• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for December 2014

“Performanca” një dramë që flet në emër të lirisë

December 13, 2014 by dgreca

*Flet aktori Marsias Lila/
-Sot nuk e ndiejmë dorën e ngrohtë të aktorëve të vjetër/
-Preferencat sot në teatër kanë më shumë natyrë politike/
-Mungesa e teatrove bën që të trokasim në dyer të mbyllura/
-“Performanca” një dramë që flet në emër të lirisë/
– Filmi nuk po arrin të mbushë boshllëqet e aktorëve/
– Sot është shumë e ë vështirë të jetosh me art dhe pse arti na ka çuar me kohë në Europë/
Nga Albert Z. ZHOLI/
Me origjinë nga Tepelena por që prej vitit 2002 jeton në Tiranë . Mbaroi studimet për aktrim në vitet 2002-2006. Monodrama “Performanca” e cila u vu në skenën e Teatrit Metropolit për dy net në sallën Shekspir, ka pasur një impakt për publikun. Komentet janë nga më të ndryshmet, pasi aty çdo njeri ka gjetur veten e vet. Drama përshkruan temën e lirisë, demokracisë, ekzistencializmin e njeriut në shekullin e 21-të, dimensionet e lirisë së njeriut
Regjia Edlira Baholli, autor Odise Kote, skenograf, Beqo Nana, muzika Florian Hoxha, dhe producent Marsias Lila
Ku ishte vështirësia në realizimin e kësaj monodrame?
Vështirësia e parë ishte gjetja e sallës, e ambientit për shfaqje. Duhet të trokasësh gjithkund për sallë, kur shikon që në sallat tona shfaqen edhe drama apo komedi pa atë nivel që kërkohet. Pra vërehet se antivlera po mbyt vlerën. Kjo ndodh në shumë kategori sociale qoftë dhe në institucione arti. Vështirësia e dytë është buxheti, financimi, pasi kjo ishte një iniciativë e lirë e jona si grup. Jetojmë në një sistem ku iniciativa e lirë mbetet primare dhe pse arti i kalon kufijtë e vetvetes dhe ka karakter edukues mbarë botëror.
D.m.th teatri dhe aktorët s’po e gjejnë vetveten?
Di të them se për ne të rinjtë është shumë e vështirë të çash. Nuk po gjejmë atë dorë të ngrohtë nga të vjetrit. Ende për ne hapësirat janë shumë larg. Në TK, të rinjtë janë fare të pakët, por nga ana tjetër shohim se në këto institucione të rëndësishme të artit futen si pjesëtarë të trupës aktorë që herë i përkasin një bindje politike, herë një tjetre. Drejtuesit e këtyre institucioneve shikojnë brenda kornizave partiake. Ky është mendimi im.
Çfarë do të thotë kjo?
Është fare e qartë. Nuk ka një konkurrencë reale. Pra afrimi pranë këtyre trupave bëhet me njohje, bindje politike, kjo është dominonte. Politika ndikon dhe në emërime. Krijohen qarqe të shkurtra. Sot politika ka hyrë dhe brenda në familje. Po çahen familje për bindje politike. Janë ndarë fise për vite që nuk flasin. Kështu bëhet kur politika vihet në plan të parë . Ne duhet të heqim dorë nga kjo mendësi, pasi sot nuk flet as vëllai me motrën për bindje politike.
Ku e sheh veten më mirë Marsiasi, në dramë apo në komedi?
Unë veten e gjej më shumë në dramë. Por disa herë komedia gjendet edhe brenda dramës, gjatë interpretimit dhe gjetjes së detajeve. Në disa drama ka probleme sociale që spektatori i sheh si hallin e vet, si pjesë e problematikë së tij të përditshme. Halli im, në rol, në fakt përbën hallin e dikujt në sallë që ai shpërthen në të qeshura.
Përse në Shqipëri vihen më shumë drama të huaja se shqiptare?
Sepse në kësi rastesh, regjisorët e kanë më të lehtë plagjiaturën, e kanë më të lehtë strukturën, pasi e kanë atë të gatshme dhe lodhen shumë më pak dhe nuk vënë në funksion idenë, mendimin, njohuritë e tyre.
Kush e ka më të vështirë sot të çajë në teatër, një femër apo një mashkull?
Mund të them se nuk ka përcaktim, nuk shoh asnjë preferencë gjinie por partie. Pra të dyja kategoritë e kanë të vështirë të gjejnë punë jashtë preferencave të bindjeve politike.
Cili është mesazhi kryesor i dramës “Performaca” që ju vutë në skenë në teatrin “Metropol”?
Mesazhi i kësaj vepre është lidhja me problematikat e kohës dhe liria e njeriut. Së pari rëndësi në vepër i është dhënë përmbajtjes, por më tej edhe formës. Të dyja këto elementë të alternohen dhe kështu çdo njeri mund të gjejë mrekullinë e jetë s. Pra liria fitohet me dituri, arsim, me punë me mos nënshtrim, me art.
Ju e zhvendosët shfaqjen menjëherë në Ferizaj? Pse drejt Kosovë s?
Ndoshta Kosova si shtet i ri ka më shumë nevojë për art, për drama njerëzore. Ata ende si popull janë më idealist, pasi bënë një luftë heroike në shekullin e XXI. Kosovarët janë të dashuruar me artin dhe mund të them se ka shumë aktivitete të ndryshme të tilla që ata i ofrojnë me shumë dëshirë. Aty gjen një shtrat të ngrohtë për artin në përgjithësi por sidomos për dramën në veçanti, pasi mbi trupin e tyre kanë kaluar drama të pabesueshme.
Keni ndonjë peng në fillimet e para të karrierës suaj?
Pengu qëndron tek mos afrimi i brezit të vjetër. Mos gjetja e dorës së ngrohtë. Nuk e shohim dritën jeshile, ku të gjejmë veten tonë tek ata. Nuk po shikoj përpjekjet e tyre që ata të na futen në botën tonë, në dëshirat tonë , në ëndrrat tona. Ndoshta dhe se ata kanë vështirësitë e tyre që të ruajnë vendin e punës, sepse është fenomeni i zëvendësimit, ku gjithkush e sheh veten të rrezikuar.
Po filmi shqiptar a ka hapësira për aktorët e rinj?
Besoj se hapësirat në film janë shumë më të pakta se në teatër, pasi filmi ka shumë shpenzime, prodhohen shumë pak filma dhe filmat nuk jepen drejtpërdrejt. Dhe pse kam marrë pjesë në disa filma mund të them se filmi shqiptar është në krizë. Aktualisht dihet se sa fila prodhon QKF dhe se si procedohet.
A mund të jetosh sot me art?
Sot ne kemi shumë nevojë për artin. Arti është i përbotshëm. Në psikologjinë time, mënyra më e lehtë për të edukuar njeriun, për të afruar njerëzit me njeri-tjetrin, për të zbutur problemet e shoqërisë është arti. Por sot është e vështirë të jetosh me art. Sot arti ka bërë atë që Shqipëria të jetë krenare për artin, pasi ja ka ngritur lart emrin.

Filed Under: Interviste Tagged With: Marsias Lila, ne emer te lirise, nje drame, Performanca, QE FLET!

“POTPURI DARDHARE” NGA ROZI THEOHARI

December 13, 2014 by dgreca

Nga Prof. Murat Gecaj/
1-Megjithëse nuk është aq e rëndësishme për lexuesit e këtyre radhëve, po tregoj se me autoren e librit të ri, “Potpuri dardhare-Kujtimet e mia nga fëmijaria dhe jeta e shkollës”(Tiranë, 2014), jam njohur këtu e 50 vite më parë. Jemi takuar jorrallë në redaksi revistash e gazetash të kohës, me të cilat ne bashkëpunonim. Atëherë, ajo ishte dhe redaktore e revistës “Shëndeti”. Sigurisht, më pas, jeta na hodhi në udhë të ndryshme dhe ka vite që Rozi Theohari (Çeku) jeton në Boston të Amerikës dhe përsëri unë, në Tiranë.
Po edhe po të mos ishin ato, që shkrova më lart, tani ne na lidhë bashkëpunimi në faqet e Internetit, sidomos “Bota e Re” e korçarëve (ku kam hyrë paksa “ilegalisht”, pasi nuk jam nga ai rreth). Sidomos në vitet e fundit, kemi shkëmbyer e vazhdojmë të shkëmbejmë mesazhe miqësore, por dhe të lexojmë shkrime e krijime të njëri-tjetrit. Kështu, para pak ditëve Rozi më shkroi se kishte lënë për mua një libër të saj, te shtëpia botuese “Email”, e mikut tim të kahershëm, Astrit Muça. Dhe ja, tani këtë libër e kam ndër duar dhe dëshiroj ta shfletojmë së bashku, jo me synimin për të bërë një recension të mirëfilltë.
2.
Ky libër ka gjithësej 500 faqe e format të madh. Atë, Rozi ia ka kushtuar nipit “gjysëmshqiptarit të vogël, Jan Sommer, me dëshirën, shpresën dhe urimin që ta mësojë e ta dojë shqipen dhe vendin e origjinës së gjyshes shqiptare”. Por ajo, një emigrante shqiptare e shekullit të 20-të, përtej Oqeanit Atllantik, në hyrje ka shkruar me dhimbje edhe këto radhë: “Nënat dhe gjyshet tona dardhare u thinjën, duke pritur tërë jetën që t’u ktheheshin shëndosh e mirë bashkëshortët, nga Amerika”. Ndërsa aty autorja ka bërë pak sqarime për lexuesit, duke nënvizuar se: “Nën efektin e kësaj klime, ka rrjedhur edhe ai varg ngjarjesh, ku kam qenë e përfshirë edhe unë, në kohën time, me të cilat në mënyrë figurative i kam emërtuar “potpuri dardhare”. Pasqyrimi i tyre mëton të tregojë jo thjesht jetën e një vajze, por edhe vlerat e gjithanshme natyrore, atdhetare, morale e njerëzore të Dardhës, fshatit tonë të dashur.Janë ato vlera, që përbëjnë magjinë e paparsëritshme të atij këndi të bekuar, në prehër të Moravës”.
Tërë ky libër jetëshkrimor (autobiografik) është ndarë në 40 pjesë e në fund shoqërohet me epilogun e “fjalorthin” dhe me disa letra, nga miq e lexues. Gjithashtu, aty janë vendosur mjaft fotografi, si nga jeta e autores Rozi Theohari dhe e familjarëve tjerë ose miqëve të saj. Faqe pas faqeje, duke sjellë në kujtesë jetën e vet e të familjarëve të sotëm dhe të paraardhëseve, shkruan me frymëzim e pasion, me nderim e krenari të ligjëshme, për çdo gjë të bukur e të mahnitshme të vendit të saj, Dardhës së njohur të Korçës. Se ajo është e ndikuar fuqishëm edhe nga malli e nostalgjia e një emigranteje, tanimë, në një moshë disi të shkuar. Prandaj flet me dhimbje, si për emigracionin e kaluar dhe për atë të ditëve të sotme, duke nënvizuar vargjet e një poezie: “Zgjohen mëngjset e mërgimit,/ me mallin për erën e Moravës…”. Ishte viti 1890, kur u vendosën në Boston e gjetkë në Amerikë, dardharët e parë, si Misto Millona e Dhamo Çeku…Vetë Rozi shkruan me mjaft nostalgji për fshatin e vendlindjes së vet, Dardhën dhe për paraardhësit, deri sa ndalet në ato radhë, kur tregon se aty “u lind një vajzë syzezë”.
Në kujtimet e fëmijërisë kanë mbetur mjaft ngjarje, për të cilat rrëfen Rozi, pas kaq vitesh. Ishin ato vite pushtimsh të huaja e lufte për liri, të cilat sollën edhe shumë dhimbje, lotë e tragjedi për familjet shqiptare. Pastaj përshkruan periudhën e paslufts, gjithashtu e mbushur me ngjarje dhe mjaft probleme jetësore. Ashtu si të gjithë fëmijët, ajo e ruan të pashlyer në kujtesë gjyshen e vet Katerinë, nënën e “babain kapitalist” dhe të afërm tjerë të saj. Dhe erdhi koha, kur ajo e nisi me dëshirë jetën shkollore, në atë vatër drite e diturie, e cila quhej “idhulli i fshatit”. Ato ngjarje të bukura e të paharruara, ndër të cilat ishte dhe takimi me profesorin Spiro Konda, autorja i ka gërshetuar mjeshtërisht me festat e stinëve të vitit dhe ato në shkollë, me fejesa e dasma familjare etj.
Një jetë e re për Rozin ishte fillimi i mësimeve në Gjimnazin “Q.Stafa”të Tiranës, në vjeshtën e vitit 1954. Një ndër kujtimet e paharruara për të, ishte njohja dhe miqësia me këngëtaren e ardhshme, Vaçe Zelën. Pjesë e tyre është dhe fletorja, me kujtimet e viteve në atë shkollë të mesme, por dhe më tej, në Institutin e Lartë Ekonomik, ku u shqua në veprimtaritë me rininë. Sigurisht, jeta e kryeqytetit ishte e mbushur me shumë ngjarje, të cilat ajo i përshkruan me dëshirë e pasion. Megjithatë, kurrë nuk do ta harronte Dardhën e saj të dashur, ku do të kthehej përsëri e përsëri edhe kur, shumë vite më vonë, do të nisej që nga Bostoni i largët, përtej Oqeanit Atllantik…
3.
Në mbyllje të këtij shkrimi të thjeshtë informues, dëshiroj të tregoj diçka përmbledhurazi për autoren e këtij libri, Rozi Theohari (Çeku). Ka nisur të shkuajë, në poezi e prozë dhe të botojë në vitet ’60-të të shekullit të kaluar, në gazetat e revistat e kohës, si “Drita”, “Hosteni”, “Shqiptarja e Re”, “Fatosi” etj. E prirur në fushën e humorit dhe satirës, botoi disa libra në poezi, si: “Telashe nga emancipimi”(1969), “Në mungesë të gruas sime”(1973) e “Shoku Ndriçim hapi kasafortën”(1977); novelat “Pa diagnozë”(1978) e “Teto Kalina”(1990). Ndërsa në vitin 1987, shkroi skenarin e filmit të njohur, “Familja ime”. Me dëshirë ka shkruar edhe për të vegjëlit, “Ne shkuam pranë babait”-tregime (1971) e “Lule, lule kuqëlon”-vjersha(1978).
Por e pasur është edhe krijimtaria letrare e Rozit, pas vitit 1994, kur emigroi familjarisht në Amerikë. Në Tiranë, kishte studiuar për ekonomi e letërsi dhe atje përfundoi degën “Artet Liberale”, në Lynn-Mass. Duke iu përkushtuar krijimtarisë letrare, shkroi e botoi disa libra të tjerë, në poezi e prozë dhe shqip e anglisht, duke e çuar numrin e tyre në 18, me librin “Kur çelin magnolet, në Boston”, të cilit iu dha Çmimi “Fan Noli”(2012). Por me çmime janë vlerësuar edhe libra të tjerë të mëparshëm, si “Mbi thinja fryn erë”, me Çmimin “Pena e Artë”(2005) etj. Dëshmi e vlerës së librave të kësaj autoreje është fakti, se gjashtë libra të saj ndodhen në Bibliotekën e Kongresit Amerikan.
Krijuesja e pasionuar Rozi Theohari është dhe një veprimtare e njohur, ndërmjet Bashkësisë Shqiptare në Amerikë; bën pjesë në disa klube të shkrimtarëve amerikanë; shkruan në gazetat shqip-anglisht, “Illyria” e “Dielli” etj. Me këtë rast, e përshëndesim dhe e urojmë përzemërsisht për librin e ri, për të cilin folëm shkurtimisht më lart, si dhe për tërë krijimtarinë e saj të pasur dhe interesante, letrare e publicistike, duke i dëshiruar: Shëndet të mirë, botime të tjera, gëzime dhe lumturi, si për veten e familjen!

Filed Under: ESSE Tagged With: “POTPURI DARDHARE”, NGA ROZI THEOHARI

NE SHQIPTARET KEMI NEVOJË PËR NDRYSHIME TË SHUMTA NË JETË

December 13, 2014 by dgreca

Duhet të jemi realist dhe të pranojm se si popull e si komb kemi nevojë për ndryshime të shumta, të cilat janë të nevojshme dhe të domostdoshme për cdo popull. Unë mendoj se gjëja e parë që duhet ndryshuar tek ne është sjellja e papërgjegjeshme e politikajve shqiptarë ndaj shtetit dhe popullit të vet të cilët janë te zhytur në korrupcion,
Vitet shatëdhjeta për Kosovën ishin vite të një ringjallje. Prishtina vlonte nga sudentët dhe nxënësit e shkollavë të mesme profesionale të cilet kishin ardhë nga të gjitha viset shqiptare në Jugosllavi me gjithë skamjen dhe zhvillimin e pakt ekonomik,
Unë thëmë se më gjithë vështirësit dhe pengesat që i ka pas LASH gjatë egzistimit të vetë, ky institucion arsimor i themeluar nga Qeverija e Kosovës në egzil me 30 Maj 1992 në Lund e ka kryar emisionin e vetë kombëtare për aqë kohë sa ka funkcionuar. LASH ka dhënë kontribut të madh kombëtare në ruatjen e gjuhës dhe identitetit tonë kombëtar në emigracion, në ruatjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare në emigracion.DUHET TË JEMI REALISTË DHE TË PRANOJMË SE SPOPULL DHE KOMB KJEMI NEVOJË PËR NDRYSHIME TË SHUMTA NË JETË-thotë intelektuali dhe mësuesi në mërgim Xhemail Shatri nga Burimi i Kosvës me vbendbanim të përhershëm në Suedi/
NGA SOKOL DEMAKU/
Një prezentim te shkurtër.
Jam Xhemail Shatri i lindur dhe i rritur  në një familje te madhe shumë antarëshe në fshatin Tomoc komuna e Burimit. Shkollën fillore e kam mbaruar në qytezen Gurakoc, të mesmen në Burim, ndërsa sudimet i kam krye në Universitetin e Prishtinës dega e Historisë me temën e diplomës: Rëndësija Historike e Lidhjës Shqiptare te Prizerenit 1887-1881. Nga koha e femijërisë dhe rinisë sime  mbaj kujtimet më të bukura te jetës time, ato janë vitet e  paharruara qe  i kujtoj me shumë mal. Si nxënës i shkollës fillore kam marrë pjesë në grupin letrar e të recitimeve në garat komunale të shkollave fillore të komunës së Burimit, gjithë ashtu vlen të përemendet se si nxenës i shkollës së meseme kam marre pjesë në aktivitetet sportive, pastaj kam marrë pjesë në  grupin e dramës në gjimnazin e Burimit. Në mërgim në Suedi kam  marrë pjesë në të gjitha aktivitetet kombëtare që janë zhvilluar në Suedi kundër  okupimit të egër  serb në Kosovë  gjatë viteve 90. Ashtu si për shumë mërgimtare edhe për mua drama e mërgimit është njera  ndër dramat më të dhimbshme  që nuk perfundon kurrë, përkosisht jetoj në Suedi më familje.

I lindur në fshatin Tomoc komuna e Burimit ku dhe kaluat edhe rinin tuaj ,cfarë mund të na thoni për atë kohë për vendlindjen tuaj?

Edhe unë si shumica e moshatarve të mi të asaj kohe, femijërin dhe rinin time e kam kaluar në fshatin e bukur të  lindjes Tomoc, për të cilin kam mall të pashuar. Fshati i lindjes Tomoci është një fshat i madh  i komunës së Burimit, me tokë  pjellore dhe  kullosa rrethuar  me kurorën  e Alpeve Shqiptare, apo si populli i quan (Bjeshket e Nemura) që i japin gjallëri jetës në fshat. Ne fshatin tim të lindjes njerëzit kryesisht janë marrë me bujqësi dhe blegtori shumë pak kanë qenë të punësuar në punët shtetrore ngase regjimi i atëhershem pushtus ka bërë diskrimin të hapur për punsim ndaj njerëzve të këtij fshati. Fshati i ynë gjithmonë ka pasur shumë njerëz të vyer që punojnë me shumë zell tokën, dhe jetojnë mirë nga puna e tyre në bujqesi dhe blegtori, njerëzit janë shumë puntor  të dashur dhe te respektuar, fshati i ynë gjithmonë ka pasur burra të menqur, të ditur, dhe të shkolluar si dhe femra te shkolluara e të menqura që nuk ua kanë lënë mangu për asgjë as burrave. Në Burim(Istog) në atë kohë kishte fare pak shqiptarë të punësuar, atëhere aty bënin ligjin serbet, një vend pune ishte ëndërr në atë kohë.Fshati Tomoc është njeri ndër fshatrat që ka rinin më të shkolluar jo vetëm ne Burim por në gjithë Kosovën, nga fshati i im i lindjes kanë dalë dhejtra doktorr shkence, më dhjetra magjistra, e mija të ri e te reja që kanë mbaruar Universitetet në të gjitha degët e Univeristetit të Prishtinës, nuk ka familje që së paku dy anatarë të familjës nuk kanë mbaruar Universitetet qoftë në Kosovë qoftë në perendim.

Shkollimin fillor keni bërë në Gurrakoc, ndërsa ate të mesem në Burim, mund të na thuash më shumë për jetën tuaj në rini?

Unë kam lindur  dhe jam  rritur  në një familje shumë anëtarëshe.Në fshatin tim të lindjes nuk kemi pasë shkollë fillore, andaj shkollën fillore  kam  qen i  detyruar  ta filloj dhe ta mbaroj në qytezën e Gurrakocit që është  larg tre  kilometra nga fshati i im i lindjes, për cdo ditë ne  bënim nga 6 kilometra rrugë për të shkuar dhe ardhur nga shkolla në kushte mjaftë të vështira me dimra të ashpër që ishin në ato kohë. Shkollën e mesme kam mbaruar në qytetin e Burimit qe është shtatë  kilometra larg nga fshati Tomoc. Nga ajo kohë e pjesës së jetës time, kam kujtimet ma te mira gjatë gjithë jetës sime, kjo është pjesa ma e rëndesishme e jetës sime, i mbajë gjithmonë te fresketa në memorjen time kujtimet nga koha e fëmijërisë dhe rinisë sime, të kalura ne vendlndijen time. 

Keni studiuar në Universitetin e Prishtinës dega e Historisë, cfare keni në mendje sot Xhemail nga këto kohëra  nga jeta studentore e viteve 1975-1976?

Vitet shatëdhjeta për Kosovën ishin vite të një ringjallje. Prishtina vlonte nga sudentët dhe nxënësit e shkollavë te mesme profesionale të cilet kishin ardhur nga te gjitha viset shqiptare në Jugosllavi. Me gjithë skamjen dhe zhvillimin e pakt ekonomik, Prishtina ishte qyteti ma gazmore në kontinent, ku bukurin qytetit të Prishtinës ia shtonte  gjallërija e të rinjve dhe te rejave që kishin ardhur për tu shkolluar nga të gjitha viset shqiptare nën Jugosllavi. Nga do që shkoje kishte plotë te rinj e të reja, ishte një atmosfere që ngrohje nga rrezete e perkohshme të një fare lirije. Pa dyshim se jeta studentore për mua është  pjesa ma e rëndësishme e jetës sime, nga koha e studimeve kam kujtimet ma të mira të jetës. Në kohën e studimeve pata  rastin të njofe shumë shokë dhe shoqe nga te gjitha viset shqiptare te okupuara nën Jugosllavi, ku me netë të tëra bisedonim për padrejtesitë qe i bëheshin Kosovës dhe shqiptarve në ish Jugosllavi të ndarë padrejtesisht  më 1912 në Konferencën e Londrës nga fuqit e asaj kohe nga atdheu i tyre Shqipërija. Demostratat e lavdishme  të studentve dhe te mbare popullit te Kosovës të vitit 1981 me kane gjeturë në perfundim të sherbimit ushtarak ne Zagreb, duhet theksuar se në vitet shtatëdhjeta është punuar shumë në ngritjen e vetdijes kombetare, duke i argumentuar me fakte dhe argumente shfrytzimin ekonomike dhe padrejtesitë që i bëheshin Kosovës dhe shqiptarve në ish Jugosllavi nga makinerija vrastare e Serbisë dhe Jugosllavisë.

Në vitin 1980 keni diplomuar në temen: Rëndësija Historike e Lidhjes Shqiptare te Prizerenit 1878-1881 ,cka ju shtyri në këtë?

Unë kam pasur fatin e mirë të rritëm në një familje  atdhetare  dhe të shkolluar, e cila  shumë heret i kundërvihet hapur okupimit të Kosovës dhe viseve tjera shqiptare nga Serbia dhe Jugosllavija. I rritur dhe i edukar në fryemën e atdhetashurisë per vendin dhe për popullin tim nga familja ime, unë qysh heret angazhohem të punoj aq sa mundem për lirinë e Kosovës dhe viseve tjera shqiptare nën Jugosllavinë e asaj kohe që për popullin tim ishte shtet burg që bëntë një terror të hapur kundër popullit shqiptare në Kosovë dhe në gjitha trojet shqiptare në Jugosllavi. Unë shumë heret fillova të lexoj libra dhe literaturë te mirefillte kombëtare e sidomos libra historik nga emigracioni i vjetër shqiptar në perendimi, dhe nga atdheu i yne Shqipëria.Gjatë leximit te literatures historike mësova per padrejtesitë e medha historike që fuqite e medha të asaj kohe i kishin bërë kombit shqiptare me Kongresin e Berlit më 1878, me Traktatin e Shënë -Stefanit -Mars 1878 dhe me Konferencen e Lodrës 1912, ku më shumë se gjysma e teritoreve shqiptare u nda padrejtësisht nga shteti amë Shqiperia. Kosova, Plava e Gusija, Camerija, Presheva, Medvegja Bujanovci dhe Maqedonija shqiptare ju dhane padrejtesisht nen sudim shteteve fqinje,Serbise,Malit te Zi Greqisë dhe ma vonë edhe Maqedonisë per ti shtuar apetitet e tyre hegjomoniste kundër tokave shqiptare.I paisur me literatur të mirëfillt kombëtare, për historin e popullit tim sa të dhimbshme aqe edhe krenare,une vendosa ta studijoj historine historinë e popullit tim ,per te marre akoma edhe ma shume dije per historine e popullit shqiptare , në mbarim të sudimeve me bëri ta marrë për temë diplome ” Rëndësija Historike e Lidhjes Shqiptare të Prizerenit 1878-1881” nga Historija e Popullit Shqiptare pjesa e dytë . Arsyja kryesore që kam zgjedhë këtë temë ”Rendësija Historike e Lidhjes Shqiptare te Prizerenit 1887-1881” ka qënë dëshira e ime e flaktë që edhe unë sa do pak të kontriboje në ndriqimin e padrejtësive që fuqit e medha të asaj kohe i kanë bërë kombit shqiptar duke e ndare dhe coptuar në shumë shtete fqinje sllave. Duhet thënë se Lidhja Shqiptare e Prizerenit 1878-1881 ishtë e para Levizje clirimtare me karakter kombëtare ne të cilën morrën pjesë ma shumë se 300 delegate nga të gjitha trojet shqiptare në Ballkan dhe në mergim. Lidhja Shqiptare e Prizerenit është organizimi ma i lartë kombëtare gjatë gjithë historise së shqiptarve, ku për herë të parë formohet qeveria gjithëkombëtare nga të gjitha viset shqiptare në Ballkan. Lidhja Shqiptare e Prizerenit për herë të parë sfidojë propotencen e Fuqive të Mëdha , agresivitetin e monarkive fqinje sllave dhe arrogancën e Portes se Larte ndaj kerkeseës së drejtë të shqiptarve. Për Lidhjen Shqiptare të Prizerenit 1887-1881 janë shkruar shumë libra nga shumë historian shqiptarë dhe të huaj.

Mësues në Burim, por për një kohë te shkurtër, kujtimet e juja nga kjo koheë e rinisë suaj në punë me brezin e ri, por mësues edhe në mërgim një paralele mes punës si i ri ne vendlindje dhe asaj në mërgim?

Edhe pse kisha mbaruar studimet në vitin 1980, kur Kosova kishte shumë nevojë për kuadro të shkolluara, regjimi i atëhershem komunist ma morri të drejtën e punës për te punuar me gjeneratatë e reja në arsim.Une vazhdova me ngulëm ta kërkoj te drejtën time për shumë vite për të punuar ne profesionin tim me gjeneratatë e reja në arsim, por pa suksese, sepse pushtuesi i popullit tim ishte i vendosur të mos me lejon të punoj në arsim dhe ashtu u bë. Andaj duke mos pas mundesin te punoj ne vendlindje ne arsim nuk mund ta terhjeku një paralele te punës time si i ri ne vendlindje dhe ne mërgim. Edhe per kundër deshirës së madhe per të punuar me gjeneratatë e reja dhe për të kontribuar sa do pak për popullin dhe atdheun tim, unë nuk pata fatin te ja ktheje borgjin familjës time dhe popullit tim qe në varferin e tyre dhanë per shkollimin tim gjate gjithë kohës sa isha duke u shkolluar e posaqërisht gjate kohës se sudimeve. Regjimi i atëhershem komunst i Kosovës dhe Serbisë ishte i vendosur që të mos me lejoj të punoj në arsim, me akuzen se unë dhe familja e ime jemi armiqt ma te medhenj të Jugosllavisë andaj per shtatë vite kam punuar në bujqësi me shumë krenari.

Refugjatë nga Kosova keni kaluar nëpër kampe refugjatësh nga Austrija deri ne Suedi dhe ne vitin 1989 keni kerkuar strehim në strehimorën për refugjatë ne Landskrona të Suedisë?

Vitet tetëdhjeta ishin si një grumbull reshë të zeza te trasha që kapluan Kosovën. Këto re të zeza nuk sollën as shi e as breshër. Ato sollën luftra të tmershme në filllim te viteve 90 ku nga cemdurija serbe në këto luftra duke filluar në Slloveni, Kroaci, Bosnje duke e përfeshirë edhe Kosovën u vranë dhe u masakruane nga maqinerija ushtarake e paramilitare serbe mbi 300,000 njerëz të pafajshem si dhe u benë qindra mija dhunime nga kriminelët serb ne teë gjitha vatrat e luftës në ish Jugosllavi që në fakt ishte Serbi e Madhe. Drama e ime e mërgimit ka filluar me 20 shtator te vitit 1987 kur kam lëshuar Kosovën dhe kam emigruar ne përendim, meqë nuk kisha pasaporte sepse regjimi i atëhershem nuk ma dha as pasaportin, unë vendosa ta kaloj kufirin ilegal me një shok timin te ilegalës nëpër mese Alpeve Slloveni – Austri. Fillimisht u vendosa Austri ne një strehimore afër Vjene, aty gjeta disa te ri shqiptar të cilët nuk ishin të shumtë në numër, por benin një veprimtari të madhe kombëtare, duke marrë pjesë në demonstrata dhe aktivitetet tjera kombëtare për aq sa ja lejonje njeriut rregullat e strehimores. Qellimi i im nga fillimi ishte ardhja në Suedi, por meqë nuk kisha pasaport detyrohem të kerkoj strehim ne Austri. Me krijimin e mundesisë së parë unë u largova nga Austrije dhe në janar te vitit 1989 erdha në Suedi, ku kerkova azil politik, në strehimoren për refugjatë ne Landskrona të Suedisë, ku pasë gjashtë muajve unë dhe familja e ime marrim qendrim të përhershem në Suedi.

Kontaktet e para me bashkombase ne strehimoren e refugjatvë ,cfare mbani ne kujtese deri me sot Xhemail?

Fill pas kërkesës për azil dhe vendosjes time në strehimoren e refugjatëve në Landskrona, unë me disa shokë te mi që i gjeta aty, dhe te tjerë qe erdhën pase meje fillum të organizohemi keshtu pas disa bisedave dhe konsultimeve, vendosëm ta formojem shoqetën e parë shqiptare në strehimoren e refugjatve ne Landskrona. Ne formimin e shoaqatës ”Hasan Prishtina” kanë marrë pjesë Unë, Enver Camaj tani i ndjer, Islam Sylejmani, Iljaz Bicaj, Naim Haradinaj ,Qazim Hasanaj, Shefqet Kuqi Ibrahim Aliu, Rexhep Lata, Ali Shipshani, Bajram Shipshani e disa tjerë që për momentin nuk me kujtohen. Ndihmes te madhe ne formimin e shoqatës ” Hasan Prishtina ” në atë kohë kanë dhënë Ismail Rugova, Sabri Novosella, i ndjeri Ibush Krasniqi dhe intelektuali i madhe Ramadan Osmani, të cilët e bënë regjistrimin e shqatës ”Hasan Prishtina ”në organet suedeze. Shaqata ”Hasan Prishtina” ka krye një varg aktivitetesh kombëtare e kulturore si është festimi i ditës së Flamurit 28 Nëntori dhe dita e Pavaresise së Shqiperisë, pasataj mbajta e mësimit në gjuhën shqipe me nxënës shqiptarë në strehimore si dhe mbledhja e ndihmave për familjet e të burgosurëve politik si dhe pjesmarrja e jonë në të gjitha demostratat kundër terrorit dhe genocidit teë hapur në Kosovë në atë kohë.

Me profesion mesus, cfare ishte kontributi i juaj ne kete kohe ne strehimoret e refugjatevë shqiptare në Suedi konkretishte per nxenesit refugjatë?

Krahas aktiviteteve të shumta kombëtare për clirimin e Kosovës, edhe unë si shumë intelektual e mësues të ardhur në mergim nga dhuna dhe terrori serbe,që nga fillimi kyqem në formimin dhe hapjen e shkollave shqipe ku do që ka qënë e mundur në ate kohë. Pas marrjes së lejes qendrimit, dhe vendosjes në komunën e Svalovit, së bashku me disa mësimedhënes tjere, ndër ta profesor Muhamet Muriqi, arsimtari Rashit Berisha, si dhe apsolventi i kimise Afrim Goxhuli, në vitin 1991-1992 organizojmë mesimin plotësuse në gjuhën shqipe në Landeskrona me femijët e refugjatëve shqiptare në strehimoren në Landskrona, në baza vullnetare. Qëllimi kryesor dhe i vetëm i hapjes se shkolles shqipe ne Landskrona ishte për ta penguar asimilimin e shpejtë të fëmijëve tanë ne mërgim si dhe për ta mbajtur gjallë frymën kombëtare. Unë kam punuar me nxënësit shqiptare ne Landskrona në lëndën e historisë gjate vitit 91 -92 . Pase hapjes së strehimores së refugjatve edhe në Svalöv ne vitin 1992/92 me mbështetjen e LASHIT dega ”Naim Frasheri” ne Suedi bashkë me disa koleg të mi mësimdhënes hapim mesimin. Kontribut te madh në hapjen dhe mbajten e shkollës shqipe ne Svalöv kanë dhënë mesidhenesit, Sefe Kryeziu magjister i gjeografise, arsimtari i gjuhës shqipe Hetem Fazliu, arsimtari i matematikës Salih Dibrani apsoleventi i kimise Afrim Goxhuli, profesoresha e historise Fatime Kuqi, arsimtari i biologjise Ibrahim Sopi, si dhe une Xhemail Shatri profesor i historise. Paralelisht mësimit plotësues në gjuhën amtare me nxënesit shqiptar në baza vullnetare në strehimoren e Svalövit , une kam punuar si mësimdhënese i gjuhës amtare me nxënëst shqiptare në kuadër te shkollës suedeze gjate viteve 1992- 1996 ne Svalöv.

Ju ishit aktiv në punën dhe aktivitetin e Lash-it, cka mund të na thoni për këtë?

Si shumë intelktual dhe puntor të arsimit të asaj kohe në Suedi edhe unë kam marrë pjesë në themelimin Lidhjes së arsimtarve shqiptarë ”Naim Frasheri” ne Suedi apo si që është i njohur me shkurtesen LASHI të themeluar me 30 Maj te vitit 1992 , ne qytetin Universitare të Lundit, me propozimin e qeverisë së Republikes se Kosovës në egzile, pra te minstrit te arsimit Dr Muhamet Bicajt e te z. Meriman Braha. Ne Kuvendin e parë zgjedhor të cilin e udhehoqi profesori i nderuar Ibrahim Egriu së pari u miratua Statusi e Rrugullorja e punës, u zgjodhe Kryesija e re dhe organet tjera te ketij asocijacioni. Kryetare i pare i LASHIT ”Naim Frasheri” për Suedi u zgjodh veterani i arsimit dhe i burgosuri politike shumëvjecare i ndjeri Ramadan Shala, Ibrahim Egriu sekretar, Nazmi Shabani -arkatar dhe antarë te tjere te Kryesise u zgjodhen, Ilaze Bicaj, Ramadan Osmani, Kimete Miftari, Shpend Koleci, Nazmi Thaqi, Gani Osmani dhe Samir Hajdari. Fillimisht ne LASH u antarsuan 127 antarë, prej tyre 58 me përgaditje superiore, te tjerët ishin me shkolle te Lartë dhe me normale dhe gjimnaze. Me 26 dhjetor 1992 u mbajt Kuvendi i Dytë i Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptare ne Suedi ” Naim Frasher”(LASH) ku kryetar i LASH zgjidhet profesor Bedri Paci, gjithë ashtu u zgjodh edhe Kryesija e re e LASH. Lidhja e Arsimtarëve Shqiptare ” Naim Frasheri” ne Suedi zhvilloj një aktivitet te dendur kombetar. Motoja e LASH ishte që kudo ne përendim ku ka nxënës shqiptar të hapen shkolla, në mënyrë që femijët tanë të mos mbeten mbrapa shokëve të tyre në atdhe.

Keni qenë bashkpuntor i shumë figurave te njohura në mërgim, konkretisht këtu në Suedi, si: intelektuali dhe i burgosuri politike Kosovë Rexh Bala, veterani i shkollës shqipe dhe shkrimtari Sadullah Zendeli-Daja, Ismail Rugova, Sabri Novosella, Shefki Oseku, Profesor Ibrahim Igriu ,Ragip Recica, intelektuali i madhe Ramadan Osmani, Naim Haradinaj, Enver Camaj, cfarë ishtë kontributi i juaj në atë kohë ?

Disa nga keto figura të njohura kombetare, i kam njohur edhe ma parë në Kosovë, ndërsa disa nga keto figura i kam njohur kur kam ardhe në Suedi, për te cilët kisha dëgjuar edhe ma heret në Kosovë per veprimtarine e tyre kombëtare. Kontributi i im i parë ne ceshtjen kombëtare ne Suedi ka qene solidarizimi i im dhe i shokëve te mi me greven e minatorve të Trepcës e cila filloj në Mars te vitit 1989.Ne në shenjë perkrahje dhe solidarizimi me kërkesat e drejta te minatorve ne disa bashkatdhetare filluam grevën e urisë ne shoaqtën “Kosova” ne Malmö, ku në kete grevë tetë ditëshe morren pjesë,´Sabri Novosella, Naim Haradinaj, Enver Camaj, Misin Gradinaj, Selim Balaj ,Ibush Krasniqi, Agron Haradinaj, Hysen Bajramaj e disa atdhetare tjeter ,emri i te cilve nuk me kujtohet per momentin.Të gjithë e dim se greva e minatorve te Trepcës ka dridhur themelet e ishë Jugosllavisë dhe qe nga aty fillon shkatërrimi i përgjakshem i Jugosllavisë komuniste me ne krye diktatorin dhe kriminelin Millosheviq.Unë bashkë më shokët e mi kemi marrrë pjesë ne të gjitha aktivitetet e kombëtare qe janë zhvilluar ne atë kohe ne Suedi, duke filluar me greven e urise ne perkrahje te minatorve te Trepcës ne Mars te vitit 1989, pastaj në themelimin e e Unionit te Shoqatave te Pavarura Shqiptare në Suedi, ne hapjen e shkollave shqipe si dhe puna e ime si mësuese me nxenesit shqiptare ne Suedi , ne themelimin e LASH.Gjithashtu kam marrë pjesë ne te gjitha demostratat qe jane mbajtë ne Suedi dhe ne shtetet e tjera perendimore kunder terrorit dhe genocidite te hapur serb,te ushtruar kunder popullit shqiptare në Kosovë. Unë kam marrë pjese në themelimin e Deges se LDK-es në Landskrona ne Suedi ne vitin 1991, dhe kam qenë kryetar i nëndegës se LDK-es ne Svalöv nga viti 1992-1996, si dhe kam qenë aktiv ne mbledhjen e 3% ,dhe ne dhënjen e ndihave per luftën e Kosovës 1998-1999.

Kur kemi te bejëme me mësimin e shqipese ne mergime, cfare është mendimi i juaj sot per kete?

Sot diaspora e Kosovës përbën një të tretën e qytetarëve te saj, pjesa më e madhe e tyre janë femijë dhe te rinj. Mësimi plotesus është vlersuar faktori kryesor për ruatjen e gjuhës dhe identitetit, te pjestarëve te diaspores së Kosovës. Është e drejtë themelore e njerëzore ruajtja dhe kultivimi i identitetit kombëtar. Shenja e parë dhe ma e rëndësishme e këtij identiteti është gjuha amtare. Mësimi i gjuhës amtare ne shkollë nënkupton edhe mësimin për kulturën e origjinës dhe përbërsit e saj. Edukimi dhe mësimi shtesë në diasporë deri diku ishin të organizuar mirë ne vitet 90-ta. Ky aktivitet organizohej me mbështetjen e institucioneve te atëhershme të Kosovës. Pas vitit 1999 mësimi i gjuhës, historisë dhe kulturës ne gjuhën amtare mbetet cështje private e mërgimtarëve.Unë mendojë se mësimi plotesuse per diasporë ka kaluar nëpër etapa dhe vështersi te ndryshme, por falë përkushtimit te bashkëkombasve tanë qe jetojnë jashtë vendlindjes, ka arrrit të mbijetojë dhe te zhvillohet. Megjithatë, mësimi plotësus ne diasporë është ne gjëndje shumë te rëndë, asnjë institucione ose asociacion kombëtare nuk ka të dhena te sakta për numrin e fëmijëve (nënësve) shqiptare në mërgatë dhe ne diasporë. Fatkorët qe kanë ndikuar në ketë gjendje janë te shumtë por duhen vëcuar dy: organizimi jo i mirë institucionale nga Qeverija e Kosovës dhe mosinteresimi i prindërve për dërgimin e fëmijëve te tyre në shkollat me mësim plotësues.

Pra jeni njëri nga përkrahësit e LASH ” Naim Frashëri ” dega ne Suedi cfarë mund te na thoni për këtë dhe pse LASH sot nuk funkcionon ne Suedi?

Une thëmë se me gjithë vështirsit dhe pengesat qe i ka pas LASH gjatë egzistimit te vet, ky institucion arsimor i themeluar nga Qeverija e Kosovës në egzil me 30 Maj 1992 ne Lund e ka krye emisionin e vet kombëtare për aqë kohë qe ka funkcionuar. LASH ka dhënë kontribut të madh kombetare ne ruatjen e gjuhës dhe identitetit tonë kombëtare ne emigracione, në ruatjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare ne emigracion. Arsyen e vërtete pse sot nuk fukcionon LASH nuk e di, por një gjë e di se po te vazhdonte te funkcionoje LASH deri me sot , nuk do kishim një situatë dhe kaos te tillë në arsimin shqip ne diasporë, ku askush askuj nuk i jep llogari për asgje. Jemi deshmitar se pas shuarjes se LASH, ne krye te organizimit te mesimit shqipë ne Suedi kanë depertuar disa pseudointelektuale e dallavergjinjë qe per interesa te ngushta materiale po shkaterrojnë dhe po e degradojnë mësimin plotesuses shqipe në Suedi.

Sa jeni i knaqur me punën ne shkolla ne mërgim kur kemi te bëjmë me Lëndën e Gjuhës shqipe, sa është ky mësim efektiv tek fëmijët mergimtare?

Me gjithë vështirsit e shumta që i ka pas organizimi i mësimit te Gjuhës Shqipë me nxënësit shqiptarë ne Suedi dhe në përgjithësi në diasporë, mund të thuhet se mësimi i Gjuhës Shqipë ka qenë dhe është efektiv me mundësit qe krijon shteti nikoqir. Fal punës se palodhëshme te qindra e mija intelektualve, dhe puntorëve të arsimit në të gjitha shtetet e përendimit, e kanë bërë te pamunduren për ta ruajtur dhe mbajtur gjallë gjuhën dhe kulturën shqiptare me nxënësit shqiptarë. Gjithmonë ka vëndë për ti bërë gjerat ma mirë dhe me rezultate ma të medha, andaj edhe ne ketë drejtim mund te bëhët edhe ma shumë ne ngritjen e cilësis së te mësuarit te gjuhës shqipë, te nxënësit shqiptare në Suedi dhe ne diasporë,fatkeqesisht sot kemi mësus te tillë qe punojnë me nxënësit shqiptarë vetëm për ta marre një rrogë dhe jo për ti paisur me dije nxënësit tanë ne mërgim.

Keni punuar një kohë me bashkombasit ardhacak këtu, cfarë mundë të na thoni rrethe integrimit te shqiptarëve ketu?

Padyshim kur bëhët fjale per integrim te shqiptarve ne Suedi, kjo nuk nënkupton anën fizike te saj, sepse shqiptaret janeë ne Europë,por kjo ma teper nënkupton afrimin e mentalitetit shqiptare me mentalitetin europian, gjithashtu kjo nënkupton edhe njohjen e vlerave europiane ne kuadrin e demokracisë dhe shtetit te se drejtës.Unë mendoj se shqiptarët ne Suedi por edhe ne vendet tjera përendimore janë integruar mirë dhe për ditë e ma shumë po integrohen ne të gjitha sferat e jetës, ne shoqeritë e shteteve përendimore ku jetojne, tani kemi me qindra e mija te rinj e te reja qe po kryajne studimet ne Universitetet ma te njohura te botës .Duke e njohur kulturen dhe ligjet e shtetit ku jetojme ne mesojme ma shumë për te drejtat tona qe na takojnë me ligjet e shtetit ku jetojme. Êshtë me rëndesi te dihet se integrimin duhet bërë pa e humbur idenitetin kombetare duke e ruajtur gjuhën dhe kulturën tone shqiptare, integrimi nuk duhet të kaloj në degjenerim, por krahas integrimit duhet ruajture gjuhen dhe kulturën tonë të bukur.

Një mësus, një mërgimtar, një intelektual kërkon te jetë pothuajse për gjithcka i informuar. Kjo ka te bëjë kryesisht me natyrën e personit. Thjesht do doja një përgjigjeje te shkurtër si është Xhemaili nga natyra?

Përpiqem ti percjellë të gjitha zhvillimet politike në vendlindje dhe në emigracion, gjithashtu përpiqem të jam ne kontakte te vazdusheme me venlidjen për tu informuar për të gjitha ngjarjet qe ndodhin në atdheun tone, qofshin ato politike, ekonomike apo kulturore. Unë nga natyra jam njeri i sinqerte me karakter të fortë qe gjithmonë mundohem ta thëm të vërteten pavarsishte sa e hidhur është ajo. Gjithashtu gjithë herë jam tolerant, por kur ta kërkon nevoja jam shumë i rrept dhe i ashpër ndaj atyre qe miresjelljen nuk e kanë kod te jetës, por ne vend te kodit te mirësjelljes kanë gënjeshtren, arrogancën dhe mashtrimin. Jam njeri i besës dhe fjalës, gjithmonë e pranoj mendimin ndryshe, e rrespektoj shumë mendimin e lire dhe dhe fjalën e lirë.

Ju jeni mësus dhe intelektual,njeri i cështjes kombëtre cfare është aktiviteti i juaj ne aspektin e ruajtjes se gjuhës dhe kulturës sonë,. Si e ndin veten si mësus dhe intelektuale ne mërgim?

Ashtu si shumë koleg të mi intelktuale e mësimedhënes ne mergim konkretishte ne Suedi edhe unë jam munduar gjatë gjithë kohës te kontriboj aqë sa kam pasë mundësi, në ruatjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare ne Suedi, duke u angazhuar qyshe heret ne hapjen e shkollave shqipe me nxënësit shqiptare ne Suedi. Dihet mirëfilli se roli i mësusit dhe itelektualit është i një rëndësije te veqantë në cdo shoqëri pavaresishtë se ku jeton. Puna e mësuesit dhe e intelektualit ne atdhe, por në vecanti në diasporë është e shenjtë dhe e mundishme, qe kerkon shumë pune dhe sakrificë, vet jeta në mergim është e rëndë dhe me plotë te panjura qe i sjellë koha. Padyshim drama e mergimit për mue është drama ma e dhimbshme ne jetën time, e cila nuk me lënë rehat kurrë. Përkundër vështersive dhe mallit te përhershëm për vendlindje me duhet te thëmë se edhe pse ne dhe te huaj si mësues dhe si intelktual e ndjej veten mirë në mërgim me të gjitha te mirat dhe te kqijat qe sjellë jeta ne mërgim.

Planet e Xhemailit për të ardhmen?

Jeta e njeriut nuk ka kuptim pa plane për të ardhmën, ashtu si cdo njeri edhe unë i kam planet e mia te jetës. Ne fokus te interesit kam kujdesin e vazhdushem per familjen time dhe punët e perditshme qe na presin si familje e si indivit, si dhe dëshira për te mbrri sa ma shumë ne te gjitha sferat e jetës si indivit e si familje. Me duhet te thëm dhe ta pranojë se unë nuk jam nga ata njerze qe hartojnë plane afatgjata jetese, une i përshtatem shumë rrethanave te krijuara qe i sjelle koha dhe momenti. Pjesë e planeve te mia është deshira e ime per të ardhmën është te ulem dhe te shkruaj për historin e popullit tim te shumë vajtur por gjithmonë krenar, gjithashtu pjesë e planeve te mia është deshira e ime për te ndihmuar dhe kontribuar ne qështjen kombëtare ne të gjitha trojet shqitare, si dhe ne ruajten e gjuhës dhe kulturës shqiptare në Suedi.

Nëse do kishe mundësinë te jepje ndihmësen tende ne realitetin qe jetojm ne shqiptaret pa marrë parasyshe se ku, ku mendon qe konkretishte duhet ndryshuar dicka për te mirë?

Duhet te jemi realist dhe të pranojm se si popull e si komb kemi nevojë për ndryshime te shumta, të cilatë jane të nevojshme dhe te domosdoshme për cdo popull. Unë mendoj se gjëja e parë qe duhet ndryshuar tek ne është sjellja e papërgjegjeshme e politikajve shqiptarë ndaj shtetit dhe popullit te vet të cilët janë te zhytur në korrupcion dhe krim te organizuar. Pastaj kemi nevojë per afrimin e mentalitetit tonë me mentalitetin e popujve përendimore si dhe pranimi i vlerave demokratike përendimore në kuadrin e demokracisë dhe sheteti te së drejtës që bazohet në rend dhe ligj. Gjithashtu kemi nevojë emidiate në ndryshimin gjendjes në arsim, për te vënë arsimin ne binarë te drejteë duke e rritë clisinë e shkollimit ne të gjitha nivelet, jemi deshmitar se sot arsimin, qoftë në Shqiperi qoftë ne Kosovë e ka perfshi kaosi dhe anarkija ku korrupcioni dhe krimi i organizuar ka mbërri deri ne majet ma te larta në udheheqjen e arsimit shqip ku këta njerëz bëjnë ligjin. Fatkeqsishtë jemi deshmitar se sot botohen me qindra libra pa asnjë vlerë shkencore, letrare e kombëtare nga analfabet e midikor që titujt e tyre i kanë ble me para nga profesoret e korruptuar.

Cka mendoni për gjendjen politike shqiptare në përgjethesi parë ne prizmin Shqipëri-Kosovë?

Edhe përkunder shumë zhgenjimeve jo vetëm te mia por edhe shumë shqiptarve tjere për zhvillimet politike, ekonomik, unë nga natyra jam optimist dhe besoj se ditë ma te mira do vinë për kombin tonë dhe se ky shekull gjithësesi duhet te jetë shekull i ne shqiptarve. Une i kuptoj plotësishte zhgenjimet qe me të drejte populli im i ka në udheheqjen e vet politike në të gjitha trojet shqiptare, sepse kjo kastë politike punon vetëm për vete dhe klanet e tyre mafioze ndërsa për popull nuk qanë kokën fare. Politika shqiptare në përgjithësi vuan nga smundja e korrupcionit dhe krimit te organizuar qe është kancer për një popull dhe për një shtet, për tu bërë një komb i fuqishëm dhe shtet i fuqishem me zhvillim ekonomik dhe me standart të lartë jetsor duhet punuar ndeshmerishtë dhe te funkcionon rendi dhe ligji qe njerzit te jenë te barabart para ligjit dhe drejtesisës. Kombi shqiptare e meriton me jetuar me qindra herë ma mirë, se sa qe po jeton tani ku do ne trojet e veta, sepse ka pasuri nëntoksore e toksore dhe rini te shëndosh e te shkolluar qe per një kohe te shkurtër do e zhvillonin shtetin dhe kombin po te mos pengohen nga politika. Andaj faj për varferin e madhe qe është ne popull bie mbi politikajt e pa pergjegjshëm shqiptarë qe me paramendim po e vrasin te ardhmen e brezit te ri shqiptar.

Përvec punës se mësusit, angazhimit intelektual, punës me mërgimtar si e kaloni kohën e lirë Xhemail?

Koha e lire është ajo pjesë kohës qe disponon individi jashte kohes se obligimeve te tije profesionale, shoqerore dhe familjar, me qellim te pushimit ,arktimit dhe zhvillimit te personalitetit ne rrethanat konkrete natyrore e shoqerore ,ne te cilat jeton ai. Një nga faktoret parësor dhe me shume ndikim ne kohen e lire është familja ,ajo duhet te formoj shprehi dhe kultur tek individi qe shfrytezimin e kohës se lire ta planifikoje për akitvitetet te dobishme. Une një pjesë te te madhe te kohëse se lire e kaloj me familje, ndersa pjesen tjeter te kohes se lire e kaloj duke lexuar literature historike dhe libra nga ma te ndryshmet ,pastaj kur kam kohe te lire lexoj edhe shtypin ditore te gazetave shqiptare për tu informuar per zhvillimet politike e shoqerore ne atdhe dhe ne diaspore, gjitheashtu e shiqoj edhe Televizionin kur ka programe të rëndësishme kombetare.

Cka ju bënë te lumtur dhe qka ju mundon ma se shumti ne jetë?

Te lumtur më bënë shendeti i familjes dhe te gjitha te arriturat e familjes sime dhe te kombit tim, gjithashtu të lumtur përjetesisht me bënë, clirimi i Kosovës nga hordhija serbosllave një shekullore dhe formimi i shtetit te pavarur të Kosovës. Pastaj te lumtur me bënë fitimi sado pak i disa te drejtave te shqiptarve ne Iliride, dhe ne te gjitha trevat shqiptare ne ishë Jugosllavi gjithë ashtu te lumtur me bënë cdo perparim drejte integrimeve euroatlantike te kombit tim, te Shqipërisë dhe Kosovës. Me mundon shumë vazhdimi i polikës, genocidjale ndaj Camerisë dhe shqiptarve që bënë Greqia. Me mundon pafundësisht vazhdimi i coptimit të kombit tim në pesë shtete sllave dhe padrejtesit historike që po i bëhën kombit shqiptar edhe në ketë kohë. Gjithashtu me mundon korrupcioni, krimi i organizuar, nepotizmi, padrejtesistë e shumta ndaj njerëzve të pafuqishëm që nuk janë të lidhur me korrupcionin dhe krimin e organizuar, varfëria e popillit tim, stagnimi i dy shteteve shqiptare dhe pasurimi i disa individëve në mënyrë kriminale në kurriz të popullit tanë, këto me bëjnë të ndihem shumë keq. Por ajo që më mundon panderprë dhe nuk me lenë të qetë kurrë, është bindja e ime se pjesa dermuse e ne mërgimtarëve qe jetojmë jashta atdheut do mbesim përgjithmonë këtu dhe kjo me bënë të ndihem keq!!

Filed Under: Interviste Tagged With: DUHET TË JEMI REALISTË DHE TË PRANOJMË SE SPOPULL DHE KOMB KJEMI NEVOJË, NË JETË, PËR NDRYSHIME, TË SHUMTA

Perandorët- kanë folur shqip

December 13, 2014 by dgreca

Konstandini kreu reforma në sistemin monetar, ushtarak, administrativ’e krijoi “Perandorinë e Krishterë”/
Nga Harallamb Kota-studiues/
Mëngjezi i datës 20 shtator 2014 qëlloi e djelë. Pasi dola nga shtëpia, bleva shtypin e ditës dhe zura vënd në një tavolinë në klubin e lagjes për të pirë kafenë e mëngjesit. Një artikull interesant, titulluar me gërma kapitale: “Si e legalizoi krishtërimin Konstandini i Madh, Dardano-Iliro-Shqiptar”, më kishte tërhequr vëmëndjen dhe po e lexoja me tepër vëmëndje. Ej..ej..ej.. mu drejtua i zoti lokalit i habitur, ndërkohë që edhe ai po lexonte të njënjtin artikull dhe tha:-Mirë Aleksandri i Madh’që la testamentin “Unë jam Ilir“, por dhe Konstandini i Madh, na qënka Ilir. Kështu thotë gazeta, ndërhyri Meti një nga klientët e moshuar, i cili sapo e kishte mbaruar së lexuari artikullin dhe zuri vënd në tavolinën time. Sakaq, pranë meje u afrua Albani miku im, me të cilin pija shpesh kafenë në ditët e djela. Biseda u gjallërua, pasi ai ishte lexues i rregullt dhe dashamirës i temave historiko-patriotike. Disa klient morën në duar filxhanët e kafeve, tërhoqën pas vetes karriget dhe u afruan duke u ngjeshur fort me njëri tjetrin. Kureshtja ishte e madhe dhe dëshira për të ditur diçka më shumë, i shtynte të pyesnin dhe të nxisnin bisedën.
Historia e Konstandinit të Madh, është e hershme, sqaroi Albani’ dhe e kam mësuar jo vetëm nga burime gojore, por e kam lexuar edhe në disa botime shkencore e letrare në Stamboll. Sipas këtyre burimeve, Flavius Valerius Constantinus, ishte djali i Konstant Klorit dhe i Helenës. Ai lindi në vitin 280 m.k në Iliri, në Naissus (Nish) të Dardanisë. Në rini ndiqte kultin e Apolonit dhe në të ritur, u bë burrë shteti i aftë për të aritur çdo synim që i vinte vetes. Fal aftësive e karakterit të fortë, në vitin 306 u kurorëzua Perandor i Romës. Deri në vitin 312, krishtërimi i përqafuar nga popullsia ilire qysh nga viti 40 mk, luftohej egërsisht nga Roma. Pas këtij viti, qëndrimi i Romës ndryshoi, pasi Konstandini i Madh nisi ta simpatizojë krishtërimin. Më 313 me Ediktin e Milanos dhe me bashkësundimtarin Licini, vendosi “Paqen e Kishës”,duke siguruar lirinë e besimit. Konstandini kreu reforma në sistemin monetar, ushtarak, administrativ’e krijoi “Perandorinë e Krishterë”. Kisha siguroi një vënd të privilegjuar në shoqëri. Predikimi filloi të bëhej lirisht nga murgjit dhe në manastiret që u përhapën në gjithë teritorin e perandorisë,në Azi,Afrikë e në Europë. Albani, mori frymë thellë dhe duke dashur të mos humbas fillin e bisedës vazhdoi: Sipas burimeve gojore, të treguara fillimisht nga një prift ilir, që shërbente në kishat paleokristiane në kalanë e Beratit, në vjeshtën e motit 313, Konstandini i Madh shkeli në Epir dhe qëndroi rreth 40 ditë në trojet e tyre. Në ditqëndrimin e tij në kështjellë, u kujdes veçanërisht për ngritjen e kishave, organizimin e tyre dhe pregatitjen e murgjëve e priftërinjve për predikimin e krishtërimit dhe shërbesat në gjuhën shqipe. Kampin perandorak Konstandini e caktoi në vëndin ku kishte pushuar dhe ndënjur dy ditë radhazi shën Pali. Në të dyzetenjëtënditë, në krye të gardës pretoriane dhe të legjioneve romake që ishin fushuar poshtë mureve të kalasë, u nis udhës për në Bizant. Hipur mbi një kalë të bardhë, ndiqte rrugën dhe shkelte në çdo gjurmë e në çdo shteg që kishte kaluar Çezari i Madh. Gjenerali i famshëm, pati mundur Pompeun në betejën e Farfallës dhe ditën e kurorëzimit perandor, u vra nga miqt e tij, Bruti, Kasi’ e Mark Antoni.
Me të mbëritur në Pelion të Enkeladës, ringriti tepujt pellazgjik e ndërtoi një shtatore të madhe për mbret Agronin. Më tej, tepër hareshëm kalëronte udhëve dhe briste: Aleksandër…, Pirro… dhe ti o Çezar…, të tre nga barku Ilirisë keni dalë. Në çdo gjurmë po u ndjek, hypur mbi kalin tuaj të bardhë, mespërmes Epirit, Maqedonisë deri në Bizant. Me të mbëritur në brigjet magjepëse të Ilionit, ndali tek bujtina e Epirotit, takoi pronarin’e duke kthyer një kupë me verë i tha: Unë jam ilir’dhe ty të njoh. Erdha ta kqyr nga afër, këtë tempull të famshëm pellazgjik’ e të dëgjoj historinë e tij!. Epiroti’ vuri në dysheme dy tabela shkruar në gjuhën pelazgo-ilire. Ngriti njërën dhe i tha: Këtu shkruhet “Bujtina Pelazgut”. Kjo i takon kohërave mitike, kur në këtë han ose tempull, vinin e shijonin verën lajkatare, korierët e Priamit, Akilit e Hektorit. Lajmin e djegies së Ilionit nga Akejt, e solli Enea, biri i perëndeshës ilire Afërdita, i cili udhëhiqte trojanët drejt vendeve nga ku perëndonte dielli. Eneu ishte djalë i ri,i fuqishëm dhe marshonte me babanë Ankizin në krahë e djalin Julin për dore. Troja u dogj, belbëzoi Eneu e ndali hapin. Akejt po shkretojnë Ilionin. Pelazgu, stërgjyshi im, tha Epiroti, i shkoi pranë, ja freskoi ballin e ja njomi buzët me ujin e freskët. Eneu me barën e popullit të vet’ që e ndiqte nga pas,u largua nga bujtina e Pelazgut, duke lënë shpresën e mbijetesës së popullit të tij. Pas kësaj gjëme, bota u shurdhua. Në fillim të dimrit të vitit 800 pk, në pragun e derës “Bujtina Pelazgut”, hyri një plak i reckosur, që zuri vënd pranë oxhakut. Një lahutar,veshur me xhokën ilirike të asaj treve, rrethuar nga miqtë e tij, këndonte luftën e Trojës. I sapoardhuri mbante vesh’e shkruante me pendën e tij mbi një pergamen. Me të mbaruar kënga, plaku shëtitës u çua. Lahutari e pyeti në gjuhën pellazge: Home-Mëir?!. Plaku ja ktheu: mëir..mëir. Stërgjyshi im, pandehu që udhëtari quhej Homer e i tha: -Homer vëlla, mos u largo, ha një çap bukë, fli pranë vatrës tonë dhe çdo mbrëmje deri në agim, shkruaj ndodhitë pelazgjike të kënduara nga lahutarët tanë. Një shekull pas Homerit, në gjirin e Bosforit ku dikur gjallonte Troja, u ndërtua një vendbanim i ri, që u zmadhua e mori formën e një qyteti. Persët që u dyndën nga vëndet e indogjenëve, shkatëruan Babiloninë, sulmuan Egjiptin, pushtuan hapësirat pelazgjike të Ilionit dhe qytetin në brigjet e Bosforit e quajtën Bizant. Darri mbreti i persëve, me të hyrë në mjediset e bujtinës, i dha të njohur Pelazgut dhe i tha: Plak i moçëm e i urtë..dëgjomë..e mba vesh. Ilionin e dogjën Akejtë. Ne persët do pushtojmë Athinën, Spartën e gjithçka. Mbushna kupat me verë, të gëzojmë. Bujtinën nuk do e shëmb, por do e ruajmë si tempull. Nuk kaloi shumë kohë dhe në hapësirat ilirike u shfaq mbretëria maqedone. Filipi ndali marshimin e Darrit. Në vitin 334,Aleksandri i Madh,djali i Filipit dhe i Olimbisë, biri i Zeus pelazgut dhe nxënësi i Aristotelit, mori komandën “Lidhja Korinthit”, zmbrapsi ushtritë perse nga teritoret ilire të pelazgjisë dhe mbëriti në Bizant. Pasi sistemoi ushtrinë, bashkë me disa luftëtarë, hyri në bujtinën e Pelazgut e ju drejtua pronarit: Mik i vjetër e i vlerë. Kohërat pelazgjike mbaruan bashkë me Homerin. Unë jam ilir. Kam në remba gjak si i yti. Tash e tutje, ky vënd do quhet “Bujtina Ilirike”.Kështu tha Aleksandri, ashtu bëri edhe stergjyshi im,i cili që nga ajo ditë u quajt Ilir. Ja tabela e shkruar. Epiroti ngriti tabelën e dytë, ku lexohej: “Bujtina Ilirike”.
Tabela e tretë, ju drejtua Epiroti’ Kostandinit, u vendos me urdhër të Qezarit. Perandori i parë i Romës,me të hyrë në mjedisin e hanit, u ul në ndenjëse’ e pasi piu një shtambë të madhe me verë, tha: “Unë jam etrusk, pasardhës i Julit, djalit të Eneut, birit të Afërditës’ perëndesha pellazge e ilirëve. Në kujtim të Pirros së Epirit, strategut të madh ushtarak, i dyti pas Aleksandrit, sipas Hanibalit të Kartagjenës, bujtina juaj që sot e tutje do të quhet “Bujtina Epiroti”. Nga ajo ditë e deri më sot, që jam pranë madhërisë suaj, emëri i kësaj bujtine nuk ka ndryshuar dhe mua, tha bujtinxhiu, më thërasin Epiroti. Kostandini i Madh, kishte pirë mjaft verë. U shtri bri vatrës, pikërisht në vendin kur dikur kishte fjetur plaku shëtitës, i quajtur nga Pelazgu me emërin Homer. Edhe unë, tha Kostandini duke dremitur, emërin e bujtinës tënde nuk do e ndryshoj. Pas pak u çua në këmbë, i hypi kalit dhe duke u larguar ju drejtua Epirotit me këto fjalë: Që nga e sotmja e motit 313, me dekretin tim perandorak, qyteti i quajtur nga Dari i Persisë me emërin Bizant do të quhet Konstandinopol.
Albani pushoi një çast e përsëri vazhdoi: -Sipas literaturës, krishtërimi u përhap në gjithë teritorin e Perandorisë Romake, në Azi, Afrikë dhe Europë. Më 330, Konstandini i Madh, e transferoi kryeqytetin e perandorisë nga Roma në Konstandinopojë, e cila u bë qëndër intelektuale dhe fetare e krishtërimit lindor. Deri më 337, viti i vdekjes së tij , Perandoria Romake qëndroi e bashkuar, por me zhvillime të mëdha në ndarjet fetare, midis dy besimeve, katolike dhe ortodokse. Në vitin 395 Perandoria Romake, u nda në dy pjesë, në atë të lindjes dhe të perëndimit. Iliria kaloi në lindje dhe pjesa më e madhe e popullsisë u përfshi në besimin ortodoks. Vazhdimësia e jetës kishtare në trevat arbënore, pas dyndjes së sllavëve në ballkan në shek. VI dhe VII, ishte një provë e madhe për ekzistencën e tyre “si popull i veçantë” me “emër të përbashkët”, në trevat ku banojnë sot shqiptarët, të autoktonisë së tyre dhe për rjedhojë, që shqiptarët ose Arberit janë pasardhës të Ilirëve.
Pas viteve 732, organizimi kishtar në Arbëri varej nga Patrikana e Kostandinopojës. Me ndarjen zyrtare të kishës në vitin 1054, në kishë katolike me qëndër në Romë dhe kishë ordodokse me qëndër në Kostandinopojë, teritoret shqiptare u ndanë midis dy qëndrave të mëdha të botës së krishterë. Pjesa më e madhe vazhdoi të qëndronte lidhur me Patrikanën e Kostandinopojës. Në skajin veriperëndimor u kristalizua një enklavë katolike me peshkopatat e Tivarit, Ulqinit, Shkodrës, Pultit e Drishtit, që njohën autoritetin e Papës së Romës. Shqiptarët ose arbëreshët mesjetarë, në teritorin e Perandorisë Bizantine duke filluar nga shek. XI, përmënden me emërat, Albanoi, Albanitai, Arbanitai, Arbanensis dhe Arbanas. Ndërsa vendbanimet e tyre Arbanon,Albanon,Arbanum, Albanum, Albania, me një shtrirje afërsisht në trevën ku Ptolemeu në shek.II mk,vendosi fisin ilir. Në fillim të shek XIII, kisha katolike depërtoi më tej, në drejtim të Lindjes në Kosovë dhe të jugut në Pricipatën e Arbërit . Ajo kishte seli peshkopale katolike në Prizeren e në Shkup. Gjatë mesjetës, megjithëse katoliçizmi u forcua me urdhërat benediktinë, dominikanë dhe françeskanë, ai mbeti në Arbëri në gjëndje inferioriteti në krahësim me ortodoksizmin dhe varej nga Vatikani. Ndërsa kisha ortodokse, varej nga Patrikana e Konstandinopolit. Albani fliste dhe vështronte dëgjuesit që nuk ja shkisnin sytë dhe e ndiqnin me tepër vëmëndje. Kjo situatë, sa herë që i krijoheshin mjedise të tilla, i pëlqente shumë, prandaj mundohej të fliste sa më shqip, pra sa më qart, kuptushëm e me zë të lartë.
Për gati 10 shekuj, vazhdoi duke e ngritur edhe më lart zërin, arbërit të ndodhur tërësisht ose pjesërisht nën sundimin politik e nën ndikimin kulturor të Perandorisë Bizantine, u afirmuan si popull më vete, me gjuhë e kulturë të përbashkët, në një teritor të përbashkët. Që nga mesjeta e hershme, u formuan si forcë gjithnjë më e pavarur nga pushtusit e huaj, aktivë dhe me peshë në zhvillimin e ngjarjeve në truallin e tyre dhe në krejt gadishullin Ballkanik. Në vitin 1385, arbërit shpartalluan në betejën e Akelout, sundimtarët bizantinë dhe formuan principatat e tyre të pavarura nga Konstandinopoja.
Në vitin 1299, shteti turko osman i kthyer në perandori, zgjeroi kufijtë e tij, duke u shtrirë në tre kontinente, në Europë, Azi dhe Afrikë. Ushtritë turke endeshin në teritoret e Arbërisë qysh nga viti 1417. Osmanët u mundën në vitin 1444 nga ushtria arbnore e komanduar nga Gjergj Kastrioti, i quajtur nga Sulltani me emërin Iskandër, që në turqisht do të thotë Aleksandër. Më 1450, ushtia e Padishahut shtiu në dorë Konstandinopolin dhe me dekret perandorak, i ndëruan emërin duke e quajtur Stamboll. Para rrezikut osman, Venetiku dhe mbretëria e Napolit lidhën marëveshje vasaliteti me Skënderbeun, ndërsa Papa i Romës e quajti “kalorës i krishtërimit”, duke i kujtuar paraardhësin e tij Kostandinin e Madh. Papa e kurorëzoi me titullin “Mbret i Epirit, Maqedonisë, Ilirisë dhe krejt Arbërisë”, duke i kërkuar të merte në mbrojtje edhe Greqinë. Në vjeshtën e motit 1450, disa muaj pasi osmanët pushtuan Konstandinopojën dhe e quajtën Stamboll, në bijtinën e Epirotit mbëriti një kalorës perandorak, i cili me zë tepër të vrazhdë pyeti të zotin: Këtu takohej Skënderbeu me Huniadin?. Epiroti ngriti supet dhe nuk foli. Kalorësi hyri brënda dhe tepër i zëmëruar u shpreh: Kjo bujtinë sot e tutje do quhet “Arnauti”. Kështu u urdhërua dhe ashtu u bë. Pas vitit 1468, me vdekjen e Skënderbeut, turqit osmanë pushtuan Arbërinë dhe përhapën me dhunë muslimanizmin. Krishtërimi pësoi një goditje të rëndë. Popullsia kaloi gradualisht në besimin musliman, ndërsa pronat pësuan humbje të mëdha. Kureshtja e të pranishmëve ishte shtuar shumë. Albani u mendua një çast dhe përsëri vazhdoi: -Doni të dini si arbërit u quajtën shqiptar?!. Sipas studimit të Prof. Bardhyl Demiraj, publikuar në librin e tij “Shqiptar dhe Shqa”, fjala shqip dhe shqipfolës është përdorur në gjuhën tonë qysh në kohërat mitike. Në fakt kjo fjalë gjëndet e dokumentuar nga Buzuku në vitin 1555. Fjala shqip, thotë prof.Bardhyli ka kutimin me fol qart, kuptushëm, me zë të lart, të epërm,ipe,shqipe. Konvertimi i popullsisë nga të krishterë në musliman, diktoi ndryshimin nga arbër në shqiptar. Në vitet 1690-1790, shpjegon gjuhëtari ynë, muslimanizmi përfshinte më pak se gjysmën e popullsisë dhe arbërit po quheshin gradualisht shqiptar. Në vitet 1790-1890 ishte muslimanizuar rreth 2/3 e popullsisë dhe banorët quheshin tërësisht shqiptar, ndërsa vëndi i tyre Shqipëri. Diferencat ndërfetare u sprapsën qëllimisht për hir të unitetit të synuar etno-nacional. Shumësia fetare u vu kështu në funksion të një homogjeniteti nacional dhe arbërit u quajtën shqiptar. Albani pushoi dhe po ndiqte të pranishmit.Kuptuat gjë sendi, ju tha tepër i menduar?!.Gjthçka,u përgjegjën njëzëri ata !!.

Harallamb Kota
Studiues i letrave shqip

Filed Under: Histori Tagged With: - kanë folur, Harallamb Kota, Perandorët, shqip

ME SHQIPTARËT E LEGNANOS NË ITALI

December 13, 2014 by dgreca

Nga Kadri Tarelli/
Në ditët e fund nëntorit, kudo ku jetojnë shqiptarë pati festë. Kështu ndodhi edhe në qytetin Legnano në Itali, ku prej disa vitesh vepron shoqata atdhetare kulturore “Ura e bashkimit” e cila organizoi një takim madhështor me shqiptarët që jetojnë e punojnë në atë komunë. Të pranishëm ishin dhe autoritetet italiane të komunës të cilët nderuan festat tona kombëtare. Shoqata ishte kujdesur të ftojë këngëtarët Pëllumb Vrinca, Greta Koçi dhe Donika Vuçinaj, të cilët i dhanë më shumë gjallëri kësaj veprimtarie të bukur. Si vizitor nga Durrësi i ardhur në Itali, u ndodha mes tyre në këto ditë të shënuara, ku si historian dhe gazetar i vjetër m`u kërkua t`i përshëndes. E pranova me kënaqësi ftesën dhe, duke i`u shmangur fjalimeve standard dhe leksioneve akademike, zgjodha të them këtë ligjeratë të shurtër:
Fjalë-përshëndetje për bashkëatdhetarët
Vëllezër e morta, ju uroj gëzuar festat e Nëntorit!
Përshendetje autoriteteve italiane të komunes Legnano, të pranishëm në këtë festë, z. Gianpiero Kolombo, këshilltar dhe znj. Amavila Kapokaza, përgjegjse e qendrës “Shtëpia e vullnetarizmit”.
Përshëndetje z. Petrit Gjinaj, kryetar i shoqatës kulturore “Ura e Bashkimit”!
Përshëndetje dom Antonio Giovannini, i cili këtu në Itali përcjell në shqip meshë për shqiptarët!
Si gazetar e shkrimtar kam folur shpesh në takime të ndryshme, por s`më ka shkuar në mend se do të flas edhe këtu në Legnano, ndaj jam dyfish i nderuar. Leksionet le t`u mbeten katedrave të shkollave. Si njohës i historisë e filozofisë, veçmas kërkoj të ndalem tek historia e shqiptarëve e cila është vërtet e lavdishme, kurse historia e Shqipërisë mban shumë dhimbje. Kur flas për shqiptarët kam parasysh figurat e ndritura të dala nga gjaku dhe raca jonë, të cilët kanë bërë histori dhe mbetën në histori.
Që nga lashtësia, si fillim përmend Pirron e Epririt dhe Aleksandrin e Madh, të cilin bota e njeh me emrim Aleksandri i Maqedonisë, por në një dokument të zbuluar kohët e fundit, ai me gojën e tij ka thënë se, është pjellë e racës Ilire.1. Testament i zbuluar nga studjuesja italiane Lucia Nadin.
Në vazhdim një tjetër figurë e shquar është Kostandini i madh, me origjinë ilire nga qyteti i Nishit (Sot qytet në Serbi), i cili jo larg nga këtu, në Milano në vitin 313 nënshkroi aktin e njohjes së krishtërimit si besim fetar, që u përhap në të gjithë Europën e më pastaj në kontinentet e dy Amerikave.
Ndalemi te Gjergj Kastrioti Skendrbru, heroi ynë kombëtar, i mbiquajtur “Kalorsi i krishtërimit”, i cili si strateg dhe burrë shteti, në mesin e shekullit XV-të, me një grusht shqiptarësh mbrojti krishtërimin duke u bërë pengesë për dyndje e hordhive turke në brigjet e Italisë.
Ka edhe plot të tjerë që na bënjë të ndjehemi krenarë. Me nderim përmend se në dhjetra Papë, drejtues të Vatikanit ndër shekuj, katër janë nga raca jonë iliro-shqiptare.2. “Osservatore Romano”, gazeta zyrtare e Vatikanit në Romë. Më i njohuri ndër ta është Papa Klementi i XI-të Albani. Pa shtuar këtu me dhjetra vezirë e kryevezirë, që drejtuan perandorinë Osmane, ndalem te Mehmet Ali Pasha, shqiptari që në fillimet e shekullit XIX-të, themeloi shtetin modern të Egjiptit.
Veç komandantë e burra shteti, nga gjaku ynë kanë dalë dijetarë, artitektë, shkrimtarë e shkencëtarë. Nga vargu i emrave të ndritur, shkëpus Sami Frashërin, rilindasin tonë të mëdh, që turqit e mbajnë për më të madhin dijetar e filozof. Kështu po vazhdojmë edhe në ditët e sotme. Është i njohur për ne shkencëtari dibran nobelistin Ferit Murati, shpiksi i viagrës. S`mund të lemë pa lëvduar emrat e të ndriturve, Gjergj Fishta dhe Ismail Kadare, të dy gjigandë në letëri, të përkthyer në shumë gjuhë të botës, disa herë kandidatë për çmimin “Nobel”.
Më së fundi ndalem te Nënë Tereza, “Shenjtorja” jonë e madhe, e njohur si “Nëna e gjithë botës” dhe e nderuar me çmimin “Nobel”. Nuk e kam gabim të them se kemi pse të jemi kryelartë, pasi nuk ka fushë të vëprimtarisë njerzore, ku të mos ketë shkëlqyer mendja dhe shpirti i shqiptarit. Pak emra nga lista e gjatë, por secili në vetvete është një medalion krenarie, që na bën të ndjehemi mirë e të nderuar kudo që ndodhemi. Nuk na ka hije të mburremi, por duke i njohur, ditur e thën, u tregojmë të tjerëve se kush jemi. Kjo për këdo nga ne është detyrë dhe vlerë kombëtare. Kam përshtypjen, megjithëse e di mirë që këtu po gaboj, sikur Ciceroni i madh veç për ne e dha prorsinë: “O kombe! Ruani njerzit e mëdhenj, se përmes tyre do t`ju njohë bota”.
Ndërsa në volumet e historisë së Shqipërisë ka shumë dhimbje, pasi është harxhuar shumë mund e gjak në luftë për pavarësi e mbijetesë. E ndodhur nën sundimin turk, si sanduiç mes grabitqarëve serb dhe grek, trojet shqiptare u cunguan e u rrudhën aq shumë sa, nga 98.000 km2. të banuara nga shqiptarët, u ktandis në një shtet të vogël me 28.000 km2., pra më pak se 1/3 e territoreve etnike. Si fillim u shkëput Tivari e Ulqini e më pas më 1913, Plava dhe Gucia, Kosova, Shkupi dhe Manastiri e më në jugë Janina dhe Çamëria. Na vjen keq që, sot jemi i vetmi shtet në botë i kufizuar me territore tërësisht të banuara nga shqiptarë.
Sidoqoftë më 28 të vjështës së tretë, 37 burra të pushkës e të penës, me në krye Ismail Qemalin ngritën në Vlorë flamurin dhe nënshkruan aktin e mëvetësisë së Shqipërisë. Në mes tyre shkodrani Luigj Gurakuqi, prifti mirditor Dom Nikoll Kaçorri, elbasanlliu Aqif Pash Elbasani, kosovari Isa Boletini, e më tej dijetari e dipllomati Mit`hat Frashëri, për të përfunduar te më i riu 17-vjeçari Ahmet Zogu, që më pas u bë mbret i shqiptarëve. Meqënëse mes nesh kemi autoritete Italiane, dua t`u them se deshmori i parë i mbrojtjes së kufinjëve të Shqipërisë më 1922, u bë italiani Gjeneral Telini.
Pa shtuar shumë fjalë, 28 Nëntori është dita më e madhë për shqiptarët. Pa këtë ditë fatlume s`do të kishte as Kosovë të lirë dhe as ditë çlirimi që u festua me madhështi në Tiranë. Të gjithë ata që rrokën armët e dolën malit për liri, meritojnë kurora dafine mbi krye. Deshmorët janë përjetësisht nder i kombit. Bujku i Korçës, Devollit e Myzeqesë, çobani i Labërisë, malësori i Dibrës, Mirditës, Tropojës e Malësisë së Madhe, luftuan për liri e demokraci, pavarësisht se idealet e tyre u tradhëtuan. Ndërsa bota përparonte në demokraci e siguronte mirëqënie, ne mburreshim me diktaturën dhe luftën e klasave, të cilat, si fjalë mallkimi na përçanë aq ligsht, sa pasojat e tyre na ngatërohen nëpër këmbë edhe sot.

Filed Under: Mergata Tagged With: E LEGNANOS, Kadri Tarelli, me shqiptaret, ne itali

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 33
  • 34
  • 35
  • 36
  • 37
  • …
  • 64
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT