• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for January 2015

14 JANAR 1990–DEMOSTRATA E PARE ANTIKOMUNISTE SHQIPTARE

January 12, 2015 by dgreca

Nga Filip Guraziu,Shkodër/
Shqipëria para pushtimit fashist dhe sundimit komunist, me të vertetë ishte e varfër dhe me marëdhënie shoqërore pak të zhvilluara, por ishte një vënd ku parimet bazë të moralit pozitiv mbizotëronin jetën e vëndit; Pikërisht në momentin në të cilin bota përparimtare shkatërroi bishën fashiste, një kulsheder nga lindja ju vërsul Shqipërisë. Ngjyrën e kishte të kuqe dhe me gjak njollosi tokën arbërore. Me demagogji, por edhe me dhunë çoroditi mendjet naive të njerëzve të thjeshtë. Për të sunduar dhe për ti shërbyer politikës së huaj eleminoi me metodat më të ulta mendjet më të ndrituëa të shqiptarve. Historia e shqiptarve nuk kishte njohur ndonjëherë luftë civile si ajo që u zhvillua në vitet e luftës së dytë botërore. Historia e shqiptarve nuk kishtë parë ndonjëherë përdhunime, poshtrime, tortura, burgje dhe vrasje si në vitet e diktaturës komuniste. Historia e shqiptarve nuk kishte njohur kurrë atë demonizim të vlerave morale të kombit shqiptar; njëriu i ndershëm u shpall i poshtër, spijuni – hero, krimineli – qëngj i bekuar , njëriu i Zotit shejtan dhe shejtani u shpall engjëll. !
Për gjysëm shekulli, diktatura komuniste e Enver Hoxhës ushtroi metodat më barbare për të shkatërruar çdo gjë të mire dhe qytetruese që përfaqësonte qyteti i Shkodrës.
Për ta mbajtur popullin e Shkodrës nën terror psikollogjik, në sheshin qendror të qytetit , aty ku demokracia ndërtoi monumentet e ‘Nane Terezes’ dhe ‘Luigj Gurakuqit’- dy figura te krenarisë kombëtare që simbolizojnë dashurinë dhe demokracinë, diktatura ngriti monumentin e urryer të Stalinit, simbolit të së keqes.
Diktatura komuniste dukej e qetë, ajo gëzonte “fitoren”. Kishte këthyer në skllaveri estreme një popull të tërë nën slloganin e krijimit të njëriut të ri : një monstër komuniste të pa besim dhe të pa moral, që zëvendsoi dashurinë me urrejtjen, besën me tradhtinë dhe të vërtetën me gënjeshtën.
Ngjarjet vertetuan se diktatura komuniste i paska pasë bërë gabim llogaritë, pasi mund të zhdukësh njerëz, të shkatërrosh monumente, të grabitësh prona dhe të shkruash histori të rreme, por kurrë nuk mundësh të pengosh që ndjenja e lirisë të shpërthejë në shpirtin e të rinjëve.
Dhe shpërthimi ndodhi me 14 Janar 1990, ishte një vullkan i fuqishëm nënujor që u pasua me nje tsunam të vërtetë politik i cili tronditi në themel diktaturën: disa muaj prapa, monumenti i urryer i Stalinit u hoq natën vjedhurazi nga organet e diktaturës.
Fatkeqësisht pasojat e tsunamit ishin tragjike: mbi 600 qytetarë të arrestuar, një pjesë e madhe pësoi tortura, dhjetë ndër kryesorët u dënuan me shumë vite burg, pesë të tjerë u shtruan në psikiatri dhe disa familje u internuan. Një prej të burgosurve, i ndjeri Rin Monajka, me ardhjen e demokracisë, doli nga burgu ne gjëndje invaliditeti ekstrem. Torturat shtazarake e kishin bërë efektin makaber!.
Nuk mund të konsiderohet rastësi organizimi i demostratës se parë antikomuniste të 14 Janarit pikërisht në Shkodër. Populli i Shkodrës dhe i malësive për rreth edhe më parë kishin demostruar se komunizmi ishte i huaj për to. Ky popull që mbart në gene lirinë e njerëzve të maleve, i ndodhur historikisht në kontakt me kulturën përendimore nëpërmjet shkëmbimeve tregtare dhe influencës së kishës katolike nuk mundi ta pranojë kurrë diktaturën dhe dogmën komuniste. Kujtojmë rezistencën e armatosur deri në vetmohim të malësorve kelmendas ne Janar te 1945 dhe kryengritjën e përgjakshme të Postribës në vitin 1946. Shembuj unikal në Shqipëri dhe jo vetëm.
Terrori politik që pasoi 14 Janarin 1990 nuk arriti të mposhtë shpirtin demokratik të shkodranëve, përkundrazi vala e protestave si një ortek u rrit dhe u bë më e ashpër për të qenë shëmbëll frymëzimi për të gjithë shqiptarët. Historia e demokracisë shqiptare kujton me respekt revoltat e shkodranëve; 16 Qershorin 1990, 11 Nëntorin 1990, 13 Dhjetorin 1990 dhe 2 Prillin 1991.
Duke u përkulur me respekt dhe me mirënjohje ndaj të gjithë atyre qe u sakrifikuan në përpjekjet kundër komunizmit dhe fitoren e demokracisë, gjej rastin tu rikujtoj historianëve faktin, çuditërisht të lënë në harresë, se historia e demokracisë post komuniste shqiptare fillon me 14 janar 1990 dhe kjo duhet te shkruhet dhe të përkujtohet jo vetëm në Shkodër!
Shkodranët ndërtuan themelet e demokracisë shqiptare dhe guri i parë, kryesor i themelit ishte demostrata e 14 janarit 1990.

Filip Guraziu,

Shkodër, 12.01.2015

Filed Under: Histori Tagged With: 14 JANAR 1990–DEMOSTRATA, ANTIKOMUNISTE SHQIPTARE, e pare, Filip Guraziu

Recital i shqiptarit

January 12, 2015 by dgreca

Nga Fahri XHARRA/
O si nuk kam një grusht të fortë
t’i bij mu në zemër malit që s’bëzanë,
ta dij dhe ai se ç’domethanë i dobët –
n’agoni të përdihet si vigan i vramë.
“Flamuri shqiptar qe trashegojme nga iliret i ngritur ne 1912 e qe shpalli pavarsine e trojeve shqiptare nga sllavet, turqit, greket etj qenka flamuri i “te pavertetes”? Kush i lejon keta te çmendur te qarkullojne lirshem e te flasin pa pergjegjsi ligjore? >>> Hoxhë Jakup Hasipi duke bërë një ofendim tepër të rëndë kundrejt ngritjës së flamurit më 1912 dhe shpalljës së Pavarësisë së Shqipërisë (natyrale). Për këta hoxhallarë, ne është dashur të jemi ende nën Perandorinë Osmane. Paska qenë gabim të largohemi prej saj. Përveç kësaj, këta hoxhallarë gënjejn e mashtrojn një xhemat të pa formuar nga ana arsimore. Ata genjejn dhe mashtrojn kur thonë se populli shqiptar i solli varfërinë vetës duke e shpallur pavarësinë. Në realitet, asnjëherë nuk kemi qenë më të varfër se sa para 1912. Vetem pas shpalljës së Pavarësisë që ne arritëm të niseshim (të marrim këmbët), me shumë vështirësi, për të ecur drejt një zhvillimi mesatar…Kujt mund t’i shërbejn këta hoxhallar përveç se djallit ? Këta hoxhallar janë njerëz që punojn për shërbimet maqedone dhe turke, me qëllim që ti largojn shqiptarët nga identiteti i tyre shqiptar për ti asimiluar sa më shpejt në sllavo-maqedon musliman. Këtu nuk ka asnjë pikë dyshimi. Prandaj, Kujdes ! Shqiptarët ende duhet të vazhdojn tê bëjnë rezistencë ndaj këtyre agjentëve të fshehur nën petkun e fesë të Turqisë erdoganiste dhe të Maqedonisë. Mos ju leni rrugën hapur, tregoni se ka ende gjak shqiptari që rrjedh në venat tuaja : Tregojuni këtyre se këtu është Shqipëri (Sh.bashkimishqiptar )
Kafshatë që s’kapërdihet asht, or vlla, mjerimi mendor,
kafshatë që të mbetë në fyt edhe të ze trishtimi
“Pas akteve terroriste në Paris, kryeqendrën e sekularizmit europian, janë duke ndodhur ndërgjegjësime të rrufeshme për të mbrojtur vlerat e qytetërimit europian nga barbaria mesjetare muhamedane.
Një lideruc partiak në Makedoni (Besa), xhihadist muhamedan në shpirt por i rruar e i kollarisur ngjashëm me sivëllain dhe eprorin e tij ideopolitik neootoman, satrapi Erdogan, na doli me një prononcim akuzues, sikur mediat botërore, me reagimet e tyre kundër terrorizmit islamik në Paris, po i frynë islamofobisë.
Nëse xhihadistët dhe muxhahidinët muhamedanë nuk do të kishin lavdërues, përkrahës, relativizues dhe arsyetues të angazhimeve të tyre terroriste, si Skender Rexhepi dhe soji i tij, ata do të mendonin më racionalisht nëse do të bënin ose jo krime terroriste, barbare e kriminale.(I.K)
E mbi ta n’ajri, si në qesendi,
therin qiellën kryqat e minaret e ngurta,
profetënt dhe shejtënt në fushqeta të shumngjyrta
shkëlqejnë.
Pergezimet me te mira te gjithe arberesheve qe diten te ruajne aq mire gjuhen,folklorin ,kulturen dhe traditat e popullit tone. Fatmiresisht kam shume miq arbereshe,dhe ve re tek ata qe flasin me shume dashuri per shqiperine dhe qe organizojne ne fshatrat e tyre koncerte me kenge e valle arbereshe.Mendoj qe shteti yne duhet te ndihmoje ne kete drejtim duke organizuar bashke me ta koncerte si dhe emisione televizive ku te ftone kengetare dhe valltare te trevave te ndryshme arbereshe.Ata jane nje trashegimi e gjalle e kultures dhe folklorit shqiptar.
Po shtoj dhe dicka tjeter.Gjeja me e bukur qe ka ndodhur ne keto vitete e tranzicionit jane martesat midis arberesheve dhe shqiptareve.I kam quajtur martesa historike.Keto martesa bene lidhjen midis arberesheve dhe shqiptareve,prandaj mund te quhen MARTESA EPOKALE.Uroj shume lumturi ne te gjitha familjet ,Fat e mbaresi per te gjithe shqiptaret e arbereshet.Jemi nje nga popujt me te vjeter te Europes dhe me i vjetri i Ballkanit.Kemi ne gjak genet e nje populli te madh ,te Ilireve.Gadishulli i Ballkanit ku jetojme sot,ka qene quajtur Gadishulli Ilirik.( Nga Loreta Bedalli )”
Mjerimi mendor ka vulën e vet të shëmtueme;
asht e neveritshme, e keqe, e turpshme;
balli që e ka, syt që e shprehin,
buzët që më kot mundohen ta mshefin –
janë fëmitë e padijes e flitë e përbuzjes,
“ Komb i dashur, më fal se me dashje apo pa të ndihmova armiqtë e shqiptarëve. Më falni se mbolla diskriminim në shtëpi: mes burrit dhe gruas, vëllait dhe motrës. Vjehrrës dhe nuses. Më falni se në vend të edukatës predikova dresimin! Lavdërova paditurinë dhe mallkova mençurinë. Më fal o komb i dashur dhe lutu për mua! Më fal se nuk predikova në gjuhën që krijoi Zoti personalisht, në gjuhën shqipe, që e krijoi Zoti para se të krijonte shumë profetë !”
Dhe, ky komb, ka falur edhe shumë tragjedi tjera në histori dhe të falë edhe këtë gabim të madh, me rëndësi është djali yt të këndellet dhe nuk do ta quajë më Nënë Terezën shkinë e bijë shkine (xx)
Mjerimi mendor s’ka fat. Kërko të falur kombit shqiptar or mbellës i mjerimit mendor!

Filed Under: ESSE Tagged With: Fahri Xharra, Recital i shqiptarit

“MJEGULLAT E TIRANËS” , DITAR – ROMAN ME DIMENSIONE TË SHUMËFISHTA …

January 11, 2015 by dgreca

..QË NGËRTHEN REALITETIN OBJEKTIV DHE ATË SUBJEKTIV/
LIBRA NGA SIRTARI/
Disa aspekte rreth romanit “Mjegullat e Tiranës”, të shkrimtarit Ismail Kadare, botoi ONUFRI, Tiranë 2014./
Shkruan: Mikel GOJANI/
Opusin e tij letrar shkrimtari Ismail Kadare e ka pasuruar këto ditë me romanin e tij te fundit (mirëpo të parin të shkruar më 1958), të titulluar “Mjegullat e Tiranës”. Pra, shkrimtari Kadare pas afër gjashtë dekadave botoi këtë roman dhe nuk lejoi që këtë vlerë letrare t’ia mbulojë ndryshku i kohës as pluhuri i harresës
. Romani i parë i vërtetë i I. Kadaresë
Romani i prin një intervistë gjithëpërfshirës të pedagoges Universitetit të Tiranës dhe studiueses së letërsisë, Viola Isufaj, e cila përmes kësaj interviste me shkrimtarin shpalos shumëçka rreth fatit të këtij romani. “Ky është romani im i parë i vërtetë”, shprehet shkrimtari Kadare në intervistën. “Në fakt, vazhdon më tej shkrimtari, siç e kam rrëfyer shumë herë, përpara tij kam shkruar ndonjë duzinë “romanesh” për të cilat epiteti “i çuditshëm” do të tingëllonte i zbehtë. Këto romane përbëheshin zakonisht nga një tekst që shkonte nga dy faqe në dhjetë ose dymbëdhjetë. Ndërkaq, secili prej tyre shoqërohej me një sasi të madhe reklamash të përfytyruara të tipit “Doli në shitje romani i mahnitshëm, madhështor, i pashoq etj., etj., i I. H. Kadaresë”. Teksti i reklamave e kalonte zakonisht tekstin e romanit, madje, shpesh, i lodhur prej tyre, s’kisha durim të shkruaja veprën e shpallur me aq bujë”, shprehet ndër të tjera në fillim të bisedës së tij shkrimtari Kadare.
Ismail Kadare në romanin e tij tepër interesant lexuesve iu servon një ngjarje shumë interesante, përmes të cilit shpalos ngjarje dhe motive nga jeta e tij adoleshente, përkatësisht rrjedhat e një dashurie të tij në kohën ndërsa ishte student me një kolege studente po ashtu të Universitetit të Tiranës, degën e Letërsisë, Emën e bukur, një dashuri për fat të keq mbet e paarritur.

Barrierat e një dashurie
Romani “Mjegullat e Tiranës”, që sipas shkrimtarit titulli i vërtetë i tij ka qenë “Dashuria Nr. 2”, paralajmëronte trajtimin ndryshe të temës së dashurisë nga romanet që shkruheshin në atë kohë. Gjatë leximit shihet që ky roman është shkruar në mënyrë të hapur në kundërshtim me idetë dhe bindjet të cilat në kohën e asaj ideologjie mbizotëronin në Shqipëri, viktimë e së cilës ideologji me siguri ka rënë edhe ky roman i I. Kadaresë, sikur shumë të tjerë.
Në këtë roman shkrimtari Kadare pasqyron trajtimin e një dashurie të zjarrtë, por herë – herë me përplasjet e saj dhe me një fund të pakëndshëm, të paarrirë. Janë këtu dy të rinj, vajza e bukur, studente e letërsisë, Ema dhe Bardhyli, i cili identifikohet me shkrimtarin, bien në një dashuri. Barieret për të ardhur deri tek kjo dashuri e vërtetë ishin të shumta, sepse mentaliteti që mbizotëronte në atë kohë te masa diktonte edhe fatin e tyre. Kjo dashuri ishte me këto vështirësi, sepse këta dy të rinj vinin nga dy kultura të ndryshme religjioze, pra këta të rinj i përkisnin dy feve, Bardhyli i takonte besimit mysliman, ndërsa Ema atij ortodoks. Prandaj sfidimi i këtij mentaliteti ishte tepër i vështirë dhe i pathyeshëm për kohën.
Ema Vasilit i kishte dalë bursa e Fakultetit të Biologjisë të Universitetit 2-vjeçar. U gëzua shumë, mirëpo ishte hidhëruar që nuk ishte pranuar në 4-vjeçarin dhe në Fakultetin e Letërsisë që deshi ajo. Meqenëse i ati nuk e humbi shpresën , edhe pse veç kishin filluar mësimet, ai interesohej t’i ndërronte vajzës fakultetin. Dehë këtë pas disa kohësh ia arriti. Ema vazhdoi Fakultetin e letërsisë.
Në fillim të vijimit të saj në fakultet, si he hutuar ulej në karrigen e fundit. Profesori vazhdonte leksionet, të gjithë shkruanin përpos një djali të ulur pranë dritares, i cili nuk shkruante dot, vetëm bënte vija në fletore. Në pushim hyri dekani i fakultetit dhe ju sqaroi studentëve që njërin nga ta ta caktojnë kujdestarin e klasës që të mbajë shënime për mungesat.
Dekani pas hedhjes sy listës së grupit, studenten Ema Vasili e zgjodhi kujdestare të grupit.
Bardhyli, studenti që rrinte pranë dritares e vështroi thellë në sy, me një shikim që Ema iu duk e pakontestueshme, i kërkoi leje për 2 orët e fundit. Ema Bardhylin e liroi nga dy orët e fundit. Ai palosi dy fletoret e futi në xhepin e pasim të pantallonave dhe doli jashtë. Dy orët e leksionit të fundit Ema i hidhte sytë te vendi i zbrazët afër dritares ku ulej Bardhyli dhe kjo ishte njohja e parë e tyre.
Një mbrëmje Sotir Vasili vendosi me gruan bashkë të shkonin të hanin darkë në një restorant –bar. Emën, të cilën as në mbrëmje vallëzimi se kishin lënë të shkojë pas orës 9, për të shkuarje në restorant – bar ishte një ngjarje e jashtëzakonshme. Ishte hera e parë që ajo hante në një restorant – bar. U gëzua shumë,mirëpo këtë gëzim nuk e shfaqte nga ndrojtja në mos e ëma do ta kuptonte.
Në atë ambient të ati restoranti, për Emën të gjithë ishin të panjohur, përpos kompozitorit Gjon Strazimiri, të cilin e kishte parë në një film dokumentar. Hyrja e Bardhylit i shkaktoi emocione,mbase të ligjshme. Kompozitori Strazimiri i liroi karrigen Bardhylit që të ulej pasi që ai kishte vend në tavolinën e tij. Emën e përshëndeti me indiferencë, siç përshëndeste gjithmonë. Ema i buzëqeshi ëmbël dhe në ato momente ndjen një valë të nxehtë që i përshkon gjoksin, një gëzim i papërmbajtur, të thellë, të mjegullt, që ai u ul përballë saj fare pranë .Ishte një gëzim i natyrshëm…
Atë mbrëmje ata u vështruan disa herë në sy. Ema ishte si e dehur,dukej aq e bukur dhe e hutuar. Bardhyli depërtoi thellë në zemrën e saj. Emës, gjeja më e pamundur në botë i dukej fakti që Bardhyli ta donte. Ai i dukej i paarritshëm,sepse i dukej i pakuptueshëm.
“Ai s’më dallon nga të tjerat. Por edhe unë s’e dua,megjithëse e dalloj, ndoshta për talentin… Në qoftë se e do ta admiroje për talentin, atëherë do të kënaqeshe duke u shoqëruar me të, duke biseduar, po ti me atë as flet fare pothuaj si të tjerët. Ti ke dëshirë që në orët e leksioneve të ndeshësh sytë e tij të akullt, ke dëshirë që ai të të përkëdhelë, të të puthë…” (fq. 47).
Ema, më në fund, nuk ia fshehu vetes që Bardhylin e donte, madje e donte shumë si e marrë. Kur një mbrëmje vallëzimi ai e pyeti a dëshironte njeri, ajo u drodh në krahët e tij, u trondit shumë ,kurse zëri i tij ishte i sigurt. Ai i shtrëngoi dorën. Sa e tronditur ishte Ema atë natë.
Ajo e donte me gjithë shpirt, mirëpo Bardhyli nuk dinte asgjë “ç’mendonte, ç’fliste ai vështrim i akullt?!” Bardhyli shquhej për indiferentizëm dhe dikush mund ta quante këtë cilësi të tij mendjemadhësi e shkaktuar nga talenti për të cilin dallohej. Mirëpo, kjo nuk ishte e vërtetë. Megjithëse ai kishte talent të fortë dhe njihej në rrethet artistike, s’i ishte rritur aspak mendja, por edhe shumë modest nuk qe.
Në mes Bardhylit dhe Emës u ndërtua një dashuri e zjarrtë dhe e sinqertë. Që të dytë e donin njëri – tjetrin pa kufi. Që kjo dashuri do të jetë dëshmon edhe ky episod i kësaj pjese të jetës së këtyre dy të rinjve:
“Ema, unë pres përgjigje, më thuaj, ti më do apo jo?”
Ajo uli edhe më kokën.
“Të dua!-u përgjigj me zë fare të dobët. Deshi të shtonte diçka por s’mundi.”
Ai e afroi drejt vetes, por ajo i vuri dorën tjetër në gjoks, e anoi kokën anash dhe pëshpëriti:
“Jo, Bardhyl, jo, kurrë!
“Çfarë?”
Aherë ajo sikur e mblodhi veten dhe ngriti kokën. Sytë e saj ishin plot me lot. Dora i dridhej në atë të Bardhylit.
“ Unë të dua,por ne nuk mund ta bëjmë kurrë këtë, sepse… s’mund të bashkohemi kurrë… nuk mund”.
“Po pse, Ema?”
“Nuk mund të bashkohemi bashkë kurrë, – pëshpëriti ajo si në ëndërr.- Mua s’do më japin kurrë te ti”.
“E pse?”
“Sepse ne kemi dy fe të ndryshme”.
“Budallaqe,- qeshi Bardhyli.- Te tërë mend mendon gjera të tilla qesharake?”
Por ai s’e kishte provuar ç’do të thotë fe…
Ai e vështroi Emën dhe u trondit nga fytyra e saj, nga shprehja e syve të saj,iu duk se fjalët e saj qenë të vërteta, parandjeu diçka të keqe, fatale.
“Ti nuk njeh familjen time, – foli ajo me zë të ulët,- ata janë të tmerrshëm”.
Ishte njeriu i parë në botë që i tregonte këtë të vërtetë të dhimbshme…
Kaq ishin të forta paragjykimet e familjes së Emës, sa që ishin në gjendje ta shkatërronin një dashuri të thellë. Megjithatë, këta të dy nuk i bënin ballë ndarjes.
Ema, edhe përkundër asaj që ishte e vetëdijshme se kjo dashuri do të jetë e parealizuar, të njëjtin mendim kishte edhe Bardhyli, megjithatë që të dytë përpiqeshin të fshihnin ndjenjat nga njëri-tjetri. Mirëpo, përkatësia e besimeve që dallonte tek këta dy të rinj, nuk ishte e vetmja pengesë në realizimin e kësaj dashurie të të këtyre dy të rinjve, mirëpo këta dy të rinj më shumë ishin të prirë që këtë dashuri ta realizojnë në heshtje, përkatësisht në largësi, dhe në fund këtë dashuri ta sublimojnë në martesë, përkatësisht me ndjenjën e bashkëshortësisë. Bardhyli më tepër preferon që Emën ta mbajë si një kujtim të përhershëm, se sa të martohej me të, pra, Ema t’i mbetej vetës si protagoniste arti, gjegjësisht frymëzim i një artisti gjatë tërë jetës. Një situatë të tillë, po ashtu e dëshironte edhe Ema e bukur, edhe pse e donte deri në pakufi Bardhylin, mirëpo ajo këtë ë bënte nga ajo ndjenja e frikës se familja e saj e ndikuar me ato ideologjitë konservative dhe kjo do të bie pre e asaj ideologjie, pra familja nuk do ta lejonte të martohej me të riun e religjionit tjetër. Prandaj, për shkak të kësaj gjendjeje Ema asnjëherë nuk i vë në pozita imponuese Bardhylit, edhe atëherë kur ajo ishte në pozita nga më të vështirat të jetës së saj, dyshimit të këtë mbetur shtatzënë.

Edhe përkundër pengase dashuria e tyre bëhej e bukur dhe interesante
Edhe përmes dialogëve, po ashtu edhe përmes monologëve që hasim në roman, autori na sjellë natyrshëm botën e brendshme dy të rinjve,po ashtu edhe disa paragjykime që kanë mbizotëruar në atë kohë.
Protagonisti i Bardhylit është i portretizuar me disa karaktere jo edhe aq admiruese, si moskokëçarës, impulsiv, indiferent etj., ndërsa Ema është cilësuar si e kundërta e karakterit të tij, me të gjitha tiparet e hirshme të një vajze. Në karakterin e Emës vë vlerësimin e e një vajze të ëmbël, të dashur, të pastër. Emën e paraqet “si parafytyra më e qartë e pastërtisë vajzërore”, duke shtuar më pas se “Vështrimi i saj ish i pastër, i hapur, pa rezerva etj.
Ema është një protagoniste tepër admiruese për lexuesin. Përveçse që është simbol i pastërtisë vajzërore,për Bardhylin ajo ishte edhe simbol i së mirës dhe i së bukurës; ai e ndiente se asnjë vajza nuk do ta dashuronte kurrë kaq shumë sa Emën, prandaj, për atë edhe ajo i bëhet motivi më i bukur i jetës së tij. Përpos që autori në figurën e Emës ndërton një bukur fizike, ai po ashtu ndërton edhe një bukuri shpirtërore. Por Ema jepet edhe si protagoniste e një femre me karakter titanike, e cila nuk mposhtej lehtë por që para dashurisë së një artisti, që ishte Bardhyli, e përunjur me plot butësi bindet, edhe atëherë kur ai kërkon t’i jepej atij, pasi kishte dëgjuar një shpifje që kishte që ishte bërë me emrin e saj,kinse ajo ishte dhunuar, një lajm që Bardhylit i kishte shkuar përmes një letre anonime, e cila ngërthente ndjenja tendencioze dhe qëllimkëqija.
Subjekti i romanit përfundon në një ditë me shi e baltë, kur Bardhyli i lë lamtumirën dashurisë së tyre, vetëm me një ndarje fizike,por jo edhe shpirtërore,përkundrazi duke rilindur edhe një dashuri edhe më të fuqishme dhe të heshtur: Frymëzimi për Emën në art. Edhe për Emën fillon një jetë e re, por në zemrën e saj nuk ka vend një dashuri e dytë, siç ishte ajo me Bardhylin, sepse ajo ndihej e plotësuar me të parën, që bën që ndoshta mëtojë ta ndërtojë një jetë të qetë, por pa dashuri.
Fundin e kësaj dashurie të bukur me travajet të herëpashershme, e përshkojnë momente tepër emocionuese, kuptohet shumë të ligjshme, sepse kishim të bënim me një dashuri të zjarrtë dhe të sinqertë.

“ Ka shumë kohë që më premtove të më dhuroje një album me kompozime të tuat. Ajo ditë nuk erdhi kurrë. Të lutem të ma japësh atë tani që u ndamë. Dua të kem një kujtim nga ty në jetë, sido që u solle me mua.
Luli im, lejomë të të thërras për herë të fundit kështu. Dora po më dridhet dhe lotët nuk i përmbaj dot. Besomë Luli, të kam dashur shumë dhe nuk do të të harroj kurrë… Ky ishte fati i dashurisë sime. Është shumë vonë dhe jam e dërrmuar fare.Ti tani fle. Më mendon mua,o Luli? Nuk besoj. Lamtumirë. Ema. (fq. 132).
Në romanin e tij, “Mjegullat e Tiranës”, autori Kadare, përpos rrëfimit bosht tematik,ku që nga fillimi i romanit hasim praninë e dy protagonistëve kryesorë të romanit, Bardhylit dhe Emës, ai vë edhe një histori tjetër të një dashurie tjetër, lidhjen e Bardhylit me një grua të martuar, me emrin Vera, më të madhe në moshë, e cila nuk i jep ndonjë dimension të ri romanit.
Në këtë roman – ditar “Mjegullat e Tiranës”, autori I. Kadare ka futur elemente të realitetit po ashtu edhe të imagjinuara dhe të trilluara,karaktere dhe mendime që konstituojnë veprën e tij.
Në fund kemi edhe një vështrim të përgjithësuar letrar rreth këtij romani nga pedagogeje e Universitetit të Tiranës dhe studiuesja e shquar, Viola Isufaj, e cila na jep një prezantim gjithëpërfshirës të vlerave ideore dhe estetike të këtij romani.

Pse ky roman vjen në letërsi pas kaq vjetësh?
Pse ky roman vjen me vonesë në letërsi pas kaq vjetësh? Kjo pyetje ka hapur shumë dilema dhe ka zgjuar polemika nga shkrimtarë dhe studiues. Kjo vonesë e botimit të këtij romani arsyetohet në këtë formë: Ndryshe nga Qyteti pa reklama, i cili u botua pas rrëzimit të diktaturës, Mjegullat e Tiranës që derivoi nga një ditar dhe mori formën e një romani përfundimisht në 1958-n, nuk u botua as në kohën kur u shkrua e as më pas. Një faktor me rëndësi do të ketë qenë shpërfillja deri në përqeshje që autori i bën artit të imponuar të socrealizmit, po kështu skena, skena thellësisht intime në roman, si shkaqe të tjera, për ne, të panjohura. Fama e marrë nga Gjenerali… dhe nga Kronikë në gurë,mund të ketë qenë një faktor pengues për botimin e mëvonshëm. Po ashtu, edhe veprat tjera të rëndësishme që erdhën në prozë,si “Dimri i vetmisë së madhe” (1973), “Kështjella” (1970), “Kush e solli Doruntinën” (1981), “Prilli i thyer” (1980), “Përbindëshi” (1990), “Piramida” (1993), “Lulet e ftohta të Marsit” (2000) “Pallati i ëndrrave” (2011), e të tjera tejkaluan “Mjegullat e Tiranës”. Kjo do të ketë qenë një tjetër arsye që ka lënë nën hije këtë dorëshkrim.
“Për një kohë të gjatë, askush nuk e dinte ekzistencën e një romani të panjohur të Ismail Kadaresë. Dukej sikur ai vetë e kishte harruar romanin e tij të parë “Mjegullat e Tiranës”, shkruar gjatë kohës kur ishte student në fakultetin gjuhë dhe letërsi, në vitin 1957-1958.
Askush nuk mund t’i ndërhyjë një autori lidhur me vlerësimin e veprës së tij prej atij vetë. Pavarësisht nga njëfarë misteri që ka rrethuar dhe vazhdon të rrethojë vonesën jashtëzakonisht të gjatë të publikimit të kësaj vepre prej vetë Kadaresë, ajo përbën, në vetvete, një kureshtje të veçantë për lexuesit e tij, e sidomos për studiuesit e letërsisë”, thuhet në roman.
Në fund mund të konstatojmë se romani “Mjegullat e Tiranës” është një prozë tepër i rëndësishme, tepër me vlerë dhe me përmasa dimensionale. Dalja në dritë e këtij romani e ka pasuruar edhe më tepër opusin e frytshëm dhe tepër kualitativ të shkrimtarit I. Kadare, po ashtu edhe ka begatuar prozën shqipe përgjithësisht.
Romani”Mjegullat e Tiranës”,të autorit I. Kadare, lexohet me ëndje , të cilëve me siguri do t’i lërë përshtypje të pashlyeshme, sikurse gjithëromanet tjerë Të shkrimtarit I.Kadare.

Filed Under: ESSE Tagged With: “MJEGULLAT E TIRANËS” DITAR - ROMAN ME DIMENSIONE, DHE ATË SUBJEKTIV, Mikel Gojani, QË NGËRTHEN, REALITETIN OBJEKTIV, TË SHUMËFISHTA

VATRA, NJË JETË PËR HARMONINË FETARE- EKSTREMIZMI I PAPRANUESHEM PER SHQIPTARET

January 11, 2015 by dgreca

Nga Dr. Gjon Buçaj/Kryetar i Fderatës VATRA/*
Ne Foto: NË FOTO: KLERIKËT SHQIPTARË NËN DREJTIMIN E PRIFTIT ARBËRESH Antonio Bellusci duke bekuar darkën e 100 vjetorit të themelimit të Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, me 29 Prill 2012 në prani të 1180 pjesmarrësve./
Lajmet se në luftimet në Siri dhe në Irak marrin pjesë edhe shqiptarë, përkrah organizatave terroriste siç janë ISIS dhe Al-Nusra, kanë shkaktue shqetsime të thella në botën shqiptare në përgjithësi, si mbrenda trojevet ashtu edhe në diasporë. Prandej aktivizimi konkret i organevet ligjore e të sigurisë, sidomos këto ditë në Kosovë, asht përshëndetë me vlerësim si nga organet institucionale ashtu edhe nga publiku i gjanë.
Mediat njoftojnë se Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga e ka cilsue arrestimin e 40 personave të dyshimtë, si akt me qellim “që të sigurohet një Kosovë e lirë, e sigurtë, e qetë dhe tolerante, e zhveshur nga terrorizmi dhe kriminaliteti, dukuri këto që po nënçmojnë traditën tonë të gjatë të tolerancës fetare dhe janë në kundërshtim të plotë të vlerave dhe idealeve mbi të cilat ndërtuam shtetin tonë”.
Edhe kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka theksue se “Kosova nuk do të jetë tokë e plleshme për armiqtë e vlerave Euro-Atlantike të Kosovës, të drejtat e njeriut, liritë e plota fetare dhe sistemin kushtetues sekular”.
Ka premtime se ndjekja ligjore do të vazhdojë, me qellim për të shpëtue Kosovën nga rreziku i pallogaritshëm që mund t’i sjelli kjo doktrinë e hueja, e cila nuk ka të bajë me islamizmin e vërtetë, por përkrahet dhe financohet nga ambjente anmike të Kosovës dhe të kombit shqiptar.
Përvoja tregon se doktrinat ekstreme munden me u mjellë ma letë në mjedise ku vorfnia dhe papunësia janë të nalta; mjerisht të dyja janë të dukshme jo vetëm në Kosovë por edhe në Shqipni, kurse në botën arabe shto edhe primitivizmin; atje vrasin njeni tjetrin në menyrnat ma barbare, në emën të të njajtin Zot. Nuk asht punë për shqiptarët me u ndimue atyne në këtë lloj krimi të pakuptim.
Nji fjalë e urtë thotë: “Në se nuk të ndigjohet zani për mirë, asht ma mirë mos me t’u ndigjue aspak”. Mirëpo, asht edhe nji proverb tjeter negativ që,mjerisht, gjenë jehonë te nji pakicë: “Burri e ka me borxh me iu ndigjue zani, për mirë ja për keq”. Te kjo pakicë asht rrezik se mund të krijohen idhuj të gabuem, prandej rroli edukues i medias së shkrueme dhe i asaj elektronike asht me shumë randësi, krahas me vendosmëninë në veprim pa ekuivoke të institucioneve ligjore dhe fetare.
Përsa u përket besimevet tona, VATRA i ka dhanë randësi harmonisë ndërfetare, prandej ka ba thirrje që ajo të ruhet, tue përkrahë dhe tue mbrojtë institucionet dhe klerikët që e ushqejnë këtë ndjesi fisnike kombëtare. Kemi porositë mbrojtjen e tyne pse janë vrejtë raste violence nga radikalët agresivë kundër klerikëvet që mbajnë rrugën tradicionale të fesë e të kombit. Në fund të këtij shkrimi po sjellim për lexuesat disa citate që pasqyrojnë këtë qëndrim të Vatrës.
Kosova ka përballue probleme shumë ma të mëdha gjatë historisë së vet, prandej nuk ka dyshim se edhe këtë problem shqiptarëtdo t’a kalojë me dinjitet.
New York, 20 gusht 2014
“…..për interes të nji Shqipnie të lirë e të pavarun, të radhitun pranë kombeve tjera t’Europës, me një demokraci të modelit perëndimor ku respektohen liritë themelore të njeriut, ku ruhen e kultivohen traditat e mira civilizuese dhe harmonia mes shqiptarëvet vëllazën të një gjaku….”. (Kryeministrit Berisha me 23 shtator 2007).
******
“….Kombi ynë karakterizohet nga tri fe tradicionale dhe secila ka vendin e vet, pa i hyrë në pjesë tjetrës. Kombi nuk mund të identifikohet as me njërën, as me tjetrën më vete, por me të tria bashkë. Kjo përbën thelbin e shkueshmërisë fetare dhe ne duhet të krenohemi me harmoninë tonë fetare. Kjo është pasuria me të cilën trokasim për të hyrë në dyert e Europës. Është fakt se kombi ynë është në Evropë dhe po shkon drejt saj me dy shtete shqiptare. Nuk ka qenë kurrë në gjendje më të mirë se në këtë shekull, por harmoninë duhet ta ruajmë fort, si pasuri Kombëtare. Ata që veprojnë kundër nuk punojnë përKombin….”.
(Editorial igazetës “Dielli” – 3 gusht 2013)
******
“….Kremtimet kryesore në New York do t’i fillojnë klerikët udhëheqës të besimevet tona me me nji lutje ndërfetare, për të dishmue harmoninë e bashkëjetesës së shqiptarëve të nji gjaku me besime të ndryshme…”. (Nga Libri Përkujtimor (Zhurnal) i 100 vjetorit, 2012)
******
“….në Vatër i apim shumë randësi bashkëjetesës në harmoni të shqiptarëvet me besime të ndryshme. Harmonia ndërfetare te na asht trashigue nga rilindësat, si nji shtyllë me randësi në themelin e kombit tonë të përbashkët….. Besojmë se në trojet shqiptare duhet kushtue ma shumë kujdes këtij subjekti dhe duhen përkrahë klerikët që shërbimin shpirtnor e ushtrojnë me përkushtim edhe në frymën kombëtare….Përkitas me temën e besimevet, po lejohem të theksoj se Vatrën e shqetson zbehja graduale e Autolqefalisë së Kishës Ortodokse Shqiptare, e cila u realizue me nismën e Fan Nolit dhe me përpjekjet e shumë të tjerëve, si arritje me vlerë të randësishme kombëtare.”.
(Intervistë me revistën “Shenja”, Viti III, Nr. 27. Korrik 2013).
******
“….Këtë herë po përqendrohemi tek randësia që harmonia ndërfetare e shqiptarëvet ka për stabilitetin dhe për mirëqenjen e kombin tonë. E shohim nevojën që, organet shtetnore e kulturore, të tregojnë ma shumë vlerësim, përkrahje dhe mbrojtje, për institucionet fetare dhe për klerikët të cilët, shërbimin shpritnor, e ushtrojnë me përkushtim për besimin përkatës dhe, në të njejtën kohë, ia njofin vleren dhe i dalin zot vëllaznimit të gjakut shqiptar….”
Presidentit Nishani, 24 shtator 2013).
******
“Kërkojmë vëmëndje dhe vëlerësim më të madh për rëndësinë që ka harmonia ndërfetare te shqiptarët, e cila është halë në sy të armiqvet, por gur në themelin e trollit të përbashkët kombëtar. Nuk është e domosdoshme të jeshë besimtar për të njohur këtë vlerë që kemi trasshëguar nga Rilindësat. Klerikët dhe institucionet që shërbimin fetar përkatës e ushtrojnë në frymën kombëtare, kanë nevojë për vëlerësim e përkrahje ma shumë, ndonjëherë edhe për mbrojtje, nga organet shtetërorë, qeveritare e kulturore”. (Kryeministrit Rama – 26 shtator 2013).
* NË FOTO: KLERIKËT SHQIPTARË NËN DREJTIMIN E PRIFTIT ARBËRESH Antonio Bellusci duke bekuar darkën e 100 vjetorit të themelimit të Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, me 29 Prill 2012 në prani të 1180 pjesmarrësve.
* U botua ne DIELLI, gusht 2014

Filed Under: Featured Tagged With: FETARE- EKSTREMIZMI I PAPRANUESHEM, Gjon Bucaj, nje jete, PËR HARMONINË, per shqiptaret, Vatra

NJI ZA I GUXIMSHEM NGA MBRENDESIA E BOTES ISLAME

January 11, 2015 by dgreca

PRESIDENTI I EGJIPTIT KRITIKON RREZIKUN QE PARAQET EKSREMIZMI NDAJ BOTES/
Nga Ken Allard i gazetes the Washington Times/
Perktheu per Diellin, Gjon Kadeli/
Sa kohe do te zgjasin keto mizori? Nderkohe qe Shteti Islamist u pret kryet femijve e te tjerve ne Irak, vllaznit e tyne ne Paris,vazhdojne fushaten e tyne Xhihadiste tuej vra 12 nepunes te revistes javore te Parisit. Fjalet qe perdoren Xhihadistet ne Paris mbas vrasjeve monstruoze qe bane, ishin keto:Muhametit ja muerem hakun.
Lidhun me kete gjendje tejet te rrezikeshme terroriste perball te ciles gjindet bota, Presidenti i Egjiptit Zotni Abdel Fatah El Sisi diten e Vjetit te Ri mbajti nji fjalim, ne nji menyre mjaft tron ditese dhe friksuese, ne nji vend te jashtzakonshem, domethane, perpara personaliteteve te nalta fetare, ne Universitetin Al Azhar te Kajros. Per nji kohe te gjate, ky universitet asht konsiderue si qendra kryesore botnore e mendimit teologjik Islam.
Qellimi i fjalimit te Presidentit Egjitian ishte per te sfidue ne menyren ma te forte mendimet mbizotnuese ortodokse {konservatore}. Simbas perkthimit te fjaleve te tija, qe u botuen ne organin e Forumit te Lindjes se Mesme, Presidenti Egjiptian u tha te pranishemve se , menyra se si po mendojne Islamistet sot ishte tuej e anmiqsue boten Islame ndaj gjithe botes. Une e them dhe e perseris, se ne kemi nevoje per nji Revolucion Fetar> Ju Imamet jeni pergjegjes Para Zotit. E them perseri, e gjithe bota asht tuej prtitun per nji veprim nga Ju; se pse kjo bote Islame po shkatrrohet e po humb, e kjo gja po bahet nga duerte tona.
Filmi qe u xhirue gjate fjalimit, tregon se sa te tronditun dhe te befasuem ishin kleriket ne fjale .Megjithe kete Zoti Sisi, pa kurrfar ngurrimi vazhdoi fjalimin. Nuk jam tuej ju referue besimit si i tille, por menyres se te menduemit, i cili bazohet ne librat e mendimet me te cilat jemi mishnue per nji kohe te gjate dhe menjanimi i tyne asht pothuejse i pamundshem. Ky qendrim po na anmiqeson me te gjithe boten. Po i them keto fjale ne Al Azhar, perpara kesaj audience dijetaresh: ” I Madhi Zot u bafte deshmitar mbi te verteten gjate Dites se Gjykimit”.
Udheheqsit muslimane mund te marrin nji qendrim kunder shtimit te terrorit Islamist, mandej mos me veprue. Zoti Sisi bani bash kete. Ai theksoi tamam se ku i ka rrajet problemi ne fjale. Shtrese mbas shtrese te dogmes fetare, qe kane transformue besimin se gjoja Islami simbolizon paqen e kane shendrrue ne nji vegel shume te mprehte, qe perdoret per lufte. Per shembul, cfar lloj Zoti kerkon therore{kasaphane} te vazhdueshme, nga Rrypi i Gazes deri ne rruget e Parisit. Ne nji menyre nji gja e tile dote konsiderohej e turpshme edhe nga SSet e Nazimit.
Lind pyetja, a do te munden Imamet e Al Azharit te tregojne urtesine dhe guximin e tyen per te ju pergjegjun kesaj thirrje sfiduese, tuej e rishqytue ne menyre serioze doktrinen e tyne? A do te perfitone e gjithe bota, po te bashin ata nji gja te tille?
Presidenti i Egjiptit i kupton mire potencialet e ketyne rreziqeve, perball te cilave gjindet bota, se pse historia e kohvet te fundit ne vendin e tij, i ka dhane atij nji shembull te paharrueshem, kur fanatiket fetare marrin ne dore fuqi te pakufizuemeshtetnore.Si gjenerali numer nji i Egjiptit, ai pati nji pervoje te idhet me qeverine e Vellaznis Muslimanete kryesueme nga Mohamed Morsi

Filed Under: Komente Tagged With: E BOTES ISLAME, Gjon kadeli, GUXIMSHEM, NGA MBRENDESIA, NJI ZA I

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 47
  • 48
  • 49
  • 50
  • 51
  • …
  • 68
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT