• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for February 2015

SONATA E HENES-TË GJALLËT DHE TË VDEKURIT

February 20, 2015 by dgreca

LETER PER EDITORIN E DIELLIT NGA AUTORJA EGLANTINA MANDIA/
Z.Editor i Diellit,ky ështe kapitulli i fundit i “Sonatës së Hënës”,botuar në Tiranë ,njëzet vjet më parë.
Ka qenë një punë që është bërë me adhurim dhe pasion,e cila nuk duhet të harrohet,sepse është shkruar pothuajse së bashku me bashkëvuajtësit e saj,të cilëve nuk u është kërkuar Falje,përvec zhurmës të hapen a të mos hapen dosjet, një përrallë shumë e vjetëruar tashmë.Libri Sonata, është vetë një dosje e madhe e hapur.
Unë u jam shumë mirënjohës që e botuat pikërisht ju,të Gazetës DIELLI me të cilën kam edhe një lidhje të vjetër,që nga gushti i vitit 1916,kur është shkruar për herë të parë për gjyshin tim Kamber Benja(Përmeti) ,nga BOLENGA me titullin “Një dëshmor atdhetar”, sigurisht që ka qenë një pseudonim,të cilin prej vitesh kam dashur ta zbardh.
Në qoftë se keni në arkivat tuaja një informacion për emrin e gazetarit ,ju lutem ma postoni,me nderime,Eglantina…*(lexoni përgjigjen e editorit të Diellit në fund të Sonatës)
****
VETMIA E VETËKËRKUAR/
ENGLANTINA MANDIA*
(Fillimi-Dielli 6 Shkurt 2015)
“… Njoha kulturën demokratike, njoha tragjedinë e përmbysjeve të mëdha revolucionare dhe të gjitha ndryshimet që pasuan nga ky tërmet i pandërprerë, për të konsoliduar diktaturën e proletariatit…
Njoha VETMINË E VETËKËRKUAR. Njeriu i vënë para të papriturave të hidhura, për të mos ardhur në kundërshtim me vetveten, nuk ka rrugë tjetër, veç tërheqjes, “humbjes”, në botën e vet të brendshme… Arrita kështu, të shoh Shqipërinë e përmbysur . Po të mos kisha kaluar këtë rrugë sa tragjike, aq edhe tronditëse, ndoshta s’do ta kisha njohur dot realitetin e vërtetë”.
MUSINE KOKALARI
Rrëshen, 31 dhjetor 1972
TË GJALLËT DHE TË VDEKURIT
8 tetor1961
Në lindje të Urës së Fanit makina e burgut, që po transportonte Musinenë për në Rrëshen, çau renë e mjegullës, që e përcillte nga liqeni i Ulzës, bëri edhe dy kilometra e ndaloi në Fushë të Vjerthit. U kaluan dokumentet në Degën e Brendshme. Kështu kaloi gati gjithë mëngjesi e dreka.
Musinea nuk u çudit aspak që nga dritaret e Komitetit, iu faneps fytyra e Enver Behurit. Ai po e vështronte nga kati i lartë i ndërtesës, kur kaloi sheshin e vogël, që sundohej nga busti i Stalinit dhe bari që harlisej. Një lopë me gjinj të fryrë, kulloste ngeshëm e qetësisht, pa e çarë fare kokën për njerëzit, aq më tepër për hijen e atij busti që shtypte edhe këtu, kaq larg, kaq larg botës së vet, të gjallët e asaj humbëtire, edhe tetë vjet pas vdekjes. Vetëm qetësia e lopës që kulloste mu në hundën e Enver Behurit, i krijoi Musinesë idenë e ditës së parë të “lirimit” nga burgu dhe të qeshjes së brendshme.
Ishte e sigurt që në mos ai Enver çizmellustruari, do të qe një tjetër sozi e përafërt me të, që hynte e dilte në librarinë e saj, që pastaj u çfaq në dyert e hetuesisë, e sigurisht, sa herë fillonte izolimi i saj në burg.
Izolim, kur pritej koka e trashë e Koçi Xoxes, izolim edhe kur bëhej divorci me Josif Broz Titon. Anatema. Mallkime. Shfaqje teatrale në skenë e sheshe publike. Autolavde shpëtimtari dhe parulla të shkruara kudo nëpër muret e burgjeve, deri në majat e maleve, me germa kapitale: “PARTI-ENVER”. Gjithnjë më lart, e më lart e më lart… Po qielli ishte tepër lart dhe ZOTI, LART E MË LART.
Izolim, kur vdiste Stalini. Nëpër burgje vërshuan plot njerëz, që nuk u gjunjëzuan në sheshin “Skëndërbej” dhe që nuk i kuptuan lotët e turmave dhe kujet e konviktorëve, që qanin me “oi”! Pra, rrezikshmëri e lartë!
Izolim, kur mbërriti Nikita Hrushovi (megjithëse vuri një gur themeli për një pallat kulture në kryeqytet), për Musinenë përsëri hapje e mbyllje dyersh të hekurta dhe vetëtimthi surrati i Enver Behurit apo i ndonjë biçimi tjetër, si ai kokëviçi, drejtori i burgut të Burrelit, i dhjamosur dhe katror, që gratë e burgosura thoshin për të: “Debili, sa s’ha morra”, por që të kërdiste me kopaçe dhe mund të të linte të vdekur në vend, sapo nuhaste ndonjë pakënaqësi nga eprorët për “rrezikshmërinë e lartë!”. Kishte një grua trupvogël, rrondokope dhe këmbështrembër, si një orangutang dhe pesë orangutangë të vegjël, gjithashtu, këmbështrembër e kokë-tul, që thërrisnin gjatë tërë ditëve të izolimit së bashku në kor: “Parti-Enver. Jemi gati kurdoherë!” dhe rrotulloheshin e rrotulloheshin në oborrin e burgut, si kuajt në lëmë, të gjithë të veshur e të mbathur, si gica të vegjël (nga që hanin ajkën e gjellës së të burgosurve).
Ishin kështu ballë për ballë, Enver Behuri dhe busti i Stalinit, i mallkuar në Rusi, po që bënte “dritë” mbi Mirditën e Shqipërinë.
Zoti, siç dukej, desh t’i vinte në të gjitha provat shqiptarët. Musinea i njihte fort mirë sytë e bardhë pa qerpikë, sy peshku, të rrëshqitshëm, pa asnjë shprehje njerëzore, pa asnjë ndriçim truri, sy të zbrazur, pa tru, sy instinktivë të qenieve të vdekura qëmoti, me emrin Enver-Zhaver, Zef, Ndoc apo Ndre. S’kishte asnjë rëndësi emri. Nuk do t’i ndahej kjo hije. E dinte që do ta shihte pikërisht, ashtu, nga katet e larta të ndërtesës, për ta vëzhguar se si do të ecte nëpër rrugë, pa i ngritur sytë, sepse s’kishte asnjë dëshirë të ndeshte Enver-Zhaverin. S’kishte asnjë dëshirë më, i vinte për të vjellë. Ishte lodhur duke e parë. I kishin ardhur në majë të hundës ato kafka boshe, boshe, krejtësisht boshe, që i drejtonte vetëm avulli i hashashit, që pinin çdo ditë.
Musinea qeshi hidhur. Edhe ditën e parë të “lirisë” së saj në humbëtirën e humbur, ku po e degdisnin, në atë godinë me baltë, fare në buzë rrugës automobilistike, për në zonën e minierave Perlat-Kurbnesh, po e përcillte, pra, Zhaveri.
Nuk e harronte, sidoqoftë, atë ditë, para se ta arrestonin 16 vjet të shkuara, kur i pat hyrë në librarinë e saj, në qendër të kryeqytetit, kur edhe sahati ishte kthyer në një kafkë të zbrazur dhe orët e Shqipërisë kishin ndalur. Ai pat kërcitur çizmet e lustruara dhe i kish ulërirë: “Hiqe atë sharp të zi, që po e mban për dy KRIMINELË LUFTE!” Musinea i kishte shtrënguar gishtat, sa i ishte gjakosur dora dhe i ishte përgjigjur: “KOHA DO TA RRËFEJË SE CILËT JANË KRIMINELËT E VËRTETË!”
Dhe pikërisht atë ditë, kur e po dënonin me 20 vjet burg, midis turmave ulëritëse “Kriminelët në litar!”, ajo dalloi sytë e peshkut pa qerpikë dhe buzët e lëngëzuara, të lëpira, të një perversi, që kishte shumë haqe për të marrë. Dhe tani, kjo kafkë e zbrazët, ky i vdekur për së gjalli, do të vigjilonte mbi shpirtin e saj. Ai as që kish mundësi të kuptonte sa i lirë mund të qe një shpirt në burg, apo në internim dhe sa i burgosur ishte ai vetë, shtaza, egërsira, që s’do të krijonte dot kurrë ekuilibrin e vetvetes. E megjithatë, makut, do të regjistronte çdo lëvizje të trupit apo shpirtit të saj. Do të lumturohej, kur të shihte që do të ecte në mëngjeset e mjegullta, nëpër baltën dhe në llucën e kësaj shtëpie në periferi të rrugës. Ai do të qe atje në majën e Kubesë, kur ajo do të hapte kanale dhe themele ndërtesash, duke thithur lagështi e mjegull, do ta lartësonin atë tejlargësi bote, si një plagë, që do të mbledhë qelbin e saj.
Kjo, pra, qenka edhe dhomëza e vogël, ku do të jetonte paskëtaj. Musinea erdhi disa here rrotull nëpër dhomën e zbrazët me dy çantat e një këndes plaçka. Nuk dinte ç’të merrte më parë nga ato çanta. Ishin thjesht, sendet e saj personale, të shumë viteve të shkuara. Anea ia kishte larë e hekurosur me kujdes dhe ato mbanin erën e mirë të duarve të saj, por Musinea s’kishte asnjë dëshirë t’i hapte dhe të merrej me to. Ishte tepër e lodhur nga ajo udhë e gjatë. Dita po thyhej. Ajo u ul mbi plaçkat e saj pa kujdes dhe deshi të harronte. Të harronte gjithçka. Të mos mendonte për asgjë. Të flinte, mundësisht. Po ku do të flinte atë ditë tetori, që ishte aq e acartë dhe me erë bore? Dhe vetëm atë çast, kur u ngrit nga topitja, vuri re se fare pranë shtëpisë së tyre, thuajse në oborr, llaçkaviteshin katër fëmijë sa grima, fëmijë me SY NJERËZORË, me flokë të qethur me gërshërë brigje, brigje, me faqe të kuqe flakë, veshur vetëm me këmishë të grisura, që s’kish ku t’i zinte qeni.
Instinktivisht, deshi të dilte jashtë, t’i rrëmbente ata palavozë, t’i fuste në dhomën bosh, t’ua fshinte qurrat, që u vareshin dhe t’u tregonte një përrallë. Përrallën e karrocës së artë, që zbriste nga yjet e largët dhe u sillte fëmijëve këpucë e rroba të ngrohta, që të mos kish në botë foshnja me këmbë të skuqura, të ënjtura nga të ftohtit, as hundë të fryra nga të qarët dhe as lloçkovitje nëpër baltëra… E sapo e ndjeu që filloi të ecë, madje të vrapojë, i thirri vetes me zë të lartë: “Mblidh veten, Musine!”
Vetëm atë çast, vuri re që drejt shtëpisë po vinin dy vajza të reja, që dukeshin si dy zogj të braktisur, të trembur, të hedhur pa pritur në një shkretëtirë.
Intermexo:
Rrëfim: lldishane Kalo
“Kur po ktheheshim me motrën time në shtëpi, në dhomën e vogël ngjitur me tonën, pamë një grua me disa çanta, që rrinte në mes të dhomës. U prezantuam: “Jemi motra, vajzat e Ajet Osmanit, të dyja para një viti kemi qenë studente në Universitetin Shtetëror të Tiranës. Unë në vitin e fundit të Mjekësisë dhe motra ime, Muzua, në vitin e dytë, në Gjuhët e Huaja.
Ajo na u përgjigj shkurt: “Musine Kokalari”. Mua ky emër m’u kujtua në çast, se njëherë, hetuesi Stavri Xhara, nuk e di nëse qëllimisht apo i shpëtoi goja, më pati thënë: “Mirë, nuk do të tregosh? Shko e rri atëherë, me Musine Kokalarin!” Po ç’të tregonim ne të gjorat? Na kërkonin të tregonim, se si ishim takuar me babanë tonë, Ajet Osmanin, që prej vitesh, e dinim të vdekur Na nxirmin dëshmitarë që na “paskëshin parë”, që ne ishim takuar me babanë tonë. Se ai, pra, na paskësh qenë një spiun i rrezikshëm dhe ne tani duhej të tregonim se si ishte ngritur nga varri babai ynë (i shpallur dëshmor, i varrosur në varrezat e dëshmorëve) dhe vinte e na takonte ne të dyjave, nënën tonë dhe bënte lidhjet me Teme Sejkon. Dëshmitarët zinin be e rrufe, që e kishin parë të gjallë. Ishte me të vërtetë një çmenduri. Ne po luanim mendsh nga e gjithë kjo, që po na ndodhte. Babai na u ngjall së vdekuri. U bë spiun i lidhur me njëqind agjentura dhe ne, nga vajza të një luftëtari të nderuar, u bëmë armike të rrezikshme të pushtetit, të përjashtuara nga fakultetet dhe të hedhura në lulen e rinisë, të ëndërrave dhe gëzimeve në atë Ferr, që kishte emrin Rrëshen.
Kështu filloi njohja jonë me Musinenë.
Javën e parë kemi fjetur të tria në një shtrat me dërrasa, e në një dyshek kashte dhe me një jorgan, që na i dha një komshi. Mbas një jave erdhi Anea dhe i solli teshat Musinesë.
Ne kishim një vit në Rrëshen dhe akoma nuk kishim hyrë në punë, se prisnim të na jepnin punë të mirë, unë pretendoja të hyja në spital, sapo të mbaronte ndërtimi i tij, si studente e vitit të katërt të Universitetit të Mjekësisë, po Musinea, që i dinte mirë punët, na e bëri të qartë se s’do të na jepnin kurrfarë pune të mirë, prandaj duhej të fillonim menjëherë të punonim. Dhe ashtu bëmë. Filluam punë të ndryshme shumë të lodhshme. Na dhembnin dhe na ënjteshin këmbët, po ashtu edhe duart. Na caktonin në punët më të rënda dhe na paguanin më pak, se punëtorët e tjera. Aneja dhe nëna jonë gjithmonë na prisnin te dera me ujë dhe me sapun në dorë”.
Ndoshta, kjo ishte bukuria e atyre ditëve. Musinea punonte pa e ngritur kokën në Ndërmarrjen e Ndërtimit e veshur me çizme dhe rrobat e dokut, po sapo shihte Anenë e saj, atë engjëllin e saj mbrojtës, që kishte jetuar gjithë ato vite në moshën më të thyer të jetës dhe e kishte ndjekur burg me burg, pa i lëvizur qerpiku dhe tani, si nënua plakë dikur, me leshra të bardha, i dilte përpara me ujë dhe sapun në dorë. Ujë i ngrohtë. Dhoma ishte e vogël, shumë e vogël, po atje i ngrohej uji në zjarr. Zjarri dhe gruaja i jepte dhomës butësinë e jetës, ngjyrën e saj të humbur. Asnjeri s’mund ta dijë sa i ngrohtë është gjiri i nënës, pasi ke kaluar 16 vjet nëpër burgje. Dhe ja, tani, afro 45 vjeçe, përsëri mund të të duket vetja aq e vogël, si dikur, kur vrapoje nëpër rrugët e fëmijërisë, si dikur, kur shtëpia ishte e madhe, e mbushur me njerëz dhe Anea të thërriste: “Po ku je, moj e bekuar?”
Fëmijët tani ishin rritur. Mbesat e vogla ishin bërë nuse dhe nënua ishte plakur, ishte plakur shumë. Hamiti ishte martuar e ish gëzuar me dy djem. Pra, nuk ishte tharë trungu i jetës. Edhe ajo do të vinte, mund të vinte fare mirë, rregull në jetën e saj. E kështu, çdo ditë, pas banjës dhe një pushimi, Musinea dilte në Rrëshen. Vishte një bluzë të bardhë të kollarisur, një fund të zi, trikon apo pallton e saj, që e kish blerë në Romë, shumë e shumë vjet më parë, që dukej tani tepër e çuditshme, tepër e shtrenjtë e luksoze në atë qytet, ku fëmijët ecnin këmbëzbathur edhe në dimër. E dinte, që e quanin “Cariste” dhe kur shkonte në kinema, ku luheshin filma vërtet me caristë, si “Doni i qetë” apo “Motrat e Tolstoit” dhe njerëzit i iknin dhe e linin vetëm, si të kishte një sëmundje ngjitëse, Musinea nuk hidhërohej, nuk zemërohej me asnjeri.
Ç’faj kishin njerëzit e shkretë, kur Stalini i madh, i VDEKURI I MADH, do të sundonte jetën e Shqipërisë dhe as njeriu, as vendi nuk i shpëtonin dot fatthënës së vet?
Dhe ai dimër, dimër i parë “i lirisë” së saj, kishte qenë i ashpër dhe tepër i ngatërruar, pikërisht, për shkak të Stalinit. Shqiptarët ishin rreshtuar përkrah Stalinit të madh! Musinea s’deshi të mendonte më, se ku po e shpinte vendin ai fanatizëm frenetik. Ku po ju shpie mushka o të çmendur? Ku po shkoni kështu, o njerëz të marrë, si po vetmoheni dhe po e shkretoni vendin?
“Caristja” vërtet ishte me çizme dhe me lopatë, po kush mund ta ndalonte të shihte ç’po ndodhte përreth? Dhe, as që e priste që atë ditë, ditën e lindjes së saj, të gjente ëmbëlsirën, që i pëlqente më shumë. Duart e plakura të anesë e kishin gatuar për merak atë drekë. Dhe ato po hanin të dyja në heshtje, po Musinea ishte e gëzuar. Ishte me të vërtetë e gëzuar dhe nuk e besonte, se do të hapej dera pikërisht, atë çast dhe do të shfaqej polici e ta thërriste në Degën e Brendshme.
“O Zot! – thirri Aneja – Ç’kini kështu, që s’na lini as të marrim frymë”.
“Janë disa libra, – tha polici.- Ca libra, që shoku Enver Behuri kërkon t’i sqarojë!”
Musinea u vesh me qyrkun dhe me rroba të trasha. Flokët ishin thinjur vërtet, po ishin të lara dhe nga lagështira i dukeshin kaçurrela e fytyra i kishte marrë një shkëlqim të bukur. “Dalim!”, i tha prerë policit. I bëri me shenjë Anesë: “Mos u mërzit”, dhe doli. Qyteti ishte mbuluar i tëri nga bora dhe ata mezi arritën në Komitet. Musinea s’kishte asnjë emocion. Ishte fare e qetë. Mendoi se do të ishte një nga ato truket e zakonshme të Zhaverit për t’ia nxirë jetën, dhe nuk besonte kurrë ta gjente ashtu, me sy të zgurdulluar jashtë mase. Mbi tavolinë ishin tre libra: “Bethoven”, “Shopen” dhe një dorëshkrim: “Shënime nga shtëpia e të vdekurve”, të adresuara në adresën e saj, të postuar në Tiranë, por pa adresën e dërguesit.
Behuri po lëpinte buzët e lagura dhe asaj i erdhi t’ia flakëronte surratit, po gëzimi i atyre librave ishte aq i madh, aq i madh, sa e mbajti veten të mos klithte nga gëzimi. Dorëshkrimin “Shënime nga shtëpia e të vdekurve”, e njohu menjëherë. Ishte përkthim i A.Xh., adhurues i Dostojevskit dhe dy librat e tjerë ishin ëndrra e shumë e shumë viteve të shkuara, të Dita Osmanit. Tani kjo kafkë kërkonte adresat, autorët, etj. etj.
– Cilët janë këta, që fshihen pas këtyre librave?- tha përsëri Behuri, duke rrotulluar sytë e peshkut, po Musinea, sa nuk fluturonte nga gëzimi.
Pra, A.Xh. qenka gjallë. Dita kishte shënuar në librat e saj: “Gëzuar ditëlindjen! Dëgjo në darkë “Sonatën e hënës!”
– Ç’është kjo parullë? Ç’është kjo parullë? – thirri i shkumëzuar Behuri. – Adresën, adresën!
– Kam 16 vjet, që i kam humbur lidhjet me kryeqytetin, – i tha Musinea.
– Këtu s’ka asnjë parullë. Qetësohuni, zoti Behuri! Këtu s’ka asnjë sabotim, asnjë komplot kundër shtetit. Hapeni edhe ju sonte radion dhe dëgjoni “Sonatën nën dritën e hënës”, të Bethovenit!
Në dhomë sundoi për një kohë të gjatë heshtja.
Mos kujton, se nuk do t’i identifikoj? – klithi Behuri.
– Oh, jo, jam e bindur, që nuk shpëton as miza pa u identifikuar, – u tall Musinea.
Kur u kthye në shtëpi, ishte ngrysur tashmë. Anea ishte si e ngrirë, po zjarri ishte i ndezur dhe ajo Musine Kokalari, pas shumë e shumë vitesh, ishte e lumtur tek dëgjonte Sonatën e Hënës, ndërsa flokët e borës përplaseshin butësisht, si mijëra flutura lajmëtare të gëzimit njerëzor, të dashurisë dhe miqësisë njerëzore. Dhe Musinea nuk e dinte, se ajo ishte ditëlindja e fundit, që festonin që bashku me Anenë.
Intermexo:
Rrëfim: Tomi Kokalari (djali i Hamitit)
“Musinenë e takova për herë të parë në vjeshtë të vitit 1963, kur vdiq Anea (gjyshja nga babai). Atëherë, unë isha trembëdhjetë vjeç. Në fillim e pashë në oborrin e shtëpisë së Hektorit. Anea qëlloi që vdiq tek shtëpia e Hektorit. Anea në atë kohë ishte kthyer nga Rrësheni të na shihte dhe të rrinte te shtëpia jonë, në rrugën “Riza Cerova”. Pra, ajo kishte shkuar te Hektori dhe vdiq atje. Unë Musinenë e pashë në kohën, kur po nxirrnin arkivolin e Anesë. Mendova se do ishte ajo Musinea, megjithatë dyshova, duke e krahasuar me pamjen që kisha parë në fotografitë, kur ishte e re, përpara se të hynte në burg. Musinea ishte zbardhur krejt nga flokët. U takuam në mbrëmjen e asaj dite në kohën e darkës së përmortshme, unë po vija nga jashtë, kurse ajo qe ulur në tavolinë. Në atë çast se kush më tha: “Takoje hallën!” – dhe tregoi me gisht në drejtim të saj. Unë iu afrova dhe ajo më përqafoi dhe më puthi në të dy faqet.

Rrëfim: Selfixhe Ciu (Broja)
“Kur mora vesh vdekjen e Anesë, shkova në mort. Dhe aty e takova Musinenë pas afro 18 vjetësh, që nuk ishim parë. Jeta na kishte përplasur sa andej këndej. Dhe ajo qe Musinea, njëra nga të paktat vajza të brezit të saj, që filloi të punojë. E para vajzë që hapi një dritare për një brez, brezin e viteve 30. Atëherë, shkonin shumë kuriozë të shihnin, si punonte një vajzë e re në librari dhe gjenin një grua të lirë dhe plot dinjitet, siç qe Musinea.
Nuk e harroj dot kurrë çastin që iu hodhëm në qafë njëra- tjetrës, tashmë të plakura para kohe nga vuajtjet Dhe qamë. U bashkuan lotët e gjithë hidhërimeve tona. Më në fund e pyeta: “Do të rrish ndonjë ditë?”
“Këta të shtëpisë duan që ta shtyj lejen e qëndrimit, po unë do të iki nesër. Me vdekjen e Anesë, u këputën edhe lidhjet e mia me botën”, – më tha.
Qëndruam, ashtu të dyja, pa u ndarë gjithë ditën, me parandjenjën, që s’do shihemi më kurrë”.
Rrëfim: Reiz Haxho
“E takova Musinenë pas aq e aq vitesh, në fund të bulevardit të madh. Më tha se i kish vdekur e ëma, për këtë kishte marrë leje dhe po kthehej përsëri në Rrëshen. Ecëm disa hapa, por ajo nuk më lejoi ta shoqëroja deri në stacionin e trenit.
“Njerëzit e ndershëm duhet t’i ruajmë”, më tha, prandaj s’deshi të na shihnin, duke biseduar. “Nuk e shikon? Këtë lloj regjimi, vetëm frika e tmerri e mban në këmbë. Njerëzit kanë frikë nga njëri-tjetri. Ja, këtë na bënë, na ndanë nga FAMILJA”, – më tha dhe iku. Unë nuk lëviza. Qëndrova një copë herë dhe e ndoqa me sy, sa u fut në stacionin e trenit.”
Rrëfim: lldishane Kalo:
“Musinenë pasi e liruan nga burgu, e kishin dënuar edhe 5 vjet internim. Për këtë ajo i bëri një letër ministrit të Punëve të Brendshme, Kadri Hazbiut, por ai nuk i ktheu përgjigje. Kur mbaroi 5 vjet internim, e liruan, po Musinea s’desh të kthehej në Tiranë. “Do të rri më mirë këtu, me ju”, dhe ne na erdhi mirë, se ishim mësuar me të.
Ajo ishte një verë e nxehtë edhe në Rrëshen, që tani ishte mbushur me buste heronjsh. NDREC NDUE GJOKA – PAL MËLYSHI – BARDHOK BIBA dhe në qendër, monumenti i katër heroinave të Mirditës. Pallati i Kulturës dhe klubi përballë, lulishtja dhe dalëngadalë, qyteti i shumë monumenteve, po kthehej i tëri në këtë ngrirje statujash me sy të ngurtë. Musinea shkonte çdo ditë nëpër atë rrugë. Takohej me statujat dhe bustet e atyre njerëzve, që kishin qenë shkëndijat e shpirtit të kësaj treve, po që secili kishte një jetë, një jetë, që ishte aq e fshehtë, pas atij guri, pas atij vështrimi të ngurosur. Qyteti nuk e dinte se në atë verë të nxehtë, kur vërshuan aq forca rinore të revolucionit, që patën shkatërruar si një tërmet kishën e Rubikut dhe të Oroshit dhe gurin e gdhendur të shqiponjës, me stemën e fisit të arbrit, nëpër rrugët e tij, ecte me hapa të ngadaltë, të barabartë, ajo grua, që ishte monumenti i gjallë i tij.
Ata çunat e vegjël flokëkashtë, që kishte parë ditën që kishte ardhur, të zhytur deri në brez në baltë, bashkë me motrën e tyre, Lizën e bukur, kishin qenë të fundit, që dinin të bënin kryqin dhe atë natë kur të gjithë shkonin në kishë, ajo i kishte
parë edhe ata fëmijë të vraponin pas berihajt, megjithëse njeri prej tyre kollitej pa pushuar, thuajse do t’i pëlcisnin mushkëritë. Ajo kish dalë në dritare dhe kish pyetur: Ku po shkoni?
“Në kishë! Në kishë! Në kishë!”
Rruga ishte e mbushur me pluhur dhe makinat s’pushonin as ditën, as ratën. Po ditët ishin të gjata në verë dhe Musinea rrinte deri vonë në lulishte, pas pune, e lexonte, seleksiononte materialin e të saj të mbledhur nga folklori i Mirditës. E pasuronte me përralla dhe tregime. Lexonte e lexonte pa pushim, për të kuptuar ç’po ndodhte me të vërtetë, atë vit të llahtarisur, kur shqiptarët u ngritën edhe kundër Zotit.
“Quo vadis Shqipëri? Ç’është kjo verbëri kolektive, që të ka verbuar?”
“Kudo të shkruhen me shkronja të mëdha… Fletë-rrufe – Fletë rrufe? Po qielli nuk kishte asnjë rrufe, nuk i pat mbetur asnjë rrufe, kur përdhoseshin shtëpitë e Zotit?
Dikur, në Romë, megjithëse ishte myslimane, kishte kaluar në të gjitha kishat e veçanërisht, në kishën e “Santa Maria degli Angeli”, që e kishte pranë shtëpisë. Ulej në një qoshe mbrëmjeve, kur kisha mbushej me tingujt e zërave delikate të të rinjve që këndonin. Në atë orë s’kishte veç ndonjë peshkop, që përsëriste e përsëriste lutjet, ndonjë grua me të zeza, që qante para altarit, e ndonjë plak i drobitur, që ecte rrëshqanthi mbi bastun dhe afrohej pranë bankinave, për t’u ulur.
Aq e aq herë, Musinea qëndronte ulur, e vetmuar, krejt e humbur në qoshen e saj, midis kolonave nën dritën e zbehtë. Fjalët e librit që lexonte, ndoshta s’kishin fare rëndësi. Brenda shpirtit të saj bridhte kënga e hershme e Abaz Aliut, shpëtimtarit të fëmijëve të etur, që vrapon e vrapon kaluar…
Ishte një qetësi e tillë përreth. Ishte një çlodhje të humbje në trevat e fëmijërisë tënde, të mbyllje sytë dhe të prisje një përgjigje. Cilën? Nuk mund ta përshkruaj. Ishte zemra që gëzohej dhe kënaqej pa e ditur aspak arsyen. Ishte shpirti i ndezur nga drita hyjnore aq sublime dhe ndjenjat që rridhnin brenda tij, si burime ujërash të kulluara, që askush s’di t’i shpjegojë. Ishte vetë bekimi i Zotit. Dëgjonte kambanat, duke dalë nga ai vend i shenjtë dhe i dukej se pati ëndërruar me sy hapur një mrekulli. Bekimi qiellor. Musinea kthehej në shtëpi gjithë gëzim.
Dhe ja, aty, fare pranë shtëpisë së saj në Rrëshen, nga ata katër fëmijë këmbëzbathur e qurravecë, kishte mbirë ai lastar aq i bukur, me emrin Liza, (më e bukur se Mona Liza), që para dy vjetësh, vetëm para pak vjetësh, këndonte në korin e kishës së vogël, e veshur me atë jelek të bardhë dhe e krezmuar, sa dukej si një engjëll i zbritur nga qielli.
Musinea nuk u afrohej atyre fëmijëve që i donte vërtet shumë, sepse e vinte re FRIKËN. S’deshi të trembte asnjeri, veçanërisht fëmijët. “Në mes të ferrave mbin trëndafili”, mendoi Musinea. Po edhe trëndafili më i bukur, që të mos e këputin menjëherë, të shpon dorën me gjemb. Kurse kjo Mona Liza e lagjes më të pluhurosur të Rrëshenit, s’kishte asnjë mjet mbrojtës, sepse trupi po i rritej lastar, sepse sytë blu i merrnin dritën e qiellit me re, sepse shkonte me një fustan arna- arna në shkollë. Musinea i kishte punuar një triko, i pat qepur një fustan me duart e veta dhe në prag të Krishtlindjeve, në një natë me furtunë e me shi, ia kishte lënë “Si dhuratë e Babbo Natales”, te dera e shtëpisë, dhe gjithë atë mbrëmje kish pritur në do të hapej dera, dhe dikush të merrte dhuratën e saj, biskotat e gatuara me recetat e Anesë së gjorë dhe ato rroba për fëmijët e vegjël, për të tre djemtë e vegjël dhe për Mona Lizën.
Dhe të nesërmen, të nesërmen e asaj dite, ditën e festës, kur i kishte parë të katër fëmijët të veshur me rrobat, që i pat përgatitur vetë, nuk dinte se si ta falënderonte Zotin, që ia pranuan dhuratën. Sepse ajo kishte një Zot, ZOTIN E SAJ. Ajo i drejtohej atij dhe fliste me të, pa zë sigurisht. Fliste gjithnjë me të, dhe ai u përgjigjej dëshirave të saj. Dhe një nga dëshirat e saj, ishin fëmijët. Engjëjt e botës. Ajo u rrinte larg. Nuk desh t’i trishtonte, po kur shkonin në kinema dhe shumë prej tyre s’kishin as një pesë lekësh, që të futeshin bashkë me shokët, ajo ua blinte biletat dhe ia bënte me shenjë sportelistit. Dhe ata hynin të zhurmshëm e gjithë gaz në dyert e atij tempulli të ndaluar, për shkak të varfërisë së tyre të tejskajshme, që sigurisht e trishtonte pa masë, edhe Ndrec Ndue Gjokën, edhe 4 HEROINAT, njëra nga të cilat kishte vdekur me besimin se: PARTIA SOLLI DRITËN! Të shkretët njerëz!

Intermexo:
Rrëfim: lldishane Kalo
“Kur mbaroi internimin, Musinea shkoi edhe dy-tri herë te vëllai i vetëm në Tiranë. Dhe kur kthehej nga Tirana ishte shumë e gëzuar. Nuk pushonte së foluri për njerëzit e saj, veçanërisht, për nipat, që po i rriteshin. Megjithëse nuk i kishim takuar asnjëherë, i njihnim të gjithë njerëzit e saj. Kur shkoi herën e fundit për të bërë lejen e zakonshme, u kthye pas dy-tri ditësh shumë e mërzitur. Puna e parë që bëri preu një hardhi, që e kishte mbjellë vetë nën dritare. Asnjë nga ne nuk guxoi ta pyeste, pse e preu, pse erdhi kaq shpejt? Kurrë nuk e morëm vesh ç’kishte ndodhur dhe pse nuk shkoi më tek i vëllai. Edhe të vetmin gëzim që i kish mbetur, Musinesë ia hoqën. Po çnuk na kanë punuar! Mua dhe motrën na tretën nëpër male rininë dhe jetën, duke na nxjerrë dëshmitarë të gënjeshtërt, që na paskëshin parë të takoheshim me babanë e vdekur e të varrosur moti. Ç’vlerë kishte jeta jonë për ta? E dinin fare mirë që ishim krejt pa faj dhe aq u bënte, edhe që mund të shkatërroheshim, se ishim të reja e të pambrojtura dhe megjithëse universitare, punonim në ndërtim me Musinenë. Kur vinte ndonjë nga Komiteti, gjithmonë do të na shanin e poshtëronin, aq sa mallkonim natë e ditë “babanë tonë të vdekur”. “Ç’na bëre kështu, o atë? Ku na hodhe kështu, o baba?” I shkreti, edhe kockat nuk i gjenin rehat nga mallkimi ynë. Dhe tani, që i kam pyetur dëshmitarët që më dilnin në hetuesi, u kam kërkuar të ma gjenin babanë, që e kishin parë të takohej me ne, më thonë pa pikë turpi, se i kishin detyruar të gënjenin.
Edhe sot nuk e di si është ajo histori e tim eti, që mbeti as i gjallë e as i vdekur. U dogjën përfundimisht jetët tona të reja! Jeta e mjekes dhe studentes së gjuhëve të huaja, motrës sime, Muzos.
Rrëfim: Tomi Kokalari
“Musinea erdhi në shtëpi te ne, edhe nja katër a pesë herë të tjera. Ajo vinte kur merrte lejen e zakonshme dhe rrinte afro dy javë. Halla ime lexonte shumë. Megjithëse rrinte pak në Tiranë, një pjesë të mirë të kohës e kalonte duke lexuar. Mua më vinte shumë keq për Musinenë, kur mendoja vuajtjet që kishte kaluar dhe që ishte e pafajshme me gjithë propagandën që bëhej për njerëz si Musinea.
Herën e fundit Musinea erdhi te ne në shtator të vitit 1972, në shtëpitë te Varri i Bamit. Ishte një mbrëmje që ne ishim të dy në kuzhinë. Halla ishte ulur në minder, ndërsa unë isha ulur pranë saj, në një karrige dhe po bisedonim. Se si erdhi muhabeti dhe unë i thashë: “Tani nuk është më ashtu (domethënë diçka ka ndryshuar), por ajo nuk foli. Në atë vit kishte një zbutje të luftës së klasave dhe unë mendoja, se lufta e klasave nuk do të ashpërsohej më. Ato fjalë Musinesë unë ia thashë, që ajo të vinte përsëri te ne, por ajo nuk u duk më”.
“Rrëshen, 31 dhjetor 1972 (fragment ditari)
Njëmbëdhjetë vjet pune të “lirë” në ndërtim kanë qenë për mua një zhgënjim, po të krahasohet me superioritetin e organizimit, intensitetin dhe rendimentin më të lartë të punës së detyruar të të burgosurve. Sa i fortë është një brigadier i “lirë” dhe sa abuzime bën! Sa e vërtit punëtorin e shkretë, kur ky merr guximin ta kundërshtojë. Sa lekë ha ai duke mos punuar, sa ditë shkruan jo për vete, por edhe për atë që e mbron dhe ka leverdi. Ai është një qehaja, që vjedh punëtorët dhe shtetin, një tiran i vogël, që ia helmon jetën për ditë punëtorit, një nga diktatorët e vegjël të këtij shteti që e krijoi. Punëtori është i pandihmuar dhe varet nga një brigadier dhe nga një teknik, që e paguan si dhe sa t’i pëlqejë. Punon me orë të zgjatura dhe kur kthehet në shtëpi, nuk ka fuqi të rrijë në këmbë. Në socializëm, thonë se klasa punëtore është në fuqi, po punëtori mbetet gjithmonë në fund, si në dituri, ashtu dhe në pagesë…., i mbyllur brenda katër mureve të ndërmarrjes. Kultura, shtypi punëtor, nuk është një armë që të udhëheqë punëtorët, t’i frymëzojë ata të shprehin mendimet jashtë mureve të ndërmarrjes. Punëtori i krahut vuan për një moskuptim nga inteligjenca e shtëpive të kulturës.
Këtë njoha dhe ky është realiteti. Dhe po të mos kisha kaluar këtë rrugë, unë do ta quaja veten se kisha bërë një punë kushedi sa me rëndësi, po të vazhdoja të merresha me letërsi. Talenti dhe kultura duan vërtet studim dhe punë të lodhshme, por punëtori i bujqësisë, i minierave, i ndërtimit, bëjnë punën më të rëndë. Ata luftojnë çdo ditë me kolektivin dhe me vetveten, me lodhjen e me pafuqinë. Bashkë me të gjitha këto, kanë edhe familje për të mbajtur, kanë fëmijë për të rritur…
Le ta mbyllim vitin 1972 me këto shënime. Nuk do ta harroj kurrë sa padrejtësi bëhen në shpinë të punëtorit, sa i pakulturuar mbetet ai dhe sa pak interesim ka inteligjencia, e cila bën reportazhe, shkruanin një roman, por asgjë nuk ndihmon në zgjidhjen e problemit jetik të tij”.
** *
Kur po mbaronte këto shënime, ra dera. Postieri solli kartolinën e përvitshme: “Gëzuar Vitin e Ri! Le të jetë me të vërtetë i Ri!” Musinea që e priste atë kartolinë, doli e gëzuar nëpër rrugët e Rrëshenit. Njerëzit i qanin hallin se ishte vetëm! Po ajo s’kishte qenë kurrë, kurrë vetëm. I ra mes për mes qytetit të monumenteve të gurta të ngurosura, si në përrallën e ngurosjes së njerëzve nga e Bukura e dheut.
“Qëndro aty, o njeri dhe bëhu gur, apo zemër gur!”
Nënua plakë njëherë i kishte shpjeguar Hamitit, se zemërgurët nuk i tret as dheu. Ata mbeten gur. Po zemra e saj gëzonte atë mbrëmje në atë humbëtirë dëbore, kur çizmet bënin “Shkllap shkllup” dhe qyrku i vjetër endej, si një korb i zi nëpër trevën e bardhë.
Shpirtin e kishte plot dritë. I ndriçonte si ato mbrëmjet e saj në Kishën e “Santa Maria degli Angeli” të Romës. Krishti i saj i kryqëzuar, Isuf Qenani, i përrallës së vjetër persiane, i dërgonte së largu lajmin e shpirtit të dëlirë dhe ngrohtësinë e DASHURISË njerëzore, që kapërcen kufijtë përtej jetës…
A.Xh. ishte bërë një nga përkthyesit më të njohur. Gjuha e tij, shqipja e tij, ishte një këngë, që mund të barabitej vetëm në përkthimet e Nolit të madh.
Rrëfim: lldishane Kalo
“Më 1973 Musinea plotësoi moshën për pension, por meqenëse s’kishte vjetërsi pune, doli vetëm gjysmë pensioni, me një pagesë që mund ta quash qesharake, më 1750 lekë (të vjetra). Me këto lekë përballonte shpenzimet e jetesës, blinte edhe libra. Me ato lekë, Musinea jepte borxh dhe asnjëherë nuk mbetej pa to. Ushqehej me një pjatë supë dhe gjysmë panine. Luksi i saj i vetëm ishte një kafe. Pasi hiqte rrobat e dokut, vishej me rrobat më të mira dhe ndonjëherë, shkonte dhe pinte një kafe. Nuk u nda asnjëherë nga mbledhja e folklorit, pasionit të saj.
Sapo shihte ndonjë plak, i afrohej dhe e pyeste për doke e zakone të Mirditës. Por ditën tjetër, plaku i largohej dhe ia bënte me dorë që të mos i afrohej, se e kishin thirrur në Degën e Brendshme dhe e kishin pyetur për çfarë kishte biseduar me të. Gjithë kohën e pensionit ia kushtoi studimit. Studionte deri në orët e vona. Ka pasur raste që nuk e zinte gjumi gjithë natën. Dhe kur e pyesnim në mëngjes se pse nuk kishte fjetur, ajo na përgjigjej: “Po ja, ishte një pjesë, që nuk mund të ndahesha dot”.
Kishte shumë vite që Musinesë i qenë tharë lotët. Nuk e mbante mend qyshkur. Ndoshta, që nga ndarja me Anenë. Dhe nuk e besonte që do të mallëngjehej aq shumë atë ditë dimri, kur në kinema po jepej “Festivali folklorik i Gjirokastrës”. Ishte shumë ftohtë dhe kinemaja ishte mbushur me njerëz me përjashtim të rreshtit, ku ishte ulur Musinea, që mbetej gjithnjë bosh. Po kjo s’i bënte asnjeriu përshtypje. Që në sekuencat e para, qyshkur folkloristët po ngjiteshin mbi gurët e kalldrëmeve, ajo e ndjeu se po i njomej fyti dhe kjo donte të thoshte, që malli po zbuste edhe gurin.
“Gjirokastra”,- mërmëriti me vete. “Të paskan bërë nuse, o mikja ime e vjetër”. Amfiteatri natyral rrethuar nga muret e kështjellës, ku kishte qenë i burgosur dajkua dhe më vonë, vëllezërit e saj. Me qindra folkloristë që ngjiten mureve të kështjellës dhe daullet janë vendosur në pikën më të lartë. Ndërsa aty, në Rrëshen, ishte ftohtë. Kinemaja ishte shumë e ftohtë. Musinea ndjeu të rrëqethura. Me mend kaloi rrugë më rrugë e shtëpi më shtëpi gjirokastrite. Ja edhe qiparisat e saj. Qiparisat kishin mbetur po ashtu, ashtu si atëherë, kur Musinea vraponte duke kënduar nëpër to. Dhe iu duk vetja tashmë, njëqind vjeç. Sa vjet kishte kaluar vërtet? Ç’kishte ndodhur me kohën, me përrallën, me zogun e nënos plakë? Tani ajo vetë, ishte bërë sa nënua plakë. Edhe e kishte shpirtin të mbushur me këngë, me dritë. “O Zot, o Zot. Ç’ishte ai zë i bukur vajzëror, që po e rrethonte? Cilat ishin ato vogëlushe, që këndonin në atë lëndinë? Musinea ishte veshur me fustan të bardhë dhe kurorë lulesh dhe Urani Rumbo midis tyre:
“Nusja jone arbërore
arbërore
E bukur si lule bore
lule bore”.
Si e humbi kështu rrugën ajo nuse e vogël?
Musinea u tremb nga buçitja e zërit të spikeres së filmit dokumentar. Meqenëse operatori në kohën më të madhe ishte i dehur, zëri dhe muzika buçisnin sa dëgjoheshin deri larg… Ajo u mundua të kalonte te zhgjëndërra e ekranit, që po sillte një grup grash në skenë. Gra të bukura dropullite, që këndonin:
“Ç’jetë e bukur për ne gratë
dje pa diell e sot pa natë”.
Pastaj komenti i spikeres së filmit dokumentar:
“Gjashtë ditë e gjashtë net, lulëzuan sokakët e Kalasë së madhe në Jug. Asnjëherë një qytet nuk ndjeu mbi supe një stuhi të tillë këngësh, vallesh, ngjyrash, që sjellin me vete gjelbërimin e bjeshkës, gurin e pjekur, hapësirat e qiellit të kthjellët, kreshtat e bardha të valëve. Gjashtë ditë e gjashtë net të paharruara, u hapën horizontet e shpirtit të popullit e ngritën një mal me valle, e mbushën një det me këngë. E derdhën një oqean me ngjyra. E në këtë mal me valle, shpërtheu vullkani i shpirtit të gruas me gjithë përsosmërinë e ndjenjës së hollë, gjithë delikatesën, elegancën e harmoninë e lëvizjes…”
Në skenën e festivalit hyri grupi i Mirditës. Salla e kinemasë buçiti: “Urra, Urra!”
Sekuencat afronin me germa të mëdha:
‘FESTIVALI FOLKLORIK KOMBËTAR – MANIFESTIM I SHKËLQYER I UNITETIT PARTI-POPULL”
Dhe në skenë doli Liza, e cila këndonte me sa kishte në kokë:
“Erdha nga qyteti
Në fshat të jetoj
Vllazën e ju motra
Me ju të punoj.
Refreni: O mirse na erdhe!
O mirse ju gjeta!
Këtu midis malesh
Ka lulzue jeta!”
…. Salla e kinemasë shungëlloi: “LIZA-LIZA JONË E PËRBASHKËT”.
Musinesë i rrëshqitën lot kësaj here, po ata ishin aq të hidhur, sa mund të helmonin një det. Mona Liza e saj. Ajo vogëlushe, kishte qenë takimi i parë me jetën njerëzore atë ditë që kishte ardhur në Rrëshen.
Mona Liza, që kishte parë të rritej, si një lastar i pastër, si ato lulet alpine që mblidhte dikur A.Xh. për ditëlindjet e saj, lule të pa prekura nga dora e njeriut, veçse nga era e bjeshkëve dhe fryma e zanave. Lule, që mbinin edhe mbi akull, edhe mbi shkëmb dhe që dëshmonin sa e pathyeshme është BRISHTËSIA.
Ajo vogëlushe, që ishte zhgërryer atë mbrëmje në baltovinat e oborrit të shtëpisë dhe kishte ngrënë thupra me vëllezërit e saj qurramanë. Ajo vogëlushe, që ishte shfaqur aq e bardhë dhe e bukur atë ditën e krezmimit të saj në kishën e vogël, e që dukej si një engjëll, me sytë e bukur, jashtëzakonisht të bukur, të pastër, qiellorë…
O Zot, ç’akullnajë! O Zot, ruaje njeriun nga kafshërimi!
Dikur, ato dy vajza, Musinea e Dita Osmani kishin bërë atë bisedë për mundjen e shtazës apo bishës dhe ruajtjen e fytyrës njerëzore. Për luftën titanike brenda shpirtit të njeriut, një luftë tepër e hershme, sa edhe vetë jeta!
Musinea po ngrinte vërtet. I shkonin të rrëqethura. Ekrani i kinemasë u mbulua: “MOJ PARTI – DRITË NË MALE, DRITË E DRITË NA FALE!”
Liza po këndonte me sa kishte në kokë apo ulërinte me damarët e qafës të fryrë…
“Gjithë shqiptarët janë Mic Sokola”
Musinea e ndjeu vetminë e saj dhe boshllëkun e karrigeve, sikur të qe një rrethim zjarri, që digjte engjëjt e bukur, si Mona Liza dhe i kthente në LIZËN E PËRBASHKËT, me sy pa asnjë shprehje, sy të pacipë, tallës, përbuzës, hakmarrës, shtazorë!
Musinea e kishte parë vetë, sesi kafka e vdekur e Behurit, ishte ngopur me prenë e vet të njomë. Se si e kishte përdhosur e sfilitur trupin e shpirtin e Lizës. Dhe Mona Liza i humbi të parët, humbi sytë qysh atë ditë, kur me kazma e me lopata i thyen dyert e kishës. Ata u bënë sy, që vrasin, bërtasin, ulërijnë:
“Bravo Liza! Bravo! Bravo!”- oshëtinte kinemaja.Të lumtë, Liza! Ia zbardhe faqen Mirditës, Liza!
KRONIKA:
FESTIVALI FOLKLORIK KOMBËTAR U MBYLL ME SUKSES TË PLOTË.
ME FLAMURIN E FESTIVALIT KOMBËTAR U NDERUA RRETHI I GJIROKASTRËS.
ÇMIMI I PARË IU DHA RRETHEVE:
1.KORÇË
2. MIRDITË
3. TIRANË.
Intermexo:
Rrëfim: Petrit Bezhanit
“Në qytetin e Rrëshenit fillova punën në gusht të vitit 1975. Shkova me qarkullim – atje ku ka nevojë atdheu, pasi shpërtheu stuhia e dytë burokratike pas artikullit direktivë: “Kur flet kllasa nuk flet burokracia”.
Ditën e parë, kur arrita me autobus, aty nga ora 12 e ditës, hyra në klubin e vetëm të qytetit shtatë a tetë herë dhe piva kafe-konjak-ponç-fërnet Vetja më dukej, si Peçorini i flakur nga qendra, në provincat e largëta të Rusisë cariste. Rruga e shkurtër nga Ura e Fani në Rrëshen, do të bëhej për mua dhe shumë shokë të mi ardhacakë, bulevardi ynë i preferuar Shpesh herë e bënim krejt të vetmuar të rrugë, duke folur me vete, pa zë, në ato ditë të nxehta gushti. Atë verë të nxehtë, në ato shëtitjet e mia, pashë për herë të parë Musine Kokalarin, që vendasit e quanin “caristja”. Më vonë mësova se edhe të internuarve të tjerë dhe të burgosurve të Spaçit në të gjithë Mirditën, u qe ngjitur nofka “caristë”.
Në ditët e gjata të atij gushti dhe të viteve të mëpastajme, e shihja Musinenë, pas punës, të ulur në lulishte, të vetmuar, që lexonte me orë të tëra, derisa errësohej. E shihja shpesh edhe në Bibliotekë – çdo ditë e çdo stinë. As edhe një herë të vetme nuk e kam parë të shoqërohej me njeri, apo ta shoqëronin atë.
Musinea ishte një tabu në Rrëshen. Shoqërimi me të dhe me të internuarit e tjerë, hapte telashe. Të thërriste operativi i Degës, i plotfuqishmi i policisë, i hetuesisë etj. etj. dhe kështu odiseja s’kishte të mbaruar. Madje, edhe kur shkonte në kinema, shikuesit, që i kishin vendet afër asaj gruaje flokëbardhë, i braktisnin karriget në mënyrë demonstrative dhe iknin si të tmerruar nga një i sëmurë nga lebrosa.
Dhe ishte vërtet LEBROZA – lufta e klasave, që i kishte shfytyruar burrat e gratë e fisit të lashtë arbëror, për të cilin kishte punuar ajo grua aq e vetmuar, aq e vetmuar, sa ne të gjithëve, në thellësitë shpirtit, na vinte turp nga vetja. Po ç’të bënim? Asnjeri, siç dukej, s’kishte fuqi të ndryshonte diçka, aq më tepër, kur tërmeti “Kur flet kllasa, nuk flet burokracia”, ishte nëntë ballësh…
Musinea vishej shumë thjeshtë. Në dimër mbante një qyrk, që i kish mbetur si një relikte e lashtë prej ndoshta më tepër vitesh, sa numëronim atëherë në jetën tonë. Çudi si ia kishin lënë edhe atë qyrk! Kur lexonte mbante shënime, nënvizonte. Ishte aq e thelluar në punën e saj, sa fytyra i merrte një shkëlqim rinor të gëzuar (këto i kam vëzhguar gjithnjë në distancë, ndonjëherë, kur kemi qenë në bibliotekë, po jo fare pranë, sipas rregullit të vendosur kudo për të). Mbante një palë gjyzlykë të thjeshta fare, nuk e di ç’numër. Asnjëherë nuk arrita të marr vesh ç’lexonte e studionte – pasi edhe kur e shihja në skedarët e bibliotekës, edhe unë si të tjerët, largohesha – madje më mirë të them – as që u afrohesha, sa kohë që Musinea porosiste librat. Si mbaronte punën në skedar apo në banak e pasi futej në sallë apo dilte jashtë – atëherë, shkoja edhe unë. Pëshpëritej se jeta e saj qe mbyllur përgjithnjë në DOSJE, se FATI i SAj, qe shkruar lart në TIRANË NGA I MADHI FARE. Dikush shtonte se ishte një eksponente balliste, terroriste – shumë e rrezikshme, dikush se pat qenë kryetare e Organizatës së Gruas Balliste. Nuk e di si i priste ajo ato “shpërthime revolucionesh” në të gjithë jetën e vendit. Trishtohej e i nxihej më shumë jeta, i rëndohej shpirti, i qante zemra.
Tani që po bëj këtë rrëfim, mendoj se10 vjet më parë, ky “guxim” mund të më çonte në burg, ndoshta edhe pushkatim dhe më shkojnë të rrëqethura në trup’.
KRONIKË PA KOMENT
SPITALI ONKOLOGJIK – TIRANë
KARTELA – MUSINE KOKALARI
Punkt onkologjik – Vizita e parë- 19 janar 1981.
Në dhjetor 1980, pra një muaj më parë, pacientja ka konstatuar një masë tumorale në gjirin e djathtë”.
SHTRIMI I PARË
Më 27 shkurt 1981, Musine Kokalari shtrohet në Spitalin Onkologjik të Tiranës.
Konsulta:Gjatë ekzaminimit konsulta vëren se masa tumorale është 8 cm, në gjirin e djathtë dhe vendos të përdorë rreze, para OPERACIONIT.
14 prill 1981
Pasi mbaroi rrezatimin gjatë shtrimit, u konstatua diabet dhe pasi konsultohet nga endokrinologu. mori mjekimin për trajtimin e diabetit.
16 prill 1981
NË KONTROLL, masa tumorale del e zvogëluar.
(Fund- Fillim shih Dielli online, 6 Shkurt 2015)
***
*Shënim i Editorit të Dielli:
E nderuar Englantina
Ju falenderoj sinqerisht për këtë bashkëpunim me Gazetën Dielli dhe këtë dhuratë të cmuar për lexuesit e Diellit. Me”Sonatën e Hënës” na solle një perlë të vërtetë për Musine Kokalarin. E shkruar me shpirt, plot emocion,plot dhimbje, Sonata ishte një dhuratë e cmuar. Po ju rrëfehem me zemër në dorë: Kam qarë kur e kam lexuar të plotë SONATËN! Zoti ta shpërbleftë!
Edhe pse nuk ndodhet koleksioni i gazetës Dielli për vitin 1916-1926, do të kërkoj në arkivat e Vatrës për gjurmët e Gjyshit tuaj, Kamber Benja.
Sinqerisht
Editori i Diellit
Dalip Greca
Nju Jork, 20 Shkurt 20115

Filed Under: ESSE Tagged With: DHE TË VDEKURIT, Englantina Mandia, SONATA E HENES-TË GJALLËT

RRËFIMI TJETËR: RRËZIMI I MONUMENTIT SIPAS KICO MUSTAQIT; NGJARJET NË SHKOLLËN E BASHKUAR, PËRDORIMI I HAXHI LLESHIT PREJ RAMIZ ALISË….

February 20, 2015 by dgreca

DOSIER nga Albert ZHOLI/ Flet ish-Minsitri i Mbrojtjes Kiço Mustaqi/
-Monumentin nuk e rëzuam ne, ne kishim në plan ruajtjen e RTV-së/
-20 shkurti Ramiz Alia jepte Alarmin se “ janë vënë në rrezik liria, pavarësia dhe sovraniteti kombëtar”./
-Ngjarjet e sikletshme të Shkollës së Bashkuar,ku ishte dhe Akademia Ushtarake e Shkolla “Skënderbej”/
-Momenti kur u rrëzua monumenti i Enverit, ishte një moment tepër i rrezikëshëm për Shqipërinë, sepse mund të përfundonte në një gjakderdhje, vëllavrasje/
-Për mendimin tim Shkolla e bashkuar nuk sulmoi por u sulmua. /
-Sekretarët e parë nuk dinin çfarë të bënin, nga ana tjetër po dorëzoheshin dokumentet e partisë/
-Ramiz Alia përdorte dhe shfrytëzonte shumë Haxhi Lleshin/
….Po t’ju referohemi informacioneve të atyre ditëve, skenari i zhvillimit të ngarjeve ishte ky: Turmat e njerëzve që do të niseshin nga qyteti Studenti do të merrnin së pari godinën e Radio Televizioinit, prej andej do të drejtoheshin në Kryeministri e në Komitetn Qendror të PPSH. Në dritaret e zyrave të Adil Carçanit, Enver Hoxhës e Ramis Alisë, nga krahu i bulevardit Dëshmortë e Kombit, do të vendosnin flamurët e PD-së e pastaj demostruesit do të futeshin në Bllokun e Udhëheqjes për të shkatërruar banesat e bllokmenëve “ një neologjizëm mjaft i përhapur ditëve të para të 1991-shit. Turma prej 100.000 vetësh (këtë shifër dha në mbrëmje një agjenci prestigjioze lajmesh), nuk mundi të hynte në godinën e Radiotelevizionit, ku nuk pati ndonjë incident. Lumi njerëzor, nëpërmjet rrugës së Elbasanit vërshoi në drejtim të sheshit “Skëndërbej” ku u rrëzua monumenti . Pastaj u kthye në bulevardin kryesor të Tiranës, duke thirrur: “Te Blloku! Te Blloku!” Bulevardi ishte bllokuar nga tanket e Gardës së Republikës. Ramiz Alia mbaj mend se i kishte sugjeruar komandantit të Gardës, Dane Binajt, që t’i jepte efektivit vetëm muncionin manovre. Kur Dane Binaj e paralajmëronte turmën të zbrapsej, se ndryshe do të hapte zjarr, drejtuesit e turmës bërtisnin: “Mos kini frikë” kanë predha manovre!”. Vetëm kur njëri prej tankeve shtiu në drejtim të plepave buzë Lanës dhe degët e plepave ranë përdhe njerëzit e kuptuan se Dane Binaj e kishte seriozisht. Atëherë njëri prej drejtuesve të atëherëshëm të PD-së Neritan Ceka, u ngjit tek njëri nga tanket dhe me megafon i bëri thirrje turmës që të kthehej mrapsht, çka dhe u bë. Në një nga pushimet midis seancave të Kuvendit, (prill 1991), i thashë Arben Imamit ( në atë kohë deputet i PD-së), se po të mos kishit rrëzuar monumentin e Enver Hoxhës, do t’I kishit fituar ju zgjedhjet”. Arben Imami më dha një përgjigje që më vuri në mendime :” Monumentin nuk e rëzuam ne, e rrëzoi Ramiz Alia, ne kishim në plan ruajtjen e RTV-së, Komitetin Qëndror, Kryeministrinë dhe Bllokun”.Po qe se të dy janë shprehur sinqerisht, dhe me shqyrtimin dhe të fakteve që u përmendën më parë, atëherë mund të konkludohet se vërtetë partia Demokratike e konsiderointe si kurth rrëzimin e moinumentit të Enver Hoxhës dhe i ishte shmangur një lëvizjeje të tillë.
20 shkurti Ramiz Alia jepte Alarmin se “ janë vënë në rrezik liria, pavarësia dhe sovraniteti kombëtar”.
Për Ramiz Alinë, 20 shkurti ishte “ një nga ditët më dramatike e më të rënda” në jetën e kryeqytetit”.Në një mesazh që u transmetua nga televizioni mbrëmjen e po asaj date , Ramiz Alia jepte Alarmin se “ janë vënë në rrezik liria, pavarësia dhe sovraniteti kombëtar”. Ramiz Alia ka thënë disa herë se ai dha urdhër të mos qëllohet kundër turmës, për të mos shkaktuar gjakderdhje e vëllavrasje. Ministri I atëhershëm I Punëve të Brendëshme Hekuran Isaji pretendon në një intervistë (korrik 1991), se Ramizi I dha urdhër të qëllonte, por ai nuk e zbatoi. Vetë Ramiz Alia ka deponuar edhe para hetuesit për këtë çështje. Në librin “Ditari I burgut” ai e riprodhon këtë deponim:
“Kur demostruesit dolën në sheshin Skëndërbej dhe kishte gjasë që ata të sulmonin për të rrëzuar monumentin e Enver Hoxhës, Hekuran Isai më mori në telefon, “Ç’të bëjmë?”. I them: “Sipas ligjit, kundër atyre që përpiqen të prishin monumentet si dhe kundër organizatorëve të demostratave të paligjëshme, policia duhet të ndërhyjë . Mirëpo, a mund të bëhet kjo atje, në sheshin Skëndërbej? A mund të evidentohen organizatorët?”. “Është e pamundur, m’u përgjigj Hekurani,-Në shesh ndodhen mbi 10.000 vetë, prandaj nuk mund të dallohen organizatorët, përveçëse nëse bëhet kasaphanë”. Atëherë i thashë: “Kasaphana dhe gjaku nuk na nevoiten, prandaj përpiquni ta shmangni të keqen me mënyra të tjera. Kur mbërriti lajmi se monumenti ishte rrëzuar, unë ndodhesha në mbledhjen e Komitetit Qëndror të Partisë dhe ua thashë edhe të tjerëve . Nëse Hekurani kishte vepruar kundër urdhërave, domethënë se ai nuk lejoi të përdoreshin armët, ndonëse e kishte urdhërin prej meje që t’i përdorte, atëherë gjëja më e thjeshtë që do të bënim ne apo çdo anëtar tjetër i Komittit Qëndror, do të ishte të thirrej Hekuran Isai e të jepte llogari apo t’i bëhej një vërejtje, siç e parashikonin rregullat e kohës. Mirëpo asgjë nga këto nuk u bë. Pse?Sepse të gjithë shokët e dinin se ishte mendim unanim i Komitetit Qendror që të mos përdoreshin armët kundër popullit . Kjo ishte vija e Partisë.
Momenti kur u rrëzua monumenti i Enverit
Momenti kur u rrëzua monumenti i Enverit, ishte një moment tepër i rrezikëshëm për Shqipërinë, sepse mund të përfundonte në një gjakderdhje, vëllavrasje . Sepse ishte një moment kur njerëzit ishun të revoltuar: njëra palë kërkonte rrëzimin, pala tjetër kërkonte mbrojtjen. Gjithkujt i kujtohet organizata “Vulletarët e Enverit”- pra ishte një rrezik vëllavrasjesh në përmasa të mëdha …Në momente të tilla themelore të historisë ka gjithmonë njerëz që i kuptojnë proçeset, ashtu sikurse ka edhe njerëz që nuk i kuptojnë . Prandaj dhe reagimet janë simbas mentalitetit të tyre. Në fund të fundit ishin masa të tëra njerëzish që dilnin dhe kërkonin një ndryshim rrënjësor të zhvillimit. Dhe nuk mund të mbrohej asgjë me armë; ajo vetëm do të ishte nja katrastrofë kombëtare dhe asgjë më tepër. Në rastin konkret, e vërteta mund të ketë pak rëndësi, po të meret parasysh se në mesazhin e 20 shkurtit Ramiz Alia theksonte :’Tashmë ka dalë krejt e qartë që forcat antidemokratike kanë një strategji të përpunuar. Ata duan shkatërrimn e Shqipërisë. Ata duan të shkulin me rrënjë çdo gjë që kemi ngritur. Ata janë gati të profanojnë edhe varret e të parëve …Këto forca nxiten e shtyhen për të vepruar për interesa politike. Synimi i tyre është armiqësimi i masave me pushtetin popullor. Një lojë cinike po zhvillohet me ndjenjat e poullit’. I gjithë mesazhi në fjalë I Ramiz Alisë karakterizohet nga një patetikë patriotike, që megjithatë mbart një ngarkesë të pazakontë konfliktuale. Ai gati-gati sa su thotë troç njerëzve : Rëmbeni armët për t’u treguar vendin ayre që arritën të rrëzojnë përmendoren kushtuar themeluesit të shtetit tonë , Enver Hoxhës. Në një pasazh mjaft ekuivok Ramiz Alia theksonte: I bëj thirrje popullit të marrë në dorë fatin e vet. Sot është dita të tregohet kush është patriot, kush e do me zemër Shqipërinë, kujt i dhemb mundi e djersa e derdhur, kush e don me të vërtetë demokracinë”. Bashkimi I fjalive është në rrezik liria, pavarësia dhe sovraniteti kombëtar, nga njëra anë dhe nga ana tjetër “Sot është dita të tregohet kush është patriot dhe e do me zemër Shqipërinë”, ishte mjaft i rrezikëshëm dhe mund të interpretohej fare mirë si një thirrje që njëra pjesë e popullsisë të rrëmbente armët kundër pjesës tjetër që ‘luante me ndjenjat” e pjesës së parë… Rrjedha e ngjarjeve të ardhëshme dëshmoi se taktika e Ramiz Alisë për të sensibilizuar masat në favor të regjimit komunist, me shpresën se inciativa për konfrontimin do të merrej nga vetë këto masa, nuk ishte krejt pa bazë. Dominimi gjysmëshekulor I komunistëve nuk mund të fshihej brenda një dite nga ndërgjegjet e njerëzve . Kjo vërehej më shumë në zonat ku PPSH kishte pasur vazhdimisht influencën më të madhe dhe njerëzit kishun lidhje farefisnore e krahinore me spiralet e nomenklaturës. Veç kësaj, në kushte e paralizimit të vendit, e vetmja propogandë që arrinte tek masat ishte ajo që bëhej nëpërmjet radios e televizionit shtetëror. Megjithatë monumneti i Enver Hohës në qendër u rrëzua. Roli i Ramiz Alisë tashmë dukej fare i zbehtë. Ai nuk kishte asnjë fuqi në drejtimin e shtetit. Roli i tij kishte përfunduar. De fakto ai nuk ishte më një udhëheqës.
Gabim, se vendi po kërcënohej realisht me puç ushtarak
Duket se pas rrëzimit të monumentit të Enver Hoxhës Ramiz Alia e kuptoi se ishte i izoluar, prandaj vendosi që edhe formalisht ta merrte në duart e veta drejtimin e pushtetit dhe u vu në krye të një këshilli presidencial që përbëhej prej 9 vetash. Në këshillin presidencial, me përjashtim të Fatos Nanos, emri i të cilit sapo kishte nisur të shkëlqente , gjithë të tjerët , ose qenë konservatorë të betuar, ose nuk kishin realisht asnjë lloj peshe në marrjen e vendimeve . Këshilli përbëhej , ( veç Nanos) nga: Haxhi Lleshi- ish kryetari presidiumit të Kuvendit Popullor, Kleanthi Koçi-Kryetar I Gjykatës së Lartë, Kiço Blushi shkrimtar, Lufter Xhuveli- petagog kryetar i partisë Agrare, Rexhep Meidani-petagog, Minella Dalani gazetar në pension, Xhenet Muço- ushtarak. Menjëherë pas krijimit të tij, Këshilli Presidencial lëshoi një deklaratë, ku kërcënonte se do të shpallej gjendja e jashtëzakoinëshme, nëse nuk vendosej rendi dhe qetësia publike. Të nesërmen e rrëzimit të monumentit u hapën fjalë se efektiva të shkollës së Bashkuar do të marshonin për në qendër të Tiranës, ku do të rivendosnin shtatoren e diktatorit që ndodhej në oborrin e shkollës. Por nuk ishte e gjithë Shkolla e Bashkuar. Por, nga ana tjetër duhet theksuar se kjo nuk mund të ishte një inciativë spontane, aq më tepër në një shkollë të tillë ushtarake, ku nuk diskutohej disiplina e hekurt. Madje në një thirrje të efektivave të shkollave ushtarake të Tiranës drejtuar presidentit, partive politike dhe gjithë popullit, thuhej në fund se me përmbajtjen e thirjes u njohën komandat e shkollave ushtarake dhe janë plotësisht dakort. Kërkesa e parë e kësajë thirrje lidhej me Enver Hoxhën, për figurën e të clit kërkohej që të përcaktohej me anë të një referendumi mbarëpopullor, dhe ajo të vlerësohej ashtu siç e do populli. Përmbajtja e thirrjes tingëllonte si ultimatum , dhe pati njerëz që kur u njohën me përmbajtjen e saj, menduan të tmerruar se vendi po kërcënohej realisht me puç ushtarak.
Ja teksti i thirrjes;
“Efektivi i shkollave ushtarake Tiranë , bij të punëtorëve , fshatarëve dhe intelektualëve të ndershëm, të shqetësuar seriozisht dhe indinjuar thellë nga veprimet krimnale dhe forcavce të errëta, ndaj të cilëve partitë politike dhe shoqatat e ndryshme me deklarata janë distancuar prej tyre publikisht, por fatkeqësisht jashtë dëshirës dhe kërkesave të panumërta të populit shqiptar, gjerndja në vend jo vetëm nuk po qetësohet , por keqësohet gjithnjë e më shumë, ndaj kërkojmë :
1. Figura e Enver Hoxhës të vendoset menjëherë me anën e një referendumi mbarëpopullor, dhe ao të vlerësohet ashtu siç e do populli.
2. Në kushte e demokratizimit të mëtejshëm të vendit dhe të pluralizmit politik, kërkojmë departizimin e ushtrisë.
3. Kërkojmë që figura e ushtarakut të mbrohet me ligj ajo të jetë e paprekëshme.
4. Të zbatohet me reptësi ligji për mbrojtjen e objekteve që kanë vlera ekonomike, sociale, kulturore, historike, që janë ndërtuar me gjakun dhe djersën e popullit.
5. Kërkojmë që sot, më datën 22.2 1991, ora 17.00 përfaqësues të Presidiumit, të partive plitike, të Ministrive të Mbrojtjes e të Punëve të Brendëshme , si dhe të mjeteve të propogandës, Radiotelevizionit, organeve , organeve të shtypit të takohen me studentët dhe kuadrot e shkolave ushtarake . Takiki do të bëhet në sheshin e Shkollës së Lartë të Bashkuar të Oficerëve ‘Enver Hoxha”.
6. Radio-Televizioni të kalojë nëndrejtimin e Këshillit Presidencial dhe të japë informacion të plotë për gendjen në shkallë vendi dhe jo vetëm për ato çka zhvillohen në Tiranë.
7. Efektivat e shkollave ushtarake në Tiranë u bëjnë thirrje të gjitha partive politike, organizatave dhe subjekteve të ndryshme të largohen nga fjalët e deklarata e mëdha dhe të ulen me masat e poullit për t’u siguruar atyre qetësinë dhe stabilitetin në vend, për t’I ndërgjegjësuar me qëllim që të kapërcehet pa dhimbje e gjak situata e rëndë që është krijuar.

Ngjarjet e Shkollës së Bashkuar,ku ishte dhe Akademia Ushtarake e Shkolla “Skënderbej”.

Monumenti i Enver Hoxhës në qendër të kryeqytetit ishte rrëzuar, por asgjë nuk kishte përfunduar. Jo vetëm në Shkollën e Bashkuara të Oficereve, por dhe në segmente të tjera gjakrat ishin ndezur ethshëm. Vendosja e një busti në miniaturë, që do të zëvendësonte monumentin e derdhur në 8 ton bronx special, dukej se do të rivendoste nderin e humbur. Dhe ndërsa disa qindra studentë ushtarakë të armatosur ishin të gatshëm ta bënin këtë edhe forcat jashtë territorit të Shkollës bënin një presion të madh. Ndoshta vetëm një shkrepse dhe konfrontimi i palëve do të realizohej me “sukses të plotë”… por kjo nuk ndodhi. Është e nevojshme të themi që në fillim se flitet për ngjarjet e Shkollës së Bashkuar, por atje ishin edhe Akademia Ushtarake e Shkolla “Skënderbej”. Pra, tre shkolla. Kështu që më e drejtë është ta quajmë: “Ngjarja në shkollat ushtarake të Tiranës”. Gjithashtu, jam pyetur për grushtin e shtetit të shkollës, ndërsa unë dua të bëj të ditur se grusht shteti quhet ajo goditje që rrëzon pushtetin dhe merr në dorë drejtimin e tij. Pra, ne e kishim pushtetin dhe nuk kishim asnjë arsye që të rrëzonim vetveten. Në qoftë se këtë ankesë do ta kishte Ramiz Alia dhe qeveria e Adil Çarçanit, do të ishte ashtu siç pyesni ju dhe siç e ka pagëzuar PD-ja e Sali Berisha. Por e vërteta qëndron krejt ndryshe.
Më 21 shkurt më telefonoi drejtori i Televizionit
Janë thënë shumë për këtë shkollë. Midis të tjerave se ajo po përgatitej për sulm për rivendosjen e monumnetit në qendër të Tiranës dhe vendosjen e qetësisë. Por, për mendimin tim Shkolla e bashkuar nuk sulmoi por u sulmua. U sulmua nga forca regressive që drejtoheshin nga PD. Ndaj kësaj shkolle filluan provokimet. Provokimi apo sulmi ndaj saj ishte i organizuar dhe kishte për qëllim që forcat e shkollës të dilnin në rrugë e të gjakosnin popullin. E pastaj të thuhej se, ja ç’bën ushtria e Enverit, vret populin Midis shkollës së Bashkuar dhe turmës u vendos policia, pra policia kishte kontaktin me njerëzt. Policia hante gurët dhe të paktën një polic u vra, kur një udhëheqës i PD hapi portën e një furgoni. Para kësajë ngjarjeje ishte krijuar një bërthamë, në krye të së cilës ishte një petagog shumë I mirë I Akademisë dhe disa petagogë të shkollës së bashkuar. Meqenëse se Ramiz Alia dhe udhëheqja kishin shprehur keqardhjen për rrëzimin e monumentit, Shkolla e Bashkuar mori përsipër të vendosin shtatoren në qendër të Tiranës. Po qe nevoja e mbrojmë ne dhe kush të dojë, le të vijë dhe ta rrëzojë, thoshnin ata. Më 21 shkurt më telefonoi drejtori i Televizionit e më tha se kishin shkuar dy studentë të Shkollës së Bashkuar me një peticion dhe donin të transmetohej tekstualisht siç e kishin shkruar. Madje e kishin kërcënuar ose transmetojeni kështu siç është, ose do ta marrim ne televizionin e do ta transmetojmë vetë . Unë iu përgjigja nuk kishte gjë të keqe të transmetohej, përderisa çdo natë transmetoheshin dhjetëra peticione nga shoqata me dy-tre anëtarë, megjithatë, i thashë, unë nuk jam kopetent, se urdhërat i marr nga lart, nga shoku Ramiz. Sa për televizionin i thashë, mos ki frikë, nuk meret me forcë, pasi televizioni drejtohet nga komiteti Qendror e shoku Ramiz. Pas pak më merr në telefon Vaskë Çifliku , sekretari i Ramiz Alisë e më thotë të njëjtat gjëra . ‘Ti urdhërat i merr nga shoku Ramiz”. Po, i thashë, e di këtë dhe s’kam dhënë urdhër të veçantë. Pastaj, shtova se, ajo që duan të bëjnë studentët e Shkollës së Bashkuar është gjë e mirë, meqë juve ju ka ardhur keq që u rrëzua monumenti , ata duan ta venë prapë në vend. Pra ngrihen për atë që ju qan zemra. Përfundimisht peticioni nuk u transmetua nga radiotelevizioni. U botua, pa pikën që fliste për rivendosjen e shtatores, vetëm në gazetën Zëri i Popullit, më 22 shkurt 1991.
Takimi në Shkollën e Bashkuar (21 shkurt 1991)
Në mbrëmjen e po asaj date, në Shkollën e Bashkuar po zhvillohej një takim me pjesëmarrjen e studentëve dhe petagogëve, një përfaqësuesi nga Ministria e Mbrojtjes, (më duket Shefi i Shtabit), Neritan Ceka nga PD, e të tjerë. Ndërsa po vazhdonte takimi u dëgjuan krisma . Ata të PD-së, thanë e ndërpresim diskutimin sepse shkolla hap zjarr dhe në kushte lufte nuk mund të diskutojmë . U ngjitën të gjithë në tarracë dhe panë se të shtënat vinin nga jashtë, ku plagos dhe një oficer i Shkollës së Bashkuar. Pasi u bindën se shkolla nuk kishte hapur zjarr , ata u kthyen dhe mbledhja vazhdoi. Shkolla ndërkaq ishte nën komandë dhe ndodhej e pozicionuar. Në shkollkën e Bashkuar kishte petagogë e studentë ,(ndonjë edhe në Akademi), që ishin komprementuar nga PD. Ishin togat e zbulimit , të prapavijës, që përbrenda shkollës ishin rrezik, sepse kisha frikë që po të ndodhte ndonjë situatë Brenda shkollës, mund të shkaktohej vëllavrasje. Në të vëretë, kur u rrethua Shkolla e Bashkuar nga njerëz provokatorë, këta ishin të parët që u ngritën kundër rrugaçëve që donin të sulmonin shkollën. Togat e zbulimit e të prapavijës që ishin më të kompromentuarat, u bënë më luftaraket, pse ata konsideruan se u shkel nderi I ushtarakut.
Rrëzimet e statujave të Enver Hoxhës ishin të orientuara
Fakti se rrëzimet e busteve në Tiranë, në Durrës, në Fier, në Korçë, Vlorë u bënë të gjitha rreth orës 11.00, na vuri në mendime. E diskutuam dhe në një rreth shumë të ngushtë në shtabin e përgjithshëm dhe gjykuam se kjo ishte bërë me orientim. Unë ende mendoj se ishte orientim nga Ramiz Alia. Pra, përshtypja ime ishte se ato qenë të organizuara . Dhe meqenëse ishte kështu, kjo mund të ndodhte edhe Brenda në Shkollën e Bashkuar. Vrisja mendjen se çfarë duhej bërë dhe vendosa që edhe unë ta organizoja heqjen e shtatores nga shkolla. Kam thirrur shefin e shtabit e drejtorin e Xhenjos e u kam thënë: Unë akoma nuk kam marrë lejen e Ramiz Alisë, por do t’I marr leje dhe vetëm ju do ta dini. Në rast se na japin urdhër për ta hequr shtatoren e Enver Hoxhës nga Shkolla e Bashkuar, ti si drejtor I xhenjos do të marrësh masa që në mëngjes atje të jetë bërë një lulishte, nuk dua që të mbetet gërmadhë.. Pasdite mora Ramiz Alinë në telefon dhe I thashë : “Mesa duket rrëzimi I busteve ka qenë I organizuar. Nëse është vënë në program që të rrëzohet edhe busti në Shkollën e Bashkuar , ne të marrim masa që në mëngjes të gdhihet lulishte “. Ai më bërtiti fort: “Si shoku Kiço ke mendimin të na heqësh komandantin e përgjithshëm ?!. Unë kuptohet, nuk I besova . Busti u hoq pas disa muajsh nga qeveria e stabilitetit, dhe nuk u hoq siç e mendoja unë.
Ramizi ndofta merrte raporte nga ndonjë burim tjetër
Edhte dhe sot më duket paksa e çuditshme. Gjatë gjithë asaj kohe të tensionuar nuk kemi komunikuar me njeri-tjetrin. Vetëm në mbledhjen e qeverisë unë raportova se situata ishte e ndezur. Nuk më kujtohet, por nuk kam marrë asnjë lloj detyre. Ne kishim punën tonë, të cilën e kishim shumë të qartë . Ramizi ndofta merrte raporte nga ndonjë burim tjetër, por unë nuk e di. Mua nuk më pëlqeu që brenda në shkollën e Bashkuar ishte futur zëvendësministri i brendshëm (Haredin Shyti) bashkë me kryetarin e PD-së të Tiranës dhe unë s’isha lajmëruar. Dhe në një moment, kur pati një të shtënë tanku, shoku Haredin Shyri më mori në telefon : “Jam këtu me kryetarin e PD-së për Tiranën” e më bënte vërejtje për veprimn e tankut. Atëherë nuk mu durua dhe I fola shumë ashpër, duke I thënë se, nuk jam në varësinë tuaj, kështu foli ministrit tënd, ç’pune ke me kryetarin e PD-së brenda në shkollë , ju merruni me policët përjashta , prandaj largohuni menjëherë , mos përfitoni nga mirësjellja e komandës së shkollës, etj. Unë nuk mund ta kuptoj edhe sot e kësajë dite se përse MPB dhe degët në rrethe , për çdo gjë informonin PD-në apo i merrnin leje asaj, duke mos menduar se kështu viheshin më keq fitilat. Kështu ndodhi edhe në Shkodër e rrethe të tjerë.
Pushtetin PD-së ja dhuroi vetë Ramiz Alia
Kjo është e vërtetë. Turma nga jashtë herë pas here provokonte Shkollën e Bashkuar. Ata kishin siguruar armë, qoftë të vjedhura, qoftë edhe nga jashtë. Për çudi atëherë, në duart e turmës janë gjetur armë Zastava , armë që nuk qarkullonin në Shqipëri. Por në kohën e përgatitjeve tremujore nuk ishte e vështirë të gjeje armë në Shqipëri, në kuptimin se ishin kompromentuar edhe disa oficerë, ishin kompromentuar edhe disa ushtarë, apo nënoficerë, që gjoja do t’i shërbenin demokracisë, ose mund të shiteshin armët. Por ato armë ishin të tjera tipa, të tjera kalibra . Nuk ishin të ushtrisë. Turma shtinin nga tarracat përballë shkollës së Bashkuar, ku na u plagos edhe një oficer. Megjihatë, ngjarja e Shkollës së Bashkuar ishte ajo që e shpjeguam, dhe qëllimet e atyre ishin që ta nxirrnin shkollën jashtë e të akuzohej pastaj ushtria për gjakderdhje dhe të përfitonte Partia Demokratike, ku më pas të akuzohej Partia e Punës (PS), dhe të thuhej se PD që e mori me gjak demokracinë, se ajo nuk iu dhurua. Ndërsa unë kam mendimin se pushteti iu dhurua dhe nuk e mori as me djersë, pa le me gjak! Pushtetin PD-së ja dhuroi vetë Ramiz Alia.
Ramiz Alia përdorte dhe shfrytëzonte shumë Haxhi Lleshin
Ramiz Alia thotë në një intervistë se ushtria do të marshonte drejt Tiranës dhe se ai e shpëtoi vendin nga gjakderdhja. Kjo nuk është aspak e vërtetë dhe ishte e pamundur të bëhej në ato situate, kur rezervistët që kompletonin ushtrinë , “marshonin” siç thashë, drejt kufirit e largoheshin si refugjatë nga Shqipëria. Atëherë shtrohet pyetja se cilat forca do të marshonin drejt Tiranës? Ku e paskësh marrë apo parë Ramiz Alia këtë informacion që unë, si ministër i Mbrojtjes nuk e dija? Nëqoftëse ashtu, do të thotë se unë nuk e kisha në dorë situatën. Atëherë pse e bëri (apo e ka bërë) këtë deklaratë Ramiz Alia? Përgjigja ime është se e bëri për të justifikuar shthurrjen, anarkinë dhe shkatërrimin e Shqipërisë. Domethënë, i duhej një maskë për të mbuluar mangësitë dhe kjo maskë ishte ushtria. Pra, për mendimin tim, nuk kemi të bëjmë me sinqeritet të Ramiz Alisë, por me të kundërtën. Unë as sot e kësajë dite nuk e kuptoj urdhërin për të moblizuar 18 brigadat që do të marshonin drejt Tiranës. Ashtu sikurëse urdhëroi për shumë kompani të specializuara që erdhën në Tiranë pa asnjë qëllim e objektiv e pastaj u kthyen. Për këto të fundit ekzistojnë urdhëra të arkivuar. Të tillë urdhëra e lëvizje ushtarake nuk vlejnë as për veprime demonstrative e psikologjike, por ato ama vlejnë për të akuzuar. Për mobilizimn e forcave nga Dibra , Ramiz Alia përdorte dhe shfrytëzonte shumë Haxhi Lleshin, i cili edhe në shtëpinë e vet qëndronte ato ditë i armatosur me automatik e pistoletën në brez dhe plot krehëra fishekësh mbi tavolinë… Për këto urdhëra që jepeshin pa u konsultuar e pa objektiva duhet të japë shpjegime Ramiz Alia. Ju si leues mund të pyesni; Po Kiço Mustaqi, si ministër i Mbrojtjes Popullore, ç’bënte me këto urdhëra ? Mund t’ju përgjigjem se unë i zbatoja ato deri në atë pikë që nuk kiste rreziqe.Për shembull, kompania speciale të përqëndrohet në Tiranë dhe të rrijë në gadishmeri. Nuk u jepja asnjë urdhër tjetër dhe i ktheja mbrapsht. Këto janë të dokumentuara.

Ngjarjet e Shkollës së Bashkuar ishin një turp i madh për ato forca që i organizuan
Provokuesit, apo rrebelët (s’di si ti quaj), u larguan nga Shkolla e Bashkuar se panë qëndrimn e vendosur të Shkollës së Bashkuar. Panë qëndrimin që nuk binte në provokacion, panë se as shkolla, as Ministria e Mbrojtjes nuk mund të binin në provokacion. Edhe “dasma” pritej të bëhej brenda në shkollë, jo jashtë shkollës, sepse ata kërkonin ta organizonin ne “dasmën”. Ndërsa ne prisnim të na vinin brenda e atje të bëhej gjithshka, domethënë do të mbrohej shkolla. Do të mbrohej edhe me gjak. Ndërsa jashtë ne s’kishim punë . Sa më shumë të qëndronin ata jashtë, për ta ishte edhe diskretitim politik. Sepse nuk ka bërë vaki në asnjë vend të botës që turma civilësh të sulmojnë një repart ushtarak. Ngjarjet e Shkollës së Bashkuar ishin një turp i madh për ato forca që i organizuan . Të sulmosh qeverinë , Televizionin, Komitetin Qendror, këto kishin një kuptim, por të merrje Shkollën e Bashkuar s’kishte kuptim. Ç’kuptim kishte të sulmoje një repart ushtarak. Ajo do të thotë të kërkosh gjakderdhje për të justifikuar rezistencën e madhe që ke pasur ti për të sjellë demokracinë në Shqipëri. Nga ana tjetër, nëqoftëse këtë e ka organizuar dikush i PPSH, atëherë ai e ka bërë për të fituar pikë, dmethënë, shiko, të tillë ushtri kemi pasur, që e gjakoste njeriun, për të fituar vlera të tjera.Por më tepër ishte kundërshtari. Kam përshtypjen që ishin edhe të drejtuara, edhe të organizuara, por realiteti është që unë nuk e di kush i drejtonte forcat e jashtëme . Por që shkolla e Bashkuar ishte plotëssht në urdhërat dhe nën kompetencat e urdhërave të mia, kjo nuk diskutohet, domethënë s’kishte asnjë rrezik për të jashtmit. Bile-bile, shkolla pati durimin që iu shkatërruan tërë muret dhe nuk goditi njeri. Iu thyen tërë xhamat, edhe të komandës, e s’vrau njeri. Nëse kjo do të ishte bërë amerikanëve apo rusëve , do të kishin vrarë shumë njerëz. Shkolla e Bashkuar s’ka pse akuzohet . Pse?! Sepse dihet kush e bëri sulmin, janë fotografuar, janë filmuar ato ngjarje.
Sekretarët e parë nuk dinin çfarë të bënin, nga ana tjetër po dorëzoheshin dokumentet e partisë
Do të doja këtu të sqaroj se sulmi ndaj shkollës ishte i pamotivuar, ndërsa mbrojtja nga ana e efektivit të shkollës ishte e motivuar, “do mbronin shkollën armatimin, veteveten, repartin ushtarak”. Në mëngjesin e 21 shkurtit 1991 Shtabi i Përgjithshëm I Ushtrisë ishte informuar se një numër i madh oficerësh në brigadën e tankeve të Zall Herrit, kishin dorëzuar teserat e Partisë së Punës në mënyrë demonstrative, dhe në shenjë proteste për rrëzimin e monumentit të Ever Hoxhës. Vendosa të mblidh efektivin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe t’i porosisja që të lidheshin me të gjitha njësitë e Repuplikës, për t’u shmangur aventurat si dorëzimet e teserave apo uljen e gadishmërisë luftarake. Në kohën që hidhja në letër disa pika për të disiplinuar materialin, mendimet që do të shprehja më merr në telefon sekretari i parë i Komitetit të Partisë të rrethit të Skraparit Elmas Puto. Ai më thotë: Gjihë populli i Skraparit është mbledhur para Komitetit të Partisë dhe kërkon të dijë se përse u lejua rrëzimi I bustit. Njerëzit, kërkojnë armë që të mbrojnë Enver Hoxhën. Cfarë tu them unë?.
-Lidhu me shokun Ramiz, pasi si Sekretar i parë i rrethit tek ai i merr detyrat ,-iu përgjigja. E kam marrë disa herë, po atje s’më del njeri, ngriti supet matanë telit Elmas Puto dhe pastaj shtoi: “Po sikur të bëhem bashkë me 2-3 sekretarë të tjerë (e kishte fjalën për Gjirokastrën, Përmetin dhe Tepelenën) a na çon tek shou Ramiz?”Hajdeni dhe vij dhe unë bashkë me ju, i them. Pastaj u ngrita dhe u nisa për në mbledhje. Rrugës u futa në mendime të thella. Gjthshka po shkatërohej. Partia, Sekretarët e parë nuk dinin çfarë të bënin, nga ana tjetër po dorëzoheshin dokumentet e partisë. Në këto kushte të shpërbërjes a mund të kishte ushtri të fortë? Çfarë argumenti tu sillja oficerëve të Ministrisë së Mbrojtjes …
Në Shkodër u dogjën dy autoblinda
Në mars 1991 kur po transportonin me “Skanie” një kompani tankesh nga Vora për në Durrës më informuan se kolona u sulmua nga njerëz të pakënaqur që ktheheshin pasi ishin shkarkuar nga vaporet dhe nuk u lanë për të ikur jashtë. Nga ky sulm u thye vetëm një xham makine. Unë u habita me kaq pak dëm dhe thirra menjëherë komandantin e batalionit të tankeve që shoqëronte kolonën shokun Cane Nanaj (një officer i shkëlqyer që kemi mbaruar bashkë shkollën dhe kemi raporte shumë të mira shoqërore). E thirra Canen jo për dëmin por si kishte vepruar ai? Desha të dëgjoja nga goja e tijë si kishte vepruar. (Kur sulmohjet një kolonë tankesh e hipur mbi makina “skanie” unë e përfytyroja të paktën gjysmë të djegur e të asgjesuar). Në fillim Canen e sulmova duke e kritikuar si ju thyen xhamin, flinit gjumë ju? Po ma spjego si vepruat? Cania: Unë me të parë këtë situatë fillestare, ndërsa tankun e zbrita nga skania dhe ju drejtova turmave në drejtim të tyre, gjatë manovrimit me tankun, theva dhe nja dy plepa, kështu që turmat nuk panë se nga vanë dhe kolona marshoi e qetë deri në Durrës. Këtë desha të dija prandaj të thirra. Kritikën e fillimit ta bëra që të më trego të vërtetën. E falenderova për veprimin e shkëlqyer taktik, teknik e psikologjik dhe pa pasoja në të dy palët. Ja ç’bënë oficeri specialist.
Për të përballuar situatat e ndërimit të sistemeve, ministria e punëve të brendëshme na kërkoi tanke, autoblinda etj. Ja dhamë sipas kërkesave, por ata nuk morën oficerët për përdorim megjithëse ju lutem disa herë me gojë e me shkrim. Për rrjedhim në Shkodër u dogjën dy autoblinda, shyqyr që shpëtuan shoferët. Në Durrës kur kryetari i PD pa një anije në det e urdhëroi tankun ta kapte ç’të bënte shoferi? E futi në det dhe mbeti në ujë tanku. Tanku nuk është mjet luftarak detar por tokësor. Këtë e sqarojnë më mirë oficerët specialist, prandaj ne këmbëngulnim që në PB ti merte oficerat dhe ti dëgjonte për veprimet për taktikën e teknikën e çfarë ti duhej atyre. Duhej ruajtur bashkpunimi me specialistët dhe me Ministrinë e Bendshme. Ishin momente inkadeshente. Një lëvizje e gabuar dhe…Gjakderdhja ishte në çdo hap. Fjalë, mendim… Situatë lufte do ta komentoja. Duhej ruajtur me çdo kush gjakftohtësia.

Mbledhja e fundit e qeverisë Çarcani
Me këto mendime hyra në sallën ku ishin mbledhur oficerët eMinistrisë së Mbrojtjes. Sapo hyra, u paraqit forca, më me entuziazëm se zakonisht. Në ato momete mendova se gjithshka kishte marë fund, situata mund të shpërthente nga çasti në çast. Shoku Ramiz nuk komunikonte me mua fare. Ishim në mes katër rrugëve. Qava para 500 oficerëve të Ministrisë së Mbrojtjes. Ata u ngritën në këmbë dhe brohoritën “Parti Enver, jemi gati kurdoherë”.E mora më në fund fjalën, dhe u dhashë udhëzimet, me një frymëzim që nuk e kisha patur ndonjëherë tjetër. U fola për gadishmerinë që duhej të kishte ushtria dhe u theksova se ndofta ka forca të tjera që e dëshirojnë shthurjen e ushtrisë. Pasi mbarova fjalën , më duhej të largohesha për mbledhjen e fundit të qeverisë Çarcani. Me vete mendoja se ishte hera e fundit që u flisja si ministër. Oficerët më thanë: “Duam të vijë këtu shoku Ramiz”. Në mbledhjen e qeverisë asistonte edhe Ramiz Alia , i cili për postin e ministrit të Mbrojtjes kishte caktuar Manxhar Binajn. Kur dëgjova këtë emërim, u ngrita dhe thashë se Manxharin e kam shumë shok dhe e respektoj pa masë, mirëpo situatat e sotme kërkojnë që në krye të Ministrisë së Mbrojtjes të qëndrojë një ushtarak, i cili të jetë i orientuar me suituatën e tanishme dhe të bindet plotësisht për urdhërat që do të japë . Ka shumë kuadro të aftë, shefi I shtabit, zëvendësit, qoftë dhe një drejtor drejtorie i Ministrisë së Mbrojtjes. Teksa po I thoja këtë sugjerim, Ramizi bëri një lëvizje mospërfilljeje . Atëherë unë I kujtova se në kohë lufte Ministria e Mbrojtjes kthehet në organ të Këshillit të Mbrojtjes dhe situata aktuale është pothuaj si në luftë, dhe I paraqita kërkesën efektivit për takimin me Ramizin. Atëherë ai më tha “shko e mblidhe efektivin”. E lashë Ramizin në mes mbledhjen e qeverisë dhe shkova në zyrë. Thirra edhe komandatët e divizioneve të Tiranës dhe pastaj erdhi Ramizi. Oficerët e pritën mjaft ashpër. Pyetja e parë që i bënë ishte se përse u lejua të rëzohej Enveri, pse lejohet shthurja dhe anarkia. Për monumentin, Ramiz Alia u përgjigj: “I kam dhënë urdhër Hekuran Isait ta mbrojë me çdo kusht, po nuk e ka zbatuar. Pyetja tjetër ishte përse lejohet gjithë kjo shthurje, veçanërist në Tiranë? Përgjigja e Ramizit që se policia nuk I përballon dot të gjitha situatat. Oficerët u kundërpërgjigjën se policia është në gjendje t’i thyejë demostratat , mirëpo mer urdhër të tërhiqet. Më pas Ramiz Alia foli për ndryshimet në qeveri. Kur tha se në krye të Ministrisë së Mbrojtjes do të vihej një person tjetër, atëherë oficerët iu hodhën: “Akoma nuk është tharë boja nga vendimi për emërimin ministër të Kiço Mustaqit, pse doni ta hiqni?!. Ne nuk duam ministër tjetër. Atëherë Ramiz Alia formuloi akuzën se kam tre muaj që Kiços dhe Hekuran Isait u kam dhënë detyrën të marrn masa për të përbaluar shthurjet dhe demonstrmet, dhe se kanë bërë. Iu hodha aty për aty dhe i thashë se unë asnjëherë se kam marrë një detyrë të tillë. Dhe vazhdova, se edhe tani sikur ta marr një urdhër të tillë, me ushtrinë nuk do të veproj. Sepse ato janë detyra për Ministrinë e Brendëshme që dsisponon ligjet, forcat dhe mjetet për ta bërë. Atje ku i kanë munguar forcat dhe mjetet Ministrisë së Brendshme, i ka marrë nga ushtria, për t’i përdorur sipas ligjit. Ministria e Brendëshme ka agjenturën, ka sigurimin dhe mund të përcaktojë kush janë organizatorët, që të marë masat kundër tyre.. Më pas Ramiz Alia tha se a e kishte gati dekretin për shpalljen e gjendjes së jashtëzaknëshme, dhe ngriti në dorë një letër me nja dhjetë rreshta. Unë jam gati ta shpall gjendjen e jashtëzakonëshme, tha, por pa ushtrinë nuk e bëj dot dhe ushtria nuk ka fuqi ta ndërmarrë gjendjen e jashtëzakonëshme. Kur Ramiz Alia u tha oficerëve të Ministrisë së Mbrojtjes se “ unë jam gati ta shpall gjendjen e jshtëzakonëshme”, por pa ushtrinë nuk e bëj dot dhe ushtria dhe ushtria nuk ka fuqi ta ndërmarrë gjendjen e jashtëzakonëshme” unë ju hodha Ramizit aty për aty: “Shpalle gjendjen e jashtëzakonëshme dhe unë do ta përballoj vetëm me oficerët dhe nënoficerët e ushtrisë. Por më parë duhet aprovuar ligji mbi gendjen e jashtëzaknëshme, projektin e të cilit ne ua kemi dërguar që prej 3-4 muajsh”.
Rikthim tek mbledhja dhe letra e dorëheqjes
…Që t’i kthehemi përsëri mbledhjes, pas debatit për gjendjen e jashtëzakonëshme, Ramizi u largua dhe unë e përcolla deri tek makina. Rrugës më tha: “Ti Kiço do të mbetesh ministër i Mbrojtjes”. Në atë moment e kuptova që mua ajo udhëheqje nuk më donte për Ministër. Qëndrimi im në qeveri ishte rezultat i presionit të oficerëve në mbledhje . Atëherë u detyrova t’i bëj një analizë vetvetes. Kur këta njerëz nuk më duan për ministër, si mundem unë të zbatoj urdhërat e tyre? Ose, nga ana tjetër, si munden ata të drejtojnë pa një ministër “të tyrin”? Unë u kisha thënë hapur që urdhëra në kundërshtim me ligjin nuk zbatoj! Do të kisha dëshirë të më thëriste edhe Fatos Nano, t’ia shpjegoja këtë, por Nano nuk më thirri, pasi ai merte urdhërat nga Ramizi. Pasi i mendova gjithë këto, vendosa të jap dorëheqjen. U ula dhe shkruajta me dorën time një letër në drejtim të udhëheqjes, ku nënvizoa se për shkak të situatave të ndryshme, e gjykoja të arësyeshme të jap dorëheqjen. Përafërsisht, pasi nuk kam mabjtur kopje, në letrën e dorëheqjes shkruaja këto pak fjalë:
“Në gjendjen aktuale tepër të rënduar për të gjithë vendin,pavarësisht nga riqëndrimi im në qeveri për shkak të dëshirës së oficerëve për të mos më ndërruar me ndonjë njeri tjetër, jam I gatshëm ta jap vetë dorëheqjen,në çdo moment që të shikohet e arësyeshme nga ju.
Ministri i Mbrojtjes Popullore:
Kiço Mustaqi
Pesë pikat e dorëheqjes
1-Ushtria nuk duhej drejtuar nga një ministër, i cili mund të ishte civil, pra, qytetar i thjeshtë.
2-Në ato kushte tepër të vështira dhe të rrezikshme në krye të Mnistrisë së Mbrojtjes duhej zgjedhur njëri nga anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, i cili e njihte mirë situatën dhe e kishte ndjekur atë nga afër.
3-Ministri i ri i Mbrojtjes duhej të ishte i tille që të dinte mirë të zbatonte urdhrat në bazë, në varësi të situatave dhe të vinte firmën e tij vetëm për ato gjëra që ishte i bindur.
4-Gjendja ishte tepër e rëndë dhe në qoftë se ushtria dhe Forcat e Armatosura do të dilnin jashtë kontrollit atëherë mund të kishim edhe gjakderdhje.
5-Oficerët e lartë të Ministrisë së Mbrojtjes duhet të bëjnë një takim me ju.
Letrën e shkruajta vetë , me shkrim dore, nuk doja ta merte vesh njeri, as daktilografistët. Edhe numrin e protkollit e vendosa vetë, për të njëjtin qëllim. Letrën e nisa me shefn e protokollit të dokumentave tepër sekrete me Rëndësi të Veçantë (TSRV), Nezhdet Kambo. Letra u dërgua me emër: një kopje shoku Ramiz dhe një kopje shokut Fatos nano si Kryeministër. Pasi kaluan 2-3 ditë, më telefonoi Xhelil Gjoni Sekretar I KQ të PPSH, që mbahej afër nga Ramiz Alia dhe bashkëpunonte për cdo gjë me të, dhe më tha: “Pse e ke bërë letrën e dorëheqjes, kur ty të duan gjithë oficerët dhe mbete përsëri ministër?”Unë iu përgjigja se e bëra këtë gjë për ta patur ju më të letë, nëse largimi im kërkohet nga interesi i përgjithshëm. Nga ana tjetër nuk dëshiroj që ndokush të mendojë se unë kam qëllime karrieriste. Nga Fatos Nano nuk mora përgjigje,por kam përshtypjen se e kishte diskutuar me shokun Ramiz.
Deklarata e Sali Berishës ne ‘Zëri i Amerikës”
Më 7 shkurt 1991, Sali Berisha i deklaroi radios ‘Zëri i Amerikës” se ka përherë e më shumë shenja se Kiço Mustaqi po përgatit grusht shteti. Berisha u bëri apel forcave të armatosura , duke theksuar se Partia Demokratike ka besim të plotë, se ju kurrë në asnjë rrethanë nuk do të ngriheni kundër fëmijëve tuaj, kundër nteresave të atdheut. Natyrisht, e përgënjeshtrova liderin e opozitës, duke theksuar se ‘nuk më habit fakti që “Zëri I Amerikës” flet për grusht shteti…, bile financuesit e tij amerikanët, sipas mendimit tim, ishin edhe organizatorë të grushteve të shtetit në vende si ato të Amerikës Latine apo në Afrikë. Po më bëri përshtypje që ushqyes i një shpifjeje të tillë në drejtim të Shqipërisë, u bë një shqiptar , një udhëheqës kryesor I PD-së, Sali Berisha”. Paralajmërimi për grusht shteti nuk ishte produkt i Berishës. Kur ai tha për mua, indirekt u tha ushtarakëve të përgatiteshin për grusht shteti. Kjo teori nuk ishte produkt i Berishës, pasi Berisha nuk kishte pushtet që t’ia merrja unë me ushtrinë. Pushtetin e kishte Ramiz Alia. Kjo mund të ishte një farë parapregatitje, pse kishte ndonjë llaf nga njerëz kompetetë atje brenda, që Kiçoja është I përshtatshëm për këtë punë. Përsa më përket mua, kjo do të ishte një aventurë e madhe, dhe nuk më ka shkuar kurrë në mend. Së dyti, asnjë ushtarak nuk mund ta merrte me dhunë pushtetin, sepse veprmet e ushtrisë nuk mund të drejtoheshin kundër popullit, sepse populli që bënte i gjithë shërbim ushtarak, aktiv apo reservist i njihte shumë mirë ligjet ushtarake. Ndokush në udhëheqje mund ta kishte një mendim të tillë. Nuk dua të bëhem cinik, por ndofta kishte njerëz që e prisnin një grusht shteti. Këtyre unë u them: Ja, e bëra grushtin e shtetit. Do të ndërpriteshin ndihmat nga Europa, athere çfarë do t’i jepja unë popullit për të ngrënë? A s;do të ngriheshin kundër meje të uriturit?! Pastaj, kë do të komandoja , të gjithë kishin ikur në Greqi, në Itali, kishin marrë rrugët e botës. Dhe tjera, cili grusht shteti në botë ishte quajtur i drejtë nga sistemi ynë komunist?!. Ramizi u pozicionua shumë ashpër ndaj meje, a thua se gjithë përgjegjësitë për çfarë kishte ndodhur deri atëherë i kisha unë, Kiço Mustaqi. I binte edhe tavolinës me grusht. Në ato momente kisha përshtypjen se po imitonte Enver Hoxhën.
Si e argumentonte Ramiz Alia qëndrimin e vet të ashpër ndaj meje
Kur e kujtoj dhe sot çuditem. Ai argumentonte që ne nuk kemi marrë masa për krijimin e disa brigadave. Këtu do të zgjatem pak. Nga fundi i shkurtit apo fillimi i marsit 1991, morëm një urdhër nga Ramiz Alia që të krijonim disa brigada të lehta, me ushtarë të zgjedhur, të cilat të kishin mundësi të realizonin detyra të ndryshme, që do t’i merrnin më vonë. E morëm urdhërin në mbrëmje dhe të nesërmen në mëngjes përgatitëm gjithë dokumentacionin, me detajet më të hollësishme, deri tek caktimi i ushtarëve në formacione, fjetina e krevate. Vepruam në gjendje alarmi, për mos i dhënë shkas Komandantit të Përgjithshëm (Ramiz Alisë), të na akuzonte për moszbatim urdhëri. Në këto formacione të reja ushtarake përfshiheshin 2-3 brigada në Tiranë, dy në Durrës dhe nga një në Shkodër, Vlorë, Elbasan, etj. I telefonova Ramizit dhe i thashë se dokumentat i kishim dërguar në sekretariatin e Këshillit të Mbrotjes dhe duheshin nënshkruar nga ai vetë. Krijimi i brigadave ishte në kompetencë të Këshillit të Mbrotjes, ndërsa, Ministri i Mbrojtjes kishte të drejtë të krijonte deri batalion. Këtë Ramiz Alia e quante moszbatim urdhëri dhe i binte tavolinës me grusht. Kërkonte të më vinte para përgjegjësisë, ndërsa në fakt ishte ai që nuk e kishte nënshkruar urdhërin. Pastaj, diskutuan të gjithë sa ishin atje, (7-8 vetë), të cilët argumentuan se përse nuk ishin zbatuar detyrat, pasi pritej nënshkrimi nga Ramiz Alia, etj, etj. Pasi e morën fjalën edhe zëvendësshefat e Shtabit, drejtori politik (që gjithashtu më mbështetën), Ramiz Alia e ktheu pllakën 180 gradë, dhe më falenderoi për punën e mirë që kisha bërë gjatë gjithë asaj kohe. Kështu përfundoi ajo mbledhje. Nuk është protokolluar asgjë, por ishin gjithë ata dëshmitarë. Besoj se nuk ka nevojë të komentohet se përse e bëri Ramiz Alia atë mbledhje….Por ajo që dua të komentoj në këto debate me Ramiz Alinë është se, ai më kritikonte pa të drejtë dhe hidhte pa të drejtë baltë mbi ushtrinë e cila mbante peshën kryesore në këto ngjarje. Më dukej sikur hapur kërkohej gjaku i ushtrisë. Kërkohej gjaku i ushtrisë që të justifikohej vendosja e demokracisë. Domethënë, të kërkosh që të ndeshet ushtria, të vrasë popullin, që nesër të dalësh e të thuash: Demokracia erdhi nga unë, pasi ushtria ishte kundër meje.

Filed Under: Histori Tagged With: Albert Z. Zholi, Haxhi Lleshi, rrezimi i monumentit, Shkolla e Bashkuar

AZEM HAJDARI-URAGANI DEMOKRACISE SE BRISHTE SHQIPTARE

February 20, 2015 by dgreca

Shkruan:Eugen SHEHU/
Ikje përmes kushtrimeve,kështu mund të thuhet ndryshe për ikjen e Azem Hajdarit, kësaj legjende të kohërave tona të mbrame.Ikja përmes klithmave që neve ,askurrë të mos dorzohemi,përpara çdo lloj diktature.Përpara çdo lloj dhune.Mesazhi i këtij largimi është i përjetshëm ai thërret të mos gjunjëzohemi askurrë ndaj lojërave makiavelike të pushteteve të mercenarëve komunist,të çfardo lloji ngjyre qofshin ato./
RETREOSPEKTIVË/
Lindi në Tropojë në vittin 1963.Kohë diktaturash të rrepta,kohë e një lire të rrethuar brenda hekurave të regjimit hoxhist,kohë e mbajtjes së mendimeve të thella.Politika shqiptare e viteve 60-70,turfullonte ashtu si Valbona në prill,kur shkrinin borën.Në këtë turfullim ogurzi të saj,rrezikonte të përmbusheshin tashmë,jo pyjet dhe vargmalet e Jezercës por vetë e ardhmja e shqiptarëve.Ky rrezikim i ngjante atij honi të thellë ku diktatura komuniste,përgadiste të hidhte lirinë e ëndëruar e të masakruar të shqiptarëve.
Ndjek shkollën në qytetin që mban emrin e Bajram Currit dhe ka plot miq e shokë që diskuton ardhmërinë.Kuptohet se mban rezerva kur flet,anipse guximi nuk i mungon.Por ishte kohë e fataliteteve të mëdha.Kohë e dhunës nga ma të egrat në krejt Evropën komuniste-lindore.Ishte tepër i njomë për ta përzier fatin e tij,me fatalitetin shqiptar.Kësisoj,deri për të ardhur në ag të vitit 1990,aherë kur studionte për drejtësi në Tiranë.A thua se kish parandjerë që Shqipëria do të fitonte drejtësinë emohuar pesë decenie,vetëm duke shembur dhunën komuniste ? A thua se pat parandjerë që diçka kish filluar të mblidhej pikë-pikë prej zemërimit popullore shqiptare kundër diktaturës komuniste ? Unë mendoj se po. Ndryshe nuk kish si të spjegohet që me miqtë e vet të ngushtë ai rrinte deri vonë në natët e dhjetorit 1989, e diskuton mbi rrjedhat e ngjarjeve në Evropë,Ballkan e sidomos në Shqipërinë e dashur.
NË KRYE TË URAGANIT
Viti 1990 do të shkëndijonte të parat lëvizje studentore kundër totalitarizmit shqiptar.Këto shkëndije diku ngjiteshin lartë e diku shuheshin por ato vijuan në mënyrë të tillë që dalëngadalë diçka nisën të ndryshojnë në mentalitetin e shqiptarëve.Pra bijtë e tyre,ata të rriturit me aq dhimbje e mundime,vajzat e tyre “të edukuara” me mësimet e Partisë… tani po protestonin. Ishte shpallur herezia ! Komiteti Qendror gjakpirës i kriminelit Ramiz Alia,nisi menjëherë nga fushata e denigrimit dhe persekkutimit të atyre studentëve që kërkonin të drejtat e tyre.Që kërkonin të kapnin një rreze drite të ardhmërisë.Makina komuniste e dhunës u vu menjëherë në veprim.Tashmë objektivët e saj nuk ishin me vendimet për mbjelljet dhe korrjet,por si duhej ndëshkuar kjo rrini “ e çoroditur”.Akti i parë i dhunës fizike komuniste ndaj rinisë,ishte tërheqja zvarrë e trupave të disa të rinjëve që kishin dashur të kalojnë kufirin me tela me gjëmba të shtetit amë.Reagoi menjëherë rinia. Studentët,në sheshin e tyre demonstruan.Tërhoqi vëmendjen një djalë flokzi,truplartë,me theksin verior.Policia e fshehtë e Ramiz Alisë,s’ngurroi të njoftonte shefin emadh të saj,ky djalë ish nga Tropoja dhe quhej Azem Hajdari.Më pas nisin protestat masive të studentëv.Gjendja dalëngadalë po elektizohej.Azem hajdari thirret në policinë e Tiranës por çuditërisht,ai është tepër i prerë në përgjigjet ndaj agjentëve të fshehtë të policisë gjakatare komuniste.Natyrisht ai është dhe student në drejtësi dhe di të mbrohet duke argumentuar me saktësi lëvizjen e bashkëmoshatarëve të tij. Dalëngadalë,do të vinte kësisoj edhe 8 dhjetori i vitit 1990.Lëvizja studentore tashmë ka filluar dimensionin e vet real.Ajo jo vetëm që u ka hapur telashe mehmurëve komunist po dalëngadalë po organizon vullkanet nëntokësore.Nëntoka e shpirtit të shiqptarëve ishte mbushur së thelli me vuajtje e persekutime 50 vjeçare.Ajo priste një shpërthim vullkani,duke dëshmuar jo vetëm durimin ndaj padrejtësive por sidomos shpirtin emadh të etur për demokraci.Në demonstratën e madhe studentore të 8 dhjetorit 1990,Azem Hajdari u vu për të parën herë në krye të mijëra bashkëmoshatarëve të vet.Parrulla ishte LIRI-DEMOKRACI, e dalë prej gjoksit të tij dhe e pasuar prej mijëra studentëve,nëpër rrugët e Tiranës,ishte shpërthimi i llavës vullkanike.Mijërat e protestuesve për herë të parë,vunë re se në krahë të tyre,ndonëse të friguar,ishin edhe nënat e baballarët,motrat dhe vëllezërit e tyre.Por 8 dhjetori i vitit 1990,ishte edhe ballafaqimi i parë,i hapur i policisë së fshehtë shqiptare,i policisë kriminale dhe gjakpirëse të shtetit komunist,me studentët dhe studentin Azem Hajdari.Dëshmitarë të asaj date e mbajnë mend fort mirë,se si studenti nga Tropoja,duke shpërfillur mburojat dhe armët,u priu bashkëmoshatarëve të vet me një guxim të pashoqë.Këto mjeranë të policisë të monstrës Ramiz Alia,nuk mund ta kuptonin se bënin shërbimet e tyre të fundit, të urryera,një diktature që pat shkataëruar jo vetëm bukuritë natyrore të atdheut të shqipeve por edhe ndjenjat dhe shpirtin e madh të lirisë dhe përkushtimit të shqiptarëve.Duke ecur pa u trembur përballë këtyre “mbrojtësve” të diktaturës së proletariatit,Azem Hajdari kthehej njëherazi në simbo, të lëvizjes antikomuniste shqiptare,në simbol të atij uragani që do të vinte përpara përgjegjsisë jo vetëm diktaturën enveriste 50 vjeçare,por edhe ideatorët kryesor të saj.
Në vitin 1991,ky uragan i madh do të përshkonte mijëra kilometra rrugë,anëkënd Shqipërisë,kudo ku shpirrtërat shqiptarte të lodhur prej diktaturës së kuqe donin të shihnin ringjalljen e kombit, e vetëdijes nacionale, e krenarisë shqiptare.Azem Hajdari do të jetojë çdo ditë e çdo çast me shqetsimin e madh të situatave,brenda gjoksit të tij ndiheshin furtunat e reja që lindnin.Kavaja e Fieri,Vlora e Përmeti,Korça e Shkodra,Tropoja e Kukësi,këto qytete që patën jetuar tragjedinë 50 vjeçare,këta qytete që i mbushën rrugët dhe shkollat e tyre me emra bollshevikësh e marksist-leninistësh,dualën tashmë të presin djalin e tyre,djalin e Tropojës e krejt Shqipërisë,furtunën e demokracisë.Në këtë erë kishte nisur të dryeje në mbarë trojet e shtetit amë.mendimi i Azem hajdarit shpallosej i lirë dhe plot guxim.Ndër nismëtarët e frontit antikomunist,ndër të parët që kërkuan përbysjen e legjislacionit komunist dhe pranimin e pluripartitizmit,ishte padyshim Azem hajdari.Kur një grup studentësh shqiptarë,shkojnë për takim tek kreu i atëhershëm kriminal i shtetit Ramiz Alia,ky i pret së bashku me ministrin e atëhershëm të arësimit,bashkëkriminelin Skënder Gjinushin dhe përpiqet me çdo kusht të neutralizojë dhe godasë veprimet dhe protestat e tyre. Por është pikërisht udhëheqësi i këtyre studentëve Azem Hajdari,i cili edhe pse pat marrë porosi nga policia e fshetë shqiptare,të mos revoltohej,ngrihet rrëmbimthi dhe i kërkon Ramiz Alisë firmosjen epluralizmit.”Përndryshe,ne studentët na ke në shesh,ditë e natë,duam liri,duam demokraci.Unë do jem i pari që s’do dëgjoj fjalët tuaja ! Kam besim jo vetëm tek studentët por ke gjith populli.Emri i Enver Hoxhës asht i urryer.Ai nuk ka si të jetë në krye të Universitetit shqiptar.Ne jemi të vendosur se do ta rrëzojmë diktaturën me mjete demokratike.Por nëse lypet,mund të japim edhe gjakun”.
Më 12 dhjetor 1990,të detyruar prej uraganit,por edhe prej revoltave antikomuniste që po vinin prej Evropës lindore,pushtetarët komunist mes shumë debatesh lejuan pluralizmin politik, përndryshe krijimin e Partisë Demokratike.Një kryesi e dalë prej mbledhjes së kësaj dite vendosi që deri në mbajtje të kongresit,Partia Demokratike të udhëhiqej nga kjo kryesi në krye të së cilës u vendos Azem hajdari,ç’prej atij momenti e deri në fund të jetës së vet,biri i Tropojës,mbajti mbi supet e veta krejt një rrjedhë të fuqishme antikomuniste duke dëshmuar jo vetëm guximin për të luftuar por edhe prirjet për ndërtimin e instuticionalizimit të demokracisë së brishtë shqiptare.Ka plot shqiptarë sot,që mbajnë mend zërin pak të ngjirur të Azem Hajdarit,në 12 dhjetorin e vitit 1990,me rastin e institucionalizimit të pluralizmit shqiptar.Pos tjerave në këtë fjalë,ai pohoi se partia Demokratike Shqiptare ishte e vendosur për të çuar më tej arritjet,për të mbushur ëndrrën shqiptare e cila lidhej me përmbusjen e plotë të komunizmit në shtetin amë.Kjo parti ishte e sigurtë se udha nëpër të cilën do ecte,nuk mund të ishte fushë me lule,përkundrazi një betejë për jetë a vdekje me bollshevikët dhe leninistët e Tiranës.Garda bensike e diktatorit hoxha,duke patur në dorë,armët e diktaturës së proletariatit,do t’u bëhej pengesa serioze e krejt proceseve-demokratike.Për më tej kjo gardë do të vazhdonte veprën e vet kriminale,të organizuar,ndaj erës së re që po frynte në Shqipëri.Po aq e vërtetë saç ish formimi i Partisë Demokratike Shqiptare,në mesin e dhjetorit,po aq i vërtetë është fakti që Azem Hajdari u dënua me vdekje nga komunistët e Tiranës,nga bollshevikët dhe leninistët e pakorigjueshëm.Kështu që 22 marsi i vitit 1922,do të shënojë për jetë të jetëve, ditën e parë të pranverës së demokracisë në Shqipëri.Ngrehina e diktaturës komuniste u lëkund e ra,duke zënë mbi vete edhe një aradhë të tërë të nostalgjikëve bollsheviko-leninist.Në mitingun e madh në Tiranë,me këtë rast,pas Sali Berishës,do të përshëndeste heroi i dhjetorit Azem Hajdari.Fjala e tij,do të ndërpritej herë pas here prej ovacioneve të fuqishme dhe thirjeve për liri e demokraci.”Rruga jonë është e gjatë.Po ne jemi të vendosur sepse ky popull ka ndjerë dhimbje deri në kockë prej komunizmit të ardhur nga MoskaeBeogradi”.

PARLAMENTARI HERO
Kandidatura e Azem hajdarit në marsin e vitit 1992,fitoi në mënyrë të pakundërshtueshme ndaj socialitë komunistëve,në të njëjtën zonë.Populli martir i Shkodrës,jo vetëm i dha votën e vet studentit të dhjetorit,por edhe e siguroi ate se do ta kishte krahë në çdo lloj uragani kundër komunizmit.Shkodra ky qytet i deklaruar si antikomunist,do ta priste e përcillte Azem hajdarin si birin e shtrenjtë të vetin.Në parllamentin e parë demokratik shqiptar,Azem Hajdari mbeti deri në fund,zëdhënës i rindërtimit të shpresës shqiptare,çdo fjalë e tij ka kumtuar shpirtin e nacionalistit të ndershëm,të politikanit të mprehtë,të energjive të rralla studentore.Ai ishte ndër të parët deputetë shqiptarë që e ngriti problemin e madh të vëllezërve të Kosovës.Duke nxjerë në shesh të palarat e kryekriminelit shovenist Millosheviq,ai deklaroi që në tetorin e vitit 1992,se vetëm një luftë, e përkrahur nga krejt shqiptarët kudo ku ndodhen,vetëm ideja e pavarsisë do të mund të gjeneronte zgjidhje të reja,për të çuar në fund të fundit tek rrëzimi i “Murit të Berlinit” që ndante shqiptarët mes vedi.Trimi i dhjetorit,do të ishte gjithashtu i pari deputet i cili do të ngrinte zërin fort,kundër veprimeve të Janullatosit në Shqipëri si edhe kundër politikave greke që të hynte në bisedime serioze e korrekte me palën greke lidhur me pronat legjitime të çamëve të cilët u dëbuan me dhunë prej pronave të tyre në vitet 1920-1924,ashtu edhe në vitet 1944.Deputetët e tjerë demokratë e nacionalistë,duartrokitën fjalën e Azem Hajdarit kur ai mori në mbrojtje shqiptarët në trevat e tyre autoktonë e në Maqedoninë Shqiptare,lidhur me flamurin shqiptar.Ai deklraoi nga podiumi i atij parllamenti ; “se shteti maqedon duhet të mendohet mirë kur heq në Tetovë e Gostivar flamurin shqiptar dhe kur dënon shqiptarë të pafajshëm që me të drejtë e kundërshtojnë këtë marrëzi.Ata duhet ta dinë se shqiptarët aty janë në shtëpinë e tyre,në tokën e tyre dhe duan të rrojnë në harmoni me fqinjët,kushdo qofshin këta.Por nëse këta fqinj,u trokasin në vatra me pushkë,ta dijnë mirë se pas popullit të Tetovës e Gostivarit janë mijëra ushtarëtështetitamë”.
Si kryetar i grupit parlamentar të mbrojtjes dhe rendit,Azem hajdari u përpoq sidomos në rrefsh të depolitizimit të tyre.Ai bëri ç’ish e mundur që këto rreparte të çliroheshin prej ngarkesave të mëparshme si armë të diktaturës së proletariatit dhe të fitonin statutin e tyre,të pavarsisë partiake,për të qenë kurdoherë ushtarë të kombit,atdheut,në ruajtje të fateve të popullit tonë.Me të njejtin guxim,me të njejtën vendosmëri,Azem Hajdari luftoi në parllament edhe ndaj opozitës së atëhershme,atyre rundimenteve së bollshevizmit në shtetin amë.Lufta e tij ishte kurdoherë e ndershme,parimore,ideologjike,duke dashur jo vetëm të tregojë se i përket një gjenerate të re,por edhe udhëhiqej prej aspiratave të reja.Jo vetëm si parllamentar por edhe politikan vizionar,Azem hajdari do të shfaqej në këto vite edhe si nacionalist i vendosur për fatet e krejt trojeve shqiptare.Në intervistën dhënë gazetës “KOHA E RE “ më 17 gusht 1994, mes tjerave,lidhur me kufijtë etnike,do të deklarohej ; “Kosova,Maqedonia Perëndimore,Camëria dhe disa vise të Malit të Zi,janë vërtetuar prej kohe që u kanë takuar Shqipërisë.Mendoj se edhe mjaft politikanë sllavë,grekë e malazezë,prandaj u dredhojnë në politikat e kulisave,këtyre bisedave.Por unë kam mendimin se ato pjesë të shkëputura prej trupit të Shqipërisë do t’i bashkohen një ditë asaj si e drejtë natyrale e pakontestueshme prej askujt.Vizioni perëndimor për vednin tonë ka ndryshuar edhe unë mendoj se përkrahja do të jetë e madhe në këtë drejtim”.Edhe në zgjedhjet e viteve 1996-1997,Azem Hajdari zgjidhet sërisht deputet.Ky lider i kurajos qytetare të popullit të vet,pat ndjekur me besnikëri fjalën e dhënë,besën emadhe,për të çenë së toku me lektoratin etij,në ditët më të vështira kur Shqipëria ndahej prej totalitarizmit obskurantist-bollshevik,prej diktaturës më të zezë në historinë tonë kombëtare.Ai nuk do të mund të ndahej prej tyre edh në ato çaste të mëdha të shpresës për ndërtimin e shoqërisë së re shqiptare,me prirje kurdoherë demokratike e perëndimore.
Por dihet ndërkaq,revanshi bollsheviko-leninist,i zgjedhjeve në Shqipëri,në vitin 1997.Sipas metodës leniniste se pushteti merret vetëm me gjak,këta kriminelë u vërsulën me armë në dorë duke shkatëruar anekënd Shqipërinë,atdheun e tyre(nëse mund ta qujnë Shqipërinë,atdhe,sepse sipas marksit,proletarët nuk kanë atdhe).Kështu,duke ardhur me ndihmën e armëve të mbushura nga ASFALIA-greke dhe UDB-serbosllave,duke shpallur dhe simbolet e tyre publikisht,të unisonit sllavoortodoks,ata vijuan këtë rrugë edhe në parllament,në këtë tempull të çdo kombi.Menjëherë pas deklaratave të Azem Hajdarit se ai nuk do të largohej nga Shqipëria,se do të denonconte fijet e agjenturave greko-serbe në parllament,se do të jepte emrat e deputetëve shqiptaro-bollshevik që përgjakën shqiptarët dhe dogjën shqipërinë në marsin e vitit 1997,ai u godit.Si rrallëkund në botë,atentatori ishte një deputet bollshevik.Historia përsëritej në mënyrë të çuditshme.Në parrllamentin shqiptar janë goditur Hasan Prishtina,Ahmet Zogu dhe tash së fundi Azem Hajdari.Dora që ka mbajtur koburen ka qenë sigurisht shqiptare ndërsa plumbat,ata të Athinës dhe Beogradit.Heroi i dhjetorit merr 4 plagë në trup,por sidoqoftë shpëton.Mijëra studentë dalin në Tiranë e protestojnë si dikur,protestojnë forcat demokratike enacionaliste nga e mbarë Shqipëria duke parandjerë kobin e zi mbi kokat e tyre.Ditën e parë të daljes nga spitali,heroi i dhjetorit Azem Hajdari shkon në sallën e parllamentit dhe deklaron ; “Ka dashë të më vrasë Fatos Nano e Skënder Gjinushi.Por edhe këtë radhë s’më vranë dot.Unë edhe pse i plagosur do të vij në parllament të mbroj aspiratën e studentëve të dhjetorit,demokracinë shqiptare.Vrasësit do t’i gjykojë koha”.
Kohë embrapshtë,kohë fatale,kohë e ngjarjeve madhore ku trimat,heronjtë,dalin në podiume,në rrugë e sheshe,ndërsa të tjerë,meskinë,vrasës,mercenarë,fshihen skutave e bëjnë plane për krime të reja,të denjta për dramat e Shekspirit.
ORA FATALE,PËRNDRYSHE,DITËT E TRIUMFIT
Ka qenë nata me shi e bubullima e 14 shtatorit 1998,kur Azem Hajdari u qëllua mizorisht.Tashmë dora vrastare ka ditur të kujdeset të zbulojë se ku fshihet zemra e dytë e këtij trimi e patrioti shqiptar.Shiu i madh s’ka mundur të lajë dot gjithë natën gjakun emartirit të demokracisë.Plani bollshevik për pushkatimin e nacionaldemokratit – hero,ka vonuar në këtë kohë por kriminelët i kanë bërë hesapet mirë.Fjala është se ato ditë,do të varej fati i ardhmërisë kosovare ndaj beogradit e athinës,të përpiktë në planet destabilizuese për Shqipërinë,shtinë mbi legjendën e demokracisë shqiptare.Nuk ishte parllamenti ku u luajt tragjedia,por pragu i derës së Partisë Demokratike, përndryshe foleja e krejt demokratëve shqiptarë.Pra vritej në derë të shtëpisë,ai që pat aq shumë ideale e ëndrra për demokracinë e brishtë,për fatin e kombit,për kufijtë etnike.Atentati ndaj Azemit, e thënë hapur ishte atentati ndaj të ardhmes që po trokiste në dyert tona.Në mijërat e demokratëve, të ardhur nga e gjithë Shqipëria u ndie pikëllimi i madh për vrasjen e birit të shenjtë jo vetëm të Tropojës por mbarë kombit shqiptar.Në mitingun e përmotshëm,Dr.Sali Berisha do të shprehej :
“Rruga e Azem hajdarit ishte rruga e bashkimit të Shqipërisë me familjen demokratike evropiane. Vepra e Azem hajdarit është prania juaj sot këtu dhe vendosmëria juaj për të mos lejuar që rruga e çelur prej tij të mbyllet edhe një herë për Shqipërinë.Ne të gjithë së bashku nuk do të lejojmë që ëndrra e Azem hajdarit,ëndrra e madhe e rinisë shqiptare të këputet në mes.Ëndrra e Azem Hajdarit ishte dhe mbetet ideali më i lartë për shqiptarët kudo që janë…Por këta vrasës kanë edhe një emër konkret,kanë emërin e përbashkët,emërin e zi Fatos Nano.Duke derdhur lumin e plumbave mbi gjoksin rinor të Azem Hajdarit,ai kujtonte se do t’i zgjaste jetën vehtes dhe kohës së tij të zezë që është koha e zezë e korrupsionit,mafies politike,tradhëtisë kombëtare.Por gaboi, vëllezër e motra, nuk mundet nga vdekja Azemi ynë,Azem hajdari është dhe do të mbetet përjetë i gjallë.Kjo ditë është dëshmitare e triumfit të tij “.(Gazeta“Rilindja Demokratike” 16 shtator 1998 ).Gazeta “Die Presse” më 15 shtator 1998,thuhet ; “Sot Shqipëria është kryeqendra e kriminalitetit të organizuar dhe sa më shumë në këtë rast bashkëpunon,edhe politika është objekt i akuzave të shumta.Të gjithë janë plotësisht të bindur që vrasja e Azem hajdarit është kryer për motive politike.Drejtësia sot përdoret shumë për përndjekjen e kundërshtarëve politik.Socialistët kanë pushuar nga zyrat e administratës së tyre një numër të madh zyrtarësh,oficerësh,gjyqtarësh,gazetarësh dhe janë zavendësuar nga një numër njerëzish të tjerë vetëm evetëm për tua plotësuar dëshirën,gjë për të cilën ata më parë kishin kritikuar Partinë e Berishës.Socialistët përgadisin procese politike dhe as që duan të dinë nëse shqiptarët bëjnë kontrabandë me njerëz,drogë dhe armë”.
Gazeta “Standart” e 17 shtatorit 1998 ,thuhet ; “Duart e Nanos janë lyer me gjakun e Azem Hajdari.Kryeministri Fatos Nano është përpjekur për të shaktëruar opozitën dhe gjithë Shqipërinë dhe përveç kësaj për të ndërtuar një diktaturë komuniste.Jo vetëm fati i Partisë Demokratike është vënë në rrezik,por edhe në përgjithsi e gjithë Demokracia”.
Azemi tashmë,është kthyer plotësisht në legjendë të demokracisë shqiptare.Anipse,në këto vite të sundimit bollshevik,emri i tij u keqpërdor,kjo nuk vlen diçka.Fati i shqiptarëve të mëdhenj, gjithmonë është dëftuar shumë kohë pas vdekjes së tyre.Padyshim Azem Hajdari ishte udhëheqës i gjeneratës shqiptare antikomuniste,tribun dhe simbol i nacionaldemokracisë shqiptare.
Berm-Zvicër

Filed Under: ESSE Tagged With: AZEM HAJDARI-URAGANI, DEMOKRACISE SE BRISHTE, Eugjen Shehu, shqiptare

Në orën tetë

February 20, 2015 by dgreca

Nga Ilir Levonja/
Më bën gjithmonë përshtypje komunikimi i njerëzve të politikës me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale. Ashtu sikur sapo e vura re edhe një të sotshmin. Pak a shumë i tillë: sot në orën 8 : 00 jam tek A1 Report tv. Kaq asgjë më shumë. As ju lutem, as nëse mundeni, keni kohë. Të më ndiqni. Pasi koha është ajo e gjitha. Se për çfarë do diskutohet dhe se vërtet ia vlen apo jo ta ndjekim? Dhe tani kjo (koha) po bëhet dyfish më çmuar për faktin e thjesht se në studio. Do të ketë vetëm sherr. Fyerje, banalizma që nuk e di se për çfarë tjetër mund t’i shërbejnë ndjekësve. Kështu që më mirë, Al Pazarin se studiot. Sepse aty, veçse për tu bërë më agresivë karshi shoku-shokut ndodh të bëhemi. Ose edhe të stresohemi. Dhe pasojat mund të ndodhin edhe në rrugë.
Mu kujtua një poet që bënte vjersha kësi urdhëronjëse. Të pres në orën pesë/ urdhër Kalifi/ Sherifi.
Kjo mënyra urdhërore pra. Edhe sot e pas kaq kohësh. Kur bëhen, promovohen komunikimi me ndjekësit, që në rastin në fjalë mund të jenë votuesit. Eshtë në fakt vatra ku pillen pareshtur mëndjemëdhenjët e politikës tonë. Po edhe më gjerë, profesione të tjera. Deri tek njerëzit e thjesht. Të cilët vuajnë nga fjala e tjetrit. Kanë kokën e nxehtë dhe të ndenjurat e nxehta. Në vend që të kenë, kokën e ftohtë dhe të ndenjura në ujë. Shkurt vuajnë, vuajmë nga njëri-tjetri.
Kështu që nuk është e rastësishme që një president u tregon shqiptarëve se si shahet në telefon me kryeministrin. Se si një ish president, shahet e grindet me komentuesit për ishin kryeminstrin. Se si Kryeministri aktual ”këshillon” një gazetare korridoreve të Brukselit, të mësojë më mirë anglishten. (Kurajo Erisa. Edhe ne këtej, që jetojmë e punojmë me anglishtfolësit. Ashtu si edhe ti aty, prej kohësh. Të parët që na tregojnë se si e flasim anglishten, si komunikojmë…, janë shqiptarë ata që na e kujtojnë. Nuk e kanë për gjë. Edhe pse nuk e kanë prekur kurrë tokën e madhe. Edhe pse kurrë nuk kanë udhëtuar apo udhëtojnë për orë të tëra, menatë, ditën apo në vap, shi e dëborë, për të shkuar në punë. Prapë ata dinë më mirë nga ty anglisht. Prapë ata e njohin këtë botë më mirë se ne. Nuk do të çuditesha sikur Kryeministrit të të thoshte se nuk e njeh aspak Brukselin. Këta jemi ne Erisa. Këta jemi!)
Ndërkohë kur paralel me pretendimet elektorale, në kapërcyellin e njëzet e pesë vjetorit në demokraci, përhapet një epidemi ikje me valë masive e shqiptarëve nga të gjithë territoret e tyre.
Megjithatë në orën 8 zero-zero, mos harroni. Të shahemi të grindemi. Në orën 8, e tha edhe Sherifi. Urdhër Kalifi.

Filed Under: ESSE Tagged With: Ilir Levonja, ne oren Tete

KANADA:Gëzim Dimnaku,theu rekordin kanadez,duke fituar çmimin “Atleti më i Mirë – 2014”

February 20, 2015 by dgreca

Presidentja e atletikës së kantonit të Albertës, znj. Linda Blade i dha çmimin (award prize), Alberta Athlete of the year 2014″/
Nga Beqir SINA-New York/
ALBERTA CANADA : Gëzim Dimnaku – një ish atlet kampion dhe rekordmen i klubit të sporteve Vllaznisë së Shkodrës, dhe rekordmeni i ekipit kombëtar të Atlektikës në Shqipëri nga vitet 90-2003, është zgjedhur si atleti i vitit 2014 të Provincës së Albertës në Kanada. Një çmim tradicional që zhvillohet për çdo vit ku dekorohen atletet më të mirë të Albertas, i dhënë për atletin shqiptar në Kanada nga vetë presidentja e atletikës së kantonit të Albertës, znj. Linda Blade.
Njoftimi, është bërë nga rrjeti social face book, ku ai ka postuar duke publikuar çmimin (award prize), Alberta Athlete of the year 2014″ të cilin ai thotë se e ka marrë pikërishtë – para pak diteëh në Edmonton të Kanadasë.
Në një komunikim nëpërmjet rrjetit social ai na tha se : “Unë u nominova për arsye se në vitin që kaloi – thyeva 2 herë mbrenda 2 muajsh rekordin kombëtar Kanadez, në kërcimin trehapsh(triple jump) Kurse, në atletikë, mora medalje bronzi në kërcim së gjati në kampionatin botëror të atletikës për ekipin kombëtar kanadez, që u mbajt në 2014 në Budapest.”
Në vitin 2014 Dimnaku, renditet në vendin e 1-rë në Kanada, Europë dhe Botë, për garën mastare 40 ndër 75 vendet e botës. Ndërkohë, duke ndjekur renditjen në “world master ranking triple jump” Gezim Dimnaku, nga këto kritere para 4 ditesh është nderuar me çmimin Award Prize – Aberta male Athlete of the year2014″.
Atleti shkodran ka 7 vjet që jeton në Kanada , ku ai punon dhe stervitet me ekipin kombëtar kuq e bardhë të Kanadas . Privatisht, thotë ai “ponojë në një qendër trajnimi – (fitness) si trainer , gjithashtu, dhe stërvisë atletët e ekipit kanadez”.
Kush është atleti Gëzim Dimnaku:Në faqen e internetit “Ermir Dardha’s Blog” – në shkrimin profili i një sportisti të nivelit ndërkombëtar – thuhet se Shqiptaro-Kanadezi – rekordmeni Gëzim Dimnaku, ka filluar ushtrimin e sportit të atletikës, që në moshën 10-vjeçare, me shkollën sportive të qytetit të Shkodrës. Duke u ushtruar që në moshë të vogël në dy drejtime në atë të “Kërcimit së gjati”, dhe në atë të “Kërcimit tre hapësh”, nën udhëzimet e Trajnerit të mirënjohur Z. Hysni Bebeziqi, Gëzimi do të shpallej Kampion me Vllazninë për pesë vite rresht dhe më tej do të finalizohej Kampion për Shqipërinë.
Nga viti 92-96, Gëzimi ka kryer studimet në Universitetin e Sporteve të Tiranës, dhe gjatë kësaj periudhe ai ka qenë edhe sportisti kampion me Ekipin Studenti. Si dhe ka arritur fitore në nivele ndërkombëtare,” Medalie Bronzi” në atë të Kupës së Kampionëve të Europës 92 në Athinë, Greqi duke përfaqësuar Partizanin (por i huazuar nga Vllaznia) për atletik “Kërcim tre hapësh”, dhe më tej në Stamboll, Turqi me ekipin Studenti arrin të fitoje në vitin 94 përsëri “Medalien e Bornzit”. Pas 9 viteve rresht si kampion dhe rekordmen i Shqipërisë në vitin 96 në Lubjanë, Slloveni duke përfaqësuar ekipin Kombëtar Shqiptar në kupën e ekipeve kapione të Europës Gëzimi pëson një demtim në tendinat e kaviljen e këmbës së djathtë, e cila jo vetëm i vë në rrezik karrieren sportive por edhe shëndetin.
Në vitin 98 Gëzimi zhvendoset në Gjermaninë Perëndimore dhe bëhet pjesë e ekipit të Dortmundit për të qenë me sacrifice një atlet elitar në Europë dhe Botë, nga viti 98-07 për 3 vjet kampion në Vestfalen. Përtej ndalimit kategorik nga ana e doktorëve Gjerman, me vullnet e stërvitje teknike për tu ruajtur nga dëmtimet, me sakrificë të madhe, vendos rezultatin rekord shqiptar me 15.93 metër në stadiume të hapura, dhe në vitin 03 në Athine, Greqi dhe më pas 15.71 metër në stadiume të mbyllura dy rekorde të mbajtura. Federata Shqiptare e Atletikës pas tërheqjes i dha medalien e nderit Gëzimit.
Ndërsa në vitet e fundit nga 2008 zhvendoset ne Kanada në Kebek, dhe më tej në 2013 në Alberta. Profili i një atleti që sfidon rekorde do të zgjohej dhe në emër të kurajos së nënës së tij. Gëzimi do të rikthehej në atletik dhe të fitojë medalien e bronzit në “ Kërcimin së gjati”. Ai siguroi vendin e tretë në botë në Budapest, Hungari për ekipin kombëtar Kanadez. Sfidë e ndërmarrë për të mbështetur nënën e tij në luftë me tumorin dhe për ti dhënë kurajo në operacionin e saj.
Gëzimi ashtu siç ka edhe emrin do ti kthente nënës edhe një herë gëzimin me fitoren e tij, por që fatkeqësisht nuk do zgjaste shumë pasi ajo do të ndëronte jetë. Dy muaj pas kompeticionit të fundit ndërkombëtar në 6 Qershor 2014 Gëzimi shpallet kampioni i Kanadasë dhe mban momentalisht rekordin botëror për moshat 40 vjeçare në takimin “Balancat e reja”.

Filed Under: Mergata Tagged With: Beqir Sina, Gezim Dimnaku, nga shqiptari, rekordi kanadez

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • …
  • 70
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT