Nga Piro Poloska*/
Nje grup simpatizantesh te Shoqates Vatra, organizuan ne Clearwater, Fl nje banket festiv, per te perkujtuar pervjetorin e festes se pavaresise kombetare. Ne ceremonine festive te mbajtur me 21 Nentor, ishte iftuar edhe nje grup me perfaqesues te Degeve te organizates Vatra ne Jacksonville dhe Orlando. Grupi kryhesohej nga aktivisti i mirenjohur i shoqates Vatra, intelektuali dhe patrioti, kryetari I deges Vatra Jacksonville, Z Adriatik Spahiu. Z Adriatik zhvilloi nje takim me komisionin nismetar te deges Vatra per Tampa Bay, Fl dhe simpatizante te tjere. Ne fjalen e tij, zoti Adriatik vleresoi punen mjaft te mire te bere nga komuniteti shqiptaro-american ne Tampa Bay dhe inkurajoi inisiativen e grupit nismetar per te krijuar degen e organizatres Vatra ne Tampa Bay. Experienca qe Z Adriatik solli nga Dega e organizates Vatra Jacksonville, ishte nje ndihme e madhe per grupin nismetar. Intelektualiteti dhe devotshmeria e tij, ishin nje frymezim per te gjithe pjesemaresit.
Ne kete takim u dhane udhezimet e nevojshme dhe u percaktuan detyrat per takimin e ardheshem I cili u mbajt ne daten 10 Dhjetor 2014. Takimi u zhvillua ne Leo’s Restorant, ku pronari i lokalit Z Ilir Karuli, krijoi nje “vater” te ngrohte per pjesemaresit e takimit. Edhe kete radhe nuk mungoi pjesemarja e te Z Adriatik Spahiu, I cili me kujdesin e drejtperdrejte te tij ndihmoi ne organizimin e takimit.
Ne takim u soll edhe njehere para pjesemaresve, kontributi I Vatres, organizates panshqiptare ne Amerikë, u kujtua rruga e saj të gjatë dhe kontributi ne ceshtjen kombetare, u hodhen ide per rolin e ri qe kjo organizatë mund të luajë në te ardhmen. U theksua ideja qe Vatra ka qenë dhe duhet të jetë gjithmonë jopolitike duke perifrazuar ate që shkruhet ne në vetë statutin e saj, “Vatra është një organizatë ombrellë për shqiptarët e çdo besimi, të krishterë ortodoksë, katolikë ose muslimanë, apo të çdo bindjeje politike për sa kohë që ata nuk i sjellin këto bindje brenda në organizatë dhe nuk përpiqen t’i përhapin ato. Vatra tradicionalisht ka qenë dhe duhet të jetë gjithmonë jopolitike” .
Ne takim e moren fjalen mjaft nga pjesemaresit e tjere qe vleresuan idene e krijimit te Deges se organizates vatra per Tampa Bay. Nen drejtimin e kryetarit te grupit nismetar, Z Isuf Spahija u zhvilluan zgjedhjet e Bordit drejtues te Deges dhe u shpall zyrtarisht krijimi I deges se organizates Vatra per Tampa Bay Fl. Kryetar i deges u zgjodh Z. Tasim Ruko, nje bisnesman mjaft i njohur nga komuniteti shqiptar i zones dhe njeri i pasionuar dhe i devotshem i ceshtjes shiptare. Zevendes kryetar u zgjodh Z Isuf Spahija, nje person me nje experience te gjate, si aktivist i shquar I ceshtjes shqiptare ne Tampa Bay. Zonjushat Zamira Rubjeka dhe Iva Nallbani u zgjodhen perkatesisht, Sekretare dhe Arketare te Deges. Keto dy intelektuale te reja, pjestare te grupit nismetar kane sjelle nje fryme dhe energji te re ne Degen e shoqates Vatra per Tampa Bay, duke shprehur vullnet dhe passion ne punen e tyre me komunitetin shqiptaro-amerikan te zones dhe afruar brezin me te ri te komunitetit ne organizate. Anetare to bordit drejtues u zgjodhen zonja Irma Lita, zoterinjte; Ismet Gjeloshi, Piro Poloska, Qamil Jacaj, Qemal Hasanbelli, Arjan Kushta dhe Xhani Ndreu.
Ne fjalen e tij te rastit, kryetari I sapo zgjedhur Z Tasim Ruko, falenderoi te gjithe vatranet pjesemares per besimin dhe reafirmoi edhe njehere qe do t’ia kushtojë të gjithë energjitë e potencialet e tij morale, intelektuale, njerëzore, mbajtjes gjallë te frymës se atdhedashurisë, patriotizmit, historisë, e traditës shqiptare.
Ky ishte me te vertete nje eveniment historik qe la mbresa dhe perjetime te thella tek pjesemaresit. Ishte nje deshmi e re qe atdhetaria Shqiptare jo vetem nuk eshte shuar ne radhet e komunitetit shqiptaro-amerikan, por ajo eshte pasuruear me ide dhe pikesynime te reja. Krijimi I deges se Organizates Vatra per Tampa Bay, ishte nje shpalosje e ideve dhe evidentim i personalitetit kombetar. Ne fund te takimit, pronari I lokalit, biznesmeni Ilir Karuli organizoi nje koktej per pjesemaresit.
*Piro Poloska, Anetar I Bordid Drejtues te Deges se organizates Vatra per Tampa Bay.
Archives for January 2015
Ç’duhet bërë me dekoratat e komunizmit?
NGA ILIR HASHORVA,New York/
Lexova në gazetën “Minerva” dhe, më pas, edhe te “Dielli”, një shkrim me titull “Pse nuk i tërheq Tirana zyrtare dekoratat e Rankoviçit dhe kriminelëve të tjerë serbë?!”, në të cilin shprehej keqardhje që ende shteti shqiptar nuk u ka tërhequr dekoratat që u ka dhënë Rankoviçit dhe kriminelëve të tjerë jugosllavë. Më parë kam dëgjuar shumë herë që shoqatë të ndryshme të ish-të persekutuarve kanë kërkuar që Enver Hoxhës t’i hiqet titulli a dekorata “Hero i Popullit”. Po ashtu, shumë zhurmë është bërë dhe bëhet, shumë shkrime janë bërë dhe bëhen nga shumë njerëz me bindje të djathta që si ditë e “Çlirimit” të caktohet 28 dhe jo 29 Nëntori, siç duan të majtët.
Ndërsa pajtohem me frymën që i detyron këta njerëz për kërkesat që bëjnë, nuk mund të pajtohem me vetë kërkesat.
Në lidhje me dekoratat, në një shtet normal, në një shtet që ka qindra vjet që ekziston pa ndërruar sistemin, pra me një vazhdimësi politike të pushtetit, ta zëmë, Franca, Anglia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e të tjera si këto, parashtrimi i kërkesave të atilla, të tërheqjes së një nderimi bërë një personi, me ndryshimin e disa kushteve, apo me zbulimin e fakteve të reja, do të ishin diçka normale e me kuptim, por në një shtet që përmbys plotësisht sistemin e tij qeverisës, si, për shembull, Gjermania, pas mundjes së nazizmit, apo Shqipëria pas rënies së komunizmit, vetvetiu vlera e dekoratave të mëparshme bije, prandaj nuk ka kuptim kërkesa për heqjen e dekoratave të këtij apo atij personi. Ai shtet, dhe konkretisht shteti ynë, mund të bëjë diçka tjetër, për arsye se të gjithë ata që janë nderuar në kohën e komunizmit nga komunizmi, mburren edhe sot me ato nderime. Shteti ynë sot duhet të zhbëjë me ligj të gjitha nderimet, dekoratat, medaljet a titujt e dhëna nga sistemi që tashmë është përmbysur së bashku me politikën dhe praktikën e tij. Këtë duhet të kërkojnë të djathtët e vërtetë dhe jo të përqendrohen te heqja e titullit “Hero i Popullit” Enver Hoxhës, sepse, ja, ia hoqe Enver Hoxhës, por atë titull e mbajnë dhjetëra, në mos qindra kriminelë të tjerë dhe, kështu, sistemi i vjetër, në atë mënyrë, duket sikur jeton ende përmes dekoratave të të tjerëve .
Asnjë sot nuk duhet të mburret më, dhe asnjë nuk duhet ta mburrim e ta nderojmë, se i janë dhënë gjatë regjimit komunist tituj të tillë si “Hero i Popullit”, “Mësues i Popullit”, “Artist i Popullit”, “Çmimin e Republikës”, apo dekorata, tituj a çmime të tjera si këto, të gjitha mbi kritere politike. Nuk e besoj se gjermanët në Gjermani mbajnë ende dhe mburren e kapardisen me dekoratat a medaljet e dhëna në kohën e nazizmit. Në qoftë se dikush i mban ato në Gjermani, i mban si relikte të një kohë të shkuar me të cilën nuk mund të mburret më. Ai nuk del e parakalon në ditëlindjen e Hitlerit apo në festat e tij me dekoratat e tij në xhaketë.
Po ashtu, zhurma që vazhdon të bëhet për datën e të ashtuquajturës “Dita e Çlirimit”, ndonëse bëhet në emër të antikomunizmit, nuk ka asnjë rëndësi. Rëndësi ka nëse atë datë do të vazhdojmë ta festojmë si një të kremte të gëzueshme të çlirimit real, të ardhjes së popullit në pushtet, të ardhjes së qeverisë demokratike komuniste, apo do ta përkujtojmë si ditën e ardhjes së klikës komuniste kriminale në pushtet, si ditën e fillimit të diktaturës më të ashpër dhe më të gjatë në historinë e popullit shqiptar, pra ta përkujtojmë ashtu siç përkujtohen ngjarje të tilla të trishtueshme.
Nju Jork, janar 2015
Noli, asesi nuk mund të cilësohet si “Peshkop i Kuq!”
Nga Safet Ramolli/
Në vitin 2012, kur Noli kishte 130-vjetorin e lindjes, askush nuk u kujtua të thoshte, qoftë edhe dy fjalë të vetme. Më 6 janar 1882 është ditëlindja e njërit prej më të mëdhenjve që ka prodhuar trualli shqiptar. Ai është Noli. I artikuluar si Theofan Stilian Noli, Fan Stilian Noli, Fan Noli, Noli, apo sido qoftë tjetër, mjafton që të ngjasojë me Të, menjëherë kuptohet nga shqiptarët, (por jo nga pseudo-nacinonalistë). Kjo sepse në memorien e shqiptarëve AI është “ulur galiç”, ka zënë vend meritueshëm në majën e piramidës shqiptare, të atyre që e meritojnë këtë nder, këtë përkujdesje komunitare të “Opingës” (sikurse shprehej publicisti dhe shkrimtari i Rilindjes Kombëtare Shqiptare, e sidomos bashkautori i Shpalljes së Pavarësisë, i ndrituri Mihal Grameno).
Noli jetoi relativisht gjatë, (pak më shumë se 83 vjet), çka i mundësoi fizikisht të përjetojë shijet, mbresat dhe emocionet që burojnë nga ngjarjet e rëndësishme të shqiptarëve. Ato i përjetoi me këndgjykimin, shijen dhe ndjenjën e patriotit dhe të artistit, por gjithsesi edhe me mendësinë si shqiptar i ndershëm. Një jetë luftoi me intelektin si rrallëkush, por edhe në krye të rretheve patriotike e të mbarë komunitetit për të mbrojtur interesat e larta të kombit. Shpalosi në sytë e botës intelektuale, shtetare dhe diplomatike të përparuar e të demoktarizuar, intelektin e popullit shqiptar si dhe vendosmërinë për të mbrojtur trojet etnike të të parëve të vet për të jetuar në prosperitet. Noli ngërthen disa cilësi të rralla, që e bëjnë atë gati të papërsëritshëm. Më poshtë do të bëjmë kujdes të evidentojmë disa prej tyre, por gjithsesi përciptazi.
Noli mbetet demokrat konseguent
Kjo është cilësia bazale e karakterit të tij, që e ka bashkëshoqëruar përgjatë gjithë jetës. Në themel të tij zë vend të çimentuar çështja e qeverisjes së popullit në liri, në barazi dhe progresivitet. Gjithëherët e pati të konsoliduar mendimin për një qeverisje sipas përvojës demokratike të Perëndimit, duke mbajtur në konsideratë formimin psikologjik të popullit të vet, por gjithëherët në demokraci e prosperitet.
Si Burrë Shteti, si intelektual, si diplomat e orator, e ka pohuar qartë dhe prerazi se, është për një qeverisje në formën e republikës demokratike, të cilën edhe e pranon si më të mirën, më efikasen, dhe më të pranueshme nga shqiptarët dhe Fuqitë e Mëdha. Krejt qartë pohon se koha e monarkisë në të cilën sundon me gjithëpushtet një njeri, që thirret e quhet mbret, ka perënduar. Ata që e kishin e “çporrën” me dhunë a me konsensus mbarëkombëtar, atje ku ruhet, përbën një ritual formal. Bota e qytetëruar, e përparuar dhe e demokratizuar e ka dhënë shembullin e qeverisjes në demokraci. Willsoni në SHBA, Ataturku në Turqi, disa të tjerë gjetiu, duke qenë prerazi kundër monarkisë, e rrëzuan dhe i dhanë jetë republikës si formë qeverimi me frymëmarrje të gjerë dhe me mundësi më të shumta për të shprehur dhe realizuar interesat themelore të shtetasve. (Por, nuk më duket ide e realizuar mirë vendosja e përmendores së Willsonit, (në kuadrin e 100 Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisëme shikim nga lindja. Ne “… nga ana e jonë kemi zgjedhur prej kohe anën e popullit. Nga ajo anë kemi për të qëndruar deri në fund…”, artikulon prerazi Noli. Ai dha shembullin sesi mund të organizohet një qeverisje në demokraci. Në kabinetin qeveritar, thirri intelektualë e patriotë në zë, me dëshirë për të punuar sipas interesave të popullit. Njerëzit që përbënin atë ishin patriotë të kulturuar, hipën në pushtet me dëshirën e popullit, nuk u dhanë shteteve të huaja asnjë copë toke shqiptare për të qëndruar në pushtet, qenë të ndershëm. Ishin të civilizuar, nuk bënë asnjë vrasje politike, jetuan me ndershmëri dhe dinjitet. Vetëm nga sa cikëm përciptazi më lart, mund të pohojmë se Noli në thelb mbetet demokrat. Të ardhmen e Shqipërisë e gjykonte në demokraci dhe prosperitet.
Noli mbetet figurë komplekse, por asesi nuk është “Peshkop i Kuq?!!”
Në mbrëmje 18 janari 2013 po ndiqja një emision televiziv. I mirënjohuri Nasho Jorgaqi pyetjes në se Noli ishte politikan apo fetar, iu përgjigj me një artikulim të sekretarit të Nolit, i cili pohon qartazi, se Noli, përtej asaj që nuk e njihte, besonte. Edhe studiues e biografë të veprës së tij, thuajse kanë rënë në emërues të përbashkët: Noli përbën një figurë komplekse, që duhet analizuar, vlerësuar e çmuar në kohë, duke vendosur gjithnjë paralele edhe në marrëdhëniet e tij me bashkëpunëtorët dhe me vlerat e rrethanave historike ku u ndodh e militoi. Disa personalitete të kohës, vendas e të huaj, e epitetuan “Peshkop i Kuq”, togfjalësh që e përdor edhe Xh. Kastellani, autori kontemporan i veprës madhore “Histori e Ballkanit”. Por studimi objektiv e shkencor i kësaj vepre, të çon tek mendimi se, Noli ishte jo vetëm intelektual poliglot, por dhe patriot demokrat. Ishte veprimtaria diplomatike këmbëngulëse, brilante dhe e argumentuar e tij, që ndikoi, që presidenti amerikan atëmot, Willsoni, të mos jepte pëlqimin për copëzimin territorial të Shqipërisë, tezë e fabrikuar në kulisat politike e diplomatike të Fuqive të Mëdha të Evropës dhe të vendeve ballkanike përmes disa traktateve të fshehta. Këto i pohon me gojëplot Xh. Kastellani, por togfjalëshin e mësipërm, gjykoj se e artikulon, ndoshta i ndikuar referuar disa analistëve, të shprehur jo pak herë në këtë çështje. Edhe në tetor 2004, media shqiptare, jo pa shqetësim shprehet për një botim në SHBA, që shpërndan tis mjegulle mbi figurën e Nolit, duke e konsideruar këtë veprim si një synim për të përbaltur kulturën shqiptare në tërësi.
Pas shpalljes së pavarësisë e në vijim, një kusht i domosdoshëm për njohjen e shtetit shqiptar ishte garantimi i tërësisë territoriale, (i kufijve të caktuar më 1913). Në këtë kuadër, pos veprimtarive diplomatike u kryen edhe disa veprime me karakter luftarak. Në janar 1920 në Lushnjë u mblodh një kongres i ngjashëm me atë të Vlorës, i cili krijoi një kabinet qeveritar me në krye Sulejman Delvinës, një mik i vjetër i I. Qemalit por edhe statist me vlera, i çmuar prej disa personaliteteve të kohës. Kjo qeveri në shkurt u zhvendos në Tiranë. Këtë vit francezët largohen nga Korça, territoret ua dorëzuan autoriteteve shqiptare, dhe, pas një lufte, që ka zenë vend dukshëm në histori, në qershor 1920, italianët dorëzuan me pahir Vlorën. Ndërkohë Noli shkon në Gjenevë për të mbrojtur me diplomaci fleksibile çështjen shqiptare, prandaj Lidhja e Kombeve e pranoi Shqipërinë anëtare në dhjetor 1920, vetëm me votën “kundra” të Francës. Konkluzioni mbetet i qartë, këto mendësi dhe këto qëndrime praktike, por edhe të tjera, nuk mund të vlerësohen dhe as të çmohen veprime tërësisht të një “Peshkopi të Kuq”.
A ishte Noli-antikomunist?!!
Duke qenë në thelb demokrat konsekuent, natyrshëm ishte dhe mbetet antikomunist. Është e qartë që Noli në Shqipëri punoi përkrah patriotëve të shquar dhe demokratëve të ndershëm A. Rustemi. H. Prishtina, Z. Dibra, Hoxhë Kadri Prishtina, L. Gurakuqi, B. Curri etj., cilët i pati bashkëpunëtorë dhe bashkëluftëtarë besnikë, të ndershëm e të vendosur. Edhe në emigracion pranoi për shokë, bashkëpunëtorë dhe bashkëluftëtarë patriotë të tjerë si F. Konica me shokë. Noli pranonte me dëshirë mbi krye personalitete të huaja të kohës që spikatnin në luftën për demokraci e prosperitet, por edhe të tjerë që kishin hyrë në histori meritueshëm si Willsoni dhe Abraham Linkolni në SHBA, Mustafa Qemali në Turqi, e të tjerë, të cilëve edhe u referohet me respekt gjatë veprimtarisë së tij. Ai perifrazon Linkolnin, i cili pati mençurinë të evidentojë forcën realizuese të popullit kur shprehet edhe sa vijon: ”Mund të gënjesh një pjesë të popullit për ca kohë. Mund të gënjesh edhe tërë popullin për ca kohë. Po kurrë nuk mund ta gënjesh popullin e tërë për tërë kohën”.
Vlerësimin e Nolit si antikomunist e bën njëri prej bashkëpunëtorëve të tij më të afërt në mërgim. Ky është Faik Konica, i cili pranon se Noli ka qenë njeriu, i cili ka luajtur rol të madh në lëvizjen shqiptare, dhe se do të mbetet në histori të Shqipërisë si Burri që i pari futi zyrtarisht gjuhën shqipe në meshë. Pohimi që bën F. Konica për Fan Nolin se, për “… nga kultura, nga mendësia dhe nga karakteri i tij… u ngjan kishtarëve të Përlindjes Italiane”, na çon në përfundimin se Noli mbetet një nga figurat me përmasa të mëdha në fushën e qeverisjes dhe të administrimit të komunitetit shqiptar në demokraci dhe jo në autokraci. Në të pastajmen mendimi demokratik dhe antikomunist i Nolit evoluon, për të ardhur në vitin 1956, kur në mënyrë kategorike refuzoi ftesën për të vizituar vendin e tij, të cilin e deshte shumë, por që nuk mundi ta shohë më nga pranë. Kështu, mund të artikulojmë me plot gojën se, Noli mbetet një personalitet që i bën nder të veçantë kombit tonë. Ai kurrsesi nuk mund të mënjanohet, për më tepër të harrohet. Ishte i Madh në shpirt, në intelekt, në atdhedashuri, e në gjithçka të vyer për një njeri. Ishte dhe mbetet vigan, krahas viganëve të tjerë, të cilët i pranonte si bashkëshokë e bashkëluftëtarë.
Vdes nga të ftohtit në Hungari një shqiptar nga Ferizaj
Në Kosovë, autoritetet thanë se një shqiptar është gjetur i ngrirë në Hungari. I ndjeri po synonte të hynte në rrugë të paligjshme në vendet e Bashkimit Evropian.
Ambasada e Kosovës në Hungari tha se është bërë identifikimi i trupit të pajetë dhe tash për tash autoritetet hungareze po punojnë për ndriçimin e rrethanave të ngjarjes.
Ndërkaq, Muharrem Svarqa, kryetar i komunës së Ferizajt, rreth 40 kilometra në juglindje të Prishtinës, tha se qytetari Ali Fetahu, nga fshati Talinoc i Muhaxherëve të Ferizajt, ka humbur jetën në Hungari, si pasojë e kushteve atmosferike, derisa po synonte rrugën e mërgimit.
Kohët e fundit në Kosovë janë rritur shqetësimet për shtimin e numrit të personave që po përpiqen të largohen drejt vendeve të Bashkimit Evropian.
Autoritetet thonë se grupe qytetarësh po e shfrytëzojnë territorin e Serbisë për të kaluar në Hungari dhe prej andej në ndonjërin nga vendet e tjera të Bashkimit Evropian, në kërkim të një jete më të mirë. Ata thonë se grupe trafikantësh janë duke shfrytëzuar situatën për përfitime në kurriz të qytetarëve që përballen me gjendje të keqe ekonomike.
Një pjesë e diplomatëve të vendeve të Bashkimit Evropian kanë tërhequr vërejtjen se qytetarët e Kosovës nuk mund të fitojnë strehim në vendet e Evropës perëndimore, ndërsa u kanë bërë thirrje autoriteteve që të merren edhe me faktorët nxitës për emigrimin.
Në dhjetor Këshilli i Ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian në përfundimet e tij për Kosovën, theksoi se nevoja për reforma strukturore ekonomike që trajtojnë shkallën e lartë të papunësisë është duke u bërë urgjente.
Komisioni Evropian hapi bisedimet me Kosovën për liberalizimin e vizave në janar të vitit 2013. Kosova mbetet vendi i vetëm në Evropën Juglindore jashtë këtij procesi dhe qytetarët e saj mund të udhëtojnë në shumë pak vende pa viza.(Kortezi:VOA)
BOTA SHOKOHET NGA AKTET TERRORISTE NE FRANCE- VDESIN 10 GAZETARE DHE 2 AGJENTE TE POLICISE
ATENTATI TERRORIST U KRYE NE KOHEN KUR REDAKSIA E REVISTES SATIRIKE CHARLIE HEBDO” ISHTE NE MBLEDHJE/
Policia franceze njofton se të paktën 12 persona u vranë gjatë të shtënave në zyrat e revistës së përjavshme satirike Charlie Hebdo në Paris.
Sipas njoftimeve të shtypit të paktën dy persona të armatosur hapën zjarr me automatikë dhe një raketalëshues brenda ndërtesës, ku gjenden zyrat e revistës. Besohet se autorët e sulmit u larguan me dy makina.
Sipas njoftimeve, redaksia ishte në mbledhje kur ndodhi incidenti.
Presidenti francez Francois Hollande e quajti sulmin një akt terrorist. Ai tha se asnjë sulm terrorist nuk do ta shuajë lirinë e shtypit.
Franca ka rritur gadishmërinë kundër terrorizmit në shkallën më të lartë.
E njohur për stilin e saj mjaft të hapur, kjo revistë e majtë komenton shpesh për fenë dhe kulturën. Ajo kishte botuar sot në mediat sociale një karikaturë satirike të udhëheqësit të grupit Shteti Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi, ku ai paraqitet si njeriu që uron mirëqenie për vitin e ri.
Në vitin 2011 zyrat e revistës u sulmuan me bombë me benzinë pas botimit prej saj të një karikature të profetit Muhamed.
Shtëpia e Bardhë e dënoi sulmin e sotëm.
- « Previous Page
- 1
- …
- 57
- 58
- 59
- 60
- 61
- …
- 68
- Next Page »