• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for January 2015

VLONJATET QE MORREN PJESE NE KONGRESIN E LUSHNJES

January 22, 2015 by dgreca

Nga Gezim Llojdia/
Ne Foto:Nga veprimtarite e 95 vjetorit te Kongresit te Lushnjes organizuar ne qytetin e Lushnjes, 21 Janar 2015/
KONGRESI I LUSHNJES-VLONJATET QE MORREN PJESE/
Xhafer Belegu në mesin e viteve 1934,verë qershor,u ka përcjellur,shqiptarëve dokumente me të dhëna nga historia e lidhjes së Prizrenit. Dritën,botimit ja ka dhënë botuesja “Kristo Luarasi”:”Lidhja e Prizrenit dhe veprimet e saj 1978-1881”.Nga veprimet e marsit 1878 faqe 148 shkruhet: Lidhja në jug…Lidhja shqiptare duke i parë këto veprime të Greqisë e duke marrë njoftime për kërkesën e saj në kongres vendosi me zhvillue një aktivitet të madh në jug. Organizoi këshillat krahinor dhe përgatiti një fuqi mbrojtëse kundër Greqisë. Mbledhja e parë si mbas dëshirës së Abdyl Bej Frashërit i cili ishte faktori më kryesor në jug,u ba në teqenë e Frashërit,nën kryesin e Baba Alushit i cili vuri në dispozicion të Lidhjes një shumë të madhe të hollash.Në këtë mbledhje të parë të jugut u bisedua organizimi i këshillave krahinor e masat,që do të merreshin kundër Greqisë Burrat me rëndësi të Lidhjes në Jug.Abdyl Bej Frashëri,Mehemet Ali bej Vrioni.Sulejman Ali Kuci, Myslim Vasjari,Mustafa Pashë Vlora,Muslim Gjoleka. Sheh Mahmuti nga Kolonja e Kurveleshit,Xhafer bej Vlora,Thanas Ekonomidhi prej Sopiku disa bejlerë prej Libohove,Vasil Hido,Petro Meksi prej Tepelene,Mihal Haritua nga Përmeti,Vasil Linavori e Eustrat Tasho Duka nga Berati Dhimitër Kolea. Lidhja në Jug u mbajt në 11 kallnuer 1878.Dhimitër Qypi Kolea ka qenë nënprefekt në Himarë dhe Lushnjë. Delegat i Vlorës në Kongresin e Lushnjes dhe financues.
Po citoj disa te dhena marre nga rilindasi Ibrahim Abdullai:“Kujtime te shkurtera nga Levizja kombetare ne Vlore ,viti 1947libri Rilindasi Ibrahim Avdullai ,Bardhosh Gace.Fati e solli qe pas manifestimit te dites se Flamurit disa perfaqesues te Vlores te thirren ne Lushnje ku disa atdhetare me ne ze organizuan Kongresin e Lushnjes.Organizmi I nje kongresi kombetare sic na thane :Dhimiter Qypi,Halim Xhelo,Jani Minga,Myqerem Hamzai qe u kthyhen prej andej na bene me krahe pasi atje shikonim shpresen tone per te fituar Shqiperine.Me 26 dhjetor 1919 ne shtepin e Osman Haxhiut me kthimin e perfaqesuesve te Vlores nga Lushnja u zgjodh nje Nenkomitet per te zgjedhur delegatet e Vlores.Anetare te ketij Nenkomiteti u zgjodhen: Osman Haxhiu, Abaz Mezini, Aristidh Ruci,Dhimiter Qypi,Beqir Sulo,Ymer Radhima,Myqerem Hamzarai,Hamza Isai,Eshref Dano,Ibrahim Abdullai.
Anetare te komisionit per organzimin e Kongresit te Lushnjes ishin caktuar edhe Halim Xhelo dhe Dhimiter Qypi.Vlonjatet zgjodhen per në Kongresin e Lushnjës 4 delegatë, 5 përfaqësues. Ja lista e plote:Dhimitër Qypi,Qazim Kokoshi,Myqerem Hamzai,Ymer Radhima,Osman Haxhiu, Ibrahim Abdullai,Jani Minga,Hamza Isai,Halim Xhelo.Këta përfaqësues morrën me vete edhe 5 shoqërues të armatosur. Pasë ditës së pare thote autori B.Gace ne librin Rlindasi Ibrahim Avdullai “ Mesapliku dhe Kurveleshi dërgoi 6 përfaqësues të tjerë në përkrahje të kongresit.Ne senat u zgjodhën nga Vlora: Qazim Koculi,Spiro J.Koleka,Sadulla Tepelena,Myqerem Hazmai.” Pra përfaqësues nga Vlora dhe krahinat ishin 9+6=15. Arsye ishte për një shpërndarje dhe përfaqësim të të gjithë krahinave.Lista e parë ishte e përfaqësuar vetëm nga delegatët e qytetit të Vlorës.Krahina e Mesaplikut dhe Kurveleshit dërgo I ditën e dytë, 6 përfaqësues të sajën.
Patrioti Dhimiter Qypi me një kontribut të rëndësishëm në kulmin e përndritjes tonë kombëtare , si dhe aktiviteti i mëvonshëm i tij ka ngecur nën rrotat e mullirit të kohës. Vetëm një shkrim dhe përmendje nëpër libra të aktivitetit të tij patriotik regjistrojnë një thatësirë,për këtë figurë historike. Ka prurje të madhe për figurat e rilindjes madje edhe ato vlonjate, që dhanë kontribute për pavarësinë tonë kombëtare. Ndërsa pritej, që pas çlirimit të Shqipërisë të merrte vlerësime ,harresa e historianëve u bë më e madhe dhe rëndesa e errësirës më e errtë.
Shtëpia Muze Kongresi i Lushnjes kryesisht,historiani Niko Ferro , na mundësoi një fotografi të këtij patrioti e cila gjendet aktualisht në muzeun e Kongresit të Lushnjës. Historiani në fjalë jep këtë shpjegim për foton e cila i përket atyre të viteve ’20 Kjo fotografi përbënë interes sepse është e vetmja foto që do të pasqyrojë figurën e këtij patrioti . Të afërmit e tij nuk disponojnë një foto as edhe në arkivat e qytetit historik nuk gjendet. Gjetja e një fotografie për të bërë portretin e patriotit Dh.Qypi sjell interes,edhe për faktin që ky muze ka bërë në ruajtje dhe dokumentimin e figurave që patën kontribute në Kongresin e Lushnjës. Ndërsa kemi prekur vitin e 100 vjetorit momenti për të zbardhur figurat e këtij përvjetori mbetet pikënisje për evenimentin kryesor.

DHIMITËR QYPI NË KONGRESIN E LUSHNJËS

Patrioti Dhimiter Qypi me një kontribut të rëndësishëm në kulmin e përndritjes tonë kombëtare , si dhe aktiviteti i mëvonshëm i tij ka ngecur nën rrotat e mullirit të kohës. Vetëm një shkrim dhe përmendje nëpër libra të aktivitetit të tij patriotik regjistrojnë një thatësirë,për këtë figurë historike. Ka prurje të madhe për figurat e rilindjes madje edhe ato vlonjate, që dhanë kontribute për pavarësinë tonë kombëtare. Ndërsa pritej, që pas çlirimit të Shqipërisë të merrte vlerësime ,harresa e historianëve u bë më e madhe dhe rëndesa e errësirës më e errtë.
Shtëpia Muze Kongresi i Lushnjes kryesisht,historiani Niko Ferro , na mundësoi një fotografi të këtij patrioti e cila gjendet aktualisht në muzeun e Kongresit të Lushnjës. Historiani në fjalë jep këtë shpjegim për foton e cila i përket atyre të viteve ’20 Kjo fotografi përbënë interes sepse është e vetmja foto që do të pasqyrojë figurën e këtij patrioti . Të afërmit e tij nuk disponojnë një foto as edhe në arkivat e qytetit historik nuk gjendet. Gjetja e një fotografie për të bërë portretin e patriotit Dh.Qypi sjell interes,edhe për faktin që ky muze ka bërë në ruajtje dhe dokumentimin e figurave që patën kontribute në Kongresin e Lushnjës. Ndërsa kemi prekur vitin e 100 vjetorit momenti për të zbardhur figurat e këtij përvjetori mbetet pikënisje për evenimentin kryesor.
Trungi i fisit Qypi
Skeda fillon me atësinë e Dhimitrit që quhej Themistokli. Për të ëmën nuk disponojmë të dhëna ,kryesisht për emrin,ndërkaq bashkëshortja e tij quhej Melpomeni. Prejardhja e tij nga Berati. Vendlindja Vlorë diku nga vitet 1886. Ka të dhëna se kanë ardhur në Vlorë dy shekuj më parë. Koleat ishin tre vëllezër. I pari quhej Spiro.Ka pasur djalë Harilla Kolean oficer me gradë në luftën e Vlorës. Ka qenë drejtor burg në vitin 1943. Shenjë e veçantë është se njësitet guerile kanë pasur respekt sepse Harrilla i njoftonte duke u dhenë të dhëna konspirative të rëndësishme për luftën çlirimtare. Harilla besohet dhe ka të dhëna se ka qenë edhe kuestor në Kosovë.Markua. E renditëm ne pikërisht të dytin,por jo më pak patriotë. Madje me një kontribut në luftërat shqiptare për liri dhe pavarësi të shquara për kryengritjet e vitit 1911,kur pritej shpërthimi dhe ngjarja madhore për kombin shqiptar ,pavarësia madhe. Pjesëmarrës në kuvendin e dëgjuar të Sinjës. Ka pasur dy çupa. Njëra martuar me Jakov Milen,tjetra martuar me avokatin bregas që mbrojti jezuitët.
DHIMITËR QYPI
Xhafer Belegu në mesin e viteve 1934,verë qershor,u ka përcjellur,shqiptarëve dokumente me të dhëna nga historia e lidhjes së Prizrenit. Dritën,botimit ja ka dhënë botuesja “Kristo Luarasi”:”Lidhja e Prizrenit dhe veprimet e saj 1978-1881”.Nga veprimet e marsit 1878 faqe 148 shkruhet: Lidhja në jug…Lidhja shqiptare duke i parë këto veprime të Greqisë e duke marrë njoftime për kërkesën e saj në kongres vendosi me zhvillue një aktivitet të madh në jug. Organizoi këshillat krahinor dhe përgatiti një fuqi mbrojtëse kundër Greqisë. Mbledhja e parë si mbas dëshirës së Abdyl Bej Frashërit i cili ishte faktori më kryesor në jug,u ba në teqenë e Frashërit,nën kryesin e Baba Alushit i cili vuri në dispozicion të Lidhjes një shumë të madhe të hollash.Në këtë mbledhje të parë të jugut u bisedua organizimi i këshillave krahinor e masat,që do të merreshin kundër Greqisë Burrat me rëndësi të Lidhjes në Jug.Abdyl Bej Frashëri,Mehemet Ali bej Vrioni.Sulejman Ali Kuci, Myslim Vasjari,Mustafa Pashë Vlora,Muslim Gjoleka. Sheh Mahmuti nga Kolonja e Kurveleshit,Xhafer bej Vlora,Thanas Ekonomidhi prej Sopiku disa bejlerë prej Libohove,Vasil Hido,Petro Meksi prej Tepelene,Mihal Haritua nga Përmeti,Vasil Linavori e Eustrat Tasho Duka nga Berati Dhimitër Kolea………….Lidhja në Jug u mbajt në 11 kallnuer 1878
Dhimitër Qypi Kolea ka qenë nënprefekt në Himarë dhe Lushnjë. Delegat i Vlorës në Kongresin e Lushnjes dhe financues.
Po citoj disa te dhena marre nga rilindasi Ibrahim Abdullai:“Kujtime te shkurtera nga Levizja kombetare ne Vlore ,viti 1947libri Rilindasi Ibrahim Avdullai ,Bardhosh Gace.Fati e solli qe pas manifestimit te dites se Flamurit disa perfaqesues te Vlores te thirren ne Lushnje ku disa atdhetare me ne ze organizuan Kongresin e Lushnjes.Organizmi I nje kongresi kombetare sic na thane :Dhimiter Qypi,Halim Xhelo,Jani Minga,Myqerem Hamzai qe u kthyhen prej andej na bene me krahe pasi atje shikonim shpresen tone per te fituar Shqiperine.Me 26 dhjetor 1919 ne shtepin e Osman Haxhiut me kthimin e perfaqesuesve te Vlores nga Lushnja u zgjodh nje Nenkomitet per te zgjedhur delegatet e Vlores.Anetare te ketij Nenkomiteti u zgjodhen;
Osman Haxhiu,Abaz Mezini,,Aristidh Ruci,Dhimiter Qypi,Beqir Sulo,Ymer Radhima,Myqerem Hamzarai,Hamza Isai,Eshref Dano,Ibrahim Abdullai.
Anetare te komisionit per organzimin e Kongresit te Lushnjes ishin caktuar edhe Halim Xhelo dhe Dhimiter Qypi.Vlonjatet zgjodhen per në Kongresin e Lushnjës 4 delegatë,5 përfaqësues:Ja lista e plote:Dhimitër Qypi,Qazim Kokoshi,Myqerem Hamzai,Ymer Radhima,Osman Haxhiu
Ibrahim Abdullai,Jani Minga,Hamza Isai,Halim Xhelo.Këta përfaqësues morrën me vete edhe 5 shoqërues të armatosur.
Pasë ditës së pare thote autori B.Gace ne librin Rlindasi Ibrahim Avdullai “ Mesapliku dhe Kurveleshi dërgoi 6 përfaqësues të tjerë në përkrahje të kongresit.Ne senat u zgjodhën nga Vlora: Qazim Koculi,Spiro J.Koleka,Sadulla Tepelena,Myqerem Hazmai.”
Pra përfaqësues nga Vlora dhe krahinat ishin 9+6=15
Arsye ishte për një shpërndarje dhe përfaqësim të të gjithë krahinave.Lista e parë ishte e përfaqësuar vetëm nga delegatët e qytetit të Vlorës.Krahina e Mesaplikut dhe Kurveleshit dërgo I ditën e dytë, 6 përfaqësues të sajën.
Mirëpo në 5 maj 1930 shuhet ose shpirti i ndriçim i këtij rilindësi ka shtegtuar përgjithmonë. Kemi një dokument origjinal,që vërteton këtë nga ofiqari i gjendjes civile.:”Sot më tre nëntor 19930,ora 16,Telo Noçkës sekretar i gjendjes civile i deleguar nga zvkryetari i bashkisë delegimi 30 nëntor 1930,për të përmbushur detyrat ofiqarit të gjendjes civile, më mëriti kopja e vendimit gjyqtarit të Vlorës Nr 442 dt 3 korrik 1930,masi e vizitova e rreshtova në volumin e të lidhurave të këtij radhori dhe këtu poshtë transkriptoj diapozitivin e tij:”Prandaj gjyqi vendosi;Dhimitër Qypi ish-nënprefekt i Lushnjes,ka vdekur në 5 maj 1930,ofiqari T.Nocka…”
I biri Dhimitrit Platoni martuar në vitin 1940 në shtetin italian,kthehet befasisht paslufte në tokën e tij. Kolejat ishin të pasur dhe fëmijët e tyre kërkuan të shkollohen si paradhësit e tyre. Mirëpo aty nga viti 1946,kthimi në atdhe shtrëngohet të pësoj një zhgënjim të tmerrshëm. Nuk merret me mend sepse nuk kishte orë ndriçimi në ato vite paslufte dhe kur shteti shtrëngonte rradhët për tu afruar drejt lindjes,duke rrëzuar çdo urë që na lidhte me perëndimin. Duke qenë i shkolluar punoi si fillim në gazetën “Federata sportive”,Gjyqtar në gjykatën Durrës, Lezhë. Avokat në Tepelenë dhe në Ballësh. Mirëpo kur shteti ndërtoi burgjet për të burgosur njerëzinë. Kështu Platoni i biri patriotit Dhimitër Qypit Kolea do të burgosej. Kur u arrestua babai isha shtat vjeç rrëfen: Marked Kolea,ndërsa më i vogëli 1 vjeç. Vite arrestimi regjistrohet duhet të ketë qënë 1957,kur e mbyllën në burgun e Tepelenës. Nëna ime pra Liri Kolea ishte mbesa e Selam Musajt. 4 vite burgimi dënohet avokati i njohur. I martuar me tre fëmijë. E bija e Selam Musa Salarisë,Metua vajza e këtij luftëtari, të shquara të vitit 1920,e mbajti në shtëpinë e saj të bijën,Lirin bashkëshorten e Platonit.Absurdi që lexohet shkurtazi është.Platoni i biri i Dhimitrit, që financoi Kongresin e Lushnjës dergjej në burg.Metua vajza e Selam Salarisë do të duronte hidhërimin që i solli regjimi duke i burgosur dhëndrin në Tepelenë. Platoni përfiton nga një amnisti duke u kthyer në qytetin e lindjes. Avokati i Padoves tash zë fill në një formë të re rrëfimi,punëtor gjeologjie duke gjezdisur neper vende kërkimi.

Filed Under: Histori Tagged With: Gezim Llojdia, QE MORREN PJESE NE KONGRESIN E LUSHNJES, vlonjatet

Nënë Tereza – Portret, Janar 2015

January 22, 2015 by dgreca

Kush thotë që ne burrat s’dimë të qepim…?
Në fakt kam frikë mund të jetë e vërtetë, nuk them që në realitet nuk ia dalë as një kopsë ta ujdis në vendin e vet… hahh, por kështu me “gjilpërat” digjitale ndjehem më i sigurt, ia them pakëz më shumë – këtij portreti ia kam qepur madje dhe firmën, tamam si ndonjë artist… ndoshta si Picasso, ai secilën gjë e firmoste, flitet se dhe skicat që i zhubraviste pë’r t’i hedhur, hooop kujtohej, e shpaloste rishtas, e vënte firmën me gjithë datën dhe tek pastaj i gjuante në shportë(S Guraziu)

Filed Under: Kulture Tagged With: J 2015, Nënë Tereza - Portret, S. Guraziu

Trepça- Minatorët vazhdojnë grevën, s’ka arritje të marrëveshjes

January 22, 2015 by dgreca

PRISHTINË, 22 Janar/ Minatorët e ngujuar në minierën e Trepçës vazhdojnë grevën. Edhe pas katër orë bisedimesh mes menaxhuesve të Trepçës dhe kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri, në përpjekje për t’i bindur minatorët për ta ndërprerë grevën, një gjë e tillë nuk është arritur.
Kryetari Bahtiri, ka apeluar para gazetarëve, tek institucionet qendrore, që të bëjnë gjithçka që është e mundur në mënyrë që minatorët grevistë të dalin sa më shpejt nga horizonti i tetë.
Në horizontin e 10-të minierës se Trepçës prej dy ditësh rreth 700 minatorë të kësaj ndërmarrje janë ngujuar. Ata kërkojnë nga qeveria kosovare detaje shtesë për statusin e Trepçës dhe të ardhmen e tyre./KosovaPress/

Filed Under: Rajon Tagged With: s’ka arritje, te marreveshjes, Trepça- Minatorët, vazhdojnë grevën

Shpëtimi i qytetërimi arbëror i Komanit

January 22, 2015 by dgreca

Një përfaqësi e Forumit për Trashëgiminë Kulturore u mboldh sot në ambjentet e Akademisë së Shkencave për të kundërshtuar kalimin e linjave të tensionit të lartë mbi Koman, mbi këtë vend qe cilësohet si një nga vendbanimet e hershme ilire.
Gjergji Bojaxhiu, Arben Biçoku, Etleva Nallbani, Erjon Tase, Anila Basha dhe Rojs Petrela, ishin edhe pjesa e panelit të cilët unanimisht u shprehën se me ndërtimin e linjës 500 kilovolt dhe 4 shtyllave të tensionit të lartë, rrezikohet që “Qytërimi i Komanit” me vlerë historike, kulturore, i cili përfaqëson Mesjetën Shqiptare, të shktërrohet.
“Ekipe shkencore e arkeologjike nga institucione të rëndësishme në vend dhe jo vetëm, kanë realizuar zbulime, restaurime objektesh, kanë zbuluar rreth 12 kisha, banesa me tarraca të stilit të Beratit, punishte hekuri metali e qelqi dhe 500 varre dhe këto të fundit janë një dëshmi e qartë densitetit të jetës në këtë qëndër Peshkopale”, u shpreh Bojaxhiu në fjalën e tij.
“Kjo pasuri multimediale, vijoi Bojaxhiu, është një aset kombëtar dhe ne sot jemi mbledhur këtu për ta bërë publike kauzën tonë, e cila është mbrojtja e këtij sajti kulturor”.
“Ministria e duhet të korigjojë trasenë e linjës dhe të mbrojë vlerat kulturore të zonës, të këtij Parku Arkeologjik Natyror Kombëtar”, ishte dhe kryefjala e Bojaxhiut, i cili vijoi duk shtuar se “nuk zhvendoset dhe shpronësohet kultura dhe historia”.
“Imagjinoni sikur mbi Apolloni të ndërtohet një linjë 400 kilovolt, në aspektin turistik e arkeologjik zona shktërrohet”, ishte dhe krahasimi përmbyllës i Bojaxhiut, i cili e mbylli konferencën me pyetjen: A vlen të shpëtohet qytetërimi arbëror i Komanit”?.

Filed Under: Kulture Tagged With: arbëror i Komanit, Shpëtimi i qytetërimi

PRESIDENTI TË ZGJIDHET NGA POPULLI E JO NGA KUVENDI

January 22, 2015 by dgreca

Diskurisi politik/
Vetëm me zgjedhje të drejtpërdrejta nga ana e popullit presidenti apo presidentja edhe pse me ingerenca të kufizuara në një sistem shumëpartiak, mund të jet përfaqësues i të gjithë qytetarëve e jo si deri më tash, të jetë përfaqësues i shumicës parlamentare, ku Shqipëria e Kosova, janë rast tipik në regjion që nuk është në favor të demokracisë, përkatësisht të votës popullore/
Nga Nail Draga, Ulqin/
Zgjedhja e presidentës së Kroacisë(Kolinda Grabar-Kitaroviq) nga ana e qytetarëve me 11 janar 2015 ishte ngjarje e ditës jo vetëm tek opinioni kroat por edhe më gjerë nga vet fakti se për të parën herë presidente u zgjodh një femër dhe e dyta se ajo vinte nga partia opozitare në ketë vend.
Pikërisht duke parë ketë mbeshtetje nga ana e qytetarëve kroat, në një duel pothuaj të barabartë, fitorja e zonjës me një rezultat të ngushtë madje me diferencë nën 1%, dëshmoj vlerat e demokracisë përkatësisht te votës popullore.Me ketë fitore, Kroacia fitoj presidentën e parë femër të zgjedhur në Europën Juglindore, duke u bërë shëmbull edhe për të tjerët.
Varësisht prej vendeve të ndryshme presidenti zgjidhet në dy forma ate të votimit nga populli dhe nga kuvendi.Kjo temë ka kohë që debatohet në debatet e ndryshme politike, të shoqëria civile por edhe në mediumet shqiptare si në Kosovë e Shqipëri. Varësisht prej preferencave politike janë edhe qasjet në lidhje me ketë çështje e cila është e pranishme sidomos kur afati i predisentit i vjen fundi, apo kur e kemi të njohur publikisht listën e kandidatëve të ndryshëm për të parin e vendit.
Në Kosovë presidentja u zgjodh nga zarfi
Rasti i zgjedhjes se presidentit përkatësisht presidentës në Kosovë, A.Jahjaga është specifik, madje i rrallë për kohën tonë, sepse deri para zgjedhjes ajo ishte anonime për opinionin e gjerë, madje thuhet se nuk gjindej as në “google”. Por, opinioni e kishte të qartë se ajo u zgjodh në sajë të pazarëve politike të tre subjekteve politike(PDK, LDK, AKR), ndërsa më pas u votua në Kuvendin e Kosovës. Votimi në kuvend krjoj legalitetin e duhur, sepse deputetet i ka votuar populli, andaj ajo në mënyrë formale kishte legjitimitetin e duhur. Por, zgjedhja e saj do të mbesë e shënuar në analet e zgjedhjeve jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë sepse tashmë për opinion është e njohur se ajo ishte e preferuara e ish ambasadorit amerikan , Dell, në Kosovë, duke qenë kandidate e vetme e dalë nga zarfi i diplomatit amerikan.
Por, edhe pas zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, të mbajtura vitin e kaluar(qershor 2014), dhe të konstituimit të Kuvendit e formimit të qeverisë gjashtë muaj pas zgjedhjeve(!!), në lidhje me presidentin e ardhshëm janë bërë pazare në mes subjekteve politike të shumicës parlamentare(PDK-LDK), për të zgjedhur presidentin në Kuvend e ate nga radha e PDK. Se si do të rrjedhin ngjarjet deri në vitin 2016, kur do të zgjidhet presidenti. mbetet për të parë, por një gjë dihet ate nuk do ta zgjedhin qytetarët e Kosovës, por kuvendi si deri më tash, që është veprim i tejkaluar që i gjason kohës së monizmit.
Në Shqipëri – presidenti konsensual
Edhe pse në Shqipëri shumë herë është debatuar në lidhje me ketë çështje, dy partitë e mëdha nuk kanë treguar interesimin e duhur që kjo çështje të debatohet në parlamentin shqiptar. Fillimisht, në Kuvend duhet të ndryshohen nenet e Kushtetutës për zgjedhjen e presidentit nga populli, por nuk ekziston disponim as nga pozita e as nga opozita parlamentare.Një qendrim i tillë e ka zenë peng dëshirën e popullit për të zgjedhur kandidatin e tyre e jo ate të cilin iu imponon parlamenti, me sintagmën ”presidenti konsensual”. Kujtoj me ketë rast pazarët politike me rastin e kandidimit dhe zgjedhjen e A.Moisiut(2002-2007), B.Topit (2007-2012) dhe së fundit B.Nishanin.
Pikërisht duke marrë parasysh ketë formë të zgjedhjës presidenti nuk ka autoritetin e duhur, sepse shumica e tashme parlamentare(PS-LSI), mund ta shkarkojë ate nga posti i presidentit kur të dëshirojnë sepse i kanë votat e mjaftueshme. Andaj, në rastin konkret çdo gjë varët nga disponimi i shumicës parlamentare, e jo nga institucioni i presidentit me kompetenca të plota për mandatin e zgjedhur.Nga kjo del qartë se presidenti si institucion shtetëror ka dy kufizime, e para pa komptetenca të mjaftueshme dhe e dyta është aty pa votën e qytetarëve. Andaj duke qenë i zgjedhur në atë post pa votën e qytetarëve, me ose pa dashje keqpërdorët apo bëhet marionetë i shumicës parlamentare, që nuk është në favor të demokracisë parlamentare.
Test për partitë politike dhe individët
Dy janë çështjet kryesore të cilat janë përcaktuese për zgjedhjen e presidentit nga ana e popullit.
E para iu jepet mundësia qytetarëve të zgjedhin presidentin më votë të drejtpëdrejtë pa iu imponuar dhe e dyta të zgjedhin kandidatin që e vlerësojnë më shumë, duke anashkaluar mundësinë e imponimit partiak, qoftë ai nga shumica apo pakica parlamentare.
Në ketë mënyrë presidenti nuk mund të konsiderohet marionetë e shumicës parlamentare e votuar në kuvend, sepse ai i përgjigjet popullit e jo gishtave të deputetëve qe e kanë votuar. Në ketë mënyrë edhe deputet do të kishin me tepër respekt për presidentin, sepse ai nuk varët nga votat e tyre kuvend.
Pikërisht në ketë aspekt kemi një shëmbull tipik, sikurse ishte rasti i zgjedhjës së presidentit të Kroacisë z.Stipe Mesiq(2000-2010) qe ishte rast tipik i vlerësimit popullor.Edhe pse ai kandidohej nga një parti e vogël, me gjasa minimale për të fituar, por ishte personaliteti tij me rejting popullor, që eliminoj paragjykimet duke fituar bindshëm si president i vendit. Nuk ka dilemë se një veprim i tillë paraqet një test praktik për partitë politike dhe individët të cilët konkurojnë për garën e presidentit të vendit.
Kush i frigohet popullit do ta pësojë prej tij
Nuk thuhet kot se të urtit mësojnë nga të tjerët. Por, një thënie e tillë ka peshë vetëm në mjediset demokratike, e ajo nuk vlen kur në rend të parë janë interesat e ngushta personale, klanore e partiake. Sepse nuk kemi si të themi ndryshe, kur me këmbëngulje vazhdohet të thuhet se presidentin do ta zgjedhim nga kuvendi. Qendrimi i tillë në ketë aspekt, dëshmonë qartë se ata i frigohen popullit, sepse ka gjasa qe kandidati i tyre të mos kalojë, duke marrë parasysh se si përcaktohen kandidaturat nga subjektët politike. Po të vlerësohej me realizëm një çështje e tillë, nuk ka asnjë arsy të mos bëhën ndryshimet e nevojshme të Kushtetutës kur është në pyetje zgjedhja e presidentit.
Si në Kosovë e Shqipëri, jo rrallë herë thuhet se presidenti nuk ka ingerenca të mëdha andaj nuk ia vlen të zgjidhet nga populli. Një deklarim i tillë është joserioz, çka bën nënçmimin e insitucionit të president në sytë qytetarëve. Nga ana tjetër harrojnë se vendet e ndryshme në regjion, përkatësisht fqinjët tanë (Mali i Zi, Maqedonia etj.) e zgjedhin nga populli, athu se atje ka më shumë ingerenca.
Por, e vërteta qendron në ate se shumica parlamentare përmes Qeverisë dëshiron të ketë monopolin në të gjitha dimensionet e pushtetit, duke anashkaluar apo minimizuar deri në maksimum rolin dhe peshën e presidentit.
Përfundim
Nga një qendrim i tillë del qartë se kemi të bëjmë me një lojë perfide te partive politike të shumicës parlamentare, duke i rezervuar të drejtën vetës për të vendosur sipas interesave të tyre, madje duke nënçmuar rolin dhe funksionin e presidentit. Edhe pse një veprim i tillë nuk është në favor të demokracisë funksionale, në ketë pikë si pozita dhe opozita kanë pikëpamje të njëjta. Por, bësoj se është koha e fundit të bëhën ndryshime cilësore në favor të demokracisë parlamentare, sepse kush i frigohet popullit sa do vonë do ta pësojë prej tij.

Filed Under: Analiza Tagged With: E JO NGA KUVENDI, Nail Draga, PRESIDENTI TË ZGJIDHET NGA POPULLI

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • …
  • 68
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT