që janë në krijimtarinë botërore, kur dihet se folklori ynë, shqiptar, është mjaft i begatshëm?
Folklori duhet të jetë nxitje, preokupim, por jo dogmë, ligj, domosdoshmëri, sepse citimi i temave muzikore të huazuara nga folklori, krijon një ilaritet që nuk është në të mirën e folklorit, e as të krijuesit. Kanë kaluar ato kohëra kur folklori përfaqësonte frymën e një populli, sepse po të bazohemi vetëm në të, ku mbetet roli i krijuesit, ku është imagjinata e tij! Nga ana tjetër, nuk do të largohemi nga tabani kombëtar në aspektin e tingëllimës popullore, as kur të citojmë dhe të marrim tema popullore, por duhet të kem një qasje tjetër!
– Ju jeni ndër kompozitorët më të njohur shqiptarë: si e vlerësoni muzikën tonë?
Ju falënderoj për kompliment! Kam kolegë që janë, po ashtu, të çmuar dhe cilësorë. Sa i përket muzikës klasike, kemi mjaft vepra cilësore, si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri, por kemi edhe krijime “të dyshimta”, që e zhvlerësojnë krijimtarinë e mirëfilltë muzikore, pra si i thonë “muzikë tallave”, që nuk bëjnë gjë tjetër por turpërojnë kombin, madje, çka është më interesante, sot “tallavat” emetohen më shumë se muzika e krijuar nga krijuesit tanë në radio dhe televizion – pa kurrfarë kriteri!
-Ç’mund të na thoni në lidhje me kulturën muzikore dhe atmosferën artistike në Shqipëri? Po në vende të Europës si në Kroaci, në Britani të Madhe deri në SHBA – në Nju – York? Ҫfarë do të dëshironit të kishte bota shqiptare nga kultura muzikore e këtyre vendeve?
Një edukatë më të madhe muzikore në aspektin estetik, sepse kemi forca dhe krijues që ekzekutohen në manifestime prestigjioze në mbarë botën.
-Vërejmë fenomene të shëmtuara sot në muzikën shqiptare – si plagjiatura, deformim muzikor dhe komercializim që po zvetënojnë muzikën e mirëfilltë shqiptare dhe muzikën popullore. Liria që synojmë shpesh duket si e çoroditur. Si mund të ndihmojë shoqëria shqiptare që t’i zhdukë këto fenomene të shëmtuara?
Po ç’të them tjetër pos të kultivojë vlerat e mirëfillta e të qëndrueshme të etnosit kombëtar – ta përfillë vlerën dhe artistiken, dhe ta luftojë mediokritetin!
-Sipas mendimit tuaj, çfarë është qëllimi maksimal i artit?
Kompozitori i njohur Igor Stravinski ka thënë: ”Dua të dëgjoj muzikë të mirë, sepse ajo është vlera më e madhe e artit muzikor, pra muzika e mirë ka kuptim të gjerë dhe secili duhet ta zgjedhë atë sipas kritereve estetike.
-Çfarë ju pëlqen dhe çfarë nuk ju pëlqen në punën tuaj?
Kjo është relative. Më pëlqen kur realizoj ndonjë vepër të mirë, edhe pse tani jam koncentruar në shkrime, kam botuar mbi 15 libra dhe, natyrisht, kam bërë edhe mjaft kompozime; nuk më pëlqen kur çmohen nga “muzikologët” krijuesit e dobët, që e shkatërruan, në emër të së resë, muzikën dhe krijimtarinë muzikore!
-Cili është ndryshimi, ndaj të cilit kemi nevojë, qoftë si individë qoftë si shoqëri njerëzore?
Ndryshimet janë të shumta duke filluar që nga edukata muzikore, që është larg së vërtetës e deri te prezantimi i veprave të dobëta si “krijime” muzikore, të cilave duhet t’u thuhet njëherë stop, porse kjo gjë është jashtë kompetencave tona, sepse ato “krijime” i udhëheqin ata që më së paku ia duan të mirën artit tonë muzikor – e kam fjalën për turbo-folkun dhe disa këngë të muzikës së lehtë.
-A po punoni në ndonjë projekt tash për tash? Bën ta thoni këtë shtruar para opinionit?
Po, si jo, artisti kurrë nuk pushon së punuari dhe ai del në pension vetëm kur shkon në amshim! Kam ca punime dhe porosi të kompozimeve këtu në Londër dhe në Zagreb, kurse edhe në Kosovë, edhe në Shqipëri, si duket, më kanë harruar dhe as nuk më informojnë për festivalet që mbahen në këto dy shtete!
-Kur jeni ndier krenarë për punën tuaj? Dhe pse?
Kur Orkestra simfonike e Radio Lubjanës, me dirigjentin e njohur Samo Hubad, ma ka ekzekutuar një vepër simfonike; kur e kam pasur premierën e baletit të parë në Kosovë “Sokoli dhe Mirusha”; kur kam zënë vendin e 6 në Bienalen e Parisit ndër më shumë se 200 kompozimeve; dhe kur Ansambli Accezantes nga Zagrebi ma ka ekzekutuar kompozimin Superstrukturat në më shumë se 30 koncerte anembanë botës.
-Sa ju mbështet familja në karrierën tuaj artistike?
Pa mbështetjen e saj asnjë krijues s’mund të bëjë gjë! Sidomos kam pasur mbështetjen nga bashkëshortja ime e ndjerë, soliste e muzikës popullore, Xhejlane Broqi, e cila më ka përkrahur dhe ka qenë frymëzim imi. Në atë kohë, derisa ishte gjallë, kam kompozuar 5 balete, mjaft vepra simfonike dhe shumë vepra muzikore, që janë ekzekutuar në 70 shtete, qoftë në koncerte live, qoftë përmes radios dhe televizionit. Pra koha kur ishte ajo gjallë, ka qenë koha më produktive në lëmin e krijimtarisë muzikore, kurse tani merrem me shkrime muzikologjie. Dhe, prapë po e theksoj, kam arritur të botoj mbi 15 libra!
-Mesazhi juaj për talentet e reja?
Punë dhe vetëm punë!
Kanë thënë për prof. Akil Kocin…
Shumë kanë thënë dhe janë shkruar për krijimtarinë time, por mendoj se nuk është vendi t’i ceki këtu; po të bëja një gjë të tillë do të ishte jo modesti, por që të gjitha ato ekzistojnë në 15 librat e mi të botuar!
Ju falem nderit!
Bisedoi: Raimonda MOISIU

Filed Under: Interviste Tagged With: Akil Koci, Muzika është jeta ime!, Raimonda Moisu

Marrëdhëniet shqiptaro-hebrenj dhe Kontributet e Ambasadorit Amerikan në Shqipëri, Herman Bernstein (1876-1935)

December 17, 2014 by dgreca

Diplomati dhe publicisti Mal Berisha, mbajti ligjetarë në Institutin e Studimeve Hebraike – YIVO në Nju Jork/
Nga Beqir SINA – New York City/
NEW YORK, NY – Të dielën, më 14 dhjetor në Institutin për Hulumtime Hebraike, YIVO – në Nju Jork, i ftuar nderi për të mbajtur një ligjeratë, ishte diplomati dhe publicisti Mal Berisha – Ambasadori i Shqipërisë në Britaninë e Madhe dhe jo rezident në Iraland. Ambasadori Berisha- erdhi në Nju Jork, për të paraqitur para një auditori amerikano – hebraik, dhe shqiptaro – amerikan – ligjeratën :”Marrëdhëniet shqiptaro-hebraike dhe Kontributet e Ambasadorit Amerikan në Shqipëri, Herman Bernstein (1876-1935)” e cila, duket se është bërë nëpërmjet një hulutimi të thuktë, të tij – duke folur në mënyrë të detajuar mbi historin e hebrenjëve dhe lidhjet e tyre me Shqiptarët, para dhe pas Holokaustit, nëpërmjet kujtimeve të lënë nga Ambasadori amerikan në Shqipëri, Herman Bernstein .
Ligjerata e diplomatit dhe publicistit Mal Berisha e titulluar :”Marrëdhëniet shqiptaro-hebraike dhe Kontributet e ambasadorit amerikan në Shqipëri, Herman Bernstein (1876-1935)”, i dha përgjigje të mirë edhe shumë pyetjeve. Atë se si Shqipëria, arriti të të shpëtojë të gjithë hebrenjtë e saj gjatë Luftës së Dytë Botërore? Si deri në fund të luftës, Shqipëria, kishte dhjetëfishuar popullsinë e saj hebreje, të strehuar me hebrenjt të ardhur nga Austria, Gjermania, dhe ish – Jugosllavinë, çfarë ka ndikuar që sot janë marrdhënjet e më të mira shqiptaro hebraike, dhe cili ishte roli dhe kontributi i Ambasadorit amerikan në Shqipëri, Herman Bernstein, qysh në atë kohë lidhur me këto lidhje.
Mirëpo, duhet theksuar se vetëm pas rënjes së komunizmit, hapjes së Shqipërisë, shumë organizata amerikane, si dhe politikanë shqiptarë, studiues, dhe individët e zakonshëm, kanë bërë përpjekje për të shpalosur këtë histori në botë, përfshirë këtu edhe diplomatin dhe studiuesin Mal Berisha i cili ka bërë një punë të madhe dhe të rëndësishme.
I pari ndër ata, që e kan “zbuluar” këtë çështje, ishte ish- kongresiti republikan i Nju Jorkut, zoti Joseph DioGuardi, kur në kohën si president i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane (Albanian American Civic League), ai dhe ish Kongresmeni i ndjerë Tom Lantosh, pra të dy së bashku në Maj 1990 bënë një vizite historike në Kosovë dhe në Shqipërinë, që akoma nuk kishte dalë “balta” e komunizmit.
Ata 24 vjet më parë : gjatë takimit me presidentin e atëhershëm Ramiz Alia, morën nga ky i fundit i në dorëzim, një dosje të trashë me dokumente sesi shqiptarët shpëtuan qindra hebrenj gjate luftës së Dytë Botërore. Tom Lantosh (vetë me origjinë hebraikë) dhe DioGuardi( vetë me origjinë arbëreshe) i dërguan ato dokumente në Izrael, ku u certifikua edhe vërtetesa e tyre.
Mbas kësaj dhjetëra shqiptarë, të tjerë, kanë marrë titullin :”Righteous Among the Nations” nga shteti Izraelit, që u jepet atyre që shpëtuan hebrenjtë gjatë luftës së dytë botërore.
Ndërsa, po në këtë këndëvështrim – është edhe një film dokumentar për shqiptaret që shpëtuan hebrenjtë i cili është realizuar nga fotgrafi Norman Gershman – Neil Barrett, dhe Director Rachel Goslins, Kurse, më pastaj edhe gazetari i Zërit të Amerikës dhe studiuesi i njohur, Ilir Ikonomi, që prej kohësh nxjerr materiale, interesante rreth Herman Bernstein, ambasador të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, ka publikuar të marrë nga Arkivi e Qendrës së Historisë Hebraike, në Nju Jork YIVO, një video ku shihet Mbreti Zog dhe Ministri (ambasadori) Bernstein i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.
Video e cila na tregon se në vitin 1930 presidenti amerikan Hoover caktoj Herman Bernstein, ambasador të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, një post që e mbajti deri në vitin 1933. (Gjatë mandatit të tij, ai ka punuar në negocimin midis SHBA dhe Shqipërisë për ratifikimin e shumë traktateve, ku edhe kishte marrë një çmim nga Mbreti Zog për shërbimin e tij në Shqipëri, ai ishte shpërblyer me dekoratën e “Urdhri Skënderbeut).
Ligjerata e Diplomati dhe publicisti Mal Berisha, mbajtur të dielën e 14 Dhjetorit 2014 në Institutin e Studimeve Hebraike – YIVO në Nju Jork/
Në ligjeratën e tij, të gjatë në Institutin YIVO për Hulumtime Hebraike, në Nju Jork, të cilën e hapi duke prezantuar Ambasadorin Mal Berisha – Drejtori Executive i këtij instituti zoti Jonathan Brent, tha se diplomati dhe studiuesi shqiptar “do të fokusohej në një pjesë të vogël të kësaj historie të gjatë dhe interesante : lidhur në jetën dhe punën e ambasadorit amerikan Herman Bernstein (1930-1933), vepra e tij përkrah marrëdhënieve mjaft pozitive shqiptaro-hebreje, si dhe implikimet e përpjekjeve të tij – për të shpëtuar në kohën e Mbretit Zog – hebrenjët para se të fillonte Lufta e Dytë Botërore në Shqipëri”.
Lidhur me këtë ligjeratë zoti Brent shtoi se :” Duke pasur parasysh historinë institucionale, YIVO-së dhe angazhimin e saj për të shqyrtuar jetën e hebrenjve në Evropën Lindore, para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, sot, përfshirë Shqipërinë, dhe mbrojtjen që u bën shqiptarët, atyre, ne besojmë se Instituti YIVO – është vendi më i mirë për këtë diskutim. Ne jemi shumë të kënaqur për të mirëpritur këtë leksion të shquar të dhënë nga diplomatiti shqiptar, Ambasdori Mal Berisha ” na tha Jonathan Brent, Drejtor Ekzekutiv i Institutit YIVO.
Diplomati dhe publicisti Mal Berisha, si i ftuar nderi në Institutin e Studimeve Hebraike në Nju Jork,, (YIVO- Institute for Jewish Studies), ligjeroi mjaft bukur mbi figurën mjaft të rëndësishme që ka pasur ndikim në marrëdhëniet shqiptaro-hebraike, para Luftës së Dytë Botërore.
Ai foli për ambasadorin e SHBA-ve në Tiranë, Herman Bernstein i cili shërbeu në Shqipëri me gradën diplomatike i Dërguar i Jashtëzakonshëm dhe Ministër i Plotfuqishëm nga 17 shkurti i vitit 1930, deri në 24 shtator 1933.
Berisha tha se :”Puna e diplomatit amerikan gjatë këtyre viteve ka pasur një rëndësi të veçantë, jo vetëm në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, por kryesisht edhe për kontributin e jashtëzakonshëm që dha për shpëtimin e hebrenjve në Shqipëri.”
Kurse, aktiviteti diplomatik, gazetaresk, por dhe si shkrimtar i Berstein gjatë misionit në Shqipëri dhe roli i tij në shpëtimin e hebrenjve në vendin tonë, ka qenë në qendër të një hulumtimi të veçantë të diplomatit shqiptar Mal Berisha.
Ai tregojë se puna e tij për përgatitjen e këtij prezantimi kishte filluar që me kohë, dhe autori kishte përgatitur përveç prezantimit me video screen edhe një broshurë të plotë prej 50 faqesh ilustruar me fotografi të kohës, dhe një biografi ilustrive të tij, të cilën ua shpërndau të pranishmëve, falas.
Prezantimi i kësaj ligjerate i diplomatit Berisha, u bë përpara një audience të gjerë, ku të pranishëm ishin dhjetëra amerikanë, amerikanë hebrej, shqiptaro amerikanë, studiues dhe të interesuar për lidhjet e Shqiptarëve me hebraizmin. Ambasadori Berisha – foli në mënyrë të detajuar dhe pasqyroi një pamje të gjerë të asaj se përse në Shqipëri – gjatë kohërave më të vështira të holokaustit, por edhe në etapa të tjera nuk u dëmtua asnjë hebre.
Duke folur për diplomatin Berstein dhe qëndrimine tij në Shqipëri, z. Berisha tha se” Bersteni ishte një emër i njohur i atyre viteve në komunitetit hebraik në SHBA dhe një prej publicistëve që evokoi me punën e tij rrezikun nazist ndaj këtij komuniteti. Ardhja e tij ambasador në Shqipëri ka qenë jo vetëm një vlerësim i diplomacisë amerikane për vendin tonë, por edhe një mision që la gjurmë në marrëdhëniet shqiptaro-hebraike”.
Në hulumtimin e tij, diplomati Berisha është ndalur në kontributin që ka dhënë Shqipëria për shtimin e hebrenjve, si një nga vendet e pakta europiane që arriti të kthehej në strehën më të sigurt për hebrenjtë gjatë represionit nazist. Zoti Berisha u evidenton fakte se si Shqipëria deri në fund të Luftës së Dytë Botërore e kishte trefishuar popullsinë e saj hebreje. Në qytete të ndryshme të Shqipërisë janë strehuar hebrenj nga Austria, Gjermania dhe Jugosllavia.
“Unë jam një shqiptar. Një nga traditat që unë vlerësoj së tepërmi tek popullin tim është BESA”.
“BESA është Kodi i Nderit i shqiptarëve. Ai udhëzon sjelljen tonë ndaj mysafirëve dhe kur dikush gjendet në nevojë të skajshme. Kodi ynë moral është i shprehur në këtë mënyrë: “Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e Mikut”. Kjo është arsyeja pse populli shqiptar ka strehuar dhe mbrojtur, jo vetëm hebrenjtë e vendit të vet, por edhe refugjatët hebrenj që dëboheshin gjermanët nazistë”, – u shpreh gjatë fjalës së tij diplomati Berisha.
Ai ka dhënë edhe shifra konkrete të hebrenjve që janë shpëtuar në Shqipëri. “Rreth tre mijë hebrenj u shpëtuan në Shqipëri. Në fakt, gjashtëdhjetë e nëntë shqiptarët i kanë pasur emrat e tyre të gdhendur në Yad Vashem (përkujtimorja në Jeruzalem). Myslimanët dhe të krishterët shqiptarë morën rreziqet më të larta mbi veten e tyre për të shpëtuar hebrenjtë”.
Kontributi i Herman Bernstein në marrëdhëniet shqiptaro-hebraike
Kjo ishte një pjesë tjetër që trajtojë në këtë ligjeratë studiuesi Berisha ndërsa, kujtojë duke thënë se “Ambasadori Bernstein është një figurë shumëdimensioale, që ka lënë gjurmë në marrëdhëniet me Shqipërisë dhe SHBA-ve. Kontributi i tij për Shqipërinë nuk lidhet vetëm me punën si diplomat, por edhe si gazetar dhe publicist i njohur. Gjithashtu, ai është një nga diplomatët dhe figurat e rëndësishme që vendosi precedentë të rëndësishëm në marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe hebrejve. Ai shkroi dhe u bëri jehonë vlerave të rralla të kombit shqiptar, siç janë BESA dhe mikpritja, mungesa e plotë e antisemitizmit mes shqiptarëve dhe toleranca historike fetare e etnike. Duke njohur këto cilësi të kombit shqiptar, Benstenin ndikon në vendimmarrjen e Mbretit Zog për të ndihmuar hebrejtë. Vlen të theksohet se në vitin 1935, Mbreti Zog urdhëroi të gjitha misionet konsullore shqiptare në Europë që të jepnin viza për hebrejtë që kërcënoheshin nga përndjekja gjermane. Falë këtij vendimi u bë i mundur shpëtimi i mijëra jetëve të hebrejve që kërkonin shpëtim nga vala naziste e cila përshkoi në atë kohë Europën”
Në fund të kësaj ligjerate, të gjatë dhe shumë të detajuar – diplomati dhe publicisti Mal Berisha – Ambasador i Shqipërisë në Britaninë e Madhe dhe jo rezident në Iraland, foli për atë se “si e kreu detyrën e kryediplomatit në Shqipëri, Herman Bershtein – Ministri Amerikan, si e fitoi ai miqësinë me Mbretin Zog, me Ministrin e Shqipërisë në Washington ambasadorin Faik bej Konica, dhe çfarë roli luajti në forcimin e marrdhënieve me komunitetin hebrenj, kush ishte Bernstein si njeri dhe intelektual! Kush ishte Bernstein si gazetar, bashkëpunëtor i shumë gazetave, që nga “The New York Evning Post”, i të përkohshmeve “Nation”, “Ainslee’s Magazine” dhe”Independent” e deri tek korrespondent i The New York Times”-it në Evropë në vitet 1908, 1909, 1911”.
Berisha tregojë edhe se cili kishte qenë roli i Ministrit Amerikan në Luftën e Parë Botërore, po në Konferencën e Paqes në Paris. Dhe se kush ishte Bernstein shkrimtar!
Këto dhe këndvështrime të tjera të marrdhënieve të shqiptarëve me hebrejtë dhe Amerikën, për shpëtimin 100 për qind të hebrejve gjatë Luftës së Dytë Botërore e më tej tërhoqën dhe ngulafatën për më shumë se 90 minuta, auditorin e shumtë të cilët nga “etja” për të mësuar më shumë nga kjo ligjeratë e shkëlqyer e diplomatit dhe publicistit Mal Berisha – Ambasador i Shqipërisë në Britaninë e Madhe dhe jo rezident në Iraland, bënë pytje shtes dhe morën përgjigje në Institutin e Kerkimeve Hebraike YIVO, ne New York, zoti Berisha, “promovoi” : “Marrëdhëniet shqiptaro-hebrenje dhe Kontributet e Ambasadorit Amerikan në Shqipëri, Herman Bernstein (1876-1935)”

Filed Under: Histori Tagged With: "Marrëdhëniet shqiptaro-hebrenj dhe Kontributet e Ambasadorit, (1876-1935)"/, Amerikan në Shqipëri, Herman Bernstein, Mal Berisha

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • …
  • 64
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT